By: Dr. Selman Aude

Xhihadi 7/5


 Xhihadi ofensiv dhe xhihadi defensiv 7/5

Autori: dok. Selman ibn Fehd el Aude

Shpesh shtrohet pyetja mbi Xhihadin, nëse ai është sulm apo është vetëm mbrojtje?

Për mendimin tim kjo pyetje është intriguese, nuk duhet të parashtrohet, pasi ky kontekst nuk ka ardhur me këtë trajtë në Kuran dhe as në Sunet (Traditën Profetike). Personi që i përgjigjet pyetjes në fjalë ka vetëm dy rrugë, që s’kanë të tretë.

Faktikisht dikush prej të parëve tanë ka thënë, se xhihadi është vetëmbrojtje prej armikut. Kështu është cituar Sufjan eth Theuriu, kështu ka ardhur në jetëshkrimin e Shejbaniut dhe po kështu edhe nga autorë të tjerë.

Legjitimiteti i xhihadit mbrojtës gëzon konsensus, pasi të gjithë dijetarët e fikhut (jursprudencës islame) por edhe më gjerë, të gjithë myslimanët dhe jomyslimanët, ligjet hyjnore dhe ato laike, i japin njeriut të drejtë të vetëmbrohet nga agresori dhe okupatori. Nëse nuk do të ishte kështu, rendi në tokë do të ishte prishur (dhe e keqja do kishte dominuar).  

Qëllimi i konfrontimit të armatosur në Islam është i gjerë, është mbrojtja e legjitimitetit dhe projektit islam, mbrojtja e tokës, kombit dhe njeriut, gjë që përfshihet kategorikisht tek e drejta për vetëmbrojtje, madje në kuadrin e mbrojtjes ndodh që të hyjë ndonjëherë edhe sulmi dhe nisja e luftës.

Kombi agresor që e fillon i pari konfliktin e armatosur, meriton të përballohet dhe t’i bëhet rezistencë, me qëllim që ai të mos zhytet më tej në armiqësinë e tij.

Gjithashtu lidhur me kombin që përgatitet për të na luftuar, për të bërë agresion dhe konfrontim kundër nesh myslimanëve; teksa ai është një komb, të cilin nuk e lidh me myslimanët asnjë marrëveshje, pakt, dokument apo konsensus, as bilateral dhe as ndërkombëtar; nuk kërkohet që Islami ta lërë frerin e iniciativës dhe veprimin e parë në dorën e këtij kombi, por domosdoshmëria e vetëmbrojtjes mund të imponojë edhe një sulmim paraprak të këtij kombi kërcënues, duke e konsideruar diçka të tillë si një prej domosdoshmërive mbrojtëse.

Kur Allahu i Lartësuar e legjitimoi konfrontimin e armatosur, Ai i sqaroi edhe shkaqet përkatëse të tij, duke thënë: Atyre që janë sulmuar, u lejohet (që të vetëmbrohen), sepse atyre u është bërë padrejtësi dhe në të vërtetë Allahu është i Fuqishëm që t’i ndihmojë” [Haxh: 39], ku gjejmë që leja hyjnore për konfrontim të armatosur të vijë si pasojë e qenies së tyre (myslimanëve), individë që janë sulmuar dhe që u është bërë padrejtësi. Pra ka ardhur koha, që ata të mbajnë qëndrim të balancuar dhe të ngadhënjejnë kundër atyre që u kanë bërë padrejtësi dhe janë treguar agresorë kundër tyre.

Pastaj Allahu i Madhëruar thotë: (leja për të luftuar vjen sepse) ata, (janë persona) që janë dëbuar nga vatrat e tyre padrejtësisht, vetëm sepse thanë: ‘Zoti ynë është Allahu’ [Haxh: 40], shtesë detajuese kjo, mbi armiqësinë e bërë ndaj tyre (myslimanëve), tokave, shtëpive dhe të drejtave të tyre në adhurim dhe besim.

Sa në fjalë (situata agresive në fjalë dhe leja e dhënë për të luftuar agresorin) nuk është rast i veçantë dhe as situatë përjashtuese historike, por është një çështje  që përsëritet rishtazi, ndaj dhe Allahu i Lartësuar e përfundoi thënien e Tij: Sikur Allahu të mos u kishte dhënë njerëzve mundësinë për t’u mbrojtur nga njëri-tjetri, atëherë do të shkatërroheshin manastiret, kishat, sinagogat dhe xhamitë, në të cilat përmendet shumë emri i Allahut [Haxh: 40].

Vëreni sesi Allahu i Lartësuar në këtë thënie kuranore ka përmendur manastiret, që u takojnë murgjve, kishat që u takojnë të krishterëve, sinagogat që u takojnë hebrenjve dhe xhamitë që u takojnë myslimanëve, në të cilat përmendet shumë emri i Allahut.

Në trajtën e ajeteve (thënieve kuranore) që flasin mbi konfrontimin e armatosur, gjejmë edhe fjalën e Allahut të Lartësuar: Luftojini ata, derisa të zhduket mosbesimi dhe derisa të mbretërojë besimi vetëm për Allahun! Por, në qoftë se ata heqin dorë nga lufta kundër jush, atëherë s’ka armiqësi, përveçse kundër keqbërësve [Bekare: 193].

Sa në fjalë (perifrazimi: “s’ka armiqësi, përveçse kundër keqbërësve) nuk bie ndesh me parimin, se qëllimi i luftës është mbrojtja e Islamit, përkundrazi, një gjë e tillë (lufta vetëm kundër keqbërësve) e përforcon këtë kontekst, pasi aludimi (i luftës) këtu (në këtë thënie kuranore por edhe në tërësinë e legjislacionit islam) nuk është imponimi i dikujt që të pranojë Islamin, gjë që dihet mirë nga thënia kuranore: “Nuk ka imponim në fe” [Bekare: 256], por aludimi i luftës këtu (në këtë thënie kuranore) parashtron luftimin e atyre që na luftojnë dhe kjo luftë bëhet me qëllim që të mbrohemi nga trazira dhe dëmi, që këta agresorë u sjellin shoqërive myslimane.

 (vijon...)

Submitting your vote...
Rating: 1.0 of 5. 1 vote(s).
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

29/09/2020
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:57 06:2912:3815:5618:3519:56

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook