By: dok. Selman ibn Fehd el Aude

Xhihadi – Kocepti i Xhihadit – 7/3


Duke qenë se xhihadi është një koncept i gjerë, meriton t’i kushtohet më shumë vëmendje për një sërë shkaqesh:

1. Ai është një koncept, që nxë brenda tij të gjithë individët e umetit islam, pa asnjë përjashtim. Ai nuk është i kufizuar tek një grup apo shtresë shoqërore, të cilët të jenë të vetmit që u janë ngarkuar rolet ushtarake dhe luftarake. Përmes aktivizimit të tij realizohet orientimi i individëve në rolet e tyre jetike individuale apo publike, sipas mundësive të tyre, edhe nëse ato janë të pakta.

Ky perceptim pozitiv i shndërron njerëzit në individë aktivë, produktivë dhe influencues, si dhe i mbron ata nga dembelizmi dhe kotësia. 

2. Xhihadi është një koncept ligjor korrekt dhe gjithëpërfshirës, që ngërthen në vetvete  të gjitha aspektet e jetës dhe pa të, jeta mund të ngecë. Njëjtë duhet thënë edhe për fenë (religjionin). Feja dhe jeta janë një gjë e pandarë. Ideja se një betejë e armatosur do të korrigjojë situatat e njerëzve dhe të jetës, është një ide naive dhe me siguri jo korrekte. Padyshim  që për çdo gjë ka një shkak, prandaj dhe Profeti a.s. i mësoi komandantët e tij, sesi t’i menaxhonin ushtritë dhe i kanalizoi profesionalisht energjitë e më të shquarve prej tyre, siç bëri me Khalid ibën Uelidin r.a. dhe Ali ibën Ebi Talibin r.a. Është pikërisht i Dërguari i Allahut, i cili i mësoi njerëzit e varfër që të bartin dru për të fituar të ardhurat jetike dhe për t’i shpëtuar lypjes. Ai a.s. ua legjitimoi sahabeve (shokëve) të tij ligjet e shitblerjes, bujqësisë, arsimimit, martesës dhe qerasë... 

3. Xhihadi është një nocion, që mbulon të gjitha aspektet e jetës. Ai përfshin individin, familjen dhe shoqërinë, në të gjitha situatat dhe gjendjet, jo vetëm në një gjendje apo situatë të veçantë. Falë këtij konceptimi, influencimi i xhihadit përbën një model real dhe permanent, që nuk gjen implementim vetëm në një gjendje specifike.

4. Xhihadi është një metodologji e qenësishëm dhe permanente, e pacenuar nga kriteret. Ai procedon në situatën e dobësisë dhe fuqisë, kamjes dhe skamjes, shëndetit dhe sëmundjes, ekzistencës apo mos ekzistencës së shtetit, ekzistencës apo mos ekzistencës së institucionit. Madje ai rend për ta kultivuar të pranishmen, për ta kanalizuar atë më së miri, për ta kompletuar mangësinë dhe për të gjetur më të përshtatshmen. Xhihadi është përgjegjësi ligjore mbi shtetasin, në varësi të mundësisë, energjisë dhe kapaciteteve, që përbëjnë kriteret e obligimit, të cilat më mirë se vetë personi, nuk mund t’i konstatojë askush tjetër.

5. Xhihadi ka një finish të garantuar dhe të sigurt. Fryti i tij është i tëri i mirë. Xhihadi është një vepër e mirë, që s’bart asnjë rrezik, asnjë komplikacion, asnjë dëm dhe asnjë zhvlerësim. Ai është përfitim i deklaruar dhe fitim i kulluar.

6. Kombi islam po vuan prej kohësh nga nevoja e prekshme për të rekrutuar sasinë e bollshme të aktivistëve të sinqertë në arenat jetike të zhvillimit, njohurisë dhe punës. Sa më shumë që ecën koha, aq më tepër zgjerohet rrethi i nevojës, aq më tepër pakësohen aktivistët që i shërbejnë këtij vakumi dhe mbeten vakant obligimet kifaje (kolektive), duke i bërë njerëzit të ngarkohen me mëkat, si pasojë e lënies pas dore të këtyre obligimeve, qoftë në lëmin e davetit (thirrjes në Islam), përçimit dhe komunikimit të Mesazhit, qoftë në lëmenjtë e tjerë të jetës, si ato shkencor, industrial, ekonomik, administrativ etj. Kjo gjë është pa dyshim një anomali e qartë, që nuk mund të evitohet ndryshe, por vetëm përmes inkurajimit të energjive të njerëzve kah arenat e punës, prodhimit dhe produktivitetit.

7. Edhe në konceptin e tij specifik luftarak, xhihadi ka nevojë për konceptimin e tij gjithëpërfshirës. Vetëm kështu bëhet i mundur konkretizimi i objektivave dhe synimeve të tij. Në sa e sa luftëra muslimanët shpenzuan gjithë sa kishin, i falën shpirtrat dhe zemrat e tyre, u turrën pa një e pa dy, duruan dhe ftuan në durim, qëndruan në llogore dhe pritën fundin e pashmangshëm, por duke mos arritur pas gjithë kësaj ndonjë përfitim që vlen të përmendet.

Po, ndoshta ata ia kallën datën armikut të tyre... Gjithsesi në rreshtat e muslimanëve mbetën sa e sa të drobitur, të vrarë dhe lemerisur, edhe pse ata e patën marrë në llogari diçka të tillë... Por fatkeqësia mbetet fatkeqësi. Kësisoj çështja përfundoi larg rezultatit të prekshëm në jetë dhe shoqëri, impakti i tij qe negativ dhe evenimenti degraduese dhe pikëllues, edhe për jabanxhiun. Shkaku i kësaj ishte pikërisht mungesa e vetëdijes së orientuar dhe perceptimit gjithëpërfshirës të jetës dhe ligjit. Produkti i gjithë kësaj ishte konflikti, përçarja dhe shkërmoqja, si rezultat i fanatizmit, pasionit dhe egoizmit. Në fakt kjo gjë përbën treguesin më të qartë të dështimit dhe humbjes së prestigjit: “Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe mos u grindni ndërmjet jush, sepse do të pësoni disfatë e do t’ju lërë fuqia (do ta humbisni prestigjin) [Enfal: 46].

Problem në këtë kontekst përbën edhe mungesa e kapaciteteve infrastrukturorë për të ndërtuar jetën. Ndoshta një komb arrin të ketë sukses në një luftë të armatosur, por mundet që ai më pas të dështojë në ndërtimin e një shkolle apo pallati, në shtrimin dhe asfaltimin e një rruge, në industri etj, ose edhe në garantimin e rendit dhe sigurisë, në sigurimin e kafshatës së gojës dhe veshmbathjes; të mos flasim më pastaj për ndërtimin e jetës në të gjithë lëmenjtë e saj pjellorë, gjë që kërkon paraprakisht ndërtimin e mendjeve dhe shpirtrave.

Prandaj, nevojitet një ndriçim dinamik dhe vizionar maksimal, i mirënjohur mbi sensin e jetës, i gatshëm të mbartë mbi supe përgjegjësitë e tij, perceptues i skajshëm i kuptimit të Sheriatit (ligjit) dhe nxënës e përthithës i synimeve të tij.

Një gjë e tillë është maksimalisht e nevojshme, nëse nuk duam që puna jonë t’i përngjajë atij, që plugon në det apo hap brazda në dunat lëvizëse të rërës!

 (vijon...)

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

29/09/2020
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:57 06:2912:3815:5618:3519:56

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook