By: Elton Harxhi

Falja e xhumasë shlyen mëkatet e dhjetë ditëve


Ebu Hurejra thotë: I Dërguari i Allahut ka thënë: “Kush merr abdes në formën më të mirë dhe pastaj vjen për të falë Xhumanë, dëgjon hytben dhe hesht i falen mëkatet nga kjo Xhuma deri në Xhumanë tjetër shto dhe tre ditë të tjera. Ai i cili prek një guralec ka vepruar gabim.”[1]

Mësimet e nxjerra nga hadithi:

1 - Marrja e abdesit në formën më të mirë do të thotë që abdesi duhet të merret në formën më të plotë. Forma e plotë është kjo: Përpara se me marrë abdes me thënë: “Bismilah”, pastaj me larë duart tre herë deri në kyçe, me shpëlarë gojën dhe hundën tre herë; pastaj me larë tre herë fytyrën (nga ku dalin flokët deri tek mjekra dhe nga njëri vesh tek tjetri); pastaj me larë duart deri në bërryla tre herë duke filluar me krahun e djathtë; pastaj merr mes’h mbi kokë dhe fshin veshët një herë të vetme. Dhe në fund lahen këmbët deri në kyçe, duke filluar me këmbën e djathtë. Është e pëlqyeshme që gjatë marrjes së abdesit me i fërkuar gishtat e duarve dhe të këmbëve, po ashtu edhe mjekrën nëse ajo është e dëndur.Pas mbarimit të abdesit është veprim i pëlqyeshëm me thënë “Shehadetin” dhe me e lut Allahun e Lartësuar me na bërë prej atyre që pendohen dhe janë të pastër.

2 - Muslimani i cili hyn në xhami në ditën e Xhuma e ka të lejueshme që të falë dy rekate namaz. Por nëse dëshiron mund të falë edhe më tepër.

3 - Kur fillon hytbja, muslimani e ka për detyrë që ta dëgjojë atë, të heshtë e mos të merret me fjalë, të luajë e diç të ngjashme.

4 - Bujaria e madhe e Allahut të Lartësuar ndaj robërve të Tij duke qenë se faljen e namazit të Xhumasë e ka bërë shkak për shlyerjen e mëkateve për dhjetë ditë, sepse një e mirë shpërblehet dhjetëfish. Kusht i faljes së mëkateve është që muslimani të mos ketë vepruar mëkatet e mëdha.

5 - Gjatë mbajtjes së hytbes nga imami, muslimani duhet të bëjë shumë kujdes e të ruhet që mos të prekë ndonjë guralec. Në hadith flitet për guralec, sepse në kohën e Profetit (a.s.) xhamitë kanë qenë të shtruara me guralecë e jo me beton si në ditët e sotme. Por kuptohet që çdo gjë e ngjashme që muslimani e përdor, si psh: merret me celularin gjatë hytbes, atëherë ka bërë një veprim të qortuar, sepse ai e ka për detyrë që të dëgjojë hytben. Duke qenë se prekja dhe lëvizja e guralecit është një veprim i qortuar, atëherë kuptohet vetvetiu që e folura gjatë kohës që imami po mban hytben qortimi është më i rëndë.  Profeti (a.s.) ka thënë: “Kush flet në kohën që imami po mban hytben i ka ngjarë një gomari i cili mbart mbi shpinë libra. Ndërsa personi i cili i thotë atij: Hesht! nuk ka Xhuma për të.”[2]

6 - Nëse shikon që gjatë hytbes dikush flet, atëherë me shenja tregoi se nuk duhet të flasë, por kujdes që vetë ti të mos flasësh. Nëse dikush të përshëndet me selam gjatë hytbes, mos ia kthe përgjigjen dhe kur namazi të mbarojë tregoji arsyen e moskthimit të selamit.

7 - Në raste të domosdoshme është e lejuar për imamin që t’i drejtohet një individi të caktuar, si psh: t’i thotë dikujt që është pranë derës që ta mbyllë derën sepse shiu që po bie mund të hyjë brenda.



[1] - Muslimi.

[2] - Ahmedi. Zinxhiri i transmetimit është i saktë.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

13/08/2022
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:5405:4112:5316:4219:5221:27

Hadithe

Transmetohet nga

Ebu Hurejra radijAllahu anhu se:

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu

alejhi ue sel-lem ka thënë:

Umra nga umra janë fshirje

për mëkatet që bëhen midis tyre,

ndërsa haxhi i pranuar nuk

ka shperblim tjetër për të

veç xhenetit.”

Buhariu (1773) dhe

Muslimi (1349)

 


Haxhi 2022 / 1443

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook