Zekati i Fitrit


Abdulla ibnu Amër (r.a) ka thënë: “Profeti (a.s) e ka bërë obligim zekatin e Fitrit për skllavin, njeriun e lirë, mashkullin, femrën, të voglin, të madhin dhe për të gjithë myslimanët një saun[1] me hurma arabe apo një saun me elb. Ai urdhëroi që ajo të nxirret përpara se njerëzit të dalin për të falë namazin e Bajramit.”[2]

Shpjegimi i hadithit:

Ky hadith është argument për obligimin e nxjerrjes së zekatit të Fitrit për myslimanët, të vegjlit, të mëdhenjtë, meshkujt, femrat, njerëzit e lirë dhe skllevërit. Zekati i Fitrit jepet si pastrim për agjëruesin nga mangësitë që mund të ketë pasur gjatë agjërimit dhe po ashtu si ushqim për fukarenjtë në ditën e gëzimit dhe të lumturisë. Zekati i Fitrit të mëson ndjenjën e bujarisë dhe barazisë. Po ashtu nëpërmjet nxjerrjes së zekatit të Fitrit myslimani falenderon mirësinë e Allahut, që arriti ta përfundojë me sukses agjërimin, faljen e namazeve dhe veprat e mira gjatë muajit të madhëruar të Ramazanit.

Sasia e nxjerrjes së zekatit të Fitrit është: një saun grurë, elb, hurma arabe, rrush i thatë, djathë apo ekuivalenten e tyre nga ushqimi tradicional i një vendi si p sh: orizi. Sasia e një sauni është 2 kilogram e çerek.

Myslimani duhet ta nxjerrë atë përpara faljes së namazit të Bajramit. Kjo është gjëja më e mirë. Megjithatë është e lejueshme që ajo të nxirret  një ose dy ditë përpara, sepse një veprim të tillë e kanë bërë disa sahabë. Kur imam Ahmedi është pyetur rreth  nxjerrjes së zekatit të Fitrit përpara namazit të Bajramit është përgjigjur: Ibnu Omeri e jepte atë një ose dy ditë përpara namazit të Bajramit, ndërkohë që ai është transmetuesi i hadithit.

Myslimani duhet ta nxjerrë zekatin e Fitrit në vendin ku ai e ka përfunduar agjërimin e Ramazanit. Nëse ai e nxjerr atë pas namazit të Bajramit duke mos pasur ndonjë arsye të justifikueshme, nuk i pranohet sepse profeti (a.s) thotë: “Kush e jep atë përpara namazit, atëherë ai konsiderohet një zekat i pranueshëm, ndërsa kush e jep atë pas namazit, atëherë ajo konsiderohet si sadeka.”[3]

Nëse ndodh që ai e nxjerr zekatin e Fitrit pas namazit duke mos e ditur se namazi është falur, apo në atë kohë është duke udhëtuar apo është në një vend që nuk e ka për detyrë ta nxjerrë në atë vend, atëherë në këtë rast nxjerrja e e zekatit të Fitrit është i vlefshëm.

Nuk është e lejueshme që në vend të ushqimit, zekati i Fitrit të jepet në vlerë monetare, sepse një gjë e tillë nuk është transmetuar në hadithe.[4] Është pyetur imam Ahmedi rreth zekatit të Fitrit që a mund të nxirret në dirhemë? Kam frikë se nuk vlen sepse është në kundërshtim me traditën e profetit (a.s) – është përgjigjur ai.

Ai që e nxjerr zekatin e Fitrit duhet ta nxjerrë për veten e tij dhe për ata për të cilët kujdeset, si p sh për gruan dhe fëmijët nëse ata nuk kanë mundësi që ta nxjerrin vetë personalisht atë. Nëse kanë mundësi që ta bëjnë vetë, atëherë e nxjerrin atë ngase urdhri i nxjerrjes së zekatit të Fitrit i është drejtuar vetë atyre. Pikërisht këtë gjë ne e lexojmë tek hadithi i Ibnu Omerit të cilin po e komentojmë.

Ai i cili e nxjerr atë, duhet t’ia japë atë atij që realisht e meriton atë. Sepse ka prej atyre njerëzve që për arsye të ndryshme ia japin atë një personi të caktuar që nuk e meriton zekatin e Fitrit. Një veprim i tillë nuk lejohet, sepse zekati është haku i Allahut dhe në dhënien e tij nuk ka vend për miqësi.

I lejohet të vobektit që zekatin e Fitrit që ia ka dhënë dikush, ta nxjerrë atë për veten apo ndonjë pjesëtar të familjes. Ai që e nxjerr zekatin e Fitrit duhet të bëjë shumë kujdes dhe të mos nxjerrë më të keqen e saj, sepse Allahu është i mirë dhe nuk pranon vetëm se të mirën. Allahu i Lartësuar thotë: “O besimtarë! Jepni pa u kursyer nga të mirat që keni fituar nga ato që jua kemi nxjerrë Ne nga të mirat e Tokës. Mos dhuroni nga ato gjëra të pavlefshme të pasurisë suaj e të cilat ju nuk do t’i pranonit ndryshe veçse symbyllur. Dijeni se Allahu është i Pasur dhe i Denjë për çdo lëvdatë.”[5] Pra, Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që të dhurojmë më të mirën që kemi dhe jo të keqen. Vetë njeriu nuk dëshiron që dikush t’i dhurojë më të keqen, atëherë si Allahu i Lartësuar do ta dëshirojë një gjë të tillë?

Zoti ynë dhuroji shpirtrave tanë devotshmërinë dhe pastroji ata sepse Ti je më i miri i pastruesve të tyre. Ti je Mbikëqyrësi dhe Padroni i tyre. Zoti ynë përmirësoje fundin e të gjitha çështjeve tona. Zoti ynë na ruaj nga dëshpërimi i kësaj bote dhe ndëshkimi i botës tjetër. Na fal neve, prindërit tanë dhe të gjithë myslimanët. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin për profetin Muhamed (a.s).

 


[1] Është një masë që përdorej në kohën e profetit (a.s). Ajo është e barabartë me 2,25 kg (sh i përkthyesit)

[2] Transmetojnë imam Buhariu dhe imam Muslimi.

[3] Transmetojnë imam Ebu Daudi, En Nesai dhe Ibnu Maxheh. Këtë hadith e kanë saktësuar imam En Neueui, Ibnu Kudameh dhe imam Albani.

[4] Në lidhje me këtë temë, juristët islam kanë dhënë dy mendime; një grup i tyre nuk e lejojnë nxjerrjen e zekatit të Fitrit në vlerë monetare, ndërsa grupi tjetër i juristëve e lejojnë. Autori i kësaj broshure përqafon mendimin e atyre dijetarëve që nuk e lejojnë. Ky është mendimi i tij personal dhe respektohet në maksimum. Në vendin tonë, aplikohet mendimi i dytë i juristëve të medh’hebit Hanefi që e lejojnë nxjerrjen e zekatit të Fitrit në vlerë monetare. E bukura e fesë konsiston në faktin se mendimet e ndryshme që japin juristët për çështje të ndryshme janë të konsiderueshme dhe të respektuara. (sh i përkthyesit)

[5] Sure El Bekare: 267.

Perktheu: Elton Harxhi

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

25/05/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:09 05:0912:4516:4120:0721:53

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook