By: ardhmeriaonline

Zekati mes islamit dhe feve të tjera


Pyetje:”Dua të di nëse zekati në islam, është njëlloj si në fetë e tjera!”

Shejh Jusuf Kardavi

Përgjigje:”Falënderimet janë për Zotin, paqa dhe përshëndetjet më të përzemërta për profetin Muhamed a.s dhe shokët e tij.

Zekati në islam dallon nga ai i feve të tjera me një sërë normash të rëndësishme dhe themelore, ndër të cilat:

Së pari, zekati në islam nuk shihet thjesht si një vepër e mirë, ashtu siç shihet në fetë e tjera. Në fakt, në islam, zekati është një ndër shtyllat kryesore mbi të cilat bazohet islami. Ai shihet si një adhurim dhe një nga ritualet e pesta. Kushdo që refuzon të japë zekatin, etiketohet si fasik, sakaq ai që e mohon këtë detyrim konsiderohet qafir. Prandaj, zekati nuk është një vepër e mirë që njeriu e zgjedh ta veprojë, ai nuk është sadaka vullnetare, por një detyrë fetare dhe morale.

Së dyti: Nga këndvështrimi islam, zekati shihet si një e drejtë e fukarenjve. Ajo është një e drejtë e sanksionuar nga Zoti, i cili është Pronari i vërtetë i pasurisë. Zoti e ka bërë obligim këtë taksë për pasuritë që u ka besuar robërve të Tij. Prandaj zekati duhet të zhvishet nga çdo ndjenjë bamirësie nga pronari i pasurisë ndaj të fukarasë. Një sekretar nuk ka përse të mburret nëse pronari i tij i jep një sasi të hollash për t’ua dhënë fëmijëve.

 Së treti: Ajo përfshin një shumë të caktuar dhe të ditur, të përcaktuar qartë në sheriatin islam. Përveç shumës, është e qartë dhe sasia, kriteret, kategoritë përfituese dhe koha e dhënies. Myslimani duhet të jetë i qartë lidhur me çështjet e fesë dhe detyrimet, sa dueht të japë, çfarë duhet të japë, kujt duhet t’ia japë, kur duhet t’ia japë. Këtë nuk e gjejmë tek fetë e tjera.

Së katërti: Këtë detyrim, Zoti nuk ia ka besuar ndërgjegjes njerëzore siç ndodh tek fetë e tjera. Këtë detyrim, Zoti ia ka besuar shtetit islam që ta çojë në vend. Shteti, shihet si përgjegjës për mbledhjen e zekatit dhe shpërndarjen e tij me drejtësi, gjë e cila realizohet nga punonjësit përkatës. Prandaj, zekati është një taksë që merret dhe nuk është donacion. Për këtë, mënyra si shprehet Kurani lidhur me zekatin është:” Merr nga pasuria e tyre lëmoshë...” (Teube, 103)

Kurse në traditën profetike shprehet me fjalët:”Ai merret nga të pasurit...”

Së pesti: Është e drejtë e shtetit të edukojë sipas rastit, këdo që refuzon të japë këtë detyrim. Dënimi mund të arrijë deri në konfiskimin e gjysmës së pasurisë, si në një hadith:”Ne do ua marrim (zekatin) dhe gjysmën e pasurisë...”

Së gjashti: Nëse ndonjë grupacion rebelohet ndaj këtij detyrimi, është detyrë e sovranit mysliman që tu shpallë luftë, derisa të binden dhe tu japin fukarenjve këtë të drejtë që ua ka njohur vetë Zoti. Kjo është aplikuar nga vetë kalifi i parë mysliman, hazreti Ebu Bekri.

Së shtati: Individit mysliman i kërkohet ta paguajë këtë detyrim madhështor dhe këtë ritual të rëndësishëm të fesë, edhe nëse shteti e neglizhon. Para së gjithash, zekati shihet si formë adhurimi me të cilin besimtari afrohet me Zotin, si dhe pastron pasurinë. Nëse nuk ia kërkon sulltani për t’ua dhënë fukarenjve, ia kërkon Kurani dhe imani. Prandaj, prej besimtarit lipset që ti mësojë rregullat dhe dispozitat që lidhen me zekatin, me qëllim që ta japë në formën më të mirë.

Së teti: Shpërndarja e zekatit nuk është lënë në dorën e qeveritarëve, as të murgjërve siç qe keqpërdorur tek hebrenjtë, por as të jetë pre e lakmitarëve nga shtresat që nuk e meritojnë. Islami i ka përcaktuar qartë kategoritë përfituese nga zekati në ajetin 6 të sures teube. Thotë Zoti në këtë ajet:”Lëmosha e zeqatit është vetëm për të varfrit, për nevojtarët, për ata që janë ngarkuar me mbledhjen dhe administrimin e tij, për lirimin e skllevërve, për të rënduarit nga borxhet, për (luftëtarët në) rrugën e Allahut dhe për udhëtarët e mbetur rrugëve. Këto janë detyrat e vëna prej Allahut. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.” (Teube, 60)

Po ashtu, tradita profetike ka shtjelluar dhe qartësuar çdo paqartësi lidhur me zekatin. Nga përvoja e tyre, besimtarët janë ndërgjegjësuar se më e rëndësishme sesa mbledhja e të hollave, është shpërndarja e tyre tek ata që e meritojnë. Prandaj, profeti Muhamed a.s pati deklaruar se as ai dhe as familja e tij nuk do të përfitojnë nga pasuritë e zekatit. Sipas tij,  zekati do u meret pasanikëve të një vendi, për t’jua shpërndarë fukarenjve të po atij vendi.

Së nënti: Zekati nuk shihet si një ndihmë për një periudhë kohe të caktuar, për ti siguruar fukarait nevojat për jetësore, e mandej për ta braktisur dhe për ta lënë në kthetrat e fukarallëkut ekstrem. Në fakt, objektivi i zekatit është të luftojë fukarallëkun dhe të rrisë mirëqenien e fukarenjve. Ai synon ta çrrënjosë fukarallëkun dhe tu mundësojë fukarenjve të zhvillimin e ekonomisë familjare. Bazuar në këtë, zekati është një obligim sezonal me burime të vazhdueshme, i cili synon lehtësimin e jetesës për shtresën e fukarenjve, jo thjesht për ti siguruar disa kafshata më shumë.

Së dhjeti: Duke parë kategoritë përfituese nga zekati, të cilat janë sqaruar si në Kuran dhe në sunet, themi se zekati ka edhe disa objektiva të tjera shpirtërore, morale, sociale dhe politike. Prandaj, zekati u jepet dhe të rinjve në fe, myslimanëve skllevër për të fituar lirinë, të rënduarve nga borxhet dhe në rrugë të Zotit. Bazuar në këtë, zekati në islam, është më afatgjatë dhe më gjithëpërfshirës sesa zekati në fetë e tjera.

Që këtu, ne kuptojmë se zekati në islam, është një institucion i veçantë dhe i ndryshëm nga ai i feve të mëparshme. Veç kësaj, zekati dallon shumë edhe nga taksat që mbretërit e lashtë u merrnin njerëzve, e ku zakonisht, u merreshin fukarenjve dhe u jepeshin pasanikëve. Me këto pasuri, shtresa e pasur siguronte pushtetin dhe mirëqenien e tyre.

Zoti e di më mirë!

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

14/10/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
05:12 06:4412:3415:3918:1119:33

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook