Allahu thotë në Kuran: “Kush respekton shenjat e fesë së Allahut, tregon përkushtimin e zemrës së tij”
Të dashur fëmijë!
Ezani është rit madhështor i fesë
Ezani është thirrje për namaz
Ezani largon shejtanin
Ezani është shkak për faljen e mëkateve
Ezani është shkak për të hyrë në Xhenet
Muezini ka qafën më të gjatë në Ditën e Gjykimit.
Të gjithë krijesat dëshmojnë për muezinin.
Muezini është njeri i dalluar tek Allahu.
Profeti (a.s) ka kërkuar falje për muezinin.
Muezinit i falen mëkatet.
Muezini që e thërret ezanin për 12 vjet rresht, hyn në Xhenet.
Dialog (1):
Arsi: Babi, përse xhamitë kanë minare?
Babai: Sepse ato janë simbol i fesë islame.
Arsi: Për çfarë shërbejnë minaret?
Babai: Minaret shërbejnë, që zëri i ezanit të dëgjohet sa më larg.
Arsi: Sa minare mund të ketë një xhami?
Babai: Zakonisht xhamia ka vetëm një minare, por mund të ketë edhe më tepër.
Arsi: Sa minare ka Qabja?
Babai: Qabja ka 9 minare.
Arsi: Faleminderit babi. Allahu ta shpërbleftë me të mira.
Dialog (2):
Hatixhja: Mami, Allahu thotë në Kuran “Dhe ta ngritëm lart emrin” Për kë flet ky ajet kuranor?
Mami: Për Profetin Muhamed (a.s)
Hatixhja: Po si është ngritur lart emri i Profetit (a.s)?
Mami: Po ja, çdo musliman që thotë Shehadetin, e përmend emrin e Profetit (a.s)
Hatixhja: Pra sa herë që muezini thërret ezanin, e përmend emrin e Profetit (a.s)
Mami: Bravo, shumë e vërtetë.
Hatixhja: Oh faleminderit mami, që më bëre ta kuptoj këtë ajet kuranor.
Zanafilla e ezanit
Një ditë, Profeti (a.s) dhe shokët e tij ishin mbledhur dhe po diskutonin për mënyrën se si do t’i thërrisnin njerëzit për namaz
Dikush tha: “T’i biem burisë”
Profeti (a.s) tha: “Jo, sepse kështu u ngjajmë çifutëve”. Një tjetër tha: “T’i biem këmbanës”.
Profeti (a.s) tha: “Jo, sepse kështu u ngjajmë të krishterëve”.
Një i tretë tha: “Të ndezim zjarr”.
Profeti (a.s) tha: “Jo, sepse kështu i ngjajmë atyre që e adhurojnë zjarrin”.
Atë ditë të gjithë dhanë nga një mendim, por nuk arritën në një përfundim të përbashkët.
Kështu shokët e Profetit (a.s) u shpërndanë nëpër shtëpitë e tyre.
Të nesërmen, njëri prej tyre shkoi tek Profeti (a.s) dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Kam parë në ëndërr të thirren njerëzit për namaz kështu e ashtu (me ezan)”.
Profeti (a.s) i tha Bilalit (r.a): “Çohu dhe thirri njerëzit për namaz me këto fjalë”!
Kur Omeri (r.a) e dëgjoi këtë, shkoi dhe i tha Profetit (a.s): “Të njëjtën gjë kam parë edhe unë në ëndër”.
Bilali (r.a) dhe thirrja e ezanit
Në kohën e Profetit (a.s), ezanin e thërrisnin dy persona: Abdullahu (r.a) dhe Bilali (r.a)
Profeti (a.s) i thoshte Bilalit (r.a): “Na qetëso me ezan, o Bilal”
Bilali (r.a) çohej, e thërriste ezanin dhe Profeti (a.s) kënaqej. Pasi Profeti (a.s) ndërroi jetë, Bilali (r.a) nuk e thërriti më ezanin. Njëherë disa shokë iu lutën, që ta thërriste përsëri ezanin.
Bilali (r.a) u çua dhe filloi të thërriste ezanin
Kur arriti tek “Esh’hedu en ne Muhameden Resulullah”, ngeci. u mek dhe filloi të qante me ngashërim.
Bilali (r.a) u përpoq disa herë që të vazhdonte, por… Qysh nga ajo ditë, Bilali (r.a) nuk e thirri më ezanin
Forma e thirrjes së ezanit
Allahu Ekber (4 herë)
Esh’hedu en la ilahe il lallah (2 herë)
Esh’heduen ne Muhameden resulullah (2 herë)
Haj je ales salah (2 herë)
Haj je alel felah (2 herë)
Es salatu hajrun minen neum (vetëm në sabah – 2 herë)
Allahu Ekber (2 herë)
La ilahe il lallah (1 herë)
Përkthimi:
Allahu është më i madhi
Dëshmoj se nuk zot tjetër përveç Allahut
Dëshmoj se Muhamedi është Profet i Allahut
Hajdeni të falni namazin
Hajdeni në shpëtim
Namazi është më i mirë se gjumi Allahu është më i madhi
Nuk ka zot tjetër përveç Allahut
Dialog (3):
Muizi: Mësues çfarë duhet të bëjmë, kur thirret ezani?
Mësuesi: Duhet ta dëgjojmë me vëmendje dhe të përsërisim fjalët që thotë muezini.
Sherifja: Po kur muezini të thotë: “Haj je ales salah, Haj je alel felah”, çfarë duhet të themi?
Mësuesi: “La haule ue la ku uete il la bil lah”
Selimi: Po kur muezini në mëngjes thotë: “Es salatu hajrun minen neum” çfarë duhet të themi?
Mësuesi: “Sadakte ue bererte”
Selma: Po pas ezanit çfarë duhet të themi?
Mësuesi: Lutjen përkatëse që thuhet pas ezanit, salavate për Profetin (a.s) dhe lutje për veten tonë dhe muslimanët.
Lutja që thuhet pas ezanit
“Allahum me rab be hadhihid dauetit tam meh Ues salatil kaimeh Ati Muhamedenil uesilete uel fadilete Ued derexhete rrafiah Ueb’ath’hume kamen mahmudenil Ledhi ueattehu In neke la tuhliful miad”
Përkthimi:
“O Allah, Zoti i kësaj thirrjeje të plotë dhe namazit që po afrohet Jepi Muhamedit ndërmjetësimin, vlerën dhe gradën e lartë dhe dërgoje atë në vendin e lavdëruar, të cilin ia ke premtuar, sepse Ti nuk e thyen premtimin.”
Edukata ime gjatë thirrjes së ezanit:
Unë e dëgjoj me vëmendje ezanin.
Unë i përsëris fjalët e muezinit.
Unë nuk bëj zhurmë, kur thirret ezani.
Unë bëj duanë përkatëse pas thirrjes së ezanit.
Unë bëj salavate për Profetin (a.s) pas thirrjes së ezanit.
Unë lutem pasi thirret ezani.
Unë fal 2 rekate nafile, pasi thirret ezani.
Autor: Elton Harxhi
By: ardhmëriaonline.com



















