Adhurimet – Ardhmeria Online

Namazi… është miraxhi i shpirtit drejt Allahut
Namazi nuk është adhurim që fillon vetëm me tekbir dhe përfundon me selam. Përkundrazi, ai është një udhëtim i plotë i shpirtit në shkallët e afrimit hyjnor, një miraxh që përsëritet çdo ditë, ku njeriu del nga bota e krijesave drejt vëzhgimit të gjurmëve të së Vërtetës, dhe nga ngushtësia e tokës në hapësirën e qiellit.

Njeriu, në rrjedhën e përditshme të jetës së tij, në zemrën e tij grumbullohet pluhuri i pakujdesisë dhe shpirti i rëndohet nga preokupimet e dynjasë, derisa pothuajse harron të vërtetën e tij të madhe: se ai është një shpirt në të cilin Allahu ka fryrë nga urdhri i Tij, dhe se vendbanimi i tij i vërtetë nuk është dheu mbi të cilin ecën, por drita për të cilën është krijuar. Prandaj namazi është një thirrje e përsëritur për t’u kthyer te origjina dhe te Allahu, prej të Cilit fillon çdo gjë dhe tek i Cili përfundon çdo gjë: “Fale namazin për të më përkujtuar Mua!”

Ky udhëtim fillon para vetë qëndrimit në namaz; ai fillon me abdesin. Abdesi në thelb nuk është thjesht larje e gjymtyrëve, por pastrim i shpirtit nga gjurmët e lidhjes me dynjanë dhe përgatitje e zemrës për hyrje në praninë hyjnore. Kur besimtari lan fytyrën, është sikur i lutet Allahut t’ia pastrojë shikimin e brendshëm nga çdo gjë që e largon prej Tij; kur lan duart, është sikur distancohet nga çdo vepër që nuk është bërë për hir të Allahut; kur fshin kokën, i dorëzohet urtësisë dhe caktimit të Allahut; dhe kur lan këmbët, kërkon që hapat e tij të jenë në rrugën e së vërtetës dhe të së mirës.

Pastaj ai drejtohet nga kibla. Kibla, në pamjen e saj të jashtme, është një drejtim i caktuar, por në të vërtetën e saj ajo është simbol i unitetit të synimit. Universi është i mbushur me drejtime të shpërndara, ndërsa zemra nuk drejtohet drejtësisht përveç nëse ka një orientim të vetëm. Prandaj Allahu i urdhëroi robërit e Tij që t’i kthejnë fytyrat e tyre nga Shtëpia e Shenjtë, për t’u mësuar se drejtimi i vërtetë nuk është guri, por Zoti i Gurit, dhe se unifikimi i drejtimit të jashtëm duhet të shoqërohet me unifikimin e qëllimit të brendshëm. Sa e bukur është fjala e Allahut: “Kudo që të ktheheni, aty është Fytyra e Allahut”; njohësit e thellë shohin se kibla e vërtetë është prania e zemrës me Allahun kudo që të jetë njeriu.

Pastaj ai që falet  qëndron në këmbë para Zotit të tij. Qëndrimi në këmbë nuk është thjesht një formë fizike, por një pozitë e madhe shpirtërore; është shpallje e gatishmërisë së robit për të qëndruar para Zotit të tij në Ditën kur njerëzit do të qëndrojnë para Zotit të botëve. Në këtë qëndrim shpirti zhvishet nga iluzionet e fuqisë dhe pushtetit; njeriu nuk sheh për veten as forcë e as aftësi, por qëndron i varfër para të Pasurit Absolut. Dhe sikur ky qëndrim ia kujton njeriut gjendjen e tij të parë kur u krijua dhe gjendjen e tij të fundit kur do të ringjallet.

Pastaj vjen tekbiri: “Allahu është më i Madhi”. Kjo nuk është vetëm një fjalë hyrëse, por çelësi i hyrjes në një botë tjetër; një botë në të cilën Allahu bëhet më i madh se brengat, më i madh se frikërat, më i madh se dëshirat, dhe më i madh se çdo gjë që e mbush zemrën dhe konkurron me praninë e Tij.

Në ruku, shpirti përkulet para trupit, si një pranim i madhështisë dhe lavdisë së së Vërtetës (Allahut). Ky është një pozitë e njohjes së madhështisë hyjnore, ku robi kupton se çdo fuqi, pushtet apo dije që sheh nuk është veçse një pikë nga oqeani i fuqisë dhe dijes së Allahut. Prandaj rukuja është një shprehje praktike e fjalës së Allahut të Lartësuar: “Lavdia i përket Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve”

Sa i përket sexhdes, ajo është kulmi i miraxhit dhe sekreti më i madh i namazit. Në momentin kur njeriu vendos pjesën më të nderuar të trupit të tij në tokë, shpirti i tij ngrihet në shkallët më të larta të afrimit. Sa më shumë që robi përulet para Allahut, aq më shumë ngrihet tek Ai. Prandaj Allahu i Lartësuar ka thënë: “Bëj sexhde dhe afrohu!” Nuk ka thënë: “Bëj sexhde dhe ngrihu”, por “dhe afrohu”, sepse qëllimi i shpirtrave nuk është lartësia, por afrimi.

Pastaj ai që fale ulet për tesheh-hud, një pozitë e butë dhe e hollë e pranisë shpirtërore. Pas një udhëtimi të zemrës në horizontet e madhërimit, nënshtrimit dhe afrimit, ajo kthehet për të rikujtuar kuptimin e besës dhe marrëveshjes. Fjalët: “Përshëndetjet, lutjet dhe gjërat e mira i takojnë Allahut” nuk janë thjesht shprehje, por një shpallje se çdo lavdërim, bukuri dhe përsosmëri në ekzistencë i përket vetëm Allahut. Dhe tek salavatet për Profetin, besimtari ndjen përkatësinë e tij ndaj zinxhirit të bekuar që bart dritën e udhëzimit nëpër breza, sikur të ripërtërijë lidhjen e tij me karvanin e besimit që shtrihet nga profetët dhe njerëzit e mirë deri në Ditën e Kiametit.

Pastaj vjen selami në përfundim të namazit, jo si një dalje nga adhurimi, por si një kthim në botë pasi shpirti është larë në lumin e afrimit hyjnor. Ai që falet del nga namazi duke mbajtur me vete diçka nga drita e tij për njerëzit; ai mban paqe në zemrën e tij, mëshirë në shikimin e tij dhe qetësi në shpirtin e tij.

Kështu, namazi në të vërtetën e tij shfaqet si një shkollë hyjnore e plotë: rruga e tij fillon me pastrimin, kalon nëpër unifikimin e drejtimit, pastaj qëndrimin para Allahut, më pas përuljen ndaj madhështisë së Tij, afrimin me Të në sexhde, pastaj ripërtëritjen e besës me Të në tesheh-hud, dhe në fund kthimin në jetë me një shpirt të ri.

Ai nuk është një kalim nga një vend në një vend tjetër, por një kalim nga një gjendje në një gjendje tjetër; nga një shpirt i ngarkuar me barrët e tokës në një shpirt që prek dritat e qiellit. Dhe kush e ka shijuar këtë sekret, kupton se namazi nuk është një detyrë që e kryen, por një atdhe ku kthehet, dhe se udhëtimet më të mëdha të njeriut nuk janë nëpër anët e tokës, por në udhëtimin e tij të përsëritur nga vetja drejt Allahut.

Autor: Omer Ismail Rahimi

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

Namazi dhe qytetërimi… Si kontribuon namazi në ndërtimin e qytetërimit njerëzor dhe të qytetërimit shoqëror?
Kur njerëzit flasin për namazin, zakonisht e shohin atë si një adhurim individual ose si një marrëdhënie shpirtërore ndërmjet njeriut dhe Zotit të tij. Kjo qasje është e saktë në thelb, por nuk i përfshin të gjitha përmasat dhe ndikimet e namazit. Kurani nuk e paraqet namazin thjesht si një ritual adhurimi të shkëputur nga jeta, por e bën atë pjesë të projektit për ndërtimin e njeriut; dhe njeriu është tulla e parë mbi të cilën ngrihet çdo qytetërim.

Prandaj mund të thuhet se namazi nuk është vetëm një adhurim shpirtëror, por edhe një institucion edukativ dhe qytetërues, që kontribuon në formësimin e personalitetit njerëzor mbi të cilin ndërtohet qytetërimi. Duke qenë se Ibn Halduni ka pohuar se qytetërimi njerëzor është fryt i ndërveprimit të njeriut me jetën shoqërore, politikën, moralin, ekonominë dhe kulturën, atëherë namazi ndikon në të gjitha këto fusha përmes ndikimit të tij të thellë mbi vetë njeriun.

Kriza e qytetërimit, në shumë raste, nuk është krizë burimesh apo mundësish, por krizë e njeriut. Aty ku prishet njeriu, prishet edhe qytetërimi; dhe aty ku përmirësohet njeriu, përmirësohet edhe qytetërimi. Pikërisht për këtë arsye, namazi zë një vend të veçantë si një nga mjetet më të mëdha për formimin dhe ndërtimin e njeriut.

Së pari: Namazi dhe ndërtimi i njeriut nga brenda

Ibn Halduni e konsideron njeriun si boshtin e qytetërimit dhe pohon se prishja e moralit çon domosdoshmërisht në prishjen e shoqërisë, shtetit dhe qytetërimit. Pikërisht nga ky këndvështrim mund të kuptohet namazi si një proces i vazhdueshëm i ndërtimit të njeriut nga brenda.

Allahu i Lartësuar thotë: “Vërtet, namazi e pengon njeriun nga imoraliteti dhe e keqja.”

Ky ajet nuk flet vetëm për një ndikim në botën tjetër apo për një efekt shpirtëror, por tregon edhe një funksion të drejtpërdrejtë shoqëror dhe qytetërues, sepse imoraliteti dhe e keqja përbëjnë ndër shkaqet kryesore të rrënimit të shoqërive. Padrejtësia, korrupsioni, tradhtia, gënjeshtra dhe agresioni nuk janë thjesht mëkate individuale, por mjete që shkatërrojnë qytetërimin.

Namazi i lufton këto dukuri shkatërruese që në rrënjë, sepse ai formon brenda njeriut një mbikëqyrës të përhershëm moral.

Shoqëria, anëtarët e së cilës nuk kanë nevojë për një mbikëqyrës të jashtëm në çdo veprim të tyre, sepse ndërgjegjja e tyre është e gjallë, është një shoqëri më e aftë për të ruajtur stabilitetin, për të qenë prodhuese dhe për të ndërtuar qytetërimin.

Prandaj, në thelbin e tij, namazi është formim i ndërgjegjes para se të jetë kryerje e riteve.

Njeriu që qëndron pesë herë në ditë para Allahut, duke e ndier mbikëqyrjen e Tij dhe duke kujtuar llogarinë dhe shpërblimin, bëhet më i aftë të kontrollojë epshet dhe prirjet e tij, si edhe më i përkushtuar ndaj vlerave morale që ruajnë rendin shoqëror.

Qytetërimi nuk mund të ndërtohet veçse mbi besimin e ndërsjellë, dhe nuk mund të ketë besim pa moral.

Së dyti: Namazi dhe çlirimi i njeriut nga robëria e materies

Një nga problemet më të mëdha që çojnë në prishjen e qytetërimit është çrregullimi i hierarkisë së vlerave, kur pasuria, pushteti ose interesi shndërrohen në synimin më të lartë të jetës së njeriut.

Kurani e lidh namazin me çlirimin e njeriut nga këto forma të robërisë tokësore.

Allahu i Lartësuar thotë: “Vërtet, Unë jam Allahu! Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Meje. Prandaj më adhuro Mua dhe fale namazin për të më përkujtuar Mua.”

Namazi nuk është thjesht përkujtim i Allahut, por një riorganizim i vazhdueshëm i përparësive të njeriut. Ai e ridrejton vazhdimisht busullën drejt vlerës absolute, në mënyrë që as pasuria të mos bëhet zot, as posti të mos bëhet zot, e as epshi të mos bëhet zot.

Kur njeriu çlirohet nga robëria e gjërave materiale, ai bëhet më i aftë t’i përdorë ato në shërbim të ndërtimit të qytetërimit, në vend që ato të shndërrohen në mjete shfrytëzimi dhe korrupsioni.

Qytetërimet nuk shemben vetëm për shkak të varfërisë, por shemben kur materia shndërrohet nga një mjet në një qëllim dhe nga një instrument në një objekt adhurimi. Ndërsa namazi e rikthen njeriun, çdo ditë, në qendrën e ekuilibrit.

Së treti: Namazi dhe disiplina qytetëruese

Nuk mund të përfytyrohet një qytetërim i lulëzuar pa respekt për kohën, rregullin dhe disiplinën.

Është domethënëse se namazi është adhurimi më i lidhur me kohën.

Allahu i Lartësuar thotë: “Vërtet, namazi është bërë detyrim për besimtarët në kohë të caktuara.”

Edhe drejtimi në të është një. Lëvizjet e tij janë të sistemuara. Kalimi nga një shtyllë e namazit në tjetrën bëhet sipas një rendi të përcaktuar.

Kjo disiplinë, që përsëritet çdo ditë, e edukon njeriun të respektojë kohën, rregullin dhe përkushtimin ndaj detyrës.

Namazi i mëson njeriut se jeta ka një rend dhe se suksesi nuk arrihet me kaos e çrregullim.

Kush mediton mbi qytetërimet e mëdha, vëren se një nga sekretet e përparimit të tyre është respekti për kohën dhe disiplina në punë.

Namazi e rrënjos këtë vlerë në shpirt që në fëmijëri. Ai është një stërvitje e përditshme për respektimin e orareve, organizimin e punëve dhe nënshtrimin e dëshirave personale ndaj kërkesave të detyrës.

Prandaj nuk është rastësi që gjëja e parë për të cilën robi do të japë llogari në Ditën e Kiametit është namazi; sepse ai përfaqëson kriterin e aftësisë së njeriut për disiplinë dhe përkushtim, si dhe mbjell në të një nga vlerat më themelore të qytetërimit: vlerën e disiplinës.

Së katërti: Namazi dhe ndërtimi i kapitalit moral

Qytetërimi nuk ndërtohet vetëm mbi pasuri, sepse sa shumë popuj kanë pasur pasuri e megjithatë janë shembur. Ai ka nevojë për atë që sociologët modernë e quajnë “kapital moral”, pra një sistem vlerash që u mundëson individëve bashkëpunim dhe besim të ndërsjellë.

Namazi është një nga burimet më të rëndësishme të këtij kapitali moral.

Ai që përsërit çdo ditë: “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë” edukohet në përulësi, sepse kërkimi i ndihmës nga Allahu e shuan mendjemadhësinë.

Ai që i përkulet vetëm Allahut çlirohet nga arroganca ndaj njerëzve. Dhe ai që lexon: “Sunduesi i Ditës së Gjykimit” e mban gjithmonë të gjallë ndjenjën e përgjegjësisë dhe llogarisë.

Këto kuptime me kalimin e kohës shndërrohen në sjellje shoqërore që reflektohen në ekonomi, politikë dhe marrëdhënie njerëzore.

Sepse sinqeriteti, besnikëria dhe ndershmëria nuk janë vetëm virtyte individuale, por kushte themelore për lulëzimin e qytetërimit.

Tregu ka nevojë për besnikëri.

Drejtësia ka nevojë për paanësi.

Administrata ka nevojë për integritet.

Dija ka nevojë për sinqeritet.

Dhe të gjitha këto vlera ushqehen nga i njëjti burim: edukimi shpirtëror dhe moral që ndërton namazi.

Së pesti: Namazi dhe ndërtimi i unitetit shoqëror

Ibn Halduni pohon se shoqëria njerëzore nuk mund të stabilizohet pa lidhje që i bashkojnë njerëzit dhe pengojnë shpërbërjen e tyre.

Namazi, veçanërisht namazi me xhemat, e realizon këtë rol në mënyrë të përsosur.

Njerëzit qëndrojnë në një rresht të vetëm, pa dallim midis të pasurit dhe të varfrit, midis sundimtarit dhe të sunduarit, apo midis atij me prejardhje dhe atij pa prejardhje.

Përpara tyre shfaqet një e vërtetë e thellë kuranore: “Vërtet, më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që është më i devotshmi.”

Kjo është një shkollë e përditshme e barazisë praktike.

Gjithashtu, xhamia gjatë historisë islame ka qenë qendër e dijes, konsultimit dhe solidaritetit shoqëror, gjë që e ka bërë atë një institucion qytetërues në kuptimin e plotë, jo thjesht një vend adhurimi.

Prandaj, lulëzimi i qyteteve islame historikisht ka qenë i lidhur ngushtë me lulëzimin e rolit të xhamisë në jetën publike.

Së gjashti: Namazi dhe formimi i njeriut të përgjegjshëm

Një nga krizat më të rrezikshme të qytetërimit është humbja e ndjenjës së përgjegjësisë tek njeriu; njeriu konsumator, indiferent ose egoist nuk ndërton qytetërim. Namazi e riformëson njeriun si një qenie përgjegjëse para Allahut. Prandaj një nga kushtet e një qytetërimi të suksesshëm është ekzistenca e individëve që ndjejnë përgjegjësi ndaj vetes dhe shoqërisë së tyre.

Namazi e mbjell këtë kuptim përmes lidhjes së drejtpërdrejtë midis robit dhe Zotit të tij.

Personi që falet qëndron i vetëm para Allahut, pesë herë në ditë para Krijuesit të tij, dhe kujton se nuk është një qenie e lënë pa qëllim, por një mëkëmbës në tokë: “Unë po vendos në tokë një mëkëmbës”, dhe mëkëmbësia nënkupton përgjegjësi, kontribut dhe ndërtim. Kështu, ai që falet mban përgjegjësi për veprat e tij dhe lexon çdo ditë ajetet që flasin për dhënien e llogarisë dhe të shpërblimit.

Kjo vetëdije për përgjegjësinë individuale është themeli i çdo rilindjeje qytetëruese.

Qytetërimet nuk ndërtohen vetëm me urdhra, por ndërtohen kur ndërgjegjja shndërrohet në një mbikëqyrës të brendshëm.

Prandaj Kurani e lidh vazhdimisht besimin me veprën e mirë, sepse qytetërimi ka nevojë për një ndërgjegje të gjallë po aq sa ka nevojë për ligje dhe institucione. Pa këtë kuptim, qytetërimi e humbet shpirtin e tij, edhe nëse zotëron nivelet më të larta të përparimit teknologjik.

Së shtati: Namazi dhe prodhimi i kuptimit qytetërues

Një nga krizat më të rrezikshme që përballin qytetërimet është humbja e kuptimit.

Njeriu mund të ketë mirëqenie, por ai nuk e di se përse jeton dhe përse ka ardhur në këtë botë.

Njeriu mund t’i posedojë të gjitha mjetet që i japin mirëqënie, por ai nuk e di thelbin dhe qëllimin e gjërave.

Qytetërimet nuk jetojnë vetëm me forcë, por jetojnë me vizion dhe kuptim.

Kur njeriu nuk e di pse jeton, pse punon dhe pse ndërton, qytetërimi shndërrohet në një makineri të madhe  e pa shpirt.

Namazi i jep njeriut këtë kuptim të thellë ekzistencial.

Ai e kujton çdo ditë se është mëkëmbës në tokë dhe se misioni i tij nuk është vetëm konsumimi, por ndërtimi dhe përmirësimi.

Allahu i Lartësuar thotë: “Ai ju krijoi nga toka dhe ju ngarkoi ta ndërtoni dhe ta përmirësoni atë.”

E ky “ndërtim” këtu nënkupton kërkimin e zhvillimit dhe reformës.

Përmes namazit, njeriu kupton se puna, prodhimi, dija dhe dhënia nuk janë veprimtari të ndara nga feja, por pjesë e misionit të tij në tokë. Ato e lidhin atë me Allahun, me botën tjetër dhe me përgjegjësinë e tij tokësore.

Prandaj namazi e çliron veprimin njerëzor nga kotësia.

Bujqësia bëhet adhurim.

Dija bëhet adhurim.

Puna bëhet adhurim.

Madje edhe vetë qytetërimi bëhet pjesë e mëkëmbësisë që Allahu ka dashur për njeriun.

Kështu, i gjithë aktiviteti qytetërues shndërrohet në një akt me kuptim moral dhe shpirtëror.

Së teti: Namazi dhe mbrojtja e qytetërimit nga sundimi materialist

Një nga shenjat më të dukshme të shembjes së qytetërimeve është kur materia shndërrohet në një “zot të fshehtë” që sundon njeriun.

Kurani e ka sinjalizuar këtë rrezik kur thotë: “A e ke parë atë që e ka marrë epshin e tij për zot?”

Qytetërimi që shkëputet nga vlerat mund të arrijë përparim teknologjik, por mund të humbasë humanitetin e tij.

Namazi luan një rol vendimtar në mbrojtjen e njeriut nga kjo gjë.

Ai e kujton vazhdimisht se pasuria nuk është qëllim, fuqia nuk është qëllim, posti nuk është qëllim dhe se njeriu është më i madh se reduktimi i tij në nevoja materiale.

Prandaj namazi ruan ekuilibrin midis materies dhe shpirtit, një ekuilibër që përbën një nga kushtet themelore të qytetërimit të qëndrueshëm.

Përfundim

Në vizionin kuranor, namazi nuk është arratisje nga jeta, por përgatitje për jetën. Ai nuk është shkëputje nga qytetërimi, por themel i tij; është një projekt i plotë qytetërues që fillon me ndërtimin e njeriut dhe përfundon me ndërtimin e qytetërimit.

Qytetërimi për të cilin flet Ibn Halduni fillon me njeriun, dhe namazi është një nga mjetet më të mëdha që e ndërton këtë njeri.

Ai formon ndërgjegjen që pengon korrupsionin, vlerat që prodhojnë besim, disiplinën që sjell efikasitet, unitetin që ruan shoqërinë dhe kuptimin që i jep qytetërimit shpirtin e tij.

Prandaj marrëdhënia midis namazit dhe qytetërimit nuk është rastësore, por një lidhje e thellë strukturore; çdo qytetërim që i përshtatet dinjitetit njerëzor duhet të bazohet në një njeri me zemër të gjallë, ndërgjegje të zgjuar dhe shpirt të lidhur me Allahun. Dhe namazi është shkolla e përditshme që kujdeset për formimin e këtij njeriu.

Nga këtu mund të thuhet se namazi nuk është vetëm miraxhi i shpirtit drejt qiellit, por edhe themeli që e bën njeriun të aftë të ndërtojë tokën sipas vlerave që ka caktuar Allahu; kështu adhurimi dhe qytetërimi bashkohen në një projekt të vetëm, që synon ndërtimin e një njeriu më të lartë, një shoqërie më të drejtë dhe një qytetërimi më human.

Nëse rrënimi i qytetërimit fillon nga rrënimi i njeriut, atëherë edhe përmirësimi i qytetërimit fillon nga përmirësimi i njeriut. Prandaj kuptojmë sekretin e lidhjes së besimit me veprën e mirë në Kuran, si dhe vendin qendror që ka namazi në mesazhin islam; ai nuk është thjesht një rrugë drejt përmirësimit individual, por një rrugë drejt ndërtimit të një qytetërimi që i përshtatet dinjitetit njerëzor dhe mëkëmbësisë së tij në tokë, një qytetërim që bashkon forcën e ndërtimit me fisnikërinë e qëllimit, përparimin material me lartësinë shpirtërore, dhe ndërtimin e tokës me ndërtimin e zemrës.

Autor: Omer Ismail Rahimi

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

Namazi: lidhje dhe ndikim
Namazi është lidhje dhe komunikim, ngritje dhe qëndresë, përulje dhe nënshtrim, përgjërim dhe lutje, kthim tek Allahu dhe përunjësi, detyrim dhe nderim, qetësi dhe prehje, bindje dhe përgjigje ndaj urdhrit hyjnor, çlodhje dhe strehë shpirtërore.

Ai është shtylla e fesë, themeli i saj i palëkundur dhe baza e fortë mbi të cilën ngrihet Islami. Është shenja më e qartë e përkatësisë islame. Kush e fal namazin, e ka mbajtur fenë; ndërsa kush e shpërfill, e cenon dhe nuk ia respekton të drejtat, le ta rishqyrtojë përkatësinë e tij ndaj Islamit, sepse ndodhet përballë një rreziku të madh.

Namazi është detyrimi i parë praktik me të cilin ngarkohet myslimani. Ai e shoqëron besimtarin gjatë gjithë jetës, derisa të takohet me Allahun e Lartësuar. E shoqëron në vendbanimin dhe udhëtimin e tij, në shëndet dhe në sëmundje, për sa kohë që gëzon mendjen. Ai i qëndron pranë në të gjitha rrethanat e jetës. Besimtari nxiton për ta falur në kohën e caktuar, e kështu kraharori i zgjerohet, gjymtyrët i qetësohen, shpirti i lartësohet dhe zemra i pastrohet.

Prej namazit ai mëson disiplinën, renditjen e përparësive dhe ruajtjen e kohës.

Thirrja për namaz sjell freski dhe paqe, qetësi dhe siguri, sukses dhe shpëtim; ndërsa ecja drejt tij është udhëtim drejt mëshirës, faljes dhe amnistisë së Allahut.

Besimtari jeton me namazin nën hijen e një kopshti të begatë. Në të e përmend Zotin e tij, ripërtërin energjinë shpirtërore dhe forcon besimin. Ai e fuqizon vendosmërinë, e përmirëson veprimin e tij dhe i përgjigjet thirrjes së përsëritur të Zotit në Librin e Tij Fisnik: “Faleni namazin, jepeni zekatin dhe përkuluni me ata që përkulen!”[1]

Në këtë mënyrë ai realizon edhe kuptimin e fjalës së Allahut të Lartësuar: “Vërtet, namazi është detyrë e caktuar në kohë për besimtarët.”[2] (En-Nisa: 103)

Nëpërmjet namazit, besimtari ngrihet drejt mirësive që synon dhe shkallëve të larta, duke ecur mbi urën e adhurimeve, gurthemeli më i fortë i së cilës është namazi. Zemra e tij mbushet me qetësi teksa lexon fjalën e Allahut të Lartësuar: “Me të vërtetë, kanë shpëtuar besimtarët, të cilët janë të përulur në namazin e tyre, që largohen nga çdo gjë e kotë dhe që e japin zekatin.”[3]

Besimtari niset drejt xhamisë për ta falur namazin së bashku me xhematin e besimtarëve. Aty zemrat përshëndesin njëra-tjetrën, shpirtrat afrohen, zemrat pastrohen dhe synimet fisnike lartësohen. Si të mos ndodhë kështu, kur të gjithë i janë përgjigjur thirrjes: “Ejani në namaz!” Pas këtij takimi, ndikimi i namazit shfaqet në vepër dhe dhënie, në përpikëri dhe ndërtim.

Lidhja ndërmjet robit dhe Zotit të tij vazhdon pandërprerë; nuk kufizohet nga vendi dhe nuk pengohet nga koha, përveç rasteve të veçanta që myslimani i mëson në jurisprudencën e namazit. Dera e Allahut të Madhëruar është gjithmonë e hapur. Prandaj besimtari i rezervon namazit një vend në shtëpinë e tij, në treg, në vendin e punës dhe madje edhe gjatë çasteve të pushimit. Nëpërmjet tij ai lartësohet me përmendjen e Allahut dhe i jep mjedisit të tij shkëlqim e hijeshi me atë bashkëbisedim madhështor me Zotin. Kohë pas kohe ai përfiton edhe çaste për të falur namaze vullnetare e të bekuara, në mëngjes e në mbrëmje, në agim dhe në paradite.

Me këtë lidhje të vazhdueshme me Zotin e tij, besimtari ngrihet shpirtërisht dhe namazi bëhet gëzimi i zemrës së tij dhe burimi i qetësisë së tij. Ai është streha e tij e sigurt dhe kopshti i tij i mbushur me lule aromatike. Prandaj nuk është aspak çudi që ai të bëhet prej atyre njerëzve që e adhurojnë Allahun gjatë natës, të cilët Allahu i ka lavdëruar në shumë ajete të Kuranit, si në suren Furkan, në të cilin Allahu i Lartësuar thotë:  “Dhe ata që e kalojnë natën duke bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë për Zotin e tyre.”[4]

Ndërsa në suren Dharijat Kurani përmend shpërblimin e të devotshmëve në botën tjetër dhe tregon se një nga veprat e tyre më të mëdha ishte adhurimi gjatë natës, kur njerëzit flinin. Allahu i Lartësuar thotë: “Vërtet, të devotshmit do të jenë në kopshte dhe pranë burimeve, duke marrë atë që do t’u japë Zoti i tyre. Ata më parë ishin bamirës. Ata flinin vetëm një pjesë të vogël të natës, ndërsa në agim kërkonin falje. Dhe në pasurinë e tyre kishte një të drejtë për lypësin dhe për të privuarin.”[5]

Po kështu, në suren Sexhde, Kurani na përshkruan gjendjen e besimtarëve përballë ajeteve të Allahut dhe mënyrën se si ndërveprojnë me to, qofshin ato ajetet e Librit të shpallur apo shenjat e Tij në gjithësi. Gjendja e tyre është kulmi i bukurisë dhe madhështisë. Ata kanë çaste vetmie me Zotin e tyre, me të cilat ndriçojnë netët dhe e mbushin kohën e tyre me adhurim. Gëzimi i mbulon dhe mëshira e të Gjithëmëshirshmit i përfshin. Allahu i Lartësuar thotë për ta: “Vetëm ata u besojnë ajeteve Tona, të cilët, kur u kujtohen ato, bien në sexhde dhe e madhërojnë Zotin e tyre me falënderim, pa treguar mendjemadhësi. Ata ngrihen nga shtretërit e tyre, duke iu lutur Zotit të tyre me frikë e shpresë dhe japin nga ajo me të cilën i kemi furnizuar Ne. Asnjë njeri nuk e di se çfarë kënaqësish për sytë u janë fshehur atyre si shpërblim për veprat që kanë bërë.”[6]

Me namazin, myslimani hyn në një shkollë edukimi të përditshme, jo më pak se pesë herë në ditë. Në të ai braktis të metat dhe zbukurohet me virtyte; pastrohet dhe ngjitet në shkallë më të larta shpirtërore. E mbulojnë flladet e mëshirës dhe e rrethojnë begatitë hyjnore. Drejtësia i zë vendin shtrembërimit, rruga e tij korrigjohet, gjendja e tij shpirtërore ekuilibrohet dhe peshorja e jetës së tij vendoset në drejtësi. Atëherë ai bie në sexhde falënderues ndaj Allahut, duke parë ndikimin e namazit në jetën e tij, dhe gëzohet që është përfshirë në përjashtimin e përmendur nga Allahu i Lartësuar në suren Me’arixh: “Me të vërtetë, njeriu është krijuar i paduruar. Kur e prek e keqja, ai dëshpërohet; e kur e prek e mira, bëhet koprrac. Përjashtim bëjnë ata që falin namazin, të cilët janë të vazhdueshëm në namazin e tyre.”[7]

Ky është namazi! Ndikimi i tij është i jashtëzakonshëm dhe veprimi i tij është i mrekullueshëm. Prandaj nuk është çudi që lutja e babait të pejgamberëve, Ibrahimit (a.s), ishte: “Zoti im! Më bëj mua prej atyre që e falin namazin, e po ashtu edhe pasardhësit e mi. Zoti ynë, pranoje lutjen time.”[8]

Po kështu, fjalët e para me të cilat Allahu i Madhëruar iu drejtua Musait (a.s), qyh në agimin e shpalljes, ishin: “Vërtet, Unë jam Allahu. Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Meje. Prandaj më adhuro Mua dhe fale namazin për të Më kujtuar!”[9]

Gjithashtu, Allahu i Lartësuar e urdhëroi Musain dhe Harunin që ta urdhëronin popullin e tyre për të falur namaz, duke thënë: “Bëjini shtëpitë tuaja vende adhurimi dhe faleni namazin!”[10]

Allahu e nderoi Ismailin (a.s) dhe e ngriti në pozitë. Mjafton të shohim marrëdhënien e tij me namazin dhe kujdesin që tregonte për familjen e tij, duke i nxitur ata që të falnin namaz Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe përmende në Libër Ismailin. Ai ishte besnik në premtimin e tij, ishte i dërguar dhe pejgamber. Ai e urdhëronte familjen e tij të falte namazin dhe të jepte zekatin, dhe ishte i kënaqur te Zoti i tij.”[11]

Allahu gjithashtu e përgëzoi Zekerijan (a.s) me lindjen e Jahjasë (a.s) dhe na tregoi gjendjen e tij në çastin kur mori këtë lajm të gëzuar. Ai ishte duke qëndruar në namaz, i përulur para Zotit të tij Bujar. Allahu i Lartësuar thotë: “Atëherë engjëjt e thirrën, ndërsa ai po falej në këmbë në mihrab: “Allahu të përgëzon me Jahjan, i cili do të vërtetojë Fjalën e Allahut; do të jetë prijës, i dëlirë dhe pejgamber prej të mirëve.”[12]

Po kështu, Allahu e përzgjodhi Merjemen mbi gratë e botës dhe, duke e nderuar me këtë zgjedhje, e porositi për namaz. Le të jetojmë nën hijen e kësaj dhurate hyjnore, ndërsa lexojmë fjalën e Allahut të Lartësuar: “Kur engjëjt thanë: “O Merjeme! Allahu të ka zgjedhur, të ka pastruar dhe të ka dalluar mbi gratë e botës. O Merjeme! Ji e përkushtuar ndaj Zotit tënd, bëj sexhde dhe përkulu me ata që përkulen.”[13]

Më pas kalojmë nga Merjemja te biri i saj, Mesihu Isai (a.s). Ndërsa ishte ende në djep, Allahu e bëri të fliste me ato fjalë të bekuara për ta shpallur të pafajshme nënën e tij të dëlirë nga shpifjet që iu bënë dhe për të pohuar njerëzoren dhe pejgamberllëkun e tij. Është domethënëse se ndër ato fjalë të bekuara gjendet edhe porosia për namazin. Allahu i Lartësuar thotë: “Ajo bëri me shenjë nga ai. Ata thanë: “Si t’i flasim një foshnje që është ende në djep?” Ai tha: “Unë jam rob i Allahut. Ai më ka dhënë Librin dhe më ka bërë pejgamber. Më ka bërë të bekuar kudo që të jem dhe më ka porositur për namazin dhe zekatin sa të jem gjallë.”[14]

Le të zhytemi edhe më thellë dhe të përfitojmë margaritarët më të çmuar, ndërsa dëgjojmë të Dashurin tonë, Muhamedin (a.s), duke folur për namazin. Ai thotë: “Kënaqësia e syrit tim është lënë në namaz.”

Dhe zemrat tona mbushen me freski e qetësi, kur e dëgjojmë – qofshin babai dhe nëna ime flijim për të – t’i thotë Bilalit (r.a): “Na qetëso me të, o Bilal!”

Kjo ishte gjendja e pejgamberëve, atyre që e njihnin vërtet Allahun, në marrëdhënien e tyre me namazin. Ata janë shembulli që duhet ndjekur nga kushdo që ecën në gjurmët e tyre dhe ndjek rrugën e tyre.

Marrëdhënia e tyre me namazin ishte nxitimi drejt tij, ruajtja e tij me përpikëri, përkushtimi në përmbushjen e të drejtave të tij, përulësia gjatë faljes dhe sexhdja me trup e me zemër.

Frytet e namazit shfaqeshin qartë në sjelljen e tyre: sinqeritet në fjalë dhe në vepra, moral i lartë me të afërmit dhe me të huajt, përmbushje e të drejtave të njerëzve, sakrificë, bujari dhe bamirësi.

Ata e mbrojtën veten me namaz, prandaj ai i pengoi nga çdo e shëmtuar, duke u bërë tek ta realitet fjala e Allahut të Lartësuar: “Vërtet, namazi të largon nga shthurja dhe nga çdo e keqe.”[15]

Ndërsa ata që nuk ia dhanë namazit kujdesin që meriton, u treguan të pakujdesshëm ndaj tij dhe nuk e falën ashtu siç kërkohet, nuk gjejnë në të as përulësi e as meditim, as drejtësi e as ekuilibër, as qetësi e as prehje. Ata e falin shpejt e shpejt, si sorra që godet me sqepin, me lëvizje pa shpirt, sikur dëshirojnë vetëm të çlirohen prej tij dhe ta heqin si një barrë nga supet. Për këta druhemi se mund t’i godasë kërcënimi i Allahut të Madhëruar: “Mjerë ata që falin namazin, të cilët janë të pakujdesshëm ndaj namazit të tyre, që e bëjnë atë për sy e faqe dhe ua mohojnë të tjerëve edhe ndihmën më të vogël.”[16]

Pasi e kryen namazin keq, pa përulësi dhe pa e ndier madhështinë e qëndrimit para Zotit të botëve, si pasojë edhe sjellja e tyre prishet dhe ata devijojnë nga rruga e drejtë.

Nuk ka dyshim se vazhdimi në këtë qasje të shtrembëruar ndaj namazit mund t’i çojë ata, pa e kuptuar, në radhët e hipokritëve, të cilët Allahu i Lartësuar i përshkroi me fjalët: “Kur ngrihen për namaz, ngrihen me përtaci; falen vetëm për t’u dukur para njerëzve dhe Allahun e përmendin shumë pak.”[17] (

Prandaj, kujdesuni për namazin! Me të përmirësohen gjendjet tona në këtë botë dhe në botën tjetër.

Allahu na bëftë mua dhe juve prej njerëzve të namazit, atyre që gjejnë kënaqësinë e syve në të, që pastrojnë shpirtrat e tyre duke e falur dhe që i lartësojnë shpirtrat e tyre duke e kryer atë ashtu siç duhet. Amin.

Autore: Zahra Oshin

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Bekare: 43.

[2] – Sure Nisa: 103.

[3] – Sure Mu’minun: 1 – 4.

[4] – Sure Furkan: 64.

[5] – Sure Dharijat: 15 – 19.

[6] – Sure Sexhde: 15 – 17.

[7] – Sure Mearixh: 19 – 23.

[8] – Sure Ibrahim: 40.

[9] – Sure Taha: 14.

[10] – Sure Junus: 87.

[11] – Sure Merjem: 54 – 55.

[12] – Sure Ali Imran: 39.

[13] – Sure Ali Imran: 42 – 43.

[14] – Sure Merjem: 29 – 31.

[15] – Sure Ankebut: 45.

[16] – Sure Maun: 4 – 7.

[17] – Sure Nisa: 142.

Haxhi është mikpritja e Allahut… një udhëtim shpirtëror që e ndryshon njeriun nga brenda
Allahu e bëri haxhin një ligj për njerëzit, si detyrim dhe nderim që nga koha e Ibrahimit (a.s), duke e bërë atë një udhëtim shpirtëror ku shpirti e udhëheq trupin drejt pastrimit të jashtëm dhe të brendshëm.

Profeti i fundit, pasardhësi i babait të profetëve, Muhamedi (a.s), i rilidhi njerëzit me fenë e Ibrahimit (a.s), duke ringjallur atë që ishte zhdukur dhe duke plotësuar atë që kishte munguar. Dhe megjithëse kujdestarët e Shtëpisë së Shenjtë kishin ruajtur disa prej mësimeve të Ibrahimit (a.s), periudha e injorancës (xhahilijetit) kishte sjellë shumë devijime.

Adhurimi i haxhit është një adhurim i lidhur me kohën dhe vendin; duhet të plotësohen të dy kushtet e tij, në mënyrë që ta adhurojmë Allahun ashtu siç ka urdhëruar, jo siç dëshirojmë apo zgjedhim ne. Allahu të fton në një “kamp hyjnor” në një kohë të caktuar, me veshje të veçantë dhe me rregulla të përcaktuara, duke të ndaluar nga dëshirat personale, që të na nxjerrë nga zgjedhjet tona drejt ligjit dhe zgjedhjes së Tij për ne.

Thirrja e haxhit në Kuran ka ardhur me fjalën “njerëzit”, jo “besimtarët”, ndryshe nga adhurimet e tjera: “Dhe për Allahun është detyrë mbi njerëzit haxhi i Shtëpisë”. E kam menduar shpesh këtë domethënie, derisa Allahu më hapi zemrën një mëngjes të xhumasë: se përdorimi i fjalës “njerëzit” e përfshin thirrjen për mbarë njerëzimin drejt fesë së Ibrahimit (a.s), që ta njohin fenë e Allahut; dhe nga ana tjetër, tregon daljen nga natyra jote njerëzore e rënduar, drejt mikpritjes së Allahut që të lartëson shpirtërisht.

Allahu i pret haxhilerët në Shtëpinë e Tij, me tavafin e ardhjes si një pritje adhurimi, pastaj i nxjerr nga shenjtëria e Tij drejt jashtë kufijve të Harem-it, në Arafat, ku Ai i fal ata, dhe më pas i kthen përsëri në Shtëpinë e Shenjtë në ditën më të madhe të haxhit; dhe e gjithë kjo përmban shenja që fjalët nuk mjaftojnë për t’i shpjeguar.

Në hedhjen e gurëve (xhemrat) ka shenja të luftimit të vetvetes dhe pastrimit nga papastërtitë e saj; haxhiu hedh gurët sikur po hedh prirjet e ulëta të shpirtit, jo vetë njerëzoren e tij në thelb, një ngritje nga robëria e epshit drejt pastërtisë së shpirtit.

Allahu e ka bërë haxhin në muaj të caktuar, jo në një muaj të vetëm të përcaktuar, që të jetë një sezon i përbashkët dhe një kongres shpirtëror botëror, ku njerëzit të shohin dobitë e tyre dhe ta përmendin emrin e Allahut.

Allahu ka ligjëruar therjen e kurbanëve në haxh dhe ushqimin e të varfërve, që të na mësojë se feja e vërtetë është një fe kolektive dhe e dobishme, përfitimi i së cilës shkon përtej individit drejt shoqërisë; jo thjesht një përvojë individuale e ngushtë, por një devotshmëri solidariteti dhe ndihme të ndërsjellë.

Haxhi është një shkollë morale për edukimin e sjelljes dhe korrigjimin e devijimeve: “Nuk ka marrëdhënie intime, as mëkate, as debat gjatë haxhit”. (Fusuk do të thotë dalja nga bindja, jo “shkëputje totale nga besimi” në këtë kuptim të përgjithshëm).

Allahu nuk e ka bërë vizitën te i Dërguari (a.s) pjesë të haxhit apo umres, që të mos i detyrojë njerëzit për këtë; kush shkon tek ai, shkon nga dashuria, dhe në dashuri nuk ka detyrim.

Allahu na shkruajtë ne dhe juve në shpërblimin e haxhilerëve të Shtëpisë së Allahut, dhe na bëftë me ta: sa herë që ata zbresin në një vend, kalojnë një luginë apo ngjiten në një lartësi, të jemi me ta në shpërblim dhe lutje.

Autor: Hamza Hasani

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

Gjashtë sëmundje të zemrës që i kuron Haxhi
Disa udhëtime dhe zhvendosje nuk janë të vlefshme derisa të zhvendoset edhe zemra, ashtu siç është zhvendosur trupi nga një vend në tjetrin. Nuk është e drejtë, për shembull, të udhëtosh ndërsa shqetësimet vazhdojnë të mbeten brenda kraharorit tënd dhe nuk i ke lënë pas. Këtu udhëtimi e humbet funksionin e tij për ta çlodhur shpirtin dhe për ta liruar nga barrët prej të cilave njeriu udhëtoi për t’u arratisur.

Po kështu edhe udhëtimi i haxhit; nuk duhet të jetë thjesht një lëvizje trupore nga një vend në një tjetër, ku kryhen disa rite dhe pastaj njeriu kthehet me të njëjtën shpirtësi me të cilën shkoi. Në të vërtetë, ai është një udhëtim për rindërtimin e shpirtit njerëzor, sikur ritualet e haxhit të riparonin çdo thyerje dhe të ndreqnin çdo gjë që është prishur në marrëdhënien e njeriut me veten dhe me Allahun e Lartësuar:

“Dhe furnizohuni, por furnizimi më i mirë është devotshmëria. Dhe kini frikë prej Meje, o ju të zotët e mendjes!”[1]

Atëherë, si e kurojnë ritualet e haxhit shpirtin njerëzor?

Së pari: Ihrami… kura për ndjenjën e epërsisë ndaj krijesave

Haxhinjtë vijnë në Mekë me rrobat e tyre të zakonshme, por sapo arrijnë në mikat, ata zhvishen nga stolitë e dynjasë dhe veshin një petk që i ngjan qefinit. Në atë çast madhështor, zhduken të gjitha dallimet klasore dhe treten titujt, duke u bërë të gjithë të barabartë në një pamje madhështore. Nuk ka dallim mes tyre dhe as epërsi, përveçse me peshoren e devotshmërisë dhe veprave të mira. Allahu i Madhëruar thotë: “Vërtet, më i nderuari prej jush tek Allahu është më i devotshmi.”[2] Ndërsa Profeti (a.s) ka thënë: “Të gjithë ju jeni prej Ademit, e Ademi është prej dheut.”[3]

Në botën tonë, vlera e njeriut matet me atë që posedon. Ihrami vjen për të kuruar një iluzion të rrezikshëm që është ngulitur në shpirtra: iluzionin e epërsisë përmes pamjes së jashtme. Muslimani mëson se vlera e tij e vërtetë nuk qëndron te rrobat që vesh apo pasuria që zotëron, por te devotshmëria dhe sinqeriteti që mbart zemra e tij.

Së dyti: Tavafi… kura për shpërqendrimin dhe kaosin e identiteteve

Mësimet e tavafit vijnë njëri pas tjetrit për ta zgjuar muslimanin nga pakujdesia. Në rrugët e jetës, të shkujdesurit sillen pa vetëdije në orbita të ndryshme; disa e bëjnë pasurinë Qaben e tyre, të tjerë sillen rreth posteve dhe pozitës shoqërore.

Kështu përpjekja e njeriut shpërndahet dhe zemra e tij ndahet mes idhujve të shumtë bashkëkohorë, ndërkohë që ai mendon se është në rrugën e drejtë. Pastaj vjen tavafi për ta rregulluar sërish qendrën e jetës: është një Zot, një Shtëpi dhe një Kibël. Këtu shfaqet kuptimi i fjalës së Allahut: “O ju dy shokët e burgut! A janë më të mirë zota të ndryshëm apo Allahu, Njëshi, Ngadhënjimtari?”[4].

Zemra, pa e njëhsuar kiblen dhe drejtimin e saj, mbetet në hutim, e këtë hutim nuk e ndreq veçse tavafi, për kë ka mundësi ta arrijë atë.

Së treti: Sa’ji… kura për pafuqinë dhe dëshpërimin

Një nga skenat më prekëse të haxhit është vrapimi mes Safas dhe Merves, duke sjellë ndërmend historinë e zonjës Haxhere. Ajo ndodhej e vetme në shkretëtirë, pa furnizim dhe pa ujë, me një foshnjë të pafuqishme. Megjithatë, bindja e saj nuk e pengoi të pyeste për t’u qetësuar zemra e saj se kjo ishte urdhër nga Allahu, jo thjesht dëshirë e burrit të saj, profetit Ibrahim: “A të urdhëroi Allahu për këtë?” Ai tha: “Po.” Ajo tha: “Atëherë Ai nuk do të na humbasë.”[5]

Pastaj po kjo bindje e shtyn të vrapojë, që muslimani të mësojë se mbështetja e vërtetë tek Allahu nuk do të thotë dorëzim pasiv; mbarimi i shkaqeve nuk do të thotë dëshpërim, dhe përpjekja deri në fund nuk është arsye për t’u dorëzuar. Kështu, sa’ji bëhet një kurë psikologjike kundër kulturës së pafuqisë, frymës së humbjes dhe ikjes drejt vetëvrasjes me arsyetimin e mungesës së mundësive. Dyert e Allahut janë të gjera dhe çlirimi i Tij është gjithmonë i mrekullueshëm për atë që përpiqet me sinqeritet, me zemër të drejtuar drejt Tij.

Së katërti: Arafati… kura për mendjemadhësinë dhe mashtrimin e vetes

Nuk ka ditë si dita e Arafatit, ku besimtarët përulen para Zotit të tyre. Është një nga pamjet më madhështore të përuljes njerëzore para Allahut gjatë gjithë vitit. Shpirtrat zhveshen nga iluzionet e forcës, kontrollit, mendjemadhësisë dhe krenarisë. Nuk ka dallim mes të pasurit e të varfrit, drejtuesit e të drejtuarit, të fortit e të dobëtit; janë miliona njerëz me të njëjtën veshje, në të njëjtën tokë, me zemra të drejtuara nga qielli duke shpresuar mëshirën e Zotit të tyre. Për këtë arsye Profeti (a.s) tha: “Haxhi është Arafati.”[6]

Kështu, Arafati nuk është thjesht një stacion kohor i haxhit, por një çast ku rrëzohet i gjithë mashtrimi njerëzor, kur njeriu kupton madhësinë e tij reale dhe se, pavarësisht forcës apo pushtetit që zotëron, ai mbetet një rob që ka nevojë për mëshirën e Zotit të tij.

Së pesti: Gjuajtja e xhemarateve… kura për dorëzimin ndaj epshit

Edhe pse gjuajtja e xhemarateve duket si një ritual i thjeshtë fizik, kuptimi i tij shpirtëror dhe edukativ është shumë i thellë. Njeriu në të vërtetë nuk gjuan gurë, por shpall luftën e tij të vazhdueshme kundër cytjeve të shejtanit, dëshirave të egos dhe shkaqeve që e largojnë nga rruga e Allahut. Për këtë arsye, gjuajtja shoqërohet me tekbir, ku haxhiu thotë me çdo gur: “Allahu Ekber”; domethënë Allahu është më i madh se epshi, më i madh se frika dhe më i madh se çdo gjë që përpiqet ta pushtojë zemrën dhe ta largojë nga bindja ndaj Allahut.

Ky ritual është simbol i shpalljes së armiqësisë ndaj shejtanit: “Vërtet, shejtani është armiku juaj, prandaj konsiderojeni armik.”[7]

Pra, gjuajtja nuk është luftë me një gur, por trajnim praktik për armiqësi të përhershme ndaj shejtanit dhe epshit të vetes. Për këtë arsye, një numër dijetarësh kanë parë se një nga synimet më madhore të adhurimeve është stërvitja e shpirtit për të luftuar dëshirat e tij, dhe ndër këto adhurime madhështore janë edhe ritualet e haxhit.

Së gjashti: Ditët e Teshrikut… kura për pakujdesinë pas adhurimit

Pas përfundimit të shumicës së ritualeve, Islami nuk e lë zemrën bosh, por i mbush ditët e Teshrikut me tekbir dhe përmendje të Allahut. Allahu thotë: “Dhe përmendeni Allahun në ditë të caktuara.”[8]

Njeriu, pas çdo adhurimi të madh dhe çdo përkushtimi të lartë, është më i ekspozuar se të tjerët ndaj rënies dhe kthimit prapa, sepse lufta e tij me shejtanin nuk përfundon kurrë, derisa të dalë nga kjo botë i shpëtuar nga shirku dhe kufri.

Kjo është edhe problematika e shumicës së njerëzve: bindja mund të jetë e lehtë, por vazhdimësia në të është më e vështira. Për këtë arsye, lutja e Profetit (a.s) ishte: “O Ti që i rrotullon zemrat, ma forco zemrën në fenë Tënde.” [9]

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim i trupave, por një rrugëtim për rindërtimin e zemrave dhe riparimin e lidhjes së robit me Zotin e tij. Përmes ritualeve të tij, besimtari mëson përulësinë, njësimin e qëllimit, nevojën për Allahun dhe luftimin e epshit, derisa në fund të kthehet si një njeri i ri, ashtu siç e do dhe e pëlqen Allahu.

Burimi: mugtama.com

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Bekare: 197.

[2] – Sure Huxhurat: 13.

[3] – Ebu Daudi.

[4] – Sure Jusuf: 39.

[5] – Buhariu.

[6] – Tirmidhiu.

[7] – Sure Fatir: 6.

[8] – Sure Bekare: 203.

[9] – Tirmidhiu.

Si t’i gjallërosh dhjetë netët e fundit të Ramazanit?
Netët e dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit konsiderohen ndër mirësitë dhe begatitë e Allahut të Madhëruar për umetin musliman. Ato përbëjnë një furnizim të veçantë shpirtëror, të cilin shumica e muslimanëve e vlerësojnë dhe e festojnë me adhurim. Para asaj krize që po përjeton bota, shpirtrat e shumë muslimanëve mallëngjehen për shtëpitë e Allahut, duke shpallur largimin nga dynjaja dhe stolitë e saj; duke lënë bashkëshortet, fëmijët dhe punët, për t’u veçuar me Allahun e Madhëruar, duke bërë itikaf në shtëpinë e Allahut dhe duke iu përkushtuar vetëm adhurimit të Tij. Por shumica e muslimanëve nuk bëjnë itikaf në xhami. Jeta – madje edhe para krizës – ka ndryshuar me angazhimet, detyrimet dhe përgjegjësitë e saj. Prandaj shumica e muslimanëve mjaftohen me faljen e namazit të teravive me xhemat pas namazit të jacisë, pastaj mblidhen pas mesnatës për të falur namazin e tehexhudit.

Veprat e dhjetë ditëve të fundit

Dhjetë ditët e fundit të Ramazanit janë fundi i një periudhe stërvitjeje në këto kuptime të besimit dhe në adhurimet e zemrës dhe të trupit. Prandaj muslimani duhet të përfitojë nga këto dhjetë ditë të fundit sa më shumë që të jetë e mundur, duke shtuar besimin dhe duke bërë vepra të mira dhe bindje ndaj Allahut.

E para nga këto vepra është:

Shtimi i namazit

Muslimani duhet të falë rregullisht namazet farz: namazin e sabahut, të drekës, të ikindisë, të akshamit dhe të jacisë. Ai duhet të kujdeset të përgatitet për namaz para hyrjes së kohës së tij, të përsërisë ezanin me muezinin, pastaj të falë sunetin e rregullt para farzit, dhe më pas të merret me dua midis ezanit dhe ikametit, sepse kjo është një kohë kur duaja pranohet, siç ka ardhur në hadithin profetik: “Duaja ndërmjet ezanit dhe ikametit është e pranuar.”

Pastaj, kur të thirret ikameti për namaz, ai e përsërit atë dhe është e pëlqyer që ikametin ta thërrasë ndonjë fëmi, sepse duke vepruar kështu ne kultivojme të ta dashurinë për namazin. Këto namaze duhet me i falë me xhemat. Nëse pas tij ka një sunet të rregullt pas farzit, muslimani duhet të kujdeset për të dhe të nxisë edhe familjen e tij ta falë atë.

Muslimani duhet të përpiqet të ndërtojë për vete dhjetë shtëpi në xhenet gjatë këtyre dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit, duke falur rregullisht sunetet e parme dhe të mbrapme  të namazit farz, veçanërisht ato të forta. Është transmetuar nga Ummu Habibe (r.a) se ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Kush fal në një ditë dhe një natë dymbëdhjetë rekate, atij i ndërtohet një shtëpi në xhenet.” Në një transmetim tjetër nga Aishja (r.a) përmenden edhe: “dy rekate para namazit të sabahut.”[1]

Këto sunete janë:

Dy rekate para namazit të sabahut, të cilat njihen si dy rekate të sabahut. Për to ka ardhur hadithi i Profetit (a.s):  “Dy rekatet e sabahut janë më të mira se dynjaja dhe çdo gjë që gjendet në të.”[2] Këto dy rekate janë sunet i fortë.

Dy ose katër rekate para namazit të drekës, dhe dy ose katër rekate pas namazit të drekës; këto janë nga sunetet e forta

Dy ose katër rekate para namazit të ikindisë; ky është një sunet jo i fortë

Dy rekate para namazit të akshamit; ky është sunet jo i fortë, ndërsa dy rekate pas akshamit janë sunet i fortë

Dy rekate para namazit të jacisë; ky është sunet jo i fortë, ndërsa dy rekate pas jacisë janë sunet i fortë.

Muslimani duhet të shtojë shumë duanë në sexhde në çdo namaz, sepse ajo është një nga gjendjet në të cilat pranohet duaja; për shkak të fjalës së Profetit (a.s): “Njeriu është më afër Zotit të tij kur është në sexhde.”

Namazi i teravive

Po ashtu është e pëlqyer që në netët e dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit të shtohet përpjekja në namazin e teravive. Muslimani duhet të përpiqet në këto dhjetë ditë më shumë se në të tjerat. Le ta zgjasë leximin, rukun dhe sexhden në të. Minimumi i leximit të tij në këtë namaz le të jetë një xhuz nga Kurani, dhe nëse mund të shtojë më shumë, le ta bëjë, sepse adhurimi më i mirë në netët e këtyre dhjetë ditëve të fundit është namazi dhe qëndrimi i gjatë para Allahut të Madhëruar.

Namazi i tehexhudit

Pastaj le t’i ndajë edhe tehexhudit një pjesë të natës së tij dhe të shtojë në të dyfishin e namazit që fal në teravi. Nëse në namazin e teravive lexon një xhuz nga Kurani, në tehexhud le të lexojë dy xhuze, në mënyrë që ta përfundojë të gjithë Kuranin gjatë dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit.

Ka qenë nga udhëzimi i sahabëve (r.a) që ata nuk bënin ndarje mes namazit të teravive dhe tehexhudit, por të gjitha i konsideronin namaz nate. Ata e falnin atë nga pas namazit të jacisë deri pak para agimit, madje ndonjëherë nxitonin për të ngrënë syfyrin.

Kjo është vërtetuar edhe në sunetin e Profetit (a.s). Transmetohet nga Ebu Dherri se ka thënë: “Ne agjëruam Ramazanin me të Dërguarin e Allahut (a.s) dhe ai nuk na udhëhoqi në namaz nate gjatë muajit derisa mbetën edhe shtatë ditë. Atëherë ai u fal me ne derisa kaloi një e treta e natës. Kur mbetën gjashtë ditë, nuk u fal me ne. Kur mbetën pesë ditë, u fal me ne derisa kaloi gjysma e natës. Unë thashë: O i Dërguari i Allahut, sikur të na shtoje edhe këtë natë me namaz.Ai tha: Njeriu kur falet me imamin derisa ai të largohet, i llogaritet sikur të jetë falur gjithë natën. Pastaj kur mbetën katër ditë nuk u fal me ne. Kur mbetën tri ditë, ai mblodhi familjen, gratë dhe njerëzit dhe u fal me ne derisa u frikësuam se do të na ikte felahu.” Thashë: “Çfarë është felahu?Ai tha: “Syfyri.” Pastaj nuk u fal me ne pjesën e mbetur të muajit.”[3]

Përpjekja e madhe në dua (lutje)

Një nga veprat më të rëndësishme me të cilat muslimani i gjallëron netët e dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit është shtimi i duasë drejtuar Allahut të Madhëruar. Muslimani duhet të përpiqet shumë në dua gjatë këtyre ditëve dhe netëve të bekuara, sepse është më e mundshme që ajo të pranohet. Është transmetuar nga Nu‘man ibn Beshir (r.a) se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Duaja është adhurim.” Pastaj lexoi ajetin: “Dhe Zoti juaj tha: Më lutuni Mua që t’ju përgjigjem. Me të vërtetë ata që tregojnë mendjemadhësi ndaj adhurimit Tim do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar.[4]”[5]

Muslimani duhet të kërkojë kohët e veçanta që janë më afër pranimit të duasë. Ndër to janë:

Duaja ndërmjet ezanit dhe ikametit. Profeti (a.s) ka thënë: “Duaja ndërmjet ezanit dhe ikametit nuk refuzohet.”[6]

Duaja pas dhikreve të namazit farz. Imam Ibn Kajjimi (r. h) ka përmendur se ajo që nuk pëlqehet është që duaja të bëhet menjëherë pas përfundimit të namazit. Por nëse bëhet pas dhikreve të namazit, pas lavdërimit të Allahut dhe dërgimit të salavateve mbi Profetin (a.s), atëherë ajo është e pëlqyer. Është e pëlqyer të bëhet dua pas çdo lavdërimi ndaj Allahut dhe pas çdo salavati mbi Profetin (a.s)

Duaja e kunutit.  Enesi (r.a) tregon se “Profeti (a.s) bëri kunut për një muaj pas rukusë, duke u lutur kundër disa fiseve arabe.”[7] Transmetohet nga Hasani, djali i Ali ibn Ebi Talibit (r.a.), i cili ka thënë: “I Dërguari i Allahut (a.s) më mësoi disa fjalë që t’i them në vitër: O Allah, më udhëzo mes atyre që i ke udhëzuar, më jep shëndet mes atyre që i ke dhënë shëndet, më merr në mbrojtje mes atyre që i ke marrë në mbrojtje, më beko në atë që më ke dhënë, dhe më ruaj nga e keqja e asaj që ke caktuar. Vërtet Ti gjykon dhe askush nuk gjykon mbi Ty. Nuk poshtërohet ai që Ti e mbron. I bekuar je Ti, o Zoti ynë, dhe i Lartësuar.”[8]

Duaja në kohën e syfyrit.  I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Zoti ynë zbret çdo natë në qiellin e dynjasë kur mbetet një e treta e fundit e natës, thotë: Kush më lutet Mua që t’i përgjigjem? Kush më kërkon që t’i jap? Kush më kërkon falje që ta fal?”[9]

Duaja në momentin e iftarit. Profeti (a.s) ka thënë: “Çdo vepër e birit të Ademit shumëfishohet: një e mirë nga dhjetë deri në shtatëqind herë. Allahu i Madhëruar thotë: Përveç agjërimit; ai është për Mua dhe Unë shpërblej për të. Ai e lë dëshirën dhe ushqimin e tij për hirin Tim. Për agjëruesin ka dy gëzime: një gëzim kur bën iftar dhe një gëzim kur të takojë Zotin e tij. Dhe aroma e gojës së agjëruesit është më e mirë tek Allahu se aroma e miskut.”

Leximi i Kuranit

Muslimani duhet të përpiqet në këto dhjetë ditë në marrëdhënien e tij me Kuranin Fisnik, duke përdorur një larmi adhurimesh që lidhen me Kuranin, si: leximin, dëgjimin, meditimin, si dhe duke e zgjatur namazin me lexim të Kuranit.

Profeti (a.s) vazhdonte të lexonte Kuran gjatë netëve të dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit.  “I Dërguari i Allahut (a.s) na mësonte Kuran në çdo gjendje, përveç kur ishte në gjendje xhunubllëku.”[10]

Kjo sepse Kurani në netët e dhjetë ditëve të fundit e forcon shpirtin, është burim i dijes dhe mbrojtje nga sprovat . Është transmetuar nga Harith ibn Abdullah el-Hemedani, i cili ka thënë: “Kalova në xhami dhe pashë njerëzit të merreshin me biseda të ndryshme. Hyra te Aliu dhe ia tregova. Ai tha: A e kanë bërë këtë? Thashë: Po. Ai tha: Unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (a.s) duke thënë: Do të ketë fitne (sprova). Unë thashë: Cila është rrugëdalja prej saj, o i Dërguari i Allahut? Ai tha: Libri i Allahut. Në të gjendet lajmi i atyre që kanë qenë para jush, lajmi i atyre që do të vijnë pas jush dhe gjykimi për çështjet mes jush. Ai është fjala vendimtare dhe jo shaka. Kush e lë atë nga mendjemadhësia, Allahu e shkatërron; kush kërkon udhëzim diku tjetër përveç tij, Allahu e humb. Ai është litari i fortë i Allahut, përkujtimi i urtë dhe rruga e drejtë. Me të nuk devijojnë dëshirat, nuk ngatërrohen gjuhët, dijetarët nuk ngopen prej tij, nuk vjetrohet nga përsëritja e shumtë dhe mrekullitë e tij nuk mbarojnë. Kur xhindët e dëgjuan atë, nuk pushuan derisa thanë: ‘Ne kemi dëgjuar një Kur’an të mrekullueshëm, i cili udhëzon drejt rrugës së drejtë, prandaj ne besuam në të.’[11]. Kush flet sipas tij thotë të vërtetën, kush vepron sipas tij shpërblehet, kush gjykon me të është i drejtë dhe kush thërret në të është udhëzuar në rrugën e drejtë.” Pastaj ai tha: “Merre këtë, o Aver.”[12]

Prandaj muslimani duhet të shtojë sa më shumë leximin e Kuranit në netët e dhjetë ditëve të fundit, sipas mundësisë së tij, veçanërisht gjatë këtyre ditëve të bekuara, duke u përpjekur dhe duke marrë nga burimi i pashtershëm i Librit të Allahut të Madhëruar.

Sadakaja

Një nga veprat e mira me të cilat robi i afrohet Zotit të tij, sidomos në ditët dhe netët e dhjetë ditëve të fundit, është shtimi i sadakasë. Allahu i Madhëruar i ka përshkruar besimtarët duke thënë: “Dhe nga ajo që Ne u kemi dhënë, ata japin (në rrugën e Allahut).”[13]  Po ashtu ka thënë: “Ata që japin pasurinë e tyre natën dhe ditën, fshehurazi dhe haptazi, e kanë shpërblimin e tyre te Zoti i tyre; për ta nuk ka frikë dhe nuk do të pikëllohen.”[14]

Transmetohet nga Harithe ibn Vehb (r.a) se ka thënë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (a.s) duke thënë: “Jepni sadaka, sepse do të vijë një kohë kur njeriu do të ecë me sadakanë e tij dhe ai që do t’ia japë do të thotë: Sikur të ma kishe sjellë dje do ta kisha pranuar; por tani nuk kam nevojë për të. Dhe ai nuk do të gjejë askënd që ta pranojë prej tij.”[15]

Dhikri (përmendja e Allahut)

Muslimani duhet të shtojë përmendjen e Allahut, veçanërisht në netë si netët e dhjetë ditëve të fundit, dhe të marrë nga dhikri sa të mundet. Dhikri ishte një porosi e Profetit (a.s) për sahabët dhe për umetin. Është transmetuar nga Abdullah ibn Busr (r.a) se një njeri tha: “O i Dërguari i Allahut, dyert e mirësisë janë të shumta dhe unë nuk mund t’i bëj të gjitha. Më trego diçka pas së cilës të kapem fort dhe mos ma shto shumë që të mos harroj. Profeti (a.s) tha: “Le të jetë gjithmonë gjuha jote e njomë me përmendjen e Allahut.”[16]

Kërkimi i Natës së Kadrit

Ndër veprat më të mëdha në netët e dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit është kërkimi i Natës së Kadrit, e cila është më e mirë se një mijë muaj.

“Të Dërguarit të Allahut (a.s) iu treguan jetët e njerëzve para tij, dhe sikur iu duk se jeta e umetit të tij ishte më e shkurtër dhe nuk do të arrinin veprat që kishin arritur të tjerët për shkak të jetës së gjatë. Atëherë Allahu i dha Natën e Kadrit, e cila është më e mirë se një mijë muaj.”[17]

Profeti (a.s) nxiste që në këtë natë të kërkohej falja. Aishja (r.a) ka thënë: “Thashë: O i Dërguari i Allahut, nëse e arrij Natën e Kadrit, çfarë të them?” Ai tha: “Thuaj: O Allah, Ti je Falës dhe Bujar, e do faljen, prandaj më fal.”[18]

Sa i përket përcaktimit të saj në natën e njëzet e shtatë, siç është përhapur te njerëzit sot, në Sahihun e Muslimit transmetohet nga Ubej ibn Ka‘b se ka thënë: “Pasha Allahun, unë e di atë natë; është nata në të cilën i Dërguari i Allahut (a.s) na urdhëroi të falemi në natën e njëzet e shtatë.”

Megjithatë transmetimet ndryshojnë dhe më e sakta është që ajo të kërkohet në të gjitha netët e dhjetë ditëve të fundit.

Adhurimet shoqërore

Gjallërimi i këtyre netëve dhe ditëve nuk kufizohet vetëm në adhurimet individuale, por përfshin edhe adhurimet shoqërore. Dihet se dobia që u sjell të tjerëve është më e madhe në shpërblim tek Allahu sesa ajo që kufizohet vetëm tek vetja.

Ushqimi i agjëruesve në iftar

Muslimani duhet t’i gjallërojë këto ditë duke treguar mëshirë ndaj të varfërve dhe nevojtarëve dhe duke ushqyer agjëruesit në iftar. I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Kush i jep iftar një agjëruesi, ka shpërblim si ai, pa iu pakësuar aspak shpërblimi agjëruesit.”[19]

Mbajtja e lidhjeve farefisnore

Muslimani duhet të mbajë lidhjet farefisnore në këto ditë të bekuara, qoftë edhe me telefon apo përmes mjeteve të komunikimit. Profeti (a.s) ka thënë: Allahu i Madhëruar ka thënë: “Unë jam Allahu dhe jam Er-Rrahman. Unë e krijova farefisninë dhe i dhashë asaj një emër nga emrat e Mi. Kush e mban atë, Unë e mbaj; dhe kush e këput, Unë e këpus.”[20]

Shërbimi ndaj muslimanëve

Nga adhurimet shoqërore është edhe ndihma dhe shërbimi ndaj vëllezërve muslimanë, duke u dhënë atyre ndihmë dhe mbështetje. Shpërblimi i kësaj është edhe më i madh në këto ditë për dy arsye:

1 – Sepse ndodh në muajin e Ramazanit, kur veprat shumëfishohen.

2 – Për shkak të vështirësive dhe sprovave që kanë goditur njerëzit.

Profeti (a.s) ka thënë: “Kush ia largon një besimtari një vështirësi nga vështirësitë e kësaj bote, Allahu do t’ia largojë një vështirësi nga vështirësitë e Ditës së Kiametit. Kush ia lehtëson një njeriu që është në vështirësi, Allahu do t’ia lehtësojë në këtë botë dhe në botën tjetër. Kush e mbulon një musliman, Allahu do ta mbulojë në këtë botë dhe në botën tjetër. Allahu është në ndihmën e robit përderisa robi është në ndihmën e vëllait të tij.”

Komunikimi shoqëror

Nga adhurimet shoqërore që lidhen me kohën është edhe komunikimi mes muslimanëve, duke pyetur për gjendjen e njëri-tjetrit dhe duke bërë dua për ta në kohën e iftarit. Njerëzit sot nuk mund të bëjnë pa këto mjete moderne komunikimi, prandaj le të përdoren për atë që sjell dobí dhe bindje ndaj Allahut.

Përfundim

Muslimani nuk duhet ta nënvlerësojë asnjë vepër të mirë që bën në këto ditë të bekuara dhe nuk duhet të mendojë se vetëm veprat e tij e bëjnë të fitojë faljen. Në të vërtetë, ajo është mirësia dhe mëshira e Allahut.

Prandaj le të jenë veprat e mira një mjet për të kërkuar faljen e Allahut, dhe muslimani duhet të jetë i bindur se falja, në fillim dhe në fund, është vetëm nga Allahu, Falësi dhe Mëshiruesi.

Autor: Mes’ud Sabri

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Tirmidhiu dhe Nesaiu.

[2] – Muslimi.

[3] – Ebu Daudi, Darimiu…etj.

[4] – Sure Gafir: 60.

[5] – Tirmidhiu.

[6] – Ebu Daudi, Tirmidhu … etj.

[7] – Buhariu dhe Muslimi.

[8] – Ebu Daudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu.

[9] – Buhariu dhe Muslimi.

[10] – Tirmidhiu.

[11] – Sure Xhin: 1-2.

[12] – Tirmidhiu.

[13] – Sure Bekare: 3.

[14] – Sure Bekare: 274.

[15] – Buhariu dhe Muslimi.

[16] – Tirmidhiu.

[17] – Muvvata.

[18] – Tirmidhiu.

[19] – Tirmidhiu.

[20] – Tirmidhiu dhe Ebu Daudi.

Agjërimi në udhëtim
Prishja e agjërimit në udhëtim e sipër është një lehtësim, për të cilin të gjithë dijetarët kanë mendim unanim. Sakaq, debatet shfaqen lidhur me faktin nëse është më mirë të agjërosh gjatë udhëtimit, apo ta prishësh. Shumica e dijetarëve mendojnë se është më mirë të agjërohet gjatë udhëtimit, nëse udhëtimi është i lehtë dhe pa vuajtje e vështirësi. Kushdo që i studion hadithet e cekura në këtë aspekt, e kupton se i dërguari i Allahut (a.s) nuk e lejonte prishjen e agjërimit gjatë udhëtimit, veçse si përjashtim kur agjërimi bëhej tejet i vështirë dhe i papërballueshëm. Prandaj, për një udhëtar të ditëve të sotme, kur dhe vuajtjet dhe vështirësitë e udhëtimit janë minimizuar, është më mirë të agjërojë dhe mos e prishë.

Thotë prof. Dok. Abdul Fettah Idris, profesor i fikut krahasues në Ez’her:

Dijetarët myslimanë kanë mendim unanim se agjëruesit i lejohet ta prishë agjërimin gjatë Ramazanit, nëse është në udhëtim, në atë distancë ku i lejohet të shkurtojë dhe namazin. Debati mes tyre ka lidhje me faktin nëse është më mirë të agjërohet gjatë udhëtimit, apo të prishet. Leja për prishjen e agjërimit është e kushtëzuar me udhëtimin. Thotë Zoti në Kuran:”nëse ndonjëri prej jush është i sëmurë ose duke udhëtuar, le të agjërojë aq ditë sa i ka prishur në ditët e tjera pas.”[1]

Pra, nëse dikush prej jush është i sëmurë apo në udhëtim dhe e prish agjërimin, ditët që nuk i ka agjëruar mund t’i kompensojë më vonë.

Shumica e sahabëve, brezit të tabi’inëve dhe katër imamët, mendojnë se agjërimi në udhëtim është më i mirë se prishja. Kjo, nëse agjërimi është i mundur dhe nuk shoqërohet me vuajtje dhe vështirësi. Këtë gjykim të tyrin, e kanë mbështetur në disa hadithe:

Tregon Aisheja, Zoti qoftë i kënaqur me të: ”Dola me të dërguarin e Zotit (a.s) për të kryer Umren gjatë Ramazanit. Ai e prishi agjërimin, kurse unë jo, ai e shkurtoi namazin kurse unë jo. E çuditur unë e pyeta:”O i dërguar i Allahut! Unë agjërova kurse ti e prishe, unë i fala namazet e plota kurse ti i shkurtove!” Ai u përgjigj:”Të lumtë o Aishe!”

Pra, Profeti (a.s) e vlerësoi aktin e Aishes e cila nuk e prishi agjërimin edhe pse ishte në udhëtim, ndërkohë që mund ta kishte prishur. Kjo tregon se agjërimi në udhëtim është më i mirë se prishja.

Transmeton Ebu Seid El-hudrij: ”U nisëm drejt Mekes me të dërguarin e Allahut gjatë Ramazanit. Kur mbërritëm në një vend të caktuar, ai na tha:”Ju i jeni afruar armikut tuaj dhe shoh se është më mirë ta prishni agjërimin.” Megjithatë, disa prej nesh e prishën dhe disa të tjera e mbajtën agjërimin. Kur mbërritëm në një vend tjetër, Profeti (a.s) na tha: ”Jemi afruar shumë pranë armiqve tuaj, prandaj më mirë ta prishni agjërimin. Kështu që prisheni!” Në këtë rast, ai ishte më i vendosur dhe të  gjithë ne e prishëm.” Mandej, Ebu Seidi thotë:”Herë të tjera ne kemi agjëruar bashkë me Profetin (a.s) edhe gjatë udhëtimit.”

Transmeton Ebu Darda: ”Dolëm me të dërguarin e Allahut (a.s) në një ditë të nxehti të muajit Ramazan. Aq nxehtë ishte saqë mbulonim kokat me duar. Askush prej nesh nuk agjëronte, përveç të dërguarit të Zotit (a.s) dhe Abdullah ibn Revaha.”

Kështu, fakti që Profeti (a.s) dhe shokët e tij orvateshin që të agjërojnë edhe në udhëtim, tregon se agjërimi në këtë rast është më i mirë se prishja. Ekzistojnë disa hadithe të tjera të cilat tregojnë se Profeti (a.s) e ka lejuar prishjen e agjërimit gjatë udhëtimit, me qëllim që edhe shokët e tij të ndjekin të njëjtat gjurmë dhe ta lehtësojnë udhëtimin. Aq më tepër që ata nuk vepronin veçse atë që vepronte Profeti (a.s).

Transmeton Xhabir ibn Abdilah se i dërguari i Allahut (a.s) u nis drejt Mekes në muajin Ramazan, në të njëjtin vit që ishte marrë Meka. Ai e mbajti agjërimin derisa arriti në Kiraul Gamim, po ashtu dhe njerëzit. Atje, ai kërkoi një enë me ujë të cilën e ngriti lart derisa e dalluan të gjithë njerëzit, e mandej piu ujë duke e prishur agjërimin. Pas kësaj ndodhie, dikush i thotë: O i dërguar i Allahut! Disa njerëz e mbajtën agjërimin dhe nuk e prishën. ”Ai i tha: ”Ata janë gjynahqarë. Ata janë gjynahqarë.”

Në një transmetim tjetër të Xhabirit: ”Profetit (a.s) iu tha: ”Njerëzit i ka rënduar shumë agjërimi.” Atëherë ai kërkoi një enë me ujë pas iqindie dhe piu prej saj, ndërkohë që të gjithë e panë. Pas tij, e prishën agjërimin dhe një pjesë e myslimanëve, kurse një pjesë tjetër e mbajtën. Kur Profeti (a.s) dëgjoi se disa nuk e prishën agjërimin tha: ”Ata janë gjynahqarë, ata janë gjynahqarë.”

Në një transmetim të tretë të Ibn Abasit, ai thotë: ”Vitin që morëm Mekën, Profeti (a.s) u nis për në Mekë gjatë Ramazanit. Kur kaloi pranë një burimi në rrugë në kohën e drekës, të gjithë njerëzit i kishte mbërthyer etja. Ata ia zgjasnin kokat që ti shohë Profeti (a.s), i cili kërkoi një enë me ujë. Mandej e ngriti lart enën derisa e panë njerëzit dhe piu prej saj. Edhe njerëzit e tjerë pinë pas tij.”

Të gjithë transmetimet e mësipërme, tregojnë se Profeti (a.s) dhe shokët e tij e fillonin agjërimin edhe ditën e udhëtimit. Profeti (a.s) nuk i lejonte ta prishin agjërimin veçse pas iqindie, kur e kuptonte se agjërimi i ka sfilitur dhe rënduar. Vetë myslimanët refuzonin ta prishin agjërimin, derisa ta prishte i dërguari i Zotit (a.s) më parë. Për këtë, Profeti (a.s) e ngrite enën me ujë lart që ta dallojnë të gjithë se ai vetë po e prish agjërimin dhe ata të vepronin të njëjtën gjë më pas.

Thotë Ebu Seid El-hudrij:” Profeti (a.s) u afrua tek një pellg me ujë shiu, ndërkohë që myslimanët udhëtonin në këmbë, agjërueshëm në një ditë të nxehtë vere. Teksa qëndronte mbi mushkë, Profeti (a.s) u tha: ”Pini o njerëz!” Ata refuzuan. Mandej u tha:”Unë nuk jam si juve, pasi jam në kushte më komode. Unë udhëtoj i hipur mbi mushkë.” Megjithatë, njerëzit sërish refuzuan ta prishin agjërimin. Atëherë, Profeti (a.s) përkuli gjunjët dhe u ul e piu ujë, edhe pse nuk donte ta prishë. Mandej të gjithë njerëzit e pasuan. “

Edhe ky hadith, si hadithet e tjera tregon se Profeti (a.s) e mbante agjërimin edhe gjatë udhëtimit dhe nuk lejonte të prishej, pasi e konsideronte se agjërimi në udhëtim është më i mirë se prishja. Ai e lejonte prishjen e agjërimit vetëm atëherë kur rëndoheshin myslimanët. Vetë myslimanët nuk pranonin ta prishin agjërimin, pa e prishur vetë i dërguari i Allahut.

Nëse shohim në ditët tona, ku udhëtari nuk ndjen vështirësi edhe sikur ti bjerë tokës rreth e qark, aq sa ndjen dikush që kalon nga një fshat në një tjetër, kuptojmë se për udhëtarin është më mirë të agjërojë sado e gjatë të jetë distanca dhe cilido qoftë mjeti i udhëtimit.

Megjithatë, Zoti e di më mirë.

Autor: Dr. Prof. Abdul Fettah Idris

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Bekare: 184.

Dhënia e zekatit gruas, prindërve, fëmijëve, vëllezërve apo të afërmëve
Sa i përket gruas, nuk lejohet që t’i jepet asaj zekati me tërësi, sepse gruaja e njeriut është pjesë e tij, siç ka thënë Allahu: “Dhe nga argumentet e Tij është se Ai krijoi për ju nga vetvetja tuaj bashkëshortë”[1] Pra, gruaja është pjesë e burrit, dhe shtëpia e martesës është shtëpia e saj dhe e tij. Për këtë, Allahu thotë: “Kur të divorconi gratë, divorconi ato për kohën e llogaritjes së saj, dhe llogarisni kohën e pritjes, dhe frikësohuni Allahut, Zotin tuaj. Mos i nxirrni ato nga shtëpitë e tyre”[2]. Pra, shtëpia e saj është shtëpia e martesës, shtëpia e gruas.

Pasuria e burrit është pasuria e gruas; nëse ai i jep atyre, në të vërtetë po i jep vetvetes. Dhe a lejohet që njeriu t’i japë vetes së tij?

Për këtë arsye, dijetarët janë të një mendimi se nuk lejohet që burri t’i japë gruas së tij nga zekati i tij. Po ashtu, nuk lejohet që t’i japë fëmijëve të tij, sepse edhe ata janë pjesë e tij, siç transmetohet në hadith: “Dhe fëmijët tuaj janë nga fitimi juaj”[3] Po ashtu, edhe prindërit janë pjesë e tij.

Megjithatë, Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, lejon që nëse fëmija ka prindër të varfër dhe nuk mund të përballojë shpenzimet e tyre, ai të japë zekatin e tij për prindërit në këtë rast. Kjo gjithashtu është e lejuar.

Sa i përket vëllezërve, nëse janë të varfër, dijetarët kanë mendime të ndryshme. Nëse ata janë të varfër dhe shpenzimet e tyre i takojnë personit, a mund t’u japë atyre nga zekati?

Ndoshta mendimi më i saktë dhe më i fortë është se vëllai mund t’u japë vëllezërve të tij të varfër nga zekati i tij, sipas përgjithësisë së teksteve. Duke përjashtuar nga kjo përgjithësi gruan, fëmijët dhe prindërit, vëllezërit mbeten brenda përgjithësisë. Pra, lejohet që vëllai t’u japë vëllezërve të tij nga zekati, edhe nëse ai ka detyrimin e shpenzimeve për ta.

Sa i përket të afërmve të tjerë, siç janë tezja, hallja, mbesa e dajës, mbesa e hallës, mbesa e tezës dhe të tjerë, u jepen nga zekati dhe nuk ka ndonjë pengesë në tërësi.

Sa i përket vëllezërve të pasur, atyre nuk u lejohet kurrsesi t’u jepet zekat. Nuk lejohet që një i pasur të marrë nga zekati, qofshin vëllezër apo të tjerë. Siç ka thënë Profeti (a.s): “Nuk lejohet që zekati t’i jepet të pasurit, as atij që është i shëndoshë dhe i fuqishëm”[4]. Kjo i referohet personit që ka forcë dhe shëndet të plotë.

Në një hadith tjetër, Profeti (a.s) e  ka përshkruar zekatin duke thënë se ajo “merret nga të pasurit e tyre dhe u jepet të varfërve të tyre”. Dhënia për të pasurin e prish urtësinë dhe qëllimin e ligjit të Allahut në këtë rast.

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Rum: 21.

[2] – Sure Talak: 1.

[3] – Ebu Daudi dhe Nesai.

[4] – Ebu Daudi, Tirmidhiu dhe Ahmeti.

Ramazani dhe identiteti gjithëpërfshirës: Si e mishëroi Sakifja e Beni Saides harmoninë kulturore
Muaji i Ramazanit konsiderohet një nga shfaqjet më të spikatura të kulturës islame, pasi myslimanët përgjatë historisë kanë arritur ta rrënjosin filozofinë e tij në mbarë botën, nga skajet e perëndimit deri në kodrat e lindjes. Larmia e popujve myslimanë ka kontribuar në pasurimin e këtij muaji me një mori zakonesh dhe traditash që janë bërë pjesë e strukturës së tij kulturore.

Nuk mund të neglizhohet as roli i marketingut tregtar, i cili e ka investuar me zgjuarsi emocionin fetar; shitja e ushqimeve të veçanta, e objekteve simbolike si gjysmëhënat dhe fenerët, si dhe simbole të tjera, ka ndihmuar në formimin e një përjetimi shpirtëror me karakter kulturor, të lidhur me rrënjët e popujve myslimanë. Ajo që prek zemrën e një marokeni është e njëjta gjë që prek zemrën e një pakistanezi; megjithëse mjetet ndryshojnë, përbashkësia emocionale mbetet e njëjtë.

Këto simbole janë ngulitur në ndërgjegjen kolektive, aq sa pamja e fenerit është lidhur në mënyrë të natyrshme me muajin e bekuar. Kjo tregon se njeriu bashkëkohor është më pranë se kurrë komunikimit simbolik përtej kulturave, në një kohë kur trashëgimia fetare ndërthuret me zakonet shoqërore, duke formuar një kulturë të përbashkët ramazanore, e cila ndryshon në shprehje, por ngjan në thelb.

Formimi i kulturës dhe vështirësia e integrimit

Formimi i një kulture të përbashkët brenda çdo shoqërie, qoftë fetare apo civile, është ndër dukuritë më të ndërlikuara shoqërore; sepse popujt nga natyra priren të ruajnë veçantinë e tyre dhe, ndonjëherë, madje të synojnë dominim kulturor.

Shpesh përmendet rasti i Indisë, ku shumica e hindusëve jeton prej shekujsh me një pakicë myslimane. Megjithë historinë e përbashkët, tensionet vazhdojnë të përsëriten herë pas here. Kjo tregon se bashkëjetesa në kohë, e vetme, nuk mjafton për të krijuar një integrim të thellë kulturor.

Këtu shfaqet problematika e identitetit: a mjafton identiteti kombëtar për të krijuar një harmoni të vërtetë, apo harmonia e thellë kërkon një lidhje emocionale që shkon përtej përkatësisë gjeografike?

Sakifja e Benu Saides si model i integrimit fetar

Pas vdekjes së Profetit (a.s), myslimanët u përballën me provën e parë vendimtare të unitetit të tyre. Në Sakifen e Benu Saides, ensarët dhe muhaxhirët u mblodhën për të zgjedhur një halif. Secili grup kishte konsiderata që mund të çonin në një përçarje të madhe. Megjithatë, diskutimi përfundoi me besëlidhjen ndaj Ebu Bekrit (r.a), në një skenë që pasqyronte vënien e lidhjes fetare mbi konsideratat fisnore.

Ai çast përfaqësoi themelimin e asaj që mund të quhet “kontratë kulturore fetare”, ku dallimet dytësore u zbehën përpara unitetit të besimit. Që prej atij momenti, në Medinë nuk kishte më muhaxhirë dhe ensarë si dy kategori të ndara, por një shoqëri myslimane të bashkuar nën një udhëheqje politike legjitime.

Identiteti fetar si shtysë për harmoninë kulturore

Disa mund të mendojnë se integrimi fetar ishte një gjendje e veçantë e lidhur me brezin e sahabëve dhe se prania e Profetit (a.s) para kësaj ishte faktori vendimtar. Kjo është pjesërisht e vërtetë; megjithatë, prova e vërtetë e unitetit u realizua vetëm pas vdekjes së tij, kur mungoi referenca e drejtpërdrejtë dhe mbeti trashëgimia e vlerave si autoritet udhëheqës.

Megjithatë, të thuhet se feja është i vetmi motor i harmonisë kulturore kërkon njëfarë kujdesi; përvojat njerëzore tregojnë se disa shoqëri shumëfetare kanë arritur të ndërtojnë identitete kombëtare të qëndrueshme përmes institucioneve të forta civile dhe ligjore.

Dallimi thelbësor qëndron në thellësinë e lidhjes: identitetet e ndërtuara mbi interesa mund të kenë sukses në organizim, por shpesh u mungon përmasa emocionale që ofron lidhja e besimit.

Ramazani si vazhdim i “kontratës kulturore” islame

Nga ky këndvështrim, Ramazani mund të kuptohet si vazhdim i asaj kontrate kulturore fetare. Myslimani në United Kingdom sheh vëllanë e tij në Japoni duke ndarë të njëjtin agjërim, të njëjtën sofrë iftari dhe të njëjtat rite. Pavarësisht ndryshimit të gjuhës, racës apo kulturës lokale, kriteri i përkatësisë fetare krijon një hapësirë të përbashkët emocionale që i tejkalon dallimet.

Në të kundërt, mund të ndodhë që dy persona të jetojnë në të njëjtën lagje, me të njëjtën përkatësi etnike, por dallimi i thellë në kriterin kulturor mes tyre ta bëjë distancën shpirtërore më të madhe sesa duket gjeografikisht.

Ky kohezion i përsëritur ndër shekuj, pavarësisht luftërave, krizave dhe përçarjeve, tregon se vetëdija kulturore fetare ka mbetur një element i qëndrueshëm në ndërgjegjen e popujve myslimanë. Ramazani, me ritualet e tij kolektive dhe simbolet e përbashkëta, është një nga shfaqjet më të dukshme të kësaj qëndrueshmërie.

Përfundim

Kultura nuk është thjesht rituale që praktikohen apo slogane që ngrihen; ajo është pasqyrim i asaj që rrënjoset thellë në ndërgjegjen kolektive të kombeve. Nëse identitetet kombëtare ndërtohen mbi kufij gjeografikë dhe interesa politike, identiteti fetar — kur rrënjoset në ndërgjegje — i tejkalon këta kufij dhe krijon një ndjenjë përkatësie më të gjerë dhe më të thellë.

Ramazani, në përmasën e tij gjithëpërfshirëse, nuk është vetëm një muaj adhurimi, por një dëshmi e gjallë e aftësisë së besimit për të formësuar një kulturë përtej kontinenteve, të aftë të bashkojë të ndryshmet nën një kuptim të përbashkët, edhe nëse gjuhët dhe ngjyrat e tyre ndryshojnë. Ndërsa interesat ndryshojnë dhe aleancat lëkunden, ndjenja e përbashkët mbetet elementi më i qëndrueshëm në formësimin e unitetit të popujve.

Prandaj, studimi i Ramazanit si dukuri kulturore nuk mund të ndahet nga studimi i fesë si forcë themeluese e identitetit; sepse aty ku ekziston kuptimi i thellë, ekziston edhe gatishmëria për integrim të vërtetë, jo mbi domosdoshmëri, por mbi bindje dhe zgjedhje.

Autor: Ahmet Haxhili

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

Roli i Ramazanit në përballjen me globalizimin
Globalizimi, ashtu siç po e shohim të konkretizohet në realitet prej dekadash, synon të heqë të gjitha pengesat që qëndrojnë përpara perëndimorizimit të botës sipas versionit amerikan, pavarësisht dëshirës së kujtdo, qofshin ato ligje, ide, zakone apo vendime.

Teoricienët e globalizimit, i cili synon amerikanizimin e botës, e kuptojnë se vetëm Islami zotëron një kulturë të qëndresës ndaj globalizimit në kuptimin e tij perëndimorizues, dhe se muslimanët janë ndër ata që kanë më shumë vatra rezistence ndaj rrymave të imitimit dhe amerikanizimit negativ, për shkak të veçorive dhe elementeve të fuqisë së brendshme që Islami posedon.

Së pari: Veçoritë e Islamit

Fuqia e brendshme e këtij feje buron nga një sërë veçorish me të cilat ai dallohet dhe tejkalon të gjitha fetë dhe rrymat e tjera. Ndër më të rëndësishmet janë:

1 – Burimi i tij hyjnor, i cili e bën atë të karakterizohet nga përsosmëria, ekuilibri dhe drejtësia, dhe e ruan nga shtrembërimi, ndryshimi apo përpjekjet për ta tretur e shkrirë.

2 – Gjithëpërfshirja e mësimeve të tij, që përfshin të gjitha fushat e jetës, duke i mundësuar të rregullojë çdo dimension të saj dhe të garantojë realizimin e lumturisë për pasuesit e tij, si në kuptimin material, ashtu edhe në atë shpirtëror.

3 – Natyrshmëria (përputhja me fitrën), e cila e bën Islamin t’u përgjigjet të gjitha nevojave të njeriut, qoftë atyre që burojnë nga natyra e tij tokësore, qoftë atyre që lidhen me frymën hyjnore të frymëzuar në të; duke i dhënë mundësi të bashkojë idealen me realen dhe të harmonizojë materien me shpirtin, si dhe këtë botë me botën tjetër.

4 – Vendosja e të drejtave të njeriut në qendër të objektivave më të spikatura adhurimore dhe legjislative, duke mbrojtur fenë, arsyen, jetën, nderin dhe pasurinë. Në Islam nuk ka teokraci; ai është një fe që zbriti nga i Pasuri (Allahu), i Cili nuk ka nevojë për adhurimin e krijesave, për t’i udhëzuar të varfrit drejt Krijuesit të tyre, me synimin për t’i lumturuar njerëzit në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër, për t’i çliruar nga çdo formë robërie dhe për t’u dhënë drejtësinë në kuptimin e saj të gjerë dhe gjithëpërfshirës.

5 – Bashkimi i harmonishëm ndërmjet të pandryshueshmeve që sigurojnë unitetin e muslimanëve dhe të ndryshueshmeve që mishërojnë lirinë e tyre, duke e ndërtuar rregullimin e jetës mbi ndërthurjen e arsyes me tekstin e shpallur dhe duke përzier qëndrueshmërinë me zhvillimin, apo autenticitetin me bashkëkohoren.

Së dyti: Roli i Ramazanit në përballjen me trenin e globalizimit

Nga këtu kalojmë në njohjen e rolit të agjërimit në ruajtjen e identitetit të umetit islam nga tretja dhe deformimi, gjë për të cilën Perëndimi përpiqet nën emërtime të ndryshme, ndër më kryesoret: globalizimi dhe “ibrahamizmi”.

Shkurtimisht, kjo çështje bëhet e qartë përmes pikave në vijim:

1 – Kundërshtimi i tretjes së kufijve kulturorë ndërmjet qytetërimeve. Ramazani e shfaq qartë dallueshmërinë e umetit islam nga të tjerët. Ky muaj është një nga shenjat më të rëndësishme të sistemit të veçantë dhe të pavarësisë islame, i cili manifestohet me madhështi në mbarë botën.

2 – Rezistenca ndaj kulturës së konsumit dhe lakmisë epshore, që është një nga tiparet e globalizimit ekonomik, të ushqyer nga korporatat shumëkombëshe të përfshira nga etja për fitim dhe mania e grumbullimit të pasurisë. Ramazani e kundërshton këtë përmes orëve të gjata të agjërimit dhe largimit të njerëzve nga shumë produkte konsumi të zakonshme. Fatkeqësisht, moszbatimi siç duhet i objektivave të agjërimit nga shumë muslimanë i zvogëlon frytet e këtij muaji, si në këtë aspekt, ashtu edhe në të tjerë.

3 – Formimi i njeriut, liria e të cilit buron nga brendësia e tij, përmes qëndresës ndaj çdo forme robërie dhe mosnënshtrimit ndaj “kulturës së turmës”, pavarësisht mjeteve të joshjes apo metodave të mashtrimit. Agjërimi nga ushqimi, pijet dhe gjëra të tjera përbën një trajnim praktik të rëndësishëm në këtë drejtim. Madje ai vazhdon për një muaj të plotë çdo vit, një periudhë e mjaftueshme për këdo që dëshiron të çlirohet nga robëria e epsheve dhe zakoneve shtypëse.

4 – Rikthimi i vlerës së frymës shpirtërore, me të cilën bijtë e Ademit merituan nderimin e Allahut, duke u bërë qenia qëllimore në këtë ekzistencë; deri në atë masë sa edhe melaiket i shërbejnë atij në fusha të ndryshme. Kjo kërkon lartësimin e gjithçkaje që është njerëzore në kuptimin e saj të lartë (aspiratave shpirtërore) mbi atë thjesht trupore (epshet tokësore).

Meqë globalizimi ushqen frymën e epsheve dhe e lartëson materien, atëherë agjërimi, namazi, sadakaja, dhikri dhe leximi i Kuranit kontribuojnë të gjitha në përballjen me hovin globalist që në rrugën e tij shkel shumë vlera, norma dhe tradita.

5 – Revolta kundër monotonisë, e cila i shndërron njerëzit në objekte apo makina brenda mekanizmit të ekonomisë globale, të kontrolluar nga magnetët e Perëndimit. Ramazani e përmbys stilin e jetës që nga nata e parë dhe e ndihmon muslimanin — nëse ai dëshiron — të thyejë kallëpet e ngurta dhe të rebelohet kundër modeleve që e robërojnë, duke e kthyer në një pjesë të një makinerie pa vullnet, e paaftë për t’u dhënë njerëzve lumturinë e shpresuar.

6 – Aftësia e tij e jashtëzakonshme për të riparuar efektivitetin e qenies muslimane, duke e shëruar nga çarjet dhe sëmundjet që e bëjnë pjesë të “shkumës” (një masë pa peshë e pa ndikim), gjë që i nxit të tjerët ta kontrollojnë, të dominojnë mbi pushtetet e vendeve të tij dhe të përvetësojnë pasuritë e tokës së tij.

Sikur muslimanët ta trajtonin këtë muaj ashtu siç duhet, dallimi mes realitetit aktual dhe asaj që duhet të ishte do të ishte shumë i madh. Kjo kërkon nga kushdo që shqetësohet për çështjen e umetit të bëjë përpjekje të mëdha për të nxjerrë në pah objektivat e Ramazanit dhe për t’i kushtuar kujdes meditimit të Kuranit në përgjithësi, e veçanërisht në këtë muaj të bekuar.

Autor: Fuad El Benna

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com