Haxhi – Ardhmeria Online

Në kërkim të spiritualitetit në Haxh
Njerëzit mund të quhen “krijesa të shqetësuara”, sepse ata nuk janë të kënaqur me ushqime të thjeshta dhe rehatitë e krijuara. Që nga fillimi, ata janë të pushtuar nga një ndjenjë pakënaqësie rreth ambientit të tyre, e cila i nxit ata për të kërkuar perfeksionin.

Mund të themi se, pakënaqësia njerëzore është e lidhur me ekzistencën e tyre thelbësore, pra me shpirtin. Për shembull: nëse të mirat materiale dhe zhvillimet teknologjike do kënaqnin njerëzit, shtetet më të zhvilluara nuk do të kishin regjistruar rritje alarmante të numrit të vetëvrasjeve.

Kështu, problemi është kryesisht shpirtëror. Është shpirti, i cili nxiti Siddhartha-n (emri i parë i Budës) për të lënë rehatitë e pallatit të tij dhe për të kërkuar dritën (ndriçimin e mendjes). I njëjti stimulues ishte motivuesi i parë i Profetit Muhammed (a.s), kur ishte në rininë e tij, ai u vetmua në Shpellën Hira për meditim.

Mund të themi se, shtysa kryesore që i nxit njerëzit për të lënë ngrohtësinë dhe sigurinë e shtëpive të tyre, është etja shpirtërore. Është shpirti ai, i cili nxit njerëzit për të filluar pelegrinazhe të gjata në kërkim të Zotit të tyre.

Nga të gjithë pelegrinazhet, Haxhi është unik, pasi ai në mënyrë efektive shpall Njëshmërinë e Zotit, unitetin e njerëzve dhe unitetin e fesë së Zotit. Shumë jomyslimanë e keqkuptojnë rëndësinë e Mekës, si qendrën e Haxhit.

Ata mendojnë se, kjo gjë ndodh sepse Profeti Muhammed (a.s) u lind në Mekë, e prandaj myslimanët mblidhen në këtë qytet për Haxh. E vërteta është, se Shtëpia e parë, e cila u ndërtua për të adhuruar të Madhin dhe të Vetmin Zot të universit, ishte Qabja në Mekë. Ritet e Haxhit, të kryera nga miliona myslimanë çdo vit, përkujtojnë ngjarje në jetën e familjes së Profetit Ibrahim, “Babai i profetëve”, i cili nderohet dhe respektohet nga çifutët, të krishterët dhe myslimanët.

Kur po bëja tavaf (rrotullimet) rreth Qabes vitin e shkuar gjatë Haxhit, u ndesha me zëra njerëzish, bashkë me thekset e tyre te ndryshme. Njerëz me ngjyra të ndryshme dhe karakteristika fizike tipike të klimave dhe kulturave tjera, të shkrirë në një turmë masive njerëzore, silleshin rreth Qabes ngadalë, e cila si të thuash mund të quhet “Boshti i botës”.

Ti je vetëm një pikë në këtë oqean dhe befas mëson, se gjithë kjo turmë njerëzore është një. Ky ishte një shembull, kur dikush është vërtet i bindur në kuptimin e Haxhit në termat praktikë. Malkolm X (El-Haxh Malik El-Shabazz) ka shkruar rreth eksperiencës së tij:

“Më kujtohet një natë… me asgjë tjetër veç qiellit mbi kokë, qëndroja i zgjuar mes vëllezërve myslimanë të cilët flinin. Mësova që pelegrinë nga çdo vend – nga çdo ngjyrë, klasë dhe pozitë shoqërore; nga më të lartat tek më të rëndomtat – të gjithë gërhisnin në të njëjtën gjuhë”.

Kjo është me të vërtetë përvoja e gjithsecilit në udhëtimin shpirtëror, të quajtur Haxh.

Qëndrimi në Malin e Arafatit është i veçantë. Atje, i gjendur në mesin e turmës, ti je vetëm me Zotin tënd. Çliron zemrën tënde nga barra e çdo mëkati që ke bërë, duke ngritur veten tënde tek Zoti dhe duke u kapur tek Ai.

Ne myslimanët besojmë se kur u krijuam, Zoti na pyeti ne: “A jam unë Zoti juaj?”, e ne iu përgjigjëm: “Po, ne jemi dëshmitarë, se Ti je Zoti ynë”. Gjatë Haxhit, ti e kujton këtë: “O Zot, ne kemi ardhur tek Ti, duke iu përgjigjur thirrjes Tënde. Na fal gabimet tona o Zot, e na prano si krijesat e Tua!”

Pas largimit nga mali i Arafatit dhe Muzdelifeja, arrihet në zonën e Xhemerateve, për të hedhur gurët tek shtyllat. Mbylla sytë dhe mendërisht i drejtova secilin nga gurët që pata hedhur, derisa ata u grumbulluan mbi mua dhe goditën kraharorin tim.

Kjo për arsye se, djalli nuk ishte jashtë atyre shtyllave, por brenda kraharorit tim, duke më pëshpëritur mua.

Nëse gurët që hodha, nuk e goditën djallin brenda meje, kjo është sikur unë nuk e kam kryer ritualin e hedhjes së guralecëve. Kështu, qëndrova dhe u përpoqa për të larguar cytjet e djallit brenda zemrës time dhe i kërkova falje Zotit për të gjithë ndjenjat e këqija, që djalli po injektonte brenda meje.

Janë disa porosi dhe këshilla, se çfarë nuk duhet të kryejnë pelegrinët (haxhinjtë) gjatë kryerjes së Haxhit dhe kam gjetur relativisht më pak këshilla se çfarë duhet të zbatojnë haxhinjtë gjatë haxhit.

Kujto gjithmonë fjalën e Zotit në Kuranin Fisnik:

“…çfarëdo të mirë të bëni, Allahu i di ato. Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria. Prandaj, jini të devotshëm o ju të zotët e mendjes!”[1]

Kjo do të thotë: vazhdo të bësh mirë. Kur jeni në gjendje të devotshmërisë, duhet të hiqni dorë nga të bërit e shumë gjërave të zakonshme.

Për shembull, a je gati për ta përqafuar vëllain tënd, pasi je grindur me të? A je gati për të shtrirë dorën e ndihmës për dikë i cili rrëzohet nga nxitimi?

Në etjen për të fituar shpërblime tek Zoti, ke harruar si t’i fitosh ato në një mënyrë të lehtë. Ji i mirë me vëllain tënd! Pse haxhinjtë e harrojnë shpesh këtë gjë?

Jam i lumtur për një mësim të madh shpirtëror që kam fituar nga kthimi prej Haxhi, të cilin ia them vetes time sërish e sërish, “…çfarëdo të mirë të bëni, Allahu i di ato”.

Nëse haxhi i dikujt është, qëllimisht apo jo qëllimisht, i dominuar nga një kërkim i vazhdueshëm për të mira materiale, ku mbeti pjesa shpirtërore?

Autor: Hasan Hamid

Përktheu: Anderson Marku

[1] – Sure Bekare: 197.

Haxhi: Udhëtimi i zemrave
Ai ishte me të dërguarin e Allahut (a.s) kur ra nga deveja. Deveja u pengua dhe ai këputi rruazën e qafës. Vdiq! “Lajeni trupin e tij me ujë dhe sidër dhe varroseni me gjithë roba”, –  tha i dërguari i Allahut “Mos ia mbuloni kokën, e as mos e prekni me kamfur…sepse me të vërtetë, ai do t’i kthehet Allahut në gjendjen e Telbies! (Lebejke Allahume lebejk.)”[1]

Amr ibn al-Asi tregon: “Kur Islami hyri në zemrën time, shkova tek i Dërguari i Allahut (a.s) dhe i thashë: ‘Më jep dorën që të të jap besën.’ I Dërguari i Allahut (a.s) zgjati dorën e tij, por unë e tërhoqa timen. “Ç’gjë nuk shkon o Amër?” Unë i thashë: “Dua të më plotësohet një kusht”. “Cili është ai kusht?”, – tha ai. “Që Allahu të më falë”. Atëherë i dërguari i Allahut (a.s) tha: ‘A nuk e di ti se Islami i fshin të gjitha mëkatet para tij, dhe Haxhi fshin gjithçka para tij, dhe Hixhreti fshin gjithçka para tij”[2]

Shpërblimi përfundimtar

I Dërguari i Zotit (a.s) ka thënë: “Dhe për Haxhin e pranuar nuk ka shpërblim tjetër përveç Xhennetit!” Cili është ajeti i parë që ju lexoni tek surja Haxh? Ai nuk flet për Arafatin e as për shtyllat e ditës Nahr. Ai thjesht thotë: “O ju njerëz, ruajuni dënimit nga Zoti juaj, sepse dridhja pranë katastrofës së Kiametit është një llahtari e madhe. Atë ditë kur ta përjetoni atë, secila gjidhënëse braktis atë që ka për gjiri dhe secila shtatzënë e hedh par kohe barrën e vet, ndërsa njerëzit duken të dehur, po ata nuk janë të dehur, por dënimi i Allahut është i ashpër”[3]

Haxhi nuk është udhëtim i trupit, i ngjashëm me udhëtimin e atij që shkon për pushime apo në ndonjë vend si turist. Ai është udhëtim i shpirtit dhe i zemrës. Kur njeriu i lexon me vëmendje ajetet që flasin për Haxhin, ai do të vërë re, se të gjitha ajetet përfundojnë me urdhrin e te qenit i ndërgjegjshëm për mbikëqyrjen e Allahut, me përkujtimin e mirësive të Allahut ndaj nesh apo me lidhjen që ekziston mes Haxhit dhe Ditës së Fundit.

Vendmbërritja

Jo shumë larg nga ditët e të parëve tanë, kurdoherë që duhej nisur një udhëtim, duheshin marrë të gjitha masat. Rruga ishte e gjatë nëpër një shkretëtirë të nxehtë dhe të ashpër. E pamëshirshme! Nuk kishte qendra karburanti për t’u furnizuar e as qendra pushimi për të ngjitur sipër ujin e ndonjë burimi. Në të vërtetë shikimi nuk të zinte asgjë përveç milje e milje të tëra dunash shterp rëre. Humbja e rrugës nënkuptonte humbjen e jetës! Kësisoj, para udhëtimit ju duhej të siguroheshit mirë, se i kishin të gjitha pajisjet që ju nevojiteshin. Ushqim i mjaftueshëm, ujë i mjaftueshëm, çdo gjë e mjaftueshme deri në vendmbërritje.  Që këtej, nga ajetet që flasin për haxhin, ku çdokush duhet të bëjë një farë udhëtimi për të arritur Qaben, Allahu u tërheq vëmendjen robërve të tij për një udhëtim tjetër, një udhëtim drejt të cilit çdo shpirt po udhëton, dhe pse e dimë apo jemi të pavëmendshëm ndaj tij. Allahu na e tërhoqi vëmendjen për udhëtimin drejt Botës tjetër, Xhenetit apo Zjarrit. “…Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë) e furnizimi më i mirë është devotshmëria”[4]

Ditën që Buhejm Axhli u nis bashkë me shokun e tij për të kryer haxhin, i hodhi një vështrim shkretëtirës së pafundme që i priste dhe qau aq fort, sa kraharori po i gufonte. “Kjo është diçka, –  tha Buhejmi – që më ka bërë të kuptoj udhëtimin më të vërtetë që do të nis drejt Allahut”.

Furnizuesi

Në lidhje me atë se nëse ai që bën haxhin quhet apo jo haxhi, ka mosmarrëveshje. Kjo nuk është diçka që gjendet në sunet, por ka një hije interesante në kulturën e historisë sonë. Më parë, kur dikush vendoste të kryente haxhin, ishte njësoj sikur t’i linte lamtumirën jetës së kësaj bote. E gjithë kjo në sajë të pengesave të pabesa gjatë udhëtimit – sprova si sëmundje, uri dhe përpjekje në situata të veçanta. Atëherë, për t’i përcjellë haxhilerët mblidhej i gjithë fshati. Nëse dikush e niste këtë udhëtim e kthehej gjallë, do t’ia përkushtonte gjithë jetën adhurimit dhe bindjes ndaj Zotit.  Nuk kishte më mashtrim, gënjeshtër apo namaz të humbur. Tashmë ai ishte Haxhi. Ndërsa sot, me reaktivët viganë, anijet oqeanike e makinat mercedez, lehtësimi i kryerjes së haxhit e ka marrë me vete lavdinë e të qenit haxhi.

Sot njerëzit mund të ankohen se nuk kanë krevate e dyshekë mbretëror në Mina, apo se motori i kondicionerit bën shumë zhurmë. Por të dashur vëllezër dhe motra, kush na furnizoi me këto të mira, me të cilat po jetojmë? Është po Ai Allah, që na ka sprovuar ne këtu në fushën e Arafatit. Robi i Allahut mund t’i vlerësojë vërtetë mirësitë e Allahut mbi të, vetëm kur i merren këto mirësi.

Me të vërtetë që mirësia më e madhe që na ka dhënë Allahu është Islami dhe ai na mjafton neve si favor. Allahu e di se ne do të pluhurosemi gjatë haxhit, Allahu e di atë. Kështu që mos u çudisni kur të fryjë era, por kthejuni Allahut me durim dhe mirënjohje. “Pastaj le të heqin papastërtinë e tyre, le t’i zbatojnë premtimet e veta dhe le të sillen rreth shtëpisë së lashtë”[5]

Ibn Kajimi shkroi një ilahi për këtë udhëtim të zemrave, dhe këtu shprehet vetëm një pjesë e këtyre vargjeve:

“Ai thotë, robërit e mi kanë ardhur tek Unë (për haxh) nga dashuria për Mua dhe Unë jam i mëshirshmëm ndaj tyre, lajme të mira bujarie e dashurie o pjesëmarrës në atë qëndrim (në Arafat), një çast ku Allahu i fal të gjitha gjynahet dhe hedh mëshirën e Tij”.

Ebu Hurejre transmeton: “E kam dëgjuar Profetin (a.s) të thotë: “Kushdo që e kryen haxhin dhe nuk bën ndonjë gjë të turpshme (rafath) dhe nuk e tepron (Fusuk), ai kthehet nga haxhi (pa asnjë mëkat) si ditën që lindi prej nënës.”

Të përmirësosh zemrën

Shumë vite më parë, kur haxhilerët po zbrisnin luginës së Muzdelifes, një burrë thirri me të lartë: “Shih numrin e haxhilerëve!’ Një njeri i mençur iu përgjigj: “Jo, kalimtarët janë të shumtë por haxhilerët janë pak!’ Njëherë dëgjova historinë e një njeriu që ishte begatuar me mundësinë për t’iu bashkangjitur çdo vit karvanit të haxhilerëve. Megjithatë, e meta e tij ishte se nuk mund të kontrollonte asnjëherë zemërimin gjatë ditëve të haxhit, dhe rrinte vetëm duke mallkuar të tjerët. Dikujt i lindi një ide në lidhje me sjelljen e tij. Frymëzimi i tij ishte: “Në vend që të rrish duke mallkuar myslimanët gjatë haxhit, më mirë shkruaji të gjitha të këqijat që ndjen në një copë letër dhe- palose atë. Pastaj kur dikush të t’i ngrejë nervat – thjesht kaloi letrën. Në krye të atij zarfi të vogël shkruaj: ‘Mos e hap atë deri sa të mbarojë haxhi”. Njeriu u pajtua me këtë. Në sulmet dhe incidentet e njëpasnjëshme, ai thjesht do të buzëqeshte, më pas do të ngrysej, dhe do t’i kalonte zarfin e vogël palës provokuese. Çdo gjë po shkonte për bukuri deri ditën kur ai po drejtohej për në Xhamarat, ku dikush i shkeli gishtërinjtë. Ai e humbi fare kontrollin. Me murmuritje nëpër dhëmbë, turfulloi dhe më pas kërkoi në valixhen e tij për një zarf, të cilin ia ngjiti djaloshit të varfër në kokë.

Kam parë në haxh njerëz, në ato çaste sprove, të luftojnë për durim dhe shpërblimin e Allahut, ashtu siç lyp dikush rrugëve për ar. Pyesja veten se ç’ndryshim kishte mes tyre dhe atyre që i shpenzonin frymët me kritika dhe zënka? Përfundimisht kuptova se atje nuk ishin dëshmitarë trupat e Zejdit dhe Amrit, por zemrat e tyre. Disa njerëz vijnë në Haxh të furnizuar financiarisht. Ndërsa disa të tjerë vijnë me zemra të përgatitura, që është dhe thelbi. Nëse guri gërryes do të na kthejë në grimca pluhuri apo do të na shkëlqejë, varet nga ajo se ç’jemi ne.

Si ta përgatisim zemrën për haxh?

Së pari ndiqni leksione dhe tubime që flasin për haxhin!

Haxhi është një ndër shtyllat mbi të cilat qëndron Islami. Kur dikush ka për qëllim që ta kryejë këtë rit të fesë, e ka për detyrë që të mësojë rreth tij. I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Kërkimi i dijes është detyrë e çdo myslimani”. Imam Buhariu shkruan në sahihun e tij: “Dija vjen përpara veprave” dhe më pas përmend ajetin kuranor: “Atëherë dije se nuk ka zot tjetër përveç Allahut, kërko falje për mëkatin tënd, për atë të besimtarëve e të besimtareve. Allahu di për lëvizjet tuaja e për vendin tuaj”[6]

Së dyti: Falni namazin dhe atë të natës!

Kur i Dërguari i Allahut (a.s) po përgatiste zemrën për misionin e përhapjes së fesë, Allahu e urdhëroi atë të përgatitej për të falur namazin e natës. Allahu i Lartësuar thotë: “O ti i mbështjellë! Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj”[7]

Një student fjeti njëherë në shtëpinë e imam Ahmedit, Zoti e mëshiroftë. Imam Ahmedi kishte lënë për të një enë me ujë dhe kur erdhi për namazin e sabahut, e gjeti enën plot me ujë. Ai u trondit dhe tha: “Si mundet që dikush të jetë nxënës i Islamit dhe të mos ngrihet për namaz nate!”

Njëherë disa i thanë Ibn Mesudit (r.a): “Ne nuk mund të ngrihemi për namaz nate”. Atëherë ai u përgjigj: “Mëkatet tuaja ju pengojnë prej tij”.

Së treti: Pendohuni tek Allahu dhe bëni dua1

Ishte pikërisht gjatë ditëve të TEshrikut, kur engjëlli Xhibril (a.s) erdhi tek i Dërguari i Allahut (a.s) me fjalët e mëposhtme: “Kur erdhi ndihma e Allahut dhe çlirimi (ngadhënjimi). Dhe i pe njerëzit që po hyjnë turma-turma në fenë e Allahut. Ti pra lartësoje Zotin tënd duke e falënderuar dhe kërko nga Ai falje. Ai vërtet pranon shumë pendimin, është mëshirues i madh”[8]

Ky ishte dhe kulmi i 23 viteve thirrjeje, përpjekjesh dhe pune; këtu ishte dhe haxhi i lamtumirës. Po si përfundoi ai? “Atëherë lartësoje dhe falënderoje Zotin tënd dhe kërko falje prej Tij”.

Madhështia të takon vetëm Ty, o Allah, dhe Ti qofsh i lavdëruar. O Allah na fal!

Autor: Muhamed Al Sherif

[1] – Buhariu dhe Muslimi.

[2] – Muslimi.

[3] – Sure Haxh: 1-2.

[4] – Sure Bekare: 197.

[5] – Sure Haxh: 29.

[6] – Sure Muhamed: 19.

[7] – Sure Muzzemil: 1 – 2.

[8] – Sure Nasr: 1 – 3.

Haxhi: Model per jetën
Po afrohen ditët e bekuara të haxhit dhe haxhilerët po përgatiten për udhëtim drejt vendeve të shenjta. Kujtimet dhe spiritualiteti i haxhit po ndihen vërtet. Haxhilerët nuk i mbajnë dot lotët, tek shohin këtë tubim madhështor që po marshon drejt shtëpisë së Allahut me një nënshtrim dhe përkushtim të plotë ndaj Tij. Luten me përulje, i kërkojnë Allahut t’ua shlyejë mëkatet, t’ua pranojë Haxhin dhe t’u falë lumturi në këtë botë dhe në tjetrën.

Po a duhet kufizuar vallë kjo botë ndjenjash thjeshtë në ditët e Haxhit? Haxhin e kam menduar gjithmonë si një udhëtim, qëllimi i të cilit është të na mësojë dhe udhëzojë se si të ecim në rrugën e jetës. Ai është model sipas të cilit muslimanët duhet të sistemojnë jetën e tyre. Kjo lidhje mes haxhit dhe jetës është e një rëndësie të veçantë; mbi të gjitha që të dy janë udhëtime që kërkojnë parapregatitje dhe synime të veçanta.

Për shembull, shihni pregatitjet e para të haxhilerëve, para se të nisen për haxh. Shlyejnë të gjitha borxhet, lahen dhe veshin roba të pastra. Mësimi që nxjerrim këtu është, se jeta jonë duhet të ngrihet mbi pastërti dhe dëlirësi. Sa e bukur do të ishte jeta, nëse secili nga ne do t’i përmbahej këtij parimi. Sikur çdokush të mundohej të pastronte gjithçka që njollos besimin dhe dobëson lidhjen e tij me Allahun!  Mund të ndodhë që muslimanët të bëjnë mëkate apo të ndjekin cytjet e shejtanit, por sapo të ndodhë kjo gjë, menjëherë nxitojnë të “lajnë” dhe “pastrojnë” shpirtin. Ashtu siç veshin rroba të pastra kur nisen për haxh, ashtu janë të mallëngjyer për ta takuar Allahun me zemër të pastër dhe të dëlirë, kur udhëtimit të jetës t’i ketë ardhur fundi.

“Lebbejk Allahume, lebbejk. Iu përgjigja thirrjes tënde o Allah, iu përgjigja”. Kjo thirrje e përjetshme nga miliona haxhilerë muslimanë e mbush besimtarin akoma më shumë me frymëzim. Ata i përgjigjen thirrjes së Allahut me kënaqësi pavarësisht nga sfidat dhe rreziqet; vijnë tek Ai duke deklaruar nënshtrimin dhe përuljen ndaj Tij me fjalë dhe vepra- bindjen pa kushte ndaj urdhrave të Tij, dashurinë ndaj asaj çka Ai do dhe nderin për atë çka Ai nderon. Ky është dhe shpirti që duhet ta ngrejë muslimanin peshë gjatë gjithë jetës. “Lebbejk Allahume, lebbejk. Iu përgjigja thirrjes tënde o Allah, iu përgjigja”. Kjo nuk është thjesht një frazë rituale, që duhet thënë vetëm gjatë haxhit e të harrohet më pas; ajo është motoja dhe drejtimi i çdo muslimani.

Pas një udhëtimi të lodhshëm prej disa orësh – madje prej ditësh apo dhe muajsh- haxhilerët arrijnë në Mekë me sy që mbushen para Shtëpisë së Shenjtë. Gjatë gjithë kohës së Haxhit, në lëvizjet e tyre nga një vend në tjetrin, nga një rit në tjetrin, muslimanët kujtojnë skenat madhështore të kurbanit të stërgjyshërve të tyre, të profetit Ibrahim (a.s) dhe familjes së tij, profetit Muhamed (a.s) dhe shokëve të tij fisnikë. Këto skenarë kaq të mrekullueshëm na frymëzojnë dhe na motivojnë për t’u përballur me sfidat e jetës me një zemër të fortë si dhe na rrisin përgjegjësinë për të punuar dhe sakrifikuar në mbrojtje të fesë dhe për ecjen përpara të umetit.

Për më tepër, në haxh, haxhilerët i bashkojnë ndjenja vëllazërisë. Ata takojnë muslimanë nga e gjithë bota- nga Azia dhe Afrika, nga Veriu dhe Jugu, arabë dhe joarabë, të bardhë dhe të zinj, të pasur dhe të varfër. Muslimanë anembanë globit takohen në këtë tubim madhështor me përulësi dhe nështrim të plotë ndaj Allahut. Ata bëjnë të pamundurën për të qenë të mirë me njëri-tjetrin dhe për të mos shkaktuar as fijen më të vogël të dëmtimit dhe shqetësimit. Të gjithë i përfshin një ndjenjë uniteti dhe solidariteti me muslimanët e tjerë; të ndjesh se je pjesëtar i një familje të madhe që ngërthen në gjirin e vet të gjithë muslimanët prej ngado qofshin; të kujdesesh për motrat dhe vëllezërit e tu; të shmangësh çdo shqetësim dhe bezdisje; të ndihesh keq për vuajtjet e tjetrit dhe të të lumturojë lumturia e tij. E gjithë kjo është e rëndësishme jo vetëm gjatë haxhit, por përjetë.

Për më tepër, haxhi është një mundësi e mirë për të skalitur durimin dhe për të shijuar ëmbëlsinë e qëndrueshmërisë. Të gjendur mes kaq shumë njerëzve, haxhilerët janë gati për t’u përballur me këto vështirësi dhe probleme, dhe pse mund të kenë të drejtë të zemërohen nga sjellja e disa haxhilerëve. Megjithatë, që haxhi i tyre të pranohet, ata tregohen të kujdesshëm dhe të durueshëm në maksimum. Ky është një mësim që duhet ta mësojmë dhe zbatojmë në jetën tonë; në shtëpi, në punë e kudo. Na duhet të jemi të durueshëm me bashkëshortët tanë, me kolegët dhe shokët. Kjo është e një rëndësie të veçantë për mbarëvajtjen e jetës sonë dhe mbi të gjitha për të fituar dashurinë e Allahut.

Së fundmi, mësimet që nxirren nga Haxhi janë të panumërta dhe furnizimi shpirtëror që merret prej tij për udhëtimin e jetës është i pallogaritshëm. Mendoj se duke vënë ura lidhëse mes këtyre dy udhëtimeve- haxhit dhe jetës- dhe duke depërtuar sa më thellë në urtësitë e haxhit, haxhilerët mund të marrin dhe prej ajkës së tij dhe të mbeten haxhilerë përjetë.

Flladi i haxhit për jo haxhilerët
Thotë profeti Muhamed (a.s): “Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla: Dëshmia se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe kryerja e Haxhit..”

Ajo që më ka bërë përshtypje nga ky hadith, është fakti që Haxhi është një nga këto pesë shtylla, mbi të cilat ndërtohet dhe ngrihet islami. Ai është një ritual i detyruar për myslimanin dhe myslimanen një herë në jetën e tyre, për ata që u krijohen mundësitë. Që nga kohërat më të lashta e gjer më sot, myslimanët që nuk e kanë kryer dhe nuk e kryejnë këtë ritual, janë me miliona dhe kjo, për shkak të mundësive të tyre. Edhe ata që i kanë mundësitë, shumica e tyre e kryejnë Haxhin vetëm një herë në jetë. Ky ritual, nuk merr nga koha e myslimanit – që e kryen – veçse një pjesë shumë të vogël të saj, jo më shumë se dy apo tre javë. Pyetja që shtrohet është: përse ky ritual i rastit, merr përmasa të tilla, saqë hyn tek një ndër pesë shtyllat dhe themelet e kësaj feje?!

Ajo që kam konstatuar unë, është se udhëtimi i Haxhit ndikon drejtpërdrejt në jetën e njeriut mbi tokë dhe se dobitë që shihen në jetën e personit që e kryen këtë rit, janë të shumta.

Për ata që e kanë të pamundur të gjenden në vendet e shenjta, Zoti u ka caktuar rituale të tjera me qëllim që të përjetojnë atmosferën e Haxhit dhe të ndjejnë flladin e tij. Jo duke ndjekur ritet e haxhilerëve në media, por praktikisht. Le ta shqyrtojmë bashkarisht hadithin e profetit Muhamed (a.s), të transmetuar nga Ibn Abasi, ku thotë:  “Nuk ka ditë ku veprat e mira janë më të dashura tek Zoti, sesa këto dhjetë ditë.” Shokët e tij, të çuditur e pyetën: “Edhe se pjesëmarrja në xhihad o i dërguar i Allahut?!” Profeti (a.s) ua ktheu: “Përveç një burri i cili ka dalë me veten dhe pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asnjërën.”[1]

Këto dhjetë ditë nga Dhul Hixhxhe, janë rast dhe shans për çdo besimtar mbi faqen e tokës, ditë të cilat duhen shfrytëzuar sa më mirë, me qëllim që sevapi që fitojmë, të jetë ekuivalent sikur të kishim kryer Haxhin. Në rreshtat në vazhdim, unë do të paraqes disa vepra të mira, të cilat mund të na ndihmojnë të fitojmë sevapin e kërkuar me këtë rast:

1 – Agjërimi.

Është mirë që çdo besimar mysliman t’i agjërojë nëntë ditët e para të Dhul Hixhxhes, në veçanti ditën e Arafatit, sepse agjërimi i asaj dite fal gjynahet e vitit të kaluar dhe të atij që vjen. Ne duhet ta dimë se Zoti i fal të gjithë gjynahet e haxhilerëve, ua fshin emrat nga lista e banorëve të zjarrit shumë krijesave të Tij në këtë ditë të bekuar dhe të shënuar. Profeti (a.s) ka thënë: “Nuk ka ditë të ngjashme ku Zoti i fshin emrat e banorëve të zjarrit siç vepron ditën e Arafatit.”[2] Haxhilerëve do u falen dhe do u fshihen gjynahet ditën e Arafatit, sakaq jo haxhilerëve, por që e kanë agjëruar këtë ditë, Zoti ua fal gjynahet në vendet e tyre të banimit edhe pse gjenden shumë larg Mekes.” E çfarë mirësie dhe nderi më i madh mund t’i bëhet dikujt?

2 – Namazi me xhemat.

Përpikëria në namazin me xhemat për burrat dhe namazi në kohën e vet për gratë, duhet të jetë tipar i myslimanit gjatë gjithë vitit. Por, shejtani ka raste kur triumfon ndaj njeriut dhe e privon nga shpërblimi i madh. Është mirësi dhe begati e Zotit që ka caktuar sezone ku besimtari ndjen mall e nostalgji për ibadet, si muaji i Ramazanit, dhjetë ditët e para të Dhul Hixhxhes etj… të cilat përbëjnë shans të vyer jo thjesht për të fituar sevap, por edhe për tu ushtruar dhe familjarizuar me sevapin e mirësitë e Zotit gjatë gjithë jetës.

Namazi i sabahut është namazi më i rëndësishëm i cili duhet kryer në orar nga myslimani, gjatë gjithë jetës. Por, dhjetë ditët e Dhul Hixhes, gëzojnë një status tjetër, akoma më të rëndësishëm. Lidhur me namazin me xhemat, Profeti (a.s) thotë: “Kush shkon ose kthehet nga xhamia, Zoti i përgatit kuvende në xhenet, sa herë që shkon e kthehet.”

E çfarë mund të kërkojë më shumë zemra e një besimtari? A nuk është ky një shans i çmuar dhe i vyer? A nuk i xhelozojmë haxhilerët që Zoti u ka premtuar xhenetin? Thotë Profeti (a.s) në hadith: “Haxhi i pranuar, nuk ka shpërblim tjetër përvç xhenetit.”

Të gjithë atyre që nuk shkojnë dot në Haxh, u jepet rasti që  xhenetin ta fitojnë duke shkuar ose duke u kthyer nga xhamia.

3 – Shtimi i namazeve nafile

Padyshim që haxhilerët kanë rastin e artë që të marrin sevap të pallogaritshëm duke e falur namazin në Qabe dhe në xhaminë e Profetit (a.s). Por nga ky shpërblim, Zoti nuk i ka privuar edhe besimtarët e tjerë që nuk kanë vajtur në Haxh. Ata kanë mundësi ta shtojnë sevapin dhe shpërblimin, duke falur namaze nafile në shtëpitë e tyre, në vend banime apo kudo qofshin, duke ndjerë dhe përjetuar të njëjtat emocione të haxhilerëve gjatë dhjetë ditëve të Dhul Hixhxhes. Haxhiu në Mekë, nuk e humb kohën kot, pasi çdo namaz është ekuivalent me njëqind mijë syresh. Të njëjtën gjë duhet të bëjmë dhe ne, të mos e humbasim kohën kot gjatë këtyre ditëve të shenjta, pasi portat e mirësive dhe begative të Zotit janë të hapura. Ndër këto porta janë dhe:

a) Namazi i natës, që konsiderohet si ndër ibadetet që të afrojnë më shumë me Zotin e Lartësuar. Namazi i natës gjatë dhjetë ditëve të Dhul Hixhxhes gëzon një status krejt tjetër, ashtu si shpërblimi për të është më i madh. Ajetin kuranor “Betohem për muzgun e agimit dhe për dhjetë netët!”[3] dijetarët e kanë interpretuar se qëllimi është për dhjetë ditët e para të Dhul Hixhxhes. Prandaj, ngrihu dhe fal namaz sa më shumë dhe kërkoji Zotit nga mirësitë e Tij të pafund sipas dëshirës. Transmeton Ebu Hurejre se i dërguari i Zotit (a.s) ka thënë: “Zoti i Lartësuar zbret çdo natë në qiellin e dynjasë, kur ka mbetur vetëm një e treta e natës dhe thotë:”Kush më lutet që t’i përgjigjem, kush më kërkon që t’i jap dhe kush kërkon faljen time që ta fal?”

E çfarë mund të kërkojë një njeri më shumë se kaq? Zoti i Lartësuar kërkon miqësinë e krijesave të Tij dhe i urdhëron t’i kërkojnë ç’të duan dhe gjithçka që u nevojitet dhe në fund u premton se do ua realizojë. A nuk i xhelozojmë haxhilerët se Zoti do ua falë të gjithë të këqijat? Ja ku e kemi këtë shans edhe ne që nuk jemi në haxh këto ditë të bekuara. Vetëm ngrihu dhe fal namaz nate, kërkoji Zotit falje dhe do të falë, pasi është Falës dhe i Gjithëmëshirshëm. E gjitha kjo, bëhet duke kursyer lodhjen e udhëtimit dhe shpenzimin e kushedi sa prej kursimeve tuaja. Kjo nuk do të thotë që njerëzit të mos shkojnë në Haxh, jo. Haxhi është ndër ritualet më madhështorë në Islam. Por këto fjalë i them për besimtarët e thjeshtë të cilët nuk i kanë mundësitë për të vajtur në Haxh dhe që Zoti u ka ofruar alternativa të tjera po gjatë sezonit të Haxhit, shpërblimi i të cilave i afrohet atij të Haxhit. Madje, shpërblimi i tyre mund të jetë akoma më i madhe se vetë shpërblimi i Haxhit, nëse shoqërohen me nijet të sinqertë dhe dëshirë e pasion të vërtetë për falje dhe vepra të mira. Le të shohim si u shpreh profeti Muhamed (a.s) duke u kthyer nga beteja e Tebukut: “Ka njerëz të Medine, që në çdo rrugëtim që kemi bërë dhe çdo luginë që kemi kaluar, kanë marrë pjesë në shpërblim bashkë me ne.” Disa i thanë:”O i dërguar i Allahut! Këtë shpërblim e kanë marrë duke qëndruar në Medine?!” Profeti a.s u përgjigj:”Po duke qëndruar në Medine, pasi nuk i pengoi të na bashkohen, veçse arsyet e forta.”

Shohim që Zoti i Lartësuar i shpërbleu me sevap të plotë  këta njerëz, thjesht me nijetin e tyre të mirë.

b) Sunetet e namazeve (revatib). Transmetohet se Umu Habibe ka thënë: “E kam dëgjuar të dërguarin e Zotit (a.s) të thotë: “Nuk ka rob mysliman që fal dymbëdhjetë rekate vullnetarisht përveç farzeve, për hir të Zotit, veçse do i ndërtohet një shtëpi në xhenet n ga ana e Zotit.” [4]

Dymbëdhjetë rekatet janë: Dy rekate para farzit të sabahut, katër rekate para farzit të drekës dhe dy pas tij, dy rekatet pas farzit të akshamit dhe dy rekate pas jacisë. I Lartësuar je o Zoti për sevapin dhe shpërblimin që u garanton besimtarëve! Vallë sa shtëpi të tilla ke ndërtuar në xhenet ti o vëlla dhe oj motër? Nëse një mbret i fuqishëm, të premton se do të ndërtojë një shtëpi të gjerë në një vend të bukur, kundrejt një gjysmë ore në ditë në të cilën do i përkushtohesh vetëm atij, a do ta pranoje apo do të plogështoheshe?! Po sikur Zoti i Plotfuqishëm të premtojë një shtëpi në xhenet, të cilin e përshkruan me fjalët: “Gjerësia e tij është sa gjerësia e qiejve dhe e tokës”[5]a do e pranoje?

Kjo është një çështje besimi dhe sigurie në premtimin e Zotit të Lartësuar. Është mirë që një njeri me arsye të shëndoshë mos tregohet indiferent dhe i shkujdesur me këto shanse.

Namaze të tjera vullnetare që mund të falë sidomos gjatë sezonit të Haxhit, është namazi i Duha-së, namazi menjëherë pas abdesit, namazi i istihares etj… E gjitha kjo, me qëllim që këto dhjetë ditë, më shumë t’i ngjajnë një hixhreti drejt Zotit.

4 – Përmendja (dhikri) i Zotit.

Ky ibadet, gjatë dhjetë ditëve të Dhul Hixhxhes, ka një status krejt të veçantë. Thotë Zoti në Kuran: “Dhe madhëroni Allahun në ditët e caktuara.”[6]

Thotë Abdullah ibn Abasi lidhur me interpretimin e këtij ajeti: “Ditët e caktuara në ajet, janë dhjetë ditët e Dhul Hixhxhes.”

Thotë profeti Muhamed (a.s): “U kanë lënë pas të dalluarit(El-mufridun).” Të pranishmit e pyetën:”Kush janë këta o i dërguar i Allahut?!” Profeti (a.s) u përgjigj: “Janë ata që e përkujtojnë Zotit shpesh, burra apo gra qofshin.” Çdo lloj përkujtimi dhe dhikri është i pëlqyeshëm në çdo kohë dhe vend. Por gjatë këtyre dhjetë ditëve, përkujtimi i Zotit duhet të zërë një vend më të veçantë, sidomos disa lloje dhikri, si tehlil, tekbir dhe tahmid. Thotë profeti Muhamed (a.s): “Nuk ka ditë ku veprat e mira janë më të dashura dhe me vlerë tek Zoti, se këto dhjetë ditë, prandaj shtojeni tehlilin, tekbirin dhe tahmidin.”[7]

Po ashtu, istigfari  gëzon një status të veçantë këto ditë të shenjta. Kjo, sepse ndihet atmosfera e ngrohtë e këtyre dhjetë ditëve, atmosferë e mëshirës, faljes dhe pendimit. Këto dhjetë ditë janë shans i vyer për istigfar dhe pendim tek Zoti, me të gjithë format e shumta të istigfarit.

Kurrë mos e harro hadithin e Profetit a.s që thotë: “Ta mbash gojën të njomë me përkujtimin e Zotit.”

5 – Lutja.

Siç e dimë, profeti Muhamed (a.s) e ka lartësuar shumë çështjen e lutjeve. Ai thotë: “Lutja është vetë adhurimi.” Thotë Zoti në Kuran: “Zoti juaj ka thënë: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem!”[8]

Nëse haxhilerët gëzojnë privilegjin që t’u pranohen lutjet në Mekë, gjatë tavafit, gjatë hedhjes së gurëve etj… këtë privilegj mund ta gëzojnë dhe besimtarët e tjerë që nuk ndodhen në Haxh.  Besimtarëve të tjerë, u është premtuar se mund t’ju pranohet lutja në 1\3 e fundit të natës, në sexhde për të cilën Profeti (a.s) thotë: “Momenti kur robi është më pranë Zotit është në sexhde, prandaj i shtoni lutjet.”

Megjithatë, lutjet mund të bëhen dhe t’i drejtohen Zotit në çdo gjendje që të ndodhet njeriu, sidomos gjatë këtyre dhjetë ditëve të bekuara.

6 – Kurani fisnik.

Është një mirësi e madhe që Zoti na ka nderuar dhe na e ka bërë të dashur leximin e Kuranit, gjë e cila përmban shumë mirësi dhe sevape. Sa herë që lexon Kuran, për çdo shkronjë shpërbehesh me dhjetë sevape. Përse të mos e përfitosh këtë sevap dhe shpërblim kaq të madh? Përse të mos e përfundosh leximin e gjithë Kuranit gjatë këtyre dhjetë ditëve? Mos është e pamundur? Konsideroje veten sikur ndodhesh në Haxh, për të cilin lipset një periudhë dy javore. Nëse i kushton leximit të Kuranit vetëm dy orë në ditë, mund ta përfundosh leximin e Kuranit për dhjetë ditë në dashtë Zoti.

7- Uniteti mes myslimanëve.

Ndjesia se besimtari i përket një umeti të vetëm, është një ndër objektivat e Haxhit. Shpesh herë, kjo ndjesi fishket dhe humbet për shkak të konflikteve dhe zënkave si në rrethe të ngushta familjare, ashtu dhe në ato më të gjërat. Prandaj, besimtarëve që nuk ndodhen në Haxh, u del për detyrë që të bëjnë ç’mos për bashkimin dhe unitetin e besimtarëve, në mjedisin që i rrethon. Për këtë, do të ndihmojnë pikat e mëposhtme:

Së pari, respekti i prindërve. Respekti i tyre gëzon prioritet ndaj gjithçkaje tjetër, përderisa nuk të urdhërojnë për gjynahe dhe shkelje të dispozitave të Zotit. Gjithmonë kije ndërmend se ti kërkon të kryesh Haxhin, me qëllim që të fitosh xhenetin, të cilin mund ta fitosh me respektin e prindërve.

Së dyti, shkuarja mirë me farefisin. Duke shkuar mirë me farefisin, ke merituar raportet e mira me Zotin dhe mëshirën e Tij. Gjithmonë kujtoje thënien profetike: “Ai që shkon mirë me farefisin, është ai që kur nuk e vizitojnë, ai i viziton.”

Së treti, shokët, komshinjtë dhe rrethin shoqëror që të rrethon. Kujtoje thënien e Profetit (a.s) që thotë: “Kush viziton një të sëmurë, apo viziton një vëlla feje, një zë i thërret: “Qofsh i bekuar ti, qofshin të bekuara hapat dhe e gëzofsh shtëpinë në xhenet.”

Së katërti, pajtimi mes njerëzve në mëri. Kërko në rrethin shoqëror që të rrethon, njerëz të cilën janë në mëri dhe i kanë kthyer shpinën njëri-tjetrit. Menjëherë krijo mundësitë dhe rrethanat për ta zbutur konfliktin mes tyre dhe për t’i pajtuar më pas. Gjithmonë kujtoje thënien e Profetit (a.s): “Portat e xhenetit hapen çdo ditë të hënë dhe të enjte. Zoti fal në këto ditë njerëz të cilët nuk i shoqërojnë rivalë, përveç dikujt që nuk shkon mirë me të vëllain dhe mban mëri. Për këta, do të thotë:”I prisni derisa të pajtohen.”

8 – Sadakaja.

Gjatë këtyre dhjetë ditëve të bekuara, dhënia e sadakasë ka vlerë dhe sevap të madh. Thotë Zoti në Kuran: “Çfarëdo të mire që të jepni, është në dobinë juaj, nëse ju këtë e bëni vetëm për hir të Allahut! Çfarëdo që të jepni nga të mirat, do t’ju rikthehet e plotë dhe nuk do t’ju bëhet padrejtësi.”[9]

Këto janë ditë hareje dhe ngazëllimi dhe fukarenjtë myslimanë nuk kanë përse të privohen nga kjo atmosferë. Prandaj, jep më shumë sadaka dhe prite shpërblimin vetëm nga Zoti. Nuk ka dyshim se sevapi në këto ditë dyfishohet.

Kujtoje faktin se haxhilerët kanë shpenzuar nga pasuria e tyre për të kryer këtë obligim. Është detyrë për ata që nuk kanë kryher Haxhin, të fitojë sevap dhe shpërblim sa më shumë, që të konkurrojë haxhilerët sipas mundësisë. Thotë Profeti a.s: “Ruhuni prej zjarrit, qoftë dhe me një gjysmë hurme.”

9 – Të jetuarit në thjeshtësi dhe larg luksit.

Le të jetojmë gjatë këtyre ditëve me haxhilerët dhe kushtet e tyre të banimit. Le të marrim mësime praktike nga Haxhi dhe ti praktikojmë në jetët dhe shtëpitë tona.  Profeti Muhamed (a.s) i kushtonte shumë rëndësi faktit që myslimanët të përjetojnë dhe ndjejnë atmosferën e Haxhit, edhe pse nuk gjenden në Mekë. Prandaj, në një hadith të transmetuar nga Umu Seleme, Profeti (a.s) thotë: “Kur hyjnë dhjetë ditët e Dhul Hixhxhes dhe dikush prej jush dëshiron të therrë kurban, mos i qethë flokët dhe presë thonjtë.”

Është shumë e rëndësishme që çdo orë e çast nga këto ditë, ta shfrytëzojmë sa më mirë.

10 – Therrja e kurbanit.

Të flijosh një kurban për hir të Zotit është ndër veprat që të afrojmë më shumë me Krijuesin. Ajo është një vepër e cila e bën besimtarin ta përjetojë sa më shumë atmosferën e Haxhit. Thotë profeti Muhamed (a.s) lidhur me këtë ritual: “Ditën e kurbanit, njeriu nuk mund të bëjë punë më të dashur tek Zoti, se derdhja e gjakut (therrja e kurbanit). Ditën e Kiametit, ky kurban do të sillet me brirët e tij, me thundrat dhe leshin. Sakaq, gjaku i tij arrin tek Zoti, para se të prekë tokën. Prandaj, kënaqni një njeri me këtë kurban.”

Shokët e Profetit (a.s ) e pyetën një ditë: “O i dërguar i Allahut! Si gjykohen kurbanet që theren?” Profeti (a.s) ua ktheu: “Ato janë traditë që ka mbetur nga babai juaj Ibrahimi.” Ata pyetën:”Cili është shpërblimi ynë kur therim kurban o i dërguar i Allahut?” Profeti (a.s) u përgjigj: “Për çdo qime keni një sevap.”[10]

Vëllezër dhe motra të dashura! Këto ishin dhjetë vepra të mira që mund të bëhen gjatë këtyre dhjetë ditëve të bekuara dhe të shenjta. Besoj se, këto dhjetë vepra do shërbejnë si alternativë e vyer për ata që nuk e kanë pasur fatin të shkojnë këtë vit në Haxh. Ato janë vepra të përmendura nga vetë i dërguari i Zotit (a.s), me qëllim që të na tregojë se Haxhi nuk është vetëm për ata që shkojnë në Qabe, por efektet e tij pasqyrohen dhe reflektojnë tek i gjithë umeti mysliman.

Së fundmi, u drejtohem me një fjalë të sinqertë të gjithë bijve dhe bijave të këtij umeti, të cilët nuk e kanë kryer akoma ritualin e Haxhit. Mos u mërzisni! Zoti u ka dhënë alternativa të tjera për ta kompensuar atë. Mos u mërzisni nëse nuk i keni mundësitë, pasi Zoti nuk u ngarkon me përgjegjësi në këtë rast. Mos u mërzisni, pasi shumë mirë Zoti mund t’jua japë shpërblimin dhe sevapin e haxhilerëve, madje më shumë. Kjo, me nijetin tënd të sinqertë, me nostalgjinë reale që të djeg zemrën. Por derisa të vijë koha kur ta shohësh veten në Mekë, mos e humb kohën dhe shanset e ofruara nga Zoti. Ai të ka hapur porta të shumta për vepra të mira që nuk kanë fund. Dyert e xhenetit kurrë nuk i mbyllen dikujt që është në kërkim të tyre. Mëshira e Zotit është e pafund.

Secili prej nesh, le ta instalojë malin e Arafatit në zemrën e tij dhe t’i lutet Zotit në çdo kohë. Secili prej nesh le ta gjuajë me gurë shejtanin e tij në çdo orë e çast të jetës. Le të lehtësohemi sa të mundim nga barra e kësaj bote, pasi ajo që ka mbetur prej jetës mbi tokë, është shumë herë më pak se ajo që ka kaluar. Secili prej nesh, të angazhohet me pajtimin mes njerëzve, ti falë vëllezërit e tij dhe t’u dëshirojë të mirën myslimanëve të lindjes dhe perëndimit. E lus Zotin e Lartësuar që t’ia pranojë Haxhin të gjithë atyre që ndodhen në vendet e shenjta dhe t’i mundësojë të tjerëve sa më shumë vepra të mira dhe të pranuara.

Autor: Ragib Serxhani

[1] – Buhariu.

[2] – Muslimi.

[3] – Sure Fexhr: 1 – 2.

[4] – Muslimi.

[5] – Sure Ali Imran: 133.

[6] – Sure Bekare: 203.

[7] – Ahmedi.

[8] – Sure Gafir: 60.

[9] – Sure Bekare: 272.

[10] – Ibn Maxheh.

Këndimi i Telbijes gjatë ritualit të Haxhit dhe Umres
Abdulla ibnu Umer (r.a.) tregon se Telbija që Profeti (a.s.) këndonte ishte: “Lebejkell llahum me lebejke, lebejke la sherike leke lebejke, in nel hamde uen ni’mete leke uel mulk, la sherike leke.”

Ndërsa Abdulla ibnu Umer (r.a.) shtonte: “Lebejke lebejke, ue sa’dejke, uel khajru bi jedejke, uer ragbau ilejke uel amelu.”[1]

Përkthimi i Telbijes:

Telbija në ritualin e Haxhit dhe të Umres këndohet në gjuhën arabe, e transmetuar atë ashtu siç e ka pasë kënduar Profeti (a.s.) Ndërsa më poshtë po e përkthejmë Telbijen:

Telbija e profetit: “Zoti im, të përgjigjem Ty përgjigje pas përgjigje; Ti nuk ke asnjë ortak në adhurim, të përgjigjem Ty përgjigje pas përgjigje; me të vërtetë, lavdërimi, mirësia dhe sundimi të takon vetëm Ty, Ti nuk ke asnjë ortak në adhurim”

Telbija e shtuar nga Abdulla ibnu Umer: “Të përgjigjem Ty përgjigje pas përgjigje, bindje pas bindje, mirësia është në Duart e Tua, qëllimi dhe vepra është vetëm për Ty.”

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit:

Telbija është slogani i ritualit të Haxhit. Ajo është shenja e bindjes, besnikërisë, dashurisë dhe përgjigjes së thirrjes së Allahut të Lartësuar.

Ajo është përgjigja që robërit e Allahut i përgjigjen Allahut për të vizituar shtëpinë e Allahut. Ata i përgjigjen thirrjes së Allahut me sinqeritet, pohojnë mirësinë e Tij, e njësojnë Atë, dhe pohojnë se Ai është Sunduesi i të gjithë krijesave, i pa shok është Allahu i Lartësuar në çdo gjë.

Fjalët e Telbijes përmbajnë dhikrin më të bukur; flasin për adhurimin e Allahut, përgjigjen e thirrjes së Tij, bindjen dhe nënshtrimin e Allahut në çdo kohë, njësimin e Allahut në adhurim, në vetë qënien e Tij hyjnore dhe në sundim. Po ashtu ajo flet edhe se të gjitha lëvdatat dhe falenderimet i takojnë vetëm Allahut.

Myslimani duke pohuar se të gjitha lëvdatat dhe falenderimet i takojnë vetëm Allahut, në të vërtetë ai pohon se Allahu i Lartësuar ka emrat dhe cilësitë më të përsosura dhe në të njëjtën kohë ai mohon se Allahu i Lartësuar ka cilësi të mangëta.

Kjo ishte telbija të cilën e këndonte Profeti (a.s.) ndërsa Abdulla ibnu Umer shtone edhe disa fjalë të tjera. Në disa transmetime të tjera thuhet se Abdullahi këto fjalë i kishte dëgjuar nga babai i tij Umeri.

Mësimet e nxjerra nga hadithi:

1 – Legjimiteti i telbijes për atë që kryen Haxhin apo Umren.

2 – Pëlqyeshmëria e këndimit të Telbijes së kënduar nga Profeti (a.s.)

3 – Lejohet këndimi i Telbijes me të njëjtat fjalë të saj të miratuar nga Sheriati, edhe nëse nuk është transmetuar nga Profeti (a.s.)

4 – Vlera e lartë e Telbijes, sepse fjalët e saj janë përgjigje e thirrjes së Allahut, flasin për njësimin e Allahut të papërzier me idhujtari, janë pohim i mirësisë dhe sundimit të Allahut që është Një i vetëm dhe i pashok.

5 – Ky hadith sinjalizon në mënyrë indirekte për Bujarinë e Allahut ndaj haxhinjve që i janë përgjigjur thirrjes së Allahut.

6 – Telbija është slogan i ritualit të Haxhit, si tekbiri që është slogani i namazit. Ajo thuhet në çdo moment, sidomos kur haxhiu kalon nga një ritual në një tjetër, sa herë që ngrihet në një të tatëpjetë apo zbret në një ultësirë, sa herë që  kryen një veprim të papranueshëm..etj.

7 – Duke qenë se Telbija është slogani i ritualit të Haxhit, atëherë haxhiu duhet ta ngrejë zërin dhe ta thotë atë sa më shumë. Ndërkaq, gruaja duhet ta ulë zërin që mos të jetë sprovë për të tjerët.

Dispozitë fetare: Juristët islam kanë dhënë mendime të ndryshme në lidhje me dispozitën fetare të Telbijes; a është ajo ruknun (kusht), farz (detyrim) apo sunet (e pëlqyeshme)? Ndoshta mendimi më i drejtë në lidhje me këtë, është se telbija është farz sepse profeti (a.s.) thotë: “Tek unë erdhi ëngjëlli, i cili më urdhëroi që të urdhëroja shokët e mi që të ngrinin zërin gjatë këndimit të Telbijes.” Allahu e di më mirë

[1] Transmeton imam Muslimi.