Namazi – Ardhmeria Online

Namazi dhe durimi
Namazi dhe durimi

Pasi ligjërimi kuranor iu drejtua Beni Irraelëve – dhe veçanërisht dijetarëve të tyre – me qortim, kërcënim dhe kritikë për atë që kishin bërë, ai kaloi në një stil motivues dhe inkurajues, duke urdhëruar kërkimin e ndihmës me durim, pasi ai është thelbi i udhëzimit dhe suksesit. Po ashtu, u dha urdhri për kërkimin e ndihmës me namaz, pasi ai është burimi i shpëtimit dhe udhëzimit të drejtë.

Shpjegimi i kësaj është se një nga pengesat kryesore që i largon njerëzit nga ndjekja e fesë së drejtë është lidhja e tyre e fortë me zakonet dhe traditat e vjetra, si dhe dobësia e shpirtit për të duruar ndarjen prej tyre. Por kur njerëzit e brumosin veten me durim, atyre u bëhet e lehtë të ndjekin të vërtetën dhe të lënë pas zakonet e trashëguara nga koha e injorancës, të cilat nuk pranohen nga ligji hyjnor.

Nga kjo vjen edhe urdhri drejtuar Beni Izraelëve për të kërkuar ndihmë me durim në përmbushjen e besëlidhjes që bënë me Allahun për t’iu bindur Atij dhe për të ndjekur urdhrat e Tij, duke lënë mënjanë prirjet e tyre për pushtet dhe dashurinë për dynjanë. Kështu, ata do të mund të pranonin urdhrin e Allahut dhe të ndiqnin të Dërguarin e Tij, Muhamedin ﷺ.

Mjafton të përmendet vlera e durimit, pasi Allahu e ka bërë atë një nga arsyet kryesore të shpëtimit. Ai thotë:

“Pasha kohën! Vërtet, njeriu është në humbje, përveç atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, dhe këshilluan njëri-tjetrin për të vërtetën dhe këshilluan njëri-tjetrin për durimin.”[1]

Imam Gazaliu (r.h) thotë se Allahu e ka përmendur durimin në Kuran në më shumë se shtatëdhjetë vende dhe ka lidhur shumë të mira dhe grada të larta me të, duke e bërë atë shkakun e arritjes së tyre. Allahu i Madhëruar thotë: “Ne bëmë prej tyre prijës që udhëzonin me urdhrin Tonë, sepse ishin të durueshëm.”[2]

Po ashtu, Ai thotë: “U përmbush fjala e bukur e Zotit tënd ndaj Beni Izraelëve për shkak të durimit të tyre.”[3]

Dhe gjithashtu: “Vërtet, Allahu është me të duruarit.”[4]

Ka shumë ajete të tjera me këtë kuptim.

Nëse e lexon me vëmendje dhe e thellon mendimin, do të kuptosh se thelbi i fesë dhe besimit është i lidhur me durimin. Kjo për shkak se besimi përfshin kundërshtimin e tekave të shpirtit dhe zakoneve të tij të njohura, si dhe pranimin e diçkaje që është përtej perceptimit të ndijimeve të zakonshme. Besimi përfshin edhe bindjen ndaj Krijuesit, të cilin sytë nuk mund ta shohin, por Ai i sheh të gjitha. Kur njeriu e bën durimin pjesë të karakterit të tij, atëherë çdo gjë i bëhet e lehtë për hir të së vërtetës dhe pranimit të argumenteve.

Prandaj, urdhri për të kërkuar ndihmë me durim në çështjet e besimit dhe pasojat e tij ka një kuptim të thellë, sepse durimi është një cilësi që hap dyert e shpirtrave për të pranuar të vërtetën dhe për t’iu nënshtruar asaj.

Sa i përket kërkimit të ndihmës me namaz, përveçse ai është një formë falënderimi ndaj Dhuruesit të mirësive dhe nënshtrimi ndaj urdhrit të Tij, ai gjithashtu përmban durim në shumë aspekte. Namazi përfshin largimin nga gjendja e zakonshme e njeriut dhe përkushtimin ndaj një gjendjeje tjetër në një kohë të caktuar. Ai është një mjet për qetësimin e shpirtit dhe lehtësimin e brengave. Është vërtetuar në hadith se i Dërguari (a.s), kur e prekte ndonjë çështje e rëndë, ai falej.”[5]

Po ashtu, Profeti (a.s) ka thënë: “O Bilal, na qetëso me namazin.”[6]

Ky është një realitet që e përjeton çdo besimtar që e kërkon dhe e synon namazin me sinqeritet. Mjafton fjala e Allahut për të: “Vërtet, namazi pengon nga turpi dhe e keqja.”[7]

Kjo tregon se namazi është ndihmë e madhe për të qëndruar i fortë në fe dhe për të pasur vendosmëri në rrugën e drejtë.

Ajeti i përmendur është i ngjashëm me fjalën e Allahut, kur i drejtohet të Dërguarit (a.s) dhe umetit të tij: “Bëj durim ndaj asaj që thonë dhe lartësoje me lavdërim Zotin tënd para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, dhe lavdëroje Atë gjatë orëve të natës dhe në skajet e ditës, që të jesh i kënaqur.”[8]

Pra, Allahu i Lartësuar e urdhëroi Profetin (a.s) që në çdo situatë të vështirë t’i drejtohej durimit dhe namazit, pasi me to vjen ndihma, qëndrueshmëria dhe qetësia shpirtërore.

Sa i përket fjalës së Allahut:

“Dhe vërtet, kjo është e rëndë, përveç për të përulurit.”[9] Mendimi më i saktë është se përemri “kjo” i referohet të gjitha urdhrave dhe këshillave të përmendura më parë drejtuar Beni Israelëve.

Fjala “e rëndë” këtu ka kuptimin e diçkaje të vështirë dhe të lodhshme për shpirtrat. Kjo është një mënyrë e zakonshme shprehjeje në arabisht, pasi vështirësia është një nga cilësitë e gjërave të mëdha. Allahu thotë: “Dhe me të vërtetë, kjo është e rëndë, përveç për ata që i udhëzoi Allahu.”[10]

Po ashtu: “Nëse është e rëndë për ty shmangia e tyre…”[11]

Ndërsa fjala “të përulurit” i referohet atyre që e kanë përulur shpirtin e tyre dhe i kanë vendosur dëshirat e tyre nën rregullat e sheriatit. Këta janë ata që i binden Allahut me dëshirë dhe frikë.

Edhe pse ajeti është në kontekstin e qortimit dhe paralajmërimit për Beni Izraelët, kuptimi i tij nuk është i kufizuar vetëm për ta. Përkundrazi, ai është i përgjithshëm për të gjithë njerëzit, sepse mësimi nxirret nga kuptimi i përgjithshëm i fjalëve, jo nga arsyeja e veçantë e shpalljes. Allahu thotë: “O ju që besuat! Kërkoni ndihmë me durim dhe namaz! Vërtet, Allahu është me të duruarit.”[12]

Prandaj, ne muslimanët sot kemi më shumë nevojë se kurrë për ta kuptuar dhe zbatuar këtë urdhër hyjnor. Lusim Allahun për sukses, ndihmë dhe një përfundim të mirë.

ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Asr: 1-3.

[2] – Sure Sexhde: 24.

[3] – Sure A’raf: 137.

[4] – Sure Bekare: 153.

[5] – Ebu Daudi dhe Ahmedi.

[6] – Ebu Daudi dhe Ahmedi.

[7] – Sure Ankebut: 45.

[8] – Sure Taha: 130.

[9] – Sure Bekare: 45.

[10] – Sure Bekare: 143.

[11] – Sure En’am: 35.

[12] – Sure Bekare: 153.

Përgjigja e zgjuar e një amerikani
Një djalosh i ri nga Kina e pyeti Mustafanë që ishte nga Amerika: Përse ju myslimanët faleni pesë herë në ditë, a nuk do të mjaftonte të faleshit vetëm një herë?

Mustafai u përgjigj: Allahu e ka krijuar njeriun nga trupi dhe shpirti, dhe të dyja kanë nevojë për kujdes dhe pastërti. Ne marrim abdes pesë herë në ditë për të pastruar trupin dhe për ta ruajtur të pastër. Ndërsa për shpirtin, falemi pesë herë në ditë për ta pastruar dhe për ta ushqyer me paqe e lumturi.

Nga kjo përgjigje djaloshi kinez u mahnit dhe pranoi Islamin.

Mustafai është një i ri amerikan që e ka pranuar Islamin që në fëmijëri. Aktualisht ai ndodhet në Mekë, ku po përfundon doktoraturën. U ula me të për një bisedë të këndshme ku ndamë disa mendime, dhe e pyeta: “Çfarë të tërhoqi më shumë në Islam?” Ai më tha: Dy gjëra më lanë përshtypje të thellë:

1 – Kur isha i vogël, pashë në televizor pamje nga falja në Qaben e shenjtë. Më bëri shumë përshtypje qetësia dhe përulësia e mijëra njerëzve, të cilët qëndronin në radhë për t’u falur, pa zhurmë apo pa u ankuar, pavarësisht vapës e turmës së madhe.

2 – Ndjenja e përgjegjësisë që të jep Islami. Sapo u bëra mysliman, ndjeva se më takonte të përhapja të mirën që kisha zbuluar. Kjo më shtyu të studioja fenë, përfundova studimet në shkencat islame, bëra masterin dhe tani po e përfundoj doktoraturën, inshallah.

Mustafai është rreth 30 vjeç, i martuar dhe ka një vajzë që e ka quajtur Xhudi. Ai më tregoi:

“Kur isha në gjimnaz në NjuJork, isha i vetmi mysliman mes 500 nxënësve të krishterë, hebrenj apo jobesimtarë. Të shumta ishin talljet që mu adresuan për shkak të fesë time, por qëndrova me durim dhe urtësi, u përkushtova në mësime dhe u bëra nxënësi më i mirë në shkollë. Pas kësaj, ata filluan të më respektonin.”

Përgjigjja e tij për namazin më kujtoi një ngjarje me disa miq që u falën në rrugët e Londrës. Kalimtarët u mblodhën rreth tyre për t’i parë dhe për t’i filmuar, dhe pas përfundimit të namazit, biseduan me disa njerëz që ishin të interesuar, dhe një prej tyre pranoi Islamin pas asaj ndodhie.

Namazi është lidhja mes robit dhe Zotit të tij. Kush privohet nga namazi, është privuar nga shumë të mira. Kujtoj një bisedë mes një të riu të krishterë dhe një myslimani, ku i krishteri tha:

“Zoti na do më shumë neve dhe hebrenjtë sesa ju myslimanët.” Myslimani e pyeti: “Si e di këtë? I krishteri tha: “Sepse na e ka lehtësuar me namazin, ne falemi vetëm një herë në javë. Kjo tregon se Ai na do.” Myslimani i tha: “Le të ta jap një shembull që ta kuptosh më mirë: Nëse një gjyqtar vendos që një prind ta takojë fëmijën vetëm një herë në javë, por prindi kërkon ta takojë çdo ditë, a nuk është kjo shenjë dashurie më e madhe nga ana e prindit?” Ai u përgjigj: “Po, kjo tregon se e do shumë.” Myslimani i tha: “Ashtu edhe ne myslimanët, Zoti na do dhe ne e duam Atë, prandaj ne falemi çdo dit pesë herë në ditë, madje edhe më shumë, si në rastin e namazeve vullnetare.” Dhe kështu përfundoi biseda.

Autor: Xhasim Mutava

Përktheu: Elton Harxhi

T’i falesh Zotit
Elementin e tetë të lumturisë, e kemi titulluar “Lidhje të forta me Zotin”, të cilin e kemi ngjyrosur me ngjyrën e bardhë, ngjyrën e pastërtisë dhe të qartësisë. Nëse kërkon të jetosh i lumtur në këtë botë, duhet të ndërtosh lidhje të forta me qiellin, lidhje të fuqishme me Zotin. Nëse në gjashtë elementët e lumturisë që kemi trajtuar gjer tani, merr notën dhjetë, por nuk përmbush elementin e shtatë, nuk mund të jetosh i lumtur. Kjo, pasi lumturia nuk mund të arrihet, nëse nuk plotësohen nevojat e njeriut për lidhje me hyjnoren.

Të them të drejtën e kam të vështirë t’ju flas mbi namazin, pasi jam i bindur që ju keni lexuar shumë mbi këtë ritual dhe obligim. Unë jam i bindur që prindërit myslimanë, me t’u lindur fëmijët, fillojnë t’i edukojnë me dashurinë për namazin, u recitojnë atyre ajete dhe hadithe të Profetit (a.s), mbi vlerën dhe rëndësinë e këtij rituali.

Në fakt, unë nuk do t’i përqasem namazit nga ky këndvështrim, por do të zgjedh një këndvështrim krejt të ndryshëm nga ai që jemi mësuar.

Për çdo gjë në këtë botë, me të cilën dëshiron të kënaqesh dhe të përfitosh, duhet të plotësohen dy kritere: I pari, të kesh informacionin e duhur rreth saj, duhet ta njohësh mirë. I dyti, të kesh një këndvështrim tëndin teksa i qasesh. Ajo mund të jetë diçka madhështore, por që ti nuk e ndjen, nuk e sheh të tillë dhe për pasojë nuk e shijon.

Kështu, nëse dëshiron të martohesh, duhet të kesh informacionin optimal rreth kësaj lidhjeje dhe personit me të cilin do të lidhesh. Së dyti, duhet të kesh këndvështrimin dhe konceptin tënd mbi lidhjen martesore. Ka të rinj, të cilët e konceptojnë martesën si kënaqësi fizike, pa asnjë përgjegjësi karshi njëri-tjetrit. Një martesë e tillë përfundon me divorc ta pashmangshëm. Ka vajza që e konceptojnë martesën si një rast për të pasuruar koleksionin e stolive. Një martesë e tillë nuk mund të jetë e lumtur.

Vallë sa pikë – nga njëqind – do t’i jepje informacionit dhe sa syresh këndvështrimit tënd? Është për t’u çuditur, por pikët që vlerësojnë informacionin nuk i kalojnë njëzet. Kurse këndvështrimi dhe koncepti yt, meriton tetëdhjetë pikët e mbetura. Është këndvështrimi yt, ai që kontrollon sjelljet e tua.

Vallë, cili është këndvështrimi yt për namazin? Si e sheh dhe si e koncepton atë?

Ka njerëz që e konceptojnë namazin thjesht si lëvizje mekanike, ulje e ngritje. Ka njerëz që e konceptojnë si kryerjen e një obligimi karshi Zotit. Ka të tjerë që e konceptojnë si një barrë, të cilën duhet ta kryejmë, duam apo s’duam. Ka njerëz që e konceptojnë namazin si diçka që largon zemërimin e Zotit prej nesh. Po ti, o vëlla dhe oj motër, si e koncepton namazin? Cili është këndvështrimi juaj për këtë ritual?

Mos harroni, se tetëdhjetë për qind e kënaqësisë dhe e përfitimit tënd nga diçka, varet nga këndvështrimi dhe mënyra si e konceptoni.

Si e koncepton namazin ti, o vëlla? Mos e koncepton si një obligim që duhet kryer dhe kaq? Apo e koncepton si dritë, ilaç dhe formë për t’u mbushur me energji për gjithë ditën? A e koncepton namazin si mëshirë prej Zotit dhe si rast për të komunikuar me Zotin?

Koncepti i namazit

Që kur kemi qenë të vegjël, kemi dëgjuar se Profeti (a.s.) ka thënë: “Namazi është shtylla e fesë.”

Le ta shtjellojmë pak më shumë këtë hadith. Unë mund të vij me një çekiç në dorë dhe të godas me sa forcë kam muret e shtëpisë tënde. Patjetër që kjo do të të zemërojë, por mund ti mund ta tolerosh një sjellje të tillë. Unë mund të hyj brenda në shtëpi dhe të thyej ndonjë xham, apo ndonjë enë qelqi. Ti sërish zemërohesh, por gjen forca për të më falur. Por nëse unë filloj të shemb kolonat mbi të cilat mbahet shtëpia, kjo do të thotë që së shpejti e gjithë shtëpia do të shembet dhe rrënohet.

Një ditë, Profeti (a.s.) i thotë Muadh ibnu Xhebelit: “A të të rrëfej mbi kryet e gjithçkaje, shtyllën dhe kulmin e saj? Kryet e gjithçkaje është Islami, shtylla e tij është namazi…”

Thotë Profeti (a.s.): “Namazi është shtylla e fesë. Kush e mban namazin, ka mbajtur fenë, kush e braktis atë, ka braktisur fenë.”

Si e koncepton namazin ti, o vëlla? A është e mundur ta ndryshojmë bashkë konceptin që kemi për namazin? Përse të mos e konceptojmë namazin si dhuratë nga Zoti? Përse të mos e konceptojmë si mirësinë më të madhe, me të cilën na nderon çdo ditë? Përse duhet ta konceptosh çdo ditë si një obligim që duhet kryer patjetër? Përse të mos e shohësh si mishërim të dhembshurisë dhe mëshirës së Zotit? Përse të mos e shohësh dhe ta konceptosh si burim energjie dhe lumturie? Përse të mos e konceptosh si mundësi për katarsis, vetëpastrim?

Kompanitë që prodhojnë ilaçet e rrobave, shpenzojnë miliona për të reklamuar mallrat e tyre. Nga ana tjetër, të interesuarit shpenzojnë miliona për t’i blerë këto produkte, pasi u interesojnë t’i kenë rrobat e pastra dhe të lara sa më mirë. Nëse njerëzit shpenzojnë miliona për detergjentet e rrobave, vallë sa u duhet të shpenzojnë për të mbajtur të pastër shpirtin e tyre? Që kur zgjohemi në mëngjes, gjer kur vjen koha të shtrihemi në darkë, pesë shqisat u ngjajnë lumenjve që derdhin papastërti dhe pisllëqe në shpirtin dhe zemrën tonë. Nëse rrobat tona bëhen të papastra brenda një dite, nga balta, shirat dhe ndotja, çfarë mund të themi për shpirtin tonë? Ashtu si rrobat, edhe shpirti ka nevojë të pastrohet çdo ditë.

Thotë Profeti (a.s.): “Mendoni sikur para shtëpisë së ndonjërit prej jush të ndodhej një lumë dhe ai të lahej në të pesë herë në ditë. A do t’i mbetej gjë e pistë në trupin e tij?” “Jo” i thanë sahabët. “Të njëjtin funksion kanë pesë namazet në ditë, të cilat i fshijnë të gjitha gjynahet.” , u tha. Kështu, me anë të namazit, ne myslimanët pastrojmë shpirtin. Ndërkohë që për të pastruar rrobat ne shpenzojmë kushedi sa, pastrimin e shpirtit Zoti na e ka mundësuar pa asnjë shpenzim. Përse të mos e konceptojmë namazin si mundësi dhe shans për t’u vetëpastruar?

Namazi mund të konceptohet edhe si dritë, nur. Nëse hyn në një ambient të errët, mund të rrëshqasësh, të përplasesh dhe të humbasësh ekuilibrin, derisa të gjesh çelësin dhe të ndezësh dritën. Mjeti më i mirë për të ndriçuar udhën e jetës, është namazi. Sa herë që Profeti (a.s.) nisej për të falur namazin në xhami, lutej me këtë lutje: “O Zot! Ndriçoje fytyrën time me dritë, gjuhën time me dritë, sytë e mi me dritë, veshët e mi me dritë, zemrën time me dritë! O Zot, ndriçoje të majtën time me dritë, të djathtën time me dritë, sipër meje me dritë, poshtë meje me dritë! O Zot më pajis me dritë.”

Me këtë, sikur Profeti (a.s.) na thotë se me t’u nisur për namaz, gjithçka rreth teje vezullon dhe bën dritë. Profeti (a.s.) ka thënë: “Përgëzoji ata që ecin në errësirë për në xhami, me dritë të plotë Ditën e Kiametit.“

Namazi është energji dhe fuqi për mbarë ditën. Është e vërtetë që në namazin e sabahut ngrihesh i lodhur, por ky namaz të pajis me energjitë dhe forcat që të duhen gjatë ditës. Sexhdet që bën gjatë sabahut, të mbushin me energji të reja. Nëse thua se nuk e ndjen diçka të tillë, dije se kjo ndodh për shkak të konceptimit tënd të gabuar lidhur me namazin, sepse të është kthyer në diçka rutinë. Namazi është fuqi, është energji, është vitalitet, është gjak që rrjedh në damarë.

Tregojnë shokët e Profetit (a.s.): “Sa herë që të dërguarin e Zotit e shqetësonte diçka, brofte në namaz.” Kjo, sepse ai e konceptonte namazin si burim energjie, force dhe frymëzimi. Nëse e koncepton namazin në këtë formë, tetëdhjetë për qind e dobive të namazit i përfiton. Njëzet për qind mbeten vetëm forma dhe lëvizjet teknike të namazit.

Ka shumë njerëz, të cilët ndihen të lodhur shpirtërisht, për shkak të hipokrizive, mashtrimeve, hileve dhe problemeve me njerëzit. Ilaçi i kësaj lodhjeje shpirtërore është pikërisht namazi, i cili është dritë që të ndriçon udhën.

Ka shumë të tjerë që kanë projekte dhe ëndrra për të realizuar, por që ndihen të pafuqishëm përballë sfidave dhe pengesave që hasin. Namazi është burimi i energjive që u nevojiten në rrugën e realizimit të këtyre ëndrrave dhe projekteve.

Një këndvështrim dhe koncept i ri mbi namazin, është se ai konsiderohet si shërim për të sëmurët me sëmundje fizike dhe shpirtërore. Transmeton imam Ahmedi se Profeti (a.s.) ka thënë: “Falu, se falja është shërim.“

Të gjithë ata njerëz që vuajnë nga urrejtja që u ka pllakosur zemrat, le të falen. Të gjithë ata që vuajnë nga stresi, le të falen. Faluni se namazi është shërim. Zemra e njeriut përjeton shpërndarje, të cilën nuk e kthen në normalitet veçse drejtimi kah Zoti. Zemra vuan herë pas here nga vetmia, të cilën nuk e dëbon veçse të qenët pranë Zotit. Zemra herë pas here digjet nga një zjarr i brendshëm, të cilin nuk e shuan gjë tjetër, veçse namazi me përkushtim.

Shpeshherë, ata që falen, përjetojnë çastet më të lumtura kur janë në sexhde. Unë di disa raste, se njerëzit ia kanë dorëzuar shpirtin Zotit në sexhde. Ka njerëz që kur falen, duken sikur nuk janë në këtë botë, sikur shpirti i tyre është shkëputur në hapësirat e pafundme të qiellit, sikur komunikojnë direkt me Zotin dhe nuk u bën përshtypje asgjë përreth. Kur ka qenë hera e fundit që je përkushtuar në namaz? Kur ka qenë sexhdja e fundit që e ke ndjerë se je shumë pranë Zotit? Kur ke lotuar për herë të fundit teksa faleshe? Pa dyshim që kjo është e vështirë, pasi kërkon përkushtim dhe devocion. Zoti thotë në Kuran: “Kërkoni ndihmën e Allahut me durim e me namaz! Kjo është njëmend e vështirë, përveçse për të devotshmit.”[1]

Si e përjetonte Profeti (a.s.) namazin?

Sa herë që hynte koha për t’u falur, Profeti (a.s.) i thoshte Bilalit: “Na i qetëso zemrat o Bilal!”

Qetësia dhe rehatllëku i vërtetë për Profetin (a.s.) ishte në namaz. Ndërkohë që ka njerëz të cilët e kërkojnë qetësinë dhe rehatllëkun në gjithçka tjetër përveç namazit.

Tregon Aisheja, se Profeti (a.s.) i thoshte herë pas here: “Më lër t’i falem për pak kohë Zotit tim.”

Kur binte Profeti (a.s.) në ruku thoshte: “Ndaj Teje është përkushtuar dëgjimi im, shikimi im, truri im, eshtrat dhe nervat e mia.”

Tregojnë shokët e Profetit (a.s.), se kur i dërguari i Zotit (a.s.) falej, dëgjonin nga ai një zë, si zëri i ujit kur valon, ngaqë qante me zë të ulët.

Njerëzit gjatë namazit, ndahen në pesë kategori:

1 – Një njeri që nuk tregon fare kujdes kur merr abdes, apo kur është duke u falur dhe nuk ka përkushtim në namaz. Ata thjesht kryejnë lëvizje mekanike, ulen e ngrihen pa qenë aspak të përkushtuar.

2 – Ata që tregohen të kujdesshëm gjatë marrjes së abdesit dhe kryerjes së riteve të namazit, por që nuk arrijnë të përkushtohen në namaz. Këtij do t’i kërkohet llogari për namazin.

3 – Në këtë kategori hyjnë ata që herë janë të përkushtuar në namaz, herë të tjera shkëputen dhe i tërheq jeta. Këta, gjatë kohës që falen, kryejnë dy vepra: Falen dhe janë në xhihad (luftë) me shejtanin. Këta do të shpërblehen dyfish, për faljen dhe për luftën me shejtanin.

4 – Njeriu që nuk e çon kohën dëm, namazin e fal siç duhet dhe është i përkushtuar duke i ndjerë ato që lexon. Këta janë njerëz të dashur te Zoti.

5 – Këtu hyjnë ata njerëz, të cilët thonë “Allahu ekber”, ia dorëzojnë zemrën Zotit dhe sikur shkëputen nga kjo botë. A ke qenë ndonjëherë pjesë e të pesta kategorive? Nëse nuk e arrin dot gjatë muajit të Ramazanit, sidomos gjatë dhjetë ditëve të fundit, kur mendon se mund ta arrish këtë gradë të lartë?

Çfarë të bëj që ta ndjej ëmbëlsinë e namazit?

Pas çdo lëvizjeje të ligjshme që kryejmë gjatë namazit, fshihen urtësi dhe domethënie të rëndësishme. Disa lëvizje janë posaçërisht për pastrimin e zemrës, disa të tjera për të rritur nivelin e përkushtimit etj… Por përderisa ti e sheh namazin thjesht si obligim që duhet kryer, nuk i përjeton dot siç duhet. Prandaj, është e nevojshme ta ndryshojmë këndvështrimin dhe konceptin tonë për namazin.

Përkushtimi fillon që me marrjen e abdesit. Sytë e tu mund të përloten nga përkushtimi që gjatë abdesit.

Profeti (a.s.) ka thënë në një hadith: “Kur robi merr abdes dhe lan gojën, i dalin të gjithë gjynahet nga goja. Kur lan fytyrën, i dalin gjynahet nga qerpikët. Kur lan duart, i dalin gjynahet nga thonjtë. Kur fshin kokën dhe veshët, i dalin gjynahet që ka dëgjuar me veshë dhe kur lan këmbët, i dalin gjynahet nga gishtat e këmbëve.”

Teksa je duke marrë abdes, përjetoje këtë hadith në çdo rit të abdesit. Pas abdesit, prej besimtarit kërkohet të mbulojë pjesët e turpshme të trupit. Por kujdes, mos i jep rëndësi vetëm anës së jashtme, duke e lënë anën e brendshme të mbushur me gjynahe dhe dëshira të shfrenuara. Për këtë pendohu dhe largohu prej tyre.

Pasi të mbulohesh, do të drejtohesh nga Kibla. Po si vallë nuk të vjen turp që drejtohesh drejt Qabes me trup, kurse zemrën e ke në kahun e kundërt të saj?

Pasi të jesh drejtuar me trup dhe me zemër drejt Qabesë, bëj nijet që do të falësh namaz, që të pajisesh me energji, të pastrosh shpirtin dhe ta falësh namazin ashtu siç e kërkon Zoti.

Më pas do të thuash tekbirin fillestar duke shqiptuar: “Allahu Ekber” që do të thotë: “Zoti është më i madhi”. Nëse me gojë pohon se Zoti është më i madh, ndërkohë që në zemër ke gjëra të tjera më të mëdha se Zoti, konsiderohesh gënjeshtar. Në çastin kur thua Zoti është më i madhi, asgjë tjetër nuk duhet të jetë më e shtrenjtë dhe më e madhe se Zoti në zemrën tënde. Me të cituar se Zoti është më i madhi, ti je në takim me Zotin, Krijuesin dhe të Gjithëpushtetshmin sublim. Pas thënies Allahu ekber, nuk pranohet prej teje të jesh i shkujdesur dhe ta shkëputësh vëmendjen në gjërat e kësaj bote. Prandaj, çdo shkëputje vëmendjeje, çdo shikim vëngër i fëmijëve që luajnë, çdo hetim mbi pastërtinë e vendit, çdo ngritje zëri si mesazh për dikë që bën zhurmë etj… është e papranueshme.

Zakonisht në takimet mes presidentëve, mbretërve dhe burrave të shtetit, ndiqet një protokoll i caktuar, të cilit duhet t’i përmbahen të gjithë. Nëse një nga palët flet, pala tjetër duhet ta dëgjojë me vëmendje dhe jo e shkujdesur. Nëse kjo kërkohet për mbretërit e kësaj bote, çfarë mendoni për Mbretin dhe Sunduesin e të gjitha botëve?

Profeti (a.s.) ka thënë: “Kur njeriu fillon namazin dhe e shkëput vëmendjen tek diçka, Zoti i thotë: “A po mendon mbi diçka më të mirë se Unë?!”

Zoti thotë në një hadith kudsij: “E kam ndarë namazin mes Meje dhe robit Tim në dy pjesë. Kur thotë robi: “Falënderimi është i Zotit të botëve”, Unë them: “Më falënderoi robi Im”. Nëse thotë: “Mëshiruesi, Mëshirëbërësi”, them: “Më lavdëroi robi Im”. Nëse thotë: “Sunduesi i Ditës së Gjykimit”, them: “Më lartësoi robi Im”. Nëse thotë: “vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë”, unë them: “Kjo është mes Meje dhe robit tim. Robit Tim i takon çfarë kërkon. Kur thotë: “Na udhëzo në rrugën e drejtë” Unë them: “Kjo i përket robit Tim.”

Pas Fatihasë, duhet të lexosh një sure tjetër, qoftë dhe e shkurtër, si surja Ihlas. Edhe pse është sure e shkurtër, prej teje kërkohet ta recitosh me përkushtim dhe me vëmendje të përqendruar.

“Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm!” Meqë Allahu është i vetëm dhe absolut, vetëm prej Tij pres të më ndihmojë dhe të më furnizojë.

“Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim.” Gjithçka që ekziston në univers, ka nevojë për Zotin, sakaq Ai nuk ia ka nevojën askujt. Për këtë, ai nuk ka nevojë as për fëmijë dhe as për prindër.

“Ai as nuk lind, as nuk është i lindur.”

Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!”

Pas leximit të Kur’anit, bie në ruku duke thënë Allahu Ekber. Duke përkulur trupin për në ruku, përkul dhe zemrën duke thënë “Vetëm për ty o Zot unë përulem në këtë formë.” Në ruku thuaj tre herë: “Subhane rabbijel adhim.”

Duke u drejtuar, themi: “Semiallahu limen hamide, rabbena ve lekel hamd (Zoti e dëgjon atë që e lavdëron. O Zot vetëm Ty të takojnë lëvdatat)” Kjo lëvdatë dhe falënderim, është shenjë mirënjohjeje për Zotin, që të ka dhënë formë të drejtë dhe jo të kërrusur si shumë krijesave të tjera. Falënderoje Zotin që ta ka drejtuar shpinën dhe të ka bërë të fisëm.

Më pas drejtohesh dhe bie në sexhde. Në sexhde ti vendos pjesën tënde më të lartë dhe më të shtrenjtë, fytyrën, në vendim më të ulët, në tokë, nga e cila u krijove. Në sexhde themi tre herë ose më shumë: “Subhane rabbijel a’la (i patëmeta je Ti o Zot i lartë).”

Meqë ti ke pranuar të përulesh aq shumë për hatër të Zotit, Ai e ka vlerësuar këtë dhe i pranon lutjet që bëhen në ato çaste. Me qëllim që t’a përforcosh përuljen dhe nevojën tënde për Zotin, sexhdeja bëhet dy herë.

Më pas qëndron ulur duke lexuar pjesët e posaçme për këtë ulje. Aty do t’i çosh përshëndetjet e tua profetit Muhamed (a.s.). Menjëherë më pas lexon fjalën e dëshmisë se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij.

Namazi mbyllet duke përshëndetur me selam, një herë në krahun e djathtë mandej në të majtin. Menjëherë, citojmë lutjen: “Allahum-me entes selam, ve minkes selam, tebarekte ja dhel xhelati vel ikram (O Zot! Ti je paqja, prej teje buron paqja, i bekuar je o i Lartë dhe Bujar).”

Profeti (a.s.) thoshte: “Kënaqësia e syve të mi është në namaz.” Asgjë në këtë botë nuk m’i mbush sytë, si namazi. Kjo edhe pse Profeti (a.s.) i shijonte kënaqësitë e kësaj bote, për të cilat thotë: “Nga kjo botë, më pëlqejnë parfumet dhe lidhjet bashkëshortore.”

Menjëherë pasi të përfundosh së lexuari këtë temë, ngrihu fali dy rekate, pasi ta kesh korrigjuar konceptin për namazin.

Autor: Amër Halid

Përktheu: Elmaz Fida

[1] – Sure Bekare: 45.

Objektivi kryesor i namazit
Në një krahinë të kalifatit, kadiut iu desh të ngatërrohej më një çështje shumë të koklavitur. Babai kishte paditur të birin për mosbindje dhe mungesë të thellë respekti: e kishte urdhëruar të birin disa herë rresht, që të shkonte të merrte bukë në Ahur. Pas disa provash të dështuara, djaloshi mendjehapur kishte vendosur të mos i bindej të atit. Aq i ngatërruar u bë debati mes tyre, sa i ati e zuri për krahu dhe e paditi të birin te kadiu.

“Im bir nuk më respekton – iu qa kadiut – nuk më bindet”.

“Po si nuk të bindet more zotëri – i’u kthye kadiu që donte të dinte më shumë hollësi – çfarë ka bërë a, ç’të ka thënë?”

E urdhëroj të shkojë të marrë bukë dhe i ka ngulur këmbët si gomari në baltë e nuk lëviz vendit. Më thuaj kadi i nderuar, a nuk meriton një dru të mirë ky pizeveng?

Kadiu u mendua për disa kohë, sepse çështja qe vërtet e vështirë dhe ai nuk e kishte zakon të nxirrte fjalë dhe t’i tërhiqte më pas. Mosbindja ndaj prindit ishte një vepër, që duhej korrigjuar me rreptësi, po edhe angaria e djalit i dukej fort e padrejtë. A kishte të drejtë i ati që ta sorollaste të birin, apo kishte të drejtë i biri, të mos humbte kohë me urdhëresën boshe të të atit? E vendosi. I biri kishte të drejtë.

Nuk do të mund të rri pa shprehur, as kësaj here, protestën time të fuqishme ndaj sipërfaqësisë së mendimit, trajtimit dhe mesazhit të hoxhallarëve modernë, veçanërisht shqiptarë, por edhe më gjerë. Nuk më hiqen mendsh torturat, që më kanë shkaktuar mua dhe vërsnikëve të mi sugjerimet për t’u përqendruar në namaz, sa herë që u drejtoheshim për të na dhënë zgjidhje për dilemat tona lidhur me vlefshmërinë e adhurimit. Madje dikush kishte lënë fare namazin pasi “nuk po e ndjente”. Propozimi sërish kishte ardhur në linjën e bërë traditë: të vazhdosh të tentosh ta ndjesh, sepse edhe nëse nuk e ndjen të paktën garon për të arritur atë gjendje, objektiv që nuk mund të përmbushet, nëse tërhiqesh nga kjo garë.

Thënë ndryshe, ai duhet të mos e ndërpriste orvatjen e tij për të ndjerë namazin, duke vrarë përditë, 5 herë në ditë shansin që të realizonte objektivat e vërtetë të namazit. Objektivi i sugjeruar, të ndjerit e namazit, për shkak se ishte i gabuar apo i paqartë, nuk mund të arrihej asnjëherë, duke e ngarkuar lutësin me një krizë të thellë dyshimi mbi vetë ritualin e lutjes së përditshme.

Unë nuk dua të them se ai që kishte braktisur namazin, që është detyra më e rëndësishme e besimtarit musliman, kishte të drejtë, por se gjendja e tij ishte fryt i udhërrëfimit të pasaktë nga mësuesit tanë fetarë. Kjo sipërfaqësi, që s’resht se rrahuri gjoks se është e vërteta, është përgjegjëse për një rrjedhje të frikshme të enës së xhematit, një valë apostazie që nuk i shkon fesë së vërtetë. Po ta mbajmë mend, Herakliu e pyeti Ebu Sufjanin nëse largohen shumë njerëz nga feja e re dhe përgjigja e tij vetëm e konfirmoi pritshmërinë e këtij të krishteri të devotshëm, se një fe e vërtetë e ka shumë pak të përhapur fenomenin e apostazisë mes ndjekësve të saj.

Prandaj, e përsëris, këta hoxhallarë që janë dëshmitarë të ikjeve masive nga radhët e xhematit, pa i shtuar “të qëndrueshmit pa themel”, duhet t’i vënë gishtin kokës dhe të kuptojnë përgjegjësinë e tyre në këtë përhapje të frikshme të fenomenit të lëvozhgës, kores.

Ç`është e vërteta ajo që ne ndjejmë në namaz, është rrallëherë një kuptim i pranisë së Zotit dhe në më të shumtën e rasteve është një ngushtim në shpirt për dështimet apo peripecitë, një ankesë që s’di ku ta nisësh. Edhe këto ndjesi mund të përfshihen në një namaz si objektiva të tij, por nuk duhet të mbysim atë që është më parësori, që zë kryet e vendit; të kuptuarit e pranisë së Zotit.

Po të pyes, nëse dikush nuk e ka fare ndërmend këtë synim, a mund ta arrijë atë, jam i bindur se përgjigja do të ishte: në përgjithësi jo. Atëherë do të shpërfaqej rëndësia e njohjes së këtij objektivi. Është po aq e rëndësishme sa ç`është e rëndësishme që fëmija të shkojë për të ngrënë bukë në kuzhinë dhe jo në ahur. Nëse do ta nisje të merrte bukë në ahur, pasi nuk do të kishte sukses ato pak herë, ai do të kishte të drejtë të hezitonte apo të mos bindej për të shkuar përsëri. Kush ka dëshirë që të endet kot nëpër sokaqet e tokës apo të ndërgjegjes së tij dhe të mos gjejë asgjë nga ajo që i kanë premtuar?

Të gjitha veprimet që kryen besimtari gjatë namazit: qëndrimi në këmbë, përkulja, përmbysja me ballë në tokë dhe qëndrimi ulur, formulat që ai shqipton, të gjitha kanë për qëllim që ta forcojnë ndjenjën e pranisë së Zotit. Kjo ndjenjë korrigjon dhe pastron shumë mangësi dhe mbetje ligësish në shpirtin e njeriut, prandaj dita e besimtarit nis me një namaz, që e rikthen intelektin e tulatur nga gjumi në Udhën e Drejtë dhe mbyllet po me një namaz, që njeriu t’i kthehet vdekjes së vogël me pastërtinë shpirtërore të nevojshme për të përfunduar me sukses misionin e tij, sipas porosisë hyjnore:

“Prandaj duroje (o Muhamed) atë që thonë ata dhe lavdëroje me falënderim Zotin tënd para lindjes së Diellit dhe para perëndimit të tij! Lavdëroje Atë edhe në orët e natës, edhe në skajet e ditës, që të mund të kënaqesh”[1]

Pra midis tyre, në kohë pushimi apo pune, besimtari nuk duhet ta harrojë Zotin e as ta humbasë ndjenjën e Pranisë Hyjnore. Ja përse atij i kërkohet të “përmendet” duke falur edhe tre namaze të tjera.

Të ndjesh praninë e Zotit, është objektiv i shprehur në mënyrë të prerë nga Vetë i Lartësuari. Ky përjetim është konfirmimi më i fortë i Njëshmërisë (teuhid), që është boshti i mesazhit hyjnor dhe thelbi i asaj që Zoti ka thënë dhe nënkuptuar gjatë gjithë komunikimit të tij të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë me njerëzimin. Në po të njëjtën sure, madje më parë se të përmendë kalendarin e lutjes, Ai përmend përse-në e saj: “Me të vërtetë, Unë jam Allahu, s’ka zot tjetër përveç Meje, prandaj, vetëm Mua më adhuro dhe kryej faljen për të më kujtuar Mua”[2]

Kështu mund të kuptohet jo vetëm objektivi i namazit, por edhe rëndësia që ka në jetën e besimtarit ajo që shqetëson shumë jomuslimanët me shpeshtësinë e saj.

Namazi nis me Fatihanë, e cila nuk është vetëm dera e Kuranit, por edhe zemra e tij. Kur njeriu thotë Fatihanë, i lutet Zotit në emër të të gjithë njerëzve dhe në fakt në emër të gjithë krijimit. Edhe pse ajo është në arabisht, besimtari duhet të ketë parasysh rëndësinë e saj kozmike. Fakti që kjo lutje është shpallur nga Zoti dhe recitimi i saj është urdhëruar prej Tij, shpërfaq atë që i Lartësuari dëshiron që ne të dimë dhe të themi.

Në lutjet gjatë kohëve pa dritë (shumica e lutjeve i takon këtyre momenteve në fakt) imami e nis këndimin e Fatihasë me vargjet: “Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit, Sunduesit të Ditës së Gjykimi”[3] Të tre këto ajete i përkasin Zotit, i kushtohen Atij. I pari shpall mbizotërimin e Tij mbi hapësirën. I treti thekson faktin se Zoti është zotëruesi i kohës, caku i fundit ku çdo gjë kthehet kur përmbyll ciklin e saj të jetës, duke mos përjashtuar asnjë detaj në ekzistencë. Mes tyre qëndron vargu që shpall kuptimin e Mëshirës Hyjnore, aspekti i brendshëm i së cilës është Rrahman, që filloi krijimin dhe aspekti i jashtëm i së cilës është Rrahim, që manifestohet në vetë krijimin.

Në vargun pasues: “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë”[4] që u kushtohet edhe Zotit edhe njeriut, pjesa e parë i referohet Zotit si Realitet Transcendental (të Përtejmë), i veshur me madhështi, përpara pushtetit dhe fuqisë së të Cilit ne qëndrojmë gjithë druajtje. Pjesa e dytë shpërfaq Zotin si Realitet Imanent (të Afërt) veshur me bukuri, në dhembshurinë dhe dashurinë të Cilit ne kërkojmë strehë dhe mbrojtje. Kur shqiptojmë këtë varg, ne duhet të mbetemi të vetëdijshëm si për largësinë edhe për afrinë e Zotit, rreptësinë dhe mëshirën e Tij.

Tre frazat e fundit i kushtohen tre zgjedhjeve të mundshme të njeriut përkarshi të Gjithëpushtetshmit. I pari (Udhëzona në rrugën e drejtë”![5]. Kjo është lutja e hershme e njeriut drejtuar Zotit; lutja për t’i përudhur në të drejtën, në ngjitjen drejt Tij. Ajo ka si kuptim edhe ruajtjen e udhës së deritanishme, që përjashton rreziqet e shmangieve dhe çdo ngjarjeje që e hidhëron të Lartësuarin. Kusht që të mund të ndjekësh Udhën e Drejtë, është vetë udhërrëfimi prej Zotit dhe Pëlqimit të Tij. Ja pse vargu vijues shpall: “Në rrugën e atyre me të cilët je i Kënaqur…”[6] Për njerëzit e pa udhëzuar s’ka ndonjë shteg për t’u kthyer veç Pëlqimit, me të cilin Zoti ka ndriçuar njerëzit e Tij; përmes shpalljeve.

Ndërkaq lutja e njeriut, që qëndron përpara Zotit, duhet t’i kushtohet edhe ruajtjes nga rrëshqitjet jashtë Udhës së Drejtë, Fatihaja përmbyllet me frazën “…jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd, as në të atyre që janë të humbur”! . Njeriu mund të humbë nga Udha e Drejtë, duke rënë ose duke u shmangur, ku e para është më e rrezikshme se e dyta. Ata që kanë tërhequr zemëratën e Zotit janë në një kryengritje të hapur ndaj Tij dhe i kanë kthyer shpinën Atij. Është për këtë arsye, që ne lutemi gjatë Fatihasë, që të jemi të ruajtur nga rreziku i rënies në një gjendje kaq të rrënuar. Por edhe “humbja” është gjithashtu fort e rrezikshme për jetën e një njeriu të devotshëm. Ajo përfaqëson një ndjesi indiferentizmi ndaj Zotit dhe vakum në çështjet e fesë. Duke qenë se ky rrezik është shumë i përhapur edhe mes njerëzve, që synojnë të ndjekin Udhën e Drejtë, Fatihaja e paralajmëron dukshëm dhe e përmend drejtpërdrejt. Përkatësisht, hebrenjtë dhe të krishterët janë përfaqësuesit par excellence të dy grupeve të nënkupruara në këtë ajet.

Në shqiptimin e Fatihasë besimtarët duhet të mbeten të vetëdijshëm, se po qëndrojnë përpara Zotit, se ata nuk përfaqësojnë vetëm shpirtin e tyre, por edhe gjithë krijimin, prandaj edhe foljet janë në shumës. Ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm, se ndërsa lexojmë kapitullin e parë të Kuranit në arabisht, ne po shprehim lutjen e gjithësishme të gjendjes së njerëzimit dhe fatit të tij përfundimtar dhe se ne lutemi jo vetëm për shpirtin tonë, por për të gjitha qeniet. Ne i përfaqësojmë këto qenie, ndërsa qëndrojmë përpara Zotit, mëshira e të Cilit na lejon t’i lutemi.

Kur imami e këndon me zë Fatihanë dhe atë pjesë të zgjedhur nga Kurani pas saj, komunikimi mes Zotit dhe besimtarëve është edhe më i plotë. Pasi dëgjojnë fjalën e përhershme të Zotit, muslimanët përkulen dhe nisin t’i luten në heshtje Atij, me një intimitet që është karakteristik për një komunikim për së afërmi dhe xheloz.

Kështu veprojnë pas të gjitha tekbireve (madhërimeve) të imamit, por kulmi i kësaj afrie ndjehet, kur besimtarët përmbysen me ballin në tokë, mbështetur në duar dhe gjunjë. Nënshtrimi këtu është i plotë, pra edhe distanca është e parëndësishme, sepse akti shpreh njëherazi druajtjen dhe dashurinë. Prania hyjnore në sexhde është e fortë dhe nuk janë të rralla rastet, kur njerëz pa shumë dituri e përvojë fetare të provojnë ndjesi të forta e tronditëse gjatë këtyre momenteve. Shpesh njerëzit e humbasin sensin e kohës dhe hapësirës dhe përfshihen nga vajtime mallëngjyese dhe gati të pavullnetshme; të gjitha këto janë dëshmi të rifitimit (edhe pse të përkohshëm) të shumë tipareve autentike, ku bën pjesë edhe përmallja për vetë Zotin.

Kjo gjendje përndiqet nga një përsëritje e veprimeve të sapo përmendura dhe në fund besimtarët ulen dhe kujtojnë takimin e mëvetësishëm të Profetit (a.s) me Zotin (lëvduar qoftë). Përshëndetjet që Zoti dhe Profeti këmbyen në atë çast, lutjet e Profetit, dëshmimi i Xhibrilit aty pranë dhe lutjet për Profetin janë formulat që shqiptohen. Në përmbyllje lutjet tipike islame për jetë të bekuar dhe shpëtim e lumturi në jetën e pasosur, përgjërimet për falje për veten e tij, prindërit dhe gjithë besimtarët lajmërojnë, se namazi po mbaron. Mjafton një përshëndetje me paqe në të djathtë dhe në të majtë, që njerëzit të ngrihen e të vazhdojnë aktivitetin e tyre të përditshëm.

Ndijimi i pranisë së Zotit, më së miri do të duhet të mos ndërpritet, ose të rikthehet shpesh në përjetimin e besimtarit, jo vetëm se namazi tjetër nuk është fort larg, por edhe sepse në kohën mes lutjeve klasike nxitet përmendja dhe kujtimi i shpeshtë i të Dashurit, i Zotit tonë. Është ashtu siç tha Profeti (a.s), kur përshkroi ihsanin: “të falesh sikur po e sheh Zotin”. Meqë është e sigurt, se ne nuk mund ta shohim, të paktën ta ndjejmë praninë e Tij

Autor: Vehap Kola

[1] – Sure Taha: 130.

[2] – Sure Taha: 14.

[3] – Sure Fatiha: 2 – 4.

[4] – Sure Fatiha: 5.

[5] – Sure Fatiha: 6.

[6] – Sure Fatiha: 7.

Namazi, për kohën që “ta merr”, të dhuron qetësi shpirtërore
Në shikim të parë, namazi që falet pesë herë në ditë, duket se të merr ca kohë për çdo ditë, por në fakt, të dhuron qetësi shpirtërore. Po ashtu, nëse namazi falet si duhet dhe me nënshtrim të plotë ndaj Allahut të Madhërishëm, të dhuron kënaqësi dhe bindje përtej asaj që mund të imagjinojë njeriu. I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, thoshte:”O Bilal, na relakso me namaz!”

Asnjëherë mos thuaj se nuk kam hapësirë që të falem, ngase Allahu i Madhërishëm, nuk e ngarkon robin e Vet me diçka që s’ka mundësi ta bën. Nëse kthehemi në jetën e përditshme, do të shohim se punëdhënësi ua ndan punët punëtorëve të tij, duke e llogaritur që të mund t’i kryejn brenda kohës së punës. Nëse njeriu vepron kështu, atëherë ç’ka mendoni për Zotin e Madhërishëm që na ka krijuar?! Ky është shembull përafrues, edhe pse Allahut të Madhërishëm i takon shembulli më i lartë.”

Autor: Muhamed Mutevel-li esh-Sha’ravi

Fjalë të arta rreth namazit
Mendimi, i cili më bën të turpërohem për vonesën e faljes së namazit në kohën e tij, qëndron në atë, se unë nuk jam ai, i cili e ka caktuar kohën e duhur për këto namaze.

Krijuesi i Madhëruar, Ai është që e ka përcaktuar këtë.

Allahu është Ai, i Cili e ka krijuar këtë univers, që mendjen time ma mpin dhe ma shpërndan, thjesht vetëm duke menduar për madhështinë e Tij, për gjerësinë, bukurinë, përsosmërinë e shpikjes, krijesat e shumta të llojllojshme, begatitë dhe mrekullitë e Tij; vetëm Ai është, i Cili do nga unë të qëndroj përpara Tij, t’i flas dhe t’i lutem.

E, unë çfarë bëj???

Shumë herë e bëjë këtë kohë-takim gjënë e fundit të përparësive të mia, derisa gati më kalon edhe koha e tij, duke vënë përpara tij gjëra të kota të pavlera dhe të papërfillshme.

Allahu i Madhëruar më kërkon, ndërkohë që unë jam një grimcë, pa peshë në universin e Tij të madh, për të qëndruar përpara Tij, ndërsa unë jam i tretur në absurditetet e jetës dhe në bukurinë e saj të zhdukshme. Më kërkon vetëm për disa minuta, e unë refuzoj, e vonoj, e largoj dhe e shtyj, pastaj i shkoj vonë si përherë. A ka dëshpërim më të madh se sa kaq?!!

Më thërret i Lartmadhërishmi në një takim me dyer të mbyllura mes meje dhe mes Tij, unë nevojtari, që kam nevojë dhe Ai është i Pasuri (i Panevojshmi) Dhuruesi i mirësive, ndërsa unë e kthej në takim të hapur të gjithfarë lloje mendimesh dhe iluzionesh, i pranishëm me trup dhe i munguar me mendje.

Kërkon nga unë të largohem prej çdo gjëje për disa minuta të caktuara, që ta qetësoj trupin tim, mendjen time dhe të shkëputem pak prej zhurmave të jetës, angazhimeve të saj dhe t’i drejtohem Atij, e askujt tjetër, përveç Tij, në ankesat dhe shqetësime (hallet) e mia.

Ai është Krijuesi i Madhërishëm i Pasur (i Panevojshëm) për mua, për adhurimin tim dhe për kohën time, më kërkon për ta dëgjuar zërin tim, e unë vonoj, pastaj, ja, unë vij, ose i rënduar me përtesë, ose nxitimthi, sikur unë po vij përkundër dëshirës sime. Unë i pranishmi i munguari.

Ai i Lartmadhërishmi e do atë takim të veçantë, ndërsa unë e bëj atë pjesë dëgjimi të ftohtë, ushtrime sportive të thata dhe mendje shkapërderdhur.

O Zoti ynë, na e fal çdo namaz, që nuk i shkon Madhërisë, Hirësisë dhe Lartmadhërisë së pushtetin Tënd.

Amin

Autor: Sejjid Kutubi

Përktheu: Lavdrim Hamja

Pozita e namazit
Tashmë e ke kuptuar – Allahu i Madhëruar të nderoftë – se “Vëllezërit Muslimanë” kanë bindjen, se feja islame posedon metodat më efikase për edukimin shpirtëror, për gjallërimin e zemrës dhe përsosjen e moralit. Ata e kanë përvetësuar besimin e tyre nga drita Islame dhe kanë zgjedhur frymën islame si burim për jetën e shpirtit.

Të jesh i sigurt se “Vëllezërit Muslimanë” kanë bindjen, se pozita e namazit në Islam është si pozicioni i kokës në trup. Namazi është shtylla e Islamit, është pika mbështetëse e kësaj feje, është direku i saj, është simboli i kësaj feje, është manifestimi i saj i përjetshëm dhe argumenti i fesë, derisa të ketë jetë në tokë. Gjithashtu, namazi është kënaqësia e syve, qetësia e ndërgjegjes, është shoqëruesi i shpirtit dhe gëzimi i zemrës, është lidhja mes robit dhe Krijuesit. Namazi është mjeti, me të cilin lartësohen zemrat e të dashuruarve për tek pozita më e lartë (Xheneti), kështu që i dashuruari begatohet në shoqërinë e këtij adhurimi, gëzohet dhe qetësohet në kopshtet e këtij vendi të shenjtë, në të cilin bashkohen shkaqet e lumturisë së botës së padukshme dhe të dukshme. Namazi është armë që shkrep zjarr në shpirtin e njeriut, është mjaltë që e përjeton ai, i cili di të shijojë ëmbëlsinë e tij.

Pash Zotin! A ke parë diçka më të këndshme, më të ëmbël, më të arrirë dhe më të pastër, sesa një person të përkushtuar dhe adhurues, i cili përkulet në sexhde, fal shumë namaz gjatë natës, ruhet nga ndëshkimi në Ahiret dhe shpreson mëshirën e Zotit të tij, ndërkohë që sytë e të tjerëve flenë, apo qepallat u janë rënduar, trupat u janë qetësuar nëpër shtrate dhe çdo i dashuruar është veçuar me Atë që do. Sakaq ftuesi, i cili e njeh Allahun dhe ata që e duan Atë, thërret:

“Të qëndrosh zgjuar, por jo për hatrin Tënd

Është humbje e plotë.

Ndërsa vajtimi i syve jo për shkakun Tënd,

Është vajtim i kotë”.

Ah o vëllai im! Vetëm një nga këto përjetime në namaz është më e dobishme për njeriun dhe më e pastër për shpirtin sesa 1000 këshilla, sesa 1000 romane prekëse, apo 1000 ligjërata. Provoje dhe do ta shikosh! Për këtë shkak, ata janë përmendur në Kuran dhe për ta flet ajeti i punëmirëve: “…meqë më parë kanë qenë punëmbarë. Ata flinin pak natën, ndërsa në agim kërkonin falje (nga Allahu)”.([1]) Për këtë arsye, edhe shpërblimi i tyre ka qenë i lartë dhe i fshehur:

“Askush nuk di se çfarë gëzimesh janë fshehur për ata (në jetën tjetër), si shpërblim për punët e mira që kanë bërë”.([2]) A nuk ishte e fshehtë puna e tyre?! A vlen vetmimi në prani të mbikëqyrësve?! A e përjeton i dashuruari ëmbëlsinë, pa u veçuar me Atë që do?! A ka shpërblim tjetër për të mirën, veç të mirës?!

Tregohet se Ebu Kasim Xhunejdi është parë në ëndërr pasi ka ndërruar jetë dhe është pyetur: “Çfarë ka bërë Allahu i Madhëruar me ty”?! Ai është përgjigjur: “U zhdukën orientimet, u shuan fjalët, iku vlera e diturisë, humbën formalizmat (ato punë që kemi bërë) dhe nuk na bëri dobi asgjë tjetër përveç disa rekateve që i falnim në mes të natës”.

Lexues i nderuar! Mos u çudit nga fakti se nuk ka dobi më të madhe për zemrën, sesa veçimi me Allahun, kur Ai pushton fushën e mendimit. Zemra pastrohet më mirë, kur fal disa rekate me përkushtim, rekate që pastrojnë zemrën, shkrijnë ndryshkun  e mëkateve, lajnë ndotjen e të metave, hedhin në zemër dritën e besimit dhe e ngrohin kraharorin me bindje të sigurtë.

Në lidhje me namazin, muslimanët e sotëm ndahen në disa grupe të ndryshme:

Një grup prej tyre e kanë humbur fare si detyrë, e kanë neglizhuar, e kanë braktisur dhe e kanë injoruar. Kur ti ua përkujton atyre namazin, apo kur u flet atyre për të, tundin kokat, të pengojnë nga e vërteta, tregohen mendjemëdhenj dhe refuzues, duke e konsideruar atë si diçka të lehtë, ndërkohë që tek Allahu i Madhëruar kjo çështje është shumë e rëndë dhe shumë e madhe. Nuk dua të përmend faktin se në mesin e tyre ka edhe nga ata që ndalojnë nga falja e namazit, nënçmojnë ata që falen, apo e përshkruajnë atë që falet si të prapambetur, gdhë dhe të mykur. Prej tyre dhe të ngjashmëve me ta, ti dëgjon shumë ofendime, shumë pretendime të çuditshme, dëgjon fjalë që të habisin dhe të lënë pa mend. Ata sikur nuk e kanë dëgjuar fjalën e Allahut të Madhëruar: “Mjerë për ata, të cilët kur falen, janë të pakujdesshëm për namazet”.([3])

Habia dhe shashtisja të shtohet akoma më shumë, kur merr vesh se disa nga ata që punojnë për thirrjen islame, që kanë zënë karriget për të mbrojtur çështjen islame, janë neglizhentë në faljen e namazit, duke e nënvlerësuar rëndësinë e tij, a thua se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) nuk e ka thënë qartë se namazi është shtylla e fesë dhe farz për besimtarët. Këta sikur nuk e kanë dëgjuar fjalën e tij (Paqja qoftë mbi të!): “Ajo që e ndan njeriun nga shirku është namazi. Kur njeriu nuk falet, ai ka bërë shirk”.([4])

Ne nuk e marrim mundin që t`i bindim ata për diçka që është më e qartë se agimi, më e shndritshme se drita dhe më e dukshme se dielli, por ne i lutemi Allahut të Madhëruar për veten tonë dhe për ta, që të na udhëzojë për tek më e mira dhe të na japë sukses të plotë.

Kemi edhe dy grupe të tjera muslimanësh:

Tek njëri grup hyjnë pjesa më e madhe e njerëzve – madje shumica e tyre. Ata e falin namazin si robotë, pasi e kanë trashëguar nga prindërit e tyre dhe e kanë bërë rutinë me kalimin e ditëve. Pjesa më e madhe e njerëzve të thjeshtë nuk i dinë sekretet e namazit dhe as nuk i përjetojnë efektet e tij. Ndonjërit prej tyre i mjafton shqiptimi i fjalëve, lëvizjet e trupit dhe kryerja siç duhet e veprimeve dhe pasi e mbaron namazin ka bindjen se e ka shlyer detyrimin, e ka falur namazin, ka shpëtuar nga ndëshkimi dhe e ka marrë sevapin!! Ky është hamendësimi tyre dhe këtu nuk ka asgjë të vërtetë.

Fjalët dhe veprimet janë trupi i namazit, kuptimi i tyre është shpirti i namazit, përkushtimi është themeli i tij, ndërsa ndikimi prej këtyre është shtylla e namazit. Është transmetuar në hadith: “Namazi është përkushtim, thjeshtësi, përgjërim, përdjegie e brendshme…”.([5])

Për këtë shkak, shikon se pjesa më e madhe e njerëzve nuk kanë dobi prej namazit të tyre, pasi ai (namazi) nuk bëhet shkak për t`i ndaluar nga ligësitë dhe e urryera. Nëse personi do të ishte falur si duhet, do të kishte si fryt pastrimin e shpirtit dhe pastërtinë e zemrës. Për rrjedhojë, namazi do ta pengonte namazliun nga kryerja e mëkateve dhe zhytja në harame.

Tek grupi tjetër bëjnë pjesë një numër i vogël njerëzish. Ata i kanë kuptuar konceptet që burojnë nga sekretet e namazit. Ky grup përpiqet me seriozitet, që ta realizojë qëllimin e namazit dhe punon që ta përsosë atë. Ai që bën pjesë në këtë grup, falet me përkushtim, me ndërgjegjësim, me qetësi dhe meditim. Ai del nga namazi, ndërkohë që e ka shijuar ëmbëlsinë e adhurimit, është ndikuar nga ndjenjat e përkushtimit dhe është ndriçuar me dritën e Allahut, e cila shfaqet për ata që e kanë lidhur shpirtin e tyre me madhështinë e njohjes së Tij. Në një hadith thuhet: “Kush e fal namazin në kohën e tij, duke marrë abdes në formën më të përsosur, duke plotësuar qëndrimin (Kijam) në namaz, duke qenë i përulur ndaj Allahut, duke plotësuar rukunë dhe sexhden, namazi i del i bardhë dhe thotë: “Allahu i Madhëruar u përkujdestë për ty (të ruajtë), ashtu siç u përkujdese ti për mua. Kush e fal namazin jashtë kohës së tij, duke mos marrë abdes si duhet, duke mos e plotësuar kijamin, rukunë, sexhden dhe duke mos qenë i përulur gjatë namazit, namazi i del i errët dhe thotë: “Allahu të shkatërroftë, ashtu siç më shkatërrove mua”. Më pas, merret namazi nga aty ku ka dashur Allahu të jetë, mbështillet siç mbështillet rroba e vjetëruar dhe i përplaset në fytyrë atij që e ka falur”.([6])

Prandaj niveli i njerëzve në namaz dhe shpërblimi i tyre për të është i ndryshëm, megjithëse në pamje, formë, fjalë dhe vepra namazi kryhet njësoj nga të gjithë.

Për këtë arsye, selefët e përkushtuar – Allahu qoftë i kënaqur me ta – përkujdeseshin maksimalisht që zemrat e tyre të ishin të pranishme në namazin që falnin dhe përkushtimi të ishte i plotë në adhurimet e tyre. Për këtë arsye, cilësia e parë – me të cilën janë përshkruar besimtarët – është: “…të cilët janë të përulur (përkushtuar) në namazin e tyre”.([7])

“Vëllezërit Muslimanë” e kanë mësuar mirë një gjë të tillë, prandaj kanë stërvitur veten e tyre me namaz, janë munduar të futen në të dhe një nga treguesit më të dukshëm praktikë të tyre është: falja e namazit ashtu siç kërkohet. “Vëllezërit Muslimanë” kanë bindjen, se nëpërmjet namazit ndjekin rrugën më të afërt për reformimin e veteve dhe pastrimin e shpirtrave: “O besimtarë! Kërkoni ndihmë për veten nëpërmjet durimit dhe namazit! Në të vërtetë, Allahu është me të duruarit”.([8])

O vëlla musliman! Kuptoje mirë këtë dhe bëhu shembull i përkushtimit në namaz, bindu se hapi i parë për të bashkëvepruar me ne, është që të falim namazin siç duhet dhe po ashtu të japim edhe zekatin.

Të dyja këto janë detyra([9]), të cilat Allahu i Madhëruar i ka bërë mburojë të fesë dhe manifestim të Sheriatit. Allahu i Madhëruar i ka përmendur së bashku (namazin dhe zekatin) në shumë ajete të Librit të Tij Fisnik, duke tërhequr vëmendjen për vlerën e madhe që kanë dhe për të vënë në dukje pozitën e tyre. E theksojmë edhe njëherë, se këto dy detyra janë namazi dhe zekati. Nëpërmjet namazit rregullohen lidhjet mes teje dhe Allahut të Madhëruar. Nëpërmjet zekatit rregullohen lidhjet mes teje dhe krijesave. A ka në ekzistencë diçka tjetër përveç Krijuesit dhe krijesave?! Nëse raporti i besimtarit me namazin dhe zekatin është ashtu siç duhet, atëherë ai ka arritur objektivin e reformimit dhe kulmin e lumturisë.

Autor: Hasan El Benna

Përktheu: Rushit Musallari

([1]) – Kurani: Dharijat, ajeti: 16-18.

([2]) – Kurani: Sexhde, ajeti: 17.

([3]) – Kurani: Maun, ajeti: 4-5.

([4]) – Hadith i vërtetë. Ibn Maxheh (1080).

([5]) – Hadith me premisë për të qenë i pranuar. Ebu Daudi (1296), Tirmidhiu (385), Nesai në “Sunenul`-Kubrâ”, (616), Ibn Maxheh (1325), Ibn Khuzejmeh (1212) dhe Ahmedi (1/211). Shiko Musnedin e Ahmedi (1799) me verifikim të Ahmed Shakirit, i cili bën një analizë të hollësishme për vargun e hadithit.

([6]) – Hadith i pranuar. Tajalisi (586), Darimiu (1262), Taberaniu në “Eusat”, (3095) dhe Bejhakiu në “Shuabu`l-Îmân”, (2871).

([7]) – Kurani: Mu`minun, ajeti: 2.

([8]) – Kurani: Bekare, ajeti: 153.

([9])– Revista “El-Ikhuânu`l-Muslimîn”, nr 22, viti i 2 i botimit, 25 Xhumadel Thani 1353 Hixhri/ 5 tetor 1934, faqja (3-6).

Gjurma që lë namazi
Namazi sjell rizkun, ruan shëndetin, largon mundimin, shmang sëmundjet, forcon zemrën, zbardh fytyrën, e gëzon unin, e largon dembelinë, gjallëron gjymtyrët, zgjeron fuqitë, hap gjoksin, ushqen shpirtin, ndriçon zemrën, ruan begatinë, largon dënimin, tërheq bereqetin, largon shejtanin dhe afron kah Mëshiruesi.

Në përgjithësi namazi ka ndikim të mahnitshëm në ruajtjen e shëndetit të trupit, zemrës dhe fuqisë së tyre, në largimin e materieve dëmtuese, andaj nuk ndodh që dy persona të sprovohen me ndonjë sëmundje, sprovë apo vështirësi, veç se hiseja e atij që bën namaz prej asaj (sprove) është më e vogël, dhe pasojat për të janë më të shëndosha.

Autor: Ibn Kajjimi

Përktheu: Ledio Muka

Përkushtimi në namaz
Duhet ta dini – Zoti ju mbuloftë me mëshirën e Tij -, se kur një rob i Allahut del nga shtëpia për të shkuar në xhami, ai shkon për të dalë para Allahut, të Vetmit, të Gjithëfuqishmit, të Lartësuarit, Falësit- me dije dhe bindje se asgjë nuk mund t’i fshihet Allahut, kudo e ngado qoftë robi i tij, madje Atij nuk mund t’i fshihet dhe grimca më e vogël- në shtatë toka apo në shtatë qiej, në shtatë dete a shtatë male të larta. Vërtet shtëpia, drejt së cilës ai po vjen, është një nga Shtëpitë e Allahut. Ai do vetëm Allahun dhe ulet në njërën prej shtëpive të Tij.

“(ajo dritë) Eshtë në shtëpitë (xhamitë), që All-llahu lejoi të ngrihen e që në to të përmendet emri i Tij, t’i bëhet lutje Atij mëngjes e mbrëmje. Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur All-llahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet.”[1]

Prandaj kur dikush del nga shtëpia (për të shkuar në xhami), le ta përkujtojë Allahun me zë të ulët, le të thotë disa fjalë që nuk kanë të bëjnë me çështjet apo punët e kësaj bote. Ashtu i qetë dhe serioz të zërë një vend, pasi kështu na ka urdhëruar të veprojmë profeti ynë i dashur (a.s); ai duhet të vijë me zemrën plot mall dhe dëshirë (për të arritur kënaqësinë e Allahut), me frikë dhe droje (nga dënimi i Allahut) dhe me përulësi e butësi ndaj Allahut, pasi sa më i virtytshëm dhe i përkushtuar të jetë në namaz, aq më të madh do ta ketë shpërblimin e aq më shumë do të fisnikërohet e do t’i afrohet Allahut. Por nëse mbushet me fodullëk, Allahu do ta shkatërrojë e do t’ia mohojë veprat, sepse veprat e fodullëve nuk pranohen kurrsesi. Në një hadith, që flet për profetin Ibrahim (a.s), të dashurin e Allahut, transmetohet se pasi e kaloi natën në adhurim dhe duke përkujtuar Allahun, në mëngjes, i kënaqur me adhurimin e natës tha: “Sa i mirë është Zoti dhe sa i mirë është robi, Ibrahimi (a.s)”. Ditën tjetër, pasi nuk gjeti dikë me të cilin ta ndante ushqimin, mori ushqimin dhe doli jashtë në rrugë, duke pritur për ndonjë kalimtar që të hante me të. Atëherë dy engjëj zbritën nga qiejt dhe iu afruan. Ai i ftoi ata për të ngrënë dhe ata e pranuan ftesën. Më pas Ibrahimi (a.s) u sugjeroi qe t’i afroheshin një kopshti, ku gjendej një burim me ujë të freskët. Ata pranuan dhe iu afruan kopshtit, por panë se uji i tij kishte shteruar. Kjo ishte një goditje e rëndë për Ibrahimin (a.s) dhe ajo që kishte thënë e vuri shumë në siklet. Duke parë situatën, engjëjt i thanë: “Lute Zotin që ta kthejë burimin”. Ai u lut, por nuk u duk burim gjëkundi dhe kjo ishte një tjetër goditje e rëndë për Ibrahimin (a.s), prandaj u tha engjëjve: “Lutuni ju tek Zoti”. Njëri prej tyre iu lut Allahut dhe në çast ia behu uji. Tjetri u lut dhe uji rrodhi pranë tyre. Më pas i thanë, se gjithë kjo ndodhi, pra atij nuk iu pranua lutja, ngaqë u kënaq me namazin e tij natën e kaluar. Kujdes nga krenaria, pasi nuk ka vepër që pranohet, nëse përkrah saj është krenaria. Jini të përulur në namazin tuaj. Nëse dikush qëndron në namaz para Allahut, duhet ta njohë Atë dhe mirësitë që Ai i ka dhënë, sepse Allahu e ka nderuar me një begati të madhe e ai vazhdon ta përlyejë veten me mëkate. Prandaj është detyrë e tij, që ta shtojë përulësinë dhe drojën ndaj Allahut.

Transmetohet, se Ebu Darda ka thënë: “M’u mbuloftë fytyra me dhè për Zotin tim (gjëja më e dashur për mua), sepse kjo është forma më e bukur e adhurimit”. Le të mos i frikësohet askush dheut dhe le të gjejë kënaqësi në sexhden e tij, pasi nuk ka dyshim se të gjithë andej e kemi origjinën. Askush s’duhet të druhet se mos po e tepron, sepse ajo është rruga më e mirë për t’i shpëtuar skllavërisë dhe zjarrit të Xhehenemit, një zjarr të cilit nuk do t’i rezistonin as malet e larta e të qëndrueshëm, që janë shtylla për tokën e as shtatë qiejt e fuqishëm njëri mbi tjetrin, që qëndrojnë si tendë mbi ne, as toka që është vendbanim për ne, as shtatë dete thellësinë dhe madhësinë e të cilëve nuk e di askush përveç Atij që i krijoi. Po për ne si i bëhet vallë, me trupat tanë të dobët, me eshtrat delikate dhe lëkurën e hollë.

Tek Allahu kërkojmë mbrojtje prej zjarrit!

Pra nëse qëndron në namaz- Allahu të mëshiroftë- qëndro sikur po e sheh Allahun para teje, sepse edhe pse ti nuk e sheh, Ai të sheh ty. Në një hadith transmetohet, se i Dërguari i Allahut (a.s) e këshilloi një burrë duke i thënë: “Frikësoju Allahut sikur po e sheh Atë, sepse dhe pse ti nuk e sheh, Ai të sheh ty.”[2] Dhe kjo është këshilla e Profetit (a.s) karshi robit, në të gjitha punët e tij. Po për namazin ku ai qëndron në një vend të veçantë, në një vend të shenjtë, duke kërkuar Allahun dhe duke u kthyer drejt Tij? A nuk meriton dhe namazi i tij të njëjtin ihsan si të gjitha punët e tij? Në një hadith thuhet: “Vërtet, kur robi nis namazin, duhet ta kthejë fytyrën drejt Allahut dhe jo ta kthejë fytyrën prej Tij deri sa të kthehet djathtas e majtas.(kur jep selam në fund të namazit)”[3]

Gjithashtu në një hadith tjetër thuhet: “Për aq kohë sa qëndron në namaz, robi gëzon tri cilësi: mbi kokën e tij vërshojnë begati nga qielli, engjëjt ulen rreth tij nga këmba deri në qiell dhe një thirrës thërret: “Nëse robi do ta njihte Atë që dëgjon pëshpëritjet e tij, nuk do ta linte asnjëherë namazin”.[4] Allahu hedh Mëshirën e Tij mbi atë, që hyn në namaz me përulësi dhe drojë ndaj Allahut, duke u frikësuar dhe duke iu lutur Atij me gjithë forcën e shpirtit (për të arritur kënaqësinë e Tij), duke shpresuar tek (Mëshira e Tij) duke e bërë namazin për Zotin, çështjen e tij më të rëndësishme, duke ia kushtuar Atij pëshpëritjet, rukunë, sexhden, duke u zhytur në meditim dhe duke u përpjekur të përsosë veprat e tij të adhurimit, sepse nuk e di nëse do t’i jepet mundësia të falë dhe një namaz tjetër, apo do t’i merret jeta, para se t’i jepet një mundësi e tillë. Ai qëndron para Zotit të tij me trup e shpirt, duke shpresuar që namazi t’i pranohet dhe duke u frikësuar se mos i refuzohet, pasi pranimi i tij është burim kënaqësie, ndërsa refuzimi i tij burim fatkeqësie e mllefi. Vëlla i dashur! Ç`gjë do të kishte më shumë rëndësi për ty në këtë namaz, apo në çdo vepër tjetër përveç vlerës së pranimit tek Allahu? Ç`gjë e meriton më shumë shqetësimin apo frikën tënde kur nuk e di nëse namazi apo çdo vepër e mirë, do të pranohet apo jo tek Allahu i Lartësuar? Mbi të gjitha kush të siguron prej zjarrit të Xhehenemit? Kësisoj, kush e meriton më shumë trishtimin dhe lotët e tu – që Ai të t’i pranojë ty (veprat e tua)? Përveç kësaj, ti nuk e di nëse do të zgjohesh apo jo në mëngjes, nëse do ta arrish apo jo mbrëmjen, nëse do të jesh prej fatlumëve apo prej fatzinjve! I dashur vëlla! Dua thjesht të të paralajmëroj për këtë rrezik të pashmangshëm. Nuk të ka hije që t’i lumturohesh familjes e pasurisë tënde. Të çudit fakti, se si mund të vazhdosh të jesh kaq i shkujdesur, duke e humbur kohën pas dëshirave boshe dhe pas çështjeve jo të rëndësishme, kur me shpejtësi, ditë e natë, ore pas ore, po shkon drejt fundit të pashmangshëm, i cili vjen pa hetuar, sa një mbyllje qepallash. Duhet të mendosh i dashur vëlla se edhe koha jote mund të vijë nga çasti në çast, ndaj mos u trego i shkujdesur ndaj këtij rreziku. Vdekja është e pashmangshme, ndaj si shumë të tjerë edhe ti do ta shijosh. Çasti yt mund të vijë papritur nga mëngjesi në mbrëmje. Do të ndahesh nga gjithçka zotëron e më pas ose shpërblim me (Xhenet) ose dëmin me (Xhehenem). Nuk numërohen thëniet e tregimet, që i përshkruajnë ato.

Vëlla i dashur! A nuk i ke dëgjuar fjalët e një robi të devotshëm: “Çuditem kur mendoj se si mund të flejë ai, që dëshiron t’i shpëtojë Zjarrit? Çuditem kur mendoj se si mund të flejë ai, që e dëshiron Xhenetin? Pasha Allahun! Nëse nuk dëshiron Xhenetin e nëse nuk ke frikë Xhehenemin, do të shkatërrohesh e do të shijosh një dhimbje të hidhur, trishtim të pafund dhe lot të pashtershëm; do të mbetesh me të shkatërruarit dhe me të dënuarit. Nëse pohon se kërkon të shpëtosh prej zjarrit dhe të hysh në Xhenet, atëherë përpiqu për atë që kërkon dhe mos u mashtro pas dëshirave të kësaj bote.

[1] – Sure Nur: 36-37.

[2] – Buhariu dhe Muslimi.

[3] – Buhariu dhe Muslimi.

[4] – Kitabu Es Salat i imam Mirzauit. Hadithi është Mursel.

Filozofia e kohës së namazeve
Kohët e përcaktuara për të falur namazet, janë kohët më të përshtatshme për të kryer adhurimin si dhe për t’u pranuar lutjet. Nëse mendojmë për kohët e namazit të mëngjesit, të drekës, ikindisë, akshamit, jacisë dhe të namazit të natës (Tehexhud), bëhet e qartë se secila ka rëndësi të veçantë në lidhje me faktorët e përmendur më lart.

Koha e faljes së namazit të mëngjesit në veçanti është një kohë paqeje, qetësie dhe çlodhjeje mendore. Pas një nate të gjatë pushimi, kur një person zgjohet, ai është i freskët. Falja shënon fillimin e një dite të re. Jeta kërkon një forcë të re dhe kjo vendosmëri kërkon udhëzimin hyjnor dhe providencën.

Në kohën e faljes së namazit të drekës, për një person me intelekt të mprehtë, një realitet i thellë zbulon veten dhe e fton atë që të përulet: dielli, që në të kaluarën ngrihej në nivelin e Hyjnisë nga të paditurit, fillon dhe përulet para Zotit dhe si rrjedhim flet nëpërmjet kësaj ngjarjeje qiellore, se nuk është Krijuesi, por një krijim që nuk duhet të adhurohet, pasi është vetë adhurues.

Koha e ikindisë paralajmëron një realitet të ri: çdo pikë e lartë ka një pikë të ulët. Asgjë në univers nuk është mbi këtë ligj. Ashtu si dita lindi, plotësoi gjysmë e ciklit dhe erdhi në prag të muzgut, njëlloj dhe kjo botë u krijua, do të arrijë kulmin dhe një ditë do t’i vijë fundi. Koha e ikindisë e shtyn personin, të mendojë për botën tjetër dhe të përulet para Zotit me pendim.

Në kohën e Akshamit hapet dera drejt një bote të re. Ky kalim është njëlloj me atë që ndodh në kohën e vdekjes dhe njeriu hyn në një botë të re, në botën e përtejme. Zoti sjell shenjën e natës pas ditës dhe të dritës së hënës pas rrezeve të diellit. Dita përfundon dhe yjet mbushin qiellin. Vetëm një njeri pa ndjenja mund të mos e ndiejë një ndryshim të tillë kaq të madh, por një njeri me intelekt të mprehtë mund ta ndiejë këtë ndryshim hyjnor në univers. Nuk është e mundur që ai person, që e kupton këtë moment, të qëndrojë indiferent ndaj Krijuesit, i Cili e sjell këtë ndryshim. Nëse ky person ka vetëm disa shkëndija jete në zemër, do t’i kushtojë vëmendje dhe do të përulet para Krijuesit të tij, fuqia dhe forca e të Cilit ia mundësuan Atij ta mbështjellë botën me mbulesën e natës, sa hap e mbyll sytë.

Koha e namazit të darkës është koha e përgjegjësisë. Errësira e natës përpin mbetjet e fundit të lëvizjeve. Njeriu kërkon të pushojë, duke lënë gjithçka, në mënyrë që të rigjallërohet për përpjekjen tjetër. Kjo shënon çastin më të përshtatshëm për një person, që para se të flejë i përulet Zotit, sepse ky çast mund të jetë çasti i tij i fundit dhe ai mund të mos zgjohet më në këtë botë.

Tehexhudi (namazi i natës) është koha e lutjeve. Asnjë kohë tjetër gjatë ditës nuk mund të krahasohet me këtë kohë, për shkak të natyrës së saj të qetë. Në këtë kohë ka qetësi absolute. Të gjithë flenë. Asnjë kohë tjetër e ditës nuk mund të krahasohet ne të. Vetëm Mëshiruesi qëndron zgjuar, Ai nuk fle asnjëherë dhe njeriu më me fat prej njerëzve. Nëse një njeri zgjohet dhe qëndron nën hijen e argjendtë të yjeve, ai do të ndiejë se dyert e qiejve janë të hapura dhe qielli më i afërt po kumbon nga thirrjet për paqe dhe pendim. Natyra e qetë e kësaj kohe dihet nga të mençurit. Gjumashët e konsiderojnë si koha më e mirë për të fjetur, ndërsa ata që rrinë zgjuar mendojnë se është koha më e mirë për të qenë zgjuar, sepse sakrifica më e mirë ka vlerë para Allahut. Vetë Allahu zbret në qiellin më të ulët, për të lëshuar mëshirën e Tij dhe për t’i falur ata, që kërkojnë mëshirë dhe falje gjatë kësaj kohe.

Këto janë kohët e faljes. Është e qartë, se secila prej tyre është shumë kuptimplotë. Adhurimi që kryhet në këto kohë ka vlera dhe ka ndikim shumë të madh tek njeriu.