Zekati – Ardhmeria Online

Dhënia e zekatit gruas, prindërve, fëmijëve, vëllezërve apo të afërmëve
Sa i përket gruas, nuk lejohet që t’i jepet asaj zekati me tërësi, sepse gruaja e njeriut është pjesë e tij, siç ka thënë Allahu: “Dhe nga argumentet e Tij është se Ai krijoi për ju nga vetvetja tuaj bashkëshortë”[1] Pra, gruaja është pjesë e burrit, dhe shtëpia e martesës është shtëpia e saj dhe e tij. Për këtë, Allahu thotë: “Kur të divorconi gratë, divorconi ato për kohën e llogaritjes së saj, dhe llogarisni kohën e pritjes, dhe frikësohuni Allahut, Zotin tuaj. Mos i nxirrni ato nga shtëpitë e tyre”[2]. Pra, shtëpia e saj është shtëpia e martesës, shtëpia e gruas.

Pasuria e burrit është pasuria e gruas; nëse ai i jep atyre, në të vërtetë po i jep vetvetes. Dhe a lejohet që njeriu t’i japë vetes së tij?

Për këtë arsye, dijetarët janë të një mendimi se nuk lejohet që burri t’i japë gruas së tij nga zekati i tij. Po ashtu, nuk lejohet që t’i japë fëmijëve të tij, sepse edhe ata janë pjesë e tij, siç transmetohet në hadith: “Dhe fëmijët tuaj janë nga fitimi juaj”[3] Po ashtu, edhe prindërit janë pjesë e tij.

Megjithatë, Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, lejon që nëse fëmija ka prindër të varfër dhe nuk mund të përballojë shpenzimet e tyre, ai të japë zekatin e tij për prindërit në këtë rast. Kjo gjithashtu është e lejuar.

Sa i përket vëllezërve, nëse janë të varfër, dijetarët kanë mendime të ndryshme. Nëse ata janë të varfër dhe shpenzimet e tyre i takojnë personit, a mund t’u japë atyre nga zekati?

Ndoshta mendimi më i saktë dhe më i fortë është se vëllai mund t’u japë vëllezërve të tij të varfër nga zekati i tij, sipas përgjithësisë së teksteve. Duke përjashtuar nga kjo përgjithësi gruan, fëmijët dhe prindërit, vëllezërit mbeten brenda përgjithësisë. Pra, lejohet që vëllai t’u japë vëllezërve të tij nga zekati, edhe nëse ai ka detyrimin e shpenzimeve për ta.

Sa i përket të afërmve të tjerë, siç janë tezja, hallja, mbesa e dajës, mbesa e hallës, mbesa e tezës dhe të tjerë, u jepen nga zekati dhe nuk ka ndonjë pengesë në tërësi.

Sa i përket vëllezërve të pasur, atyre nuk u lejohet kurrsesi t’u jepet zekat. Nuk lejohet që një i pasur të marrë nga zekati, qofshin vëllezër apo të tjerë. Siç ka thënë Profeti (a.s): “Nuk lejohet që zekati t’i jepet të pasurit, as atij që është i shëndoshë dhe i fuqishëm”[4]. Kjo i referohet personit që ka forcë dhe shëndet të plotë.

Në një hadith tjetër, Profeti (a.s) e  ka përshkruar zekatin duke thënë se ajo “merret nga të pasurit e tyre dhe u jepet të varfërve të tyre”. Dhënia për të pasurin e prish urtësinë dhe qëllimin e ligjit të Allahut në këtë rast.

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Rum: 21.

[2] – Sure Talak: 1.

[3] – Ebu Daudi dhe Nesai.

[4] – Ebu Daudi, Tirmidhiu dhe Ahmeti.

Gjykimi mbi shpenzimin e zekatit në çështjet e thirrjes islame
Kategoritë e shpenzimit të zekatit i ka përcaktuar Allahu në tetë grupe. Ai i Lartësuari thotë: “Lëmoshat (zekati) janë vetëm për të varfrit, për të mjerët, për ata që punojnë në mbledhjen e tyre, për ata zemrat e të cilëve duhen afruar, për lirimin e robërve, për borxhlinjtë, në rrugë të Allahut dhe për udhëtarin — si obligim nga Allahu; dhe Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë.”[1]

Dijetarët kanë pasur mospajtim lidhur me kuptimin e shprehjes “në rrugë të Allahut”: a është ajo e kufizuar vetëm në çështjen e xhihadit, apo është e përgjithshme dhe përfshin çdo gjë që i shërben kësaj feje. Mendimi që mbajnë shumica e dijetarëve është se ajo është e përgjithshme, dhe për këtë arsye lejohet shpenzimi i zekatit në këtë fushë.

A nënkupton shprehja “në rrugë të Allahut” vetëm xhihadin?

Në fetvanë e nxjerrë nga Konferenca e Parë për Çështjet Bashkëkohore të Zekatit thuhet: “Shprehja ‘në rrugë të Allahut’ nënkupton xhihadin në kuptimin e tij të gjerë, ashtu siç e kanë përcaktuar juristët islamë, që do të thotë ruajtja e fesë dhe lartësimi i fjalës së Allahut. Ajo përfshin, krahas luftës, edhe thirrjen në Islam, punën për zbatimin e sheriatit të Tij, largimin e dyshimeve që ngrenë kundërshtarët ndaj tij, si dhe përballimin e rrymave armiqësore ndaj tij.”

Kanalet televizive islame të pastra, që merren me përhapjen e Islamit, sqarimin e bazave të tij dhe luftimin e bidatit, janë të ngjashme me zyrat e thirrjes për komunitetet (da‘uas), madje ndonjëherë mund të kenë ndikim edhe më të madh. Prandaj, kush e pranon këtë fetva për shpenzimin e zekatit për thirrjen islame, mund ta zbatojë atë edhe për çështjen e kanaleve islame.

A lejohet shpenzimi i zekatit për thirrjen në rrugën e Allahut?

Parimi bazë është që zekati të shpërndahet në tetë kategoritë e përmendura në Kuran. Megjithatë, nuk ka dyshim se thirrja në Allahun është prej detyrave më të rëndësishme. Kur ajo pengohet dhe lind nevoja që të merret nga zekati për t’u ndihmuar thirrjes së jomyslimanëve dhe për t’i mësuar ata ritet e fesë, kjo lejohet. Po ashtu, kur ka nevojë të ngutshme, lejohet nga zekati përgatitja e thirrësve, shtypja e broshurave dhe regjistrimi i materialeve islame.

Këto projekte bamirëse janë farz kifaje për myslimanët. Allahu ka sjellë dobi të mëdha përmes thirrjes dhe thirrësve, dhe përmes tyre shumë njerëz kanë hyrë në Islam. Prandaj lejohet shpenzimi i zekatit për këto projekte, duke u konsideruar se ato përfshihen në “rrugën e Allahut”, e cila përfshin çdo gjë që e afron njeriun te Allahu.

Burimi: islamonline.net

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Teube: 60.

Urtësia e Zekatu el-Fitrit
Fjala Zekat në gjuhën arabe e ka kuptimin rritje. Kjo rritje mund të jetë reale gjersa besimtari e heton rritjen e pasurisë së tij dhe shumimin e saj ose Allahu e bekon pasurin e këtij besimtari dhe ai është i lumtur me atë çfarë i ka dhuruar Allahu dhe i mjafton ajo.

Thotë i Dërguari i Allahut- paqja qoftë mbi të- ” Pajtohu me atë çka të ka caktuar Allahu ty, do të jesh më i pasuri i njerëzve”[1], siç mund të kuptohet rritja e fondit dhe e vlerës së besimtarit tek Allahu fuqiplotë, thotë Allahu në Kur’anin fisnik: “Kryeni faljen (namazin) dhe jepeni zeqatin, e çfarëdo të mirë që e përgatitni për veten tuaj, atë e gjeni tek All-llahu. S’ka dyshim se All-llahu përcjell çdo veprim tuajin”[2]

Por, Zekat vjen edhe në kuptimin pastrim. Dhe ky pastrim ose është pastrim i pasurisë së besimtarit, pasi që njeriu gjatë grumbullimit të pasurisë – me qëllim ose pa të – mund të bie në harame nga mos kujdesi i tij, ose pastrim i vet besimtarit dhe i zemrës së tij nga koprracia dhe nga vetit e këqija, thotë Allahu i Madhëruar: “Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar.”[3], njëkohësisht është edhe pastrim i zemrës së zekatmarrësit nga zilia. Por është edhe pastrim nga mëkatet dhe lëshimet e bëra nga besimtari, thotë Allahu i Lavdëruar :” S’ka dyshim se veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat. Kjo është një këshillë për ata që pranojnë këshillat.”[4]

Kurse fjala Fitr e ka kuptimin ngrënie. d.m.th t’i ofrojmë ushqim për ngrënie besimtarëve nevojtar në ditët para festës bajramit. Transmetohet se Pejgamberi – paqja qoftë mbi të – ka thënë : ” Pasuroni (nevojtarët) në këtë ditë (feste)”[5]. Por mund të vije fjala Fitr edhe në kuptimin natyrshmëri. Që na jep të kuptojmë se me këtë solidaritet të cilin besimtari e tregon në këto momente ai i kthehet natyrshmërisë së tij të pastër, siç do ta sqarojmë më vonë.

Zekatu el-Fitri është bërë obligim në vitin e dytë pas hixhretit, po në të njëjtin vit në të cilin Allahu i obligoi besimtarët ta agjërojnë muajin e ramazanit.

Transmetohet se ibn Omeri – Allahu qoftë i kënaqur me ta – ka thënë: ”E obligoi i dërguari i Allahut – paqja qoftë mbi të – zekat el-fitrin saa'(1) prej hurmave ose saa’ prej elbi për çdo rob dhe të lirë, mashkull dhe femër, të vogël dhe të rritur prej muslimanëve, dhe urdhëroi që të jepet para daljes së njerëzve për namaz (të bajramit)”[6]

Zekatu el-Fitri mund të jepet nga lloji i cekur në hadith, siç mund të jepet edhe me të holla në vlerën e llojit të lartpërmendur në hadith, sepse këto lloj ushqimesh kanë qen më të përdorura në mesin e besimtarëve, kurse sot njerëzit gjitha punët e tyre i kryejnë me të holla, dhe qëllimi i zekat el-fitrit është që të përfitojnë të varfrit, sikurse do të ishte vështirësi për besimtarët që të gjejnë elb apo hurma në vendin tonë.

Si dhe në hadithin të cilin e transmeton Ebu Davudi se ibn Abasi – Allahu qoftë i kënaqur me ta – ka thënë: ”E obligoi i dërguari i Allahut – paqja qoftë mbi të – zekat el-fitrin, pastrim për Agjëruesin nga dokrrat (fjalët e kota) dhe fjalët e ndyra, si dhe ushqim për nevojtarët, kush e jep para namazit (të bajramit) ai është zekat i pranuar, e ai që e jep atë pas namazit (të bajramit) ajo është lëmosh prej lëmoshave”

Ndonëse zekat el-fitri na mëson se njeriun vazhdimisht e përcjellin mangësitë si në veprimet e tij ashtu edhe në adhurimet e tij, por mëshira e Allahut ishte se për çdo obligim të cilin ia obligoi njeriut ia bashkëngjiti me të edhe ndonjë vepër plotësuese e cila do ta kompletoj adhurimin e tij nga lëshimet e mundshme dhe e cila do t’ia mundësoj atij ta arrij shpërblimin e plot. Këtë e vërteton edhe fjala e lartpërmendur e ibn Abasit: “pastrim për Agjëruesin nga dokrrat (fjalët e kota) dhe fjalët e ndyra ”

Si dhe fjala e Veki’ ibn el-xherrah: “Zekat el-fitri për muajin ramazan është sikur sexhdeja e harresës për namazin, e plotëson mangësinë e agjërimit sikurse sexhdeja i plotëson mangësitë e namazit”

Shumica e njerëzve mendojnë se qëllimi i agjërimit është që të solidarizohemi me të varfrit, dhe ta kujtojmë skamjen e tyre, dhe ti përjetojmë vuajtjet e tyre, mirëpo edhe pse kjo mund te jetë prej dobive të agjërimit por kurrsesi qëllimi i tij, sepse qëllimi final i agjërimit është që besimtari të ngadhënjej mbi epshet e veta, dhe të mësohet ta kontrolloj veten e tij edhe nëse është nevoja ndaj gjerave pa të cilat nuk vazhdon jeta njerëzore, siç është ushqimi dhe uji, dhe ta kuptoj se njeriu nuk jeton për të ngrënë por han për të jetuar dhe jetën e tij ia përkushton Krijuesit të tij, dhe për hir të Zotit të tij është në gjendje të sakrifikoj dhe të heq dorë nga çdo gjë nëse Ai e urdhëron, qoftë edhe nga gjërat më të ëmbla të kësaj bote. Ashtu siç është në gjendje ta dhuroj edhe pasurin e tij në rrugë të Allahut, sepse e ka bindjen e thellë në zemrën e tij se Allahu është furnizues i të gjitha krijesave. Thotë Allahu i madhëruar: ”Thuaj: “O All-llah, Sundues i çdo sendi, Ti ia jep pushtetin atij që do, Ti ia heq prej dore pushtetin atij që do, e lartëson atë që do dhe e përul atë që do. Çdo e mirë është vetëm në dorën Tënde, vërtet, Ti ke mundësi për çdo gjë”![7]

Andaj nuk është çudi që zekat el-fitri të vije si obligim në fund të këtij muaji por është një urtësi e madhe sepse për ditë të tëra besimtari e edukoj veten e tij ndaj këtyre çështjeve madhore dhe është e lehtë përballja e tij me të. Saqë shumica e sahabëve e nxirrnin zekatin e pasurisë së tyre pikërisht në këtë muaj, sepse besimi ishte shtuar, dhe epshet ishin dobësuar në zemrat e besimtarëve dhe donin që sa më shumë vepra të mira të depozitojnë tek Allahu i cili e shumëfishon shpërblimin dhe është bujar i madh.

Dhe prej madhështisë së kësaj feje është që edhe në kësi raste gëzimi nuk ka lejuar që të festojnë vetëm një pjesë e caktuar e shoqërisë por ky gëzim dhe kjo festë ta kaploj çdo skaj të shoqërisë, prandaj edhe e obligoi zekat el-fitrin. Dhe se kjo fe asnjëherë nuk e ka anashkaluar këtë pjesë të shoqërisë, por ka caktuar në pasurin e të pasurit hise për të varfrin, sepse vetëm kështu mund të ngritët një shoqëri dhe te jetë shoqëri unike, e jo siç ndodh sot që të pasurit e shtojnë pasurin e tyre duke i thithur damarët e shoqërisë, dhe depozitojnë pasurit e tyre nëpër banka të ndryshme të botës, dhe nuk janë në gjendje t’ia shtrijnë dorën vëllait të tyre dhe nuk ndjejnë kurrfarë obligimi ndaj tyre.

Kjo fe na mëson se njeriu nuk jeton për të grumbulluar pasuri, por grumbullon pasuri për të jetuar dhe këtë pasuri e shpenzon aty ku është i kënaqur Krijuesi i tij.

Kështu i përshkruan Kurani këta besimtarë: “Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër. Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim. Ne i frikësohemi (dënimit të) Zotit tonë në një ditë që fytyrat i bën të zymta dhe është shumë e vështirë.Po All-llahu i ruajti ata prej sherrit të asaj dite dhe u dhuroi shkëlqim në fytyra e gëzim të madh.”[8]

Këto ajete gjenden në suren el- Insan (Njeriu) që na jep të kuptojmë se solidariteti është thellë i ngulitur në natyrshmërinë dhe ndërgjegjen njerëzore. Por e humbën këtë ndërgjegjeje ai i cili e ka humbur besimin e tij dhe nuk mendon më larg se sa për barkun e tij.

Dhënia e zekat el-fitr para namazit të bajramit na aludon në një gjë tepër interesante, e ajo është se në dit feste secili ka dëshirë të zbukurohet me veshjen e tij dhe të familjes së tij dhe të parapërgatitet për festë, kështu që të gjithë nisen për në xhami ditën e bajramit të lumtur dhe duke e madhëruar Allahun, dhe për këtë nëse e vonojmë zekat el-fitrin atëherë e kemi humbur këtë atmosferë festive te nevojtarët dhe për këtë ajo do të konsiderohej si lëmosh e zakonshme ashtu si erdhi në transmetimin e ibn Abasit – Allahu qoftë i kënaqur me të -.

Andaj ky sistem na tregon se kjo fe nuk është fe e individëve të caktuar por është fe e shoqërisë njerëzore dhe për këtë është fe universale, dhe ky është i vetmi sistem i cili ka arrit ta zhduk varfrin në mesin e shoqërisë atëherë kur është zbatuar plotësisht dhe është i gatshëm që në çdo vend dhe në çdo kohë ti zgjedh problemet e shoqërisë njerëzore nëse ai zbatohet, sepse është sistem hyjnor për shoqërinë njerëzore dhe për lumturin e saj në këtë botë dhe në ahiret.

Burimi: mesazhi.net

[1] – Tirmidhiu.

[2] – Sure El Bekare: 110.

[3] – Sure Hashr: 9.

[4] – Sure Hud: 114.

[5] – Bejhakiu.

[6] – Buhariu.

[7] – Sure Ali Imran: 126.

[8] – Sure Insan: 8 – 11.

Ndikimi i zekatit në arritjen e mirëqenies ekonomike dhe sociale
Zekati është shtylla e tretë themelore nga pesë shtyllat e Islamit dhe është një detyrim i përcaktuar qartë, siç dëshmohet nga shumë argumente në Kuran dhe Sunet. Allahu i Lartësuar thotë:“Me të vërtetë, ata që besuan, bënë vepra të mira, falën namazin dhe dhanë zekatin, ata kanë shpërblimin e tyre te Zoti i tyre dhe nuk do të kenë frikë e as nuk do të pikëllohen.”[1] Kurse Profeti (a.s) ka thënë: “Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla, dëshmia se nuk zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguar i Allahut, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe kryerja e haxhit njëherë në jetë për atë që ka mundësi”[2]

Zekati luan një rol të madh në  përmbushje e solidaritetit ekonomik dhe në zvogëlimin e hendekut ekonomik midis të pasurve dhe të varfërve. Ai është i detyrueshëm për disa lloje pasurish, duke përfshirë paratë, të korrat, bagëtitë, arin dhe argjendin, si dhe mallrat tregtare. Kur pasuria  e muslimanit arrin një sasi të përcaktuar (nisabi) nga sheriati dhe pasi të ketë kaluar një vit i plotë hënor (haul), ai e ka obligim për të nxjerrë zekatin. Zekati është një nga mekanizmat e shpërndarjes së pasurisë në Islam dhe është një obligim fetar për çdo mysliman që zotëron sasinë e përcaktuar (nisabin) nga sheriati.

Zekati nuk është thjesht një shumë parash që paguhet, por një detyrim hyjnor që synon të përmbushë drejtësinë sociale dhe të forcojë solidaritetin midis anëtarëve të shoqërisë.

Duke dhënë zekatin, myslimanët ndiejnë se po kontribuojnë në përmirësimin e jetës së të varfërve, nevojtarëve dhe atyre që kanë nevojë, duke kuptuar kështu vlerën e pasurisë si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër.

Zekati ndihmon në mbështetjen e projekteve bamirëse dhe kontribuon në stabilitetin e shoqërisë duke ofruar ndihmë për ata që janë në nevojë.

Ndikimet pozitive dhe dobitë e zekatit

Zekati ka shumë efekte pozitive dhe dobi në shumë rrafshë si atë social, ekonomik, moral, psikologjik, etj. Prej këtyre dobive mund të përmendim sa më poshtë:

Ai që e jep zekatin duke kryer një prej shtyllave themelore të fesë islame do të shpërblehet nga Allahu i Lartësuar dhe do të jetë i lumtur në këtë botë dhe në botën tjetër.

Zekati është shkak që robi të afrohet me Allahun e Lartësuar, sepse ai është një adhurim që bashkon midis trupit dhe shpirtit njëkohësisht.

Zekati është shkak për fshirjen e mëkateve.  Profeti (a.s) ka thënë: “Sadakaja e fshin mëkatin ashtu siç uji shuan zjarrin.”[3]

Zekati kultivon bujarinë, zemërgjerësinë dhe tolerancën te besimtari mysliman, duke e pajisur atë me cilësitë e mëshirës dhe dhembshurisë ndaj të varfërve, nevojtarëve dhe të rraskapiturve në shoqërinë islame.

Zekati dhuron qetësi shpirtërore, rehati dhe dinjitet për ata që e japin zekatin, duke i pastruar shpirtrat e tyre nga sëmundet e zemrës si urrejtja, smira, koprracia, egoizmi, lakmia dhe indiferenca ndaj vuajtjeve të të tjerëve. Allahu i Lartësuar thotë: “Merr nga pasuritë e tyre një lëmoshë që i pastron dhe i shenjtëron ata me të, dhe lutu për ta. Me të vërtetë, lutja jote është prehje për ta. Allahu është Dëgjues dhe i Dijshëm.”[4]

Gjithashtu, ajo pastron pasurinë e atyre që e japin nga e drejta e të tjerëve dhe nga grumbullimi i tepruar.

Zekati i ndihmon të varfërit, nevojtarët dhe të rraskapiturit në shoqërinë islame duke plotësuar nevojat e tyre dhe duke përmbushur kërkesat e tyre jetike.

Zekati kultivon frymën e bashkëpunimit, solidaritetit dhe ndihmës midis individëve të shoqërisë islame, duke mënjanuar kështu urrejtjen dhe armiqësinë që të varfrit dhe nevojtarët mund të ndiejnë ndaj të pasurve.

Zekati parandalon shfaqjen e konflikteve dhe përçarjeve klasore, shoqërore dhe ekonomike brenda shoqërisë islame dhe i eliminon ato nëse lindin, pasi pastron shpirtrat e të varfërve dhe nevojtarëve nga zilia, smira dhe urrejtja ndaj atyre që kanë të ardhura dhe pasuri.

Zekati promovon frymën e dashurisë dhe mëshirës midis individëve, familjeve, të afërmve dhe banorëve të qyteteve dhe fshatrave.

Zekati sjell bereqetin dhe është shkak për shtimin e pasuritë e atyre që e japin zekatin. Profeti Muhamed (a.s) ka thënë: “Sadakaja nuk e pakëson pasurinë, Allahu e nderon atë person që fal të tjerët dhe Ai e ngre lart në pozitë atë që tregohet modest.”[5]

Zekati nuk lejon që pasuria të qarkullojë vetëm në mesin e të pasurve, duke mos i privuar të varfrit prej pasurisë, sepse ai krijon një mjedis të përshtatshëm dhe të zhvilluar për realizimin e proceseve të zhvillimit në vendet islame.

Zekati është një mundësi e artë që i mundëson të varfërve dhe nevojtarëve që të shndërrohet nga një shtresë që nuk zotëron asgjë në një shtresë me biznese të vogla industriale dhe prodhimi. Një gjë e tillë arrihet duke u dhënë atyre fabrika dhe projekte të vogla ekzistuese nga fondet e zekatit, ashtu siç është cituar në fetvatë  e shumë prej akademive juridike islame. Kështu pra, në këtë mënyrë të varfërit ata shndërrohen nga një kategori e varfër në njerëz që kanë mjete prodhimi dhe mund të sigurojnë jetesën e tyre. Në të ardhmen, ata mund të jenë vetë ata që e kanë për detyrë me dhënë zekat.

Zekati është sistemi i parë që ka njohur njerëzimi, ku një pjesë e pasurisë së të pasurve shpërndahet tek shtresat e varfra dhe në nevojë. Nëpërmjet tij  është e mundur krijimi i një sistemi të kujdesit social dhe përkujdesjes për nevojtarët, personat me aftësi të kufizuara, të miturit, jetimët, të moshuarit, foshnjat, beqarët, gratë e veja dhe të tjerë që kanë nevojë.

Në nivel ekonomik, zekati përmbush disa efekte madhore që janë:

Efektet shpërndarëse[6], të përfaqësuara nga sigurimi i një sasie të mjaftueshme jetese falas për çdo individ, dhe reduktimi i pabarazive në shpërndarjen e të ardhurave dhe pasurisë midis njerëzve,

Efektet alokative[7], të përfaqësuara nga shpërndarja optimale e burimeve ekonomike midis përdorimeve të ndryshme,

Efektet stabilizuese[8], të përfaqësuara nga reduktimi i efekteve dhe problemeve të papunësisë dhe inflacionit ekonomik.

Zekati drejton kapitalin dhe rezervat monetare drejt fushave të ndryshme të investimeve, në mënyrë që ato të mos mbeten të papërdorura dhe të mos largohen nga proceset zhvillimit ekonomik të vendit. Kështu, nëpërmjet tij sigurohet vazhdimësia e cikleve të investimit dhe zhvillimit me të gjitha fondet e disponueshme të individëve në shoqëri duke i shpëtuar ato nga të qenurit thjeshtë konsumatorë.

Zekati është shkak për ruajtjen e pasurisë së atyre që nuk kanë aftësi për ta menaxhuar atë, si fëmijët, personat mëndjelehtë, jetimët dhe të tjerët. Islami ka bërë përgjegjës për ruajtjen e pasurisë kujdestarët e këtyre kategorive të njerëzve me qëllim që pasuria e tyre mos të shpenzohet kot.

Zekati lufton problemin ekonomik në tre dimensione: varfërinë, sëmundjen dhe injorancën. Zekati shpie në zgjerimin ekonomik, i cili lind nga shpërndarja e të ardhurave monetare dhe pasurisë së shoqërisë islame në të gjitha shtresat e saj, siguron një nivel të mjaftueshëm jetese për të gjithë. Kjo nënkupton rritjen e mundësive financiare të individit mysliman për të përmbushur të gjitha nevojat e tij ekonomike, investimin në kapitalin njerëzor dhe eliminimin e këtyre problemeve në jetën e tij shoqërore.

Zekati fuqizon dhe mbështet strukturën demografike të shoqërisë islame, duke nxitur të rinjtë të martohen herët dhe mos ta zgjasin shumë kohën për martesë. Zekati ndihmon ekonomikisht të rinjtë për t’u martuar dhe për të mbuluar shpenzimet e tyre në këtë drejtim, duke pakësuar fenomenet e divorcit dhe duke inkurajuar shtimin e fëmijëve. Gjithashtu, ndihmon në shmangien e dukurive të beqarisë dhe kufizimit të lindjeve të nxitura nga frika e varfërisë dhe mungesa e mjeteve ekonomike.

Inkurajimi i ekonomisë kombëtare drejt zhvillimit dhe përparimit ekonomik përmes krijimit të efektit të shumëfishimit të zekatit. Zekati çon në rritjen e kërkesës së përgjithshme si konsumatore ashtu edhe investuese, duke krijuar kështu një efekt shumëfishimi që nxit rritje të vazhdueshme dhe të shumanshme të këtyre kërkesave. Si rezultat, ndodhin zgjerime dhe zhvillime të shumta në sektorë të ndryshëm të ekonomisë kombëtare.

Pronarët e kapitaleve investojnë pasuritë e tyre në dy mënyra: ose përmes investimeve të drejtpërdrejta, ose përmes investimeve me sistemin e mudarabës (bashkëpunimin me të tjerët). Kjo krijon mundësi të shumta dhe të larmishme punësimi, duke ndihmuar në uljen e papunësisë. Arsyeja për këtë vjen nga përpjekja e tyre për të shmangur investimet e ndaluara, si dhe nga mos përdorimi i këtyre fondeve në bankat tradicionale me norma interesi, duke çuar kështu në rritje të konsiderueshme të niveleve të investimeve të lejuara sipas sheriatit në ekonominë e shtetit.

Nëpërmjet zekatit arrihet shpërndarja e burimeve të shoqërisë në përputhje me nevojat reale të individëve në komunitetin islam. Arsyeja për këtë është se të ardhurat e tepërta të të pasurve, përmes zekatit, drejtohen fillimisht drejt nevojave thelbësore të ekonomisë kombëtare. Pasi këto të jenë plotësuar, burimet kalojnë në një nivel më të lartë, për të përmbushur nevojat e përgjithshme të shoqërisë. Nëse edhe këto nevoja janë përmbushur, atëherë fondet drejtohen drejt nevojave komplementare si një nivel i tretë. Ky proces siguron plotësimin e të gjitha nevojave njerëzore të paplotësuara për mallra dhe shërbime, duke mundësuar një shpërndarje optimale të burimeve financiare në shoqëritë islame.

Në këtë mënyrë, arrihet efikasiteti ekonomik në menaxhimin, konsumimin, prodhimin dhe investimin e burimeve financiare të umetit në mënyrën më të mirë të mundshme. E gjitha kjo është një zbatim i parimit themelor të jurisprudencës islame që është se “Qëllimi i përgjithshëm i legjislacionit islam është të sigurojë mirëqenien e njerëzve duke garantuar nevojat e tyre thelbësore, duke plotësuar nevojat shoqërore dhe duke përmirësuar cilësinë e jetës.” Çdo normë e sheriatit ka për qëllim të plotësojë njërën nga këto tri kategori të domosdoshme për shoqërinë. Nuk duhet të merren parasysh nevojat komplementare nëse ato cenojnë një nevojë shoqërore, dhe nuk duhet të merren parasysh as nevojat shoqërore dhe as ato komplementare nëse kjo do të dëmtonte një domosdoshmëri.

Zekati rrit mirëqenien materiale të anëtarëve të shoqërisë islame. Kjo ndodh sepse përfitimi margjinal i një njësie monetare te të varfrit është më i madh se përfitimi marginal i së njëjtës njësi monetare te të pasurit. Arsyeja qëndron në faktin se prirja për konsum është më e lartë te të varfrit sesa te të pasurit, pasi të varfrit nuk e kanë arritur ngopjen e plotë me mallra dhe shërbime për shkak të pamundësisë së tyre financiare për t’i blerë ato. Ndërkohë, të pasurit, për shkak të fuqisë së tyre financiare, mund të sigurojnë çdo mall apo shërbim që dëshirojnë.

Kjo çon në rritjen e përfitimit total për shoqërinë, pasi një njësi monetare në duart e një të varfri nevojtar ka një përfitim më të madh se e njëjta njësi monetare në duart e një të pasuri. Kjo përputhet me ligjin e zvogëlimit të përfitimit margjinal. Nëse krahasojmë përfitimin e njësive monetare ndërmjet të pasurve, të cilët paguajnë zekatin, dhe të varfërve, të cilët e marrin atë, shohim se përfitimi i këtyre njësive monetare është shumë më i lartë te të varfrit sesa te të pasurit. Kjo, për rrjedhojë, rrit nivelin e mirëqenies ekonomike dhe sociale në shoqërinë islame.

Zekati, përgjatë historisë njerëzore, si në botën islame ashtu edhe jashtë saj, ka luajtur një rol të rëndësishëm në çlirimin e skllevërve. Kjo dëshmon ndikimin e tij pozitiv dhe efektiv në zhdukjen e sistemit të skllavërisë në historinë njerëzore. Përmes fondeve të caktuara për këtë qëllim, zekati ka ndihmuar në mbrojtjen e shtresave në nevojë, si të varfrit, nevojtarët, borxhlinjtë dhe udhëtarët e pamundur, nga rënia në skllavëri për shkak të kushteve të vështira ekonomike. Kështu, zekati ka luajtur një rol kyç në eliminimin e skllavërisë dhe parandalimin e rikthimit të saj, duke e ndryshuar historinë e njerëzimit.

Ndikimi i zekatit në arritjen e rimëkëmbjes dhe mirëqenies ekonomike

Thelbi i mirëqenies së përgjithshme ekonomike

Mirëqenia ekonomike është aftësia për të shijuar nevojat themelore të jetës dhe ndahet në mirëqenie individuale dhe mirëqenie shoqërore. Një nivel i lartë i mirëqenies ekonomike arrihet kur individët, komunitetet dhe shtetet ndodhen në një shkallë të lartë të zhvillimit ekonomik, social dhe kulturor. Rritja e nivelit të mirëqenies konsiderohet një nga treguesit kryesorë të përparimit shoqëror dhe ekonomik të një shteti. Përmirësimi i nivelit të mirëqenies ndikon pozitivisht në ekonomi duke rritur produktivitetin, përmirësuar efikasitetin dhe inovacionin, nxitur rritjen ekonomike dhe përmirësuar ndjeshëm standardet e jetesës për anëtarët e shoqërisë.

Raporti midis mirëqenies dhe ekonomisë është i ndërsjellë dhe proporcional. Mirëqenia nënkupton një jetë të qëndrueshme, të rehatshme dhe të përmbushur me nevojat dhe shërbimet bazë, ndërsa ekonomia ndihmon në sigurimin e këtyre nevojave përmes krijimit të vendeve të punës, burimeve financiare dhe financimit të infrastrukturës për ofrimin e shërbimeve. Për më tepër, një ekonomi e lulëzuar mund të çojë në rritjen e fuqisë blerëse, duke përmirësuar kështu nivelin e mirëqenies së shoqërisë.

Nga ana tjetër, mirëqenia mund të kontribuojë në përmirësimin e ekonomisë. Kur niveli i mirëqenies së përgjithshme rritet, aktivizohet kërkesa e përgjithshme efektive për produkte dhe shërbime në një shtet. Si rezultat, rritet prodhimi, zhvillohet tregtia dhe përshpejtohet rritja ekonomike.

Thelbi i rimëkëmbjes ekonomike

Rimëkëmbja ekonomike njihet si një fazë që pason recesionin brenda ciklit ekonomik dhe zakonisht karakterizohet nga një periudhë përmirësimi të qëndrueshëm në aktivitetin ekonomik. Gjatë rimëkëmbjes ekonomike, rritet prodhimi i brendshëm bruto, rriten nivelet e të ardhurave dhe ulen normat e papunësisë. Gjithashtu, fuqia punëtore, asetet kapitale dhe burimet e tjera prodhuese, të cilat u kufizuan gjatë recesionit për shkak të dështimit të bizneseve, riintegrohen në aktivitete të reja. Papunësia zvogëlohet pasi individët gjejnë vende të reja pune, ndërsa bizneset e falimentuara blihen ose riorganizohen nga kompani të tjera.

Gjatë rimëkëmbjes ekonomike, ekonomia shërohet nga dëmet e pësuara dhe hap rrugën për një zgjerim të ri. Me fjalë të tjera, ajo rregullon veten dhe rikuperon disa nga humbjet e pësuara gjatë recesionit, duke kaluar më pas në një fazë të zgjerimit të vërtetë pas përshpejtimit të rritjes dhe orientimit të prodhimit të brendshëm bruto drejt një kulmi të ri. Qëllimi i rimëkëmbjes ekonomike është rikthimi i mirëqenies ekonomike dhe përmirësimi i standardit të jetesës së qytetarëve.

Ndikimet e rimëkëmbjes ekonomike në ekonomi

Rimëkëmbja ekonomike mund të çojë në përmirësimin e shumë treguesve ekonomikë, duke përfshirë:

1 – Rritja e zhvillimit ekonomik: Rritja e ekonomisë përshpejtohet dhe krijohen mundësi të reja ekonomike, gjë që ndihmon në përmirësimin e të ardhurave mesatare të qytetarëve.

2 – Ulja e shkallës së papunësisë: Rritja ekonomike çon në krijimin e më shumë vendeve të punës, duke përmirësuar punësimin dhe reduktuar shkallën e papunësisë.

3 – Rritja e investimeve: Rimëkëmbja ekonomike inkurajon investitorët të rrisin investimet në kompani, biznese dhe projekte të reja.

4 – Përmirësimi i bilancit tregtar: Eksportet rriten dhe importet zvogëlohen, duke ndihmuar në përmirësimin e bilancit tregtar të shtetit.

5 – Rritja e shpenzimeve: Shpenzimet për mallra dhe nevoja të ndryshme rriten, duke përmirësuar performancën ekonomike dhe jetën sociale.

6 – Përmirësimi i treguesve të tregut: Treguesit ekonomikë përmirësohen, tregu i aksioneve dhe çmimet stabilizohen, dhe aktiviteti ekonomik dyfishohet.

7 – Rritja e produktivitetit: Rimëkëmbja ekonomike çon në rritjen e produktivitetit kombëtar, duke forcuar aftësitë prodhuese dhe industriale të kompanive dhe institucioneve.

8 – Krijimi i vendeve të punës: Aktivitetet ekonomike gjatë periudhave të rimëkëmbjes ekonomike rrisin mundësitë e punësimit si në sektorin privat ashtu edhe në atë shtetëror.

9 – Rritja e të ardhurave financiare: Rimëkëmbja ekonomike çon në rritjen e të ardhurave financiare dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike të grupeve të ndryshme shoqërore.

Zekati dhe arritja e rimëkëmbjes dhe mirëqenies ekonomike

Zekati ka një ndikim të madh në arritjen e rimëkëmbjes dhe mirëqenies ekonomike, gjë që vërehet përmes pikave të mëposhtme:

Së pari: Rivënia në funksion e kapitalit prodhues dhe lufta kundër grumbullimit të pasurisë

Islami erdhi për të çliruar njerëzimin nga skllavëria dhe për t’i larguar ata nga adhurimi i çdo gjëje tjetër përveç Allahut të Lartësuar – qoftë ai dinar, dirhem, gurë, mallra, kafshë, njerëz apo dëshira të nefsit – dhe për t’i drejtuar ata drejt adhurimit të vetëm Allahut, pa asnjë të barabartë.

Në këtë kuadër, Islami vendosi rregulla të ndryshme ekonomike për shfrytëzimin e burimeve të tokës dhe qiejve që janë vënë në shërbim të njerëzve, me qëllim zhvillimin dhe përmirësimin e jetës në tokë. Një pjesë e këtyre rregullave i është dedikuar kapitalit dhe mënyrës së përdorimit të tij sipas parimeve fetare, duke u mësuar njerëzve sesi ta vënë atë në lëvizje, ta investojnë dhe ta shpenzojnë në mënyrë që të sjellë dobi për shoqërinë.

Islami gjithashtu e ka dënuar ashpër praktikën e grumbullimit të pasurisë pa e vënë atë në qarkullim dhe ka ndërmarrë masa për ta luftuar këtë fenomen.

Allahu i Lartësuar thotë: “Ata që grumbullojnë arin dhe argjendin dhe nuk i shpenzojnë në rrugën e Allahut, lajmëroi për një dënim të dhembshëm. Ditën kur ato (pasuri) do të nxehen në zjarrin e Xhehenemit dhe me to do t’u damkosen ballët, anët dhe shpinat e tyre: ‘Kjo është ajo që grumbulluat për veten tuaj, pra, shijoni atë që grumbullonit!”[9]

Shprehja “Ata që grumbullojnë arin dhe argjendin”, domethënë ata që i mbajnë për vete dhe “nuk i shpenzojnë në rrugën e Allahut”, që nënkupton rrugët e bamirësisë që të çojnë drejt Allahut të Lartësuar.

Ky është grumbullimi i ndaluar i pasurisë, që ndodh kur ajo mbahet pa u shpenzuar për detyrimet e përcaktuara, siç është zekati, shpenzimet e detyrueshme për bashkëshorten, të afërmit ose për çështje që janë të domosdoshme në rrugën e Allahut. Nëse këto detyrime financiare kryhen, pasuria nuk konsiderohet më e grumbulluar në mënyrë të ndaluar.

Pra, Islami nuk është ndalur vetëm te ndalimi dhe kërcënimi i ashpër ndaj grumbullimit të pasurisë, por ka ndërmarrë një hap praktik dhe shumë të rëndësishëm për të vënë në lëvizje paratë e grumbulluara dhe për t’i nxjerrë ato nga kjo gjendje, në mënyrë që të luajnë rolin e tyre në rimëkëmbjen ekonomike.

Ky hap është mishëruar në formën më të madhe përmes detyrimit të zekatit, i cili ka një ndikim të rëndësishëm në aktivizimin dhe investimin e kapitalit. Investimi jo vetëm që ruan kapitalin, por ndihmon edhe në rritjen dhe zhvillimin e tij. Më pas, muslimani e jep zekatin si nga kapitali fillestar, ashtu edhe nga fitimi që realizon, duke shtuar kështu begatinë e tij si në pasuri ashtu edhe në shpërblime.

Kjo e vërtetë bëhet e qartë nga thirrja e Profetit (a.s)  për të investuar pasurinë dhe për të mos e lënë atë të qëndrojë e pashfrytëzuar, në mënyrë që të mos e konsumojë zekati. Ai (a.s) ka thënë: “Ai që ngarkohet për tu kujdesur për pasurinë e një jetimi, le ta investojë atë dhe të mos e lërë derisa ta konsumojë sadakaja.”[10] Në një hadith tjetër Profeti (a.s) ka thënë: “Investoni në pasurinë e jetimit me qëllim që mos ta konsumojë sadakaja!”[11] Përderisa Profeti (a.s) i ka urdhëruar kujdestarët të investojnë pasurinë e jetimëve, atëherë është edhe më e domosdoshme që të gjithë muslimanët të investojnë pasurinë e tyre, në mënyrë që ajo të rritet dhe të shtohet, duke çuar në rritjen dhe shumëfishimin e zekatit të tyre. Kjo arrihet duke dhënë zekatin si nga kapitali fillestar, ashtu edhe nga fitimet e realizuara.

Investimi i kapitalit është i domosdoshëm për rimëkëmbjen ekonomike në të gjitha fushat, veçanërisht në asetet prodhuese dhe shërbimet e ekonomisë kombëtare. Ndërsa mbajtja e kapitalit të papërdorur, pasivizimi i tij dhe largimi nga zekati, sadakatë e detyrueshme dhe investimi, e pengon atë të kryejë funksionin e tij në zgjerimin e lëmive të prodhimit, krijimin e vendeve të punës dhe punësimin e të papunëve.

Së dyti: Rikthimi i funksionimit të faktorit prodhues dhe lufta kundër papunësisë

Islami e bën punën një detyrim për personin e aftë dhe e inkurajon atë në këtë drejtim, sepse puna është themeli i të gjitha adhurimeve dhe aktiviteteve prodhuese materiale, si dhe i sigurimit të jetesës, të ardhurave dhe pasurisë. Islami u kërkon individëve të umetit të ecin nëpër tokë për të kërkuar burimet e jetesës, duke u shpërndarë në të si bujq, zejtarë, tregtarë dhe punëtorë në fusha të ndryshme, duke ushtruar profesione të ndryshme si dhe duke shfrytëzuar të gjitha potencialet që ekzistojnë në shoqëri. Ata duhet të përfitojnë nga gjithçka që Allahu i Lartësuar u ka vënë në shërbim në qiej dhe në tokë.

Nëse disa prej tyre nuk mund të fitojnë dhe bien në varfëri, ata kanë të drejtë të përfitojnë nga zekati.

Zekati nuk është thjesht një ndihmë për të shuar urinë e një të varfri apo për ta ndihmuar atë me një shumë të vogël parash, por është një garanci jetese falas për të, e cila siguron një nivel minimal jetese të mjaftueshëm. Kjo është një e drejtë për çdo individ në shoqërinë islame. Imam Er-Ramli thotë: “I jepet të varfrit dhe nevojtarit, nëse ata nuk dinë të fitojnë jetesën me ndonjë zanat apo tregti, një sasi që u mjafton për një vit – dhe sipas mendimit më të saktë, për gjithë jetën e tyre të zakonshme – sepse qëllimi është t’i bëjë ata të pavarur. Ndërsa ai që di një zanat që e siguron jetesën e tij, i jepet çmimi i veglave të zanatit, sado i lartë të jetë, ose ai që di tregti, i jepet kapitali i nevojshëm për të.”

Kjo do të thotë se funksioni i saktë i zekatit është:

1 – T’i mundësojë të varfrit dhe nevojtarit të sigurojë vetë jetesën, duke pasur një burim të qëndrueshëm të ardhurash që e bën të pavarur nga ndihma e të tjerëve.

2 – Të varfrit dhe nevojtarit, nëse nuk kanë aftësi për të fituar jetesën përmes një zanati apo tregtie, u jepet mbështetje e mjaftueshme për një vit, dhe sipas mendimit më të saktë, për gjatë gjithë jetës së tyre, pasi synimi është t’i bëjë të ata të pavarur. Ndërsa atij që ka aftësi për një zanat të përshtatshëm, i jepet çmimi i mjeteve të nevojshme për zanatin e tij, sado i madh të jetë, ose atij që ka aftësi për tregti, i jepet një kapital fillestar i mjaftueshëm.

Kjo do të thotë se zekati ndihmon çdo person që ka aftësi për të prodhuar, duke krijuar kështu kapacitete të reja prodhuese dhe duke aktivizuar burimet e papërdorura, ç’ka çon gradualisht në zhdukjen e papunësisë. Në këtë mënyrë, të gjithë individët e shoqërisë islame bëhen prodhues, duke rritur produktin e brendshëm bruto, më pas produktin kombëtar bruto, më pas të ardhurat kombëtare dhe, përfundimisht, të ardhurat mesatare për frymë, duke sjellë një mirëqenie më të lartë për gjithë shoqërinë islame.

Së treti: Ndikimi i zekatit në rishpërndarjen e të ardhurave dhe pasurive dhe në arritjen e drejtësisë ekonomike dhe sociale

Zekati është një mjet efektiv për shpërndarjen dhe rishpërndarjen e pasurisë mes individëve të shoqërisë islame, duke kontribuar në arritjen e drejtësisë ekonomike dhe sociale. Zekati merret nga të pasurit dhe u jepet të varfërve, duke ndihmuar në krijimin e një ekuilibri ekonomik dhe në afrimin e niveleve të të ardhurave brenda shoqërisë. Si rezultat, çdo individ bëhet i aftë të sigurojë jetesën për veten dhe për ata që ka në ngarkim, duke jetuar në kushte dinjitoze.

Autor: Abdullah Muhamed Kadir

Përktheu: Elton Harxhi

[1] – Sure Bekare: 277.

[2] – Buhariu dhe Muslimi.

[3] – Ahmedi.

[4] – Sure Teube: 103.

[5] – Muslimi.

[6] – Ndikimi i politikave buxhetore të qeverisë në shpërndarjen – rishpërndarjen e të ardhurave.

[7] – Ndikimi i politikave buxhetore të qeverisë në alokimin e resurseve të shoqërisë apo zhvillimin e sektorëve të caktuar.

[8] – Ndikimi i qeverisë në infancion, papunësi dhe rritje ekonomike.

[9] – Sure Teube: 33 – 34.

[10] – Tirmidhiu (641).

[11] – Tabaraniju në Eusat (4152).

Hisja e të ngarkuarve me borxhe nga shpërndarja e zekatit dhe roli i saj në zhdukjen e fenomenit të inflacionit
Të ngarkuarit me borxhe janë një nga tetë kategoritë për të cilat shlyhen borxhet e tyre nga fondet e zekatit, sipas fjalës së Allahut të Lartësuar: “Vërtet, lëmoshat janë për të varfërit, për nevojtarët, për ata që punojnë për mbledhjen e tyre, për ata që duhen pajtuar, për çlirimin e robërve, për të ngarkuarit me  borxhe, për rrugën e Allahut dhe për udhëtarët e mbetur në rrugë. Ky është një detyrim nga Allahu. Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë.”[1]

Kush janë të ngarkuarit me borxhe?

Termi “el gaarim” në gjuhën arabe: Fjala “El gurmu” do të thotë borxh, ndërsa “el gaarim” është ai që ka borxh. Ndërkohë, “el gariim” mund të përdoret si për borxhliun, ashtu edhe për kreditorin. Në rrënjë gjuhësore, fjala “el gurmu” ka kuptimin e diçkaje që përcjell dhe rëndon mbi dikë në mënyrë të vazhdueshme, siç thuhet në fjalën e Allahut të Lartësuar: “Vërtet, dënimi i saj (Xhehenemit) është i përhershëm (garamen).“[2]

Prandaj, çdonjërin prej tyre (borxhliun dhe kreditorin) mund ta quajmë “el gariim”, sepse secili është i lidhur me tjetrin përmes borxhit. Disa dijetarë e kanë lidhur fjalën “elgurmu” me humbjen financiare, që do të thotë se “el gaarim” është ai që ka humbur pasurinë e tij.

Termi “el gaarim” në aspektin sheriatik: Ai është borxhliu që nuk ka mundësi të shlyejë borxhin e tij.

Kategoritë e të mbyturve në borxhe:

Borxhlinjtë e rënduar janë ata që u janë grumbulluar borxhet, qoftë sepse kanë marrë hua për të pajtuar njerëzit, apo sepse borxhet personale u janë shtuar për shkak të krizave ekonomike. Ata kanë nevojë për mbështetje financiare për të shlyer borxhet dhe për të dalë nga vështirësitë financiare që po përballen. Zekati u jepet për t’i ndihmuar të shlyejnë borxhet dhe të rikthehen në një jetë normale.

Dy kategoritë kryesore të borxhlinjve të rënduar:

1 – Borxhlinj për dobi personale: Ata që kanë marrë borxh për të përballuar shpenzimet e jetesës për veten dhe familjen e tyre, si blerja e ushqimit, veshjeve, trajtimeve mjekësore dhe nevojave të tjera jetike.

2 – Borxhlinj për dobi publike: Ata që kanë marrë borxh për të kryer një dobi për të tjerët ose për shoqërinë, si pajtimi i dy palëve në konflikt, parandalimi i trazirave ose shlyerja e një gjaku, etj.

Borxhlinjtë që kanë të drejtë të marrin zekat

Jo të gjithë borxhlinjtë kanë të drejtë të përfitojnë nga zekati. Ka disa kushte që duhet të plotësohen për t’u kualifikuar si përfitues të zekatit. Disa nga kushtet për përfitimin e zekatit për borxhlinjtë janë:

1 – Të jetë musliman

2 – Të mos jetë anëtar i familjes (sipas mendimit të xhumhurit të dijetarëve)

3 – Një nga kushtet për të qenë i kualifikuar për zekat si borxhli është që borxhi të jetë marrë për një qëllim të lejuar. Kjo do të thotë se borxhi duhet të jetë marrë për nevoja të ligjshme, si shpenzimet për familjen, humbjet në tregti ose për shkak të një fatkeqësie apo katastrofe.

Nëse borxhi është marrë për një qëllim të ndaluar, siç është bixhozi ose blerja e alkoolit, atëherë nuk ka të drejtë të përfitojë nga zekati.

Gjithashtu, nëse borxhi është rezultat i shpërdorimit apo luksit të tepërt, atëherë personi nuk përfiton nga zekati, sepse kjo do të ishte në dëm të kategorive të tjera që kanë më shumë nevojë. Ky është qëndrimi i juristëve të medhhebit Malikij.

Vlera e shlyerjes së borxhit për borxhlinjtë në nevojë

I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Kush ia largon një vështirësi një besimtari nga vështirësitë e kësaj bote, Allahu do t’ia largojë një vështirësi nga vështirësitë e Ditës së Gjykimit. Kush ia lehtëson borxhin një të vobekti, Allahu do t’ia lehtësojë atij në këtë botë dhe në botën tjetër. Kush e mbulon (fsheh) një musliman, Allahu do ta mbulojë atë në këtë botë dhe në botën tjetër. Allahu është në ndihmë të robit të Tij, për aq kohë sa robi është në ndihmë të vëllait të tij.”[3]

Në këtë hadith, Profeti (a.s) thekson rëndësinë e ndihmës ndaj të tjerëve:

Largimi i një vështirësie për një besimtar, qoftë edhe e vogël, sjell shpërblimin e largimit të një vështirësie në Ditën e Gjykimit.

Lehtësimi i borxhit për një nevojtar mund të bëhet në dy mënyra:

1 – Duke i dhënë afat për ta shlyer borxhin.

2 – Duke ia falur një pjesë ose të gjithë borxhin.

Në të dyja rastet, Allahu premton lehtësim në këtë botë dhe në botën tjetër.

Mbulimi i të metave të një muslimani, nëse ai ka bërë një gabim të fshehtë dhe nuk është i njohur si mëkatar, është një vepër e lartë morale dhe shpërblehet me mbulim nga Allahu në këtë dhe në botën tjetër.

Ndihma ndaj vëllezërve në fe garanton ndihmën e Allahut. Kush përpiqet për nevojat e të tjerëve, Allahu do të kujdeset për nevojat e tij.

Në dritën e këtij hadithi fisnik, shlyerja e borxhit për ata që janë në vështirësi ka shumë vlera dhe shpërblime të mëdha, si

Lehtësimi nga Zoti i gjithësisë, sepse ai ia ka lehtësuar barrën një të vobekti duke i shlyer borxhin.

Mbulimi nga Allahu në këtë dhe në botën tjetër, pasi ai e ka mbrojtur një musliman borxhli nga frika, shqetësimi, vuajtja, turpërimi dhe ndjekja ligjore.

Ndihma hyjnore, për aq kohë sa një musliman ndihmon vëllezërit e tij, përfshirë edhe borxhlinjtë në nevojë.

Efektet pozitive të shlyerjes së borxhit për borxhlinjtë:

Ruajtja e dinjitetit të borxhliut nga turpi i kërkimit të ndihmës dhe nga turpi i përgjegjësive ligjore që mund të lindin nga borxhi i tij i akumuluar.

Ndihma për borxhliun që të shlyejë borxhin me metoda të ligjshme, duke e parandaluar atë që të përdorë metoda të paligjshme ose të dëmshme për të shlyer borxhin, të cilat mund të sjellin pasoja të tjera negative.

Ndjenja e qetësisë dhe paqes për borxhlinjtë, duke i lehtësuar ata nga shqetësimet dhe presionet psikologjike të shkaktuara nga detyrimet financiare, duke i mundësuar atyre që të rifillojnë jetën e tyre me më shumë qetësi dhe fokus.

Ruajtja e familjes së borxhliut nga varfëria dhe problemet sociale dhe psikologjike që mund të shfaqen si pasojë e borxhit të akumuluar të mbajtur nga kryefamiljari.

Ndërtimi i një sistemi sigurie dhe mbështetjeje shoqërore, duke promovuar dashurinë dhe vëllazërinë midis anëtarëve të shoqërisë islame.

5 kushtet që lejojnë dhënien e zekatit për borxhlinjtë:

Sipas dispozitave islame, borxhliu është një nga kategoritë që kanë të drejtë të marrin zekatin. Ai është personi që i ka ardhur afati i shlyerjes së borxhit, por nuk është në gjendje ta paguajë atë. Dhënia e zekatit për borxhlinjtë lejohet vetëm nëse plotësohen kushtet e mëposhtme:

1 – Borxhi duhet të jetë marrë për një çështje të lejuar ose të dobishme – në këtë rast, personi konsiderohet si një borxhli i denjë për të marrë ndihmë nga zekati.

2 – Nuk duhet të jetë marrë borxh qëllimisht për të përfituar nga zekati – për shembull, nëse një person ka pasur të ardhura të mjaftueshme për veten dhe familjen, por ka marrë borxh me qëllimin që të përfitojë nga zekati, ai nuk ka të drejtë ta marrë atë. Megjithatë, nëse një i varfër ka marrë borxh nga nevoja ose urgjenca me synimin për të marrë zekatin për ta shlyer, ai ka të drejtë ta marrë atë.

3 – Afati i shlyerjes së borxhit duhet të ketë ardhur tashmë – nëse borxhi ka një afat të caktuar për pagesë në të ardhmen dhe nuk ka arritur ende koha për shlyerjen e tij, personi nuk konsiderohet ende si borxhli i denjë për zekat.

4 – Borxhi duhet të jetë i tillë që, nëse nuk shlyhet në afatin e caktuar, borxhliu mund të përballet me pasoja të rënda ligjore ose burgosje.

5 – Borxhliu nuk duhet të ketë asete të tepërta mbi nevojat e tij bazë që mund të përdoren për të shlyer borxhin – nëse ai ka pasuri të tepërta (qoftë pasuri për të cilën detyrohet zekati apo jo), ai duhet ta shlyejë borxhin nga ajo pasuri. Nëse pasuria e tij nuk është e mjaftueshme për të shlyer borxhin plotësisht, ai mund të marrë zekat për të plotësuar shumën e nevojshme. Nëse ai ka mundësi të fitojë të ardhura në të ardhmen për të shlyer borxhin dhe mund të shtyhet afati i pagesës, atëherë ai nuk ka të drejtë të marrë zekat.

Roli i borxhlinjve në krijimin e problemit të inflacionit të qëndrueshëm në ekonomitë konvencionale:

Në ekonomitë konvencionale, borxhlinjtë e rënduar nga detyrimet financiare mund të përjetojnë vështirësi ekonomike dhe sociale për shkak të krizave apo dështimeve në bizneset e tyre prodhuese. Kjo shpesh çon në dy probleme të mëdha njëkohësisht: inflacionin dhe papunësinë, të cilat ndikojnë negativisht në stabilitetin ekonomik të këtyre vendeve.

Shkaku kryesor i këtyre problemeve është varësia e ekonomive nga kreditë me interes (kamata). Këto kredi jo vetëm që rrisin barrën financiare mbi individët dhe bizneset, por gjithashtu kontribuojnë në përkeqësimin e krizave ekonomike. Kjo çështje mund të shpjegohet më qartë përmes një analize ekonomike më të detajuar:

Marrja e kredive me interes nga borxhlinjtë dhe më pas grumbullimi i borxheve së bashku me interesat e tyre pas kalimit të afatit të shlyerjes.

Akumulimi i kredive me interes çon në rritjen e kostove të faktorëve të prodhimit në shtet, duke shkaktuar kështu rritjen e kostos së Produktit të Brendshëm Bruto (GDP) dhe më pas Produktit Kombëtar Bruto (GNP), duke shkaktuar inflacion dhe përshkallëzim të tij për shkak të përhapjes së interesit në ekonomi.

Rritja e normave të interesit ul motivimin e biznesmenëve dhe investitorëve për të hyrë në aktivitete ekonomike, duke shkaktuar rënien e prodhimit. Kjo sjell një situatë ku kërkesa e përgjithshme tejkalon ofertën, duke bërë që çmimet të rriten dhe fuqia blerëse e qytetarëve të bjerë, duke shkaktuar inflacion.

Ndikimi i kredive me interes në inflacionin e qëndrueshëm

Akumulimi i kredive dhe interesave mbi borxhlinjtë çon njëkohësisht në papunësi dhe inflacion.

Rritja e kostove të prodhimit për shkak të barrës së interesave shkakton mbylljen e fabrikave dhe pushimin nga puna të punëtorëve, duke rritur papunësinë.

Mbyllja e fabrikave ose ulja e prodhimit çon në reduktim të ofertës së mallrave dhe shërbimeve, ndërsa masa monetare mbetet e pandryshuar, duke çuar në rritjen e çmimeve dhe zhvlerësimin e monedhës.

Kështu, interesi (kamata) bëhet shkaktar i dyfishtë për krijimin e papunësisë dhe inflacionit, duke sjellë problemin e inflacionit të qëndrueshëm në ekonomitë kapitaliste.

Roli i borxhlinjve në eliminimin e problemit të inflacionit të qëndrueshëm në ekonominë islame:

Në ekonominë islame, kur investitorët dhe prodhuesit përballen me kriza ekonomike dhe dështojnë në aktivitetet e tyre prodhuese, shteti islam ndërhyn për të kufizuar pasojat negative dhe krizat ekonomike, veçanërisht në sektorin e prodhimit. Për këtë qëllim, ai përdor mjetet financiare islame, të cilat janë pjesë e sistemit financiar islam.

Një nga mjetet më të rëndësishme në këtë drejtim është kredia e mire, e cila ka një ndikim të madh në zvogëlimin e krizave në sektorin e prodhimit. Ky instrument jo vetëm që ndihmon në shmangien e falimentimeve, por gjithashtu rikthen shpresën dhe sigurinë tek ata prodhues që dikur kontribuuan në zhvillimin e shtetit islam dhe në stabilitetin ekonomik e shoqëror të shoqërisë islame.

Për të kuptuar rolin e borxhlinjve (el-garimun) në eliminimin e inflacionit të qëndrueshëm dhe në përmbushjen e nevojave të tyre, duhet të bëjmë analizën ekonomike në vijim:

Kush janë borxhlinjtë (el-garimun)?Borxhlinjtë janë ata persona që kanë marrë hua për qëllime të lejuara (të dobishme apo bamirëse, jo për mëkat), por më pas janë bërë të paaftë për të shlyer borxhin, qoftë në para ose në mallra.

Nëse ata kanë pasuri të mjaftueshme për të shlyer borxhin e tyre, nuk konsiderohen të varfër dhe nuk kanë të drejtë të marrin ndihmë nga fondi i zekatit, përveç nëse pas shlyerjes së borxhit nuk do t’u mbetet asgjë për të jetuar.

Nëse ata kanë mallra që mund të shiten për të shlyer borxhin, por shitja do t’i dëmtonte ekonomikisht (për shembull, duke i lënë pa mjete jetese), atëherë mund të marrin ndihmë nga zekati për të shmangur humbjet.

Kategoritë e borxhlinjve (el-garimun)

1 – Borxhlinj për të tjerët: Ata që marrin hua për të ndërmjetësuar në pajtimin e konflikteve, për të ndalur trazirat ose për të ndihmuar dikë tjetër të shlyejë një borxh.

2 – Borxhlinj për veten: Ata që kanë marrë borxh për nevoja personale të ligjshme. Përjashtim bëhet nëse borxhi është marrë për qëllime të ndaluara (haram) ose për diçka të dëmshme.

Shpërndarja e zekatit tek të tetë kategoritë e përfituesve, përfshirë borxhlinjtë (el-garimun), sipas ajetit të zekatit, dhe ndarja e tij gjatë gjithë vitit, çon në atë se:

Borxhlinjtë sigurojnë të ardhura për nevojat e tyre dhe për shlyerjen e borxheve, duke u çliruar nga barra e kredive që kanë marrë për të rregulluar ekonominë e tyre familjare ose për të ndihmuar të tjerët, si pajtimi i konflikteve apo pagesa e dëmshpërblimeve (dije). Kjo krijon kërkesë efektive për mallra dhe shërbime, ashtu si edhe te grupet e tjera përfituese si të varfrit dhe nevojtarët.

Rritja e kërkesës çon në shtimin e ofertës së përgjithshme, duke nxitur prodhimin e mallrave dhe shërbimeve në ekonomi.

Kjo rritje e prodhimit krijon kërkesë për fuqi punëtore, duke ndihmuar në eliminimin e papunësisë gjatë gjithë vitit. Kështu, zgjidhet një nga aspektet kryesore të inflacionit të qëndrueshëm – papunësia.

Efekti forcohet nga ndikimi i të gjitha kategorive përfituese të zekatit, të cilët rrisin kërkesën efektive në ekonomi, duke ndihmuar në stabilizimin e tregut të punës dhe eliminimin e papunësisë në afatgjatë.

Një nga mjetet financiare të rëndësishme në sistemin financiar islam, përveç zekatit, është kredia e mirë (qard hasen), e cila nuk përmban kamatë. Kjo lloj kredie, e marrë nga borxhlinjtë (el-garimun), ndihmon në eliminimin e inflacionit, sipas analizës ekonomike islame:

Si hap i parë, borxhlinjtë marrin ndihmë për të mbuluar nevojat e tyre bazë përmes zekatit dhe mekanizmave të tjerë financiarë islamë.

Më pas, ata mund të marrin kredi të mira pa interes, të hyjnë në partneritete të ligjshme islame (musharaka, mudaraba) ose të përdorin mjete të tjera financiare islame. Kjo u mundëson atyre të sigurojnë kapitalin e nevojshëm për t’u rikthyer në aktivitete ekonomike, veçanërisht në sektorët prodhues dhe të shërbimeve.

Kapitali i investuar ndikon drejtpërdrejt në pesë faktorët kryesorë të prodhimit në ekonominë islame që janë: toka, puna, kapitali, organizimi dhe konsulta.

Rritja e investimeve nxit kërkesën efektive për këta faktorë, duke krijuar një rritje të përgjithshme të kërkesës në të gjithë shtetin islam.

Në këtë mënyrë, përdorimi i kredive të mira dhe mjeteve të tjera financiare islame ndihmon në rritjen e ofertës, eliminimin e inflacionit dhe stimulimin e ekonomisë pa rreziqet e sistemit tradicional me kamatë.

Kjo, nga ana tjetër, çon në krijimin e një oferte të përgjithshme të mallrave dhe shërbimeve të prodhuara, sipas parimit ekonomik që thotë:”Kërkesa krijon ofertën e saj dhe e barazon ose i afrohet asaj.” Në këtë rast, kërkesa totale efektive krijon ofertën totale dhe e barazon ose i afrohet, duke sjellë ekuilibrin ekonomik. Kjo do të thotë ruajtje e fuqisë blerëse të monedhës kombëtare, duke parandaluar shfaqjen e inflacionit dhe duke e eliminuar atë nga ekonomia kombëtare e shtetit islam.

Rezultati final: Eliminimi i papunësisë dhe inflacionit në të njëjtën kohë, ç’ka shmang dhe parandalon inflacionin e stagnuar (inflacionin e shoqëruar me rënie ekonomike) në ekonominë islame.

Autor: Abdullah Muhamed Kadir

Përktheu: Elton Harxhi

[1] – Sure Teube: 60.

[2] – Sure Furkan: 65.

[3] – Muslimi (2699).

Zekati dhe eliminimi i problemit të inflacionit
Inflacioni njihet si një fenomen ekonomik që i referohet rritjes së vazhdueshme të nivelit të përgjithshëm të çmimeve brenda një periudhe të caktuar kohore. Kjo çon në uljen e fuqisë blerëse, e cila përfaqëson sasinë e mallrave dhe shërbimeve që një individ mund të blejë me paratë e tij. Inflacioni ndodh kur sasia e parasë në qarkullim rritet me një ritëm më të shpejtë se rritja e prodhimit, duke sjellë kështu rritjen e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve. Ky fenomen mund të ketë ndikime të gjera në ekonomi dhe shoqëri nëse nuk zbatohen plane dhe strategji efektive për ta përballuar atë.

Ose inflacioni mund të përkufizohet si: “Rritja e vazhdueshme e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve, qoftë si rezultat i një rritjeje të sasisë së parasë në qarkullim që tejkalon sasinë e mallrave të disponueshme, apo e kundërta, pra si pasojë e një rritjeje të prodhimit që tejkalon kërkesën e përgjithshme, ose për shkak të rritjes së kostove të prodhimit, si dhe ndikimit ushqyes të pritshmërive inflacioniste.”

Llojet e inflancionit ekonomik

1- Inflacioni i zvarritur (Creeping inflation):

Quhet gjithashtu “inflacion i moderuar” dhe është një lloj inflacioni ku çmimet rriten ngadalë, por në mënyrë të vazhdueshme gjatë një periudhe të caktuar, me një normë që varion midis 2-3%. Ky nivel inflacioni konsiderohet i natyrshëm dhe mund të ndryshojë pak nga një shtet në tjetrin. Rritja e çmimeve të mallrave me përqindje të vogla rrit kërkesën e konsumatorëve për to në momentin aktual, nga frika se çmimet do të rriten më shumë në të ardhmen. Kjo përforcon kërkesën për produkte dhe kontribuon në rritjen ekonomike.

2- Inflacioni në ecje (Walking inflation):

Është një gjendje ekonomike ku çmimet e produkteve rriten me rreth 3% deri në 10% çdo vit. Kjo e shtyn konsumatorin të blejë më shumë produkte nga frika se çmimi i tyre do të rritet më tej. Si pasojë, kërkesa për këto produkte rritet ndjeshëm, ndërsa furnizuesi nuk arrin të prodhojë sasi shtesë, gjë që çon në një rritje të mëtejshme të çmimeve.

3 – Inflacioni i pakontrolluar ose i shpejtë (Galloping inflation):

Është një situatë ku çmimet e mallrave dhe shërbimeve rriten me një ritëm të shpejtë dhe me një normë mbi 10% brenda një viti. Të ardhurat e individëve nuk arrijnë të mbulojnë këtë rritje të madhe, duke çuar në një rënie të konsiderueshme të fuqisë blerëse. Kjo shkakton humbjen e vlerës së monedhës, pasi tregtarët nuk arrijnë të paguajnë pagat e punonjësve, gjë që dëmton rëndë ekonominë dhe e çon vendin drejt një paqëndrueshmërie të madhe ekonomike.

4 – Inflacioni i tepërt (Hyperinflation):

Inflacioni i tepërt është një nga format më të rënda dhe më të rrezikshme të inflacionit, ku paratë pothuajse humbasin vlerën e tyre. Çmimet mund të rriten me më shumë se 50% brenda një muaji, duke çuar në një kolaps të sistemit monetar dhe ekonomik të shtetit të prekur. Ky lloj inflacioni është i rrallë dhe zakonisht lidhet me kriza të thella financiare ose luftëra. Një shembull historik është Gjermania pas Luftës së Parë Botërore, kur inflacioni arriti nivele ekstreme dhe blerja e një gazete ditore kërkonte një karrocë të mbushur me para.

5 – Inflacioni i Stagnuar (Stagflation):

Ky lloj inflacioni konsiderohet më i rrezikshmi për ekonomitë e shteteve, pasi çon në shfaqjen e njëkohshme të inflacionit dhe recesionit. Ai karakterizohet nga ngadalësimi i rritjes ekonomike, i shoqëruar me një rritje të lartë të inflacionit, duke e përkeqësuar edhe më shumë situatën. Inflacioni i stagnuar shkakton rritjen e çmimeve ndërkohë që ekonomia përjeton ngadalësim, një fenomen i njohur si ngadalësimi ekonomik.

Ky lloj inflacioni ndodh kur rritja ekonomike ngadalësohet, por çmimet vazhdojnë të rriten, ç’ka çon në rritjen e papunësisë dhe uljen e produktivitetit. Për pasojë, përkeqësohen problemet ekonomike dhe dëmtohet stabiliteti financiar i vendit. Inflacioni i stagnuar është një fenomen që duhet trajtuar me politika të forta ekonomike, të cilat mund të përfshijnë masa fiskale dhe monetare të përshtatshme, stimulimin e prodhimit dhe investimeve, si dhe uljen e shpenzimeve të tepërta publike.

Gjithashtu, ky lloj inflacioni mund të çojë në rënien e vlerës reale të parasë, duke ulur fuqinë blerëse të njerëzve dhe rrit koston e jetesës, ç’ka ndikon negativisht në mirëqenien e përgjithshme.

Për këtë arsye, është e rëndësishme që të merren masat e duhura për ta parandaluar, përfshirë nxitjen e prodhimit dhe investimeve, përmirësimin e infrastrukturës së vendit dhe stimulimin e inovacionit dhe zhvillimit teknologjik.

6 – Inflacioni i shtyrë nga kërkesa (Demand-Pull Inflation):

Ky lloj inflacioni ndodh si rezultat i rritjes së tepruar të kërkesës për mallra dhe shërbime, duke çuar në rritjen e çmimeve. Kur kërkesa e konsumatorëve për produkte të ndryshme tejkalon ofertën në treg ose kapacitetin e prodhimit, prodhuesit dhe furnizuesit rrisin çmimet për të përmbushur këtë kërkesë të shtuar.

Në këtë situatë, kompanitë përpiqen të punësojnë më shumë punëtorë për të përmbushur kërkesën e lartë, gjë që çon në rritjen e kostove të fuqisë punëtore. Për pasojë, çmimet e mallrave dhe shërbimeve vazhdojnë të rriten për të mbuluar këto kosto të shtuara, duke nxitur kështu përshpejtimin e inflacionit.

7 – Inflacioni i shtyrë nga kostot (Cost-Push Inflation):

Ky lloj inflacioni ndodh si pasojë e rritjes së kostove të prodhimit të mallrave të ndryshme, si kostoja e lëndëve të para, pagat e punëtorëve, çmimi i karburanteve apo shpenzime të tjera. Për të kompensuar këto kosto të larta të prodhimit, prodhuesit rrisin çmimet e produkteve përfundimtare, gjë që ndikon drejtpërdrejt te konsumatorët.

Për shembull, një rritje e çmimit të naftës – e cila është një lëndë kryesore për shumë sektorë ekonomikë – fillimisht ajo do të çojë në rritjen e çmimit të benzinës. Kjo, nga ana tjetër, e bën transportin e mallrave më të shtrenjtë, duke rezultuar në rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe mallrave të tjera në treg. Si rezultat, krijohet ky lloj inflacioni.

8 – Inflacioni i importuar (Pass-Through Inflation):

Ky lloj inflacioni i referohet rritjes së çmimeve të mallrave të importuara në tregun vendas si pasojë e zhvlerësimit të monedhës vendase ndaj monedhës së huaj. Si rezultat, konsumatorët përballen me një kosto më të lartë kur blejnë mallra të importuara. Ky inflacion bëhet edhe më i ndjeshëm kur një përqindje e lartë e lëndëve të para dhe inputeve të prodhimit importohen nga jashtë.

9 – Parashikimet e Inflacionit (Inflation Expectations):

Këto janë pritshmëritë që individët dhe bizneset krijojnë në lidhje me rritjen e çmimeve në të ardhmen, bazuar në kushtet aktuale ekonomike. Për shembull, disa kompani mund të presin një rritje të normave të inflacionit me kalimin e kohës dhe, si rezultat, të rrisin çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tyre përpara se inflacioni të ndodhë realisht. Po ashtu, punonjësit dhe qytetarët mund të kenë pritshmëri të ngjashme dhe të kërkojnë paga më të larta për të kompensuar humbjen e pritur të fuqisë së tyre blerëse.

10 – Inflacioni i Hapur (Open Inflation):

Ky është një lloj inflacioni që ndodh në shkallë të gjerë, ku çmimet vazhdojnë të rriten pa ndërhyrje ose përpjekje nga autoritetet shtetërore për ta frenuar atë. Për këtë arsye, quhet “inflacion i hapur”. Qasja pasive ndaj inflacionit e përshpejton atë dhe shton ndikimet negative në ekonomi dhe shoqëri në përgjithësi.

11 – Inflacioni i shtypur (Repressed Inflation):

Inflacioni i shtypur është e kundërta e inflacionit të hapur. Kur kërkesa për mallra dhe shërbime në një ekonomi rritet ndjeshëm, çmimet priren të rriten. Megjithatë, qeveritë mund të ndërhyjnë duke zbatuar masa si kontrolli i çmimeve, racionimi dhe kufizime të tjera për të parandaluar rritjen e mëtejshme të çmimeve dhe për të shmangur efektet negative të inflacionit.

12 – Pothuajse Inflacioni (Quasi-Inflation):

Ky lloj inflacioni ndodh kur ekonomia përballet me presione inflacioniste për shkak të presioneve nga sektorë të caktuar të ekonomisë vendase.

Zekati dhe mekanizmat për eliminimin e problemit të Inflacionit

Inflacioni mund të kurohet përmes dhënies së zekati dhe rritja e tij  frenohet nëpërmjet mekanizmave të mëposhtëm:

Sigurimi i flukseve monetare në mënyrë të vazhdueshme dhe gjatë gjithë vitit – Rrjedhja e rregullt e fondeve të zekatit, që nis në fillim të çdo viti hënor, siguron sasinë e nevojshme të parasë për qarkullim, pa pasur nevojë që autoritetet monetare të ndërhyjnë me emetim të ri të valutës.

Garancia për një nivel jetese të quajtur “niveli i mjaftueshmërisë” për çdo individ

Shoqëria Islame: Ky nivel i garantuar i jetesës nënkupton kontrollin e kërkesës dhe ofertës totale efektive në një vend mysliman, duke mos lejuar që kërkesa të tejkalojë në mënyrë kaotike ofertën totale, ç’ka do të çonte në rritjen e përgjithshme të çmimeve dhe, për pasojë, në inflacion.

Ekonomia islame vendos një ekuilibër të saktë midis tri kategorive të mallrave dhe shërbimeve: domosdoshmëritë, nevojat sheriatike dhe dobitë komplementare, duke kontrolluar kështu nivelin e përgjithshëm të kërkesës për konsum në secilën prej tyre. Kjo do të thotë se inflacioni nuk mund të shfaqet në një vend islam.

Format e drejtpërdrejta të disa llojeve të zekatit dhe ruajtja e stabilitetit të vlerës së monedhës në një vend islam:

Shpërndarja e zekatit të prodhimeve bujqësore, frutave dhe bagëtive në formën e tyre natyrore ndihmon ndjeshëm në ruajtjen e fuqisë blerëse të parasë dhe parandalimin e zhvlerësimit të saj.

Nga këndvështrimi ekonomik, kjo shpërndarje ndikon në uljen e sasisë totale të parasë në tregjet kombëtare, duke reduktuar kështu nivelet e përgjithshme të kërkesës efektive. Si rezultat, kjo ndihmon në mbajtjen e fuqisë blerëse të monedhës së vendit islam dhe në uljen e niveleve të inflacionit.

Lidhja e zekatit me kapitalin në rritje:

Vendosja e zekatit si një detyrim mbi kapitalin që gjeneron të ardhura nxit pronarët e pasurive të vazhdojnë investimet e tyre, edhe nëse norma e pritshme e fitimit është më e ulët se përqindja e zekatit (2.5%), për sa kohë që ajo mbetet mbi zero.

Kjo ndodh sepse investitorët që paguajnë zekatin synojnë jo vetëm të ruajnë vlerën e kapitalit të tyre fillestar, por edhe ta rrisin atë duke e angazhuar në investime dhe prodhim. Në këtë mënyrë, ata arrijnë të gjenerojnë fitime dhe, në të njëjtën kohë, të kompensojnë shumën e zekatit që kanë dhënë për të varfrit dhe nevojtarët.

Ndalimi i normave të interesit në ekonominë islame:

Kjo nënkupton eliminimin e shpenzimeve të mëdha inflacioniste mbi kapitalin kombëtar që investohet në tregti, banka, kredi dhe aktivitete të tjera ekonomike. Kjo për shkak se normat e interesit, me përqindjet e tyre të ndryshme, rrisin koston totale të prodhimit dhe investimeve në nivelin makroekonomik, duke çuar në rritjen e përgjithshme të çmimeve – që është vetë inflacioni.

Prandaj, me eliminimin e normave të interesit, eliminohet një nga shkaqet kryesore të inflacionit.

Detyrimi i zekatit dhe eliminimi i fenomenit të stagflacionit: Normat e interesit ndikojnë në:

1 – Vendosjen e kostove të mëdha mbi prodhimin kombëtar, ç’ka çon në rritjen e nivelit të përgjithshëm të çmimeve si rezultat i transferimit të barrës së kostove shtesë nga prodhuesit te konsumatorët. Kjo do të thotë se ndodh inflacioni për shkak të pamundësisë së të ardhurave monetare për të blerë të njëjtat sasi mallrash dhe shërbimesh.

2 – Një ndikim negativ të madh në nivelet e punësimit në shtet, duke çuar në rritjen e papunësisë në fuqinë punëtore. Kjo ndodh sepse rritja e kostove të përgjithshme të ofertës kombëtare të produkteve nuk shoqërohet me një kërkesë të përgjithshme efektive që të mund t’i përthithë ato në treg. Si rezultat, produktet grumbullohen dhe mbeten në magazina pa u shitur, duke detyruar pronarët e fabrikave, organizatorët dhe menaxherët të largojnë punëtorët dhe punonjësit nga puna, ç’ka çon në shfaqjen e papunësisë në shkallë kombëtare.

Këtu hyn zekati, së bashku me faktorët e tjerë financiarë në ekonominë islame, si ndalimi i kamatës, për të eliminuar dy fenomenet kryesore: inflacionin dhe papunësinë, domethënë zgjidhjen e problemit të inflacionit të shoqëruar me stagnim ekonomik (stagflacion). Sipas analizës së mëposhtme:

Vazhdimi i dhënies së zekatit gjatë gjithë vitit në një shtet islam çon në rritjen e vazhdueshme të kërkesës së përgjithshme efektive gjatë gjithë vitit. Kjo sjell rritjen e ofertës së përgjithshme të mallrave dhe shërbimeve të prodhuara në vend, e më pas rritjen e prodhimit të përgjithshëm kombëtar (PBB-së). Për rrjedhojë, rritet edhe kërkesa e përgjithshme për faktorët e prodhimit (të përbërë nga toka, puna, kapitali, organizimi dhe këshillimi në ekonominë islame).

Brenda kësaj kategorie, rritja e kërkesës për punë çon në eliminimin e papunësisë, duke zgjidhur kështu problemin e parë, atë të papunësisë.

Kjo nga njëra anë, dhe nga ana tjetër: Vazhdimi i dhënies së zekatit në një shtet islam çon në rritjen e kërkesës së përgjithshme efektive, e cila shoqërohet me rritjen e ofertës së përgjithshme dhe fuqizimin e kapacitetit blerës të shtresave të varfra, të nevojtarëve dhe të pamundurve brenda vendit.

Kjo sjell një rritje të kërkesës për produktet kombëtare, duke bërë që oferta e përgjithshme e mallrave dhe shërbimeve vendase të përthithet nga tregu dhe konsumatorët. Kështu, eliminohet fenomeni i grumbullimit dhe stoqeve të tepërta të mallrave në tregje, duke çuar në një gjallërim ekonomik.

Ky rigjallërim nënkupton rikthimin e fuqisë së blerjes në vend, eliminimin e inflacionit dhe nxitjen e zhvillimit dhe përparimit ekonomik në shtetin islam.

Kështu, arrihet eliminimi i plotë i të dyja fenomeneve, papunësisë dhe inflacionit, njëkohësisht. Kjo do të nënkupton zhdukjen e fenomenit të inflacionit stangacionist në ekonominë e shtetit islamik përmes detyrimit të zekatit.

Autor: Abdullah Muhamed Kadir

Përktheu: Elton Harxhi

Zekati
Nëse namazi është pastrim i egos dhe dëlirësi e shpirtit, zekati është pastrim i pasurisë dhe dëlirësi për fitimin: “Merr nga pasuria e tyre lëmoshë, me të cilën t’i pastrosh ata dhe t’ua rrisësh veprat e mira! Lutu për ta, sepse lutja jote është vërtet qetësim për ata”.([1])

Allahu i Madhëruar e ka bërë namazin dhe zekatin manifestim të besimit dhe argument për vërtetësinë e këtij besimi. Kurani Fisnik thotë: “Megjithatë, nëse ata pendohen, falin namazin dhe japin zekatin, atëherë janë vëllezërit tuaj në fe”.([2])  Nga ajeti kuptohet, se kush tregohet neglizhent në faljen e namazit dhe në dhënien e zekatit, nuk ka pjesë nga vëllazëria e fesë.

Kështu e kishte kuptuar edhe Ebu Bekri (r.a), kur u shpalli luftë atyre që nuk dëshironin të jepnin zekatin. Këtë veprim ia miratuan edhe shokët e të Dërguarit të Allahut (a.s), edhe kur ai i cilësoi ata me fjalët “Murtedin – renegatë, tradhëtarë të fesë”. Autorët e gjashtë librave bazë të hadithit shënojnë, se Ebu Hurejrah (r.a) ka thënë: “Kur ndërroi jetë i Dërguari i Allahut (a.s) dhe nga arabët mohuan atë që mohuan, Umeri (r.a) i tha Ebu Bekrit (r.a): “Si do t`u shpallësh luftë njerëzve, ndërkohë që i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Jam urdhëruar t`i luftoj njerëzit, derisa të thonë “La ilahe il`lall`llah – Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut” dhe se kush e thotë këtë fjalë, e ka të mbrojtur pasurinë dhe jetën e tij, ndërsa ai që nuk e ka thënë me sinqeritet këtë fjalë, llogarinë do ta ketë para Allahut të Madhëruar”?!([3]) Ebu Bekri (r.a) iu përgjigj: “Betohem në Allahun, se do ta luftoj atë që bën dallim mes namazit dhe zekatit (si detyrë). Dijeni se zekati është detyrim dhe e drejtë e pasurisë. Betohem në Allahun! Nëse nuk më japin qoftë edhe një kapistër që ia kanë dhënë më parë të Dërguarit të Allahut (a.s), unë do t`i luftoj ata”. Umeri (r.a) thotë: “Betohem në Allahun! Unë e kuptova, që Allahu i Madhëruar e kishte frymëzuar Ebu Bekrin për t`i luftuar ata dhe u binda se kjo është e vërteta”. Sipas një transmetimi tjetër, në vend të fjalës “kapistër” thuhet “ftujë – keci femër, që ka mbushur një vit”.([4])

Shiko – Allahu i Madhëruar të ruajtë – se si Ebu Hurejrah (r.a) shprehet me fjalët “Mohuan ata që mohuan”, se si Ebu Bekri (r.a) kuptoi, se ata që nuk e japin zekatin, shkatërrojnë fenë dhe meritojnë të luftohen edhe nëse thonë “Lâ ilâhe il`lall`llâh” dhe se si Umeri (r.a) e miratoi mendimin e Ebu Bekrit (r.a), duke qenë i bindur se kjo ishte e vërteta dhe e drejta. Allahu i Madhëruar dhe i Dërguari i Tij i kanë paralajmëruar me ndëshkimin më të ashpër ata që nuk japin zekatin.

Allahu i Madhëruar thotë: “Ata që grumbullojnë ar dhe argjend dhe nuk e shpenzojnë për hir të Allahut, paralajmëroji me dënim të dhembshëm. Do të vijë dita, kur (thesaret e mbledhura) do të digjen në zjarrin e Xhehenemit dhe me to do të damkoset balli, anët dhe shpina e tyre e do t`u thuhet: “Kjo është ajo që keni grumbulluar për veten; pra, shijoni atë që grumbulluat”!([5])

I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Çdokush që nuk e jep zekatin e pasurisë, në ditën e Gjykimit ajo do të shndërrohet në një gjarpër të zjarrtë, me të cilin do të digjen balli, ijet dhe kurrizi i tij, në atë ditë që është 50 mijë vjet. Ky dënim do të vazhdojë, derisa të bëhet gjyqi mes njerëzve”.([6]) I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë në një hadith tjetër: “Mjerë për pasanikët, se ç`do të vuajnë në ditën e Kijametit për shkak të fukarenjve. Të varfërit do të thonë: “Zoti ynë! Ne na është bërë padrejtësi në të drejtën tonë nga pasuria e pasanikëve”. Allahu do të thotë: “Betohem në Krenarinë dhe Madhështinë Time! Ju do t’ju afroj, ndërsa ata do t’i largoj”.([7])

Ky ndëshkim është përcaktuar për ata që nuk e japin zekatin, pasi zekati është sistemi bazë i projekteve dobiprurëse, është mbështetësi i punëve të dobishme dhe ndikon në orientimin e drejtë të lakmisë, e stërvit besimtarin që të jetë bujar, e ushtron që të jetë sa më i matur dhe kultivon dashurinë në zemra, i fton shpirtrat për t`u afruar dhe zhduk zemëratat dhe zilitë, fton për bashkëpunim dhe bashkërendim për punë të mira, lufton dhe shkul rrënjët e ligësive dhe korrupsionit, shuan zjarrin e revolucioneve dhe trazirave. Kushdo që bën mirë, ajo do t`i kthehet dhe kush e bën bamirësinë fole, qëndron në të.

Zekati është përgjegjësi dhe detyrë ligjore e shtetit, i cili ka për detyrë ta mbledhë, ta sistemojë dhe të kujdeset maksimalisht që t`ua japë atyre që e meritojnë; atyre që Allahu i Madhëruar ka urdhëruar t`iu jepet. Nëse qeveritë e muslimanëve do ta kishin vlerësuar dhe do të ishin kujdesur siç duhet për zekatin, do të kishin burime hallall të fitimeve që do t`iu mjaftonin pa pasur nevojë të vendosnin taksa të padrejta dhe detyrime të paqena. Në këtë mënyrë do të ringjallnin këtë detyrë të humbur dhe një nga shtyllat e Islamit që është neglizhuar. Nëse qeveritë muslimane e neglizhojnë apo e humbin të drejtën për mbledhjen dhe shpërndarjen e zekatit, atëherë nevojitet që individët ta ringjallin këtë adhurim dhe ta rikthejnë këtë detyrim, duke e dhënë të drejtën e Allahut të Madhëruar, e cila është përcaktuar për krijesat e Tij. Secili prej këtyre individëve që tregohet neglizhent ndaj kësaj detyre, do të mbartë mëkatin e tij mbi qafë dhe “shpërblimi” nga Zoti i tij do të jetë shumë i dhembshëm.

A nuk ke parë individë të shumtë nga mesi i muslimanëve, të cilët neglizhojnë të drejtën e Allahut në pasurinë e tyre, duke mos e nxjerrë sasinë e caktuar të zekatit për të varfërit?! Kjo gjë ka çuar në prishjen e lidhjeve, shtimin e krimeve, ndotjen e shpirtrave, duke shtuar kështu edhe më shumë zilitë dhe mëritë.

“Vëllezërit Muslimanë” e kanë vënë re këtë gjë, prandaj dëshirojnë të jenë pararojë për këtë çështje, duke dhënë shembullin praktik dhe duke e ringjallur këtë shtyllë të Islamit. Ata e fillojnë vetë këtë detyrë, duke nxjerrë zekatin e pasurive të tyre dhe këtë e bëjnë me shpirt të çiltër. Nëse “Vëllezërit Muslimanë” janë të suksesshëm në kryerjen siç duhet të këtij detyrimi, do të jenë argument ndaj atyre që e neglizhojnë këtë detyrë, shembull për ata që duan ta japin (zekatin) dhe ftues për ata që janë pasivë.

Ky xhemat është bërë shembull në Birimebalin e vjetër, të prefekturës Dakalijeh në Egjipt. “Vëllezërit Muslimanë” e kanë mbledhur zekatin dhe ua kanë ndarë atë grupeve, të cilat janë përmendur në ajetin kuranor: “Lëmosha e zekatit është vetëm për të varfërit, për nevojtarët, për ata që janë ngarkuar me mbledhjen dhe administrimin e tij, për lirimin e skllevërve, për të rënduarit nga borxhet, për (luftëtarët në) rrugën e Allahut dhe për udhëtarët e mbetur rrugëve. Këto janë detyrat e vëna prej Allahut. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë”.([8])

Shpeshherë më dridhej shpirti dhe kisha frikë të madhe nga përçarja dhe mospajtimet që mund të vinin nga fjalët, sepse disa gjëra të vogla e banale mund të bëhen pengesë për realizimin e mirësive të tilla, sidomos kur bëhet fjalë për anën materiale dhe pasurinë. Kur ka përçarje për këto gjëra, çfarë mund të thuash për një projekt që ka si bazë të tij paranë?! Kam pasur frikë për “Vëllezërit muslimanë” në Birimebal, se mos ata dështojnë, si pasojë e pasanikëve kopracë dhe dorështrënguar të atij vendi, gjë që u intereson paragjykuesve, të cilët krijojnë nga një të metë për çdo gjë, edhe nëse ajo gjë është e përsosur deri në kulm.

Kam pasur frikë se këta (paragjykuesit) do t`i shpotisin vullnetarët, duke i cilësuar si hipokritë, do të tallen me mbledhësit e zekatit, se gjoja janë të njëanshëm. Pata frikë edhe nga ndonjë përfitues i babëzitur, që ka lakminë që gjithë sasinë e mbledhur ta merrte për vete.

Po ashtu, traditat dhe zakonet me të cilat jemi rritur, i bëjnë disa familje të këmbëngulin për të asistuar vetë tek shpërndarja e zekatit, duke mos ia besuar këtë detyrë të tjerëve, pavarësisht përfitimit më efikas që mund të ketë nga organizimi i përbashkët.

Kësaj ia kam pasur frikën për vëllezërit në Birimebal, pra nga këto katër pengesa, të cilat janë të dukshme dhe të prekshme në shoqërinë tonë, gjë që të bën të qash dhe të kaplohesh nga mërzia. Mirëpo vëllezërit e Birimebalit dhe banorët e këtij vendi ishin në një shkallë shumë më të lartë se këto paragjykime. Ata u bindën, u gëzuan dhe zemrat e tyre gjetën rehati me punën e “Vëllezërve Muslimanë”, të cilët u vërtetuan njerëzve, se kur pastërtia pushton shpirtin dhe besueshmëria  është e ndërsjellë, ato janë të mjaftueshme për të kaluar dhe nënshtruar çdo pengesë.

Të pasurit e Birimebalit ishin shumë më lart, sesa paragjykimet – që thoshin se ata nuk duan ta japin të drejtën e Allahut (zekatin) -, sidomos kur ftoheshin për ta dhënë zekatin. Të varfërit e Birimebalit ishin shumë më lart, sesa paragjykimet – që thoshin se ata i zgjasin duart për të përfituar nga pasuria e vëllezërve të tyre dhe ja, tek çdo i varfër arriti ajo pjesë e zekatit që ai e meritonte, zemra iu gëzua, ndërsa gjuha e tij lutej pa ndërprerje për ata që kishin dhënë zekatin, për ata që e kishin mbledhur dhe për ata që e kishin shpërndarë atë.

Allahu i Madhëruar u dha sukses të garantuar dhe të sigurtë vëllezërve të Birimebalit, sukses që nuk i la asnjë hapësirë për akuza apo dyshime. “Vëllezërit Muslimanë” formuan një komision, që në fillim të gjurmonin dhe të gjenin ata që e meritonin zekatin. Për këtë u dha besa dhe fjala se nuk do të ketë njëanëshmëri, as servilizëm, as nuk do të zbulohej ndonjë e fshehtë apo të zbulohej ndonjë e metë. Më pas u formua një komision i dytë, që të verifikonte këto gjurmime dhe zbulime, e të vërtetohej ajo që thuhej. Pas kësaj u formua një komision i tretë, që të përcaktonte sasinë e zekatit që i nevojitet çdo personi dhe më pas u formua një komision i katërt, që vlerësonte përcaktimet e bëra dhe i miratonte ato. Në fund u formua edhe një komision i pestë, i cili shpërndau Zekatin.

Ky organizim ishte shumë preçiz dhe i suksesshëm, gjë që ngjalli habinë dhe gëzimin e çdokujt që e pa, apo punoi me të dhe për të, të çdokujt që pa gjurmët e tij të mira në shpirtrat e banorëve të Birimebalit dhe zonave rreth tij.

Pas kësaj, banorët e Birimebalit nuk e ulnin më veten e tyre duke iu nënshtruar traditave apo prangave të trashëguara, por e ndoqën të mirën, u bënë pjesë e bashkëpunimit, duke dhënë kështu shembujt më të lartë për realizimin e një aspirate, të cilën ne e kishim ëndërr qysh para shumë kohësh.

Pas këtij sqarimi, a nuk e shikon ti o lexues i nderuar, se “Vëllezërit Muslimanë” janë njerëz praktikë dhe të punës. A nuk është kjo punë fakt dhe argument që “Vëllezërit Muslimanë” mund të jenë realizuesit e shpresave të njerëzve?! Prandaj duhet të punohet me zell, që shumë shpejt këto arritje – që Allahu i Madhëruar u ka dhënë sukses – të pasqyrohen tek të gjithë njerëzit e popullit tonë: “Prandaj faleni namazin, jepni zekatin dhe mbështetuni tek Allahu! Ai është Mbrojtësi juaj. Sa Mbrojtës dhe Ndihmës i mrekullueshëm është Ai”!([9])

Autor: Hasan El Benna

Përktheu: Rushit Musallari

([1]) – Kurani: Teube, ajeti: 103.

([2]) – Kurani: Teube, ajeti: 11.

([3]) – Hadith i vërtetë. Buhariu (25), Muslimi (22), Ibn Hibani (5895) dhe Ahmedi (5/246).

([4]) – Hadith i vërtetë. Buhariu (2946), Muslimi (21), Ebu Daudi (2640), Tirmidhiu (2606), Nesaiu në “Sunenu`l-Muxhtebâ”, (3092), Ibn Maxheh (3927) dhe Ahmedi (1/19).

([5]) – Kurani: Teube, ajeti: 34-35.

([6]) – Hadith i vërtetë. Buhariu (1403) dhe Nesaiu në “Sunenu`l-Muxhtebâ”, (2441).

([7]) – Hadith i dobët. Taberaniu në “Sagîr”, (693) dhe në “Eusat”, (4813). Hejthemiu në “Mexhmau`z-Zevâid”, (3/62) nr (4325) thotë: “E shënon Taberaniu në “Sagîr” dhe “Eusat”. Në vargun e përcjellësve është Harith ibn Numani, i cili vlerësohet i dobët nga kritikët e hadithit”.

([8]) – Kurani: Teube, ajeti: 60.

([9]) – Kurani: Haxh, ajeti: 78.

Mrekullia sociale në sistemin e zekatit
Thotë Zoti i madhëruar në Kuran: “Lëmosha e zeqatit është vetëm për të varfrit, për nevojtarët, për ata që janë ngarkuar me mbledhjen dhe administrimin e tij, për lirimin e skllevërve, për të rënduarit nga borxhet, për (luftëtarët në) rrugën e Allahut dhe për udhëtarët e mbetur rrugëve. Këto janë detyrat e vëna prej Allahut. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.”[1]

Zekati është nga një nga pesë shtyllat e islamit. Ai është një sistem social pasi është në funksion të shoqërisë. Institucioni i zekatit është përligjur nga vetë Zoti i botërave, që është i Gjithëditur, i Drejtë dhe i Urtë. Nëse zekati jepet në formën që e kërkon islami dhe u shpërndahet kategorive të përmendura në ajetin e mësipërm, nuk do të kishim kaq shumë të varfër.

Sot, shoqëritë arabe dhe islame, janë shoqëritë ku haset më së shumti fukarallëku dhe varfëria. Tek ne nuk është zhvilluar industria, ekonomia është e dobët dhe tregëtia po ashtu. Veçsa përmendëm, edhe zekati nuk jepet dhe nuk shpërndahet siç duhet.

Profeti (a.s) i ka ndarë pasuritë për të cilat jepet zekati në pesë lloje: Floririn dhe argjendin, drithërat dhe frutat, mallrat e tregëtisë, kafshët, thesaret dhe mineralet.

Dr. Zaglul Nexhar thotë: “Islami urdhëron që për pasurinë e ndejtur të jepet zekat. Kjo bëhet me qëllim që të nxisë pronarët e saj, t’a investojnë dhe t’a shtojnë. Zekati i pasurisë është 2.5 % dhe është obligim që të jepet çdo vit. Institucioni i zekatit, është një faktor i fuqishëm për zhvillimin e shoqërisë dhe ekonomisë, pasi ai nxit investimin e pasurisë.

Nëse pasuria shndërrohet në kapital investues dhe prodhues, atëherë nuk jepet zekati për pasurinë si vlerë, por jepet për të ardhurat prej saj. Padyshim që kjo e shtyn dhe nxit investitorin që të prodhojë më shumë, me qëllim që t’i shtojë të ardhurat.

Zekati i floririt, argjendit dhe njësisë monetare është 2.5 %. Nëse një pjesë e pasurisë rrjedhëse investohet në një fabrikë apo aktivitet çfarëdo, atëherë zekati i saj merret nga produkti dhe të ardhurat. Kjo është një metodë e mrekullueshme për t’a nxitur shoqërinë islame drejt produktivitetit dhe aktivitetit. Ashtu siç është një metodë e efektshme për t’a konsoliduar rolin e njeriut mbi tokë, me qëllim që të përmbushë misionin e tij si mëkëmbës i Allahut në tokë.

Ashtu siç jepet zekat për floririn, argjendin dhe vlerën monetare, jepet edhe për dridhërat. Nëse drithërat vaditen me ujin e shiut, zekati i tyre është 10 % e prodhimit. Por nëse vaditen artificialisht, me krahë pune, atëherë jepet 5 % e prodhimit.

Zekat jepet edhe për kafshët. Kështu, nëse devetë, delet dhe lopët arrijnë numrin e duhur për zekat, duhet të jepet 2.5 % e tyre.

Ashtu siç jepet zekat edhe për thesaret e gjetura nën tokë. Përsa u përket thesareve, dijetarët kanë mendime të ndryshme. Disa thonë se ato janë vlerë monetare (flori, argjend etj…) të fshehura nga popujt e lashtë. Në një rast të tillë, jepet 20 % e kësaj pasurie të gjetur.

Kurse disa të tjerë mendojnë se tek thesaret hyjnë dhe mineralet me vlerë si nafta, gazi etj… Në këtë rast, disa dijetarë mendojnë se duhet të jepet zekat 20 % e tyre. Kurse disa të tjerë mendojnë se duhet të jepet vetëm 2.5 % e tyre.

Nëse prodhuesit e këtyre mineraleve si naftës dhe gazit, do të jepnin zekatin rregullisht, kjo do i mjaftonte umetit musliman që të plotësojë nevojat e tij.”

Prof. Xhasim Mutava thotë: “Dhënia e Zekatit, ka dimensione të shumta, ku mund të rendisim ato ekonomike, politike, madje edhe edukative. Mua më kujtohet që kur kam qenë i vogël, ditën e parë të Ramazanit babai merrte një shumë nga pasuria e tij dhe e ndante në zarfe të mëdhenj. Ne të gjithë mblidheshim rreth tij dhe e shihnim tek i fuste të hollat në zarfe dhe në një fletore shënonte disa emra. Kur e pyeta se për çfarë shërbente ajo fletore, ai më tha se aty regjistronte emrat e të varfërve dhe të hollat që do merrte secili nga zekati.

Unë ulesha pranë babait dhe shihja shumën që i jepte familjeve të varfëra çdo vit, në fillim të Ramazanit.

Diçka e tillë ka ndikuar shumë në formimin, edukimin, karakterin, psikologjinë dhe mënyrën e të menduarit. Sa herë që shihja të varfër, më vinte në mendje babai me zarfet e tij në dorë, duke shkruar emrat e fukarenjve. Ditën e parë të Ramazanit, ai hynte në shtëpi me zarfet, regjistrin dhe të hollat në dorë. Të gjithë ne e ndihmonim në shkrimin e emrave dhe ndarjen e të hollave për çdo të varfër.

Ne duhet t’i edukojmë fëmijët tanë me këtë frymë, me qëllim që ata të ndërgjegjësohen mbi rëndësinë e dhënies së zekatit dhe se ai përbën një nga shtyllat e fesë islame.

Ashtu siç kryhet namazi hapurazi, po ashtu haxhi dhe agjërimi, edhe zekati duhet dhënë hapurazi, me qëllim që të përjetohet nga e gjithë shoqëria. Nëse një familje e varfër është harruar nga biznesmenët dhe të pasurit, ne duhet t’ua kujtojmë që edhe ajo ka nevojë. Dhe ky është një nga objektivat e zekatit.

Zekati është një përtëritje vjetore e umetit musliman, i cili u kujton të pasurve që të kujdesen për familjet e varfëra.

Institucioni i zekatit, është një institucion i mrekullueshëm social, të cilin Zoti e obligoi për muslimanët e pasur.

Dr. Zaglul Nexhar thotë: “Mrekullia sociale në institucionin e zekatit shfaqet në disa forma:

1 – Stimulon pasanikët për investimin e pasurive të tyre. Profeti Muhamed (a.s) nxit në disa hadithe që pasuria të investohet, me qëllim që të mos harxhohet nga zekati dhe sadakaja.

Kjo është një nga metodat më të mira për zhvillimin e shoqërisë dhe ekonomisë.

2 – Zekati është obligim vetëm për pasurinë dhe vlerën monetare të depozituar dhe të ndejtur. Nëse dikush ka një ndërmarrje apo fabrikë, e cila përbëhet nga trualli ku është ndërtuar, objekti, makineritë, mjetet etj,  nuk paguan zekat për të gjithë këto. Zekat paguan vetëm për produktin e aktivitetit që ushtron, ose për të ardhurat që përfiton prej tij. A nuk është kjo një mënyrë për të stimuluar njerëzit për t’i investuar pasuritë e tyre? Një vlerë monetare e depozituar në banka apo kudo tjetër, nuk i shërben askujt. Zoti kërkon që me pasurinë tonë, t’i shërbejmë shoqërisë. Duke e investuar atë, ne hapim vende të reja pune, krijojmë familje të reja muslimane dhe kështu rritet mirëqenia në shoqëri.

3 – Siç e thamë dhe më lart, për kategori të ndryshme pasurish, jepet zekat në sasi të ndryshme. Kështu, për floririn dhe argjendin jepej 2.5 % e totalit, për prodhimet bujqësore jepej 5 % e totalit, nëse ato janë vaditur në mënyrë artificiale dhe 10 % nëse janë vaditur në mënyrë natyrale nga shiu. Kurse përsa i përket thesareve të gjetur dhe mineraleve si nafta dhe gazi natyror, jepet 20 %. E gjithë kjo ndarje, është tregues i urtësisë së Ligjvënësit suprem.

Veç sa përmendëm, dua të theksoj në faktin se zekati është krejtësisht i ndryshëm nga taksat vjetore që njohim. Ne e dimë që taksa vendoset për gjithçka, e tundshme qoftë apo e patundshme, prodhues apo joprodhues. Taksat shpesh herë janë edhe të padrejta. Sot, në perëndim njihet taksa mbi vlerën e shtuar, ku nëse rroga e një personi është nën një nivel të caktuar, nuk paguan taksë. Por nëse e kalon atë nivel, paguan 10 – 20 % të rrogës. Madje në disa raste arrin në 90%.

Unë kam jetuar për një kohë të gjatë në Britani dhe e di mirë sistemin e taksave atje. Shumë sipërmarrje e ndërpresin prodhimin tek 50 %, pa e kaluar atë. Ata thonë se nëse e kalojnë 50 %, gjithçka e merr shteti. Ndërsa nëse mbeten tek 50 % të ardhurat janë të tyre.

Kështu, dallimi mes dispozitave të Zotit dhe atyre të njeriut është shumë i madh.

Në shoqëritë perëndimore dhe shoqëritë tona të cilat kanë filluar të perëndimorizohen, ka marifete nga më të ndryshmet për t’iu shmangur taksave. Llogaritarët dhe ekonomistët e kompanive, janë bërë mjeshtra të hileve dhe marifeteve në këtë fushë. Ata përdorin lloj-lloj marifetesh për të ulur të ardhurat vjetore dhe njëkohësisht edhe taksën që paguhet duke u bazuar mbi të ardhurat. Diçka të tillë, ata e konsiderojnë edhe si zgjuarsi dhe aftësi. Ndërkohë që zekatin, muslimani e jep me qëllimin që të afrohet sa më shumë me Zotin. Madje ka disa muslimanë të cilët e japin zekatin një vit para, duke llogaritur të ardhurat e vitit të kaluar.

Kështu, shohim një dallim të madh mes atij që paguan zekatin me dëshirë dhe për të fituar kënaqësinë e Zotit dhe atij që paguan taksat nga e keqja dhe se është i detyruar.

Ai që paguan zekatin, jo vetëm që e bën këtë me qejf, por i lutet Zotit me përgjërim që t’ia pranojë. Ndërkohë që ai që paguan taksa, përdor dhe shpik hile dhe marifete nga më të ndryshmet për t’a shmangur ose ulur sasinë.”

Prof. Xhasim Mutava thotë: “Institucioni i zekatit është një mrekulli më vete dhe hyn tek të gjithë llojet e të ardhurave. Më e mrekullueshme dhe e habitshme, është se ky institucion dhe sistem të cilin e caktoi Zoti në Kuran dhe Profeti (a.s) në hadithe, vazhdon të funksionojë më së miri, edhe sot pas njëmijë e katërqind vitesh. Kjo, edhe pse monedha është e ndryshme, ashtu siç janë të ndryshme sistemet ekonomike, aktivitetet, format e investimit etj… Sistemi i zekatit ka arritur t’u përshtatet të gjithë këtyre ndryshimeve, duke mos ndryshuar. A nuk është kjo një mrekulli më vete…?”

Është një sistem që ekziston që para katërmbëdhjetë shekujve pa ndryshuar. Sot ne jemi dëshmitarë të ndryshimit të ligjeve dhe kodeve çdo njëzet vite. Çfarë ligji është ky i cili ka arritur të rezistojë për 1.400 vite?! Çfarë ligji dhe sistemi është ky që është i aftë të rezistojë dhe të ofrojë zgjidhje deri në Ditën e Kijametit? Një sistem dhe legjislacion i tillë, padyshim që e ka burimin vetëm nga Zoti i Gjithëditur dhe i Gjithëpushtetshëm.

Siç e përmendëm dhe në fillim, kemi pesë lloj pasurish për të cilat duhet dhënë zekat: Floriri argjendi, të cilat bëjnë pjesë tek njësia monetare, drithërat dhe frutat, të cilat janë prodhime të një pasurie të patundshme siç është toka, të ardhurat nga malli për tregëti, kafshët që përdoren për mbarështim dhe mineralet dhe thesaret e gjetura nën tokë.

Është e çuditshme se këto pesë kategori për të cilat jepet zekati, përfshijnë të gjithë kategoritë që janë shfaqur në jetën moderne. Kështu, tek zekati hyjnë edhe aktivitetet që ushtrohen në fabrika, të ardhurat që vijnë nga pasuritë e patundshme (ndërtimi i banesave dhe dhënia e tyre me qera), prodhimet e kompanive, kompanitë e tele-komunikacionit, bursa, depozitat etj… pasi të gjithë janë shndërruar në institucione fitimprurëse.”

Dr. Zaglul Nexhar thotë: “Është për të ardhur keq që bota islame e ka neglizhuar dhe nuk e zbaton sistemin e zekatit në rang qeverish dhe shtetesh. Edhe pse ka individë dhe njerëz të mirë të cilët e japin zekatin rregullisht, diçka e tillë nuk bëhet e organizuar. Ne, nuk kemi një institucion të pavarur nga shteti, ku të paguhet zekati dhe vetë institucioni të merret me shpërndarjen e tij tek kategoritë e varfëra të përmendura në Kuranin Famëlartë. Kjo ka çuar në përhapjen e varfërisë në botën islame, ku tridhjetë e tetë shtete të botës islame, jetojnë nën nivelin e varfërisë. Kjo, ndërkohë që kemi pasanikë të cilët hyjnë tek pasanikët më të pasur të botës. Por duke mos u dhënë zekati në formë kolektive dhe në mungesë të shtëpisë së zekatit, e cila garanton shpërndarjen e drejtë, kemi këtë situatë dhe varfëri ekstreme të shteteve muslimane.

Fukarallaku i shumë muslimanëve, i ka shtyrë shumë shoqata dhe organizata të krishtere, që t’u ofrojnë atyre ndihmë ekonomike me kusht që të kristianizohen. E gjithë kjo, për një kothere bukë, për një bidon ujë dhe për një çadër për t’u strehuar. Këto janë mjetet të cilat misionarët e krishterë përdorin për të kristianizuar muslimanët. Mos harrojmë se shumë muslimanë e kanë pranuar një marrëveshje të tillë, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike. Ata kanë shitur fenë dhe besimin për një kothere bukë. Është besimi i drejtë garantuesi i lumturisë së botës tjetër.”

Prof. Xhasim Mutava thotë: “Një ditë, një grua nga Kuvajti më tregoi diçka të çuditshme. Ajo më tha:”Kur isha e vogël, shtëpia jonë ishte prej qerpiçi. Unë dilja në oborr dhe luaja gjithë ditën. Një ditë, gjyshi hyri në oborr dhe me një qese të mbushur në dorë, filloi të kërcejë i gëzuar dhe i lumturuar. Unë mendova se ndoshta atë ditë ka fituar shumë në tregëti ose i ka ardhur një lajm i gëzuar. Kur e pyeta mbi shkakun e  gëzimit më tha:”Sot është dita e parë në jetën time që më është mundësuar të jap zekatin e pasurisë!”

Gjatë gjithë jetës ai ishte marrë me tregëti, por nuk kishte arritur të fitojë aq shumë sa të japë zekat.  Ditën që e kishte arritur këtë, ishte shumë i gëzuar dhe i lumtur. Unë sot jam gjashtëdhjetë vjeçe dhe nuk e kam harruar gëzimin e gjyshit atë ditë, saqë më duket sikur e shoh para sysh sa herë që e mendoj.”

A e shihni çfarë gëzimi përjetonin banorët e Kuvajtit, kur arrinin shumën e duhur për të dhënë zekatin?

Në fakt, të japësh zekatin është një kënaqësi e veçantë. Ti do të ndihmosh një familje të varfër duke u kthyer buzëqeshjen në fytyrë. Ndjenja të tilla nuk i gjen në sistemet ekonomike të tjerë. Në sistemin ekonomik perëndimor, sado të ardhura të shumta të kenë kompanitë dhe bizneset, përdorin marifete nga më të ndryshmet për të shmangur taksat. Ndërkohë, shteti dhe qeveria kanë ndërmarrë masa vëzhguese nga më të rreptat për të kontrolluar të ardhurat e bizneseve.

Kurse ne muslimanët, gëzohemi dhe lumturohemi atë ditë që na jepet mundësia të japim zekatin e pasurisë tonë.

A nuk përbën kjo një mrekulli sociale…?? Sigurisht! Sistemi i zekatit është një mrekulli sociale.

Padyshim që sistemi i zekatit është një mrekulli sociale më vete. Nëse do e zbatonim këtë sistem në shoqëritë tonë, organizatat, kompanitë dhe familjet tona, padyshim që do të jepnim një kontribut të madh në forcimin e sistemit shoqëror. Ashtu siç do të luftonim fukarallëkun në rang umeti. Kjo, nëse do e jepnim ashtu siç kërkon dhe porosit vetë Zoti i madhëruar.

Në fund, paqja e Zotit qoftë mbi ju!

[1] – Sure Teube: 60.

Konotacioni i fjalës “Zekat” në Kuranin Famëlartë
Fjala “Zekat” është përmendur në një sërë ajetesh në Kuranin Famëlartë, por me një kuptim më të gjerë se ai që kanë përcaktuar juristët.

Në aspektin juridik fjala “Zekat” përkufizohet me fjalët: “Dhënia e një sasie të përcaktuar nga një pasuri me sasi të përcaktuar për kategori të përcaktuara, që plotësojnë kushte të përcaktuara.”

Kurse në aspektin gjuhësor fjala “Zekat” do të thotë: “Shtim dhe pastrim”. Fjala “zekat” ka këtë kuptim sepse kur muslimani e nxjerr atë dëshiron që pasuria t’i shtohet dhe njëkohësisht edhe të pastrojë pasurinë e tij. Për këtë, Allahu i Madhëruar thotë: “Merr prej pasurisë së tyre lëmoshë (sadaka) që t’i pastrosh me të dhe t’u shtosh (të mirat)”[1] Edhe në aspektin sheriatik fjala: “zekat” nënkupton shtim dhe pastrim.

Një domethënie tjetër kuptimplote e kësaj fjale është se ajo do të thotë mirësi dhe devotshmëri. Ajo merr edhe këtë kuptim ngase tregon për mirësinë dhe devotshmërinë e njeriut, i cili megjithëse ka shumë dëshirë që ta mbajë për vete pasurinë, ai jep nga ajo për hatër të Allahut të Madhëruar.

Arsyeja se përse “Zekati” është quajtur “Lëmoshë”:

1 – Sepse ajo është dëshmi e sinqeritetit të besimit  të njeriut. Imam Ibn Arabij El Malikij ka thënë: “Zekati është quajtur lëmoshë (sadaka) sepse ai tregon për njëtrajtshmërinë e besimit, fjalës dhe veprës.”

2 – Dikush prej dijetarëve ka thënë se fjala “zekat” quhet lëmoshë sepse tregon për sinqeritetin në adhurim.

Kuptimet e fjalës “Zekat” në Kuran:

Ai i cili studion përdorimin e fjalës “Zekat” në Kuranin Famëlartë do të dalë në përfundimin se ajo është përdorur me shumë kuptime.

1 – Është përdorur me kuptimin hallall e të ligjshëm. Allahu i Madhëruar thotë: “Tash, dërgoni njërin prej jush me këtë monedhë argjendi në qytet dhe të gjejë ushqim të pastër e të ligjshëm për t’u ngrënë..”[2]

2 – Është përdorur me kuptimin i pastër dhe i pafajshëm. Allahu i Madhëruar thotë: “Përse vrave një njeri të pafajshëm që nuk ka vrarë askënd?!”[3]

3 – Është përdorur me kuptimin të respektuar dhe të mirë. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe dëshiruam që Zoti i tyre t’u japë në vend të tij një më të mirë se ai dhe më të afërt me respekt dhe në mëshirë (ndaj prindërve).”[4]

4 – Është përdorur me kuptimin pejgamber e profet. Allahu i Madhëruar thotë: “Ai (Xhibrili) tha: Unë jam vetëm i dërguar i Zotit tënd për të dhuruar ty një djalë të pastër (pejgamber)”[5]

5 – Është përdorur me kuptimin adhurim. Allahu i Madhëruar thotë: “Ai më ka porositur që të falem e të jap zekat (të adhurojë) sa të jem gjallë.”[6]

6 – Është përdorur me kuptimin pastrim nga gjynahet. Allahu i Madhëruar thotë: “Sikur të mos ishte mirësia e Allahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, askush nga ju nuk do të ishte pastruar kurrë prej gjynaheve.”[7]

7 – Është përdorur me kuptimin e angazhimit të njeriut për të bërë punë të mira. Allahu i Madhëruar thotë: “E kush angazhohet për të pastruar veten e tij, ai e ka bërë atë për të mirën e vet.”[8]

8 – Është përdorur me kuptimin e besimit. Allahu i Madhëruar thotë: “Të cilët nuk e japin zekatin (nuk besojnë)  dhe mu ata që mohojnë botën tjetër.”[9]

9 – Është përdorur me kuptimin lavdërim. Allahu i Madhëruar thotë: “Pra, mos e lavdëroni veten tuaj, se Ai e di kush është më i ruajtur.”[10]

10 – Është përdorur me kuptimin pastrimin e shpirtit. Allahu i Madhëruar thotë: “Vërtet ka shpëtuar ai që e ka pastruar veten.”[11]

11 – Është përdorur me kuptimin pendim. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe thuaji (Faraonit): A ke ndërmed të pendohesh?!”[12]

12 – Është përdorur me kuptimin juridik të saj. Allahu i Madhëruar thotë: “Faleni namazin dhe jepeni zekatin!”[13]

Autor: Mes’ud Sabri

Përktheu: Elton Harxhi

[1] – Sure Teube: 103.

[2] – Sure Kehf: 19.

[3] – Sure Kehf: 74.

[4] – Sure Kehf: 81.

[5] – Sure Merjem: 19.

[6] – Sure Merjem: 31.

[7] – Sure Nur: 21.

[8] – Sure Fatir: 18.

[9] – Sure Fussilet: 7.

[10] – Sure Nexhm: 32.

[11] – Sure Shems: 9.

[12] – Sure Naziat: 18.

[13] – Sure Bekare: 43.

Rëndësia e zekatit
Zekati është shtylla e tretë e Islamit. Zekati është adhurim financiar, që jepet vetëm për hir të Allahut të Madhëruar. Adhurimet janë dy llojesh: Adhurime trupore dhe adhurime materiale. Namazi dhe agjërimi janë adhurime trupore, ndërsa Zekati është adhurim material. Haxhi është edhe adhurim trupor edhe adhurim material.

Zekati është përmendur mbi 80 herë në Kuran dhe në shumë ajete vjen bashkë me namazin. Në parim, Zekati është bërë detyrë para emigrimit të të Dërguarit të Allahut (a.s) nga Meka, ndërsa me detaje, Zekati është bërë detyrë në vitin e dytë të Hixhretit. Zekati merret nga muslimanët e pasur dhe u jepet muslimanëve të varfër. Është emërtuar “zekat”, sepse e pastron shpirtin nga koprracia dhe e begaton pasurinë. Allahu i Madhëruar thotë: “Merr nga pasuria e tyre lëmoshë, me të cilën t’i pastrosh ata dhe t’ua rrisësh veprat e mira! Lutu për ta, sepse lutja jote është vërtet qetësim për ata. Allahu dëgjon dhe di gjithçka.”[1] Allahu i Madhëruar thotë në një ajet tjetër: “Ato që i jepni dhuratë për t’jua shtuar (pasurinë tuaj) përmes pasurisë së njerëzve të tjerë (duke jua kthyer dhuratën me një më të mirë), nuk do të shtohen tek Allahu (s’do të ketë shpërblim), kurse kur të jepni si bamirësi, për të arritur kënaqësinë e Allahut, do t’ju shumëfishohen (të mirat).”[2]

Zekati është detyrë e vërtetuar nga Kurani, Suneti dhe Ixhma-ja e të gjithë dijetarëve. Allahu i Madhëruar thotë: “Faleni namazin, jepeni zekatin dhe përkuluni në ruku bashkë me ata që përkulen (në namaz).”[3]

I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla; dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe kryerja e Haxhit për atë që ka mundësi”[4] Ibn Abasi (r.a) tregon, se kur i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) e dërgoi Muadhin (r.a) në Jemen, i tha: “Ti po shkon në një vend, ku banojnë të krishterë. Gjëja e parë që do bësh, është t`i ftosh në adhurimin e Allahut të Madhëruar [la ilahe il`lall`llah]. Nëse ata e pranojnë këtë, tregoju se Allahu i Madhëruar u ka obliguar faljen e pesë namaze gjatë 24 orë ve. Nëse e pranojnë këtë, tregoju atyre se Allahu i Madhëruar u ka obliguar Zekatin, i cili merret nga të pasurit e tyre dhe u jepet të varfërve të tyre. Nëse e pranojnë këtë, merr nga pasuria e tyre, por jo llojet më të mira.”[5]

Të gjithë muslimanët janë të një mendimi, se dhënia e Zekatit është Farz.

Autor: Abedin Musallari

[1] – Sure Teube: 103.

[2] – Sure Rrum: 39.

[3] – Sure Bekare: 43.

[4] – Buhariu, Muslimi, etj.

[5] – Buhariu, Muslimi, etj.