Besim – Ardhmeria Online

Historitë kuranore dhe besimi në kader
Të gjithë pejgamberët dhe të dërguarit, si dhe ata që i ndoqën, ishin besimtarë të akides së teuhidit të pastër e të saktë, ashtu siç ua shpalli Zoti i tyre, i Lartësuar dhe i Madhëruar. Besimi në cilësitë e Allahut të Lartësuar – si dija, fuqia, vullneti dhe krijimi – janë të gjitha pjesë përbërëse e teuhidit, i cili është themeli i fesë islame.

Kurani Fisnik ka folur për pejgamberët dhe për të tjerët, duke sqaruar pohimin e tyre për kaderin (caktimin hyjnor), se çfarë do Allahu bëhet, e çfarë nuk do Ai, nuk bëhet.

1 – Në rrëfimin e Nuhut (a.s)

Allahu i Lartësuar thotë: “Ata i thanë Nuhut (a.s.) me nxitim: “O Nuh, na ke kundërshtuar dhe e ke shtuar polemikën me ne, e ne nuk do të të ndjekim. Na sill pra atë me çka na kërcënon, nëse je prej të sinqertëve! Ai tha: Vetëm Allahu do t’jua sjellë atë, nëse dëshiron, e ju atij nuk mund t’i ikni. Këshilla ime nuk do t’ju bëjë dobi edhe sikur të doja t’ju këshilloja, nëse vullneti i Allahut është që t’ju shkatërrojë. Ai është Zoti juaj dhe ju tek Ai do të ktheheni.”[1] Nuhu (a.s) u përgjigj duke sqaruar se çështja është tërësisht në dorën e Allahut: Ai ua sjell dënimin nëse dëshiron. Pastaj sqaroi se këshilla e tij nuk do t’u bëjë dobi nëse Allahu dëshiron t’i lërë në humbje. Vullneti i Allahut është mbizotërues dhe dëshira e Tij është zbatuese.

2 – Në rrëfimin e Ibrahimit (a.s) me birin e tij Ismailin (a.s)

Kur Ibrahimi (a.s.) mori urdhrin për ta therur të birin. Kur djali i tij arriti moshën që të ecte e ta ndihmonte, dhe kjo zakonisht është koha kur fëmija është më i dashur për prindërit, babai pa në ëndërr se Allahu e urdhëronte ta therë dhe Ëndrrat e pejgamberëve janë shpallje.

Ismaili (a.s) duku iu nënshtruar plotësisht urdhrit të Allahut të Lartësuar tha me vendosmëri: “O babai im, bëj atë që je urdhëruar. Do të më gjesh, nëse do Allahu, prej të durueshmëve.”[2] Ai e lidhi vendosmërinë e tij me vullnetin e Allahut, sepse asgjë nuk ndodh pa dëshirën e Tij

3 – Në rrëfimin e Jusufit (a.s)

Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe ai të dy prindërit e vet i mori lart në fron, e ata iu përulën ati e ai tha: O babai im, kjo është domethënia e ëndrrës sime të mëparshme. Zoti im tani këtë e bëri realitet, e mua më dhuroi mirësi kur më nxorri prej burgut, e juve ju solli nga fshati pasi djalli pati futur përçarje ndërmjet meje dhe vëllezërve të mi. Zoti im me mjeshtëri e butësi e realizon dëshirën  e vet për çfarë don, vërtet Ai është i Gjithëdijshmi, më i Urti.”[3]

Fjala e tij: “Zoti im me mjeshtëri e butësi e realizon dëshirën  e vet për çfarë don” do të thotë: se kur Ai dëshiron diçka, Ai i përgatit shkaqet dhe e lehtëson realizimin e saj. Ai është i Dijshëm për interesat e robërve të Tij, i Urtë në veprat, fjalët, caktimin dhe zgjedhjen e Tij.

Jusufi (a.s.) besonte se gjithçka që i kishte ndodhur dhe që i ndodhi, atij dhe të tjerëve, është me caktimin dhe kaderin e Allahut.

4 – Musai (a.s)

Allahu përmend fjalën e Musait (a.s) në rrëfimin e tij duke thënë: “Musai zgjodhi nga populli i tij shtatëdhjetë veta për kohën që Ne ia caktuam takimin. E pasi i kapi ata dridhja (e tokës) ai tha: Zoti im, sikur të kishe dashur Ti, i kishe zhdukur ata më parë ata dhe mua. A po na zhduk për atë që bënë të marrët nga ne? Kjo është vetëm sprovë e Jotja, që me të e bën të humbur atë që do dhe e vë në rrugë të drejtë atë që do..”[4]

Këto fjalë të Musait (a.s) tregojnë qartë besimin e tij në kader.

5 – Në rrëfimin e Musait (a.s) me Shuajbin

Allahu i Lartësuar thotë: “Do të më gjesh, nëse do Allahu, prej të mirëve.”[5]

Ai e lidhi këtë me dëshirën e Allahut, duke ia deleguar çështjen suksesit dhe ndihmës së Tij.

6 – Në rrëfimin e Musait (a.s) me Hidrin

Allahu i Lartësuar thotë: “(Musai) tha: Do të më gjesh të durueshëm, në dashtë Allahu, e nuk do të të kundërshtoj për asgjë.”[6]

Ai e lidhi durimin dhe moskundërshtimin me vullnetin e Allahut, sepse pejgamberët dhe të devotshmit nuk mbështeten në vetveten as sa hap e mbyll sytë.

Kjo tregon se çdo gjë ndodh vetëm me dëshirën e Allahut. Rrëfimi i Musait me Hidrin gjendet i plotë në Sahihun e Buhariut

7 – Pas fundosjes së Karunit

Allahu i Lartësuar thotë: “Është shumë e qartë se Allahu është Ai që i jep bollëk dhe ia pakëson kujt të dojë..”[7] Pra, çështja është në dorën e Tij.

8 – Në rrëfimin e Zekerijasë (a.s) dhe Merjemes

Allahu i Lartësuar thotë: “Sa herë që hynte Zekerija në dhomën e saj gjente pranë saj ushqim dhe e pyeste: O Merjeme! Nga të vjen ky ushqim? Ajo përgjigjej: Ky është nga Allahu, se Allahu furnizon kë të dojë pa kufi.”[8]

Sipas mendimit më të saktë, këto janë fjalët e Merjemes, që tregon se furnizimi është i lidhur me vullnetin e Allahut.

9 – Në rrëfimin e shokut që këshilloi shokun e tij që posedonte dy kopshte

Allahu i Lartësuar thotë: “Do të ishte më mirë për ty sikur të kishe thënë, kur hyre në kopshtin tënd: Kështu ka dashur Allahu. Nuk ka fuqi përveçse nëpërmjet Allahut.”[9]

Pra, gjithçka është me dëshirën e Allahut: nëse do, e lë; nëse do, e zhduk.

10 – Fjalët e xhindeve

Allahu i Lartësuar thotë: “Ne nuk e dimë nëse është synuar e keqja për ata që janë në Tokë, apo Zoti i tyre kërkon t’i udhëzojë në rrugë të drejtë.”[10]

Ata pohuan se Allahu ka vullnet absolut. Me edukatë ia atribuuan të mirën Allahut, ndërsa për të keqen nuk përmendën vepruesin.

Besimi në kader është pjesë e besimit në Allahun, sepse nënkupton besimin në përfshirjen e dijes së Tij për çdo gjë, në gjithëpërfshirjen e vullnetit të Tij dhe në depërtimin e fuqisë së Tij në çdo gjë.

Zoti në Islam nuk është një hyjni e izoluar nga ajo që ndodh në univers, që nuk e di çfarë ndodh dhe nuk ndërhyn në të me administrim e drejtim, si “Zoti i Aristotelit”, i cili nuk njeh veçse vetveten, nuk di asgjë për këtë univers dhe nuk administron asgjë në të; apo si “Zoti i Plutoni”, i cili as vetveten nuk e njeh.

Ai nuk është as si zoti i mexhusëve, që sipas tyre ka në dorë vetëm gjysmën e universit – atë që lidhet me të mirën dhe dritën – ndërsa gjysma tjetër, ajo që lidhet me të keqen dhe errësirën, i përket një zoti tjetër. Pra, sipas tyre ka dy zota: njëri zot i së mirës dhe i dritës, tjetri zot i së keqes dhe i errësirës, dhe lufta mes tyre vazhdon derisa në fund fiton zoti i së mirës.

Ai nuk është as si hyjnitë e grekëve, që veprojnë në mënyrë të çrregullt e të pakontrolluar dhe që jetojnë në armiqësi me njerëzit, aq sa rrëfimet e tyre për “fatin” e paraqesin atë si tallës, sfidues e përndjekës të njerëzve. Prandaj në letërsinë e tyre u përhapën shprehje si: fati i pamëshirshëm, fati i verbër, fati tiranik e të ngjashme.

Ai nuk është as si zoti i Beni Israilëve, siç e paraqesin tekstet e tyre të shtrembëruara, librat dhe mitet e tyre: xheloz, hakmarrës, shkatërrues, i anshëm vetëm për popullin e Izraelit, i frikësuar se mos njeriu ha nga pema e jetës e bëhet si një prej hyjnive, ndonjëherë i penduar për veprimet e tij, madje i paaftë për t’i bërë ballë njeriut, saqë – sipas rrëfimeve të tyre – Izraeli lufton me Të dhe e mund.

Ky nuk është Zoti i Islamit.

Zoti në Islam është Sunduesi absolut, Pronari i krijimit dhe i urdhrit, Zoti i botëve. Ai është Krijuesi i çdo gjëje nën fuqinë e Tij mbizotëruese; asnjë i gjallë dhe asnjë send i pajetë nuk del jashtë rrethit të sundimit të Tij. Ai gjykon çfarë dëshiron dhe vepron çfarë do. Asgjë nuk i fshihet në tokë e as në qiell. Megjithatë, Ai është Bamirës dhe Fisnik, i Drejtë dhe Mëshirëplotë, i Dijshëm dhe i Urtë. Nuk i bën padrejtësi askujt, nuk e ndëshkon askënd për mëkatin e tjetrit dhe nuk ia pakëson shpërblimin përpjekjes së askujt.

Tek Ai askush nuk ka frikë nga padrejtësia apo nga mangësimi i shpërblimit. Padrejtësi do të thotë ta ndëshkosh për diçka që nuk e ka bërë; mangësim do të thotë t’i humbasësh shpërblimin për atë që ka bërë. Allahu i Lartësuar nuk ndëshkon pa mëkat dhe nuk e humb shpërblimin e asnjë vepre të mirë; përkundrazi, Ai e shumëfishon atë, siç thotë: “Vërtet, Allahu nuk dëmton askënd asnjë grimë, por nëse dikush bën mirësi, Allahu ia shumëfishon atë dhe i jep shpërblim të madh.”[11]

Ky është Zoti që e drejton çdo gjë në univers me caktimin dhe administrimin e Tij, me dijen, vullnetin dhe urtësinë e Tij. Mbi këtë bazë ishte besimi i selefit në kader, prej sahabëve dhe atyre që i ndoqën me mirësi.

Besimi në kader nuk është besim në fat të verbër, në rastësi apo në kaos, siç shprehen disa duke përkthyer nocione greke e perëndimore dhe duke thënë: “fati i verbër”, “fati i pamëshirshëm”, “lojë e fatit”, “ironi e fatit” e shprehje të ngjashme. Këto janë shprehje nga të cilat Islami dhe muslimanët distancohen.

Besimi në kader është besim në përfshirjen e plotë të dijes së Allahut, në përgjithshmërinë e vullnetit të Tij, në gjithëpërfshirjen e fuqisë së Tij dhe në rububijetin e Tij mbi çdo gjë në univers. Çdo gjë që ndodh në ekzistencë ndodh sipas një rregullimi dhe projekti të mëparshëm, me administrimin e një të Plotfuqishmi dhe me caktimin e një të Madhërishmi, të Gjithëdijshmi.

Autor: Ali Muhamed Salabi

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Hud: 32 – 34.

[2] – Sure Saffat: 102.

[3] – Sure Jusuf: 100.

[4] – Sure A’raf: 155.

[5] – Sure Kasas: 27.

[6] – Sure Kehf: 69.

[7] – Sure Kasas: 82.

[8] – Sure Ali Imran: 37.

[9] – Sure Kehf: 39.

[10] – Sure Xhin: 10.

[11] – Sure Nisa: 40.

Si vdesin engjëjt?
Allahu i Lartësuar thotë në Kuran: “Çdo gjë që është mbi të do të shkatërrohet, e do të mbetet vetëm fytyra e Zotit tënd, plot lavdi dhe nder”[1]

Çdo gjë në këtë botë është e shkatërrueshme pa dyshim, përveç Allahut të Lartësuar, nuk ka Zot tjetër përveç Tij.

Të nderuar vëllezër do t’ju flas për mënyrën se si vdesin engjëjt?

Siç transmetohet në librin e Ibn Xheuziut në libirin “Bustan el-Ua’izin ua Rijad es-Sami’in”:

“Pasi Israfili (a.s) do të fryjë në surin e parë, toka do të bëhet e rrafshuar nga dridhja e madhe, dhe të gjithë banorët e tokës do të vdesin. Do të vdesin engjëjt e shtatë qiejve, gardianët, ata që lëvdojnë dhe falin lavdi, bartësit e Arshit, banorët e çadrave të lavdisë, dhe ata që rrethojnë Arshin e Zotit. Do të mbeten vetëm Xhibrili, Mikaili, Israfili dhe engjëlli i vdekjes,paqja qoftë mbi ta.

Allahu i Lartësuar thotë: “O engjëll i vdekjes, kush ka mbetur?” e Ai është më i dijshmi. Engjëlli i vdekjes thotë: “Zoti im, më i dijshmi je Ti. Ka mbetur Israfili, Mikaili, Xhibrili dhe shërbëtori yt i dobët, engjëlli i vdekjes, i frikësuar dhe i hutuar nga tmerri që ka parë.” Allahu i Lartësuar i urdhëron: “Shko tek Xhibrili dhe merr shpirtin e tij.” Engjëlli i vdekjes shkon tek Xhibrili dhe e gjen duke qenë në pozicion faljeje dhe përkuljeje. I thotë: “Sa i pashëm je për atë që është i parashikuar për ty, o i mjerë! Kanë vdekur të gjithë njerëzit, banorët e tokës, zogjtë, kafshët, banorët e qiejve, bartësit e Arshit, banorët e çadrave të lavdisë. Zoti më ka urdhëruar të marr shpirtin tënd!” Atëherë Xhibrili qan dhe lutet sinqerisht: “O Allah, lehtëso mëkatet e vdekjes mbi mua!”Pastaj engjëlli i vdekjes e përqafon dhe e merr shpirtin, dhe Xhibrili bie i shuar pa jetë.

Allahu i Lartësuar pyet përsëri: “Kush ka mbetur, o engjëll i vdekjes?” Engjëlli i vdekjes thotë:

“Ka mbetur Mikaili, Israfili dhe shërbëtori yt i dobët, engjëlli i vdekjes.” Allahu i Lartësuar urdhëron engllëllin e vdekjes: “Shko tek Mikaili dhe merr shpirtin e tij!” Engjëlli i vdekjes shkon dhe e gjen Mikailin duke pritur shiun për të ujitur reve. I thotë: “Sa i pashëm je, o i mjerë! Nuk ka mbetur ushqim për njerëzit, kafshët dhe krijesat e tokës. Të gjithë banorët e qiejve dhe të tokës, gardianët, çadrat e lavdisë, bartësit e Arshit kanë vdekur. Zoti më ka urdhëruar të marr shpirtin tënd.” Mikaili qan dhe lutet të lehtësohet dhimbja e vdekjes, pastaj engjëlli i vdekjes e përqafon dhe merr shpirtin e tij.

Allahu pyet përsëri: “Kush ka mbetur?” Engjëlli i vdekjes thotë: “Ka mbetur Israfili dhe shërbëtori yt i dobët, dhe engjëlli i vdekjes. Allahu i Lartësuar thotë: “Shko tek Israfili dhe merr shpirtin e tij!” Engjëlli i vdekjes shkon dhe e gjen Israfilin. I thotë: “Sa i pashëm je, o i mjerë! Të gjithë krijesat kanë vdekur dhe Zoti më ka urdhëruar të marr shpirtin tënd.” Israfil thotë: “Lavdi Atij që sundon mbi robërit me vdekje, dhe që i ka të gjitha të krijuarit të mbijetojnë vetë.” Pastaj lutet që dhimbja e vdekjes t’i lehtësohet dhe engjëll i vdekjes e merr shpirtin e tij, duke e lënë trupin e shuar.

Allahu pyet: “Kush ka mbetur?” Engjëlli i vdekjes thotë: “Ka mbetur vetëm shërbëtori yt i dobët, engjëlli i vdekjes.” Allahu i Lartësuar thotë: “Me lavdinë dhe madhështinë time, do të përjetosh atë që kanë përjetuar robërit e mi. Shko mes Xhenetit dhe Zjarrit dhe vdis!” Ai shkon dhe bërtet me një zë të madh, aq sa të gjithë krijesat do të kishin vdekur po të mos ishte urdhëri i Allahut.

Pastaj Allahu shikon botën dhe thotë: “O botë, ku janë lumenjtë e tu, pemët, qytetimet, mbretërit dhe pasardhësit e tyre, sundimtarët dhe të mëdhenjtë që kanë ngrënë pasurinë time dhe kanë adhuruar të tjerët? Kush sundon sot?” Askush nuk përgjigjet. Allahu thotë: “Mbretëria është e Allahut, të Vetmit të Plotfuqishëm.”

Subhanallah! Allahu i Vetmi i Plotfuqishëm dhe i Vetmi i Vetëm.

O Allah, ne dëshmojmë se Ti je Allahu, nuk ka Zot tjetër përveç Teje, Njësi, i Vetëm, i Plotë, i Vetmi që nuk lindi dhe nuk u lind, dhe nuk ka shok në madhështinë e Tij.”

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Rahman: 26 – 27.

“El Fettahu” Ai që u jep zgjidhje të gjitha halleve
Emri “El-fettah” përmendet në Kur’an dy herë: “Zoti ynë, vendos mes nesh dhe mes popullit tonë gjykimin Tënd të drejtë, se Ti je më i miri Gjykatës.”[1]  “Thuaj: “Zoti ynë na tubon neve dhe juve, e pastaj me drejtësi gjykon mes nesh, se Ai është Gjykatës i Drejtë, i Dijshëm.”[2] (Es-Sebe: 26)

Kuptimi i emrit “El-Fettah”

Është bërë zakon që kur dikush fillon një punë të re, biznes të ri, fillon shkollë, niset për të kërkuar dorën e një vajze… të tjerët e urojnë: “Zoti t’i haptë dyert e të mirave dhe të suksesit.” Emri El-Fettah do të thotë: “Dikush që hap”. Që të hapësh, duhet të kesh diçka të mbyllur më parë. Nëse dera është e hapur, është e papranueshme të thuash: “Po shkoj të hap derën”.

Emri i Zotit “El-Fettah” ka tre kuptime:

I pari është që të hapësh çdo gjë që është e mbyllur. Kështu, El-Fettah është Ai që hap çdo gjë që është e mbyllur dhe e pamundur. Ai largon brengat, zgjidh hallet, lehtëson vështirësitë… Nëse të mbyllen të gjitha dyert, o vëlla dhe o motër, shko dhe kërkoji El-Fettahut të ndihmojë. Nëse të gjithë njerëzit të thonë se nuk ka më shpresë, nëse të errësohet bota përreth, nëse halli që të ka rënë shtohet çdo çast, nëse lotët të rrjedhin pa pushim prej hallit që të ka rënë, nëse shpresat janë këputur… shko tek El-Fettahu. Nëse diçka e tillë ngulitet thellë në zemrën tënde, nëse e njeh Zotin me këtë emër, të siguroj se je njeriu më i fuqishëm dhe më i qetë në botë. Trokit në derën e Tij, përulu para Tij me përkushtim, lëre syrin të lotojë dhe i thuaj: ”O El-Fettah, tek Ti kam ardhur.”

Thotë Zoti i Madhërishëm në Kur’an: ”Atë që All-llahu ua dhuron njerëzve nga mëshira e Tij, nuk ka kush që mund ta pengojë, e atë që Ai e ndal, nuk ka kush që mund ta lirojë veç Tij; Ai është Ngadhënjyesi, i Gjithëdijshmi…”[3]

Nëse Zoti t’i ka hapur dyert e të mirave, nuk ka mundësi që t’i mbyllë kush dhe e anasjellta. Kush mund ta hapë një derë që e ka mbyllur Zoti?! Dhe kush mund ta mbyllë një derë që e ka hapur Zoti për ty?!

Ato çifte marrëdhëniet e të cilëve janë vështirësuar, çdo përpjekje për t’u pajtuar ka dështuar, që kanë frikë për fëmijët dhe të ardhmen e tyre…, le t’i drejtohen El-Fettahut. Thuaji Zotit: ”O Zot! Hape derën e mëshirës për ne dhe na e zgjidh këtë hall në të cilin ndodhemi!”

Nëse problemet ekonomike vetëm shtohen, nëse je përpjekur të gjesh punë dhe ke dështuar, nëse të gjitha rrugët të mbyllen…, shko dhe kërkoji ndihmë El-Fettahut. Atë mëshirë dhe furnizim që Zoti ua jep njerëzve, askush nuk mundet ta pengojë.

Ajo motër së cilës i ka kaluar mosha e martesës, ajo motër që nuk ka lënë fallxhor pa takuar për të zbuluar fatin e saj, ajo që jeton në ankth dhe stres, pasi asnjë nuk ka kërkuar dorën e saj, le të shkojë tek El-Fettahu dhe t’i kërkojë Atij ta ndihmojë.

Ai i sëmurë që vuan nga një sëmundje e pashërueshme, atij që doktorët ia kanë prerë shpresat për të jetuar, atij që i janë mbyllur dyert e shpresës…, le të shkojë tek El-Fettahu dhe t’i kërkojë shërim. Nëse shpresat për jetë t’i ka prerë doktori, dije se jeta është në dorën e El-Fettahut.

O ti prind që ke një fëmijë që vuan nga një sëmundje e rëndë, shko tek El-Fettahu dhe lute ta shërojë fëmijën tënd. Të jesh i sigurtë se Ai do t’i hapë dyert e mëshirës së Tij.

Umeti musliman sot po përjeton ngjarje të dhimbshme. Iraku është në krizë dhe nuk dihet kur do të përfundojë lufta. Palestina është e humbur dhe nuk dihet kur do të çlirohet. Muslimanë akuzohen për terrorizëm kudo qofshin. Nëse nuk do t’i mbajmë sytë nga El-Fettahu dhe të kërkojmë ndihmën e Tij, nga kush tjetër do të presim?

Profeti (a.s) në betejën e Bedrit ishte shumë i shqetësuar. Muslimanët ishin vetëm treqind veta, ndërsa mekasit mbi një mijë. Muslimanët kishin vetëm dy kalorës, kurse mekasit mbi njëqind të tillë. Nëse do të thyeshin në këtë betejë, e ardhmja e Islamit dhe e muslimanëve do të ishte shumë e zymtë dhe e pashpresë. I gjendur para një situate të tillë, Profeti (a.s) ngriti duart nga qielli, saqë i dukeshin edhe sqetullat, dhe filloi të lutej me përkushtim. Duke u lutur, atij i ra përtokë edhe xhybeja që kishte mbi supe. Ai lutej: ”O Zot! Të lutem mbaje premtimin që më ke dhënë!” Ebu Bekri (r.a) kur e pa Profetin (a.s) të shqetësuar dhe duke u lutur me gjithë shpirt, i erdhi keq dhe filloi ta qetësojë duke i thënë: ”Qetësohu, o i Dërguari i Zotit! Padyshim që Zoti do e mbajë premtimin që të ka bërë!” Më pas, Profeti (a.s) u tha luftëtarëve muslimanë: ”Gëzohuni, pasi shoh Xhibrilin (a.s) të hipur mbi kalë, që udhëheq një mijë melekë të tjerë. Ata kanë ardhur të luftojnë me ju sot.”

Kështu u erdhi ndihma dhe fitorja muslimanëve.

Këto fjalë ua themi atyre që hallet dhe problemet u kanë zënë frymën. Atyre që u intereson çështja e muslimanëve në Palestinë dhe në Irak…, le t’i drejtohen El-Fettahut dhe t’i kërkojnë t’u hapë dyert e mëshirës së Tij.

Tregohet se Ibn Tejmije kur kishte për të gjykuar rreth një çështjeje me rëndësi, dilte në shkretëtirë, shtrihej përtokë, vendoste fytyrën për dheut dhe lutej gjatë që Zoti i Madhërishëm ta ndihmonte për t’i dhënë zgjidhje çështjes. Ai vetë tregon: “Nuk kthehesha në shtëpi, pa m’u kujtuar zgjidhja e problemit.”

Të gjithë ata që bëjnë hulumtime në fusha të ndryshme, të gjithë ata studentë që po mbrojnë temën e magjistraturës dhe të doktoraturës, të gjithë studentët që janë me provime…, le t’i kërkojnë ndihmë dhe zgjidhje Atij që e ka në dorë zgjidhjen dhe ndihmën.

Vallë, sa vite ka që nuk e ndien El-Fettahun?

Një miku im, ka një fëmijë dymbëdhjetë vjeç. Ditën që i lindi djali, gruaja e tij pati probleme gjatë lindjes. Për këtë, doktorët menduan ta ndihmojnë të lindë me një aparaturë që e tërhoqi fëmijën, derisa doli. Me të lindur fëmija, filloi të ketë të dridhura. Aparati me të cilin e tërhoqën, i kishte shkaktuar defekte në qelizat nervore të trurit. Doktori i parë që e vizitoi, u tha: ”Qelizat e trurit nuk do të zhvillohen. Për këtë, fëmija ose do të jetojë i paralizuar ose do të ketë probleme mendore. Prindërit nuk lanë doktor dhe spital pa e vizituar fëmijën e tyre. Në fund, prindërit u dorëzuan dhe urimi i vetëm i tyre ishte që djali të vdesë, me qëllim që të mos vuajë. Një ditë, babai i fëmijës shkon të vizitojë një mikun e tij. Në shtëpinë e mikut, ai gjen edhe një doktor, të cilit i qan hallin, edhe pse i kishte humbur shpresat. Doktori i kërkoi që ta vizitojë, por pa i dhënë shpresë. Në atë kohë – tregon babai – unë i kisha këputur të gjitha shpresat tek doktorët dhe tek mjekësia. Gjëja e vetme ku fillova të shpresoj ishte vetëm Zoti i Madhërishëm. U luta për shumë kohë, derisa takova doktorin e lartpërmendur. Mundi dhe përpjekjet e mëparshme ishin zero. Doktori filloi ta kurojë dhe kura dha efektet e para. Djali tashmë është dymbëdhjetë vjeç, është në shkollë dhe ka rezultate të larta. Ai luan dhe jeton si çdo fëmijë tjetër normal. El-Fettahu nuk zhgënjen askënd që i lutet.

O vëlla dhe o motër! A e kujton sa herë El-Fettahu t’i ka hapur dyert e mëshirës, kur hallet dhe telashet kishin arritur kulmin? Sa herë të ka ndodhur kjo, edhe pse nuk e ke kërkuar? Përse i ke harruar këto mirësi? Kthehu pas dhe vështroje jetën tënde nga fillimi! A i kujton problemet që ke hasur? A e kujton sa herë je grindur me gruan tënde dhe gati nuk jeni ndarë? A e kujton që gati nuk u martove me një njeri të papërshtatshëm? A i kujton problemet që kishe kur studioje në universitet? A e kujton grindjen mes teje dhe babait tënd? A e kujton se si e zgjidhi Zoti i Madhërishëm? Të gjitha këto probleme janë zgjidhur, edhe pse nuk ia kërkove El-Fettahut. Po sikur t’ia kërkoje dhe t’i ishte lutur?

Kështu, shohim se kuptimi i parë i emrit “El-Fettah” është kur problemi dhe halli të zgjidhet kur të janë mbyllur të gjitha dyert dhe i ke prerë të gjitha shpresat.

Kuptimi i dytë i këtij emri është kur dyert e shpresës hapen që në fillimet e problemit. Nëse ti kërkon të hapësh një kompani, kërkon të martohesh…, të nevojitet një përkrahje dhe një ndihmë. Për këtë, të duhet ndihma dhe përkrahja e El-Fettahut, prandaj shko dhe trokit në dyert e Tij. Zoti është El-Fettah kur hallet dhe telashet ta kanë zënë frymën. Ai është El-Fettah edhe në fillim të halleve dhe problemeve. Çdo hall dhe shqetësim i ri, hyn tek çështjet e së fshehtës, të cilën nuk e di vetëm se Zoti: “Ai ka çelësat e së fshehtës, askush tjetër nuk i di përveç Atij.”[4]

Nëse kërkon të martohesh me filanen, kërkoji El-Fettahut që të udhëzojë drejt asaj që është më e mirë për ty. Nëse ke përfunduar universitetin, dëshiron të punësohesh, por nuk ke gjetur akoma punë, drejtoi duart drejt qiellit dhe lute El-Fettahun.

Ditën që po përgatisja këtë temë, fala sabahun në Qabe dhe fillova të bëj tavaf. Gjatë gjithë kohës së tavafit, lutesha: ”O El-Fettah, na i hap dyert e suksesit dhe të mirave të Tua!” Kur përfundova rrotullimin e shtatë, pashë se drita e agimit filloi të ndriçojë dhe thashë me vete: ”Ndihma dhe hapja e dyerve të suksesit, po manifestohet me lindjen e agimit!” Le të përpiqemi ta shohim gjithësinë me sy tjetër, o vëllezër dhe motra. Thotë Zoti në Kur’an: ”A e shihni që nëse Zoti e bën ditën natë të errët deri në Ditën e Kijametit, kush është ai zot tjetër që mund t’ju sjellë dritë përveç All-llahut?”[5]

Kuptimi i tretë i emrit El-Fettah shfaqet kur grindjet dhe zënkat mes teje dhe njerëzve të tjerë arrijnë kulmin, edhe pse je i pafajshëm.

O motër, nëse ty të është bërë padrejtësi, është shpifur për ty, të kanë përgojuar dhe njerëzit i kanë besuar, kërkoji El-Fettahut të ndihmojë. Kush tjetër, veç El-Fettahut, mund që ta ndihmojë dhe përkrahë të drejtën? Thotë Zoti në Kur’an: “Zoti ynë, vendos mes nesh dhe mes popullit tonë gjykimin Tënd të drejtë, se Ti je më i miri Gjykatës.”[6] “Thuaj: “Zoti ynë na tubon neve dhe juve, e pastaj me drejtësi gjykon mes nesh, se Ai është Gjykatës i Drejtë, i Dijshëm.”[7]

Me kuptimin e tretë, Zoti i Madhërishëm e bën të drejtën të triumfojë, sido që të jetë situata. Kurrë mos u mërzit, o vëlla dhe o motër, edhe pse të gjithë flasin dhe shpifin kundër teje, edhe pse çështjen tënde e trajtojnë mediat…, pasi El-Fettahu do të qëndrojë përkrah teje. O vëlla që ëshë shpifur kundër teje, është komplotuar kundër teje, je akuzuar pa të drejtë…, nëse je i pafajshëm dhe në të drejtë, mos u dëshpëro. Shko tek El-Fettahu, bjeri në sexhde dhe lutu: “Zoti ynë, vendos mes nesh dhe mes popullit tonë gjykimin Tënd të drejtë, se Ti je më i miri Gjykatës.”

Aisheja (r.a) gruaja e Profetit (a.s) u akuzua për çështje nderi padrejtësisht. Këtë akuzë e thurrën dhe e përhapën hipokritët. Për një muaj rresht, këto akuza u bënë objekt i bisedave të banorëve të Medines. Profeti (a.s) i gjendur para një situate të ngatërruar, ku nuk kishte prova, u ngjit në minber dhe u tha muslimanëve: ”O ju njerëz! Kam dëgjuar se dikush (Abdull-llah ibn Ubej ibnu Seluli) më ka lënduar në familjen time. Deri sot nuk di për familjen time veç gjëra të mira dhe për këtë kanë dëshmuar edhe të tjerë…” Kjo bëri që të fillojnë zënkat dhe grindjet me fjalë mes pjesëtarëve të fiseve Eus dhe Hazrexh. Çështja vetëm sa përkeqësohej dhe Profeti (a.s) nuk dinte ç’të bëjë. Kurse Aishja (r.a) tregon dhe thotë: ”Unë qaja ditë e natë.” Një ditë Profeti (a.s) shkon në shtëpinë e Ebu Bekrit (r.a) ku qëndronte Aisheja (r.a)dhe e pyet: ”Nëse ke vepruar diçka haram, kërkoji falje Zotit! Nëse je e pafajshme nga ajo që thonë, dije se Zoti do e shpallë pafajësinë tënde.” Tregon Aishja (r.a) ”Unë nuk dija si t’u përgjigjesha. Nëse do t’u thoja se jam e pafajshme, ata nuk do të më besonin. Kurse, nëse do pranoja diçka që nuk e kam vepruar do e besonin. Shpresa ime e vetme ishte që Profeti (a.s) të shihte një ëndërr ku t’i tregohej pafajësia ime.” Por El-Fettahu e vërtetoi pafajësinë e saj me ajete kur’anore që lexohen deri Ditën e Kijametit.

Jusufi (a.s) hyri në burg padrejtësisht, i akuzuar për çështje nderi. Për këtë, ai u ndëshkua me burg për nëntë vite rresht. El-Fettahu do e nxjerrë nga burgu me anë të një ëndrre që e sheh mbreti i Egjiptit. Pas gjithë këtyre viteve burg, gruaja e Azizit vjen para tij dhe para mbretit dhe pranon se ajo e kishte joshur Jusufin (a.s) dhe jo e kundërta.

El-Fettahu të ndihmon para se t’ia kërkosh. Sa herë je akuzuar padrejtësisht dhe ka qenë Zoti Ai që ta zgjidhi gjuhën dhe je mbrojtur denjësisht? Sa herë të ka ndodhur që nuk ke ditur si ta mbrosh veten dhe dinjitetin tënd, ndërsa Zoti i Madhërishëm ka çuar dikë tjetër që të ka përkrahur? Sa herë kanë folur në interesin tënd, pikërisht armiqtë e tu më të egër? Sa herë t’i ka hapur dyert e suksesit El-Fettahu? Sa herë ke qenë në halle dhe të ka nxjerrë prej tyre? Sa herë të ka ardhur ndihma e Tij, në nismat dhe iniciativat e reja që ke ndërmarrë dhe sa herë suksesin që ke pasur ia ke atribuar vetes tënde?

Zoti është El-Fettah kur hallet, vështirësitë dhe telashet ta kanë zënë frymën. Ai është El-Fettah që në fillim të çdo nisme të ndihmon dhe të përkrah. Ai është El-Fettah kur të tjerët sillen padrejtësisht ndaj teje.

E gjithë jeta jonë është e lidhur me emrin El-Fettah. A nuk e meriton që ta duam El-Fettahun tonë?

El-Fettah nuk është vetëm për zgjidhjen e halleve dhe problemeve. El-Fettah është edhe për ata që kërkojnë të kryejnë Haxhin dhe nuk kanë mundësi ekonomike. Nëse El-Fettahu dëshiron që të kryesh Haxhin këtë vit, kush është ai që mund të ta refuzojë vizën? A është e vështirë për El-Fettahun që të ti sigurojë paratë e nevojshme?!

Si duhet t’i ndërtojmë lidhjet tona me emrin El-Fettah? Cilat janë kushtet që të na vijë ndihma nga El-Fettahu?

El-Fettahu kërkon prej teje të punosh për zgjidhjen e problemit deri në çastet e fundit.

Kjo, pasi ti nuk e di kur do të vijë ndihma. El-Fettahu mund ta vonojë ndihmën e Tij, për të vënë në sprovë këmbënguljen, besimin dhe durimin tënd. Ai e vonon ndihmën, me qëllim që të sprovojë këmbënguljen tonë në adhurimin e Tij. Shumë njerëz të thonë se u luta gjatë gjithë Ramazanit, lexova Kur’an, u fala shumë…, por zemrën e kam akoma të ashpër dhe të ngurtë. Ajo akoma nuk më është zbutur dhe akoma nuk më rrjedhin sytë lot nga përkushtimi për Zotin e Madhërishëm. Këtë, Zoti e bën me qëllim që ti të vazhdosh ta lusësh dhe të shpresosh për një kohë të gjatë, me qëllim që të sprovojë këmbënguljen dhe sigurinë tënde. Diçka e tillë i ngjan zgjatjes së periudhës së kursit të makinës, me qëllim që të përfitosh sa më shumë.

Një i ditur thotë: “Mos u largo nga dera e Zotit, edhe sikur të përzënë. Mos e ndërpre kërkimin e faljes, edhe sikur të mos ta pranojë. Nëse e hap derën për njerëzit e mirë, hyr edhe ti si i paftuar. Shtrija dorën dhe thuaji: ”Jam një nevojtar që kërkon mëshirën Tënde.”

Shpeshherë Zoti i Madhërishëm e vonon pranimin e lutjes, pasi Ai dëshiron të të shohë duke pritur pranë derës së Tij.

Nëse një person i padëshiruar të çon zile në telefon, ti nuk ia hap. Por nëse ai vazhdon të çojë zile, ti patjetër që do të detyrohesh t’ia hapësh dhe t’i flasësh. Një derë që trokitet shpesh dhe me forcë, patjetër do të hapet. Nëse kjo ndodh me krijesat, ç’mendon për Krijuesin El-Fettah?! Prandaj, qëndro pranë derës së Zotit të Madhërishëm, lute, qaj, kërkoji ndihmë dhe mos u mërzit, edhe nëse ndihma të vonohet. Vazhdo tek dera e Tij, derisa lutjet të pranohen dhe ndihma të vijë.

Vetë emri El-Fettah të mbush me shpresë. Ku ka sëmundje që mund t’i rezistojë dëshirës së El-Fettahut për shërim?! Ku ka problem që nuk zgjidhet për El-Fettahun?! El-Fettah përmban shpresën më të madhe. Nëse ke nevojë për pak besim dhe shpresë, kujto sa më shpesh emrin El-Fettah dhe lute me këtë emër. O vëlla, kurrë mos i humb shpresat, sepse Zoti do e ndihmojë këtë umet. A e kujton Profetin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] se sa lodhej me fiset arabe, derisa i erdhi ndihma dhe përkrahja hyjnore? Ai vizitoi 26 fise arabe duke u kërkuar që ta mbronin dhe ta strehonin, por asnjëri prej tyre nuk pranoi. Kaluan të gjitha ditët e Haxhit dhe asnjë nuk pranoi ta ndihmonte. Edhe ditën e fundit të Minasë, ku të gjitha haxhillarët po përgatisnin rrobat për t’u larguar, Profeti (a.s) shpresonte se do të gjente përkrahje. Teksa të gjithë përgatiteshin dhe niseshin për udhë, Profeti (a.s) kërkonte dikë që ta përkrahë dhe të besojë. Ai do të presë edhe njeriun e fundit, derisa të largohet. Do të trokiste mbi të gjitha dyert e mundshme. Personat e fundit që mund ta pranonin ftesën e tij, ishin gjashtë të rinj që po rruanin kokën tek berberi. Profeti (a.s) vajti i takoi dhe u foli mbi fenë. Kur dëgjuan fjalët e tij, të rinjtë panë njëri-tjetrin në sy dhe thanë: ”Ky është Profeti me të cilin na kërcënojnë çifutët!” El-Fettahu bëri që çifutët të bëhen shkak që këta të rinj të besojnë në mesazhin e Profetit (a.s).

El-Fettahu kërkon të punosh deri në çastet e fundit, me qëllim që të sprovojë besimin dhe këmbënguljen tënde.

El-Fettahu e sjell ndihmën në atë formë që ti nuk e imagjinoje dot.

Jusufi (a.s) u burgos për nëntë vite rresht. Ishte pikërisht burgu nga ku i erdhi, më pas, ndihma e Zotit të Madhërishëm. Nëse nuk do të ishte burgosur, ai nuk do të ishte takuar me shërbëtorin e mbretit, i cili do t’i tregonte mbretit mbi Jusufin (a.s) që komentonte ëndrra.

Nëse do të kishte dalë nga burgu më parë, ndoshta nuk do e gjente dot mbreti për t’i komentuar ëndrrën dhe nuk do të kishte mundësi të bëhej ministër. Shumë gjëra në jetën tonë i shohim si probleme, telashe, dobësi dhe vuajtje, ndërsa ato mund të jenë kulmi i ndihmës hyjnore. Gjendje e dobët e umetit musliman sot, mund të jetë pika kulminante e ndihmës dhe triumfit të Islamit, edhe pse nuk e ndiejmë për momentin.

Në marrëveshjen e Hudejbijes, muslimanët vajtën në Meke, me qëllim që të kryenin Umren, por Kurejshët nuk i lejuan të hyjnë në qytet. Profeti (a.s) u ofroi të nënshkruanin një marrëveshje paqeje dhe të dy palët ranë dakord. Umer ibn Hatabi (r.a) ishte kundër kësaj marrëveshjeje, pasi ai kërkonte që të lejoheshin të kryenin Umren ose të luftonin. Ai nuk ishte dakord me asnjë nga kushtet dhe nenet e kësaj marrëveshjeje, të cilat dukeshin sikur dëmtonin muslimanët. Por Zoti i Madhërishëm i shpalli Profetit (a.s) ajete të posaçme që flasin mbi rëndësinë e kësaj marrëveshjeje dhe e konsideronte atë si një fitore: ”Ne të dhamë një fitore të qartë.”[8]

Umeri (r.a) u befasua nga ky ajet dhe e pyeti Profetin (a.s) ”O i Dërguari i Zotit, a fitore është kjo?” Muslimanët kishin ardhur të kryenin Umre dhe nuk u lejuan. Madje, Profeti (a.s) nuk i lejoi as që të luftonin për të drejtën e tyre. Veç kësaj, kushtet dhe pikat e marrëveshjes, dukej se ishin në dëm të muslimanëve. Kurse ajeti i mësipërm e konsideronte si fitore. Për këtë, Umeri (r.a) e pyeti Profetin (a.s) nëse ishte fitore. Profeti (a.s) iu përgjigj: ”Po, o Umer!” Umeri e pyeti përsëri Profetin (a.s)”O i Dërguari i Zotit! A nuk na premtove që do të kryejmë Umren?!” Profeti (a.s) iu përgjigj: ”Mos të thashë se do e kryejmë këtë vit?!”

Numri i njerëzve që pranuan Islamin gjatë dy viteve të marrëveshjes, ishte më i madh se numri i atyre që kishin pranuar Islamin që nga fillimi i mesazhit hyjnor. Meqënëse ishte arritur paqja mes muslimanëve dhe Kurejshëve në Meke, fiset pranuan ta dëgjojnë mesazhin e Profetit (a.s) u pëlqeu dhe e pranuan atë.

Nëse kërkon ta ndjesh prezencën e emrit El-Fettah në jetën tënde, pasi të kesh lexuar këtë temë, ulu me familjen tënde dhe diskutoni mbi momentet e vështira që keni kaluar gjatë jetës dhe zgjidhjen që u ka ardhur nga El-Fettahu.

Ai u jep zgjidhje problemeve dhe halleve me gjërat më të thjeshta.

Të ndihmon me një fjalë, me një pikë loti, me një ajet Kur’ani, në një çast të vetëm… Mund ta lexosh një ajet prej njëzet vite rresht. Vjen një moment kur ti e lexon dhe të vijnë mendime dhe komentet që ndryshojnë jetën tënde.

Tregon një njeri, i cili më parë nuk ka pasur asnjë lidhje me fenë. Një ditë – tregon ai – po shkoja në punë dhe, teksa kaloja pranë një kafeneje, dëgjova zërin e magnetofonit që këndonte Kur’an. Në ato çaste, lexuesi i Kuranit po lexonte ajetin: ”Kujtoni kur u thamë melekëve t’i përulen në sexhde Ademit. Të gjithë u përulën përveç Iblisit, i cili ishte nga xhindët dhe theu urdhërin e Zotit.”[9] Unë vazhdova të ec, por pa i kushtuar vëmendje, pasi nuk më interesonte. Por, papritur, ajeti pasardhës më zgjoi nga harresa: ”A e bëni atë dhe pasardhësit e tij miq tuaj, duke qenë se janë armiqtë tuaj?! Sa zgjedhje e keqe është kjo për të padrejtët!”[10] Në ato çaste, u ndala dhe fillova të mendohem rreth këtij ajeti. Si ka mundësi që unë gjatë gjithë këtyre viteve e kam bërë shejtanin mikun tim?! A ka zgjedhje më të keqe se kjo?! Krejt papritur pashë se fillova të përsëris me vete: ”O Zot, pas kësaj dite, nuk do të ndërroj më me Iblisin!”

Një i ri, tregon historinë e udhëzimit të tij. Udhëtoja me tren për në Aleksandri. Së bashku me disa shokë dhe shoqe kishim rënë dakord për të vajtur dhe vepruar një nga gjynahet më të rënda. Gjithçka e kishim rregulluar që të mos e marrë vesh askush, madje as njerëzit më të afërm. Në tren rastisi që të ulem pranë një të riu që, në ato çaste, po lexonte Kur’an. Teksa udhëtonim, i riu që ishte ulur pranë meje, lexoi ajetin: ”Ata fshihen prej njerëzve, e nuk turpërohen prej All-llahut, Ai është me ta edhe kur planifikojnë fshehtas thënie me të cilat nuk është i kënaqur Ai. All-llahut nuk mund t’i shpëtojnë veprimet e atyre.”[11]

Në ato çaste fillova të qaj, derisa arrita në Aleksandri. Me të arritur, bleva një biletë kthimi dhe u ktheva.

Një nga shokët e mi më të dashur, para se të udhëzohej në rrugë të drejtë, udhëtonte nga njëri shtet në tjetrin për të luajtur bixhoz dhe për të vepruar gjëra të ulëta. Një nga miqtë e tij, /pi thotë një ditë: ”O filan! Ke kaq kohë që udhëton për kënaqësitë e kësaj bote. Përse nuk bën një udhëtim për hatër të Zotit?!” – “E ku duhet të udhëtoj?!” – e pyeti i habitur. – “Shko dhe kryej një Umre!” – iu përgjigj ai. Nga kjo fjalë, ai shkon dhe kryen Umren dhe braktis të gjitha gjynahet e mëparshme.

Kërkoji çastet e ndihmës dhe zgjidhjes së El-Fettahut, o vëlla dhe o motër! Mos nënvleftëso asgjë, qoftë kjo edhe një fjalë pa rëndësi. Mos e nënvleftëso agjërimin, namazin, adhurimin…, qëndro gjithmonë i kujdesur.

Kur u jep zgjidhje problemeve, e bën në mënyrë të qartë.

Nëse zgjidhja dhe ndihma është e zakonshme, njeriu mendon se diçka e tillë erdhi nga përpjekjet e tij. Kurse zgjidhja dhe ndihma e El-Fettahut është e tillë, saqë nuk e përfytyroje: “Ne të dhamë një fitore të qartë.”[12]

Haxhereja u përpoq dhe u lodh duke kërkuar zgjidhje për hallin që i kishte rënë. Ajo u ngjit dhe zbriti në dy kodrat përreth shtatë herë. Ajo që kërkonte ishte pak ujë për djalin e saj, Ismailin (a.s). Kurse zgjidhja e El-Fettahut ishte e tillë që nga ky ujë do të pinin njerëzit deri në Ditën e Kijametit. Për të vlerësuar përpjekjet e Haxheres, zgjidhja dhe ndihma e Zotit të Madhërishëm erdhi dhe ishte një mrekulli. Ishte një zgjidhje jo vetëm për Haxheren dhe djalin e saj, por për të gjithë njerëzit që vizitojnë Qabenë deri në Ditën e Kijametit.

Fillimi i ndihmës dhe zgjidhjes së problemeve të Profetit (a.s) erdhi pikërisht nga shpella Theur, ku u fsheh para se të udhëtojë për në Medine. Kur hyri në Meke, ai hyri si askush më parë. Askush nuk kishte hyrë në Meke si triumfator, ashtu siç hyri profeti Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] me muslimanët e tjerë.

Në betejën e Bedrit, numri i muslimanëve që luftonin ishte vetëm treqind. Në betejën e Uhudit numri arrinte një mijë. Në betejën e Hendekut një mijë dhe në Hudejbije një mijë e katërqind. Kurse kur hyri në Meke, numri i tyre ishte dhjetë mijë. I gjithë Gadishulli Arabik tashmë ose pranonin Islamin, ose hynin në paqe me të, ose i frikësoheshin. Kjo, vetëm pas disa viteve, ku Profeti (a.s) u dëbua dhe keqtrajtohej nga populli i tij.

A e do tani El-Fettahun? A je i sigurtë dhe i bindur në zgjidhjen e halleve prej Tij?

Vetë muaji i Ramazanit është muaji i zgjidhjes dhe ndihmës prej El-Fettahut. Thotë Profeti (a.s) “Kur vjen muaji i Ramazanit hapen dyert e Xhennetit, mbyllen dyert e zjarrit dhe prangosen shejtanët.” A ka zgjidhje dhe ndihmë më të madhe se pikat që përmend hadithi i mësipërm?

Muaji i Ramazanit ka disa përgëzime për ata që e përjetojnë siç duhet:

Të falen gjynahet. Thotë Profeti (a.s) “Kush agjëron Ramazanin me besim dhe shpresë se do t’i falen gjynahet, do t’i falen të gjitha gjynahet që ka vepruar.” Nëse besimi dhe shpresa për falje nuk është e njëjtë gjatë gjithë Ramazanit, Zoti i Madhërishëm të ka rezervuar një mundësi tjetër: “Kush falet natën gjatë Ramazanit me besim dhe shpresë se do t’i falen gjynahet, do t’i falen të gjitha gjynahet që ka vepruar.” Nëse nuk ke mundur të falësh namaz nate gjatë gjithë Ramazanit, ke akoma shpresë: “Kush falet natën e Kadrit me besim dhe shpresë se do t’i falen gjynahet, do t’i falen të gjitha gjynahet që ka vepruar.” Nëse Zoti i Madhërishëm do e linte në dorën tonë të zgjedhim shpërblimin që duam gjatë muajit të Ramazanit, nuk do të dinim si ta kërkonim gjithë këtë shpërblim dhe mirësi.

Shpëtim prej zjarrit të Xhehenemit.

Thotë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: ”Në çdo natë të Ramazanit, Zoti do të shpëtojë e nxjerrë njerëz nga zjarri.”

Shpërblime pafund. Thotë Profeti (a.s) ”Kush kryen vullnetarisht një vepër të mirë, do të shpërblehet sikur ka kryer një obligim. Dhe kush kryen obligimet e caktuara nga Zoti, do t’i quhet sikur ka kryer 70 të tilla.”

Adhurimi i natës së Kadrit është i barabartë me një mijë net adhurim. Adhurimi i kësaj nate është i barabartë me adhurimin e 84 viteve rresht. Një lëmoshë e dhënë këtë natë, është njëlloj sikur të japësh lëmoshë për 84 vite.

Cilat janë detyrat dhe obligimet tona kundrejt emrit El-Fettah?

Përulje dhe përkushtim.

Shpresë, besim, siguri dhe optimizëm në këtë emër.

O vëlla dhe o motër, shpresoni fuqishëm se El-Fettahu do e ndihmojë këtë umet. Një ndihmë e tillë mund të jetë gjatë kësaj kohe, por që ne nuk e ndiejmë.

Ji çelës për të mirën.

Ka shumë njerëz që janë çelësa të së mirës dhe kyçe të së keqes. Bëhuni edhe ju, o vëlla dhe o motër, nga këta njerëz.  Hapini të mirat dhe mundësitë që keni për t’i ndihmuar njerëzit, me qëllim që t’ju ndihmojë edhe juve El-Fettahu.

El-Fettahu nuk të ndihmon dhe nuk t’i zgjidh hallet që ke vetëm në këtë botë, por edhe në botën tjetër. Në çastet që do të hysh në varr, ke më shumë nevojë për ndihmën e El-Fettahut. Ti ke jetuar si besimtar dhe ke vdekur si i tillë. Do të vijnë dy melekë dhe do të pyesin: ”Kush është Zoti yt?” Ti do t’u përgjigjesh: ”Zoti im është All-llahu!” – “Cila është feja jote?”- do të pyesin. – ”Feja ime është Islami.” –do t’u përgjigjesh. – “Kush është ai personi që u dërgua tek ju?” – do të pyesin. – ”Ai është Muhammedi (a.s) ” – do t’u përgjigjesh.

Atëherë, do dëgjohet një zë nga lart: “Robi Im tha të vërtetën, prandaj ia shtroni varrin me shtresat e Xhennetit dhe i hapni një dritare, ku të shikojë vendin e tij në Xhennet.”

Nuk janë të gjithë varret errësirë dhe frikë. Nuk janë të gjithë varret gjarpërinj, akrepa dhe tmerr. Teksa robi shikon vendin e tij në Xhennet, ai fillon dhe e lut Zotin: ”O Zot, afroje Ditën e Kijametit, me qëllim që të takohem me familjen dhe me të dashurit e mi.”

El-Fettahu është me ty në këtë botë dhe në botën tjetër. Është me ty kur akuzohesh pa të drejtë. Është me ty kur të bëhet padrejtësi. Është me ty kur telashet dhe hallet ta kanë zënë frymën. Është me umetin musliman, edhe pse ai po përjeton gjendje dobësie. Ky është Zoti ynë, El-Fettah.

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure A’raf: 89.

[2] – Sure Sebe’: 26.

[3] – Sure Fatir: 2.

[4] – Sure En’am: 59.

[5] – Sure Kasas: 71.

[6] – Sure A’raf: 89.

[7] – Sure Sebe’: 26.

[8] – Sure Fet’h: 1.

[9] – Sure Kehf: 50.

[10] – Sure Kehf: 50.

[11] – Sure Nisa: 108.

[12] – Sure Fet’h: 1.

Behaizmi
Ajo është një lëvizje ezoterike (batinite) që u shfaq në Iran në gjysmën e parë të shekullit të tetëmbëdhjetë, nën përkujdesjen e kolonializmit rus, hebraizmit botëror dhe kolonializmit anglez, me synimin për të prishur besimin islam, për të nxitur përçarje mes myslimanëve dhe për të shpërbërë unitetin e tyre, duke lehtësuar kështu kontrollin kolonial mbi botën islame.

Themeluesi i Bahaizmit

Ajo u themelua nga Husejn Ali ibn Abas Buzurg en-Nuri el-Mazenderani, i njohur me nofkën “el-Beha”, i cili lindi në fshatin Nur, nga fshatrat e Mazenderanit në Iran, më (2 Muharrem 1233 h ose 11 nëntor 1817).

Husejni nuk mori arsimim të rregullt, por mësoi në shtëpi dhe më pas u mbështet në leximin dhe studimin personal. Ai lexoi libra të sufizmit dhe të shiizmit, u tërhoq shumë nga librat e sektit ismailit, si dhe nga shkrimet e filozofëve të lashtë, dhe u ndikua nga idetë e budizmit dhe zoroastrizmit.

Në rininë e tij iu bashkua thirrjes babite, të nisur nga Ali Muhamed esh-Shirazi, i njohur si “el-Bab”, i cili pretendoi për vete profetësinë dhe misionin hyjnor. Rreth tij u mblodhën pasues dhe thirrës nga ekstremistët e batinizmit. Më pas, ai u nda nga babizmi pasi emri i tij u bë i njohur në radhët e tyre dhe fitoi ndjekës, duke e quajtur veten “Behaullah” dhe duke pretenduar se ishte trashëgimtari i vërtetë i Babit, Ali Muhamed esh-Shirazit, i cili u ekzekutua në vitin 1850.

Kur lëvizja bahaiste u përhap, Perandoria Osmane e internoi në vitin 1868 në Akka. Atje ai u prit nga hebrenjtë e Akkas, të cilët i siguruan mbështetje financiare dhe e rrethuan me kujdes dhe siguri. Që nga ajo kohë, Akka u bë qendër e Behaizmit dhe pikënisje e thirrjes së tij. Beha’iu nuk u mjaftua vetëm me pretendimin e profetësisë, por e tejkaloi atë duke pretenduar hyjni, duke pohuar se ai ishte i Përjetshmi, se do të mbetej përgjithmonë, se ishte shpirti i Zotit dhe se ai kishte dërguar profetët dhe të dërguarit dhe kishte shpallur fetë.

Në fund të jetës së tij, Beha’iu u godit nga çrregullime mendore dhe vdiq nga ethet në moshën 75-vjeçare më (2 Dhu el-Kade 1309 h ose 29 maj 1892). Pas tij e pasoi i biri, Abbasi, i njohur si Abd el-Beha, i cili kishte qenë shërbëtor i tij. Ai mori drejtimin dhe i shpërndau shumë pasuri grupit, gjë që i bëri ata ta donin. Abbasi vizitoi Zvicrën dhe mori pjesë në konferenca sioniste, përfshirë atë të Bazelit në vitin 1911. Ai gjithashtu e priti gjeneralin Allenby me mirëseardhje kur erdhi në Palestinë dhe mori nga Britania titullin “Sir”. Ai vizitoi Londrën, Amerikën, Gjermaninë, Hungarinë, Austrinë dhe Aleksandrinë për ta nxjerrë lëvizjen jashtë kornizës së botës islame, duke themeluar në qytetin e Çikagos, në SHBA qendrën më të madhe të Behaizmit. Më pas vdiq në Kajro në vitin (1340 h ose 1921).

Çfarë ndodhi më pas?

Pas Abbasit, drejtimin e Behaizmit e mori nipi i tij, Shuki Efendi, në moshën 24-vjeçare. Ai ndoqi të njëjtën rrugë në përpjekjen për përhapjen e kësaj thirrjeje dhe vdiq në Londër si pasojë e një krize kardiake. Ai u varros atje, në një tokë të dhuruar nga qeveria britanike për komunitetin “Behai”.

Më pas, në vitin 1963, nëntë persona nga Behaizmi morën drejtimin e çështjeve të kësaj lëvizjeje duke themeluar “Shtëpinë Universale të Drejtësisë”, e përbërë nga nëntë anëtarë: katër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dy nga Anglia dhe tre nga Irani.

Aktualisht, shumica dërrmuese e Behai-ve ndodhen në Iran, ndërsa një numër më i vogël gjendet në Egjipt, Irak, Siri, Liban dhe në Palestinën e pushtuar, ku ndodhet edhe qendra e tyre kryesore.

Doktrina e Behaizmit:

Beha-i ka lënë disa libra, ndër to: “El-Ikān”, “Përmbledhja e Letrave të Bekuara” dhe “El-Akdes”, i cili konsiderohet libri më i rrezikshëm i tij; në të ai pretendoi se shfuqizon të gjitha librat hyjnorë, përfshirë edhe Kuranin. Behainjtë besojnë se Beha-i është ai që ka krijuar gjithçka me fjalën e tij, dhe besojnë në mishërimin e Zotit tek ai, si dhe se shpërblimi dhe ndëshkimi u takojnë vetëm shpirtrave në një mënyrë që i ngjan imagjinatës.

Beha-I  e bëri faljen tri herë në ditë, dhe në çdo falje ka tri rekate, si dhe e anuloi faljen me xhemat, përveç namazit të xhenazes.

Ai e kufizoi abdesin vetëm në larjen e fytyrës dhe duarve, me leximin e dy lutjeve të shkurtra, dhe e bëri haxhin drejt vendit të tij në qytetin Akka, duke e bërë obligim vetëm për burrat dhe jo për gratë, pa kohë të caktuar dhe pa mënyrë të përcaktuar për kryerjen e tij.

Gjithashtu ata e shenjtërojnë numrin 19, duke i bërë muajt 19 dhe ditët 19, si dhe besojnë në profetësinë e Budës, Konfucit dhe Zaratustrës, si dhe të ngjashmëve me ta nga dijetarët e Indisë dhe Kinës.

Ata mohojnë mrekullitë e profetëve dhe realitetin e engjëjve dhe xhinëve, si dhe mohojnë Xhenetin dhe Xhehenemin Gjithashtu ndalojnë mbulesën për gratë dhe lejojnë marrëdhëniet e përkohshme, si dhe përbashkësinë e grave dhe pasurisë.

Dhe ka shumë të tjera që konsiderohen si besëtytni dhe ide të kota, por ndër më kryesoret është anulimi i ligjshmërisë së xhihadit dhe ndalimi i plotë i luftës.

Behaitë në Egjipt dhe qëndrimi i Ez’herit ndaj tyre:

Behaitë kanë mbërritur në Egjipt në fillim të shekullit të XX, pasi kolonializmi u hapi rrugën. Ata krijuan disa qendra përmes të cilave arritën të përhapnin thirrjen e tyre, por zgjerimi i rrezikut të tyre u pengua nga vigjilenca e dijetarëve të umetit, të cilët iu kundërvunë fuqishëm kësaj lëvizjeje përmes shumë ligjëratave, leksioneve dhe deklaratave që shpjegonin devijimet e Behaizmiz dhe kundërshtimin e saj me mësimet e sheriatit islam.

Komisioni i fetvave në Akademinë e Kërkimeve Islame të Ez’herit ka theksuar se Islami nuk e njeh Behaizmin dhe ka lëshuar një fetva në dhjetor të vitit 2003, ku deklarohet se “Islami nuk pranon asnjë fe tjetër përveç asaj që Kurani na ka urdhëruar ta respektojmë”.

Kjo fetva ka konfirmuar atë që kishte dhënë më herët Shejh Xhad el-Hak Ali Xhad el-Hak, ish-Shejh i Ez’herit (r.h), se behaitë janë një sekt i dalë nga Islami dhe se nuk lejohet besimi në të, as pjesëmarrja në të, dhe as lejimi i tyre për të krijuar shoqata apo institucione; kjo për shkak se ajo bazohet në besimin e mishërimit të Zotit, në vendosjen e ligjeve ndryshe nga ato që ka zbritur Allahu, si dhe në pretendimin e profetësisë dhe madje edhe hyjnisë.

Behaitë konsiderohen një përzierje idesh dhe filozofish nga fe të ndryshme, dhe është sqaruar se ata veprojnë në shërbim të sionizmit dhe kolonializmit; duke qenë një degëzim idesh dhe sekteve me të cilat është sprovuar umeti islam si një luftë kundër Islamit, por me emrin e fesë.

Autor: Ragib Serxhani

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

Pse nuk ka pasur profete apo të dërguara nga gratë?
Në një takim një grua myslimane evropiane ngriti një pyetje të rëndësishme: pse Zoti gjithmonë ka dërguar profetët  burra dhe nuk ka dërguar gra?

Unë iu përgjigja se Zoti zgjedh njerëzit dhe i ngarkon me detyra sipas natyrës së punës dhe misionit të tyre, jo sipas gjinisë.

Ajo tha: “Por gruaja mund ta përhapë mesazhin.” Unë i thashë: “Po, kjo që thua është e saktë. Nëse detyra e profetëve do të ishte vetëm të flisnin dhe të përhapnin mesazhin, atëherë Zoti do të kishte zgjedhur edhe një profete grua. Por profetët kanë shumë detyra të tjera.”

Ajo më tha: “Më jep shembuj që të bindem.”

Unë i thashë: profetët nuk janë vetëm udhëheqës në shoqëritë e tyre, por ata hyjnë në konflikte dhe luftëra, përballen me përndjekje të ashpra, ndonjëherë me tortura dhe vrasje. Ata udhëtojnë nga një vend në tjetrin, migrojnë nga atdheu i tyre dhe jeta e tyre është e ekspozuar ndaj rrezikut në çdo moment.

Për shembull, Ibrahimi (a.s) doli nga Iraku drejt Egjiptit, pastaj në Palestinë dhe më pas në Mekë. Luti (a.s) u largua me nxitim, duke migruar nga vendi dhe populli i tij. Nuhu (a.s) u përball me përmbytjen e madhe. Jusufi (a.s) u hodh në pus dhe u burgos. Musai (a.s) ka një histori të tërë plot vuajtje dhe sprova.

Gjithashtu, shumë profetë u vranë apo u përballën me vdekje të dhunshme, dhe një numër i madh prej tyre u persekutuan dhe u eliminuan.

Profetësia kërkon kontakt të vazhdueshëm me njerëzit, pjesëmarrje në tregje dhe mbledhje, si dhe përballje publike me kundërshtarët. Në shoqëritë e lashta dhe qytetërimet e mëparshme, këto detyra zakonisht i përkisnin burrave për arsye shoqërore dhe fizike.

Përveç kësaj, gruaja kalon ndryshime natyrore si shtatzënia, lindja dhe gjidhënia, të cilat janë përgjegjësi të mëdha. Në shoqëritë e vjetra, gratë shpesh nuk trajtoheshin me të njëjtin drejtësi si burrat dhe shpesh shiheshin si më të ulëta në status shoqëror. Prandaj, nëse do të ishte një profete, shoqëria e saj mund ta shikonte me nënvlerësim.

Fakti që Islami nuk ka dërguar profete gra nuk do të thotë se gratë janë më të ulëta se burrat. Përkundrazi, gratë kanë luajtur role të mëdha, si nëna e Musait (a.s), e cila rriti një profet të madh.

Po ashtu, Islami ka vendosur gra si shembuj për gjithë njerëzimin, si Merjemja, simbol i pastërtisë dhe besimit, dhe Asja, gruaja e Faraonit, simbol i qëndrueshmërisë dhe besimit të fortë.

Dallimi në role nuk do të thotë dallim në vlerë. Si mjeku dhe inxhinieri kanë role të ndryshme, por nuk do të thotë se njëri është më i vlefshëm se tjetri.

Mjeku nuk është më i mirë se inxhinieri, por secili është i përshtatshëm për një detyrë të caktuar. Në Islam, gruaja nuk është jashtë këtij projekti hyjnor, përkundrazi ajo është ajo që formon njeriun që mbart mesazhin.

Zgjedhja e burrave për profetësi nuk është për shkak të vlerës më të madhe, por për shkak të natyrës së detyrës dhe kushteve të shoqërisë, në mënyrë që mesazhi të pranohej dhe të dëgjohej më lehtë.

Nëse profetësia do të ishte më e përshtatshme për gratë, Zoti do t’i kishte zgjedhur ato, sepse Ai nuk e privon askënd nga e mira. Por duke qenë se profetësia është një mision shumë i vështirë, në një mjedis dhe rrethana të vështira, Zoti ka zgjedhur burrat jo për shkak të gjinisë, por për shkak të funksionit dhe përgjegjësive që kërkon ky mision.

Ajo tha: “Fjalët e tua kanë logjikë.”

Unë i thashë: “Po të shtoj edhe këtë: nëse shkon në njësitë e forcave speciale të ushtrisë në çdo vend të botës, do të shohësh se shumica e ushtarëve janë burra. Po ashtu, nëse shkon te shërbimi zjarrfikës, do të vëresh se shumica e punonjësve në terren janë gjithashtu burra.

Pse ndodh kjo? Sepse natyra e këtyre detyrave është e rrezikshme, kërkon forcë fizike shumë të lartë dhe aftësi për të përballuar kushte shumë të vështira. Kjo nuk është nënvlerësim për gratë, por thjesht sepse natyra e punës kërkon këtë lloj përgatitjeje dhe përpjekjeje fizike, mendore dhe pune.”

Prandaj sheh se burrat janë më të shumtë jo për shkak të gjinisë së tyre, por për shkak të natyrës së detyrës. Nëse do të pyesnim sot çdo grua dhe do t’i thoshim: “A do të doje që të gjithë punëtorët në miniera të ishin gra dhe jo burra?”, ajo do të thoshte jo. Jo sepse gruaja është më e ulët se burri, por për shkak të natyrës së punës, e cila është e rrezikshme dhe shumë e vështirë dhe i përshtatet më shumë burrave.

Prandaj, detyrat përcaktohen sipas aftësive dhe forcës. Në disa fusha gruaja është më e fortë, në disa të tjera burri është më i fortë. Zoti nuk i ka shpërndarë rolet për të favorizuar dikë mbi dikë tjetër, por për të plotësuar njëri-tjetrin.

Ne kemi një parim kuranor të madh: “Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij.” (dhe jo “më i nderuari është burri”)

Ajo tha: “E kuptova,” dhe biseda përfundoi.

Autor: Xhasim Mutava

Përktheu: Mevlad Çollaku

By: ardhmëriaonline.com

Shenjat e Kiametit: Vdekja e profetit (a.s) është një prej fatkeqësive më të mëdha
Me të vërtetë, Ora (Kiameti) do të vijë, për këtë nuk ka asnjë dyshim, dhe Allahu do t’i ringjallë ata që janë në varre. Pjesa e mbetur nga jeta e kësaj bote, në krahasim me atë që ka kaluar prej saj, është e vogël – madje shumë e vogël.

Abdullah ibn Omeri (r.a) ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (a.s) duke qëndruar mbi minber dhe duke thënë: “Qëndrimi juaj në krahasim me popujt që kanë qenë para jush është si koha ndërmjet namazit të ikindisë dhe perëndimit të diellit.”[1]

Halid ibn Umejr el-Adevij ka thënë: Utbe ibn Gazavan na mbajti një hytbe. Ai e falënderoi Allahun dhe e lavdëroi Atë, pastaj tha: “Me të vërtetë, kjo botë ka lajmëruar për përfundimin e saj – për ndërprerjen dhe shuarjen e saj – dhe është larguar me shpejtësi. Prej saj nuk ka mbetur veçse një mbetje e vogël, si ajo që mbetet në fund të një ene, të cilën e mbledh i zoti i saj. Ju do të kaloni prej saj në një shtëpi që nuk ka zhdukje, prandaj kaloni atje me më të mirën që keni në praninë tuaj. Na është përmendur se një gur hidhet nga skaji i Xhehenemit dhe bie në të për shtatëdhjetë vjet pa arritur fundin e tij. Pasha Allahun, ai do të mbushet! A po çuditeni? Na është përmendur gjithashtu se distanca ndërmjet dy kanateve të një dere prej dyerve të Xhenetit është sa ecja për dyzet vjet, dhe do të vijë një ditë kur ajo do të jetë e mbushur plot nga turma e njerëzve.

E kam parë veten si i shtati ndër shtatë veta me të Dërguarin e Allahut (a.s) , dhe nuk kishim ushqim tjetër përveç gjetheve të pemëve, derisa na u plagosën cepat e gojëve. Njëherë gjeta një mantel dhe e ndava mes meje dhe Sa’d ibn Malik; u mbështolla me gjysmën e tij dhe edhe Sa‘di u mbështoll me gjysmën tjetër. Sot nuk ka mbetur asnjë prej nesh veçse është bërë prijës mbi një qytet prej qyteteve. Dhe unë kërkoj mbrojtje te Allahu që të jem i madh në sytë e vetes sime, por i vogël tek Allahu. Nuk ka pasur kurrë profetësi që të mos pasohej (me kalimin e kohës) nga një sistem mbretëror; dhe ju do t’i njihni dhe do t’i provoni sunduesit pas nesh.”[2]

O vëllezër të nderuar! Allahu i Lartësuar e ka fshehur nga të gjitha krijesat e Tij çastin e Orës dhe e ka bërë atë prej veçorive të dijes së Tij. Ai nuk ia ka zbuluar atë askujt prej robërve të Tij , as ndonjë engjëlli të afërt dhe as ndonjë profeti të dërguar. I Lartësuari thotë: “Të pyesin ty për Orën: kur do të ndodhë ajo? Thuaj: Dijen për të e ka vetëm Zoti im. Askush përveç Tij nuk e shfaq atë në kohën e saj. Ajo është e rëndë në qiej dhe në tokë. Ajo nuk ju vjen veçse papritur. Të pyesin sikur ti je i informuar hollësisht për të. Thuaj: Dijen për të e ka vetëm Allahu, por shumica e njerëzve nuk e dinë.”

Por Allahu i Madhëruar deshi t’i njoftojë krijesat e Tij për shenjat, treguesit dhe paralajmërimet e saj. Këto shenja kanë filluar të shfaqen dhe të pasojnë njëra-tjetrën pas dërgimit të hazretit tonë Muhammedit (a.s), i cili është shenja e parë e Kiametit.

Shenja e parë e Orës është dërgimi i tij (a.s), sepse ai është i fundit i profetëve dhe i dërguarve; pas tij nuk ka më profet. Pas tij vjen vetëm Kiameti, ashtu siç gishti tregues pasohet nga gishti i mesit. Ky është kuptimi i fjalës së tij (a.s): “Jam dërguar unë dhe Ora si këta dy”, – dhe bashkoi gishtin tregues me gishtin e mesit.”[3]

Nga shenjat e Orës është vdekja e të Dërguarit të Allahut (a.s)

O vëllezër të nderuar! Nga shenjat dhe treguesit e Orës është vdekja e hazretit tonë, të Dërguarit të Allahut (a.s), siç ka ardhur në hadithin fisnik nga Auf ibn Malik, i cili ka thënë: “Shkova te Profeti (a.s) në betejën e Tebukut, ndërsa ai ishte në një çadër prej lëkure. Ai tha: “Numëro gjashtë gjëra para Orës: vdekja ime; pastaj çlirimi i Bejtul-Makdisit; pastaj një vdekje masive që do t’ju godasë si sëmundja e deleve (një sëmundje që i kap delet, u rrjedh diçka nga hundët dhe vdesin papritur); pastaj përhapja e pasurisë, derisa një burri t’i jepen njëqind dinarë dhe ai përsëri të mbetet i pakënaqur; pastaj një fitne që nuk do të lërë asnjë shtëpi arabe pa hyrë në të; pastaj një armëpushim mes jush dhe Benu el-Asfarit (bizantinëve), por ata do të tradhtojnë dhe do t’ju vijnë nën tetëdhjetë flamuj, nën çdo flamur dymbëdhjetë mijë (ushtarë).”[4]

Vdekja e tij  (a.s) është prej fatkeqësive më të mëdha

O vëllezër të nderuar! Vdekja e hazretit tonë, të Dërguarit të Allahut (a.s), ka qenë prej fatkeqësive më të mëdha që i goditi muslimanët. Me të, bota u errësua në sytë e sahabëve fisnikë (Allahu qoftë i kënaqur me ta), pasi më parë ishte ndriçuar me të (a.s), pas dërgimit të tij dhe pas hixhretit të tij në Medinën e Ndritur.

Enes ibn Maliku (r.a) ka thënë: “Kur erdhi dita në të cilën i Dërguari i Allahut (a.s) hyri në Medinë, çdo gjë në Medinë u ndriçua. Ndërsa kur erdhi dita në të cilën ai (a.s) ndërroi jetë, çdo gjë në Medinë u errësua. Dhe sapo mbaruam me varrimin e tij, ne e ndjemë se zemrat tona kishin ndryshuar.”[5]

Ibn Haxher Askalani (r.h) thotë: “Kjo do të thotë se ata i gjetën zemrat e tyre të ndryshuara nga ajo që kishin njohur në jetën e tij – nga harmonia, pastërtia dhe butësia – për shkak të humbjes së asaj me të cilën ai i furnizonte nga mësimi dhe edukimi.”

O vëllezër të nderuar! Me vdekjen e hazretit tonë, të Dërguarit të Allahut (a.s), përfundoi profetësia, u ndërpre shpallja nga qielli dhe u ngrit njëra prej dy sigurive (mbrojtjeve). Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu nuk do t’i dënojë ata përderisa ti je në mesin e tyre, dhe Allahu nuk do t’i dënojë ata përderisa ata kërkojnë falje.”

Ai (a.s) ishte siguri për njerëzimin; me të (a.s) largoheshin ndëshkimet, sprovat dhe fatkeqësitë.

Abdullah ibn Abasi (r.a) ka thënë në lidhje me fjalën e të Lartësuarit: “Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty veçse si mëshirë për botët”: “Kush beson në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, atij i plotësohet mëshira në këtë botë dhe në botën tjetër. Ndërsa kush nuk beson në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, ai është ruajtur nga ajo që i godiste popujt e mëparshëm në këtë botë prej dënimeve si fundosja në tokë, shndërrimi (në krijesa të tjera) dhe goditja me gurë nga qielli; dhe kjo është mëshira në këtë botë.”[6]

Fikhu i Ummu Ejmenit

O vëllezër të nderuar! Ummu Ejmen, ishte shërbyesja (e liruar) e hazreti tonë, të Dërguarit të Allahut (a.s) dhe dadoja e tij. Ai e trashëgoi atë nga babai i tij dhe e liroi kur u martua me Hatixhen (a.s) qoftë i kënaqur me të). Kur ndërroi jetë i Dërguari i Allahut (a.s), ajo qante me lot të hidhur për humbjen e tij (a.s).

Enes ibn Malik (r.a) ka thënë: Ebu Bekri (r.a)  pas vdekjes së të Dërguarit të Allahut (a.s), i tha Omer ibn Hatabit: “Eja të shkojmë te Ummu Ejmeni ta vizitojmë, ashtu siç e vizitonte i Dërguari i Allahut  (a.s).” Kur arritën tek ajo, ajo filloi të qajë. Ata i thanë: “Çfarë të bën të qash? Ajo që është tek Allahu është më e mirë për të Dërguarin e Tij  (a.s).” Ajo tha: “Nuk po qaj sepse nuk e di se ajo që është tek Allahu është më e mirë për të Dërguarin e Tij (a.s) , por po qaj sepse shpallja është ndërprerë nga qielli.”Kjo fjalë i preku të dy dhe i nxiti në lot, dhe ata filluan të qanin bashkë me të.”[7]

Përfundim

O vëllezër të nderuar! Largimi i hazretit tonë, të Dërguarit të Allahut  (a.s), nga kjo botë është paralajmërim për fundin e kësaj bote dhe fillimin e botës tjetër. A ka vallë prej nesh kush që e shfrytëzon Kuranin Madhështor, i cili është shpallja e fundit që Allahu i Lartësuar ua zbriti robërve të Tij?

Ummu Ejmen (r.a) qau për ndërprerjen e shpalljes nga qielli. Po a ka ndër ne kush që qan për mungesën e lidhjes së tij me Librin e Zotit të vet, të Madhëruar e të Lartësuar?

Ummu Ejmeni qau, sepse ajo kishte dëgjuar fjalën e Allahut të Lartësuar: “Allahu e ka zbritur fjalën më të bukur, një Libër të ngjashëm (në harmoni e përsosmëri), të përsëritur herë pas here; prej tij rrëqethen lëkurat e atyre që i frikësohen Zotit të tyre, pastaj zbuten lëkurat dhe zemrat e tyre drejt përmendjes së Allahut. Ky është udhëzimi i Allahut, me të cilin Ai udhëzon kë të dojë; e kë Allahu e lë në humbje, për të nuk ka udhëzues.”

Cila është pra lidhja jonë me Fjalën më të Bukur?

Profeti (a.s) i tha Abdullah ibn Mesudit (r.a): “Lexomë Kuranin.” Ai tha: “A të ta lexoj ty, ndërkohë që ty të është zbritur?” Ai (a.s) tha: “Unë dua ta dëgjoj nga dikush tjetër.” Atëherë ai i lexoi Suren Nisa, derisa arriti te fjala e të Lartësuarit: Si do të jetë atëherë kur Ne do të sjellim nga çdo popull një dëshmitar dhe do të të sjellim ty dëshmitar mbi këta? Ai  (a.s) tha: “Mjafton.” Dhe sytë e tij rridhnin lot.”[8]

A nuk duhet të ulemi në këtë çast, në këtë kohë sprovash, ashtu siç u ul Ummu Ejmeni (r.a), duke qarë për ndërprerjen e shpalljes nga qielli?

O Allah, na jep sukses në atë që të kënaq Ty prej nesh. Amin.

Autor: Ahmet Sherif Na’san

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Buhariu.

[2] – Muslimi.

[3] – Buhariu dhe Muslimi.

[4] – Buhariu.

[5] – Ahmedi dhe Tirmidhiu.

[6] – Bejhakiu në “Delail”.

[7] – Muslimi.

[8] – Buhariu dhe Muslimi.

Gaforret
Me fillimin e sezonit të shirave çdo vit, në Ishullin e Krishtlindjes (që ndodhet në Oqeanin Paqësor), ushtri gaforresh të kuqe (Red Crabs), numri i të cilave arrin në miliona, pushtojnë rrugët dhe sheshet e ishullit, duke përpirë gjatë rrugës gjithçka që munden nga frutat dhe perimet.

Njerëzit i shmangin ato për shkak të kafshimit të fortë, i cili e shpon lëkurën; për më tepër, ato hyjnë edhe në shtëpitë dhe zyrat e tyre. Duhet ditur se rreth një milion gaforre humbin jetën gjatë këtij migrimi për shkak të makinave, trenave dhe mjeteve të tjera.

Kur rreth 120 milion gaforre mblidhen në brigjet e ishullit, ngjyra e kuqe mbulon rërën dhe shkëmbinjtë e bregdetit. Në errësirën e natës, tre net para shfaqjes së hënës së re, 60 milion femra vendosin vezët e tyre me ngjyrë të zezë (secila femër vendos rreth 100 mijë vezë) në ujë, ku mashkulli i fekondon vezët. Uji merr ngjyrë të zezë, sikur të ishte një njollë vaji e errët. Pas një kohe shumë të shkurtër, vezët çelin dhe prej tyre dalin gaforret e vogla, të cilat nuk largohen nga uji derisa të përfundojë rritja e tyre. Pa dyshim, miliona prej tyre bëhen ushqim dhe furnizim për krijesat e shumta të detit me numër të jashtëzakonshëm.

Këtu mund të soditësh madhështinë e Krijuesit, i Cili ka bërë që ora biologjike brenda këtyre gaforreve të jetë e fiksuar në një kohë të caktuar çdo vit, pa devijuar prej saj; dhe mund të shohësh grumbullimin e krijesave ashtu siç ndodh edhe me bijtë e Ademit. Pra, i Lartësuar qoftë Krijuesi që rregullon furnizimin e krijesave të Tij me anë të krijesave të Tij.

“Ai që i dha çdo gjëje krijimin e saj, pastaj e udhëzoi.”[1]

Autor: Sami Hamis Ez Zuman

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Taha: 50.

Vulosja e profecisë
Vulosja e profecisë është konsideruar gjithmonë si një ndër kushtet themelore të besimit islam; ajo mohon çdo lloj mundësie të daljes së ndonjë profeti tjetër pas profetit të Islamit.

Në çdo diskutim lidhur me Islamin, nuk mund ta lëmë mënjanë rolin që luan në të vulosja e profecisë me profetin e fundit, Muhamedin (a.s).

Ç`musliman është ai, të cilit nuk i vete menjëherë mendja tek vula e profecisë, sa herë mendon për profetin, apo i cili ka ende dyshime për Kuranin si shpallja e fundit e Zotit? Nuk ka fe në botë që si Islami të pohojë vulosjen e revelatës, apo personalitet qiellor i cili të ketë pohuar vlefshmëri të përhershme të mesazhit të tij.

Mëse katërmbëdhjetë shekuj kanë kaluar që me lindjen e Islamit dhe gjatë gjithë kësaj periudhe profeti i Islamit është konsideruar si Vulë e Profecisë. Ai i përsosi ligjet ekzistuese dhe nëpërmjet vetë logjikës së tij të pasur dhe programit aktiv tregoi vlerën e madhe të të gjitha misioneve profetike.

Ndryshe nga shkollat e tjera të mendimit fetar, vlefshmëria e të cilave kufizohej në një vend dhe kohë të caktuar, Isalmi është thirrje gjithëpërfshirëse e të gjitha mesazheve të mëparshme profetike dhe nuk njeh kufij, qofshin këta kohorë apo hapësinorë.

Vetë Kurani e përshkruan paraqitjen brilante të profetit Muhamed (a.s), si dikush nëpërmjet të cilit është mbyllur porta e profecisë.

Po si mund të zgjidhet kundërthënia e dukshme midis nevojës për profet si kusht për vërtetësinë e ekzistencës njerëzore nga njëra anë, dhe vulosjes së përhershme të profecisë nga ana tjetër? Si mundet vallë të pajtojmë parimin e pandryshueshmërisë së urdhëresave të Islamit me parimin e zhvillimit njerëzor dhe kërkimit të vazhdueshëm për koncepte dhe norma të reja.

Zhvillimet industriale dhe teknologjike e kanë shndërruar njeriun në një krijesë, që dëshiron gjithnjë e më shumë risi dhe që kërkon, që çdo aspekt të jetës ta lidhë me parime dhe institucione të reja. A mundet që një njeri i tillë ta organizojë jetën shoqërore dhe zhvillimin sipas një feje, që daton këtu e katërmbëdhjetë shekuj më parë dhe që i bën thirrje qenies njerëzore të pranojë një sërë vlerash fikse dhe të pandryshueshme? Duke shtjelluar doktrinën e profecisë, vetë Islami u jep përgjigje këtyre pyetjeve. Një nga arsyet për dërgimin e profetëve të rinj ishte ndryshimi dhe shtrembërimi i mësimeve dhe librave të paraardhësve të tyre, të cilët nuk gëzonin më efikasitetin e duhur për të udhëzuar njeriun.

Por në çastin kur njeriu arrin në një fazë zhvillimi, ku mund t’i mbrojë normat dhe mësimet e fesë prej prishjes dhe ndryshimit dhe t’i përhapë ato në formën e tyre autentike, atëherë arsyeja më kryesore për dërgimin e profetëve bëhet jo ekzistente.

Koha kur erdhi profeti i Islamit, ndryshon krejtësisht nga koha kur u dërguan profetët e mëparshëm: njeriu kishte arritur një nivel pjekurie intelektuale, që lejonte vulosjen e profecisë.

Arritja e pjekurisë shoqërore, lindja e shkencës dhe mësim nxënies, si dhe grumbullimi i aftësive njerëzore për të ruajtur dhe përhapur fenë, e gjithë kjo nënkuptonte realizimin e kushtit themelor për vulosjen e profecisë. Tashmë u bë e mundur, që përhapja e fesë dhe udhëzimi i njerëzve t’u besohej dijetarëve dhe njerëzve të ditur. Që tashmë e tutje, ishte njeriu ai që do të ruante trashëgiminë historike dhe arritjet shpirtërore, si dhe do të mbronte shpalljen e fundit nga prishja, duke u mbështetur tek vetë Kurani dhe duke nxjerrë mësim nga pjekuria e tij shoqërore dhe kulturore. Tashmë përgjegjësia nuk binte thjesht mbi një njeri të vetëm, por i besohej kolektivit, ashtu siç thuhet në Kuran: “Do të dalë përherë një grup prej jush që do të bëjë thirrje për virtyt, do të urdhërojë për mirë dhe do të largojë nga e keqja”.[1]

Gjatë zhvillimit të tij shoqëror njeriu arrin një fazë, ku nuk ka më nevojë për ndërhyrje kirurgjikale të vazhdueshme, por përkundrazi është i gatshëm për një formë të qëndrueshme profecie, ku qeniet njerëzore e gdhendin vetë fatin e tyre bazuar në një vizion të qartë, zgjedhje të saktë dhe reflektim mbi përmbajtjen e shpalljes.

Në të tilla kushte, nevojitet një rend intelektual dhe shoqëror, që do t’i çlirojë mendimet dhe veprimet e njeriut nga barra kapitëse dhe trullosëse e preokupimeve dhe që do t’u jepte formë dhe drejtim përpjekjeve të tij të vazhdueshme në botën e mendimit dhe veprimit. Mrekullia e pashuar që është Kurani Fisnik, vendos parimet kryesore të një sistemi të tillë, që nëse njeriu do t’i ndiqte, do të mund të ecte përpara.

Nga të gjithë librat qiellorë, Kurani është i vetmi që u ka rezistuar dëmtimeve të kohës, prandaj dhe sot e kësaj dite ne kemi mes nesh tekstin e plotë dhe të pandryshuar, që qartazi reflekton mësimet e tij krijuese. Vetë Kurani pohon: “Ne e zbritëm këtë Kuran dhe jemi Ne që e mbrojmë”[2] Ky ajet tregon se motivi më i rëndësishëm për dërgimin e profetëve të rinj, nuk ekziston më.

Për më tepër, duhet të jemi të vetëdijshëm, se besimi në gjithë profetët (paqja qoftë mbi ta), shënjon besim në një proces të vazhdueshëm historik, një proces që nisi me vetë historinë dhe origjinën e shoqërisë njerëzore e që është manifestuar në një luftë të vazhdueshme mes së vërtetës dhe të kotës dhe do të vazhdojë deri me ngadhënjimin përfundimtar të së parës mbi të fundit. Në çdo kohë, profetët e kanë çuar përpara ndërgjegjësimin dhe pjekurinë e njeriut në përputhje me rrethanat dhe kapacitetet e shoqërisë.

Përsa u përket disa ligjeve dhe urdhëresave, dallimet mes tyre nuk cënojnë parimet themelore dhe natyrën e fesë, sepse kjo mungesë harmonie e sipërfaqshme lidhet me çështje ndihmëse dhe jo shqetësime themelore, që kanë të bëjnë me natyrën e vërtetë të fesë.

Në të vërtetë, korrigjimi i gabimeve në të menduar dhe në të vepruar është i mundur, vetëm nëse arrihet të përshtaten një sërë programesh veprimi, secili i pajtueshëm me një tërësi realitetesh objektive. Nëse në metodat që profetët (paqja qoftë mbi ta) kanë ndjekur gjatë rrjedhës së përpjekjeve të vazhdueshme mund të vihet re mungesa e një harmonie të jashtme, kjo nuk ka lidhje aspak me qëllimin e tyre thelbësor. Në misionet e tyre nuk ekziston ndonjë kontradiktë lidhur me synimin themelor të tyre – për të ndryshuar dhe për t’u dhënë trajtë të re mendimeve të njerëzve, të cilët ishin larguar nga realiteti dhe jetonin në errësirë, si nga ana kulturore ashtu dhe nga ajo shoqërore.

Në Kuranin Fisnik thuhet: “Pas profetëve të mëparshëm, Ne dërguam Isain, birin e Merjemes; ai vërtetoi Teuratin që solli Musai”[3].

Kurani vërteton misionet e profetëve të mëparshëm

Kurani jo vetëm që nuk i mohon dhe zhvlerëson shpalljet e hershme, por pozitivisht vërteton mesazhin e gjithë profetëve të tjerë dhe lajmëtarëve të drejtë, si dhe ngre lart figurën e atyre burrave të mëdhenj për përpjekjet dhe mundimet e tyre.

Në Kuran, emrat e atyre që prej çifutëve dhe të krishterëve mbahen si udhëheqës, përmenden vazhdimisht dhe gjithë respekt. A nuk flet vallë lavdërimi dhe përnderimi i këtyre figurave, për besnikërinë, vërtetësinë dhe vlefshmërinë e mesazhit kuranor si i bazuar në shpallje?

Mbi të gjitha, pasuesit e Hebraizmit dhe Krishterimit, kanë qenë mëse armiqësorë ndaj fesë së re, Islamit dhe fakti që Kurani i ngre shumë lart figurat e shenjta të këtyre dy feve, dëshmon për Kuranin se sa larg qëndron ai ndaj çdo rivaliteti zemërngushtë dhe se sa të huaja janë për të përpjekjet për pushtet.

Kurani pohon: “Ne ua zbritëm këtë libër juve me të vërtetën, që vërteton dhe mbron librat e mëparshëm qiellorë.”[4]

Përderisa feja ka lëshuar rrënjë në natyrën e njeriut, si një ndër impulset themelore që gjen shprehi në botëkuptimin dhe veprat e tij, kjo është kryesisht një dhe e pandryshueshme. Në Kuranin Fisnik thuhet:“Ktheju drejtpërdrejt fesë, sepse Zoti e ka krijuar natyrën e brendaqenësishme të njeriut në përputhje me të”[5]. (30:29)

Së andejmi, megjithëse njeriu u nënshtrohet normave që mbizotërojnë në botën fenomenale dhe merr kuptim duke hyrë në marrëdhënie me këto fenomene dhe ligjin e rritjes drejt përsosjes që i drejton ato, rruga i tij drejt lumturisë është e vetme dhe unike. Vetëm feja mund t’i tregojë atij rrugën dhe qëllimin e veçantë. Montesquieu thotë: “Vetë natyra e ligjeve njerëzore bën që ata t’u binden ngjarjeve dhe ndodhive. Pra, ngjarjet ndikojnë mbi ta. Ndërsa përkundrazi, ligjet qiellore nuk ndryshojnë duke u bazuar në ngjarje apo në vullnetin gjithnjë e në ndryshim të njeriut. Ligjet njerëzore synojnë të arrijnë gjithmonë zgjidhjen më të mirë të mundshme; ndërsa ligjet qiellore e zbulojnë vërtet zgjidhjen më të mirë. Virtyti dhe mirësia pa dyshim që kanë një sërë aspektesh dhe varietetesh të ndryshme, por më e mira e zgjidhjeve është domosdoshmërisht unike dhe kësisoj e pandryshueshme. Njeriu mund t’i ndryshojë ligjet e nxjerra prej tij, sepse ndodh që një ligj i caktuar të jetë i dobishëm në një kohë, por jo në një tjetër. Sistemet fetare ofrojnë gjithmonë ligjet më të mira dhe duke qenë se nuk ka vend për përmirësim, janë të pandryshueshme”

Nëse u kthejmë shpinën ligjeve hyjnore dhe jepemi pas rregullave që i nxjerrim vetë ne, në të vërtetë kemi braktisur qartësinë e hapur dhe të gjerë të ligjit universal të fesë për rruginën e cekët dhe të pasheshuar të mendjes së kufizuar njerëzore.

Ndryshimi themelor mes misionit të profetit të Islamit dhe atij të profetëve të tjerë qëndron në faktin, se shpallja e tyre shërbeu si bazë e një programi të përkohshëm veprimi. Në çastin që u shfaq Islami, ku sistemet e feve të mëparshme kishin filluar të dobësoheshin dhe të çalonin, nuk ishte më e mundur që t’u qëndroje besnik atyre feve dhe sistemeve të besimit.

Sistemi i vlefshëm islam, në ndryshim nga sistemet e tjera, e plotëson tërësisht strukturën e profecisë: koherenca e tij logjike dhe qëndrueshmëria e patundur përfshijnë të gjitha dimensionet ekzistuese të profecisë dhe përmbledhin në vetvete gjithçka sollën profetët e mëparshëm për të përmbushur nevojat e njeriut në aspektin shoqëror si dhe nevoja të tjera morale dhe materiale.

Roli i profetëve për të korrigjuar gabimet dhe devijimet e shoqërisë dhe për të themeluar një model të saktë mendimi dhe veprimi duhet të kryhet tashmë nga drejtues fetarë të mbështetur në burimet e pashtershme të Islamit. Kurani, sistemi i vlefshëm që ushqen tërë Islamin dhe që i jep atij vlera, përcakton gjithashtu dhe drejtimin nga duhet të përparojnë myslimanët dhe shërben si burim ligjesh gjithëpërfshirëse, që nuk lënë asgjë jashtë panoramës së tij të tërësishme. Përveç kësaj, Kurani mbart esencën dhe kuptimin thelbësor të të gjitha mësimeve që transmetohen nga mbartësit e fjalës së Zotit.

Në momentin kur njeriu arrin në një fazë, ku është i aftë të kuptojë të vërtetat universale dhe mësimet e ligjet hyjnore, dijetarët dhe dijedashësit dalin si pasues të profetëve, me funksionin e ngulitjes së kritereve autentike të fesë në mendjet e njerëzve.

Në ndjekje të idealeve të lartësuara të fesë, ata marrin përsipër detyrën për të hetuar, për të kërkuar dhe për ta mbrojtur fenë nga çdo lloj shtrembërimi; ata përhapin mësimet e Zotit në formën e tyre të vërtetë.

Në shumë ajete të Kuranit, njerëzve u bëhet thirrje të studiojnë me kujdes të veçantë fenomenet e ndryshme natyrore, që nëpërmjet mënyrës së deduksionit të mundohen të perceptojnë shpirtin që drejton skemën e krijimit.

Vëmendja e vazhdueshme që Kurani i kushton arsyes, përvojës dhe dobisë që vjen prej tyre, si dhe domethënies që i bashkangjit natyrës dhe historisë si burime që mbajnë diturinë, lidhen me vulosjen e profetësisë me Kuranin dhe profetin e Islamit. Ata flasin për mbizotërimin e një botëkuptimi të ri në historinë e njerëzimit.

Synimet abstrakte duhen shndërruar në mënyrë të padiskutueshme në realitete objektive, nëse duan që të gëzojnë vlefshmëri. Ne po shohim vërtet, se për mëse pesëmbëdhjetë shekuj, njeriu ka dëshmuar se është i aftë t’i mbartë këta përgjegjësi të rënda, por frytdhënëse duke e ruajtur trashëgiminë e tij fetare dhe shkencore, si dhe duke shfaqur thellësi dhe realizëm në analizimin dhe interpretimin e saj.

Kjo në vetvete është tregues i pavarësisë së njeriut dhe gatishmërisë së tij për të ruajtur versetet hyjnore me kujdesin më të madh të mundshëm, si dhe i aftësisë së tij për ta kryer detyrën e përçimit, interpretimit, mësimdhënies dhe përhapjes së fesë.

Në kohën kur njeriut i arrin urdhri i fundit hyjnor, nuk ekziston më mundësia për ardhjen e një profeti të ri. Vulosja e profetësisë mund të krahasohet me një copë trualli, ku me shumë kujdes kanë përfunduar të gjitha kërkimet e mundshme arkeologjike për të zbuluar artifaktet e hershme. Asgjë nuk ka mbetur e fshehtë në tokë për të justifikuar kërkime dhe gërmime të reja.

Në kohën kur profetësia ka kaluar në faza të ndryshme deri në shkallën përfundimtare të përsosjes dhe arritjeve dhe kur nga këndvështrimi i shpalljes janë sqaruar të gjitha çështjet e errëta dhe të turbullta, që kanë zënë vend në mendimin dhe në të kuptuarit njerëzor, nuk ka më vend për sqarime. Profetësia e ka kryer rolin e saj dhe ka arritur në stacionin përfundimtar. Megjithatë, ajo vazhdon të jetojë në sajë të natyrës së pashtershme të shpalljes, që na pajis me një sistem të vetëm vlerash kulturore dhe shoqërore përtej kufijve kohorë.

Profeti i Islamit, Muhamedi (a.s) pohon: “Shembulli i profetësisë është si shembulli i një shtëpie, ndërtimi i së cilës ka përfunduar, por ka mbetur vetëm një tullë pa u vënë dhe unë po e vendos atë tullë në vendin e saj”

Megjithëse misionit të profetëve për të përçuar mesazhin Hyjnor dhe për të ndihmuar njerëzimin, i erdhi fundi, lidhja shpirtërore mes botës së njeriut dhe botës së padukshme asnjëherë nuk është shkëputur. Rruga e njeriut drejt stacioneve të lartësuara patjetër që vazhdon të kalojë nëpërmjet pastrimit të shpirtit dhe përkushtimit të sinqertë ndaj Zotit. Njeriu mbart në vetvete një sërë dimensionesh krijuese dhe vetëm nëpërmjet përkushtimit shpirtëror do të arrijë t’i realizojë potencialet e tij. Vetëm atëherë ai do të futet në komunikim me botën e padukshme, do të shohë dhe do të kuptojë, se ata njerëz që janë gllabëruar prej botës së jashtme materiale, nuk mund të shohin e as që mund të kuptojnë. Është sërish përpjekja shpirtërore, që e ndihmon njeriun të kthehet në origjinën e tij të vërtetë njerëzore dhe që i mundëson atij të hyjë në botën e vlerave, që e mbushin dhe i japin kuptim jetës së tij.

Prandaj në këtë botë ka njerëz, që kanë arritur një shkallë të lartë besimi dhe botë mjaft të pasur shpirtërore, pa pasur gradën e profetësisë apo drejtimin fetar të njerëzimit.

Dyert e ndriçimit dhe frymëzimit janë të hapura për këdo, që kërkon ta pastrojë botën e tij të brendshme nga papastërtia dhe errësira e mëkatit dhe ta ktheje zemrën e tij kah flladi jetëdhënës i dijes Hyjnore.

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Ali Imran: 104.

[2] – Sure Hixhr: 9.

[3] – Sure Maide: 46.

[4] – Sure Maide: 48.

[5] – Sure Rum: 29.

Feminizmi dhe gjykimi islam për të
Feminizmi: çfarë është? Cilat janë bindjet e tij? Sa i rrezikshëm është për shoqëritë në përgjithësi, dhe për shoqërinë islame në veçanti? Dhe cila i garanton më plotësisht të drejtat e gruas: qasjet feministe apo legjislacioni hyjnor në mësimet islame?

Diskutimi mbi lëvizjen feministe filloi me kërkesa të kujdesshme për të drejtat njerëzore dhe shoqërore të gruas, por përfundoi duke kaluar në kërkesën për barazi dhe rivalitet të plotë me burrin, madje në disa raste duke e tejkaluar plotësisht atë.

Koncepti i feminizmit

Feminizmi është një grup teorish, lëvizjesh shoqërore, politike dhe ideologjish që synojnë të përkufizojnë dhe të vendosin barazinë politike, ekonomike, personale dhe shoqërore ndërmjet gjinive.

Feminizmi mban qëndrimin se shoqëritë u japin përparësi meshkujve dhe se gratë trajtohen në mënyrë të padrejtë në këto shoqëri. Feministët dhe feministet pajtohen se qëllimi përfundimtar është eliminimi i të gjitha formave të shtypjes që lidhen me gjininë, në mënyrë që të gjithë – gra dhe burra – të mund të zhvillohen dhe të marrin pjesë në shoqëri me siguri dhe liri.

Shumica e feministëve janë veçanërisht të interesuar për çështjet e pabarazisë politike, shoqërore dhe ekonomike ndërmjet grave dhe burrave, ndërsa disa prej tyre argumentojnë se konceptet e gjinisë dhe identitetit gjinor përcaktohen nga struktura shoqërore.

Ekzistojnë shumë përkufizime të konceptit të feminizmit dhe rryma të ndryshme që përfshihen nën të, por thelbi bazë i këtij termi mbetet se të gjitha idetë lidhen me çështjet e grave dhe që synojnë t’i japin fund çdo forme pabarazie dhe shtypjeje mbi bazën e gjinisë.

Korniza e përgjithshme rreth së cilës sillet feminizmi fokusohet në idenë e shtypjes së gruas nga burri dhe domosdoshmërinë e përballjes me të; ai përpiqet me të gjitha mjetet – të drejta apo të gabuara – të arrijë mbështetjen e gruas në këtë përballje me burrin.

Të tjerë e klasifikojnë si një tërësi idesh dhe vizionesh që fillimisht thërrasin për barazi në aspektet politike, shoqërore dhe ekonomike, deri sa të arrijnë në një barazi të plotë dhe absolute në çdo gjë mes burrit dhe gruas.

Nga një këndvështrim tjetër, ajo konsiderohet si një prirje kundër dualizmit të përqendruar tek burri/gruaja, e cila mbështetet në përqendrimin tek femra dhe në thirrjen për pavarësi të plotë nga burri.

Qëllimi i lëvizjes feministe

Feminizmi në përgjithësi synon të arrijë një qëllim kryesor, që është mbrojtja dhe fitimi i të drejtave të gruas, si dhe rishikimi i sistemeve dominuese në strukturat shoqërore, vënia e tyre në pikëpyetje ose ndryshimi i tyre. Ai gjithashtu synon të sqarojë arsyet që çuan në shfaqjen e konceptit të “shtypjes së gruas” në të kaluarën dhe në të tashmen, si dhe humbjen e barazisë së saj me burrin.

Sipas kësaj qasjeje, zgjidhja qëndron në ndryshimin e sistemit shoqëror, ekonomik dhe politik përmes veprimit kolektiv. Prandaj, feminizmi konsiderohet një lëvizje shoqërore-politike që u shfaq fillimisht në Perëndim për të kërkuar të drejtat e gruas në aspektet shoqërore, politike dhe ekonomike.

Disa e shohin atë si një filozofi dhe teori të re në fusha si gjuha, letërsia, kritika, historia, etika dhe njohuria, e cila erdhi ndryshe nga filozofia dhe teoria tradicionale, pasi – sipas tyre – këto të fundit janë formësuar mbi baza mashkullore.

Historia e feminizmit

Studiuesit në fushën e studimeve mbi gruan kanë mendime të ndryshme rreth historisë së shfaqjes së termit “feminizëm”:

Shkrimtarja Sara Gamble mendon se përdorimi i parë i termit “feminist” daton në vitin 1805, në një revistë të quajtur “Minaret el-‘Ilm”, një vit pasi Sara Grand krijoi termin “gruaja e re”, me të cilin përshkruante gjeneratën e re të grave që kërkonin pavarësi dhe refuzonin kufizimet tradicionale të martesës.

Ndërsa disa të tjerë ia atribuojnë përdorimin e parë të termit filozofit Sharl Furje.

Shkrimtarja Hakimeh Naxhi thotë se shfaqja e parë e termit ishte në një tezë të vjetër në fushën e mjekësisë në vitin 1871, ku ai nënkuptonte ndalimin e zhvillimit te mashkulli i sëmurë dhe mungesën e virilitetit tek ai.

Disa të tjerë mendojnë se koncepti nuk ka kaluar përtej përshkrimit të tipareve femërore deri në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë.

Termi “feminizëm” që njohim sot është një term modern, i lidhur me një rrymë kërkimore akademike që u shfaq në universitetet perëndimore që nga fundi i viteve 60 dhe fillimi i viteve 70. Ai u përqendrua në rishqyrtimin dhe rileximin e historisë, për të zbuluar qendërzimin mashkullor që ka margjinalizuar gratë, u ka mohuar të drejtat dhe ka injoruar kontributet dhe rolin e tyre, si dhe për të zbuluar dominimin mashkullor në ndërtimin e dijes dhe shkencave përgjatë historisë.

Pra, në fillimet e tij, koncepti – me shumë gjasë – nuk njihej si një thirrje për të mbrojtur gruan apo për të denoncuar padrejtësitë ndaj saj, por në rastin më të mirë ishte thjesht një term mjekësor.

Fazat që ka kaluar lëvizja feministe

Faza e parë: Filloi me thirrjen për barazi shoqërore, ekonomike dhe politike në fund të shekullit XVIII dhe vazhdoi deri në fillim të shekullit XX.

Koncepti qendror mbi të cilin u ndërtua feminizmi në këtë valë ishte barazia sipas filozofisë liberale. Kërkesat kryesore në atë periudhë u përqendruan në të drejtën për arsimim, të drejtën e pronësisë, të drejtën për përkujdesje, të drejtën për të ngritur padi për divorc, rritjen e mundësive për punësim, barazinë ligjore dhe, mbi të gjitha, të drejtën e votës për gruan. Pas kësaj faze, pasoi një periudhë relative stagnimi për shkak të angazhimit të opinionit publik me Luftën e Parë Botërore.

Faza e dytë (teoria feministe dhe gjinia/seksi): Filloi në vitet 60 të shekullit XX dhe vazhdoi deri në mesin e viteve 70.

Në këtë fazë, koncepti i feminizmit u ndikua nga idetë socialiste. U përfshi ideja e dallimit ndërmjet gjinive, e cila u interpretua si rezultat i historisë dhe edukimit shoqëror, ndërsa në thelb burri dhe gruaja konsideroheshin si një lloj i vetëm.

Gjithashtu, u fut koncepti i “gjinisë” si një mjet për analizimin e marrëdhënieve shoqërore dhe për të dalluar midis dimensionit biologjik dhe atij kulturor-shoqëror.

Faza e tretë (pas-feminizmi / feminizmi global): U shfaq që nga mesi i viteve 70 të shekullit XX dhe vazhdon deri në ditët tona.

Në këtë fazë, feminizmi mori një karakter global, i bazuar në idenë e pluralizmit dhe në thyerjen e monopolizimit nga një perspektivë e vetme. Ai filloi të përfshijë gratë në mbarë botën, duke çuar në shfaqjen e rrymave si feminizmi i grave me ngjyrë dhe feminizmi i botës së tretë.

Feminizmi në botën arabe

Idetë dhe konceptet feministe perëndimore hynë në botën arabe në mënyra të ndryshme përmes disa kanaleve, më të rëndësishmet prej tyre janë:

Misionet dhe studimet në vendet perëndimore

Veprat e paraqitura nga figurat e Rilindjes arabe, si myslimanë ashtu edhe të krishterë

Imitimi i kulturës dhe stilit të jetesës perëndimore nga shtresat shoqërore gjysmë-aristokrate

Termi “feminizëm” në botën arabe ka kaluar nëpër tre faza:

Faza e parë (1860–1920): Termi u shfaq në mënyrë të nënkuptuar në Egjipt ndër aktivistet për çlirimin e gruas. Në këtë periudhë lindi ajo që quhet “feminizmi i fshehtë” (Invisible Feminism) në shoqërinë arabe.

Faza e dytë (fundi i viteve 20 – fundi i viteve 60): U shfaq një lëvizje feministe e organizuar në disa vende arabe. Megjithatë, duke filluar nga vitet 1950 deri në vitet 60, disa shtete arabe filluan ta kufizonin këtë lëvizje pa e zhdukur plotësisht pavarësinë e saj apo pa cenuar anëtaret e saj.

Faza e tretë (nga vitet 70 deri sot): Kjo periudhë shënoi një ringjallje të aktivitetit feminist në disa vende arabe. Fundi i shekullit XX konsiderohet si momenti kur u formua një feminizëm arab i strukturuar, i teoricizuar dhe analitik ndaj çështjeve të gruas.

Kasim Amin konsiderohet si “babai shpirtëror” i feminizmit arab. Lëvizja filloi me librin e tij “Çlirimi i gruas”, ku u shfaqën për herë të parë thirrjet për emancipimin e saj. Ai shkroi gjithashtu librin “Gruaja e re” dhe bëri thirrje për çlirimin e gruas, duke e parë këtë si një thirrje që buron nga vetë feja për barazi në të drejta mes gjinive.

Ai gjithashtu hodhi bazat e ideve feministe duke kërkuar barazi në të drejta dhe duke theksuar rëndësinë e arsimimit të gruas, qoftë edhe në nivel minimal, për të arritur plotësimin e dinjitetit të saj njerëzor sipas tij. Ai kërkoi gjithashtu që divorci të vendosej në dorën e gjykatës për të shmangur abuzimin nga burri, ndërsa e konsideronte poligaminë si një formë të rëndë nënçmimi ndaj gruas.

Më pas, Huda Shaarabi themeloi Bashkimin Feminist në Egjipt, dhe filluan të përhapen organizata dhe shoqata feministe të mbështetura nga Perëndimi në vende të ndryshme arabe, me qëllime dhe slogane që ndonjëherë gjenin mbështetje e ndonjëherë jo.

Huda Shaaravi vazhdoi lëvizjen feministe pas Kasim Aminit; ajo arriti të bindte Universitetin e Egjiptit në vitin 1908 që të hapte një sallë për ligjërata për gratë. Ajo gjithashtu bëri thirrje për heqjen e mbulesës së fytyrës, gjë që ishte e pazakontë për kohën, dhe themeloi “Bashkimin Feminist Egjiptian” në vitin 1923, i cili në vitin 1966 u quajt “Shoqata Huda Shaaravi”.

Më pas, organizatat dhe shoqatat feministe filluan të themelohen në mënyrë të pavarur në vende të ndryshme të botës arabe.

Arsyet e shfaqjes së feminizmit

Shumë do të thonë se ai lindi si pasojë e padrejtësive që gruaja ka pësuar ndër shekuj, por kjo nuk u përgjigjet disa pyetjeve shumë të rëndësishme:

Pse lëvizja feministe u shfaq vetëm kohët e fundit, megjithëse pretendohet se gruaja ka qenë e shtypur prej mijëra vitesh?

Pse ajo u shfaq në vendet e zhvilluara, ku gratë gëzojnë kushte më të mira jetese se gratë – madje edhe burrat – në vendet në zhvillim?

Nëse gruaja e ka konsideruar veten të shtypur prej kohësh, pse shumë gra në vende si SHBA, Kanadaja, Britania dhe Australia kundërshtuan lëvizjen feministe në fillimet e saj?

Qëllimet e lëvizjes feministe

Përforcimi i bindjes se nuk ka dallime midis mashkullit dhe femrës, dhe se ata janë të njëjtë në aspektin mendor dhe psikologjik; si dhe përhapja e konceptit “gjini” (gender) për ta rrënjosur këtë ide në strukturën shoqërore dhe mendore të shoqërisë.

Synimi për të ndryshuar konceptet tradicionale përmes pranimit të devijimeve seksuale, kundërshtimit të martesës tradicionale mes burrit dhe gruas, pranimit të martesave mes të njëjtit seks dhe dobësimit të familjes natyrore; si dhe ndryshimi i ligjeve për t’i unifikuar ato për të dy gjinitë, duke e konsideruar familjen, amësinë dhe martesën tradicionale si burime të shtypjes së gruas.

Përhapja e idesë së “gruas si viktimë”, duke theksuar se ajo është viktimë e dominimit mashkullor, e dhunës, e përdhunimit dhe e ngacmimit seksual në të gjitha marrëdhëniet me burrin, dhe se ajo duhet të mbrohet prej tij, sidomos pasi nuk ka më nevojë për martesë për të siguruar jetesën.

Theksimi i konceptit të përdhunimit dhe përhapja e studimeve dhe shkrimeve që pretendojnë se të gjithë burrat ushtrojnë dhunë seksuale ndaj grave; sipas kësaj ideje, çdo marrëdhënie që nuk përputhet me dëshirën e gruas konsiderohet përdhunim, edhe brenda martesës.

Dhënia e lirisë absolute gruas në marrëdhëniet seksuale, përfshirë të drejtën për të përcaktuar identitetin e saj gjinor dhe për të pasur marrëdhënie me këdo që dëshiron, brenda apo jashtë martesës; si dhe konsiderimi i kontrollit të lindjeve si e drejtë ekskluzive e saj.

Nxitja e martesave mes të njëjtit seks dhe kërkesa për njohjen dhe mbrojtjen e tyre në nivel ndërkombëtar, me arsyetimin e shmangies së barrës së shtatzënisë dhe lindjes.

Disa nga përfaqësueset e njohura të feminizmit bashkëkohor shprehen hapur për përvoja të tyre në marrëdhënie me persona të të njëjtit seks, dhe lidhja mes disa rrymave feministe dhe këtyre orientimeve konsiderohet e njohur në këto qasje.

Format e feminizmit

Feminizmi ndahet në tre shkolla tradicionale kryesore:

1 – Feminizmi liberal

2 – Feminizmi radikal (themelues)

3 – Feminizmi socialist/marksist

Këto njihen ndonjëherë si “tre shkollat kryesore” të mendimit feminist.

Më vonë, që nga fundi i shekullit të XX, u shfaqën forma të reja feministe që ndjekin tendencat politike të shoqërisë ku veprojnë, ose përqendrohen në tema specifike si mjedisi.

Feminizmi liberal

Njëlloj i njohur edhe si feminizëm reformist, lëvizja kryesore ose feminizmi borgjez.

Mendohet se zgjidhja e problemeve të grave qëndron në ndryshime ligjore dhe politike reformiste, pa nevojën e ndryshimeve radikale në shoqëri.

Përfaqësuesit e këtij drejtimi e shohin çështjen e gruas nga perspektiva individuale: çdo grua si individ ka aftësi të realizojë vetveten dhe të barazohet me burrin, edhe brenda një shoqërie mashkullore.

Nuk e konsiderojnë klasën, etninë apo gjininë e gruas si faktor vendimtar; çdo grua mund të zgjedhë dhe ndryshojë për t’u bërë e barabartë me burrin.

Feminizmi radikal (themelues)

Sipas këtij drejtimi, problemi i grave qëndron në organizimin shoqëror; kërkohet një rindërtim rrënjësor i shoqërisë për të eliminuar dominimin mashkullor.

Përcakton hierarkinë kapitaliste të kontrolluar nga burrat si burimi kryesor i shtypjes së gruas dhe synon shkuljen dhe rindërtimin e plotë të shoqërisë.

Nuk mbështet marrëdhëniet heteroseksuale tradicionale dhe lidhet ngushtë me feminizmin lesbik.

Feminizmi radikal kritikohet nga disa gra të tjera feministe për ndarjen që krijon midis gjinive.

Feminizmi marksist/socialist

Ka rrënjë në mendimin marksist perëndimor dhe ka frymëzuar lëvizje të ndryshme të ndërthurura, që kritikon kapitalizmin dhe fokusohet në lidhjen e ideologjisë me gratë.

Sipas këtij drejtimi, kapitalizmi është shkaku themelor i shtypjes së grave; diskriminimi në punë dhe në jetën familjare është pasojë e ideologjive kapitaliste.

Feminizmi socialist dallon nga ai marksist sepse thotë se çlirimi i gruas arrihet vetëm përmes eliminimit të të gjitha burimeve ekonomike dhe kulturore të shtypjes.

Feminizmi mjedisor

Shikon lidhjen mes shtypjes së gruas dhe çështjeve mjedisore.

Sipas këtij drejtimi, shkatërrimi mjedisor dhe shtypja e gruas kanë një burim të përbashkët: shfrytëzimin mashkullor të mjedisit. Në sistemin patriarkal, burri zotëron tokën, e shfrytëzon dhe shtyp gruan.

Ky shtypje e përbashkët krijon një lidhje dhe ngjashmëri mes grave dhe natyrës.

Feminizmi i Jugut (pas-kolonial)

Përqendrohet në çështjet e grave në një nivel global.

Kritikon feminizmin e Veriut që imponon perspektivën e grave të shoqërive të pasura si universale.

Synon të analizojë ndërveprimin mes ideologjive mashkullore, kolonializmit dhe racizmit.

Gjykimi i feminizmit në Islam

Feminizmi paraqitet si një lëvizje globale kundër legjislacionit hyjnor dhe kundër çdo gjëje tjetër; ai bazohet në mendimin liberal, që nënkupton lirinë absolute të gruas në të gjitha veprimet dhe barazimin e saj me burrin në çdo të drejtë. Kjo ide bie ndesh me parimin e adhurimit ndaj Allahut, dorëzimit ndaj ligjit të Tij dhe bindjes ndaj Tij përmes zbatimit të urdhrave dhe shmangies nga ndalesat. Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: “Vërtet, namazi im, adhurimi im, jeta ime dhe vdekja ime janë për Allahun, Zotin e botëve.”

Gruaja që kërkon një liri pa kufij, të rregulluar vetëm nga ligji njerëzor, konsiderohet si kundërshtuese e ligjit të Allahut, pasi ajo synon një gjykim jashtë shpalljes hyjnore.

Mendimi feminist shihet si kundërshtues i parimeve islame që Allahu i ka shpallur në Librin e Tij dhe që i Dërguari (a.s) i ka sqaruar; ndër to është dallimi mes burrit dhe gruas në dispozitat juridike, si dhe diferencimi i tyre në veçori, ku çdo gjini ka të drejta që përputhen me natyrën dhe funksionet e saj. Ligjvënësi i ka dhënë burrit disa përgjegjësi dhe kompetenca për realizimin e interesit dhe ruajtjen e të drejtave, si në fjalën e Allahut: ”O ju që besuat! Ruani veten dhe familjet tuaja nga një zjarr, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët” dhe në fjalën e Tij: “Nëse nuk janë dy burra, atëherë një burrë dhe dy gra nga ata që i pranoni si dëshmitarë, që nëse njëra gabon, t’ia kujtojë tjetra” dhe në fjalën e Tij: “Allahu ju urdhëron për fëmijët tuaj: mashkullit i takon sa pjesa e dy femrave.”

Edhe hadithet e sakta që trajtojnë këtë koncept janë të shumta.

Si i garantoi Islami të drejtat e gruas?

Para Islamit, gruaja jetonte në shtypje; ajo trajtohej si një send i shtëpisë. Kur i vdiste burri, ajo trashëgohej nga djemtë e tij; nëse nuk ishte nëna e tyre, mund të konsiderohej si skllave dhe të trajtohej si e tillë.

Kur erdhi Islami, ai e fuqizoi gruan dhe i dha shumë të drejta: politike, shoqërore dhe financiare. Megjithatë, për fat të keq, këto të drejta shpesh nuk zbatohen në kohën tonë, për shkak të disa dijetarëve tradicionalë, veçanërisht gjatë periudhës së rënies së muslimanëve (rreth 400 vite), të cilët nxorën fetva që ndalonin arsimimin e gruas. Ndikimi i këtij regresi vazhdon të ndihet deri në ditët tona.

E drejta e gruas në politikë

Ndër të drejtat që Islami i ka dhënë gruas në aspektin politik është mundësia që ajo të mbajë poste të ndryshme, përfshirë edhe poste të larta, si dhe të marrë pjesë në udhëheqje dhe në çështje publike (si shembulli i Aishes, Allahu qoftë i kënaqur me të, në Betejën e Devesë).

E drejta e lirisë

Islami e çliroi gruan nga robëria dhe i siguroi një jetë sigurie dhe qetësie, duke e ngarkuar njëkohësisht me përgjegjësitë që i takojnë.

E drejta e pronësisë

Islami e barazoi gruan me burrin në të drejtën e pronësisë, në lidhjen e kontratave dhe në të gjitha llojet e veprimeve financiare. Kur gruaja arrin pjekurinë dhe shfaq aftësi të mirë në menaxhim, ajo nuk është më nën kujdestarinë e dikujt (qoftë babai apo tjetër), ashtu si edhe burri, në çështjet e saj financiare dhe personale.

E drejta e barazisë

Nëse burri është kryefamiljar dhe mbrojtësi i saj, kjo nuk e ul pozitën e gruas; ajo është nëna, bashkëshortja, motra dhe vajza, dhe përbën bërthamën e familjes përmes edukimit të fëmijëve, përkujdesjes ndaj burrit dhe shërbimit ndaj shoqërisë. Për ndërtimin e një shoqërie islame të balancuar, Islami i barazoi burrin dhe gruan në të drejtat civile në të gjitha format. Allahu thotë:

“O njerëz! Ne ju krijuam nga një mashkull dhe një femër dhe ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet jush. Më i nderuari tek Allahu është më i devotshmi. Allahu është i Gjithëditur dhe i Mirënjohur”

Kjo barazi përfshin si adhurimet ashtu edhe marrëdhëniet shoqërore dhe ekonomike (teuhidi, namazi, agjërimi, haxhi, etj.).

E drejta e gruas për arsimim

Nëse dija është një domosdoshmëri shoqërore sot, ajo ka qenë e tillë edhe në sheriatin islam, i cili filloi me urdhrin për lexim: “Lexo në emër të Zotit tënd që krijoi” Allahu gjithashtu thotë: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?”  Ky adresim është për të dy gjinitë. Aishja (r.a) ishte transmetuese e haditheve dhe njohëse e poezisë, ndërsa Hafsa dinte të lexonte dhe të shkruante. Profeti (a.s) theksoi rëndësinë e edukimit të grave.

E drejta e gruas për punë

Puna është një dukuri jetësore dhe shoqërore, përmes së cilës njeriu siguron jetesën dhe ndërton jetën e tij në bashkëpunim me të tjerët. Kurani nxit punën: “Thuaj: punoni, sepse Allahu do ta shohë punën tuaj, i Dërguari i Tij dhe besimtarët.” Siç punon burri, punon edhe gruaja: Burrave u takon ajo që fitojnë dhe grave u takon ajo që fitojnë Prandaj, puna e gruas është e lejuar.

E drejta e gruas në martesë

Në hadith thuhet: “Gruaja e ve nuk martohet pa u konsultuar, dhe vajza e virgjër pa dhënë pëlqimin e saj.”

Martesa është një kontratë e fortë që duhet të bazohet në pëlqimin e të dy palëve.

Përmbledhje mbi gjykimin e feminizmit në Islam

Në Islam nuk ekziston koncepti i feminizmit në kuptimin e tij modern, as heqja e kujdestarisë, as ndryshimi i dispozitave fetare, e as liberalizmi islam; këto konsiderohen ide të huaja për fenë. Ajo që gjendet në sheriat është respektimi i të drejtave të gruas dhe largimi i padrejtësisë ndaj saj, gjë që është përmendur në shumë tekste fetare.

Profeti (a.s) ka porositur: “Trajtojini gratë mirë!” Gjithashtu: “Asnjëri prej jush të mos e rrahë gruan siç rrihet robi, e pastaj të ketë marrëdhënie me të në fund të ditës.” Dhe: “O Allah, unë e bëj të rëndë (të ndaluar) cenimin e të drejtave të dy të dobëtve: jetimit dhe gruas.”

Thuhet se drejtësia në këto çështje është realizuar në Islam shumë kohë përpara se të shfaqej në Perëndim, si për të drejtat e njeriut ashtu edhe për ato të kafshëve.

Dallimi midis feminizmit dhe të drejtave të gruas

Çështja e të drejtave të gruas trajtohet si një degë e të drejtave të njeriut dhe është një nga çështjet më të rëndësishme bashkëkohore. Ajo është në fokus të rritjes së vëmendjes së Kombeve të Bashkuara për gjendjen e grave në botë, duke synuar mbrojtjen dhe përmirësimin e të drejtave të gruas përmes marrëveshjeve dhe konferencave ndërkombëtare, të cilat theksojnë nevojën që gratë të gëzojnë të gjitha të drejtat e njeriut në mënyrë të plotë dhe të barabartë. Kjo duhet të jetë një nga prioritetet kryesore të qeverive, të cilat duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të luftuar shkeljet e këtyre të drejtave.

Më pas u shfaq lëvizja feministe, e cila pati një zhvillim të madh dhe të rrezikshëm në vitet 60 të shekullit të kaluar, me përhapjen e sekularizmit, moralit të lirshëm, egoizmit dhe ngatërrimit ideor. U krijuan lëvizje feministe ekstreme që adoptonin një ideologji të veçantë për gratë, larg të drejtave reale të tyre, duke promovuar ide që kundërshtojnë drejtësinë, moralin, vlerat dhe fesë, duke çuar në kaos dhe shkatërrim të individit, familjes dhe shoqërisë.

Lëvizja feministe u transformua nga një lëvizje sociale për çlirimin e gruas dhe sigurimin e të drejtave të saj themelore, në një lëvizje që synonte “çlirimin e gruas nga vetë gjinia e saj” si femër, duke e parë gruan si një entitet të pavarur dhe të ndarë nga burri, në konflikt me të.

Kjo ka prodhuar një sërë konceptesh dhe ide që janë në kundërshtim me natyrën njerëzore dhe krijesën që Allahu ka dhënë, dhe që përplasen me vlerat dhe besimet e njerëzve.

Përmbledhje:

Ky drejtim ideologjik është i rrezikshëm; kërcënon sigurinë e shoqërisë dhe kulturën e vajzave tona. Ai përhapet si një “kancer” mes adoleshenteve, veçanërisht kur mungon ndjenja fetare, edukimi shoqëror është i dobët dhe nuk ka mbikëqyrje. Kur familja dobësohet, dobësohet struktura e brendshme e shoqërisë, zvogëlohet besnikëria ndaj atdheut, lidhet shpërbërja e komunitetit dhe pasojat janë të rënda.

Autor: Tarik Suvejdan

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

Dija nuk mjafton pa besimin
Arsyeja nuk është gjithçka tek njeriu, as dija nuk është gjithçka në jetë.

Arsyeja ka fushën e saj, të cilën nuk e tejkalon; po ashtu edhe dija ka sferën e vet, përtej së cilës nuk shtrihet. Pas kësaj, arsyeja dhe dija nuk mund të japin as edhe një përgjigje. Sekreti i ekzistencës, qëllimi i jetës, fillimi i gjithësisë dhe përfundimi i saj, çështja e jetës dhe e vdekjes, si dhe problemet e mëdha ekzistenciale që lidhen me to, nuk mund të përfshihen nga arsyeja e vetme, as dija nuk mund ta shtrijë autoritetin e saj mbi to; sepse autoriteti i dijes kufizohet në atë që i nënshtrohet vëzhgimit dhe përvojës, pra në çështjet materiale dhe të prekshme.

Prandaj është e domosdoshme një njohje tjetër, që buron nga një burim tjetër, për të përcaktuar pozitën e njeriut dhe qëllimin e tij, misionin e tij në këtë tokë, marrëdhënien e tij me universin dhe jetën, si dhe me Krijuesin e universit dhe të jetës. Ky burim nuk është tjetër veçse shpallja hyjnore, dhe nuk ka rrugë për ta pranuar atë veçse përmes besimit. Disa mendimtarë njerëzorë, në epoka të ndryshme, u përpoqën të arrinin te të vërtetat e mëdha vetëm me arsyet e tyre dhe të zgjidhnin problemet e ekzistencës me mendimet e tyre, por nuk ia dolën; përfunduan në rezultate kontradiktore, që as nuk e qetësojnë zemrën, as nuk e rregullojnë jetën. Vetëm besimi është rruga e sigurt.

Besimi është ai që i shpjegon çështjet madhore të ekzistencës, që e lidh njeriun me ekzistencën e madhe, me përjetësinë e fillimit dhe të mbarimit, dhe që i jep jetës shije, qëllim dhe mision.

Njëkohësisht, besimi është ai që e mbron dijen nga devijimi dhe e pengon përdorimin e saj për të keqen dhe agresionin. Prandaj e shohim Sulejmanin (a.s.), kur iu soll froni i Belkisës përmes atij “që kishte dije nga Libri”, t’ia kthejë meritën Allahut dhe të mos bëhet mendjemadh apo i vetëkënaqur, por të thotë, siç rrëfen Kurani: “Kur e pa të vendosur pranë tij, tha: “Kjo është nga mirësia e Zotit tim, që të më sprovojë nëse do të falënderoj apo do të mohoj; e kush falënderon, falënderon për veten e tij, e kush mohon, atëherë Zoti im është i Pavarur, Bujar.”

Po ashtu, në rrëfimin e Dhul Karnejnit, pasi përfundoi ndërtimin e digës, ai shprehet me përulësinë e besimtarëve: “Kjo është mëshirë nga Zoti im; e kur të vijë premtimi i Zotit tim, Ai do ta bëjë atë rrafsh, dhe premtimi i Zotit tim është i vërtetë.”

Kështu pra dija e udhëhequr nga besimi, në kuadrin e qytetërimit islam, ndërtoi dhe zhvilloi, punoi për shërbimin e njeriut, për pastrimin shpirtëror të tij dhe për lumturinë e tij.

Ne kemi vënë re  se kur dija, në Perëndim – për shkak të rrethanave historike me kishën – u ngrit larg udhëzimit të Allahut dhe e shkëputur nga besimi në Të, rezultati ishin armët kimike dhe biologjike, mjetet e shfarosjes dhe të shkatërrimit, të cilat e bënë njerëzimin të flejë me ëndrra të ankthshme dhe të zgjohet me frikëra tronditëse. Dija u dha atyre mjetet, por nuk u dha qetësinë shpirtërore. Me të triumfuan mbi natyrën, por nuk triumfuan mbi veten dhe epshet e tyre.

Prandaj ishte e domosdoshme besimi i dijetarëve dhe dija e besimtarëve. Mbi këtë ndërtohet jeta islame e plotë dhe e ekuilibruar.

Pikërisht për këtë arsye, ajeti i parë i shpallur nga Kurani bashkoi mes dijes dhe besimit: “Lexo në emër të Zotit tënd, i Cili krijoi”. Leximi – që është çelësi i dijes – në Islam kërkohet të jetë në emër të Allahut Krijues. Dhe nëse çelësi i Islamit është dija dhe kuptimi, atëherë thelbi i Islamit është besimi, ndërsa thelbi i besimit është njëshmëria (teuhidi). Madje ky është thelbi i të gjitha shpalljeve qiellore; prandaj thirrja e parë në çdo mision profetik ka qenë: “O populli im, adhuroni Allahun; ju nuk keni zot tjetër përveç Tij”

Autor: Jusuf Kardavi

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com