Kushtet e besimit – Ardhmeria Online

Historitë kuranore dhe besimi në kader
Të gjithë pejgamberët dhe të dërguarit, si dhe ata që i ndoqën, ishin besimtarë të akides së teuhidit të pastër e të saktë, ashtu siç ua shpalli Zoti i tyre, i Lartësuar dhe i Madhëruar. Besimi në cilësitë e Allahut të Lartësuar – si dija, fuqia, vullneti dhe krijimi – janë të gjitha pjesë përbërëse e teuhidit, i cili është themeli i fesë islame.

Kurani Fisnik ka folur për pejgamberët dhe për të tjerët, duke sqaruar pohimin e tyre për kaderin (caktimin hyjnor), se çfarë do Allahu bëhet, e çfarë nuk do Ai, nuk bëhet.

1 – Në rrëfimin e Nuhut (a.s)

Allahu i Lartësuar thotë: “Ata i thanë Nuhut (a.s.) me nxitim: “O Nuh, na ke kundërshtuar dhe e ke shtuar polemikën me ne, e ne nuk do të të ndjekim. Na sill pra atë me çka na kërcënon, nëse je prej të sinqertëve! Ai tha: Vetëm Allahu do t’jua sjellë atë, nëse dëshiron, e ju atij nuk mund t’i ikni. Këshilla ime nuk do t’ju bëjë dobi edhe sikur të doja t’ju këshilloja, nëse vullneti i Allahut është që t’ju shkatërrojë. Ai është Zoti juaj dhe ju tek Ai do të ktheheni.”[1] Nuhu (a.s) u përgjigj duke sqaruar se çështja është tërësisht në dorën e Allahut: Ai ua sjell dënimin nëse dëshiron. Pastaj sqaroi se këshilla e tij nuk do t’u bëjë dobi nëse Allahu dëshiron t’i lërë në humbje. Vullneti i Allahut është mbizotërues dhe dëshira e Tij është zbatuese.

2 – Në rrëfimin e Ibrahimit (a.s) me birin e tij Ismailin (a.s)

Kur Ibrahimi (a.s.) mori urdhrin për ta therur të birin. Kur djali i tij arriti moshën që të ecte e ta ndihmonte, dhe kjo zakonisht është koha kur fëmija është më i dashur për prindërit, babai pa në ëndërr se Allahu e urdhëronte ta therë dhe Ëndrrat e pejgamberëve janë shpallje.

Ismaili (a.s) duku iu nënshtruar plotësisht urdhrit të Allahut të Lartësuar tha me vendosmëri: “O babai im, bëj atë që je urdhëruar. Do të më gjesh, nëse do Allahu, prej të durueshmëve.”[2] Ai e lidhi vendosmërinë e tij me vullnetin e Allahut, sepse asgjë nuk ndodh pa dëshirën e Tij

3 – Në rrëfimin e Jusufit (a.s)

Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe ai të dy prindërit e vet i mori lart në fron, e ata iu përulën ati e ai tha: O babai im, kjo është domethënia e ëndrrës sime të mëparshme. Zoti im tani këtë e bëri realitet, e mua më dhuroi mirësi kur më nxorri prej burgut, e juve ju solli nga fshati pasi djalli pati futur përçarje ndërmjet meje dhe vëllezërve të mi. Zoti im me mjeshtëri e butësi e realizon dëshirën  e vet për çfarë don, vërtet Ai është i Gjithëdijshmi, më i Urti.”[3]

Fjala e tij: “Zoti im me mjeshtëri e butësi e realizon dëshirën  e vet për çfarë don” do të thotë: se kur Ai dëshiron diçka, Ai i përgatit shkaqet dhe e lehtëson realizimin e saj. Ai është i Dijshëm për interesat e robërve të Tij, i Urtë në veprat, fjalët, caktimin dhe zgjedhjen e Tij.

Jusufi (a.s.) besonte se gjithçka që i kishte ndodhur dhe që i ndodhi, atij dhe të tjerëve, është me caktimin dhe kaderin e Allahut.

4 – Musai (a.s)

Allahu përmend fjalën e Musait (a.s) në rrëfimin e tij duke thënë: “Musai zgjodhi nga populli i tij shtatëdhjetë veta për kohën që Ne ia caktuam takimin. E pasi i kapi ata dridhja (e tokës) ai tha: Zoti im, sikur të kishe dashur Ti, i kishe zhdukur ata më parë ata dhe mua. A po na zhduk për atë që bënë të marrët nga ne? Kjo është vetëm sprovë e Jotja, që me të e bën të humbur atë që do dhe e vë në rrugë të drejtë atë që do..”[4]

Këto fjalë të Musait (a.s) tregojnë qartë besimin e tij në kader.

5 – Në rrëfimin e Musait (a.s) me Shuajbin

Allahu i Lartësuar thotë: “Do të më gjesh, nëse do Allahu, prej të mirëve.”[5]

Ai e lidhi këtë me dëshirën e Allahut, duke ia deleguar çështjen suksesit dhe ndihmës së Tij.

6 – Në rrëfimin e Musait (a.s) me Hidrin

Allahu i Lartësuar thotë: “(Musai) tha: Do të më gjesh të durueshëm, në dashtë Allahu, e nuk do të të kundërshtoj për asgjë.”[6]

Ai e lidhi durimin dhe moskundërshtimin me vullnetin e Allahut, sepse pejgamberët dhe të devotshmit nuk mbështeten në vetveten as sa hap e mbyll sytë.

Kjo tregon se çdo gjë ndodh vetëm me dëshirën e Allahut. Rrëfimi i Musait me Hidrin gjendet i plotë në Sahihun e Buhariut

7 – Pas fundosjes së Karunit

Allahu i Lartësuar thotë: “Është shumë e qartë se Allahu është Ai që i jep bollëk dhe ia pakëson kujt të dojë..”[7] Pra, çështja është në dorën e Tij.

8 – Në rrëfimin e Zekerijasë (a.s) dhe Merjemes

Allahu i Lartësuar thotë: “Sa herë që hynte Zekerija në dhomën e saj gjente pranë saj ushqim dhe e pyeste: O Merjeme! Nga të vjen ky ushqim? Ajo përgjigjej: Ky është nga Allahu, se Allahu furnizon kë të dojë pa kufi.”[8]

Sipas mendimit më të saktë, këto janë fjalët e Merjemes, që tregon se furnizimi është i lidhur me vullnetin e Allahut.

9 – Në rrëfimin e shokut që këshilloi shokun e tij që posedonte dy kopshte

Allahu i Lartësuar thotë: “Do të ishte më mirë për ty sikur të kishe thënë, kur hyre në kopshtin tënd: Kështu ka dashur Allahu. Nuk ka fuqi përveçse nëpërmjet Allahut.”[9]

Pra, gjithçka është me dëshirën e Allahut: nëse do, e lë; nëse do, e zhduk.

10 – Fjalët e xhindeve

Allahu i Lartësuar thotë: “Ne nuk e dimë nëse është synuar e keqja për ata që janë në Tokë, apo Zoti i tyre kërkon t’i udhëzojë në rrugë të drejtë.”[10]

Ata pohuan se Allahu ka vullnet absolut. Me edukatë ia atribuuan të mirën Allahut, ndërsa për të keqen nuk përmendën vepruesin.

Besimi në kader është pjesë e besimit në Allahun, sepse nënkupton besimin në përfshirjen e dijes së Tij për çdo gjë, në gjithëpërfshirjen e vullnetit të Tij dhe në depërtimin e fuqisë së Tij në çdo gjë.

Zoti në Islam nuk është një hyjni e izoluar nga ajo që ndodh në univers, që nuk e di çfarë ndodh dhe nuk ndërhyn në të me administrim e drejtim, si “Zoti i Aristotelit”, i cili nuk njeh veçse vetveten, nuk di asgjë për këtë univers dhe nuk administron asgjë në të; apo si “Zoti i Plutoni”, i cili as vetveten nuk e njeh.

Ai nuk është as si zoti i mexhusëve, që sipas tyre ka në dorë vetëm gjysmën e universit – atë që lidhet me të mirën dhe dritën – ndërsa gjysma tjetër, ajo që lidhet me të keqen dhe errësirën, i përket një zoti tjetër. Pra, sipas tyre ka dy zota: njëri zot i së mirës dhe i dritës, tjetri zot i së keqes dhe i errësirës, dhe lufta mes tyre vazhdon derisa në fund fiton zoti i së mirës.

Ai nuk është as si hyjnitë e grekëve, që veprojnë në mënyrë të çrregullt e të pakontrolluar dhe që jetojnë në armiqësi me njerëzit, aq sa rrëfimet e tyre për “fatin” e paraqesin atë si tallës, sfidues e përndjekës të njerëzve. Prandaj në letërsinë e tyre u përhapën shprehje si: fati i pamëshirshëm, fati i verbër, fati tiranik e të ngjashme.

Ai nuk është as si zoti i Beni Israilëve, siç e paraqesin tekstet e tyre të shtrembëruara, librat dhe mitet e tyre: xheloz, hakmarrës, shkatërrues, i anshëm vetëm për popullin e Izraelit, i frikësuar se mos njeriu ha nga pema e jetës e bëhet si një prej hyjnive, ndonjëherë i penduar për veprimet e tij, madje i paaftë për t’i bërë ballë njeriut, saqë – sipas rrëfimeve të tyre – Izraeli lufton me Të dhe e mund.

Ky nuk është Zoti i Islamit.

Zoti në Islam është Sunduesi absolut, Pronari i krijimit dhe i urdhrit, Zoti i botëve. Ai është Krijuesi i çdo gjëje nën fuqinë e Tij mbizotëruese; asnjë i gjallë dhe asnjë send i pajetë nuk del jashtë rrethit të sundimit të Tij. Ai gjykon çfarë dëshiron dhe vepron çfarë do. Asgjë nuk i fshihet në tokë e as në qiell. Megjithatë, Ai është Bamirës dhe Fisnik, i Drejtë dhe Mëshirëplotë, i Dijshëm dhe i Urtë. Nuk i bën padrejtësi askujt, nuk e ndëshkon askënd për mëkatin e tjetrit dhe nuk ia pakëson shpërblimin përpjekjes së askujt.

Tek Ai askush nuk ka frikë nga padrejtësia apo nga mangësimi i shpërblimit. Padrejtësi do të thotë ta ndëshkosh për diçka që nuk e ka bërë; mangësim do të thotë t’i humbasësh shpërblimin për atë që ka bërë. Allahu i Lartësuar nuk ndëshkon pa mëkat dhe nuk e humb shpërblimin e asnjë vepre të mirë; përkundrazi, Ai e shumëfishon atë, siç thotë: “Vërtet, Allahu nuk dëmton askënd asnjë grimë, por nëse dikush bën mirësi, Allahu ia shumëfishon atë dhe i jep shpërblim të madh.”[11]

Ky është Zoti që e drejton çdo gjë në univers me caktimin dhe administrimin e Tij, me dijen, vullnetin dhe urtësinë e Tij. Mbi këtë bazë ishte besimi i selefit në kader, prej sahabëve dhe atyre që i ndoqën me mirësi.

Besimi në kader nuk është besim në fat të verbër, në rastësi apo në kaos, siç shprehen disa duke përkthyer nocione greke e perëndimore dhe duke thënë: “fati i verbër”, “fati i pamëshirshëm”, “lojë e fatit”, “ironi e fatit” e shprehje të ngjashme. Këto janë shprehje nga të cilat Islami dhe muslimanët distancohen.

Besimi në kader është besim në përfshirjen e plotë të dijes së Allahut, në përgjithshmërinë e vullnetit të Tij, në gjithëpërfshirjen e fuqisë së Tij dhe në rububijetin e Tij mbi çdo gjë në univers. Çdo gjë që ndodh në ekzistencë ndodh sipas një rregullimi dhe projekti të mëparshëm, me administrimin e një të Plotfuqishmi dhe me caktimin e një të Madhërishmi, të Gjithëdijshmi.

Autor: Ali Muhamed Salabi

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Hud: 32 – 34.

[2] – Sure Saffat: 102.

[3] – Sure Jusuf: 100.

[4] – Sure A’raf: 155.

[5] – Sure Kasas: 27.

[6] – Sure Kehf: 69.

[7] – Sure Kasas: 82.

[8] – Sure Ali Imran: 37.

[9] – Sure Kehf: 39.

[10] – Sure Xhin: 10.

[11] – Sure Nisa: 40.

Si vdesin engjëjt?
Allahu i Lartësuar thotë në Kuran: “Çdo gjë që është mbi të do të shkatërrohet, e do të mbetet vetëm fytyra e Zotit tënd, plot lavdi dhe nder”[1]

Çdo gjë në këtë botë është e shkatërrueshme pa dyshim, përveç Allahut të Lartësuar, nuk ka Zot tjetër përveç Tij.

Të nderuar vëllezër do t’ju flas për mënyrën se si vdesin engjëjt?

Siç transmetohet në librin e Ibn Xheuziut në libirin “Bustan el-Ua’izin ua Rijad es-Sami’in”:

“Pasi Israfili (a.s) do të fryjë në surin e parë, toka do të bëhet e rrafshuar nga dridhja e madhe, dhe të gjithë banorët e tokës do të vdesin. Do të vdesin engjëjt e shtatë qiejve, gardianët, ata që lëvdojnë dhe falin lavdi, bartësit e Arshit, banorët e çadrave të lavdisë, dhe ata që rrethojnë Arshin e Zotit. Do të mbeten vetëm Xhibrili, Mikaili, Israfili dhe engjëlli i vdekjes,paqja qoftë mbi ta.

Allahu i Lartësuar thotë: “O engjëll i vdekjes, kush ka mbetur?” e Ai është më i dijshmi. Engjëlli i vdekjes thotë: “Zoti im, më i dijshmi je Ti. Ka mbetur Israfili, Mikaili, Xhibrili dhe shërbëtori yt i dobët, engjëlli i vdekjes, i frikësuar dhe i hutuar nga tmerri që ka parë.” Allahu i Lartësuar i urdhëron: “Shko tek Xhibrili dhe merr shpirtin e tij.” Engjëlli i vdekjes shkon tek Xhibrili dhe e gjen duke qenë në pozicion faljeje dhe përkuljeje. I thotë: “Sa i pashëm je për atë që është i parashikuar për ty, o i mjerë! Kanë vdekur të gjithë njerëzit, banorët e tokës, zogjtë, kafshët, banorët e qiejve, bartësit e Arshit, banorët e çadrave të lavdisë. Zoti më ka urdhëruar të marr shpirtin tënd!” Atëherë Xhibrili qan dhe lutet sinqerisht: “O Allah, lehtëso mëkatet e vdekjes mbi mua!”Pastaj engjëlli i vdekjes e përqafon dhe e merr shpirtin, dhe Xhibrili bie i shuar pa jetë.

Allahu i Lartësuar pyet përsëri: “Kush ka mbetur, o engjëll i vdekjes?” Engjëlli i vdekjes thotë:

“Ka mbetur Mikaili, Israfili dhe shërbëtori yt i dobët, engjëlli i vdekjes.” Allahu i Lartësuar urdhëron engllëllin e vdekjes: “Shko tek Mikaili dhe merr shpirtin e tij!” Engjëlli i vdekjes shkon dhe e gjen Mikailin duke pritur shiun për të ujitur reve. I thotë: “Sa i pashëm je, o i mjerë! Nuk ka mbetur ushqim për njerëzit, kafshët dhe krijesat e tokës. Të gjithë banorët e qiejve dhe të tokës, gardianët, çadrat e lavdisë, bartësit e Arshit kanë vdekur. Zoti më ka urdhëruar të marr shpirtin tënd.” Mikaili qan dhe lutet të lehtësohet dhimbja e vdekjes, pastaj engjëlli i vdekjes e përqafon dhe merr shpirtin e tij.

Allahu pyet përsëri: “Kush ka mbetur?” Engjëlli i vdekjes thotë: “Ka mbetur Israfili dhe shërbëtori yt i dobët, dhe engjëlli i vdekjes. Allahu i Lartësuar thotë: “Shko tek Israfili dhe merr shpirtin e tij!” Engjëlli i vdekjes shkon dhe e gjen Israfilin. I thotë: “Sa i pashëm je, o i mjerë! Të gjithë krijesat kanë vdekur dhe Zoti më ka urdhëruar të marr shpirtin tënd.” Israfil thotë: “Lavdi Atij që sundon mbi robërit me vdekje, dhe që i ka të gjitha të krijuarit të mbijetojnë vetë.” Pastaj lutet që dhimbja e vdekjes t’i lehtësohet dhe engjëll i vdekjes e merr shpirtin e tij, duke e lënë trupin e shuar.

Allahu pyet: “Kush ka mbetur?” Engjëlli i vdekjes thotë: “Ka mbetur vetëm shërbëtori yt i dobët, engjëlli i vdekjes.” Allahu i Lartësuar thotë: “Me lavdinë dhe madhështinë time, do të përjetosh atë që kanë përjetuar robërit e mi. Shko mes Xhenetit dhe Zjarrit dhe vdis!” Ai shkon dhe bërtet me një zë të madh, aq sa të gjithë krijesat do të kishin vdekur po të mos ishte urdhëri i Allahut.

Pastaj Allahu shikon botën dhe thotë: “O botë, ku janë lumenjtë e tu, pemët, qytetimet, mbretërit dhe pasardhësit e tyre, sundimtarët dhe të mëdhenjtë që kanë ngrënë pasurinë time dhe kanë adhuruar të tjerët? Kush sundon sot?” Askush nuk përgjigjet. Allahu thotë: “Mbretëria është e Allahut, të Vetmit të Plotfuqishëm.”

Subhanallah! Allahu i Vetmi i Plotfuqishëm dhe i Vetmi i Vetëm.

O Allah, ne dëshmojmë se Ti je Allahu, nuk ka Zot tjetër përveç Teje, Njësi, i Vetëm, i Plotë, i Vetmi që nuk lindi dhe nuk u lind, dhe nuk ka shok në madhështinë e Tij.”

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Rahman: 26 – 27.

“El Fettahu” Ai që u jep zgjidhje të gjitha halleve
Emri “El-fettah” përmendet në Kur’an dy herë: “Zoti ynë, vendos mes nesh dhe mes popullit tonë gjykimin Tënd të drejtë, se Ti je më i miri Gjykatës.”[1]  “Thuaj: “Zoti ynë na tubon neve dhe juve, e pastaj me drejtësi gjykon mes nesh, se Ai është Gjykatës i Drejtë, i Dijshëm.”[2] (Es-Sebe: 26)

Kuptimi i emrit “El-Fettah”

Është bërë zakon që kur dikush fillon një punë të re, biznes të ri, fillon shkollë, niset për të kërkuar dorën e një vajze… të tjerët e urojnë: “Zoti t’i haptë dyert e të mirave dhe të suksesit.” Emri El-Fettah do të thotë: “Dikush që hap”. Që të hapësh, duhet të kesh diçka të mbyllur më parë. Nëse dera është e hapur, është e papranueshme të thuash: “Po shkoj të hap derën”.

Emri i Zotit “El-Fettah” ka tre kuptime:

I pari është që të hapësh çdo gjë që është e mbyllur. Kështu, El-Fettah është Ai që hap çdo gjë që është e mbyllur dhe e pamundur. Ai largon brengat, zgjidh hallet, lehtëson vështirësitë… Nëse të mbyllen të gjitha dyert, o vëlla dhe o motër, shko dhe kërkoji El-Fettahut të ndihmojë. Nëse të gjithë njerëzit të thonë se nuk ka më shpresë, nëse të errësohet bota përreth, nëse halli që të ka rënë shtohet çdo çast, nëse lotët të rrjedhin pa pushim prej hallit që të ka rënë, nëse shpresat janë këputur… shko tek El-Fettahu. Nëse diçka e tillë ngulitet thellë në zemrën tënde, nëse e njeh Zotin me këtë emër, të siguroj se je njeriu më i fuqishëm dhe më i qetë në botë. Trokit në derën e Tij, përulu para Tij me përkushtim, lëre syrin të lotojë dhe i thuaj: ”O El-Fettah, tek Ti kam ardhur.”

Thotë Zoti i Madhërishëm në Kur’an: ”Atë që All-llahu ua dhuron njerëzve nga mëshira e Tij, nuk ka kush që mund ta pengojë, e atë që Ai e ndal, nuk ka kush që mund ta lirojë veç Tij; Ai është Ngadhënjyesi, i Gjithëdijshmi…”[3]

Nëse Zoti t’i ka hapur dyert e të mirave, nuk ka mundësi që t’i mbyllë kush dhe e anasjellta. Kush mund ta hapë një derë që e ka mbyllur Zoti?! Dhe kush mund ta mbyllë një derë që e ka hapur Zoti për ty?!

Ato çifte marrëdhëniet e të cilëve janë vështirësuar, çdo përpjekje për t’u pajtuar ka dështuar, që kanë frikë për fëmijët dhe të ardhmen e tyre…, le t’i drejtohen El-Fettahut. Thuaji Zotit: ”O Zot! Hape derën e mëshirës për ne dhe na e zgjidh këtë hall në të cilin ndodhemi!”

Nëse problemet ekonomike vetëm shtohen, nëse je përpjekur të gjesh punë dhe ke dështuar, nëse të gjitha rrugët të mbyllen…, shko dhe kërkoji ndihmë El-Fettahut. Atë mëshirë dhe furnizim që Zoti ua jep njerëzve, askush nuk mundet ta pengojë.

Ajo motër së cilës i ka kaluar mosha e martesës, ajo motër që nuk ka lënë fallxhor pa takuar për të zbuluar fatin e saj, ajo që jeton në ankth dhe stres, pasi asnjë nuk ka kërkuar dorën e saj, le të shkojë tek El-Fettahu dhe t’i kërkojë Atij ta ndihmojë.

Ai i sëmurë që vuan nga një sëmundje e pashërueshme, atij që doktorët ia kanë prerë shpresat për të jetuar, atij që i janë mbyllur dyert e shpresës…, le të shkojë tek El-Fettahu dhe t’i kërkojë shërim. Nëse shpresat për jetë t’i ka prerë doktori, dije se jeta është në dorën e El-Fettahut.

O ti prind që ke një fëmijë që vuan nga një sëmundje e rëndë, shko tek El-Fettahu dhe lute ta shërojë fëmijën tënd. Të jesh i sigurtë se Ai do t’i hapë dyert e mëshirës së Tij.

Umeti musliman sot po përjeton ngjarje të dhimbshme. Iraku është në krizë dhe nuk dihet kur do të përfundojë lufta. Palestina është e humbur dhe nuk dihet kur do të çlirohet. Muslimanë akuzohen për terrorizëm kudo qofshin. Nëse nuk do t’i mbajmë sytë nga El-Fettahu dhe të kërkojmë ndihmën e Tij, nga kush tjetër do të presim?

Profeti (a.s) në betejën e Bedrit ishte shumë i shqetësuar. Muslimanët ishin vetëm treqind veta, ndërsa mekasit mbi një mijë. Muslimanët kishin vetëm dy kalorës, kurse mekasit mbi njëqind të tillë. Nëse do të thyeshin në këtë betejë, e ardhmja e Islamit dhe e muslimanëve do të ishte shumë e zymtë dhe e pashpresë. I gjendur para një situate të tillë, Profeti (a.s) ngriti duart nga qielli, saqë i dukeshin edhe sqetullat, dhe filloi të lutej me përkushtim. Duke u lutur, atij i ra përtokë edhe xhybeja që kishte mbi supe. Ai lutej: ”O Zot! Të lutem mbaje premtimin që më ke dhënë!” Ebu Bekri (r.a) kur e pa Profetin (a.s) të shqetësuar dhe duke u lutur me gjithë shpirt, i erdhi keq dhe filloi ta qetësojë duke i thënë: ”Qetësohu, o i Dërguari i Zotit! Padyshim që Zoti do e mbajë premtimin që të ka bërë!” Më pas, Profeti (a.s) u tha luftëtarëve muslimanë: ”Gëzohuni, pasi shoh Xhibrilin (a.s) të hipur mbi kalë, që udhëheq një mijë melekë të tjerë. Ata kanë ardhur të luftojnë me ju sot.”

Kështu u erdhi ndihma dhe fitorja muslimanëve.

Këto fjalë ua themi atyre që hallet dhe problemet u kanë zënë frymën. Atyre që u intereson çështja e muslimanëve në Palestinë dhe në Irak…, le t’i drejtohen El-Fettahut dhe t’i kërkojnë t’u hapë dyert e mëshirës së Tij.

Tregohet se Ibn Tejmije kur kishte për të gjykuar rreth një çështjeje me rëndësi, dilte në shkretëtirë, shtrihej përtokë, vendoste fytyrën për dheut dhe lutej gjatë që Zoti i Madhërishëm ta ndihmonte për t’i dhënë zgjidhje çështjes. Ai vetë tregon: “Nuk kthehesha në shtëpi, pa m’u kujtuar zgjidhja e problemit.”

Të gjithë ata që bëjnë hulumtime në fusha të ndryshme, të gjithë ata studentë që po mbrojnë temën e magjistraturës dhe të doktoraturës, të gjithë studentët që janë me provime…, le t’i kërkojnë ndihmë dhe zgjidhje Atij që e ka në dorë zgjidhjen dhe ndihmën.

Vallë, sa vite ka që nuk e ndien El-Fettahun?

Një miku im, ka një fëmijë dymbëdhjetë vjeç. Ditën që i lindi djali, gruaja e tij pati probleme gjatë lindjes. Për këtë, doktorët menduan ta ndihmojnë të lindë me një aparaturë që e tërhoqi fëmijën, derisa doli. Me të lindur fëmija, filloi të ketë të dridhura. Aparati me të cilin e tërhoqën, i kishte shkaktuar defekte në qelizat nervore të trurit. Doktori i parë që e vizitoi, u tha: ”Qelizat e trurit nuk do të zhvillohen. Për këtë, fëmija ose do të jetojë i paralizuar ose do të ketë probleme mendore. Prindërit nuk lanë doktor dhe spital pa e vizituar fëmijën e tyre. Në fund, prindërit u dorëzuan dhe urimi i vetëm i tyre ishte që djali të vdesë, me qëllim që të mos vuajë. Një ditë, babai i fëmijës shkon të vizitojë një mikun e tij. Në shtëpinë e mikut, ai gjen edhe një doktor, të cilit i qan hallin, edhe pse i kishte humbur shpresat. Doktori i kërkoi që ta vizitojë, por pa i dhënë shpresë. Në atë kohë – tregon babai – unë i kisha këputur të gjitha shpresat tek doktorët dhe tek mjekësia. Gjëja e vetme ku fillova të shpresoj ishte vetëm Zoti i Madhërishëm. U luta për shumë kohë, derisa takova doktorin e lartpërmendur. Mundi dhe përpjekjet e mëparshme ishin zero. Doktori filloi ta kurojë dhe kura dha efektet e para. Djali tashmë është dymbëdhjetë vjeç, është në shkollë dhe ka rezultate të larta. Ai luan dhe jeton si çdo fëmijë tjetër normal. El-Fettahu nuk zhgënjen askënd që i lutet.

O vëlla dhe o motër! A e kujton sa herë El-Fettahu t’i ka hapur dyert e mëshirës, kur hallet dhe telashet kishin arritur kulmin? Sa herë të ka ndodhur kjo, edhe pse nuk e ke kërkuar? Përse i ke harruar këto mirësi? Kthehu pas dhe vështroje jetën tënde nga fillimi! A i kujton problemet që ke hasur? A e kujton sa herë je grindur me gruan tënde dhe gati nuk jeni ndarë? A e kujton që gati nuk u martove me një njeri të papërshtatshëm? A i kujton problemet që kishe kur studioje në universitet? A e kujton grindjen mes teje dhe babait tënd? A e kujton se si e zgjidhi Zoti i Madhërishëm? Të gjitha këto probleme janë zgjidhur, edhe pse nuk ia kërkove El-Fettahut. Po sikur t’ia kërkoje dhe t’i ishte lutur?

Kështu, shohim se kuptimi i parë i emrit “El-Fettah” është kur problemi dhe halli të zgjidhet kur të janë mbyllur të gjitha dyert dhe i ke prerë të gjitha shpresat.

Kuptimi i dytë i këtij emri është kur dyert e shpresës hapen që në fillimet e problemit. Nëse ti kërkon të hapësh një kompani, kërkon të martohesh…, të nevojitet një përkrahje dhe një ndihmë. Për këtë, të duhet ndihma dhe përkrahja e El-Fettahut, prandaj shko dhe trokit në dyert e Tij. Zoti është El-Fettah kur hallet dhe telashet ta kanë zënë frymën. Ai është El-Fettah edhe në fillim të halleve dhe problemeve. Çdo hall dhe shqetësim i ri, hyn tek çështjet e së fshehtës, të cilën nuk e di vetëm se Zoti: “Ai ka çelësat e së fshehtës, askush tjetër nuk i di përveç Atij.”[4]

Nëse kërkon të martohesh me filanen, kërkoji El-Fettahut që të udhëzojë drejt asaj që është më e mirë për ty. Nëse ke përfunduar universitetin, dëshiron të punësohesh, por nuk ke gjetur akoma punë, drejtoi duart drejt qiellit dhe lute El-Fettahun.

Ditën që po përgatisja këtë temë, fala sabahun në Qabe dhe fillova të bëj tavaf. Gjatë gjithë kohës së tavafit, lutesha: ”O El-Fettah, na i hap dyert e suksesit dhe të mirave të Tua!” Kur përfundova rrotullimin e shtatë, pashë se drita e agimit filloi të ndriçojë dhe thashë me vete: ”Ndihma dhe hapja e dyerve të suksesit, po manifestohet me lindjen e agimit!” Le të përpiqemi ta shohim gjithësinë me sy tjetër, o vëllezër dhe motra. Thotë Zoti në Kur’an: ”A e shihni që nëse Zoti e bën ditën natë të errët deri në Ditën e Kijametit, kush është ai zot tjetër që mund t’ju sjellë dritë përveç All-llahut?”[5]

Kuptimi i tretë i emrit El-Fettah shfaqet kur grindjet dhe zënkat mes teje dhe njerëzve të tjerë arrijnë kulmin, edhe pse je i pafajshëm.

O motër, nëse ty të është bërë padrejtësi, është shpifur për ty, të kanë përgojuar dhe njerëzit i kanë besuar, kërkoji El-Fettahut të ndihmojë. Kush tjetër, veç El-Fettahut, mund që ta ndihmojë dhe përkrahë të drejtën? Thotë Zoti në Kur’an: “Zoti ynë, vendos mes nesh dhe mes popullit tonë gjykimin Tënd të drejtë, se Ti je më i miri Gjykatës.”[6] “Thuaj: “Zoti ynë na tubon neve dhe juve, e pastaj me drejtësi gjykon mes nesh, se Ai është Gjykatës i Drejtë, i Dijshëm.”[7]

Me kuptimin e tretë, Zoti i Madhërishëm e bën të drejtën të triumfojë, sido që të jetë situata. Kurrë mos u mërzit, o vëlla dhe o motër, edhe pse të gjithë flasin dhe shpifin kundër teje, edhe pse çështjen tënde e trajtojnë mediat…, pasi El-Fettahu do të qëndrojë përkrah teje. O vëlla që ëshë shpifur kundër teje, është komplotuar kundër teje, je akuzuar pa të drejtë…, nëse je i pafajshëm dhe në të drejtë, mos u dëshpëro. Shko tek El-Fettahu, bjeri në sexhde dhe lutu: “Zoti ynë, vendos mes nesh dhe mes popullit tonë gjykimin Tënd të drejtë, se Ti je më i miri Gjykatës.”

Aisheja (r.a) gruaja e Profetit (a.s) u akuzua për çështje nderi padrejtësisht. Këtë akuzë e thurrën dhe e përhapën hipokritët. Për një muaj rresht, këto akuza u bënë objekt i bisedave të banorëve të Medines. Profeti (a.s) i gjendur para një situate të ngatërruar, ku nuk kishte prova, u ngjit në minber dhe u tha muslimanëve: ”O ju njerëz! Kam dëgjuar se dikush (Abdull-llah ibn Ubej ibnu Seluli) më ka lënduar në familjen time. Deri sot nuk di për familjen time veç gjëra të mira dhe për këtë kanë dëshmuar edhe të tjerë…” Kjo bëri që të fillojnë zënkat dhe grindjet me fjalë mes pjesëtarëve të fiseve Eus dhe Hazrexh. Çështja vetëm sa përkeqësohej dhe Profeti (a.s) nuk dinte ç’të bëjë. Kurse Aishja (r.a) tregon dhe thotë: ”Unë qaja ditë e natë.” Një ditë Profeti (a.s) shkon në shtëpinë e Ebu Bekrit (r.a) ku qëndronte Aisheja (r.a)dhe e pyet: ”Nëse ke vepruar diçka haram, kërkoji falje Zotit! Nëse je e pafajshme nga ajo që thonë, dije se Zoti do e shpallë pafajësinë tënde.” Tregon Aishja (r.a) ”Unë nuk dija si t’u përgjigjesha. Nëse do t’u thoja se jam e pafajshme, ata nuk do të më besonin. Kurse, nëse do pranoja diçka që nuk e kam vepruar do e besonin. Shpresa ime e vetme ishte që Profeti (a.s) të shihte një ëndërr ku t’i tregohej pafajësia ime.” Por El-Fettahu e vërtetoi pafajësinë e saj me ajete kur’anore që lexohen deri Ditën e Kijametit.

Jusufi (a.s) hyri në burg padrejtësisht, i akuzuar për çështje nderi. Për këtë, ai u ndëshkua me burg për nëntë vite rresht. El-Fettahu do e nxjerrë nga burgu me anë të një ëndrre që e sheh mbreti i Egjiptit. Pas gjithë këtyre viteve burg, gruaja e Azizit vjen para tij dhe para mbretit dhe pranon se ajo e kishte joshur Jusufin (a.s) dhe jo e kundërta.

El-Fettahu të ndihmon para se t’ia kërkosh. Sa herë je akuzuar padrejtësisht dhe ka qenë Zoti Ai që ta zgjidhi gjuhën dhe je mbrojtur denjësisht? Sa herë të ka ndodhur që nuk ke ditur si ta mbrosh veten dhe dinjitetin tënd, ndërsa Zoti i Madhërishëm ka çuar dikë tjetër që të ka përkrahur? Sa herë kanë folur në interesin tënd, pikërisht armiqtë e tu më të egër? Sa herë t’i ka hapur dyert e suksesit El-Fettahu? Sa herë ke qenë në halle dhe të ka nxjerrë prej tyre? Sa herë të ka ardhur ndihma e Tij, në nismat dhe iniciativat e reja që ke ndërmarrë dhe sa herë suksesin që ke pasur ia ke atribuar vetes tënde?

Zoti është El-Fettah kur hallet, vështirësitë dhe telashet ta kanë zënë frymën. Ai është El-Fettah që në fillim të çdo nisme të ndihmon dhe të përkrah. Ai është El-Fettah kur të tjerët sillen padrejtësisht ndaj teje.

E gjithë jeta jonë është e lidhur me emrin El-Fettah. A nuk e meriton që ta duam El-Fettahun tonë?

El-Fettah nuk është vetëm për zgjidhjen e halleve dhe problemeve. El-Fettah është edhe për ata që kërkojnë të kryejnë Haxhin dhe nuk kanë mundësi ekonomike. Nëse El-Fettahu dëshiron që të kryesh Haxhin këtë vit, kush është ai që mund të ta refuzojë vizën? A është e vështirë për El-Fettahun që të ti sigurojë paratë e nevojshme?!

Si duhet t’i ndërtojmë lidhjet tona me emrin El-Fettah? Cilat janë kushtet që të na vijë ndihma nga El-Fettahu?

El-Fettahu kërkon prej teje të punosh për zgjidhjen e problemit deri në çastet e fundit.

Kjo, pasi ti nuk e di kur do të vijë ndihma. El-Fettahu mund ta vonojë ndihmën e Tij, për të vënë në sprovë këmbënguljen, besimin dhe durimin tënd. Ai e vonon ndihmën, me qëllim që të sprovojë këmbënguljen tonë në adhurimin e Tij. Shumë njerëz të thonë se u luta gjatë gjithë Ramazanit, lexova Kur’an, u fala shumë…, por zemrën e kam akoma të ashpër dhe të ngurtë. Ajo akoma nuk më është zbutur dhe akoma nuk më rrjedhin sytë lot nga përkushtimi për Zotin e Madhërishëm. Këtë, Zoti e bën me qëllim që ti të vazhdosh ta lusësh dhe të shpresosh për një kohë të gjatë, me qëllim që të sprovojë këmbënguljen dhe sigurinë tënde. Diçka e tillë i ngjan zgjatjes së periudhës së kursit të makinës, me qëllim që të përfitosh sa më shumë.

Një i ditur thotë: “Mos u largo nga dera e Zotit, edhe sikur të përzënë. Mos e ndërpre kërkimin e faljes, edhe sikur të mos ta pranojë. Nëse e hap derën për njerëzit e mirë, hyr edhe ti si i paftuar. Shtrija dorën dhe thuaji: ”Jam një nevojtar që kërkon mëshirën Tënde.”

Shpeshherë Zoti i Madhërishëm e vonon pranimin e lutjes, pasi Ai dëshiron të të shohë duke pritur pranë derës së Tij.

Nëse një person i padëshiruar të çon zile në telefon, ti nuk ia hap. Por nëse ai vazhdon të çojë zile, ti patjetër që do të detyrohesh t’ia hapësh dhe t’i flasësh. Një derë që trokitet shpesh dhe me forcë, patjetër do të hapet. Nëse kjo ndodh me krijesat, ç’mendon për Krijuesin El-Fettah?! Prandaj, qëndro pranë derës së Zotit të Madhërishëm, lute, qaj, kërkoji ndihmë dhe mos u mërzit, edhe nëse ndihma të vonohet. Vazhdo tek dera e Tij, derisa lutjet të pranohen dhe ndihma të vijë.

Vetë emri El-Fettah të mbush me shpresë. Ku ka sëmundje që mund t’i rezistojë dëshirës së El-Fettahut për shërim?! Ku ka problem që nuk zgjidhet për El-Fettahun?! El-Fettah përmban shpresën më të madhe. Nëse ke nevojë për pak besim dhe shpresë, kujto sa më shpesh emrin El-Fettah dhe lute me këtë emër. O vëlla, kurrë mos i humb shpresat, sepse Zoti do e ndihmojë këtë umet. A e kujton Profetin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] se sa lodhej me fiset arabe, derisa i erdhi ndihma dhe përkrahja hyjnore? Ai vizitoi 26 fise arabe duke u kërkuar që ta mbronin dhe ta strehonin, por asnjëri prej tyre nuk pranoi. Kaluan të gjitha ditët e Haxhit dhe asnjë nuk pranoi ta ndihmonte. Edhe ditën e fundit të Minasë, ku të gjitha haxhillarët po përgatisnin rrobat për t’u larguar, Profeti (a.s) shpresonte se do të gjente përkrahje. Teksa të gjithë përgatiteshin dhe niseshin për udhë, Profeti (a.s) kërkonte dikë që ta përkrahë dhe të besojë. Ai do të presë edhe njeriun e fundit, derisa të largohet. Do të trokiste mbi të gjitha dyert e mundshme. Personat e fundit që mund ta pranonin ftesën e tij, ishin gjashtë të rinj që po rruanin kokën tek berberi. Profeti (a.s) vajti i takoi dhe u foli mbi fenë. Kur dëgjuan fjalët e tij, të rinjtë panë njëri-tjetrin në sy dhe thanë: ”Ky është Profeti me të cilin na kërcënojnë çifutët!” El-Fettahu bëri që çifutët të bëhen shkak që këta të rinj të besojnë në mesazhin e Profetit (a.s).

El-Fettahu kërkon të punosh deri në çastet e fundit, me qëllim që të sprovojë besimin dhe këmbënguljen tënde.

El-Fettahu e sjell ndihmën në atë formë që ti nuk e imagjinoje dot.

Jusufi (a.s) u burgos për nëntë vite rresht. Ishte pikërisht burgu nga ku i erdhi, më pas, ndihma e Zotit të Madhërishëm. Nëse nuk do të ishte burgosur, ai nuk do të ishte takuar me shërbëtorin e mbretit, i cili do t’i tregonte mbretit mbi Jusufin (a.s) që komentonte ëndrra.

Nëse do të kishte dalë nga burgu më parë, ndoshta nuk do e gjente dot mbreti për t’i komentuar ëndrrën dhe nuk do të kishte mundësi të bëhej ministër. Shumë gjëra në jetën tonë i shohim si probleme, telashe, dobësi dhe vuajtje, ndërsa ato mund të jenë kulmi i ndihmës hyjnore. Gjendje e dobët e umetit musliman sot, mund të jetë pika kulminante e ndihmës dhe triumfit të Islamit, edhe pse nuk e ndiejmë për momentin.

Në marrëveshjen e Hudejbijes, muslimanët vajtën në Meke, me qëllim që të kryenin Umren, por Kurejshët nuk i lejuan të hyjnë në qytet. Profeti (a.s) u ofroi të nënshkruanin një marrëveshje paqeje dhe të dy palët ranë dakord. Umer ibn Hatabi (r.a) ishte kundër kësaj marrëveshjeje, pasi ai kërkonte që të lejoheshin të kryenin Umren ose të luftonin. Ai nuk ishte dakord me asnjë nga kushtet dhe nenet e kësaj marrëveshjeje, të cilat dukeshin sikur dëmtonin muslimanët. Por Zoti i Madhërishëm i shpalli Profetit (a.s) ajete të posaçme që flasin mbi rëndësinë e kësaj marrëveshjeje dhe e konsideronte atë si një fitore: ”Ne të dhamë një fitore të qartë.”[8]

Umeri (r.a) u befasua nga ky ajet dhe e pyeti Profetin (a.s) ”O i Dërguari i Zotit, a fitore është kjo?” Muslimanët kishin ardhur të kryenin Umre dhe nuk u lejuan. Madje, Profeti (a.s) nuk i lejoi as që të luftonin për të drejtën e tyre. Veç kësaj, kushtet dhe pikat e marrëveshjes, dukej se ishin në dëm të muslimanëve. Kurse ajeti i mësipërm e konsideronte si fitore. Për këtë, Umeri (r.a) e pyeti Profetin (a.s) nëse ishte fitore. Profeti (a.s) iu përgjigj: ”Po, o Umer!” Umeri e pyeti përsëri Profetin (a.s)”O i Dërguari i Zotit! A nuk na premtove që do të kryejmë Umren?!” Profeti (a.s) iu përgjigj: ”Mos të thashë se do e kryejmë këtë vit?!”

Numri i njerëzve që pranuan Islamin gjatë dy viteve të marrëveshjes, ishte më i madh se numri i atyre që kishin pranuar Islamin që nga fillimi i mesazhit hyjnor. Meqënëse ishte arritur paqja mes muslimanëve dhe Kurejshëve në Meke, fiset pranuan ta dëgjojnë mesazhin e Profetit (a.s) u pëlqeu dhe e pranuan atë.

Nëse kërkon ta ndjesh prezencën e emrit El-Fettah në jetën tënde, pasi të kesh lexuar këtë temë, ulu me familjen tënde dhe diskutoni mbi momentet e vështira që keni kaluar gjatë jetës dhe zgjidhjen që u ka ardhur nga El-Fettahu.

Ai u jep zgjidhje problemeve dhe halleve me gjërat më të thjeshta.

Të ndihmon me një fjalë, me një pikë loti, me një ajet Kur’ani, në një çast të vetëm… Mund ta lexosh një ajet prej njëzet vite rresht. Vjen një moment kur ti e lexon dhe të vijnë mendime dhe komentet që ndryshojnë jetën tënde.

Tregon një njeri, i cili më parë nuk ka pasur asnjë lidhje me fenë. Një ditë – tregon ai – po shkoja në punë dhe, teksa kaloja pranë një kafeneje, dëgjova zërin e magnetofonit që këndonte Kur’an. Në ato çaste, lexuesi i Kuranit po lexonte ajetin: ”Kujtoni kur u thamë melekëve t’i përulen në sexhde Ademit. Të gjithë u përulën përveç Iblisit, i cili ishte nga xhindët dhe theu urdhërin e Zotit.”[9] Unë vazhdova të ec, por pa i kushtuar vëmendje, pasi nuk më interesonte. Por, papritur, ajeti pasardhës më zgjoi nga harresa: ”A e bëni atë dhe pasardhësit e tij miq tuaj, duke qenë se janë armiqtë tuaj?! Sa zgjedhje e keqe është kjo për të padrejtët!”[10] Në ato çaste, u ndala dhe fillova të mendohem rreth këtij ajeti. Si ka mundësi që unë gjatë gjithë këtyre viteve e kam bërë shejtanin mikun tim?! A ka zgjedhje më të keqe se kjo?! Krejt papritur pashë se fillova të përsëris me vete: ”O Zot, pas kësaj dite, nuk do të ndërroj më me Iblisin!”

Një i ri, tregon historinë e udhëzimit të tij. Udhëtoja me tren për në Aleksandri. Së bashku me disa shokë dhe shoqe kishim rënë dakord për të vajtur dhe vepruar një nga gjynahet më të rënda. Gjithçka e kishim rregulluar që të mos e marrë vesh askush, madje as njerëzit më të afërm. Në tren rastisi që të ulem pranë një të riu që, në ato çaste, po lexonte Kur’an. Teksa udhëtonim, i riu që ishte ulur pranë meje, lexoi ajetin: ”Ata fshihen prej njerëzve, e nuk turpërohen prej All-llahut, Ai është me ta edhe kur planifikojnë fshehtas thënie me të cilat nuk është i kënaqur Ai. All-llahut nuk mund t’i shpëtojnë veprimet e atyre.”[11]

Në ato çaste fillova të qaj, derisa arrita në Aleksandri. Me të arritur, bleva një biletë kthimi dhe u ktheva.

Një nga shokët e mi më të dashur, para se të udhëzohej në rrugë të drejtë, udhëtonte nga njëri shtet në tjetrin për të luajtur bixhoz dhe për të vepruar gjëra të ulëta. Një nga miqtë e tij, /pi thotë një ditë: ”O filan! Ke kaq kohë që udhëton për kënaqësitë e kësaj bote. Përse nuk bën një udhëtim për hatër të Zotit?!” – “E ku duhet të udhëtoj?!” – e pyeti i habitur. – “Shko dhe kryej një Umre!” – iu përgjigj ai. Nga kjo fjalë, ai shkon dhe kryen Umren dhe braktis të gjitha gjynahet e mëparshme.

Kërkoji çastet e ndihmës dhe zgjidhjes së El-Fettahut, o vëlla dhe o motër! Mos nënvleftëso asgjë, qoftë kjo edhe një fjalë pa rëndësi. Mos e nënvleftëso agjërimin, namazin, adhurimin…, qëndro gjithmonë i kujdesur.

Kur u jep zgjidhje problemeve, e bën në mënyrë të qartë.

Nëse zgjidhja dhe ndihma është e zakonshme, njeriu mendon se diçka e tillë erdhi nga përpjekjet e tij. Kurse zgjidhja dhe ndihma e El-Fettahut është e tillë, saqë nuk e përfytyroje: “Ne të dhamë një fitore të qartë.”[12]

Haxhereja u përpoq dhe u lodh duke kërkuar zgjidhje për hallin që i kishte rënë. Ajo u ngjit dhe zbriti në dy kodrat përreth shtatë herë. Ajo që kërkonte ishte pak ujë për djalin e saj, Ismailin (a.s). Kurse zgjidhja e El-Fettahut ishte e tillë që nga ky ujë do të pinin njerëzit deri në Ditën e Kijametit. Për të vlerësuar përpjekjet e Haxheres, zgjidhja dhe ndihma e Zotit të Madhërishëm erdhi dhe ishte një mrekulli. Ishte një zgjidhje jo vetëm për Haxheren dhe djalin e saj, por për të gjithë njerëzit që vizitojnë Qabenë deri në Ditën e Kijametit.

Fillimi i ndihmës dhe zgjidhjes së problemeve të Profetit (a.s) erdhi pikërisht nga shpella Theur, ku u fsheh para se të udhëtojë për në Medine. Kur hyri në Meke, ai hyri si askush më parë. Askush nuk kishte hyrë në Meke si triumfator, ashtu siç hyri profeti Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] me muslimanët e tjerë.

Në betejën e Bedrit, numri i muslimanëve që luftonin ishte vetëm treqind. Në betejën e Uhudit numri arrinte një mijë. Në betejën e Hendekut një mijë dhe në Hudejbije një mijë e katërqind. Kurse kur hyri në Meke, numri i tyre ishte dhjetë mijë. I gjithë Gadishulli Arabik tashmë ose pranonin Islamin, ose hynin në paqe me të, ose i frikësoheshin. Kjo, vetëm pas disa viteve, ku Profeti (a.s) u dëbua dhe keqtrajtohej nga populli i tij.

A e do tani El-Fettahun? A je i sigurtë dhe i bindur në zgjidhjen e halleve prej Tij?

Vetë muaji i Ramazanit është muaji i zgjidhjes dhe ndihmës prej El-Fettahut. Thotë Profeti (a.s) “Kur vjen muaji i Ramazanit hapen dyert e Xhennetit, mbyllen dyert e zjarrit dhe prangosen shejtanët.” A ka zgjidhje dhe ndihmë më të madhe se pikat që përmend hadithi i mësipërm?

Muaji i Ramazanit ka disa përgëzime për ata që e përjetojnë siç duhet:

Të falen gjynahet. Thotë Profeti (a.s) “Kush agjëron Ramazanin me besim dhe shpresë se do t’i falen gjynahet, do t’i falen të gjitha gjynahet që ka vepruar.” Nëse besimi dhe shpresa për falje nuk është e njëjtë gjatë gjithë Ramazanit, Zoti i Madhërishëm të ka rezervuar një mundësi tjetër: “Kush falet natën gjatë Ramazanit me besim dhe shpresë se do t’i falen gjynahet, do t’i falen të gjitha gjynahet që ka vepruar.” Nëse nuk ke mundur të falësh namaz nate gjatë gjithë Ramazanit, ke akoma shpresë: “Kush falet natën e Kadrit me besim dhe shpresë se do t’i falen gjynahet, do t’i falen të gjitha gjynahet që ka vepruar.” Nëse Zoti i Madhërishëm do e linte në dorën tonë të zgjedhim shpërblimin që duam gjatë muajit të Ramazanit, nuk do të dinim si ta kërkonim gjithë këtë shpërblim dhe mirësi.

Shpëtim prej zjarrit të Xhehenemit.

Thotë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: ”Në çdo natë të Ramazanit, Zoti do të shpëtojë e nxjerrë njerëz nga zjarri.”

Shpërblime pafund. Thotë Profeti (a.s) ”Kush kryen vullnetarisht një vepër të mirë, do të shpërblehet sikur ka kryer një obligim. Dhe kush kryen obligimet e caktuara nga Zoti, do t’i quhet sikur ka kryer 70 të tilla.”

Adhurimi i natës së Kadrit është i barabartë me një mijë net adhurim. Adhurimi i kësaj nate është i barabartë me adhurimin e 84 viteve rresht. Një lëmoshë e dhënë këtë natë, është njëlloj sikur të japësh lëmoshë për 84 vite.

Cilat janë detyrat dhe obligimet tona kundrejt emrit El-Fettah?

Përulje dhe përkushtim.

Shpresë, besim, siguri dhe optimizëm në këtë emër.

O vëlla dhe o motër, shpresoni fuqishëm se El-Fettahu do e ndihmojë këtë umet. Një ndihmë e tillë mund të jetë gjatë kësaj kohe, por që ne nuk e ndiejmë.

Ji çelës për të mirën.

Ka shumë njerëz që janë çelësa të së mirës dhe kyçe të së keqes. Bëhuni edhe ju, o vëlla dhe o motër, nga këta njerëz.  Hapini të mirat dhe mundësitë që keni për t’i ndihmuar njerëzit, me qëllim që t’ju ndihmojë edhe juve El-Fettahu.

El-Fettahu nuk të ndihmon dhe nuk t’i zgjidh hallet që ke vetëm në këtë botë, por edhe në botën tjetër. Në çastet që do të hysh në varr, ke më shumë nevojë për ndihmën e El-Fettahut. Ti ke jetuar si besimtar dhe ke vdekur si i tillë. Do të vijnë dy melekë dhe do të pyesin: ”Kush është Zoti yt?” Ti do t’u përgjigjesh: ”Zoti im është All-llahu!” – “Cila është feja jote?”- do të pyesin. – ”Feja ime është Islami.” –do t’u përgjigjesh. – “Kush është ai personi që u dërgua tek ju?” – do të pyesin. – ”Ai është Muhammedi (a.s) ” – do t’u përgjigjesh.

Atëherë, do dëgjohet një zë nga lart: “Robi Im tha të vërtetën, prandaj ia shtroni varrin me shtresat e Xhennetit dhe i hapni një dritare, ku të shikojë vendin e tij në Xhennet.”

Nuk janë të gjithë varret errësirë dhe frikë. Nuk janë të gjithë varret gjarpërinj, akrepa dhe tmerr. Teksa robi shikon vendin e tij në Xhennet, ai fillon dhe e lut Zotin: ”O Zot, afroje Ditën e Kijametit, me qëllim që të takohem me familjen dhe me të dashurit e mi.”

El-Fettahu është me ty në këtë botë dhe në botën tjetër. Është me ty kur akuzohesh pa të drejtë. Është me ty kur të bëhet padrejtësi. Është me ty kur telashet dhe hallet ta kanë zënë frymën. Është me umetin musliman, edhe pse ai po përjeton gjendje dobësie. Ky është Zoti ynë, El-Fettah.

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure A’raf: 89.

[2] – Sure Sebe’: 26.

[3] – Sure Fatir: 2.

[4] – Sure En’am: 59.

[5] – Sure Kasas: 71.

[6] – Sure A’raf: 89.

[7] – Sure Sebe’: 26.

[8] – Sure Fet’h: 1.

[9] – Sure Kehf: 50.

[10] – Sure Kehf: 50.

[11] – Sure Nisa: 108.

[12] – Sure Fet’h: 1.

Shenjat e Kiametit: Vdekja e profetit (a.s) është një prej fatkeqësive më të mëdha
Me të vërtetë, Ora (Kiameti) do të vijë, për këtë nuk ka asnjë dyshim, dhe Allahu do t’i ringjallë ata që janë në varre. Pjesa e mbetur nga jeta e kësaj bote, në krahasim me atë që ka kaluar prej saj, është e vogël – madje shumë e vogël.

Abdullah ibn Omeri (r.a) ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (a.s) duke qëndruar mbi minber dhe duke thënë: “Qëndrimi juaj në krahasim me popujt që kanë qenë para jush është si koha ndërmjet namazit të ikindisë dhe perëndimit të diellit.”[1]

Halid ibn Umejr el-Adevij ka thënë: Utbe ibn Gazavan na mbajti një hytbe. Ai e falënderoi Allahun dhe e lavdëroi Atë, pastaj tha: “Me të vërtetë, kjo botë ka lajmëruar për përfundimin e saj – për ndërprerjen dhe shuarjen e saj – dhe është larguar me shpejtësi. Prej saj nuk ka mbetur veçse një mbetje e vogël, si ajo që mbetet në fund të një ene, të cilën e mbledh i zoti i saj. Ju do të kaloni prej saj në një shtëpi që nuk ka zhdukje, prandaj kaloni atje me më të mirën që keni në praninë tuaj. Na është përmendur se një gur hidhet nga skaji i Xhehenemit dhe bie në të për shtatëdhjetë vjet pa arritur fundin e tij. Pasha Allahun, ai do të mbushet! A po çuditeni? Na është përmendur gjithashtu se distanca ndërmjet dy kanateve të një dere prej dyerve të Xhenetit është sa ecja për dyzet vjet, dhe do të vijë një ditë kur ajo do të jetë e mbushur plot nga turma e njerëzve.

E kam parë veten si i shtati ndër shtatë veta me të Dërguarin e Allahut (a.s) , dhe nuk kishim ushqim tjetër përveç gjetheve të pemëve, derisa na u plagosën cepat e gojëve. Njëherë gjeta një mantel dhe e ndava mes meje dhe Sa’d ibn Malik; u mbështolla me gjysmën e tij dhe edhe Sa‘di u mbështoll me gjysmën tjetër. Sot nuk ka mbetur asnjë prej nesh veçse është bërë prijës mbi një qytet prej qyteteve. Dhe unë kërkoj mbrojtje te Allahu që të jem i madh në sytë e vetes sime, por i vogël tek Allahu. Nuk ka pasur kurrë profetësi që të mos pasohej (me kalimin e kohës) nga një sistem mbretëror; dhe ju do t’i njihni dhe do t’i provoni sunduesit pas nesh.”[2]

O vëllezër të nderuar! Allahu i Lartësuar e ka fshehur nga të gjitha krijesat e Tij çastin e Orës dhe e ka bërë atë prej veçorive të dijes së Tij. Ai nuk ia ka zbuluar atë askujt prej robërve të Tij , as ndonjë engjëlli të afërt dhe as ndonjë profeti të dërguar. I Lartësuari thotë: “Të pyesin ty për Orën: kur do të ndodhë ajo? Thuaj: Dijen për të e ka vetëm Zoti im. Askush përveç Tij nuk e shfaq atë në kohën e saj. Ajo është e rëndë në qiej dhe në tokë. Ajo nuk ju vjen veçse papritur. Të pyesin sikur ti je i informuar hollësisht për të. Thuaj: Dijen për të e ka vetëm Allahu, por shumica e njerëzve nuk e dinë.”

Por Allahu i Madhëruar deshi t’i njoftojë krijesat e Tij për shenjat, treguesit dhe paralajmërimet e saj. Këto shenja kanë filluar të shfaqen dhe të pasojnë njëra-tjetrën pas dërgimit të hazretit tonë Muhammedit (a.s), i cili është shenja e parë e Kiametit.

Shenja e parë e Orës është dërgimi i tij (a.s), sepse ai është i fundit i profetëve dhe i dërguarve; pas tij nuk ka më profet. Pas tij vjen vetëm Kiameti, ashtu siç gishti tregues pasohet nga gishti i mesit. Ky është kuptimi i fjalës së tij (a.s): “Jam dërguar unë dhe Ora si këta dy”, – dhe bashkoi gishtin tregues me gishtin e mesit.”[3]

Nga shenjat e Orës është vdekja e të Dërguarit të Allahut (a.s)

O vëllezër të nderuar! Nga shenjat dhe treguesit e Orës është vdekja e hazretit tonë, të Dërguarit të Allahut (a.s), siç ka ardhur në hadithin fisnik nga Auf ibn Malik, i cili ka thënë: “Shkova te Profeti (a.s) në betejën e Tebukut, ndërsa ai ishte në një çadër prej lëkure. Ai tha: “Numëro gjashtë gjëra para Orës: vdekja ime; pastaj çlirimi i Bejtul-Makdisit; pastaj një vdekje masive që do t’ju godasë si sëmundja e deleve (një sëmundje që i kap delet, u rrjedh diçka nga hundët dhe vdesin papritur); pastaj përhapja e pasurisë, derisa një burri t’i jepen njëqind dinarë dhe ai përsëri të mbetet i pakënaqur; pastaj një fitne që nuk do të lërë asnjë shtëpi arabe pa hyrë në të; pastaj një armëpushim mes jush dhe Benu el-Asfarit (bizantinëve), por ata do të tradhtojnë dhe do t’ju vijnë nën tetëdhjetë flamuj, nën çdo flamur dymbëdhjetë mijë (ushtarë).”[4]

Vdekja e tij  (a.s) është prej fatkeqësive më të mëdha

O vëllezër të nderuar! Vdekja e hazretit tonë, të Dërguarit të Allahut (a.s), ka qenë prej fatkeqësive më të mëdha që i goditi muslimanët. Me të, bota u errësua në sytë e sahabëve fisnikë (Allahu qoftë i kënaqur me ta), pasi më parë ishte ndriçuar me të (a.s), pas dërgimit të tij dhe pas hixhretit të tij në Medinën e Ndritur.

Enes ibn Maliku (r.a) ka thënë: “Kur erdhi dita në të cilën i Dërguari i Allahut (a.s) hyri në Medinë, çdo gjë në Medinë u ndriçua. Ndërsa kur erdhi dita në të cilën ai (a.s) ndërroi jetë, çdo gjë në Medinë u errësua. Dhe sapo mbaruam me varrimin e tij, ne e ndjemë se zemrat tona kishin ndryshuar.”[5]

Ibn Haxher Askalani (r.h) thotë: “Kjo do të thotë se ata i gjetën zemrat e tyre të ndryshuara nga ajo që kishin njohur në jetën e tij – nga harmonia, pastërtia dhe butësia – për shkak të humbjes së asaj me të cilën ai i furnizonte nga mësimi dhe edukimi.”

O vëllezër të nderuar! Me vdekjen e hazretit tonë, të Dërguarit të Allahut (a.s), përfundoi profetësia, u ndërpre shpallja nga qielli dhe u ngrit njëra prej dy sigurive (mbrojtjeve). Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu nuk do t’i dënojë ata përderisa ti je në mesin e tyre, dhe Allahu nuk do t’i dënojë ata përderisa ata kërkojnë falje.”

Ai (a.s) ishte siguri për njerëzimin; me të (a.s) largoheshin ndëshkimet, sprovat dhe fatkeqësitë.

Abdullah ibn Abasi (r.a) ka thënë në lidhje me fjalën e të Lartësuarit: “Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty veçse si mëshirë për botët”: “Kush beson në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, atij i plotësohet mëshira në këtë botë dhe në botën tjetër. Ndërsa kush nuk beson në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, ai është ruajtur nga ajo që i godiste popujt e mëparshëm në këtë botë prej dënimeve si fundosja në tokë, shndërrimi (në krijesa të tjera) dhe goditja me gurë nga qielli; dhe kjo është mëshira në këtë botë.”[6]

Fikhu i Ummu Ejmenit

O vëllezër të nderuar! Ummu Ejmen, ishte shërbyesja (e liruar) e hazreti tonë, të Dërguarit të Allahut (a.s) dhe dadoja e tij. Ai e trashëgoi atë nga babai i tij dhe e liroi kur u martua me Hatixhen (a.s) qoftë i kënaqur me të). Kur ndërroi jetë i Dërguari i Allahut (a.s), ajo qante me lot të hidhur për humbjen e tij (a.s).

Enes ibn Malik (r.a) ka thënë: Ebu Bekri (r.a)  pas vdekjes së të Dërguarit të Allahut (a.s), i tha Omer ibn Hatabit: “Eja të shkojmë te Ummu Ejmeni ta vizitojmë, ashtu siç e vizitonte i Dërguari i Allahut  (a.s).” Kur arritën tek ajo, ajo filloi të qajë. Ata i thanë: “Çfarë të bën të qash? Ajo që është tek Allahu është më e mirë për të Dërguarin e Tij  (a.s).” Ajo tha: “Nuk po qaj sepse nuk e di se ajo që është tek Allahu është më e mirë për të Dërguarin e Tij (a.s) , por po qaj sepse shpallja është ndërprerë nga qielli.”Kjo fjalë i preku të dy dhe i nxiti në lot, dhe ata filluan të qanin bashkë me të.”[7]

Përfundim

O vëllezër të nderuar! Largimi i hazretit tonë, të Dërguarit të Allahut  (a.s), nga kjo botë është paralajmërim për fundin e kësaj bote dhe fillimin e botës tjetër. A ka vallë prej nesh kush që e shfrytëzon Kuranin Madhështor, i cili është shpallja e fundit që Allahu i Lartësuar ua zbriti robërve të Tij?

Ummu Ejmen (r.a) qau për ndërprerjen e shpalljes nga qielli. Po a ka ndër ne kush që qan për mungesën e lidhjes së tij me Librin e Zotit të vet, të Madhëruar e të Lartësuar?

Ummu Ejmeni qau, sepse ajo kishte dëgjuar fjalën e Allahut të Lartësuar: “Allahu e ka zbritur fjalën më të bukur, një Libër të ngjashëm (në harmoni e përsosmëri), të përsëritur herë pas here; prej tij rrëqethen lëkurat e atyre që i frikësohen Zotit të tyre, pastaj zbuten lëkurat dhe zemrat e tyre drejt përmendjes së Allahut. Ky është udhëzimi i Allahut, me të cilin Ai udhëzon kë të dojë; e kë Allahu e lë në humbje, për të nuk ka udhëzues.”

Cila është pra lidhja jonë me Fjalën më të Bukur?

Profeti (a.s) i tha Abdullah ibn Mesudit (r.a): “Lexomë Kuranin.” Ai tha: “A të ta lexoj ty, ndërkohë që ty të është zbritur?” Ai (a.s) tha: “Unë dua ta dëgjoj nga dikush tjetër.” Atëherë ai i lexoi Suren Nisa, derisa arriti te fjala e të Lartësuarit: Si do të jetë atëherë kur Ne do të sjellim nga çdo popull një dëshmitar dhe do të të sjellim ty dëshmitar mbi këta? Ai  (a.s) tha: “Mjafton.” Dhe sytë e tij rridhnin lot.”[8]

A nuk duhet të ulemi në këtë çast, në këtë kohë sprovash, ashtu siç u ul Ummu Ejmeni (r.a), duke qarë për ndërprerjen e shpalljes nga qielli?

O Allah, na jep sukses në atë që të kënaq Ty prej nesh. Amin.

Autor: Ahmet Sherif Na’san

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Buhariu.

[2] – Muslimi.

[3] – Buhariu dhe Muslimi.

[4] – Buhariu.

[5] – Ahmedi dhe Tirmidhiu.

[6] – Bejhakiu në “Delail”.

[7] – Muslimi.

[8] – Buhariu dhe Muslimi.

Peshorja e Dynjasë dhe Ahiretit
Falënderimi i takon Allahut, i Cili krijoi krijesat me një përcaktim të saktë, vendosi peshoren që njerëzit të qëndrojnë në drejtësi dhe e bëri këtë botë arë mbjelljeje, ndërsa botën tjetër korrje.

Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Një e i Pashoq, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij. O Allah, dërgo paqe, bekime dhe mëshirë mbi hayretin tonë Muhamed.

Vërtet, “peshorja” nuk është thjesht një mjet matjeje, por është shpirti i drejtësisë, ligji i ekzistencës dhe sekreti i qëndrueshmërisë së universit dhe i sheriatit.

Së pari: Peshorja kozmike… arkitektura e ekzistencës dhe ekuilibri i krijimit

Allahu i Lartësuar e filloi krijimin e Tij me ekuilibër; çdo gjë në këtë univers është e matur me një masë të saktë, nga lëvizja e trupave qiellorë deri te frymëmarrja e krijesave.

Ekuilibri në krijim dhe rregullim: Peshorja është drejtësia mbi të cilën janë ngritur qiejt dhe toka; sikur të prishej edhe një pjesë shumë e vogël e këtij ekuilibri, universi do të shkatërrohej. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe qiellin e ngriti dhe vendosi peshoren”[1] Dhe në një ajet tjetër thotë: “Dhe tokën e shtruam dhe vendosëm në të male të forta, dhe bëmë të mbijë në të nga çdo gjë e matur.”[2]

Peshorja si argument dhe ligj hyjnor: Peshorja në këto ajete nuk kufizohet vetëm në mjetin fizik, por përfshin drejtësinë dhe ligjin që Allahu ka zbritur për të gjykuar mes njerëzve. “Allahu është Ai që zbriti Librin me të vërtetën dhe peshoren; e ç’të bën të dish? Ndoshta Ora është afër.”[3]

Së dyti: Peshoret e kësaj bote… (amaneti juridik dhe përgjegjësia morale)

Në jurisprudencën islame, peshorja është një amanet mbi supet e palëve në tregti dhe është kriter i ndershmërisë dhe devotshmërisë.

Ndalimi i mashtrimit në matje dhe peshim: Allahu ka shkatërruar popuj për shkak të manipulimit të peshës; peshorja e jashtme është pasqyrim i peshës së brendshme (ndërgjegjes). Allahu thotë: “Mjerë për ata që mashtrojnë në peshë! Ata që kur marrin prej njerëzve, kërkojnë plotësisht, por kur u matin apo u peshojnë të tjerëve, u japin më pak.”[4]  Dhe thotë: “Plotësoni matjen kur matni dhe peshoni me peshore të drejtë; kjo është më e mirë dhe me përfundim më të bukur.”[5]

Suneti profetik dhe mbrojtja e të drejtave: Ibn Abbasi (r.a) tregon se kur Profeti (a.s) erdhi në Medinë, ata ishin ndër njerëzit më të këqij në matje, prandaj Allahu zbriti: “Mjerë për ata që mashtrojnë në peshë” , dhe pas kësaj ata u përmirësuan në këtë.”[6]

Xhabir ibn Abdullahu (r.a) tregon se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Kur të peshoni, jepni pak më tepër (mos e cungoni)”[7]

Së treti: Peshorja e Ahiretit… ku drejtësia është absolute dhe përfundimi i përjetshëm

Kjo është peshorja më e madhe, e cila do të vendoset në Ditën e Kiametit për të peshuar veprat, qëllimet, madje edhe vetë njerëzit.

Besimi në peshoren

Nga besimi i Ehli Sunetit dhe Xhematit është besimi në peshoren. Me këtë nënkuptohet peshorja me të cilën peshohen veprat e robërve, qofshin të mira apo të këqija. Allahu i Madhëruar thotë:

“Dhe Ne do të vendosim peshore të drejta në Ditën e Kiametit, dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi aspak. Edhe nëse është sa pesha e një kokrre mustarde, Ne do ta sjellim atë. Dhe Ne mjaftojmë si llogaritës.”[8] Dhe thotë: “Kushdo që i rëndohen peshoret (e veprave të mira), ata janë të shpëtuarit. Ndërsa ata që u lehtësohen peshoret, ata janë që e kanë humbur veten e tyre dhe do të qëndrojnë përgjithmonë në Xhehenem.”[9]

Ebu Hurejra (r.a) tregon se Profeti (a.s) ka thënë: “Dy fjalë janë të dashura për Mëshiruesin, të lehta në gjuhë, por të rënda në peshore: “Subhanallahi ue bihamdihi, Subhanallahil-Adhim”[10]

Kur do të jetë peshorja?

Dijetarët kanë thënë: kur të përfundojë llogaria, pas saj vjen peshimi i veprave. Sepse peshimi është për shpërblim, prandaj duhet të vijë pas llogaridhënies. Llogaria bëhet për të konfirmuar veprat, ndërsa peshimi për të treguar madhësinë e tyre, në mënyrë që shpërblimi të jetë sipas tyre.

Pra, peshorja do të jetë pasi veprat t’u paraqiten robërve dhe pasi të shpërndahen fletët (e veprave), që shpërblimi të jetë në përputhje me to.

Profeti (a.s) ka thënë: “Do të vendoset peshorja në Ditën e Kiametit; sikur të peshoheshin në të qiejt dhe toka, do t’i përfshinte ato. Kur ta shohin engjëjt, do të thonë: “O Zoti ynë, për kë është kjo?” Ai do të thotë: “Për kë të dua nga krijesat e Mia.” Atëherë engjëjt do të thonë: “I Lartësuar je Ti! Ne nuk të kemi adhuruar ashtu siç e meriton.”[11]

Realiteti i peshores së Ahiretit

Peshorja në Ditën e Kiametit ka dy tasa dhe një gjuhëz reale, të dukshme dhe të prekshme; ajo është një peshore e vërtetë që robërit do ta shohin me sy dhe do ta njohin me bindje të plotë.

Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe Ne do të vendosim peshore të drejta në Ditën e Kiametit, dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi aspak. Edhe nëse është sa pesha e një kokrre mustarde, Ne do ta sjellim atë. Dhe Ne mjaftojmë si llogaritës.”

Pra, peshorja është jashtëzakonisht e saktë; ajo peshon çdo gjë, të vogël e të madhe, çdo detaj të imët, qoftë edhe sa pesha e një grimce. Si të mos jetë e tillë, kur Vendosësi i saj është më i Urti i gjykuesve dhe më i Drejti i drejtuesve – i Lartësuar qoftë Ai. Allahu thotë: “Kush bën sa pesha e një grimce të mirë, do ta shohë atë; dhe kush bën sa pesha e një grimce të keqe, do ta shohë atë.”[12]

Çfarë vendoset në peshore?

Ajo që vendoset në peshore në Ditën e Kiametit për t’u peshuar janë tre gjëra:

1 – Vetë veprat

2 – Vetë vepruesi (njeriu)

3 – Fletët (regjistrat) e veprave

Tekstet e sakta nga Kurani dhe Suneti tregojnë se secila prej këtyre trejave do të peshohet.

Shejh Hafidh Hakemi (r.h) thotë: “Ajo që del më e qartë nga tekstet – dhe Allahu e di më së miri – është se peshohen si vepruesi, ashtu edhe veprat e tij dhe fletët e veprave të tij; sepse hadithet që shpjegojnë Kuranin kanë ardhur për secilën prej tyre.”

Këtë e përforcon edhe hadithi që e transmeton Imam Ahmedi në “Musned” nga Abdullah ibn Amr (r.a), se Profeti (a.s) ka thënë: “Allahu i Lartësuar do të veçojë një njeri nga umeti im para të gjitha krijesave në Ditën e Kiametit dhe do t’i shpalosë atij nëntëdhjetë e nëntë regjistra (libra të mëdhenj), secili sa shikimi i syrit. Pastaj do t’i thotë: “A mohon ndonjë gjë nga këto? A të kanë bërë padrejtësi shkruesit e Mi?” Ai do të thotë: “Jo, o Zoti im.” Do t’i thotë: “A ke ndonjë justifikim apo ndonjë të mirë?” Njeriu do të mbetet i hutuar dhe do të thotë: “Jo, o Zoti im.” Atëherë Ai do të thotë: “Po, ti ke tek Ne një të mirë, dhe sot nuk do të të bëhet padrejtësi.” Pastaj i nxirret një kartë e vogël, në të cilën shkruhet: “Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij.” Ai do të thotë: “O Zoti im, ç’vlerë ka kjo kartë përballë gjithë këtyre regjistrave?!” Do t’i thuhet: “Nuk do të të bëhet padrejtësi.” Pastaj regjistrat vendosen në një tas, ndërsa karta në tjetrin; dhe regjistrat fluturojnë (lehtësohen), ndërsa kartela rëndohet. Dhe asgjë nuk peshon më rëndë se emri i Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.”[13]

Ky hadith tregon se njeriu vendoset (në peshore) së bashku me të mirat dhe regjistrin e tyre në një tas, ndërsa të këqijat me regjistrin e tyre në tasin tjetër.

Hadithi i “kartës” është ndër më madhështorët që janë transmetuar për hollësitë dhe urtësinë e peshores; ajo kartë që i bën të lehta regjistrat e mëkateve dhe në të cilën shfaqet madhështia e teuhidit (njësimit të Allahut) në peshore.

Ndarja e njerëzve te peshorja

Fitorja e madhe: Ajo është për atë, te i cili ana e të mirave është më e rëndë se ajo e të këqijave. Allahu i Madhëruar thotë: “Sa për atë që i rëndohen peshoret, ai do të jetë në një jetë të kënaqshme.”[14]

Humbja e qartë: Për atë që i lehtësohen peshoret nga të mirat dhe është bosh nga devotshmëria. Allahu i Madhëruar thotë: “Kushdo që i lehtësohen peshoret, ata janë që e kanë humbur veten e tyre dhe do të qëndrojnë përgjithmonë në Xhehenem.” Dhe thotë: “Peshimi atë ditë është i drejtë; kush i rëndohen peshoret, ata janë të shpëtuarit. Ndërsa kush i lehtësohen peshoret, ata janë që e kanë humbur veten e tyre, sepse i bënin padrejtësi ajeteve Tona.”[15]

Një kategori e tretë: banorët e A’rafit

Njerëzit në Ditën e Kiametit ndahen në tre grupe:

Një grup, të cilëve u peshojnë më shumë të mirat se të këqijat, këta nuk dënohen dhe hyjnë në Xhenet.

Një grup tjetër, të cilëve u peshojnë më shumë të këqijat se të mirat, këta meritojnë dënim sipas mëkateve të tyre, pastaj shpëtohen dhe hyjnë në Xhenet.

Një grup i tretë, të cilëve u janë barazuar të mirat dhe të këqijat, këta janë banorët e A’rafit. Ata nuk janë as prej banorëve të Xhenetit, as prej banorëve të Zjarrit, por qëndrojnë në një vend të ndërmjetëm, të lartë, prej nga shohin edhe Zjarrin edhe Xhenetin. Qëndrojnë aty sa të dojë Allahu, dhe në fund hyjnë në Xhenet.

Kjo është nga drejtësia e plotë e Allahut të Lartësuar që i jep çdo njeriu atë që meriton: kush i rëndohen të mirat është prej banorëve të Xhenetit; kush i rëndohen të këqijat dënohet në Zjarr sipas vullnetit të Allahut; ndërsa ai që i ka të barabarta të mirat dhe të këqijat është prej banorëve të A’rafit. Por ky nuk është vendqëndrim i përhershëm.

Dita e vështirë

Qëndrimi i njerëzve në tokën e Mahsherit është një moment i vështirë në një ditë të vështirë dhe të rëndë. Prandaj, nga mëshira e Allahut për këtë umet është që i Dërguari i Tij (a.s) do të jetë i pranishëm në këtë situatë të rëndë që kalon umeti i tij gjatë peshimit të veprave.

Transmeton Enes ibn Malik (r.a): I kërkova Profetit (a.s) të ndërmjetësonte për mua në Ditën e Kiametit. Ai tha: “Do ta bëj.” Thashë: “O i Dërguari i Allahut, ku të të kërkoj?” Tha: “Më kërko fillimisht te Sirati.” Thashë: “Nëse nuk të gjej te Sirati?” Tha: “Atëherë më kërko te peshorja.” Thashë: “Nëse nuk të gjej te peshorja?” Tha: “Atëherë më kërko te Havdi (burimi), sepse unë nuk mungoj në këto tri vende.”[16]

Te peshorja, askush nuk kujton askënd

Nëna e besimtarëve, Aishja (r.a), thotë: “E kujtova Zjarrin dhe qava. I Dërguari i Allahut (a.s) më tha: “Çfarë të bëri të qash?” Thashë: “E kujtova Zjarrin dhe qava. A do t’i kujtoni familjarët tuaj në Ditën e Kiametit?” Ai (a.s) tha: “Sa i përket tri vendeve, askush nuk kujton askënd: te peshorja, derisa të dijë nëse i rëndohet apo i lehtësohet peshorja;  te shpërndarja e fletëve, derisa të dijë ku do t’i jepet libri i tij: në të djathtë, në të majtë apo pas shpine;  dhe te Sirati, kur vendoset mbi Xhehenem, derisa të kalojë…”

A janë veprat cilësi abstrakte që nuk pranojnë peshim, sepse peshimi u takon vetëm trupave?

Përgjigjja për këtë është: Allahu i Madhëruar i shndërron këto vepra në trupa konkrete, dhe kjo nuk është aspak e çuditshme për fuqinë e Allahut të Lartësuar.

Shembull i ngjashëm me këtë është vdekja: ajo do të sillet në formën e një dashi dhe do të therret mes Xhenetit dhe Zjarrit, megjithëse vdekja në vetvete është një kuptim (abstrakt) dhe jo trup.

Ebu Seid Hudriu (r.a) tregon se Profeti (a.s) ka thënë: “Do të sillet vdekja në Ditën e Kiametit sikur të ishte një dash me ngjyrë të përzier (bardhë e zi). (Ebu Kurejbi shton: “dhe do të vendoset mes Xhenetit dhe Zjarrit”, ndërsa të dy bien dakord për pjesën tjetër të hadithit). Pastaj do të thuhet: “O banorë të Xhenetit! A e njihni këtë?” Ata do të ngrejnë kokat, do të shikojnë dhe do të thonë: “Po, kjo është vdekja.” Pastaj do të thuhet: “O banorë të Zjarrit! A e njihni këtë?” Ata do të ngrejnë kokat, do të shikojnë dhe do të thonë: “Po, kjo është vdekja.” Pastaj do të urdhërohet që ajo të therret. Më pas do të thuhet: “O banorë të Xhenetit! Përjetësi, nuk ka më vdekje! O banorë të Zjarrit! Përjetësi, nuk ka më vdekje!” Pastaj i Dërguari i Allahut (a.s) lexoi: “Dhe paralajmëroi ata për Ditën e Pendimit të Madh, kur çështja do të jetë vendosur, ndërkohë që ata janë në pakujdesi dhe nuk besojnë.”[17]dhe bëri me dorë drejt kësaj bote.”[18]

Dobitë e peshores

Dikush mund të thotë: cila është dobia e peshores, kur Allahu i Lartësuar i di veprat e robërve, qofshin të mira apo të këqija?

Ibn Ebi el-Izz el-Hanefi ka thënë: “Edhe sikur të mos kishte ndonjë urtësi tjetër në peshimin e veprave përveç shfaqjes së drejtësisë së Tij, para të gjithë robërve të Tij, kjo do të mjaftonte. Sepse askush nuk e do arsyetimin (justifikimin) më shumë se Allahu; për këtë arsye Ai dërgoi të dërguarit si përgëzues dhe paralajmërues. E si atëherë, kur përtej kësaj ka edhe urtësi të tjera që ne nuk i dimë?!”

El-Kurtubi ka thënë: “Havdi (burimi) është para peshores, ndërsa Sirati është pas peshores. Kjo është renditja e ngjarjeve të Ditës së Kiametit.

Së katërti: Efektet e besimit në peshoren e veprave

Së pari: Përpjekja në adhurime dhe nxitimi drejt veprave të mira; sepse ai që i shtohen të mirat mbi të këqijat, ka fituar dhe ka shpëtuar. Allahu i Madhëruar thotë: “Sa për atë që i rëndohen peshoret, ai do të jetë në një jetë të kënaqshme. Ndërsa ai që i lehtësohen peshoret, vendi i tij do të jetë humnera. E ç’të bëri të dish çfarë është ajo? Është zjarr i ndezur fort.” [19]

Së dyti: Ruajtja e veprave të mira nga ato që i prishin ose i pakësojnë. Ebu Hurejra (r.a), se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “A e dini kush është i falimentuari?” Thanë: “I falimentuari tek ne është ai që nuk ka para e as pasuri.” Ai tha: “I falimentuari nga umeti im është ai që vjen në Ditën e Kiametit me namaz, agjërim dhe zekat, por ka sharë këtë, ka shpifur për atë, ka ngrënë pasurinë e këtij, ka derdhur gjakun e atij dhe ka rrahur dikë; kështu që këtij i jepen nga të mirat e tij dhe atij i jepen nga të mirat e tij. Nëse i mbarojnë të mirat para se të shlyejë detyrimet, merren nga mëkatet e tyre dhe i hidhen atij, pastaj hidhet në Zjarr.”[20]

Theubani (r.a) tregon se Profeti (a.s) ka thënë: “Unë njoh disa njerëz nga umeti im që do të vijnë në Ditën e Kiametit me të mira sa malet e Tihames, të bardha, por Allahu do t’i bëjë ato pluhur të shpërndarë.” Theubani tha: “O i Dërguari i Allahut, na i përshkruaj ata, që të mos jemi prej tyre pa e ditur.” Ai tha: “Ata janë vëllezërit tuaj dhe nga lëkura juaj; falen natën ashtu si faleni ju, por janë njerëz që kur mbeten vetëm me ndalesat e Allahut, i shkelin ato.”[21]

Së treti: Shfaqja e drejtësisë së Tij dhe se Ai vendos peshore të drejta, në të cilat shfaqen edhe peshat më të vogla me të cilat peshohen të mirat dhe të këqijat, siç thuhet në ajet: “Dhe Ne do të vendosim peshore të drejta në Ditën e Kiametit, dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi aspak. Edhe nëse është sa pesha e një kokrre mustarde, Ne do ta sjellim atë. Dhe Ne mjaftojmë si llogaritës.”

Fjala: “edhe nëse është sa pesha e një kokrre mustarde” tregon për diçka nga më e vogla dhe më e parëndësishmja, siç thotë Allahu: “Kush bën sa pesha e një grimce të mirë, do ta shohë atë; dhe kush bën sa pesha e një grimce të keqe, do ta shohë atë.

Së pesti: Çfarë e rëndon peshoren?

Meqë Ahireti është vendi i peshimit, besimtari duhet të kërkojë veprat më “të rënda” për t’i vendosur në tasin e tij.

Nga këto vepra janë:

Fjalët e mira: Ebu Hurejra (r.a) tregon se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Dy fjalë janë të lehta në gjuhë, të rënda në peshore dhe të dashura për Mëshiruesin: “Subhanallahi ue bihamdihi, Subhanallahil-Adhim.”

Gjithashtu ai (a.s) ka thënë: “Ai që e ka të vështirë të falet natën, është koprrac në pasuri për ta shpenzuar dhe frikacak për të luftuar armikun, le të shtojë sa më shumë thënien: “Subhanallahi ue bihamdihi”, sepse ajo është më e dashur tek Allahu sesa një mal prej ari dhe argjendi që shpenzohet në rrugën e Allahut.”[22]

Morali i mirë (sjellja e mirë): Morali i mirë është gjëja më e rëndë që vendoset në peshoren e besimtarit në Ditën e Kiametit. Ebu Derdaja (r.a) tregon se Profeti (a.s) ka thënë: “Asgjë nuk është më e rëndë në peshoren e besimtarit në Ditën e Kiametit sesa morali i mirë; dhe Allahu e urren njeriun e shthurur dhe fjalëkeq.”[23]

Përmendja e vazhdueshme e Allahut dhe falënderimi (dhikri): Nga gjërat që e rëndojnë peshoren është shtimi i thënies “Elhamdulilah” dhe pranimi i mirësive dhe begative të Allahut. Ebu Malik el-Esh’ari (r.a) tregon se Profeti (a.s) ka thënë: “Pastërtia është gjysma e besimit, dhe “Elhamdulilah” e mbush peshoren, ndërsa “Subhanallahi” dhe “Elhamdulilah” e mbushin – ose e mbush – hapësirën mes qiejve dhe tokës.”[24]

Shpenzimi në rrugën e Allahut (xhihadi): Profeti (a.s) ka thënë: “Kush mban një kalë në rrugën e Allahut, me besim në Allahun dhe duke besuar premtimin e Tij, ushqimi i tij, pirja e tij, madje edhe plehu dhe urina e tij do të jenë të mira në peshoren e tij në Ditën e Kiametit.”

Së gjashti: Peshorja e njerëzve, jo e trupave

Në Islam, njerëzit nuk maten sipas madhësisë së trupit apo pasurisë së tyre, por sipas asaj që kanë në zemrat e tyre: besimit dhe veprave.

Madhështia e veprës edhe nëse poseduesi i saj është i vogël në trup: Transmetohet se Ibn Mes’udi (r.a),  po merrte një misvak nga pema e arakut dhe kishte këmbë shumë të holla; era e lëkundte dhe njerëzit qeshën me të. I Dërguari i Allahut (a.s) tha: “Pse po qeshni?” Thanë: “O i Dërguari i Allahut, për shkak të hollësisë së këmbëve të tij.” Ai tha: “Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, ato (këmbë) janë më të rënda në peshore se mali Uhud.”[25]

Pavlefshmëria e jobesimtarit në peshore: Ebu Hurejra (r.a) tregon se Profeti (a.s) ka thënë: “Do të vijë një njeri i madh dhe i shëndoshë në Ditën e Kiametit, por nuk do të peshojë tek Allahu as sa krahu i një mushkonje. Pastaj tha: “Lexoni nëse doni: “Dhe Ne nuk do t’u japim atyre asnjë peshë në Ditën e Kiametit.[26]”[27] Dijetarët kanë thënë: njeriu peshohet së bashku me veprat e tij.

Së gjashti: Perceptimi objetiv i peshores në sjellje

Peshorja nuk është thjesht një realitet i fshehtë që e presim, por është një sjellje që duhet ta jetojmë.

Mesatarja (balanca), peshorja e Islamit:

Islami është fe e mesatares, dhe mesatarja është pika e ekuilibrit në peshore mes teprimit (ekstremizmit) dhe neglizhencës. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe kështu Ne ju bëmë një umet të mesëm (të drejtë e të balancuar), që të jeni dëshmitarë ndaj njerëzve dhe që i Dërguari të jetë dëshmitar ndaj jush”[28]

Peshorja e kritikës dhe vlerësimit:

Muslimani duhet t’i peshojë fjalët dhe veprat e tij me peshoren e sheriatit para se t’i shprehë ato. Është transmetuar nga Umeri (r.a) se ka thënë: “Bëni llogari me veten tuaj para se të llogariteni, dhe peshoni veten tuaj para se të peshoheni; sepse është më e lehtë për ju në llogarinë e nesërme që të bëni llogari me veten sot.”

Përmbledhja dhe thelbi i fjalës: Dija dhe vetëdija mbi peshoren prodhon në zemër vigjilencë dhe në anët e trupit drejtësi dhe qendrim të drejtë. Ai që beson se do të vendoset pesha e veprave të tij ditën e Gjykimit, do të përpiqet të bëjë vetëm të mira në këtë botë. Mbushni peshoret tuaja me përmendjen e Allahut, me mirësinë e karakterit dhe me drejtësinë në fjalë dhe vepra, në shpresë që të jemi nga ata për të cilët Allahu thotë: Pra, ai do të jetojë në një jetë të kënaqshme.

Nga ky udhëtim fetar në hapsirën e “peshores” mund të nxjerrim disa të vërteta të mëdha që çdo mysliman duhet t’i mbajë me vete në jetën e tij:

Gjithëpërfshirja e konceptit të peshores: Peshorja nuk janë thjesht dy kahet në Ahiret, por është një ligj i krijimit (në natyrë), ligj sheriatik (në vendime) dhe ligj etik (në marrëdhënie).

Drejtësia absolute: Peshorja hyjnore nuk lë anash as vogëlësinë, as madhësinë; edhe pesha e një grimce e konsiderohet, gjë që e mëson njeriun të jetë në vigjilencë të plotë ndaj Zotit të tij.

Veprat më të rënda: Na është bërë e qartë se monoteizmi i pastër (si në “kartën e besimit”), karakteri i mirë, dhe përmendja e Allahut (SubhanAllah dhe BiHamdihi) janë veprat më të rëndësishme në peshore; rëndësi ka cilësia dhe pranimi, jo thjesht shumësia.

Peshorja e vlerave: Vlera e vërtetë e njeriut matet me peshën e adhurimit dhe të devotshmërisë, jo me peshën e trupit, të pasurisë apo të nderit.

O Allah, Ti që ngrite qiellin dhe vendose peshoren, dhe që zbritve Librin me të vërtetën dhe peshoren e drejtë, bëj që peshoret tona të jenë të drejta në këtë botë me përmbushjen e urdhërave Tuaja, dhe të rëndohen në Ahiret me mëshirën dhe dhuntinë Tënde.

O Allah, rëndoji peshoret tona me karakter të mirë, mbush gjuhët tona me përmendjen Tënde që mbush peshoren, bëj që të jemi nga ata që flasin dhe veprojnë, nga ata që veprojnë me sinqeritet, dhe nga ata që veprimet e tyre pranojnë.

O Allah, mos na turpëro ditën kur do të shpalosen zemrat, dhe mos na turpëro ditën kur vendoset peshorja; bëj që të jemi nga ata që marrin librin e tyre me dorën e djathtë dhe ecin mbi Sirat si rrufe e shpejtë drejt xhennetit.

O Allah, pastroji shpirtrat tanë, pastro zemrat tona nga hipokrizia, gjuhët tona nga gënjeshtra, sytë tanë nga tradhtia; bëj peshoren e drejtësisë Tënde për ne mëshirë, dhe peshoren e dhuntisë Tënde për ne shpëtim.

O Allah, mundësona monoteizmin, edukatën e bukur, fjalën e mirë, qëndrueshmërinë e hapave; bëj që veprat tona më të mira të kenë fund të mirë, dhe ditët tona më të mira të jenë dita kur Të takohemi duke gjetur kënaqësinë Tënde, o Ti që në dorën Tënde është mbretëria e gjithçkaje dhe Ti ke mundësi mbi gjithçka.

Amin!

Autor: Muhamed Ebu Mensur

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Rahman: 7.

[2] – Sure Hixhr: 9.

[3] – Sure Shura: 17.

[4] – Sure Mutaffifin: 1-3.

[5] – Sure Isra: 35.

[6] – Nesaiu dhe Ibn Maxheh.

[7] – Ibn Maxheh.

[8] – Sure Enbija: 47.

[9] – Sure Mu’minun: 102 – 103.

[10] – Buhariu dhe Muslimi.

[11] – Hadith Sahih.

[12] – Sure Zelzele: 7-8.

[13] – Ahmedi. Hadithi është Sahih.

[14] – Sure Kariah: 6-7.

[15] – Sure A’raf: 8 – 9.

[16] – Ahmedi.

[17] – Sure Merjem: 39.

[18] – Buhariu dhe Muslimi.

[19] – Sure Kariah: 6-11.

[20] – Muslimi.

[21] – Ibn Maxheh. Hadithi është Sahih.

[22] – Hadith Sahih.

[23] – Ebu Daudi, Tirmidhiu dhe Ahmedi.

[24] – Muslimi.

[25] – Ahmedi.

[26] – Sure Kehf: 105.

[27] – Buhariu.

[28] – Sure Bekare: 143.

Veçoritë dhe cilësitë e engjëjve
Engjëjt janë krijesa prej krijesave të Allahut të Lartësuar, të nderuar në krijim dhe në moral; të pastër e të drejtë si në cilësi ashtu edhe në veprim. Allahu i Madhëruar i ka krijuar ata prej drite. Ata janë të dërguarit e Allahut dhe ushtria e Tij në zbatimin e urdhrit që Ai ua shpall atyre; janë të dërguarit e Tij tek pejgamberët dhe të dërguarit e Tij. Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu zgjedh nga engjëjt të dërguar dhe edhe nga njerëzit.”[1]

Besimi tek engjëjt është një nga gjashtë shtyllat e besimit, i përmendur në hadithin në të cilin kur Pejgamberi (a,s) u pyet për besimin, tha: “Të besosh në Allahun, në engjëjt e Tij, në librat e Tij, në të dërguarit e Tij, në Ditën e Fundit dhe në kaderin, të mirën dhe të keqen e tij.”[2]

Engjëjt e nderuar kanë shumë veçori dhe cilësi që i dallojnë nga të gjitha krijesat e tjera, ndër to:

1 – Engjëjt janë krijuar prej drite:

Lënda nga e cila Allahu i Madhëruar i ka krijuar engjëjt është drita. Nga nëna e besimtarëve, Aishja bintu Ebi Bekrin (r.a.), tregohet se Pejgamberi (a,s) ka thënë: “Engjëjt janë krijuar prej drite.”[3]

I Dërguari i Allahut (a,s) nuk na ka sqaruar se për cilën dritë bëhet fjalë prej së cilës janë krijuar. Prandaj, ne nuk mund të hyjmë në hollësi rreth këtij çështjeje, sepse ajo i përket botës së fshehtë (gajbit), për të cilën nuk ka ardhur sqarim më i detajuar sesa ky hadith.

2 – Engjëjt janë në adhurim të përhershëm ndaj Allahut të Madhëruar; nuk kanë plogështi e as mërzi, dhe i binden Allahut e nuk e kundërshtojnë Atë.

Allahu i Lartësuar thotë: “Atij i përket kush është në qiej dhe në tokë; ndërsa ata që janë pranë Tij nuk tregojnë mendjemadhësi në adhurimin e Tij dhe nuk lodhen. Ata e madhërojnë (bëjnë tesbih) natë e ditë dhe nuk pushojnë.”[4]

Ibn Kethiri ka thënë: “Domethënë: engjëjt. “Nuk tregojnë mendjemadhësi në adhurimin e Tij” pra, nuk e përbuzin e as nuk shmangen prej tij… “Dhe nuk lodhen” do të thotë: nuk rraskapiten e nuk mërziten. “E madhërojnë natë e ditë dhe nuk pushojnë” ata janë vazhdimisht në punë, natë e ditë; të bindur me qëllim dhe me veprim, dhe të aftë për ta kryer atë, ashtu siç ka thënë i Lartësuari: “Nuk e kundërshtojnë Allahun për atë që Ai i urdhëron dhe veprojnë atë që urdhërohen.”[5] Po ashtu, Allahu i Lartësuar thotë: “Ndërsa ata që janë pranë Zotit tënd e madhërojnë Atë natë e ditë dhe nuk mërziten.”[6]

3 – Engjëjt nuk janë bija të Allahut të Madhëruar e as bij, nuk janë ortakë e as të barabartë me Të. I Lartësuar qoftë Allahu nga ato që thonë zullumqarët dhe mohuesit.

Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe thanë: I Gjithëmëshirshmi ka marrë fëmijë. I pastër është Ai! Jo, ata janë robër të nderuar.”[7]

Ibn Kethiri ka thënë: “I Lartësuari po u përgjigjet atyre që pretendojnë se Ai – i Lartësuar dhe i Shenjtëruar qoftë – ka fëmijë nga engjëjt, siç thoshin disa arabë se engjëjt janë bijat e Allahut. Ai tha: “I pastër është Ai! Jo, ata janë robër të nderuar” , domethënë engjëjt janë robër të Allahut, të nderuar tek Ai, me pozita të larta dhe shkallë të ngritura; ata janë në bindje të plotë ndaj Tij, me fjalë dhe me vepra.”

Po ashtu, Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe i bënë engjëjt, të cilët janë robër të të Gjithëmëshirshmit, femra. A mos ishin dëshmitarë të krijimit të tyre? Dëshmia e tyre do të shënohet dhe do të merren në pyetje.”[8]

Abdurahman Sa’di ka thënë: “I Lartësuari tregon për shëmtinë e fjalës së idhujtarëve… ndër to është pretendimi i tyre se engjëjt janë bijat e Allahut.”

4 – Allahu i Madhëruar i ka krijuar engjëjt në pamje të bukur dhe fisnike

Allahu i Lartësuar thotë për Xhibrilin (a.s): “Atë ia mësoi një me fuqi të madhe, i pajisur me forcë e pamje të bukur, dhe ai u shfaq në formën e tij të plotë.”[9]

Ibn Abasi ka thënë për fjalën e Allahut “i pajisur me forcë” domethënë: me pamje të bukur.

Ndërsa Abdurahman Sa’di ka thënë: “I pajisur me force”, pra: me fuqi, me krijim të bukur dhe me hijeshi të jashtme e të brendshme.

5 – Engjëjt nuk hanë dhe nuk pinë

Allahu i Lartësuar thotë: “A të ka ardhur lajmi për mysafirët e nderuar të Ibrahimit? Kur hynë tek ai dhe thanë: “Paqe!” Ai tha: “Paqe, ju jeni njerëz të panjohur.” Pastaj ai shkoi fshehurazi te familja e tij dhe solli një viç të majmë. Ua afroi atyre dhe tha: “A nuk po hani?” Ai ndjeu frikë prej tyre. Ata thanë: “Mos ki frikë!” dhe e përgëzuan me një djalë të dijshëm.”[10]

Ibn Kethiri ka thënë: “Engjëjt nuk kanë dëshirë për ushqim, nuk e lakmojnë dhe nuk e hanë atë.”

Ibn Tejmije ka thënë: “Ata nuk hanë dhe nuk pinë.”

Ndërsa Sujuti transmeton nga Fahrudin Raziu se ka thënë: “Dijetarët janë të gjithë unananim se engjëjt nuk hanë, nuk pinë dhe nuk martohen; ata e madhërojnë Allahun natë e ditë dhe nuk pushojnë.”

6 – Engjëjt kanë krahë dhe ndryshojnë në krijim dhe masë:

Disa engjëj kanë dy krahë, disa tre, disa katër, dhe disa më shumë se kaq. Xhbrili (a.s) ka gjashtëqind krahë. Engjëjt kanë nivele të ndryshme pranë Zotit të tyre. Allahu thotë: “Falënderim Allahut, Krijuesit të qiejve dhe tokës, i Cili i ka bërë engjëjt, me krahë: dy, tre, katër; Ai shton në krijim çfarë të dojë, sepse Allahu është i Plotfuqishëm mbi çdo gjë.”[11]

Ibn Kethiri ka thënë: “Kjo do të thotë: disa kanë dy krahë, disa tre, disa katër, dhe disa më shumë, siç thuhet në hadith: “Pejgamberi (a.s) e pa Xhibrilin (a.s) natën e Israsë dhe ai kishte gjashtëqind krahë. Për këtë Ai tha: “Ai shton në krijim çfarë të dojë, sepse Allahu është i Plotfuqishëm mbi çdo gjë. “ Es Sudi ka thënë: Ai shton në krahë dhe në krijimin e tyre çfarë të dojë.”

Rufa’a ibn Rufa’a (r.a) tregon se Xhibrili (a.s) erdhi te Pejgamberi (a.s) dhe pyeti: “Si i konsideroni pjesmarrësit e Bedrit mes jush? Ai tha: Nga më të mirët e muslimanëve, ose një shprehje e ngjashme. Ai tha: Po ashtu (i konsiderojmë) edhe ata engjëj që morën pjesë në Bedër.”[12]

7 – Numri i engjëjve është i madh dhe vetëm Allahu e di

Allahu i Madhëruar thotë: “Asnjë nuk i di ushtritë e Zotit tënd, përveç Atij.”[13]

Sa’di thotë: “Është e domosdoshme të pranosh duke qenë i bindur në atë që Allahu dhe i Dërguari i Tij kanë treguar, sepse askush nuk i di ushtritë e Zotit tënd, engjëjt apo të tjerët, përveç Atij.”

Enesi (r.a) tregon se Pejgamberi (a.s) ka thënë: “Shtëpia e banueshme në qiellin e shtatë e vizitojnë çdo ditë shtatëdhjetë mijë engjëj dhe nuk kthehen aty deri në Ditën e Kiametit.”[14]

Ebu Dherri (r.a)  tregon se Pejgamberi (a.s) ka thënë:  “Unë shoh atë që ju nuk shihni dhe dëgjoj atë që ju nuk dëgjoni. Qielli lëshoi një tingull dhe është e drejtë që të shtrihet; aty nuk ka vend më të madh se katër gishta pa një engjëll që vendos ballin e tij para Allahut në sexhde.”[15]

8 – Engjëjt vdesin ashtu si të gjallesat e tjera

Allahu i Lartësuar thotë: “Çdo gjë shkatërrohet përveç Fytyrës së Tij. Atij i përket pushteti dhe te Ai ktheheni.”[16]

Në një ajet tjetër Allahu thotë: “Dhe kur fryhet në sur, do të shokohen ata që janë në qiej dhe ata që janë në tokë, përveç atyre që do Allahu; pastaj do të fryhet përsëri dhe ja ku janë, duke u ngritur dhe duke parë.”[17]

Ibn Kethiri shpjegon: “Kjo fryrje është e dyta, fryrja e parë e tronditjes, me të cilën vdesin të gjithë gjallesat nga qielli dhe toka, përveç atyre që do Allahu, siç është shprehur në hadithin e njohur për surin. Pastaj Ai merr shpirtërat e të tjerëve derisa të vdesë engjëlli i fundit, dhe i Vetmi i Gjallë dhe i Përjetshëm mbetet i pari dhe i fundit në përjetësi. Pastaj Ai ringjall atë që do, Siç është Israfil, dhe urdhëron të fryhet suri për herën e tretë, fryrjen e ringjalljes: “pastaj do të fryhet përsëri dhe ja ku janë duke u ngritur dhe duke parë,” që do të thotë: të ringjallurit pasi ishin kocka dhe eshtra, duke parë tmerrin e Ditës së Kiametit.”

Halimi në librin e tij “El-Minhaxh” thotë: “Besimi te engjëjt përfshin kuptimin: vendosjen e tyre në nivelet e tyre, pohimin se janë shërbëtorë dhe krijesa të Allahut, si njerëzit dhe xhindët, të urdhëruar dhe të detyruar, nuk mund të bëjnë tjetër veçse atë që Allahu i mundëson, dhe vdekja është e mundshme për ta, por Allahu ua ka caktuar një afat të gjatë, kështu që nuk i merr derisa ta arrijnë atë.”

Manavi në “Fajdul Kadir” thotë: “Engjëjt vdesin sipas asaj që thuhet në tekst dhe sipas konsensusit të dijetarëve.”

Përfitimet nga besimi te engjëjt:

1 – Besimi i Ehlu Sunetit dhe Xhematit është se: Ata besojnë se engjëjt janë robër të krijuar, të krijuar nga drita, jo entitete shpirtërore abstrakte apo forca të fshehta. Engjëjt janë krijesa të Allahut, nuk kanë gjini, nuk hanë e pinë, nuk martohen dhe nuk shumohen, janë të bukur në pamje dhe moral, të sjellshëm dhe të turpshëm. Ata janë të prirur natyrshëm drejt adhurimit dhe bindjes ndaj Allahut. Allahu thotë: “Dhe ata thanë: ‘Mëshiruesi ka marrë një fëmijë’ – i Lartësuar qoftë Ai – por ata janë robër të nderuar. Ata nuk e parakalojnë Atë me fjalë, dhe veprojnë sipas urdhrit të Tij. Ai di çfarë është para tyre dhe pas tyre, dhe nuk ndërmjetësojnë përveç për atë që Ai kënaqet, dhe nga frika e Tij janë të kujdesshëm.”[18]

Imam Sa’di shpjegon: “Ky ajet tregon marrëzinë e politeistëve që mohuan Pejgamberin dhe pretenduan, me turp të madh, se engjëjt janë bija të Allahut. I lartësuar qoftë Allahu nga kjo shpifje. Engjëjt janë robër të sjellshëm dhe të nderuar pranë Allahut, të pastër nga kryerja e veprave të shëmtuara si dhe të përulshëm ndaj Tij.”

2 – Shoqërimi i njerëzve nga engjëjt: Engjëjt shoqërojnë fëmijët e Adamit që nga momenti i krijimit të tyre në barkun e nënës deri në largimin e shpirtit ditën e vdekjes, madje edhe në varrezat pas vdekjes.

3 – Pejgamberi (a.s) e ka parë  dy herë ëngjëllin Xhibril në pamjen që Allahu e krijoi: një herë në tokë dhe një herë pranë Sidretul-Munteha. Asnjë nuk mund të pretendojë se ka parë engjëjt në pamjen e tyre të vërtetë përveç një profeti të besueshëm. Të tjerët mund të shohin engjëjt si njerëz. Xhibrili (a.s) ka gjashtëqind krahë që mbulojnë horizontin, por me lejen e Allahut mund të shfaqet si njeri.

4 – Detyrat e engjëjve: Allahu i caktoi engjëjt për detyra të ndryshme. Disa janë përgjegjës për shpalljen (Xhibrili), shiun dhe stinët (Mikaili), fryrjen në sur (Israfili), marrjen e shpirtërave (Meliku i Vdekjes), shkrimin e veprave të njerëzve, sprovat e varrit (Munkeri dhe Nekiri), xhenetin dhe zjarrin, dhe mbajtësit e Arshit, të cilët janë më të nderuarit. Allahu thotë: “Ata që mbajnë Arshin dhe ata rreth tij lartësojnë me lavdërim Zotin e tyre dhe besojnë Atij dhe falin për ata që besuan. Zotëria ynë përfshin çdo gjë me mëshirë dhe dijeni, fal ata që pendohen dhe ndjekin rrugën Tënde dhe ruaji nga dënimi i xhehennemit.”[19]  Sa’di shpjegon: “Mbajtësit e Arshit janë engjëjt më të lartë dhe më të nderuar.”

5 – Engjëjt dhe besimtarët: Ata i duan besimtarët, i mbrojnë, kërkojnë falje për ta, shpien salavat për pejgamberin (a.s), marrin pjesë në namazet e pesë vakteve dhe të premtes, dhe ai person  cili kur imam këndon Fatihanë dhe thotë Amin që përkon të jetë thënë njëkohësisht me thënien  e mëkateve, I falen gjynahet. Këto janë disa nga mënyrat se si engjëjt shfaqin kujdes për besimtarët.

6 – Frutat e besimit te engjëjt: Frutat përfshijnë njohjen e madhështisë së Allahut, fuqisë dhe urtësisë së Tij në krijimin e engjëjve. Shejh Ibn Uthejmi thotë: “Frutat e besimit te engjëjt janë: 1) njohja e madhështisë së Krijuesit dhe fuqisë së Tij; 2) falenderimi për kujdesin ndaj robërve të Tij, duke u ngarkuar engjëj për t’i mbrojtur dhe shënuar veprat e tyre; 3) dashuria për engjëjt për adhurimin e tyre të përkryer dhe për kërkimin e faljes për besimtarët.”

Besimi te engjëjt është shtylla e dytë e iman-it. Siç tha Pejgamberi (a.s): “Imani është të besosh në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij, profetët, Ditën e Kiametit dhe takdirin e Tij; të mirën dhe të keqen.”

Ne nuk kemi njohuri për engjëjt përtej asaj që Allahu na ka thënë në Kuran dhe atë që Pejgaberi (a.s) e ka thënë në hadithe të sakta.

Imam Bejhakiun në “Shu’abul Iman” ka thënë: Besimi te engjëjt përfshin dy kuptime: 1) besimi në ekzistencën e tyre; 2) njohja e pozitës së tyre, pohimi se janë robër dhe krijesa të Allahut, të detyruar të veprojnë vetëm sipas urdhrit të Tij, vdekja është e mundshme për ta, dhe nuk përfshihen në shirk apo paganizëm. Besimi te engjëjt sjell dashuri për ta, sepse ata janë të nderuar, të bukur dhe të sjellshëm, të prirur për adhurim dhe bindje ndaj Allahut: “Ata nuk i kundërshtojnë Allahun në atë që u është urdhëruar dhe bëjnë atë që u është thënë.”[20]

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Haxh: 75.

[2] – Muslimi.

[3] – Muslimi.

[4] – Sure Enbija: 19 – 20.

[5] – Sure Tahrim: 6.

[6] – Sure Fussilet: 38.

[7] – Sure Enbija: 26.

[8] – Sure Zuhruf: 19.

[9] – Sure Nexhm: 5 – 6.

[10] – Sure Dharijat: 24 – 28.

[11] – Sure Fatir: 1.

[12] – Buhariu.

[13] – Sure Mudethir: 31.

[14] – Ahmedi.

[15] – Tirmidhiu.

[16] – Sure Kasas: 88.

[17] – Sure Zumer: 68.

[18] – Sure Enbija: 26 – 28.

[19] – Sure Gafir: 7

[20] – Sure Tahrim: 6.

Argumentet e besimit në kader nga Kurani
Në Librin e Allahut të Lartësuar ka disa ajetë që tregojnë se gjithçka ndodh sipas caktimit të Allahut, dhe se Allahu i Lartësuar e ka ditur dhe caktuar çdo gjë që në krijimin e përjetshëm, dhe gjithçka do të ndodhë sipas asaj që Ai e ka përcaktuar.

1 – Allahu thotë: “Me të vërtetë, Ne kemi krijuar gjithçka sipas një mase (takdiri).”[1] Kjo do të thotë se Allahu e ka përcaktuar çdo gjë që në përjetësi dhe e ka shkruar atë.

2 – Allahu thotë: “Ky është ligji i Allahut për ata që kanë kaluar më parë, dhe urdhri i Allahut është vendim i kryer.”[2] Kjo nënkupton një vendim të prerë, një ligj i patundur.

3 – Allahu thotë: “Ti qëndrove disa vite me popullin e Medjenit, pastaj erdhe në kohën e caktuar, o Musa.”[3] Kjo tregon se ardhja e Musait (a,s)  ishte sipas përcaktimit dhe vullnetit të Allahut, jo në një kohë të rastësishme.

4 – Allahu thotë: “Ne e vendosëm atë në një vend të qëndrueshëm, në një kohë të caktuar; dhe Ne e kemi përcaktuar, sa Përcaktues të mirë jemi ne”[4] Kjo do të thotë se Ne vendosëm ujin në vendin ku mund të mbahet, duke e shtyrë sipas një përcaktimit të njohur nga Allahu. Fjala “kadderna” (përcaktuam) tregon përcaktimin e plotë, duke u përputhur me ajetin tjetër: “Nga një pikë spermë e krijuam atë dhe e përcaktuam”[5]

5 – Allahu thotë: “Ai krijoi gjithçka dhe e përcaktoi atë sipas një përcaktimi të saktë.”[6] Kjo do të thotë se çdo gjë që Ai krijoi është e mbikëqyrur, sepse Ai është Krijuesi dhe Zoti i gjithçkaje, dhe çdo gjë është nën qeverisjen, menaxhimin dhe përcaktimin e Tij.

6 – Allahu thotë: “Dhe çdo gjë tek Ai është me masë.”[7] Kjo nënkupton afatet dhe ruajtjen e të mirave dhe jetës së krijesave, të cilat Ai i ka caktuar me një afat të njohur.

7 – Allahu thotë: “Dhe nuk ka asgjë, përveç se tek Ne janë thesaret e saj, dhe Ne nuk e zbulojmë veçse sipas një përcaktimi të njohur.”[8] Kjo tregon se Allahu zotëron gjithçka dhe çdo gjë është e lehtë për Të. Ai ka thesarë të gjitha gjërat dhe i zbret ato sipas një takdiri të njohur, sipas dëshirës dhe urtësisë së Tij, dhe nga mëshira ndaj robërve të Tij.

8 – Allahu thotë: “Ne e kemi caktuar vdekjen midis jush, dhe askush nuk mund të na pengojë.”[9] Kjo tregon shpërndarjen e caktimit dhe fuqinë e Allahut, që nuk ka pengesa apo paaftësi.

9 – Allahu thotë: “Ai krijoi në Tokë male të larta dhe e bekoi atë, dhe caktuan ushqimet e saj në katër ditë, për ata që kërkojnë.”[10]

11 – Allahu thotë: “Nga një pikë uji e krijuam atë dhe e përcaktuam.”[11] Kjo do të thotë se Ai përcaktoi jetën, rizkun dhe veprat e çdo krijese, qofshin të lumtura ose të mjerueshme.

Dhe plot ajete të tjera që tregojnë qartë se Allahu ka përcaktuar gjithçka.

Autor: Ali Muhamed Salabi

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Kamer: 49.

[2] – Sure Ahzab: 38.

[3] – Sure Taha: 40.

[4] – Sure Murselat: 21 – 23.

[5] – Sure Abese: 19.

[6] – Sure Furkan: 2.

[7] – Sure Ra’d: 8.

[8] – Sure Hixhr: 21.

[9] – Sure Uakia: 60.

[10] – Sure Fussilet: 10.

[11] – Sure Abese; 19.

El Hakku (I Vërteti)
Emri që do të trajtojmë në këtë temë, është një emër me të cilin mbahet toka dhe e gjithë gjithësia. Është një emër me të cilin është e lidhur ngushtë jeta jonë shoqërore. Nëse njerëzimi do e shpërfillë këtë emër dhe nuk do të punojë sipas tij, rezultati do të jetë shumë i dhimbshëm, jeta mbi tokë do të shkonte drejt rrënimit, shkatërrimit dhe padrejtësisë. Nëse këtë emër do e përjetonim në të gjitha aspektet e jetës, do të jetonim ndryshe. Emri që do të trajtojmë është emri El-Hakk (I Vërteti). Po ta shohim, kjo fjalë përbëhet nga pak shkronja, por që kanë peshën e gjithë qiejve dhe tokës: “Ai krijoi qiejt dhe tokën mbi bazë të drejtësisë.”[1]

Çdo gjë në gjithësi është e krijuar mbi bazën e drejtësisë dhe vërtetësisë. Zoti i Madhërishëm na krijoi mbi tokë dhe na kërkon të jetojmë dhe të vdesim për të drejtën dhe të vërtetën. Meqë e gjithë gjithësia është ndërtuar dhe funksionon mbi bazë të së drejtës, edhe planeti ynë i vogël, i tillë duhet të jetë. “Ai është Zoti juaj, i Vërteti.Çfarë mund të ketë pas të vërtetës,  përveçse humbje.”[2]

Emri i Zotit, El-Hakk, përmendet në Kuran nëntë herë. Kurse emri “E drejta dhe e vërteta” përmendet 287 herë. Sa herë që përmendet kjo fjalë në Kuran, është e shoqëruar me krijesat e mëdha dhe komplekse.

Qëllimi ynë me këtë temë është që emrin El-Hakk, ta bëjmë pjesë të jetës sonë. Duam që të vërtetën ta duam, të jetojmë për të, ta themi dhe të mos e mbajmë të fshehtë dhe të vdesim për të. Qëllimi ynë me këtë temë është të bëjmë të ndërgjegjshëm se nëse duhet të zgjedhësh mes interesit tënd personal dhe një çështjeje të drejtë, të zgjedhësh atë që është e drejtë dhe jo interesin tënd vetjak. Qëllimi ynë me këtë temë është ta bëjmë të vërtetën të dashur. E vërteta është e hidhur dhe e vështirë për t’u pranuar, sidomos kur bie në kundërshtim me interesat tona. Megjithatë, ne duhet ta duam të vërtetën, pasi duke dashur të vërtetën ne duam vetë Allahun e Madhërishëm.

O vëlla, a e do Zotin e Madhërishëm? A e do të vërtetën, apo jeton thjesht për interesat e tua? Dije se nëse jeton vetëm për interesat e tua, jeton me mashtrime dhe gënjeshtra, dhe ti nuk e njeh dhe nuk e do Zotin. Ti mund të shkosh në Umre dhe në Haxh sa herë të duash, mund të falesh dhe të agjërosh…, por të githa këto janë të pavlera, pasi nuk ke njohur të vërtetën absolute, Allahun e Madhërishëm.

Nëse e kupton si duhet këtë emër dhe cilësi të Zotit, duhet të mos të zërë gjumi natën. Si mund të flesh kur ti nuk jeton për të vërtetën? Ky emër është i vështirë për t’u praktikuar dhe vënë në jetë.

Tema jonë do të përqendrohet në pikat e mëposhtme:

1 – Kuptimi i emrit El-Hakk (i Vërteti) dhe cili është ndryshimi mes të qënit i Vërtetë dhe i Drejtë?

2 – Aktualitete nga jeta jonë, nëse do t’i njohësh dhe do t’i ndjesh, do të jetosh për të vërtetën.

3 – Modele të atyre që kanë jetuar për të vërtetën.

4 – E vërteta do të triumfojë.

Kuptimi i emrit El-Hakk (i Vërteti)

Fjala e vërtetë është e kundërta e të kotës dhe gënjeshtrës. E vërteta është ajo gjë për të cilën ke siguri të plotë dhe e ke të faktuar se është reale. Kështu, shohim se emri El-Hakk (i Vërteti) i përshtatet plotësisht Zotit të Madhërishëm. E vërteta më e madhe është ekzistenca e Zotit. Ai është i Vërteti, fjalët e Tij janë të vërteta, urdhërat e Tij janë të vërteta, ndalesat e Tij janë të vërteta…

“Ai krijoi qiejt dhe tokën me të drejtë.”[3]; “Thuaj: “A ka ndokush prej idhujve tuaj që ndonjë të humbur ta drejtojë në rrugën e drejtë? Thuaj: “Vetëm All-llahu udhëzon në të vërtetën. Atëherë, pra, a është më e drejtë të shkohet pas atij që udhëzon në rrugën e drejtë, apo pas atij që nuk udhëzon, (sepse nuk mund ta udhëzojë as vetveten) vetëm nëse prej dikuj tjetër udhëzohet? Ç’është me ju? Si gjykoni?”[4]  O vëlla dhe o motër, si e kërkon të vërtetën tek dikush tjetër? Të vërtetën absolute e gjen vetëm tek Allahu i Madhërishëm dhe libri i Tij, Kurani. Të vërtetën absolute e gjen në thëniet e Tij, urdhërat e Tij, premtimet e Tij, Xhenetin e Tij.

Të ecësh në drejtimin e kundërt me drejtimin që ecën gjithësia është shumë e vështirë. E gjithë gjithësia ndjek drejtimin e së vërtetës. Nëse do të ndjekësh drejtim të kundërt, do të përplasesh me gjithësinë dhe do të lodhesh, do të jetosh në strese dhe tension, nuk do e gjesh qetësinë shpirtërore kurrë.

Ndryshimi mes i Vërtetë dhe i Drejtë

Të jesh i drejtë do të thotë t’i japësh të drejtën të gjithëve. Kështu, i drejtë mund të jesh, duke zbatuar të vërtetën. E vërteta është vlerë, kurse e drejta është konkretizim i së vërtetës.

O vëlla dhe o motër, a e përfytyron dot se si do të ishte gjithësia nëse nuk do të ekzistonte emri i Vërteti?

Gjithkush do të sillej dhe do të vepronte sipas qejfit të tij. Dikush mund të kërkonte që dielli të mos e ndriçojë filan shtet. Dikush mund të kërkonte të mos bjerë shi në kopështin e filanit, me të cilin është grindur: “Nëse i Vërteti do të ndiqte qejfet e tyre, do të shkatërroheshin qiejt dhe toka.”[5]

Duke qenë se Zoti është i Vërteti absolut, nuk preferon një racë mbi një tjetër, as një popull mbi një tjetër, as një ngjyrë mbi një ngjyrë tjetër, as burrat mbi gratë…

Duke e kuptuar rëndësinë e së vërtetës, shejtani i ka kushtuar shumë rëndësi diçkaje të tillë. Ai gjithmonë përpiqet që të vërtetën ta paraqesë si gënjeshtër dhe gënjeshtrën e mashtrimin si të vërtetë.

Për këtë, Profeti (a.s) lutej: ”O Zot! Na e trego të vërtetën ashtu si është dhe na bëj nga ata që e ndjekin dhe na e trego të kotën dhe gënjeshtrën ashtu si është dhe na bëj nga ata që i ruhen.”

Profeti (a.s) nuk mjaftohej me lutjen që Zoti i Madhërishëm t’ia tregojë të vërtetën, por i kërkonte edhe ta ndihmojë ta ndjekë. Ka shumë njerëz që e dinë si qëndron e vërteta, por nuk veprojnë sipas saj. Këtë e bëjnë, pasi interesi i tyre personal është në kundërshtim me të vërtetën.

Po kështu u lut dhe për të kotën dhe të pavërtetën. Ai nuk u mjaftua që Zoti t’ia tregojë atë, por i kërkoi edhe të ruhet dhe t’i shmanget.

O biznesmen, a e do të vërtetën që preferon interesat e tua në kurriz të vendit tënd? O bashkëshort, a e do të vërtetën që jepesh pas shoqërisë dhe ke shpërfillur gruan dhe fëmijët e tu? O student, a e do të vërtetën që kopjon në provime dhe me rezultatin fiton vend punë duke marrë të drejtën e dikujt tjetër?

Po ti, o Perëndim, që ke zgjedhur interesat vetjake dhe ke pushtuar Irakun, a e do të vërtetën? A e do të vërtetën, o producent filmash dhe programesh, me të cilat po shthurren fëmijët tanë çdo ditë? A e do të vërtetën, o motër, që e nxit burrin tënd të fitojë pasuri në rrugë haram? A e do të vërtetën, o vëlla, që mban një post, edhe pse ka të tjerë që janë më të aftë se ti?

Allahu i Madhërishëm krijoi gjithësinë në bazë të drejtësisë dhe të vërtetësisë. Kurse për tokën, të ka caktuar ty, o vëlla dhe o motër, përgjegjës. Ai të ka dërguar profetë dhe libra hyjnorë, me qëllim që të njohësh të vërtetën dhe të jetosh për të. A e kupton, o vëlla dhe o motër, se si po ecni në rrugë të kundërt me atë të gjithësisë?

Le të përmendim dy shembuj të thjeshtë, për të parë se çfarë ndodh kur humbet e vërteta:

Në Egjipt është një lagje që quhet “Lagjja e inxhinierëve”. Të gjitha ndërtesat e kësaj lagjeje ishin katër katëshe dhe njerëzit ndiheshin mirë. Struktura e tokës dhe e vendit nuk lejonte që ndërtesat të bëhen më të larta. Megjithëse ligji nuk e lejonte të ndërtoheshin ndërtesa shumë katëshë, u gjetën disa njerëz që nuk u interesonte gjë tjetër përveç interesave vetjake. Kështu që filluan të ndërtojnë pallate dhjetë dhe njëzet katësh. Kjo bëri që jeta në këtë lagje të bëhej e pamundur dhe shumë njerëz braktisën vendbanimet e tyre.

Një shembull tjetër është studenti që kopjon ose kompromenton mësuesit dhe arrin rezultate të larta, pa të drejtë. Ky student që kopjon dhe i blen rezultatet, do të zërë një vend pune, të cilin e meritonte dikush tjetër që ka derdhur djersë. Ajo që ndodh është se këta të rinj që u humbet e drejta për punësim, pasi vendin e tyre e zënë të paaftët, më pas detyrohen të emigrojnë në Perëndim. Kjo bën që Perëndimi të përfitojë prej tyre dhe të zhvillohet, kurse ne vazhdojmë në gjendjen e dobësisë dhe të prapambetjes. E gjitha kjo, për shkak se e vërteta nuk respektohet dhe humbet.

Një ditë, teksa profeti Muhammed (a.s) po u fliste shokëve të tij, një burrë i pret bisedën dhe e pyet: ”O i Dërguar i Zotit, kur do të bëhet Kijameti?” Profeti (a.s) nuk i ktheu përgjigje dhe vazhdoi të flasë mbi temën rreth të cilës po fliste. Disa nga të pranishmit menduan: ”E dëgjoi pyetjen e tij dhe nuk i pëlqeu.” Disa të tjerë menduan se Profeti (a.s) nuk e dëgjoi pyetjen. Pasi Profeti (a.s) e përfundoi bisedën, pyeti: ”Ku është ai që pyeti për Kijametin?” Kur personi që kishte pyetur tregoi, Profeti (a.s) iu përgjigj: ”Kijameti do të bëhet kur të humbasë amaneti.” Burri e pyeti përsëri: ”Po si humbet amaneti, o i Dërguari i Zotit?” Profeti (a.s) iu përgjigj: ”Kijametin prite kur çështjet e drejtimit t’i lihen atyre që nuk janë të aftë.”

Kjo, pasi gjithësia është e ndërtuar dhe funksionon në bazë të së vërtetës dhe të drejtës. Nëse kjo humbet, bëhet Kijameti dhe shkatërrohet gjithçka.

Njerëzit në raportet me të vërtetën janë të ndryshëm. Ka prej tyre që e mbajnë të fshehtë të vërtetën. Ka të tjerë që kanë frikë ta thonë të vërtetën. Ka të tjerë që të vërtetën e përziejnë me të kotën: “E mos e ngatërroni të vërtetën me të shtrembërën duke e fshehur realitetin me vetëdije.”[6]

Ka të tjerë që nuk e dallojnë dot të vërtetën nga e pavërteta. Ka të tjerë që e dinë se nuk kanë të drejtë, megjithatë insistojnë në atë rrugë.

Profeti (a.s) na jep tetë realitete, të cilat na ndihmojnë që të mos kemi probleme për ta dalluar  të vërtetën gjatë jetës. Këto tetë realitete, Profeti (a.s) na i mëson në një lutje me të cilën lutej edhe ai vetë. Këtë lutje, Profeti (a.s) na e këshillon ta bëjmë çdo ditë. Këtë lutje, Profeti (a.s) e thoshte natën, pasi qetësia e saj kishte mbuluar gjithçka. Nëse këto tetë të vërteta nguliten në zemrën tënde, ato do të shërbejnë si urë për të gjithë të vërtetat e tjera, të cilat duken komplekse dhe të paqarta. Nëse nuk e dallon dot nëse je në të drejtë apo jo, thuaji këto tetë realitete dhe puno sipas tyre. Nëse këto tetë realitete do t’i bësh pjesë të jetës dhe të zemrës tënde, dije se do të gjesh forcat e duhura për ta mposhtur veten para të pavërtetës. Të thuash dhe të veprosh sipas të vërtetës është e vështirë. Të thuash të vërtetën kërkon guxim dhe vendosmëri. Të thuash të vërtetën dhe të punosh sipas saj, kërkon edhe vizion të qartë.

Çdo natë, Profeti (a.s) lutej: ”O Zot! Ty të takon falënderimi. Ti je Sunduesi i qiejve dhe i tokës dhe gjithçkaje që gjendet mes tyre. Ty të takon falënderimi. Ti je Drita e qiejve, tokës dhe gjithçkaje që gjendet mes tyre. Ty të takon falënderimi. Ti je i Përjetshmi i qiejve, tokës dhe gjithçkaje që gjendet mes tyre. Ty të takon falënderimi, pasi Ti je i Vërteti, fjala Jote është e vërtetë, premtimi Yt është i vërtetë, takimi me Ty është i vërtetë, Xhenneti është i vërtetë, zjarri është i vërtetë, profetët janë të vërtetë dhe Muhammedi është i vërtetë.”

Padyshim se vetëm duke i thënë këto, nuk do të zgjidhet gjë. O vëlla dhe o motër, ty të duhet të jetosh me këto tetë realitete. Ty të duhet t’i bësh pjesë të jetës tënde.

Profeti (a.s) pyeti një ditë Harithen: “Si u gdhive, o Harithe?” – “Jam gdhirë besimtar i vërtetë, o i Dërguari i Allahut.”- ia ktheu. Profeti (a.s) e pyeti përsëri: “O Harithe, mendoje atë që thua, pasi çdo fjalë e ka një të vërtetë, po besimin tënd me çfarë e vërteton?”  “O i Dërguari i Allahut, – i përgjigjet, – më duket sikur e shoh Arshin e Allahut me sy dhe sikur shoh banorët e Xhenetit duke u kënaqur në Xhenet dhe banorët e zjarrit duke vuajtur brenda tij. Prej kësaj hoqa dorë nga të mirat e kësaj bote, duke e kaluar natën me namaz dhe ditën me agjërim.” – “Meqë e ditke, atëherë, mos iu ndaj, o Harithe.”– ia ktheu Profeti (a.s).

Tetë realitetet e hadithit të mësipërm, ishin bërë pjesë e jetës së Harithes (r.a) Atij i dukej sikur i dëgjonte dhe shikonte banorët e Xhenetit, si mund të mos thoshte të vërtetën? Si mund të jetonte me të pavërtetën, kur ai sikur i shihte banorët e zjarrit duke ulëritur nga dhimbjet?

Rradhitja e tetë pikave dhe realiteteve në hadithin e mësipërm është i çuditshëm.

Realiteti i parë është: “O Zot, Ti je i Vërteti…” Meqë Zoti është i Vërteti, e vërtetë është edhe fjala e Tij. Ai që fjalët i ka të vërteta, edhe premtimet i ka të vërteta. Edhe takimi me Të, të cilin na e ke premtuar, është i vërtetë. Po kështu, edhe Xheneti është i vërtetë. Nëse të gjitha këto janë të vërteta, padyshim që edhe profetët që na i transmetuan këto realitete, janë të vërtetë. I vërtetë është edhe profeti Muhammed (a.s), i cili është profeti i fundit.

Këto fjalë, Profeti (a.s) i thoshte në lutjet e tij para se të falte namazin e natës. Kjo ishte si hyrje para se të falej.

Nëse këto tetë realitete dhe të vërteta janë të qëndrueshme në veten tënde, të gjithë jetën do e kalosh në kërkim dhe duke zbatuar të vërtetën. Këto përfaqësojnë strukturën themelore, me të cilat do të përballesh me jetën.

Realiteti i parë ishte: ”O Zot, Ti je i Vërteti.” Thotë Allahu i Madhërishëm në Kuran: ”A nuk e di se Allahu e fut (errësirën) natën në ditë dhe e fut (dritën) ditën në natë, dhe Ai i nënshtroi Diellin e Hënën (të lindin e të perëndojnë) dhe secili rend deri në një afat të caktuar dhe se All-llahu hollësisht është i njohur për atë që veproni. Kjo (dokumenton) se All-llahu është (Zoti) i Vërtetë…”[7]  “Ne do t’ua tregojmë faktet tona në horizonte dhe në vetet e tyre, derisa të binden se Ai është i Vërtetë.”[8]

Allahu i Madhërishëm kërkon që ne të jetojmë me të vërtetën mbi tokë. Për këtë, Ai na rrëfen se e gjithë gjithësia funksionon duke ruajtur të drejtat dhe ekuilibrat e caktuar nga Zoti i Madhërishëm. Ndërrimi i katër stinëve të vitit, është për t’i dhënë të drejtën çdo gjallese. Sasia e shirave që bie është për t’i dhënë të drejtën çdo gjallese.

Ne e lexojmë dhe e dëgjojmë shpeshherë ajetin: “Ai krijoi qiejt dhe tokën me të drejtë.”  dhe nuk e kuptojmë se si i ka krijuar me të drejtë. Kuptimi i këtij ajeti është se gjithçka është krijuar dhe funksionon në bazë të drejtësisë për të gjithë. Çdo gjë është e llogaritur, sasia e shirave, sasia e frutave, pa favorizuar një racë mbi një racë tjetër, as një ngjyrë mbi ngjyrën tjetër, as një njeri mbi një tjetër, as një popull mbi një tjetër, as një vend mbi një tjetër, as një burrë mbi një grua… Gjithçka funksionon në bazë të drejtësisë.

Largësia e tokës nga dielli është 150 milionë kilometër. Nëse ajo afrohet më shumë, gjithçka që ndodhet mbi të, digjet dhe shkatërrohet. Nëse largohet më shumë, gjithçka mbi tokë ngrin dhe shkatërrohet.

Ai njeri që jeton larg të vërtetës, ata njerëz që jetojnë me gënjeshtra, ata të rinj që kopjojnë në provime… le t’i thonë “Mjaft!” mashtrimit. Nëse e gjithë bota mashtron, gënjen, e lufton të vërtetën…, ti mos u bëj pjesë e tyre. Nëse humbet e vërteta dhe e drejta, shkatërrimi është shumë pranë tokës.

Realiteti i dytë ishte: ” …Fjala Jote është e vërtetë.” Ndërsa Allahu i Madhërishëm thotë: “Zoti thotë të vërtetën dhe Ai udhëzon në rrugë të mbarë.”[9]  O vëlla dhe o motër, fillo ta lexosh Kuranin, me ndjenjën që çdo fjalë e tij është e vërtetë. Sa herë të lexosh:  “Zbatoni drejt matjen dhe peshojën, e mos u bëni padrejtësi njerëzve në sendet e tyre.”[10]  ruaje veten nga gjëra të tilla. Sa herë të lexosh: ”Mjerë ata që peshojnë mangut.”[11] të shkojë mendja se diçka e tillë është për të gjithë ata që mashtrojnë në tregti dhe për ata që peshojnë mangut.

Realiteti i tretë është: “…Dhe premtimi Yt është i vërtetë.” Të gjitha premtimet e Zotit janë të vërteta

dhe ato mbahen patjetër. Thotë Allahu i Madhërishëm në Kuran, rreth historisë së Musait (a.s): ”Ne e kthyem atë tek nëna e tij, me qëllim që të qetësohet, të mos dëshpërohet dhe që të sigurohet se premtimi i Zotit është i vërtetë.”[12]; “Zoti u ka premtuar atyre që besuan dhe vepruan punë të mira se do t’i bëjë përgjegjës të tokës, ashtu siç bëri ata që ishin më parë, do t’ua mundësojë fenë që zgjodhi për ta, do t’ua ndryshojë frikën me siguri, do të më adhurojnë dhe nuk do të më shoqërojnë gjë.”[13] “Dhe në qiell e keni rizkun tuaj dhe atë që u premtohet. Për Zotin e qiellit dhe të tokës, ajo është diçka e vërtetë, ashtu siç flisni.”[14] Nëse rizkun e ke të garantuar nga Allahu i Madhërishëm, përse të kesh frikë nga e vërteta? Përse të mos e thuash atë, ashtu si është?

Realiteti i katërt është: “…Dhe takimi me Ty është i vërtetë.” Nëse jeton me të keqen dhe të pavërtetën, kujto Ditën që do të takohesh me Allahun e Madhërishëm. Çfarë do t’i thuash atë ditë? Thotë Allahu i Madhërishëm në Kuran: ”Kur të qëndrojnë para Zotit të tyre, Ai u thotë: A nuk është kjo e vërtetë? Ata thanë: Sigurisht, për Zotin tonë.”[15]  Ajo është Dita kur e vërteta shfaqet ashtu siç është.

Realiteti i pestë dhe i gjashtë është: ”…Xheneti (dhe zjarri) Yt është i vërtetë.” Ata që duan të fitojnë Xhenetin, le të jetojnë për të vërtetën. Thotë Allahu i Madhërishëm në Kuran: ”Banorët e Xhenetit thërrasin banorët e zjarrit: Ne e gjetëm të vërtetë atë që na premtoi Zoti ynë, po ju, a e gjetët të vërtetë atë që u premtoi Zoti juaj?”[16]  O ju që keni mashtruar, keni vjedhur, keni jetuar larg të vërtetës…, a e gjetët atë që u premtoi Zoti juaj? Banorët e zjarrit do të përgjigjen me dhimbje dhe dëshpërim: ”Ata do të thonë: “Po!” Atëherë, thërret një zë që thotë: Mallkimi i Zotit qoftë mbi mizorët.”

Kur shejtani i tha Zotit: ”Do ti devijoj të gjithë.”, Ai ia ktheu: ”E vërtetë është dhe të vërtetën them: Do e mbush zjarrin me ty dhe të gjithë ata që të ndjekin ty.”[17]

Realiteti i shtatë është: “…Profetët janë të vërtetë.” Të gjithë profetët nga Ademi (a.s) deri tek Isai (a.s) kanë qenë të vërtetë. Misioni me të cilin u dërguan ishte përhapja e të vërtetës dhe lufta kundër së keqes.

Profetët përmenden me qëllim që të mësosh të jetosh si ata dhe të ndjekësh rrugën e tyre.

Realiteti i tetë është: “…Dhe Muhammedi (a.s) është i vërtetë.” Allahu i Madhërishëm thotë: “Ne të dërguam me të vërtetën, dëshmitar, përgëzues dhe paralajmërues.”[18] Për njëzet e tre vite me rradhë, Profeti (a.s) sakrifikoi gjithçka për të vërtetën me të cilën e kishte dërguar Allahu i Madhërishëm. E gjithë kjo kohë e gjatë, për shkak se Kurejshët nuk besonin, pasi interesat e tyre ekonomike ishin të lidhur me idhujt e vendosur mbi Qabe. Ata e refuzuan të vërtetën, për të  mos humbur pasuritë. Ebu Lehebi, xhaxhai i Profetit (a.s) e urrente pikërisht pasi e vërteta me të cilën ishte dërguar Profeti (a.s), binte ndesh me interesat e tij.

Fjalët që përsëriste Profeti (a.s), teksa hynte në Meke si triumfator, ishin: “Erdhi e vërteta dhe u zhduk e kota. Me të vërtetë që e kota ka qenë e zhdukur.”[19]

Mësoji këto tetë realitete me të cilat lutej Profeti (a.s), jeto me to dhe do të shohësh se realitetet e tjera do t’i kesh më të qarta. Do të shohësh se të vërtetën e ke më të lehtë për ta thënë ashtu si është. Do të shohësh se Allahu i Madhërishëm të ndihmon ta dallosh të vërtetën nga jo e vërteta. Do të shohësh se je në gjendje ta përkrahësh të vërtetën. Do të shohësh se e do të vërtetën dhe nuk do të pranosh ta mbash të fshehtë atë.

Nëse i përjeton dhe je i sigurtë për këto tetë realitete, do të përballesh me një nga realitetet më të mëdhaja në gjithësi. Ky realitet është të çosh në vend mesazhin e të vërtetës, të kontribuosh për përhapjen e të mirës në tokë. Thotë Allahu i Madhërishëm në Kuran: “A mos menduat se u krijuam kot dhe se nuk do të ktheheni tek Ne? Madhështor është Zoti, Sundimtari i Vërtetë.”[20]

Krijimi yt e ka një qëllim madhështor. O njeri, ti nuk je krijuar thjesht për të ngrënë, për të pirë, për t’u martuar, lindur fëmijë dhe të vdesësh.

Tetë realitetet e mësipërme shërbejnë si shkallë që na çojnë në një realitet më të madh. Ky realitet është ta gjallërojmë tokën me të vërtetën hyjnore. “Ne nuk i krijuam qiejt dhe ato që janë mes tyre kot.  Nuk i krijuam veçse me të vërtetën.”[21]

Nuk mund të jetë Zoti, fjala e Tij, premtimet e Tij, Xheneti, profetët… të vërtetë, thjesht që ti të hash, të pish, martohesh, lindësh dhe në fund të vdesësh. O njeri, qëllimi dhe mesazhi për të cilin je krijuar është të përhapësh të vërtetën në tokë.

Thotë Allahu i Madhërishëm në Kuran, rreth Daudit (a.s): ”O Daud! Ne të bëmë të parë në tokë, prandaj gjyko mes njerëzve me drejtësi dhe mos ndiq qejfet që të largojnë nga rruga e Zotit. Ata që largohen nga rruga e Zotit kanë një ndëshkim Ditën e Llogarisë për atë që u larguan. Ne nuk e krijuam qiellin dhe tokën kot.”[22]

Ajo që i bashkon fjalët me të cilat Zoti i Madhërishëm i drejtohet Daudit (a.s) dhe ajetin e fundit, është se e vërteta funksionon në të gjithë gjithësinë. Njeriu në tokë është një pjesë e kësaj të vërtete. Allahu i Madhërishëm e ka plotësuar të vërtetën në të gjithë gjithësinë dhe të ka lënë ty, o njeri, ta plotësosh mbi planetin tokë.

E vërteta është thelbi dhe esenca e gjithësisë. Nëse e vërteta ka humbur sot mes njerëzve, kjo nuk do të thotë se ajo nuk ekziston.

O ti biznesmen, o student dhe studente, o amvisë shtëpie dhe nënë fëmijësh…, jeto për të vërtetën dhe këshilloji të tjerët ta ndjekin atë.

Modele që kanë jetuar për të vërtetën dhe e kanë përkrahur atë

Këto modele na tregojnë si të jetojmë për të vërtetën, qoftë edhe në çastet më të vështira. Thotë Allahu i Madhërishëm në Kuran: ”O ju që keni besuar! Jini mbrojtës të së drejtës, edhe nëse është kundër jush, prindërve dhe të afërmve.”[23] “Mos t’ju shtyjë armiqësia me dikë që t’i shmangeni drejtësisë. Gjykoni drejt, pasi ajo është më pranë devotshmërisë.”[24]

Le të fillojmë me modelin e parë, i cili është më madhështori në të vërtetën.

Shkaku i luftës së Hendekut ishin hebrenjtë e Medines. Edhe pas luftës, ata vazhduan të jetojnë në Medine. Padyshim që muslimanët i shihnin me syrin e të pabesëve, që i kishin tradhëtuar pas krahëve. Profeti (a.s) gjatë gjithë kohës, ishte i interesuar që banorët e Medines t’i mbante sa më pranë, pasi ishin ata që e përkrahën dhe e ndihmuan. Teksa Profeti (a.s) dhe muslimanët ktheheshin nga një luftë, bashkë me ushtrinë muslimane ndodhej edhe një burrë me emrin Katade, nga banorët e Medines. Gjatë udhëtimit, Katades iu vodh mburoja. Për këtë, ai ngriti dyshime mbi një nga banorët e Medines. Pasi u sigurua mbi atë që e kishte vjedhur mburojën e tij, Katade vajti tek Profeti (a.s) dhe i tregoi mbi personin që i kishte vjedhur mburojën. Personi që kishte vjedhur mburojën dëgjon mbi këtë, mbledh të afërmit e tij dhe u tregon mbi atë që kishte ndodhur. Ata bien dakord që mburojën ta hedhin në shtëpinë e një çifuti dhe të shkojnë tek Profeti (a.s) dhe të akuzojnë çifutin për vjedhjen e mburojës. Profeti (a.s) menjëherë dërgoi njerëz për të verifikuar dhe mburoja u gjet në shtëpinë e çifutit. Duke gjykuar sipas këtyre rrethanave, Profeti (a.s) e shpalli të pafajshëm banorin e Medines, që më parë ishte akuzuar për vjedhjen e mburojës. Por Allahu i Madhërishëm nuk mund të pranonte që mashtrimi të mposhtë të drejtën. Për këtë, Zoti i Madhërishëm i shpall disa ajete Profetit (a.s) në suren Nisa, me të cilat shpall pafajësinë e çifutit: “Ne të zbritëm ty (Muhammed) librin (Kur’anin) me plot të vërteta, që të gjykosh mes njerëzve mbi atë që të mësoi All-llahu dhe mos u ngatërro për tradhëtarët (mos u dil në ndihmë). Kërkoji falje (për këtë) All-llahut. All-llahu falë, mëshiron. Mos polemizo për ata që tradhtojnë vetveten. All-llahu nuk e do atë që është gënjeshtar e mëkatar. Ata fshihen (turpërohen) prej njerëzve, dhe nuk turpërohen prej All-llahut. Ai është me ta edhe kur planifikojnë fshehtas thënie me të cilat nuk është i kënaqur Ai. All-llahut nuk mund t’i shpëtojnë veprimet e atyre.“[25]  Xhibrili (a.s) zbriti dhe i tregoi Profetit (a.s) çdo imtësi. Menjëherë Profeti (a.s) mblodhi njerëzit në xhami dhe shpall pafajësinë e çifutit. Diçka e tillë nuk mund të ndodhë veçse në shtetin islam.

Në kohën e Umer ibnu Abdul Azizit, ushtria muslimane arriti të hyjë në Samarkand dhe e mori menjëherë atë. Ky lajm u përhap menjëherë mes popullsisë muslimane, gjë që i gëzoi të gjithë. Komandanti i ushtrisë të Samarkandit, i dërgon një letër Umer ibn Abdul Azizit, ku i thoshte: ”Ju keni vepruar në kundërshtim me të drejtën dhe të vërtetën. Profeti juaj u këshillon që armikut t’i jepni tre ditë kohë për t’u menduar, para se ta sulmoni. Kurse ushtria juaj nuk e bëri këtë dhe na sulmoi befasisht.”

Menjëherë, Umer ibn Abdul Azizi dërgon një letër, ku urdhëron ushtrinë e tij të dalë nga qyteti Samarkand.

Teksa mendon rreth këtij qëndrimi të Umer ibnu Abdul Azizit, të vjen në mendje një pyetje: Si arriti ai ta marrë një vendim të tillë? Gëzimi dhe hareja për marrjen e Samarkandit kishte kohë që vazhdonte, kurse ai urdhëronte që ushtria të dalë nga qyteti. Por, si të mos e merrte këtë vendim, në një kohë që këtë ia impononte e drejta dhe e vërteta? Urdhëri i tij zbatohet menjëherë nga ushtria muslimane dhe të gjithë dalin nga qyteti. Me të parë një veprim të tillë, banorët e Samarkandit u siguruan që këta njerëz janë në të vërtetë dhe të gjithë pranuan Islamin. Prej këtij qyteti kanë dalë dijetarët më të mëdhenj të Islamit. E gjitha kjo, me një qëndrim të drejtë.

Kur një grua nga një fis dhe familje e fisme vodhi, të afërmit dhe njerëzit dërguan dikë për të ndërmjetësuar tek Profeti (a.s) që të mos e ndëshkojnë. Profeti (a.s) u skuq në fytyrë dhe u zemërua shumë. Tregon Zejdi që vajti të ndërmjetësojë: ”Kur e pashë Profetin (a.s), dëshirova ta kisha pranuar Islamin pas atij çasti dhe të mos isha aty në ato çaste. Më pas, Profeti (a.s) i thotë: ”A po kërkon ndërmjetësim në një nga ligjet e Zotit?! Popujt që kanë qenë para jush, u ndëshkuan pasi kur vidhte një i dobët e ndëshkonin, ndërsa kur vidhte një i fisëm e falnin. Për Zotin! Nëse Fatimja, vajza ime, do të vidhte, do t’ia prisja dorën!”

Ajo që kërkojmë të arrijmë me këtë temë, është të jetojmë për të vërtetën, të punojmë për të dhe të vdesim për të. Kurrë mos e vendos interesin personal në një krah dhe të vërtetën në krahun tjetër dhe të zgjedhësh interesin personal. Si pranon ta shpërfillësh të vërtetën, në një kohë që e vërteta buron nga vetë Zoti i Madhërishëm? E vërteta është një nga emrat dhe cilësitë e Zotit. Ai na krijoi me të vërtetën dhe kërkon të jetojmë për të.

Kur Profetit (a.s) i propozuan poste dhe të mira materiale në këmbim të braktisjes të së vërtetës me të cilën ishte dërguar, i tha xhaxhait të tij: ”Për Zotin, o xhaxha, nëse do të vinin diellin në dorën time të djathtë dhe hënën në të majtën, nuk do të hiqja dorë nga kjo rrugë, derisa ta bëjë Zoti të triumfojë ose të vdes në këtë rrugë.” Pas këtyre fjalëve, Profeti (a.s) filloi të qajë. Atëherë, Allahu i Madhërishëm i shpall ajetet: ”Mbështetju Zotit se ti je në të vërtetën e qartë.”[26]

Kurrë mos ki frikë, o vëlla dhe o motër, nëse je në të vërtetën. Nuk ke përse ta braktisësh të vërtetën. Atë mbaje në kompaninë ku punon, mes familjes me të cilët jeton, e mban atë për hatër të Islamit, i cili ka nevojë të përçohet tek të tjerët.

Kur arrestuan Imam Ahmedin, ai mendonte me vete: “Për Zotin, nuk i frikësohem burgut, pasi e kam të njëjtë si shtëpinë. Nuk i frikësohem as vrasjes, pasi do të vdes shehid. Ajo të cilës i frikësohem, është kamzhiku.” Kur e morën për ta torturuar, ai u zverdh në fytyrë dhe dridhej. Teksa kalonte në korridoret e burgut, pa një hajdut, të cilin kushedi sa herë e kishin arrestuar për vjedhje. Hajduti e pa Imam Ahmedin dhe kur dalloi frikën në fytyrën e tij, i tha: ”O Imam, tregohu i vendosur në të drejtën. Nëse jeton, do të jetosh me nder dhe nëse vdes, do të vdesësh si dëshmor.” Tregon Imam Ahmedi: ”Nga këto fjalë, m’u duk sikur vendosmëria në ato çaste hyri në zemrën time.”

Teksa flasim mbi të drejtën dhe të vërtetën, mos mendo se kjo është një çështje që i intereson vetëm muslimanëve. Ajo është një çështje që i intereson çdo njeriu të ndershëm.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Çurçilli mblodhi ministrat e tij dhe filloi t’i pyesë mbi situatën, pasi Gjermania po e shkatërronte Anglinë. Kur pyeti ministrin e Financave, mbi situatën e arkës së thesarit, ai iu përgjigj: ”Është bosh!” Kur pyeti ministrin e Shëndetësisë mbi situatën, ai iu përgjigj: ”Nuk ka më keq!” Pyeti ministrin e Strehimit dhe ai iu përgjigj se gjithçka ishte shkatërruar. Kur pyeti ministrin e Drejtësisë, se si ishte gjendja, ai iu përgjigj: ”Mirë!” Atëherë, Çurçilli iu përgjigj: ”Atëherë, do të fitojmë!” – dhe fituan.

Pika e fundit rreth kësaj teme është se e vërteta patjetër që do të triumfojë. Kjo, pasi e vërteta është vetë Allahu i Madhërishëm. Ai nuk e lë të vërtetën të humbasë plotësisht. Mundet që e keqja dhe e kota të dominojë për një kohë, mund të përhapet fallciteti për një periudhë, por nuk mund të vazhdojë përgjithmonë.

Pasi paria e Kurejshëve mbetën të vrarë në Bedr, Profeti (a.s) u vajti pranë dhe u tha: ”O Utbe ibn Rebia, o Shejbe ibn Rebia, o Velid, o Amr ibn Hisham…, a e gjetët të vërtetë atë që u premtoi Zoti juaj? Unë e gjeta të vërtetë atë që më premtoi Zoti im.”

“Ne e godasim të kotën me të vërtetën dhe ajo shembet përtokë.”[27]  Ashtu si e shemb përtokë plumbi njeriun po e goditi në kokë, ashtu e shkatërron edhe e vërteta të kotën kur e godet.

E keqja dhe e pavërteta mundet të dominojë për vite me radhë. Është e mundur të gënjesh. Është e mundur të mashtrosh dhe të vjedhësh. Mund të tallesh me dikë për vite me radhë. Por një situatë e tillë nuk mund të vazhdojë përgjithmonë.

“Dhe thuaj: Erdhi e vërteta dhe u shkatërrua e kota. Me të vërtetë që e kota ka qenë e shkatërruar.”[28]

E veçanta e ajetit është se thekson se që të shkatërrohet e keqja, duhet të vijë e vërteta. Të vërtetën duhet ta mbajnë dhe përkrahin njerëzit. Ajo nuk vjen vetë. Ajo kërkon burra dhe gra që ta mbajnë.

Ajeti i mësipërm tregon se po nuk erdhi e vërteta dhe e drejta, e kota dhe e keqja do të vazhdojnë të dominojnë. Sa herë shkatërrohet një e keqe, do të vijë një tjetër. Kjo do të vazhdojë, derisa të vijë e vërteta.

Le të përmendim një ajet nga Kurani, i cili është shumë shpresëdhënës për triumfin e së vërtetës. Për këtë, Zoti i Madhërishëm përmend dy shembuj që ndodhin në gjithësi, një me ujin dhe një me zjarrin. Këto dy ajete tregojnë se e vërteta, sido të humbasë, do të triumfojë. Dhe se e kota, sido të përhapet, do të shkatërrohet dhe do të shuhet.

Thotë Allahu i Madhërishëm në Kuran: “Ai e lëshon ujin (shiun) nga qielli dhe sipas madhësisë së tyre rrjedhin rrëke, kurse vala mbart mbi vete shkumë të fryrë. Shkuma e ngjashme është edhe ajo ku shkrihet (metali) në zjarr për të prodhuar stoli ose mjete. Kështu e sqaron Zoti shembullin e të vërtetës dhe të pavërtetës. Për sa i përket shkumës (së ujit apo të metaleve), ajo hidhet si mbeturinë, ndërsa ajo që u sjell dobi njerëzve, mbetet në tokë. Kështu Zoti i sjell shembujt.”[29]

E vërteta është si uji dhe metali i pastruar, i cili, edhe pse mbulohet nga shkuma dhe skarcot, vazhdon të ekzistojë dhe funksionon në dobi të njerëzimit. Kurse e pavërteta dhe e keqja i ngjan shkumës dhe skarcove të metalit, të cilat shkrihen dhe humbasin shpejt.

Shembull më i mirë për këtë është kolonializmi dhe komunizmi, të cilët u zhdukën dhe u rrënuan.

E vërteta do të vazhdojë mbi tokë. Atë ditë që të zhduket e vërteta dhe të mos ekzistojë, atë ditë do të bëhet Kijameti.

Ajo që duam të theksojmë në fund të kësaj teme është ta duash të vërtetën, pasi vetë All-llahu i Madhërishëm është i Vërteti. Të jetosh për të vërtetën, ta thuash atë, të mos e fshehësh dhe të vdesësh për të. Kurrë mos prefero interesin tënd personal, në llogari të së vërtetës.

Autor: Amër Halid

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure En’am: 73.

[2] – Sure Junus: 32.

[3] – Sure Nahl: 3.

[4] – Sure Junus: 35.

[5] – Sure Mu’minun: 71.

[6] – Sure Bekare: 42.

[7] – Sure Lukman: 29 – 30

[8] – Sure Fussilet: 53.

[9] – Sure Ahzab: 4.

[10] – Sure A’raf: 85.

[11] – Sure Mutaffin: 1.

[12] – Sure Kasas: 13.

[13] – Sure Nur: 55.

[14] – Sure Dharijat: 23.

[15] – Sure En’am: 30.

[16] – Sure A’raf: 44.

[17] – Sure Sad: 84.

[18] – Sure Bekare: 119.

[19] – Sure Isra: 81.

[20] – Sure Mu’minun: 115.

[21] – Sure Enbija: 16.

[22] – Sure Sad: 26.

[23] – Sure Nisa: 135.

[24] – Sure Maide: 8.

[25] – Sure Nisa: 105 – 108.

[26] – Sure Neml: 79.

[27] – Sure Enbija: 18.

[28] – Sure Isra: 81.

[29] – Sure Ra’d: 17.

Shenjat e Kiametit: Jam dërguar unë si pejgamber dhe Ora (Kiameti) si këto dy gishta
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Salavatet dhe selamet më të mira e më të plota qofshin mbi hazreti Muhamedin, mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë shokët e tij.

Vëllezër të nderuar!

Prej shenjave dhe paralajmërimeve të Orës (Kiametit), që tashmë janë shfaqur, është edhe dërgimi i hazretit tonë, të Dërguarit të Allahut (a.s). Ai (a.s) u dërgua para Orës, madje në vetë pragun e saj.

Enesi (r.a.) transmeton se Pejgamberi (a.s) ka thënë: “Jam dërguar unë dhe Ora (e Kiametit) si këta të dy, dhe bashkoi gishtin tregues me të mesit.”[1]

Nga Vehb es-Suai (r.a.) transmetohet se i ka thënë: i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Jam dërguar unë dhe Ora si kjo me këtë, dhe pak ka mbetur që ajo të më paraprijë.”[2] El-A‘mesh bashkoi gishtin tregues me të mesit; ndërsa Muhamedi (a.s) një herë ka thënë: “Pak ka mbetur që ajo të më paraprijë mua.”

Rëndësia e të folurit për shenjat e Orës

Vëllezër të nderuar!

Të flasësh për Ditën e Fundit dhe për shenjat e Orës nuk është thjesht kulturë apo njohuri teorike. Besimi në Ditën e Fundit është shtyllë nga shtyllat e besimit; pa të, besimi i robit nuk është i vlefshëm që në themel.

Ebu Hurejra (r.a.) tregon se një ditë i Dërguari i Allahut (a.s) ishte i ulur mes njerëzve, kur i erdhi një njeri dhe i tha: O i Dërguar i Allahut, çfarë është besimi? Ai (a.s) tha: “Që të besosh në Allahun, në engjëjt e Tij, në Librat e Tij, në takimin me Të, në të dërguarit e Tij dhe të besosh në ringjalljen e fundit.”[3]

Besimi i njeriut në Ditën e Fundit nuk mund të rrënjoset vërtet në zemër, përveçse kur ai të ndalet te realiteti i kësaj dite dhe të njohë shenjat e ardhjes së saj.

Kur besimi në Allahun dhe në Ditën e Fundit të rrënjoset fort në zemrën e robit, kjo e shtyn atë drejt qëndrueshmërisë në rrugën e Allahut të Lartësuar dhe në udhën e të Dashurit më të Madh, hazreti Muhamedit (a.s), sepse ai e di me siguri se nesër do të qëndrojë para Allahut të Madhëruar, dhe Zoti i tij do t’i flasë, pa asnjë përkthyes mes Tij dhe robit.

Adij ibn Hatimi (r.a.) transmeton se e i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Secili prej jush do të flasë me Allahun; nuk do të ketë mes tij dhe Tij asnjë përkthyes. Do të shikojë në të djathtë dhe nuk do të shohë veçse atë që ka vepruar më parë; do të shikojë në të majtë dhe nuk do të shohë veçse atë që ka vepruar më parë; do të shikojë përpara vetes dhe nuk do të shohë veçse Zjarrin përballë fytyrës së tij. Prandaj ruhuni nga Zjarri, qoftë edhe me gjysmën e një hurme.” Pastaj do t’i thuhet: Lexo librin tënd; sot mjafton vetja jote si llogaritar ndaj teje.”[4]

Ora (Kiameti) po vjen

Vëllezër të nderuar!

Ora do të vijë, pa asnjë dyshim, ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar: “Kjo është sepse Allahu është e Vërteta, Ai i ringjall të vdekurit dhe Ai është i Fuqishëm për çdo gjë. Dhe  Ora do të vijë, për të cilën s’ka dyshim, dhe Allahu do t’i ringjallë ata që janë në varre.”

Nëse njerëzit e shohin Orën si të largët, Krijuesi i njerëzve lajmëron se ajo është e afërt. Ai i Lartësuari thotë: “Ata e shohin atë të largët, ndërsa Ne e shohim të afërt.” Dhe thotë: “U afrua urdhri i Allahut, prandaj mos e kërkoni ta shpejtoni atë”

Allahu e ka shprehur afërsinë e Orës me “të nesërmen e afërt”. Nesër është dita pas ditës që jeton umeti. Ai i Lartësuari thotë: “O ju që besuat! Frikësojuni Allahut dhe le të shikojë secili çfarë ka përgatitur për nesër. Frikësojuni Allahut, sepse Allahu është i Mirinformuar për atë që bëni”

Rëndësia e kohës te besimtari

Vëllezër të nderuar!

Koha që njeriu jeton në këtë botë është gjëja më e çmuar për besimtarin që beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit. Ajo nuk ka çmim. Çdo gjë e humbur mund të rikthehet, përveç kohës: nëse ajo humbet, nuk ka asnjë shpresë për kthimin e saj. Prandaj është detyrë për besimtarin ta ruajë kohën e tij në atë që i sjell dobi në dynja dhe në ahiret.

Jeta që jetojmë është ara jonë: atë që mbjellim sot, do ta korrim nesër në ahiret. Nëse mbjellim mirësi dhe vepra të mira, do të korrim lumturi dhe shpëtim, dhe do të jemi mes atyre që thirren Ditën e Kiametit:

“Hani dhe pini me kënaqësi për atë që keni përgatitur në ditët e kaluara!”

E nëse kjo jetë – Allahu na ruajtë – kalohet në gaflet, mëkate dhe ndalesa, atëherë njeriu do të pendohet shumë, por në një kohë kur pendimi nuk i bën më dobi. Ai do të dëshirojë të kthehet në dynja për të bërë qoftë edhe një vepër të mirë, por kurrsesi kjo nuk ka për të ndodhur. Allahu thotë: “A nuk ju dhamë ne jetë aq sa të mendohej ai që donte të mendonte, dhe ju erdhi paralajmëruesi? Shijoni pra, se për zullumqarët nuk ka ndihmues”

Besimtari që beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit e shfrytëzon kohën e tij me përpikëri të madhe, sepse koha është vetë jeta e tij. Nëse ai humbet prej saj qoftë edhe pak në atë që Allahu nuk e ka ligjësuar, kjo do të kthehet në pikëllim dhe pendim Ditën e Kiametit.

Përfundim

Vëllezër të nderuar!

Ora do të vijë, qoftë ora e vogël (vdekja), qoftë Ora e madhe (Kiameti). I lutem Allahut të na ndihmojë në të dyja: në të parën, me një përfundim të bukur pa sprova e pa fatkeqësi; dhe në të dytën, me shoqërimin e hazretit dhe të Dashurit tonë, Muhamedit (a.s), në Xhenetet e përjetësisë. O Allah, pranoje!

Dëgjojeni urdhrin e Allahut të Lartësuar: “O ju që besuat! Frikësojuni Allahut dhe le të shikojë secili çfarë ka përgatitur për nesër … Banorët e Xhenetit janë fitimtarët”

Vëllezër të nderuar!

Shikojeni hazreti Muhamedin (a.s) i cili tha: “Jam dërguar unë dhe Ora si këta të dy.” Si përgatitej ai për ahiretin? Si punonte? A do t’i shfrytëzojmë ne frymëmarrjet e jetës sonë në bindje ndaj Allahut, veçanërisht në stinën e dimrit, kur netët janë të gjata dhe ditët të shkurtra?

O Allah, na mundëso të veprojmë ato vepra me të cilat Ti kënaqesh prej nesh. Amin.

Salavatet dhe selamet qofshin mbi hazreti Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij. Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. I Lartësuar është Zoti yt, Zoti i fuqisë, nga ajo që i përshkruajnë! Paqja qoftë mbi të dërguarit! Dhe falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve.

Autor: Ahmet Sherif Na’san

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Buhariu dhe Muslimi

[2] – Ahmeti.

[3] – Buhariu dhe Muslimi

[4] – Buhariu dhe Muslimi.

Prandaj edhe i duam engjëjt
Xhibrili, Israfili, Mikaili, rojtari i Xhenetit dhe të tjerë prej atyre që i kanë përmendur Allahu dhe i Dërguari i Tij (a.s) të gjithë këto janë emra engjëjsh, dëgjimi i të cilëve e gëzon besimtarin; madje zemra rreh me dashuri për ta dhe qetësohet kur lexon lajmet e tyre të përmendura në dy shpalljet, ku përmenden veprat dhe cilësitë e tyre.

Nuk ka dyshim se dashuria shtohet sa më shumë të shtohet njohja dhe përsiatja mbi virtytet për shkak të të cilave i dashuri e fiton atë pozitë në zemrën e dashuruesit. Është e vërtetë se dashuria ndaj engjëjve, në mënyrë të përgjithshme dhe të veçantë, është e ngulitur në natyrën e shëndoshë (fitrah), por ne kemi nevojë të rikujtojmë shkaqet dhe arsyet që e bëjnë këtë dashuri të qëndrojë mbi një themel të fortë. Për këtë arsye është trajtuar kjo temë, në të cilën do të përmbledhim disa prej arsyeve që na thërrasin në dashurinë, miqësinë dhe madhërimin e engjëjve, duke ua dhënë atyre pozitën që u takon.

Askush nuk pretendon se do t’i përfshijmë të gjitha arsyet që e bëjnë të detyrueshme dashurinë ndaj engjëjve, por do të përmendim vetëm një pjesë prej tyre. Sa më shumë që robi besimtar mediton mbi jetën dhe lajmet e tyre, aq më shumë i zbulohen atij dimensione të tjera. Ne do të mjaftohemi me përmendjen e sa vijon:

Së pari: I duam engjëjt e nderuar, sepse ata besojnë në Allahun e Lartësuar dhe e njësojnë Atë. Mes tyre, pavarësisht numrit të madh, nuk gjendet asnjë engjëll që të jetë shmangur nga rruga e adhurimit apo nga rruga e drejtë; të gjithë dëshmojnë dëshminë e teuhidit, siç ka thënë Allahu i Lartësuar: “Allahu dëshmoi se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Tij, (dëshmuan) edhe engjëjt dhe dijetarët, duke qenë i qëndrueshëm në drejtësi; nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij, të Plotfuqishmit, të Urtit”[1]

Ndoshta kjo e shpjegon përmendjen e dëshmisë së Allahut së bashku me dëshminë e engjëjve dhe përparësinë e saj ndaj dëshmisë së dijetarëve. Allahu e di më së miri.

Së dyti: I duam engjëjt e nderuar, sepse ata i luten Allahut të Lartësuar që t’i falë besimtarët dhe besimtaret dhe të kapërcejë gabimet e rrëshqitjet e tyre. Nëse engjëjt, për shkak të natyrës së tyre të krijuar nga drita, nuk bëjnë mëkate, besimtarët gabojnë herë pas here. Engjëjt nuk pajtohen që besimtarët ta takojnë Zotin e tyre Ditën e Kiametit me fletët e tyre të nxira nga mëkatet; prandaj ata kërkojnë falje për ta dhe luten që të ruhen nga zjarri. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Ata që e mbajnë Arshin dhe ata që janë rreth tij e madhërojnë me falënderim Zotin e tyre, besojnë në Të dhe kërkojnë falje për ata që kanë besuar.”[2]

Si të mos i duam engjëjt që vazhdimisht dëshirojnë për besimtarët të mirën, suksesin, drejtimin e saktë dhe mëshirën? Ja si na e shpalos këtë ajeti me qartësi: “Ai është që dërgon mëshirë mbi ju dhe (po ashtu) engjëjt e Tij, që t’ju nxjerrë nga errësirat në dritë; dhe Ai është i Mëshirshëm me besimtarët”[3]

Abdurrahman Sa’di thotë: “Prej mëshirës së Tij ndaj besimtarëve dhe butësisë së Tij me ta është se Ai ka bërë që prej “salatit” të Tij mbi ta – domethënë lavdërimit dhe përmendjes së tyre – si dhe prej “salatit” të engjëjve dhe lutjes së tyre, të jetë ajo që i nxjerr nga errësirat e mëkateve dhe padijes në dritën e besimit, suksesit, dijes dhe veprës. Kjo është begatia më e madhe me të cilën Ai i ka begatuar robërit e bindur, e cila kërkon prej tyre falënderim.”

Së treti: I duam engjëjt e nderuar, sepse ata e lartësojnë dhe e lavdërojnë në mënyrën më të bukur Krijuesin dhe Zotin e tyre, Madhëria e të Cilit është e pakufishme, dhe zbatojnë etikën e lutjes që ne besimtarët e kemi mësuar nga i Dërguari i Allahut (a.s). Nga suneti i tij kemi mësuar që t’i drejtohemi Allahut me lutje duke u mbështetur në forma të ligjshme të teuesulit.

Nëse teuesuli, në thelbin e tij, do të thotë që robi të paraqesë para përgjërimit të tij ndaj Zotit diçka përmes së cilës afrohet tek pranimi i lutjes dhe arritja e asaj që kërkon, atëherë këtë e gjejmë qartë në ajetin e përmendur më herët. Le të shohim vazhdimin e tij dhe çfarë thanë engjëjt: “Zoti ynë, Ti ke përfshirë çdo gjë me mëshirë dhe dije; prandaj fali ata që janë penduar dhe kanë ndjekur rrugën Tënde dhe ruaji nga dënimi i Xhehenemit.”

Këtu shfaqet qartazi përzgjedhja e tyre e llojeve të teuesulit që i përshtaten pozitës së lutjes: ata u mbështetën në cilësitë madhështore të Allahut, të cilat kërkojnë faljen e mëkatarëve. E nisën lutjen me përmendjen e dijes dhe mëshirës së Tij, që ka përfshirë çdo gjë; Atij nuk i fshihet asgjë nga gjendja e krijesave, as nga natyra me të cilën është krijuar njeriu, dobësia dhe mangësia e tij: “Dhe njeriu është krijuar i dobët”[4]

Ata përmendën mirësinë dhe bamirësinë e Allahut, e cila arrin aq sa arrin edhe dija e Tij; gjithësia, në lartësinë dhe ultësinë e saj, është e mbushur me dijen dhe mëshirën e Allahut të Lartësuar. Kjo është mjeshtëria në përzgjedhjen e fjalëve të lutjes, në përputhje me gjendjen dhe nevojën e atij që lutet.

Së katërti: I duam engjëjt e nderuar, sepse ata i luten Allahut çdo ditë që ta kompensojë atë që lufton me veten e tij, e mposht prirjen e saj dhe shkëputjen e saj nga pasuria kalimtare e kësaj bote; që i jep Allahut “hua të mirë”, që e shpenzon pasurinë e tij duke kërkuar kënaqësinë e Krijuesit. Engjëjt vazhdojnë të luten për besimtarët me këtë lutje derisa Allahu të trashëgojë tokën dhe gjithçka mbi të.

Ebu Hurejra tregon se Profeti (a.s) ka thënë: “Çdo ditë që robërit zgjohen në mëngjes, zbresin dy engjëj; njëri prej tyre thotë: O Allah, jepi zëvendësim atij që shpenzon (në rrugën Tënde), ndërsa tjetri thotë: O Allah, jepi humbje atij që kursen (me koprraci).”[5]

Së pesti: I duam engjëjt e nderuar për edukatën e tyre të lartë me Allahun e Lartësuar. Kurani është dëshmitar i kësaj edukate. Në rrëfimin e Ademit (a.s), të përmendur në suren Bekare, Zoti ynë i Bekuar dhe i Lartësuar ia mësoi Ademit emrat e të gjitha gjërave, pastaj u tha engjëjve: “Më tregoni emrat e këtyre, nëse jeni të sinqertë”[6] Ata nuk u mjaftuan vetëm me pranimin e kufizimit të dijes së tyre, por thanë: “I Lartësuar je Ti! Ne nuk kemi dije tjetër përveç asaj që na ke mësuar Ti; vërtet Ti je i Gjithëdijshmi, i Urti.”[7]

Ata e madhëruan Allahun duke e pastruar nga çdo mangësi e të metë, sqaruan se pyetja e tyre për mëkëmbësin e Allahut në tokë nuk ishte në formë kundërshtimi, por në formë sqarimi e kërkimi dijesh; pranuan mirësinë e Allahut ndaj tyre që u mësoi atë që nuk e dinin, dhe e përmbyllën fjalën e tyre me pohimin e dijes dhe urtësisë së Tij.

Prej edukatës së tyre është edhe fjala e Allahut: “Derisa, kur t’u hiqet frika nga zemrat e tyre, thonë: Çfarë tha Zoti juaj? Thonë: Të vërtetën, dhe Ai është i Larti, i Madhi”[8]

Ebu Hurejra (r.a) tregon se Profeti (a.s) ka thënë, duke përshkruar mënyrën se si engjëjt i pranojnë urdhrat e Allahut të Bekuar e të Lartësuar: “Kur Allahu vendos një çështje në qiell, engjëjt rrahin me krahët e tyre nga përulësia ndaj fjalës së Tij, sikur (tingulli i) një zinxhiri mbi një shkëmb të lëmuar. Kur frika u largohet nga zemrat e tyre, thonë: Çfarë tha Zoti juaj? Thonë: Të vërtetën, dhe Ai është i Larti, i Madhi.”[9]

Le të meditojmë mbi shprehjet e këtij hadithi: “rrahin me krahët e tyre”, “nga përulësia ndaj fjalës së Tij”, “u largohet frika nga zemrat e tyre”, “thanë: të vërtetën”, “Ai është i Larti, i Madhi”, të gjitha këto shprehje tregojnë madhërim për Madhështorin, përulësi para të Lartit të Madhëruar dhe drojë deri në kufijtë e frikës: “Dhe ata, nga frika prej Tij, janë të dridhur.”[10] si dhe pohimin e plotë se çdo gjë që thotë Allahu është e vërtetë dhe e drejtë.

Prej edukatës së tyre është edhe fjala e Allahut: “Ata nuk e paraprijnë Atë në fjalë dhe veprojnë sipas urdhrit të Tij.”[11]

Ata janë të ruajtur nga kundërshtimi i urdhrit të Tij; nuk flasin veçse me atë që u urdhëron Zoti i tyre, nuk neglizhojnë asnjë detyrë që u është ngarkuar, dhe nuk tregojnë mendjemadhësi apo refuzim ndaj adhurimit të Tij, siç thuhet në ajetin fisnik: “Nuk do të ngurrojë Mesihu të jetë rob i Allahut, e as engjëjt e afërt.”[12]

Prej edukatës së tyre është edhe qëndrimi i bukur para Allahut të Lartësuar, në një mënyrë që ngjall admirim; aq sa vetë Profeti (a.s) e mori këtë edukatë prej tyre si shembull për t’u ndjekur. Xhabir ibn Semura (r.a) tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë:  “A nuk do të rreshtoheni siç rreshtohen engjëjt para Zotit të tyre? Ne thamë: O i Dërguari i Allahut, si rreshtohen engjëjt para Zotit të tyre? Ai tha: I plotësojnë rreshtat e parë dhe ngjeshen në rresht.”[13]

Së gjashti: I duam engjëjt e nderuar për dimensionin e tyre adhurues, në të cilin kanë arritur shkallën e përsosmërisë. Shumë ajete dhe hadithe dëshmojnë për realizimin e plotë të robërisë nga ana e tyre. Prej tyre është fjala e Allahut: “Nuk ka prej nesh veçse ka një vend të caktuar; dhe vërtet ne jemi ata që rreshtohemi; dhe vërtet ne jemi ata që e madhërojmë”[14] Dhe fjala e Tij: “E madhërojnë natën dhe ditën, pa u lodhur”[15]

Ebu Dherr (r.a) tregon se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Unë shoh atë që ju nuk e shihni dhe dëgjoj atë që ju nuk e dëgjoni. Qielli ka lëshuar një tingull kërcitës, dhe me të drejtë ka lëshuar! Nuk ka në të hapësirë sa katër gishta veçse ka një engjëll që ka vendosur ballin në sexhde për Allahun.”[16]

“El-etit” (kërcitja) është zëri që lëshon kafsha e ngarkuar (kur rëndohet); kuptimi është se numri i madh i engjëjve në qiell e ka rënduar atë, derisa prej tij është dëgjuar ai tingull.

Së shtati: I duam engjëjt e nderuar për dashurinë e tyre ndaj besimtarëve. Ebu Hurerja tregon se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Kur Allahu e do një rob, e thërret Xhibrilin: Allahu e do filanin, prandaj duaje! Atëherë Xhibrili e do atë, pastaj thërret në mesin e banorëve të qiellit: “Allahu e do filanin, prandaj duajeni!’ Atëherë e duan banorët e qiellit, e pastaj atij i jepet pranueshmëria në tokë.”[17]

Së teti: I duam engjëjt e nderuar për përkujdesjen e tyre ndaj mexhliseve të dhikrit. Kjo është përmendur hollësisht në hadithin e Ebu Hurejres (r.a) ku Profeti (a.s) ka thënë: “Allahu ka engjëj që qarkullojnë nëpër rrugë, duke kërkuar njerëzit e dhikrit. Kur gjejnë një grup që e përmend Allahun, thërrasin: Ejani te ajo që kërkoni! Pastaj i rrethojnë me krahët e tyre deri në qiellin e kësaj bote. Zoti i tyre – edhe pse Ai e di më mirë – i pyet: Çfarë thonë robërit e Mi? Ata thonë: Të madhërojnë, të lartësojnë, të falënderojnë dhe të lavdërojnë. Ai thotë: A më kanë parë? Ata thonë: Jo, pasha Allahun, nuk të kanë parë! Ai thotë: Si do të ishte sikur të më kishin parë? Ata thonë: Sikur të të kishin parë, do të ishin edhe më të përkushtuar në adhurim, edhe më të madhërueshëm e falënderues, dhe do të të lartësonin edhe më shumë…”[18]

Së nënti: I duam engjëjt e nderuar për mbrojtjen dhe ndihmën që u japin besimtarëve. Këtë e shohim qartë në ajetet që përshkruajnë se çfarë kanë ndodhur në betejën e Bedrit. Allahu i Lartësuar thotë: “Kur Zoti yt u shpalli engjëjve: Unë jam me ju, prandaj forconi ata që kanë besuar. Do të hedh frikë në zemrat e atyre që mohuan; prandaj goditni mbi qafat dhe goditni çdo majë gishti prej tyre.”[19]

Umer ibn Hatabi (r.a) rrëfen disa pamje nga kjo ndihmë hyjnore që erdhi përmes engjëjve: “Ndërsa një burrë prej muslimanëve po ndiqte një mushrik para tij, dëgjoi zhurmën e një kamxhiku mbi vete dhe zërin e një kalorësi që thoshte: Ec përpara, Hajzum!, emri i një kali prej kuajve të engjëjve. Ai pa mushrikun para tij të rrëzohej përmbys; kur e shikoi, i ishte prerë hunda dhe fytyra i ishte çarë si nga goditja e kamxhikut, dhe ishte nxirë e tëra. Ensariu erdhi dhe ia tregoi këtë të Dërguarit të Allahut (a.s), i cili tha: Ke thënë të vërtetën; kjo ishte prej ndihmës së qiellit të tretë.”[20]

Gjithashtu, transmeton Muadh ibn Rifah nga babai i tij – i cili ishte prej pjesëmarrësve në Bedr – se Xhibrili erdhi te Profeti (a.s) dhe tha: “Si i konsideroni ju pjesëmarrësit e Bedrit mes jush? Ai tha: “Prej më të mirëve të muslimanëve, ose tha diçka të ngjashme. Xhibrili tha: Po kështu edhe ata prej engjëjve që morën pjesë në Bedr.”[21]

Surja Ra’d flet për rolin e engjëjve në ruajtjen dhe mbrojtjen e besimtarëve me urdhrin e Allahut, derisa të vijë caktimi (kaderi); kur të vijë caktimi, ata tërhiqen. Allahu i Lartësuar thotë: “Ai ka (për njeriun) rojtarë që e ndjekin para dhe pas tij, e ruajnë me urdhrin e Allahut.”[22]

Sipas komentimit të Muxhahidit: “Nuk ka rob veçse ka një engjëll të ngarkuar me të, që e ruan në gjumë dhe në zgjim nga xhindët, njerëzit dhe krijesat e dëmshme; sa herë që diçka prej tyre afrohet për ta dëmtuar, ai i thotë: Prapa!, përveç nëse është diçka që Allahu e ka lejuar, e atëherë e godet.”

Së dhjeti: I duam engjëjt e nderuar sepse Allahu i ka përshkruar si fisnikë e të drejtë: “Në duart e shkruesve, fisnikë e të devotshëm.”[23]

Ibn Kethiri thotë në tefsirin e tij: “Janë krijesa fisnike, të bukura e të ndershme; morali dhe veprat e tyre janë të mira, të pastra dhe të plota.”

Prej fisnikërisë së engjëjve është edhe turpi i tyre i madh. Po, ata janë të fuqishëm e të ashpër – njerëzit nuk kanë mundësi t’u bëjnë ballë – por kjo është një forcë e shoqëruar me turp ndaj atyre që meritojnë turp. Dëshmia më e qartë për këtë është fjala e Profetit (a.s) për Uthman ibn Afanin (r.a): “A të mos kem turp nga një njeri prej të cilit turpërohen engjëjt?” [24]

Së njëmbëdhjeti: I duam engjëjt e nderuar për urrejtjen e tyre ndaj njerëzve të kufrit dhe nifakut. Allahu i Lartësuar thotë: “Vërtet, ata që fshehin atë që kemi zbritur prej argumenteve të qarta dhe udhëzimit, pasi ua kemi sqaruar njerëzve në Libër, ata i mallkon Allahu dhe i mallkojnë mallkuesit.”[25]

Në Sunet shohim zemërimin e Xhibrilit (a.s) ndaj Faraonit, i cili u tregua arrogant duke pretenduar se ishte hyjni, i cili u rebelua dhe bëri shkatërrim në tokë; aq sa Xhibrili u frikësua mos e arrinte mëshira e Allahut! Transmetohet nga Ibn Abasi (r.a) se Profeti (a.s) ka thënë: “Kur Allahu e fundosi Faraonin, ai tha: “Besova se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Atij që besuan bijtë e Israilit”[26]. Xhibrili tha: O Muhamed! Sikur të më kishe parë duke marrë baltë nga deti dhe duke ia futur në gojë, nga frika se mos e arrinte mëshira.”[27] Kuptimi është se ai mori baltë nga fundi i detit dhe ia vuri në gojë Faraonit.

Prej urrejtjes së engjëjve ndaj mohuesve është edhe dënimi i tyre gjatë çastit të nxjerrjes së shpirtit. Allahu thotë: “Sikur t’i shihje kur engjëjt ua marrin shpirtin atyre që mohuan, duke i goditur në fytyra dhe në shpinë: “Shijoni dënimin e djegies! Kjo është për shkak të asaj që kanë bërë duart tuaja, dhe Allahu nuk është i padrejtë ndaj robërve”[28]

Së dymbëdhjeti: I duam engjëjt e nderuar për edukatën e tyre të lartë me profetët. Prej kësaj është kërkimi i lejes nga ana e dy engjëjve të maleve për të shkatërruar mushrikët që e lënduan Profetin (a.s). Mënyra e paraqitjes dhe dialogut është shembullore: ata e përshëndetën, pastaj engjëlli i Maleve tha: “O Muhamed, Allahu e ka dëgjuar fjalën e popullit tënd ndaj teje. Unë jam engjëlli i Maleve; Zoti yt më ka dërguar tek ti që të më urdhërosh sipas dëshirës sate. Nëse dëshiron, do t’i mbledh mbi ta dy malet.”[29]

Së trembëdhjeti: I duam engjëjt e nderuar për ndërmjetësimin që  do të bëjnë për besimtarët. Allahu i Lartësuar thotë: “Sa e sa engjëj ka në qiej, ndërmjetësimi i të cilëve nuk vlen asgjë, përveç pasi Allahu të japë leje për kë të dojë dhe të jetë i kënaqur.”

Në hadith kudsij është vërtetuar se Allahu i Madhëruar thotë: “Kanë ndërmjetësuar engjëjt, kanë ndërmjetësuar profetët, kanë ndërmjetësuar besimtarët, dhe nuk ka mbetur tjetër veçse Më i Mëshirshmi i mëshiruesve.”[30]

Së katërmbëdhjeti: I duam engjëjt e nderuar për përpikërinë dhe përsosmërinë e tyre në kryerjen e detyrave. Këtë e ndiejmë nga tërësia e teksteve që flasin për ndërrimin e tyre në detyrë dhe kryerjen e saj në mënyrën më të plotë, pavarësisht vështirësisë dhe përfshirjes së vazhdueshme në kohë; megjithatë, nuk ka asnjë mangësi apo gabim. Mjafton të dimë për dy engjëjt e ngarkuar mbi çdo njeri, që shkruajnë veprat e tij, pa lënë pa regjistruar asnjë të vogël apo të madhe nga fjalët dhe veprat; pastaj vjen dëshmia e kësaj Ditën e Kiametit: “Dhe do të vendoset Libri, e do t’i shohësh mëkatarët të frikësuar nga ajo që gjendet në të dhe do të thonë: “Mjerë ne! Ç’është ky libër që nuk lë pa përfshirë as të vogël e as të madhe, por i ka numëruar të gjitha!”[31]

Së fundmii: Engjëjt e nderuar e të pastër janë të tillë edhe për shkak të origjinës së krijimit të tyre; ata janë krijuar nga drita, e drita nuk sjell veçse mirësi. Prandaj janë cilësuar me pastërti, dëlirësi dhe shenjtëri nga mëkatet dhe gabimet.

Për të gjitha këto që u përmendën, si dhe për shumë arsye të tjera, ne i duam engjëjt dhe e marrim Allahun dëshmitar për dashurinë tonë ndaj tyre.

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Ali Imran: 18.

[2] – Sure Gafir: 7.

[3] – Sure Ahzab: 43.

[4] – Sure Nisa: 28.

[5] – Buhariu dhe Muslimi.

[6] – Sure Bekare: 31.

[7] – Sure Bekare: 32.

[8] – Sure Sebe’: 23.

[9] – Buhariu.

[10] – Sure Enbija: 28.

[11] – Sure Enbija: 27.

[12] – Sure Nisa: 172.

[13] – Muslimi.

[14] – Sure Saffat: 164 – 166.

[15] – Sure Enbija: 20.

[16] – Tirmidhiu.

[17] – Buhariu.

[18] – Buhariu.

[19] – Sure Enfal: 12.

[20] – Muslimi.

[21] – Buhariu.

[22] – Sure Ra’d: 11.

[23] – Sure Abese: 15 – 16.

[24] – Muslimi.

[25] – Sure Bekare: 159.

[26] – Sure Junus: 90.

[27] – Tirmidhiu.

[28] – Sure Enfal

[29] – Buhariu dhe Muslimi me tekstin në fjalë.

[30] – Muslimi.

[31] – Sure Kehf: 49.