Historiku i ftesës – Ardhmeria Online

Thirrja e Lutit (a.s) në monoteizëm, adhurimin ndaj Allahut dhe ndalimin nga veprat e shëmtuara
Kushdo që studion tregimet e profetëve në Kuranin Fisnik dhe hulumton marrëdhëniet e zhvilluara ndërmjet tyre dhe popujve të tyre, do të vërejë se çështja e Monoteizmit (Teuhidit) dhe thirrja për adhurimin e Allahut të Madhërishëm e të Lartësuar, përbën kauzën themelore dhe zanafillën me të cilën erdhën të gjithë profetët. Rregullisht, nuk ka pasur asnjë profet që të mos e ketë ftuar popullin e tij drejt njësimit të Allahut, përkushtimit të adhurimit ndaj Tij dhe braktisjes së politeizmit. Kjo vlen edhe përkundër faktit se çdo popull prej popujve të profetëve shfaqte anomali dhe rregullsi të tjera të shëmtuara të cilat ishin më të theksuara dhe më dominante në jetën e tyre se tek të tjerët, siç ishte rasti i korrupsionit ekonomiko-financiar te populli i Shuajbit (a.s), apo përhapja e magjisë në mesin e popullit të Musait (a.s)..etj, megjithatë thirrja në monoteizëm ka qenë baza e thirrjes së çdo profeti.

Luti (a.s) e ftoi popullin e tij në adhurimin e Allahut dhe në braktisjen e politeizmit, të moraleve të ulëta dhe të veprave të shëmtuara. Kështu, në suren Shuara, Allahu i Madhërishëm e i Lartësuar sqaron se Luti (a.s) e thirri popullin e tij që t’i frikësoheshin Allahut dhe t’i binden atij si i dërguar i Tij. Ndërkaq, nuk ka dyshim se zanafilla dhe shtylla kryesore e devotshmërisë është Monoteizmi dhe zhvleftësimi i shirkut ndaj Allahut. I Lartësuari thotë: ”Kur vëllai i tyre, Luti, u tha: “A nuk po frikësoheni? Unë për ju jam një i dërguar i besueshëm. Prandaj, frikësohuni Allahut dhe binduni mua!”[1]

Po ashtu, në suren Dharijat, Allahu i Madhërishëm e i Lartësuar vë në dukje faktin se populli i Lutit ishin mosbesimtarë, përmes fjalës së Tij: “Por aty nuk gjetëm asnjë shtëpi tjetër (të besimtarëve), përveç një shtëpie të myslimanëve.”[2] Kjo është një çështje krejtësisht e qartë dhe e vetëkuptueshme.

Rregullisht, nuk ka asnjë dyshim se populli i Lutit (a.s) ishin mosbesimtarë, adhuronin idhujt dhe përgënjeshtruan të dërguarin e Allahut, Lutit (a.s). Një sërë komentuesish kanë konfirmuar se ata ishin mohues dhe se Luti (a.s) i ftoi ata në adhurimin e Allahut Një e të Vetëm. Imam et-Taberiu thotë: “Allahu e dërgoi Lutin te banorët e Sodomës, të cilët ishin popull mohues dhe praktikonin imoralitetin (veprën e shëmtuar).”

Gjithashtu, Imam Kurtubiu, në komentimin e tij  të sures A’raf, rreth fjalës së Allahut të Lartësuar: “Ju, vërtet, qaseni me epsh ndaj burrave në vend të grave…”[3] dhe ndaj ajetit të ngjashëm me të: “Dhe lini anash atë që Zoti juaj krijoi për ju nga bashkëshortet tuaja…”[4] shprehet: “…domethënë, që krahas politeizmit, ju i bashkëngjitët edhe këtë vepër të shëmtuar.” Po ashtu, në komentimin e ajetit të të Lartësuarit: “Ata thanë: “Ne jemi dërguar te një popull kriminel (mëkatar).”[5] ai thotë: «Domethënë: idhujtarë”

Ndërsa Ibn Kethiri ka thënë: “Për më tepër, krahas kësaj, ata mohonin Allahun dhe përgënjeshtronin të dërguarin e Tij”

Ndërsa imam Sa’di shprehet: “Ata, së bashku me idhujtarinë e tyre, kishin bashkuar edhe praktikimin e imoralitetit me meshkujt (homoseksualizmin) dhe grabitjen e rrugëve (banditizmin)”.

Këto janë thëniet e dijetarëve të tefsirit, të cilat dëshmojnë qartë dhe në mënyrë të prerë se populli i Lutit gjendej në gjendje mosbesimi dhe adhuronte tjetërkënd veç Allahut.

Rregullisht, Luti (a.s) e ftoi popullin e tij në besim dhe i ndaloi ata nga mohimi; i thirri ata drejt Monoteizmit e drejt të mirës e të moralshmes si dhe i ndaloi nga imoraliteti dhe veprat e shëmtuara Ai e përmbushi detyrën e tij në formën më të shkëlqyer dhe e përcolli misionin e tij ashtu siç duhej. Ai e kishte përvetësuar dhe kuptuar thellësisht thirrjen e Ibrahimit (a.s) përpara se t’i jepej profetësia; për më tepër, historia e Ibrahimit (a.s) dhe metodologjia e tij në thirrje (a.s) ishte pikërisht vija udhëheqëse që ndoqi edhe Luti (a.s).

Autor: Ali Muhamed Salabi

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Shuara: 161 – 163.

[2] – Sure Dharijat: 36.

[3] – Sure A’raf: 81.

[4] – Sure Shuara: 166.

[5] – Sure Hixhr: 58.

Bazat e thirrjes islame në epokën e halifëve të drejtë
Epoka e halifëve të drejtë konsiderohet modeli më i lartë në historinë tonë islame për të treguar se si shtetet ndërtohen mbi bazat e thirrjes islame dhe si njerëzit udhëhiqen me të vërtetën dhe me shura (konsultim). Thirrja në këtë periudhë u dallua me tipare të qarta; ajo filloi me qëndrueshmëri në metodën profetike në rrethanat më të vështira, kaloi në zgjerim të kontrolluar gjeografik dhe përfundoi me institucionalizimin e veprimtarisë thirrëse përmes gjykatave, arsimit dhe organizimit të çështjeve të shoqërisë.

Ky studim trajton këto tipare kryesore dhe metodat që përdorën sahabët në përcjelljen e mesazhit, si dhe një reflektim mbi mënyrat e përfitimit nga kjo përvojë e drejtë për zhvillimin e thirrjes islame sot.

Nga tiparet më të rëndësishme të thirrjes në epokën e halifëve të drejtë:

1 – Qëndrueshmëria në metodën profetike: Halifët ndoqën gjurmët e Profetit (a.s) në përcjelljen e thirrjes, me butësi, urtësi dhe këshillë të mirë. Parimet nuk u ndryshuan; besimi, legjislacioni dhe edukimi vazhduan mbi të njëjtën metodë atë të Kuranit dhe Sunetit.

2 – Fokusimi në teuhid dhe iman: Thirrja vazhdoi në njëjësimin e Allahut dhe në luftimin e dukurive si mosdhënia e zekatit, pretendimi i profetësisë dhe dalja nga feja pas vdekjes së Profetit (a.s). Luftërat e riddes në kohën e Ebu Bekrit ishin pjesë e mbrojtjes së thelbit të thirrjes nga devijimi.

3 – Thirrja përmes shembullit praktik: Jeta e halifëve ishte një model praktik i moralit islam; drejtësia, asketizmi, amaneti dhe shura. Kjo i tërhiqte njerëzit në Islam përmes shembullit, jo vetëm fjalës. Drejtësia e Omer ibn Hatabit është një shembull i gjallë që ndikoi edhe jo-muslimanët dhe bëri shumë prej tyre të pranonin Islamin.

4 – Përhapja e Islamit jashtë Gadishullit Arabik: Thirrja u zgjerua gjeografikisht në kohën e halifëve të drejtë drejt Irakut, Shamit, Egjiptit, Afrikës dhe Persisë. Këto zgjerime nuk ishin thjesht pushtime për zotërim, por mjete për përhapjen e mesazhit me urtësi, drejtësi dhe largim të padrejtësisë e tiranisë.

5 – Kujdesi për dijen dhe Kuranin: Ajo që bënë halifët e drejtë në mbledhjen e Kuranit Famëlartë në një mus’haf të vetëm në kohën e Ebu Bekrit, dhe më pas unifikimi i mus’hafeve në kohën e Uthmanit, e ruajti unitetin e umetit në aspektin e thirrjes dhe mendimit, dhe e mbrojti atë nga mosmarrëveshjet në leximin e tij, e më pas edhe në kuptimin e tij. Kjo gjithashtu çoi në përhapjen e edukimit kuranor dhe fikhut në vendet e reja të çliruara nga sahabët e nderuar, duke dërguar grupe lexuesish dhe mësuesish në këto territore, gjë që u bë shkak që banorët e tyre të hynin në fenë e Allahut në turma.

6 – Kujdesi për drejtësinë shoqërore: Halifi i dytë, Omer ibn Hatabi, e bëri Bejtul-Malin në shërbim të të gjithë qytetarëve, muslimanë dhe jomuslimanë, dhe vendosi sistemin e divaneve për të organizuar çështjet e njerëzve dhe për të realizuar drejtësi ekonomike dhe shoqërore për të gjithë banorët e shtetit islam. Kjo kontribuoi në hyrjen e shumë jomuslimanëve në Islam, për shkak të drejtësisë së tij dhe zbatimit praktik të saj në epokën e halifëve të drejtë.

7 – Zbatimi i parimit të shuras dhe pjesëmarrja e umetit: Halifët konsultoheshin me sahabët në çdo çështje, gjë që forconte shpirtin e pjesëmarrjes dhe përgjegjësisë në veprimtarinë thirrëse dhe politike.

Metodat më të rëndësishme të thirrjes në epokën e halifëve:

1 – Metoda kuranore dhe profetike: mbështetja në Kuranin dhe Sunetin si burim kryesor për udhëzim dhe thirrje; thirrja bëhej me urtësi dhe këshillë të mirë, siç thotë Allahu i Lartësuar: “Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillë të mirë”[1]

2 – Metoda edukative praktike: ngulitja e imanit në zemra para vendosjes së dispozitave, edukimi i shpirtrave me devotshmëri dhe durim, si dhe edukimi përmes shembullit praktik; thirrësi është i pari që e zbaton atë që predikon. Gjithashtu, metoda kolektive dhe institucionale: thirrja nuk ishte vetëm individuale, por edhe përmes institucioneve në zhvillim si xhamia, Bejtul-Mali, gjykatat dhe ushtria; çdo institucion shtetëror ishte një mjet në shërbim të thirrjes.

3 – Metoda realiste dhe fleksibile: trajtimi i realitetit me mjete të përshtatshme pa dalë nga parimet e pandryshueshme.

Shembull për këtë është mënyra si Umeri u soll me popullin e dhimijëve dhe organizimi i tokave të çliruara në mënyrë që të sigurohej drejtësi për të gjithë.

Si mund të përfitojmë nga këto tipare në kohën e sotme?

1 – Kthimi te metoda profetike dhe e halifëve të drejtë në thirrje; me sinqeritet, sinqeritet të plotë dhe butësi, larg teprimit, ashpërsisë apo lehtësimit të tepruar, si dhe me balancë mes besimit dhe veprës, adhurimit dhe ndërtimit të shoqërisë.

2 – Aktivizimi i shembullit praktik në jetën e thirrësve: thirrësi duhet të jetë model i gjallë në sjellje dhe marrëdhënie, ashtu siç ishin halifët, sepse shembulli ka ndikim më të madh se mijëra ligjërata.

3 – Zgjerimi i konceptit të thirrjes për të përfshirë punën institucionale: thirrja sot ka nevojë për institucione mendore, mediatike, arsimore dhe shoqërore që i shërbejnë mesazhit.

4 – Kujdesi për dijen dhe njohuritë fetare dhe bashkëkohore njëkohësisht: ashtu siç sahabët përhapën dijen me thirrjen, sot kemi nevojë të kombinojmë dijen fetare me dijen shkencore moderne në shërbim të fesë.

5 – Fokusimi në drejtësinë shoqërore dhe dinjitetin njerëzor: thirrja nuk kufizohet vetëm në xhami, por përfshin reformën ekonomike, sociale dhe politike në dritën e qëllimeve të sheriatit.

6 – Bashkimi i radhëve dhe largimi nga përçarja: ashtu si halifët e bashkuan umetin në një fjalë të vetme, sot duhet të tejkalohen ndarjet sektare dhe politike në favor të unitetit të umetit në thirrje.

Thirrja në epokën e halifëve të drejtë ishte një model i plotë i qëndrueshmërisë në parim, drejtësisë në zbatim, shembullit në sjellje dhe zgjerimit në ndikim përmes dijes, veprës, mëshirës dhe modelit praktik, për të ndërtuar një shoqëri të udhëhequr nga besimi, drejtësia dhe reforma, dhe kjo është metoda e halifëve të drejtë, Allahu qoftë i kënaqur me ta.

Autor: Ferexh Kindi

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Nahl: 125.

Dialogu i Ibrahimit (a.s) me të atin: urëtsia e thirrjes dhe elolukuenca e ligjërimit (3/3)
Pasi Ibrahimi (a.s.) ia zbuloi të atit pavlefshmërinë e adhurimit të idhujve dhe sqaroi burimin nga i cili e merr dhe mbi të cilin e mbështet thirrjen e tij drejtuar atit, ai ia bëri të qartë se rruga në të cilën ndodhet i ati është rruga e shejtanit, ndërsa ai dëshiron ta udhëzojë në rrugën e të Gjithëmëshirshmit.

Allahu i Lartësuar thotë: “O ati im, mos e adhuro shejtanin, se vërtet shejtani ka qenë i pabindur ndaj të Gjithëmëshirshmit. O ati im, unë kam frikë se mos të godet një dënim nga i Gjithëmëshirshmi, e kështu të bëhesh mik i shejtanit.”[1]

1 –  “O ati im, mos e adhuro shejtanin”:

Ibrahimi (a.s.) e porosit të atin që të mos e adhurojë shejtanin, sepse kushdo që adhuron dikë tjetër përveç Allahut, në të vërtetë e ka adhuruar shejtanin. Siç thotë Allahu i Lartësuar: “A nuk ju kam porositur, o bijtë e Ademit, që të mos e adhuroni shejtanin? Vërtet ai është armik i hapur për ju.”[2]

Me adhurimin e shejtanit këtu nënkuptohet adhurimi i idhujve; dhe Ibrahimi (a.s) e ndalon të atin nga adhurimi i shejtanit, sepse ai është urdhëruesi i këtij adhurimi, zbukuruesi i tij dhe nxitësi për ta ndjekur. Po ashtu, me adhurimin e shejtanit nënkuptohet bindja ndaj tij dhe veprimi sipas vesveseve të tij; sepse kush i bindet diçkaje në mëkat, e ka adhuruar atë. Prandaj, kush i adhuron idhujt, në të vërtetë ka adhuruar shejtanin.

2 – “Vërtet shejtani ka qenë i pabindur ndaj të Gjithëmëshirshmit”:

Në këtë ajet, Ibrahimi (a.s.) përmend shkakun e ndalimit nga adhurimi i shejtanit. Sikur të thoshte: mos e adhuro shejtanin, sepse ai është tepër i pabindur ndaj Allahut të Lartësuar, Atij që është i Gjithëmëshirshëm dhe që të ka mbuluar me begatitë e Tij. Nuk i shkon për shtat njeriut të adhurojë dikë që i është rebeluar Zotit të vet, ka mohuar begatitë e Tij dhe ka kundërshtuar urdhrin e Tij. Përdorimi i përshkrimit “i pabindur”, që është formë e theksuar e mosbindjes, së bashku me foljen “ka qenë”, tregon se shejtani është vazhdimisht dhe në mënyrë të qëndrueshme në mosbindje ndaj Zotit të tij.

Përmendja e emrit “Er-Rrahman” (i Gjithëmëshirshmi), e jo ndonjë emri tjetër, ka disa qëllime, ndër më kryesoret:

A – Tërheq vëmendjen te gjerësia e mëshirës së Allahut, duke nënkuptuar se Ai është i Vetmi që meriton adhurim, jo mosbindje.

B – Tregon mjerimin dhe shkatërrimin e shejtanit, sepse ai është rebeluar Atij që është i tillë në mëshirë, duke kryer një mëkat që e nxori nga kjo mëshirë; ç’ka e bën edhe më të shëmtuar mosbindjen e tij.

C – Është tregues se mëkatet e pengojnë robin nga mëshira e gjerë e Allahut dhe ia mbyllin dyert e saj, ndërsa bindja është shkaku më i madh për ta fituar mëshirën hyjnore; prandaj, përparësi duhet t’i jepet bindjes ndaj Allahut.

Në këtë ajet kuranor në vend që të thuhej: “mos e adhuro atë”, është përmendur përsëri fjala “shejtani”, për ta shtuar neverinë ndaj bindjes së tij dhe për ta bërë më të urryer adhurimin e tij. Vetë përmendja e emrit të tij, e përsëritur, është e papëlqyeshme dhe e neveritshme për çdo njeri me natyrë të shëndoshë. Po ashtu, shfaqja e emrit në vend të përemrit shërben që fjalia përmbyllëse të jetë e pavarur dhe të qëndrojë si këshillë më vete.

3 – “O ati im, unë kam frikë se mos të godet një dënim nga i Gjithëmëshirshmi, e kështu të bëhesh mik i shejtanit”:

Ibrahimi (a.s.) e paralajmëroi të atin nga dënimi dhe zemërimi i Allahut të Lartësuar, nëse do të vdiste duke qenë në gjendjen e adhurimit të idhujve dhe bindjes ndaj shejtanit; sepse në atë rast ai do të ishte shok i shejtanit në dënim dhe në dëbimin nga mëshira e Allahut. Ky bir i devotshëm e filloi këshillën e tij të katërt ashtu si të mëparshmet, me thirrjen e butësisë dhe dashurisë: “O ati im”. Fjalët e tij janë në përputhje të plotë me gjendjen e dhembshurisë, frikës për të atin, kujdesit dhe mëshirës që ai kishte ndaj tij, kur tha: “Unë kam frikë se mos të godet një dënim nga i Gjithëmëshirshmi”. Ai përdori shprehjen “kam frikë”, sepse frika është pritje e diçkaje të padëshiruar mbi bazën e një shenje të mundshme ose të ditur, pa qenë e prerë dhe e sigurt.

Pra, Ibrahimi (a.s.) nuk deklaroi prerazi se dënimi do ta kapte patjetër të atin, por e shprehu atë në formën e frikës, që tregon hamendje e jo siguri absolute. Kjo ishte edhe nga edukata ndaj Allahut të Lartësuar, sepse ai nuk po pohonte diçka që i përket vendimit hyjnor; njëkohësisht, ai po linte të hapur derën e shpresës në zemrën e të atit, që ai të mendonte për shpëtimin nga ky dënim, duke hequr dorë nga adhurimi i idhujve dhe bindja ndaj shejtanit.

Po t’i kishte thënë: “dënimi do të të kapë patjetër”, do ta kishte dëshpëruar dhe do t’ia kishte mbyllur derën e shpëtimit, të cilën ai ende mund ta kërkonte. Për këtë arsye, ai e shprehu arritjen e dënimit me fjalën “të prekë”, e cila është më e butë se “të dënojë”, dhe nënkupton një lloj prekjeje të lehtë. Po ashtu, ai nuk përmendi asgjë që të tregonte ashpërsinë e dënimit, madje e përmendi fjalën “dënim” në trajtë të pashquar, për të nënkuptuar lehtësim ose për ta zvogëluar përfytyrimin e tij,

Përmendja e cilësisë “i Gjithëmëshirshmi” tregon se dënimi nga Ai që është i përshkruar me mëshirë ndodh vetëm për shkak të shëmtisë së madhe të krimit, deri në atë masë sa e privon njeriun nga mëshira e Atij që në thelb është i Gjithëmëshirshëm. Kjo cilësi gjithashtu nënkupton se mëshira nuk e përjashton dënimin dhe as nuk bie ndesh me të, si dhe se mëshira i paraprin zemërimit.

Më pas, pasi e paralajmëroi të atin nga dënimi i Allahut, Ibrahimi (a.s.) ia sqaroi edhe përfundimin dhe pasojën e këtij dënimi, duke thënë: “e kështu të bëhesh mik i shejtanit”, domethënë në dynja dhe në ahiret, duke zbritur në strehën e tij të ulët dhe vendin e tij shkatërruese. Kështu, miku i Allahut (a.s.) e përshkallëzoi thirrjen e tij ndaj të atit nga më e lehta drejt më të rëndësishmes: fillimisht e informoi për dijen e tij dhe se kjo kërkon ndjekje; pastaj e ndaloi nga adhurimi i shejtanit dhe ia shpjegoi dëmet e tij; e në fund e paralajmëroi nga ndëshkimi dhe zemërimi i Allahut, nëse do të vazhdonte në atë gjendje, duke u bërë përfundimisht mik i shejtanit.

Shejk Shenkiti thotë: kuptimi i adhurimit të shejtanit në fjalën “mos e adhuro shejtanin” është bindja ndaj shejtanit në kufër dhe mëkate. Prandaj, idhujtaria është edhe në bindjeje, siç thotë Allahu i Lartësuar:

“A nuk ju kam porositur, o bijtë e Ademit, që të mos e adhuroni shejtanin? … dhe që të më adhuroni Mua; kjo është rruga e drejtë.”[3]

Ky ajet tregon se jobesimtarët e ndëshkuar Ditën e Kiametit janë miqtë e shejtanit, ashtu siç dëshmon fjala e Allahut: “… e kështu të bëhesh mik i shejtanit”. Ajetet që tregojnë se jobesimtarët janë miqtë e shejtanit janë të shumta, si fjala e Allahut: “Luftoni miqtë e shejtanit”[4], dhe fjala e Tij: “Vërtet ai shejtan ju frikëson me miqtë e tij”[5], dhe fjala e Tij: “Ata i kanë marrë shejtanët për miq në vend të Allahut”[6], e të tjera ajete të ngjashme.

Kushdo që shejtani ia zbukuron njeriut mosbesimin dhe mëkatet, e ai e ndjek në këtë botë, nuk do të ketë mik në botën tjetër përveç shejtanit, siç thotë Allahu i Lartësuar: “Pasha Allahun, Ne u kemi dërguar të dërguar popujve para teje, por shejtani ua zbukuroi veprat e tyre; ai është miku i tyre sot dhe për ta ka dënim të dhembshëm.”[7]

Kush nuk ka mik Ditën e Kiametit përveç shejtanit, atëherë është e qartë se nuk ka askënd që ta ndihmojë e t’i sjellë dobi në atë ditë. Mirëpo fjalët e buta dhe kaq ekoluente të Ibrahimit (a.s) nuk depërtuan në zemrën e ashpër të babit të tij, i cili zgjodhi adhurimin e idhujve në vend të adhurimit të Allahut të Lartësuar.

Autor: Ali Muhamed Salabi

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Merjem: 44 – 45.

[2] – Sure Jasin: 60.

[3] – Sure Jasin: 60 – 61.

[4] – Sure Nisa: 76.

[5] – Sure Ali Imran: 175.

[6] – Sure A’raf: 30.

[7] – Sure Nahl: 63.

Dialogu i Ibrahimit (a.s) me të atin: urëtsia e thirrjes dhe elolukuenca e ligjërimit (2/3)
Vazhdojmë meditimin dhe përsiatjen mbi ajetet e bekuara nga rrëfimi i Profetit të Allahut, Ibrahimit (a.s.), dhe dialogu i tij me të atin, ashtu siç është përmendur në suren Merjem, për të zbuluar thesaret e shprehjes së lartë, bukurinë e ligjërimit, butësinë e thirrjes dhe finesën e këshillës. Këto ajete zbulojnë një aspekt madhor të metodës së thirrësit të urtë, i cili ndërthur dijen me edukatën e lartë, butësinë e stilit me forcën e argumentit. Në këto ajete fisnike janë theksuar domethënie retorike që i kanë nxjerrë në pah dijetarët, prej të cilave po përmendim:

Fjalën e Allahut të Lartësuar, e thënë nga Ibrahimi (a.s.) drejtuar babait të tij: “O ati im, mua më ka ardhur dije që ty nuk të ka ardhur, prandaj më ndiq mua, të të udhëzoj në një rrugë të drejtë.”[1]

Ibrahimi (a.s.) vazhdon këshillat e tij drejtuar të atij duke thënë: “O ati im, mua më ka ardhur dije që ty nuk të ka ardhur, prandaj më ndiq mua, të të udhëzoj në një rrugë të drejtë”. Pasi ia sqaroi të atit pavlefshmërinë e asaj që ai adhuronte, për shkak të mangësisë dhe paaftësisë së saj – sepse e adhuruara është e pamundur të jetë më e ulët se adhuruesi – Ibrahimi (a.s.) kalon në sqarimin e burimit të thirrjes së tij. Ai nuk e ftoi të atin mbi bazën e dëshirës personale, por thirrja e tij ishte e mbështetur në dijen që Allahu ia kishte dhuruar. Prandaj, ai e këshillon të atin ta ndjekë, që të shpëtojë nga shkatërrimi dhe të ecë në rrugën e udhëzimit dhe drejtimit të saktë.

Profeti i Allahut, Ibrahimi (a.s.), e përsërit edhe një herë këtë thirrje të butë: “O ati im!”, sikur të dëshironte të zgjonte te i ati instinktin e mëshirës prindërore dhe lidhjet e gjakut. Është sikur t’i thoshte: fjala ime me ty është fjala e birit me babanë e tij. Ai e thirri të atin me këtë thirrje katër herë radhazi në këto ajete, dhe kjo vetëm nga dëshira e tij  e madhe për udhëzimin e të atit dhe për ta kapur për dore drejt rrugës së drejtë e të qëndrueshme.

Medito këshillën e dytë të Ibrahimit (a.s.) për të atin: ai u përpoq të fitonte dhembshurinë e tij dhe e përforcoi fjalën me dy theksues: “inna” dhe “kad”; sepse ai po ia rrëzonte adhurimin e të atit dhe po e ftonte ta ndiqte atë në rrugën e drejtë, ndërkohë që i ishte dhuruar një dije nga Allahu që i ati nuk e kishte arritur. Kjo, natyrshëm, mund të ngjallte kundërshtim te prindi, prandaj e përforcoi fjalën me më shumë se një herë.

Shiko edukatën e birit thirrës, të butë dhe të matur: ai nuk e akuzoi të atin për padituri, edhe pse ky ishte zhytur në humnerat e saj. Nuk i tha, për shembull: “Unë jam dijetar e ti je i paditur, prandaj më ndiq”, edhe pse realiteti mund të ishte i tillë. Po ashtu, Ibrahimi (a.s) nuk pretendoi se kishte arritur kulmin e dijes, ndonëse dija e tij ishte e lidhur drejtpërdrejt me Allahun përmes shpalljes dhe udhëzimit. Ai nuk tha as këtë, por u shpreh: “mua më ka ardhur dije që ty nuk të ka ardhur”, domethënë: unë kam një pjesë, një segment të vogël dijeje që ti nuk e ke, e cila është dije që të udhëzon drejt rrugës së drejtë.

Këtu vihen re disa nuanca domethënëse:

Paraprirja e argumentit pas thirrjes, me një fjali pohore të theksuar “mua më ka ardhur dije”, përballë një mohuesi që refuzon të pranojë se dikush tjetër mund të jetë më i ditur se ai në diçka. Kështu, pohimi shërben si hyrje për kërkesën urdhërore me qëllim këshillimi: “prandaj më ndiq mua!”

Nga veçoritë e stilistikës gjuhësore të përdorur në Kuran është se, kur flet për ardhjen e dijes, përdor vetëm foljen “më ka ardhur”  për të treguar se ajo që i ka ardhur Ibrahimit (a.s) ka peshë dhe rëndësi: ajo largon paditurinë, heq perden nga sytë dhe zemrat, për shkak të qartësisë, forcës së provës dhe argumentit, si dhe e pengon njeriun nga ndjekja e epshit dhe devijimi. Prandaj, Ibrahimi (a.s.)  tha: “mua më ka ardhur”, e jo: “më është dhënë”

Përdorimi i fjalës “dije” në mënyrë të pakufizuar, pa e lidhur drejtpërdrejt me të Adhuruarin e vërtetë (si p.sh. “më ka ardhur dije nga Allahu”, me qëllim që të mos e befasojë të atin me shpalljen e pejgamberisë para se ta përfundojë procesin e afrimit gradual. Kështu, përmes këtij përdorimi të fjalës në mënyrë të përgjithshme, nënkuptohet se të dy palët kanë dije, sepse i ati e shihte veten si njeri me dije të madhe, duke qenë prijës fetar i popullit të tij, ndërsa Ibrahimi (a.s.) synonte dijen e shpalljes dhe profetësisë.

Lidhja e dijes së madhe që i ka ardhur me parafjalën “min” (nga), e cila shpreh pjesëzimin, bart në vete domethënien e thellë të përulësisë; sepse dija është një det i pafund dhe i ripërtëritshëm, të cilin askush nga njerëzit nuk mund ta përfshijë tërësisht.

Kufizimi i dijes që i ka ardhur me përemrin lidhor “që ty nuk të ka ardhur”, i cili mohon barazinë e plotë në dije dhe i jep Ibrahimit (a.s.) një lloj veçantie, si hyrje për këshillën: “prandaj më ndiq mua”. Përmendja e fjalës “dije” këtu është tregues se besimtari duhet ta adhurojë Allahun mbi bazë të dijes, ta thërrasë njerëzimin tek Allahu me dije, t’i ndjekë profetët me dije dhe ta organizojë jetën e tij mbi dije. Allahu, kur e porositi krijesën më të zgjedhur, Muhamedin (a.s), me fjalën e teuhidit – veprën më fisnike që njeriu mund ta realizojë në jetën e tij – e urdhëroi ta përqafojë atë mbi dije, duke thënë: “Dije se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut, dhe kërko falje për gjynahun tënd dhe për besimtarët e besimtaret. Allahu e di lëvizjen dhe qëndrimin tuaj.”[2]

Kufizimi i kërkesës për ndjekje me përgjigjen: “të të udhëzoj në një rrugë të drejtë”, ku shfaqet shpërblimi dhe përfundimi i mirë, si dhe nxitja për ndjekje. Këtu përdoret metafora në foljen “të të udhëzoj”, duke e krahasuar veprimin e Ibrahimit (a.s.) me veprimin e një udhërrëfyesi të ditur për shtigjet dhe kthesat, ndërsa “rruga e drejtë” shërben si tregues i këtij krahasimi. Mund të kuptohet edhe si metaforë e hapur, ku besimi i vërtetë krahasohet me një rrugë të drejtë që të çon tek synimi. Përdorimi i fjalës “rrugë” në trajtë të pashquar tregon krahasimin, sepse po të ishte fjala për rrugën e teuhidit në kuptimin e drejtpërdrejtë, do të vinte e shquar, si në ajetin: “Na udhëzo në rrugën e drejtë” [3]

Në shpjegimin e ajetit: “prandaj më ndiq mua, të të udhëzoj në një rrugë të drejtë” imam Sa’di thotë:  domethënë: në një rrugë të qëndrueshme dhe të balancuar, që është adhurimi i Allahut të vetëm, pa ortak, dhe bindja ndaj Tij në çdo rrethanë. Në këtë shprehje vërehet një butësi dhe finesë e jashtëzakonshme e ligjërimit: ai nuk i tha të atit “unë jam dijetar e ti je i paditur”, apo “ti nuk ke dije”, por përdori një formulim që nënkupton se të dy kanë dije, por ajo që i ka ardhur atij nuk i ka ardhur të atit, prandaj ky duhet ta ndjekë argumentin dhe t’i bindet atij.

Gjithashtu, fjala e Allahut: “prandaj më ndiq mua, të të udhëzoj në një rrugë të drejtë”, është dëshmi për vlefshmërinë e ndjekjes së dijetarëve të devotshëm dhe se detyrë e atij që nuk ka arritur një pjesë të dijes është të ndjekë atë që i sjell dijen dhe e udhëzon, sepse kjo do të jetë ose argument në favor të tij, ose kundër tij në Ditën e Gjykimit.

Përdorimi i trajtës së pashquar në “rrugë” dhe përshkrimi i saj me “të drejtë” shpreh madhërim dhe lartësim. Ndërsa urdhri në fjalën “prandaj më ndiq mua” nuk është për detyrim në formë të prerë, por nëkupton që ndiqe këshillën dhe udhëzimin tim.

Kuptimi i fjalës: “prandaj më ndiq mua, të të udhëzoj në një rrugë të drejtë” është: “të të tregoj rrugën e drejtë dhe fenë e qëndrueshme”, dhe kjo tregon edukatën e lartë të Ibrahimit (a.s.) ndaj të atit: ai e paraqiti veten si shoqërues dhe udhërrëfyes në rrugë, e jo si një njeri autoritar mbi të. Më pas, Ibrahimi (a.s.) i sqaroi të atit se adhurimi i idhujve nuk është gjë tjetër veçse bindje ndaj shejtanit, sepse ai është themeluesi i parë, mbështetësi dhe thirrësi kryesor i kësaj adhurimi.

Autor: Ali Muhamed Salabi

Përktheu: Elton Harxhi

Ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Merjem: 43.

[2] – Sure Muhamed: 19.

[3] – Sure Fatiha: 6.

Dialogu i Ibrahimit (a.s) me të atin: urëtsia e thirrjes dhe elolukuenca e ligjërimit (1/3)
Gjatë leximit të Kur’anit Fisnik, dhe teksa ndalemi në jetën e Ibrahimit (a.s.), përballemi me një nga skenat më madhështore të thirrjes që ky Libër hyjnor e ka përmendur dhe përjetësuar: dialogun e mikut të Allahut, Ibrahimit (a.s.) me të atin. Një dialog që bashkon pastërtinë e besimit me butësinë e ligjërimit, fuqinë e argumentit me ndjeshmërinë e zemrës. Ibrahimi (a.s) paraqiti një model unik të thirrësit që ndërthur urtësinë me butësinë, duke e nisur thirrjen e tij me një thirrje plot dashuri: “O ati im!”, e më pas parashtroi argumente të qarta që rrëzojnë adhurimin e idhujve, përmes një stili racional, të qetë, që prek natyrshmërinë e pastër njerëzore. Meditimi mbi këtë dialog na zbulon metodologjinë e profetëve në sqarimin e së vërtetës dhe mënyrën se si këshilla duhet të jepet me durim, butësi, edukatë dhe sinqeritet.

Allahu i Lartësuar thotë: “O ati im, përse adhuron atë që as nuk dëgjon, as nuk sheh dhe as nuk të sjell kurrfarë dobie?”[1]

Profeti Ibrahim (a.s.) i drejtohet të atit me fjalë që tronditin ndjenjat e dëgjuesve dhe prekin zemrat e tyre me një mënyrë tërheqëse, bindëse dhe nënshtruese, përmes shprehjeve më të buta e më elokuente, duke përmbledhur në to përkëdheljen, afrimin gradual, butësinë në polemikë dhe argumentim, edukatën e lartë dhe moralin e hijshëm.

Në këto ajete fisnike jetojmë me mikun e Allahut – paqja qoftë mbi të – teksa në dialogon  e tij me të atin,  vërejmë se ai e këshillon dhe ia rrëzon bindjen e tij të gabuar me edukatë, respekt, urtësi dhe butësi.

Ai e nisi këshillimin dhe udhëzimin e të atit me thirrjen: “O ati im!”, një thirrje plot butësi dhe dashuri, me të cilën synonte ta zbuste zemrën e tij dhe ta afronte. Shkronja “t” në fjalën “ebeti” është zëvendësim i “ja”-së së vetës së parë dhe përdorimi i saj në vend të saj përbën një theksim të veçantë të butësisë dhe përkëdheljes.

Ai e thirri të atin edhe pse ishte pranë tij, për t’ia tërhequr vëmendjen, për ta zgjuar shpirtërisht dhe për ta përgatitur mendërisht që t’i drejtohej me vetëdije dhe përqendrim. Ibrahimi (a.s.) përdori mjetin e thirrjes “O”, i cili zakonisht përdoret për të largëtin, ndonëse i ati ishte afër tij, për t’i dhënë ndjesinë e lartësisë së pozitës së tij dhe për t’ia ngritur vendin në zemrën e të birit. Ai e përsëriti thirrjen “O ati im!” katër herë – një thirrje që e prek çdo baba, e zbut dhe e kënaq – sepse ajo përmban butësi, afeksion, lehtësi dhe tërheqje. Iu drejtua me përshkrimin e atësisë, duke nënkuptuar kështu se këshilla e tij ishte e sinqertë dhe e pastër.

Pas kësaj përgatitjeje psikologjike të mrekullueshme, ai i parashtroi të atit argumentin për adhurimin e tij të pasaktë, në formën e një pyetjeje rreth arsyes së këtij veprimi të gabuar: “O ati im, përse adhuron atë që as nuk dëgjon, as nuk sheh dhe as nuk të sjell kurrfarë dobie?” Ai e nisi dialogun me argumentin që i drejtohet shqisave, duke e pyetur për arsyen që e shtyu të adhuronte një idhull prej guri, të cilin e përshkroi me tri cilësi të qortuara: e para, nuk dëgjon; e dyta, nuk sheh; e treta, nuk sjell asnjë dobi.

Vëre zgjuarsinë e thirrësit drejt Allahut, Ibrahimit (a.s.), teksa mundohet të hedhë poshtë besimin e gabuar të atit të tij në idhuj, duke i përshkruar ata me cilësi që rrëzojnë çdo pretendim për hyjni. Nëse ata as nuk dëgjojnë, as nuk shohin, as nuk i sjellin dobi atij që i adhuron dhe as nuk i dëmtojnë ata që i kundërshtojnë, çfarë vlere ka adhurimi i tyre? Nëse lutja është thelbi i adhurimit, e idhulli nuk e dëgjon lutjen e lutësit, atëherë ç’dobi ka adhurimi i tij? Nëse ai nuk sheh atë që i afrohet, ç’dobi ka ky afrimitet? Madje, nëse nuk sheh as atë që e madhëron, as atë që e përçmon dhe e dëmton, çfarë përfitimi ka adhurimi i tij dhe çfarë dobie ka për adhuruesin? Nëse ai as nuk sjell dobi, as nuk shkakton dëm, atëherë nuk ka as shpresë për përfitim, as frikë nga dëmi. Ç’dobi ka adhurimi i asaj që nuk është e aftë as të mbrojë veten nga thyerja dhe shkatërrimi, siç veproi më vonë me ta vetë Ibrahimi (a.s.)? Çfarë mbrojtjeje mund t’u ofrojnë këta idhuj atyre që u drejtohen?

Ibrahimi (a.s.) iu drejtua të atit përmes një pyetjeje që përmban habi dhe qortim për atë që adhuron një idhull apo statujë që nuk zotëron asgjë as për veten e vet, as për adhuruesin e saj. Domethënë: përse adhuron idhuj të mangët në vetvete dhe në veprat e tyre, që as nuk dëgjojnë, as nuk shohin dhe as nuk zotërojnë dobi apo dëm për adhuruesin e tyre, madje as për veten e tyre? Ky është një argument i qartë që dëshmon se adhurimi i të mangëtit në qenien dhe veprimin e tij është i papranueshëm si nga arsyeja, ashtu edhe nga sheriati, dhe njëkohësisht tregon se ai që meriton të adhurohet është Ai që posedon përsosmërinë absolute, prej të Cilit robërit nuk marrin asnjë mirësi veçse prej Tij dhe nga i Cili nuk largohet asnjë fatkeqësi veçse prej Tij.

Parimi themelor i adhurimit është që njeriu t’ia drejtojë atë Atij që është më i lartë se njeriu, më i ditur dhe më i fuqishëm, duke e ngritur adhurimin në një shkallë më të lartë se ajo njerëzore.

Adhurimi duhet t’i kushtohet Atij që e ka krijuar njeriun dhe të gjitha krijesat, Atij që ka në dorë dobinë dhe dëmin, shpërblimin dhe ndëshkimin. Është transmetuar nga Omer ibn Hatabi (r.a) se ai erdhi te Guri i Zi, e puthi dhe tha: “Unë e di se ti je vetëm një gur, nuk dëmton dhe nuk sjell dobi; po të mos e kisha parë të Dërguarin e Allahut (a.s) duke të puthur, nuk do të të puthja.”[2]

Adhurimi është kulmi i madhërimit dhe nuk i takon askujt përveç Atij që ka kulmin e mirësive: Krijuesit, Furnizuesit, të Plotfuqishmit, Dhënësit të jetës dhe Marrësit të saj, Atij që i përkasin emrat më të bukur dhe cilësitë më të larta. Prej Tij burojnë themelet dhe degët e çdo mirësie, dhe vetëm Ai, i Lartësuari, është i denjë për adhurim.

Adhurimi përkufizohet si bindja e robit ndaj të Adhuruarit në urdhrat dhe ndalesat e Tij. Ata që adhurojnë dikë tjetër përveç Allahut – idhull, statujë, diell apo hënë – a i kanë krijuar këta adhuruesit e tyre, apo kanë krijuar diçka? A i kanë furnizuar ata, apo kanë furnizuar dikë tjetër? Çfarë i kanë urdhëruar dhe nga çfarë i kanë ndaluar? Çfarë kanë përgatitur për ata që i adhurojnë dhe çfarë për ata që i kundërshtojnë? Cili është sistemi dhe metodologjia që kanë sjellë, që të meritojnë adhurimin? Përgjigjja është: asgjë nga këto nuk ekziston. Pra, adhurimi i tyre është i pavlefshëm.

Miku i Allahut, Ibrahimi (a.s.), ndoqi në thirrjen e të atit rrugën më të bukur dhe më elokuente. Ai filloi me ato argumente bindëse që e pastrojnë zemrën e tij nga madhërimi i idhujve, duke ia sqaruar se ata nuk meritojnë asgjë nga adhurimi dhe madhërimi për shkak të ngurtësisë, paaftësisë dhe dobësisë së tyre: nuk dëgjojnë, nuk shohin, nuk sjellin dobi dhe nuk largojnë asnjë dëm. Më pas ia tërhoqi vëmendjen të atit drejt asaj me të cilën Allahu e kishte nderuar dhe favorizuar – pejgamberinë – duke e përsëritur thirrjen me përshkrimin e atësisë, për shkak të butësisë dhe afrimit që ajo përmban.

Autor: Ali Muhamed Salabi

Përktheu: Elton Harxhi

[1] – Sure Merjem: 42.

[2] – Buhariu dhe Muslimi.

Thirrja e Salihut (a.s)
Fisi i Themudit ishte një nga ato popuj të lashtë arabë, që jetuan shumë kohë përpara lindjes së Ibrahimit (a.s). Vendbanimi i tyre ndodhej në rajonin e Hixhrit, një krahinë  ndërmjet viseve të Hixhazit dhe Shamit. Ata ishin zotër të mjeshtërisë dhe të ndërtimit, banonin në shtëpi të gdhendura në shkëmbinj dhe jetonin në rehati në një tokë të begatë. Por përkundër gjithë kësaj, zemrat e tyre qenë ngurtësuar nga adhurimi i idhujve duke e harruar Krijuesin e vërtetë.

Allahu i Lartësuar u dërgoi atyre një profet nga mesi i tyre — Salihun (a.s) — njeri me shpirt të dëlirë, që t’i ftonte në besim e drejtë dhe t’i largonte nga devijimi. Ai iu kujtoi të mirat që Allahu u kishte dhënë dhe i ftoi të adhuronin vetëm Atë, por krenaria e verbër dhe mendjemadhësia i bëri që të përbuzin fjalën e vërtetë. Historia e tyre, e rrëfyer në Kuran, mbetet një dëshmi e qartë e fatit të atyre që refuzojnë të vërtetën pas ardhjes së argumentit.

Detyra dhe misioni i Salihut (a.s)

Nuk ka dyshim se misioni i Salihut (a.s) ishte në harmoni të plotë me misionin e gjithë profetëve që i paraprinë dhe atyre që erdhën pas tij: thirrja drejt njëshmërisë së Allahut dhe adhurimit të Tij të vetëm. Zëri i tij i sinqertë jehonte ndër fisin e vet, kur thoshte “O populli im, adhuroni vetëm Allahun. Ju nuk keni zot tjetër përveç Atij.”[1]

Veç thirrjes që i ftonte drejt Një të Vetmi Zot, Salihu (a.s) i ftoi njerëzit e tij të linin pas krahëve rrugët e shkatërrimit. Me fjalë që kishin peshë në ndërgjegje, ai u tha: “E mos u bëni shkatërrues në tokë.”[2] Ishte një thirrje që vinte nga thellësia e urtësisë profetike, për të ndalur rrjedhën e mbrapshtë të një populli që kishte humbur busullën e drejtësisë.

Shenjat dalluese në thirrjen e Salihut (a.s):

Teksa lexojmë ajetet e Kuranit që flasin për thirrjen që Salihu (a.s) i bëri popullit të tij, Themudit do të vërejmë se ai (a.s) është shumë i qartë në atë që i thërret: “O populli im, besojeni Allahun (Një), nuk keni zot tjetër përveç Tij. Ja ju erdhi argumenti nga Zoti jua, kjo deveja është mrekulli për ju. Lëreni këtë të lirë të hajë në tokën e Allahut dhe kurrësesi mos i bëni keq, e t’ju kapë dënim i dhembshëm. Përkujtoni kur Ai ju bëri sundues pas Adit, ju vendosi në tokë e ju në rrafshin e saj ndërtonit pallate, kurse në kodrina ndërtoni shtëpia, përkujtoni të mirat e Allahut, e mos u bëni shkatërrues në Tokë.”[3] Pra ai (a.s) i thirri – qartësisht – ata që të adhuronin vetëm Allahun, të mos e lëndonin devenë, të përkujtonin mirësitë e Allahut dhe mos të bënin shkatërrime të Tokë.

Salihu (a.s) qysh në fillim të thirrjes së tij dhe derisa popullit të tij i erdhi ndëshkimi, i thirri, ia komunikoi mesazhin hyjnor dhe vazhdimisht i këshillonte ata: “Ai u zmbraps prej tyre e tha: O populli im, unë ju komunikova dërgesën e Zotit tim, ju këshillova sa munda, por ju nuk i përfillni këshilluesit.”[4] Kjo tregon se Salihu (a.s) vazhdimisht i thirri ata në besim, por ata nuk e dëgjuan këshillën e tij.

Veçori dalluese e thirrjes së tij, ashtu sikurse ka qenë edhe e të gjitë profetëve të tjerë, është se ai nuk kërkoi prej tyre ndonjë shpërblim, ashtu sikurse thotë Allahu i Madhëruar: “Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi im është vetëm prej Zotit të botëve.”[5] Ai e thotë shumë qartë se shpërblimin për thirrjen e tij do t’ia japë vetëm Allahu, Zoti i botëve dhe askush tjetër.

Metodat dhe format qe përdori Salihu (a.s) me popullin e tij

Ashtu siç vepruan Nuhu (a.s) dhe Hudi (a.s) përpara tij, edhe Salihu (a.s) u përpoq me përkushtim që zemrat e njërëzve të anonin drejt besimit të pastër. Ai përdori forma dhe mënyra të shumta, të mbështetura në mençuri e durim profetik. Në Kuranin Fisnik, Allahu i Lartësuar na përcjell disa nga këto metoda, të cilat shpalosin përkushtimin dhe dhembshurinë e tij për udhëzimin e njerëzve:

Salihu (a.s) u rikujtonte njerëzve të popullit të tij mirësitë dhe begatitë hyjnore që Allahu i Madhëruar u kishte dhuruar, me qëllim që të zgjonte te ta ndjenjën e mirënjohjes dhe vetëdijen për Krijuesin. Në Kuranin Famëlartë thuhet: “Përkujtoni kur Ai ju bëri sundues pas Adit, ju vendosi në tokë e ju në rrafshin e saj ndërtoni pallate, kurse në kodrina ngreni shtëpi. Përkujtoni të mirat e Allahut!”[6] Ky përkujtim nuk ishte thjesht historik, por barte një mesazh thelbësor: se mirësitë e Allahut duhet të çojnë në përulje, jo në mendjemadhësi; në falënderim dhe jo në shkatërrim.

Salihu (a.s) i ftoi njerëzit e tij që të linin pas mëkatin dhe të ktheheshin me pendim të sinqertë drejt Zotit të tyre. Ai u bëri thirrje që të kërkonin falje nga Ai që është Mëshirues dhe gjithnjë i gatshëm për t’iu përgjigjur atyre që kthehen me zemër të thyer e me shpirt të përulur, edhe nëse më parë kishin rënë në mëkatin e adhurimit të idhujve. Sepse Allahu i Madhëruar nuk i mbyll dyert e mëshirës për asnjë që sinqerisht pendohet. Allahu i Madhëruar thotë në Kuranin Famëlartë: “Prandaj kërkoni falje prej Tij dhe kthehuni me pendim tek Ai. Padyshim Zoti im është afër dhe i përgjigjet (lutjeve).”[7]

Salihu (a.s), me zemër të mbushur me dhembshuri dhe fjalë të frymëzuara nga drita hyjnore, i ftoi njerëzit e tij që t’i ktheheshin devotshmërisë dhe nënshtrimit ndaj Krijuesit. Ai kërkoi prej tyre që të kenë frikë të jenë respektues ndaj Allahut të Madhëruar dhe të dëgjojnë me vëmendje fjalët e tij, sepse në bindjen ndaj të Dërguarit qëndron shpëtimi. Zëri i thirrjes së tij, i drejtpërdrejtë e i përshkuar me sinqeritet, është përjetësuar në Kuranin Fisnik, ku Allahu thotë: “Andaj, frikësojuni Allahut dhe bindmuni mua.”[8] Ky është thelbi i çdo thirrjeje profetike: respekti ndaj Zotit dhe ndjekja e udhëzimit të Tij, si rruga më e drejtë drejt shpëtimit dhe begatisë së përhershme.

Populli i Themudit – përtej faktit që adhuronin idhujt – ishte zhytur thellë në mëkate dhe gjynahe të shumta. Ata jo vetëm që i kryenin ato pa turp, por edhe kur përballeshin me mundësinë për të bërë vepra të mira ose të këqija, gjithmonë i jepnin përparësi së keqes ndaj së mirës. Ishte ky ves, kjo prirje për ta përzgjedhur rrugën e gabuar, që Profeti i tyre, Saliu (a.s), ua vuri në dukje me fjalët e tij plot urtësi dhe qortim hyjnor: “O populli im, përse nguteni e kërkoni të keqen, para të mirës, pse mos t’i kërkoni falje Allahut që të mëshiroheni.”[9] Ky ajet përmbledh thelbin e sjelljes së njeriut kur ai humb busullën e drejtësisë dhe mëshirës hyjnore. Populli i Themudit nuk ishte më thjesht mohues, por i sëmurë shpirtërisht, ata e ndienin kënaqësinë në të keqen dhe e përbuznin thirrjen për pendim. Thirrja e Salihut (a.s) ishte një ftesë për kthim te Zoti, për falje dhe mëshirë, një dritë shprese që, për fat të keq, ata zgjodhën ta shuajnë me arrogancë dhe kryelartësi.

Salihu (a.s) e dinte mirë se një ndikim negativ tek shumë prej njerëzve të popullit kishin ata njerëz, që ishin të prishur në mendje e në zemër, njerëz të humbur që i ngatërroheshin turmës si prijës, dhe që dëgjoheshin e pasoheshin pa menduar. Ai e kuptonte se ata ishin rrënja e ngurtësimit, zëri i ngatërresës dhe nxitësit e mohimit të së vërtetës. Prandaj edhe u tha: “E mos shkoni pas atyre që janë të shfrenuar (që e teprojnë me vepra të këqija), të cilët bëjnë shkatërrime në tokë dhe nuk veprojnë mirë.”[10]

Me butësinë e një pejgamberi të mëshirshëm dhe me fjalë që buronin nga drita e shpalljes, Salihu (a.s) i ftoi njerëzit e tij të hapnin sytë e zemrës ndaj shenjave të Zotit. Ai u kujtoi se mrekullitë nuk janë veçse thirrje për besim, dhe se në to fshihet mëshira e Krijuesit për ata që mendojnë. Me zë të qetë, por me forcën e së vërtetës, ai tha: “Në të vërtetë, juve ju është dhënë një shenjë e qartë nga Zoti juaj: kjo deve e Allahut për ju është një mrekulli. Lëreni të kullosë në tokën e Allahut dhe mos i bëni ndonjë të keqe.”[11] Ky ishte një paralajmërim dhe një provë njëkohësisht, shenjë për zemrat që besojnë dhe sprovë për ata që kundërshtojnë. Deveja ishte simbol i mëshirës hyjnore dhe i kujtesës se çdo gjë në tokë është pronë e Allahut, dhe kush ngre dorë kundër shenjave të Tij, në të vërtetë ngre dorë kundër vetë shpëtimit të vet.

Reagimi, akuzat dhe dyshimet e popullit të Themudit kundrejt Salihut (a.s):

Populli i Themudit, me zemra të ngurta dhe shpirtra të mbyllur ndaj të vërtetës, e refuzoi thirrjen fisnike të profetit Salih (a.s). Ata nuk pranuan të besonin në Njëshmërinë e Allahut dhe nuk iu përgjigjën ftesës së tij për të braktisur adhurimin e idhujve, të cilët as nuk dëgjojnë, as nuk flasin, e as nuk sjellin dobi apo dëm.

Përkundrazi, me kokëfortësi dhe përbuzje, ata e kundërshtuan Salihun (a.s) dhe hodhën mbi të një sërë akuzash, duke synuar ta nëpërkëmbin dhe ta largojnë nga rruga e misionit të tij hyjnor. Në vend që të pranonin të vërtetën, ata u mbyllën në errësirën e mohimit dhe krenarisë së kotë, duke harruar se përfundimi i këtij rrugëtimi është gjithmonë humbja. Allahu i Madhëruar thotë: “Themudi i përgenjeshtroi të dërguarit.”[12] Më poshtë po i rendis disa prej akuzave të tyre të pabaza kundrejt Salihut (a.s):

1 – Populli  Themudit e akuzoi Salihun (a.s) se ishte i magjepsur, sikurse thotë Allahu i Madhëruar: “Ti je vetëm i magjepsur” Ky reagim i pamëshirshëm nuk ishte thjesht fyerje ndaj një njeriu të dërguar, por mohim i vetë mëshirës hyjnore që po u ofrohej. Përmes këtij qëndrimi, ata mbyllën dyert e shpëtimit dhe e zhytën veten në errësirën e humbjes shpirtërore.

2 – Populli i Themudit e akuzoi Salihun (a.s) si gënjeshtar dhe mëndjemadh, sikurse Allahu i Madhëruar thotë: “Jo, por ai është gënjeshtar dhe mëndjemadh.”[13] E Allahu iu përgjigj kësaj akuze me fjalët: “Mirëpo ata nesër do ta kuptojnë se kush është gënjeshtari, mëndjemadh.”[14]

3 – Populli i Themudit, i verboi sytë ndaj së vërtetës dhe zemrat ndaj udhëzimit hyjnor. Ata e refuzuan profetin e tyre, Salihun (a.s), jo për mungesë argumentesh, por për shkak të mendjemadhësisë dhe mohimit kokëfortë. Justifikimi i tyre ishte i mjerë dhe i përsëritur ndër shekuj: “Ti nuk je vetëm se një njeri sikurse edhe ne.”[15] Një frazë që nuk e godet të vërtetën, por e zbulon thellësinë e arrogancës së tyre. Kështu, ata e mbytën dritën e shpalljes nën hijen e paragjykimeve njerëzore

4 – Populli i Themudit kërkoi prej Salihut që shkak i mosbesimit të tyre ishte se ai nuk kishte ardhur me ndonjë argument apo mrekulli, sikurse thotë Allahu i Madhëruar në Kuran: “E nëse thua të vërtetën, sill ndonjë argument.”[16] Por kjo kërkesë nga ana e tyre ishte e kotë, sepse kur Allahu u dërgoi atyre devenë si argument për profetësinë e Salihut (a.s) ata vazhduan në mosbesimin e tyre. Madje ata pohuan me gojët e tyre se “A të shkojmë pas një njeriu të vetëm, që doli nga mesi ynë, po ne atëherë do të jemi të humbur në një marrëzi.”[17]

5 – Populli i Themudit nguli këmbë në adhurimin e idhujve, duke u kapur pas trashëgimisë së verbër të stërgjyshërve të tyre. Kur Salihu (a.s) i thirri drejt adhurimit të Allahut të Vetëm, ata iu kundërpërgjigjën me një argument të vjetër sa vetë humbja: “Si mund të na ndalosh të adhurojmë atë që e adhuruan prindërit tanë?!”[18] Kështu, tradita u kthye në pengesë, dhe zakoni u bë mburojë kundër së vërtetës.

6 – Populli i Themudit e priti me dyshim dhe skepticizëm thirrjen e profetit Salih (a.s). Ata, të kapluar nga pasiguria dhe mendjemadhësia, iu përgjigjën me fjalë që pasqyronin humbjen e tyre të brendshme: “Vërtet, ne jemi të mbushur me dyshim dhe paqartësi për atë që na thërret ti.”[19] Kështu, e vërteta u përball me zemra të mbyllura dhe shpirtra që nuk donin të udhëzoheshin.

7 – Populli i Themudit mendonte dhe besonte se prezenca e Salihut (a.s) dhe besimtarëve në mesin e tyre konsiderohet se një ogur i zi për ta, kur thanë: “Ne parandjejmë fatkeqësi me ty dhe me ata që janë me ty.”[20] Por në fakt, e vërteta është krejt ndryshe, sepse arroganca e tyre, mosbesimi i tyre dhe mëkatet e tyre janë oguri i zi. Prandaj edhe Salihu (a.s) iu përgjigj me fjalët: “Ndjellja e fatit tuaj është tek Allahu, por ju jeni një popull ngatërrestar.”[21]

8 – Reagimi negativ i popullit nuk ishte vetëm kundrejt Salihut (a.s), por të njëjtën gjë ata bënë edhe ndaj atyre pak besimtarëve që kishin besuar në profetësinë e tij. Ja se si paria e popullit iu drejtuar besimtarëve: “A e dini se me të vërtetë Salihu është i dërguar  nga Zoti i tij … ne jemi mohues të asaj që ju i besuat.”[22] Por fjalët e parisë nuk patën ndonjë efekt negativ tek besimtarët, të cilët me bindje të plotë i thanë: “Vërtet, ne jemi besimtarë të asaj me çka është dërguar.”[23]

9 – Arroganca dhe mëndjemadhësia e popullit të Themudit nuk njihte kufinj. Salihu (a.s) i pat paralajmëruar që mos ta lëndonin devenë, duke u thënë: “Lëreni të lirë të hajë në tokën e Allahut dhe kurrësesi mos i bëni ndonjë të keqe, sepse ju pret ndëshkim i ashpër.”[24] Ose “ndëshkim i menjëhershëm”[25] ose “ndëshkim i një Ditë të madhe”[26] Por cili ishte reagimi i tyre: “Por ata e therrën atë”[27]

10 – Arroganca e tyre arrin kulmin kur pasiqë e therrën devenë dhe Salihu (a.s) i pat paralajmëruar se ndëshkimi nga Allahu do t’ju vinte pas tre ditësh, ata vendosën që të vrisnin Salihun (a.s). Allahu i Madhëruar thotë: “Ata i thanë njëri-tjetrit: Betohuni në Allahun se natën do ta vrasim atë me gjithë familjen e tij. Pastaj do t’i themi të afërmve të tij se ne nuk kemi qenë të pranishëm në zhdukjen e familjes së tij dhe se po themi të vërtetën. Dhe kurdisën një kurth…”[28]

Fundi i popullit të Themudit

Duke qenë se reagimi i popullit të Themudit ndaj thirrjes së Salihut (a.s) ishte mosbindje, mohim, verbëri, arrogancë, mëndjemadhësi, padrejtësi, korrupsion, vrasje dhe tentativë për vrasje, Allahu i ndëshkoi ata: “Ata u treguan mëndjemëdhenj, pastaj i goditi rrufeja, ndërsa e shihnin, por nuk mundën as të ngriheshin, as të mbroheshin prej dënimit.”[29] “Ata i goditi një tërmet i tmerrshëm e si pasojë u gdhinë në shtëpitë e tyre të vdekur e të gjunjëzuar.”[30]

Kurse Salihu (a.s) dhe besimtarët shpëtuan dhe nuk ju ndodhi asgjë e keqe: “E kur erdhri urdhri Ynë, Ne – me mëshirën Tonë – e shpëtuam Salihun bashkë me besimtarët nga poshtërimi i asaj dite.”[31]

Autor: Elton Harxhi

[1] – Sure Hud: 61.

[2] – Sure A’raf: 74.

[3] – Sure A’raf: 73 – 74.

[4] – Sure A’raf: 79.

[5] – Sure Shuara: 145.

[6] – Sure A’raf: 74.

[7] – Sure Hud: 61.

[8] – Sure Shuara: 150.

[9] – Sure Neml: 46.

[10] – Sure Shuara: 151 – 152.

[11] – Sure A’raf: 73.

[12] – Sure Kamer: 23.

[13] – Sure Kamer: 25.

[14] – Sure Kamer: 26.

[15] – Sure Shuara: 154.

[16] – Sure Shuara: 154.

[17] – Sure Kamer: 24.

[18] – Sure Hud: 62.

[19] – Sure Hud: 62.

[20] – Sure Neml: 47.

[21] – Sure Neml: 47.

[22] – Sure A’raf: 75 – 76.

[23] – Sure A’raf: 75,

[24] – Sure A’raf: 73.

[25] – Sure Hud: 64.

[26] – Sure Shuara: 156.

[27] – Sure Hud: 65, Sure Shems: 12.

[28] – Sure Neml: 49-50.

[29] – Sure Dharijat: 43.

[30] – Sure Ankebut: 37.

[31] – Sure Hud: 66.

Thirrja e Hudit (a.s)
Hudi (a.s) është profeti i parë arab që është përmendur në Kuranin Fisnik.  Në Kuranin Fisnik, Allahu i Madhëruar na tregon se ai është dërguar në popullin e Adit i  cili banonte në zonën e quajtur Ahkaf. Allahu i Madhëruar na tregon se populli i Adit adhuronin idhujt, ishin tepër të fortë fizikisht dhe ishin dhënë pas ndërtimit të ndërtesave të larta.

Detyra dhe misioni i Hudit (a.s):

Padyshim që misioni i Hudit (a.s) – ashtu si dhe i gjithë profetëve të tjerë – ishte thirrja e popullit që të adhuronte vetëm Allahun e Madhëruar dhe të braktiste adhurimin e idhujve. Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: “Fisit Ad i dërguam vëllanë e tyre, Hudin. Ai tha: O populli im. Adhurojeni Allahun, ju nuk keni zot tjetër përveç Tij. A nuk po i ruheni dënimit të Tij.”[1]

Po cili ishte reagimi i popullit të tij? Jo vetëm paria, por edhe masat e gjera e përgënjeshtruan dhe e mohuan mesazhin e tij dhe nuk pranuan që të braktisnin adhurimin e idhujve. Allahu i Madhëruar thotë: “Ata thanë: Ne nuk do t’i braktisim zotat tanë dhe nuk të besojmë ty.”[2]

Hudi (a.s) i tregon popullit se cili është misioni i tij: “Unë ju sjell shpalljet e Zotit tim dhe jam këshilltar besnik.”[3]

Metodat dhe format që Hudi (a.s) përdori në thirrjen e tij:

Në Kuranin Fisnik, Allahu i Madhëruar tregon se Hudi (a.s) përdori një sërë metodash, formash dhe mekanizmash për t’i thirrur bashkëkombasit e tij në besim.

Hudi (a.s) është i qartë në atë gjë për të cilën e thërret popullin e tij, ashtu sikur Allahu i Madhëruar thotë: O populli im. Adhurojeni Allahun, ju nuk keni zot tjetër përveç Tij. A nuk po i ruheni dënimit të Tij.”[4]

Hudi (a.s) përdor metodën e motivimit dhe i kujton popullit të tij disa prej mirësive që Allahu i Madhëruar u kishte dhënë. Allahu i Madhëruar thotë: “Kujtoni që Ai ju bëri zëvendës pas popullit të Nuhut dhe ju dha trup e fuqi të madhe. Kujtoni dhuntitë e Allahut, në mënyrë që të keni sukses.”[5] “Frikësojuni Atij, i Cili ju ka dhuruar ato që i dini: ju dhuroi juve bagëti dhe fëmijë, edhe kopshte, edhe burime.”[6]

Ashtu sikur Hudi (a.s) ka përdorur metodën e motivimit, po ashtu ai (a.s) ka përdorur edhe metodën e qortimit, kërcënimit dhe paralajmërimit për atë që e pret popullin nëse nuk i bindet urdhërit të tij, sepse të dy këto metoda janë metoda të cilat i ka përdorur çdo profet me popullin e tij. Allahu i Madhëruar thotë: “Unë, me të vërtetë, i trembem për ju dënimit të një Dite të madhe.”[7]

Përveç adhurimit të idhujve – që padyshim është mëkati më i madh dhe që nuk falet – populli i Adit kishte edhe disa mëkate dhe vese shumë të këqija, të cilat Hudi (a.s) ia kujton atyre me qëllim që ata të largohen prej tyre. Allahu i Madhëruar thotë: “Vallë a nuk i frikësoheni ju Allahut … A mos vallë në çdo kodrinë po ngrini përmendore për t’u tallur. Dhe ngrini pallate, sikur do të jetoni gjithmonë? Edhe kur përdorni forcën, e shfrytëzoni atë si tiranë?!”[8]

Ashtu sikur Nuhu (a.s) pat kërkuar nga populli i tij që të bënin istigfar, po ashtu edhe Hudi (a.s) kërkon prej popullit të tij të njëjtën gjë. Allahu i Madhëruar thotë: “O populli im! Kërkoni falje nga Zoti juaj dhe khehuni tek Ai të penduar, se Ai do do t’ju sjellë shi të begatshëm dhe do t’ju shtojë fuqi mbi fuqinë tuaj. Mos u shmangni prej Atij duke qenë keqbërës.”[9]

Reagimi, akuzat dhe dyshimet e popullit të Adit kundrejt Hudit (a.s):

Allahu i Madhëruar na tregon për reagimin negativ të popullit të Adit, akuzat dhe dyshimet e shumta që ata hodhën kundrejt Hudit (a.s) dhe thirrjes së tij.

Populli i Adit nuk iu bind thirrjes së Hudit (a.s) për të braktisur adhurimin e idhujve, madje ata e kundërshtuan me forcë faktin që në vend të idhujve të adhuronin Allahun. Allahu i Madhëruar thotë: “A na erdhe (që të na thuash) që të adhurojmë vetëm Allahun e të braktisim atë ç’ka adhuronin prindërit tanë?!”[10] Mirëpo Hudi (a.s) u tregon atyre se idhujt nuk janë gjë tjetër vetëm se pjellë e fantazisë së njerëzve. Allahu i Madhëruar thotë: “A më kundërshtoni mua për emrat e idhujve, të cilët ua keni vënë ju dhe prindërit tuaj, për të cilët Allahu nuk ka sjellë kurrfarë diturie.”[11]

Populli i Aditi pretendoi se zotat e tyre të rremë e kishin goditur atë me ndonjë të keqe. Allahu i Madhëruar thotë: “Ne themi vetëm se ty të ka goditur ndonjë e keqe nga zotat tonë.”[12] E kësaj akuze krejtësisht të pabazë, Hudi (a.s) iu përgjigj me fjalët: “Unë kam dëshmitar Allahun, por dëshmoni edhe ju, unë jam larg nga idhujt që ju i adhuroni.”[13]

Populli i Adit dhe paria e popullit të tij nuk besonte në Ditën e Gjykimit. Allahu i Madhëruar thotë: “Por paria e popullit të tij, e cila nuk besonte dhe e mohonte takimin në botën tjetër”[14] “Ai ju premton ai që kur të vdisni e të bëheni pluhur dhe eshtra do të ringjalleni vërtet?! Sa premtim qesharak që është. Nuk ka jetë tjetër përveç jetës së kësa bote, ne jetojmë e vdesim e nuk do të ringjallemi më.”

Populli i Adit e akuzoi Hudin (a.s) se ai ishte një njeri si ta, thjesht vetëm si prektekst për të mos besuar. Allahu i Madhëruar thotë: “Ky është një njeri si ju, ha nga ato që hani edhe ju dhe pi nga ato që pini edhe ju.”[15] E përgjigja e Hudit (a.s) ishte: “A mos ju erdhi çudi që ju erdhi shpallja nga Zoti juaj përmes një njeriu nga mesi i juaj, e për t’jua tërhequr vëmendjen.”[16]

Paria e popullit të Adit e thërret popullin e vet që mos t’i binden Hudit (a.s). Allahu i Madhëruar thotë: “Nëse ju i bindeni një njeriu si ju me siguri, do të jeni të humbur.”[17]

Populli i Adit kërkon prej Hudit (a.s) që të vijë me ndonjë mrekulli. Allahu i Madhëruar thotë: “O Hud, ti nuk na ke sjellë kurrfarë prove të dukshme për fjalët e tua.”[18]

Populli i Adit, fjalët e Hudit (a.s) i morën si të kota dhe si rrjedhojë i kërkuan atij me qësendi dhe shpoti dënimin. Allahu i Madhëruar thotë: “Vallë, a ke ardhur të na largosh prej hyjnive tona. Sillna atë (dënimin) që po na premton dhe të shohim nëse thua të vërtetën.”[19] Pavarësisht se ata folën me qesëndi, Hudi (a.s) me seriozitetin më të madh u tregon se dënimi është i vërtetë për shkak të mosbesimit të tyre. Allahu i Madhëruar thotë: “Vetëm Allahu e di se kur do të vijë dënimi. Unë kam për detyrë vetëm që t’ju përcjell mesazhin për të cilin jam dërguar, por shoh se ju jeni një popull i zhytyr në padije.”[20] “Zoti im do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër. Atij nuk mund t’i bëni kurrfarë dëmi.”[21]

Populli i Adit  e akuzoi Hudin (a.s) si një njeri mëndjelehtë, të çmendur e gënjeshtar. Allahu i Madhëruar thotë: “Prijësit e atyre që nuk besuan nga kombi i tij thanë: Në të vërtetë ne të shohim ty në marrëzi dhe të mendojmë e na dukesh prej gënjeshtarëve.”[22] E përgjigja e Hudit (a.s) ishte: “O populli im! Nuk ka marrëzi tek unë, por unë jam i Dërguar nga Zoti i botëve. Unë ju sjell juve mesazhet e Zotit Tim dhe jam këshillues besnik.”[23]

Populli i Adit e akuzoi Hudin (a.s) si një njeri që shpif e trillon në emër të Zotit. Allahu i Madhëruar thotë: “Ai është vetëm një njeri që trillon gënjeshtra për Allahun, prandaj nuk i besojmë atij.”[24]

E kur Hudi (a.s) e vuri re se populli i tij vazhdonte të këmbëngulte në mosbesimin e tij duke thënë: “Për ne është krejt njëlloj, njëlloj si na këshillove, si nuk na këshillove.”[25]iu lut Allahut të Madhëruar me fjalët: “Zoti im më ndihmo se ata po më përgënjeshtrojnë.”[26] E Allahu iu përgjigj lutjes së tij: “Së shpejti ata do të pendohen. Atëherë me të drejtë ata i zuri ushtima (dënimi) dhe ashtu i bëmë sikur të ishin hedhurina. Larg qoftë prej mëshirës së Zotit populli zullumqar.”[27]

Shenjat dalluese në thirrjen e Hudit (a.s):

Besimi i Hudit (a.s) është në gradën më të lartë të besimit dhe këtë ai e dëshmon në shumë raste:

Ai i mbështetet vetëm Allahut të Madhëruar, ashtu sikur i Lartmadhëruari thotë në Kuranin Fisnik: “Të gjithë ju bëni komplot kundër meje dhe mos më jepni afat aspak. Unë mbështetem tek Allahu, Zoti im dhe Zoti juaj.”[28]

Ai dëshmon se Allahu është i Gjithëpushtetshmi, ashtu sikur i Lartmadhëruari thotë në Kuranin Fisnik: “S’ka asnjë gjallesë që të mos jetë nën pushtetin e Tij.”[29]

Ai dëshmon se Allahu është Ruajtësi i çdo gjëje, ashtu sikur i Lartmadhëruari ka thënë në Kuranin Fisnik: “Vërtet, Zoti im është Ruajtës i çdo sendi.”[30]

Hudi (a.s) nuk kërkon shpërblim nga populli i tij për thirrjen e tij. Allahu i Madhëruar thotë: “ O populli im! Unë nuk kërkoj nga ju shpërblim për këtë. Mua më shpërblen vetëm Ai që ma ka krijuar! A nuk e kuptoni?!”[31]

Hudi (a.s) tregon se e ka përcjellë dhe përmbushur misionin  e tij të thirrjes. Allahu i Madhëruar thotë: “E nëse ju shmangeni, unë tashmë jua kam përcjellë atë (mesazhin), për të cilin jam dërguar te Zoti juaj.”[32]

Autor: Elton Harxhi

[1] – Sure A’raf: 65.

[2] – Sure Hud: 53.

[3] – Sure A’raf: 68

[4] – Sure A’raf: 65.

[5] – Sure A’raf: 69.

[6] – Sure Shuara: 132 – 134.

[7] – Sure Shuara: 135.

[8] – Sure Shuara: 124, 128 – 130.

[9] – Sure Hud: 52.

[10] – Sure A’raf: 70.

[11] – Sure A’raf: 71.

[12] – Sure Hud: 54.

[13] – Sure Hud: 54.

[14] – Sure Mu’minun: 33.

[15] – Sure Mu’minun: 33.

[16] – Sure A’raf: 69.

[17] – Sure Mu’minun: 34.

[18] – Sure Hud: 53.

[19] – Sure Ahkaf: 22.

[20] – Sure Ahkaf: 23.

[21] – Sure Hud: 57.

[22] – Sure A’raf: 66.

[23] – Sure A’raf: 67 – 68.

[24] – Sure Mu’minun: 38.

[25] – Sure Shuara: 136.

[26] – Sure Mu’minun: 39.

[27] – Sure Mu’minun: 40 – 41.

[28] – Sure Hud: 55 – 56.

[29] – Sure Hud: 56.

[30] – Sure Hud: 57.

[31] – Sure Hud: 51.

[32] – Sure Hud: 57.

Mposhtja e aktualitetit
“Ti o Muhamed po shkatërron veten tënde nga pikëllimi duke u shkuar pas atyre (duke i ftuar e ata largohen prej teje)…”[1]

“Ti je duke e mbytur veten tënde nga pikëllimi dhe vuajtja,  se ata nuk bëhen besimtar”[2]

“Kur u thuhet atyre: “Ndiqni atë që ka zbritur Allahu” ata thonë: “Jo! Më mirë do të ndjekim çfarë gjetëm nga baballarët tanë”. (A do ta bëjnë këtë) Edhe pse baballarët e tyre nuk kuptonin gjë dhe nuk ishin të drejtuar”[3]

“Dhe mos u kënaqni dhe mos u rehatoni me të padrejtët që të mos ju prekë Zjarri. Ju nuk keni mbrojtës të tjerë përveç Allahut. Nëse do ta bëni nuk do të mund të mbroheni” Hud 113

“Në qoftë se ai (Muhamedi) do të kishte trilluar një thënie të gënjeshtërt për Ne, do ta kishim kapur për dorën e djathtë, dhe me të vërtetë që do tia kishim prerë damarin e jetës (aortën e zemrës) dhe askush prej jush nuk do të mundej të na ndalonte prej tij (që ne ta ndëshkonim)”[4]

Motiv…

Vetëm në aktualitet, veçanërisht në këtë tonin, por mbase edhe në shumë të tjerë, mund të kuptosh thellë thënien profetike: “Ai që përzihet me njerëzit dhe duron të ligat e tyre është më i mirë se ai që largohet nga njerëzit dhe nuk duron të ligat e tyre”

Këtu, në aktualitet, e kupton dhe e ndjen thellësisht, deri në skajin më të thellë të së përbrendëshmes, se pse të jetuarit në mes të ligave është afrim tek i Gjithëdijëshmi.

I tillë është ky aktualiteti ynë që me grishjen e tij këmbëngulëse e shumë dhelparake, të ndez dhe angazhon për rezistencë të gjithë arsenalin e brendshëm emocional.

Mbase e para ndjenjë e angazhuar, syçelur e vigjilente në llogoren e saj, që përjeton, është përçmimi i vetes kur e përfytyron atë t’i nënshtrohet kompromisit të shumëllojshëm me aktualitetin në kurriz të vetes tënde.

Keqardhja therëse, deri në palcë, që shkakton jo thjesht vdekja por normaliteti dhe rehatia, mbase edhe rutina, që  karakterizon turmat që vazhdimisht e përditë përcjellin kufoma për në Sharrë apo Tufinë, apo Sharra dhe Tufina të tjera. Kjo ndjenjë është një tjetër element i arsenalit të emocioneve të trazuara.

Pështjellimi trazues edhe i qelizave më të vogla të stomakut, i nxitur nga ngjyrat e thjeshta e të përziera…. që kanë pushtuar rrugët, motivon durim e rezistencë.

Zgjedhja e shpejtë dhe e ngutshme mes dy të këqijave të bën të përjetosh konfuzionin që ka të bëjë jo thjesht me dy alterantivat por me hatrin dhe nijetin. E kështu kjo betejë me veten në fushën e nijetit të mundëson të shkruhesh prej nijetmirëve, siç thonë të mençurit, duke pasur parasysh se përcaktimi definitiv i nijetit është vetëm në dijen e të Madhit Zot.

Kthjelltësia apo vigjilenca e brendshme për mos t’iu dorëzuar demoralizimit dhe pesimizmit që shkakton rruga e gjatë e përballjes me aktualitetin, të mundëson një vetvlerësim që mbase nuk do qe i mundur pa shijuar ca pikëza plogështie dhe tkurrje që shpejtë treten nga kthjelltësia dhe vigjilenca në betejën e tyre me demoralizimin dhe pesimizmin. E ti rrëmbimthi i thua vetes mos u dorëzo… .

Akrobacia që bën mbi telin e hollë e të tendosur mes vetes tënde dhe asaj jashtë teje, të bën që me ashk dhe përgjërim të lutesh, ashtu siç do lutesh mbi sirat: O Zot me selamet. Pavarësisht se ke dëgjuar imamin e madh, Ahmed bin Hanbel,  të thotë: T’i bësh qejfin të gjithë njerëzve është synim i pa arritshëm.

E kështu, këto ndjenja e shumë të tjera, të provokuara nga ky aktualitet, i bashkon  një fije e fuqishme nervi, apo thuaj karshillëku, qëndresa dhe përballja e mirëmotivuar. Sa më shumë që të grish, ky aktualitet, për tu mposhtur e dorëzuar, aq më shumë arsenali i kalitur i emocioneve të tua të angazhon e të mobilizon për ta mposhtur atë. E ashtu duke u kacafytur me aktualitetin tënd por njëkohësisht i izoluar prej tij, duke qenë vetja, ti vendos piketat e formësimit apo siç i thonë formatimit të aktualitetit tënd. Sakaq, e vetëm kështu, ti hedh dritë të vazhdueshme mbi: “Besimtari që përzihet me njerëzit dhe duron të ligat e tyre është më i mirë se ai që nuk përzihet me njerëzit dhe nuk duron të ligat e tyre”

Motiv….

Duke u marrë vazhdimisht me të rinjtë, studentorë e poststudentorë, kontakti i shpeshtë me ta më mundëson të di e të marr vesh rreth tyre më shumë se sa: si je, si ia kalon e nga shtëpia si kanë qenë?! Pra, e kam fjalën se ky kontakt i vazhdueshëm më mundëson edhe një ndjekje apo, më drejtë, konstatim i ecurisë së tyre nga një etapë në tjetrën.

Thuajse për ditë, ky kontakt më bën të përjetoj gëzim e kënaqësi kur takohem me filanin e suksesshëm në fushën e biznesit, me filanin e suksesshëm në fushën e ndërtimit, me filanin e suksesshëm në fushën e mjekësisë… e shumë fusha të tjera të jetës, madje edhe atë politike. Pra ke të bësh me kuadro të rinj, të përkushtuar fetarisht e moralisht, që dalë nga dalë po konsolidohen si në aspektin profesional edhe në atë të karrierës.

Por, për të qenë më të drejtpërdrejtë, veç shumë gjërave të mira e arritjeve që merr vesh e kupton, në lidhje me ecurinë e jetës së tyre, jo rrallë herë të ndodh të dëgjosh rreth pozicionimeve jo të duhura ndaj aktualitetit.

Realisht, çdo aktualitet të fton të pozicionohesh ndaj tij me njërën nga format e mëposhtme të pozicionimit:

– Bashkëveprim pozitiv

– Asimilim në të apo dorëzim ndaj tij

– Kompromisi me të

– Izolim prej tij

Jo rrallë herë gjen të grupuar në kategorinë e dytë, të tretë dhe të katërt. Pra jo rrallë herë dëgjon të thuhet: ky është aktualiteti, duhet t’i përshtatemi, apo: si të jetë vendi bëhet kuvendi, apo: më mirë merr një tufë dele e rri në mal.

Por më e dhimbshme sesa të gjithë këto pozicionime konkrete të jashtme është ai i brendshmi. E kam fjalën për dorëzimin e brendshëm, asimilimin e brendshëm, inferioritetin e brendshëm që buron nga bindja e krijuar akumulativisht nga përballja me aktualitetin, bindja se vala apo rryma është shumë e fuqishme dhe e papërballueshme, sakaq nëse nuk ecën në të njëjtin drejtim me të, të flak e të përplas tutje.

Mposhtja e aktualitetit si mision…

Në kuadrin e këtij shqetësimi dhe nën efektin e reflektimit të këtij aktualiteti mbi dijet dhe konceptet, mendoj se misioni i Profetit Muhamed (a.s) mund të shprehet edhe me frazën se: “Ai (a.s) erdhi për të na mësuar se si mposhtet një aktualitet nëpërmjet bashkëveprimit pozitiv me të”.

Për fat të mirë, kjo shprehje gjen si referencë disa ajete kuranore shprehëse të misionit të profetit Muhamed (a.s): “Allahu i ka nderuar besimtarët duke dërguar në mesin e tyre një profet, prej tyre, që ua këndon argumentet e Tij, i pastron nga mëkatet, u mëson atyre librin dhe urtësinë edhe pse para kësaj ata kanë qenë në humbje”[5]

Ky verset është pjesë e një sure medinase, Ali Imran. Pra zbret pasi misioni i Muhamedit (a.s) i kishte dhënë frytet e tij dhe kishte arritur të ndryshojë kahjen e një shoqërie nga humbja për në dritë. Tashmë Kurani bashkë me urtësinë hyjnore e dhënë Muhamedit (a.s), kishte arritur të vendosë besimin në Zotin, Një e të pashoq mbi bazën e dijes dhe të argumentit, duke e shkëputur përgjithmonë nga degjenerimi i imitimit të verbër e të errët të etërve e të parëve. Siç kishte arritur pastrimin e mbarë shoqërisë medinase, dhe më gjerë, nga sjelljet e denigruara, e kjo jo mekanikisht por në bazë të ndryshimit të koncepteve dhe bindjeve rreth këtyre sjelljeve shoqërore, duke e konsideruar këtë lloj ndryshimi si shprehjen më reale të devotshmërisë ndaj Allahut të Madhërishëm.

Po ashtu thotë i Gjithëdijëshmi: “Kapuni të gjithë pas litarit të Allahut e mos u përçani. Dhe kujtoni mirësinë e Zotit mbi ju, kur ju ishit armiq ndërsa Allahu jua bashkoi zemrat e me mirësinë e Tij u bëtë vëllezër. Ju, njëkohësisht, ishit në buzën e gropës së zjarrit dhe Allahu ju shpëtoi prej saj. Kështu Allahu ju sqaron argumentet e tij që ju të drejtoheni”[6]

Allahu i Madhëruar përshkruan gjendjen e marrëdhënieve shoqërore, armiqësore të dy fiseve të mëdha medinase para se të vinte Profeti (a.s). Ndërsa pas ardhjes së Tij medinasit u kthyen jo vetëm në paqe por u bënë vëllezër. E këtu kemi të bëjmë me ndryshimin e skajshëm që realizoi Kurani në marrëdhëniet shoqërore: nga armiqësi në vëllazëri. Pikërisht këtë ndryshim rrënjësor, si efekt i ftesës së Muhamedit (a.s), Allahu e prezanton si argument të vërtetësisë së librit të Tij, Kuranit: “…kështu Allahu ju sqaron argumentet e Tij që ju të drejtoheni”

Mrekullia…

Me të drejtë, dijetarët mysliman, veçanërisht studiuesit e shkencave kuranore, kanë qasje të ndryshme rreth çështjes së mrekullisë kuranore. Pra, ku konsiston mrekullia e Kuranit?

Shumë prej tyre pohojnë se mrekullia e Kuranit qëndron tek aspekti gjuhësor. Domethënë se pavarësisht se është prej fjalëve që flasin vetë njerëzit, askush prej tyre nuk mund të sjellë qoftë edhe një shprehje si të tij. Dikush tjetër pohon se ai është mrekulli juridike, pra mrekullia e tij qëndron tek përsosmëria e ligjeve dhe normave të tij. Dikush tjetër pohon se ai është mrekulli letrare. E të tjerë e shohin mrekullinë e tij tek të vërtetat shkencore që ai përmban.

Por diçka është e qartë, Kurani nuk zbriti thjesht për të vërtetuar vërtetësinë e vetes së tij. Ai zbriti si libër me mision. Pikërisht tek misioni i tij qëndron vlera dhe identiteti i tij. “Elif, Lam, Mim. Ky është një libër që s’ka dyshim në të. Ai është orientues për të devotshmit”[7] Sakaq i bie, siç pohojnë shumë dijetarë, që të hidhet dritë mbi një mrekulli tjetër shumë prezantuese për madhështinë e Kuranit dhe vërtetësinë e tij, atë të gjurmëve dhe efekteve pozitive, gjithëdimensionale që la Kurani në jetën e njerëzve dhe çka rreth tyre.

Kur zbriti ajeti kuranor: “Sot plotësova për ju fenë tuaj, mirësitë e mia mbi ju i përsosa dhe Islamin e kam bërë fenë tuaj të pranuar”[8] hebrejtë e Medines u thanë myslimanëve: nëse do ta na kishte zbritur ne çifutëve ky ajet, do ta kishim bërë ditën e zbritjes së tij ditë feste të shënuar. Ky verset kuranor ka zbritur, në haxhin e lamtumirës së profetit Muhamed (a.s), ditën e xhumua, dy vjet para vdekjes së Profetit (a.s). Këtu kemi plotësim feje, përsosmëri mirësie dhe fe të vetme të pranume. Këtu edhe çifutët e kuptuan se mirësia kuranore, frytet e së cilës i shijonin jo vetëm myslimanët por edhe të tjerët, tashmë është plotësuar dhe ka arritur kulmin.

Fakte…..

Në këtë kontekst faktet nuk jepen thjesht për të vërtetuar llojin e mrekullisë, sepse dimensionet e mrekullisë kuranore nuk përjashtojnë njëri-tjetrin, madje janë në shërbim të njëri-tjetrit. Por faktet sillen për të përforcuar idenë se misioni i Profetit (a.s), i realizuar me sukses, konsiston tek demonstrimi konkretisht se si mposhtet një aktualitet. Pra Profeti (a.s) mbylli sytë e tij të ndriçuara vetëm pasi la një model të mirërealizuar për synimin e lartpërmendur.

Një nga aspektet pozitive të metodologjisë së studimit të jetës së Profetit (a.s), është se studiuesit e parashtrojnë jetën e Profetit (a.s) me përshkrimin e gjendjes së gadishullit arabik, dhe shumë më gjerë, para se të shpallej Muhamedi (a.s) si profet i Zotit të gjithësisë. Natyrshëm kuptohet se kjo bëhet për të nxjerrë në pah ndryshimin që i ndodhi botës në krye të njëzetë e ca viteve të profetësisë së Muhamedit (a.s).

Mu këtu, pikërisht mu këtu, duhet me u ndal gjatë, veçanërisht ata që janë në ring me aktualitetin. Si është e mundur që gadishulli arabik të kthehet në qendër të vëmendjes botërore, ndërkohë që  më parë kishte mbetur edhe jashtë ambicieve të Aleksandrit të Madh…?! Si është e mundur që disa njerëz, fise beduine, barinj delesh e devesh, në hasmëri e armiqësi të vazhdueshme me njëri-tjetrin, të kthehen, pa ekzagjerim, në barinj popujsh?! Si është e mundur që një grumbull fisesh që komandoheshin si me katapultë, qoftë edhe me një ushtar të vetëm pers apo bizantin, të shndërrohen në sundues dhe përfshirës të civilizimeve më të mëdha të historisë?!

Si është e mundur që këto fise arritën të kthehen nga një shoqëri e sistemit të egër të kastave në një shoqëri të barazisë njerëzore, nga një sistem ekonomik kamator, i nxitur dhe motivuar nga grykësia, në një sistem ekonomik të drejtë e të mëshirshëm pa kamatë, nga një shoqëri i armiqësisë, urrejtjes dhe gjakmarrjes në një shoqëri të vëllazërisë, paqes dhe dashurisë?!

Si është e mundur që të transferohet njeriu nga një nën nivel i denigruar intelektual, ku zotin e tij e formësonte nga brumi i hurmave, në nivelin e ndritur e fisnik të çlirimit të mendjes nga çdo lloj përralle e verbërie, nga degjenerimi emocional ku babai me duart e tij varroste bijën e tij për shkak të turpit se ishte femër, në nivelin e mëshirës dhe dhembshurisë edhe për zogjtë e malit?!

E rëndësishme, në këtë kontekst nuk është përgjigja rreth mënyrës se si, por fakti se këto ndryshime ndodhën realisht. Pra realisht misioni i Muhamedit (a.s) u krye, aktualiteti u mposht.

Vështirësi…

Aktualiteti me të cilin u përball profeti Muhamed (a.s) karakterizohej nga disa çështje shumë të rëndësishme të cilat e vështirësonin seriozisht atë.

Trashëgimi shekullore, referencë….

Ky aktualitet në të cilin u shpall Muhamedi (a.s) si profet ishte trashëgimi e brezave dhe e shekujve të mëparshëm. Pra ishte aktualitet me rrënjë e me degë… . Sakaq kemi të bëjmë me zakone që tashmë janë kthyer apo shndërruar në natyrë njerëzore, siç thonë dijetarët: adeti është natyrë e dytë. Herë pas here Allahu i Madhëruar tërheq vëmendjen tek pesha e kësaj çështje tek aktualiteti politeist mekas: “E kur atyre u thuhet ndiqni atë që u është zbritur nga Allahu, thonë: ne po ndjekim atë që na kanë lënë baballarët tanë. Por edhe nëse baballarët e tyre kanë qenë prej atyre që nuk mendojnë e që nuk janë të drejtuar”[9] Pra besnikëria e verbër ndaj të parëve, sido të ishin ata, ishte një element vështirësues jo i vogël për aktualitetin e Muhamedit (a.s).

Infektim i tejskajshëm…

Kjo trashëgimi ishte i gjithë aktualiteti. Domethënë se s’kishte lënë sferë madje edhe qelizë të jetës pa prekur. Ky devijim gjithëpërfshirës, në mungesë të referencës së saktë, sa vinte e thellohej si në aspektin intelektual, emocional edhe atë të sjelljes. Ishte normale që zotrat të bëheshin jo vetëm nga gurë apo dru të gdhendur, por edhe nga një grumbull rëre i urinuar, apo nga një top brumi hurmash që më pas mund të hahej për shkak të urisë. Kamata, orgjia, vrasja e foshnjave, dhunimi i të dobëtit e jetimit, skllavërimi i gruas, ngrënia e cofëtinave, llojet e ndryshme të martesave të pahijshme, të gjitha këto ishin jo thjesht dukuri por edhe vetë jeta nuk mund të kuptohej pa to.

Sistem…

Ky aktualitet në vetvete ishte një sistem i ngritur mbi këto lloj vlerash dhe jo vetëm një zbatim i çrregullt i tyre. Kjo do të thotë se këto vlera përbënin në vetvete interesa të shtresave të caktuara të cilat intensivisht ishin të interesuar që të mbeteshin  dhe që me ndryshimin e tyre përfytyronin dhe parashikonin prishjen e sistemit të interesave të tyre. Ebu Sufjani dhe Ebu Xhehli, që të dy politeistë të mëdhenj të Mekës, armiq të profetit Muhamed (a.s), e kapën në befasi njëri-tjetrin pas shtëpisë së Muhamedit (a.s) duke dëgjuar Profetin (a.s) të lexonte Kuran. Pyetjes së Ebu Sufjanit se: pse nuk bëhesh mysliman kur e di se Muhamedi (a.s) është profet i vërtetë, Ebu Xhehli i përgjigjet: nuk dua që të thonë se fisi i Muhamedit ka një privilegj që nuk e kam unë.” Pra politeistët e Mekës e kuptonin shumë mirë se dëshmia se nuk ka Zot tjetër të adhuruar me të drejtë veç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, përmban në vetvete një sistem të ri gjithëpërfshirës vlerash.

Pra Muhamedi (a.s) nuk implementoi një sistem vlerash në një teren të hapur apo djerrë por zëvendësoi një sistem me një sistem, ku nga themelet, ku nga muret e ku duke restauruar apo edhe duke përforcuar të trashëguarën. E kjo vështirësi, pavarësisht se është e tillë, bën të mundur që modeli profetik i mposhtjes së një aktualiteti të rrezatojë akoma dhe më fuqishëm.

Autor: Sabaudin Jashari

[1] – Sure Kehf: 6.

[2] – Sure Shuara: 3.

[3] – Sure Bekare: 170.

[4] – Sure Hakkah: 44 – 46.

[5] – Sure Ali Imran: 113.

[6] – Sure Ali Imran

[7] – Sure Bekare: 1 – 2.

[8] – Sure Maide: 3.

[9] – Sure Bekare

Thirrja e Nuhut (a.s)
Historia e thirrjes islame fillon me thirrjen që profeti i Allahut, Nuhu (a.s) i bëri popullit të tij. Nuhu (a.s) e thirri popullin e tij të besonte në njëshmërinë e Allahut. Të njëjtën gjë vepruan edhe të gjithë profetët e tjerë, të cilët erdhën pas tij.

Nuhu (a.s) është një prej pesë profetëve të vendosur. Madje ai është i pari i tyre. Allahu i Madhëruar thotë në Kuranin Fisnik: “Ai ju përcaktoi për fe atë që ia pat përcaktuar Nuhut, dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe me atë ç’ka e patëm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain. I porositëm ta praktikoni fenë e drejtë e mos u përçani në të. Për idhujtarët është e rëndë kjo në çka ju i thirrni ata. Allahu veçon për të (besimin e drejtë) atë që do dhe e udhëzon në të atë që i drejtohet Atij.”[1]

Allahu i Madhëruar e ka lëvduar Profetin Nuh (a. s) në Kuranin Fisnik duke thënë: “Ju jeni pasardhës të atyre që i mbartëm me Nuhun! Ai ka qenë vërtet një rob mirënjohës.”[2]

Gjithashtu një sure e tërë në Kuranin Fisnik titullohet me emrin e këtij profeti të nderuar.

Nuhu (a.s) paralajmërues i popullit të tij:

Historia dëshmon se populli i Nuhut (a.s) kishte devijuar nga rruga e drejtë dhe në vend që të adhuronte Allahun e Madhëruar kishte filluar të adhuronte idhujt. Në mesin e tyre kanë pasë jetuar disa njerëz të mirë, të cilëve – pas vdekjes së tyre – njerëzit u kishin ngritur përmendore dhe statuja. Me kalimin e viteve shejtani i mashtroi pak e nga pak deri aty sa filluan t’i adhuronin ato në vend të Allahut të Madhëruar. Ibn Abasi ka thënë: “Njerëzit filluan të bënin statuja të disa njerëzve të mirë, emrat e të cilëve ishin Ued, Suua, Jeguth, Jeuk dhe Nesr. Në fillim njerëzit ndërtuan statuja, por nuk i adhuronin. Kur brezi që kishte ndërtuar statujat vdiq, brezi i ri filloi të adhuronte statujat.”[3]

Më pas Allahu i Madhëruar do të dërgonte në mesin e tyre Nuhun (a.s) me misionin e thirrjes së besimit vetëm tek Allahu. Allahu i Madhëruar thotë në Kuranin Fisnik: “Ne e dërguam Nuhun te populli i tij dhe i thamë: Paralajmëroje popullin tënd para se t’i vijë një dënim i dhembshëm. Ai tha: O populli im, unë jam i dërguar i qartë. Adhurojeni Allahun, kini frikë prej Tij dhe mua më dëgjoni. Ai ju fal juve nga mëkatet tuaja dhe ua vazhdon jetën deri në një afat të caktuar, e kur të vijë afati i caktuar prej Allahut, ai nuk shtyhet për më vonë, nëse jeni që e dini.”[4]

Misioni i Nuhut (a.s) dhe të gjithë profetëve të tjerë të cilët u dërguan në popujt e tyre ishte: “Adhurojeni Allahun! Ju nuk keni të adhuruar tjetër përveç Tij.”[5] Gjithashtu Nuhu (a.s) dhe të gjithë profetët e tjerë i kanë paralajmëruar popujt e tyre për ardhjen e Dexhalit. Omer ibn Hatab (r.a) tregon: “I Dërguari i Allahut u ngrit mes njerëzve dhe filloi të lavdëronte Allahun ashtu siç i takon madhështisë së Tij. Më pas ai foli për Dexhalin. Ai tha: Unë po ju paralajmëroj për ardhjen e Dexhalit. Për ardhjen e tij ka paralajmëruar çdo profet popullin e tij. Nuhu e pat paralajmëruar popullin e tij për ardhjen e tij. Unë do t’ju tregoj për një cilësi të Dexhalit, cilësi të cilën profetët e mëparshëm nuk ia kanë treguar popujve të tyre: Dijeni se ai është i verbuar në një sy dhe Zoti juaj nuk është i verbuar.”[6]

Nuhu (a.s) shembull dhe model i thirrjes:

Kushdo që i thërret njerëzit në rrugë të Allahut të Madhëruar, pikë së pari duhet të jetë shembull dhe model i mirë i asaj në të cilën ai thërret. Nuk ka dyshim se shembulli dhe modeli më i mirë i thirrjes janë të Dërguarit e Allahut, ku njëri prej tyre është edhe Nuhu (a.s).

Allahu i Madhëruar e përshkruan Nuhun (a.s) me cilësinë “abd – rob” që nënkupton shkallën më të lartë të pëkushtimit dhe nënshtrimit ndaj Allahut. Allahu i Madhëruar thotë: “Populli i Nuhut që ishte para tyre përgënjeshtroi (të Dërguarin); dhe ata e mohuan robin Tonë.”[7]

Gjithashtu Allahu i Madhëruar e përshkruan Nuhun (a.s) me cilësinë “punëmirë”. Allahu i Madhëruar thotë: “Ne kështu i shpërblejmë punëmirët, Ai (Nuhu) është vërtet nga robërit Tanë besimtarë.”[8]

Nuhu (a.s) shembull dhe model në besim:

Nuhu (a.s) beson se Allahu është Krijuesi. Allahu i Madhëruar thotë: “Ç’është kështu me ju, që nuk e madhëroni Allahun siç duhet, ndërkohë që Ai ju ka krijuar në etapa. A nuk e shihni se si Allahu ka krijuar shtatë qiej njëri mbi tjetrin dhe në të e ka bërë Hënën dritëm, kurse Diellin e ka bërë fener.”[9]

Nuhu (a.s) beson se Allahu është i Gjithëdijshëm. Allahu i Madhëruar thotë: “Allahu e di më mirë se ç’ka në shpirtrat e tyre.”[10]

Nuhu (a.s) beson se Allahu është Falës dhe Mëshirplotë. Allahu i Madhëruar thotë: “Me të vërtetë, Zoti im është Falës dhe Mëshirplotë.”[11]

Nuhu (a.s) beson se shpërblimi dhe risku vjen vetëm nga Allahu. Allahu i Madhëruar thotë: “Unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi; mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i botëve.”[12]

Nuhu (a.s) beson në premtimin e Allahut. Allahu i Madhëruar thotë: “Premtimi Yt është i vërtetë.”[13]

Nuhu (a.s) u mbështet tek Allahu. Allahu i Madhëruar thotë: “O populli im, nëse për ju është e rëndë prania ime midis jush dhe që t’ju përkujtoj shenjat e Allahut, dijeni se unë jam mbështetur vetëm tek Allahu.”[14]

Nuhu (a.s) beson në ringjallje. Allahu i Madhëruar thotë: “Llogaria e tyre është vetëm te Zoti im.”[15]

Nuhu (a.s) shembull dhe model në fjalë:

Nuhu (a.s) e falendeon Allahun. Allahu i Madhëruar thotë: “Pasardhës të atyre që i bartëm së bashku me Nuhun. Vërtet ai ishte rob shumë falenderues.”[16]

Nuhu (a.s) kërkon mbrojtje prej Allahut. Allahu i Madhëruar thotë: “(Nuhu) tha: O Zoti im, kërkoj mbrojtje prej Teje që mos të kërkoj prej Teje atë për ç’ka nuk kam njohuri.”[17]

Nuhu (a.s) i drejtohet Allahut me lutje. Allahu i Madhëruar thotë: “E ai iu drejtua me lutje Zotit të vet: Unë jam i mundur, prandaj më ndihmo!”[18]

Nuhu (a.s) tregon se anija lundron me emrin e Allahut. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe ai tha: Hipni në të, me emrin e Allahut ajo lundron dhe ndalet.”[19]

Nuhu (a.s) shembull dhe model në moral dhe sjellje:

Nuhu (a.s) është prej robërve të mirë. Allahu i Madhëruar thotë: “Atyre që mohuan Allahu ua sjell shembull gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato të dyja ishin në kurorë të dy robërve të mirë nga robërit tanë.”[20]

Nuhu (a.s) është besnik i amanetit që i ishte ngarkuar prej Allahut. Allahu i Madhëruar thotë: “Unë jam për ju pejgamber besnik.”[21]

Nuhu (a.s) është një njeri i dëlirë dhe me norma. Allahu i Madhëruar thotë: “O populli im, unë nuk kërkoj prej jush ndonjë pasuri.”[22]

Nuhu (a.s) është i sjellshëm me prindërit e tij dhe kjo vërehet qartë kur ai lutet për ta me fjalët: “Zoti im më fal mua dhe prindërit e mi.”[23]

Nuhu (a.s) shembull dhe model në zbatimin e urdhërit të Allahut të Madhëruar:

Allahu i Madhëruar e urdhëroi Nuhun (a.s)  ta thirrte popullin e tij për tek Allahu, e ai e zbatoi me përpikëri amanetin që iu ngarkua. Allahu i Madhëruar thotë: “Ne e dërguam Nuhun te populli i tij dhe i thamë: Paralajmëroje popullin tënd para se t’i vijë një dënim i dhembshëm. Ai tha: O populli im, unë jam i dërguar i qartë. Adhurojeni Allahun, kini frikë prej Tij dhe mua më dëgjoni. Ai ju fal juve nga mëkatet tuaja dhe ua vazhdon derën në një afat të caktuar, e kur të vijë afati i caktuar prej Allahut, ai nuk shtyhet për më vonë, nëse jeni që e dini.”[24]

Allahu i Madhëruar e urdhëroi Nuhun (a.s) që të ndërtonte anijen, e ai e zbatoi urdhrin e Tij. Allahu i Madhëruar thotë: “E ndërtoje anijen nën mbikqyrjen Tonë dhe me mësimin Tonë, e mos m’u drejto Mua për ata që mohuan, ata gjithëqysh janë të përmbytur. Dhe ai ndërtonte anijen..”[25]

Metodat dhe format që Nuhu (a.s) përdori në thirrjen e tij:

Allahu i Madhëruar na tregon në Kuranin Fisnik se Nuhu (a.s) përdori një sërë mekanizmash dhe metodash me popullin e tij.

Nuhu (a.s) ishte i qartë në thirrjen e tij. Allahu i Madhëruar thotë: “Ne e patëm dërguar Nuhun te populli i vet që t’u thotë: Unë ju tërheq vërejtjen haptazi që të mos adhuroni tjetërkënd përveç Allahut.”[26]

Ligjërimi i Nuhut (a.s) është plot mirsjellje, xhentilesë dhe elokuencë. Ai gjithmonë i drejtohet popullit të tij me fjalët “o populli im” ç’ka nënkupton se ai është prej tyre dhe jo një njeri i huaj.

Nuhu (a.s) e thërret popullin e tij që të meditojë dhe reflekojë rreth krijesave, sepse meditimi e shpie njeriun tek adhurimi i Krijuesit të tyre. Allahu i Madhëruar thotë: “Ç’është me ju që Allahut nuk i shprehni madhërinë që e meriton kur Ai ju krijoi në disa etapa? A nuk e keni parë se si Allahu krijoi shtatë palë qiej. Dhe në ta hënën e bëri dritë, diellin e bëri ndriçues. Dhe Allahu ju shpiku juve prej tokës si bimë. Pastaj ju kthen në të, padyshim ju nxjerr sërish Allahu jua bëri tokën të sheshtë që nëpër të të ecni rrugëve të gjera.”[27]

Nuhu (a.s) ka përdorur metodën e motivimit ashtu sikurse thotë Allahu i Madhëruar: “Adhurojeni Allahun, kini frikë prej Tij dhe mua më dëgjoni, që Ai t’ju falë juve nga gjynahet tuaja dhe t’ju japë afat deri në një kohë të caktuar.”[28] Ai i motivioi me bereqetin që Allahu i jep kujtdo që i kërkon falje Atij, ashtu sikurse thotë Allahu i Madhëruar: “Unë i thashë: Kërkoni falje Zotit tuaj se ai vërtet është që fal shumë, ju lëshon nga qielli shi me bollëk, ju shumon pasurinë dhe fëmijët dhe ju jep kopshte dhe lumenj.”[29]

Nuhu (a.s) e ka paralajmëruar popullin e vet edhe për atë që e pret nëse ata nuk i përgjigjen thirrjes së tij për të adhuruar Allahun dhe për të braktisur adhurimin e idhujve. Allahu i Madhëruar thotë: “Unë kam frikë për ju dënimin e një Dite të dhembshme.”[30]

Nuhu (a.s) e lajmëron poullin e tij se gjithka që ai i thotë të popullit të tij është prej dijes që i ka dhënë Allahu. Allahu i Madhëruar thotë: “Unë di nga Allahu atë që ju nuk e dini.”[31]

Nuhu (a.s) e thirri popullin e tij gjatë ditës. Dhe jo vetëm kaq por ai e thirri atë edhe natën. Gjithashtu ai i thirri ata në publik ashtu sikurse i thirri edhe veç e veç. Në shumë raste ka ngritur edhe zërin. Kjo tregon se ai (a.s) nuk la mjet dhe mënyrë pa përdorur që ta përcillte mesazhin hyjnor tek të gjithë njerëzit. Allahu i Madhëruar thotë: “O Zoti im, unë e thirra vërtet popullin tim natë e ditë.. sa herë që i thirrja për t’i falur ata.. i thirra me zë të lartë.. më pas unë thirrjen ua drejtoja atyre haptazi edhe fshehurazi.”[32]

Reagimi i popullit ndaj thirrjes së Nuhut (a.s):

Allahu i Madhëruar tregon se pjesa dërrmuese e popullit të Nuhut (a.s) e përgënjeshtruan dhe nuk besuan në thirrjen e tij. Allahu i Madhëruar thotë: “Edhe populli i Nuhut i përgënjeshtroi të dërguarit.”[33]

Allahu i Madhëruar tregon se populli i Nuhut (a.s) solli një sërë argumentesh boshe dhe të pakuptimta si justifikim për mosbesimin e tyre. Ata i thanë Nuhut (a.s): “Ti je një njeri si ne.”  “Ju nuk jeni më të mirë se ne.” “Ti kërkon të jesh mbi ne.” “Një gjë të tillë nuk e kemi dëgjuar ta kenë thënë baballarët tanë.” “Po të donte Allahu do të zbriste engjëj.” “Pasuesit e tu janë njerëz të rëndomtë.”

Allahu i Madhëruar tregon se populli i Nuhut (a.s) shpifi ndaj tij dhe besimtarëve. Ata i thanë Nuhut (a.s): “Ti je në humbje të qartë.” “Ti je i çmendur.” “Ju jeni gënjeshtarë.”

Allahu i Madhëruar tregon se reagimi i popullit të Nuhut (a.s) ndaj thirrjes së tij ishte shumë vulgar dhe i paskrupullt. Kur Nuhu (a.s) i thirri në besim ata i vendosnin gishtat e tyre në vesh për mos ta dëgjuar atë. Dhe jo vetëm kaq, por vulgariteti i tyre arriti deri aty saqë i mbulonin fytyrat e tyre me rroba sepse nuk dëshironin ta shihnin atë. Ata i thanë Nuhut (a.s) se nëse nuk heshtte edhe do ta godisnin.

Aq shumë ishte mërzitur populli me Nuhun (a.s) saqë i tha që ai mos të fliste më. Allahu i Madhëruar thotë: “Ata i thanë: O Nuh, ti polemizove me ne dhe e zgjate polemikën.”[34]

Populli i Nuhut (a.s) nuk u mjaftua vetëm me faktin se vetë ata nuk ishin besimtarë. Por përveç kësaj paria e vendit porosiste njerëzit që mos ta brakstisnin adhurimim e idhujve dhe thurrën kurthe shumë të mëdha si e si që t’i pengonin njerëzit që ta pranonin thirrjen e Nuhut (a.s). Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe ata (pasanikët) iu kurdisën atyre kurthe shumë të mëdha. Dhe iu thanë: Mos braktisni zotat tuaj kurrsesi, mos braktisnin Uedan, as Suuan, as Jeguthin, Jeukën e Nesrin. Dhe ata i bënë të humbur shumë sish.”[35]

Nga ana tjetër populli, në vend që të dëgjonin dhe t’i bindeshin fjalëve të Nuhut (a.s) dëgjuan dhe ju bindën fjalëve të parisë. Allahu i Madhëruar thotë: “Nuhu tha: Zoti im, ata më kundërshtuan, ata shkuan pas atyre (parisë), të cilëve pasuria dhe fëmijët e tyre vetëm ua shtuan dëshpërimin.”[36]

Me kalimin e viteve njerëzit filluan të porositnin edhe fëmijët dhe pasardhërsit e tyre që mos ta dëgjonin Nuhun (a.s) dhe mos t’i bindeshin thirrjes së tij. Kështu që sa herë që lindte apo vinte një brez i ri ata ishin të destinuar për mos të besuar në thirrjen e tij. Allahu i Madhëruar thotë: “ Zoti im, mos lër mbi tokë anjë jobesimtar, sepse nëse Ti i lë ata, robërit e Tu do t’i humbin dhe prej tyre nuk lind tjetër vetëm të prishur e jobesimtarë.”[37]

Në këtë konteskt vlen të përmendim se një ndikim negativ tek populli ka pasë edhe paria të cilën Allahu i Madhëruar e ka përmendur në shumë ajete kuranore kur ka folur për historinë e Nuhut (a.s).

Po cilat ishin arsyet kryesore që populli i Nuhut (a.s) e mohoi thirrjen e tij?

Allahu i Madhëruar na tregon se ata ishin popull i verbër[38], zullumqar[39], i keq[40], përgënjeshtrues[41], i prishur[42], mëndjemadh[43], imitues të së kotës[44] dhe rebel[45].

Reagimi i Nuhut (a.s) ndaj popullit të tij:

Populli i Nuhut (a.s) hodhi një mori akuzash e shpifjesh kundrejt Nuhut (a.s), të cilave Nuhu (a.s) ju përgjigj me qetësi, qartësi, urtësi dhe mençuri.

Kur ata i thanë Nuhut (a.s) se ti nuk je vetëm se një njeri si ne, ai u përgjigj: “O Populli im, më thuani nëse unë jam i mbështetur në argument të qartë nga Zoti im dhe Ai më dha mëshirë nga ana e Tij, e cila është fshehur nga sytë tuaj, a mund t’ju bëjmë ta pranoni me detyrim (besimin) ndërkohë që ju e urreni atë aq shumë?!”[46]

Kur populli pretendoi se Nuhu (a.s) duhet të ishte engjëll, ai u përgjigj: “Unë nuk po ju them se jam engjëll.”[47] “Unë jam i dërguar prej Zotit të botëve. Unë ua kumtoj juve shpalljet e Zotit.”[48]

Kur populli e akuzoi Nuhun (a.s) se ai ishte në humbje të qartë, ai tha: “O populli im! Unë nuk jam në kurrfarë humbje, por jam i dërguar nga ana e Zotit të gjithësisë.”[49]

Nga konteksti kuranor nënkuptohet se populli e akuzoi Nuhun (a.s) se ai kërkonte prej tyre para, prandaj edhe Nuhu (a.s) tha: “O populli im, unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë pasuri, shpërblimi im është vetëm tek Allahu.”[50]

Populli kërkoi prej Nuhut (a.s) që t’i pëzinte besimtarët sepse ata ishin njerëz të rëndomtë. Mirëpo Nuhu (a.s) nuk e pranoi një gjë të tillë. Ja se cila ishte përgjigja e Nuhut (a.s): “Dhe unë kurrësesi nuk i largoj ata që besuan, ata janë afër Zotit të tyre, por unë ju shikoj si një popull që nuk dini e nuk kuptoni. O populli im, a nuk po mendoni se nëse unë i përzë, ata kush do të më mbrojë mua nga Allahu.. Unë nuk ju them atyre, të cilët sytë tuaj i nënçmojnë se Allahu nuk do t’ju japë kurrfarë të mire. Allahu e di më mirë se ç’ka në shpritrat e tyre. Atëherë, sigurisht që do të isha prej të padrejtëve.”[51]

Populli e akuzoi Nuhun (a.s) se ai me thirrjen që po ju bënte atyre dëshironte të ishte më lartë se ta, e thënë ndryshe e akuzuan për mëndjemadh. Por e vërteta qëndron krejt ndryshe, sepse Nuhu (a.s) gjatë gjithë kohës është treguar një njeri i thjeshtë, modest dhe shumë me edukatë.

Populli me qesëndi e shpoti i tha Nuhut (a.s) se duke qenë se ta vazhdimisht po na kundërshton, atëherë le të na godasë ajo që na kërcënon, nëse thua të vërtetën. Kurse Nuhu (a.s) me qetësi iu përgjigj: “Vetëm Allahu do t’jua sjellë atë, nëse dëshiron; e ju Atij nuk mund t’i ikni. Këshilla ime nuk do t’ju bëjë dobi edhe sikur doja t’ju këshilloja, nëse vullneti i Allahut është që t’ju shkatërrojë. Ai është Zotij juaj dhe jut e Ai do të ktheheni.”[52]

Kur populli dhe paria e kërcënoi Nuhun (a.s) se nëse nuk heshtte së polemizuari, do ta godisnin, Nuhu (a.s) me besim dhe bindje të plotë tek Allahu i Madhëruar i sfidoi. Allahu i Madhëruar thotë: “Tregoju atyre historinë e Nuhut, kur i tha popullit të vet:O populli im, nëse për ju është e rëndë prania ime midis jush dhe që t’ju përkujtoj shenjat e Allahut, (dijeni se) unë jam mbështetur vetëm tek Allahu! Prandaj, bashkë me idhujt tuaj, vendosni si do të veproni dhe vendimi juaj le të mos fshihet; zbatojeni kundër meje e mos më jepni kohë! – Unë u sfidoj që të përgatiteni me gjithë arsenalin që keni dhe pa hezituar të më vrisni.”[53] Por paria dhe populli nuk e pranuan këtë sfidë, duke e konsideruar si një të marrë. Pas kësaj, do të kalojnë qindra vite, pa besuar në Nuhun (a.s) asnjë nga populli i tij. Çdo brez që vinte ishte më i lig se brezi i mëparshëm. Edhe pse Nuhu (a.s) vazhdonte t’u flasë dhe t’i ftojë, asnjë nuk i besonte dhe nuk i bashkëngjitej karvanit të besimtarëve dhe itharëve të tij. Në një situatë të tillë, Nuhut (a.s) i vjen Xhibrili (a.s) dhe i përcjell një urdhër. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe Nuhut iu shpall: Nga populli yt askush nuk do të besojë, përveç atyre që tashmë kanë besuar, andaj mos u pikëllo për atë që bëjnë ata!”[54] Pastaj Allahu i Madhëruar e urdhëron Nuhun (a.s) të ndërtojë anijen.

Kur Nuhu (a.s) filloi të ndërtonte anijen – sipas urdhërit të Allahut – njerëzit filluan ta tallnin dhe ta përqeshnin me lloj-lloj fjalësh. Nuhu (a.s) reagoi ndaj tyre me këto fjalë: “Nëse ju talleni me ne edhe ne do të tallemi me ju, ashtu si po talleni ju dhe, së shpejti, me siguri do ta merrni vesh, kë do ta gjejë dënimi i përhershëm.”[55]

Vetëm pasi Allahu i Madhëruar e lajmëroi Nuhun (a.s) se askush nga populli i tij nuk do të besonte në thirrjen e tij, ai iu lut Atij ta shkatërronte popullin zullumqar. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe Nuhu tha: O Zoti im, mos lër mbi tokë asnjë femohues, sepse nëse Ti i lë, ata do t’i shpien në humbje robërit e Tu dhe do të lindin vetëm kriminelë dhe jobesimtarë.”[56] Në këtë kontkest vlen të përmendim se Nuhu (a.s) iu lut Allahut të Madhëruar ta shkatërronte popullin e tij vetëm pas 950 vitesh mund e përpjekje. Dhe nuk ka asnjë dyshim se ai do ta vazhdonte thirrjen e tij nëse nuk do të ishte njoftuar për vazhdimësinë e mosbesimit të tyre. Po ashtu Nuhu (a.s) e tregon edhe arsyen e vërtetë se përse populli duhej të shkatërrohej: “ata do t’i shpien në humbje robërit e Tu dhe do të lindin vetëm kriminelë dhe jobesimtarë.”

Si i trajtoi Nuhu (a.s) besimtarët?

Të paktë ishin ata njerëz të cilët besuan në thirrjen e Nuhut (a.s). Allahu i Madhëruar thotë: “Por shumë të paktë ishin ata që i kishin besuar atij.”[57]

Nuhu (a.s) i mbajti pranë besimtarët, nuk i largoi nga vetja e tij dhe jo vetëm kaq por ai i motivoi për shpërblimin që Allahu do t’u jepte atyre. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe unë kurrësesi nuk i largoj ata që besuan, ata janë afër Zotit të tyre.. O populli im, a nuk po mendoni se nëse unë i përzë, ata kush do të më mbrojë mua nga Allahu.. Unë nuk ju them atyre, të cilët sytë tuaj i nënçmojnë se Allahu nuk do t’ju japë kurrfarë të mire. Allahu e di më mirë se ç’ka në shpritrat e tyre. Atëherë, sigurisht që do të isha prej të padrejtëve.”[58]

Nuhu (a.s) u lut për besimtarët. Allahu i Madhëruar thotë: “O Zoti im, falmë mua dhe prindërit e mi, si dhe çdo besimtar, që kërkon strehim në shtëpinë time. Fali të gjithë besimtarët e besimtaret.”[59] “Ai tha: O Zoti im, populli im më pandeh gënjeshtar. Pra Ti me drejtësinë Tënde gjyko ndërmjet meje dhe atyre dhe më shpëto mua dhe besimtarët që janë me mua.”[60]

Me urdhër nga Allahu i Madhëruar, Nuhu (a.s) i futi ata pak besimtarë që ishin në anije. Allahu i Madhëruar thotë: “Kur arriti urdhri Ynë, e uji nisi të gufojë nga sipërfaqja e tokës, ne i thamë: Ngarko në anije nga çdo lloj gjallese nga një çift, familjen tënd – përveç atyre kundër të cilëve ka qenë fjala e dënimit – dhe besimtarët..Ai tha: hipni në anije me emrin e Allahut ajo lundron dhe ndalet. Me të vërtetë, Zoti im është Falës dhe Mëshirplotë.”[61]

Familja e Nuhut (a.s):

Nuk ka dyshim se Nuhu (a.s) e thirri edhe familjen e tij në besim. Ne nuk e dimë me saktësi se sa fëmijë kishte Nuhu (a.s), pavarësisht se historianët thonë se ai ka pasë katër djem: Kenanin, Hamin, Samin dhe Jafithin. Ashtu sikurse nuk mund të themi se kush prej familjarëve ka qenë besimtar dhe kush jo, përveç nëpërmjet shpalljes.

Prindërit e Nuhut (a.s) ishin besimtarë, sepse Nuhu (a.s) e luti Allahun që t’i falte prindërit e tij dhe profeti nuk kërkon falje vetëm se për besimtarët. Allahu i Madhëruar thotë: “O Zoti im, falmë mua dhe prindërit e mi..”[62]

Kurse bashkëshortja e Nuhut (a.s) nuk ka besuar në thirrjen e tij. Allahu i Madhëruar thotë: “Allahu ka dhënë si shembull për ata që nuk besojnë, gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato ishin të martuara me dy nga robtë Tanë të ndershëm dhe i tradhtuan ata. Prandaj ata nuk mund t’i mbrojnë aspak nga Allahu (Ditën e Gjykimit) e atyre të dyjave do t’u thuhet: Hyni në zjarr, me ata që po hyjnë!”[63]

Po ashtu njëri prej djemve të Nuhut (a.s) nuk ishte besimtar. Ai nuk hipi në anije. Kur Nuhu (a.s) e pa atë jashtë anijes e thirri që të hipte në të, mirëpo ai refuzoi dhe djali i tij u mbyt me të tjerët. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe ajo (anija) lundronte me ata nëpër valët e mëdha të larta sa malet, ndërsa Nuhu thërriste birin e vet, i cili ishte ndarë veç: O biri im, hip me ne e mos u bëj me mohuesit! I biri tha: Unë do të strehohem në një mal i cili do të më ruajë nga uji. Nuhu iu përgjigj: Sot askush nuk do të kursehet nga dënimi i Allahut, përveç atij që e mëshiron Ai. Një valë mes tyre i ndau dhe ai u fundos..Pastaj Nuhu iu lut Zotit dhe i tha: O Zoti im, biri im është nga familja ime. Premtimi Yt është i vërtetë dhe Ti je Gjykatësi më i drejtë. (Allahu) tha: O Nuh, ai nuk është nga familja jote, ai ka bërë punë të keqe. Mos më pyet për atë që ti nuk e di. Unë të këshilloj që të mos bëhesh nga të paditurit.”[64]

Fëmijët e Nuhut (a.s) që jetuan pas tufanit ishin besimtarë sepse Allahu i Madhëruar thotë: “Ju jeni pasardhës të atyre që i mbartëm me Nuhun! Ai ka qenë vërtet një rob mirënjohës.”[65]

Qëndrueshmëria e Nuhut (a.s):

Nuhu (a.s) e thirri popullin e tij në besim ditën dhe natën pa shkëputje për plot 950 vite. Në këtë kontekst vlen të përmendim se 950 vite nuk janë 950 sekonda, as 950 minuta, as 950 orë e ditë, por janë rreth 346 750 ditë. Allahu i Madhëruar thotë: “Ai tha: O Zoti im, unë e thirra popullin tim natën e ditën, por thirrja ime vetëm ua shtoi largimin.”[66] “Ne e dërguam Nuhun te populli i vet, e ai qëndroi tek ta një mijë pa pesëdhjetë vjet.”[67]Kushdo që mediton sadopak rreth thirrjes së Nuhut për më tepër se treqind mijë ditë duke mos lënë metodë e mënyrë pa përdorur, ditën dhe natën arrin të kuptojë qëndrueshmërinë e madhe të Nuhut (a.s) ashtu sikur arrin të kuptojë durimim e tij ndaj lëndimeve dhe shpifjeve që i bëri populli. Allahu i Madhëruar thotë: “Ti (o Muhamed) duro, ashtu sikurse duruan të dërguarit e vendosur.”[68]

Pas përfundimit të ajeteve që flasin për historinë e Nuhut (a.s), Allahu i Madhëruar i drejtohet profetit Muhamed (a.s) me fjalët: “Këto janë disa në rrëfimet e panjohura (për ty), që po t’i shpallim, që para këtij (Kurani) nuk e ke ditur. Pra të jesh i durueshëm, se përfundimi (i lavdishëm) është për të devotshmit.”[69]

Autor: Elton Harxhi

[1] – Sure Shura: 13.

[2] – Sure Isra: 3.

[3] – Buhariu.

[4] – Sure Nuh: 1-4.

[5] – Sure Hud: 84.

[6] – Buhariu (3057) dhe Muslimi (196).

[7] – Sure Kamer: 9.

[8] – Sure Safat: 80-81.

[9] – Sure Nuh: 13-16.

[10] – Sure Hud: 31.

[11] – Sure Hud: 41.

[12] – Sure Shuara: 109.

[13] – Sure Hud: 45.

[14] – Sure Junus: 71.

[15] – Sure Shuara: 113.

[16] – Sure Isra: 3.

[17] – Sure Hud: 47.

[18] – Sure Kamer: 10.

[19] – Sure Hud: 41.

[20] – Sure Tahrim: 10.

[21] – Sure Shuara: 107.

[22] – Sure Hud: 29.

[23] – Sure Nuh: 28.

[24] – Sure Nuh: 1-4.

[25] – Sure Hud: 37-38.

[26] – Sure Hud: 25-26.

[27] – Sure Nuh: 13-20.

[28] – Sure Nuh: 3 – 4.

[29] – Sure Nuh: 10-12.

[30] – Sure Hud: 26.

[31] – Sure A’raf: 61.

[32] – Sure Nuh: 5-9.

[33] – Sure Shuara: 105.

[34] – Sure Hud: 32.

[35] – Sure Nuh: 22-24.

[36] – Sure Nuh: 21.

[37] – Sure Nuh: 26-27.

[38] – “Vërtet ata ishin popull i verbër.” Sure A’raf: 64.

[39] – “Allahu nuk u bëri atyre të padrejtë, por ata ia bënë vetes.” Sure Teube: 70.

[40] – “Vërtet ai ishte popull i keq.” Sure Enbija: 77.

[41] – “Populli i Nuhut që ishte para tyre përgënjeshtroi robin Tonë.” Sure Kamer: 9.

[42] – “Ai ishte një popull i prishur.” Sure Dharijat: 46.

[43] – “Duke këmbëngulur me mëndjemadhësi.” Sure Nuh: 7.

[44] – “Dhe i shkuan pas atij që pasuria dhe fëmijët e të cilit nuk i shtojnë gjë veçse humbje.” Sure Nuh: 27.

[45] – “Si dhe popullin e Nuhut, më parë, sepse qe më i padrejtë dhe rebel.” Sure Nexhm: 52.

[46] – Sure Hud: 28.

[47] – Sure Hud: 31.

[48] – Sure A’raf: 61-62.

[49] – Sure A’raf: 61.

[50] – Sure Hud: 29.

[51] – Sure Hud: 29-31.

[52] – Sure Hud: 33-34.

[53] – Sure Junus: 71.

[54] – Sure Hud: 36.

[55] – Sure Hud: 38-39.

[56] – Sure Nuh: 26-27.

[57] – Sure Hud: 40.

[58] – Sure Hud: 29-31.

[59] – Sure Nuh: 28.

[60] – Sure Shuara: 117-118.

[61] – Sure Hud: 40-41

[62] – Sure Nuh: 28.

[63] – Sure Tahrim: 10.

[64] – Sure Hud: 44-46.

[65] – Sure Isra: 3.

[66] – Sure Nuh 5-6.

[67] – Sure Ankebut: 14.

[68] – Sure Muhamed: 35.

[69] – Sure Hud: 49.