Imamllarë dhe ftues – Ardhmeria Online

Ndikimi i shejh Jusuf Kardavit në mendimin islam bashkëkohor
Shejh Jusuf Kardavi konsiderohet një nga figurat e shquara të mendimit islam në epokën moderne dhe një nga personalitetet shkencore që ka lënë një gjurmë të thellë në ndërgjegjen e umetit dhe në rrugën e ringjalljes së tij intelektuale gjatë shekullit të XX dhe fillimit të shekullit të XXI.

Ai ka bashkuar në vetvete rrënjosjen e thellë në fikh, gjerësinë e horizontit kulturor, mprehtësinë në kuptimin e realitetit dhe aftësinë e shpjegimit të qartë për t’iu drejtuar si elitës ashtu edhe masave, gjë që e bëri një emër të pranishëm në fushat e dijes, thirrjes islame dhe reformës, si dhe një referencë të rëndësishme për studiuesit dhe të interesuarit për çështjet e islamit bashkëkohor.

Ndikimi i tij nuk u kufizua në një rajon të caktuar dhe as në një mjedis të vetëm, por idetë e tij kapërcyen kufijtë, duke arritur në të gjitha anët e botës islame, si dhe duke ndikuar edhe në diasporat myslimane në Lindje dhe Perëndim, ku njerëzit gjetën në ixhtihadet e tij një ushqim intelektual dhe në udhëzimet e tij një fikh që i ndihmonte për qëndrueshmëri dhe integrim të drejtë.

Projekti i tij intelektual u karakterizua nga gjithëpërfshirja dhe maturia, pasi ai synoi ta paraqiste Islamin në formën e tij të ndritshme: një fe të përjetshme, të vlefshme për çdo kohë dhe vend, të aftë të përthithë ndryshimet dhe t’u përgjigjet pyetjeve të reja të kohës, pa lënë pas parimet themelore, pa u shkrirë nën presionet e qytetërimeve të tjera dhe pa u ngurtësuar duke e ndarë tekstin nga jeta.

Kështu, shejh Kardavi u bë një shkollë e plotë mendimi që bashkoi origjinalitetin e trashëgimisë me frymën e bashkëkohësisë, thellësinë e bazimit me gjallërinë e rinovimit. Ai kontribuoi në rikthimin e besimit te mendja myslimane dhe dëshmoi se sheriati islam mbetet i aftë të udhëheqë njeriun drejt drejtësisë, mëshirës dhe përparimit.

Së pari: Kontributi në rinovimin e fikhut islam

Një nga ndikimet më të rëndësishme të shejh Jusuf Kardavit në mendimin islam bashkëkohor është përpjekja e tij e begatë për të ringjallur frymën e rinovimit në fikh, për të rikthyer aftësinë e ixhtihadit të rregulluar dhe për ta kthyer fikhun tek burimet e tij të pastra dhe objektivat e tij të larta.

Ai punoi për të lidhur dispozitat sheriatike me objektivat e tyre gjithëpërfshirëse, për t’i lidhur çështjet e veçanta me frymën e sheriatit dhe drejtësinë e tij, si dhe për t’i parë tekstet në kuadër të parimeve të përgjithshme të Islamit dhe bukurive të tij gjithëpërfshirëse.

Shejhu kuptoi se ngurtësimi në mendimet e dijetarëve të mëhershëm, pa marrë parasysh ndryshimin e kohërave dhe rrethanave, mund ta çojë sheriatin në pamundësi për të përmbushur misionin e tij të përjetshëm. Po ashtu, ai e kuptoi se shkëputja nga tekstet në emër të “rinovimit” nuk është gjë tjetër veçse një rrugë drejt zbutjes së parimeve dhe humbjes së identitetit.

Nga këtu, ai bëri thirrje për një rrugë të mesme shkencore dhe të matur, që bashkon origjinalitetin e trashëgimisë me gjallërinë e bashkëkohësisë, si dhe respektin për trashëgiminë me kuptimin e saktë të realitetit.

Ky vizion u pasqyrua në veprat e tij të shumta, të cilat u bënë referenca të rëndësishme në kohën e tyre, ndër më të njohurat: “Hallalli dhe harami në Islam”, “Fikhu i zekatit”, “Ixhtihadi në sheriatin islam”, dhe vepra të tjera që kontribuuan në rinovimin e mendimit juridik dhe në afrimin e sheriatit tek njerëzit me gjuhën dhe frymën e kohës.

Së dyti: Konsolidimi i metodës së mesatarisë dhe maturisë

Emri i shejh Jusuf Kardavit u lidh ngushtë me metodën e mesatarisë, deri në atë pikë sa ai u bë një nga figurat më të spikatura që e ka themeluar teorikisht, e ka shpjeguar dhe e ka mbrojtur atë në epokën moderne.

Te ai, koncepti i mesatarisë nuk ishte thjesht një slogan, por një metodë e plotë që mbështetet në drejtësi dhe ekuilibër, në qëndrueshmëri ndaj parimeve bazë, por edhe në gjerësi kuptimi dhe urtësi në zbatim.

Ai refuzoi ekstremizmin që ngushton atë që Allahu e ka bërë të gjerë, ashtu siç refuzoi edhe devijimin e lirshëm që e zbraz fenë nga thelbi i saj. Ai bëri thirrje për një diskurs islam të matur, që bashkon mëshirën me vendosmërinë, tekstin me interesin e përgjithshëm, të drejtat e individit me dobitë e shoqërisë, si dhe pastërtinë e besimit me butësinë në marrëdhënie.

Kjo metodë pati ndikim të madh në korrigjimin e shumë koncepteve, veçanërisht tek brezat e rinj, si dhe kontribuoi në paraqitjen e një imazhi të pjekur dhe të ndritshëm të Islamit në një kohë kur ishin shtuar fushatat e shtrembërimit dhe ishin përhapur devijimet ideologjike dhe qëndrimet ekstremiste.

Së treti: Lidhja e mendimit islam me çështjet e umetit

Shejh Jusuf Kardavi nuk ishte një dijetar i tërhequr në izolim teorik dhe as një jurist i kufizuar mes faqeve të librave, por një figurë e pranishme fuqishëm në fushat e mëdha të umetit, i ndjeshëm ndaj shqetësimeve të tij dhe pjesëmarrës në çështjet e tij fatale.

Çështja e Palestinës ishte në krye të interesimeve të tij, së bashku me mbrojtjen e vendeve të shenjta, përkrahjen e të drejtave të popujve për liri dhe dinjitet, si dhe kundërshtimin e tiranisë dhe korrupsionit kudo që ato shfaqeshin.

Ai e bëri mendimin islam një mendim të gjallë, të lidhur me realitetin e njerëzve, që shpreh dhimbjet dhe shpresat e tyre dhe përkthen parimet e Islamit në qëndrime praktike dhe dëshmi të sinqerta. Për të, feja nuk ishte thjesht një çështje mendore apo abstrakte, por një mesazh çlirimi dhe drejtësie, një metodë ringjalljeje dhe reforme, dhe një dritë që udhëzon shoqëritë drejt rrugës së drejtë.

Për këtë arsye, njerëzit e panë atë si zërin e një dijetari të sinqertë që ndiente dhimbjen e umetit, fliste në emër të tij dhe mishëronte shpresat e tij për çlirim nga padrejtësia dhe varësia. Kjo lidhje e ngushtë mes mendimit dhe realitetit pati ndikim të madh në rikthimin e besimit te shumë myslimanë, duke i bindur ata se Islami është i aftë të menaxhojë jetën publike dhe të ndërtojë qytetërim, dhe nuk është i kufizuar vetëm në ritet individuale.

Së katërti: Shërbimi i pakicave myslimane dhe fikh-u i ekzistencës islame në Perëndim

Një nga fushat ku ndikimi i shejh Jusuf Kardavit u shfaq qartë ishte kujdesi i tij për gjendjen e myslimanëve që jetojnë jashtë botës islame, veçanërisht në Evropë, Amerikën e Veriut dhe vende të tjera ku janë formuar komunitete gjithnjë e më të mëdha myslimane.

Ai e kuptoi që herët se këta myslimanë përballen me rrethana të reja dhe sfida të paprecedenta, si dhe me pyetje që nuk ishin shtruar më parë, të lidhura me identitetin, integrimin, marrëdhëniet juridike, çështjet familjare, shtetësinë, raportin me shoqërinë më të gjerë dhe çështje të tjera të reja.

Prandaj ai bëri thirrje për një fikh të qëndrueshëm që merr parasysh specifikat e këtyre mjediseve dhe i përgjigjet nevojave të myslimanëve brenda kornizës së sheriatit dhe objektivave të tij.

Po ashtu, ai kontribuoi në krijimin e institucioneve shkencore dhe organeve të ixhtihadit që merren me këtë fushë dhe japin opinione juridike të rregulluara për çështjet e reja që shfaqen.

Në këtë mënyrë, ai hapi horizonte të reja për mendimin islam bashkëkohor dhe theksoi se sheriati nuk është i kufizuar në kohë apo vend, dhe as i burgosur në një mjedis të caktuar historik, por është një mesazh hyjnor i përhershëm dhe një mëshirë e gjerë për të gjitha botët.

Së pesti: Ndikimi përmes medias dhe shkrimit

Shejh Jusuf Kardavi zotëronte një talent të rrallë për t’ua përcjellë idenë masave të gjera dhe një aftësi të jashtëzakonshme për t’u drejtuar mendjeve dhe zemrave me një gjuhë të qartë dhe tërheqëse, që bashkonte thellësinë e kuptimit me thjeshtësinë e shprehjes. Prandaj prania e tij ishte ndikuese përmes librave, ligjëratave, leksioneve dhe programeve mediatike që arritën horizonte të gjera dhe e bënë zërin e tij të njohur në shtëpitë dhe kuvendet e myslimanëve.

Kjo prani mediatike ndihmoi në kalimin e mendimit islam nga qarqet e kufizuara elitare te publiku i gjerë, duke bërë që çështjet e fikhut dhe mendimit islam të dilnin nga ambientet e specialistëve në shoqëri, dhe të bëheshin tema të gjalla që njerëzit i diskutonin në jetën e tyre të përditshme me vetëdije dhe interes.

Shumë myslimanë u njohën me çështje bashkëkohore të fikhut dhe mendimit islam përmes programeve dhe ligjëratave të tij, ndërsa një brez i gjerë thirrësish dhe studiuesish u ndikua prej tij, duke përfituar nga qartësia e metodës së tij, renditja e saktë, logjika e shëndoshë dhe guximi i tij shkencor në trajtimin e çështjeve të reja dhe problemeve madhore.

Së gjashti: Formimi i një brezi dijetarësh dhe mendimtarësh

Ndikimi i shejh Jusuf Kardavit nuk u kufizua vetëm në librat dhe veprat e tij, pavarësisht madhështisë dhe dobisë së tyre, por u shtri edhe te njerëzit që u formuan nën ndikimin e mendimit të tij, u edukuan me dijen e tij dhe ndoqën rrugën e tij në pjesë të ndryshme të botës islame.

Ai kontribuoi në formimin e një mendësie të re shkencore që e vlerëson trashëgiminë pa rënë në ngurtësi, hapet ndaj kohës pa u shkrirë në të, dhe beson se reforma dhe rinovimi janë një traditë e vazhdueshme dhe një domosdoshmëri për ringjalljen e umetit dhe rikthimin e rolit të tij qytetërues.

Ky ndikim edukativ dhe intelektual është ndër trashëgimitë më të mëdha që lënë dijetarët pas vdekjes së tyre, sepse libri mund të lexohet për një kohë dhe më pas të harrohet, ndërsa njerëzit e mirë dhe bartësit e idesë së vërtetë e mbajnë mesazhin brez pas brezi dhe e ripërtërijnë praninë e tij në realitetin e jetës.

Përfundim:

Të flasësh për ndikimin e shejh Jusuf Kardavit në mendimin islam bashkëkohor do të thotë të flasësh për një shkollë të plotë dhe të gjithanshme, e cila bashkoi fikhun me mendimin, thirrjen islame me veprimin, tekstin me realitetin, si dhe trashëgiminë autentike me frymën e rinovimit.

Ai ishte ndër dijetarët që i rikthyen intelektit islam besimin në vetvete dhe dëshmuan se sheriati islam është i aftë të ecë me kohën dhe t’u përgjigjet sfidave të saj. Ai tregoi se Islami është fe e jetës dhe qytetërimit, si dhe një metodë ndërtimi dhe reforme.

Ndikimi i tij do të mbetet i pranishëm në libra, institucione, mendje dhe zemra, për sa kohë që në umet do të ketë njerëz që kërkojnë dijen, që ndjekin mesataren dhe që synojnë një ringjallje islame të drejtë, e cila ndriçohet nga drita e shpalljes dhe udhëhiqet nga fikh-u i dijetarëve të devotshëm.

Autor: Ahmed Sheuki Afifi

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

Fikhu i davetit dhe lëvizjes sipas Dr. Mustafa Sibait
Fikhu i davetit dhe lëvizjes tek Dr. Mustafa Sibai përfaqëson kulmin e pjekur në rrugëtimin e veprimtarisë islame bashkëkohore, ku përvojës së tij i janë bashkuar kuptimet e argumenteve të shëndosha sheriatike me një vetëdije të thellë për ligjet e realitetit. Mendimi teorik u përzien me praktikën në një tablo të plotë të reformës graduale, e cila synon ndërtimin e njeriut në thellësi, ringjalljen e shoqërisë në vlerat e saj dhe ngritjen e jetës publike mbi themelet e udhëzimit hyjnor.

Dr. Sibai nuk ishte një mendimtar i izoluar pas mureve të teorisë, por një burrë i terrenit, i provuar nga eksperiencat dhe i njohur me ndërlikimet e realitetit. Kjo u pasqyrua në metodën e tij të thirrjes, e cila karakterizohej nga fleksibilitet i vetëdijshëm, realizëm i thellë dhe mendim i thelluar që prek thelbin e transformimeve, pa u ndalur te sipërfaqja e tyre.

Perceptimi i Dr. Sibait për thirrjen buron nga besimi i tij i thellë në gjithëpërfshirjen e Islamit; ai nuk e sheh atë si rituale të ndara ose adhurime të kufizuara, por si një sistem jetese i plotë, ku besimi ndërthuret me adhurimin, morali me rendin shoqëror, politika me ekonominë, duke formuar një strukturë të integruar që riformëson njeriun, botën dhe jetën.

Prandaj, për Dr. Mustafa Sibain thirrja nuk është një fjalim kalimtar moralizues, as një aktivitet i pjesshëm me ndikim të kufizuar, por një projekt qytetar që rindërton njeriun sipas metodës hyjnore dhe themelon një shoqëri të balancuar, ku sundojnë vlerat dhe ruhet dinjiteti njerëzor.

Për këtë arsye, ai theksonte nevojën që thirrësi të zotërojë një vetëdije gjithëpërfshirëse mbi natyrën e këtij besimi dhe të jetë i aftë të adresojë njeriun në të gjitha dimensionet e tij, sepse kufizimi i thirrjes në një kënd të ngushtë sjell vetëm deformim të së vërtetës së saj dhe zvogëlim të mesazhit të saj.

Ky fikh i davetit bazohet në një themel hyjnor, ku thirrja merr pastërtinë e saj nga shpallja dhe udhëhiqet në rrugën e saj nga Kurani dhe Suneti, duke mos u tërhequr pas epsheve apo pas presioneve ideore të paqëndrueshme.

Megjithatë, ky dimension hyjnor nuk është i ndarë nga realizmi; ai merr formë në një vetëdije të hollësishme mbi ndërlikimet e jetës dhe në një kuptim të thellë të natyrës së shoqërive. Për këtë arsye, Dr. Sibai tërhiqte vëmendjen dhe ishte kundër trajtimit idealist të ndarë nga realiteti dhe shihte se suksesin e thirrjes e përcakton aftësia e thirrësit për të lexuar mjedisin e tij me një vetëdije që kupton kontekste politike, sociale dhe kulturore, dhe më pas për të vepruar mbi të me mençuri dhe largpamësi.

Në këtë kuadër, del në pah dimensioni human i fjalimit të tij, ku ai i drejtohet njeriut si një qenie e nderuar, jo si objekt për dënim apo përjashtim. Ai e flet me gjuhën e mëshirës dhe butësisë, duke tërhequr zemrën e tij para mendjes, dhe kjo i dha thirrjes së tij një fuqi të jashtëzakonshme për ndikim dhe përhapje.

Një nga elementët qendrorë në fikhun e tij të thirrjes është besimi i palëkundur në ligjin e gradualitetit, ku ai shikon se ndryshimi i vërtetë nuk realizohet me vendime të papritura apo me tronditje të ashpra, por rritet në një rrugë të qetë dhe graduale: fillon me ndërtimin e individit të vetëdijshëm, më pas shtrihet te familja, pastaj te shoqëria, derisa të formohet një mjedis i aftë të përqafojë vlerat islame dhe t’i përkthejë ato në realitet të gjallë.

Ky gradualitet për të nuk është një zgjedhje e përkohshme, por një ligj i ndryshimit, të cilin e konfirmon përvoja profetike dhe historia islame. Për këtë arsye, ai paralajmëronte fuqishëm kundër ngutjes që shkel mbi ligjet natyrore ose kundër përpjekjeve për të imponuar ndryshimin me forcë para se të plotësoheshin kushtet e tij, për shkak të pasojave negative që mund të dëmtojnë thirrjen dhe ta deformojnë imazhin e saj.

Ky parim lidhet me konceptin e mençurisë, që përbën thelbin e metodës së tij të thirrjes, dhe manifestohet në vlerësimin e saktë të situatave, zgjedhjen e metodave të përshtatshme, renditjen e prioriteve dhe largimin nga detajet drejt çështjeve të mëdha që prodhojnë ndryshim të vërtetë.

Sa i përket fikhut të lëvizjes, Dr. Sibai kaloi kufijtë e veprimit individual dhe shikoi horizontin e veprimit të organizuar kolektiv, duke kuptuar se ndryshimi i përgjithshëm nuk mund të arrihet nga përpjekjet individuale, pavarësisht sa të mëdha qofshin, por kërkon një kornizë institucionale që kordinon energjitë dhe i drejton ato drejt qëllimeve të qarta. Për këtë arsye, ai kontribuoi në ndërtimin e veprimit organizativ mbi baza të shurësë dhe disiplinës; refuzoi vendosjen e pushtetit mbi mendimin dhe theksoi se shura nuk është vetëm një procedurë formale, por një frymë që rrjedh në trupin e lëvizjes, ruan ekuilibrin e saj dhe siguron maturinë e vendimeve. Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e përkushtimit dhe disiplinës si garanci për çdo veprim kolektiv, në kontrast me kaosin që çon në shpërndarje të përpjekjeve dhe humbje të qëllimeve.

Megjithatë, ai nuk e shihte organizimin si një formë të ngurtë, por theksonte nevojën për fleksibilitet dhe aftësi për t’u përshtatur me transformimet, në mënyrë që të mbetet i gjallë dhe i rifreskuar, në gjendje të përgjigjet ndaj sfidave të realitetit në ndryshim.

Në këtë mënyrë, përvoja e Dr. Sibait tregon tipare të një fikhut të davetit dhe lëvizjes të integruar, që kombinon pastërtinë e referencës me thellësinë e vetëdijes, qëndresën ndaj parimeve me fleksibilitetin e mjeteve, duke ofruar një model të lartë për veprimin islam të urtë, të aftë të kuptojë ndërlikimet e realitetit pa humbur busullën e tij, dhe të krijojë ndryshim pa u përplasur me ligjet e tij, në një rrugë reformuese të gjatë, që merr forcën nga ekuilibri, efektivitetin nga mençuria dhe autenticitetin nga lidhja me burimin e shpalljes hyjnore të përjetshme.

Një nga aspektet më pjellore në fikhun e Dr. Sibait është aftësia e tij e mrekullueshme për të ndërthurur mesazhin fetar me politikën pa e lejuar njërën të mbizotërojë mbi tjetrën ose të zërë vendin e saj. Ai nuk e konsideronte politikën si një fushë të ndotur nga e cila duhet të ikësh, as si një qëllim që justifikon sakrificën e parimeve; përkundrazi, ai e shihte atë si një arenë të mesazhit fetar, nëse udhëhiqej nga etika islame dhe vlerat e tij.

Ky koncept u konkretizua në përvojën e tij praktike kur u angazhua në punën parlamentare në Siri. Prania e tij politike ishte një vazhdim i misionit të tij fetar, jo një ndarje prej tij, duke synuar përmes saj mbrojtjen e çështjeve të umetit, ruajtjen e vlerave dhe realizimin e reformave brenda institucioneve të shtetit me një frymë përgjegjësie që bashkonte guximin në qëndrim me mençurinë në veprim.

Megjithatë, njëkohësisht, ai vendosi kufij të qartë për këtë angazhim. Ai paralajmëroi kundër shndërrimit të politikës në një qëllim që monopolizon përpjekjet dhe mbizotëron mbi synimet, ose rrëshqitjes drejt intrigave që prishin pastërtinë morale të mesazhit. Ai gjithashtu tërhoqi vëmendjen mbi rrezikun e përfshirjes në konflikte të kota që shterojnë energjitë pa sjellë reforma të vërteta.

Ekuilibri shihet qartë në fikhun e tij, pasi ai përfaqësonte një imazh të lartë të mësimeve islame që mban të dy anët e ekuacionit: qëndrueshmëri të fortë mbi parime dhe fleksibilitet të vetëdijshëm në mënyrat e veprimit.

Ai nuk ishte nga ata predikues të ashpër që ngushtojnë horizontet, as nga mbështetësit e lëshimeve që zbrazin vlerat nga përmbajtja e tyre; përkundrazi, ndiqte një rrugë të mesme që bashkonte vendosmërinë me mëshirën, qartësinë me hapësirën për dialog. Nga kjo rrjedh që mesazhi i tij ishte në gjendje të fliste njëkohësisht për mendjet dhe zemrat, duke përfshirë të gjitha shtresat e shoqërisë dhe duke ndërtuar ura komunikimi me të tjerët, pa u dorëzuar ndaj parimeve të tij ose duke u tretur në të tjerët.

Ai besonte se fuqia e thirrjes nuk qëndron në zhurmën e saj, por në ekuilibrin e saj; nuk qëndron në ashpërsinë e saj, por në mençurinë e saj. Të qenurit i mesëm nuk është një qëndrim gri, por një zgjedhje e vetëdijshme që bashkon të vërtetën me mëshirën.

Dimensioni social në mendimin e Dr. Sibait nuk ishte një aspekt periferik, por qëndronte në thelbin e vizionit të tij fetar. Ai kuptoi se thirrja që ndahet nga dhimbjet dhe shpresat e njerëzve mbetet një fjalim i pezulluar në boshllëk.

Prandaj, ai i shërbeu shoqërisë si pjesë integrale e misionit të predikuesit. U përqendrua në çështjet e varfërisë, punoi për të konsoliduar parimet e drejtësisë sociale, dhe inkurajoi përhapjen e arsimit dhe zhvillimin e individit, duke besuar se reforma e realitetit nuk mund të arrihet pa adresuar disbalancat jetësore. Ky qëndrim u shpreh qartë në librin e tij “Socializmi i Islamit”, ku ai tentoi të paraqesë një model islam që arrin ekuilibrin midis drejtësisë dhe lirisë, dhe që përballet me tendencat materialiste që reduktojnë njeriun vetëm në dimensionin ekonomik.

Ai gjithashtu theksonte se dinjiteti njerëzor është një qëllim themelor i Sheriatit, dhe se largimi i padrejtësisë nga njerëzit dhe punimi për të mirën e tyre nuk është një punë dytësore, por bërthama dhe shpirti i thirrjes.

Përmes këtyre udhërrëfyesve, vlera e fikhut të davetit dhe lëvizjes te Dr. Sibai bëhet e qartë si një burim i gjallë që mund të shfrytëzohet për të kuptuar realitetin bashkëkohor. Ai ofron një fikh që tejkalon dypolaritetin e trilluar midis traditës dhe modernitetit, duke bashkuar qëndrueshmërinë e referencës me fleksibilitetin e zbatimit, dhe besnikërinë ndaj të qëndrueshmëve me hapjen ndaj ndryshimeve. Në thelb, kjo është një metodë reformuese e durueshme, që shmang nxituarin që shkatërron më shumë sesa përmirëson, paralajmëron për përplasje të paarsyetuara që shterojnë përpjekjet, dhe përqendrohet në ndërtimin e thellë që rrënjos vlerat në zemra para se të kërkojë shfaqjen e tyre në sistemet shoqërore.

Në një kohë kur krizat janë të ndërlikuara dhe sfidat të shumta, lind nevoja urgjente për të ndjekur këtë model të balancuar, që bashkon dijen, mençurinë dhe organizimin, dhe që rikthen veprimin e thirrjes drejt qëllimeve të mëdha: ndërtimin e individit, reformimin e shoqërisë, dhe arritjen e një rilindjeje të umetit në udhëheqje të jetës dhe kuptim të qartë të realitetit.

Autor: Ahmed Sheuki Afifi

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

Roli i “Sahihul-Buhari” në formimin e teologëve shqiptarë
Të nderuar organizues të këtij takimi, të nderuar pjesëmarrës es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu.

Allahu i Madhëruar për të plotësuar mirësinë e tij udhëzuese, Kuranin, ka zbritur edhe një burim tjetër udhëzues, pasues të Kuranit, sunnetin e Profetit Muhamed (a.s) “Dhe Ne ta kemi zbritur dhikrin, që t’u sqarosh njerëzve atë që u është zbritur.”

Pra Profeti (a.s) me fjalën, punën, dhe sjelljen e tij është sqarues i Kuranit. Ose thënë ndryshe, njeriu e sheh Kuranin të kristalizuar dhe të konkretizuar te vetë Profeti Muhamed (a.s). Nga kjo pikëpamje Aishja (r.a) e përshkruan duke thënë: “Profeti (a.s) ishte Kurani, që ecën në tokë”. Nga rëndësia e këtij fakti u nisën të gjithë brezat e besimtarëve myslimanë, për t`iu afruar Allahut duke i shërbyer kësaj tradite të shenjtë profetike, derisa arritën te imam Buhariu e deri në ditët tona.

Por kur bie fjala për sahihun e imam Buhariut, të bën përshtypje një fenomen shumë i rëndësishëm, fenomen për të cilin të gjithë muslimanët janë dëshmitarë. Kjo çështje që të tërheq vëmendjen fuqishëm dhe që realisht  duhet të konsiderohet një pikë vendimtare referimi për çdo ftues dhe teolog ka të bëjë me shkakun e pranueshmërisë së madhe që gjeti ky libër tek muslimanët në përgjithësi, tek studiuesit e tyre në veçanti, por edhe tek studiuesit jo muslimanë. Meditimi i mbështetur në një studim të thellë të kësaj çështje do të dilte realisht me perla dhe xhevahire shumë të çmuara për muslimanët dhe mbarë njerëzimin, si dhe për teologët muslimanë në veçanti. Por gjithsesi kërkimi i thjeshtë i një të dashuruari pas punës së imamit të madh Buhariut rezulton se janë disa faktorë shumë  të fortë objektivë, që çuan në këtë pranim kaq masiv të kësaj vepre madhore. Këto kategori natyrshëm mund të ndahen në dy kryesore .

Kategoria e parë ka të bëjë me vetë imam Buhariun dhe  personalitetin e tij.

Ndërsa kategoria e dytë ka të bëjë me metodën, që ka përdorur imam Buhariu në formulimin e këtij libri dhe me mekanizmat që ka përdorur për përzgjedhjen e perlave profetike.

Përsa i përket kategorisë së parë – atë të personalitetit të imam Buhariut – duhet pasur parasysh, se Allahu i Madhëruar e ka bërë ligj, që pranimi i fesë nga një burim i caktuar të jetë i lidhur drejtpërdrejt me besueshmërinë në burimin nga vjen kjo fe. Jo më kot Allahu i Madhëruar i parapriu zbritjes së fesë së tij mbi Muhamedin (a.s) me imunizimin e tij në aspektin e moralit dhe vlerave, siç shprehet vetë Profeti Muhamed (a.s): “Më ka edukuar Zoti im dhe e ka përsosur edukimin tim”. Kjo deklaratë profetike bazohet tek targeti hynor për të: “Në të vërtetë ti je në nivelin më të lartë të moraleve”. Kështu që një rol të madh në pranimin e kësaj pune ka luajtur besimi që kishin njerëzit në devotshmërinë, besën, besnikërinë dhe përgjegjësinë e imam Buhariut. Ky besim shprehet qartë në gjuhët e kolosëve me të mëdhenj të fushës së traditës profetike.

Imam Ahmedi (r.h) thotë: “Nuk ka nxjerrë Horasani si shembulli i Muhamed ibn Ismail el-Buhari”.

Kur imam Ali Ibn El-Medini u njoftua, se imam Buhariu kishte thënë: “Nuk e kam parë veten më të vogël para dikujt tjetër përveç Ali Ibn El-Medinit”, tha: “Lërini këto. Muhamed Ibn Ismaili nuk ka parë kënd tjetër si vetja e tij”.

Rexha El-Hafith ka thënë: “Buhariu është argument prej argumenteve të Allahut”.

Imam Muslimi kur u takua me imam Buhariun i tha: “Më lejo të të puth këmbët o mjeshtër i mjeshtrave, o zotëriu i dijetarëve dhe mjeku i hadithit”.

Salih Xhezere thotë: “Kur imam Buhariu vinte në Bagdat, 20 mijë nxënës mblidheshin në kuvendin e tij”.

Besimit të madh që kishin njerëzit tek devotshmëria, besa, besnikëria dhe përgjegjësia e Buhariut para Allahut i bashkangjitet në të njëtin nivel besimi që kishin në devocionin, besnikërinë, përgjegjësinë dhe saktësinë shkencore të vetë imam Buhariut.

Fakti që imam Buhariu e ka shkruat këtë libër në një periudhë kohore prej 16 vjetësh është një tregues shumë i fortë për pohimin e mësipërm.

Dy nga bashkëkohësit e imam Buhariut tregojnë, se së bashku me të, që në vegjëli,  mësonin tek të njëjtët dijetarë të Basras. Ndërsa të tjerët shkruanin ai vetëm dëgjonte.

Kjo gjë u bëri shumë përshtypje dhe e kritikuan. E pas një këmbëngulje të tyre ai ua vërtetoi, se gjithçka kishin shkruar ata, imam Buahriu i kishte mësuar përmendësh.

E kjo siguri i shtyu të korrigjojnë hadithet që kishin shkruar, në bazë të memories së tij.

E kush mund të dyshonte më tek përgjegjësia dhe saktësia shkencore  e imam Buhariut pas suksesit të tij të bujshëm ndaj provës së hollë të dijetarëve të Bagdadit me 100 hadithet e përmbysura dhe të shkapërderdhura.

Kjo përgjegjësi shkencore ishte forcë e mishëruar tek imam Buhariu me atë para Allahut të Madhëruar.

Imam Buhariu pohon: “Nuk kam vendosur asnjë hadith në këtë libër, para se të lahem dhe të fal dy rekate”.

Madje ky fakt na bën të pohojmë, se burimi kryesor i përgjegjësisë dhe saktësisë shkencore është përgjegjësia para Allahut të Madh.

Kjo bindje i ka bërë dijetarët e kësaj fushe, t’i kristalizojnë këto dy përgjegjësi në dy kushte kryesore te pranimit të hadithit nga një transmetues i caktuar besueshmëria dhe saktësia apo të dyja këto kushte ishin mishëruar në nivelin më të lartë te vetë imam Buhariu.

Përsa i përket kategorisë së dytë të faktorëve që ndikuan në përhapjen në masë të këtij libri, ajo konsiston në specifikat e metodës së ndjekur nga Imam Buhariu në formulimin  e këtij libri.

Këto specifika janë shumë më të gjëra sesa të përfshihen në këto minuta të numëruara. Megjithatë kushtet garantuese dhe imunizuese që ka vendosur imam Buhariu për pranimin transmetimit të një hadithi dhe transmetuesit të tij rrezatuan fuqishëm dhe pozitivisht, si në pranimin e këtyre haditheve, po ashtu edhe në ndjekjen e kësaj metode model nga shumë dijetarë të tjerë.

Ky fakt më shumë se çdo gjë tjetër nxjerr në pah vlerën e argumentit në Islam. Kjo do të thotë, se Islami ashtu siç është i interesuar për dijen po në të njëjtin nivel është i interesuar për burimin se nga vjen kjo dije. Madje dija e vërtetë nuk mund të përfytyrohet pa argumentin e saj.

Mrekullia nuk qëndron vetëm te kjo risi shkencore islame – pra zinxhiri i transmetimit – por edhe tek fakti se për herë të parë në historinë botërore zinxhiri i transmetimit u fut në përdorim për studimin e referencave të ndryshme historike, filozofike, sociale etj, gjë që filloi para imam Buhariut.

Vendosja e hadithit të nijetit në krye të këtij libri përbën në vetvete një vlerë edukative e metodiko-shkencore shumë të madhe, sepse dija e keqmotivuar apo e pa motivuar jo vetëm që nuk i ka sjellë ndonjë dobi njerëzimit, por shpesh e ka dëmtuar rëndë. Vetëm motivimi i saktë i dijes i jep garanci vazhdimësisë së ekzistencës dhe dobisë së saj.

Një karakteristikë tjetër shumë specifike e kësaj metode, që i ka garantuar këtij libri pranimin nga kategoritë kryesore të dijetarëve islam, është bashkimi dhe mishërimi mes hadithit dhe fik’hut apo të kuptuarit dhe të perceptuarit objektiv të tij.

Mënyra e përzgjedhjes së titujve të kapitujve nga ana e imam Buhariut është tregues i fortë i pohimit të mësipërm. Këta tituj, të cilët janë pjesë apo copëza të një prej haditheve të kapitullit, përfaqësojnë në vetvete boshtin dhe objektivin, rreth të cilit sillen këto hadithe.

Pra që në momentin e parë imam Buhariu të mundëson, që të njihesh me thelbin e këtyre haditheve dhe objektivin e tyre. Kjo metodë i nevojitet sot teologut dhe ftuesit musliman më tepër se kurdoherë tjetër.

Përcjellja e dijes duke iu referuar objektivave të saj dhe realizimi i ftesës islame duke pasur parasysh objektivat sheriatikë lehtëson rrënjësisht këtë përgjegjësi në të dyja dimensionet e saj, atë të përcjelljes së kësaj dije dhe atë të përthithjes dhe përqafimit të saj. Mentaliteti racionalo – shkencor dhe karakteri materialist – pragmatik, bashkëkohor, me të cilin ndeshet vazhdimisht teologu dhe ftuesi islam, nuk pranon metodë tjetër përveç kësaj metode kuranore dhe profetike të mishëruar fortë bukur tek metoda e ndjekur nga imam Buhariu në këtë libër.

Imam Is’hak Ibn Rahovejhi nuk mund të linte pa përmendur këtë specifikë themeltare të karakterit shkencor të imam Buhariut, të reflektuar ndjeshëm në metodën e tij.

Ai u thoshte studiuesve të hadithit: “Merreni hadithin nga ky djalosh, sepse nëse do të kishte jetuar edhe në kohën e Hasan Basriut, njerëzit do ia kishin pasur nevojën për shkak të njohjes së tij të thellë të hadithit dhe të fik’hut”. Një person e pyeti imam Kutejbe Ibn Seidin për Buhariun. Ai e uli kokën pastaj e ngriti drejt qiellit dhe tha: “O njerëz unë kam studiuar hadithin, po ashtu edhe fik’hun. Kam ndenjur me dijetarët e fik’hut, me asketët dhe adhuruesit, por që kur kam rënë në mendtë e mia, nuk kam njohur si Muhamed Ibn Ismail El-Buhari”.

Në mbyllje, duke iu referuar hyrjes së kësaj fjale, ku u theksua vlera e traditës profetike, mendoj se teologu dhe ftuesi shqiptar, po ashtu edhe lexuesi i thjeshtë, me këtë shërbim serioz që i është bërë këtij libri është pajisur me një mundësi tjetër të madhe, për të përvetësuar dhe përthithur këto perla profetike në formë më të lehtësuar dhe më të kapshme për këdo. I lutem të Madhit Allah, që këtë punë ta pranojë dhe ta bëjë burim drite dhe udhëzimi për të gjithë njerëzit, si dhe t’iu mundësojë autorëve dhe mbështetësve të saj suksese te mëtejshme e të pranuara.

Ue salallahu ala sejjidina Muhamed ue ala alihi ue sahbihi ue selim.

Autor: Sabaudin Jashari

By: ardhmëriaonline.com

Një ngjarje të cilën nuk e harroj
Nga kujtimet e Shejh Kardavit (Allahu e mëshiroftë):

Nga ngjarjet e paharrueshme në fushën e thirrjes islame është ajo që më ndodhi në një prej muajve të Ramazanit. Në atë kohë isha me pushime verore dhe qëndroja në fshat. Vëllezërit nga Tanta më dërguan  në Kefr Shejh që të mbaja hutben e xhumasë në një prej fshatrave të asaj zone, dhe se njëri prej tyre do të më priste në stacionin e autobusëve që vinin nga Mehal-la në Kefr Shejh.

U ngrita herët për të udhëtuar drejt Mehal-lës, pastaj të shkoja në stacionin e autobusëve që shkonin për në Kefr Shejh, për të marrë njërin prej tyre drejt atij qyteti. Ashtu edhe ndodhi. Arrita në stacion dhe gjeta një nga vëllezërit; më pas hipëm në një autobus tjetër drejt një fshati pranë “Sakhasë”. Vapa ishte shumë e madhe dhe kulloja në djersë, por në rininë tonë nuk ua vinim veshin këtyre vështirësive të vogla; madje pothuajse nuk i ndienim siç i ndienin të tjerët.

Mbajta hutben në fshatin që ishte mbledhur i tëri për këtë rast, dhe më pas mbajta një fjalë të shkurtër pas namazit. Pastaj kërkuam leje për t’u larguar, sepse nuk kishte vend për mikpritje, ishim në Ramazan. Banorët e fshatit më kërkuan të qëndroja deri në iftar, por kërkova ndjesë. Emrin e këtij fshati e kam harruar; ai ishte pjesë e qarkut të Kefr Shejhut.

Më pas vëllai që më shoqëronte më tha: mund të kthehesh në Kefr Shejh dhe të marrësh prej andej autobus për në Mehal-la, ashtu siç erdhe, ose mund të hipësh trenin e Deltës nga këtu, nga Sakha, drejt Mahal-lës drejtpërdrejt. E pyeta: sa kushton bileta nga këtu në Mahal-la? Më tha: po pyesim. Pyeti dhe më tha: kushton gjashtë kurush. I thashë: falënderimi i qoftë Allahut. Sepse e gjithë shuma që kisha me vete ishte gjashtë kurush e gjysmë. Thashë me vete: po udhëtoj drejt Mehal-lës dhe Allahu bën çfarë të dojë, sepse nga shtëpia kisha dalë me gjithë paratë që zotëroja në atë kohë.

Duhej që vëllezërit nga Tanta të më dërgonin shpenzimet e këtij udhëtimi, sepse unë isha student, jo punonjës. Por duket se ata u mbështetën te vëllezërit e Kefr Shejhut, dhe vëllezërit atje (në Kefr Shejh) u mbështetën te ata që ishin në Tanta, ndërsa unë mbeta në mes. Vëllai që më shoqëroi nga Kefr Shejhu ishte krejtësisht i pavetëdijshëm për këtë çështje.

Hipa në trenin e Deltës nga stacioni i Sakhasë. Ishte një tren i vogël dhe i ngadaltë, për të cilin njerëzit bënin shaka duke thënë: mund t’i bësh shenjë me dorë dhe ai ndalon për ty!

Treni i ngadaltë mbërriti në qytetin e Mehal-lës pak para perëndimit të diellit. Mendova të shkoj te një i afërm që banonte në Mehal-la, që të haja iftar tek ai dhe të merrja prej tij shpenzimet e udhëtimit për në fshatin tim, Saft. Më kishte marrë vetëm një herë më parë në shtëpinë e tij, dhe me sa mbaja mend shtëpia e tij ishte pranë xhamisë “Teube”.

Shkova në atë lagje dhe, pranë xhamisë, e përshkova zonën majtas e djathtas, duke u përpjekur të gjeja shtëpinë ose të paktën ndonjë shenjë për të, por nuk ia dola. U thirr ezani i akshamit dhe nuk pata rrugë tjetër veçse të shkoja në xhami për të falur namazin e akshamit dhe iftarin e çela me ujë, pa ngrënë asgjë se në fakt nuk kisha =farë të haja.

Më pas shkova në selinë e vëllezërve në Mehal-la. Pas pak erdhën disa prej tyre, më përshëndetën dhe porositën për mua një pije me gaz për ta pirë. Po si të pija, kur barku im ishte bosh dhe stomaku i uritur? Desha t’u thosha se ende nuk kisha ngrën iftar, por më pengoi turpi – një cilësi e lindur tek unë.

Sahabët e kanë përshkruar Profetin (a.s) se ishte më i turpshëm se një vajzë e virgjër në dhomën e saj. Ky moral profetik ishte ai që më pengoi t’u tregoja vëllezërve se isha me bark bosh, pas një dite të ngarkuar me lodhje udhëtimi, vapë të madhe dhe vështirësi rruge. Po ky turp më pengoi edhe që t’i kërkoja shoqëruesit tim në Kefr Shejh të më paguante biletën e udhëtimit nga Sakha në Mehal-la, siç e kërkon rregulli,  e bëra  këtë që të mos dukesha si dikush që përfiton materialisht nga thirrja islame.

U përpoqa ta mposht turpin tim dhe t’u kërkoja vëllezërve në degën e Mehal-lës shpenzimet e udhëtimit për në Saft – që ishin dy kurush – por nuk munda; turpi im ishte më i fortë se nevoja ime. Dhe lidhja ime me ndonjërin prej tyre nuk ishte e fortë në atë kohë.

I përshëndeta vëllezërit dhe dola në rrugë, i vendosur që ta përshkoja në këmbë distancën prej njëmbëdhjetë kilometrash, nëse nuk gjeja dikë që të më merrte me vete për hir të Allahut.

Në një zonë që quhej “Esh-Shun”, në periferi të Mehal-lës, u përpoqa të gjeja ndonjë shofer që të më merrte me vete, veçanërisht pasi kisha një takim të rëndësishëm në fshat pas namazit të teravive.

I bëra shenjë dy kamionëve transporti dhe ata nuk u ndalën. Një burrë e vuri re këtë, dhe duke parë se unë mbaja xhybe dhe çallmë, më pyeti: pse nuk hipën? I thashë me sinqeritet: nuk kam me vete pagesën e udhëtimit. Më pyeti: sa është? I thashë: dy kurush. Ai tha: ja ku i ke. I thashë: Allahu të shpërbleftë me të mira, ma lehtësove brengën.

U ktheva në fshat shumë i uritur, dhe gjëja e parë që bëra ishte të haja. Por isha shumë i vendosur të merrja pjesë në takim, ndaj lodhja e ditës nuk më pengoi për punën e natës.

Takimi ishte i rëndësishëm, sepse aty po konsultoheshim për themelimin e një dege të Vëllezërve Muslimanë në Saft Terab. Ishte paraparë që kjo degë të lindte pikërisht atë natë të bekuar të Ramazanit, por për disa rrethana u vonua. Më pas, dega u themelua nga  disa të rinj të sinqertë të qytetit.

Përktheu: Elton Harxhi

Ne dhe thirrja
Tema e thirrjes islame është e gjatë dhe e ndërlikuar, pasiqë thirrja e njerëzve për tek Allahu i Lartësuar është nga veprat më madhështore  dhe nga adhurimet më të vlefshme. Ajo është detyrë e profetëve dhe e të dërguarve, dhe për këtë Allahu i Lartësuar ka zgjedhur për ta kryer atë njerëz të nderuar, profetë dhe dijetarë dhe ata që ndoqën rrugën e tyre deri në Ditën e Kiametit.

Ibn Kajjimi (r.h) thotë: “Thirrja te Allahu i Lartësuar është detyrë e të dërguarve dhe e pasuesve të tyre.”

Allahu i Lartësuar e urdhëroi Pejgamberin tonë, Muhamedin (a.s), që të kryente detyrën e thirrjes: “O ti i mbështjellur! Ngrihu dhe paralajmëro!”[1]Pra, thirrja kërkon përpjekje, veprim, aktivitet, sakrificë dhe përkushtim.

Thirrësi është ai që shkon te njerëzit dhe u afrohet atyre. Allahu i Lartësuar përmend për banorët e Zjarrit:

“A nuk ju ka ardhur paralajmërues?” Ata thanë: Po, na ka ardhur paralajmërues.”[2] Kjo tregon se thirrësi jep, përpiqet, lodhet dhe angazhohet derisa thirrja e tij të arrijë te njerëzit.

Thirrësi duhet të jetë i shpejtë në veprim, me energji të madhe dhe me vendosmëri të sinqertë:

“Dhe erdhi një njeri nga skaji i qytetit duke vrapuar, tha: O populli im, ndiqni të dërguarit!”[3] Në gjuhën arabe, “vrapimi” tregon përpjekje të madhe; sikur thirrësi nxiton drejt popullit të tij që të mos bien në zjarrin që i ka rrethuar.

Ajetet që nxisin thirrjen janë të njohura; madje, ajetet që flasin për thirrjen te Allahu dhe nxitjen ndaj saj janë më shumë se ato për Haxhin dhe agjërimin, të cilët janë dy nga shtyllat e Islamit. Sot, njerëzit janë ngadalësuar jashtëzakonisht shumë në raport me thirrjen e njerëzve te Allahu.

Nga hadithet për nxitjen e thirrjes është fjala e Pejgamberit (a.s ): “Transmetoni nga unë, qoftë edhe vetëm një ajet” dhe “Kush udhëzon te e mira, ka shpërblimin si i cili e kryen atë”[4]

Jeta dhe biografia e Pejgamberit (a.s), në fjalë dhe vepër, është një thirrje te Allahu. Ai ngjiti Safan, ftoi gjatë sezonit të Haxhit, shkoi në Ta’if, emigroi në Medinë, duke na lënë mbi rrugën e qartë.

Një fakt interesant është se disa xhinde – këtë temë – e kanë më kuptuar më mirë se disa njerëz, siç tregojnë ajetet në Suret Xhin: “Atëherë thanë: Ne dëgjuam një Kuran të mrekullueshëm, që udhëzon te e drejta, dhe i besuam atij.”[5] Ky ishte hapi i tyre i parë; pastaj vijoi thirrja dhe veprimi, dhe më pas ata u kthyen te populli i tyre për t’i paralajmëruar: “O populli ynë! Përgjigjuni thirrësit të Allahut dhe besoni në të!”[6] Shikoni përkushtimin në thirrjen te Allahu dhe kryerjen e detyrës fetare nga ata o njerëz!

Prej mëshirës së Allahut është se kur njeriu thërret dikënd për të bërë një të mirë apo për t’u frenuar nga ndonjë e keqe, shpërblehet si ai që e vepron atë pa ju pakësuar aspak në shpërblim. Nëse i thoni dikujt të falë namaz, keni shpërblim si ai që falet; nëse flisni për shpenzimin dhe dikush shpenzon, keni shpërblim si ai që ka shpenzuar; dikush shkon në Haxh,  dhe ju keni kontribuar duke e orientuar dhe ndihmuar për këtë, e ti do të shpërblehesh njëlloj si ai.

Sot, mjafton të shikoni veprimtarinë e të krishterëve dhe shifrat e frikshme të predikimit të tyre për të kuptuar se ata punojnë ndërsa ne flasim! Dhe më bën habi kur flasim për këtë!

Nëse shihni përhapjen e bindjeve të kota dhe sekteve në çdo cep, dijeni se pas tyre qëndrojnë njerëz që punojnë dhe sakrifikojnë. Për shembull, ato ide që kanë hyrë në disa vende islame, si socializmi dhe komunizmi, janë pas veprës së këtyre njerëzve. Dashuria për fenë dhe qëllimi i sinqertë nuk mjafton pa veprim.

Unë kam lexuar dikur në një gazetë se një adhurues i sportit kishte rrezikuar shtëpinë e tij me një milion rijal për klubin e tij të preferuar! Ai e donte klubin dhe punonte për të. Ne e duam fenë tonë, por çfarë kemi bërë ne për ta përhapur atë?!

Përktheu: Elton Harxhi

[1] – Sure Muddethir: 1-2.

[2] – Sure Mulk: 8-9.

[3] – Sure Jasin: 20.

[4] – Muslimi.

[5] – Sure Xhin: 1-2.

[6] – Sure Ahkaf: 31.

Sejjid Kutbi… mendimtari islam, dëshmori i thirrjes, edukimit, kulturës dhe mendimit
Shkrimtari i madh, thirrësi mendimtar, luftëtari i palëkundur, zotëruesi i pendës rrjedhshme dhe i stilit të lartë: Sejjid Kutb Ibrahim Husejn Shadhili (1324–1386 hixhri, 1906–1966).

Nëse më pyet: Kush është Sejjid Kutbi? Unë them: Vërtet Sejjid Kutbi është një nga burrat e mëdhenj të umetit tonë, në historinë tonë moderne dhe bashkëkohore. Ai është një mysliman i madh, nëse madhështinë e masim me shkallën e njerëzimit. Ai është një shkrimtar i madh, nëse madhështinë e masim me shkallën e krijimtarisë në letërsi dhe kritikën letrare. Ai është një thirrës i madh, nëse madhështinë e masim me forcën e ndikimit në thirrje dhe udhëzim. Ai është një dijetar dhe mendimtar i madh, që ka ndikimin e tij në shkencë dhe mendim, nëse madhështinë e masim me shkallën e pavarësisë në mendim dhe origjinalitetin në shkencë. Ai është gjithashtu një mysliman i madh, nëse madhështinë e masim me sakrificën dhe flijimin në rrugën e Allahut.

Na mjafton që ky burrë ia dha qafën dhe gjakun e tij si shpërblim për thirrjen në të cilën besonte. Dhe unë besoj se ai ishte i sinqertë në thirrjen e tij, qoftë qëllimi i tij i drejtë apo me gabime, ai ishte i sinqertë. Unë mendoj se ai është nga ata për të cilët vlen fjala e Allahut të Lartësuar: “Thuaj: Vërtet namazi im, adhurimi im, jeta ime dhe vdekja ime janë për Allahun, Zotin e botëve. Ai nuk ka shok, dhe kështu jam urdhëruar, dhe unë jam i pari prej myslimanëve.”[1]

Anëtarësimi i Sejjid Kutbit tek “Vëllezëria Myslimane”:

Ndër gjërat që tërhoqën vëmendjen e dëshmorit Sejjid Kutb për t’u anëtarësuar në organizatën e Vëllezërve Myslimanë ishin disa ngjarje që ndodhën në Amerikë, të cilat ai i pa me sytë e tij dhe e zgjuan për diçka që më parë nuk e kishte vërejtur. Në të vërtetë, Amerika festoi dhe kërcente e gëzuar për vdekjen e Hasan El-Bennës, ndërsa gazetat dhe revistat shkruajtën për vdekjen e armikut të parë të Perëndimit në Lindjen e Mesme!!

Ngjarja e dytë ishte takimi i tij me agjentin britanik të inteligjencës, “Xhon Hjuerth Dan”, në shtëpinë e këtij të fundit, ku “Dan” e paralajmëroi Sejjidin për “Vëllezërinë Myslimane” dhe për pasojat nëse ata do të merrnin pushtetin në Egjipt. Ai i dha informacione të sakta për organizatën dhe e nxiti atë që së bashku me intelektualë të tjerë egjiptianë të qëndronin kundër tyre. Në atë moment Sejjidi kuptoi vërtetësinë e thirrjes së Vëllezërve dhe armiqësinë e armiqve të umetit ndaj tyre. Në shtëpinë e këtij anglezi, Sejjid Kutbi (r.h) vendosi në brendësi të vet të bashkohej me “Vëllezërinë Myslimane”.

Ai u bë njëri prej tyre, madje një nga udhëheqësit e mendimit dhe të drejtimit brenda tyre, duke fituar besimin e udhëheqësit të tyre të përgjithshëm, i cili ia besoi drejtimin e “Departamentit të Përhapjes së Thirrjes” në organizatë. Po ashtu iu besua edhe drejtimi i redaksisë së revistës javore “Vëllezërit Myslimanë”, ku sekretar i redaksisë ishte shkrimtari i njohur islam, profesor Muhamed Fet’hi Osman.

Sejjid Kutbi zgjodhi me vullnet të plotë të anëtarësohej në thirrjen e Vëllezërve, sidomos pasi iu shuan shpresat tek udhëheqësit e revolucionit, tek të cilët fillimisht kishte varur ëndrra dhe shpresa, por ato u shpërndanë e u zhdukën, ashtu siç shprehet poeti i dashuruar:

Sikur unë sot nga Lejla,

jam si ai që përpiqet të mbajë ujin në dorë,

por i shpëton ndërmjet gishtave.

Takimi i tij me Ebu Hasan Nedeuiun:

Shejh Ebu Hasani u takua në Kajro me shumë dijetarë, thirrës dhe mendimtarë, dhe regjistroi për ta vërejtje të sakta në librin e tij që botoi pas kthimit me titull “Kujtimet e një udhëtari në Lindjen Arabe”. Ndër ata që u takua ishte edhe dëshmori Sejjid Kutbi, i cili mbeti i mahnitur prej tij dhe i shkroi një parathënie tjetër librit të tij “Çfarë humbi bota me rënien e myslimanëve?”, ku e vlerësoi librin dhe autorin e tij ashtu siç duhej dhe ia dha vendin që meritonte.

Takimet e mia me Sejjid Kutbin:

Pas anëtarësimit të profesor Sejjid Kutbit tek “Vëllezëria Myslimane”, ai u bë një prej udhëheqësve të mendimit dhe të drejtimit në këtë lëvizje, duke fituar besimin e udhëheqësit të tyre të përgjithshëm. Ai u ngarkua me drejtimin e “Departamentit të Përhapjes së Thirrjes” dhe me drejtimin e redaksisë së revistës javore “Vëllezëria Myslimane”.

Në këtë periudhë, profesor Sejjidi më ftoi që ta takoja. Shkova tek ai në redaksinë e revistës, dhe ai më tha se ishte caktuar në krye të Departamentit të Përhapjes së Thirrjes, dhe dëshironte ta ndërtonte atë mbi baza metodologjike të shëndosha. Ai më kërkoi që thirrësit e Vëllezërve ta ndihmonin, sepse pa bashkëpunimin e të gjithëve, sidomos të të rinjve premtues si unë, nuk do të mund ta arrinte atë që synonte.

I thashë: “Unë jam me ty në gjithçka që dëshiron, inshallah. Ne jemi ushtarët e tu në realizimin e shpresave të tua të mëdha për përhapjen e thirrjes në mënyrë shkencore.”

Ai tha: “E di se ligjëratat e së martës janë lënë tashmë në dorë të rastësisë. Çdo të martë ngrihet njëri prej vëllezërve dhe flet për çfarë t’i vijë në mendje, pa përgatitje e pa parapërgatitje. Është një ligjëratë spontane, e rastit. Një gjë e tillë nuk i ka hije një organizate të madhe e me traditë si Vëllezërit. Prandaj vendosa që këtë çështje ta organizojmë. Do të caktojmë disa thirrës, secili të marrë përsipër një muaj, ku do të mbajë katër ligjërata mbi një temë të përcaktuar më parë. Ai do të përgatisë materialin dhe ta paraqesë para vëllezërve, në mënyrë që ata të përfitojnë dije e kulturë, jo vetëm emocione.”

I thashë: “Është mendim i shkëlqyer.”

Pastaj ai më tha: “Dua të zgjedhësh njërën prej këtyre dy temave: e para është “Momente nga jeta profetike”, dhe e dyta “Moralet e Kuranit”. A i sheh të përshtatshme këto?”

I thashë: “Të dyja janë të përshtatshme, por unë zgjedh të dytën. Mendoj se kam diçka për të thënë që mund të jetë e dobishme, inshallah.”

Ai tha: “Në emër të Allahut, le të jetë ajo. Do të caktojmë muajin nëntor, pra gjatë vitit shkollor, inshallah.”

Por gjërat ndryshuan me një shpejtësi të habitshme, ndodhi ajo që ndodhi, dhe kur erdhi muaji nëntor i caktuar, ai më gjeti mua dhe vëllezërit e tjerë në burgun ushtarak. Njeriu planifikon, por Allahu vendos, dhe Allahu ka çështje të mëdha për krijesat e Tij.

Kjo ishte hera e dytë që e takova dhe bisedova vetëm me dëshmorin Sejjid Kutub (r.h). Hera e parë kishte qenë me kërkesën time. Unë isha i angazhuar me idenë e reformimit të Al-Az’harit, pasi e dija se ai ishte një institucion i madh shkencor e fetar, me ndikim në Egjipt, në gjithë botën islame, madje edhe mbi myslimanët jashtë botës islame. Shkatërrimi i Al-Az’harit do të ishte humbje e madhe për umetin, ndërsa reformimi i tij do të ishte përmirësim i gjendjes së tij. Që moti kishin thënë:

“O ju dijetarë,

o ajka e shoqërisë,

çfarë e ndreq ajkën,

kur vetë ajka prishet?”

Shkova te profesori Sejjid (r.h) dhe i paraqita idetë e mia për reformimin e Al-Az’harit, përmirësimin e programeve, ngritjen e dijetarëve të tij. Ia shpjegova në një takim të gjatë në shtëpinë e Vëllezërve në Hilmijë. Ai e lavdëroi përpjekjen time dhe orientimin reformues, më inkurajoi në një mënyrë që më gëzoi dhe më qetësoi shpirtin. Ai më dha edhe disa këshilla e udhëzime të rëndësishme nga fryti i leximeve dhe përvojave të tij në jetë.

Më kujtohet se kur i fola për filozofinë islame, më tha: “Në të vërtetë, ajo nuk është filozofi islame. Ajo është hije e filozofisë greke e përkthyer në arabisht, me disa shtesa që nuk ndryshojnë thelbin. Ne kemi nevojë për një filozofi që të shprehë të vërtetat e mëdha të Islamit, idenë e tij gjithëpërfshirëse për kozmosin, jetën dhe njeriun, duke treguar qartë përparësinë e këndvështrimit islam mbi të gjitha këndvështrimet dhe filozofitë e tjera – qofshin ato të feve të shpallura që u shtrembëruan, të feve idhujtare tokësore apo të filozofive njerëzore.”

Pas këtyre dy takimeve nuk më qe e shkruar që të ulesha sërish me të. Në verën e vitit 1964 isha në Kajro, kur ai u lirua nga burgu falë ndërhyrjes së presidentit irakian Abdu Selam Arif. Desha ta takoja pas lirimit të tij dhe shkova në shtëpinë e tij në Heluan, me shoqërinë e disa vëllezërve nga Az Az’heri. Fatkeqësisht nuk e gjetëm, dhe nuk na u dha më mundësia ta takonim sërish, sepse vitin pasardhës erdhi sprova e vitit 1965, ku ndodhi ajo që ndodhi. Falënderimi i qoftë Allahut në çdo gjendje.

Organizata “65”:

Organet e sigurisë së Abdul Naserit shpallën se kishin zbuluar një “organizatë të fshehtë” shumë të rrezikshme, të drejtuar nga “Sejjid Kutbi” dhe një grup i vogël i “Vëllezërisë Myslimane”. Kjo organizatë me numër të kufizuar anëtarësh dhe me mundësi të kufizuara – që në thelb merrej me vetëdijësim, kulturim dhe përgatitje mendore e shpirtërore – u ekzagjerua shumë nga aparatet e Abdul Naserit, të cilat e bënë “nga fara, një kodër” dhe “nga macja, një deve”, siç thotë fjala e urtë. Madje mendoj se këto organe e ekzagjeruan çështjen edhe para vetë Abdul Naserit, duke ia paraqitur atë në një formë të fryrë shumëfish më tepër nga realiteti, sikur ta shihte me një mikroskop zmadhues; e gjitha kjo për ta nxjerrë prej tij vendimin fatkeq për ndezjen e zjarrit të dhunës dhe torturës.

Ata u munduan t’i japin kësaj organizate të kufizuar një përmasë kërcënuese, duke thënë: se ajo planifikonte “të hidhte në erë digat e Kenaatrit El-Kheirijje”! A mendon vallë një njeri me mend të shëndoshë diçka të tillë? Çfarë do të fitonte nga kjo veç shkatërrimit dhe mjerimit? Nëse do të synonte të merrte pushtetin në vend, si do ta shkatërronte atë përpara se ta kontrollonte?

Po ashtu, u përhap se ata kishin planifikuar të vrisnin “Ummu Kulthumin”! A do ta mendonte një gjë të tillë dikush me një grimcë arsyeje? Çfarë krimi kishte bërë Ummu Kulthumi që të meritonte një ndëshkim të tillë? A mund të mendohet se një njeri i arsyeshëm do të vriste një artiste të dashur nga populli egjiptian – madje nga e gjithë bota arabe – duke e ekspozuar veten ndaj mllefit popullor, pa kurrfarë arsyeje?

Qeverisë i erdhi në ndihmë aparati i saj i fuqishëm propagandistik – pasi dihet se të gjitha gazetat në Egjipt ishin “shtetëzuar” dhe ishin bërë pronë e shtetit – të shkruara, të dëgjuara dhe të shikuara. Ato ishin zëdhënësit e saj, mbrojtësit e saj dhe sulmuesit e kundërshtarëve, duke qenë në gjendje ta orientojnë opinionin publik nga ana e qeverisë. Për më tepër, kundërshtari nuk kishte asnjë mjet mediatik për t’u mbrojtur, qoftë edhe minimalisht.

Kjo fushatë filloi me arrestimin e profesor Muhamed Kutbit më 30 korrik 1965, pastaj arrestimin e profesor Sejjid Kutbit më 9 gusht të po atij viti. Pas kësaj, hordhitë e Abdul Naserit u lëshuan duke arrestuar mijëra anëtarë të “Vëllezërisë Myslimane”. Vetë Abdul Naseri më vonë u mburr se kishte arrestuar tridhjetë mijë vetë për gjysmë ore!

Vërejtje mbi dy çështje të rëndësishme:

Dua të sqaroj këtu dy gjëra:

E para: Grupi i “Vëllezërisë Myslimane”, që në atë kohë kryesohej nga profesori Hudejbi, nuk e ka themeluar këtë organizim, dhe nuk është përgjegjës për të. Përkundrazi, përgjegjësia bie mbi numrin e kufizuar të atyre që e kanë thirrur dhe e kanë organizuar. Është padrejtësi t’i ngarkohet një grupi të madh si “Vëllezërisë Myslimane” barra e një pakice të kufizuar brenda saj, e cila nuk iu përmbajt vijës së saj dhe nuk mori leje nga udhëheqësi i saj i përgjithshëm. Për më tepër, grupi i “Vëllezërisë Myslimanë” nuk ekzistonte ligjërisht, pasi ishte i shpërndarë zyrtarisht, prandaj nuk lejohet që ndonjë vepër t’i atribuohet asaj. Individët duhet të mbajnë përgjegjësi për atë që kanë bërë si persona të veçantë.

E dyta: Gjërat që ata përmendën si akuza ndaj këtij organizimi – edhe nëse supozojmë se janë të sakta – asgjë prej tyre nuk është zbatuar realisht në terren. Është thënë se disa prej tyre i kanë shkruar vetëm në një fletë, duke i konsideruar si mendime që po i shqyrtonin, ose si propozime që mund t’ua paraqisnin të tjerëve, ose diçka të ngjashme. Ndërsa njeriu, fetarisht dhe ligjërisht, pyetet vetëm për atë që e ka bërë realisht, ose për atë që e ka filluar dhe ka ndërmarrë hapa për ta zbatuar. Ndërsa bisedat e brendshme të shpirtit, mendimet dhe imagjinatat që i kalojnë në mendje, nuk merren në llogari as nga feja dhe as nga ligji. Në hadithin e saktë thuhet: “Allahu ia ka falur umetit tim ato që u kalojnë nëpër mend, përderisa nuk e zbatojnë dhe nuk e shprehin me fjalë.”

Për çfarë u gjykua Sejjid Kutbi?

E vërteta është se Sejjid Kutbi dhe organizimi i tij nuk u gjykuan për “vepra të rrezikshme” që kishin kryer, por të dy u gjykuan për “idetë e rrezikshme” që ai kishte përqafuar ose që thërriste njerëzit drejt tyre. Po të ishin të drejtë dhe të guximshëm, ata duhej të thoshin: “Ne e gjykuam këtë njeri – madje e dënuam me vdekje – për shkak të ideve të tij, jo për shkak të veprave të tij.”

E çuditshme është se idetë e Sejjid Kutbit i gjykonte një oficer me kulturë të kufizuar, me pak dije e furnizim në fushën e dijes e mendimit, edhe pse ishte gjeneral në ushtri. Nëse do të ishte e nevojshme të gjykohej mendimi i Sejjid Kutbit, atëherë duhej t’i formohej një komision prej dijetarësh e mendimtarësh të mëdhenj, që ta diskutonin me të atë ku kishte arritur.

Sejjid Kutbi u gjykua për librin e tij më të rrezikshëm, “Shenjat në Rrugë”, sepse aty përqendrohen idetë e tij kryesore për ndryshimin që kërkonte. Edhe pse origjina e tyre ishte marrë nga tefsiri i tij “Në hijen e Kuranit”, në botimin e dytë dhe në pjesët e fundit të botimit të parë.

Nga libri ishte botuar vetëm një numër i kufizuar ekzemplarësh në botimin e parë që e botoi “Mektebe Vehbe”, por pasi Sejjid Kutbi u dënua me vdekje dhe fitoi shehidllëkun, libri filloi të botohej në të gjithë botën me dhjetëra mijëra kopje. U vërtetuan fjalët e tij: “Fjalët tona do të mbeten kukulla prej dylli, pa shpirt dhe pa jetë, derisa të vdesim për to; atëherë ato marrin shpirt dhe u shkruhet jeta.” Pra, ata në të vërtetë nuk i kundërshtuan idetë e tij, por përkundrazi kontribuan fuqishëm në përhapjen dhe shpërndarjen e tyre!

Dënimi me vdekje:

Sejjid Kutbi u gjykua përpara një “gjykate ushtarake”, e përbërë nga oficerë të lartë. Dhe me të vërtetë është për t’u habitur që një ushtarak – sado përvojë apo dije të kishte – të gjykojë një personalitet të madh si Sejjid Kutbi: shkrimtar, poet, kritik, dijetar, thirrës dhe mendimtar!

Në fund të gjykimit, të cilin e ndoqën shumë njerëz në çdo vend, njerëzit mbetën të habitur nga dënimi me vdekje i tre të akuzuarve: Sejjid Kutbit, Muhamed Jusuf Huvashit dhe Abdu-l-Fettah Ismailit, ndërsa të tjerët morën dënime të ndryshme.

Gjaku i Sejjid Kutbit dhe i dy shokëve të tij do të mbetet mallkim mbi ata që e derdhën pa të drejtë dhe do t’i ndjekë ata, derisa fati të hakmerret mbi tiranët e padrejtë dhe t’i përgjigjet lutjes së të shtypurve, të cilën Allahu e ngre mbi re, ia hap dyert e qiellit dhe thotë: “Pasha Madhështinë Time, do të të ndihmoj, qoftë edhe pas një kohe.”

Pjesëmarrja ime në demonstratën e Amanit kundër ekzekutimit të Sejjid Kutbit:

Pas ekzekutimit të dënimit me vdekje të dhënë nga gjykata ushtarake në Egjipt, Xhemal Abdul Naseri hodhi poshtë të gjitha thirrjet dhe ndërmjetësimet që i kishin ardhur nga vendet arabe dhe myslimane.

Kjo ngjarje pati jehonë të gjerë në mbarë botën, veçanërisht mes aktivistëve të fushës islame dhe të interesuarve për çështjen islame, sidomos mes “Vëllezërisë Myslimane” jashtë vendit, të cilët u tronditën rëndë nga kjo ngjarje. Vëllezërit në “Aman” vendosën të organizonin një marshim të madh proteste në një ditë të caktuar.

Unë u përpoqa të merrja pjesë personalisht në këtë marshim, kështu që udhëtova nga Halili (Hebroni) – ku po qëndroja atë verë – drejt Amanit, për t’u takuar me vëllezërit atje dhe për të kontribuar me ta në ngritjen e parullave që denonconin padrejtësinë dhe tiraninë, që thërrisnin mallkimin mbi tiranët dhe zullumqarët, dhe që kërkonin hakmarrje për dëshmorin e pafajshëm. Pas pjesëmarrjes në marshim, u ktheva në Halil, për t’u përgatitur për hytben e së ardhshmes së Xhumasë, e cila më kujtohet se ishte në xhaminë e Halil Ibrahimit.

Një ndalesë me dëshmorin Sejjid Kutbin

Nuk ka dyshim për asnjë studiues të paanshëm, as për asnjë vëzhgues të drejtë, se Sejjid Kutbi ishte një mysliman i madh, një thirrës i shquar, një shkrimtar i aftë dhe një mendimtar i dalluar; se ai ishte burrë që iu përkushtua fesë së tij pa asnjë hije tjetër, ia dorëzoi fytyrën vetëm Allahut, dhe bëri që namazi i tij, kurbani i tij, jeta dhe vdekja e tij të ishin për Allahun, Zotin e botëve, pa i bërë Atij shok.

Nuk ka as dyshim për sinqeritetin e Sejjid Kutbit ndaj idesë që ai besoi, as për zjarrin e pasionit të tij për të dhe përkushtimin e plotë ndaj saj. Ai e vuri kokën e tij mbi pëllëmbë dhe e ofroi shpirtin e tij lirshëm për hir të saj.

Nuk ka dyshim gjithashtu se ai kaloi vitet e fundit të jetës së tij në burg, duke e ndriçuar dhe shpjeguar idenë e tij me penën e tij krijuese, me gjuhën e tij të ëmbël dhe me stilin e tij tërheqës. Po kështu, nuk ka dyshim se librat e tij i japin lexuesit një ngarkesë shpirtërore dhe emocionale të fuqishme, të ngrohtë dhe nxitëse, e cila e zgjon nga përgjumja dhe e lëviz nga qëndrimi i ngurtë, për shkak të nxehtësisë dhe sinqeritetit që mbartin.

Kjo ide ishte përfundimi i zhvillimit të tij intelektual dhe shkencor, pas një jete të mbushur me krijimtari në fushën e letërsisë dhe kritikës, si dhe në fushën e thirrjes islame dhe mendimit. Dhe kushdo që dëshiron ta kuptojë Sejid Kutbin, duhet të njihet me etapat e jetës dhe të zhvillimit të tij, derisa të kuptojë gjendjen përfundimtare ku arriti.

Etapat e jetës së Sejid Kutbit:

Së pari: Faza e letërsisë dhe kritikës:

Hera e parë kur u shfaq Sejid Kutbi, ai u shfaq si poet, e më pas si kritik letrar. Ai ishte poet i ndjeshëm, i hollë në ndjenja, i mbushur me emocione. Kritikët e llogarisnin pjesë të “drejtimit romantik” në poezi, saqë Dr. Muhamed Menduri e renditi atë në grupin “Apollo”, të njohur për orientimet e tij romantike.

Në prozë, ai i përkiste “Shkollës së Akadit”, dhe Akadi përfaqësonte “shkollën liberale” dhe mendimin e lirë. Asokohe ende nuk ishte shfaqur qartë prirja e tij islame që u pasqyrua në shkrimet e mëvonshme. Përfaqësues i “shkollës islame” në letërsi ishte Mustafa Sadik Rafii. Ndërmjet këtyre dy drejtimeve kishte një përplasje të ashpër, ku arma ishte pena, dhe fusha e betejës ishin revistat letrare si “Er risala” dhe “Eth thakafa”, si dhe librat letrarë. Rafii e sulmoi Akadin në artikuj që më vonë u mblodhën në librin “Ales-Suffud”. Në këtë periudhë, Sejjid Kutbi ende nuk kishte një qasje të qartë islame, edhe pse ishte diplomuar në “Darul-Ulum” dhe kishte qenë bashkëkohës i Hasan el-Benas, të cilin e njohu dhe thirrjen e tij vetëm pas shehidllëkut të tij.

Profesori Mahmud Abdul Halim përmend në librin e tij “Vëllezëria Myslimane”… Ngjarje që bënë historinë një rast në lidhje me Sejjid Kutbin në këtë periudhë, të cilin unë ende e shoh me dyshim: se ai kishte shkruar një artikull në gazetën “Al-Ahram” në mbrojtje të “lakuriqësisë”, duke e quajtur atë si pjesë të lirisë personale, ngjashëm me atë që shkruajnë predikuesit e amoralitetit. Ky është një ton i çuditshëm për ecurinë e Sejjid Kutbit, sepse – sa dimë – ai nuk ishte kurrë në asnjë periudhë të jetës së tij thirrës i shthurjes. Shpresoj që studiuesit e rinj të hulumtojnë dhe të zbardhin saktësisht këtë ngjarje dhe çfarë qëndron pas saj.

Kjo fazë e jetës së tij u kurorëzua me dy vepra të mëdha të letërsisë së pastër, ku Sejid Kutbi nuk imitoi askënd, por krijoi një stil të vetin:

“Bazat e kritikës letrare”, që – sipas historianëve të letërsisë arabe – ishte një punim i shquar, megjithëse nuk mori vlerësimin që meritonte, ndoshta për shkak të kalimit të autorit në fushën e thirrjes islame, duke u renditur tashmë mes thirrësve e jo mes letrarëve e kritikëve.

Shërbimi i tij origjinal për Kuranin dhe mrekullinë e tij gjuhësore, me një metodë të paprecedentë, që u përfaqësua në dy librat e tij të mrekullueshëm:

Ilustrimi artistik në Kuran

Panorma e Kiametit në Kuran

Libri i parë paraqet teorinë, ndërsa i dyti shërben si aplikimi i saj.

Këto dy libra përbëjnë hyrjen ose urën e lidhjes me fazën e ardhshme: fazën e thirrjes islame

Së dyti: Faza e thirrjes islame

Faza e dytë në jetën e Sejjid Kutbit është faza e thirrjes në Islam; si besim dhe sistem jete që vendos drejtësinë shoqërore në tokë, largon padrejtësitë mes njerëzve dhe mbron të drejtat e të varfërve dhe të dobëtve, me dy mjete kryesore: ligjshmërinë juridike dhe udhëzimin moral.

Ky zhvillim kishte parathënie dhe shenja, ndër to: interesimi i tij për çështjen e padrejtësive shoqërore në Egjipt, sundimi i feudalizmit shtypës në fshatra, kapitalizmi shfrytëzues monopolist në qytete mbi ekonominë egjiptiane, dhe humbja e fshatarëve dhe punëtorëve – që përbënin shumicën e egjiptianëve – mes shtypjes së këtyre dhe sundimit të atyre.

Ky orientim u shfaq qartë në pjesëmarrjen e tij në revistën “Mendimi i Ri”, e cila merrej me këtë aspekt shoqëror dhe nuk zgjati shumë. Ne e kemi përmendur këtë në pjesën e tretë të kësaj serie, në librin tonë “Djali i fshatit dhe libri… portrete jete dhe udhëtimi”. Ndoshta dy librat e tij të mëparshëm në shërbim të shpjegimit kuranor ia hapën rrugën që të shihte “përmbajtjet” e mëdha reformuese që përmbante Kurani, edhe pse studimi i tij fillimisht ishte i përqendruar tek forma dhe stili.

Libri i parë që iu shfaq në këtë fazë ishte “Drejtësia Shoqërore në Islam”, ku ai trajtoi temën në mënyrë metodologjike, duke sqaruar bazat e drejtësisë shoqërore në Islam. Edhe pse shejh Gazaliu (r.h) kishte meritën e pararendësit në trajtimin e këtyre çështjeve në artikujt që botonte në revistën “Vëllezëria Muslimane”, të cilat më pas i mblodhi në librat: “Islami dhe gjendjet ekonomike”, “Islami dhe metodat socialiste”, dhe “Islami; shpifjet ndaj tij mes komunistëve dhe kapitalistëve”. Por këto libra nuk ishin të shkruara me metodologjinë që përdori Sejjid Kutbi, pasi në origjinë ishin artikuj që ndriçonin aspekte të rëndësishme në këtë fushë shoqërore dhe ekonomike të Islamit.

Nuk ka dyshim se dëshmori Sejjid Kutbi përfitoi nga librat e Gazaliut, edhe pse nuk i mori fjalë për fjalë, por huazoi shumë ide. Për këtë arsye, në botimin e parë të librit të tij ai i renditi ndër burime: “Islami dhe gjendjet ekonomike” dhe “Islami dhe metodat socialiste”. Më pas ato u hoqën bashkë me gjithë listën e burimeve.

Libri “Drejtësia Shoqërore” u prit me ngrohtësi dhe mirëseardhje në qarqet islame; duke u konsideruar si lindja e parë e Sejjid Kutbit në epokën e tij të re. Ata u gëzuan që rryma islame fitoi një shkrimtar me peshë letrare dhe një penë të fuqishme; duke e parë si një shtesë me vlerë për këtë rrymë.

Sidomos Vëllezërit Muslimanë u mbushën me gëzim për këtë penë të re që iu bashkua karvanit islam, sikur të ishte një shpërblim për ta pas daljes së tyre nga burgjet e Turës dhe “Hajkestepit”, dhe pas rrëzimit të qeverisë së Ibrahim Abdul Hadit – vrasësit të Hasan el-Bennasë dhe njeriut me histori të zezë!

Sejjid Kutbi nuk u mjaftua me këtë libër, por e pasoi me libra të tjerë: “Beteja e Islamit me kapitalizmin” dhe “Paqja botërore dhe Islami”, si dhe me disa artikuj që i shkroi në revistën “Da’ua” të Vëllezërve Muslimanë, në revistën “Socializmi” të Partisë së Punës, dhe në revistën “El-Liua” të partisë kombëtare. Por të gjitha këto artikuj ishin “Nën flamurin e Islamit”; dhe më vonë u mblodhën nën titullin “Studime Islame”.

Në këtë periudhë ai filloi të shkruante edhe tefsirin e tij të famshëm, të cilin nuk e quajti “tefsir”, por pranoi ta quante “Në hijen e Kuranit”, dhe ky emërtim ishte i saktë. Në botimin e parë nuk kishte tiparin e një tefsiri zyrtar, por më shumë ishin qëndrime të mendjes së përsiatur, të një zemre të gjallë dhe të një ndjenje të hollë përballë Kuranit: duke kërkuar këshillat e tij, duke shfaqur mrekullinë e tij, duke sqaruar të vërtetat e tij dhe duke tërhequr vëmendjen mbi qëllimet e tij. Megjithatë, kjo ndryshoi në pjesët e fundit dhe në botimin e dytë të pjesëve të para, ku ai filloi t’i kushtonte më shumë rëndësi aspektit të tefsirit, aq sa mund të thuhet se e derdhi thelbin e tefsirit të Ibn Kethirit në “Hijet e tij”.

Në këtë periudhë Sejjid Kutbi filloi të afrohej me “Vëllezërinë Muslimane, duke parë me sytë e tij aktivitetin dhe përkushtimin e tyre, lidhjen e tyre të fortë dhe vëllazërinë e thellë, si dhe vetitë e shumicës së tyre me ndërgjegje të hollë dhe ndjeshmëri të butë. Udhëheqësi i përgjithshëm, Hasan el-Hudejbi, e merrte shpesh me vete në udhëtimet e tij, që ai të shihte vetë, të dëgjonte vetë dhe më pas të gjykonte me mendjen e tij, e të zgjidhte për veten e tij.

Së treti: Faza e revolucionit islamik

Kjo është një fazë e re në të cilën u zhvillua mendimi i Sejjid Kutbit, të cilën mund ta quajmë “faza e revolucionit islamik”: revolucioni kundër të gjitha “qeverive islame”, ose që pretendojnë se janë islame, dhe revolucioni kundër të gjitha “shoqërive islame”, ose që pretendojnë se janë islame.

Sejjid Kutbi dhe çështja e tekfirit

Në të vërtetë, sipas Sejjid Kutbit, të gjitha shoqëritë ekzistuese në tokë janë bërë shoqëri xhahile. Ky mendim revolucionar refuzues, i cili u formua brenda tij, buronte nga tekfirizmi i shoqërisë dhe i njerëzve në përgjithësi, sepse ata “rrëzuan sovranitetin e Allahut” dhe pranuan për gjykim diçka tjetër përveç Tij, iu nënshtruan sistemeve njerëzore, ligjeve të vendosura, vlerave tokësore, importuan filozofi dhe metoda edukative, kulturore, mediatike, shoqërore, ekonomike, politike e administrative, e të tjera, nga burime joislame dhe jashtë shoqërive të Islamit.

Me çfarë tjetër mund të përshkruhen këta, veçse si shoqëri që i kanë kthyer shpinën fesë islame? Madje, sipas tij, realiteti është se ata kurrë nuk kanë hyrë në Islam, që të mund të gjykohen si të larguar prej tij. Hyrja në Islam është vetëm me shqiptimin e dy dëshmive: “Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut, dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut”. Por ata nuk e kanë kuptuar kuptimin e kësaj dëshmie, nuk e kanë kuptuar se “La ilahe il-lAllah” është metodë jete për myslimanin, që e dallon atë nga pasuesit e xhahilijeteve të ndryshme, të cilët njerëzit i konsiderojnë si dijetarë dhe civilizues.

Ky mendim revolucionar refuzues u formua në burg, sidomos pas shpalljes nga Egjipti dhe udhëheqësi i tij, Abdu Naseri, për domosdoshmërinë e kalimit në socializëm dhe zgjidhjes socialiste, pas daljes së “Kartës” që disa e quajtën “Kurani i Revolucionit”, dhe pas afrimit egjiptiano-sovjetik, pajtimit me komunistët, ngritjes së tyre mbi aparatet e medias, kulturës, letërsisë dhe mendimit, dhe përpjekjes së tyre për të ndryshuar fytyrën historikisht islame të Egjiptit. Atëherë Sejjid Kutbi e pa se kufri e kishte hequr maskën, dhe nuk kishte më nevojë të fshihej pas sloganeve për të mashtruar masat dhe për të hutuar njerëzit.

Atëherë ai vendosi të hynte në betejë i vetëm, qoftë mbi kalë a qoftë më këmbë, me shpatën e tij – e s’kishte shpatë tjetër përveç penës – për të luftuar kundërshtarët e tij, dhe sa të shumtë ishin ata! Do të luftonte ateistët mohues, do të luftonte idhujtarët paganë, do të luftonte ithtarët e Librit – hebrenjtë dhe të krishterët – dhe do të luftonte edhe myslimanët, të cilët i kishte vrarë xhahilija, duke jetuar si myslimanë pa Islam.

Megjithëse unë admiroj shumë inteligjencën, gjenialitetin dhe supermacinë e Sejjid Kutbit, dhe e dua e e respektoj tepër, dhe besoj sinqeritetin e tij e pastërtinë e qëllimit të mendimit ku ka arritur, si fryt i ixhtihadit dhe përsiatjes, prapëseprapë unë nuk pajtohem me shumicën e orientimeve të tij të reja ideore. Sejjid Kutbi i ri u kundërvu Sejjid Kutbit të vjetër, Sejjid Kutbi revolucionar refuzues u kundërvu Sejjid Kutbit thirrës paqësor, apo Sejjid Kutbit të “Drejtësisë Shoqërore” kundrejt Sejjid Kutbit të “Shenjat në Rrugë”.

Unë e kam diskutuar mendimtarin dëshmor në disa nga librat e mi, për disa nga idetë e tij themelore, edhe pse disa vëllezër më qortuan për këtë. Por unë e shkrova atë që shkrova, dhe diskutova atë që diskutova, nga këshilla për fenë, dhe për të qenë i lirë para Allahut, dhe për të sqaruar atë që besoj se është e vërteta. Përndryshe, do të isha nga ata që fshehin diturinë, ose që bëjnë kompromis për të vërtetën, ose që lëkunden në fe, ose që e vënë kënaqësinë e njerëzve mbi kënaqësinë e Allahut të Lartësuar.

Ne besojmë se askush pas të Dërguarit të Allahut (a.s) nuk është i pagabueshëm, prej çdo njerit tjetër mund të merret ose të refuzohet, se nuk ka “të mëdhenj” në dije, dhe se gabimi i dijetarit nuk ia ul vlerën atij, përderisa ekziston qëllimi i mirë dhe ixhtihadi i duhur. Madje ixhtihadi i gabuar është i arsyetuar, dhe merr një shpërblim, siç thotë hadithi, qoftë gabimi në çështje teorike apo praktike, themelore apo dytësore, siç e kanë sqaruar Ibn Tejmije, Ibn Kajjim e të tjerë.

Më e rrezikshmja në orientimet e reja të kësaj faze të Sejjid Kutbit është mbështetja e tij tek ideja e tekfirit dhe zgjerimi i tij, në atë masë që lexuesi nga fjalët e tij në shumë vende të “Hijeve” dhe në librin “Shenjat në Rrugë” kupton se të gjitha shoqëritë janë bërë “xhahile”. Dhe ai nuk e kishte fjalën vetëm për xhahilijen e sjelljes e veprës, por për “xhahilijen e akides”: shirku dhe kufri në Allahun, sepse nuk pranuan sovranitetin e Tij, por i shoqëruan me Të zota të tjerë, nga të cilët importuan sistemet, ligjet, vlerat, konceptet dhe idetë, duke i zëvendësuar me sheriatin e Allahut, me ligjet e Librit dhe Sunetin e të Dërguarit (a.s).

Prandaj, njerëzit nuk kanë nevojë që t’u paraqesim sistemin shoqëror, ekonomik, politik apo juridik të Islamit, sepse këto sisteme i shfrytëzojnë vetëm ata që besojnë se janë nga Allahu. Sa për ata që nuk besojnë, atyre duhet t’u paraqitet së pari akideja: që të besojnë në Allahun si Zot, në Islamin si fe, në Muhamedin si të Dërguar dhe në sheriatin si sovran. Këtë e theksoi në librin “Shenjat”, dhe e sqaroi në librin “Islami dhe problemet e qytetërimit”. Ai e krahasoi shoqërinë tonë me shoqërinë e Mekës në kohën e shpalljes, ku i Dërguari (a.s) nuk u paraqiti ligje e sisteme, por vetëm akiden dhe teuhidin.

Sejjid Kutbi dhe Fikhu

Ai mendonte, se nuk ka kuptim të “zhvillimit” e fikhut islam, apo “ringjalljen e ixhtihadit” në të; sepse nuk ka dobi nga kjo përderisa mungon vetë shoqëria myslimane. Sipas tij, më parë duhet të ngrihet shoqëria myslimane, e pastaj të bëjmë ixhtihad për problemet e saj sipas realitetit islam.

Unë e kam diskutuar idenë e tij për ixhtihadin në librin tim “Ixhtihadi në sheriatin islam”, dhe kam sqaruar me argumente gabimin e tij. Po ashtu e kam diskutuar edhe mendimin e tij për xhihadin. Ai u përqafua me mendimin më të ngushtë dhe më të ashpër të fikhut islam, në kundërshtim me drejtimin e shumë dijetarëve dhe thirrësve bashkëkohorë, duke thënë se myslimanët duhet të përgatiten për të luftuar gjithë botën, derisa ajo të pranojë Islamin ose të japë xhizjen duke qenë të nënshtruar.

Argumentet e tij ishin ajetet e sures Teube, veçanërisht ajo që disa e quajnë “ajeti i shpatës”. Ai nuk mori parasysh shumë ajete që thërrasin në paqe, që e kufizojnë luftën vetëm ndaj atyre që na luftojnë, që ndalojnë nga teprimi dhe dhuna, dhe që na urdhërojnë për mirësi dhe drejtësi ndaj atyre që na lënë të qetë. Ndër to janë ajetet:

“Luftoni në rrugën e Allahut ndaj atyre që luftojnë kundër jush, por mos e kakoni kufirin, se Allahu nuk i do ata që e kalojnë kufirin.”[2]

“Në qoftë se ata tërhiqen prej jush, nuk hyjnë në luftë kundër jush dhe ju ofrojnë paqe, atëherë për ju Allahu nuk lë shteg që të luftoni kundër tyre.”[3]

“Nëse nuk shmangen prej jush, nëse nuk ju ofrojnë paqe dhe nëse nuk heqin dorë ga luftimi kundër jush…”[4]

“Nëse ata shfaqin prirje për paqe, atëherë edhe ti ano nga ajo…”[5]

“Allahu nuk ju ndalon të silleni mirë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre që nuk ju luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja.”[6]

Megjithatë, Sejjid Kutbi dilte nga këto ajete duke thënë se ato ishin për një fazë të caktuar, por tashmë janë shfuqizuar nga “ajeti i shpatës”. Nuk e di si mundi një njeri i Kuranit, që jetoi me të dhe e komentoi me vite të tëra, t’i anulonte këto ajete të shumta me një ajet të vetëm, që disa e kanë quajtur “ajeti i shpatës”?

Ai thoshte: ne nuk u imponojmë njerëzve akiden tonë, sepse nuk ka detyrim në fe, por u imponojmë sistemin dhe sheriatin tonë, që të jetojnë nën hijen e tij dhe të përfitojnë nga drejtësia e tij. Por çfarë t’u përgjigjemi njerëzve nëse na thonë: “Ne jemi të lirë të zgjedhim sistemin që duam, pse na impononi ju sistemin tuaj me forcë?” Edhe gjëja më e ëmbël, nëse i jepet njeriut me detyrim, ai e urren. Çfarë nëse ndodhte e kundërta, që ata – hebrenjtë, të krishterët apo paganët – të kishin forcën, dhe myslimanët të ishin të dobëtit? A do ta pranonim ne që ata të na impononin sistemin e tyre, siç bën sot Amerika që kërkon të sundojë botën?

Gjithashtu, Sejjid Kutbi i akuzoi kundërshtarët e tij nga dijetarët e kohës për dy gjëra:

1 – Për naivitet dhe mungesë thellësie intelektuale.

2 – Për dobësi dhe nënshtrim psikologjik para presionit të realitetit perëndimor dhe ndikimit të orientalizmit.

Ndërsa ata që ai i akuzoi, ishin prej figurave më të shquara të dijes dhe mendimit islam bashkëkohor, si: Muhamed Abduhu, Rashid Rida, Xhemaludin Kasimi, Mustafa el-Meragi, Sheltuti, Muhamed Abdullah Deraz, Muhamed Ebu Zehra, Muhamed Gazali, Sejjid Sabik, Mustafa Siba’i, Mustafa Zerka, Ali Tantaui, Hasan el-Benna e shumë të tjerë nga dijetarët e njohur të botës islame. Po ashtu edhe mendimtarë jo të fushës së sheriatit si Muhamed Husejn Hejkel, Abas Akkad, Ahmed Emin, Mahmúd Shit Khattab.. etj.

Këto ishin idetë bosht të kësaj faze të jetës së Sejjid Kutbit, ku ai ndryshoi në mënyrë rrënjësore mendimet e tij, duke e bërë atë që kishte shkruar më parë në “Drejtësia Shoqërore” e libra të ngjashëm, vetëm një fazë të së kaluarës, por jo përfaqësim të qëndrimit përfundimtar që ai mbrojti dhe për të cilin dha jetën.

Një nga shokët e tij në burg më 1965 tregoi se Sejjid Kutbi vetë kishte thënë: “Ajo që përfaqëson mendimin tim janë librat e mi të fundit: “Shenjat në Rrugë”, pjesët e fundit të ‘Hijet’, botimi i dytë i pjesëve të para, “Karakteristikat e konceptit islam dhe bazat e tij”, “Islami dhe problemet e qytetërimit” e të tjera që shkrova në burg. Librat e vjetër nuk i përfaqësoj më, ato janë thjesht histori”. Kur shoku i tij i tha: “Atëherë je si Imam Shafiu, që pati dy mendime: të vjetrin dhe të riun”, Sejjid Kutbi u përgjigj: “Po, por Shafiu ndryshoi në çështje dytësore, ndërsa unë ndryshova në çështje themelore!”

Pra, vetë ai e dinte madhësinë e ndryshimit që kishte ndodhur në mendimin e tij. Ishte një ndryshim rrënjësor, “strategjik”, siç thuhet sot.

Në çdo rast, ai ishte i sinqertë në qëndrimin e tij, i shpërblyer për ixhtihadin e tij, qoftë ka pasur të drejtë apo ka gabuar, përderisa Islami ishte burimi, nisja dhe synimi i tij. Dhe unë dëshmoj se në fazën e fundit të jetës së tij, ai ishte i tëri për Islamin, jetoi për Islamin dhe vdiq për Islamin. Allahu qoftë i kënaqur me të, ia bëftë Xhenetin vendbanim dhe ia falë atë që mendojmë se e ka gabuar, duke e shpërblyer si një muxhtehid i sinqertë. Allahu na faltë edhe neve bashkë me të:

“Zoti ynë, na fal neve dhe vëllezërit tanë që na kanë paraprirë në besim, dhe mos lejo në zemrat tona asnjë urrejtje për ata që kanë besuar. Zoti ynë, Ti je i butë dhe i mëshirshëm”[7]

Autor: Jusuf Kardavi

Përktheu: Elton Harxhi

[1] – Sure En’am: 162 – 163.

[2] – Sure Bekare: 190.

[3] – Sure Nisa: 90.

[4] – Sure Nisa: 91.

[5] – Sure Enfal: 61.

[6] – Sure Mumtehine: 8.

[7] – Sure Hashr: 10.

Roli i Ebu Bekrit es-Sidik (r.a) në thirrjen në Islam së bashku me të Dërguarin e Allahut (a.s)
Ebu Bekri es-Sidiku (r.a) ishte i ditur në fushën e gjenealogjisë (njohjes së fiseve dhe prejardhjes), dhe kishte një përvojë të gjatë në këtë fushë. Imam Sujuti (r.h) ka thënë: “E kam parë të shkruar me dorën e Hafiz Dhehebiut (r.a) se ai që ishte unik në kohën e tij në këtë fushë ishte Ebu Bekri (r.a) në njohjen e prejardhjes së fiseve.”

Prandaj, Ebu Bekri (r.a) e përdori këtë dituri të pasur si një mjet prej mjeteve të thirrjes në Islam, në mënyrë që çdo njeri me përvojë të dijë si ta vë në shërbim të fesë së Allahut atë që zotëron, pa marrë parasysh llojin e dijes apo fushën e saj – qoftë ajo shkencë teorike apo eksperimentale, apo një profesion i rëndësishëm për jetën e njerëzve.

Do ta shohim Ebu Bekrin (r.a) të shoqërojë të Dërguarin e Allahut (a.s) kur ai i paraqiste mesazhin e tij fiseve arabe dhe i ftonte ata në rrugën e Allahut. Do të shohim se si ai e vuri në përdorim këtë dije në shërbim të thirrjes.

Ai ishte një orator i shkëlqyer, që kishte aftësinë të përcillte kuptimet me fjalët më të përshtatshme. Ishte ai që mbante fjalime në emër të Pejgamberit (a.s) si në praninë e tij ashtu edhe në mungesë të tij.

Kur i Dërguari i Allahut (a.s) dilte në sezonin e haxhit për t’i thirrur njerëzit, ishte Ebu Bekri (r.a) ai që i ftonte fillimisht njerëzit ta dëgjonin mesazhin e Pejgamberit (a.s) si një hyrje dhe parapërgatitje për atë që do të kumtonte i Dërguari i Allahut (a.s). Këtë veprim ai e bënte për t’i ardhur në ndihmë të Dërguarit të Allahut (a.s) dhe jo se  ishte më i mirë se ai.

Dija e tij në fushën e gjenealogjisë (njohjes së prejardhjes së fiseve) dhe njohja e thellë e rrënjëve të fiseve e ndihmonte atë shumë në mënyrën se si duhet të sillej me ta.

Për këtë, Ali ibn Ebi Talibi (r.a) ka transmetuar: “Kur Allahu i Lartësuar i urdhëroi të Dërguarit të Tij (a.s) që t’ua paraqiste veten fiseve arabe (për t’i thirrur në Islam), ai doli bashkë me mua… derisa arritëm te një kuvend tjetër, mbi të cilin kishte mbizotëronte qetësia dhe dinjiteti. Ebu Bekri (r.a) u afrua dhe përshëndeti, pastaj pyeti: ‘Kush jeni ju?’ Ata u përgjigjën: ‘Ne jemi nga fisi Benu Shejban ibn The’lebe.’”

Atëherë Ebu Bekri (r.a) u kthye nga i Dërguari i Allahut (a.s) dhe i tha: “Qofsh i flijuar për mua, o i Dërguar i Allahut! Nuk ka justifikim për këta njerëz nga fisi i tyre që të mos e pranojnë thirrjen, këta janë njerëzit më të zgjedhur.” Në mesin e tyre ishin: Mefruk ibn Amru, Hani ibn Kabiseh, Methna ibn Harithe dhe Nu’man ibn Sherik.

Mefruk ibn Amru ishte ai që i tejkalonte të tjerët në elokuencë dhe pamje; kishte dy gërsheta që i binin mbi gjoks. Ishte më i afërti në status me Ebu Bekrin (r.a). Ebu Bekri (r.a)e pyeti: “Sa është numri juaj?” Ai u përgjigj: “Ne nuk jemi më shumë se një mijë, dhe një mijë nuk mund të mposhtet për shkak të pakësisë.”

Ebu Bekri (r.a) e pyeti përsëri: “Po sa është forca juaj mbrojtëse?” Ai tha: “Ne jemi më të fuqishëm kur zemërohemi dhe më të ashpër kur përballemi. Ne i japim përparësi kuajve luftarakë para fëmijëve, dhe armëve para gjedhëve (lopëve mjelëse). Ndihma është nga Allahu, Ai na jep fitore herë neve, e herë ua jep të tjerëve. Ndoshta je njëri nga Kurejshët?”

Ebu Bekri (r.a) tha: “Nëse ju ka arritur lajmi për të Dërguarin e Allahut (a.s), ja ku është ai.”

Atëherë Mefruku tha: “Për çfarë na fton, o vëlla kurejshit?”

I Dërguari i Allahut (a.s) tha: “Ju ftoj të dëshmoni se nuk ka zot tjetër përveç Allahut, Një dhe i Pashoq, dhe se unë jam rob dhe i Dërguari i Tij; gjithashtu, që të më streho­ni dhe të më ndihmoni, sepse Kurejshët janë ngritur kundër Allahut, e kanë përgënjeshtruar të Dërguarin e Tij dhe e kanë zëvendësuar të vërtetën me të pavërtetën. Allahu është i Vetëmjaftueshëm dhe i Lavdëruar.”

Mefruku tha: “Për çfarë tjetër na fton, o vëlla kurejshit? Pasha Allahun, nuk kam dëgjuar fjalë më të bukur se kjo!”

Pastaj i Dërguari i Allahut (a.s) recitoi ajetin: “Thuaj: Ejani t’ju lexoj çfarë jua ka ndaluar Zoti juaj: të mos i shoqëroni Atij asgjë, t’u bëni mirë prindërve, të mos i vrisni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë – Ne ju furnizojmë ju dhe ata –, të mos i afroheni veprave të turpshme, qoftë ato të dukshme apo të fshehta, dhe të mos e vrisni njeriun që Allahu e ka ndaluar (ta vrisni), përveç me të drejtë. Këtë Ai ju e ka urdhëruar që të mendoni.”[1]

Mefruku tha: “Pasha Allahun, ti po na thërret drejt virtyteve më të larta të moralit dhe veprave më të bukura. Vërtet, ata që të kanë përgënjeshtruar dhe janë ngritur kundër teje, janë të humbur.” Pastaj ia la fjalën Hani ibn Kabisës dhe tha: “Ky është Hani, plaku ynë dhe udhëheqësi ynë në fe.”

Hani tha: “E dëgjova fjalën tënde, o vëlla kurejshit! Por mendoj se ta braktisim fenë tonë dhe të ndjekim fenë tënde, vetëm për një takim të shkurtër që s’ka as fillim e as fund, është dobësi në gjykim dhe pakujdesi në parashikimin e pasojave. Gabimi vjen nga ngutja. Ne nuk duam të lidhim një marrëveshje për ata që janë pas nesh, por do të kthehemi, do të kthehesh edhe ti, do të mendojmë dhe do të shqyrtojmë.”

Pastaj, sikur deshi të bënte pjesë të bisedës edhe Methna ibn Harithen, dhe tha: “Ky është Methna, plaku ynë dhe udhëheqësi ynë në çështjet e luftës.”

Methnai (i cili më vonë u bë mysliman) tha: “E kam dëgjuar fjalën tënde, o vëlla kurejshit! Dhe përgjigjja ime është njësoj si ajo e Hanit në lidhje me braktisjen e fesë sonë dhe ndjekjen e fesë tënde. Ne banojmë midis dy kufijve: njëri është Jemame dhe tjetri Semame.”

I Dërguari i Allahut (a.s) e pyeti: “Çfarë janë këta dy kufij?”

Methna u përgjigj: “Njëri është kufiri i shkretëtirës – toka e arabëve, ndërsa tjetri është toka e persëve dhe lumenjtë e Kisras. Ne kemi banuar në këtë vend me marrëveshje që Kisra (mbreti i Persisë) na ka imponuar: që të mos bëjmë ndonjë ndryshim (politik), as të mos strehojmë dikë që bën ndonjë ndryshim. Ndoshta kjo çështje për të cilën na thërret ti është prej atyre gjërave që mbretërit i urrejnë. Sa i përket asaj që ndodh në territoret arabe, ai që gabon, i falet, dhe ai që ka arsye, i pranohet, por për atë që ndodh në anën e persëve, as nuk i falet gabimi, as nuk i pranohet arsyetimi. Pra, nëse dëshiron që të të ndihmojmë në anën e tokës arabe, do ta bëjmë.”

I Dërguari i Allahut (a.s) tha: “Nuk jeni përgjigjur keq, sepse folët me sinqeritet. Vërtet, fenë e Allahut nuk do ta ndihmojë askush përveç atij që e mbron atë nga të gjitha anët. A mendoni se pas pak kohe Allahu do t’jua japë tokat e tyre, shtëpitë e tyre dhe do t’jua bëjë gratë e tyre nën pushtetin tuaj? A do ta lavdëroni dhe shenjtëroni Allahun (në atë kohë)?”

Atëherë Nu’man ibn Sheriku tha: “O Allah, ne jemi të gatshëm për këtë për Ty!”

Nga ky tregim dalin shumë mësime, mesazhe dhe dobi, si për shembull:

1 – Shoqëria e Ebu Bekrit (r.a) me të Dërguarin e Allahut (a.s): Ajo e bëri atë që ta kuptonte Islamin në mënyrë të plotë dhe Allahu e përgatiti që të bëhej më i dituri nga sahabët në fenë e Tij. Ai mësoi thelbin e Islamit nga vetë i Dërguari i Allahut (a.s), u edukua në duart e tij për të kuptuar domethëniet e Islamit, dhe përjetoi të gjitha fazat e thirrjes. Ai përfitoi shumë nga kjo shoqëri, përthithi metodën hyjnore, njohu Zotin, kuptoi natyrën e jetës, realitetin e gjithësisë, qëllimin e ekzistencës, çfarë ndodh pas vdekjes, konceptin e caktimit (kaderit), historinë e shejtanit me Ademin (a.s), dhe konfliktin mes të drejtës dhe të kotës, udhëzimit dhe devijimit, besimit dhe mohimit. Atij iu bënë të dashura adhurimet si namazi i natës, përmendja e Allahut dhe leximi i Kuranit, kështu që morali i tij u ngrit, shpirti iu pastrua dhe zemra iu ndriçua.

2 – Nga shoqërimi i tij me Profetin (a.s) në thirrjen drejtuar fiseve arabe për të kërkuar ndihmë: Ebu Bekri (r.a) mësoi se ndihma që kërkonte i Dërguari (a.s) duhej të vinte nga njerëz që nuk ishin të lidhur me marrëveshje ndërkombëtare që përbënin pengesë për thirrjen, sepse nëse ata do ta strehonin Profetin (a.s) dhe thirrjen islame në ato kushte, kjo do të rrezikonte që thirrja të fshihej nga faqja e dheut për shkak se interesat e tyre viheshin në rrezik

Mbrojtja e kushtëzuar ose e pjesshme nuk i arrin qëllimet e saj: Benu Shejbanët nuk do të luftonin kundër Kisras nëse ai do të donte ta kapte apo ta sulmonte Profetin (a.s), dhe kështu, bisedimet dështuan.

3 – “Vërtet, fenë e Allahut nuk e ndihmon askush veç atij që e mbron atë nga të gjitha anët”: Kjo ishte përgjigja e Profetit (a.s) ndaj Methnasë, i cili ofroi ndihmë vetëm në anën e tokës arabe. Kjo tregon largpamësinë politike të Profetit (a.s) dhe thellësinë e vizionit të tij profetik.

4 – Qëndrimi i fisit Benu Shejban ishte fisnik, burrëror dhe tregon respekt të madh për Profetin (a.s):

Ata e sqaruan qartë se ishin të kufizuar nga marrëveshja me persët dhe nuk mund të merrnin përgjegjësi që tejkalonte kufijtë e tyre. Por Allahu e kishte përcaktuar që pas rreth dhjetë vitesh, ky fis do të merrte barrën e përballjes me perandoritë, pasi zemrat e tyre u ndriçuan me Islam. Methna ibn Harithe (r.a) u bë një nga prijësit më të mëdhenj të fiseve arabe në kohën e Ebu Bekrit (r.a), dhe ai dhe fisi i tij ishin nga burrat më trimë në luftërat kundër persëve. Kjo tregon madhështinë e Islamit, i cili i ngriti besimtarët në Dynja dhe i bëri zotër të tokës, dhe i përgatiti për lumturinë e përhershme në Ahiret.

Autor: Ali Muhamed Salabi

Përktheu: Elton Harxhi

[1] – Sure En’am: 151.

Familja e Ebu Bekrit në shërbim të thirrjes islame
Në këtë temë, do të trajtojmë marrëdhëniet e Ebu Bekrit me gruan dhe fëmijët e tij. Do të përpiqemi të depërtojmë thellë në familjen e Ebu Bekrit që të zbulojmë lidhjet e këtij burri të lavdishëm, me pjestarët e familjes. Pas të dërguarit të Zotit (a.s), ai është njeriu më i mirë mes umetit të profetit Muhamed (a.s).

Ai njihet ndryshe dhe me nofkën “I besueshmi” dhe kjo për shkak se e besoi Profetin (a.s) në udhëtimin që ai bëri natën e Israsë dhe Miraxhit. Të gjithë mekasit dhe kurejshët e përgënjeshtruan Profetin (a.s) mbi këtë ndodhi, kurse Ebu Bekri tha fjalët e tij të njohura tashmë: “Unë e besoj në gjëra më të mëdha se kjo. Unë e besoj që meleku i vjen nga qielli në disa sekonda, si të mos e besoj për këtë?”

Ai njihet dhe me një nofkë tjetër “i shpëtuar”, kjo pasi Profeti a.s i pati thënë:”Zoti të ka shpëtuar nga zjarri i Xhehnemit.”

Vlerat dhe kontributi i Ebu Bekrit për fenë e Zotit janë shumë të mëdha.

Konkurrenca mes Ebu Bekrit dhe Omer ibn Hattabit

Konkurrenca dhe garimi në vepra të mira, ishte diçka normale mes Ebu Bekrit dhe Omer ibn Hattabit. Një herë, Profeti (a.s) u bëri thirrje muslimanëve për të kontribuar me pasuritë e tyre, në përgatitjen e ushtrisë. Omeri u nis drejt shtëpisë duke menduar me  vete: “Sot do ia kaloj Ebu Bekrit.” Kështu, mori gjysmën e pasurisë së tij, e vuri para Profetit (a.s) dhe u ul që të shohë sesa do të sjellë Ebu Bekri. Pas pak arriti dhe Ebu Bekri me pasurinë e tij, e vendosi para Profetit (a.s) dhe i tha: “Kjo është gjithçka që kisha nga pasuria ime o i dërguari i Zotit.” Profeti (a.s) e pyeti: “Po familjes tënde, çfarë i ke lënë o Ebu Bekr?” Ai i tha:”U kam lënë Zotin dhe të dërguarin e Tij.”

Kur i dëgjoi këto fjalë Omeri, tha: “Kurrë nuk do të garoj më me ty o Ebu Bekr.”

Konkurrenca dhe rivaliteti mes tyre ishte për vepra të mira dhe në shërbim të fesë dhe thirrjes islame.

Unë do ju kërkoj që të ndalemi pak dhe ta imagjinojmë Ebu Bekrin duke hyrë në shtëpinë e tij, ku ndodhej e shoqja me fëmijët. Ai hyn, merr gjithçka që kishin dhe ia dërgon Profetit (a.s).

A është e llogjikshme që të mos ndodhë debat mes tij dhe gruas së tij, kur gjithçka që posedonin do e jepnin për interes të fesë? Kronikat nuk e përmendin një fakt të tillë, por le t’a imagjinojmë për pak çaste një njeri që hyn në shtëpi dhe merr gjithçka që kishin dhe e jep sadaka. A nuk është e mundur që gruaja t’i ketë thënë:”O Ebu Bekr! Përse e merr të gjithë pasurinë? Me çfarë do të jetojmë dhe deri kur do të vazhdojmë kështu?

A nuk është e mundur që fëmijët e tij t’a kenë kundërshtuar? A nuk është e mundur që t’i kenë thënë: “Përse të gjithë pasurinë o baba? A nuk mendon për të ardhmen tonë….?”

Të gjithë këto pyetje, janë normale që të bëhen nga ana e familjes në një rast të tillë. Por, mesa duket marrëdhëniet e Ebu Bekrit me familjen dhe fëmijët e tij ishin të mira, sepse të gjithë e pranuan me kënaqësi vendimin e Ebu Bekrit, për ta shpenzuar gjithçka që kishin për hir të fesë.

Marrëdhëniet e Ebu Bekrit me bashkëshorten dhe fëmijët e tij

Rasti i mësipërm, tregon fuqishëm mbi marrëdhëniet bashkëshortore të forta që kishte krijuar ai me gruan e tij. Ai është një tregues edhe për lidhjet edukative mes Ebu Bekrit dhe fëmijëve të tij. Këto marrëdhënie kaq perfekte ishin të orientuara drejt një objektivi të vetëm, shërbimit të thirrjes islame.

Ebu Bekri ishte miku më i ngushtë i Profetit (a.s) dhe mori pjesë në të gjithë betejat e zhvilluara mes muslimanëve dhe kundërshtarëve të tyre. Vetë Profeti (a.s) ka dëshmuar që vetëm Ebu Bekrit nuk ka arritur që t’ia shpërblejë mundin dhe kontributin që ka dhënë. Ai ishte i dhënë i tëri, me familjen dhe pasurinë, në interes të thirrjes islame.

Një nga momentet e rëndësishme ku duket qartë qëndrimi burrëror dhe vetëflijues i Ebu Bekrit, është dhe dita kur ai emigroi me Profetin (a.s) për në Medine.

Tregon vetë Aisheja, vajza e Ebu Bekrit: “Profeti (a.s) erdhi në shtëpinë tonë natën, na zgjoi, u ul me Ebu Bekrin dhe filloi t’i pëshpërisë diçka në vesh. Profeti (a.s) i kishte thënë që Zoti e kishte lejuar që të emigrojë për në Medine. Me ta dëgjuar këtë Ebu Bekri, i kishin rrjedhur lotët nga gëzimi. Ishin lotë gëzimi, pasi Ebu Bekri do të ishte shoqëruesi i vetëm i të Dërguarit të Zotit për në Medine.

E bukura në këtë rast nuk qëndron thjesht në udhëtimin e Ebu Bekrit bashkë me Profetin (a.s), por në planifikimin dhe koordinimin me gruan dhe fëmijët e Ebu Bekrit mbi rrugën që do të ndiqej gjatë emigrimit. Ajo që vërehet, është se në emigrimin e Profetit (a.s) për në Medine, e gjithë familja e Ebu Bekrit ishte e angazhuar. Diçka e tillë ishte frut i edukatës me të cilën i kishte edukuar Ebu Bekri fëmijët e tij.

Profeti (a.s) u nis bashkë me Ebu Bekrin dhe ata që i ndihmonin, u çonin ushqimin, u fshinin gjurmët nga pas që të mos i ndiqnin mekasit etj… ishin pikërisht fëmijët e Ebu Bekrit.  E gjithë familja e Ebu Bekrit ishte vënë në shërbim të thirrjes islame.

Ebu Bekri dallohej dhe ishte i veçantë edhe me namazin, agjërimin, sadakanë, haxhin dhe përkushtimin e tij. Për këto cilësi, besimi i tij ishte ekuivalent me besimin e të gjithë umetit, siç e pohon këtë vetë i Dërguari i Zotit (a.s).

Duke ditur që njerëzit nuk janë të informuar mbi aspektin familjar të Ebu Bekrit, ne po e trajtojmë atë në këtë temë.

Psikologjia e Ebu Bekrit

Le të hedhim pak dritë mbi psikologjinë e kësaj figure të ndritur dhe të anës së tij shpirtërore. Një ditë, Profeti (a.s) u fliste shokëve të tij mbi dyert e Xhenetit dhe se kushdo që falej shumë, do të hynte në xhenet nga dera e namazit. Të tjerë që njihen për ndihmën dhe përkrahjen financiare të njerëzve të varfër, do të hyjë nga dera e sadakasë. Të tjerë që njihen dhe dallohen për agjërim të shumtë, do të hyjnë nga dera e agjërimit, Rejjan. Ata që kanë luftuar për këtë fe, do të hyjnë nga dera e xhihadit… e kështu me radhë. Teksa po e dëgjonte, Ebu Bekri e pyeti:”A ka ndonjë që do të hyjë nga të gjitha dyert o i dërguar i Zotit?” Profeti (a.s)i buzëqeshi dhe i tha:”Po o Ebu Bekr dhe unë shpresoj që të jesh ti.”Diçka të tillë, Profeti (a.s) nuk ia tha për t’i bërë qejfin mikut dhe shokut të tij më të ngushtë. Ebu Bekri ishte model i mirë në çdo gjë.

Një ditë tjetër, Profeti (a.s) i pyeti shokët e tij: “Kush prej jush agjëron sot?” Ebu Bekri u përgjigj: “Unë o i dërguar i Zotit.” Profeti (a.s) pyeti sërish: “Kush ka përcjellë një të vdekur për në varreza sot?” Ebu Bekri u përgjigj: “Unë o i dërguar i Zotit.” Profeti (a.s) i pyeti: “Kush ka vizituar një të sëmurë sot?” Ebu Bekri u përgjigj: “Unë o i dërguar i Zotit.” Profeti (a.s) i pyeti për të katërtën herë: “Kush ka dhënë sadaka sot: “Ebu Bekri u përgjigj:”Unë o i dërguar i Zotit.”

Këto ishin katër pyetje, të cilave iu përgjigj vetëm Ebu Bekri. Por a e dini se çfarë kohe ishte kur Profeti (a.s) ua drejtonte shokëve të tij këto pyetje? Diçka e tillë ndodhte direkt pasi kishin falur namazin e sabahut. Kur e kam lexuar për herë të parë këtë hadith, unë jam shtangur. Si ishte e mundur që dikush t’i kishte vepruar këto katër vepra të mira, që pa falur namazin e sabahut?! Për të mbledhur më shumë informacione mbi këtë, lexova komentet e dijetarëve të nderuar mbi këtë hadith. Ata përmendnin që ndërkohë që Ebu Bekri kishte dalë për të vajtur në xhami, kishte parë disa njerëz duke përcjellë një të vdekur për në varreza dhe u ishte bashkangjitur. Gjatë rrugës së kthimit, ai kishte kaluar pranë shtëpisë së një muslimani të sëmurë dhe kishte hyrë e ishte interesuar për gjendjen e tij. Para se të hyjë në xhami, kishte parë një lypës, të cilit i kishte dhënë diçka për të ngrënë.

Përsa i përket përcjelljes së një të vdekuri, duket qartë dimensioni njerëzor i Ebu Bekrit. Ai gjendej kudo që kishte nevojë. Përsa i përket lëmoshës që i dha lypësit, shfaqet qartë dimensioni i tij fetar. Në agjërimin e tij, duken lidhjet e tij të forta me Zotin.

Nëse me mentalitetin tonë modern, do të depërtonim thellë në personalitetin e Ebu Bekrit, do të gjenim që ai përpiqej të kultivojë qëndrueshmërinë dhe qetësinë shpirtërore dhe edukative.  Nëse modele të tilla do ekzistonin në familjet tona, ne do kishim të garantuar një brez të ri të ndershëm dhe të suksesshëm.

Po të studionim me kujdes jetëshkrimet e dijetarëve muslimanë si Shafiu, Theurij, Euzaij etj… mbi mënyrën se si u edukuan, do të gjenim se ata kishin modele të caktuara, prej të cilëve ishin edukuar dhe frymëzuar.

Gjatë këtyre temave, ne do të përpiqemi që këtyre modeleve t’u qasemi në nivel personal dhe familjar.

Kur babai është bamirës, përcjell të vdekurit muslimanë, ndihmon të varfërit, agjëron… patjetër që vepra të tilla do të lënë gjurmë në psikologjinë e fëmijëve dhe familjes në tërësi.

Personalitetin dhe shpirtmadhësinë e Ebu Bekrit, ne e shohim të pasqyruar dhe tek fëmijët dhe familja e tij.

Uniteti i umetit, proekupim i Ebu Bekrit

Po të kujtojmë ndodhinë ku vajza e tij u akuzua për imoralitet, do na vijë ndërmend reagimi i Ebu Bekrit, reagimi i gruas së tij Ummu Ruman dhe reagimi i vajzës së tij, Aishes. Ebu Bekri pati një qëndrim të tillë që konsistonte në ruajtjen e unitetit të muslimanëve. Bashkë me Profetin (a.s), ai priti pafajësinë e Aishes, të cilën e shpalli vetë Zoti në Kuran.

Të njëjtën frymë për ruajtjen e unitetit mes muslimanëve, ai e shpalosi dhe gjatë luftrave kur shumë fise arabe e braktisën islamin pas vdekjes së Profetit (a.s). Uniteti i muslimanëve rreth fjalës “La ilahe il-lallah Muhamed resulullah” ishte objektivi kryesor i Ebu Bekrit.

Ne sot jemi dëshmitarë të një krize përçarjeje mes umetit musliman, gjë e cila duhet të kalohet me bashkim forcash dhe energjish dhe jo anasjelltas.

Ebu Bekri është një shkollë, të cilën e ndërtoi mbi mësimet që mësoi nga vetë i Dërguari i Zotit (a.s).

Një ndodhi tjetër që meriton t’i kushtohet vëmendje, është dhe ajo që përmendëm më lart, ku Ebu Bekri kontriboi me të gjithë pasurinë që kishte, në shërbim të fesë dhe thirrjes islame. Këtu del në pah rëndësia e thirrjes islame, rëndësi të cilën duhet t’a ndjejë çdo familje dhe individ musliman.

Me këtë rast, më kujtohet një biznesmen musliman, i cili objektivin e tij kryesor kishte thirrjen islame. Në çdo projekt që ndërmerrte, ai studionte fillimisht dobitë që kishte thirrja islame në rast suksesi. Interesi rreth të ardhurave dhe dobive financiare, ishte në rend të dytë.

Tregtia në shërbim të thirrjes islame

Ebu Bekri ishte tregtar, madje ishte një nga tregtarët më të mëdhenj të Mekes. Zakonisht merrej me shitblerjen e pëlhurave. Investimin e pasurive dhe tregëtinë, ai e shfrytëzoi në investimin e vlerave morale dhe fetare.

Shumë familje biznesmenësh, i edukojnë fëmijët e tyre me frymën e biznesit dhe tregëtisë. Ndërkohë që Ebu Bekri edhe pse ishte tregtar dhe biznesmen, i edukoi fëmijët e tij me frymë ekonomike, fetare, morale dhe edukative dhe një frymë të tillë, ai e kishte mësuar nga vetë Profeti (a.s).

Një studiues i jetëshkrimit të Ebu Bekrit, vëren që ai kishte një objektiv të qartë në jetën e tij, i cili konsistonte në bashkimin e energjive për t’i shërbyer sa më mirë kësaj feje. Ebu Bekri dhe sahabët e tjerë, edhe pse jetonin në varfëri dhe vuajtje, kishin një objektiv dhe synim në jetë. Po ti o vëlla dhe o motër, cili është objektivi dhe synimi juaj në këtë jetë? Vallë çfarë kontributi kemi dhënë për këtë fe?

Një nga ftuesit muslimanë, iu ankua një të dituri mbi degjenerimin, shturrjen morale dhe korrupsionin e përhapur kudo. I dituri i tha: O biri im! Njerëz të tillë, ngritën lart flamurin e degjenerimit dhe rreth tyre u grumbulluan njerëz të shumtë. Ne duhet të ngremë flamurin e pastërtisë morale dhe shpirtërore, që të mblidhen njerëzit rreth tij.

Teksa flasim mbi Ebu Bekrin, më vjen ndërmend një nga muslimanët bashkëkohorë, i cili ashtu si Ebu Bekri, veten, familjen dhe pasurinë i ka vënë në shërbim të ftesës islame. Ai është kuvajtiani Abdurrahman Sumejt. Të gjithë kohën dhe gjithçka që posedon, ai ia ka kushtuar thirrjes islame në Afrikë. Ai është bërë shkak që mbi njëmijë persona të pranojnë islamin para tij. Ai vetë, gruaja dhe fëmijët, i janë përkushtuar këtij misioni sa të vështirë aq dhe të këndshëm.

Kohët e fundit jam takuar me një të ri, i cili më tregoi historinë e tij të çuditshme të martesës. Gjatë kohës që kërkonte një vajzë për t’u fejuar, me çdo vajzë që i propozonin, ai takohej dhe e pyeste nëse mbante të njëjtin interes dhe përkushtim ndaj thirrjes islame. Ai vazhdoi kështu, derisa më në fund gjeti një vajzë e cila ndante me të, të njëjtin shqetësim dhe interes. Tregon ky i ri: Shkaku i lumturisë familjare që gëzoj sot, është pikërisht se ne si familje ndajmë të njëjtin interes dhe përkushtim ndaj thirrjes islame.

Në fund, paqja e Zotit qoftë mbi ju!

Autor: Xhasim Mutaua

Përktheu: Elton Harxhi

Ambasadori i Kuranit… Ahmed Didat
Muaji Rexhep, i vitit 1426 hixhri, është muaji kur u nda nga jeta, propaganduesi i islamit, shejhu i Afrikës së Jugut, Ahmed Didat. Ajo që e dallonte këtë dijetar nga të tjerët, është se ai ishte autodidakt. Ai nuk kishte studiuar në universitete dhe institucione fetare, nuk mbante ndonjë titull shkencor, siç ndodh rëndom tek dijetarët e tjerë. Megjithatë, aftësitë dhe informacioni i tij fetar nuk ishte më pak nga ai i studiuesve akademikë. Ai e fliste shumë mirë si arabishten ashtu dhe anglishten. Kishte një intuitë të admirueshme, memorie të fuqishme dhe përgjigje të gatshme. Kishte udhëtuar në shumë vende të botës, ku kishte debatuar me misionarë të ndryshëm të perëndimit. Këto debate i shfrytëzonte për të mbrojtur, por dhe për të nxjerrë në pah vlerat e fesë islame.

Ahme Didat lindi në vitin 1918 në Indi, prej ku emigroi bashkë me të atin për në Afrikën Veriore. Atje mësoi në shkollat islame, por në adoleshencë vendosi ta braktisë shkollën për të ndihmuar të atin. Puna në institucionet tregtare, i mundësonte të takohej me njerëz të ndryshëm, turistë kryesisht perëndimorë. Falë punës së tij, Didat filloi të jetë i hapur me të huajt dhe kulturat e ndryshme. Ai i dëgjonte vërejtjet e perëndimorëve ndaj kulturës së tij islame, disa prej të cilave buronin nga mungesa  informacionit, e disa të tjera ishin të qëllimshme. I riu Didat, nuk e pati të gjatë heshtjen karshi këtyre vërejtjeve dhe kritikave të padrejta, si ajo e përhapjes së islamit me tehun e shpatës dhe të tjera. Për këtë, i hyri studimit të Biblës, po ashtu dhe Teuratit, studioi rrymat e ndryshme të krishterimit dhe filloi debatet. Gjashtë dekada të jetës së tij, ia kushtoi mbrojtjes së Kuranit dhe besimit të tij islam. Ai themeloi institutin e paqes për formimin e ftuesve myslimanë, si dhe qendrën botërore të ftesës islame në qytetin e tij, qendër e cila vazhdon të jetë aktive në dialogun mes feve.

Didat ka hartuar shumë libra të cilat kara arritur tirazh me miliona kopje, të shitura dhe të shpërndara falas.

Pas kthimit të tij nga një tur propagandistik në Australi në vitin 1996, shejh Didat u godit nga një trompozë në tru, e cila i shkaktoi paralizë të plotë. Nëntë vite më vonë, ai ndërroi jetë. Gjatë viteve ku dergjej në shtrat, ai nuk u nda nga të lexuarit dhe komunikimit me librin. Falë kontributit të tij, me mijëra jomyslimanë përqafuan islamin.

Ai ndërroi jetën në muajin Rexhep të vitit 1426 hixhri, 2005 sipas kalendarit diellor.

Thirrja e “Vëllezërve Muslimanë”
Kështu janë lidhur “Vëllezërit Muslimanë” me Librin e Allahut të Madhëruar, ata e kanë ‎përthithur atë (Kuranin) dhe janë orientuar me të. Ata kanë bindjen e sigurtë se koncepti islam ‎është gjithëpërfshirës, prandaj duhet të mbizotërojë në të gjitha fushat e jetës, të cilat duhet ‎të ngjyrosen vetëm me Islam, duhet të pranojnë gjykimin e tij, si dhe duhet të përshtaten me parimet dhe mësimet e ‎tij. Për këto arsye, Umeti islam duhet ta marrë forcën e tij vetëm nga Islami, nëse dëshiron të jetë Umet islam i ‎kulluar.‎

Në mënyrë që ky koncept të rrënjoset dhe të zbatohet, imam Hasan El-Bena (Allahu e mëshiroftë) ka përcaktuar objektiva, të cilat kanë lidhje me qëllimin final. Këto objektiva janë:

‎1- Reformimi i vetes.

‎2- Formimi i shtëpisë muslimane.

‎3- Orientimi i shoqërisë.

‎4- Thirrja drejtuar qeverisë për të zbatuar ligjin e Allahut me metodat e duhura dhe etikën islame.

5- Thirrja për unitet mes të gjithë muslimanëve.

Mënyrat për konkretizimin e këtyre objektivave janë:

Një: Ftesa islame që kontrollohet nga urtësia dhe këshilla e mirë, debati me mënyrën më të mirë, pa imponuar dhe pa përdorur dhunë. Motoja e kësaj ftese është: “Nuk ka imponim në fe”.

Dy: Edukim islam, baza e të cilit është metoda kuranore dhe Suneti i të Dërguarit të Allahut (Paqja qoftë mbi të). Motoja e këtij edukimi është: “Njihe Zotin tënd, fto të tjerët dhe ndërtoje shtetin islam në zemrën tënde”.

Tre: Formimi i familjes muslimane, xhematit dhe më pas qeverisë islame me individët e edukuar, me qëllim që të konkretizohet dhe realizohet qëllimi final, me lejen e Allahut të Madhëruar.

Imam Hasan El-Bena (Allahu e mëshiroftë) ka përcaktuar tre metodologji për të kuptuar drejt Islamin:

1- Metodologjia e besimit: e cila është metodë mesatare, e përzgjedhur nga rruga e selefëve të përkushtuar. Kështu formohen burra, të cilët kanë të rrënjosur në zemrat e tyre tre ndjenja të fuqishme, që janë:

a) ndjenja e madhështisë së mesazhit islam.

b) ndjenja e krenarisë se i përkasin këtij mesazhi.

c) bindja e sigurtë në ndihmën e Allahut të Madhëruar.

2- Metodologjia e adhurimit: e cila bazohet në besimin e pastër dhe pasimin e vërtetë (të Sunetit). Kjo metodologji dallohet për gjithëpërfshirje, universalitet, lartësim, përsosje dhe vazhdimësi. Kjo metodologji nuk bën dallim mes besimit, sheriatit, namazit dhe xhihadit: “Thuaj: “Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime i përkasin ‎vetëm Allahut, Zotit të botëve. Ai nuk ka asnjë ortak. Kështu jam urdhëruar dhe unë i pari i muslimanëve…”.([1]) Kështu konkretizohet gjithëpërfshirja.

– Universaliteti konkretizohet në fjalën e Allahut të Madhëruar: “Thuaj (o Muhamed): “O njerëz, unë jam i Dërguari i Allahut për të gjithë ju”.([2])

– Përsosmëria konkretizohet në fjalën e Allahut të Madhëruar: “Ne nuk kemi harruar asgjë në Libër”.([3])

– Vazhdimësia konkretizohet në fjalën e Allahut të Madhëruar: “Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t`i pranohet dhe ai në botën tjetër do ‎të jetë i humbur”.([4])

3- Metodologji e lëvizjes: e cila ka në fokus ftuesin musliman me cilësitë thelbësore të tij, si: besnikëria, vërtetësia, sinqeriteti, mëshira, ndërgjegjësimi, kuptimi i drejtë, etj. Kjo metodologji i kushton rëndësi mjeteve të ligjësuara (nga Sheriati), rregullave të përcaktuara (për ftuesin dhe ftesën)([5]) dhe fazave të përshkallëzura, të cilat duhen kaluar, në mënyrë që të pajisemi me dituri në rrugën e kësaj ftese.

Imam Hasan El-Bena nuk ftoi në një Islam të ri, mirëpo ai ripërtëriti atë që ishte e kahershme, pasi njerëzit e kishin harruar. Ai i mëshoi fort veçorive të metodologjisë islame, se ajo nuk është e kufizuar vetëm me çështje besimore, rituale apo lidhje shpirtërore, as me sisteme ekonomike, shoqërore dhe politike, por në tërësi është sistem i tërë jete që harmonizon mes orientimit fisnik dhe ligjit të përpiktë, mes madhështisë së besimit dhe bukurisë së adhurimit, ashtu siç harmonizon mes imamit të xhamisë dhe komandantit të ushtrisë.

Metodologjia islame përfshin çdo aspekt dhe është gjithëpërfshirëse në çdo këndvështrim. Kjo metodologji sistemon lidhjen e individit me veten, familjen dhe shoqërinë. Kjo metodologji sqaron parimet dhe rregullat, mbi të cilat ndërtohet sistemi shoqëror dhe ligjet që rregullojnë mbarëvajtjen e jetës shoqërore sipas këndvështrimit islam për gjithësinë, njeriun dhe jetën.([6])

Këtu nuk ka gjë për t`u habitur, pasi Ai, i Cili e ka vendosur këtë Sheriat, është Allahu i Madhëruar. Në Sheriatin e Krijuesit është mishëruar fuqia dhe përsosmëria e madhështisë së Tij, si dhe gjithëpërfshirja për çdo gjë që ka qenë dhe do të jetë. I Gjithëdituri dhe i Mirënjohuri e ka formuluar Sheriatin në atë mënyrë, që përfshin atë që ndodh dhe atë që do të ndodhë në të ardhmen, pasi dituria e Tij përfshin çdo gjë. Allahu i Madhëruar ka përcaktuar, që ky Sheriat nuk do të mund të ndryshohet apo të zëvendësohet: “S`ka ndryshim në fjalët e Allahut”([7]), pasi Sheriati i Tij nuk ka nevojë të ndryshohet apo të zëvendësohet, pa marrë parasysh sesa ndryshojnë vendet, kohët dhe sesa përparon njeriu: “E si të mos dijë Ai, i Cili ka krijuar gjithçka, kur Ai njeh çdo gjë me imtësi dhe është ‎i Gjithëinformuari”?!([8])([9])

Kur ne lexojmë ajetet e Kuranit fisnik dhe hadithet e të Dërguarit të Allahut (Paqja qoftë mbi të), që kanë  të bëjnë me ndërtimin e shtetit në Islam, nuk gjejmë ndonjë ajet apo hadith që thotë: “O ju që keni besuar! Ndërtojeni shtetin islam, apo përcaktoni një imam dhe qeveritar, i cili do ta zbatojë Kuranin në të gjitha fushat e jetës”, ashtu siç nuk gjejmë ndonjë ajet apo hadith që thotë: “O ju që keni besuar! Thithni ajër për frymëmarrje…”!!

Dikush mund të thotë: “Po pse”?! Përgjigja është e thjeshtë: “Kjo çështje është e natyrshme dhe nuk ka nevojë për urdhër apo ftesë. Islami është fe madhështore dhe fisnike. Islami nuk trajton me imtësi detajet e jetës, sidomos në çështjet që kanë të bëjnë vetëm me jetën shoqërore, por Islami vendos parime të përgjithshme për të gjitha këto çështje dhe i orienton njerëzit, se si t`i zbatojnë ato në praktikë dhe të ecin sipas kufijve të përcaktuar. Kurani dhe hadithet orientojnë për tek struktura e shtetit, kriteret që duhet të përmbushë ai, etikën dhe përgjegjësitë reciproke mes pushtetarit dhe popullit.

Këtë e kuptuan fare mirë shokët e të Dërguarit të Allahut (Paqja qoftë mbi të) me natyrshmërinë dhe zgjuarsinë e tyre. Si rast për këtë përmendim reagimin e Ebu Bekrit (r.a). Sapo i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ndërroi jetë, në tendën e Benu Sa`ades ndodhi një ngjarje e madhe (zgjedhja e prijësit të muslimanëve). Ebu Bekri (r.a) unifikoi muslimanët dhe u tha: “O njerëz! Kjo çështje ka nevojë për një kryetar që ta udhëheqë”. Të pranishmit thanë: “Të vërtetën ke thënë o Ebu Bekr. Duhet patjetër që të ketë një prijës për muslimanët”.([10])

Uthman ibn Afani (r.a) thotë: “Allahu bën nëpërmjet sulltanit (pushtetit) atë që nuk e bën nëpërmjet Kuranit”.([11]) Aliu (r.a) thotë: “Njerëzit e kanë të domosdoshme udhëheqjen (pushtetin), pa marrë parasysh nëse pushteti është i mirë apo i lig”. Dikush i tha: “O prijësi i besimtarëve! Pushtetin e mirë e dimë, po pse duhet të pranojmë edhe atë që është i lig”? Ai tha: “Një pushtet i tillë zbaton dispozitat ligjore, garanton sigurinë publike, lufton ndaj armikut dhe shpërndan plaçkën e luftës”.([12])

Duhet të ekzistojë patjetër një rend/sistem që qeveris muslimanët dhe sistemon jetën e tyre. Kjo e obligon ekzistencën e xhematit dhe udhëheqësit. Sa të shumta janë hadithet e të Dërguarit të Allahut (Paqja qoftë mbi të), që flasin për këtë çështje dhe paralajmërojnë ata që e neglizhojnë atë. Imam Maverdi thotë: “Institucioni i Prijësit është përcaktuar për të zëvendësuar misionin profetik, për të mbrojtur fenë dhe për të qeverisur dunjanë”.([13]) I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Dora e Allahut është me xhematin, prandaj kush ndahet prej tij, e ka vendin në zjarr të Xhehenemit”.([14]) Ai (Paqja qoftë mbi të) gjithashtu thotë: “Përmbajuni xhematit”.([15]) Ibn Mesudi (r.a) thotë: “Xhemati është litari i fortë i Allahut, në të cilin ju ka urdhëruar që të kapeni. Ajo që nuk ju pëlqen nga xhemati dhe bindja ndaj udhëheqësit është më e mirë, sesa ajo që ju pëlqen nga mospajtimet dhe përçarjet”.([16]) Aliu (r.a) thotë: “Uji i turbullt i xhematit është më i mirë se uji i kthjellët e individit”.([17])

Kur themi se Islami është besim dhe Sheriat, ne e theksojmë se Sheriati buron nga ky besim: besimi në Teuhidin (njëshmërinë e Allahut), të cilin e kemi të rrënjosur në zemrat tona. Nëse besimi rregullohet dhe përmirësohet, automatikisht përmirësohen sjellet dhe veprimet. Allahu i Madhëruar nuk e pranon Sheriatin (të zbatuar nga dikush), nëse besimi nuk është i rregullt.

Imam Hasan El-Bena thotë: “Jini robër të devotshëm ndaj Krijuesit, para se të jeni prijës, pasi adhurimi do t`ju shpjerë që të udhëhiqni sa më mirë”.([18]) Në fillim duhet t`i kushtohet rëndësi pastrimit dhe dëlirësimit të besimit, pasi besimi i vërtetë është çështje thelbësore. Bazë e këtij besimi është fjala “Lâ ilâhe il-lAll-llâh”, e cila ka zemër dhe formë. Forma e saj është dituria, ndërsa zemra e saj është ndikimi që ka. Ky ka qenë shkaku që i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) është përkujdesur për formimin e duhur të individëve, mbi të cilët ngrihet kjo ndërtesë (Islami). Forca e muslimanëve qëndron në besimin e tyre, besim që nuk bën dallim mes të bardhit dhe të ziut, mes arabit dhe joarabit, mes qytetarit dhe pushtetarit. Përkundrazi, ai i barazon të gjithë, ndërsa diferencimi mes tyre bëhet vetëm me devotshmëri, e cila është peshorja e vlerësimit dhe dallimit mes njerëzve: “Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai, i cili i frikësohet më shumë Atij”.([19])

Në fillim ishte besimi që bashkoi ndjenjat, e më pas u obliguan ritualet që forcuan lidhjen e robit me Zotin e tij. Kështu, ithtarët e një besimi të unifikuar adhurojnë një Zot, kthehen kah një Kible e vetme, mësojnë nga një profet i vetëm (nga Suneti profetik) dhe lexojnë një Libër të vetëm. Në fund zbritën dispozitat ligjore, pra vetëm pasi u konkretizua uniteti i ndjenjave. Kështu është shpallur edhe Kurani, sipas kësaj renditjeje, ndërsa çështjet e dispozitave fetare dhe përvetësimi i tyre ishin të fundit në rradhë, pasi është tepër e thjeshtë të zbatohen ligjet, kur konkretizohet besimi i vërtetë dhe kur ndiqet i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) në urdhëresat e tij.

([1]) – Kurani: Enam, ajeti: 162-163.

([2]) – Kurani: Araf, ajeti: 158.

([3]) – Kurani: Enam, ajeti: 38.

([4]) – Kurani: Ali Imran, ajeti: 85.

([5]) – Për më shumë shiko librin e autorit: “Ed-Da`vetu Kavâidun ue Usûl”, f. 68, botim i “Daru`d-Dava”, Aleksandri, 1999/1419, botimi i katërt.

([6]) – Fet`hi Jeken, “El-Islam Fikra ue harake”, f. 17, me pak ndryshim, botim i “Muesese Er-Risale”, Bejrut, pa vit botimi.

([7]) – Kurani: Junus, ajeti: 64.

([8]) – Kurani: Mulk, ajeti: 14.

([9]) – Abdulkadr Aude në “Et-Teshrîu`-l-Xhinâî fi`l-Islâm”, vëll. I, f. 18, botim i “Daru`l-Kutubi`l-Arabi”, Bejrut, pa vit botimi.

([10]) – Vakidiu në “Kitâbu`rr-Rridde”, f. 30, pa varg transmetimi, botim i “Daru`l-Garbi`l-Islami”, Bejrut, 1990/1410, botimi i parë.

([11]) – Ibn Shebeh, “Târîkhu`l-Medîne”, f. 988; Ibn Ethiri, “Xhâmiu`l-Usûl”, vëll. IV, f. 83-84, nr. (2071).

([12]) – Bejhakiu në “Shuabu`l-Îmân”, (7102).

([13]) – Maverdi, “El-Ahkâmu`s-Sultânije”, f. 15, botim i “Daru`l-Hadith”, Kajro, 2006/1427, botimi i parë.

([14]) – Hadith i vërtetë për shkak të dëshmive përforcuese. Tirmidhiu (2167), Hakimi (395) dhe Taberaniu në “Muxhemu`l-Kebîr”, (13623).

([15]) – Hadith i pranuar për shkak të dëshmive përforcuese. Ahmedi, vëll. V, f. 370 dhe Tirmidhiu (2165).

([16]) – Thënie e vërtetë. Taberiu në “Xhâmiu`l-Bejân”, vëll. V, f. 649, Hakimi (8663) dhe Taberaniu në “Muxhemu`l-Kebîr”, (8973).

([17]) – Xhahidhi në “El-Bejân Ue`l-Tebjîn”, vëll. I, f. 260, por pa ia cilësuar Aliut (r.a), botim i “Mektebetu`l-Khanixhi”, Kajro, 1998/1418, botimi i shtatë.

([18]) –  Xhuma Emin, “El-Ferîdatu`l-Mufterâ Alejhâ”, f. 93, botim i “Daru`d-Dava”, Aleksandri, 1997.

([19]) – Kurani: Huxhurat, ajeti: 13.