Metodat dhe mekanizmat e ftesës – Ardhmeria Online

Hudhudi, model i xhelozisë për teuhidin
Hyrje

Teuhidi përbën themelin më të madh mbi të cilin janë ngritur të gjitha shpalljet hyjnore; ai është peshorja me të cilën maten veprat, botëkuptimet dhe qëndrimet. Metodat kuranore për ta rrënjosur këtë parim kanë qenë të larmishme: herë përmes legjislacionit, herë përmes rrëfimit. Ndër modelet më elokuente është ajo që vjen në historinë e Hudhudit me Pejgamberin e Allahut, Sulejmanin (a.s.), ku paraqitet një tablo e saktë e përkujdesjes ndaj teuhidit dhe e përkushtimit për ta ruajtur atë, brenda një konteksti edukativ me domethënie të thellë.

Së pari: Konteksti kuranor dhe domethënia e tij doktrinare

Përmendja e Hudhudit në suren Neml vjen brenda një konteksti që trajton shenjat e mbretërisë dhe të pushtetit, për të kaluar më pas papritur te një çështje doktrinare themelore, ku Allahu i Lartësuar thotë: “Unë gjeta një grua që i sundon ata; asaj i është dhënë nga çdo gjë dhe ajo ka një fron madhështor. E gjeta atë dhe popullin e saj që i përkulen diellit në vend të Allahut.”[1]

Vërehet se teksti kuranor e paraqet së pari realitetin politik dhe qytetërues, e vetëm më pas tregon çrregullimin doktrinar. Kjo renditje e qëllimshme tregon se përparimi material apo organizativ nuk e zëvendëson shëndoshësinë e besimit, as nuk përbën kriter për vlerësimin e drejtësisë doktrinare.

Së dyti: Xhelozia për teuhidin si vetëdije njohëse

Në fjalimin e Hudhudit spikat një dimension i qartë njohës: ai nuk u mjaftua me transmetimin e lajmit, por ofroi edhe një arsyetim doktrinar të saktë, kur tha: “Që të mos i përkulen Allahut, i Cili nxjerr të fshehtën në qiej dhe në tokë.”[2]

Ky arsyetim zbulon se xhelozia për teuhidin, në këtë model kuranor, nuk është një reagim emocional i zhveshur, por fryt i njohjes së madhështisë së Allahut dhe i lidhjes ndërmjet cilësive të Rububijes (Zotërimit) dhe meritimit të adhurimit. Kjo përputhet me parimin themelor që përcakton se dija është baza e veprimit dhe se qartësia e bindjes është kusht i reformimit.

Së treti: Dimensioni edukativ i qëndrimit

Hudhudi nuk u ndal vetëm te vëzhgimi apo përshkrimi, por atë që pa ia përcolli Pejgamberit të Allahut, Sulejmanit (a.s.), në formën e një raportimi të disiplinuar, të zhveshur nga ekzagjerimi apo fyerja. Kjo hapi rrugën për udhëzim dhe për korrigjimin e drejtimit doktrinar të popullit të Sebe’së.

Nga kjo përfitohet se kujdesi për teuhidin, në metodologjinë kuranore, ndërtohet mbi:

diagnostikimin e saktë të realitetit;

sqarimin e qartë të problemit;

përcjelljen e informacionit te autoriteti i aftë për trajtim.

Kjo është një metodë reformuesë e mbështetur në urtësi dhe gradualitet.

Ibn Kajjimi (r.h) ka thënë: “Xhelozia e lavdërueshme është ajo që e shtyn njeriun të ruajë kufijtë e Allahut, bashkë me dijen dhe urtësinë.”

Së katërti: Domethëniet e modelit në realitetin bashkëkohor

Historia e Hudhudit nxjerr në pah se xhelozia për teuhidin është një vlerë edukative themelore, e cila kërkon vetëdije shkencore, kuptim të konteksteve dhe aftësi për shprehi të matura. Ajo gjithashtu thekson se reformimi doktrinar nuk ndahet nga metoda, dhe se nuk realizohet veçse duke bashkuar dijen me komunikimin e urtë.

Prandaj, rikujtimi i këtij modeli kuranor ndihmon në rrënjosjen e një qasjeje të ekuilibruar në trajtimin e çështjeve të akides, larg teprimit dhe neglizhencës, e ndërtuar mbi kuptimin, argumentin dhe sqarimin.

Përfundim

Hudhudi në Kuran nuk është thjesht një element rrëfimor, por një model domethënës i pasur, që pasqyron rëndësinë e kujdesit ndaj teuhidit dhe dëshmon se xhelozia për të mbështetet në larpamësi, jo në shpërthim emocional; në reformim të qetë, jo në reagime impulsive.

Autor: Dr. Abdullah ibn Ma‘juf el-Xhej‘id

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Neml: 23 – 24.

[2] – Sure Neml: 25.

Lehtësimi në dhënien e fetvave
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Të gjitha falënderimet janë për Allahun dhe paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi profetin Muhamed (a.s).

Në të vërtetë feja e Islamit nuk kërkon t’u shkaktojë vuajtje ndjekësve të saj, apo t’i ngarkojë me përgjegjësi përtej aftësive të tyre. Lehtësimi dhe ndihma janë prej karakteristikave kryesore të Islamit. Allahu i Plotfuqishëm thotë: “Allahu nuk dëshiron (me obligim për abdes e larje) t’ju sjellë ndonjë vështirësi, por dëshiron t’ju pastrojë (prej mëkateve), t’ua plotësojë të mirën e Tij ndaj jush e që ta falënderoni”[1]

Koncepti i lehtësimit dhe ndihmës në Islam shfaqet qartë në legjislacionet e thjeshta dhe të adaptueshme të tij. Duke marrë parasysh situatat e ndryshme, me të cilat përballen njerëzit, Islami i lehtëson rregullat e tij, në atë mënyrë që ky ndryshim të përputhet me zbatimin e rregullave të sheriatit, gjithsesi pa u ndarë nga realiteti.

Dijetari i njohur mysliman Sheikh Jusuf Kardavi i përgjigjet kësaj pyetjeje si vijon:

Një prej përparësive që duhet të merret parasysh në fushën e fetvasë dhe të davetit është përdorimi i një metode të lehtë, larg nga ashpërsia dhe vrazhdësia. Dispozitat e Kuranit dhe të profetit (a.s) tregojnë, se Allahu dhe i dërguari i Tij pëlqejnë lehtësimin e gjërave. Allahu thotë: “Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju e nuk dëshiron vështirësim për ju”[2]. Ai thotë gjithashtu: “Allahu dëshiron t’ju lehtësojë (dispozitat) e megjithatë njeriu është i paaftë (për t’u bërë ballë epsheve)”[3]. Në një ajet tjetër Ai thotë: “Allahu nuk dëshiron (me obligim për abdes e larje) t’ju sjellë ndonjë vështirësi”[4]

Po ashtu transmetohet, se profeti (a.s) ka thënë: “Pjesët më të mira të fesë tuaj janë ato më të lehtat”. Në një hadith tjetër ai thotë: “Feja më e dashur tek Allahu është ajo hanife es-samha (e lehta dhe e buta)”. Për më tepër, Aishja, gruaja e të dërguarit (a.s), ka thënë: “Sa herë që Profetit (a.s) i është dashur të zgjedhë në mes dy gjërave, gjithmonë ka zgjedhur më të lehtën, nëse nuk ishte mëkat. Nëse një gjë ishte mëkat, atëherë Profeti (a.s) ishte njeriu më i largët prej tij”.

Metoda e butë fiton më shumë peshë në rastet kur nevojitet lehtësimi, si në rastet e sëmundjeve, të moshës së thyer, vështirësisë së madhe e kështu me radhë. Xhabir ibn Abdullah (r.a) tregon, se gjatë një udhëtimi i Dërguari i Allahut (a.s) pa një burrë. Njerëzit po mblidheshin rreth tij dhe po i bënin hije. Ai tha: “Çfarë ka ai?” “Po agjëron”, – i thanë.  I dërguari i Allahut (a.s) tha: “Nuk është e drejtë, që të agjërosh gjatë udhëtimit”.

Nëse udhëtimi nuk është i vështirë, mund të agjërosh. Aishja (r.a) transmeton, se Hamzah ibn Amr El-Eslami e pyeti të dërguarin e Allahut (a.s) për agjërimin gjatë udhëtimit. Profeti (a.s) tha: “Nëse do agjëro dhe nëse do ndërprite atë”.

Për agjërimin gjatë udhëtimit dhe mospajtimet e mendimit në lidhje me rregullat e tij, kalifi i drejtë Umer Ibn Abdul Azizi ka thënë: “Zgjidhja më e lehtë është më e përkryera”. Ky është një mendim i pranueshëm, duke pasur parasysh faktin, se disa njerëz e kanë më të lehtë të agjërojnë me njerëzit e tjerë sesa të agjërojnë vetë, kur të tjerët nuk po agjërojnë. Nga ana tjetër, mund të zgjedhin ta vonojnë agjërimin. Prandaj më e lehta, më e mira.

Gjithashtu për ta lehtësuar agjërimin, profeti (a.s) u bëri thirrje myslimanëve, të nxitonin për çelur iftarin sapo të hynte koha dhe ta vononin ngrënien e syfyrit.

Përveç kësaj, shumë dijetarë kur trajtojnë rregulla të diskutueshëm, preferojnë ato që janë më të lehtë për njerëzit, veçanërisht në fushën e lidhjeve tregtare dhe të transaksioneve. Një prej shprehjeve që ata përsërisin më shumë është: “Ky rregull është më i lehtë për njerëzit”.

Falë Zotit unë përdor metodat e lehtësimit, kur jap fetva dhe lehtësinë në çështjet e ftesës islame në përputhje me qëndrimin e profetit (a.s). Para se t’i niste Ebu Musën dhe Muadhin për në Jemen, profeti (a.s) i këshilloi, që t’u tregonin më të lehtën atyre dhe të mos ishin të ashpër me ta.

Kur më bënë një pyetje, gjatë një prej leksioneve të mia, u përgjigja se nëse do të hasja në dy mendime me peshë dhe forcë të njëjtë, ose pothuajse të njëjtë, do të zgjidhja më të lehtin prej tyre. Një prej pjesëmarrësve pyeti, se ku bazohesha për këtë zgjedhje. Unë u përgjigja, se bazohesha tek udhëzimet e profetit (a.s), i cili zgjidhte opsionet më të lehta. Ai i urdhëroi imamët që ta shkurtonin namazin e tyre, sepse mes adhuruesve kishte shëndetligë, të moshuar apo njerëz që kishin nevoja të ndryshme.

Lejohet që një dijetar të japë një fetva të rreptë, për ata që kanë besim të fortë dhe të palëkundur. Megjithatë njerëzve duhet t’u drejtohesh me fetva të lehta dhe të buta.

Në fakt në kohët tona metoda e butë është e nevojshme gjithmonë e më shumë, veçanërisht në lidhje me ata që konvertohen në Islam dhe me ata që pendohen së fundmi. Ky qëndrim është shumë i qartë në mënyrën sesi ua mësonte profeti (a.s) Islamin atyre, që sapo e kishin pranuar atë. Ai nuk i mbingarkoi ata asnjëherë me detyra, urdhra apo ndalime. Kur ata e pyesnin, profeti (a.s) i informonte për detyrat themelore të Islamit, pa i mbingarkuar me gjerat e tjera jo të detyrueshme. Gjithashtu profeti (a.s) i kritikonte ata, që i vështirësonin gjërat për njerëzit, pa i marrë parasysh rrethanat e tyre. Kjo tregohet në qëndrimin e tij ndaj disa shokëve të tij, të cilët e zgjasnin shumë namazin, kur bëheshin imamë dhe si rezultat disa prej njerëzve ankoheshin.

Një burrë shkoi tek profeti (a.s) dhe i tha: “Unë e vonoj faljen e namazit të sabahut, për shkak të filanit që e zgjat tepër namazin!” Ibn Mes’udi pastaj tregon: “Unë asnjëherë më parë nuk e kisha parë Profetin (a.s) më të zemëruar se atë ditë gjatë dhënies së këshillave. Profeti (a.s) pastaj iu kthye të pranishmëve dhe u tha: “O ju njerëz, vërtet disa prej jush i largojnë të tjerët. Prandaj çdonjëri prej jush, i cili iu prin të tjerëve, le ta shkurtojë namazin, sepse pas tij është plaku, fëmija si dhe ai që ka nevojë për diçka tjetër”.

Enesi (r.a), shok dhe shërbëtor i profetit (a.s) ka thënë: “Asnjëherë nuk kam falur ndonjë namaz më të lehtë dhe më të përkryer, sesa me profetin (a.s) dhe ai e shkurtonte namazin, sa herë që dëgjonte ndonjë fëmijë që qante, në mënyrë që nëna e tij të mos rëndohej”. Profeti (a.s) ka thënë: “Kur e filloj namazin, kam si qëllim ta zgjas atë, por sapo dëgjoj ndonjë fëmijë të qajë, e shkurtoj atë, sepse e di se e qara e fëmijës do të rëndojë gjendjen e nënës së tij”. Në një hadith tjetër, Ebu Hurejra (r.a) transmeton, se profeti (a.s) ka thënë: “Nëse u prini të tjerëve në namaz, atëherë shkurtojeni atë, sepse mes atyre që falen ka njerëz të sëmurë, shëndetligë dhe të moshuar; ndërsa kur faleni vetëm, atëherë mund ta zgjasni namazin sa të dëshironi”.

Profeti nuk e pëlqente ashpërsinë, sidomos kur mendonte se ajo mund të formonte një orientim që mund të zbatohej, jo vetëm nga individët, por nga një grup myslimanësh. Kjo vihet re në mospëlqimin e tij ndaj veprimit të tre shokëve, të cilët kishin si qëllim të ndiqnin një mënyrë të ndryshme adhurimi nga mënyra e tij edhe pse kishin si qëllim vetëm të bënin vepra të mira dhe t’i afroheshin më shumë Allahut. Enesi (r.a) tregon:  “Tre njerëz prej të afërmve shkuan në shtëpitë e grave të Profetit (a.s) dhe pyetën për ibadetin e Profetit (a.s). Pasi morën përgjigje, atyre iu duk se kjo është pak dhe thanë: “Ku jemi ne e ku është Profeti (a.s). Allahu atij ia ka falur të gjitha mëkatet e mëparshme dhe ato të ardhshmet”. Njëri prej tyre tha: “Sa më përket mua, unë gjithnjë do të falem tërë natën”. I dyti tha: “Unë vazhdimisht do të agjëroj”. I treti tha: “Unë do të izolohem prej grave dhe kurrë nuk do të martohem”. Kur vjen i Dërguari i Allahut (a.s) u thotë: “A jeni ju që keni thënë këtë dhe këtë? Sa më përket mua, pasha Allahun, unë druhem më shumë dhe jam më i devotshëm ndaj Allahut sesa ju, por unë agjëroj dhe ha, falem dhe fle dhe bëj jetë bashkëshortore! Kush largohet nga Suneti im, ai nuk më përket mua”.

Në këtë kontekst Ibn Mesudi (r.a) transmeton, se profeti (a.s) ka thënë: “Janë shkatërruar dhe kanë humbur ata, që mbingarkohen (gjuhësisht dhe në veprim)”. Këtë e tha tri herë.

Këtu bëhet fjalë për ata, që kërkojnë t’i vështirësojnë çështjet pa qenë nevoja.

Për më tepër, Ebu Hurejre (r.a) transmeton, se profeti (a.s) ka thënë: “Vërtet feja është lehtësi, kushdo që e vështirëson fenë (me shtesa) ajo e ngadhënjen atë (duke e kthyer në gjendje normale) andaj drejtohuni, afrohuni (njëri me tjetrin), dhe përgëzoni, shfrytëzoni dhe ndihmohuni me ecje të mëngjesit, të mbrëmjes dhe të pasdarkës (shfrytëzoni lehtësimet fetare në ibadete)”

Sipas një transmetimi të Buhariut, ky hadith përfundon kështu: “Silluni me maturi, afrohuni njëri me tjetrin, ecni (për namaz) gjatë ditës dhe natës dhe ndani një pjesë të ditës dhe natës për nafile. Mbahuni mesatarë, mbahuni mesatarë e do t’ia arrini qëllimit”.

Si rrjedhim, profeti na tregon, se ai që ka për qëllim ta mbingarkojë veten e tij me detyra fetare do të dështojë, përderisa degët e fesë janë të shumta. Prandaj ai na mësoi të zgjedhim kohët që janë më të përshtatshme për të kryer veprat e adhurimit, që janë kohët kur zemra është e qetë dhe trupi nuk është i lodhur, në mënyrë që ne ta ndiejmë bukurinë e adhurimit dhe të mos ndihemi të lodhur.

Autor: Jusuf Kardavi

[1] – Sure Maide: 6.

[2] – Sure Bekare: 185.

[3] – Sure Nisa: 28.

[4] – Sure Maide: 6.

Istigfari tek thirrja e Nuhut (a.s): Mirësi dhe bereqet
Kërkimi i faljes nga Allahu i Lartësuar (istigfari) është një nga portat më madhështore të mëshirës hyjnore, në të cilat kanë thirrur profetët, në krye të tyre Nuhu (a.s), i cili iu drejtua popullit të tij me butësi dhe urtësi, duke i nxitur që të largohen nga mëkatet dhe të kthehen tek Zoti i tyre, në mënyrë që të sigurojnë për veten e tyre të mirat dhe begatitë. Ajetet fisnike shpalosin një aspekt të madh të mëshirës së Allahut ndaj robërve të Tij dhe japin një dëshmi të qartë për ndikimin e pendimit në përmirësimin e zemrave dhe ndërtimin e jetës, duke përmbajtur mësime të thella edukative dhe besimore.

Nuhu (a.s) i nxiti njerëzit e tij drejt istigfarit, që mbi ta të zbresin të mirat. Allahu i Lartësuar thotë:

“Dhe u thashë: Kërkoni falje nga Zoti juaj, se vërtet Ai është Falës i Madh. Ai do t’ju dërgojë shi të bollshëm nga qielli, do t’ju shtojë pasuritë dhe fëmijët, do t’ju japë kopshte dhe do t’ju japë lumenj.”[1]

Pas thirrjes së parë të Nuhut (a.s) drejtuar popullit të tij, këmbënguljes së tyre në mohimin, shthurjen dhe kundërshtimin, si dhe arrogancës së tyre për ta ndjekur të dërguarin e Zotit të tyre, ata tashmë ishin të njohur me përmbajtjen e thirrjes së tij. Mendjet e tyre nuk ishin të zbrazëta nga shtyllat e besimit, shtyllat e Islamit dhe parimet themelore të fesë. Pas përçimit të mesazhit, atyre nuk u mbeti më asnjë justifikim; u bënë mohues mëkatarë me vullnet të vendosur dhe qëllim të qartë. Domosdoshmërisht, Nuhu (a.s) ua kishte sqaruar se ata ishin mohues e mëkatarë, prandaj ai kaloi nga thirrja në parimet e besimit dhe shtyllat e Islamit, drejt sqarimit të asaj që  kërkohej prej tyre: braktisja e mëkateve në të cilat ishin zhytur, nga mohimi e deri te çdo formë shthurjeje dhe kundërshtimi.

Ai i nxiti drejt istigfarit dhe pendimit tek Allahu i Madhëruar, duke sqaruar se Allahu e pranon pendimin e tyre, sado të mëdha të jenë mëkatet dhe sado të shumta të jenë gabimet. Ai sikur i thonte atyre: mos i bëni mëkatet tuaja të shumta pengesë mes jush dhe pendimit. Për këtë arsye erdhi shprehja me theksim të madh: “Ai ishte Falës i Madh”, për t’i nxitur, për t’i inkurajuar dhe për t’ua zgjuar vullnetin. Për shkak të  mëkateve të tyre të shumta, atyre u ishte ndaluar shiu nga qielli, toka ishte bërë e thatë dhe shpirtrat e tyre ishin ngushtuar.

“Dhe u thashë: kërkoni falje nga Zoti juaj, se Ai ishte Falës i Madh.” Që do të thotë: u thashë atyre të kërkojnë nga Allahu falje për mëkatet tyre. Është e ditur se falje nga Allahu kërkon vetëm ai që ka besim të saktë dhe që heq dorë nga mëkatet. Pra, ai i thërriste të largoheshin nga mohimi, shthurja dhe kundërshtimi në të cilat ndodheshin dhe, pas kësaj, t’i drejtoheshin Allahut me kërkim faljeje.

Në fjalët e Nuhut (a.s) dhe përkujtimin e tij për rëndësinë e istigfarit, si dhe në përdorimin e shprehjes “Zoti juaj”, vërehet një domethënie e qartë edukative. Fjal “Rabb”  e përdorur në këtë kontekst nënkupton se Allahu është Pronari dhe Rregulluesi; kuptimi i fjalës së Allahut “Zoti i botëve” përfshin administrimin, rregullimin dhe zbatimin e urdhrit të Tij në çdo çast: Ai krijon dhe furnizon, jep jetë dhe e merr atë, ul dhe ngre, jep dhe ndalon, nderon dhe poshtëron, dhe i rregullon të gjitha çështjet sipas vullnetit dhe urtësisë së Tij. Mohimi i kësaj është mohim i zotërimit, hyjnizimit dhe sundimit të Tij.

Zoti është Ai që i kujdese për të gjithë robërit e Tij me përkujdesje dhe begati të ndryshme; dhe në mënyrë më të veçantë, Ai kujdeset për të zgjedhurit e Tij duke ia përmirësuar zemrat, shpirtrat dhe moralin. Për këtë arsye, lutjet e tyre me këtë emër fisnik janë të shpeshta, sepse ata kërkojnë prej Tij  një përkujdesje të veçantë.

Në thelb, fjala “rabb” nënkupton edukimin dhe zhvillimin e diçkaje shkallë-shkallë deri në plotësim, duke përfshirë kuptimin e përkujdesjes, dhembshurisë dhe mbrojtjes. Nuhu (a.s), në jetën dhe thirrjen e tij, e kishte gjithmonë të pranishëm këtë emër, si në adhurim ashtu edhe në thirrje, siç shfaqet qartë në fjalën e Allahut: Ai tha: O Zoti im, unë e thirra popullin tim natë e ditë dhe u thashë: Kërkoni falje nga Zoti juaj, se Ai ishte Falës i Madh. Ai do t’ju dërgojë shi të bollshëm nga qielli – domethënë: do të zbresë mbi vendet tuaja shira të dendur dhe të vazhdueshëm. Në këtë kontekst është përdorur fjala “dërgon” në vend të fjalës “zbret”, për shkak të kuptimit të misionit të përcaktuar, që bart me vete dërgimi, një zgjedhje stilistike me qëllim retorik.

Qielli është përdorur me kuptimin e shiut, sepse retë janë në lartësi; çdo gjë që është mbi njeriun quhet “qiell” në gjuhë. “Mbi ju” mbi tokat, vendet dhe arat tuaja, për dobinë tuaj dhe për ujitjen e bagëtive tuaja.

“Të bollshëm” domethënë shira të vazhdueshëm dhe të shumtë, që sjellin begati, pjellori, prodhim, qetësi dhe stabilitet.

“Dhe do t’ju shtojë pasuritë dhe fëmijët” d.m.th pasuria dhe fëmijët janë ndër kërkesat më themelore të njeriut në këtë botë dhe janë stolia e saj. Përmendja e pasurisë përpara fëmijëve lidhet me realitetin e popullit të Nuhut (a.s), ndërsa në ajete të tjera Kurani pasqyron renditje të ndryshme sipas natyrës njerëzore, dhe këto tekste plotësojnë njëra-tjetrën në përshkrimin e gjendjes së njerëzve.

“Dhe do t’ju japë kopshte dhe do t’ju japë lumenj” pra, do t’ju japë begati në këtë botë dhe në botën tjetër. Kush i përmbahet istigfarit, Allahu i krijon atij rrugëdalje nga çdo brengë dhe lehtësim nga çdo vështirësi.

Angazhimi në bindje ndaj Allahut është shkak për shtimin e begatisë, hapjen e dyerve të mirësive, rënien e shirave, shtimin e prodhimeve dhe bollëkun e fryteve. Allahu u premtoi atyre – nëse bindeshin dhe kërkonin falje – pesë gjëra: shiun, pasurinë, fëmijët, kopshtet dhe lumenjtë.

Nga Haseni el-Basriu transmetohet se një njeri iu ankua për thatësirën dhe ai i tha: kërko falje Allahut. Një tjetër u ankua për varfërinë, një tjetër për mungesën e fëmijëve dhe një tjetër për pakësimin e prodhimit të tokës; të gjithëve u tha: kërkoni falje Allahut. Pastaj ai recitoi ajetin: “Kërkoni falje nga Zoti juaj”.

Njerëzit janë të prirur nga natyra drejt të mirave të menjëhershme; për këtë arsye, Nuhu (a.s) i nxiti ata me premtime konkrete. Ky ajet është dëshmi se me istigfar zbresin furnizimi dhe shiu. Transmetohet se Omeri (r.a) doli për t’u lutur për shi dhe nuk shtoi gjë tjetër përveç istigfarit; kur u kthyen nga vendi i faljes, filloi të binte shi me gjyma.

Pendimi dhe kërkimi i faljes janë nga shkaqet e begatisë së individit dhe shoqërisë. Allahu i Lartësuar e ka lidhur në Librin e Tij istigfarin dhe pendimin me zbritjen e shiut, shtimin e forcës, fëmijëve dhe furnizimit të mirë. Kjo tregon lidhjen e pandashme mes vlerave besimore dhe jetës materiale; jeta nuk mund të japë frytet e saj pa këto vlera. Nëse ndonjëherë duket sikur kjo nuk zbatohet, kjo është vetë sprova, siç thotë Allahu: “Ne ju sprovojmë me të keqe dhe me të mirë si provë.”[2]

Mirëqenia që nuk mbështetet në besim është një mirëqenie e rreme dhe e përkohshme, e gërryer nga padrejtësia, shthurja morale dhe dhunimi i dinjitetit njerëzor, sakaq shoqëritë moderne janë dëshmi e qartë për këtë realitet.

Autor: Ali Salabi

Përktheu: Elton Harxhi

[1] – Sure Nuh: 10-12.

[2] – Sure Enbija: 3.

Predikuesi gjithë nerva
Transmeton imam Muslimi në koleksionin e haditheve të tij të sakta, se Xhabir ibn Abdullahu ka thënë: ”Kur predikonte i dërguari i Zotit (a.s), i skuqeshin sytë, ngrinte zërin dhe nevrikosej, saqë dukej sikur na paralajmëron një ushtri armike që gati po na sulmon.”

Ky lloj predikimi dhe ligjërimi i të dërguarit të Zotit (a.s), ishte vetëm në raste kritike dhe aksidentale, ku situatat i lidhte ngushtë me mënyrën e ligjërimit. Në raste të tilla, njerëzit mbanin veshin mirë dhe e përpunonin çdo informacion dhe çdo fjalë që u thuhej, pasi ishte në lojë jeta dhe e ardhmja e tyre.

Ky lloj ligjërimi nuk ishte karakteristik i profetit Muhamed (a.s), as një tipar i pandashëm i tij, por ishte një nga predikimet të cilat kishin të bëjnë me një problematikë të caktuar, si në rastin kur e shoqja u akuzua për çështje nderi, apo kur bëhej fjalë për tentativat e hebrenjve dhe idhujtarëve për të përçarë myslimanët … etj.

Sakaq, lidhur me çështjet që kishin të bëjnë me miratimin e parimeve madhore, si ato të besimit, ligjërimi profetik ishte krejt ndryshe, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti “me urtësi”, këshillë të butë, fjalë të ëmbla dhe të menduara mirë, debat konstruktiv dhe zemërbutësi. I dërguari i Zotit (a.s) nuk ishte i zymtë, i ashpër dhe as burim britmash e çjerrjesh.

Fjalët dhe predikimet e tij i drejtoheshin arsyes së shëndoshë si të besimtarëve ashtu dhe të jobesimtarëve. Ligjërimi i tij nuk përmbante ulërima, britma dhe fryrje damarësh.

Gjatë predikimit, ai recitonte vargje të Kuranit, të cilat i memorizonin direkt nga goja e tij disa nga besimtarët.

Edhe kur ndonjëherë përjetonte momente të vështira dhe kriza, ai nuk rebelohej dhe nuk e humbiste toruan.

Një herë, teksa ishte ngjitur në minber duke predikuar, vjen një beduin nga shkretëtira dhe duke i ndërprerë predikimin i thotë:”O i dërguar i Zotit! Unë jam një njeri i huaj, kam ardhur nga shkretëtira të pyes për fenë time, pasi nuk e di kush është feja ime.” Profeti Muhamed (a.s) u drejtua nga ai, e la predikimin, u ul mbi një ndenjëse me këmbë hekuri dhe filloi t’i mësojë këtij beduini parimet e fesë. Pasi përfundoi, u kthye sërish tek minberi dhe vazhdoi predikimin deri në fund.

Predikuesi nuk ka përse të nervozohet dhe ta humbasë fillin, duke hyrë në detaje të padobishme. Hytbeja  është një mision i shenjtë, i cili duhet të dëgjuar me vëmendje nga besimtarët. Kushdo që flet gjatë hytbes nga besimtarët, nuk i pranohet e xhumaja dhe kjo nuk është sanksionuar që besimtarët të vijnë e të dëgjojnë mendimin personal të predikuesit, qëndrimin apo këndvështrimin politik të tij.

Hytbeja është për të motivuar arsyen që të kuptojë, shpirtrat që të lartësohen dhe zemrat që të mbushen me emocione për më shumë besim dhe devotshmëri, për më shumë dashuri për Zotin dhe shpërblimin e tij.

Dëgjova dikë të predikojë ditën e xhuma dhe tema ishte rreth detyrimit të dhënies së zekatit për floririn që shërben si stoli për gratë. Ai solli emrat e studiuesve që mendonin se për këtë kategori floriri duhej dhënë zekati, solli argumentet e tyre të cilët i konsideroi të pakontestueshme dhe në fund tha:”Kush del kundër këtij mendimi, është njëlloj si ata që thanë: “E dëgjuam dhe e refuzuam!”

Zoti na ruajt, se diçka të tillë nuk mund ta thotë një besimtar. Në këtë rast, bëhet fjalë për një debat dhe një çështje që ka mendime të ndryshme edhe mes vetë sahabëve të profetit Muhamed (a.s). Shumica e dijetarëve të katër shkollave juridike, mendojnë se për këtë lloj floriri nuk jepet zekat, përjashto Ebu Hanifen. Megjithatë, mos dhënia e zekatit për këtë lloj floriri është mendimi më i drejtë. Por, sido të jetë, nuk është e drejtë që për të vërtetuar mendimin tënd, të sjellësh vargje të tilla nga Kurani si: “Do të vijë dita, kur (thesaret e mbledhura) do të digjen në zjarrin e Xhehenemit dhe me to do të damkoset balli, anët dhe shpina e tyre e do t’u thuhet: “Kjo është ajo që keni grumbulluar për veten; pra, shijoni atë që grumbulluat!”[1]

Është e vërtetuar se edhe vetë sahabët nuk e jepnin zekatin e florinjve që përdornin për stoli, prej tyre vetë nëna e besimtarëve, Aisheja, e cila është njohësja më e mirë e këtyre meseleve. Gjithashtu, edhe Abdullah ibn Umer, Xhabir ibn Abdullahu, Enes ibn Maliku …etj. Zekati jepet vetëm për pasuritë që shtohen, kurse shtëpitë e banimit, mobiliet, veshjet, stolitë … etj, nuk kanë zekat.

Hytbeja ose predikimi i ditës xhuma, nuk ka si qëllim që predikuesi të sjellë mendimet e ndryshme të studiuesve dhe të sqarojë mendimin e tij personal, si dhe ti kërkojë xhematit të ndjekin atë mendim dhe të deklarohen kundër mendimeve të tjera, në të kundërt i pret dënimi i madh.

Zemërimi dhe nevrikosja nuk ka përse të jenë emocionet e vetme që shoqërojnë hytben. Dashuria për Zotin dhe Profetin (a.s), radhiten para frikës dhe frika ka si antonim shpresën. Dashuria është trungu, kurse frika dhe shpresa janë degët. Vetëm kështu vihet ekuilibri i duhur mes shpërblimit dhe ndëshkimit, motivimit dhe nxitjes.

Duhet që fjala e mirë të rrethohet me emocione njerëzore sublime. Profeti Muhamed (a.s) predikoi para besimtarëve dhe u foli për një fis që vuanin nga kriza e ushqimit. Ai i preku emocionalisht dhe i nxiti që të japin dhe të sakrifikojnë për këta njerëz.

Hytbet dhe predikimet e tij, mbizotëroheshin nga qetësia, maturia, dashuria dhe dëshira e mirë. E si të mos ishte kështu, ndërkohë që vetë Zoti e përshkruan si “Mëshirë për mbarë botërat”[2]

Predikimi është themeli i ndryshimit pozitiv aq shumë të dëshiruar dhe të nevojshëm tek shoqëritë myslimane. Ai kultivon besimin, bashkon zemrat, rrënjos konceptin e vëllazërisë, bashkon dhe nuk përçan, përgëzon dhe nuk dëbon.

Zemërimi i thellë dhe nervozizmi nuk janë shenja të besimit dhe kritere të bindjes, nuk janë as tipare të forcës dhe prezencës. “Këta janë ata që ka udhëzuar Zoti, prandaj ndiq udhëzimin e tyre.”[3]

Autor: Selman Aude

Përktheu: Elmaz Fida

[1] – Sure Teube: 35.

[2] – Sure Enbija: 107.

[3] – Sure En’am: 90.

Tregimi i rrëfimeve kuranore
Thirrësi duhet t’i kushtojë rëndësi dhe vëmendje rrëfimeve kuranore, mësimeve të tyre, këshillave, sekreteve dhe urtësive të tyre. Mënyra kuranore e përmendjes së ngjarjeve të kaluara nuk ka për qëllim që t’i tregojë ato me detaje, duke përmendur emrat e njerëyve, qyteteve, datave..etj. Ai u kushton rëndësi mësimeve kryesore, shenjave të personaliteteve historike dhe orientimin e ngjarjeve dhe pasojave të tyre, ashtu siç I Lartësuari thotë: “Në tregimet e tyre pati mësime e përvojë për të zozëz e mendjes.”[1]

Kur Kurani përmend ndonjë ngjarje, e pasuron atë me realitete të shumta, me fshehtësi shkencore dhe orientime juridie, në mënyrë që e tërë kjo të depërtojë deri te shpirti dhe mendja me një rrugë jo të tërthortë. Kështu p.sh. nëse dëshirojmë të dijmë statusin e diturisë sipas Kurani, atë mundet që ta kuptojmë tek ajetet e shumta të drjetpërdrejta që flasin për të. Të njëjtën gjë mund të bëjmë me ajetet që flasin për diturinë të përftuara nga rrëfimet kuranore, edhe pse ajo tek rrëfimet kuranore nuk është përmendur në mënyrë burimore. Këtë ne mund ta hasim në katër vende në Kuran:

1 – Në rrëfimin mbi Ademin (a.s), kur Allahu i tha engjëjve: “Unë po krijoj në tokë një mëkëmbës”[2] Në ajetet vijuese, Allahu tregon: “(Zoti) tha: O Adem, njoftoji ata (engjëjt) me emrat e tyre (sendeve). E kur u rrëfeu atyre për emrat e tyre, (Zoti) tha: A nuk ju kam thënë juve se Unë më së miri e di fshehtësinë e qiejve dhe të tokës dhe më së miri e di atë që ju e publikoni dhe atë që e mbani të fshehtë.”[3] Kështu pra Kurani në mënyrë të tërthortë na ka rrëfyer për diturinë, e cila është një mekanizëm që ndihmon për realizimin e mëkëmbësisë në Tokë.

2 – Në rrëfimin e historisë së Jusufit (a.s) kur flitet rreth planifikimit në politikën ekonomike dhe të zhvillimit të shtetit. Kjo shihet qartë në planin pesëmbdhjetë vjeçar të cilin Jusufi (a.s) e caktoi dhe me sukses dhe e  realizoi, me frytet e të cilit patën dobi banorët e Egjiptit dhe fqinjët e tyre. Krahas kësaj  disa myslimanë e konsiderojnë se planifikimi është në kundërshtim me fenë dhe mbështetjen tek Allahu.

3 – Në rrëfimin e historisë së Sulejmanit (a.s) dhe Belkisës, mbretëreshës së Shebës. Në këtë histori vërehet se një prej njerëzve të Sulejmanit (a.s) kishte mundësi ta sjellë fronin e saj sa hap edhe mbyll sytë, për shkak të diturisë që ai posedonte, ashtu sikurse Allahu thotë: “E ai i cili kishte dituri nga libri tha: Unë do ta sjell atë sa hap e mbyll sytë.”[4]

4 – Në rrëfimin e historisë së DhulKarnejnit dhe ndërtimit të pendës me hekur të përzier me bakër të shkrirë. Shkenca e sotme bashkëkohore e ka vërtetuar se kjo është mënyra përmes së cilës hekurit i jepet më shumë forcë dhe fortësi. Allahu i Madhëruar thotë: “Më sillni copa të hekurit. E kur i nivelizoi të dy anët e kodrave, tha: Ndizni! E kur e bëri atë hekurin zjarr tha: Më sillni bakër të shkrirë t’ia hedhë atij! E ata nuk arritën ta kapërcenin dhe as ta shponin.”[5]

E njëjta gjë edhe nëse duam të shohim statusin e lartë që besimi zë në Kuran. Padyshim para vetes do të hasim në dhjetëra ajete të cilat flasin në mënyrë të drejtpërdrejtë rreth tij si dhe flasin për efektin pozitiv të tij në jetën e individit. Megjithatë, ne do ta kuptojmë më mirë fuqinë dhe rëndësinë e ndikimit të besimit në jetën e individit nëse hedhim vështrimin tek disa rrëfime kuranore që kanë lidhje me të.

Në Kuran, ne do të lexojmë rrëfimin e djelmoshave të cilët u bënë besimtarë të vërtetë. Bëhet fjalë për djelmoshat e shpellës, të cilët përmes besimit të tyre iu kundërvunë konservatorizmit të pabesimtarëve dhe dhunës së tiranëve. Allahu i Madhëruar thotë: “Ne po të rrëfejmë saktë çështjen e tyre. Ata ishin disa djelmosha që kishin besuar Zotin e tyre, e Ne atyre ua shtuam (besimin) më tepër. Edhe zemrat e tyre i forcuam saqë kur u ngritën thanë: Zoti ynë është Zoti i qiejve e i tokës, nuk adhurojmë ndonjë zot tjetër përveç Tij, e Ne atyre ua shtuam (besimin) më tepër. Këta, populli ynë ka besuar zota të tjerë përveç Tij, pse pra nuk sjellin ndonjë argument të qartë për ata? A ka më mizor se ai që shpif gënjeshtër ndaj Allahut?!”[6]

Po ashtu do të hasim në një rrëfim tjetër, të gruas që u bë besimtare, sakaq bashkëshorti i saj ishte mosbesimtar, mizor dhe tiran. Kurani na rrëfen se kjo grua besimtare nuk i interesonte pushteti i bashkëshortit të saj, ashtu sikur edhe kërcënimet e tij nuk e lëkundën atë në besim. Allahu i Madhëruar thotë: “E atyre që besuan, Allahu u solli shembullin e gruas së Faraonit, kur ajo tha: Zoti im më bë një vend pranë mëshirës Tënde në Xhenet dhe më shpëto prej Faraonit e brutalitetit të tij dhe më shpëto prej popullit mizor.”[7]

Gjithashtu, në Kuran ka rrëfime edhe për masën e gjerë të njerëzve, kur rrëfehet se në momentin që besimi depërton në shpirtrat e tyre ata shndërrohen në njerët të tjerë. Një shembull i tillë rrëfehet në rastin e magjistarëve të Faraonit, të cilën kur e panë të vërtetën tek Musai (a.s) besuan në profetësinë e tij dhe e kundërshtuan Faraonin, arrogancën dhe kërcënimet e tij, ashtu sikur Allahu i Madhëruar thotë: “E magjistarët ranë në sexhde dhe thanë: Ne i besuam Zotit të gjithësisë, Zotit të Musait dhe Harunit. E Faroni tha: I besuat atij (Musait) para se t’ju lejoja unë. Kjo është një dredhi që ju e përgatitët në qytet për t’i dëbuar prejt tij banorët e tij, por më vonë do ta kuptoni =farë do t’ju gjejë. Kam për t’ua prerë duart dhe këmbët tërthorazi, pastaj të gjithë juve do t’ju gozhdoj. Ata (që besuan) thanë: Ti nuk hakmerresh ndaj nesh vetëm pse besuam në argumentet e Zotit tonë, pasi që na erdhën ata. Zoti ynë na dhuro durim dhe na bëj që të vdesim si myslimanë.”[8]

Autor: Jusuf Kardavi

[1] – Sure Jusuf: 11.

[2] – Sure Bekare: 30.

[3] – Sure Bekare: 33.

[4] – Sure Neml: 40.

[5] – Sure Kehf: 96 – 97.

[6] – Sure Kehf: 13 – 15.

[7] – Sure Tahrim: 11.

[8] – Sure A’raf: 120 – 126.

Bisedë me fjalën
Sapo kisha blerë një revistë Islame dhe ndërkohë që po e shfletoja, sytë mu ndalën tek një fjalëkryq i thjeshtë. Ai përbëhej nga disa shkronja, me të cilat lexuesi duhej të formonte fjalën e duhur. Shkronjat ishin: ë f k s c i r a i

Menjëherë fillova të orvatem për të gjetur fjalën e duhur. Pas disa dështimesh, më në fund e gjeta. Fjala e duhur ishte “sakrificë”. Një ndjenjë gëzimi më përshkoi trupin, pasi më dukej se kisha bërë diçka.

Por diçka e çuditshme ndodhi, fjala që sapo kisha zbuluar foli. Po po, foli e më tha: ”Ty tu desh të sakrifikosh kohën që të gëzohesh për fitoren e arritur. Kushdo që sakrifikon kohën e tij për të ftuar në fenë e Zotit, ai do të arrijë kulmin e gëzimit dhe të fitores.”

Ftuesi: “Ke të drejtë. Dukesh që je një fjalë magjike.”

Sakrifica: “Prandaj Omer ibn Hatabi thoshte: “Rehatia e burrave është shkujdesje dhe indiferentizëm (gafle).” Ftuesi nuk duhet të rehatohet dhe qetësohet vetëm pasi të jetë munduar dhe rraskapitur. Në të kundërt, rahatllëku i konsiderohet indiferentizëm.

Ftuesi: “Po por, unë jam njeri dhe nuk bëj dot pa rehatllëk.”

Sakrifica: “E kush të tha mos të rehatohesh dhe qetësohesh? Por ajo që kërkohet është se shumicën e kohës ta kesh të zënë me angazhime. Ai që i shmanget rrezeve të diellit dhe pluhurit me qëllim që ta ruajë freskinë e lëkurës, ta dijë se një ditë do të detyrohet të qëndrojë rrafsh me tokën. Prandaj, njeriu duhet të përgatitet për atë ditë, pasi nuk është krijuar kot, pa një mision dhe qëllim. Kurrë mos u bëj prej asaj kategorie njerëzish të cilët nuk i shqiten hijes. Por lëviz dhe ftoji njerëzit ditë e natë, dimër e verë.”

Ftuesi: “Shoh që po më flet vetëm rreth sakrifikimit të kohës.”

Sakrifica: “Sepse vuaj prej disa ftuesve, të cilët e sakrifikojnë jetën dhe pasurinë, por kur vjen puna tek koha tërhiqen. Kam konstatuar se shpesh herë preferon interesat e tua personale dhe lë pas dore Ftesën. Kështu, ti sakrifikon kohën për gjithçka tjetër, duke u treguar zemërngushtë dhe koprrac kur vjen puna për Ftesën.”

Ftuesi: “Këto janë aftësitë dhe mundësitë e mia. Çfarë mund të bëj?”

Sakrifica: “Jo, ti e di mirë sa aftësi dhe mundësi ke. Ji i sinqertë me veten o rob i Zotit! Ti je bujar, sakrifikon veten dhe pasurinë për Ftesën, por kur vjen puna tek koha, tërhiqesh.”

Ftuesi: “Ndihem i lëkundur. Dua të sakrifikoj gjithçka për Ftesën, por interesat dhe angazhimet… Dua ti sakrifikoj gjithë interesat, pasi ftesa është më e rëndësishme se gjithçka.”

Sakrifica: “Duhet të vendosësh përfundimisht. Unë nuk po të ftoj të heqësh dorë nga interesat e tua, por thjesht po të ftoj që detyrat ndaj Zotit të kenë epërsi mbi çdo gjëje tjetër.”

Ftuesi: “Jam i hutuar dhe s’di ç’të bëj.”

Sakrifica: “S’ka pse të ndjehesh i hutuar. Thjesht përpiqu të ambientohesh me kushtet. Mëso si ta menaxhosh kohën dhe ti ndash punët, me qëllim që gruas, fëmijës dhe biznesit të mos u japësh më shumë kohë sesa ftesës në rrugë të Zotit. Mëso nga natyra e ujit, i cili ambientohet me çdo situatë dhe ambient. Ai merr formën e enës në të cilën vendoset, saqë edhe kur ngrihet lart në qiell – në formë avulli – ambientohet me kushtet atmosferike. Përfito nga natyra e ujit, i cili e çan edhe shkëmbin kur pikon mbi të pikë – pikë”.

Ftuesi: “Fjalët kanë efektin e magjisë, por nëse veproj sipas këshillave të tua, do të më duhet të sakrifikoj shumë gjëra.”

Sakrifica: “E tillë është natyra e kësaj feje. Kërkon veprimtari jo plogështi, kujdes  dhe jo shkujdesje.

Sadi Rafij thotë: “Burgu më i rëndë i kësaj bote, është një mendim dhe fiksim i dështuar që të mbyll brenda. Ai është i tillë që as nuk e realizon dot dhe as mund ta braktisësh.”

Ftuesi: “Na fute në botën e letërsisë tani.”

Sakrifica: “Vetë më pyete dhe kjo ishte përgjigja ime.”

Ftuesi: “Le ti kthehemi temës mbi sakrifikimin e kohës.”

Sakrifica: “Mirë, urdhëro e fol!”

Ftuesi: ”Më lipset një shembull, një model i gjallë.”

Sakrifica: ”Po të sjell shembullin e imam Ebu Ala Meududit që hodhi themelet e lëvizjes Islame në Indi. Ai shkroi libra, mbajti ligjërata, luftoi dhe u burgos. Motoja e tij ishte: “Nëse ulem unë, kush do të qëndrojë në këmbë?”

Ftuesi: “Ku shfaqet sakrifica e kohës në ato që the?”

Sakrifica: “Në vetë moton e tij: Nëse ulem unë, kush do të qëndrojë në këmbë?” Këto fjalë janë tregues i veprimtarisë së tij, sakrifikimit të kohës saqë rrallë herë e shihje të ulur. Ai kishte gjithmonë parasysh thënien e Omerit r.a.: “Rehatllëku për burrat është indiferentizëm.” Vetë Meududi (Zoti e mëshiroftë), ishte gjithmonë në aktivitet dhe i vetëdijshëm.

Ftuesi: “Besoj se kjo është metoda e ndjekur nga burrat e mirë dhe të ndershëm, apo jo?”

Sakrifica: ”Po. Një ditë, Abdul Meliku – djali i Omer ibn Abdul Azizit – e gjeti të atin duke fjetur në drekë. Pasi i ati hapi sytë, ai i tha: “Ishe duke fjetur o baba?!” Ai u përgjigj: “Po o bir. Shpirtin e kam si një mjet udhëtimi dhe nëse e rëndoj më shumë seç duhet, kam frikë se këputet.”

Të tillë ishin ata burra. U lodhën dhe u dërrmuan derisa e përmbushën mesazhin e adhurimit të një Zoti të vetëm dhe këtë ua përcollën brezave të ardhshëm. Ata na udhëzuan, na edukuan dhe na shpëtuan nga rreziqe shkatërruese.

Ne duhet tu jemi mirënjohës, ta mbajmë amanetin dhe të punojmë ashtu siç punuan. Ata mbollën dhe hëngrëm ne. Duhet të mbjellim ne që të hanë të tjerët. E që të mbjellësh, duhet të përzihesh me njerëzit, të komunikosh me ta dhe tu përçosh të vërtetën.

Ftuesi: “Më preke shumë me këto fjalë. Ka disa ftues si edhe unë që Ftesa dhe kontributi për fenë, nuk gëzojnë prioritet ndaj kohës dhe interesave personale.

Sakrifica: “Ftesa dhe kontributi fetar, zemërohen me Ftuesin kur ai u kushton vetëm kohën e lirë dhe të tepërt, ndërkohë që duhet të jetë e kundërta. Ftuesit dhe hoxhallarët e vjetër mbollën, e frytet e tyre i hëngrëm ne. Sot prej nesh lipset që brezat e ardhshëm të kenë ç’të konsumojnë dhe ku të bazohen. Bujkut i nevojitet një kohë jo e shkurtër për të mbjellë, kujdesur dhe korrur, derisa prodhimi të mbërrijë tek njerëzit. Nuk bëhet fjalë për orë e për ditë, por për muaj e vite.”

Ftuesi: “Zoti ta shpërbleftë me të mira për këto koncepte dhe këshilla që më dhe. Tashmë e kuptova se kohën më të madhe duhet t’ia kushtoj Ftesës, ndërsa pjesën e tepërt vetes. Vetëm kështu prodhimi do të jetë i mirë dhe struktura e fortë.”

Sakrifica: “Sigurisht. Ndaj medito rreth kohës që iu desh profetëve të Zotit të sakrifikojnë për hir të mesazhit me të cilin qenë ngarkuar”.

“Ai tha: “O Zoti im, unë e thirra vërtet popullin tim natë e ditë, por thirrja ime edhe më tepër i largoi (nga e vërteta). Sa herë, që i thirrja për t’i falur Ti, ata shtinin gishtërinjtë në veshë dhe mbuloheshin me petkat e tyre, duke këmbëngulur me mendjemadhësi (në mosbesim). Pastaj i thirra me zë të lartë. Më pas ua shpalla edhe haptazi edhe fshehurazi…” (Nuh, 5-8)

Vallë sa orë, ditë e vite harxhoi Nuhu a.s, duke ftuar popullin e tij në rrugën e Zotit?”

Autor: Xhasim Mutaua

Përktheu: Elmaz Fida

Ti nuk je “Musai (a.s)”, por as tjetri nuk është “Faraoni”!
Një burrë shkoi te Harun Reshidi (Halif Musliman) dhe i tha:

“Unë do të të këshilloj, por e bëri këtë me fjalë të ashpra.”

Haruni iu përgjigj: “Allahu e dërgoi dikë më të mirë se ti (Musain a.s.) te dikush më të keq se unë (Faraoni) dhe i tha: ‘Flisni me të me fjalë të buta, që të pranojë këshillën ose të frikësohet.’” (Ta-Ha, 44).

Me butësi mund të zbuten zemrat e njerëzve, dhe me sjellje të butë mund t’i tërheqësh ata drejt së vërtetës.

Nga: Hoxhë Korab Hajraj

Metodat e thirrjes së besimtarit nga familja e Faraonit
Me fjalën “davet” nënkuptohet veprimtaria dhe përpjekjet e ndryshme dhe të shumta që njeriu i cili ka një ideal mundohet t’ia përcjellë atë të tjerëve. Po kështu është edhe çështja e thirrjes së njerëzve për tek feja islame. Muslimani e ka për detyrë të përpiqet që t’ia përcjellë njerëzve parimet e besimit, ligjit dhe moralit islam. Ai duhet t’i nxisë ata të ndjekin dhe të zbatojnë rrugën e drejtë që është rruga e shpëtimit në Dynja dhe Ahiret.

Thirrja islame është një thirrje konstruktive e përbërë nga objektivi, orvatja dhe metoda. Përsa i përket objektivit ajo ka si për qëllim përcjelljen e mesazhit hyjnor tek të gjithë njerëzit pa përjashtim. Përsa i përket orvatjes ajo duhet të kryhet me të gjitha mjetet e duhura, ç’ka i mundëson thirrësit në rrugë të Allahut të jetë i aftë për të përcjellur mesazhin hyjnor. E përsa i përket metodës ajo nënkupton përdorimin e logjikës dhe emocioneve të cilat kanë ndikim pozitiv tek njerëzit.

Në Kuranin Fisnik, Allahu i Madhëruar na ka treguar se thirrja në rrugë të Allahut është vepra më fisnike: “E kush flet më bukur se ai që fton njerëzit drejt Allahut, bën vepra të mira dhe thotë: Unë, me të vërtetë jam musliman.”[1] Allahu i Madhëruar e ka lëvduar atë person që i thërret njerëzit në rrugë të Allahut, rrugë të cilën e kanë praktikuar në fillim të Dërguarit e Tij dhe që e kanë pasuar shumë të tjerë pas tyre: “O profet. Ne të kemi dërguar ty si dëshmitar, sjellës së lajmit të mirë dhe paralajmërues, njëkohësisht të kemi çuar si thirrës që i fton njerëzit në rrugën e Allahut me urdhrin e Tij dhe si pishtar ndriçues.”[2] “Thuaj: Kjo është rruga ime që ftoj për tek Allahu me largpamësi, unë dhe kush më ndjek mua. I lëvduar qoftë Allahu dhe unë nuk jam prej idhujtarëve.”[3] Kurse Profeti (a.s) ka thënë: “Kush thërret në rrugën e udhëzimit, ai do të fitojë edhe shpërblimin e atyre që e pasojnë udhëzimin pa ju pakësuar atyre asgjë nga shpërblimi i tyre.”[4]

Kurani dhe metodat e thirrjes islame:

Allahu i Madhëruar na ka treguar një sërë metodash të thirrjes së njerëzve për tek Zoti. Ndoshta metoda që ka përdorur besimtari nga familja e Faraonit është metoda më e vlefshme në këtë sferë. Allahu i Madhëruar thotë: “Por një njeri besimtar nga të afërmit e Faraonit, i cili e fshihte besimin e vet, tha: Vallë do të vrisni një njeri vetëm se thotë: Allahu është Zoti im, ndërkohë që ai ju ka sjellë shenja të qarta nga Zoti juaj. Nëse është gënjeshtar, atij i përket dënimi i gënjeshtrës së vet, e nëse është i drejtë, atëherë juve do t’ju godasë diçka prej asaj me të cilën ju kërcënohet ai. Vërtet, Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë atë që e tepron me të këqija dhe është gënjeshtar… Ju së shpejti do ta kujtoni atë që po ju them. Unë çështjen time ia lë Allahut, sepse Ai i sheh vërtet robërit e Vet.”[5]

Teksa lexojmë ajetet kuranore – në suren Gafir – do të hasim në një sërë metodash dhe formash të përdorura nga besimtari i familjes së Faraonit në fushën e thirrjes së njerëzve në besim:

Metoda e parë: Përzgjedhja e kohës së duhur për t’i thirrur njerëzit në besim. Në fillim, besimtari nga familja e Faraonit e ka pasë fshehur besimin e tij, por ai e shfaq atë në momentin e duhur. Dhe i tillë duhet të jetë thirrësi në rrugë të Allahut. Po kështu edhe i Dërguari i Allahut (a.s) në tri vitet e para të profetësisë i thirri njerëzit në besimi në mënyrë të fshehtë dhe më pas në momentin e duhur filloi t’i thërriste njerëzit haptazi.

Metoda e dytë: Besimtari nga familja e Faraonit dialogon me njerëzit dhe i thërret ata tek logjika e shëndoshë me qëllim që ata të largohen nga besimi i shtrembërt. Në fillim ai i drejtohet atyre duke thënë: “Vallë do të vrisni një njeri vetëm se thotë: Allahu është Zoti im”

Metoda e tretë: Pastaj ai iu kujton atyre mirëistë dhe begatitë që Allahu ju kishte dhuruar dhe i tillë duhet të jetë ftuesi në rrugë të Allahut, ai duhet t’ia kujtojë vazhdimisht njerëzve mirësitë dhe begatitë e Allahut. “O populli im, sot pushteti është i juaji në vend, po kush do të na mbrojë prej dënimit të Allahut nëse ai na përfshin?”[6]

Metoda e katërt: Kur besimtari i familjes së Faraonit vuri re se metoda e përmendjes së mirësive dhe begative të Allahut nuk bëri dobi, përdori një metodë tjetër duke iu kujtuar atyre se çfarë ka ndodhur me popujt e mëparshëm: “O populli im, unë kam frikë për ju, se po iu gjen si i gjeti popujt e mëparshëm, si rasti i popullit të Nuhut, të Adit, Themudit dhe të atyre që ishin pas atyre. Allahu nuk bën padrejtësi ndaj robërve. O populli im, unë kam frikë për ju Ditën e Britmës, Ditën kur nga frika ktheheni të ikni, e nuk ka kush ta prapësojë prej jush dënimin e Allahut. Atë që Allahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë që e drejton.”[7]

Metoda e pestë: Besimtari nga familja e Faraonit e thirri popullin e tij që të shihte me syrin e realitetin jetën e kësaj bote dhe të shpresonte tek Allahut në botën tjetër: “O populli im, ejani pas meje, e unë t’ju udhëzoj në rrugë të drejtë. O populli im, kjo jetë e kësaj bote, nuk është gjë tjetër vetëm se një përjetim i përkohshëm, ndërsa bota tjetër është ajo e përhershmja. Kush bën ndonjë vepër të keqe, ndëshkohet vetëm për aq sa është ajo, e kush bën ndonjë vepër të mirë, qoftë mashkull a femër, por duke qenë besimtar, të tillët hyjnë në Xhenet dhe aty shpëblehen pa masë.”[8]

Tek besimtari i familjes së Faraonit, ne vërejmë qartë një cilësi madhështore: ai kërkon mbështjetje dhe strehim tek Allahu i Lartësuar. I tillë duhet të jetë edhe ftuesi i cili i thërret njerëzit tek feja e Allahut: “Juve do t’ju vijë ndërmend ç’ka po ju them, e çështjen time ia besoj Allahut, vërtet, Allahu i mbikqyr robërit.”[9]

Kështu pra thirrja e njerëzve në rrugë të Allahut është vepra më e dashur tek Allahu. Thirrja në rrugë të Allahut ka qenë misioni i Profetëve, njerëzve të mirë të cilët Allahu i ka përmendur në Kuranin Fisnik, i sahabëve, tabi’iniëve dhe të gjithë ftuesve të umetit musliman. Ai i cili dëshiron t’i thërrasë njerëzit në rrugë të Allahut duhet të ketë parasysh që të zgjedhë kohën e duhur se kur duhet t’i flasë njerëzve në rrugë të Allahut, të dialogojë me njerëzit duke i ftuar ata tek logjika e shëndoshë, t’i kujtojë atyre mirësitë dhe begatitë e Allahut, t’i kujtojë atyre historinë e të parëve, të përdorë metodën e motivimit dhe qortimit dhe mbi të gjitha duhet të mbështetet tek Allahu, ashtu sikur bëri besimtari nga familja e Faraonit.

Autor: Muhamed Zejd

Përshtati: Elton Harxhi

[1] – Sure Fussilet: 33.

[2] – Sure Ahzab: 45 – 46.

[3] – Sure Jusuf: 108.

[4] – Muslimi (2674.)

[5] – Sure Gafir: 28, 44.

[6] – Sure Gafir: 29.

[7] – Sure Gafir: 30 – 33.

[8] – Sure Gafir: 38 – 40.

[9] – Sure Gafir: 44.

Ligjërimi fetar ashtu siç e ka piketuar Kurani
Kurani fisnik e ka piketuar metodën e ligjërimit fetar, në një pasazh të shpallur në Mekë, ku thotë: “Thirr në rrugën e Zotit tënd me mençuri dhe këshillë të bukur dhe diskuto me ata në mënyrën më të mirë!”.[1]

Kjo është një thirrje që i adresohet profetit Muhamed (a.s) dhe njëkohësisht çdokujt që ndjek besimin Islam pas tij. Ftesa për tek Zoti ose tek rruga e Tij, nuk është diçka specifike për të dërguarin e Zotit (a.s), por është një përgjegjësi të cilën e mban mbi supe i gjithë umeti mysliman pas tij.

Duke iu drejtuar Profetit (a.s), Zoti në Kuran thotë: “Thuaj: Kjo është rruga ime; të ftoj drejt Allahut me dituri të plotë, unë dhe çdokush që më pason mua.”[2]

Kushdo që pranon Allahun si Zotin e tij, Muhamedin si të dërguarin e tij dhe Islamin si fenë e tij, konsiderohet si ftues dhe propagandues i këtij besimi. Kjo, bazuar në vetë tekstet e Kuranit fisnik: “Kjo është rruga ime; të ftoj drejt Allahut me dituri të plotë, unë dhe çdokush që më pason mua.”[3]

Kështu shohim që umeti mysliman ka të njëjtin mision që ka pasur i dërguari dhe profeti i tij. Ai është i obliguar të përcjellë dhe përmbushë misionin e profetit Muhamed (a.s) dhe të përqafojë ftesën e tij. Profeti Muhamed (a.s) thotë: “Ju jeni dërguar si lehtësues dhe jo si vështirësues.”[4]

Sahabi i nderuar Rebia ibn Amir (r.a) iu shpreh komandantit të ushtrisë perse Rustumit me fjalët: “Zoti na ka dërguar të nxjerrim njerëzit nga adhurimi i njerëzve në adhurimin e Zotit të njerëzve, nga ngushtia e kësaj bote në gjerësinë e saj, nga dhuna e feve në drejtësinë Islame”. Që këtu, shohim se ajeti i sures Nahl: “Thirr në rrugën e Zotit tënd me mençuri dhe këshillë të bukur dhe diskuto me ata në mënyrën më të mirë!” vë piketat e metodës që duhet ndjekur në udhën e ftesës dhe ligjërimit të duhur fetar.

Piketat e ligjërimit të kërkuar fetar në ftesë:

Kurani Fisnik, për metodologjinë e ndjekur në udhën e ftesës Islame ka vendosur disa mekanizma dhe instrumente që e ndihmojnë ftuesin mysliman të përmbushë misionin e tij. Këto mekanizma janë përmbledhur mahnitshëm në Kuran me disa fjalë.

Së pari: Ftesa është një obligim për çdo mysliman.

Pika e parë është se kjo ftesë është obligim dhe detyrë për çdo mysliman, pasi vetë Zoti i Lartësuar i ka ngarkuar me këtë përgjegjësi. Çdo mysliman është i urdhëruar të ftojë në fenë e tij sipas mundësisë. Zoti thotë në Kuran: “Kjo është rruga ime; të ftoj drejt Allahut me dituri të plotë”

Ajo që duhet pasur parasysh është se format e ftesës ndryshojnë nga një person tek një tjetër, nga një vend tek një tjetër. Ka njerëz të cilët ftojnë në rrugën e Zotit nëpërmjet shkrimit të një ose disa librave. Dikush tjetër fton në rrugën e Zotit nëpërmjet një ligjërate në universitet apo në një qendër kulturore. Një i tretë fton duke mbajtur një hytbe ditën e xhuma ose një këshillë fetare. Një i katërt fton duke komunikuar me njerëzit me edukatë, butësi dhe model të mirë. Një i pestë fton duke mbuluar shpenzimet e ftuesve, duke botuar dijet e tyre, duke ngritur një qendër ftese etj. etj. Profeti (a.s) thotë: “Kush përgatit një luftëtar në rrugë të Zotit, është njëlloj si ai që merr pjesë në luftë.”[5] Bazuar në këtë hadith ne themi që kushdo që përgatit dhe mbështet një ftues në rrugë të Zotit, ka ftuar dhe ai.

Së dyti: Ftesë për të përsosur shpirtin nëpërmjet metodologjisë hyjnore.

Pika e dytë është që ftuesi të jetë i bindur dhe i sigurt se po fton në rrugë të Zotit, në metodologjinë e projektuar prej Tij për udhëzimin e njerëzve për të adhuruar vetëm Zotin, e për rrjedhojë për të perfeksionuar komunikimin mes tyre. Vetëm kështu do të kalojnë një jetë të lumtur në këtë botë dhe do të fitojnë shpërblimin e dëshiruar në botën tjetër.

Ftuesi mysliman nuk i fton njerëzit tek vetja apo populli i tij, por i fton për t’i afruar me Zotin. “Nuk është (e mundur për) një njeri të cilit Allahu i ka dhënë Librin, dijeninë e gjerë dhe Profecinë, që t’u thotë njerëzve: “Bëhuni robërit e mi dhe jo të Allahut”.[6] (Al Imran, 79

Ai nuk po fton për një rend apo filozofi tokësore, as për një ligj pozitivist të përligjur nga sovrani tokësor. Në fakt, ai fton dhe bën thirrje për çlirimin e njerëzimit nga skllavërimi njerëzor. Sipas këndvështrimit të islamit, njeriu s’ka të drejtë dhe mundësi për të vendosur ligje absolute të përhershme, duke lejuar dhe ndaluar sipas dëshirës, ashtu siç ndodhi me ithtarët e Librit një herë e një kohë, akt të cilin e dënon Kurani me fjalët: “Në vend të Allahut, ata kanë zgjedhur për zot rabinët dhe murgjit e tyre, si dhe Mesinë, të birin e Merjemes, ndërkohë që janë urdhëruar të adhurojnë vetëm një Zot, përveç të Cilit nuk ka tjetër që meriton të adhurohet.”[7]

Njerëzit duhen çliruar nga vargonjtë, fetishizimi dhe shenjtërimi i njëri-tjetrit, duke u shndërruar në robër të Zotit, i Cili i krijoi dhe u nënshtroi gjithçka në qiej dhe në tokë dhe i Cili u ka dhënë mirësi të shumta.

Prandaj dhe mesazhet që profeti Muhamed (a.s) u dërgonte perandorëve dhe mbretërve nga ithtarët e Librit, mbylleshin me pasazhin kuranor: “Thuaj: “O ithtarë të Librit, ejani të biem në një fjalë të përbashkët mes nesh dhe jush: se do të adhurojmë vetëm Allahun, se nuk do t’i shoqërojmë Atij asgjë (në adhurim) dhe se nuk do ta mbajmë për zot njëri-tjetrin, në vend të Allahut!”.[8]

Së treti: Ftesa që u bëhet myslimanëve, shoqërohet me urtësi dhe këshilla dashamirëse.

Pika e tretë është se kjo metodologji bazohet në ftesën e myslimanëve në rrugën e Zotit, nëpërmjet dy mënyrave të komunikimit: Urtësia dhe këshilla dashamirëse.

Mënyra e urtësisë

Urtësia është që ti flasësh arsyes me fakte shkencore bindëse dhe me argumente logjike të pakundërshtueshme. Urtësi është edhe t’i flasësh njerëzve në bazë të kapacitetit të tyre intelektual, duke u komunikuar atyre aq sa kuptojnë dhe perceptojnë. Aliu (r.a) thotë: “U flisni njerëzve sipas nivelit të tyre dhe larg gjërave që nuk i perceptojnë dot! Mos ndryshe doni të përgënjeshtrojnë Zotin dhe të dërguarin e tij?!”

Urtësi është edhe tu flasësh në gjuhën që kuptojnë dhe reagojnë. Zoti thotë në Kuran: “Ne nuk kemi çuar asnjë të dërguar, përveçse në gjuhën e popullit të tij, për t’u shpjeguar atyre (shpalljet e Zotit).”[9] Kuptimi i ajetit nuk është i kufizuar vetëm në gjuhën përkatëse që flet një popull, kinezëve tu flitet kinezçe, rusëve në gjuhën ruse etj. por edhe duke i folur shtresës së thjeshtë me gjuhë të thjeshtë, lindorëve me gjuhën lindore, perëndimorëve me gjuhën e perëndimit, njerëzve të shekullit XXI me gjuhën e këtij shekulli, jo me gjuhën e shekujve të kaluar.

Prej urtësisë është që t’i trajtojmë njerëzit me zemërbutësi teksa u komunikojmë urdhëresat dhe ndalesat e Zotit. Lipset që para se t’ua komunikojmë ligjet hyjnore, t’i kemi përgatitur shpirtërisht dhe moralisht, duke respektuar kështu traditën profetike, e cila na këshillon: “Lehtësoni dhe mos vështirësoni, përgëzoni dhe mos frikësoni!”[10] Njerëzit nuk duhen ngarkuar me detyra dhe përgjegjësi që nuk mund t’i mbajnë mbi supe e pastaj të heqin dorë prej teje duke thënë: Të dëgjuam dhe të kundërshtuam. Vetë Profeti (a.s) thoshte: “Kur t’ju urdhëroj me diçka, veprojeni sipas mundësisë!”[11]

Prej urtësisë është që të kemi një listë prioritetesh të urdhëresave dhe ndalesave, ku çdo gjë të jepet sipas kohës, vendit dhe rëndësisë.

S’është aspak e qëlluar dhe e përshtatshme që t’u flasim njerëzve në çështjet dytësore, ndërkohë që ata i shkelin me dy këmbët parimet kryesore. Atyre nuk mund t’u flasësh për vlerën e lëmoshës vullnetare, nëse nuk japin zekatin, nuk u flitet për vlerën e namazit të Duhasë, nëse nuk falin farzet, nuk u flitet për urdhëresat e ndalesat, pa ia pasur idenë fare për akiden.

Transmeton imam Buhariu nga Ibn Abasi (r.a), se i dërguari i Zotit kur nisi Muadh ibnu Xhebelin për në Jemen, i tha: “Ti do të shkosh tek një popull ithtarë të Librit, prandaj le të jetë gjëja e parë që do u flasësh dëshmia se nuk ka zot tjetër përveç Allahut. Nëse të binden, thuaju se Zoti i ka obliguar me pesë namaze në ditë. Nëse të binden për këtë, u thuaj se Zoti i ka obliguar të japin zekatin e pasurive të tyre, i cili do u merret pasanikëve dhe do u jepet fukarenjve.”[12]

Shohim që Profeti (a.s) nuk ua kërkoi të falin namazin vetëm pasi të kenë njohur dhe besuar Zotin.

Mungesë e urtësisë është kur dikush tregohet strikt me nafilet dhe lë pas dore farzet. Një ndër rregullat e njohura në këtë fushë, është se Zoti nuk e pranon nafilen derisa të përmbushet farzi. Kurse disa të ditur, thonë: “Atë që e angazhon farzi dhe lë nafilen, është i justifikuar, kurse atë që e angazhon nafilja dhe lë farzin është kapadai.”

Në të njëjtën linjë qëndron edhe marrja me çështjet e diskutueshme ku shumë njerëz humbasin çështjet që gëzojnë unanimitetin e mbarë umetit. Këtu hyjnë tematika si mbulimi i fytyrës për femrën, a bën gjynah një femër që nuk e mbulon fytyrën etj. ndërkohë që sot problemi nuk qëndron tek zbulimi i fytyrës por tek zbulimi i pjesëve të turpshme. Sot jemi dëshmitarë të shfaqjes së femrave të veshura lakuriqe.

Më kujtohet se lidhur me këtë temë, kam diskutuar dhe me dijetarin e Gadishullit Arabik, shejh Bin Bazin, i cili u pajtua që myslimania e kohës tonë të mjaftohet me mbajtjen e hixhabit.

Urtësi është që të kemi parasysh atë që unë personalisht e kam quajtur “fikhu i prioriteteve”, duke i dhënë prioritet çështjeve të akides (kredos) ndaj veprave, farzeve bazë ndaj detyrimeve të tjera, obligimeve ndaj të pëlqyeshmeve, suneteve të pëlqyeshme ndaj suneteve të tjera, luftën ndaj gjynaheve të mëdha ndaj gjynaheve të vogla etj.

Urtësisë është që me njerëzit të përdorim metodën e përshkallëzimit që është ligj universal po aq sa është edhe fetar. Lidhur me faktin që është ligj universal, këtë e vërejmë qartësisht në krijimin e njeriut, i cili fillon me një pikë fare, një copë mishi, eshtra që më pas vishen me mish, krijesë njerëzore e plotë, lindjen e tij, foshnje që ushqehet me qumështin e nënës, fëmijë, i ri, burrë dhe mandej plak. “ndërkohë që Ai ju ka krijuar në etapa (etapat e embrionit)?”[13]

E njëjta gjë vlen dhe për botën bimore e cila zanafillën e ka me një farë që kalon nga një fazë në një tjetër derisa të bëhet bimë ose pemë e mbushur me kokrra dhe fruta.

Ai është edhe ligj fetar, pasi Zoti i Lartësuar e urdhëroi profetin e Tij që fillimisht të kultivojë bazat e besimit (kredos) dhe të moraleve, gjë e cila vihet re menjëherë në suret e shpallura në Mekë. Më vonë, Kurani u mor me aspektin praktik në mënyrë të përshkallëzuar, duke filluar me faljen e namazeve që ishin obliguar para hixhretit. Më vonë u sanksionua zekati, agjërimi i Ramazanit në vitin e dytë hixhri dhe më pas kryerja e Haxhit për ata që munden.

E njëjta linjë përshkallëzimi u ndoq edhe me ndalesat, ku u fillua me ato gjëra që cenojnë dinjitetin e njeriut, ato që shkaktojnë prishje të rendit dhe jetës, siç është vrasja, marrëdhëniet jashtëmartesore, vrasja e fëmijës nga frika e varfërisë, keqpërdorimi i pasurisë së jetimit, shkelja e besës, mendjemadhësia, arroganca etj, të cilat kanë të bëjnë më shumë me spektrin moral sesa me spektrin ligjor sheriatik.

E megjithatë unë shikoj që disa vëllezër ftues që nuk e respektojnë ligjin e përshkallëzimit me personat që i ftojnë. Kështu, me të rënë komunizmi në shumë vende myslimane, si në Bosnje dhe Shqipëri banorët e të cilëve e përjetuan këtë sistem për 50 vite dhe u shkëputën nga jeta islame, kishin nevojë për dikë që i tërheq drejt besimit në mënyrë të përshkallëzuar, duke e nisur punën me parimet kryesore mbi të cilat pajtohen të gjithë myslimanët. Por disa vëllezër, Zoti i drejtoftë, nuk e morën parasysh këtë fakt dhe ndërmorën një fushatë të egër ndaj rrymës së esharijëve dhe maturidive e cila është e përhapur tek myslimanët e lindjes dhe të perëndimit dhe që mësohet në shkolla e universitete të shumta në mbarë botën Islame.

Beteja jonë e sotme nuk është me ata që besojnë në Zotin dhe ditën e Gjykimit edhe pse i interpretojnë cilësitë e Zotit, si në rastin e dorës, të cilën e interpretojnë me fuqinë e Tij, kurse Kursijin me gjerësinë dhe madhështinë e pushtetit. Beteja jonë e vërtetë është me ateistët dhe mohuesit e Zotit, të cilët njohin vetëm materien dhe i shpallin luftë kujtdo që thotë se i besoj një Zoti. Këta vëllezër ftues, nuk u mjaftuan me kaq por filluan tu kërkojnë burrave në këto vendeve të mbajnë mjekra të gjata, të shkurtojnë pantallonat, ndërsa grave të mbajnë perçe në fytyrë. Madje, disa prej tyre dërguan me mijëra perçe në këto vende me qëllim që femrat e atjeshme t’i veshin.

Nëse vuajmë ne që jetojmë në zemrën e vendeve islame, nga burrat që heqin mjekrat, përse duhet t’ua kultivojmë mjekrat myslimanëve të Evropës të cilët lënguan për gjysmë shekulli nën zgjedhën komuniste?!

Mos vallë lëshimi i mjekrave është nga shtyllat e islamit dhe obligimet (farzet) madhore, që ia vlen të fillojmë me to duke i dhënë një rëndësi kaq të madhe në fe?!

Këta ftues zemërmirë dhe dashamirës, patën ndërmarrë dhe një fushatë tjetër kundër çdo forme të sofizmit, duke e akuzuar si diçka të huaj në Islam.

Umetit në përgjithësi dhe këtyre popujve në veçanti u lipsej edukimi shpirtëror i cili do i nxirrte nga ferri i materializmit bashkëkohor që i ka bërë të harrojnë Ahiretin, krijesat dhe Krijuesin. Atyre u lipsej edukimi fetar dhe moral, i cili në thelb ka shpirtëroren, i cili e edukon njeriun të thotë të vërtetën, të jetë i moralshëm, tu bëjë mirë njerëzve dhe të shtojë devocionin. Zoti në Kuran thotë: “Vërtet, Allahu është me ata që e kanë frikë dhe që janë punëmirë.”[14]

Pjesë e urtësisë e cila duhet përvetësuar nga ftuesit tanë është komunikimi butësisht me njerëzit, me dashamirësi dhe etikë, ashtu siç e përshkruan Zoti të dërguarin e Tij në Kuran me fjalët: “Në sajë të mëshirës së Allahut, u solle butësisht me ta (o Muhamed). Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje.”[15]

Nëse njerëzit nuk e durojnë të dërguarin e Zotit, të cilit i vjen shpallja hyjnore, si mund të durojnë një njeri të thjeshtë të ashpër e të vrazhdë?!

Autor: Jusuf Kardavi

Përktheu: Elmaz Fida

[1] – Sure Nahl: 125.

[2] – Sure Jusuf: 108.

[3] – Sure Jusuf: 108.

[4] – Buhariu.

[5] – Buhariu.

[6] – Sure Ali Imran: 79.

[7] – Sure Teube: 31.

[8] – Sure Ali Imran: 64.

[9] – Sure Ibrahim: 4.

[10] – Buhariu dhe Muslimi.

[11] – Buhariu dhe Muslimi.

[12] – Buhariu.

[13] – Sure Nuh: 14.

[14] – Sure Nahl: 128.

[15] – Sure Ali Imran: 159.

Ligjërim lokal apo global?
Sot, spikeri apo shkrimtari, nuk i drejtohet vetëm një shtrese të  caktuar njerëzish, të cilët i njeh dhe e njohin. Me përhapjen e internetit dhe mjeteve të tjera të telekomunikacionit, fqinji yt mund të mos dëgjojë ty, pasi është duke dëgjuar dikë në Poloni, Finlandë, apo Gjermani. Njëkohësisht, fansat dhe dëgjuesit e mi, janë nga skajet më të largëta të botës.

Kushdo që ka një email e kupton mirë këtë që them. Lëre pastaj atë që anëtarësohet në forume dhe biseda elektronike (chatt), të cilët e kanë më se të qartë çfarë dua të them. Ata që kanë hapur faqe interneti ku u përgjigjen pyetjeve dhe shqetësimeve të lexuesve, mund të surprizohen nga numri i pyetjeve dhe kontakteve. E njëjta gjë vlen dhe për ata që shfaqen në TV, të cilët habiten nga numri i madh i ndjekësve dhe reagimeve.

Në një faqe interneti, mund të hyjnë me miliona njerëz në ditë, ata u përkasin moshave të ndryshme, nga 13 e lart, burra e gra. Kjo faqe interneti u shërben lexuesve në të katër anët e botës, duke kapërcyer të gjithë kufijtë politikë, konfliktet dhe barrierat.

Pyetja që shtrohet këtu është: Kjo formë e re komunikimi, a nuk meriton një rishikim të përmbajtjes që u ofrojmë njerëzve? A nuk është e sigurt, se ata u përkasin kulturave, traditave, rrethanave sociale, trashëgimive dhe situatave politike dhe ekonomike? Mos vallë po shkelim një tokë të shkretë dhe të papopulluar? Apo jemi duke depërtuar në zona të mbushura me godina, pyje, ide të vjetra dhe të patolerueshme nga banorët, tradita të rrënjosura, kushte sociale të skalitura, presione politike, ndikime historike e aktuale?

A mund të jetë e suksesshme një përpjekje, ku injorohen të gjitha këto që lartpërmendëm, e t’i flitet njerëzimit ashtu siç i flitet një personi me të cilin jeton, shoqërohesh, e njeh që prej dhjetëra vitesh, ia di karakterin, natyrën, mendimet, i përkisni të njëjtës shtresë sociale dhe kulturore, keni mbaruar të njëjtën shkollë, keni studiuar të njëjtat metoda mësimore dhe jeni bijtë e të njëjtës shoqëri?

Ali ibn ebi Talib thotë: “U flisni njerëzve në gjuhën që kuptojnë! Mos doni të përgënjeshtrojnë Zotin dhe të dërguarin e Tij?!”[1] Kurse Ibn Mesudi thoshte: “Çdo fjalë që ia thua një populli, fjalë të cilën se bluajnë mirë mendjet e tyre, për disa do të merret si provokative.”

Nga përvoja ime e thjeshtë kam parë se mbajtësit e ligjërimit kulturor, në veçanti ata fetar – jo të gjithë – e teprojnë me kujdesin që duhet treguar me komunitetin përreth, të cilit nuk i duhet prishur terezia, i duhen respektuar bindjet deri në nivel “përkëdhelie” etj… Sikur bindjet dhe realiteti nuk u dashkan ngacmuar fare, me qëllim që të kuptohet se gjithçka nuk ishte gjë tjetër veçse një traditë e trashëguar nga i madh e i vogël dhe e shenjtëruar ndër breza. Vetëm duke e gërvishtur njeriu e ka më të kollajtë që ta gjejë fillin mes kësaj tradite e cila ushtron presion mbi idetë dhe mendimet tona, e mes tekstit fetar i cili e përforcon dhe e stimulon. Tradita merret në konsideratë dhe hyn tek gjërat e lejuara.

Mirë, por si i bëhet me traditat e përhapura tek popujt e tjerë, tradita kulturore qofshin apo sociale? A nuk bën që edhe ato të merren në konsideratë? Nëse njeriu ballafaqohet me një traditë dominuese në shoqërinë e tij, bëhet më i përgjegjshëm, më i ndërgjegjshëm dhe më realist, pasi jeton në këtë shoqëri. Atij i lipset njëfarë taktike, herë i lë gjërat të nënkuptohen, fillon me diçka e shtyn diçka tjetër.  Por kur përballet me tradita të tjera larg tij, tradita të cilat as i njeh, e jo më të orvatet ti ndryshojë, ai nuk do t’ia dijë për reagimet negative apo pozitive qofshin, sepse nuk i ka në llogari, ashtu siç ka reagimet përreth.

Po, ndikimi i tij në shoqëritë e largëta mund të mos jetë i njëjti me ndikimin në shoqërinë ku jeton, por atij nuk duhet t’i mungojnë disa mekanizma komunikimi. Në fund të fundit, një reformator i vërtetë nuk dëshiron të bëhet shkak për të prodhuar probleme tek të tjerët, me pretekstin se po trajton një problem në shoqërinë e tij. Ndoshta, ky është një nga kriteret e suksesit të ligjërimit global: Aftësia për të ruajtur ekuilibrin mes çështjeve të brendshme dhe atyre të jashtme.

Nëse profetët e mëparshëm dërgoheshin tek popujt e tyre dhe flisnin vetëm gjuhën e tyre, vula e profetëve, Muhamed Mustafaja, është mëshira e mbarë botrave, është përkujtuesi i të gjithëve. Prandaj ligjërimi profetik ishte i mbushur me “globalizëm” në çështjet që trajton. Ai fliste për persët, romakët, turqit, fillimin e jetës dhe fundin e saj. Në ligjërimin e tij nënkuptohen shumë ndryshime politike, sociale dhe politike të cilat do të ndikojnë dhe në dispozitat sheriatike. Kështu, ai u shërbente klerikëve dhe studiuesve pas tij, me qëllim që të ndërgjegjësohen se premtimi i Zotit është i drejtë, se ligjet dhe dispozitat e tij nuk janë veshje të gatshme të një numri, që u jepen njerëzve sado përmasa fizike të ndryshme të kenë. Por qëllimi i këtyre dispozitave ishte ruajtja e interesave të njerëzimit, mbulimi i të metave dhe sigurimi i jetës së tyre. Kështu, këto norma dhe dispozita, u përshtaten të gjithë njerëzve me të gjithë përmasat e tyre, kushtet atmosferike dhe diversitetin mjedisor ku jetojnë.

Gjuha e ligjërimit i drejtohet kujtdo që i mbërrin dhe e dëgjon. Në këtë rast, gjuha nuk janë ato pak shkronja dhe fjalë, por stili i saj, mentaliteti të cilit i drejtohet, tendencat dhe niveli.

Përmbajtja e ligjërimit është diçka e kërkuar, pasi duhen ndarë dispozitat e përgjithshme nga ato të veçanta, rrënjët nga degët. Gjërat sekondare nuk ka përse të vihen në vendin e parësoreve dhe anasjelltas. Përpjekjet dhe mundi ynë do të shkojë dëm nëse insistojmë tek gjërat sekondare. Kështu i shpërdorojmë parësoret dhe nuk lejojmë që ato të rrënjosen.

Sakaq, gabimi dhe avaritë në çështjet dytësore janë më pak të dëmshme. Është vullneti hyjnor që një pjesë e njerëzve të kenë gjykim të ngushtë dhe ta ketë të vështirë perceptimin e drejtë. Sot janë mbi katër miliardë njerëz të  cilëve nuk u ka mbërritur thelbi i mesazhit të islamit, nuk e kanë konceptin e drejtë për Zotin dhe mund të mos kenë dëgjuar fare për islamin. Por edhe nëse kanë dëgjuar, e kanë dëgjuar në atë formë që u është neveritur. Ç’mendoni sikur këtyre t’i shtonim dhe çështjet dytësore?

Disa çështje me specifika lokale, mund të jenë të pranueshme për një vend të caktuar, për shkak të mjedisit dhe ambientit. Por, të njëjtat çështje mund të jenë të pakuptueshme, e jo më të pranueshme, për një shoqëri fqinje. Nëse kjo ndodh me një shoqëri fqinje, ç’mund të them për një shoqëri të skajshme?

Prandaj, teksa flitet dhe debatohet për çështje teorike të çuditshme në media, na lind pyetja: Mos vallë ne si arabë po bëhemi gazi i botës duke reklamuar disa ide të çuditshme dhe të shpërfytyruara, sikur jetojmë në një planet tjetër?

Autor: Selman Aude

Përktheu: Elmaz Fida

[1] – Buhariu.