Problematikat – Ardhmeria Online

Urtësia gjëja që i mungon besimtarit…por…!
Disa njerëz gabojnë kur vetëbesimi i tyre rritet aq shumë sa e përfshijnë veten e tyre në çdo çështje, debat, madje e përfshijnë veten e tyre deri në debate shterpë në çështjet e akides. Kjo ndodh atëherë kur ata ulen me njerëz me prirje të devijuara, ose duke u marrë me librat e tyre me qëllim të njohjes së asaj që ata kanë dhe ku kanë arritur, apo me qëllim për të përfituar nga e vërteta që mund të kenë. Edhe pse ne themi urtësinë e njohur: “Urtësia është gjëja e humbur e besimtarit; kudo që ta gjejë, ai është më i denjë për të”… por kjo nuk do të thotë të tejkalohet e vërteta që gjendet në Librin e Allahut të Lartësuar dhe në Sunetin e të Dërguarit të Tij (a.s) Prej kësaj është edhe fjala e Tij të Lartësuar: “Dhe kur t’i shohësh ata që zhyten në (përqeshjen e) ajeteve Tona, largohu prej tyre derisa të kalojnë në një bisedë tjetër. E nëse shejtani të bën të harrosh, atëherë pasi të kujtohesh, mos rri më me popullin zullumqar.”[1] Dhe fjala e Tij të Lartësuar: “Ai tashmë ju ka shpallur në Libër se kur të dëgjoni që mohohen ajetet e Allahut dhe tallen me to, mos u ulni me ta derisa të kalojnë në një bisedë tjetër, përndryshe do të bëheni si ata. Me të vërtetë, Allahu do t’i mbledhë hipokritët dhe jobesimtarët të gjithë në Xhehenem.”[2]

Ibn Xheriri ka thënë: “Në këtë ajet ka një tregues të qartë për ndalimin e shoqërimit me njerëzit e të kotës, të çdo lloji, qofshin bidatçinj apo mëkatarë, kur ata zhyten në të kotën e tyre.” Ndërsa hadithi: “Shembulli i shokut të mirë dhe shokut të keq” është i njohur për të gjithë.

Ai që e fut veten në këto tubime dhe në atë që shkruajnë ata, pa dyshim që rrezikon veten dhe akiden e tij, dhe vështirë se mund të shpëtojë.

Meqë të parët e Umeti kishin një perceptim më  të thellë në këtë çështje, është transmetuar prej tyre paralajmërimi për hapjen e kësaj dere dhe moshyrjen në të, sepse pas saj ndodhet një korridor i errët nga i cili është e vështirë të dalësh; dhe ai që del prej tij, të paktën del i plagosur.

Ibn Abasi (r.h) ka thënë: “Mos u ulni me njerëzit e epsheve (devijimeve), sepse shoqërimi me ta e sëmur zemrën.”

Ka thënë Ebu Xheuza ka thënë: “Të ulem me derra është më e dashur për mua sesa të ulem me dikë prej njerëzve të epsheve.”

Kurese Kilabe ka thënë: “Mos u ulni me njerëzit e epsheve dhe mos bisedoni me ta, sepse nuk jam i sigurt për ju, sepse ata do të jenë sebeb që t’ju zhysin në devijimin e tyre, apo do t’jua përziejnë atë që e keni njohur (si të vërtetë).”

Burimi: bena-academy.com

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure En’am: 68.

[2] – Sure Nisa: 140.

Bisedë me ftohtësinë
Ndërkohë që po hidhja hapat krejt i qetë në rrugë, ma tërheq vëmendjen zëri i një konflikti. Pasi u sigurova nga burimi i zërave, renda me vrap në vendin e ngjarjes ku dallova dy burra duke u zënë me njëri-tjetrin.

U orvata të ndërhyj, por nuk pata sukses. Sakaq, një burrë i tretë që ishte bashkë me ta, qëndronte pranë tyre duke i parë. Unë iu afrova dhe e pyeta: “Kush janë këta të dy?!”

Ai mu përgjigj: “Ky këtu është entuziazmi, ndërsa ai tjetri është ftohtësia.”

Unë e pyeta: “Po përse zihen?”

Mu përgjigj: “S’di ç’të them, por dëgjoji çfarë thonë!”

Ftohtësia: “Ç’ke që më akuzon?”

Entuziazmi: “Unë s’po të akuzoj, thjesht po them të vërtetën.”

Ftohtësia: “Kjo është akuzë. Ti pretendon se unë i ftoh ftuesit dhe i largoj nga ftesa.”

Entuziazmi: “Po, këtë të thashë dhe sipas meje, kjo është e vërtetë.”

Në atë çast, ndërhyn ftuesi dhe u thotë: “Mos u ngatërroni! Nëse ky është shkaku që po ziheni, le ta diskutojmë me objektivitet këtë çështje!” Mandej shtoi: “Uluni bashkë me mua dhe më lejo o Entuziazëm, të debatoj pak me Ftohtësinë.”

Entuziazmi: “Urdhëro!”

Ftuesi i drejtohet Ftohtësisë dhe i thotë: “Cilat janë shkaqet e ftohtësisë tek ftuesit?”

Ftohtësia: “Shkaqet janë të shumta, por mund të përmblidhen në shkaqe ftese, besimi dhe shpirtërore.”

Ftuesi: “Mirë. Shkaqet e besimit e dimë që janë: Ekstremizmi, harresa e vdekjes, neglizhimi i veprave të mira çdo ditë, shpërdorimi i gjërave të lejuara dhe rendja pas karrierës dhe kënaqësive të kësaj bote. Po ashtu, dimë që shkaqet e ftesës janë: Dobësimi i aspektit edukativ, kur ftuesit nuk vendosen në vendin e përshtatshëm, konfliktet e brendshme dhe mungesa e ndjekjes së tij. Të gjithë ne i dimë këto, prandaj, ç’mendon sikur të na flasësh për shkaqet shpirtërore?”

Ftohtësia: “Shkaqet shpirtërore janë shkaqet më të rrezikshme që e ftohin Thirrësin nga rruga që ka zgjedhur. Kjo, pasi ai nuk e kupton sa i dobët është, veçse pasi të ketë kaluar një periudhë kohe.”

Ftuesi: “E si ndodh kjo?”

Ftohtësia: “Eh, sëmundja për shembull, hyn tek shkaqet shpirtërore. Nëse ftuesi sëmuret nga një sëmundje kronike, e cila e detyron të zërë shtratin, ai mësohet me rehatinë dhe qëndrimin në shtëpi. Kështu, edhe pasi të shërohet, ai preferon rehatinë.

Por, sëmundja mund ti shkaktojë dhe komplekse dhe vesvese, të cilat e largojnë nga aktiviteti i përditshëm për shkak të dyshimeve patologjike që ka.”

Entuziazmi: “Është hera e parë që më dëgjojnë veshët diçka të tillë.”

Ftuesi: “A nuk të thashë ta diskutojmë këtë çështje me objektivitet?”

Entuziazmi: “Ashtu është.”

Ftuesi: “Tani, na thuaj nëse ka shkaqe të tjera!”

Ftohtësia: “Po, është joshja dhe tundimi. Ftuesit në rrugë të Zotit janë të ekspozuar ndaj karrierës, pasurisë, banesës, femrave, makinave luksoze, famës etj…

Kur gjendet para tundimeve të tilla, ftuesi i thotë vetes: Të gjithë kolegët e mi kanë rënë pre e këtyre tundimeve dhe të gjithë i lëvdojnë. E përse u dashka që unë si ftues, të heq dorë?!” Kështu, këto biseda me veten shpeshtohen dhe shndërrohen në një kazmë shkatërrimi shpirtërore.”

Entuziazmi: “Në fakt, kjo ndodh shpesh.”

Ftohtësia: “Më lër ta mbaroj fjalën! Shkaku i tretë, është jeta luksoze, gjë e  cila haset rëndom në shtresat aristokrate. Ndodh që ftuesi të ketë lindur dhe të jetë rritur me të gjitha të mirat, me stil jetese të lartë, me ushqime të llojllojshme, etikë komunikimi të caktuar, veshje të shtrenjta etj. Më vonë, ata angazhohen me çështjet e ftesës, ku konstaton se shumë gjëra bien ndesh me formimin e tij. Në shtëpi, fjala nuk i kundërshtohej, sakaq në udhën e ftesës dikush e këshillon, një tjetër e saktëson, një i tretë e kundërshton. Në shtëpi, ai është mësuar me shërbëtorë, sakaq në ftesë duhet tu shërbejë vëllezërve të tij. Ai fillon të flasë me veten dhe më pas mban qëndrime individuale, gjë e cila ndikon në kontributin e tij.”

Ftuesi gjithë entuziazëm: “Po…po.. Unë njoh një vëlla i cili u ftoh nga ftesa për këtë arsye.”

Ftohtësia: “Unë po të tregoj realitetin, pasi jam eksperte e atyre që ftohen nga ftesa”.

Sakaq, shkaku i katërt, ka të bëjë me emocionet. Për këtë, do të sjell dy shembuj:

I – Kur edukuesi e trajton keq ftuesin, i cili nga ana e tij zemërohet dhe mban qëndrim. Kjo bën që atij ti dobësohet dhe ftohet vendosmëria.

II – Kur vonohet ndihma dhe triumfi. Në këtë rast, ftuesi fillon të bëjë analiza emocionale dhe flet me veten, derisa ta pranojë gjendjen dhe ti dorëzohet asaj. Kjo bëhet shkak që ai të ftohet me aktivitetin e ftesës, pasi mendon se nuk ia vlen.”

Entuziazmi: “Fjalët që sapo the janë të drejta, por unë doja të shtoj dhe një shkak të pestë, i cili ka të bëjë me sprovën. Me këtë, dua të them që shumë ftues janë torturuar, arrestuar, u janë konfiskuar pasuritë, janë akuzuar dhe ofenduar, janë përndjekur dhe syrgjynosur, janë lënë pa ngrënë, janë poshtëruar, janë kërcënuar me ekzekutimin e familjarëve, përdhunim të bashkëshorteve etj… gjë e cila ka ndikuar në gjendjen e tyre psikologjike, e për rrjedhojë janë ftohur nga ftesa.”

Ftohtësia: “Ashtu është, edhe ky është shkaku i pestë.”

Ftuesi: “Kam një pyetje të cilës nuk po i jap dot përgjigje. Teksa ti flisje unë po mendoja nëse ftohtësia është një fenomen pozitiv apo negativ?”

Ftohtësia: “Emri im (në arabisht futur) ka dy kuptime:

I pari, ndërprerja totale nga puna dhe angazhimet.

I dyti, plogështia që mbërthen njerëzit herë pas here, por që i kthehen sërish aktivitetit, vendosmërisë dhe angazhimeve të përditshme.

Lidhur me kuptimin e parë, do të thoja se është patologjik, pra negativ.

Kurse lidhur me kuptimin e dytë, them se është diçka normale. Prandaj, Ibnul Kajim El-Xheuzije ka thënë: “Zemrat përjetojnë momente shpërthimi dhe ftohtësi. Prandaj, i shfrytëzoni momentet e shpërthimit dhe hiqni dorë nga momentet e ftohjes.”

Entuziazmi: “Të them të drejtën, Ftohtësia nuk më la vend të flas.”

Ftohtësia: “Po të ishe treguar gjakftohtë që në fillim, nuk do të kishte ndodhur ajo zënkë mes nesh.”

Entuziazmi: “Mos më qorto, pasi entuziazmi është pjesë e natyrës time.”

Ftuesi: “Sido që të jetë, Zoti ua shpërbleftë me të mira.”

Mandej, Ftuesi iu drejtua Entuziazmit dhe i tha: Ky diskutim objektiv, më bëri të kuptoj shkakun e ftohtësisë së disa ftuesve.

Megjithatë, kam një pyetje të fundit lidhur me Entuziazmin edhe pse është një pyetje jashtë kontekstit.

Entuziazmi: “Urdhëro e fol!”

Ftuesi:””Si mund ta kultivojmë Entuziazmin në zemrat e ftuesve, pa i lënë të ftohen kurrë?”

Entuziazmi: “Së pari, duke e kuptuar Islamin si fe gjithëpërfshirëse dhe të vlefshme për njerëzimin.

Së dyti, duke medituar rreth aktualitetit të hidhur, në të cilin jetojmë, si mund ta ndryshojmë dhe reformojë!

Së treti, duke studiuar historinë Islame, e cila i fisnikëron myslimanët e parë.

Së katërti, nevoja akute e njerëzimit për Islamin.

Së pesti, të kuptuarit e Islamit në detaje, gjë e cila nxit novatorizmin dhe gjenialitetin e ftuesit.

Së gjashti, besimi i thellë, i cili është një themel i fortë mbi të cilin qëndron entuziazmi.”

Ftuesi: “Në fakt, këto ishin disa pika shumë të vlefshme. Nëse ato tregojnë diçka, tregojnë për entuziazmin e ekuilibruar.”

Entuziazmi: “Po, e vërtetë është. Entuziazmi është e mesmja e artë mes të qenit i rrëmbyer dhe ftohtësisë. Prandaj, shejh Jusuf Kardavi thotë në një nga librat e tij se: Deri tani, është parë shpenzimi i pasurisë dhe flijimi i jetës si gradat më të larta të besimit, pa u menduar gjatë nëse këto janë dobiprurëse.

Prandaj, vlera e Entuziazmit nuk qëndron tek qëllimi për më shumë sevap. Ky entuziazëm, duhet të bazohet në studim dhe dije, me qëllim që të jetë i dobishëm e për rrjedhojë të garantojë dhe sevapin dhe rezultatin njëkohësisht.”

Ftohtësia dhe Ftuesi njëzëri: “Zoti ta shpërbleftë me të mira o Entuziazëm!”

Mandej, të dy u ngritën dhe u larguan. Ftuesi vendosi të shkojë të blejë librin: “Rruga e ftesës Islame” si dhe librin tjetër “Rizgjimi Islam”.

Autor: Xhasim Mutaua

Busulla e thirrësit
“O thirrës (në fe).. rregulloni busullën.”

Një sëmundje e fshehtë që futet në shpirt nën emrin “kritikë”; por në të vërtetë ajo shndërrohet në vetë-pëlqim dhe përçmim të njerëzve; duke sjellë lëndim në zemër,  që prish marrëdhëniet, shoqëritë, duke shpërndarë përpjekjet dhe duke mohuar një shoqëri të bekuar. Në këtë kontekst, vjen fjala profetike për të zgjuar ndërgjegjen dhe për ta rikthyer busullën e zemrës e të gjuhës:

Nga Ebu Hurejra transmetohet se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Nëse njeriu thotë: Janë shkatërruar njerëzit, ai vetë është më i shkatërruari prej tyre.”[1]

Shprehja “Ehlekuhum (janë shkatërruar)” mbart dy kuptime

1 – Nëse thuhet “ehlekuhum”: domethënë ai është më i shkatërruari prej tyre, sepse e thotë këtë ose për t’i përçmuar njerëzit dhe për ta ngritur veten mbi ta, ose duke i gjykuar se meritojnë dënimin, duke i bërë të humbin shpresën nga mëshira e Allahut.

2 – Nëse thuhet “ehlekehum” domethënë ai që i shpall të shkatërruar me mendimin e tij, jo me argument nga feja.  Megjithatë kuptimi i parë është më i njohur ndër dijetarë.

Kjo do të thotë se: njeriu që vazhdimisht i përgojon njerëzit, përmend të metat e tyre, thotë “njerëzit janë prishur, janë shkatërruar”, i Dërguari (a.s) thotë: ky njeri është më i shkatërruari, sepse bie në mëkat duke përgojuar, përçmuar dhe ndoshta tregohet edhe mëndjemadh duke menduar se është më i mirë se ata.

Imam Ibn Abdul-Berr (r.h) ka thënë: “Kuptimi i këtij hadithi, sipas dijetarëve, është se ai që e thotë këtë fjalë me përçmim ndaj njerëzve dhe vetëpëlqim është përfshirë në kërcënim. Ndërsa nëse e thotë me pikëllim, me dhimbje dhe frikë për ta, për shkak të së keqes që sheh tek veprat e tyre, atëherë nuk hyn në këtë hadith.”[2]

Pra dallimi është se: në rastin e parë, njeriu është i kënaqur me veten, mendjemadh, përçmues ndaj të tjerëve; kurse në rastin e dytë, njeriu është i pakënaqur me veten, e qorton atë dhe nuk e lartëson.

Muslim ibn Jesar (r.h) ka thënë: “Mjafton si e keqe për myslimanin që të mendojë se është më i mirë se vëllai i tij.”

Pasojat e fjalës “Janë shkatërruar njerëzit”:

1 – Dëgjuesi mund të humbasë shpresën nga mëshira e Allahut dhe të largohet nga feja.

2 – Dobëson besimin tek përpjekjet e atyre që punojnë për fenë e Allahut, duke prishur bashkëpunimin në të mirën dhe devotshmërinë.

3 – Nxit përçarje në mesin e institucioneve thirrëse dhe të dashamirëve të tyre.

Gjykime nga hadithi:

1 – Nuk lejohet gjykimi i përgjithshëm mbi të gjithë njerëzit si të këqij e të prishur, edhe nëse duket qartë se ata janë të tillë.

2 – Nuk lejohet që njeriu t’i bëjë të tjerët të humbasin shpresën nga mëshira e Allahut dhe mundësia për t’u përmirësuar.

Zbatimi i tij në jetën e thirrësve:

Thirrësi duhet t’i këshillojë myslimanët, të punojë për përmirësimin e gjendjes së tyre dhe t’i shohë me dhembshuri dhe jo me përçmim.  Ai duhet të përdorë fjalë të buta dhe shpresëdhënëse, duke u treguar se edhe nëse kanë mangësi, ende ka gjëra të mira tek ata.

Zbatimi në jetën e edukatorëve:

Ky hadith është një parim madhor në edukim: njerëzit, kur ndihen të respektuar dhe të aftë, ngrihen me forcë dhe dëshirë për arritje; por kur përçmohen e poshtërohen, bien në dëshpërim. Prandaj hadithi ndalon përçmimin dhe humbjen e shpresës, e urdhëron respektin dhe inkurajimin, që është themeli i edukimit të shëndoshë.

Paqja dhe bekimet qofshin për Profetin fisnik e mëshirues, të cilit Allahu i mësoi çfarë nuk dinte, dhe e nderoi që të shprehet me fjalë të shkurtra, por që kanë domethënie gjithëpërfshirëse.

Allahu e di më së miri qëllimin.

Autor: Teufik Zebadi

Përktheu: Elton Harxhi

[1] – Muslimi (2623).

[2] – “Istidhkar”, fq: 8/549.

Predikues që të bëjnë zbor
Thotë Profeti Muhamed (a.s): ”O njerëz! Ka prej jush që i largojnë dhe ftohin njerëzit nga feja. Nëse ndonjëri prej jush është imam, le t’ua lehtësojë besimtarëve! Pas tij ka burra të moshuar e fëmijë të vegjël, por edhe njerëz me nevoja.”

Ai, Profeti (a.s) u zemërua me Muadh ibn Xhebelin, kur ky filloi ta zgjasë namazin me xhemat. Disa besimtarë u ankuan dhe Profeti (a.s) i dha Muadhit: ”A provokator je o Muadh?” Këtë pyetje retorike, ai ia bëri tre herë rresht.

Bota islame është sprovuar me predikues dhe hoxhallarë xhamish, të cilët po u bëjnë njerëzve zbor dhe kjo, falë paditurisë së tyre me sheriatin e lehtësimit dhe traditën profetike toleruese.

Ka prej tyre, që leximin e Kuranit në xhami, e kanë shndërruar si një vajtim të ngjashëm me vajtimin e shiave për luftën e Qerbelasë. Syresh të tjerë, këlthasin e çirren para mikrofonit, saqë rrezikojnë gratë shtatzëna për abort. Gjen të tjerë që namazin e teravive dhe lutjen që shoqëron namazin e vitrit, e kanë shndërruar në rrëfenja rreth halleve të vdekjes. Ata e përshkruajnë udhëtimin e të ndjerit, që nga çasti kur ka dorëzuar shpirtin, larjen, qefinosjen, varrimin, krimbat që sulmojnë trupin e tyre, pasuritë që u shpërndahen pas vdekjes, gratë që u martohen me burra të tjerë, fëmijët që u mbeten jetimë etj…. Ndërkohë, ata harrojnë se duhet të luten që Zoti ti mëshirojë dhe falë.

Ka dhe të tjerë që nuk lënë detaj në këto lutje, ata luten për Palestinën, Irakun, Afganistanin, Somalinë, Bosnjën, myslimanët e Filipineve, frontin Moro, myslimanët e Tajlandës, myslimanët e Kosovës, njerëzit në Darfor, ishujt Maluku etj.. saqë njerëzit i zë gjumi në këmbë.

Kam dëgjuar një predikues të ditës së premte, i cili e ngriti në qiell ish kryeministrin e Libanit, Refik Hariri, nuk la cilësi, virtyt, moral dhe zotësi pa ia atribuuar. Një tjetër foli për gripin e pulave, plot dyzet minuta. Në fund, doli në përfundim se gripi i pulave nuk ishte gjë tjetër veçse një komplot botëror kundër myslimanëve! Një predikues i tretë, në një fshat të humbur, fliste plot pasion për kolonializmin ideologjik dhe stuhinë e globalizmit, ndërkohë që fshatarët e gjorë nuk dinin si prishej abdesi. Një predikues tjetër në shkretëtirë, i foli xhematit lidhur me paqen e nënshkruar me Izraelin, duke bërë be e rrufe se diçka e tillë s’ka për të ndodhur. Shumica e predikuesve të tillë, lexojnë nga letra të fotokopjuara nga librat, apo të marra nga interneti. Kështu dhe predikimet e tyre vijnë të ftohta, larg aktualitetit, pa shpirt dhe të vdekura, edhe pse neve si umet na është ndaluar konsumimi i ngordhësirave.

Një herë, fala namazin e sabahut në një xhami. Imami lexoi suren Kalem. Kur po zgjaste shkronjën nun, e zgjati aq shumë saqë mu duk se do i këputen të gjithë kopsat e këmishës. Por vuajtja jonë nuk kishte përfunduar, pasi me mbarimin e namazit, ia nisi një këshille të gjatë. Pasi përfundoi, iu afrova dhe i thashë se isha falur pas dijetarëve më të mëdhenj të kohës dhe se ata ua lehtësonin xhematit namazin dhe nuk ua rëndonin. Nga mënyra si reagoi, kuptova se nëse nuk më pëlqente, mund të falesha ku të doja tjetër kund.

Një imam tjetër, pas të cilit faleshin vetëm dhjetë persona, i kishte instaluar altoparlantët e zërit mbi kokat e tyre, sakaq niveli i zërit ishte në maksimum. Tekbiri i ngjante një të çjerre të gjatë, kurse këndimi i Kuranit ishte më pranë vajtimit. Nuk e kuptoj çfarë duan të thonë me këtë!

Dikush më ka treguar se imami i tyre, një ditë, i fryu mikrofonit aq shumë, saqë e dogji amplifikatorin. Shkëndijat ishin aq të shumta, saqë gati sa nuk i vunë flakën xhamisë e më tej dhe mbarë lagjes. Kjo ishte fryrja për të kontrolluar nëse amplifikatori dhe mikrofoni punojnë, imagjinoni nëse do të kishte thirrur ezanin!

Është obligim i administratës së xhamisë, hoxhës, predikuesit, që fillimisht të ndërgjegjësohen për traditën profetike, mandej ta zbatojnë atë. Vetë profeti Muhamed (a.s) thoshte: ”Shkurtimi i hytbes dhe zgjatja e namazit, janë tregues të kuptuarit të imamit.”[1]

Më mirë është që predikimi i ditës së xhuma, të mos e kalojë një çerek ore, të jetë i fokusuar në një çështje të vetme, me zë të qetë dhe të bukur, larg torturimit, dhunës verbale, sikletosjes, klithmave dhe britmave. Nuk ka metodë më të mirë se ajo e Profetit (a.s), i cili i besonte lehtësimit dhe jo vështirësimit. Ai thoshte: ”Feja është lehtësi.” “U shkatërrofshin ekstremistët…”

Autor: Aid el – Karni

Përktheu: Elmaz Fida

[1] – Muslimi.

Bisedë me fitnen
Në kopshtin e shtëpisë së tij, ftuesi u ul duke mbështetur shpinën tek trungu i një peme. Ai kishte mbushur të gjashtëdhjetat dhe kishte dhënë goxha kontribut në fushën e ftesës. Ai filloi të sjellë ndërmend ditët e kaluara, kujtoi shokët dhe vëllezërit me të cilët bashkëpunonte në çështjet e ftesës. Disa prej tyre ishin sprovuar, e të tjerë e kishin kaluar sprovën me sukses, padyshim me ndihmën e Zotit. Atij iu kujtuan shumë emra të ftesës. Me vete pyeste:

Si vallë u sprovua filani?

Si e la ftesën filani?

Ata dukeshin të vendosur dhe me vullnet të çeliktë, patën kontribuar shumë për ftesën. Vallë cili ishte shkaku?

Njëri prej tyre kishte qenë shkak për udhëzimin tim. Përse ishte larguar nga kontributi për ftesën? Mos është dhënë pas dynjasë dhe pasurisë në kurriz të ftesës? Nuk e besoj. Ai nuk i përket kësaj kategorie njerëzish. Mos është sprovuar me ndonjë lidhje jashtëmartesore? Jo, as kjo nuk më duket e besueshme, aq më tepër që ai më mësonte mua si të sillem me femrat.

Mandej, ftuesi ngriti kokën drejt qiellit dhe tha: “O Ti që ke zemrat tona në dorë, më ndihmo të jem i qëndrueshëm në fenë Tënde!”

Ndërkohë, zëri i ziles e shkëputi nga bota e kujtimeve. Ai u ngrit, hapi derën dhe para iu shfaq fitneja, e cila i tha: A mund të hyj?

Ftuesi, duke e parë në sy e pyeti: A po vjen si vizitore, apo si tunduese?

Fitneja: Jo, thjesht për vizitë.

Ftuesi: Atëherë urdhëro! dhe të dy u drejtuan tek kopshti, ku u ulën përballë njëri-tjetrit.

Ftuesi: Si të quajnë oj fitne?

Fitneja: Kuptimi i emrit tim, është sprova, testimi dhe provimi. Fjala “fitne” në origjinë përdoret për testimin e arit dhe argjendit, për të parë cilësinë e tyre. Kështu, unë i testoj njerëzit, nëse i përkasin floririt apo argjendit.

Ftuesi: Por meqë je eksperte në këtë fushë, si testohemi ne kategoria e ftuesve?

Fitneja: Fillimisht u testoj në gjëra të lehta, nëse rezistoni e shtoj dozën e sprovës. Sa më shumë tu rezistoni joshjeve dhe tundimeve të mia, aq më i fortë është besimi juaj, pra tregon se jeni mineral floriri. Sakaq, ata që ranë pre e kurtheve të mia, i përkisnin mineralit të lirë.

Ftuesi: Po unë, tek cili mineral bëj pjesë?

Fitneja: Gjatë viteve të studimit, jam orvatur të largoj nga angazhimet e ftesës, por ishe shumë rigoroz në vlerësimin e kohës dhe kontributit tënd.

Mandej, kur mbushe moshën e martesës, u rreka të josh me femra të tjera, por dështova. Pasi u martove, jot shoqe ishte mbështetësja jote në këtë rrugë.

Pasi fillove punë, fillova të tundoj me karrierë e poste, por ti vazhdoje ti rezistoje joshjeve.

Këtë proces kam ndjekur dhe me ftuesit e tjerë. Kushdo që e kalonte testin, hynte në odën e burrave,siç thotë dhe Ebu Seid El-basrij: “Për nga shëndeti njerëzit janë të barabartë. Vetëm në rast sprovash, dallohen burrat e vërtetë.”

Ftuesi: Kjo nuk është logjike… Unë njoh ftues të cilët i konsideroj burra të vërtetë, e megjithatë janë sprovuar dhe e kanë braktisur ftesën.”

Fitneja: Mos thuaj gjëra të përgjithshme i dashur mik… diskuto për raste konkrete.

Ftuesi: Po ja për shembull, ç’mund të më thuash për ftuesin “X”?

Fitneja: Po, është e vërtetë që ai ka kontribut të madh në fushën e ftesës, por ai u lidh pas një vajze të hijshme, e cila vinte shpesh në vendin e tij të punës. Që këtu ai rrëshqiti dhe nuk e mori më veten.

Ftuesi: Po ftuesi “Y”?

Fitneja: Këtij i erdhi e keqja nga biznesi, pasuria që veç i shtohej dhe dyqanet. Kështu e harroi edhe namazin.

Ftuesi: Për Zotin më le pa fjalë.

Fitneja: Mos u çudit! Kur besimi fillon e dobësohet në zemër dhe ajo – zemra – jepet pas dynjasë, ky është terreni i preferuar i imi.

Ftuesi: Por kjo që the, nuk zë vend tek ftuesi filan. Edhe pse ai ka hequr dorë nga ftesa, besimi i tij vazhdon të jetë i fortë.

Fitneja: Ashtu është… por ai është sprovuar në idetë e tij. Ai filloi të bëjë ixhtihad dhe kishte interpretimet e veta, kështu rrëshqiti në fitne.

Ftuesi: Mos mendon se atij as që i shkon mendja se kjo është një fitne?

Fitneja: Ndonjëherë, njeriu e kupton se ka rënë në fitne, por njëkohësisht ai i pranon mangësitë. Herë të tjera, njeriu as që e kupton se ka rënë në fitne, sidomos kur fitneja është sistematike. Prandaj, Zubejr ibn Avami, duke folur për ndjesinë e konfliktit mes Aliut dhe Muavijes pati thënë: “Ajo është fitneja për të cilën kemi folur.”

Dikush e pyeti: A po e konsideron fitne, edhe pse merr pjesë në këtë luftë?!

Ai u përgjigj: I mjeri ti! Ne edhe shohim edhe nuk shohim. Në çdo çështje tjetër, kam qenë i ndërgjegjshëm për çdo hap që hidhja. Por këtë herë, unë nuk e kuptoj nëse i duhet vajtur gjer në fund, apo i duhet kthyer shpina.”

Ftuesi: Por… shoh që sot fitnet janë shtuar, saqë njeriu mund të sprovohet duke qenë mes familjarëve dhe në shtëpinë e tij.

Fitneja: Ke të drejtë, aq më tepër që mjetet e telekomunikacionit janë shtuar në maksimum. Unë njoh një ftues i cili e la ftesën për shkakun e një fragmenti që pa në televizion teksa hynte në shtëpi.

Ftuesi: E lus Zotin të na mbrojë dhe të përkujdeset për ne. Zoti e ruajt brezin e ri!

Fitneja: Hudhejfe ibn Jemani, një nga shokët e Profetit a.s, pati thënë: “Do të vijë një kohë, kur nuk do të shpëtojë veçse ai që është lutur siç lutet i mbyturi.” Kjo për shkak të fitneve të shumta.

Ftuesi: Zoti na ruajtë nga fitnet!

Fitneja: Mos thuaj ashtu! Por vëri veshin këshillës së Ibn Mes’udit i cili thotë: “Askush të mos thotë: ”Zoti më ruajt nga fitnet! Por të thotë:”Zoti më ruajt nga devijimet e fitneve!” Mandej, ai recitoi: ”Me të vërtetë, pasuritë dhe fëmijët tuaj janë fitne.”

Ftuesi: Zoti më ruajt nga devijimet e fitneve. Por, më thuaj: A ka ndonjë rrugë që ta ndjek për ti shpëtuar fitneve?

Fitneja: Po dhe ketë e ka trajtuar bukur Sejjid Kutubi, Zoti e mëshiroftë. Ai vetë u sprovua kur ishte në burg, ku u torturua. Ai ka shkruar: “Ata që i kanë zemrat të lidhur me fuqinë e madhe, nuk mund të sprovohen me një fuqi të vogël dhe kalimtare, pasi ata i frikësohen më të Fuqishmit. Kështu, harxhojnë energjitë dhe forcën duke iu bindur më të fortit dhe duke ngritur lart emrin e tij. Ata nuk mund të sprovohen me pasuri dhe fëmijë, pasi janë të lidhur fort me Dhuruesin suprem të këtyre pasurive dhe fëmijëve.”

Prandaj, sa më të forta të jenë lidhjet me Zotin, mundësia e qëndrueshmërisë së ftuesit përballë fitneve, është më e madhe. Në këtë rast, ai nuk mashtrohet nga bukuritë dhe kënaqësitë e përkohshme të kësaj bote.”

Ftuesi: Mos mendon se kjo është e mjaftueshme?

Fitneja:”Kjo është thelbësore. E megjithatë, ftuesi duhet ta ruajë veten nga çdo shkarje në fitne. Hapi i parë drejt fitnes është shkatërrues. Abdullah ibnu Mubarak ka thënë: “Ruhu nga fillesat e fitneve! Kush i hap portën fillesës së fitnes, nuk e ka të kollajtë të dalë nga fundi i saj, edhe nëse orvatet.”

Ftuesi: Besoj se këto fjalë vlejnë për fitnet që kanë të bëjnë me kënaqësitë e kësaj bote. Kjo, sepse unë e njoh ftuesin “filan” i cili nuk është mashtruar nga ky aspekt, por nga fatkeqësitë që i ranë mbi kokë. Ai nuk e përballoi dot sëmundjen e të birit dhe faktin që nuk i përfundoi dot studimet. Sipas tij, këto ishin shkaqet që e la ftesën.”

Fitneja: Po, fitneja mund të vijë dhe në formën e një fatkeqësie, e cila ia lëkund besimin. Por ai që ka karakterin e Omerit, nuk ka përse të lëkundet.

Ftuesi: E si qenka ky karakter?

Fitneja: Kur i binin fatkeqësitë, Omeri thoshte: ”Sa herë që më bien fatkeqësi, shoh që është shoqëruar me tre mirësi: E para, nuk ishte më e madhe. E dyta, nuk ishte në fenë dhe besimin tim. E treta, Zoti do të më shpërblejë për durimin.”

Pastaj, fitneja u ngrit dhe tha: Tani, a mund të largohem, pasi e përfundova misionin.

Ftuesi: Po unë kam akoma pyetje të tjera!?

Fitneja, duke ecur drejt derës ia ktheu: Do të kaloj këtej ndonjë ditë tjetër, në dashtë Zoti.

Ftuesi, teksa qëndronte tek pragu i derës shtoi: Por kam një pyetje që më shqetëson, pyetja e fundit.

Fitneja: Thuaje!

Ftuesi: Shoh disa ftues që e kalojnë kohën në gjëra të padobishme. Nëse kanë për të kryer ndonjë detyrim, e shtyjnë për një kohë tjetër. Ndonjëherë, dembelosen në nxënien e dijeve, faljen e namazit të natës, vizita e një të sëmuri etj… A ka të bëjë kjo me fitnen?”

Fitneja: Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, lipset kohë e gjatë. Por meqë ka të bëjë me fitnet po të përgjigjem shkurtimisht, duke të kujtuar thënien e Ebu Muhamed Teseturit. Ai ka thënë:”Fitneja e njerëzve të ditur, është kur vonojnë një detyrim dhe nuk e kryejnë në kohën e duhur.” Kjo është fitneja e njerëzve të ditur dhe atyre që e vlerësojnë kohën. Tani, paqja e Zotit qoftë me ty!

Ftuesi e mbylli derën dhe tha: Edhe mbi ty qoftë paqja e Zotit! Herë tjetër, mos më vizito pasi e shoh që u ndjeva mirë teksa tu hapa krejtësisht. Por pas pak shtoi duke buzëqeshur: Jo, më vizito për të më bërë dobi, jo për të më sprovuar!

Autor:  Xhasim Mutaua

Plogështia në fushën e thirrjes
Teksa hedh një vështrim të përgjithshëm mbi gjendjen e thirrësve në rrugë të Allahut të kënaqet syri e zemra të bëhet mal për atë që sheh. Megjithatë – dashje pa dashje – në mesin e thirrësve islam është përhapur një dukuri negative, ajo e plogështisë.

Plogështia mund të shfaqet si rezultat i preokupimit të thirrësit pas çështjeve të dynjasë. Në fillim të rrugëtimit të tij, ai i përkushtohet çështjes së thirrjes së njerëzve në besim, mirëpo me kalimin e kohës atij i çelet dynjaja me lukset dhe zbukurimet e saj, e si rrjedhojë dëshira për të thirrur venitet. Ilaçi i kësaj sëmundje është se ai vazhdmisht duhet t’ia kujtojë vetes se kjo botë është e përkohshme dhe se nëse ai bëhet sebep për dikënd që të pranojë fenë është më e mirë se e gjitha dynjaja dhe ç’ka brenda në të.

Plogështia mund të shfaqet si rezultat i mosndryshimit të gjendjes së njerëzve. Thirrësi i thërret njerëzit që të besojnë tek Allahu, por ata nuk reagojnë. Të tjerë njerëz i thërret që të falin namazin, por edhe ata nuk reagojnë. Të tjerë i thërret që të largohen nga harami, por edhe ata si të parët nuk reagojnë ndaj thirrjes së tij. Në një situatë të tillë, thirrësi plogështohet dhe e braktis thirrjen, sakaq ai duhet ta vazhdojë thirrjen pa ndërprerje. A nuk e thirri Nuhu (a.s) popullin e tij për 950 vite pa ndërprerje?!

Plogështia mund të shfaqet si rezultat i brezit jo të mirë. Mund të ndodhë që thirrësi shkon në xhami dhe brezi i fëmijëve apo i atyre që u jep mësim mund të jetë i atillë që nuk ka dëshirë të mësojë, por ka dëshirë vetëm të dëgjojë. Padyshim që kjo situatë e pezmaton thirrësin dhe e plogështon, por çelësi i suksesit në një rast të tillë është vazhdimësia, sepse më vonë me patjetër do të shfaqet një brez që ka shumë dëshirë të mësojë. Dhe kjo në realitet ka ndodhur.

Plogështia mund të shfaqet si rezultat i monotonisë. Jo rrallherë ndodh që thirrësi brenda një jave apo një muaji ta përsërisë të njëjtën ligjëratë disa herë dhe si rrjedhojë atij i  duket sikur bëhet monoton dhe përsërit vetveten. Mirëpo, këtu duhet të theksojmë një çështje shumë të rëndësishme: pavarësisht faktit se ai e përsërit të njëjtën ligjëratë apo kumtesë disa herë në javë apo në muaj, ai po ia përcjell atë personave të ndryshëm, si për shembull ai të njëjtën ligjëratë e mban në tre xhami të ndryshme. Kjo do të thotë se atë ligjëratë e dëgjojnë tre xhemate të ndryshme, pavarësisht se ajo është e njëjta. Kështu që në një situatë të tillë thirrësi nuk duhet të bie pre e monotonisë.

Plogështia mund të shfaqet si rezultat i mungesës së nxënësve. Mund të ndodhë që thirrësi shkon në një xhami për të mbajtur një ligjëratë dhe numri i nxënësve është i vogël. Madje në disa raste ndodh që të vijë vetëm një nxënës. E si rrjedhojë e kësaj, thirrësi nuk e zhvillon mësimin për shkak se nuk mund të zhvillojë mësimin vetëm me një nxënës. Mirëpo kjo është gabim, pasiqë ai duhet ta zhvillojë atë edhe me një nxënës qoftë edhe sikur të përsërisë të njëjtin mësim , sepse ai duhet t’i japë hakun e duhur nxënësit që ka ardhur në mësim.

Plogështia mund të shfaqet si rezultat i humbjes së ndjenjës së përgjegjësisë. Në disa raste (të rralla) është vënë re se një thirrës apo disa  janë falur si xhemat i thjeshtë për xhuma për një kohë relatisht të gjatë, sakaq në qarkun ku ai jeton apo ata jetojnë, në disa xhami nuk falet xhumaja. Ndoshta thirrësi – me të drejtë – mund të ankohet se nuk ka para mjaftueshëm për të përballuar rrugën për të shkuar në atë xhami, në të cilën nuk falet xhumaja. Por ai kurrësesi, nuk duhet të harrojë se thirrja në rrugë të Allahut është mision, që i është ngarkuar mbi supe. Dhe mbi të gjitha paratë edhe gjenden, mjafton nijeti, sakrifica dhe përpjekja.

Plogështia mund të shfaqet si rezultat i izolimit nga rrjetet sociale. Një prej mundësive më të mira për të thirrur njerëzit në rrugë të Allahut është edhe shfrytëzimi i rrjeteve sociale. Mirëpo një pjesë e madhe e thirrësve nuk e shfrytëzojnë këtë mundësi duke menduar se nuk dinë, apo kanë frikë se mos e prishin nijetin në momentin që marrin “like”, etj. Ndërkohë që asnjë njeri nuk ka lindur i ditur dhe përdorimi i rrjeteve sociale është aq i thjeshtë saqë nuk kërkon ndonjë mund të madh. Kurse përsa i përket “like-ve”, të cilat mund edhe t’ia prishin nijetin, ai duhet të përpiqet mos t’i kushtojë atyre vëmendjen maksimale.

Autor: Elton Harxhi

Problematikat kryesore të cilave duhet t’u qaset ligjërimi islam
Promovimi i mirëstudjuar i parimeve dhe vlerave islame mundëson edukimin e natyrshëm dhe gradual për t’u rregulluar dhe përmirësuar. Mirëpo gjatë këtij rrugëtimi, ligjërimi islam përballet me problematika serioze, të cilat jo vetëm nuk duhen neglizhuar, por përkundrazi, duhet ngritur zëri me të madhe rreth tyre. Pra, kemi të bëjmë me probleme reale me të cilat përballet populli shqiptar.

Prej këtyre problemeve:

Nevoja e madhe e popullit shqiptar për t’ju kthyer Zotit të gjithësisë dhe të gjithë të vërtetave të mëdha që kanë të bëjnë me këtë temë, si rruga e vetme për të shpëtuar nga të gjitha këto probleme të rrezikshme nga të cilat vuan aktualiteti ynë.

Ateizmi. Është shumë e nevojshme që qasja ndaj ateizmit të mos jetë thjesht kritike, pra thjesht duke e etiketuar si negative, sepse kjo tashmë është e ditur. Kjo qasje duhet të jetë e ngritur mbi njohjen e duhur të shkaqeve aktuale të tij, të argumenteve dhe arsyetimeve adekuate që e bëjnë të pavlefshëm atë, duke marrë shumë në konsideratë faktin se civilizimi bashkëkohor; pjesë e së cilit jemi edhe ne, ndërtohet mbi bazë ateiste. Kështu që kemi të bëjmë me një çështje goxha të thellë.

Rreziku i  madh që i kanoset popullit tonë nga pavëmendja dhe pasiviteti ndaj ç’ka ndodh brenda dhe jashtë tij.

Pavëmendja dhe shkujdesja ndaj faktit se shumë shpejt do të takohemi me Allahun. “Unë jam dërguar si paralajmëruesi juaj se ekziston një ndëshkim i dhimbshëm shumë i afërt.”[1]

Reformimi i arsimit si domosdoshmëri për zhvillim dhe ringritje. Myslimanët duhet të jenë të parët e interesuar për konsolidimin e arsimit shtetëror edhe pse duhet të japin maksimumin në krijimin e institucioneve arsimore model.

Qasja e vazhdueshme ndaj problemeve të shëndetsisë. Këtu dhe tek pika para saj, nuk kam parasysh vetëm qasjen kritike dhe negative por një qasje objektive, motivuese dhe nxitëse.

Problemi i negativizimit, pasivitetit, pesimizmit dhe demoralizimit që ka kapluar një shtresë të gjerë të popullit tonë, veçanërisht rininë. Kjo temë duhet të jetë në qendër të ligjërimit islam. Nuk mund të ketë zhvillim dhe ringritje nëse një popull është i zhytur në pesimizëm dhe demoralizim. E të parët që duhet ta korrigjonë këtë të metë janë hoxhallarët dhe elitat shqiptare të të gjitha kategorive.

Nevoja e të rinjve myslimanë për formim të vazhdueshëm arsimor, fetaro-edukativ, shkencor e kulturor.

Nevoja e të rinjve për formim të vazhdueshëm profesional.

Fenomeni i shkurorëzimit që vazhdimisht paraqitet në rritje.

Fenomeni i krimit ordiner dhe atij të organizuar që zhvlerëson në mënyrë të vazhdueshme jetën e njeriut dhe gjakun e tij.

Fenomeni i tmerrshëm i korrupsionit dhe nepotizmit, që po e gërryen vazhdimisht palcën e popullit tonë.

Droga dhe hashashi si nëna e problemeve të rinisë shqiptare, si burimi kryesor i krimit dhe vrasjeve.

Problemi i marrëdhënieve shoqërore, në shumë raste komshiu nuk njeh komshiun.

Fenomeni i shfrenimit moral që prek kryesisht rininë.

Ikja e të rinjve.

Autor: Sabaudin Jashari

[1] – Buhariu dhe Muslimi.

Problematikat e brendshme dhe të jashtme të ftesës
Ftesa drejtuar njerëzve për ta besuar Allahun e Lartësuar, është puna më e nderuar dhe adhurimi më i lartë. Ajo është një prej specifikave të Profetëve të nderuar dhe një prej detyrave më të spikatura e njerëzve të mirë e të sinqertë.

Njeriu nuk mund të ftojë për një ide, nëse nuk e përqafon vetë atë dhe pastaj të luajë një rol aktiv në çështjet e saj. Ftuesi jeton me thirrjen e ajo jeton me të. Ftesa islame është kërkuese ndaj ftuesit. Po ashtu edhe ftuesi është vigjilent ndaj ftesës.

Është dëshira e Allahut të Lartësuar, që në kohën e sotme ftesa islame të përshkojë rrugën e saj në të gjitha vendet e botës. Në çdo vend, ftesa islame ka gjuhën e saj, me të cilën flet dhe shprehet.

Ftesa islame ka depërtuar në të gjithë shtresat e shoqërisë. Ajo nuk është monopol i nënpunësve zyrtarë apo i atyre që njihen si “padronët e ritualeve fetare”. Përkundrazi, pjesë e ftesës islame janë burrat dhe gratë, të vegjlit dhe të mëdhenjtë, si dhe specialistët e lëmive të ndryshme shkencore e humane. Këtë shtrirje të personave që merren me ftesën islame, është bërë struktura bazë e universiteteve të botës islame, madje këtë gjë e shohim gjithashtu edhe në universitetet e perëndimit.

Sidoqoftë, në rrugën e ftesës islame gjenden shumë vështirësi dhe pengesa të brendshme apo të jashtme. Unë po përmend vetëm disa prej tyre:

1 – Numri i paktë i edukatorëve dhe drejtuesve islamë, që nuk janë të mjaftueshëm në raport me pritshmëritë e mëdha, që të tjerët kanë ndaj tyre. Ndoshta ky është fenomeni më i rrezikshëm, që ka nevojë për kurim, sepse pjesa më e madhe e njerëzve jetojnë në ambiente jo të përshtatshme, ç’ka reflekton në formimin dhe strukturimin e këtij fenomeni. Shpeshherë ndodh, që disa njerëz të paaftë dalin vullnetarë në proçesin edukativ dhe formues, duke dhënë opinionet e tyre në çështjet më delikate dhe kjo ndodh për shkak të mungesës së njerëzve të aftë në këtë fushë.

2 – Mungesa e programeve që e aftësojnë ftuesin apo drejtuesin, për t`iu përshtatur nevojave të ndryshme të njerëzve, sipas niveleve (arsimor, shoqëror, kulturor etj) të tyre. Kjo mungesë vërehet më qartë në programet bazë, prandaj është bërë mëse e domosdoshme, që ftesa islame të strukturohet nga fillimi në fund, duke përfshirë në të konceptet e përgjithshme dhe duke njohur prioritetet e saj.

3 – Vonesa në produktivitet. pasi individi kalon një kohë relativisht të gjatë, para se të arrijë etapën e ndikimit tek të tjerët. Burim i kësaj vonese është përhapja e diturive dhe njohurive, si dhe zgjerimi i studimeve dhe përvojave. Për këtë arsye, marrja e programeve bazë mund të jetë një prej faktorëve, që ndihmojnë për të mbërritur sa më shpejt në etapën e produktivitetit. Duke njohur rregullat bazë, nuk kemi më nevojë për mësimin e detajeve dhe po ashtu kemi mundësi të bëjmë përshtatjen midis zgjerimit të veprimtarisë së ftesës dhe reduktimit të kohës së caktuar për formimin e ftuesit.

4 – Përpjekjet e armiqve kundra ftesës: Ato janë të shumëllojshme dhe kanë potenciale të mëdha. Ato kanë përvoja të mëdha në luftën kundër përhapjes së ftesës në rrugën e Allahut. Megjithëse ka kontradikta të ashpra midis komunistëve dhe kapitalistëve, ekzistencialistëve dhe nacionalistëve, midis agjentëve të Lindjes dhe të Perëndimit, kur vjen puna për të luftuar Islamin dhe ftesën e tij, ata bashkohen. Këto forca përpiqen, që t’i ngarkojnë me një barrë të madhe ftuesit, të cilët duhet t’i kuptojnë planet e armiqve të tyre, si dhe të përdorin masa parandaluese dhe kuruese, për t`i ruajtur njerëzit nga e keqja e këtyre armiqve.

5 – Joshjet, angazhimet dhe vështirësitë e kësaj bote qëndrojnë si pengesë në rrugën e ftesës dhe të ftuesve. Ftuesit muslimanë duhet ta kuptojnë patjetër dinamikën e jetës së gjallë. Ata duhet të insistojnë, që të ndikojnë pozitivisht tek njerëzit, duke ndjekur metodat më të mira për të depërtuar në zemrat e tyre. Një prej dukurive që bie në sy, është ftesa drejtuar të pasurve dhe atyre që kanë jetuar në qytetërimin perëndimor dhe që janë joshur nga injoranca moderne. Kjo ftesë që u drejtohet atyre, ndihmon në formimim e aparateve mbrojtëse dhe imunitare ndaj joshjeve.

6 – Ftuesi e gjen veten përballë rrymave ideore. këto rryma lëvizin me një shpejtësi marramendëse dhe mbërrijnë shumë shpejt tek njeriu, kudo që të jetë ai.

Duke u bazuar tek kjo gjë, prej ftuesit kërkohet, që ai të bëjë qëndresë përballë këtyre rrymave ideore dhe kjo qëndresë duhet të bazohet në dituri dhe objektivitet.

Këto përgjegjësi dhe të tjera si këto na imponojnë, që ta shpërngulim ftesën nga sfera e ndjenjave, emocioneve dhe fjalimeve tek sfera e projektimit, organizimit, programimit dhe aftësimit. Nuk është habi, që këto nevoja të shfaqen sot, pasi ftesa është zgjeruar, ndërsa përvojat dhe mënyrat e përhapjes së saj janë shtuar. Ky zgjerim dhe degëzim disiplinohet vetëm nëpërmjet njohjes së rregullave bazë të ftesës islame.

Ftesa islame nuk është një risi, sepse ajo nuk ndryshon nga shkencat e tjera të Islamit. Muslimanët e kanë studiuar hadithin e Profetit (a.s), duke analizuar zinxhirin e transmetimit dhe tekstin e hadithit, derisa lindi nevoja për shkencën e terminologjisë së hadithit. E njëjta gjë ndodhi edhe me gramatikën, morfologjinë, akiden, tefsirin, historinë dhe fik’hun. Kështu pra, vendosja e rregullave bazë për çdo shkencë ka ardhur më vonë.

Në kohën kur për çdo shkencë janë vendosur rregulla bazë, shkenca e ftesës islame akoma përbëhet vetëm nga fjalë të shpërndara dhe nuk konsiderohet si shkencë më vete, sepse që të lindë një shkencë, fillimisht duhet të ekzistojë nevoja për të. Përsa i përket shoqërisë islame, ajo nuk është një shoqëri e braktisur apo e huaj. Ajo ka qenë një shoqëri aktive dhe e gjallë, madje pjesa më e madhe e individëve të saj janë angazhuar në fushën e ftesës islame, ashtu siç jetojnë, hanë dhe pinë.

Kur u rrëzua Kalifati islam dhe besimi u zbeh, muslimani e gjeti veten e tij si të huaj në shoqëri, ndërsa analfabetizmi në besim, ide dhe organizim u kthye si në kohën e injorancës paraislame.

Sidoqoftë disa ftues morën përsipër, që të bënin rizgjimin e këtij Umeti dhe filluan të përgatisnin terrenin, për të rikthyer jetën islame. Optimizmi zuri vendin e pesimizmit. Ftuesit muslimanë filluan të shpërndahen në lindje e në perëndim, tek arabët dhe joarabët. Dijetarët i studiuan të gjitha këto përvoja dhe zbuluan anët pozitive dhe negative të tyre.

Me gjithë rezultatet pozitive që ftesa në rrugë të Allahut ka arritur në të gjitha vendet, ajo përsëri ka shumë nevojë për menaxhim të mirë të energjive dhe potencialeve njerëzore. Ajo ka nevojë për bashkimin e të gjitha përpjekjeve, në mënyrë që të ngrejë ndërtesën e Islamit. Ne mund ta arrijmë këtë gjë, vetëm duke përgatitur individë produktivë të fushave të ndryshme. Për çdonjërin prej funksioneve të ftesës duhet të ketë një përgatitje të veçantë dhe kohë të përshtatshme. Kjo gjë realizohet vetëm nëpërmjet një programi edukativ të mirëpërcaktuar, që mbështetet në rregulla bazë, pa u thelluar në detaje. Kjo i jep ftuesit thelbin e çështjeve të: edukimit, formimit, lidershipit, organizimit, projektimit dhe zbatimit.

Autor: Hemam Abdurrahim Seid

Përktheu: Elton Harxhi

Largimi i mjegullnajës së “Islamit shqiptar…”
Autor: Sabaudin Jashari

Etiketimet e ndryshme të Islamit, si psh: Islami socialist, Islami politik, Islami arab apo Islami turk, nuk janë gjë tjetër vetëm se përpjekje të hershme dhe të dështuara orientalistike për ta copëzuar Islamin. Këto orvatje kanë dështuar për dy arsye të thjeshta: arsyeja se Islami është burimor, hyjnor dhe është dërguar për të gjithë njerëzinë pa asnjë dallim, dhe arsyeja se Islami është e vetmja fe që arriti të ndërtojë një civilizim katërmbëdhjetë shekullor mbarëglobal, me karkakter të vërtetë heterogjen.

Këto përpjekje dështake kanë ndikuar, jo në pak raste, me dashje apo pa dashje, edhe në ligjërimin mediatik dhe politik shqiptar. Kjo ka krijuar shumë herë konfuzion edhe te aktorët e ligjërimit islam shqiptar. Ky lloj konfuzioni materializohet përmes shprehjes së paaftësisë për të dalluar mes Islamit si fe hyjnore, burimore, universale e të përjetshme dhe përvojave që Islami krijon në vende dhe kohë të ndryshme. Pra, në shumë raste vërejmë, përmes ligjërimeve të ndryshme, një ngatërrim absurd mes përvojave të ndryshme lokale, rajonale dhe kohore që njerëzia krijon nga bashkëveprimi me Islamin (në varësi të aftësisë dhe gadishmërisë së njerëzve dhe popujve për të bashkvepruar me Islamin ashtu siç duhet), me Islamin si fe hyjnore dhe universale, duke e prezantuar përvojën njerëzore si fe referenciale dhe duke identifikuar Islamin me një përvojë të caktuar.

Pra, shkurt dhe qartë: nuk ka dhe nuk mund të ketë “Islam shqiptar, arab, amerikan, evropian, afrikan apo aziatik”, por ka vetëm një islam, Islami hyjnor, burimor, i përjetshëm, i pashtrembërueshëm, që është i aftë t’u japë formën dhe ngjyrat e tij çdo lloj aktualiteti dhe asnjë aktualitet nuk mund të cënojë karakteristikat e tij thelbësore.

Por, ka pasur dhe do të ketë përvoja të ndryshme të bashkveprimit të popujve me Islamin, në varësi të kushtit të lartpërmendur; aftësia dhe gadishmëria e duhur për të bashkëvepruar ashtu siç duhet me të.

Pra mund të kemi ligjërim islam dhe përvojë islame tek shqiptarët, por është e pamundur të kemi Islam shqiptar.