Shtyllat e ftesës – Ardhmeria Online

Thirrësit dhe realizimi i ekuilibrit mes interesimeve
Ndër faktorët më të rëndësishëm që e ndihmojnë thirrësin musliman që thirrja e tij të jetë e vazhdueshme, është aftësia e tij për të ruajtur ekuilibrin mes interesimeve të tij dhe aftësia për t’i përmbushur të gjitha përgjegjësitë e veta, pa neglizhencë e pa teprim, dhe pa i dhënë përparësi një ane në dëm të tjetrës.

Thirrësi ka përpara vetes tri përgjegjësi:

1 – Përgjegjësinë ndaj vetes së tij.

2 – Përgjegjësinë ndaj familjes së tij.

3 – Përgjegjësinë ndaj shoqërisë së tij.

Thirrësi i suksesshëm dhe i udhëzuar është ai që e ruan këtë ekuacion të ekuilibrit, duke i dhënë secilës prej këtyre anëve të drejtën e saj në kujdes dhe interesim, duke zbatuar mësimet profetike dhe duke iu bindur fjalës së të Dërguarit të Allahut (a.s): “Vërtet, vetja jote ka të drejtë mbi ty, bashkëshortja jote ka të drejtë mbi ty dhe Zoti yt ka të drejtë mbi ty; prandaj jepi secilit të drejtën e vet.”

Ata që nuk i përmbahen këtij rregulli dhe nuk punojnë për të realizuar ekuilibrin mes interesimeve të tyre, duke e tepruar në kujdesin për një anë të përgjegjësive të tyre në kurriz të anëve të tjera… këta, në shumicën e rasteve, e humbasin elementin e stabilitetit në jetën e tyre dhe nuk e kanë aftësinë për të vazhduar në davetin e tyre.

Nëse Islami e obligon vëllanë musliman që të ruajë këtë ekuilibër mes interesimeve të tij, kjo është që ai të mund ta realizojë udhëheqjen e davetit në të gjitha aspektet e jetës së tij, e kështu të jetë njeri i davetit në të gjitha fushat private dhe publike.

Ndër sëmundjet më të rrezikshme që i godasin thirrësit dhe punonjësit për Islamin është fakti që ata kujdesen për Islamin vetëm gjatë punës së davetit, ndërsa shkëputen prej tij jashtë këtij rrethi, qoftë në çështjet personale, familjare apo profesionale. Kjo do të thotë se këta njerëz e jetojnë Islamin vetëm brenda atmosferës së organizimit, pastaj zhveshen prej tij në atmosferat e tjera. Kështu, Islami mbetet në një anë, ndërsa jeta e tyre private dhe familjare në një anë tjetër.

Dhe nëse vëllai musliman duhet ta realizojë ekuilibrin mes përgjegjësive të tij të shumta, atëherë ai duhet gjithashtu të punojë për ta realizuar ekuilibrin edhe brenda vetë secilës prej këtyre përgjegjësive.

Autor: Fet’hi Jeken

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

Një njeri i pathyeshëm
Prekja e ngjarjeve… !

Ngjarjet e ndryshme te jetës kanë ndikimin e tyre te drejtpërdrejtë, pozitiv apo negativ, tek njeriu, tek aktorët e ngjarjeve, tek të interesuarit për to, por edhe tek të tjerët që në dukje shfaqen të shkëputur dhe të pandikueshëm prej tyre, pra tek ata afër ngjarjeve por edhe tek ata që janë larg tyre.

Madje Malik ibn Nebiju e përshkruan faktin e mësipërm me rrathët bashkëqendror dhe jep si model ilustrues rënien e Romës, një nga shkaqet e të cilit ishte dhe sulmi i Hunëve në veri të Evropës, gjë e cila shkaktoi trysni ndaj fisëve veriore të cilët qenë të detyruar të zbresin drejt jugut të Evropës… .

Normalisht, ndikimi i ngjarjeve mund të jetë fizik-material por edhe shpirtëror-psikologjik, sipas afërsisë së rrethit me qendrën e ngjarjeve… . Në raste të tilla gjëja e parë që i hyn në punë të sprovuarit nga ngjarjet, pas forcimit të lidhjeve me Krijuesin e Tij, është modeli konkret dhe material për të përballuar dhe kapërcyer ndikimet apo traumat e ngjarjeve apo dhe për t’i vënë, pozitivisht, në shërbim të vetes.

Në betejën e Uhudit u përhap lajmi se Profeti Muhamed (a.s) u vra. Shumë prej shokëve të Profetit (a.s) ikën nga fushëbeteja dhe shumë të tjerë i hodhën armët dhe u ulën duke vajtuar atë që kishte ndodhur. Dikush prej shokëve trima të Profetit (a.s) kur i pa vajtuesit ndaj ngjarjes dhe pasi e kuptoi se pse po vajtojnë u tha: “Nëse është e vërtetë kjo, atëherë ngihuni dhe vdisni edhe ju për atë që vdiq Profeti (a.s)”.

Allahu i Madhëruar, duke përforcuar parimin e ndikimit të ngjarjeve, përjetëson udhëzimin e Tij hyjnor në lidhje me qëndrimin ndaj ngjarjeve sado të rënda të jenë ato: “Muhamedi është thjesht Profet. Para tij kanë kaluar profetë të tjerë. Po nëse ai vdes apo vritet ju do t’I ktheni shpinën fesë?! E ai që i kthen shpinën fesë le ta dijë se nuk i bën dëm Allahut. E Allahu do t’i shpërblejë falënderuesit. Askush s’mund të vdes vetëm se me lejen e Allahut dhe me exhelin e shkruar prej Tij. E ai që do shpërblimin e kësaj bote, Ne do t’i japim prej saj. Edhe atij që do shpërblimin e ahiretit do t’I japim prej saj dhe Allahu do t’I shpërblejë falënderuesit. Sa e sa prej profetëve të mëparshëm kanë luftuar më ta dhe janë vrarë shumë prej pasuesve të tyre të devotshëm por kjo nuk I ka bërë të ligështohen, nga sprovat në rrugë të Zotit, as nuk janë  dobësuar dhe as nuk janë frikësuar. Allahu i don durimtarët. Ata nuk thanë gjë tjetër veç: “O Zoti ynë na i fal mëkatet tona dhe padrejtësinë që i kemi bërë veteve tona, na i stabilizo këmbët tona dhe na ndihmo ndaj popullit mohues” E Allahu u dha atyre shpërblimin e dynjasë dhe shpërblimin më të mirë të botës tjetër. Allahu i do muhsininët (ata që e kanë parasysh Zotin e tyre gjithmonë)”[1]

Dy fjalë nga Shejh Selman Aude…!

Para pak ditësh, në një udhëtim Umreje (vizitë e Qabes në Mekë), pa pritur e paplanifikuar nga ana ime, pata nderin të takohem me ftuesin e mirënjohur Shejh Selman Aude. Dinamizmi, shkathtësia, optimizmi që i ndriçonte sytë, buzëqeshja që nuk i ndahej nga buzët, këmbëngulja e vazhdueshme dhe e natyrshme për t’i dhënë çdo kujt vëmendjen e duhur përmes shikimit në sy, buzëqeshjes dhe shprehjes së interesimit e shumë të tjera cilësi të sjelljes dhe karakterit të tij, binin shpejt në sy.

Minutazhi jo i shkurtër i fotografimeve, si pasojë e dëshirës dhe këmbënguljes së të rinjve që e rrethonin nuk e bezdisi aspak. Madje pas një përshëndetje të ngrohtë me të gjithë të rinjtë e pranishëm me shumë dëshirë dhe modesti, i kushtoi një vëmendje të veçantë këtyre të rinjve duke u ulur në karriget e spektatorëve për të ndjekur ndeshjen e futbollit që po zhvillonin këta të rinj.

Realisht për mua qe një rast jo pak befasues. Kishte jo pak kohë që më kishte lindur një dëshirë e pashprehur për ta takuar e për ta pyetur për diçka që më shqetësonte vazhdimisht e që kishte të bënte pikërisht me të.

Ajo që unë kisha konstatuar, në lidhje me karakterin e tij, përmes aktivitetit të tij online, shkrimeve, regjistrimeve, intervistave, ligjëratave, simpoziumeve, videove mu vërtetua konkretisht në më pak se njëzet minuta vrojtim në teren.

Jo me pak vështirësi arrita të krijoj një moment disi intim me të, ulur në karriget e spektatorëve, për të marrë përgjigjen e shqetësimit tim dhe jo thjesht të kureshtjes sime.

“Ju lutem a keni mundësi të më tregoni se nga ju buron i gjithë ky dinamizëm që duket i pashtershëm…?!” Më pa në sy e më tha, si për ta kaluar me marifet e me shumë modesti pyetjen,: “Mendoj se thjesht u duket ju ashtu, por unë realisht nuk e mendoj veten të tillë”

Këtu mu duk se e mori si kompliment pyetjen time dhe kjo më bëri të insistoj edhe më shumë në shqetësimin tim: “Ju lutem nuk e kam kompliment. Jam i interesuar realisht ta di, nisur nga fakti se edhe unë mundohem të kontribuoj diçka në fushën e ftesës”

Duke më parë sërish në sy, tha: “Kësaj pyetje i jam përgjigjur para dy orësh tek kanali “Shebab 4”: “Pas lidhjeve të ngushta me Zotin tënd, ki parasysh dy gjëra: mos rri shumë gjatë para dyerve të mbyllura dhe dije se askush nuk mund të të thyej vetëm nëse do ti të thyhesh”

Nuk e shoh të arsyeshme ta ngjyros këtë aksiomë prej ftuesi me ngjyrat e zbehta të përshkrimit tim rreth përjetimit tim shumë të ëmbël të përbrendshëm të kësaj thënie. Po e lë ashtu të zhveshur që çdo kush prej lexuesve të paktë të këtij shkrimi ta përjetojë vetë, sipas rrethanave apo shqetësimeve të veta.

Mu duk shumë origjinale jo sepse doli nga një i ashtuquajtur Selamn Aude, por sepse buroi nga një njeri me një sfond shumë të konsoliduar përvoje me të padëshiruarën.

Menjëherë pas përgjigjes, duke e falënderuar shumë përzemërsisht, u tërhoqa disi për t’i dhënë kohë vetes për ta medituar atë që dëgjova. Menjëherë më erdhën ndërmend dy elementë shumë të rëndësishëm që kishin të bëjnë me përvojën e Shejh Selmanit dhe të cilët e paraqitën tek unë shumë origjinale thënien e tij. Elementi i parë ka të bëjë më atë që përshkrova më sipër. Pra ka të bëjë me aktivitetin e tij aktual shumë të ngjeshur dhe shumë dinamik. Elementi i dytë ka të bëjë me një të kaluar jo shumë të largët.

Një ndër gjërat e para të rëndësishme që pata dëgjuar kur shkova për studime islame në Arabinë Saudite ishte se Shejh Selam Auden e kanë arrestuar. Problemi ishte se kishim të bëjmë me një burg pa gjyq… ! Vet fjala burg derdh një sërë revelecionesh në mendje dhe në shpirt rreth ndikimeve negative që mund të ketë ndaj personit të sprovuar në të gjitha dimensionet e jetës së tij.

Për çudi qe kader, që edhe në ditët që po bëhesha gati për t’u kthyer përfundimisht në Shqipëri, pas studimeve, të dëgjoj një nga haberet më të rëndësishme: Shejh Selmanin e kanë nxjerrë nga burgu. Por ajo që na çudiste të gjithëve, edhe më shumë, ishte fakti se Shejh Selmani i është kthyer përsëri, si më parë, aktivitetit të tij të ngjeshur ftues, ligjërata, mësime, seminare, intervista… ! Koha e pas burgut e tregoi se Shejh Selmani realisht nuk kishte qëndruar gjate rreth portave të mbyllura dhe se nuk u ishte nënshtruar përpjekjeve disa vjeçare për ta thyer.

Një element i tretë befasues iu shtua, tek unë, integralisht sfondit të origjinalitetit të thënies së tij. Isha i detyruar ta pres disa minuta për t’i dhënë përshëndetjen e fundit për atë natë dhe për ti shtruar një kërkesë. Kjo pritje ndodhi sepse Shejh Selmani u shkëput me marifet nga zallamahia e pastër rinore dhe pas disa minutash iu përgjigj pyetjeve dhe shqetësimeve të ndjekësve të tij onlinë, nëpërmjet tabletit të tij.

Gjatë shtrëngimit të dorës e pyeta:“ A do kesh mundësi t’i përgjigjes ftesës sonë në rast se organizojmë ndonjë aktivitet të përshtatshëm?” Me një buzëqeshje të lehtë mu përgjigj: “ Kam shumë dëshirë dhe është kënaqësi, por kjo mund të realizohet vetëm përmes Skype-it. Jam i ndaluar me ligj për të dalë nga Arabia Saudite”

Uaaaaauuu! E megjithëse kemi të bëjmë me një zog që mund të fluturojë me qindra e mijëra kilomentra në ditë ai edhe brenda kafazit arabo-saudit arrin të jetë i pathyeshëm dhe arrin t’i hap vetes me dhjetëra dyer të vyera për t’i bërë hajr një bote të tërë. Këtë të fundit realisht nuk e kam të ekzagjeruar. Më mjafton fakti se vetëm ardhmeriaonline.net ka me dhjetëra dhe qindra lexues ditor të shkrimeve të vazhdueshme të Shejh Selamnit, të përkthyera në shqip nga administratori i kësaj faqeje. Madje kur i përmenda këtë fakt me shumë mirënjohje më ngarkoi me falenderimet dhe përgëzimet e sinqerta për përkthyesin e shkrimeve dhe artikujve të tij.

Ky takim, rizk hyjnor në këtë udhëtim, më erdhi tamam si melhem për disa plagë të shpirtit tim të shkaktuara nga ngjarje jo shumë të largëta. Duanë për organizuesit e aktivitetit, për mikpritësit dhe për Shejh Selmanin e shoqërova edhe me një dua për Imam Shafiun (Allahu e mëshiroftë) i cili thotë rreth dobive të udhëtimit:

Lëre për disa kohë vatanin në kërkim të lartësisë

Dhe udhëto se në udhëtim ka pesë dobi:

zgjidhje brenge e fitim jetese

dije dhe edukatë e shoqërim fisniku

Autor: Sabaudin Jashari

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Ali Imran: 144 – 148.

Njerëzit janë si frutat, prandaj trajtoji sipas specifikave
Komunikimi me njerëzit është një nga artet më të rëndësishme, për vetë faktin e diferencave në karakterin dhe natyrën e njerëzve. Nuk është aspak e lehtë të fitohet respekti dhe vlerësimi i të tjerëve, ndërkohë që është shumë e lehtë e kundërta. Ose siç thuhet, shkatërrimi është më i lehtë se ndërtimi. Prandaj, nëse e ke të mundur të ngresh një ngrehinë të fortë nëpërmjet komunikimit efektiv, kjo do të lumturojë ty në radhë të parë pasi do të ndjesh respektin dhe mirënjohjen e njerëzve. Por kjo do të lumturojë dhe njerëzit me të cilët ke të bësh, pasi ndihen rehat me ty. Për ta realizuar këtë, po të ofrojmë disa këshilla lidhur me tipat e njerëzve:

Ananasi:

Nëse ananasin dhe qepën e ndajmë përgjysmë, shohim që secila përbëhet nga shtresa në formë rrethore. Por, me ti provuar si qepën dhe ananasin, kuptojmë hendekun e thellë mes tyre. Ananasi është shumë i ëmbël dhe i shijshëm, kurse qepa aspak e tillë.

Edhe njerëzit ngjajnë me njëri-tjetrin në shumë cilësi dhe interesa, por ndryshojnë thellësisht në cilësi dhe interesa të tjera. Kjo është diçka që duhet ta marrim në konsideratë, pra duhet të komunikojmë me secilin sipas tipit që i përket.

Limoni:

Ai ka shije të thartë, por që tryeza pa një kokërr limon na duket e shëmtuar. Të tillë janë dhe njerëzit me shpirt “kritik”, të cilët na vënë në siklet me kritikat e tyre. Megjithatë, ato duhen dëgjuar, pasi kështu zbulojmë gabimet tona dhe aktet negative i transformojnë në pozitive.

Bananeja:

Ajo ka shije të mirë dhe shumë vlera ushqimore. Megjithatë, për ta ngrënë dhe për ta zbuluar shijen e saj, lipset të qërohet. Të tillë janë dhe njerëzit që fshehin brenda tyre energji të jashtëzakonshme, të cilat kërkojnë dikë ti zhbirojë dhe zbulojë, me qëllim që të orientohen drejt produktivitetit.

Manaferra:

Ajo gjakos këdo që e prek, ndërkohë që ka njerëz të tjerë të cilët e trajtojnë me kujdes duke nxjerrë prej saj frutat e ëmbla dhe plot vlera ushqyese. Të ngjashëm me të janë dhe shumë njerëz që na rrethojnë. Kur përpiqesh tu ofrohesh dhe ti ftosh në diçka të dobishme, ata ta kthejnë me të keq, sharje e ironi. Por nëse ua zbulon çelësin e zemrës, do të mahnitesh me ëmbëlsinë e botës së tyre të brendshme.

Qershitë:

Me të parë kokrrën e qershisë, mrekullohemi dhe një forcë na shtyn që të zgjasim dorën dhe ta shijojmë sa më shpejt. Por çdo kokër qershie, zakonisht shoqërohet edhe nga tre katër të tjera. Në jetën e përditshme, dëgjojmë dhe takohemi me njerëz të shquar. Por, sado të aftë të jenë, është e pamundur që suksesin ta kenë korrur krejtësisht vetëm pa ndihmën e askujt tjetër. Në fakt, nën shumë raste, njerëzit që e mbështesin dhe e përkrahin, japin kontribut shumë të madh, por që për arsye të ndryshme ata mbesin në prapaskenë dhe nuk njihen.

Hurmat arabe:

Nëse do të shohim hurmat arabe, zbulojmë se ato mund të përdoren të njoma, të thata, të bëhen marmelatë etj… Edhe ne njerëzit duhet të jemi të tillë, të kemi kontribut në më shumë se një aspekt jete. Padyshim që specializimi në një fushë të caktuar është i kërkuar, por duhet që njeriu të fitojë eksperienca sado modeste, edhe në fusha të tjera.

Ardhmëriaonline.com

Nuk e besoj që të vrenjturit është prej veçorive të thirrësve..!
“Kujtoj, kur një djalë i ri i zemëruar, apo duke më qortuar m’u afrua dhe më tha:  Ti qëndron me studentë me mjekra të rruara dhe me studente të pambuluara me shami, njerëzit të shikojnë të buzëqeshur dhe jo të vrenjtur dhe nuk dëgjojnë prej teje asnjë urdhër, apo ndalesë.

A ka ndonjë justifikim, për urrejtjen dhe përçmimin tënd, ndërkohë që ti je në këtë gjendje?!

Iu përgjigja: Nuk e besoj që të vrenjturit është nga veçoritë e thirrësve! Unë, së pari u shpjegoj gjërat elementare të Islamit, në besim dhe në moral. Në qoftë se fara është e mirë edhe frutat do të vinë në kohën e tyre.

Ditën që njerëzit do ta njohin Zotin dhe lidhen me Të mbi parimin e dëgjimit dhe të bindjes, atëherë ajo çfarë ti kërkon, madje edhe më shumë se çfarë kërkon, do të realizohet.

Ndërsa për çështjen e përçmimit tim, nuk di se çfarë të të them. E falënderoj Allahun, i Cili ka lëshuar perden e Tij mbi mua dhe nuk ju ka dhënë mundësi juve për të më sulmuar.

Ju keni mani që krijesat të diskreditohen, në mënyrë që të kënaqni veten tuaj dhe kjo mani është sëmundje më e keqe, se sa gjynahet, me të cilat i kritikoni njerëzit.

O biri im, kam frikë se me këto qëllime të errëta do të bëheni një e keqe për të tjerët.

Një gjynahqar zemërthyer është më i ndershëm se sa një predikues, që u rri në pritë njerëzve!”

Autor: Muhamed Gazali

Përktheu: Lavdrim Hamja

Mbi gjendjen e njerëzve në Ramazan
Allahu i Madhëruar e ka bërë obligim agjërimin e muajit të Ramazanit , ashtu sikur edhe adhurimet e tjera, për të gjithë muslimanët që i plotësojnë kushtet e vendosura nga Ai. Mirëpo jo të gjithë muslimanët i kryejnë adhurimet ashtu siç kërkohet.

Në vendin tonë do të hasësh në asi muslimanësh, të cilët nuk e falin namazin, por agjërojnë të gjithë muajin. Jo rrallëherë dëgjojmë se dikush thotë se agjërimi i këtyre njerëzve nuk pranohet. Padyshim që agjërimi i tyre është i pranuar tek Allahu, megjithëse ata janë gjynahqarë për mosfaljen e namazit. Në Ditën e Gjykimit, Allahu i Madhëruar ka vendosur një peshore ku do të peshohen të gjitha veprat që njeriu ka kryer, të mirat dhe të këqijat. A nuk thotë Allahu i Madhëruar në Kuran: “Kush ka bërë një të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë. E kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.”[1]

Do të hasim në asi muslimanësh të cilët kanë vendosur të agjërojnë vetëm disa ditë nga Ramazani, apo vetëm natën e Kadrit. Padyshim që kjo është e pranuar tek Allahu, detyrë e jona është që t’i motivojmë ata që të agjërojnë më tepër se një ditë apo të gjithë Ramazanin.

Do të hasim në asi muslimanësh, të cilët nuk agjërojnë as edhe një ditë nga Ramazani, por thonë që në këtë muaj të begatë nuk do të pijmë alkol, as cigare dhe nuk do të fusim në gojë mish derri. Për të tillë njerëz më vjen ndërmend ajeti kuranor: “Ndërsa kush madhëron shenjat e fesë së Allahut, tregon përkushtimin e zemrës së tij.”[2] Ku i dihet në këtë Ramazan ai privohet nga harami, kurse në Ramazanin e ardhshëm do të privohet nga ushqimi dhe pija për të agjëruar për hatër të Allahut dhe raste të tilla ka patur.

Do të hasim në asi muslimanësh, të cilët nuk agjërojnë dhe kur fillojnë të hanë apo pinë para teje që agjëron, menjëherë e kuptojnë se çfarë po bëjnë dhe ndihen në faj e të kërkojnë falje. Edhe kjo është një shenjë e mirë, sepse kjo është dëshmi që tregon se këta njerëz e dinë vlerën dhe rëndësinë që ka agjërimi.

Jo rrallëherë ndodh që ne i paragjykojmë vajzat për nga veshja, sakaq ato agjërojnë të gjithë Ramazanin. Këtu nuk ka asgjë për të çuditur, sepse fakti që ato agjërojnë është dëshmi e besimit të tyre, pavarësisht se nuk kryejnë një urdhër të fesë. Ashtu sikurse prej nesh kërkohet që t’i shmangemi paragjykimeve.

Gjatë ciklit menstrual gratë e kanë të ndaluar të agjërojnë dhe si rrjedhojë atyre u lejohet të hanë dhe të pinë gjatë ditës. Megjithatë do të ishte diçka më mirë për to që mos hanë e pinë në sy të njerëzve, sepse mund të bëhen sebep për keq për njerëzit, të cilët nuk e dinë këtë rregull dhe kur shikojnë një grua me shami që po ha në mes të ditës mund të keqkuptohen.

Ngandonjëherë dëgjojmë disa muslimanë të cilët thonë se agjërimi jonë nuk ka të krahasuar me agjërimin e prindërve tanë, të cilët kanë vuajtuar shumë në kohën e komunizmit. Unë mendoj se nuk kemi përse të bëjmë të tilla krahasimesh, sepse Allahu i Madhëruar ashtu sikur e ka bërë obligim agjërimin e muajit të Ramazanit obligim për prindërit tanë ashtu e ka bërë obligim edhe për ne. Allahu i Madhëruar thotë: “Ata njerëz tashmë kanë kaluar. Ata do të kenë çfarë kanë merituar dhe ju do të keni atë që meritoni.”[3] Unë jam i bindur plotësisht se edhe ne po të jetonim në atë kohë do të agjëronim, sepse motoja jonë e përbashkët është “Dëgjuam dhe u bindëm. Na fal o Zot dhe e ardhmja do të jetë tek Ti.”[4]

Gjatë netëve të Ramazanit, xhamitë mbushen plot e përplot me muslimanë, të cilët falin namazin e teravisë. Ka nga asi muslimanësh që për 30 net janë të përpiktë në faljen e namazit të teravisë, teksa i gjen ata që nuk falin farzet. Ky është realitet i njohur në mesin tonë. Ky realitet mund të duket si paradoksal, sepse si mundet që muslimani t’i japë prioritet faljes së namazit vullnetar (sunet) ndaj atij obligativ(farz). Megjithatë ne nuk duhet të anashkalojmë faktin se ata bashkë me teravitë falin edhe namazin e jacisë, pra dashje pa dashje e kryejnë faljen e një namazi obligativ. Po ashtu falja e namazit të teravisë mund të jetë një derë e hapur për të kuptuar se muslimani duhet të falë edhe pesë namazet obligative (farz) në ditë.

Zhurma e fëmijëve gjatë netëve të Ramazanit në xhami është tepër shqetësuese. Aq shumë zhurmë bëhet saqë muslimani nuk arrin të përkushtohet aq sa duhet në kryerjen e adhurimit brenda në xhami. Po a duhet të largohen fëmijët nga xhamia për shkak se na shqetësojnë dhe nuk na lënë rehat që t’i kryejmë ritet ashtu siç duhet?! Unë as që do ta mendoja një gjë të tillë. Sa e sa fëmijë “shqetësues” kanë frekuntuar xhamitë tona gjatë Ramazanit dhe kur janë rritur janë bërë besimtarë të mirë e të përkushtuar?! Por kjo kurrsesi nuk do të thotë që ne t’i lëmë ata të lirë. Jo! Detyrë e prindërve është që t’i mbajnë fëmijët e tyre pranë dhe t’ua tërheqin vëmendjen. Ashtu sikur edhe imami i xhamisë duhet t’ua tërheqë vëmendjen herë pas here, derisa të ngulitet në mesin tonë kultura e mosbërjes zhurmë në xhami.

Gjatë ditëve të Ramazanit, disa shkolla organizojnë eskursion. Në të tilla organizime fëmijët kanë shumë dëshirë që të marrin pjesë, mirëpo duke qenë se janë agjërueshëm privohen nga kjo mundësi. Në të tilla raste do të sugjeroja për fëmijët të shkojnë në eskursion, sepse për udhëtarin është e lejuar që mos të agjërojë dhe po ashtu fëmija i cili nuk ka mbushur moshën e pubertitetit nuk e ka për obligim agjërimin. Por pas Ramazanit, fëmija duhet ta plotësojë atë ditë që e ka lënë mangut për shkak të eskursionit.

Një traditë e bukur që është bërë zakon në xhamitë tona është mbajtja e bisedave të ndryshme fetare që bëhen para Ramazanit por edhe gjatë tij. Duke qenë se në namazin e teravisë vijnë shumë të rinj, atëherë kjo është mundësia më e mirë për t’i folur atyre për çështjet e fesë, pak para namazit të jacisë, pas tij, midis rekateve të teravisë apo kur e shikon të përshtatshme imami i xhamisë për të folur.

Një traditë tjetër e bukur gjatë Ramazanit është edhe shtrimi i iftareve. Muslimanët ftojnë njëri-tjetrin dhe sofrat i mbushin plot e përplot me ushqime për të fituar shpërblimet e atij që shtron iftarin. Padyshim që një veprim i tillë e shton më shumë vëllazërinë dhe solidaritetin midis muslimanëve në këtë muaj të begatë.

Juristët e medh’hebit Hanefi e kanë lejuar dhënien e vitrave në vleftë monetare dhe kjo është një çështje shumë e njohur. Gjithsesi unë do të preferoja që me paratë e vitrave të blihen ushqime dhe t’u shpërndahen nevojtarëve, sepse nëse u jepen në vleftë monetare mund që edhe të keqpërdoren, pavarësisht se ne nuk jemi përgjegjës se për çfarë mund të përdoren. Gjithsesi kjo është thjesht një preferencë dhe gjithsekush zgjedh atë që e shikon si më të përshtatshme.

Dhe së fundmi, gjithka çfarë kam shkruajtur janë thjesht reflektime, sepse të gjithë ne jemi të vetëdijshëm se cila është gjëja më e mirë që duhet të bëjmë gjatë muajit të Ramazanit.

Allahu e di më mirë

Autor: Elton Harxhi

[1] – Sure Zelzele: 7-8.

[2] – Sure Haxh: 32.

[3] – Sure Bekare: 134.

[4] – Sure Bekare: 285.

O ju ftues! Ftesa është praktikim në jetën e përditshme
Gjithmonë më ka bërë përshtypje përshkrimi që Aishja (r.a) i ka bërë moralit të Profetit (a.s) në një fjali të vetme me tre fjalë: “Morali i tij ishte Kurani.” Këto fjalë të cituara nga Aishja (r.a) janë aq madhështore saqë askush tjetër nuk mund ta përshkruajë moralin e Profetit (a.s) më mirë se ajo.

Aishja (r.a) – me përshkrimin që i ka bërë Profetit (a.s) – na paraqet një model praktik. Kushdo që dëshiron të dijë me detaje moralin e Profetit (a.s), atëherë le të lexojë Kuranin Famëlartë, sepse ai është përkthimi real i moralit të tij. Kushdo që lexon Kuranin është sikur të jetojë dhe të ecë bashkë me Profetin (a.s).

Këto fjalë janë një mesazh i qartë për çdokënd që përjeton shqetësimin e ftesës dhe reformës në shoqëri, për çdokënd që e ndjen barrën e përgjegjësisë mbi supet e tij karshi Umetit. Mesazhi i fjalëve të Aishes (r.a), pikë së pari, e shtyn ftuesin që ta njohë biografinë e Profetit (a.s) nëpërmjet Librit të Allahut dhe më pas e shtyn që t’i ftojë njerëzit tek modeli që Libri i Allahut e ka përshkruar atë. Allahu i Madhëruar thotë: “Ju e kishit shembullin më të lartë në të Dërguarin e Allahut.”[1] Kjo nënkupton se ne duhet të ndjekim gjurmët e tij dhe ta marrim atë për shembull në të gjitha aspektet e jetës. Nuk kam parë asnjë moment të jetës së Profetit (a.s) ku të tregohet se ai (a.s) ka urdhëruar për diçka apo ka ndaluar diçka e mos ta ketë respektuar fjalën që ka thënë.

Në shumë raste, ne përqëndrohemi tek këshillat që themi dhe harrojmë se  ajo që ndikon tek njerëzit është modeli i gjallë edhe sikur ky model të jetë i heshtur dhe mos të nxjerrë nga goja qoftë edhe një fjalë.

Ti flasësh njerëzve për moralin do shumë kohë, mund dhe përpjekje. Mirëpo ftuesi mund ta manifestojë moralin e tij tek të tjerët me një buzëqeshje të ëmbël. Kjo gjë nuk kërkon prej tij shumë kohë, as shumë mund e përpjekje. Buzëqeshja është mesazhi më i mirë që depërton në thellësinë e zemrës së të tjerëve, megjithëse ai që buzëqesh nuk flet as edhe një fjalë rreth moralit.

Ngjashëm me këtë është butësia, mirësjellja, toleranca dhe falja. Të gjitha këto janë morale praktike para se të jenë fjalë. Morali i bujarisë është një moral praktik që nuk është e nevojshme që ne të shkruajmë rrjeshta të tërë për ta shpjeguar atë me detaje.

Secili prej nesh ka mundësi të ngulisë tek të tjerët ndjenjën e asketizmit në këtë botë në mënyrë krejt të thjeshë dhe mjaft praktike. Profeti (a.s) ka thënë: “Allahu e mëshiroftë atë njeri i cili është tolerant kur blen dhe kur shet.”[2] Kjo sjellje nuk është naivitet ashtu siç mund të mendojnë shumë njerëz, përkundrazi ajo është një sjellje fisnike dhe madhështore që lë gjurmë pozitive tek njerëzit, gjurmë që nuk do ta kishin lënë me qindra fjalë. Ky model praktik është i mrekullueshëm, sepsë lë të kuptojë – tek njerëzit – se ftuesi e ka dynjanë në dorë dhe jo në zemër.

Çdokush prej nesh mund të këshillojë njerëzit me tone të ashpra dhe qortuese. Por nëse ne, vërtet, do të ishim të vetëdijshëm për fuqinë e ndikimit që ka sjellja  e mirë, nuk do të neglizhonim aspak asnjë lloj mirësie qoftë edhe duke i dhënë bakshish kamarierit. Megjithëse ky veprim – sado i vogël që të jetë – është një ftesë e qartë, njëkohësisht është edhe zbatim i fjalës së Profetit (a.s): “Për çdo nyje të trupit, sa herë që lind dielli, njeriu duhet të japë lëmoshë.”[3]

Ne mund të rrënjosim tek njerëzit kulturën e punës nëpërmjet seriozitetit në punë, korrektësisë në orar, disiplinës, përmbushjes së detyrimeve në formën më të mirë, motivimit e gjëra të tjera të ngjashme duke vënë në zbatim fjalën e Profetit (a.s): “Vërtet, Allahu dëshiron për ju që kur ta veproni një punë ta përsosni atë.”[4] Ky veprim praktik është më i vlefshëm se mijëra fjalë.

Ftesa që i bën familjarëve brenda në shtëpi nuk ka nevojë për elokuencë dhe retorikë të bukur aq sa ka nevojë për model në praktimin e fesë në të gjitha qoshet e shtëpisë.

Njëherë e një kohë, Islami është përhapur përmes personalitetit të fortë të muslimanit, moralit, sjelljes dhe modelit të tij. Ky personalitet la gjurmë pozitive tek jomuslimanët e asaj kohe. Kurse në ditët e sotme, ftesa islame është e fokusuar vetëm tek ftuesit e jo tek mbarë shoqëria, sepse ata (shoqëria) nuk përfaqësojnë imazhin e islamit që ishte ndër brezat e parë.

Dhe në fund i drejtohem secilit që po e lexon këtë mesazh në këto momente: Feja erdhi për të qenë realitet në sipërfaqen e rruzullit tokësor, e gjallë në zemrën e njerëzve dhe e pranishme në jetën e tyre. Allahu i Madhëruar nuk deshti që ajo të ishte e izoluar vetëm në ndërgjegjen e njeriut, sepse po të ishte e tillë ajo do të izolohej nga jeta e tyre dhe nuk do të kishte ndonjë ndikim të madh tek ta. Nëse dëshirojmë që feja të depërtojë tek njerëzit, ateherë ajo duhet të jetë si shpirti që gjallëron trupin, të zbresë në aktualitetin e njerëzve  dhe të përhapë shkëlqimin e saj në mbarë rruzullin tokësor dhe jo vetëm në një cep të saj. Vetëm atëherë ajo ka për të depërtuar direkt në zemrat e njerëzve për t’u ngjitur lart në qiell për të pirë nga afër prej burimit të kulluar.

Autor: Mish’al Abdulaziz El Felahi

Përktheu: Elton Harxhi

[1] – Sure Ahzab: 21.

[2] – Buhariu (2076).

[3] – Buhariu (2989).

[4] – Ebu Ja’la dhe Tabaraniju. Hadithi është Sahih.

Ne jemi njerëz të Thirrjes, jo kërkues plaçkash…
“Ne jemi njerëz të Thirrjes, jo kërkues plaçkash;

Lajmëtar të mëshirës, jo paralajmërues ogurzezë;

Thirrës të paqes, jo altoparlant lufte;

Përkrahës të së vërtetës dhe drejtësisë, jo ndihmës të së kotës dhe zullumit.

Detyra jonë është t’i marrim për dore njerëzit e hutuar drejt udhëzimit të Allahut dhe të krijojmë lidhjen e njeriut me vëllanë e tij njeri!”

Autor: Jusuf Kardavi

Raportet e njerëzve në lidhje me ftesën
Përsa i përket njerëzve, ne duam të dimë se cilës prej këtyre katër kategorive u përkasin (në lidhje me ftesën tonë)

Besimtar

Çdo person i cili ka besim në ftesën tonë, beson në atë që ne themi, miraton parimet tona, gjen në to atë mirësi që ia kënaq shpirtin dhe ia bind zemrën, e ftojmë që të na bashkëngjitet menjëherë, me qëllim që të punojmë së bashku dhe të forcojmë zërin e kësaj thirrjeje me pjesmarrjen tonë. Besimi nuk ka asnjë kuptim nëse nuk shoqërohet me punë, ashtu siç nuk ka asnjë vlerë, nëse propaganduesi i tij nuk motivohet për ta realizuar atë, apo për ta sakrifikuar në rrugë të tij. Të parët tanë të mirë e kanë vërtetuar besimin me punë dhe kanë sakrifikuar për të. Allahu ua hapi atyre zemrat për udhëzimin e Tij, prandaj ata pasuan të Dërguarit e Tij, besuan në misionet e tyre dhe për to u përpoqën ashtu siç duhet. Allahu i ka shpërblyer ata me shpërblimin më fisnik, madje ata marrin edhe shpërblimin e atyre që i kanë ndjekur, pa iu pakësuar askujt asgjë nga shpërblimi që i takon.

Hezitues (i luhatur)

Çdo person të cilit nuk i është bërë e qartë e vërteta, apo çdokush që nuk e ka konstatuar sinqeritetin dhe dobinë e fjalës, është hezitues dhe i lëkundur (përsa i përket ftesës tonë). Këtë person nuk e bëjmë pjesë të xhematit tonë për shkak të hezitimit të tij, mirëpo e këshillojmë që të ketë lidhje me ne, të lexojë rreth nesh, tani apo më vonë, të studiojë shkrimet tona dhe të vizitojë degët tona, me qëllim që ai personalisht të ndihet i qetë me ftesën tonë, në dashtë Allahu i Madhëruar. Kështu ka qenë në fillim edhe qëndrimi i disave prej atyre që pasuan të Dërguarin e Allahut.

Opurtunist (Interesaxhi)

Dikush e jep mundin e tij vetëm kur e di se do të përfitojë nga ajo gjë që bën, apo kur llogarit se ky “Investim” do t’i japë fitime. Ne i  themi këtij: “Ndalo! Ne nuk do të kemi asnjë shpërblim për të të ofruar, përveç shpërblimit që do të marrësh nga Allahu i Madhëruar, nëse je i sinqertë dhe Xhenetin, nëse Ai shikon mirësi tek ti.

Me të vërtetë ne na lakmojnë për pozitën që kemi, megjithëse nuk kemi pasuri. Qëllimi ynë është: “Sakrifica dhe kontributi me gjithçka që kem”. Ne shpresojmë vetëm kënaqësinë e Allahut të Madhëruar, i Cili është Përkrahësi dhe Mbrojtësi më i mirë. Nëse Allahu i Madhëruar ia largon opurtunistit perden nga zemra dhe ia eleminon ankthin e lakmisë, ai do ta kuptojë se ajo që është te Allahu, është më e mirë dhe e përjetshme. Pas kësaj, një person i tillë do të zhvishet nga kthetrat e lakmisë dhe do të kontribuojë me bujari për të arritur shpërblimin e Allahut në Ahiret. Ajo që keni ju, mbarohet, ndërsa ajo që është tek Allahu është e përjetshme.

Allahu është e Vërteta absolute, prandaj Ai nuk ka nevojë për askënd dhe as për ata që nuk i japin përparësi Atij ndaj vetes, pasurisë, dunjasë, ahiretit, jetës dhe vdekjes së tyre. Kjo ka qenë edhe gjendja e njerëzve të tillë edhe më parë, të cilët refuzonin që t’i jepnin besën të Dërguarit të Allahut (a.s), nëse nuk u përcaktonte diçka si shpërblim, por përgjigja e vetme e të Dërguarit të Allahut (a.s) ishte: “Toka është e Allahut. Ai ia jep atë trashëgim cilit të dojë prej robërve të Tij. Fundi i lumtur u takon atyre që i frikësohen Allahut”[1]

Paragjykyes

Dikush mund të mendojë keq për ne. Ai është i rrethuar nga dyshimet, na shikon vetëm nëpërmjet syzeve super të errëta dhe flet ndaj nesh me një gjuhë dyshuese e plot mllef. Ai zhytet në mashtrimet e tij dhe qëndron në arrogancën e tij. Ne i lutemi Allahut për veten dhe për atë; të na e tregojë të vërtetën ashtu siç është dhe ta pasojmë atë, të na e tregojë të pavërtetën ashtu siç është dhe të na shmangë prej saj, të na frymëzojë ne dhe atë për tek e vërteta. Ne e ftojmë atë, nëse ai e pranon ftesën tonë, e thërrasim atë, nëse ai e pranon thirrjen tonë. Ne i lutemi Allahut për të, sepse vetëm tek Ai është shpresa. Allahu i Madhëruar i ka shpallur të Dërguarit të Tij për një kategori të caktuar njerëzish: “Vërtet ti (O Muhamed) nuk mund të udhëzosh kë të duash, por është Allahu Ai që udhëzon kë të dëshirojë. Ai i njeh më mirë ata që janë të udhëzuar.”[2]

Ne do të vazhdojmë ta duam këtë person dhe do të shpresojmë, që të na bashkangjitet dhe të bindet në ftesën tonë. Sllogani ynë për njerëz të tillë janë fjalët orientuese të Përzgjedhurit: “O Allah, fale popullin tim, pasi ata nuk dinë.”

Ne mendojmë se njerëzit i përkasin njërës prej këtyre kategorive në lidhjen me ftesën dhe misionin tonë. Ka ardhur koha, që muslimani të dijë qëllimin e tij dhe të përcaktojë objektivin e tij, në mënyrë që të punojë për të realizuar atë që ka për qëllim. Negjlizhenca e vazhdueshme, konceptet e pakuptimta, zemrat e përgjumura, hezitimi, imitimi, apo pasimi i verbër i çdo zhurmuesi nuk janë cilësi apo sjellje të besimtarëve.

Përkushtim total

Përveç kësaj, duam t’ia bëjmë me dije popullit tonë, se kjo thirrje vlen vetëm për atë që e ka kuptuar ftesën tonë në të gjitha dimensioned dhe është i gatshëm që t’i përgjigjet asaj me përkushtim të plotë, duke dhënë nga vetja, pasuria, koha dhe shëndeti, atë që i kërkohet për hir të kësaj ftese dhe këtij misioni. Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaj: nëse etërit tuaj, bijtë tuaj, vëllezërit tuaj, gratë tuaja, farefisi juaj, pasuria juaj që e keni fituar, tregtia për të cilën keni frikë se nuk do të shkojë mirë dhe shtëpitë ku e ndieni veten rehat, janë më të dashura për ju sesa Allahu, i Dërguari i Tij dhe lufta në rrugën e Tij, atëherë prisni derisa Allahu të sjellë vendimin e Tij. Allahu nuk e udhëzon në rrugën e drejtë popullin e pabindur.”[3]

Kjo është një ftesë dhe mision që kërkon përkushtim të plotë e pa dualizma apo hezitime, nuk pranon ortakëri, sepse është unike në llojin e saj. Kush përgatitet për këtë ftesë, jeton me të dhe për të. E kush tregohet i dobët do të jetë nga neglizhuesit dhe pasivëve. Le ta dijë ky person, se Allahu do ta zëvendësojë atë me njerëz të tjerë, për të reallizuar misionin e Tij: “Të përulur me besimtarët dhe të ashpër me femohuesit; që luftojnë në rrugën e Alalhut dhe nu ki tremben qortimit të asnjë qortuesi. Kjo është mirësia e Allahut, të cilën ai jep kujt të dojë.”[4]

Autor: Imam Hasen El Bena

[1] – Sure En’am: 128.

[2]  – Sure Kasas: 56.

[3]  – Sure Et teubeh: 24.

[4]  – Sure Maidej: 54.

Ftuesi dhe frika e kohës
Autor: Sabaudin Jashari

“Nuk ka më punëmirë se ai që fton në rrugë të Allahut, punon punë të mira dhe deklaron se është musliman”. Kuran.

Nderi më i madh material që mund t’i bëjë njeriu njeriut është ta lirojë nga robëria. Këtë ka pohuar Profeti Muhamed (a.s) kur është pyetur për kompensimin e mundit të prindërit nga ana e fëmijës. Ndaj këtij nderi material njeriu do të ndjehej gjatë gjithë jetës së tij borxhli për arsye se lirimi nga robëria i kthen njeriut cilësinë e plotë të qenit njeri.

Ftesa në rrugë të Allahut e shoqëruar me veprën e mirë dhe me deklarimin të identitetit, na paraqitet në Kuran si vepra më e mirë tek Zoti i gjithësisë. Adeti Kuranor që konsiston gjithmonë në respektimin e kapacitetit logjik human ia ka lënë deduktimin e arsyes, logjikës së shëndoshë.

Ditën e Kiametit standardi i vlerës realisht merr vendin që i takon. Floriri, materiali më i shtrenjtë e më i dashur për njeriun, do të jetë i gjindshëm me kapacitetin e tij maksimal e megjithatë askush nuk do ketë ngenë të zgjasë dorën. “Ata të cilët mohuan dhe vdiqën si mohues, ditën e kiametit nëse do të kishin gjithë tokën të mbushur me flori e ta jepnin si shpagim për të shpëtuar nga zjarri i xhehenemit nuk do tu pranohej”. Kuran

Problemi nuk është se floriri nuk ka vlerë në vetvete ngase edhe në xhenet do të ketë flori, porse malli alternativ, çlirimi nga xhehenemi kërkon çmim të një lloji tjetër.

Profeti (a.s) konstatoi mërzitje tek Ensarët (medinasit) pas ndarjes së “padrejtë” që u kishte bërë Profeti (a.s) plaçkave të luftës pas një beteje. Me sa duket Profeti (a.s) e priti me krahëhapur reagimin e ensarëve sepse i duhej motivi për ta shprehur dhe shpjeguar natyrshëm shkakun e kësaj ndarjeje të ‘padrejtë’: “A nuk kënaqeni që njerëzit të kthehen në shtëpitë e tyre me delet dhe me dhitë e tyre e ju të ktheheni në shtëpitë e juaja me Profetin e Allahut”.

Po ta kishin kuptuar këtë, ata që morën delet e dhitë, me të vërtetë do të kishin konstatuar se ndarja, realisht ishte e “padrejtë”.

“A nuk ishit të humbur e Allahu ju drejtoi me mua?! A nuk ishit të përçarë e Allahu ju bashkoi me mua?! A nuk ishit të poshtëruar dhe Allahu ju lartësoi dhe ju krenoi me mua?!”

Ensarët u kujtuan dhe u kthjelluan në lidhje me mallin që i kishte sjellë Profeti (a.s) siç kuptuan se ai (a.s) nuk mund të pranonte për ensarët çfarëdolloj çmimi. Ensarët tashmë kishin dhënë prova se ishin në gjendje t’ia robëronin mallin dhe pasurinë e tyre çmimit që kishte sjellë Profeti (a.s). Profeti (a.s) kishte çliruar mendjet e tyre duke i lidhur me Allahun, kishte çliruar shpirtrat e tyre duke i lidhur me kënaqësinë e Allahut siç kishte çliruar edhe jetën e tyre duke thyer perden e çeliktë e të plumbtë të vdekjes.

I lidhuri me Zotin e gjithësisë nuk pret vdekjen për të vërtetuar se vetëm një sexhde e vetme është më e mirë, më gëzuese dhe më lumturuese për të se sa të qenit pronar i tokës dhe i gjithë dynjasë bashkë me shtatë qiejt. Madje janë disa çaste shpirtërore që përjeton njeriu në sexhde të cilat e bëjnë të urojë të mos vinte vdekja asnjëherë, nga frika se mbase nuk do to ketë mundësi t’i përjetojë të njëjtat çaste në atë botë. Mu aty, në sexhde,  njeriu konstaton se ato janë disa çaste që nuk i mund gjë tjetër veç kënaqësisë së të parit të fytyrës së të Madhit Allah. E mu aty thotë le të vijë vdekja përderisa nuk paska rrugë tjetër për tek ajo kënaqësi. Pikërisht aty njeriu arrin të çajë kufijtë e tokës dhe të qiejve.

Shpesh besimtari i Zotit mediton me veten se si është e mundur që Allahu na fton të konkurrojmë për një çmim që është sa gjerësia e qiejve dhe tokës, falja e Tij, ndërkohë që kapaciteti ynë është shumë i kufizuar?! Mirëpo aty në sexhde besimtari e kupton, se jo vetëm është në gjendje të çajë kufijtë e çmimit por është në gjendje të “rrijë pranë” Atij karshi të cilit nuk ka vlerë asnjë çmim.

“Momenti dhe vendi ku robi është më afër Zotit të tij është sexhdeja e pikërisht aty shtoni duatë tuaja se përgjigja është e garantuar.” Hadith.

E mu aty në sexhde njeriu lehtësisht dallon të lutet për ato gjëra që Zoti i tij dëshiron që robi t’i lutet, pavarësisht se Zoti i tij është më Bujari i bujarëve.

A nuk do të ishte e mjaftueshme vetëm kjo kënaqësi e vetme që ftuesi sexhdeli ta mposhtë frikën e kohës?!

Lindjet dhe perëndimet e diellit janë një nga vargonjtë më të rëndë e më të rrezikshëm që pengojnë ndjeshëm hovin e ftuesit sexhdeli.

Kur perëndimi i diellit nuk e shqetëson ftuesin sexhdeli duke u ngushëlluar me lindjen e diellit që vijon, kjo me të vërtetë është e rrezikshme.

Një tabiin i mençur thoshte: “O njeri ti nuk je gjë tjetër veç se disa orë, ditë, javë, muaj dhe viteve e kur ikën një orë apo ditë ka ikur një pjesë e jotja”

Profeti (a.s) qau për vdekjen e një hebreu dhe habisë njerëzore iu përgjigj: “Më iku një nefs…”

“Unë me ju jam si ai që ndezi një zjarr në mes të natës e fluturat u turrën drejt zjarrit duke e menduar thjeshtë dritë, e ky mundohet t’i largojë me dorë, një pjesë i largon e një pjesë bien në zjarr. Kështu jam edhe unë me ju.” Hadith

“Falenderimi i takon të Madhit Allah që më bëri mua shkak për të shpëtuar një nefs nga zjarri i xhehenemit” tha Profeti (a.s) pasi djaloshi hebre në shtratin e vdekjes së tij dëshmoi se s’ka Zot tjetër veç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij.

“Nuk jam i sigurt, as për vete e as për ty, se e arrijmë agimin” i tha Ebu Bekri r.a  Bilalit të cilit e trokiti në mes të natës  për ta ftuar tek Zoti i gjithësisë.

E kështu ftuesi sexhdeli me grushtin e frikës së kohës godet dhe shkërmoq frikën e kohës dhe mbi skrapin e frikës së shkërmoqur të kohës shkel dhe vendos këmbët e tij për të ngjitur veten dhe për ngjitur të tjerët sa më lart drejt çmimit që është sa gjerësia e qiejve dhe e tokës