Ditë të shënuara – Ardhmeria Online

Dija përtej universitetit
Në botë nuk ka asnjë shkollë apo universitet që t’i japë të diplomuarit një dëshmi ku të përcaktohet se ai është “dijetar”. Kjo sepse vitet e studimit në çfarëdo institucioni arsimor nuk janë të mjaftueshme për të formuar një “dijetar” në kuptimin e thellë të fjalës. Formimi i një dijetari kërkon një njohje të mirë të historisë së dijes ose të fushës në të cilën ai dëshiron të shquhet; kërkon të kuptuarit e themeleve dhe parimeve të saj të përgjithshme, si dhe një vështrim të thellë mbi kthesat dhe shndërrimet e mëdha nëpër të cilat ka kaluar ajo fushë, krahas një vetëdijeje të qartë për horizontet drejt të cilave ajo mund të zhvillohet në të ardhmen. Dhe pikërisht në këtë drejtim synojnë universitetet më prestigjioze.

Ajo që universitetet mund të ofrojnë gjatë katër apo edhe dhjetë viteve, në lidhje me të gjitha këto, nuk është veçse një përgatitje fillestare dhe një themel mbi të cilin duhet të nisë më pas ndërtimi i vërtetë.

Po, universitetet e nivelit të lartë i vendosin të diplomuarit në fillim të rrugës së specializimit, u japin çelësat e të kuptuarit të thellë dhe i pajisin me mjetet e të menduarit shkencor. Por zhvillimi i mëtejshëm i gjithë kësaj dhe kalimi nga faza e marrjes së dijes dhe e formimit bazë drejt krijimtarisë, dhënies së një kontributi të ri në fushën e specializimit dhe pasurimit të hipotezave e teorive të saj, mbeten përgjegjësi e vetë individit: e përpjekjes së tij, e kërkimit të tij të pandërprerë dhe e përvojës së gjatë intelektuale e shkencore që fiton përtej mureve të universitetit. Universiteti e ndriçon rrugën dhe e shtron atë, por nuk mund ta përshkojë në vend të askujt.

Përvoja historike dëshmon qartë se shumë prej dijetarëve të mëdhenj, të cilët kanë lënë gjurmët më të thella në jetën shkencore dhe në proceset e rilindjes, nuk janë diplomuar në universitete prestigjioze. Madje, disa prej tyre nuk kanë studiuar në asnjë universitet. Në anën tjetër, shohim se nga universitetet më të njohura diplomohen çdo vit dhjetëra mijëra studentë, por vetëm një numër i vogël prej tyre arrijnë të shquhen në jetën profesionale, ndërsa shumica integrohen në jetën e punës si çdo njeri tjetër.

Më e mira që mund të ofrojë një universitet është të ngjallë pasionin për leximin, dashurinë për librin dhe prirjen për një mendim të thellë e metodik, krahas një kuptimi të mirë të fushës së specializimit. Sepse madhështia shkencore nuk formohet brenda sallave të leksioneve, por në mendje të ndriçuara dhe në shpirtra të etur për dije.

Auotor: Abdulkerim Bekkar

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

11 Shtatori… pas 25 vjetësh, bota ngrihet në këmbë
Më 11 shtator 2001 ishte e martë dhe për mua nuk ishte ditë mësimi. U zgjova dhe e nisa ditën shumë herët. Teksa po haja një mëngjes të thjeshtë në shtëpinë time, në kampusin universitar “Columbia Morningside”, më ra telefoni, i cili në ato ditë ishte ende telefon fiks, siç ishte zakonisht. Në anën tjetër ishte një mik nga Evropa, i cili më pyeti: “A je mirë?”. Iu përgjigja se po dhe, duke u habitur nga toni i tij i shqetësuar, e pyeta se çfarë kishte ndodhur. Ai m’u përgjigj: “Ndoshta do të ishte mirë ta ndizje televizorin”.

Pasi hëngra mëngjesin, zbrita në kampusin e universitetit tonë dhe vazhdova të ecja përgjatë rrugës “Broadëay”. Rrugëve kishte rënë një qetësi e frikshme dhe makinat që kalonin ishin të rralla. Në Nju Jork jemi të varur nga zhurma; ajri i qytetit tonë ka qenë gjithmonë i mbushur me një gumëzhimë të pandërprerë, por atë ditë ajo ishte zhdukur krejtësisht. Vendosa të shkoja drejt qendrës së qytetit për ta parë nga afër se çfarë po ndodhte. Ndërkohë, kishte shkuar pothuajse mesdita dhe kishte nisur pasditja.

Rrugët ishin të mbyllura që nga rruga “Houston” dhe askujt nuk i lejohej të afrohej më shumë pranë vendit që njihet si “Ground Zero”. Mbaj mend se pashë disa turistë japonezë që mblidhnin pluhurin që binte nga ajri mbi makinat e parkuara dhe e vendosnin në qese plastike, për ta ruajtur si kujtim.

Qyteti ynë kishte hyrë në një gjendje çmendurie të qetë. Pak më vonë, presidenti Xhorxh Ë. Bush mbërriti në vendin e sulmit në Qendrën Botërore të Tregtisë, duke u zotuar për hakmarrje. Ashtu si shumica e amerikanëve, edhe unë jetoja brenda një kuadri referencash morale dhe politike, krejtësisht i pavetëdijshëm se bota përreth nesh ishte në prag të një ndryshimi të përhershëm dhe se jeta dhe siguria ekonomike e miliona njerëzve në këtë planet tashmë ishin vënë në pikëpyetje.

Shifrat zyrtare tregojnë se rreth 2976 njerëz të pafajshëm humbën jetën në atë akt kriminal. Ndërkohë, gjatë “luftës kundër terrorizmit” që pasoi këto ngjarje, në Afganistan, Irak, Siri, Jemen dhe Pakistan u morën jetët e rreth 940 mijë njerëzve të pafajshëm.

Ky numër rritet deri në 3,7 milionë raste të vdekjeve të tërthorta, të lidhura po me “luftën kundër terrorizmit”. Ndërsa numri i refugjatëve të zhvendosur si pasojë e kësaj lufte vlerësohet në 38 milionë persona, kostoja e saj financiare vlerësohet në 8 trilionë dollarë. Këto shifra vazhdojnë ta ndjekin njerëzimin tonë edhe sot.

Filozofi gjerman Valter Benjamin, në esenë e tij “Kritika e dhunës”, botuar në vitin 1921, trajton mënyrën se si dhuna kontribuon në krijimin dhe shpërbërjen e sistemeve politike të mbështetura mbi justifikime juridike. Teoria e tij përqendrohet te lidhja e pandashme ndërmjet sferës së ligjit dhe hapësirës së dhunës: nuk ekziston asnjë ligj i çliruar nga elementi i dhunës, ashtu siç nuk ekziston asnjë akt dhune që të mos çojë në shkeljen ose në hartimin e ligjit.

Më 11 shtator të atij viti fatkeq, 2001, një grup aventurierësh ekstremistë shfrytëzoi këtë paradoks dhe kreu një akt dhune vetëvrasëse, i cili i dha shkas një sistemi perandorak që ata synonin ta sulmonin, me qëllim që ta zhveshnin atë nga çdo pretendim për legjitimitet.

Struktura në ndryshim e perandorisë ushtarake amerikane

Sulmet e 11 shtatorit shkaktuan ndryshime të mëdha në politikën botërore dhe në sigurinë e brendshme, duke prekur edhe hollësitë e jetës së përditshme në pothuajse çdo aspekt të ekzistencës njerëzore në Tokë. Menjëherë pas këtyre ngjarjeve, Shtetet e Bashkuara pushtuan Afganistanin në tetor 2001, me synimin për të shpërbërë organizatën “Al-Kaida”, të cilës iu atribua përgjegjësia për sulmet, dhe për të rrëzuar nga pushteti lëvizjen talebane, e cila i kishte dhënë strehë. Kështu nisi lufta më e gjatë e Shteteve të Bashkuara, e cila zgjati rreth 20 vjet.

Pak më vonë, në mars 2003, një koalicion i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara pushtoi Irakun, me pretekstin e asgjësimit të armëve të shkatërrimit në masë, të cilat nuk ekzistonin, si dhe të zhvillimit të “luftës kundër terrorizmit” në një shkallë më të gjerë. Në atë kohë, kryeministri izraelit, krimineli i luftës “Benjamin Netanyahu”, i bindi autoritetet amerikane se Sadam Huseini zotëronte armë të shkatërrimit në masë dhe, si zakonisht, gënjeu.

Në bindjen e amerikanëve për ta besuar këtë shpifje kontribuoi edhe korrespondentja e gazetës “Neë York Times”, e diskredituara “Judith Miller”. Një dekadë më vonë, konkretisht më 2 maj 2011, forcat e njësive speciale të Marinës së Shteteve të Bashkuara arritën të lokalizonin udhëheqësin e “Al-Kaidës”, Osama bin Laden, të cilin Uashingtoni e konsideronte përgjegjësin kryesor për ngjarjet e 11 shtatorit, dhe e vranë në Pakistan.

Në tetor 2001, pra menjëherë pas ngjarjeve të 11 shtatorit, Kongresi amerikan miratoi “Ligjin Patriot” (USA Patriot Act), i cili zgjeroi në mënyrë të paprecedentë kompetencat e qeverisë për mbikëqyrje dhe mbledhjen e informacioneve të inteligjencës. Gjithashtu u krijua Departamenti i Sigurisë Kombëtare, ndërsa Administrata e Sigurisë së Transportit ndërmori ndryshime rrënjësore në sigurinë e aeroporteve, si vendosja e rregullave më të rrepta për bagazhet dhe pikat e kontrollit.

Në vitin 2002 u hap burgu ushtarak amerikan në Gjirin e Guantanamos, në Kubë, për të mbajtur të ndaluar personat e dyshuar për përfshirje në terrorizëm, pa iu nënshtruar procedurave të rregullta ligjore. Ndërkohë, myslimanët amerikanë dhe, në përgjithësi, njerëzit me prejardhje nga Lindja e Mesme u përballën me një rritje të ndjeshme të diskriminimit, krimeve të urrejtjes dhe armiqësisë së hapur nga opinioni publik. Mediat amerikane, të mbushura me përkrahës të sionizmit, kontribuan në lehtësimin e demonizimit agresiv të myslimanëve.

Lufta në Afganistan (2001–2021) zgjati gati dy dekada, pa sjellë rezultate konkrete, ndërsa lëvizja talebane u rikthye në pushtet më e fortë se më parë. Gjatë luftës në Irak (2003–2011), Shtetet e Bashkuara dhe forcat e koalicionit rrëzuan regjimin e Sadam Huseinit, duke shkaktuar ngritjen e grupit ekstremist të Shtetit Islamik (ISIS/Daesh). Megjithatë, shpërthimi i Pranverës Arabe shumë shpejt i zhveshi të gjitha këto akte dhune nga besueshmëria e tyre, duke i hapur rrugë protestave masive arabe që kërkonin demokraci.

Nga ana tjetër, sulmi i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) ndaj Libisë në vitin 2011, si dhe ndërhyrjet e Shteteve të Bashkuara në Siri po atë vit, çuan në shembjen e këtyre dy shteteve. Pas kësaj, shumica e regjimeve arabe ndërmorën një kundërsulm të ashpër, i cili e shpërbëri vrullin e Pranverës Arabe.

Fushatat ushtarake izraelite që nga 11 Shtatori

Me ndihmën dhe nxitjen e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian, kolonia izraelite e vendbanimeve koloniale është shndërruar në vatrën kryesore të konfliktit dhe në përfituesin më të madh të pasojave të ngjarjeve të 11 Shtatorit. Vrasjet masive brutale që Izraeli po kryen ndaj palestinezëve në mes të ditës dhe para syve e veshëve të mbarë botës, shkaktojnë shqetësim të thellë te mbarë njerëzimi. Që nga 11 Shtatori 2001, Izraeli është përfshirë në fushata dhe operacione të mëdha ushtarake kundër palestinezëve në Gaza, si dhe në Liban dhe në Bregun Perëndimor.

Intifada e Dytë (2001–2005) vijoi rrugën e përpjekjeve palestineze për çlirim. Pas shpërthimit të Intifadës palestineze në vitin 2000, ushtria izraelite ndërmori operacione ushtarake në shkallë të gjerë në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës, për të shtypur aspiratat demokratike të palestinezëve.

Gjatë dekadave që pasuan ngjarjet e 11 Shtatorit, Izraeli ndërmori operacione të mëdha dhe të shumta ushtarake kundër palestinezëve, të cilat përfundimisht arritën kulmin me zhvillimin e një lufte gjenocidale kundër palestinezëve, që nga tetori 2023 e deri më sot.

Propaganduesit izraelitë në Izrael, Evropë dhe Shtetet e Bashkuara i kanë shfrytëzuar në mënyrë sistematike dhe të vazhdueshme ngjarjet e 11 Shtatorit për të demonizuar arabët dhe myslimanët në tërësi. Edhe sot, me rastin e 25-vjetorit të ngjarjeve të 11 Shtatorit, agjentët izraelitë në Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të nxisin ndjenjat e urrejtjes ndaj arabëve dhe myslimanëve, në përpjekje për të larguar vëmendjen nga praktikat e tyre kriminale edhe më të tmerrshme në Palestinë, Liban, Siri, Jemen, Irak dhe tani në Iran.

Rezistenca si qenie dhe ekzistencë

Aktet terroriste të 11 Shtatorit ishin vepër e një grupi nihilistësh ekstremistë, të cilët kishin humbur shpresën përballë rrethanave tona të dhimbshme; rrethana të shkaktuara nga kolonia izraelite e vendbanimeve koloniale, e cila ushtron gjenocid, nga regjimet arabe dhe islame të zhytura në një korrupsion që nuk mund të reformohet dhe, para së gjithash, nga perandoria amerikane e çrregulluar.

Prandaj, ata menduan se nuk kishin asgjë për të humbur dhe ndërmorën një akt të dëshpëruar sfide vetëvrasëse, duke i shndërruar vetë trupat e tyre në epiqendrën e parë të dhunës që ata ua mohonin regjimeve sunduese, të cilat po e plaçkisnin botën. Me këtë akt të dhunës nihiliste, ata shtrembëruan një histori të pasur me rezistencë parimore dhe të qëllimshme kundër imperializmit evropian dhe amerikan. Akti i tyre kriminal u krye si një shfaqje e dhunës së zhveshur nga çdo qëllim moral, politik apo revolucionar.

Ishte një akt i dëshpëruar dhune të tmerrshme, i cili paralajmëroi dhe i hapi rrugë një vale gjithnjë në rritje të dhunës së hapur gjenocidale nga Izraeli dhe mbështetësit e tij në Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara; një valë që u ka marrë jetën miliona arabëve dhe myslimanëve, veçanërisht palestinezëve, ose i ka lënë të vuajnë me aftësi të kufizuara për pjesën tjetër të jetës, ose i ka detyruar të përballen me hidhërimin e pafund të zhvendosjes dhe të jetesës si refugjatë e të mërguar.

Operacionet e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit që nga 11 Shtatori kanë përfshirë një synim të paramenduar për të imponuar një hegjemoni globale, që shtrihet nga kontrolli mbi burimet deri te kontrolli i gjeopolitikës. Sot, Donald Trumpi dhe Benjamin Netanyahu janë shndërruar në dy simbolet më të spikatura dhe vulën përmbyllëse të një çerekshekulli hegjemonie globale, përmes një ndërthurjeje të egër të dhunës dhe mashtrimit.

Ngjarjet e 11 Shtatorit i dhanë shkas një përshkallëzimi ngjarjesh që nisi me politizimin e një akti kriminal dhe përfundoi, në anën tjetër, me kriminalizimin e veprimit politik në tërësi. Sot, fatet e kombeve po treten nën mëshirën e tekave të planeve kolonialiste dhe imperialiste që synojnë të qeverisin dhe të ushtrojnë hegjemoninë mbi botën.

Faza më e fundit e spastrimit etnik dhe gjenocidit në Palestinë po shfaqet sot si vatra qendrore e politikës botërore, ku grabitja e hapur e tokave dhe e burimeve është shndërruar në mënyrën e veprimit të pranuar të fuqisë dhe politikës në shkallë globale.

Megjithatë, popujt e botës, të frymëzuar nga vendosmëria e pathyeshme e palestinezëve për të rifituar atdheun e tyre, nuk iu nënshtruan sjelljeve dinake të “Donald Trumpit”, as ngacmimeve demonstrative të ushtruara nga “Benjamin Netanyahu” dhe sionizmi i mbështetur mbi gjenocidin. Përkundrazi, rezistenca ndaj pushtetit të dhunshëm është bërë sot thelbi i vërtetë i ekzistencës sonë.

Një çerek shekulli pas ngjarjeve të 11 Shtatorit, pas humbjes së miliona jetëve dhe shkatërrimit të shtëpive, Izraeli sot përballet me përbuzje në mbarë botën si një entitet që ushtron gjenocid.

Ndërkohë, miliona amerikanë po ngrihen për ta çliruar veten nga zgjedha e agjentëve të Izraelit, si miliarderët e Komitetit Amerikan të Çështjeve Publike Izraelite (AIPAC), të cilët i nënshtrojnë ata tekave të një kolonie të përgjakshme të vendbanimeve koloniale. Kështu, çështja e çlirimit kombëtar të Palestinës është bërë sot kriteri vendimtar për çdo shpresë për një të nesërme të qytetëruar.

Autor: Hamid Debashi

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

Deklarata e Unionit Botëror e Dijetarëve Myslimanë në lidhje me “Marrëveshjen e Mekës për mbrojtjen e përbashkët”
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Allahu i Lartësuar thotë: “Të gjithë (ju o besimtarë) kapuni fort pas litarit të Allahut dhe mos u përçani!”[1] Gjithashtu, Ai thotë: “Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër.”[2]

Nisur nga mesazhi madhështor i Islamit për bashkimin e fjalës së umetit islam, forcimin e unitetit të tij dhe konsolidimin e lidhjeve të bashkëpunimit ndërmjet shteteve dhe popujve të tij, Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë mirëpret dhe përshëndet “Marrëveshjen e Mekës për mbrojtjen e përbashkët”, të nënshkruar ndërmjet Mbretërisë së Arabisë Saudite, Republikës së Turqisë dhe Republikës Islamike të Pakistanit, dhe e konsideron atë një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet shteteve të umetit, si dhe drejt fuqizimit të aftësisë së tyre për t’u përballur me sfidat e përbashkëta.

Së pari: Uniteti i umetit

Bashkimi thekson se uniteti i umetit nuk është një slogan kalimtar, por një parim dhe detyrim sheriatik, një domosdoshmëri qytetëruese dhe një interes i përbashkët. Allahu i Lartësuar thotë: “Mos u grindni ndërmjet jush, se do të humbisni guximin e do t’ju lërë fuqia.”[3]

Nisur nga kjo, Unioni shpreson që “Marrëveshja e Mekës” të jetë një hap në rrugën e kalimit nga afrimi drejt bashkëpunimit institucional dhe integrimit praktik, si dhe që perspektivat e saj të zhvillohen për të përfshirë fushat politike, ekonomike, shoqërore, shkencore dhe zhvillimore, krahas bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Së dyti: Pesha e tre shteteve

Unioni vlerëson se uniteti i Mbretërisë së Arabisë Saudite, Turqisë dhe Pakistanit në kuadër të kësaj marrëveshjeje mbart një domethënie të rëndësishme strategjike, për shkak të peshës së larmishme dhe të ndërthurur që përfaqësojnë këto tri shtete në botën islame.

Mbretëria e Arabisë Saudite gëzon një peshë fetare, historike, politike, ekonomike dhe financiare, si dhe është vendi ku ndodhen Dy Xhamitë e Shenjta, drejt të cilave drejtohen zemrat e myslimanëve nga lindja dhe perëndimi i botës.

Ndërsa Turqia gëzon një peshë politike, ushtarake, industriale, ekonomike dhe financiare, krahas trashëgimisë së saj historike dhe qytetëruese.

Kurse Pakistani përfaqëson një peshë të spikatur politike, ushtarake dhe strategjike, përfshirë edhe kapacitetin e tij bërthamor.

Për rrjedhojë, bashkimi i këtyre elementeve mund të përbëjë, me lejen e Allahut të Lartësuar, një bërthamë me peshë për bashkimin e fjalës së umetit dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet shteteve të tij.

Së treti: Domethëniet e Mekës së Shenjtë

[Emërtimi dhe vendi i marrëveshjes]

Marrëveshja merr një domethënie të veçantë simbolike dhe shpirtërore, për faktin se u nënshkrua në Mekën e Shenjtë, ditën e xhuma në hapësirën e Tokës së Shenjtë dhe në një ditë kur udhëheqësit e tri shteteve u mblodhën për të falur namazin e xhumasë në Xhaminë e Shenjtë. Kjo sjell në kujtesë kuptimet unifikuese të umetit dhe i jep këtij hapi një dimension simbolik që tejkalon përmasat e tij politike, të sigurisë dhe ekonomike.

Unioni vlerëson Mbretërinë e Arabisë Saudite për pritjen e këtij hapi në hapësirën e Mekës, duke pasur parasysh pozitën e saj të veçantë në ndërgjegjen e umetit dhe atë që përfaqëson toka e Dy Xhamive të Shenjta si një pikë bashkuese fetare dhe shpirtërore për myslimanët. Kjo e bën atë një vend ku mishërohen qartësisht kuptimet e vëllazërisë, unitetit dhe bashkëpunimit.

Së katërti: Një horizont më i gjerë

Bashkimi shpreson që ky hap të mos mbetet i kufizuar vetëm te tri shtetet, por të jetë fillimi i një procesi më të gjerë islam, të cilit t’i bashkohen shtetet e ndryshme të umetit që besojnë në unitetin islam dhe në çështjet e tij madhore, në krye të të cilave çështja palestineze dhe Mesxhidi Aksa.

Allahu i Lartësuar thotë: “Ndihmojeni njëri-tjetrin në mirësi dhe devotshmëri.”[4]

I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Besimtari për besimtarin është si një ndërtesë, pjesët e së cilës e forcojnë njëra-tjetrën.”

Unioni i bën thirrje udhëheqësve të shteteve islame, dijetarëve dhe institucioneve të tyre që të punojnë për unitetin e gjithanshëm islam, të ndërtojnë mbi këtë hap dhe të shfrytëzojnë çdo mundësi që çon drejt bashkimit të fjalës, integrimit të kapaciteteve, shkëmbimit të interesave dhe forcimit të vëllazërisë islame, në mënyrë që umeti të arrijë sigurinë, stabilitetin, fuqinë, dinjitetin dhe nderin e tij, si dhe mirëqenien e tij materiale dhe shpirtërore.

Përmbyllje

Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë, ndërsa përshëndet “Marrëveshjen e Mekës për mbrojtjen e përbashkët”, thekson se uniteti i umetit, bashkimi i fjalës së tij dhe bashkëpunimi ndërmjet shteteve dhe popujve të tij janë një objektiv sheriatik dhe një domosdoshmëri reale, dhe se ajo që i bashkon myslimanët — besimi, vëllazëria, interesat dhe fati i përbashkët — është shumë më e madhe sesa të ndahet nga kufijtë dhe mosmarrëveshjet.

I lutet Allahut të Lartësuar që ta bekojë këtë hap, ta bëjë atë një fillim të mbarë për umetin islam, një bërthamë për një bashkëpunim më të gjerë dhe një integrim më gjithëpërfshirës, t’i bashkojë zemrat e myslimanëve, ta bashkojë fjalën e tyre rreth së vërtetës dhe së mirës dhe t’u mundësojë siguri, stabilitet dhe dinjitet.

Allahu i Lartësuar thotë: “Mos u grindni ndërmjet jush, se do të humbisni guximin e do t’ju lërë fuqia.”[5]

Allahu është mbi qëllimin dhe synimin, dhe Ai është Udhëzuesi në rrugën e drejtë.

Autorësia: Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Ali Imran: 103.

[2] – Sure Huxhurat: 10.

[3] – Sure Enfal: 46.

[4] – Sure Maide: 2.

[5] – Sure Enfal: 46.

Dita Botërore e Popullsisë 2026… Njerëzit nuk janë thjesht numra
Më 11 korrik, mbarë bota përgatitet të shënojë Ditën Botërore të Popullsisë. Kjo ditë nuk është thjesht një datë e shënuar në kalendarin e Kombeve të Bashkuara, por një kambanë alarmi që bie çdo vit dhe një moment reflektimi të përbashkët për mbarë njerëzimin. Ne jetojmë në një planet ku fatet janë të ndërthurura dhe sfidat të ndërlidhura; ku çështjet e popullsisë nuk janë më ekskluzivitet i një shteti të caktuar, i një race apo i një feje të veçantë, por një pasqyrë që reflekton realitetin tonë të përbashkët.

Rritja e popullsisë, shpërndarja e saj dhe ndryshimi i modeleve demografike lidhen ngushtë me aftësinë e planetit tonë për të vazhduar të mbështesë jetën, si edhe me cilësinë e jetës që gëzojmë. Në vitin 2026, një vit në të cilin ndryshimet klimatike, ekonomike dhe teknologjike po përshpejtohen me ritme të paprecedenta, bëhet më e domosdoshme se kurrë të kuptohet marrëdhënia komplekse ndërmjet njeriut, hapësirës dhe burimeve, si dhe mënyra se si mund të garantojmë një jetë dinjitoze dhe të drejtë për çdo individ që lind në këtë tokë, pavarësisht identitetit apo përkatësisë së tij.

Çfarë është Dita Botërore e Popullsisë?

Dita Botërore e Popullsisë është një ditë ndërkombëtare e shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1989, me synimin për të përqendruar vëmendjen e opinionit botëror te rëndësia e çështjeve të popullsisë dhe dimensioneve të tyre zhvillimore.

Origjina e kësaj dite lidhet me interesimin e madh ndërkombëtar që ngjalli arritja e numrit të popullsisë së botës në pesë miliardë banorë më 11 korrik 1987, ditë e njohur si “Dita e Pesë Miliardëve”.

Me Rezolutën nr. 45/216, të miratuar në dhjetor të vitit 1990, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vendosi që kjo ditë të kremtohej çdo vit, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për çështjet e popullsisë dhe lidhjen e tyre të ngushtë me mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Për herë të parë, kjo ditë ndërkombëtare u shënua më 11 korrik 1990 në më shumë se 90 vende. Që prej asaj kohe, zyrat kombëtare të Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA), në bashkëpunim me organizata dhe institucione të tjera, si edhe në partneritet me qeveritë dhe organizatat e shoqërisë civile, kanë bashkërenduar përpjekjet për të vënë në qendër të vëmendjes çështje jetike që prekin vetë thelbin e ekzistencës njerëzore.

Fakte dhe prirje të rritjes së popullsisë në vitin 2026

Bota po përjeton transformime demografike rrënjësore, të papara më parë në historinë e njerëzimit. U deshën qindra mijëra vjet që popullsia e botës të arrinte në një miliard banorë, por ajo u shtua shtatëfish brenda rreth dyqind vjetësh.

Në vitin 1987, popullsia e botës arriti në 5 miliardë banorë.

Në vitin 2011, ajo arriti në 7 miliardë, ndërsa në vitin 2021 u rrit në rreth 7.9 miliardë.

Tani, në vitin 2026, bota po i afrohet me shpejtësi kufirit të 8.5 miliardë banorëve. Sipas projeksioneve me skenarin e mesëm, pritet që popullsia të arrijë në 9.7 miliardë në vitin 2050, ndërsa në 10.9 miliardë në vitin 2100.

Çdo vit, popullsisë së botës i shtohen afërsisht 83 milionë njerëz, megjithëse normat globale të lindshmërisë janë në rënie graduale.

Çështjet e popullsisë… sfida që tejkalojnë kufijtë dhe identitetet

Problemet me të cilat përballet sot popullsia e botës janë çështje ekzistenciale që nuk njohin kufij gjeografikë, dallime gjinore, racore apo fetare. Sfidat demografike ndërthuren drejtpërdrejt me të drejtat e njeriut dhe qëndrueshmërinë mjedisore.

Shëndeti riprodhues dhe të drejtat e grave

Sigurimi i qasjes në shërbimet e shëndetit riprodhues vazhdon të jetë një sfidë madhore. Të dhënat tregojnë se rreth 18% e njerëzve hasin vështirësi në sigurimin e mjeteve kontraceptive ose në përfitimin e shërbimeve të fertilitetit.

Fuqizimi i gruas dhe garantimi i së drejtës së saj për të marrë vendime mbi riprodhimin në mënyrë të lirë dhe të sigurt përbëjnë gurin e themelit për arritjen e barazisë gjinore dhe të zhvillimit të qëndrueshëm.

Ndryshimet klimatike dhe degradimi i mjedisit

Shqetësimet mjedisore ndikojnë drejtpërdrejt në vendimet e njerëzve. Rreth një në pesë persona ka deklaruar se frika nga ndryshimet klimatike dhe degradimi i mjedisit i ka shtyrë të kenë më pak fëmijë. Presioni demografik, i shoqëruar me modele të paqëndrueshme të konsumit, po shteron burimet natyrore, duke kërcënuar sigurinë ushqimore dhe atë ujore për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm.

Presionet ekonomike dhe kostoja e jetesës

Faktorët ekonomikë përbëjnë një pengesë kryesore në krijimin e familjes. 39% e të anketuarve kanë pohuar se vështirësitë financiare, kostoja e strehimit, shpenzimet për kujdesin ndaj fëmijëve dhe pasiguria në punësim ua kanë kufizuar mundësinë për të pasur numrin e fëmijëve që dëshirojnë. Gjithashtu, rreth 20% e të rriturve në moshë riprodhuese mendojnë se, për shkak të këtyre presioneve, nuk do të arrijnë të realizojnë aspiratat e tyre për të pasur fëmijë.

Urbanizimi i shpejtë dhe migrimi

Bota po përjeton nivele të larta të urbanizimit. Parashikohet që deri në vitin 2050, rreth 66% e popullsisë botërore të jetojë në qytete. Ky transformim ushtron presion të madh mbi infrastrukturën, strehimin, sistemet e kanalizimeve dhe shërbimet shëndetësore.

Njëkohësisht, përshpejtimi i migrimit – qoftë si pasojë e konflikteve, e ndryshimeve klimatike apo e kërkimit të mundësive ekonomike – po riformëson hartën demografike të botës dhe po krijon sfida sociale si për vendet e origjinës, ashtu edhe për vendet pritëse.

Plakja e popullsisë përballë “rinisë demografike”

Ndërsa disa vende të zhvilluara po përballen me plakjen e popullsisë, e cila rrezikon qëndrueshmërinë e sistemeve të mbrojtjes sociale dhe të tregut të punës, shumë vende në zhvillim karakterizohen nga një popullsi me moshë të re, e cila kërkon investime të mëdha në arsim dhe në krijimin e vendeve të punës.

Ndërkohë, mosha mesatare e lindjes së fëmijës së parë në nivel botëror është rritur në 28 vjeç, duke pasqyruar ndryshime të thella shoqërore dhe ekonomike.

Nëntë standardet për garantimin e së drejtës njerëzore në planifikimin familjar

Trajtimi i çështjeve të popullsisë nuk nënkupton “kontrollimin” e njerëzve, por “fuqizimin” e tyre. Në këtë kuadër, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) ka përcaktuar nëntë standarde themelore për garantimin e të drejtave riprodhuese:

1 – Shmangia e diskriminimit: Askush nuk duhet të privohet nga shërbimet dhe informacioni për planifikimin familjar për shkak të racës, aftësisë së kufizuar, statusit martesor, orientimit seksual ose identitetit gjinor.

2 – Disponueshmëria e mallrave dhe shërbimeve: Duhet të garantohet ofrimi i mjeteve kontraceptive dhe i shërbimeve shëndetësore për të gjithë, pa përjashtim.

3 – Lehtësimi i qasjes: Duhet të hiqen pengesat fizike, financiare dhe ligjore që vështirësojnë përfitimin e këtyre shërbimeve.

4 – Pranueshmëria: Shërbimet duhet të ofrohen në mënyrë që të ruajnë dinjitetin njerëzor, të respektojnë etikën profesionale të mjekësisë dhe të marrin parasysh kulturat vendore.

5 – Cilësia: Informacioni mbi planifikimin familjar duhet të jetë shkencërisht i saktë dhe kujdesi shëndetësor të ofrohet sipas standardeve më të larta profesionale.

6 – Vendimmarrja e informuar: Çdo individ ka të drejtë të marrë vendimet e tij në lidhje me riprodhimin në mënyrë plotësisht të lirë, pa presion, detyrim apo mashtrim.

7 – Privatësia dhe besueshmëria: Duhet të ruhet plotësisht konfidencialiteti dhe privatësia e personave që kërkojnë shërbime shëndetësore.

8 – Pjesëmarrja: Individëve duhet t’u garantohet pjesëmarrje aktive në hartimin e politikave dhe vendimeve që ndikojnë në shëndetin dhe jetën e tyre.

9 – Llogaridhënia: Sistemet shëndetësore dhe hartuesit e politikave duhet t’i nënshtrohen llogaridhënies përpara publikut, në mënyrë që të garantohen të drejtat themelore të njeriut.

Popullsia myslimane në botë… dinamika e rritjes dhe e diversitetit

Nuk mund të flitet për demografinë botërore në vitin 2026 pa i kushtuar vëmendje popullsisë myslimane, e cila përbën një nga grupet demografike me rritjen dhe diversitetin më të madh në botë.

Sipas të dhënave bazë të publikuara nga Qendra Kërkimore Pew (Pew Research Center) dhe Rrjeti Alukah, të cilat kanë shërbyer si pikënisje për studimet e mëvonshme demografike, myslimanët përbënin në fillim të dekadës së kaluar rreth 1.6 miliardë banorë, ose afërsisht 23% të popullsisë së botës, duke e bërë Islamin fenë e dytë më të madhe në nivel global.

Ku jetojnë myslimanët?

Shpërndarja gjeografike e myslimanëve karakterizohet nga një larmi e madhe; ata nuk janë të përqendruar vetëm në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Të dhënat tregojnë se më shumë se 60% e myslimanëve jetojnë në rajonin e Azisë dhe Paqësorit.

Në vende si India, Pakistani dhe Bangladeshi, jetojnë komunitete të mëdha myslimane që numërojnë qindra miliona banorë. Ndërkohë, Indonezia është shteti me popullsinë më të madhe myslimane në botë, ku myslimanët përbëjnë një shumicë dërrmuese prej më shumë se 87% të popullsisë së vendit.

Veçoritë demografike të myslimanëve në vitin 2026

Deri në vitin 2026, projeksionet demografike tregojnë se numri i myslimanëve në botë ka tejkaluar kufirin e dy miliardë banorëve (duke përbërë afërsisht 25–27% të popullsisë së botës). Kjo popullsi karakterizohet nga dy veçori kryesore:

1 – Rinia demografike: Bota islame karakterizohet nga një strukturë moshore më e re në krahasim me mesataren globale, ku përqindja e të rinjve dhe fëmijëve është e lartë. Kjo krijon mundësi të mëdha për krijimtari dhe produktivitet, por njëkohësisht u paraqet qeverive sfida të mëdha për sigurimin e arsimit, krijimin e vendeve të punës dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor.

2 – Diversiteti kulturor dhe qytetërimor: Popullsia myslimane nuk është një masë e njëtrajtshme; përkundrazi, ajo përbën një mozaik të pasur etnish, gjuhësh dhe kulturash, që shtrihet nga Afrika Perëndimore deri në Azinë Juglindore. Kjo e bën atë një partner aktiv në dialogun global ndërmjet qytetërimeve dhe në zhvillimin ekonomik.

Njerëzit nuk janë thjesht numra

Dita Botërore e Popullsisë e këtij viti, 2026, na fton ta rishikojmë dhe ta ripërkufizojmë konceptin e “pasurisë”. Njerëzit nuk janë thjesht numra që numërohen, apo barrë që rëndon mbi mjedisin; ata janë mendja që krijon, dora që ndërton dhe shpirti që e zhvillon tokën.

Sfidat demografike – nga ndryshimet klimatike te varfëria, nga migrimi te shëndeti riprodhues – nuk mund të zgjidhen veçse përmes një këndvështrimi tërësor njerëzor, i cili njeh dinjitetin e çdo individi dhe beson se drejtësia në shpërndarjen e burimeve, barazia ndërmjet gjinive dhe garantimi i të drejtave riprodhuese janë rruga e vetme për arritjen e ekuilibrit të synuar.

Në këtë ditë, kujtojmë se e ardhmja e planetit nuk përcaktohet nga politikat detyruese apo nga kontrolli i lindjeve, por nga fuqizimi i njeriut, edukimi i tij dhe garantimi i së drejtës së tij për një jetë dinjitoze.

Të gjithë ne – pavarësisht fesë, etnisë apo ngjyrës sonë – lundrojmë në të njëjtën anije në një oqean me dallgë të fuqishme. Nuk ka shpëtim përveçse përmes solidaritetit, mëshirës dhe planifikimit të qëndrueshëm, i cili merr parasysh të drejtat e brezave të tanishëm dhe atyre të ardhshëm.

Burimi: islamonline.net

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

Hixhreti profetik.. një udhëtim që formësoi një umet dhe ndryshoi historinë
Hixhreti profetik… një ngjarje që ndryshoi rrjedhën e thirrjes dhe të umetit

Hixhreti profetik është një kujtim i çmuar dhe një ngjarje historike që ka ndikimin e vet shpirtëror dhe fetar te çdo mysliman. Ai përbën një çast vendimtar dhe një etapë kyçe në historinë e thirrjes islame. Nëpërmjet tij, Islami kaloi nga një thirrje e fshehtë, e më pas nga një thirrje e hapur e përndjekur dhe e rrethuar, ku bartësit e saj ndiqeshin dhe përsekutoheshin, në një fazë të re të ndërtimit, edukimit të organizuar dhe formimit të shoqërisë, për të arritur më pas në ngritjen e shtetit dhe të umetit.

Hixhreti mbart mësime dhe urtësi që lidhen ngushtë me realitetin tonë të sotëm, në një kohë kur krizat janë përshkallëzuar dhe ndryshimet janë përshpejtuar. Ai nuk ishte thjesht një zhvendosje gjeografike nga Meka në Medinë, por një ndryshim drejt një klime lirie; sepse prijësit e Kurejshëve ua ngushtuan jetën myslimanëve, i penguan ata të praktikonin fenë dhe adhurimet e tyre, si edhe t’i thërrisnin të tjerët në Islam brenda Mekës.

Për këtë arsye, Profeti (a.s) punoi për ta përhapur thirrjen e tij jashtë Mekës dhe u takua me prijësit e ensarëve. Kjo u shfaq qartë në Besëlidhjen e parë dhe të dytë të Akabes. Si pasojë e tyre, thirrja islame u zhvendos në një mjedis tjetër dhe në horizonte më të gjera, gjë që bëri të mundur rritjen dhe lulëzimin e tij. Kështu, myslimanët u shndërruan nga një bashkësi e dobët dhe e përndjekur në një shoqëri e organizuar dhe bashkëpunuese, e më pas në një shtet që lidhte marrëveshje dhe korrespondonte me shtetet e tjera.

Ndër mësimet që nxirren nga ky rrugëtim madhështor është se Profeti (a.s) i menaxhoi informacionet që lidhen me hixhretin në një mënyrë që ruante fshehtësinë e të dhënave, të pjesëmarrësve dhe të planit të tij. Ai nuk i bëri të njohura hollësitë e tij për të gjithë, por secilit që kishte një rol i zbuloi vetëm aq sa i nevojitej për ta kryer detyrën e vet në mënyrën më të përsosur. Kjo, për shkak se Profeti (a.s) e dinte mirë kurthet e armikut dhe se edhe informacioni më i vogël, nëse dilte jashtë kontekstit të tij, mund të çonte në dështimin e të gjithë projektit dhe planit të hixhretit.

Kjo shfaqet qartë në rastin e udhërrëfyesit të hixhretit dhe marrëveshjes me të për vendin e takimit, pa ia bërë të ditur të gjithë çështjen apo destinacionin e udhëtimit. Në një hadith autentik thuhet: “I Dërguari i Allahut (a.s) dhe Ebu Bekri morën me pagesë një burrë nga fisi Benu ed-Dejl si udhërrëfyes të zotë, i cili ishte ende në fenë e jobesimtarëve të Kurejshëve. Ata ia besuan atij dy devetë e tyre dhe caktuan me të takim në shpellën Theur pas tri netësh.”[1]

Nga kjo bëhet e qartë se udhëtimi i hixhretit nuk ishte një veprim i improvizuar, por fryt i një planifikimi, përgatitjeje dhe pune të organizuar, me kohët dhe vendet e tij të përcaktuara paraprakisht.

Në librat e sires është përmendur se Amir ibn Fuhejra, i cili ishte bariu i deleve të Ebu Bekrit, ishte ngarkuar me detyrën e fshirjes së gjurmëve. Ndër to ishte edhe zhdukja e gjurmëve të Abdulla ibn Ebu Bekrit, detyra e të cilit ishte t’i sillte Profetit (a.s) dhe Ebu Bekrit lajmet dhe informacionet. Po ashtu, edhe Esmaja, u çonte atyre ushqimin.

Kjo dëshmon për nivelin e lartë të organizimit dhe të shpërndarjes së roleve në hixhretin profetik; secili kishte një detyrë të caktuar që e kryente me përpikëri, në mënyrë që plani të realizohej me sukses. Kështu, hixhreti u shndërrua në një model të shkëlqyer të ndërthurjes së mbështetjes te Allahu me marrjen e shkaqeve, të besimit me planifikimin dhe të organizimit me përkushtimin në kryerjen e përgjegjësive.

Kushdo që lexon dhe mediton mbi ngjarjet e hixhretit, vëren se ato na japin edhe një mësim tjetër: suksesi nuk arrihet nga një njeri i vetëm. Në të mori pjesë Ebu Bekri me shoqërimin e tij, me pasurinë dhe gatishmërinë e tij; Ali ibn Ebu Talibi me qëndrimin në shtratin e Profetit dhe kthimin e amaneteve; Abdullahu dhe Esmaja, fëmijët e Ebu Bekrit, duke sjellë ushqim dhe duke mbledhur lajmet; Amiri ibn Fuhejra me kamuflimin dhe zhdukjen e gjurmëve; ndërsa udhërrëfyesi kontribuoi me përvojën e tij në njohjen e rrugës.

Secili prej tyre e kreu rolin e vet në përputhje me aftësitë dhe pozitën që kishte. Kjo na tregon se projektet madhore nuk ndërtohen mbi një person të vetëm, sado e lartë të jetë pozita e tij. E megjithatë, në këtë umet nuk ka pozitë më të lartë se pozita e të Dërguarit të Allahut (a.s). Megjithatë, ai punoi me një ekip dhe secilit prej tyre ia ngarkoi detyrën përkatëse. Kështu u dëshmua suksesi i hixhretit të tij (a.s) dhe mbërritja e tij në Medinë së bashku me shokun e tij, të sigurt dhe të paprekur nga çdo e keqe.

Profeti (a.s) ndoqi një rrugë tjetër nga ajo e zakonshmja. Fillimisht u drejtua për në shpellën Theur, një drejtim krejtësisht i kundërt me rrugën që të çonte në Medinë; sepse shpella ndodhej në jug të Mekës, ndërsa Medina në veri të saj. Ai zgjodhi kështu një rrugë jo të zakontë për t’i hutuar jobesimtarët, duke e ditur se ata do ta ndiqnin dhe do ta kërkonin.

Në këtë ka një mësim të thellë, jo vetëm për ndryshimin e itinerarit, por edhe për ndryshimin e mënyrës së të menduarit dhe shpikjen e zgjidhjeve e trajtimeve të reja. Të menduarit jashtë kornizave të zakonshme dhe të njohura, për aq kohë sa nuk çon në kundërshtimin e parimeve të pandryshueshme, është një cilësi e lavdërueshme që Islami e nxit dhe që Suneti i më të mirit të njerëzimit e dëshmon. Kjo ngjarje dhe ky udhëtim janë ndër provat më të qarta që e vërtetojnë këtë.

Duke qenë se ky udhëtim ishte i rrethuar nga rreziqe të shumta dhe Kurejshët po e kërkonin Profetin (a.s) dhe shokun e tij, madje ata kishin caktuar një shpërblim prej njëqind devesh për këdo që do t’ua sillte të gjallë ose të vdekur, ndërkohë që rruga ndërmjet Mekës dhe Medinës ishte e gjatë, e pasigurt dhe jo lehtësisht e njohur, Profeti (a.s) veproi në atë formë për t’i minimizuar rreziqet në maksimum. Ai zgjodhi shokun e udhëtimit, përcaktoi vendin dhe kohën e fshehjes, kërkoi ndihmën e një udhërrëfyesi të aftë që njihte mirë shtigjet, ngatërresat dhe degëzimet e rrugës, shpërndau detyrat dhe më pas priti çastin e përshtatshëm për nisje.

Pas vetes la një popull të hutuar, që nuk dinte as ku ta kërkonte dhe as si të arrinte tek ai. Me të gjitha këto masa paraprake, ai uli në minimum rreziqet, të cilat mund të çonin jo vetëm në dështimin e hixhretit, por edhe në pengimin e të gjithë projektit islam.

Ndër mësimet dhe dëshmitë e thella të hixhretit të tij (a.s) është edhe fakti se ai kërkoi ndihmën e një udhërrëfyesi të aftë për ta orientuar në rrugë, edhe pse ai në atë kohë nuk ishte në fenë islame. Kjo do të thotë se përvoja dhe kompetenca, kur shoqërohen me besueshmëri dhe ndershmëri, mund të mbështetesh tek to. Po ashtu, bashkëpunimi në çështje të ligjshme që realizojnë synime madhore është i konsideruar dhe i vlefshëm.

Puna e suksesshme ka nevojë për njerëz të ndershëm dhe kompetentë; sepse vetëm qëllimi i mirë nuk mjafton nëse mungon aftësia profesionale. Profeti (a.s) mori shkaqet dhe mjetet njerëzore që kishte në dispozicion në atë kohë dhe zgjodhi një udhërrëfyes të sprovuar e tepër të zotë, jo një udhërrëfyes të zakonshëm, ashtu siç e kërkonte natyra e atij udhëtimi dhe e asaj etape. Në këtë mësojmë se Islami nxit vlerësimin e ekspertizës dhe na mëson t’i mbështetemi Allahut, pa hequr dorë nga marrja e shkaqeve në mënyrën dhe format më të mira.

Në këtë udhëtim u shfaqën qartë virtytet dhe karakteri fisnik i shokëve të tij. U bë i dukshëm sinqeriteti i Ebu Bekrit, si edhe i familjes së tij dhe guximi i tyre. Po ashtu, u shfaq trimëria e Ali ibn Ebu Talibit, i cili e flijoi veten për Profetin (a.s) dhe fjeti në shtratin e tij, ndërkohë që e dinte vendimin që Kurejshët kishin marrë për ta vrarë atë.

Gjithashtu, u shfaq besnikëria e ensarëve, të cilët hapën zemrat dhe shtëpitë e tyre për të Dërguarin e Allahut (a.s) dhe për shokët e tij muhaxhirë.

Dihet se krizat i zbulojnë njerëzit në realitetin e tyre të vërtetë, ndryshe nga ditët e mirëqenies dhe rehatisë, kur shtohen mirësjelljet formale dhe komplimentet. Prandaj, ensarët i pritën ata me ngrohtësi dhe mikpritje të jashtëzakonshme.

Po ashtu, u shfaq qartë armiqësia e ashpër e Kurejshëve ndaj të Dërguarit të Allahut (a.s) dhe shokëve të tij, në krye të së cilës qëndronin edhe disa prej xhaxhallarëve të Profetit (a.s). Ky udhëtim na vendos përballë një të vërtete të rëndësishme: se ai që ecën në rrugën e së vërtetës do të përballet me lëndime, kundërshtime dhe sprova, madje edhe nga njerëzit më të afërt të tij.

Megjithëse Profeti (a.s) dhe shokët e tij u përballën me dëme dhe përndjekje të rënda në Mekë, ku një numër i sahabëve fisnikë ranë dëshmorë, dhe çështja arriti deri në tentativën për vrasjen e Profetit (a.s), për të cilën Kurejshët morën vendim në Dar en-Nadua — e cila në atë kohë ishte organi më i lartë vendimmarrës së Kurejshëve — hixhreti nuk u shndërrua në një projekt hakmarrjeje apo ndëshkimi.

Përkundrazi, Profeti (a.s) e bëri atë një projekt ndërtimi dhe rilindjeje; ai e nisi jetën e re duke ndërtuar xhaminë, duke forcuar lidhjet e zemrave mes muhaxhirëve dhe ensarëve dhe duke vendosur vëllazërim mes tyre. Po ashtu, marrëveshjet e tij me banorët e Medinës nga hebrenjtë u bënë bazë për bashkëjetesë dhe përgjegjësi të përbashkët shoqërore.

Pas viteve të hixhretit dhe përplasjeve mes muslimanëve dhe Kurejshëve, si dhe rënies dëshmor të dhjetëra sahabëve në disa beteja, muslimanët u kthyen fitimtarë në Mekë, por nuk pati vend për hakmarrje. Profeti (a.s) tha fjalën e tij të famshme: «Shkoni, ju jeni të lirë», pasi i pyeti: «Çfarë mendoni se do të bëj me ju?» Ata thanë: “Mirë, një vëlla fisnik dhe bir i një vëllai fisnik.”

Dukej qartë se Profeti (a.s) dhe shokët e tij nuk e lanë Mekën vetëm si vend, por lanë edhe zakonet e padrejta, mosbesimin dhe shtypjen e saj, dhe u kthyen me moralin islam të mëshirës, bashkëjetesës, tolerancës, vëllazërisë dhe tejkalimit të plagëve.

Në udhëtimin e hixhretit shfaqet edhe rëndësia e fillimeve, sado të vogla të jenë ato. Kush e sodit skenën e shpellës sheh dy burra të paarmatosur dhe të ndjekur, pa ushtri dhe pa shtet që t’i mbështesë. Megjithatë, kjo pamje në dukje e dobët ishte pika më e madhe e kthesës në historinë njerëzore.

Pas saj, Profeti (a.s) dhe shoku i tij u nisën drejt Medinës për të ndërtuar një shoqëri që më pas u shndërrua në shtet, dhe ai shtet ndërtoi një umet që kaloi nga dobësia në fuqizim, nga momenti i arratisjes në momentin e udhëheqjes.

Kz udhëtim na mëson se ngjarjet e historisë nuk i krijon zhurma, dhe se mësimi i vërtetë qëndron te fillimi dhe nisja e një procesi. Qëllimet e mëdha fillojnë me një ide, e cila pasohet nga punë dhe përpjekje, dhe pikërisht kjo ndodhi në këtë udhëtim. Ajo pamje që në dukje ishte e dobët, ishte paraprirë nga vite të tëra përgatitjeje, edukimi dhe pune, gjatë të cilave Profeti (a.s) dërgoi Mus’ab ibn Umejrin në Medinë, dhe kështu ensarët u përgatitën, ndërsa Medina u bë e gatshme për të pritur fenë islame dhe për t’u shndërruar në një dritë udhëzuese për të gjitha qytetet.

Kush e lexon me vetëdije siren e hixhretit profetik, gjen në të një shkollë të tërë për menaxhimin e transformimeve. Ne kemi shumë nevojë të nxjerrim prej saj mësime dhe përvoja, veçanërisht në një kohë kur ka hyrë çrregullimi në vend të rendit, sipërfaqësia në vend të vetëdijes, ankesa në vend të iniciativës dhe konsumi në vend të prodhimit.

Ne kemi nevojë të përfitojmë nga mësimet e këtij udhëtimi për të braktisur çdo gjë që na largon nga feja jonë, si zakone dhe tradita të huaja që nuk përputhen me vlerat tona. Hixhreti, edhe pse një ngjarje historike e ndodhur një herë, kuptimi i tij mbetet i gjallë dhe i përsëritshëm, dhe duhet ta kujtojmë sa herë që mjedisi na ngushtohet, frikërat na rrethojnë, humbasim vlerat tona, ose përballemi me një realitet që nuk na përngjan dhe nuk përputhet me parimet tona fetare.

Besnikëria ndaj këtij udhëtimi të madh nuk qëndron vetëm në përmendjen e tij, por në shndërrimin e tij në një metodë të të menduarit, në mjete pune, në planifikim për realizimin e detyrave dhe në bashkëpunim për menaxhimin e jetës. Po ashtu qëndron në besimin se Allahu pas vështirësisë sjell lehtësim, dhe nga ngushtica sjell rrugëdalje, si dhe në ndjesinë e pranisë së Allahut në çdo hap të jetës sonë, duke u frymëzuar nga skena e shpellës, kur Profeti (a.s) i tha shokut të tij Ebu Bekrit, kur ai tha: “O i Dërguar i Allahut, sikur njëri prej tyre të shikonte poshtë këmbëve të tij, do të na shihte”, e ai iu përgjigj: «Çfarë mendon, o Ebu Bekër, për dy persona me të cilët Allahu është i treti?”

Dhe e përkujtojmë përshkrimin që Allahu i Lartësuar e bën për këtë skenë me Fjalën e Tij: “Përveç nëse ju nuk e ndihmoni atë, Allahu e ka ndihmuar tashmë atë kur e nxorën ata që nuk besuan; i dyti nga të dy kur ishin në shpellë, kur ai i thoshte shokut të tij: “Mos u pikëllo, Allahu është me ne.” Atëherë Allahu zbriti qetësinë e Tij mbi të, e forcoi atë me ushtri që ju nuk i patë dhe e bëri fjalën e atyre që nuk besuan të ulët, ndërsa Fjala e Allahut është më e larta. Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë.”[2]

Autor: Muhamed Hysejni

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Buhariu (2264).

[2] – Sure Teube: 40.

Ditë të caktuara
Profeti ynë (a.s) ka thënë:“Mosha e njerëzve të umetit tim  është midis gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë (vitesh).” Jetëgjatësia e këtij umeti edhe pse  është më e  shkurtër se ato të popujve të mëparshëm, Allahu e ka kompensuar këtë duke bërë që shumë vepra të mira të kenë shpërblim sa periudha shumë të gjata kohore. Një prej tyre është Nata e Kadrit, për të cilën Allahu i Madhëruar thotë: “Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj.”[1]

Ndër kohët e bekuara që duhen shfrytëzuar dhe investuar me vepra të mira janë dhjetë ditët e Dhul-Hixhes. Për vlerën e tyre kanë ardhur ajete  dhe hadithe.

Allahu i Madhëruar thotë: “Pasha dhjetë netët.” [2] Ibn Abasi, Ibn Zubejri dhe të tjerë kanë thënë se ato janë dhjetë ditët e Dhul-Hixhes.

Po ashtu Allahu thotë: “dhe ta përmendin emrin e Allahut në ditë të caktuara.”[3] Ibn Abbasi Allahu qoftë i kënaqur me të ka thënë: “Janë dhjetë ditët e Dhul-Hixhes.”

Në një hadith autentik, Profeti (a.s) ka thënë: “Nuk ka ditë në të cilat veprat e mira janë më të dashura tek Allahu sesa në këto ditë”, domethënë ditët e dhjetë të Dhul-Hixhes. Sahabët thanë: “O i Dërguari i Allahut, as xhihadi në rrugën e Allahut?” Ai u përgjigj: “As xhihadi në rrugën e Allahut, përveç një njeriu që del me veten dhe pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asgjë prej tyre.”

Ibn Haxheri (r.h) ka thënë në “El-Feth”: “Ajo që duket më e qartë si shkak i veçantisë së dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes është se në to bashkohen themelet më të mëdha të adhurimit: namazi, agjërimi, lëmosha dhe haxhi; dhe kjo nuk gjendet e bashkuar në ndonjë kohë tjetër.”

Në këto dhjetë ditë është e pëlqyeshme të shtohen sa më shumë veprat e mira për shkak të vlerës së tyre të madhe. Brenda këtyre ditëve ndodhet dita e Arafatit, e cila është dita më e mirë mbi të cilën ka lindur dielli, dhe po ashtu dita e Kurban Bajramit (Dita e Parë), që është dita e Haxhit të Madh dhe një nga ditët më të mira.

Për këtë arsye, një grup dijetarësh kanë thënë se dhjetë-ditëshit e Dhul-Hixhes janë më të mira se dhjetë-ditëshit e fundit të Ramazanit, ndërsa netët e Ramazanit janë më të mira për shkak të Natës së Kadrit.

Këto sezone të bekuara duhen shfrytëzuar me vepra të mira, si: tesbihu, tehlili, tekbiri dhe tahmidi: “SubhanAllah, Elhamdulilah, La ilahe il-lAllah, Allahu Ekber”, ose: “Allahu Ekber, Allahu Ekber, La ilahe il-lAllah, Allahu Ekber, Allahu Ekber ue lil-lahil hamd”, apo çdo formë tjetër që përmban madhërimin e Allahut dhe shpalljen e kësaj shenje të fesë.

Kjo duhet të bëhet gjatë hyrjes dhe daljes, në tubime, në tregje, në vende publike dhe në vendet e punës, pa dalë nga fryma e adhurimit dhe dinjiteti i tij. Megjithatë, kjo përmendje e Allahut dhe ky tekbir duhet të bëhen të dukshme, sepse kjo është një nga kuptimet më madhështore të këtyre ditëve. Allahu i Madhëruar thotë: “…që ta madhëroni Allahun për udhëzimin që ju dha.”[4] Ky është tekbiri i lavdëruar dhe i ligjësuar.

Ndër gjërat me të cilat mund të shfrytëzohen këto ditë është edhe agjërimi. Edhe pse nuk është vërtetuar se Profeti (a.s) i ka agjëruar të gjitha këto dhjetë ditë, shumica e dijetarëve kanë përmendur se agjërimi i tyre është i ligjësuar. Madje Imam Neveviu ka thënë se ai është “shumë i pëlqyer”.

Në realitet, agjërimi i ditës së Arafatit është vërtetuar qartë në Sahihun e  Muslimit dhe libra të tjerë. Ndërsa dita e Bajramit është e ndaluar të agjërohet me pajtimin e dijetarëve. Po ashtu, ditët e Teshrikut pas Bajramit, sipas shumicës së dijetarëve, nuk lejohen të agjërohen, përveç atij që nuk ka mundësi të bëjë kurbanin e haxhit. Kurse ditët e tjera të dhjetëshit pra nga dita e parë deri në të nëntën, agjërimi i tyre është i pëlqyer sipas një grupi dijetarësh.

Një nga gjërat shumë të rëndësishme është se njerëzit zakonisht garojnë në veprat e jashtme. Pa dyshim, ato kërkohen dhe janë të rëndësishme, por duhet kuptuar se qëllimi i veprave të jashtme është ndikimi mbi zemrën.

Prandaj, ndër gjërat më madhështore me të cilat njeriu afrohet tek Allahu në këto ditë është t’i shfrytëzojë ato si mundësi për pastrimin e zemrës. Veprat e zemrës janë më të rëndësishme se të ato të gjymtyrëve, madje ato janë themeli i tyre. Po ashtu, të këqijat e zemrës janë më të rënda se të këqijat e jashtme, sepse ato janë burimi i tyre.

Çdo gjë që shfaqet jashtë ka një rrënjë të brendshme, qoftë e mirë apo e keqe. Për këtë arsye duhet të kujtojmë se këto dhjetë ditë nuk shfrytëzohen vetëm me dhikër, Kuran, tesbih dhe ruajtjen e pesë namazeve, por edhe me pastrimin e zemrës: me mendim të mirë për Allahun,  me optimizëm dhe shpresë tek Ai,  me pritjen e lehtësimit për të pikëlluarin, të brengosurin dhe të ngarkuarin,  si dhe me mendim të mirë për muslimanët.

Duhet t’i interpretojmë fjalët, veprat dhe sjelljet e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme, të flasim mirë për ta dhe gjuha jonë të mos përmendë asnjë musliman veçse me të mira, me lutje për falje dhe me lavdërim për atë që meriton.

Njeriu gjithmonë mund të gjejë diçka të mirë tek tjetri për ta përmendur. Profeti (a.s) e lavdëroi madje mbretin e Etiopisë, Nexhashiun, ndërkohë që ai ende nuk ishte musliman, duke thënë: “Atje është një mbret tek i cili askujt nuk i bëhet padrejtësi.”

Profeti (a.s) i lavdëroi edhe bujarët në kohën e xhahilijetit (periudha para Islamit), ashtu siç lavdëroi poetin për poezinë e tij dhe trimat për trimërinë e tyre. Prandaj njeriu duhet ta mësojë gjuhën e tij të flasë mirë për njerëzit dhe të ketë mendim të mirë për ta.

Po ashtu, duhet të përmirësohet marrëdhënia me njerëzit më të afërt, dhe ky është një kuptim shumë i rëndësishëm. Më të afërmit janë më parësorët për mirësi: si nëna, babai, bashkëshortja, fëmijët, fqinji, apo kolegu i punës. Të gjithë këta kanë një të drejtë shtesë mbi ne.

Prandaj duhet ta kuptojmë se qëllimi i këtyre dhjetë ditëve nuk janë vetëm veprat e jashtme me të cilat njerëzit garojnë mes tyre, por se veprat e zemrës dhe veprat e brendshme kanë ndikim më të madh dhe shpërblim më të madh tek Allahu i Lartësuar.

Ndër gjërat që dua ta theksoj është se rastet e adhurimeve vijnë njëra pas tjetrës, si dhjetë ditët e Dhul-Hixhes apo Ramazani. Megjithatë, ndonjëherë dëgjon disa prej ligjëruesve në xhami apo në tribuna fetare që e rëndojnë shumë gjuhën ndaj njerëzve.

Njeriu mund të vijë në xhami gjatë Ramazanit ose në këto dhjetë ditë dhe të dëgjojë nga hatibi apo ligjëruesi vetëm qortim dhe kritikë, me përsëritje të vazhdueshme të fjalëve si: “Ka agjërues që nga agjërimi nuk përfitojnë veç urisë dhe etjes”, apo: “Ka njerëz që falen natën dhe fitojnë vetëm lodhje e pagjumësi”, ose: “Ka lexues të Kuranit që Kurani i mallkon”, dhe: “Nëse njeriu kthehet te mëkati pas adhurimit, kjo është shenjë se nuk i është pranuar.”

E të ngjashme me këto forma të tepruara të qortimit ndaj një njeriu që në fakt ka ardhur duke kërkuar bindje dhe afrim tek Allahu.

Kjo ka bërë që një pjesë e njerëzve të mos kenë më dëshirë për vepra të mira, sepse mendojnë se ato nuk do t’u pranohen. Ata harruan se Allahu nuk e humb shpërblimin e atij që bën mirë dhe se Ai thotë: “Kush bën qoftë edhe sa një grimcë të mirë, do ta shohë atë; dhe kush bën qoftë edhe sa një grimcë të keqe, do ta shohë atë.”[5]

Prandaj duhet t’i mëshirojmë njerëzit, të kemi dhembshuri për ta dhe t’ua lehtësojmë shfrytëzimin e këtyre stinëve të adhurimit. Ky njeri ka ardhur duke agjëruar, duke u falur, duke dëshmuar se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij. Ndoshta ai ka dhënë zekatin, ndoshta ka kryer haxhin ose po përgatitet për të. Pra, ai pothuajse i ka mbledhur të gjitha shtyllat e Islamit bashkë me shtyllat e besimit, edhe pse mund të ketë mangësi apo mëkate.

Nuk është e saktë të thuhet se nëse njeriu bën një vepër të mirë e më pas bie në një mëkat, atëherë mëkati ia asgjëson veprat e mira. Peshorja ka dy anë. Allahu i Madhëruar thotë: “Ata që u rëndon peshorja me vepra të mira, do të jenë të shpëtuar kurse ata që e kanë të lehtë peshoren me vepra të mira, do të humbin veten e tyre,…”

Rëndimi i peshores vjen duke shtuar veprat e mira. Prandaj, nxitja e njerëzve drejt së mirës është një gjë, ndërsa pengimi i tyre prej saj me arsyetimin se veprës i mungojnë kushtet e përsosura është diçka tjetër. Kjo bën që shumë njerëz të zbresin që në shkallën e parë.

Ndërsa thirrësi i urtë është ai që ua lehtëson njerëzve rrugën dhe u thotë: provo dhe hyr!  “Hyni në portën e qytetit! Kur të kaloni nëpër të, me siguri do të jeni fitues.”[6]

Kurthi i shejtanit dhe i pasuesve të tij është i dobët, ashtu siç Allahu i Lartësuar ka thënë.

Autor: Dr Selman Aude

Përktheu: Mevlad Çollaku

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Kadr: 3.

[2] – Sure Fexhr: 2.

[3] – Sure Haxh: 28.

[4] – Sure Bekare: 185.

[5] – Sure Zelzele: 7 – 8.

[6] – Sure Maide: 23.

Kur kështjellat e Antiokisë u rrëzuan nën këmbët e sulltanit Bajbars i Parë
Nën qiellin e Shamit, të rënduar me aromën e historisë, dhe në hijen e ditës së katërt të muajit të bekuar të Ramazanit të vitit 666 hixhri, toka ishte në takim me një kapitull të ri të lavdisë dhe dinjitetit. Nuk ishin thjesht ditë agjërimi e namazi nate, por ditë në të cilat emrat e heronjve shkruheshin me bojë drite në kujtesën e kohës.

Në atë horizont u shfaq sulltan Bajbars i parë, komandanti fitimtar, gjaku i kuajve të të cilit ende nuk ishte tharë pas betejës së Ajn Xhalutit, kur ai u ngrit për të vendosur gurthemelin e shtetit madhështor memluk, duke e bërë veten një mburojë të pathyeshme për Islamin në Egjipt, Sham dhe Hixhaz.

Në zemër të stuhisë

Bajbars i parë e gjeti veten në zemër të një uragani që godiste umetin nga dy drejtime: nga lindja përparonin mongolët me errësirën e tyre, duke pritur rastin për t’u hakmarrë për humbjen e turpshme; ndërsa nga perëndimi kryqtarët ishin grumbulluar në principatat e tyre, të ushqyer nga ndihma e pandërprerë e Evropës, me synimin për t’ua thyer fuqinë myslimanëve.

Por Bajbars i parë nuk ishte një komandant i zakonshëm; ai ishte njeri me një vendosmëri që rrëzonte malet. Ai hartoi për vete një metodologji ushtarake të veçantë, të mbështetur në rreptësinë që nuk lëkundet, në zgjuarsinë që i paraprin veprimit dhe në fshehtësinë e plotë që mbulonte lëvizjet e tij edhe nga ushtarët më të afërt. Ai lëvizte si një fat i pashmangshëm; askush nuk e dinte ku do të godiste, derisa goditja të ndodhte dhe kështjellat të shembeshin para tij.

Rruga drejt fitores: pastrimi i tokës dhe i shpirtit

Ndërsa kuajt e sulltanit përshkonin tokën drejt Antiokisë — ajo principatë e fuqishme — Bajbars i parë e dinte se fitorja zbret vetëm mbi zemrat e pastra.

Ai kaloi nëpër qytetet e Shamit si një erë e mirë, urdhëroi ndalimin e të këqijave, thyerjen e enëve të verës dhe ngriti në Homs minaret e një xhamie të re. Në thellësi të vetes ai besonte se “pastrimi i vendit nga mëkatet është ura e vërtetë mbi të cilën ushtria kalon drejt fitores së qartë”. Kështu ishin udhëheqësit e mëdhenj: fillonin me xhihadin e vetvetes dhe përmirësimin e shoqërisë para se të ngrinin shpatat kundër armikut.

Takimi i fatit në Antioki

Kur fryma e Ramazanit filloi të ndihej dhe dielli i krenarisë u ngrit, sulltani dhe ushtria e tij qëndruan mbi muret e Antiokisë, kryeqyteti i principatës kryqtare që kishte rezistuar gjatë. Pamja ishte madhështore: një ushtri agjëruese që kërkonte hatrin e Allahut, një komandant fitimtar që nuk njihte thyerje dhe një rrëfim i madh çlirimi që po i afrohej kapitullit të fundit nën praninë e muajit të bekuar.

Burimi: mugtama.com

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

Përvjetori i vdekjes së sulltan Abdulhamidit II
Sot është përvjetori i vdekjes (më 10/02/1918) së Kalifit të myslimanëve, Abdulhamidit II (r.h). Ai ishte një nga sulltanët më të zgjuar dhe më të mprehtë të dinastisë osmane në përgjithësi, por u shfaq në një kohë jashtëzakonisht të vështirë dhe të ndërlikuar. Pavarësisht gjithë kësaj, ai qëndroi përballë të gjitha komploteve dhe intrigave që u kurdisën nga hebrenjtë dhe të krishterët gjatë gjithë periudhës së sundimit të tij. Kundërshtarët e tij më vonë shfaqën pendesë të thellë për armiqësinë ndaj tij, dhe Enver Pasha e përmblodhi këtë duke i thënë shokut të tij Xhemal Pashës: “Ne e bëmë grushtin e shtetit duke qenë vegël në dorën e sionizmit dhe nuk e dinim; ishim budallenj.”

Abdul Hamidi II (r.h) ishte një shpatë e zhveshur përballë kolonializmit dhe sionizmit, dhe qëndroi si mal i patundur kundër komploteve të hebrenjve dhe të krishterëve që synonin shpërbërjen e Kalifatit Islam! Historia ka dëshmuar se ai ishte më i mençur se kundërshtarët e tij dhe se grushti i shtetit kundër tij ishte një gabim fatal, i cili i shndërroi ata në vegla në duart e sionizmit, ashtu siç e pranoi vetë Enver Pasha duke e quajtur marrëzinë e tyre të turpshme. Ah, sa e dhimbshme për një umet që humbi një kalif të tillë trim, i cili e mbrojti ummetin me gjithë forcën, pavarësisht vështirësive! Allahu e mëshiroftë me mëshirë të gjerë dhe e vendostë në shkallët më të larta, në shoqërinë e pejgamberëve, të të sinqertëve, të dëshmorëve dhe të të mirëve; dhe e zgjoftë ummetin tonë nga pakujdesia që të rikthejë lavdinë e Islamit! Ai nuk ishte thjesht një sulltan, por një simbol i krenarisë dhe dinjitetit islam, nga i cili duhet të frymëzohemi sot më shumë se kurrë; e kush e mohon këtë, ai është ose i paditur ose tradhtar!

E ardhmja do të sjellë patjetër një sulltan trim si ai, Allahu e mëshiroftë, sepse në një hadith  profetik thuhet: “Do të vazhdojë të ketë një grup nga umeti im që do të jenë të qëndrueshëm në të vërtetën; nuk do t’u bëjë dëm ai që i braktis, as ai që i kundërshton, deri sa të vijë Ora (Kijameti).” Kështu, Allahu i Lartësuar na premton se umeti islam nuk do të mbetet kurrë pa heronj që mbrojnë nderin dhe fenë, ashtu siç ishte Abdul Hamidi II një shpatë e zhveshur përballë kolonializmit.

Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me shpërblimin më të mirë nga ana e umetit islam, dhe e vendostë në Firdeusin e lartë, në shoqërinë e profetëve, të të sinqertëve, dëshmorëve dhe të mirëve,  sa shoqëri e bukur është ajo.

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

Përvjetori i ndarjes nga jeta të Malcolm X
Njerëzit anembanë botës po kujtojnë dhe po i  kushtojnë respektin e tyre ndaj të ndjerit, aktivistit më të madh afro-amerikan për të drejtat e njeriut, Malcolm X, i cili ndërroi jetë 61 vite më parë.

Malcolm X, i njohur ndryshe si Haxh Malik al Shabaz, u qëllua për vdekje në shkurt të vitit 1965, teksa po mbante  një fjalim në Organizatën e Unitetit Afro-Amerikan në Audubon Ballroom Manhattan, New York, kur  në sallën e konferencës shpërthyen disa trazira.

Teksa rojet e sigurisë u hutuan, Malcolm X u qëllua nga një burrë i cili ishte i ulur në rreshtin e parë. Dy burra të tjerë më pas hynë me forcë në skenë dhe e qëlluan atë disa herë.

Vdekja e tij iu fajësua ’ Kombit Islam’, një lëvizje kulti heretike, të cilës Malcolm X, i përkiste pas konvertimit në burg në vitin 1948, teksa ai ishte 24 vjeç.

Pasi ishte zotuar për besnikëri ndaj Elijah Muhammad, një profet i vetëshpallur i cili u mësoi pasuesve të tij se ai ishte i dërguar nga themeluesi i lëvizjes wallace Fard Muhammad. Ai predikoi se wallace ishte Zot i mëshiruar dhe e kishte emëruar atë si një të dërguar për të çliruar kombin afrikan nga supremacia e të bardhëve.

Ashtu sikurse ishte zakon, pas aderimit në lëvizje, Malcolmi i vogël e hoqi mbiemrin e tij të vërtetë dhe adoptoi shkronjën X , për të simbolizuar refuzimin e tij ndaj sundimit të së Bardhëve si dhe kërkimin ndaj rrënjëve të tij të vërteta afrikane.

Me lirimin e tij nga burgu, Malcolm X u bë një ministër dhe gojëtar i shquar në lëvizje, duke filluar një fushatë anembanë Shteteve të Bashkuara duke ju bërë thirrje afrikano-amerikanëve që të ngriheshin kundra sistemit i cili i trajtonte ato si qytetarë të kategorisë së dytë, apo e thënë sipas fjalëve të tij ‘ kjo e realizuar me çdo mjet të nevojshëm.’

Pikëpamjet e tij kundrathënëse ishin të dashura për shumë njerëz, porse nga na tjetër, ishin po ashtu të neveritshme edhe nga shumë të tjerë. Pas vrasjes së presidentit amerikan Kennedy, komentet publike të bëra nga Malcolm X duke përshkruar vdekjen e tij si një rast ku ‘ budallallëqet dhe gabimet e së kaluarës të sjellin probleme’ tërhoqën dënimin jo vetëm nga shumica e amerikanëve të bardhë, porse edhe nga vetë organizata e tij.

Si rrjedhojë, organizata ‘Kombi i Islamit’ vendosi që ta dëbonte Malcolm X, duke e mënjanuar dhe e braktisur pa asnjë besnikëri. Duke e kaluar më të shumtën e kohës së tij pa u vënë re, Malcolm X, vendosi që të kryejë pelegrinazhin e Haxhit, shtyllën e pestë të adhurimit në  Islam.

Kura i arriti në qytetin e shenjtë të Mekes në vitin 1964, Malcolm X u surprizua teksa gjente myslimanë nga e gjithë bota, nga prejardhje dhe raca të ndryshme, ku të gjithë e kryenin Haxhin së bashku. Ishte atëherë kur ai e kuptoi se Islami nuk ishte një fe e supremacisë së zezakëve, porse një mënyrë jetese  gjithëpërfshirëse universale për të gjithë njerëzimin. Për të simbolizuar kuptimin e identitetit të tij të ri, ai ndërroi emrin e tij në Al Haxh Malik al Shabaz.

Duke shkruar rreth përvojës së tij gjatë pelegrinazhit, Malcolm X u shpreh se :

‘Aty gjendeshin me dhjetëra mijëra pelegrinë nga e gjithë bota. Ato ishin të ngjyrave nga më të ndryshme, nga bjondët sy-sybojëqiell e deri tek afrikanët me lëkurë të zezë. Porse ne po merrnim pjesë në të njëjtin ritual, duke shfaqur një shpirt të unitetit dhe vëllazërisë që përvojat e mia në Amerikë më kishin bërë mua që të besoja se kjo, mes të bardhëve dhe zezakëve nuk mund të ekzistonte kurrsesi. Amerika ka nevojë që ta kuptojë Islamin, pasi kjo është e  vetmja fe që e fshin nga shoqëria e saj problemin e racës. Ju mund të shokoheni teksa i dëgjoni këta fjalë nga mua. Porse në këtë pelegrinazh, ajo që kam parë dhe kam përjetuar më ka detyruar mua që të korrigjoj shumë nga mënyrat e mia të menduarit që kam mbajtur më parë.’

Mendimet e tij ndryshe provuan se ishin një kërcënim për ish miqtë e tij të ‘Kombit të Islamit’ të cilët filluan një fushatë me kërcënime vdekjeje ndaj tij, kjo pasi ai filloi predikimet e tij për mësimin e fesë së vërtetë dhe paqësore të Islamit. Në të vërtetë një përpjekje u bë nga ai kur shtëpisë së tij iu vu flaka teksa ai dhe familja e tij po flinin.

Do të vinin vetëm pak muaj më pas teksa ai ishte kthyer nga Haxhi kur aksidenti tragjik i 21 shkurtit të vitit 1965 do të ndodhte. Ndonëse si ishte vetëm 39 vjeç, emri i tij hyri thellë në histori si një ndër aktivistët me ndikim më të zëshëm të shekullit të XXI, i nderuar anembanë botës nga njerëz të së gjitha ngjyrave dhe besimeve.

Ardhmeriaonline.com

Ansambleja e përgjithshme vjetore e shoqatës “Ardhmëria”
Shoqata kulturore “Ardhmëria” zhvilloi më 20–21 dhjetor 2025 Asamblenë e Përgjithshme Vjetore dhe Asamblenë Zgjedhore, në përputhje me Statutin dhe Rregulloren e shoqatës.

Ditën e parë u prezantua raporti i veprimtarisë për vitin 2025, duke përfshirë punën islame, aktivitetet qendrore verore dhe projektet kryesore të shoqatës. Asambleja u hap me lexim Kur’ani dhe vijoi me fjalë përshëndetëse nga drejtues dhe përfaqësues të institucioneve partnere, si dhe nga kryetari i shoqatës kulturore “Ardhmëria”, prof. Sabaudin Jashari. U shfaqën inserte video që pasqyruan veprimtarinë e punës islame, aktivitetet dhe projektet kryesore të vitit. U vlerësua kontributi i shoqatës kulturore “Ardhmëria” në ftesë, edukim dhe projekte me ndikim shoqëror, si dhe rëndësia e forcimit të bashkëpunimit institucional.

Asambleja u nderua nga i ftuari special François Burgat, studiues i njohur francez i shkencave politike dhe studimeve arabe, i cili mbajti dy ligjërata me interes të veçantë për pjesëmarrësit.

Fjalë përshëndetëse mbajtën:

Adem Gerlegiz, këshilltar për çështjet fetare pranë ambasadës së Turqisë në Tiranë.

Mesut Özbaysar, drejtor i fondacionit “Maarif” në Shqipëri.

Korab Hajraj, kryetar i shoqatës “Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim” nga Kosova.

Klodjan Bregu, kryetar i Këshillit të Përgjithshëm Drejtues, të shoqatës kulturore “Ardhmëria”.

Tarik Aldun, përfaqësues i CEM – Council of European Muslims (Këshilli i Myslimanëve Evropianë).

Ditën e dytë u zhvillua Asambleja Zgjedhore. Procesi zgjedhor u realizua në mënyrë të rregullt, të qetë dhe transparente, përmes votimit elektronik të fshehtë, të drejtpërdrejtë dhe anonim. Kryetar u rizgjodh me shumicë vote prof. Sabaudin Jashari. Anëtarët ushtruan të drejtën e votës për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm Drejtues, në përputhje me kriteret dhe përfaqësimin e përcaktuar në aktet themelore të shoqatës. Në përfundim u shpallën rezultatet dhe Asambleja u përmbyll me fjalën përshëndetëse të kryetarit të shoqatës kulturore “Ardhmëria”.