Sahabët dhe Tabi’inëve – Ardhmeria Online

Amir ibn Abdullah Temimi
Falenderimet më të sinqerta i takojnë Zotit të Madhëruar. Paqa dhe mëshira e Tij qofshin mbi profetin Muhamed (a.s) shokët dhe të gjithë ata që ndoqën rrugën e tij.

Tabi’inët janë brezi që erdhën direkt pas sahabëve, shokëve dhe bashkëkohësve të Profetit (a.s)

Sahabët, jetuan, dëgjuan, përfituan direkt nga dijet e tij, u edukuan me moralet më të larta dhe përcollën tek ne detajet më të imta nga jeta e Profetit (a.s). Ishin ata që ushtruan dhe zbatuan islamin e pastër dhe të freskët, ashtu siç e kishin marrë nga Profeti (a.s) dhe e kuptonin nga Kurani famëlartë, shpalljen e të cilit e përjetuan vetë.

Kurani shpallej sipas rrethanave dhe shpesh herë për të zgjidhur një problem që shqetësonte ndonjërin prej sahabëve dhe muslimanëve të asaj kohe.

Pas vdekjes së Profetit (a.s) shokët e tij u shpërndanë në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme, duke mbartur dhe përcjellë mesazhin hyjnor dhe njëkohësisht duke hedhur themelet e civilizimit islam.

Vendet dhe rajonet ku u përqendruan sahabët, ishin kryesisht në Gadishullin Arabik, në Egjypt, Sham, Irak dhe rajone të tjera. Ata njerëz që jetuan me sahabët e Profetit (a.s), quhen tabi’i.

Brezi i Tabi’inve janë model dhe shembull i rrallë. Vetë Profeti (a.s) i kishte vlerësuar që gjatë jetës së tij me fjalët:”Brezat më të mirë janë brezi im, pastaj ata që i pasojnë, pastaj ata që i pasojnë.”

Kështu, kuptojmë që brezi më i mirë është brezi i sahabëve, bashkëkohësve të Profetit (a.s) dhe pas tyre, janë brezi i Tabi’inëve.

Ashtu siç kishte mes sahabëve të dalluar në fusha të ndryshme, kishte dhe nga tabi’inët të dalluar në fusha të ndryshme, si dijet, xhihadi etj…

Nëse për sahabët, njerëzit do të thonin se ata kanë jetuar dhe e kanë dëgjuar Profetin (a.s) direkt dhe kjo ishte ajo që i bëri të dallohen dhe të kenë sukses, diçka të tillë nuk mund ta thonë për tabi’inët.

Me këtë, ata u kthyen model dhe shembull për brezat që nuk jetuan me Profetin (a.s). Ndërkohë që dëgjon dhe lexon bëmat dhe heroizmat e shokëve të Profetit (a.s), të shkon mendja menjëherë dhe i justifikon këto me faktin që ata jetuan me Profetin (a.s) dhe dëshmuan shpalljen e zbulesës hyjnore.

Duke qenë se tabi’inët nuk jetuan me Profetin (a.s) dhe nuk i dëgjuan hadithet direkt prej tij, ata janë njerëzit më të afërt dhe më të përshtatshëm për t’u ndjekur dhe për t’u marrë si model. Ata i përjetuan historitë dhe thëniet e Profetit (a.s) nëpërmjet shokëve të tij, sahabëve.

Historitë dhe ndodhitë e brezit të tabi’inëve janë të shumta dhe janë të mbushura me vlera dhe veçori, të cilat duhet të bëhen të ditura për muslimanët e sotëm. Në to rrëfehet mënyra si u rritën dhe u edukuan, duke u bërë shembull për mbarë muslimanët që ndjekin udhën e tyre.

Nga këta figura të ndritshme të historisë islame, fillimisht do të zgjedhim njërin prej tyre, Amir ibn Abdullah Temimi, i cili njihet ndryshe si imami i zahidëve.

Thotë Alkame ibn Murtez: ”Zuhdin e vërtetë e kanë arritur vetëm tetë vetë, në krye të tyre qëndron Amir ibn Abdullah Temimi.”

Kur flasim mbi njerëz të tillë si Abdullah Temimi, flasim mbi njerëz të cilët ndërtuan qytetërimin islam, të bazuar mbi Kuranin, traditën profetike dhe kontributin e shokëve të Profetit (a.s)

Halifeja i muslimanëve, Omer ibn Hattabi, kishte dhënë urdhër që të ndërtohej qyteti i Basras, të cilin kishte vendosur ta kthejë në një bazë ushtarake për ushtritë muslimane. Ajo ishte bazë ushtarake dhe njëkohësisht dhe baza nga ku niseshin ftuesit dhe thirrja Islame drejt Persisë dhe Azisë lindore.

Sahabët dhe tabi’inët e përfunduan ndërtimin e qytetit, drejt të cilit filluan të drejtohen njerëz dhe familje të shumta. Njerëzit vinin nga Hixhazi, Nexhdi dhe Jemeni dhe shumë shpejt, qyteti i Basras u kthye në një nga qytetet ushtarake më të rëndësishme.

Mes atyre që u vendosën në këtë qytet të ri, ishte dhe një djalosh i njomë nga Nexhdi, nga fisi Benu Temim. Ai ishte pikërisht Amir Abdullah Temimi.

Kur u vendos në Basra, ai ishte i njomë, me fytyrë simpatike, shpirtmirë dhe zemërbardhë.

Qyteti i Basras, edhe pse një qytet i ri, shumë shpejt u shndërrua në një nga qytetet më të pasur të shtetit islam. Kjo, për shkak se aty ishte forca ushtarake dhe njëkohësisht aty grumbulloheshin të gjithë plaçkat e luftës. Për shkak se fitoret e muslimanëve dhe territoret e reja që zgjeroheshin çdo ditë ishin të shumta, plaçkat dhe të ardhurat nga luftërat ishin padyshim të shumta.

Ushtria luante një rol të rëndësishëm në zhvillimin e qytetit, duke ditur se 4\5 e plaçkës së luftës shpërndahej tek luftëtarët dhe vetëm 1\5 përfundonte në arkën e shtetit.

Jeta luksoze dhe stolitë e shumta, ishin kthyer në karakteristikë për këtë qytet.

Edhe pse jetonte në një nga qytetet më luksoze, Amir ibn Abdullah Temimi, kurrë nuk e shijoi jetën e luksit. Ai u rrit dhe jetoi si zahid, larg çdo luksi dhe larg të mirave të kësaj bote. Ai ishte i dhënë pas adhurimit dhe kënaqësive të botës tjetër.

Kur arriti në Basra, guvernator i saj asokohe ishte një nga shokët më të mirë të Profetit (a.s), Ebu Musa El-esh’arij. Përveçse ishte guvernator i Basras, Ebu Musa ishte dhe komandant i ushtrive që niseshin në të karër anët. Ai printe njerëzit në namazin me xhemat dhe u mësonte atyre çështjet e fesë dhe jetëshkrimin e Profetit (a.s).

Me t’u takuar me këtë sahabij të nderuar, Amir Temimi iu ngjit dhe nuk i ndahej as dhe në luftë. Prej tij ai mësoi dhe Kuranin përmendësh. Ebu Musa e kishte mësuar Kuranin nga vetë Profeti (a.s) dhe zëri i bukur melodioz gjatë leximit të Kuranit, ishte karakteristikë e tij. Edhe vetë Profeti (a.s) i kishte thënë:”Të është dhënë një nga zërat melodiozë të Daudit.”

Një ditë, teksa Profeti (a.s) ishte duke ecur, dëgjoi papritur një zë të bukur dhe melodioz, që i tërhoqi vëmendjen. I mrekulluar nga zëri, Profeti (a.s) pyeti se i kujt ishte. Ai ishte zëri i Ebu Musa El-Esh’arij, zë i cili kishte tërhequr dhe vëmendjen e Profetit (a.s). Një ditë më vonë, Profeti a.s e njoftoi se melekët kishin zbritur për të dëgjuar zërin e Ebu Musa El-Esh’ariut, teksa lexonte Kuran. Ai i tha:”O i dërguar i Zotit! Nëse do e kisha ditur se po më dëgjon, do e kisha zbukuruar më shumë zërin.”

Ebu Musa El-Esh’arij, ishte dhe fakih (jurist). Një ditë, Profeti (a.s) e dërgoi si gjykatës në Jemen, pasi banorët e tij kishin pranuar islamin. Bashkë me të, Profeti (a.s) dërgoi dhe Muadh ibnu Xhebel-in. Nëse Ebu Musa nuk do të ishte një jurist i aftë, Profeti (a.s)  nuk do e dërgonte si gjykatës në Jemen.

Amir ibn Abdullah Temimi, ashtu siç mësoi Kuranin nga Ebu Musa, mësoi hadithet e Profetit (a.s) dhe jurisprudencën islame.

Amir ibn Abdullah Temimi, e kishte ndarë aktivitetin e tij të përditshëm në tre pjesë:

Në njërën pjesë, u mësonte njerëzve Kuranin dhe njohuritë që kishte përftuar nga Ebu Musa El-Esh’arij.

Pjesën e dytë e kishte të caktuar vetëm për adhurim, lutje dhe përkushtim ndaj Zotit. Ai veçohej nga të gjithë dhe adhuronte Zotin.

Pjesën e tretë, ai e kishte caktuar për fushën e betejës dhe sa herë që dëgjonte se do të nisej një ushtri, përgatiste rrobat dhe dilte bashkë me ushtrinë.

Për shkak të adhurimit dhe përkushtimit të shumtë, njerëzit e thërrisnin si “adhuruesi i Basras dhe zahidi i saj.”

Një nga të rinjtë e qytetit Basra, tregon:”Një herë, isha me një karvan, me të cilin ndodhej dhe Amir ibn Abdullah Temimi. Në mbrëmje, ndaluam pranë një oazi të mbushur me pemë dhe të cilat nuk na lejonin të shihnim brenda oazit. Të gjithë njerëzit e tjerë u shpërndanë në oaz, kurse Amir ibn Abdullahu me të zbritur nga kali, morri një torbë me ushqim dhe ia vuri kalit para për të ngrënë. Më pas, ai hyri mes pemëve të oazit, gjë e cila zgjoi kureshtjen time dhe iu vura pas ta shoh çfarë do të bëjë.

Ai  vazhdoi të çajë derisa arriti tek një kodër gjithë pemë. Aty qëndroi dhe i sigurtë që nuk e shihte kush, filloi të falej. Unë e ndiqja nga larg mes pemëve. Për Zotin, kurrë nuk kam parë njeri më të përkushtuar në namaz se ai. Pasi përfundoi namazin, filloi të lutej. Unë kisha mprehur veshët, në përpjekje për të dëgjuar dhe mësuar ndonjë nga lutjet e tij. Nga lutjet e tij, të cilat arrita t’i kap dhe t’i mësoj është dhe kjo:”O Zot! Më krijove me vullnetin Tënd, më hodhe mes fatkeqësive, vuajtjeve dhe sprovave të kësaj bote dhe më the:”Mbahu!”  Si të mbahem unë i varfëri, nëse nuk gëzoj mbështetjen dhe zemërgjerësinë Tënde të pafund?! O Zot! Ti e din që nëse do të posedoja të gjithë të mirat e kësaj bote dhe po t’i kërkoje ato në këmbim të kënaqësisë Tënde, unë do i jepja me kënaqësi. O Zot! Dashuria ime për Ty është aq e madhe saqë ma ka lehtësuar rezistencën ndaj çdo gjynahi, sado joshës qoftë. Ajo më ka mbushur me lumturi dhe sido që të jetë caktimi Yt, e pres me kënaqësi.”

Më vonë mua më kishte zënë gjumi dhe kur u zgjova, e gjeta përsëri duke u falur dhe duke u lutur. Përsëri më kishte zënë gjumi dhe përsëri kur u zgjova, e gjeta në të njëjtën gjendje. Vazhdoi duke u falur dhe duke u lutur, derisa filloi të agojë. Atëherë, pasi fali sabahun tha:”O Zot! Po lind një ditë e re, ku të gjithë njerëzit venë e vijnë në kërkim të mirësive të Tua. Të gjithë njerëzit kanë halle dhe nevoja të ndryshme të cilat kërkojnë prej Teje t’ua përmbushësh. O Zot! Nevoja dhe halli im i vetëm është që të mi falësh gjynahet. O Zot! Përmbushe nevojën dhe hallin tim dhe gjithashtu, përmbushi hallet dhe nevojat e njerëzve të tjerë! O Zot! Unë të kam kërkuar tre gjëra, kurse ti më je përgjigjur vetëm për dy. O Zot! Të lutem të ma japësh dhe të tretën, me qëllim që të të adhuroj siç e pëlqej dhe siç dua unë…”

Pasi përfundoi, Amir ibn Abdullahu u ngrit dhe befas i vajtën sytë tek djaloshi që e kishte vëzhguar deri atëherë.

Vallë çfarë ndodhi mes Amir ibn Abdullah dhe këtij djaloshi nga Basra?

Cilat ishin tre gjërat që Amir ibn Abdullah ia kishte kërkuar Zotit? Cilat ia kishte dhënë Zoti dhe cilën nuk ia kishte dhënë?

Pasi përfundoi namazin dhe lutjet, Amir ibn Abdullah u ngrit dhe befas i vajtën sytë tek djaloshi që e kishte vëzhguar deri atëherë. Ai e kuptoi që kishte qenë nën vëzhgimin tim gjatë gjithë natës dhe u shqetësua nga ky fakt. I dëshpëruar më tha:”Shoh që më paske ndjekur mua gjatë gjithë natës!” Unë i thashë:”Po” Atëherë më tha:”Mbaje të fshehtë atë që pe o djalosh nga Basra!”

Zakonisht, dikush që vepron vepra të ulëta u kërkon atyre që e kanë parë që t’a mbajnë sekret dhe të fshehtë. Kurse ky i ditur, i kërkonte ta mbajë të fshehtë adhurimin dhe përkushtimin në Zot. Këtë e bënte me qëllim që të mos i pëlqejë vetja.

Djaloshi nga Basra tregon:”Unë i thashë:”Pashë Zotin, të më tregosh se cilat ishin ato tre gjëra që ia kishe kërkuar Zotit dhe njërën nuk ta kishte dhënë, përndryshe do u tregoj të gjithë njerëzve për atë që pashë.” Ai më tha:”Mos e bëj këtë pash Zotin!” “Po nuk më tregove, të gjithë do e marrin vesh” i thashë unë. Kur pa këmbënguljen time dhe insistimin, ai më tha:”Do të të tregoj, vetëm nëse më jep fjalën dhe besën në emër të Zotit që nuk do i tregosh askujt.” Unë i thashë:”Të jap fjalën dhe besën e Zotit që nuk do i tregoj askujt, sa të jesh gjallë.” Pra, nëse do të vdiste, do u tregonte njerëzve për atë që kishte parë.

Atëherë ai më tha:”Nuk ka pasur gjë që i frikësohesha më shumë, se ç’i frikësohesha epshit të grave dhe bukurisë së tyre. Unë iu luta Zotit që të ma largojë këtë ndjenjë epshore dhe ai ma pranoi lutjen. Të shoh një grua dhe të shoh një mur, tani e kam njëlloj.”

Në fakt, është një lutje e çuditshme e cila nuk është në traditën profetike. Mund të ketë dhe njerëz të tjerë që luten me këtë lutje, duke e menduar se po zbatojnë traditën e Profetit (a.s). Kjo, në një kohë që vetë Profeti (a.s) thoshte:”Gjërat që më tërheqin më shumë nga kjo botë, janë gratë dhe parfumet.”  Dhe kjo nuk e pengonte Profetin (a.s) të përmbushë detyrat e tjera.

Tregon djaloshi nga Basra:”Më pas e pyeta:”Kjo ishte njëra, po tjetra?” Ai më tha:”Lutja e dytë të cilën Zoti ma pranoi është se unë iu luta që të ma largojë frikën nga krijesat dhe të mos kem frikë asgjë tjetër veç Zotit. Ai ma pranoi këtë lutje dhe unë nuk kam frikë asgjë tjetër përveç Zotit.” Unë i thashë:”Po lutja të cilën nuk ta ka pranuar Zoti, cila është?” Ai tha:”I kërkova Zotit që të ma largojë gjumin, me qëllim që ta adhuroj ditën dhe natën. Kjo, pasi gjumi më merr shumë nga koha ime. Por Zoti nuk ma ka pranuar këtë lutje.”

Ka shumë njerëz të cilët janë të angazhuar me punë, ftesë dhe arrijnë rendimente të larta. Kështu, atyre u duhet që dita të jetë më e gjatë, ose të mos kenë nevojë për të fjetur, me qëllim përmbushjen e detyrave dhe planeve.

Me qëllim që të kishte rendiment më të lartë në adhurim, përftim dhe dhënie dijesh, Amir ibn Abdullah i kërkonte Zotit që t’ia largojë gjumin dhe të mos flejë fare, por Zoti nuk ia pranoi këtë lutje. Vetë Profeti (a.s) punonte, adhuronte Zotin por dhe flinte.

Tregon djaloshi nga Basra:”Pasi përfundoi unë i thashë:”Merre me shtruar! Ti agjëron ditën, falesh natën dhe nuk flen veçse kur detyrohesh ta bësh atë. A nuk e din që Xheneti fitohet me vepra më të pakëta se ato që vepron ti?!” Ai u habit nga fjalët e mia dhe më tha:”Kam frikë se do të pendohem atë Ditë kur pendimi nuk do të bëjë dobi. Atë Ditë kam frikë se të mirat e mia do të jenë të pakta dhe të pamjaftueshme, për shkak të syfaqësisë dhe të vetëpëlqimit. Prandaj, unë përpiqem dhe lodhem me qëllim që të garantoj shpëtimin e Ditës së Kijametit. Për Zotin do të lodhem dhe përpiqem në adhurim dhe po shpëtova nga ndëshkimi i Zotit, do të shpëtoj nga mëshira e Zotit dhe jo nga veprat e mia.”

Me këtë të fundit, ai shpreh dyshimet se ndoshta këto vepra të mira mund të mos jenë garantues dhe mund të mos mjaftojnë për të shpëtuar. Ai ndihet i sigurtë se do të shpëtojë, vetëm kur kujton mëshirën dhe faljen e madhe të Zotit të Madhëruar.

Këto fjalë, na bëjnë të kujtomë njerëz të cilët edhe pse kanë pak vepra të mira, ndihen të qetë dhe të siguruar se Zoti do i bëjë nga banorët e Xhenetit. Njeriu duhet të përpiqet dhe të lodhet që ta fitojë xhenetin dhe të shpëtojë nga zjarri i xhehenmit, qoftë dhe me një gjysëm hurme, duke ua dhënë atë të varfërve dhe të uriturve. Një gjysëm hurme mund të bëhet shkak, që një njeri të shpëtojë nga zjarri. Të mirat e tij mund të jenë më shumë se të këqiat dhe kur të vendoset kjo hurmë në peshore, mund t’i ndryshojë ekuilibrat dhe kështu, personi shpëton dhe hyn në xhenet.

Prandaj njeriu nuk duhet të ndihet i sigurtë, por të jetë nismëtar për punë të mira sa herë që i jepet mundësia, pasi jeta është e shkurtër. Meqënëse je akoma gjallë, nuk ka rast më të volitshëm se tani për  vepra të mira.

Përveç atyre që përmendëm mbi adhurimin dhe përkushtimin e tij, ai ishte i veçantë dhe në pjesmarrjen në xhihad. Sa herë që bëhej thirrje për luftë, Amir ibn Abdullahun e gjeje në krye të atyre që i përgjigjeshin thirrjes. Me t’u nisur ushtria, nisej dhe Amir, por pjesmarrja e tij nuk ishte si e çdo ushtari tjetër.

Kur nisej për në luftë, ai i zgjidhte dhe shokët dhe bashkëluftëtarët me të cilët do të shoqërohej gjatë udhëtimit dhe luftës. Ai zgjidhte bashkëluftëtarët që karakterizoheshin nga devotshmëria, përkushtimi dhe dëshira për të mirën. Kur haste në njerëz të tillë mes ushtrisë, ulej pranë tyre dhe u thoshte:”Unë dua të jem në shoqërinë tuaj gjatë kësaj lufte, por për këtë dua të më plotësoni tre kushte:

Kushti i parë është që dua të pranoni të jem shërbëtori juaj dhe nuk pranoj prej askujt prej jush të më ndihmojë.

Ai kërkonte të fitojë kënaqësinë e Zotit, duke u shërbyer muslimanëve. Disa njerëz janë kryeneçë dhe mendjemëdhenj në komunikim me të tjerët. Kurse besimtarët, kanë një karakteristikë tjetër të cilën e përmend Zoti në Kuran:” Muhamedi është i Dërguar i Allahut. Ata që janë me të, janë të ashpër ndaj jobesimtarëve e të mëshirshëm midis tyre.”[1]

Kështu, nëse je i fuqishëm, këtë fuqi tregoje para armiqve të fesë dhe të atdheut. Kurse para muslimanëve, pjestarëve të feve të tjera që jetojnë në tokat islame dhe atyre që hyjnë me vizë në vendet tona, duhet të sillemi me edukatë dhe mirësjellje.

Kushti i dytë është që të jem unë muezini juaj dhe askush të mos kërkojë të thërrasë ezanin.

Shpërblimi i thirrjes së ezanit është i madh, pasi kushdo që e dëgjon ezanin do të dëshmojë në favor të muezinit Ditën e Kijametit.

Kushti i tretë është që – sipas mundësisë – shpenzimet dhe ushqimi do të ofrohet nga ana ime.

Meqë Zoti e kishte privilegjuar dhe i kishte dhënë pasuri të shumta, ai kërkonte që këto pasuri t’i jepte në rrugë të Zotit dhe t’i ndante me vëllezërit dhe bashkëluftëtarët për të njëjtën çështje.

Ka njerëz që janë zahidë edhe pse kanë gjithë të mirat e kësaj bote, kurse ka të tjerë që janë zahidë ngaqë nuk kanë asgjë nga këto të mira.

Kurse zuhdi i vërtetë, është që të mirat e kësaj bote t’i kesh në duart dhe jo në zemrën tënde.

Edhe pse ishin kushte dhe pika të dëshiruara nga të gjithë, shokët e tij i pranuan. Kështu, Amir ibn Abudullahu u bashkua me ta.

Por cilësitë më të mira të Amir ibn Abdullah Temimit u shfaqën kur filloi beteja mes dy ushtrive. Ai depërtonte dhe çante rreshtat e armikut, me trimëri dhe guxim të admirueshëm.

Kur shpërndaheshin plaçkat e luftës, Amir ibn Abdullah largohej, duke refuzuar të marrë diçka nga këto plaçka. Diçka e tillë u vu re sidomos në betejën El-Kadisije, betejë që u zhvillua mes muslimanëve dhe persëve në Irak. Ushtria perse komandohej nga Rustum, kurse ajo muslimane nga heroi Sad ibn Ebi Vekkas, një nga të përgëzuarit me Xhenet.

Beteja përfundoi në favor të muslimanëve, të cilët vendosën kontrollin e tyre të plotë mbi Irak dhe të gjithë Persinë. Muslimanët hynë në Medain, kryeqytetin Pers, ku ndodhej dhe rezidenca e perandorit pers, Kisra. Rezidenca e tij, asokohe quhej Ivan dhe ndryshe e quanin Shtëpia e bardhë. Kur hynë brenda pallatit mbretëror, muslimanët gjetën stoli dhe gurë të çmuar të shumtë.

Menjëherë komandanti i ushtrisë Sad ibn Ebi Vekkas, urdhëroi Amr ibn Mukrin të bëjë një listë me të gjithë stolitë dhe gurët e çmuar. Plaçka e luftës ndahej në këtë mënyrë: 1\5 shkonte për arkën e shtetit, kurse 4\5 u shpërndahej luftëtarëve.

Llojshmëria e stolive dhe enëve të florinjta ishte e madhe. Gjatë kontrollit të rezidencës perandorake, muslimanët gjetën dhe disa shporta të mëdha, të mbushura me enë prej floriri, të cilat përdoreshin për familjen mbretërore. Ata gjetën dhe sëndukë të mëdhenj prej druri të kushtueshëm, të mbushura me rroba dhe veshje të stolisura me gurë të çmuar dhe perla të shumta.

Ata gjetën shpata, mburoja dhe armë të tjera të lyera dhe zbukuruara me flori dhe diamante, armë që ishin trashëguar nga familja mbretërore brez pas brezi dhe që ishin marrë nga mbretëri të ndryshme, pasi ishin pushtuar nga persët gjatë njëmijë viteve. Qypat dhe poçet me flori dhe diamantë ishin të shumtë.

Ndërkohë që njerëzit ishin të angazhuar me grumbullimin dhe numërimin e pasurive të shumta, afrohet një burrë me flokë të shpupurishur, gjithë pluhur dhe me fytyrë të mbuluar. Ai mbante në duar një sënduk të madh, të cilin herë e ulte dhe herë e ngrinte, ngaqë ishte i rëndë dhe i mbushur plot. Kur u afrua, ai e hapi dhe të gjithë njerëzit mbetën gojëhapur, kur panë që ai ishte i mbushur me gurë të çmuar, perla dhe diamantë të shumtë. Të mahnitur e pyetën burrin se ku e kishte gjetur atë thesar të çmuar dhe ai u tha:”Pas betejës e gjeta në filan vend.” Ata e pyetën:”A ke marrë ndonjë gjë prej sëndukut?” Ai u përgjigj:”Zoti ju udhëzoftë! Për Zotin, ky sënduk dhe të gjithë pasuritë e perandorit pers, më duken si maja e një thoi. Për Zotin, nëse këto xhevahire nuk u takonin muslimanëve, unë as do i kisha prekur me dorë, por i morra ngaqë kisha frikë mos i merrte ndonjë hajdut. Ndryshe, nuk do i kisha prekur dhe nuk do i kisha sjellë këtu.”

Të pranishmit e pyetën:”Kush je ti, Zoti të nderoftë dhe të shpërbleftë me të mira?”

Ai u tha:”Jo. Nuk dua që të më thurren lavde, apo të ironizohem nga dikush tjetër. Unë e falenderoj Zotin dhe pres vetëm shpërblimin e Tij.” Më pas u largua, pa u prezantuar.

Komandanti i ushtrisë, Sad ibn Ebi Vekkasi dërgoi një ushtar që ta ndjekë nga pas dhe të zbulojë kush ishte ai burrë.

Personi që solli sëndukun me xhevahire vazhdoi rrugën derisa arriti tek shokët e tij, ku hoqi dhe shallin me të cilin kishte mbuluar fytyrën. Pasi e njohu kush ishte, ushtari u kthye dhe i tha Sad ibnu Ebi Vekkasit:”Si nuk e njohe o komandant?! Ai ishte zahidi i gjithë Basras, ishte Amir ibn Abdullah Temimi.”

Jeta e Amir ibn Abdullah Temimit, nuk u karakterizua vetëm nga mirëqenia dhe lumturia. Normalisht, ajo kishte dhe vuajtjet dhe problemet e saj. Këto probleme dhe vuajtje, do jenë objekt i temës tonë të ardhshme.

Kjo ishte jeta e Amir ibn Abdullah Temimi, jetë e mbushur me zuhd, adhurim dhe përkushtim për Zotin e Madhëruar.

Paqa e Zotit qoftë me ju!

Autor: Tarik Suejdan

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Fet’h: 29.

Duretu bintu Ebi Leheb
Duretu bintu Ebi Leheb

A ke dёgjuar pёr Duretu bintu Ebi Lehebin. A ke dёgjuar se nё lidhje me tё i Dёrguari i Allahut (a.s) ka thёnё: “Nuk mund tё lёndosh tё gjallёt duke folur keq pёr tё vdekurit.” Ajo ёshtё vajza e xhaxhait tё Profetit (a.s), babai i saj ёshtё Ebu Lehebi,nёna e saj ёshtё mbartёsja e turrёs sё druve dhe vёllezёrit saj janё Utbe dhe Utejbeh. Megjithёkёtё edhe pse nga vdekja e saj kanё kaluar mё tepёr se 1400 vjet, ne e shohim dhe flasim pёr tё me admirim.

Sa madhёshtore ёshtё feja islame e cila urdhёron dhe aplikon drejtёsinё ndёr njerёz.

Ajo ёshtё vajza e Ebu Lehebit dhe Umu Xhemilit, pёr tё cilёt Kurani ka dёshmuar se ato janё banorё tё Zjarrit. Hyrja e saj nё Islam duke refuzuar besimin e prindёrve tё saj pёr tё pranuar besimin nё profetёsinё e Muhamedit (a.s) ёshtё mbresёlёnёse. Duretu (r.a) sfidoi familjen dhe mjedisin pёr shkak tё Islamit. Ajo deklaroi (me bindje) monoteizmin, e pёrqafoi fenё islame, u bё njё muslimane e mirё dhe gjatё hixhretit ka emigruar pёr nё Medine.

Pasiqё Duretu (r.a) pёrqafoi Islamin, ishte sahabiju i nderuar Dahje ibn Kelbi (r.a) i cili i propozoi asaj pёr fejesё dhe mё pas ata u martuan. Nё periudhёn e “Xhahilijes”, Duretu (r.a) ka qenё e martuar me Harith ibn Neufel ibn Abdulmutalibin. Nga kjo martesё ata kanё pasё tre djem: Ukben, Uelidin dhe Ebu Muslimin. Bashkёshorti i saj i cili ishte idhujtar u vra nё betejёn e Bedrit, nё tё cilёn Allahu e ndihmoi Islamin dhe i poshtёroi mosbesimtarёt. Allahu i Madhёruar e nderoi atё duke ia bёrё tё mundur qё tё martohej me sahabijun e nderuar Dahje ibn Kelbin (r.a), njeriun mё tё pashёm dhe mё simpatik, aq sa edhe Xhibrili kur ka zbritur nga qielli ka marrё pamjen dhe shёmbёlltyrёn e tij. A ka nder mё tё madh pёr Duretun (r.a) se sa kjo martesё?!

Njёherё disa gra nga fisi Ruzajk i thanё asaj: Ti je vajza e Ebu Lehebit pёr tё cilin Allahu i Madhёruar ka thёnё nё Kuran: “Qoftё i shkatёrruar Ebu Lehebi, e ai tashmё ёshtё i shkatёrruar.”[1] Pёr çfarё tё vlen hixhreti ty?! Ajo shkoi tek Profeti (a.s) dhe i tregoi pёr kёtё. Profeti (a.s) i tha: Ulu! Pastaj ai (a.s) fali Ylenё bashkё me njerёzit, u ul mbi minber dhe tha: “O ju njerёz! Si ёshtё puna e disa njerёzve qё mё lёndojnё nё prejardhjen dhe farefisin tim? Le ta dini se ai i cili ka folur keq pёr prejardhjen dhe farefisin tim mё ka lёnduar, e kush mё ka lёnduar mua ka lёnduar Allahun.” Pastaj ai (a.s) tha: “Nuk mund tё lёndosh tё gjallёt duke folur keq pёr tё vdekurit.”

Historia tregon se ajo kishte raporte tё ngushta me nёnёn e besimtarёve Aishen (r,a.). Ajo hynte nё shtёpinё e Aishes (r.a) dhe mёsonte prej saj fenё dhe rregullat e jurisprudencёs islame.

Duretu (r.a) ka ndёrruar jetё nё vitin njёzetё tё hixhretit, nё epokёn e Omer ibn Hatabit. Allahu e mёshiroftё dhe qoftё i kёnaqur me tё.

Vёlla i nderuar! Mos u justifiko duke thёnё se mjedisi qё tё rrethon nuk ёshtё i pёrshtatshёm qё ti tё pёrkushtohesh dhe tё kapesh pas mёsimeve tё fesё. Ata tё cilёt tё rrethojnё nuk janё mё tё kёqinj se Ebu Lehebi dhe famijla e Duretus (r.a). Prandaj kapu fort pas fesё dhe ji optimist, sepse Allahu i Madhёruar kurrё nuk e shpie nё humbje atё qё kapet fort pas fesё. Allahu i Madhёruar thotё: “Ata tё cilёt janё udhёzuar nё rrugё tё drejtё, Allahu ua shton udhёzimin dhe u ka dhёnё devotshmёrinё.”[2] “Dhe njeriut nuk i takon tjetёr vetёm se ajo qё ka punuar. Dhe se mundi i tij mё vonё do tё shihet. Pastaj ai shpёrblehet me shpёrblim tё plotё.”[3]

Sё fundmi:

A e more vesh se kush ёshtё Dureh (r.a)?! Kёtё informacion dёrgoja dhe tё tjerёve qё tё pёrfitojnё.[4]

Autor: Ibn Haxher Askalani

Përktheu: Elton Harxhi

By; ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Mesed: 1.

[2] – Sure Muhamed: 17.

[3] – Sure Nexhm: 38 – 40.

[4] – “El Isabeh fi Temjizis Sahabe”

Sad ibn Ebi Vekkas dhe respekti i prindërve që nuk njeh kufinj
Në këtë temë, do të trajtojmë respektin që Sad ibn Ebi Vekkas kishte për nënën e tij.

Nëse dikush do të vizitonte kala dhe mbetje arkeologjike të ndërtuara para qindra dhe mijëra vitesh, do të shohë gjurmët e ndërtuesve dhe banorëve të atyre godinave.

Ndërkohë që islami na mëson që të lëmë pas nesh gjurmë të një lloji tjetër. Këtë na e mëson vetë Profeti (a.s) në një hadith ku thotë:”Kur vdes biri i Ademit, i ndërpriten veprat që punonte përveç tre: E para, një sadaka e vazhdueshme, një dije nga e cila kanë dobi njerëzit dhe një fëmijë i ndershëm i cili lutet për prindërit.”

Kohët e fundit unë bashkë me një ekip studiuesish vizituam një nga kryeveprat botërore të qytetërimeve të hershme. Ato u përkisnin një populli që quheshin Anbat dhe shtëpitë e tyre i ndërtonin në male shkëmborë. Aty hapnin dhomat ku banonin, dhomat e gjumit, krevatët ku flinin etj… gjithçka në shkëmb.

Ne po e përmendim diçka të tillë ndërkohë që flasim mbi respektin e Sad ibn Ebi Vekkasit për nënën, pasi me ardhjen e Islamit, muslimanët nuk kërkuan që t’i shembin këto ndërtesa dhe të shfarosin çdo shenjë të ekzistencës së tyre.

Diçka të tillë e përforcon vetë qëndrimi i Profetit (a.s) ndaj profetëve të tjerë, ku thotë: ”Unë dhe profetët e tjerë, i ngjasojmë një ndërtese me tulla. Çdo tullë përfaqëson një profet. Me ardhjen time u vendos dhe tulla e fundit.”

Kështu, Islami dhe profeti Muhamed (a.s) nuk erdhën për të shfarosur gjithçka që ekzistonte më parë, por erdhën për të plotësuar mangësitë e tyre, erdhën për të plotësuar ndërtesën e moraleve dhe vlerave njerëzore.

Kështu, është shumë e rëndësishme ta kuptojmë qëndrimin e islamit ndaj qytetërimeve dhe feve të tjera. Baza e këtij qëndrimi dhe ndërtimi të marrëdhënieve me jomuslimanët, qëndron në ajetin ku Zoti thotë: ”Ne nuk të dërguam veçse si mëshirë për të gjithë botrat.”

Mënyrën sesi u sollën muslimanët me jomuslimanët dhe me qytetërimet e mëparshme, e mësojmë nga jetëshkrimet dhe kronikat mbi shokët e Profetit a.s dhe sidomos e gjejmë të pasqyruar në jetëshkrimin e Sad ibn Ebi Vekkas dhe marrëdhëniet që ai kishte ndërtuar me nënën e tij jomuslimane.

Profeti (a.s) krenohet me dajën e tij, Sad ibn Ebi Vekkas

Gjatë betejës së Uhudit, Profetit (a.s) i ra në sy qëndresa, forca dhe taktika luftarake e Sadit, që ishte daja i tij. Profeti (a.s), duke dashur të krenohej me dajën e tij, u tha luftëtarëve të tjerë muslimanë: ”Sadi është daja im. Mi tregoni ju të tjerët dajat tuaj.”

Nëse ndonjëri prej nesh ka një mik dhe të afërt të suksesshëm dhe pikë referimi për të tjerët, ai ndihet krenar mbi këtë fakt. Nëse vëllai, daja, xhaxhai etj… kanë një pozitë të lartë shoqërore, na bën që edhe ne të ndihemi krenarë me këtë.

Edhe fëmijët e vegjël përpiqen të identifikohen me personalitetet më të famshëm dhe më të dëgjuar të familjes. Kjo tregon që njeriu përpiqet dhe dëshiron të identifikohet me fisnikët dhe njerëzit e sërës së lartë. Kushdo prej nesh që kontribon për mirë në shoqëri dhe në shërbim të saj, fëmijët e tij dhe e gjithë shoqëria do të identifikohen me të dhe do e kujtojnë gjithmonë.

Në një betejë tjetër, Profeti (a.s) i thoshte Sadit: ”Gjuaj o Sad, flijofsha babanë dhe nënën time për ty!”

Fjalë të tilla, Profeti (a.s) nuk i ka thënë për askënd tjetër perveç Sad ibn Ebi Vekkasit. Padyshim që diçka e tillë është nder dhe privilegj për Sadin. Profeti (a.s) e thoshte diçka të tillë duke u mbështetur në trimërinë, guximin, lidhjet shoqërore që kishte ndërtuar me nënën, vëllezërit, shokët etj… Ai ishte një model dhe yll, që ia vlen të ndiqet dhe të pasohet në këto vlera.

I pari që hodhi shigjetën në luftë për hir të Zotit

Sad ibn Ebi Vekkasi njihet dhe si muslimani i parë që hodhi shigjetën në drejtim të armikut në islam. Profeti (a.s) kishte dërguar një njësi ushtarake në një vend të quajtur Xhuhfe, pranë Mekes. Komandant i kësaj njësie ishte vetë Sad. Mes kësaj njësie dhe disa mekasve u zhvillua një betejë e vogël, gjatë së cilës Sadi lëshoi shigjetën e parë në drejtim të armiqve dhe kundërshtarëve të muslimanëve.

Një herë, Sad u sëmur dhe zuri shtratin. Profeti (a.s) dëgjoi që ai është sëmurë dhe vajti ta vizitojë. Pasi u ul, Profeti (a.s) vendosi dorën mbi fytyrën e tij, kraharorin dhe më pas barkun, ndërkohë që lutej për shërim.

Pas disa vitesh, Sad u tregon shokëve të tij dhe u thotë: ”Për Zotin u shërova në ato çaste dhe akoma vazhdoj ta ndjej freskinë e dorës së dërguarit të Zotit.”

Diçka e tillë ishte rezultat dhe pasojë e marrëdhënieve tepër të ngushta dhe miqësore mes Sad dhe të dërguarit të Zotit (a.s). Sad ishte një nga dhjetë të përgëzuarit me xhenet dhe daja i Profetit (a.s). Gjithashtu, Sad ishte një nga gjashtë personat të cilët i zgjodhi Umer ibn Hattabi për të zgjedhur Halifen musliman pas vdekjes së Umerit.

Sad ibn Ebi Vekkas ishte një personalitet i madh, komandant i shquar dhe personi i shtatë që pranoi islamin.

Sad ibn Ebi Vekkas dhe nëna e tij

Le të përmendim atë që ndodhi mes tij dhe nënës së tij, kur Sadi pranoi islamin. Kur nëna e tij jomuslimane dëgjoi që djali i saj kishte përqafuar fenë islame, filloi t’i bëjë presion që ta braktisë këtë fe të re, pasi ishte fe e rreme dhe e ndryshme nga feja e të parëve të tyre. Presionet me fjalë të nënës duket se nuk ndikuan tek Sadi për të ndryshuar fenë dhe për tu kthyer në fenë e të parëve. Duke e parë këtë, nëna e tij përdori një taktikë tjetër presioni. Ajo i tha Sadit: ”Nëse nuk do e braktisësh islamin dhe të kthehesh në fenë e parë, do të refuzoj çdo lloj ushqimi dhe pije derisa të vdes.”

Këtu filloi Sad të mendohej dhe pyeste veten: A duhet ta respektoj nënën dhe t’i bindem asaj, edhe pse kjo është në kundërshtim të hapur me Zotin dhe fenë e Tij? Çfarë duhet të bëj? Si të sillem?

Pasi u mendua mirë, i tha nënës:”O nënë! Unë të dua dhe të respektoj, por ajo që po më kërkon është e pamundur. Për Zotin! Nëse do të kishe njëqind shpirtra dhe të gjithë të dilnin njëri pas tjetrit, unë nuk do e braktisja këtë fe që kam zgjedhur.”

Ishte një përgjigje dhe reagim i ashpër nga ana e Sadit. Por çfarë ndodhi më pas? Si reagoi nëna e tij? A vazhdoi në grevë urie apo e ndërpreu atë?

Kur u bind dhe u sigurua se djali i saj nuk do e braktisë fenë e Muhamedit (a.s) sido që t’i bënte presion, ajo ndërroi mendje dhe doli nga greva e urisë.

Duke analizuar jetën shoqërore, edukative dhe familjare të Sad ibn Ebi Vekkasit, zbulojmë që ai përfaqësonte një shkollë edukative nga e cila përfitojmë dhe kemi dobi edhe në ditët e sotme.

Ai ishte njeri i zgjuar, i urtë dhe i mençur. Pikërisht për këtë e zgjodhi Umeri në këshillin që do të zgjidhte Halifen e ardhshëm.

Nëse do të studionim jetëshkrimin e tij në aspektin politik, do të zbulonim se ai ishte nga politikanët e shquar. Nëse do e studionim nga aspekti ushtarak, do të zbulonim se ai ishte ushtaraku trim dhe ekspert. Nëse do e studionim në aspektin shoqëror, edukativ dhe familjar, do të zbulojmë se ai ishte një edukator i mirë dhe model për t’u ndjekur në këtë aspekt.

Në atë që ndodhi mes Sadit dhe nënës së tij, përfitojmë mënyrën më të mirë në marrëdhëniet që duhet të ndërtojmë me prindërit tanë dhe me jomuslimanët në përgjithësi.

Sadi e respektonte dhe e donte shumë nënën e tij, dashuri e cila nuk njihte kufinj, por njëkohësisht ai refuzonte të shkelë urdhëresat e Zotit dhe fenë e Tij.

Një qëndrim të tillë për nënën jobesimtare mbajti dhe Esmaja. Kur erdhi nëna e saj ta vizitojë, ajo pyeti të dërguarin e Zotit nëse duhej ta presë, ta respektojë dhe nderojë apo jo. Në çdo pyetje, i dërguari i Zotit përgjigjej:”Po, po, po.”

Kështu ne duhet të bëjmë dallime mes vetë personit dhe ideologjisë e doktrinës të cilën ka përqafuar. Nëse unë komunikoj dhe hyj në marrëdhënie me një jomusliman, e bëj këtë në bazë të asaj që na bashkon si njerëz. Nëse ai tregohet agresiv ndaj meje, atëherë meriton një trajtim tjetër. Kështu, unë e respektoj jomuslimanin si njeri me shpirt. Ndërkohë që sjelljet dhe veprat e këqia të tij i dënoj, kurse të mirat i pranoj dhe i mirëpres.

Sad ibn Ebi Vekkas në marrëdhëniet me jomuslimanët

Ndërkohë që vizitonim disa banime antike, gjetëm dhe statuja të shumta dhe të ndryshme. Ajo që më shkoi ndërmend ishte se muslimanët e parë nuk i kishin prekur dhe shkatërruar por i kishin lënë ashtu siç ishin, duke e ruajtur trashëgiminë e të tjerëve.

Kur imam Ebu Hanife u pyet mbi një musliman që kishte vrarë derrin e një të krishteri dhe i kishte thyer enët e mbushura me raki, ai u përgjigj: ”Muslimani duhet t’ia dëmshpërblejë të krishterit edhe derrin e vrarë edhe rakinë e derdhur.”

Një pikë tjetër e rëndësishme mbi të cilën flasin dijetarët muslimanë është dhënia e sadakasë të krishterëve. Të gjithë e pranojnë diçka të tillë. Kurse përsa i përket zekatit, ai nuk mund t’i jepet veçse muslimanëve dhe kategorive të përmendura në Kuran. Vetë Aisheja, gruaja e Profetit a.s i ka dhënë sadaka një çifuti.

Gjatë vizitës së vendeve antike, u takuam dhe me një turist perëndimor të cilin e pyetëm mbi përshtypjet e tij në tokat muslimane. Ai u përgjigj se ishte i befasuar me atë që kishte parë. Ai i kishte gjetur muslimanët paqësorë dhe të dashur, panoramë e cila binte ndesh me atë që kishte dëgjuar dhe parë në media dhe në shtyp në Amerikë. Më pas unë e pyeta nëse ndjente njëfarë urrejtjeje dhe mllefi kundrejt muslimanëve dhe ai më tha: ”Më parë po, por tani që i pashë vetë me sy jo. Këtë ndjenjë mllefi dhe urrejtjeje kundër muslimanëve e kanë kultivuar mediat dhe shtypi i përditshëm.”

Mbi tetëdhjetë përqind të institucioneve mediatike në Amerikë, janë të interesuar dhe punojnë për deformimin e imazhit të muslimanit dhe islamit.

Një ditë, Profeti (a.s) kërkoi një njeri të ndershëm që t’i bëjë roje. Ai që erdhi ishte Sad ibn Ebi Vekkas dhe ai e mori përsipër një mision të tillë. Tregon trasmetuesi i hadithit: ”Sad qëndroi duke i bërë rojë të dërguarit të Zotit, i cili u shtri të flejë i qetë, ngaqë ndihej i sigurtë me rojen e tij Sad ibn Ebi Vekkas.

Paqja e Zotit qoftë mbi ju!

Autor: Xhasim Mutava

By: ardhmëriaonline.com

Formimi i burrave
Më parë kemi folur për ata që kapen fort pas prushit, dhe të tillët janë myslimanët që mbahen fort pas fesë së tyre në një kohë kur e keqja është përhapur, kur mëkatet janë bërë të zakonshme dhe kur ka shumë sprova dhe përçarje. Ata që kapen fort pas prushit janë ata që ecin në rrugën e shokëve të Profetit edhe pas një mijë e katërqind vjetësh ose më shumë nga koha e tyre. Shpërblimi i atyre që kapin fort pas prushit nuk është si shpërblimi i një shoku të vetëm të Profetit, por ata marrin shpërblimin e pesëdhjetë shokëve.

Në kontrast me këtë grup të mrekullueshëm të myslimanëve, ekziston një tjetër grup myslimanësh që vuan nga një problem, i cili në të vërtetë është serioz, dhe ky është problemi i zhgënjimit nga mundësia për të imituar brezin e shokëve të Profetit, ose për t’i marrë ata si një shembull praktik që mund të ndiqet. Disa mund të marrin shpërblimin si pesëdhjetë shokë, ndërsa të tjerë të zhgënjyer nuk dinë të imitojnë as një shok të vetëm të Profetit.

Dhe pse këta myslimanë besojnë se është e pamundur të veprojmë siç vepruan shokët, të mendojmë siç mendonin ata, ose të adhurojmë Allahun e Madhëruar. ashtu si ata e adhuronin?

Pse ekziston kjo ndjesi tek disa myslimanë?

Ka katër arsye që i kemi përmendur më parë, të cilat janë:

1 – Besimi se prania e Profetit të Allahut (a.s) është e domosdoshme për të arritur këtë nivel të lartë si tek shokët e tij. Ne përmendëm se prania e Profetit (a.s) ishte shumë e rëndësishme, por nuk është e domosdoshme për të zbatuar ligjet e fesë, përndryshe Allahu nuk do t’u kishte dhënë të njëjtat detyrime pasardhësve siç i dha shokëve.

2 – Nxjerrja e shokëve të Profetit jashtë rrethit të njerëzimit, dhe të flasësh për ta me një dozë tejet ekzagjerimi që e bën të pamundur aplikimin e shembullit të tyre.

3 – Besimi se të gjithë shokët e Profetit kanë shkëlqyer në të gjitha fushat njësoj, duke harruar se çdo shok kishte përparësi vetëm në një fushë, dhe në një fushë tjetër mund të kishte dikush tjetër që ishte më i mirë. Nuk mund të kesh shpenzime si ato të Ebu Bekrit, menaxhim si ai i Umerit, xhihad si i Halidit, dije si ajo e Aishes, jurisprudencë si e Abdullah ibn Abasit, modestinë e Othmanit, dhe drejtësinë e Aliut; është e pamundur. Njerëzit që shohin gjithë brezin si njësi të vetme, u vështirësohet të imitojnë të gjithë brezin; ata imitojnë vetëm atë që ndjejnë se aftësitë, kapacitetet dhe talentet e tyre përshtaten me fushën ku kanë përparësi.

4 – Disa dijetarë qëllimisht injorojnë gabimet e sahabëve, të cilat rrjedhin nga natyra e tyre njerëzore, dhe njerëzit në përgjithësi bëjnë gabime por kanë edhe sukses.

Dijetarët i kanë injoruar gabimet e sahabëve me qëllim të mirë, nga kujdesi për të lartësuar shokët e Profetit, por kjo mënyrë e edukimit çoi në besimin se shokët nuk gabojnë kurrë. Si rezultat, nëse një mysliman gabon sot, ai zhgënjehet duke menduar se nuk do të arrijë kurrë atë që arriti një shok i Profetit.

Këto janë katër arsye që kanë çuar në ndjesinë tek disa myslimanë, ose tek shumë myslimanë, se është shumë e vështirë të imitojnë shokët e Profetit.

Disa nuk kryejnë shumë vepra të mira; dhe nëse i përmend një shok të Profetit dhe veprimet e tij, ata justifikohen duke thënë se nuk janë shok i Profetit, nuk janë Abdullah ibn Amr apo Ebu Dherr. Të tjerët bëjnë mëkate; dhe nëse i përmend një shok të Profetit që mundi dëshirën dhe evitoi mëkatin, ata thonë: “Unë nuk jam shok i Profetit; ai ishte shok i Profetit, nuk jam unë Ebu Bekr, dhe as Umeri.”

E vërteta është se kjo është diçka serioze, që myslimanët të humbasin shembullin e tyre të mirë; është serioze kur myslimanët besojnë se këto shembuj janë teori, ose se t’i ndjekësh ato është një gjë imagjinare.

Fillimi yt dhe fillimi i shokut të Profetit

Këtu flasim për një arsye të pestë dhe shumë të rëndësishme që ka çuar në besimin e shumë myslimanëve se është e pamundur të imitojnë shokët e Profetit. Besoj se pas trajtimit të kësaj arsye, shumë prej nesh do të kenë shpresë se mund të arrijnë atë që arritën shokët e Profetit, inshallah.

Kjo arsye është se shumë myslimanë e marrin rrëfimin për shokun e Profetit nga gjysma e tij. Ata fillojnë të studiojnë jetën e shokut që nga momenti i Islamit të tij, duke injoruar plotësisht periudhën që shoku i Profetit ka jetuar para se të bëhej sahab. Ata harrojnë se si ishte ai para se të arrinte atë që arriti më vonë.

Nëse studiojmë jetën e shokut të Profetit si një njësi të tërë, duke e parë në periudhën e tij para Islamit, pastaj në Islam; duke lexuar për sjelljet e tij para udhëzimit të tij nga Allahu dhe sjelljet pas udhëzimit; duke njohur qëllimet dhe aspiratat e tij para se Allahu t’i jepte këtë fe, dhe duke i krahasuar ato me qëllimet dhe aspiratat pas se i bëri mysliman, nëse e bëjmë këtë, inshallah do të kuptojmë se arritja e asaj që arritën shokët e Profetit nuk është e pamundur, sepse shumë shokë filluan me fillime shumë më të vështira se fillimet tona.

Ti gjatë gjithë jetës tënde nuk ke adhuruar një idhull ose nuk ke adhuruar një pemë. Jo të gjithë myslimanët ishin të varur nga alkooli para udhëzimit të Allahut; shumë myslimanë nuk kaluan vite të tëra duke u torturuar dhe duke u vrarë.

Ti nuk je nga një fis që ka një armiqësi të gjatë dhe të fortë me fisin e Profetit (a.s), që të pengon të besosh.

Shumë prej nesh kanë fillime që janë në fakt më të mira se fillimet e shokëve të Profetit. Nëse shokët që filluan nga fillime kaq të vështira arritën këtë nivel, është e natyrshme që ai që fillon nga një nivel më i mirë mund të arrijë atë që ata arritën, me kusht që të ecë në të njëjtën rrugë.

Islami formon njeriun

Shumë thjesht, ajo që i ndryshoi shokët e Profetit (a.s) dhe i ngriti nga adhurues të gurëve në udhëheqës të njerëzve, nga njerëz të dobët në njerëz të nderuar dhe të shquar, nga një komunitet që nuk konsiderohej aspak, ku burrat dhe gratë nuk vlerësoheshin, në një komunitet që sundonte tokat dhe njerëzit dhe ndërtoi një qytetërim që historia nuk e ka parë kurrë më parë – kjo nuk ndodhi brenda tridhjetë, dyzet apo pesëdhjetë vitesh, por brenda disa viteve të pakta.

Ky është Islami, kjo është feja që i ndryshoi ata. Libri i Zotit tonë, Allahut të Lartësuar, dhe pasimi i Profetit (a.s) i ngriti ata me këtë fjalë të përjetshme: “La ilahe il lallah Muhamed resulullah”. Për këtë arsye Profeti  (a.s)në Mekkë u thoshte njerëzve shumë herë: “Thoni ‘La ilaha il -lallah dhe do të shpëtoni; thoni ‘La ilaha il-lallah’ dhe do të zotëroni arabët dhe të huajt.” Dhe Profeti (a.s) foli me të drejtë: kush thotë këtë fjalë me sinqeritet, zotëron arabët dhe të huajt.

Abdullah ibn Amr ibn el-As (r.a.) transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Nëse shtatë qiejt dhe shtatë toka do të vendoseshin në një peshore dhe ‘La ilaha il-lallah’ në tjetrën, do të mposhtej gjithçka me peshën e saj.”[1]

Kjo është një fjalë shumë e rëndë dhe e fuqishme. Kurani është një libër i mrekullueshëm, një libër i mrekullueshëm që nuk mbarojnë mrekullitë e tij dhe nuk shterrojnë të çuditshmet e tij “Thuaj: Nëse të gjithë njerëzit dhe xhindët do të bashkoheshin për të sjellë diçka të ngjashme me këtë Kur’an, nuk mund të sjellin diçka të ngjashme, edhe pse ndihmojnë njëri-tjetrin.”[2]

Mendoje veten duke mbajtur një libër që askush në tokë, pavarësisht njohurive, aftësive, arteve, dijes, tokave dhe kohërave të tyre, nuk mund ta imitojë. Ky libër është i mrekullueshëm dhe mrekullia e tij është e shumanshme: mrekulli gjuhësore, mrekulli stilistike, mrekulli shkencore, mrekulli historike, mrekulli ligjore, mrekulli parashikuese që të tregon çfarë ka ndodhur dhe çfarë do të ndodhë deri në Ditën e Gjykimit, sipas dijes së Allahut të Plotfuqishëm.

Ka shumë lloje të mrekullive, por mrekullia më e madhe e Kuranit dhe e Islamit është formimi i njeriut. Sa e ndryshëm është njeriu para dhe pas Islamit! Është sikur të vjen një njeri krejt i ri. Zhduket poshtërimi, zhduket negativiteti, zhduket egoizmi, zhduket ashpërsia, zhduket pamundësia e qëllimeve dhe mëkateve të vogla; shfaqet një karakter i ri, ai tashmë quhet njeri. Njeriu bëhet njeri pas Islamit; përpara Islamit, njeriu ishte i privuar nga gjëja më e rëndësishme që e dallon si njeri: arsyeja.

Zoti ynë, Allahu i Lartësuar, përshkruan ata që nuk besojnë, ata që nuk njohin fjalën e unitetit dhe nuk drejtojnë jetën e tyre për Allahun, duke thënë: “Ne kemi lënë për Xhehennem shumë nga xhindët dhe njerëzit; ata kanë zemra që nuk kuptojnë, sy që nuk shohin dhe veshë që nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, madje më të humbur; ata janë të pavetëdijshëm.”[3]

Çdo njeri që nuk njeh Allahun, nuk merret me ligjin e Tij, me fenë ose Islamin, nuk meriton titullin “njeri”, sado i bukur të jetë në pamje, sado e shtrenjtë të jetë rroba e tij, sado i pasur të jetë ose i fuqishëm, sado të lëvizë, hajë apo flasë si njeri, ka humbur bekimin më të madh të njeriut, arsyen që e bën njeri.

Para Islamit, njeriu është si i vdekur, edhe pse duket që ngrihet, ulet, ecën, lëviz, ha dhe pi, por është i vdekur: i vdekur nga zemra, i vdekur nga ndjenja, i vdekur nga emocioni, i vdekur nga arsyetimi, i vdekur nga qëllimi, i vdekur nga objektivi, ai është i ngurtë dhe i pavlerë.

Por pas përkushtimit ndaj Islamit, jeta futet në të, njeriu lind përsëri, rilind dhe bëhet njeri. Drita e Islamit ndriçon botën e tij; pas viteve dhe viteve të errësirës, Allahu e përshkruan këtë gjendje në Kuran:

“A është i njëjtë ai që ishte i vdekur dhe Ne e ringjallëm dhe i bëmë një dritë me të cilën ecën midis njerëzve, me ai që është në errësira të thella dhe nuk ka rrugëdalje prej tyre? Kështu u zbukurua për mohuesit ajo që bëjnë.”[4]

Si kalon njeriu nga jo-njerëzimi në njerëzi?

Është një mënyrë madhështore që Allahu i Lartësuar e ka zgjedhur për robërit e Tij, nëse duan të dalin nga errësirat e injorancës në dritën e Islamit.

Hapi i parë: Ai që dëshiron të hyjë në këtë fe, gjëja e parë që bën është të lahet, të marrë gusul. Nuk është fjala vetëm për pastrimin nga papastërtitë e jashtme të trupit, por larja ka një kuptim shumë të bukur: uji që bie mbi kokën e njeriut dhe mbulon gjithë trupin e pastron atë nga gjurmët e mosbesimit dhe të shthurjes. Ky është një fillim i ri. Duhet të hysh në këtë fillim të ri me zemër të pastër dhe trup të pastër.

Hapi i dytë: Pasi të pastrosh veten nga veset dhe trupin nga papastërtitë, të dukshmet dhe të padukshmet, vesh rroba të pastra. Edhe ky është një fillim i ri.

Hapi i tretë: Pastaj njeriu thotë me gjuhën, zemrën, gjymtyrët dhe çdo grimcë të qenies së tij: “Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhammedi (a.s) është i Dërguari i Allahut.” Kjo është një fjalë e rëndë. Me këtë ai bëhet mysliman, lind nga e para, ringjallet nga e para. Tani, pas kësaj fjale, ai bëhet njeri.

Hapi i katërt: Pas gjithë kësaj, duhet të takosh Atë të cilit ia dorëzove veten, Allahun, Zotin e botëve. Shumë thjesht, fal dy rekate dhe thuaj: “O Zot, jam kthyer tek Ti pas viteve të largimit; po afrohem tek Ti pas një kohe të gjatë largësie.”

Dhe do të lexosh Kuranin, mirësia më e madhe që e bën njeriun njeri. Pa Kuran nuk ka njerëzi. Për këtë arsye Allahu i Lartësuar e përmendi dhuntinë e Kuranit para krijimit të njeriut, duke thënë: “(Allahu) Mëshiruesi ia mësoi Kuranin”[5], pastaj tha: “e krijoi njeriun.”[6]

Pra, nuk ka njeri të vërtetë pa Kuranin.

A është ky formimi i njeriut në Islam? Ky është Islami.

Një pyetje që jua shtroj: A e kemi pranuar ne Islamin e vërtetë?

E di që të gjithë kemi emra myslimanë dhe të gjithë kemi lindur si myslimanë. Por a nuk dëshiron të fillosh një fillim si ai i shokut të Profetit: që u la, pastroi rrobat, tha: “Nuk ka zot tjetër përveç Allahut Muhammedi është i Dërguari i Allahut”, fali dy rekate dhe pastaj e dorëzoi veten plotësisht tek Allahu i Madhëruar?

Çfarë do të thotë Islam? Pse quhet “Islam”? Kujt i dorëzohet? A nuk është Islami që t’i dorëzohesh Allahut, Zotit të botëve?

Kuptimi i plotë i Islamit është që t’ia dorëzosh veten plotësisht Allahut: të mos mungosh aty ku Ai të ka urdhëruar dhe të mos gjendesh aty ku Ai të ka ndaluar; të qëndrosh brenda kufijve të Tij, të zbatosh urdhrat e Tij dhe të largohesh nga ndalesat e Tij. Ky është Islami.

Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: Vërtet udhëzimi i Allahut është udhëzimi i vërtetë dhe jemi urdhëruar t’i dorëzohemi Zotit të botëve.”[7] Dhe thotë: “Po, kush ia dorëzon veten Allahut dhe është bamirës, ai ka shpërblimin tek Zoti i tij dhe nuk do të kenë frikë e as nuk do të pikëllohen.”[8]

Myslimani që e pranon Islamin siç duhet, nuk polemizon me urdhrat e Allahut. Allahu thotë: “Jo, pasha Zotin tënd, ata nuk besojnë derisa të të marrin ty gjykatës për çështjet e tyre, pastaj të mos ndiejnë asnjë ngushtim në vetvete për atë që ke vendosur dhe t’i nënshtrohen plotësisht.”[9]

Kuptimi i Islamit është që ta marrësh atë në tërësi, nga të gjitha anët, jo të marrësh një pjesë dhe të lësh pjesë të tjera; të mos vendosësh asgjë përpara urdhrit të Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Nuk kemi zgjedhje për të përzgjedhur nga urdhrat e Allahut apo të të Dërguarit të Tij. “Allahu dhe i Dërguari i Tij, kur vendosin një çështje, besimtari dhe besimtarja nuk kanë zgjedhje në atë çështje. Kush i kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ka humbur në një humbje të qartë.”[10]

Sa për atë që ia dorëzon jetën dëshirave të tij, apo pozitës së tij, apo gruas dhe fëmijëve, apo pasurisë së tij, ai nuk është myslimani që dëshiron Allahu i Madhëruar. Shumë njerëz bëjnë mëkate dhe kur u kujton, justifikohen se janë të dobët ose se janë “të detyruar” nga të tjerët.

Është mirë të jesh i sinqertë me veten: ti je rob i atij që të urdhëron, jo rob i vërtetë i Allahut. Kujto Ditën e Gjykimit: çdo shpirt është peng i asaj që ka fituar dhe çdo njeri do të merret në llogari i vetëm. Edhe ai që urdhëron, edhe ai që i bindet do të gjykohen veçmas. Nuk do të kesh justifikim, o vëlla, nëse nuk i je dorëzuar Allahut me një Islam të vërtetë si ai i shokëve të Profetit.

Kjo është ajo që i ndryshoi shokët e Profetit. Fillimet e tyre ishin të vështira, madje shumë më të vështira se fillimet e shumicës prej nesh, por ata e kuptuan fenë ashtu siç duhet të kuptohet, dhe kështu u bënë ashtu siç i njohim.

Le të shohim disa shembuj nga shokët e Profetit: si ishin para Islamit dhe si u bënë pasi ia dorëzuan veten Allahut të Lartësuar.

Omer ibn Hatabi para dhe pas Islamit

Omer ibn Hatabi (r.a) ka qenë një nga personalitetet më të shkëlqyera në gjithë historinë e njerëzimit, një njeri tek i cili u mishëruan të gjitha kuptimet e përsosmërisë njerëzore. Dhe nuk është çudi për fjalën “përsosmëri”, sepse Profeti (a.s) ka thënë se shumë meshkuj kanë qenë të përkryer. Në një transmetim të Tirmidhit (hasen sahih) dhe në Musnedin e Imam Ahmed ibn Hanbelit, nga Ebu Musa el-Esh’ari, thuhet: “Shumë meshkuj kanë qenë të përkryer.” Kjo do të thotë se ai përmbushi virtytet që gjenden tek burrat: të gjitha virtytet që gjenden tek burrat: besimin, devotshmërinë, sinqeritetin, besueshmërinë, drejtësinë, fuqinë, përulësinë, asketizmin, inteligjencën, udhëheqjen..etj. Ai ishte një personalitet i plotë dhe i ekuilibruar, një personalitet i rrallë.

Nëse do të përdorim çdo mënyrë kërkimi dhe krahasimi, dhe të përpiqemi të gjejmë dikë të ngjashëm me të në një popull si Amerika, ose në tërë popujt e Europës, ose një popull si Kina, Japonia, ose Rusia – kë do të zgjedhësh – është e pamundur. Është e pamundur të gjesh një të dhjetën, një të njëqindën, apo një të njëmijtën pjesë të Omerit ibn Hatabit (r.a). Kërko në çdo popull rreth teje dhe nuk do ta gjesh. Kjo që po themi nuk është ekzagjerim; kjo është shumë më pak se realiteti i vërtetë.

Pra, Omer ibn Hatabi (r.a), nëse do të peshohej me tërë Umetin Islam – jo me Amerikën, Rusinë, apo Kinën – nëse do të peshohej vetëm me Umetin Islame, ai do të kishte peshë më të madhe. Nëse Profeti (a.s) dhe Ebu Bakri nuk do të ishin aty, nëse Omer Hatabi do të vendosej në një anë të peshores dhe i gjithë Umeti në tjetrën – duke përfshirë Othmanin, Aliun, Talhën, Zubejrinn, Hamzain, Halidin, Sa’din, dhe të gjithë sahabët, të gjithë muhaxhirët dhe ensarët, dhe ata që erdhën pas tyre si Buhariu, Muslimi, Ebu Hanifja, Maliku, Shafiu, Ahmedi, si dhe dijetarët e mjekësisë, inxhinierisë, astronomisë, kimisë, përfshirë luftëtarët, dijetarët, predikuesit, të drejtët dhe gjithë ummetin – Omeri (r.a) peshon më shumë se të gjithë këta. Ky nuk është thjesht mendimi im; kjo është fjala e Profetit (a.s) e transmetuar në shumë hadithe. Në musnesin e imam Ahmedit transemtohet në një hadith të gjatë nga Ebu Umame (r.a) se Profeti (a.s) ka thënë: “U soll Omeri dhe u vendos në një peshore, dhe u soll gjithë umeti im në tjetrën, dhe ata u vendosën, dhe Omeri peshoi më rëndë.”

Ne po flasim për një njeri legjendë, një personalitet jashtëzakonisht i rrallë. Por kush ishte Omeri ibn Hatabi para Islamit? Cili është historia e këtij personaliteti të rrallë në historinë e Tokës? Dhe si filloi ky kolos? A ishte fillimi i tij si i yti dhe i imi, apo më i vështirë?

Omer ibn Hatabi qëndroi më shumë se gjysmën e jetës së tij duke adhuruar idhujt, duke kryer detyrat fetare për Hubelin. Omeri lindi 13 vite pas Vitit të Elefantit, pra ishte 13 vite më i ri se Profeti (a.s). Ai ishte 27 vjeç kur filloi zbitja e shpalljes hyjnore, dhe u bë musliman pasi kaluan gjashtë vite nga zbritja e tij, kështu që sipas transmetimeve më të sakta ishte 33 vjeç kur pranoi Islamin, ndonëse disa transmetime thonë se ishte 26 vjeç. Ai vdiq në moshën 63 vjeç, kështu që kaloi 33 vite si jobesimtar dhe 30 vite si besimtar. Nga vitet e tij të mosbesimit, gjashtë vite jetoi në të njëjtin qytet me Profetin (a.s), në një qytet të vogël, në “Mekë”. Ai ishte i vendosur në mosbesimin e tij, duke mohuar Zotin, një të vetëm, duke u përkushtuar në adhurimin ndaj idhujve. Po, ky ishte Omeri para se të thoshte: “La ilahe il-lallah”: Nuk ka zot tjetër përveç Allahut.

Omeri nuk ishte një jobesimtar i zakonshëm; ai ishte një nga më të ashpërit ndër jobesimtarët. Ai torturonte një shërbëtore të fisit Beni Muemel, një degë e fisit të tij, Beni Adij. Ai e torturonte shërbëtoren nga mëngjesi deri në mbrëmje, dhe më pas e linte gjatë natës, jo nga mëshira, por thoshte: “Pasha Allahun, nuk po të lë përveçse jam lodhur duke të torturuar”

Kjo ishte logjika e Omerit që pranoi të bënte sexhde për një idhull, t’i kërkonte, lutej, të frikësohej dhe të varej prej tij. Por pas Islamit logjika e tij ndryshoi, ai njohu Allahun, të Cilin shumë prej njerëzve idhujtarë nuk e njihnin, dhe kjo ishte logjika që drejtoi një shtet të madh dhe të fuqishëm, që thyente forcën e Persëve dhe Romakëve dhe të zotëronte Lindjen dhe Perëndimin.

Çfarë ndryshoi në mendjen e Omerit? Ishte dëshmia “La ilahe il-lallah, Muhammedun Resulullah”, që formoi një njeri të ri.

Zemra e Omerit, ishte ajo që dikur pranoi të rrahë me shkop një grua të pafuqishme, për shkak se ajo besoi vetëm te Allahu, ai e urrejti atë për shkak të besimit të saj. Mirëpo e njëjta zemër, ajo e Omerit, pas pranimit të Islamit, u bë kaq e butë dhe e kujdesshme. Ai kishte frikë përtej normales për çdo musliman që jetonte në sipërfaqen e rruzullit tokësor, e njihte ose nuk e njihte atë. Ai i thoshte komandantëve të ushtrisë së tij: “Mos e fusni ushtrinë në zabel, sepse një njeri musliman është më i çmuar për mua se njëqind mijë dinarë.”

Ai i thoshte këto fjalë me sinqeritet. Omer ibn Hatabi, i kujdesshëm për këtë shtet të madh dhe të fuqishëm, ishte i njëjti njeri që dikur torturonte shërbëtoren që besoi te Profeti (a.s) dhe besoi vetëm te Allahu, vetëm pak vite para se të bëhej musliman.

Pra, pika jonë e nisjes pa dyshim është më e mirë se pika e nisjes së Omerit (r.a). Ne nuk i kemi adhuruar idhujt gjysmën e jetës tonë, dhe nuk kemi rrahus asnjë besimtar me shkok për shkak të besimit të tij.

Para Islamit, Omeri ishte aq i vendosur sa donte të ndalonte edhe motrën e tij nga Islami. Ju e dini historinë e pranimit të tij të Islamit. Pas Islamit, Omeri u bë aq i përkushtuar për të futur të gjithë njerëzit në këtë fe, saqë ishte i gatshëm të humbiste jetën, pasurinë, pozitën dhe gjithçka që kishte për këtë qëllim. Ai Omer që dikur donte të vriste Profetin (a.s) – madje shkoi për ta vrarë – është i njëjti që refuzoi të vriste Ebu Lu’lu, skllavin mexhus që jetonte në Medinë. Ebu Lu’lu kërcënoi se do ta vriste Omerin, por Omeri, si Princ i Besimtarëve që ishte, refuzoi ta vriste ose ta burgoste, pasi nuk kishte prova të forta kundër tij dhe nuk donte t’i bënte padrejtësi. Dhe cili ishte rezultari që Ebu Lu’lu e vrau Omerin. Kjo është një drejtësi e jashtëzakonshme, e pabesueshme për njerëzit, kjo është përsosmëria njerëzore që Profeti (a.s) përmendi në hadith.

Omeri, që dikur e urrente Profetin (a.s) aq shumë saqë asgjë nuk mund ta pengonte atë që ta vriste atë, edhe pse Profeti ishte nga Benu Hashimitë, një fis fisnik dhe i madh, dhe kjo mund të shkaktonte probleme të mëdha në Mekë, mirëpo ai ishte i vendosur për shkak të urrejtjes së tij të thellë. Pas Islamit, Omeri e donte Profetin (a.s) më shumë se pasurinë e tij, më shumë se fëmijët e tij, më shumë se të gjithë njerëzit, madje më shumë se vetveten e tij. Ky është transformimi i Omerit pas Islamit. Ky ishte Omeri para Islamit.

Dallimi midis Omerit para dhe pas Islamit erdhi nga një moment i vetëm i sinqeritetit, kur ai lexoi fillimin e Sures Taha – vetëm tetë ajetet e para – dhe pastaj pranoi të vërtetën, Islamin. Ai u pastrua, la rrobat e tij, dëshmoi fjalën e vërtetë, falë dy rekate namaz, dhe u bë kolos, legjendë, u bë “El-Faruk”,  ai që ndan të drejtën nga e gabuara.

Pra, kush e ka nisjen më të lehtë, ne apo Omeri?

Pa dyshim që fillimi ynë është më i lehtë. Ne nuk kemi tentuar të vrasim askënd, e jo më të provonim të vrisnim Profetin (a.s) Omeri lexoi vetëm tetë ajetet e para të Sures Taha, dhe pas kësaj u nis rrugëtimi tij. Ndërsa ne kemi të gjithë Librin përpara nesh, të gjithë kushtetutën e jetës. A është e mundur që të jemi si Omeri, një moment të vetëm të sinqeritetit që të ndryshojë tërë rrjedhën e jetës sonë?

Imagjino sikur Omer ibn Hatabi të kishte vdekur në moshën tridhjetë vjeç, pra para se të pranonte Islamin. Kush në këtë tokë do të kishte dëgjuar për të? Çfarë pavdekësie do të kishte arritur? Në çfarë lavdie do të kishte mbërritur? Dhe si do të ishte pozicioni i tij në Ditën e Gjykimit?

Shiko jetën e Omerit para Islamit dhe krahasoje me atë pas pranimit të Islamit, pas momentit të madh të sinqeritetit, pas fjalës “La ilahe il-lallah, Muhammedun Resulullah”, pas përuljes ndaj qëllimit të lartë, pas kuptimit të të vërtetës së robërisë ndaj Allahut, pas kuptimit të qëllimit të krijimit. Pas gjithë këtij ndryshimi, shiko Omerin, ai u bë i njohur në të gjithë botën, u bë frymëzim për këtë umet, dhe u bë i tmerrshëm për të gjithë armiqtë e Allahut, madje edhe kundra shejtanit. Ky ishte një transformim i jashtëzakonshëm që Omeri bëri kur vendosi që t’i bindet Allahut të Madhëruar.

Vendimi është në dorën tonë: ose të jetojmë në margjinën e jetës, pa qëllim dhe pa ambicie, ose të arrijmë nderin e kësaj bote dhe të Ahiretit, lavdinë e kësaj bote dhe të Ahiretit, dhe famën e kësaj bote dhe të Ahiretit. Në fund, vendimi është në dorën tonë.

Amr ibn el-Xhemuh, si ishte dhe në çfarë u shndërrua?

Kush kishte dëgjuar për Amr ibn el-Xhemuh para Islamit? Askush nuk e njihte në Gadishullin Arabik. Mendësia e tij ishte e thjeshtë, madje shumë e kufizuar, deri në atë pikë sa për shumë vite ai i bënte sexhde një idhulli prej druri që e kishte bërë vetë me duart e tij. Ai i ka bërë sexhde këtij druri për më shumë se gjashtëdhjetë vjet! Gjashtëdhjetë vjet, ndërkohë që kockat i ishin dobësuar dhe thinjat i kishin mbuluar kokën. Në vend që të shtohej në urtësi, siç thuhet zakonisht, ai ishte plak në moshë, por pa mendje të drejtë, i përulur para një idhulli prej druri.

Mund të kishte vdekur në çdo moment dhe jeta e tij do të përfundonte si një jetë e kotë, pa asnjë vlerë në peshoren e njerëzve, në peshoren e historisë dhe as në peshoren e Allahut. Por Allahu deshi ta udhëzojë, dhe ai përqafoi besimin pas të gjashtëdhjetave. Në jetën e tij ndodhi një ndryshim i madh ose më saktë mori një qasje tjetër madhështore. Natyrshmëria e tij u përmirësua, mendja e tij e errët u ndriçua dhe ambiciet e tij të kota u bënë të mëdha.

Si mendonte Amr ibn el-Xhemuh pas Islamit?

Ai ishte çalaman, prandaj ishte i justifikuar për të mos marrë pjesë në luftë. Megjithatë, kur muslimanët u përgatitën për betejën e Uhudit, ai këmbënguli të dilte me ta. Bijtë e tij u përpoqën ta ndalonin, por ai shkoi të ankohej te Profeti (a.s) Ai kishte një justifikim të qartë sipas Kuranit: “Nuk ka përgjegjësi për të verbrit, as për të çalët, as për të sëmurët”[11] Por ai i tha Profetit (a.s): “O i Dërguari i Allahut, bijtë e mi duan të më ndalojnë nga kjo mirësi, duke u justifikuar se jam i çalë. Por, pasha Allahun, unë shpresoj që me këtë çalim timin të shkel në Xhenet.”

Shikoni synimet e larta dhe ambiciet fisnike! Profeti (a.s) u tha bijve të tij: “Lëreni, ndoshta Allahu do t’i japë atij shehidllëkun.”

Kjo ishte dëshira e Amr ibn el-Xhemuh – të vdiste në rrugën e Allahut – dhe ishte edhe ajo që Profeti (a.s) i uroi atij. Amri ngriti duart drejt qiellit dhe tha: “O Allah, më jep shehidllëkun dhe mos më kthe te familja ime i zhgënjyer.”

Pra, qëllimi, dëshira dhe suksesi për të ishte të vdiste si dëshmor në rrugën e Allahut.

Çfarë ndryshimi ndodhi në mendjen, zemrën dhe gjymtyrët e Amr ibn el-Xhemuhut? Si ndodhi ky transformim i madh?

Ai kaloi më shumë se gjashtëdhjetë vite në mosbesim, ndërsa në Islam qëndroi vetëm tre apo katër vite, por  me besimin dhe gjykimin e tij të mprehtë ai arriti në këtë shkallë të lartë.

Islami e formoi Amr ibn el-Xhemuhun, duke e bërë një njeri të vërtetë, pasi ai njohu rrugën e Allahut. Ai filloi të jetonte një jetë madhështore, jetën e njeriut ashtu siç e dëshiron Allahu: “Unë do të vendos në tokë një mëkëmbës (khalife)”[12]

Pra, mëkëmbësi i Allahut në tokë nuk është ai që jeton në mosbesim, idhujtari, lojë, mëkate dhe kotësi, por ai që jeton një jetë serioze dhe me qëllim, jetën e vërtetë njerëzore.

Dhe kjo ishte ajo që arriti Amr ibn el-Xhemuh: ai vdiq si dëshmor në betejën e Uhudit. Çalimi nuk e pengoi të bënte atë që shumë njerëz të shëndoshë nuk arritën ta bëjnë.

Pra, kush e ka fillimin më të lehtë, ne apo Amr ibn el-Xhemuh?

Kush prej nesh ka kaluar gjashtëdhjetë vite në ide të gabuara dhe nuk mund t’i ndryshojë? Kush prej nesh ka bërë sexhde për një copë druri për gjashtëdhjetë vite? Kush prej nesh është çalon dhe megjithatë dëshiron të marrë pjesë në luftë, dhe të bie shehid?

Pa dyshim që fillimi ynë është më i lehtë. Por ne kemi nevojë për një moment sinqeriteti. Kemi nevojë ta pranojmë Islamin në kuptimin që dëshiron Allahu, jo sipas dëshirave dhe pasioneve tona. Të bëjmë siç Ibrahimi (a.s): “Kur Zoti i tij i tha: “Dorëzohu”, ai tha: “Jam dorëzuar Zotit të botëve”[13]

Dorëzim i plotë: e gjithë jeta jote për Allahun, Zotin e botëve. Ky është muslimani, dhe kjo është ajo që i ngriti sahabët në atë nivel.

Mus’ab ibn Umejri: midis djaloshit të përkëdhelur dhe të riut dëshmor

Para se të pranonte Islamin, Mus’ab ibn Umejri ishte një djalë i pasur dhe i përkëdhelur. Me gjuhën e sotme, ai ishte i llastuar. Nëna e tij ishte nga njerëzit e pasur dhe i siguronte të gjitha kënaqësitë e jetës nga Meka dhe jashtë saj. Ai ishte mësuar me luksin e importuar: rrobat nga Jemeni, parfumet nga Shami. Nuk kishte asnjë shqetësim në jetë përveç kërkimit të kënaqësive materiale. Nuk merrej me atë që ndodhte rreth tij në botë; nuk kishte interes për fenë, dijen, politikën apo luftën. Nuk merrej me problemet e njerëzve apo të popujve. Jetonte një jetë krejtësisht boshe.

Dhe ka shumë të rinj si ai: nuk kanë asnjë interes përveç veshjes së tyre, makinës, klubit ku janë anëtarë, telefonit, çfarë lloji është, çfarë zileje ka, a ka kamera, a ka ngjyra, ndërkohë që bota ndryshon rreth tyre dhe ata nuk e vërejnë. Janë të zënë ditë e natë me një këngë, një film, një ndeshje, një model flokësh, shoqëri, mbrëmje, cigare, revista… dhe mendojnë se janë të lumtur me këto gjëra.

Mus’ab ibn Umejri jetonte pikërisht këtë jetë, por ai iu dorëzua Allahut. Ai e pranoi Islamin me kuptimin e vërtetë që përmendëm. Dhe menjëherë ndodhi një transformim i jashtëzakonshëm në qenien dhe formimin e tij. Papritur, i riu i përkëdhelur dhe i shfrenuar u kthye në një të ri të fortë, të qëndrueshëm, kolos në besim: devotshmëri, asketizëm, dije, forcë, sakrificë dhe trimëri.

Ai u privua nga të gjitha kënaqësitë e kësaj bote dhe nga jeta që kishte më parë, por Mus’abi e shijoi kuptimin e lumturisë së vërtetë. Ai kuptoi se lumturia nuk është në veshje, ushqim apo parfum, por në ndjenjën se ke vlerë, qëllim dhe mision. Lumturia e vërtetë është të njohësh Allahun dhe të dish si ta adhurosh Atë. Lumturia e vërtetë është të luftosh në rrugën e Allahut, të emigrosh për hir të Tij dhe të sakrifikosh për Të.

Standartet e lumturisë ndryshuan plotësisht në jetën e Mus’abit. Ai emigroi një herë e pastaj përsëri në Abisini, pastaj shkoi në Medinë dhe ia mësoi njerëzve Islamin. Lumturia e tij më e madhe u bë të shihte një njeri që kalon nga errësira e mosbesimit në dritën e besimit, edhe nëse nuk e njihte fare atë njeri.

Ai nuk u mjaftua vetëm me emigrimin apo me mësimin e njerëzve në Medinë, as me faktin që u bë shkak i drejtpërdrejtë për pranimin e Islamit nga një qytet i tërë që u bë kryeqytet i Islamit. Ai nuk u mjaftua me këtë. Ai donte të shijonte çdo lloj lumturie në Islam: shijoi ëmbëlsinë e besimit, të vëllazërisë, të emigrimit, të thirrjes në fe, dhe dëshironte të shijonte edhe ëmbëlsinë e luftës në rrugën e Allahut.

Kjo është një ëmbëlsi që e njeh vetëm ai që e provon. Ajo ka vështirësi dhe sakrifica, por ka një kënaqësi që nuk krahasohet me asnjë kënaqësi të veshjes, ushqimit apo çdo kënaqësie tjetër të kësaj bote.

Mus’abi doli në rrugën e Allahut, mori pjesë në betejën e Bedrit dhe në betejën e Uhudit. Shikoni këtë të ri që dikur jetonte në margjinat e historisë para Islamit, shikojeni në Uhud duke mbajtur flamurin e muslimanëve. Ai luftoi me guxim, me sinqeritet dhe qëndrueshmëri të rrallë. Dora e tij e djathtë u pre, ai e mori flamurin me të majtën; edhe ajo iu pre, dhe ai ra në tokë, por e mbajti flamurin me krahët e tij, nuk lejoi që ai të binte.

Flamuri i Islamit nuk mund të binte përderisa Mus’abi ishte gjallë. Islami u bë çështja e tij, qëllimi dhe ambicia e tij. Deri në rrahjen e fundit të zemrës, ai ishte në rrugën e Allahut. Nga toka e Uhudit drejt e në Xhenet, ai ra dëshmor dhe shkoi drejt lumturisë së vërtetë.

Kjo botë me gjithë kënaqësitë e saj nuk vlen as sa një çast në Xhenet, e lëre më një jetë të përjetshme pa vdekje.

Çfarë mendoni për jetën e Mus’ab ibn Umejrit? A duam të jetojmë jetën e tij para Islamit – me luks, kënaqësi dhe boshllëk – apo jetën e tij pas Islamit, me thirrje, sakrificë dhe përkushtim në rrugën e Allahut?

Mus’abi është i njëjti person, por pas Islami ai ndryshoi. Libri dhe Suneti janë para nesh, dhe zgjedhja është në duart tona.

Fisi Gifar

Shembujt e mëparshëm ishin për individë që besimi ia preku zemrat dhe ndryshuan. Ndërsa kjo histori e çuditshme është historia e një fisi të tërë, të cilit besimi i preku zemrat e anëtarëve të tij dhe ndodhi një transformim i madh në jetën e tyre.

Ky fis ishte i njohur për vjedhje dhe grabitje në rrugë, një grup hajdutësh, ndër njerëzit më të largët nga rruga e udhëzimit dhe drejtësisë. Ai ishtë fisi Gifar, fisi nga i cili vjen sahabiu i nderuar Ebu Dherr el-Gifari (r.a). Ebu Dherri ishte nga të parët që pranuan Islamin dhe u kthye te fisi i tij për t’i thirrur në Islam: t’i ftonte të linin adhurimin e idhujve dhe të adhuronin një Zot të vetëm, dhe t’i ftonte të ndryshonin plotësisht mënyrën e jetesës së tyre.

Kjo nuk ishte e lehtë. Në vend që të grabisnin njerëzit, ai i ftonte që misioni i tyre të ishte të ruanin fenë, pasurinë dhe jetën e njerëzve. Në vend që t’u merrnin pasuritë, i ftonte që të japin zekat dhe sadaka. Në vend që të sundonin zemrat e njerëzve me forcë, padrejtësi dhe dhunë, i ftonte t’i fitojnë zemrat me butësi, thirrje, durim dhe dashuri. Këto kuptime nuk kishin kaluar kurrë më parë në mendjen e fisit Gifar.

Kjo ishte një detyrë shumë e vështirë dhe shumë e rrezikshme për jetën e Ebu Dherrit. Ai shkoi të ndryshojë rrugën e një fisi të tërë, një fis i mësuar me vjedhje dhe grabitje. Mendoni edhe për vetë fisin Gifar: si mundet një grup hajdutësh, të mësuar me të keqen gjatë gjithë jetës, të ndryshojnë krejtësisht dhe të kalojnë në një jetë të pastër, të bukur dhe të lumtur me lumturinë e Islamit, jo vetëm të kësaj bote?

Pa dyshim që fillimi i fisit Gifar ishte më i vështirë se i yni. Asnjëri prej nesh nuk ka një fillim kaq të vështirë si ata.

E mendoni si i thirri Ebu Dherri këta njerëz? Ai nuk u pengua nga historia e tyre. Zemrat janë në dorën e Allahut, i Cili i kthen kë të dojë. Dhe fisi Gifar, një fis i tërë pranoi Islamin. Hajdutët dhe grabitësit e rrugëve u bënë besimtarë dhe kaluan nga një gjendje në tjetrën: nga grabitës në sahabë!

Në një moment ishin grabitës, dhe në momentin tjetër u bënë nga brezi më i mirë i njerëzimit, si të kalosh nga toka në qiell, me një ndryshim që ndodh në një çast të vetëm, në një moment sinqeriteti.

Sa prej nesh kanë një fillim më të keq se fisi Gifar? Ndoshta shumë pak. Edhe nëse dikush ka kaluar jetën në vjedhje, mashtrim apo krim, ai mund të fillojë si fisi Gifar: mjafton të vendosë të pendohet, të ndiejë keqardhje për të kaluarën dhe të vendosë të mos kthehet më në mëkat. Kjo mjafton që faqja e tij të bëhet e pastër dhe e bardhë.

Shikoni edhe komentin e bukur të Profetit (a.s) për Islamin e fisit Gifar. Ai tha: “Gifarit Allahu ua ka falur.” E gjithë e kaluara u fshi. A duam jetën e Gifarit para Islamit apo pas Islamit?

Allahu është i drejtë dhe nuk i bën padrejtësi askujt, qoftë edhe sa një grimcë. Ai i dha njeriut mendje për të dalluar të mirën nga e keqja, të drejtën nga e gabuara; i shpalli një ligj të lehtë, të qartë dhe të bukur; dhe i dha një natyrë të pastër që pranon të mirën dhe urren të keqen. Pastaj i dha edhe mundësinë e zgjedhjes: “Dhe Ne ia treguam dy rrugët”[14] , rrugën e udhëzimit dhe rrugën e humbjes.

Çdo gjë është e qartë. Allahu thotë: “Kush dëshiron këtë botë të shpejtë…” – kënaqësinë e menjëhershme, dëshirën, edhe nëse është haram – “Ne i japim prej saj çfarë duam dhe kujt duam”[15]

Kush dëshiron këtë botë, do ta marrë atë. Por çfarë ndodh në botën tjetër? “Pastaj i caktojmë atij Xhehenemin, ku do të hyjë i qortuar dhe i përzënë”[16]

Ndërsa për palën tjetër: “Kush dëshiron Ahiretin…”– dëshira nuk mjafton, duhet përpjekje –

“dhe përpiqet për të siç duhet, duke qenë besimtar, atyre përpjekja do t’u pranohet”[17]

Allahu thotë gjithashtu: “Të gjithëve u japim – këtyre dhe atyre – nga dhuntitë e Zotit tënd”[18]

Pra, kush do këtë botë do ta marrë, dhe kush do Ahiretin do ta marrë, nëse përpiqet për të.

Ajo që ka rëndësi është zgjedhja jote. Sahabët, në një moment sinqeriteti, zgjodhën me vërtetësi dhe ecën në rrugën e qartë, dhe arritën.

Edhe për ne vlen e njëjta gjë: nëse vendos sinqerisht të arrish, do të arrish. Allahu nuk bën padrejtësi. Fjalët e Tij janë të vërteta:“E kush është më i vërtetë në fjalë se Allahu?”[19] “E kush është më i vërtetë në fjalim se Allahu?”[20]

Pra, nëse punon për Ahiretin, do ta arrish me lejen e Allahut. A dëshiron këtë botë apo Ahiretin? Ji i sinqertë me veten.

Përfundimi: Sahabët nuk u krijuan si sahabë. Ata jetuan para Islamit jetë shumë larg fesë: disa adhuronin gurë e pemë, disa vidhnin, disa shtypnin të tjerët, disa pinin alkool, disa varrosnin vajzat e tyre të gjalla, disa torturonin besimtarët. Pastaj iu paraqit rruga e së mirës dhe e së keqes qartë, dhe në një moment sinqeriteti zgjodhën të mirën, dhe u bënë sahabë.

Ndërsa të tjerë, që jetonin me ta në të njëjtin vend dhe kohë, panë Profetin (a.s), por zgjodhën rrugën e së keqes dhe mbetën idhujtarë, hipokritë apo armiq.

Njeriu është ai që zgjedh. Madhështia e njeriut nuk është në kohën ku jeton, as në pasuri, pushtet apo prejardhje, por në madhërimin e fesë, në dashurinë për Allahun dhe në vlerën që i jep ligjit të Tij në jetën e vet. Ky është njeriu në Islam.

Lusim Allahun që të na tregojë të vërtetën si të vërtetë dhe të na japë mundësinë ta ndjekim, dhe të na tregojë të pavërtetën si të pavërtetë dhe të na japë mundësinë ta shmangim, dhe të na bashkojë me profetët, të sinqertët, dëshmorët dhe të mirët. Ai është i Plotfuqishëm për këtë.

Autor: Ragib Serxhani

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Ahmedi.

[2] – Sure Isra: 88.

[3] – Sure A’raf: 179.

[4] – Sure En’am: 122.

[5] – Sure Rahman: 2.

[6] – Sure Rahman: 3.

[7] – Sure En’am: 71.

[8] – Sure Bekare: 112.

[9] – Sure Nisa: 65.

[10] – Sure Ahzab: 36.

[11] – Sure Fet’h: 17.

[12] – Sure Bekare: 30.

[13] – Sure Bekare: 131.

[14] – Sure Beled: 10.

[15] – Sure Isra: 18.

[16] – Sure Isra: 18.

[17] – Sure Isra: 19.

[18] – Sure Isra: 20.

[19] – Sure Nisa: 22.

[20] – Sure Nisa: 87.

Ti tek Allahu je i çmuar
Fikhu i ekuilibrit profetik në vlerësimin e njerëzve nuk merr parasysh ngjyrën dhe gjininë, as nuk mbështetet te prejardhja shoqërore apo bukuria; përparësia dhe epërsia përcaktohen vetëm mbi bazë të devotshmërisë ndaj Allahut dhe veprës së mirë, ashtu siç ka thënë Allahu i Lartësuar: “O njerëz! Ne ju krijuam prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise që të njiheni me njëri-tjetrin. Më i nderuari ndër ju tek Allahu është ai që është më i devotshmi. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm, i Mirënformuar.”[1]

Nga Xhabir ibn Abdullahu (r.a) transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (a.s) na mbajti një hutbe në mesin e ditëve të Teshrikut, gjatë Haxhit të Lamtumirës, dhe tha: O njerëz! Dijeni se Zoti juaj është Një dhe babai juaj është një. Nuk ka epërsi arabi mbi joarabin, as joarabi mbi arabin; as i ziu mbi të kuqin, as i kuqi mbi të zinë, përveçse me devotshmëri. Vërtet, më i nderuari ndër ju tek Allahu është më i devotshmi. A e përcolla mesazhin? Ata thanë: Po, o i Dërguari i Allahut. Ai tha: Ai që është prezent le t’ia përcjellë këto (fjalë) atij që mungon.”[2]

Në siren e profetit gjenden shumë qëndrime që e sqarojnë dhe e theksojnë se peshorja e drejtë për vlerësimin e njerëzve nuk është pamja dhe forma e jashtme, por devotshmëria dhe vepra e mirë. Prej tyre është qëndrimi i Profetit (a.s) me Zahir ibn Haramin (r.a). Ibn el-Ethiri, në librin “Esed el-Gâbe fî Ma‘rifet es-Sahâbe”, thotë: “Zahir ibn Haram el-Eshxha‘i mori pjesë në Bedër bashkë me Profetin (a.s) … ai ishte nga banorët e shkretëtirës dhe i sillte dhurata Profetit (a.s) nga shkretëtira; dhe po ashtu edhe Profeti (a.s) e shpërblente atë kur bëntë që të kthehej për në shtëpi. I Dërguari i Allahut (a.s) thoshte: Zahiri është shkretëtira jonë dhe ne jemi qyteti i tij. Profeti (a.s) e donte atë, megjithëse ishte një njeri me pamje jo të bukur.”

Nga Enesi (r.a) transmetohet se ka thënë: “Një burrë nga banorët e shkretëtirës, me emrin Zahir, i sillte Profetit (a.s) dhurata nga shkretëtira; dhe Profeti (a.s) e shpërblente kur ai nisej drejt saj. Profeti (a.s) e donte dhe e përkëdhelte, duke thënë: Zahiri është shkretëtira jonë dhe ne jemi qyteti i tij. Zahiri ishte një njeri me pamje të shëmtuar. Një ditë Profeti (a.s) e gjeti duke shitur mallin e tij dhe e përqafoi nga pas, ndërkohë që ai nuk e shihte. Zahiri tha: Kush është ky? Më lësho! Kur u kthye dhe e njohu se ishte Profeti (a.s), ai nuk rreshti së ngjeshuri shpinën e tij pas kraharorit të Profetit (a.s), për bereqet. Profeti (a.s) tha: Kush e blen këtë rob? Zahiri tha: O i Dërguari i Allahut, pasha Allahun, mua nuk më blen askush. Profeti (a.s) i tha: Por tek Allahu ti nuk je i pashitshëm; përkundrazi,  ti tek Allahu je i çmuar.”[3] Në një transmetim tjetër thuhet se Profeti (a.s) i tha: “Ti tek Allahu je fitimtar.” Ndërsa në “El-Isti‘âb” i Ibn Abd el-Berrit transmetohet se Profeti (a.s) i tha: “Ti tek Allahu je i fitimprurë.”

El-Kariu duke shpjeguar këtë ngjare thotë:

“Me pamje të shëmtuar”:  domethënë i shëmtuar në formë, por me sjellje të bukur; kjo do të thotë se kriter i devotshmërisë është bukuria e brendshme. Prandaj është transmetuar nga Profeti (a.s) se ka thënë: “Vërtet, Allahu nuk shikon pamjet tuaja dhe pasuritë tuaja, por shikon zemrat dhe veprat tuaja.”[4]

Kurse Et-Tibiju duke shpjeguar këtë ngjarje thotë:

“Zahiri është shkretëtira jonë dhe ne jemi qyteti i tij”:  do të thotë se ne përfitojmë prej tij ashtu siç përfiton njeriu nga shkretëtira e tij, ndërsa ne i sigurojmë atij çfarë i nevojitet nga qyteti.

“I shëmtuar”:  domethënë me fytyrë të shëmtuar.

“E përqafoi”:  do të thotë e mori në gjoks.

“Nuk rreshti”: domethënë nuk kurseu asgjë duke e ngjeshur shpinën pas kraharorit të Profetit (a.s) për bereqet.

Në “Sherh ez-Zerkani ‘ala el-Mauâhib el-Ledunijje” thuhet:

“Kush e blen këtë rob?” me këto fjalë Profeti (a.s) ka për qëllim që të tërheqë vëmendjen tek të tjerët për të treguar se sa Zahiri vlen tek Allahu i Madhëruar.

“Zahiri tha: O i Dërguari i Allahut, pasha Allahun, mua nuk më blen askush!”: që do të thotë se unë nuk vlej asgjë, për shkak të pamjes.

Profeti (a.s) i tha: “Ti tek Allahu je i çmuar”: domethënë me vlerë të lartë tek Ai, edhe nëse në dynja ti në mesin e njerëzve dukesh si një njeri i pavlerë për shkak të pamjes; sepse Allahu nuk shikon pamjet, por shikon zemrat dhe veprat.

Qëndrim i Profetit (a.s) me Zahir ibn Haramin (r.a), tregon se kriteri matës në peshoren e të Dërguarit të Allahut është se sa njeriu vlen tek Allahu dhe jo pamja e tij e jashtme. Po ashtu qëndrimi i Profetit (a.s) tregon moralin e lartë të Profetit (a.s) shoqërimin e tij me shokët, humorin që ai tregonte me shokët dhe përulësinë e tij ndaj tyre, ashtu siç e ka urdhëruar Zoti i tij: “Dhe bëhu i butë me besimtarët që të pasojnë ty!”[5]

Disa dijetarë, si Tirmidhiu, Begaviu, Bejhakiu…etj, e kanë titulluar këtë hadith dhe këtë qëndrim profetik—në lidhje me shakanë e tij me Zahirin—si shembull të etikës së lartë të Profetit (a.s).

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Huxhurat: 13.

[2] – Ahmedi. Hadithi është Sahih.

[3] – Tirmidhiu, Ahmedi dhe Ibn Hibani. Hadithi është Sahih.

[4] – Muslimi.

[5] – Sure Shuara: 215.

Zubejr ibn Avami dhe kultivimi i guximit tek fëmijët e tij
Një nga dhjetë të përgëzuarit me Xhenet që do të trajtojmë në këtë temë, është Abdullah ibn Zubejri. Babai i tij Zubejri ishte i përkushtuar në edukimin e fëmijëve me frymë islame dhe atë të trimërisë. Mbi këtë fakt, është dhe një histori gjatë një beteje mes muslimanëve dhe romakëve. Një ditë para betejës, Zubejri u kërkoi luftëtarëve muslimanë që t’i mbronin krahët pasi kishte vendosur të depërtojë në rreshtat e ushtrisë armike. Duke parë se askush nuk e mori përsipër një mision të tillë vetëflijues, Zubejri iu drejtua djalit të tij Abdullahit, që asokohe ishte vetëm dhjetë vjeç: ”Më mbro krahët nga pas o bir!”

Kështu u nis Zubejri mbi kalin e tij duke çarë rreshtat e ushtrisë romake dhe duke goditur sa djathtas dhe majtas me shpatën e tij. Nga pas i vinte djali i tij Abdullahu, që përpiqej t’i mbrojë krahët të atit. Ata vazhduan kështu derisa arritën në qoshen tjetër të ushtrisë. Me këtë, Zubejri përpiqej të kultivojë tek i biri trimërinë dhe guximin.

Gjatë këtij sulmi dhe kësaj aventure, Zubejri mori disa plagë në shpinë. Këtë e rrëfen vetë djali i tij Urve ibn Zubejri. Ai tregon:”Kur isha i vogël, vëreja gropa të vogla në shpinën e babait, me të cilat lozja me qejf.”

Është e habitshme dhe shokuese ajo që bëri Zubejri me të birin, për t’i kultivuar  të birit ndjenjën e trimërisë dhe guximit.

Fëmijët tanë sot jetojnë në krizë dhe janë në kulmin e nevojës për kultivimin e trimërisë dhe guximit.

Trimëria e Abdullah ibn Zubejrit

Historitë mbi trimërinë dhe guximin e Abdullah ibn Zubejrit janë të shumta. Një nga këto është dhe ajo që ndodhi mes tij dhe Umer ibn Hattabit.

Gjatë kohës që Umer ibn Hattabi ishte Halife, po lëvizte një ditë rrugëve të Medines. Ai kaloi në një rrugicë, ku ndodhej Abdullah ibn Zubejri i vogël me disa shokë të tij. Me të parë Umerin duke u afruar, shokët e tij ia mbathën me të katra, ndërkohë që Abdullahu nuk lëvizi fare nga vendi.

Umeri i vuri re dhe kur u afrua, i tha Abdullahut:”Po ti, përse nuk ia mbathe bashkë me shokët e tu?!”

Abdullahu i tha:”Nuk kam bërë asgjë që të kem frikë dhe rruga nuk është e ngushtë që të të bëj vend të kalosh.”

Me këto fjalë, ai i drejtohej Umer ibn Hattabit nga i cili frikësoheshin edhe burrat e rritur kur e takonin. Kjo ishte një trimëri dhe guxim të cilin e kishte trashëguar nga i ati i tij.

Këtu duhet të bëjmë dallim mes trimërisë dhe guximit të shoqëruar me turp dhe atij të pacipë dhe pa ndrojtje. Natyrisht ajo që synohet në islam, është guximi dhe trimëria e shoqëruar me ndjenjën e turpit.

Vetë Kurani famëlartë ka përmendur historinë e gruas së Azizit në Egjypt, e cila u përpoq ta joshë profetin Jusuf a.s. Diçka e tillë ishte një vepër e guximshme nga ana e saj, por ishte diçka negative pasi çonte në gjynah dhe degjenerim.

Guximin që synojmë është guximi që çon në vepra të mira, të drejta dhe drejt triumfit të kësaj feje.

Një shembull tjetër i guximit në çështje të drejta është shembulli i gruas së Faraonit. Ajo duronte ambjentin ku jetonte dhe kur iu dha rasti qëndroi e patundur përballë Faraonit, duke e shpallur hapurazi besimin e saj në të vetmin Zot.

Zubejr ibn Avami ishte një shkollë, prej ku djali i tij mësoi dhe u edukua me guximin dhe trimërinë në jetë.

Guximi dhe trimëria janë dy cilësi të ndërthurura me njëra-tjetrën dhe asnjëra nuk mund të bëjë pa tjetrën. Nuk mund të gjesh trimëri pa guxim dhe as guxim pa trimëri. E kundërta e guximit dhe trimërisë është frika dhe ngurimi.

Vallë a i edukojmë fëmijët tanë dhe a ua kultivojmë atyre guximin dhe trimërinë? A përpiqemi që bashkë me kukltivimin e guximit dhe trimërisë, të kultivojmë dhe ndjenjën e turpit dhe ndrotjes?

Kjo, me qëllim që trimëria dhe guximi të mos keqpërdoren por të kanalizohen vetëm drejt vlerave njerëzore dhe pozitive.

Zubejr ibn Avami u ekspozua ndaj shumë sprovave dhe vuajtjeve. Që në ditët e para kur pranoi islamin, ai u keqtrajtua barbarisht nga xhaxhai i tij, për ta detyruar të kthehej sërish në fenë e të parëve. Xhaxhai i tij e mbështillte me rrogoz dhe këtij të fundit i vinte flakën, me qëllim që tymi t’i bllokojë frymëmarrjen dhe të detyrohej ta braktisë islamin. Megjithatë, ai vazhdonte i patundur në besimin që kishte zgjedhur me vullnetin dhe dëshirën e tij.

E tillë ishte fëmijëria e Zubejr ibn Avamit, plot dhimbje dhe vuajtje, të cilat nuk e thyen dhe nuk ia dobësuan guximin dhe qëndresën në rrugë të drejtë. Padyshim që një njeri dhe prind që ka qëndrime të tilla të guximshme, do i edukojë fëmijët e tij me frymën e guximit dhe të trimërisë.

Sa herë që përmendim Zubejr ibn Avamin, na shkon mendja tek guximi, forca dhe trimëria.

Guximi nuk është në kontradiktë me turpin

I Dërguari i Zotit në shumë hadithe rrëfen dhe tregon që guximi dhe trimëria nuk janë në kontradiktë me moralin e turpit.

Vetë Aishja e konfirmon një fakt të tillë, ku thotë:”Sa gra të mira janë gratë e Medines. Turpi nuk i pengoi që të pyesin dhe përftojnë dijet e duhura në fikh.”

Edhe pse gratë e Medines dalloheshin dhe njiheshin si të turpshme, kjo nuk i pengoi që të përftojnë dijet e duhura. Nga vetë natyra e saj, gruaja e ka të vështirë të pyesë në disa çështje. Pyetjet rreth disa çështjeve delikate, shpesh herë konsiderohen si dritë e kuqe që nuk duhet kaluar dhe janë këto pyetje burim i shumë dyshimeve rreth kësaj gruaje.

Kështu, guximi i duhur dhe i kërkuar është ai që bëhet në vendin dhe kohën e duhur.

Një herë ndodhesha në Itali i ftuar nga komuniteti musliman atje. Unë u takova me drejtorët e shkollave dhe disa mësues, të cilët më përmendën problemet më kryesore me të cilat përballohesin atje. A e dini cili ishte problemi më i madh nga i cili vuanin..?

Ata pohonin me frikë se vajzat e tyre ishin shumë të guximshme, gjë të cilën e kishin mësuar në perëndim, i cili nuk e njeh ndjenjën e turpit.

Në shumë vende europiane, muslimanët ballafaqohen me një problem kritik, ku fëmijët e tyre detyrohen të studiojnë në shkolla ku vajzat nuk janë të ndara nga djemtë. Vajzat e reja dhe të vogla, duke kontaktuar dhe u takuar me djem, që në këtë moshë të vogël fillon t’i hiqet ndjenja e turpit.

Nëse një grua është e guximshme dhe e paturpshme njëkohësisht, diçka e tillë do të ishte shkatërruese për të. Diçka të tillë e përforcon Aishja kur tha për gratë e Medines:”Sa gra të mira janë gratë e Medines. Turpi nuk i pengoi që të pyesin dhe përftojnë dijet e duhura në fikh.”

Në një hadith, Profeti a.s tërheq vëmendjen tonë mbi çështjen e guximit dhe trimërisë. Thotë Profeti a.s:”Besimtari i fortë, është më i mirë dhe më i dashur tek Allahu se besimtari i dobët. Megjithatë, e mira gjendet tek të dy.”

Që të dy janë të mirë, por i guximshmi është më i dashur tek Zoti i madhëruar.

Profeti a.s  kultivon tek fëmijët guximin

Zubejr ibn Avami e kishte të trashëguar guximin dhe trimërinë nga vetë i dërguari i Zotit. Ishte ai që i nxiste dhe përpiqej të kultivojë guximin dhe trimërinë tek muslimanët në përgjithësi dhe tek të rinjtë dhe fëmijët në veçanti.

Një herë, Profeti a.s kaloi pranë një grupi  djelmoshash të rinj të cilët po gjuanin me shigjeta. Profeti a.s u tha duke i nxitur:”Qëlloni me shigjetë o bijtë e Ismailit, pasi vetë babai jua ka qenë shigjetar!”

Duket qartë stimulimi dhe kultivimi i guximit, trimërisë dhe forcës.

Jeta e Zubejr ibn Avamit, i ngjan shumë jetës dhe vuajtjeve të një figure tjetër nga të përgëzuarit me Xhenet dhe ai është Talha ibn Ubejdullah. Për këtë, vetë Profeti a.s i përgëzoi të dy njëkohësisht me xhenet, duke thënë:”Ata do të jenë dy komshinjtë e mi në Xhenet.”

Padyshim që të jesh komshi i Profetit a.s në Xhenet, është një nder dhe priviligj i madh për Zubejrin dhe Talhan. Një nga lutjet tona gjatë namazit është:”O Zot! Ne të lutemi që të na nderosh me shoqërinë e të dërguarit Tënd në xhenet!”

Dijetari i nderuar musliman Ali Tantavi, përmend shumë ndodhi reale në librat e tij mbi temën rreth të cilës po flasim.

Në një nga librat e tij, ai tregon se gjithmonë është përpjekur që të kultivojë guximin tek fëmijët dhe nipërit e tij. Ai kishte një nip të vogël në moshë, megjithatë e nxirrte të falej si imam. Kjo, për të kultivuar tek ai guximin dhe iniciativën.

Tregon mbesa e tij Abide El-Muadham:”Gjatë sezonit të shkollës, hasja shumë vështirësi në kryerjen e namazit të drekës dhe ikindisë, të cilat më duhej t’i falja në shkollë. Gjatë kryerjes së namazit, unë bëhesha objekt i talljeve dhe përbuzjeve të shoqeve. Kjo gjendje u përkeqësua shumë, saqë një ditë u ankova tek gjyshi. Atë e pyeta nëse më lejohej që namazin e drekës ta vonoj dhe ta fal bashkë me atë të iqindisë për shkak të talljeve dhe përbuzjes. Ai më mori me të butë, dialogoi me mua dhe më bindi që të vazhdoj ta fal namazin në kohë, ndërkohë që më këshilloi si t’u përgjigjem shoqeve që më tallin.”

Një edukatë dhe guxim i tillë, është një shtrirje e guximit të Zubejr ibn Avamit. Ai mori pjesë në shumë beteja me Profetin a.s dhe pa Profetin a.s. Një pjesëmarrje e tillë në gjithë këto beteja, e kishte frymëzimin tek guximi dhe trimëria e tij e rrallë. Me të drejtë, ai konsiderohet si një nga heronjtë dhe kreshnikët e muslimanëve dhe të brezit të sahabëve.

Ai është një nga gjashtë personat që zgjodhi Umer ibn Hattabi për të zgjedhur Halifen pasues pas Umerit.

Një ditë, Zubejri bleu një shtëpi me vlerë gjashtëqind mijë derhemë, të cilën e shiti pa kaluar shumë kohë nga blerja. Shokët e tij e pyetën:”Përse e bleve dhe e shite? Çfarë do të bësh me gjithë ato para?”

Ai u tha:”Unë e bleva dhe e shita përsëri, me qëllim që paratë t’i shpenzoj në rrugë të Zotit.”

Gjatë betejës, ai shënonte heroizma dhe trimëri të rrallë.

Në luftën e Uhudit, Zubejri qëndronte në krahun e djathtë të Profetit a.s, ndërkohë që në të majtën e Profetit a.s qëndronte Mikdad ibn Amr. Profeti a.s i mbështetej forcës dhe fuqisë së Zubejrit në këtë betejë.

Një herë, kur Xhibrili a.s i erdhi Profetit a.s, iu shfaq me pamjen dhe fizionominë e Zubejr ibn Avamit.

Ai ua mësonte artin e kalërimit fëmijëve të tij, duke i marrë me vete mbi kalë derisa mësoheshin. Kalërimi dhe qëndrimi me kalin, i jep kalëruesit forcë, guxim dhe trimëri. Të gjitha këto, e bëjnë të riun të fitojë eksperiencë me vuajtjet dhe vështirësitë e jetës dhe e bëjnë të patundur përballë armiqve. Të gjitha këto cilësi, i riu i përfton duke kalëruar.

Veç kalërimit, Zubejri u mësonte fëmijëve dhe gjuajtjen me heshtë dhe shigjetë dhe dyluftimin me shpatë. Rreth lidhjes së tij me artin e luftës, thuhet që fjala e parë që kishte shqiptuar si fëmijë Zubejri, ishte fjala shpatë.

Me një edukatë dhe kultivim të këtyre vlerave dhe moraleve, ai zbatonte porosinë profetike, ku i dërguari i Zotit thotë:”U mësoni fëmijëve tuaj hedhjen e shigjetës, notin dhe kalërimin.”

Me tre sportet e mësipërme, krahaso çdo lloj sporti dhe arti me anë të të cilit zhvillohet dhe stimulohet trimëria, guximi dhe forca.

Paqja e Zotit qoftë mbi ju!

Autor: Xhasim Mutaua

Përktheu: Elmaz Fida

Ardhmëriaonline.com

Sprovat me të cilët sahabët u përballën pas vdekjes së Profetit Muhamed (a.s)
Nuk besoj se ka pasur ndonjë njeri në histori – që nga zbritja e Ademit në tokë e deri në Ditën e Kiametit – që ka fituar, apo do të fitojë, dashuri, vlerësim dhe nderim siç ka fituar i Dërguari ynë fisnik, Muhamedi (a.s). Mjafton të ndalemi për një çast dhe të mendojmë rreth një fjale të thjeshtë, të cilën e dëgjojmë shpesh dhe jemi mësuar ta përmendim, por që ndoshta nuk i kemi kushtuar rëndësinë që meriton:  tek fjala “I Dërguar”.

I Dërguar prej kujt? Ai është i Dërguar i Allahut: Atij që krijoi qiejt dhe tokën dhe gjithçka që gjendet mes tyre; Atij që krijoi diellin, hënën, yjet dhe planetët; që krijoi malet, detet dhe lumenjtë; që krijoi njerëzit, xhinët dhe engjëjt. Ai është i Dërguar i të Plotfuqishmit që askush nuk mund ta mposhtë, i të Urtit me urtësinë e pakufishme, i të Gjallit të Përhershëm që nuk e zë as kotja dhe as gjumi, i Mëshiruesit ndaj krijesave të Tij, i Bujarit, i Butit dhe i Dhuruesit të pafund të mirësive.

Allahu u dërgoi krijesave të Tij një të Dërguar për t’ua transmetuar atyre mesazhin hyjnor. Ai e dërgoi këtë të Dërguar te njerëzit – që në natyrën e tyre janë të kufizuar dhe të nevojshëm për udhëzim – dhe e zgjodhi atë nga mesi i tyre. Ky është një nderim i madh dhe një shenjë e qartë e mëshirës së Tij.

Nëse njerëzit janë nderuar me faktin që Allahu u dërgoi atyre një të Dërguar, atëherë ç’mund të thuhet për atë që Allahu e zgjodhi nga miliarda e miliarda krijesa, për ta dërguar me mesazhin e Tij te njerëzit?

I Dërguari i Allahut, Muhamedi (a.s) u brymos nën vëzhgimin dhe kujdesin e Zotit. Ai e krijoi, e edukoi, e mësoi, ia përmirësoi sjelljen, ia përsosi karakterin, ia forcoi argumentin, ia pastroi zemrën, ia zbukuroi pamjen, ia mbushi zemrën me dashuri për njerëzit dhe i bëri njerëzit ta duan atë. Nuk e shihte askush, veçse e donte; nuk dëgjonte për të askush, veçse e donte; nuk lexonte për të askush, veçse e donte. I Dërguari i Allahut (a.s) ishte më i miri i njerëzve, më i miri i thirrësve, prijësi i të gjithë të dërguarve, vula e të gjithë profetëve.

Ky është i Dërguari i Allahut (a.s), mijëra faqe librash dhe as dekada të tëra nuk do të mjaftojnë për ta përshkruar atë plotësisht. Allahu i mblodhi tek ai të gjitha virtytet e larta njerëzore. Dhe sa herë që ndalesh tek ndonjë aspekt i jetës së tij, mbetesh i mahnitur: Si ka mundësi të jetë dikush kaq i pastër, kaq i përsosur?

Dhe nuk mund të thuash veçse: Qoftë i lavdëruar Allahu! Ai që e krijoi dhe e formësoi aq bukur, që e edukoi dhe e mësoi aq përsosmërisht.

Edhe pse ishte në pozitën më të lartë dhe me statusin më të madh, i Dërguari i Allahut (a.s) jetonte mes shokëve të tij, ishte i afërt me ta, i udhëzonte dhe i mësonte. Duronte dhimbjen bashkë me ta, ndante urinë me ta, madje edhe më shumë se ata. Lodhej ashtu sikuse lodheshin edhe ata, emigroi si ata, luftoi si ata, gërmoi hendekun sikur edhe ata. Hante nga ajo që hanin njerëzit, pinte nga ajo që pinin, ulej aty ku uleshin të tjerët. Sa më shumë e lëndonin, aq më shumë duronte. Sa më shumë që injorantët e fyenin, aq më shumë shfaqte butësi.

Sa herë që i duhej të zgjidhte midis dy çështjeve do të zgjidhte më të lehtën, përderisa ajo nuk ishte mëkat. E nëse ishte mëkat, ishte njeriu më larg prej saj. Kurrë nuk u hakmor për veten, përveçse kur shkeleshin  kufijtë e Allahut.

Profeti Muhamed (a.s) ishte njeriu më bujar ndër njerëz, më i guximshmi dhe më i ndershmi. Ai nuk lejonte që njerëzit të ngriheshin në këmbë për të. Vizitonte të varfrit, rrinte me të varfërit dhe një shërbëtore e thjeshtë mund ta merrte për dore dhe ta shëtiste nëpër rrugët e Medinës, ku të dëshironte. Ai arnonte sandalet e tij, qepte rrobat e tij dhe milte dhentë. Përveç kësaj, ai ishte në lidhje të drejtpërdrejtë me qiellin, me Zotin e botëve; i vinte shpallja mëngjes e mbrëmje, për t’u treguar njerëzve atë që Zoti i tyre kërkonte prej tyre. Ai ua drejtonte rrugën, u përmirësonte metodat, u shpjegonte atë që nuk kuptonin dhe u sqaronte atë që nuk dinin. Sahabët ishin mësuar me praninë e tij — ai nuk i braktiste kurrë. E shihnin në çdo namaz, në çdo takim dhe në çdo tubim. Merrte pjesë në varrime, vizitonte të sëmurët dhe lutej për ta. I vizitonte sahabët në shtëpitë e tyre dhe ata e vizitonin në shtëpinë e tij. Sahabët e donin me një dashuri që nuk ia kishin dhënë kurrë askujt tjetër. E vendosnin mbi dashurinë për fëmijët dhe prindërit, për bashkëshorten dhe farefisin, për pasurinë dhe shtëpitë, madje edhe mbi dashurinë për vetveten — saqë një sahabi do të dëshironte të vdiste, vetëm që Pejgamberi i Allahut të mos lëndohej as nga një gjemb në këmbë.

Sahabiu nuk mund të duronte dot ndarjen prej tij. Kur kthehej në shtëpi, nxitonte të kthehej sërish në xhami vetëm që ta shihte të Dërguarin e Allahut. Disa prej tyre edhe kanë qarë, nga frika se në Ditën e Kiametit nuk do të jenë me të në Xhenet për shkak të lartësisë së gradës së tij. Derisa ai i përgëzoi se: “Njeriu do të jetë me atë që e do.” Sahabët jetuan një lumturi të paimagjinueshme – një lumturi që nuk është njohur dhe nuk do të njihet më kurrë në histori – lumturinë e shoqërimit me të, ta shihnin atë, ta dëgjonin dhe t’i bindeshin atij. Ata jetuan kështu për një periudhë kohe, derisa Allahu dha leje që i dashuri të largohej nga kjo botë drejt botës së përjetshme, në kopshtet e begatisë, drejt Shoqëruesit të Lartësuar, drejt pushimit pa lodhje, pa mundim dhe pa sëmundje. I Dërguari i Allahut ishte njeri, dhe njerëzit vdesin: Allahu I Madhëruar thotë: “Ti je i vdekshëm, edhe ata janë të vdekshëm”[1]

Sprova e vdekjes së Profetit:

Edhe pse sahabët ishin të bindur për këtë (se ai ishte njeri dhe do të vdiste), ata nuk e kishin imagjinuar kurrë se kjo vdekje do të ndodhte me të vërtetë. Ishte një sprovë e madhe, një fatkeqësi e rëndë, një bela e qartë. Sahabët – Allahu qoftë i kënaqur me ta – nuk e besonin dot se i Dërguari i Allahut (a.s) kishte vdekur vërtet…

Po si të jetohet pa të? Pas kujt do të falen? Kujt do t’ia dëgjojnë këshillat? Kush do t’i mësojë? Kush do t’i edukojë? Kush do t’u buzëqeshë në fytyrë? Kush do të sillet me butësi ndaj tyre? Kush do t’i marrë për dore?

Një katastrofë! Çfarë katastrofe! Medina u mbulua nga errësira. Trishtimi, pikëllimi dhe mërzia përfshinë gjithçka në të – gjithçka! Jo vetëm sahabët, por edhe hurmat e Medinës, shtëpitë e saj, rrugët dhe kafshët.

Nëse një trung hurme kishte ndjerë mall për të Dërguarin e Allahut (a.s) kur ai e la për të ligjëruar nga minberi, dhe sahabët dëgjuan rënkimin e trungut, i cili nuk pushoi derisa Profeti (a.s) e përqafoi dhe e përkëdheli me dorën e tij, atëherë si mund të durohet ndarja pa kthim deri në Ditën e Gjykimit?

Çfarë të bëjnë? A do ta pranojnë dot zemrat e tyre të hedhin dheun mbi të Dërguarin e Allahut?

Zemrat e sahabëve u copëtuan, shpirtrat e tyre u këputën, ndjenjat e tyre u thyen. Enesi ibn Maliku (r.a) ka thënë: “Nuk kam parë kurrë një ditë më të bukur e më të ndritshme se dita kur i Dërguari i Allahut hyri tek ne, dhe nuk kam parë kurrë një ditë më të shëmtuar e më të errët se dita kur vdiq i Dërguari i Allahut.”

Kjo fatkeqësi i kishte tronditur edhe mendjet e burrave më të fortë, i kishte hutuar të urtët e të mençurit. Të gjithë u çorientuan, aq sa Omeri ibn Hatabi – dhe kush është më i urtë, më i matur dhe më i ndriçuar se Omeri? – u ngrit dhe nga tronditja e humbi vetëdijen, duke thënë:“Disa burra nga hipokritët pretendojnë se i Dërguari i Allahut (a.s) ka vdekur. Por i Dërguari i Allahut (a.s) nuk ka vdekur! Ai ka shkuar tek Zoti i tij, ashtu siç shkoi Musai, biri i Imranit, nga populli i tij për dyzet net, dhe pastaj u kthye, pasi ishte përfolur se kishte vdekur. Pasha Allahun, i Dërguari i Allahut (a.s) do të kthehet, dhe do unë kam për t’ia prerë duart dhe këmbët atyre që thonë se ai ka vdekur!” Kjo ishte gjendja e Omerit, po si mund të ishte gjendja e sahabëve të tjerë?

Ebu Sufjan ibn Harithi, kushëriri i Pejgamberit (a.s), ka thënë:

Na goditi një dhimbje e rëndë si gur,

Atë mbrëmje kur u tha: “I Dërguari s’është më në udhë.”

U drodh toka nën këmbët tona gjithkund,

Si të donte të na shembte nga çdo anë përfund.

E humbëm shpalljen që zbriste çdo ditë,

Që Xhibrili e sillte me dritë të pashuar.

Dhe kjo ishte dhimbja më e thellë për çdo shpirt,

Që prej syve si lumë lotët kanë shkuar.

Ai ishte Profeti që na hiqte çdo dyshim,

Me fjalën hyjnore, me shpallje dhe urtësi.

Na udhëzonte drejt, pa ndjerë ne ndonjë devijim,

Se ishte mes nesh, me dritë e me drejtësi.

O Fatime, nëse qan, kjo është krejt e lehtë,

E nëse duron, kjo është rruga më e drejtë.

Se varri i babait tënd, më i larti ndër varre,

Aty prehet i Dërguari – udhëheqësi i mbarë njerëzisë.

Enes ibn Maliku (r.a) ka thënë: “Kur ndërroi jetë i Dërguari i Allahut (a.s), Medina u errësua aq shumë saqë disa prej nesh nuk mund të shihnin njëri-tjetrin. Njëri prej nesh shtrinte dorën dhe nuk e shihte atë. Dhe ende pa mbaruar varrimin e tij, ne filluam të mos e njihnim më zemrën tonë (nga pikëllimi).”

Qëndrimi i Ebu Bekrit ndaj vdekjes së Profetit (a.s):

Ndërkohë që njerëzit ishin në këtë gjendje tronditjeje, erdhi Ebu Bekri (r.a) nga Senhu (një vend jashtë Medinës) pasi atje i kishte arritur lajmi. Nëse dikush do të mendonte se ndonjë sahab do të vdiste nga hidhërimi, pikëllimi dhe dhimbja për ndarjen nga i Dërguari i Allahut (a.s), pa dyshim të gjithë do të thonim se ai do të ishte Ebu Bekri – njeriu më i dashur për Profetin dhe më afër zemrës së tij. Dikush mund të mendonte se ai do të reagonte më fort edhe se Omeri, por, Subhanallah, ai ishte Ebu Bekri – Allahu qoftë i kënaqur me të.

Ebu Bekri erdhi me kalë nga shtëpia e tij në Senh dhe zbriti te xhamia e të Dërguarit. Nuk foli me askënd. Hyri në xhami, pastaj nga aty në dhomën e Aishes, ku kishte ndërruar jetë i Dërguari i Allahut (a.s) mbi prehërin e saj. U drejtua nga i Dërguari, i cili ishte mbuluar me një pëlhurë. Ia zbuloi fytyrën, iu afrua, e puthi dhe qau. Lotët e nxehtë dhe të rëndë rrëshqitën mbi faqet e Siddikut – për shokun e jetës, për zemrën e tij, për gëzimin e syve të tij.

Pastaj Ebu Bekri, me një zemër që po çahej nga dhimbja, tha: “Qofsh flijuar për mua me babanë dhe nënën time! Allahu nuk do të të bëjë të vdesësh dy herë. Vdekjen që të ishte caktuar, tashmë e ke përjetuar.”

Pastaj Ebu Bekri doli dhe e gjeti Omerin mjaft të tronditur, duke folur me njerëzit, që ishin mbledhur përreth tij, duke dëshiruar që fjalët e tij të ishin të vërteta – që i Dërguari do të kthehej sërish, ashtu siç thoshte Omeri.

Pastaj Ebu Bekri, me një vendosmëri dhe qetësi të mahnitshme, tha: “Ulu, o Omer!” Por Omeri, nga tronditja, nuk po dëgjonte dhe nuk u ul. Megjithatë, njerëzit panë të parin ministër të të Dërguarit – Ebu Bekrin – dhe e lanë Omerin, duke u mbledhur rreth Siddikut, duke pritur çfarë do të thoshte.

Ai tha: “Kushdo prej jush që e adhuronte Muhamedin, le ta dijë se Muhamedi ka vdekur. E kushdo që adhuronte Allahun, le ta dijë se Allahu është i gjallë dhe nuk vdes.”

Dhe me një mençuri të hollë e elokuencë të mrekullueshme, lexoi ajetin kuranor: “Muhamedi nuk është tjetër veçse një i dërguar – para tij kanë kaluar të dërguar të tjerë. A mos vallë nëse ai vdes ose vritet, do të ktheheni prapa në gjurmët tuaja? E kushdo që kthehet prapa nuk i bën dëm Allahut aspak, e Allahu do t’i shpërblejë falënderuesit.”[2]

Ebu Bekri ishte njeri i mrekullueshëm që e jetonte Kuranin në çdo lëvizje e veprim të tijin. Sa madhështore ishte përzgjedhja e këtij ajeti, dhe sa i fuqishëm ishte ndikimi që ai pati në zemrat e sahabëve.

Ibn Abbasi (a.s) ka thënë: “Pasha Allahun, ishte sikur njerëzit nuk e kishin ditur kurrë që Allahu e kishte zbritur këtë ajet, derisa e lexoi Ebu Bekri. Të gjithë njerëzit e pranuan këtë, dhe ti nuk dëgjoje njeri veçse duke e recituar këtë ajet.”

Njerëzit u kthjelluan dhe filluan të qanin me ngashërim. Ky ajet ishte ngushëllim për besimtarët, përforcim për durimtarët, dhe shpërblim për falënderuesit. Kur ajeti arriti te veshi i Omerit, ai tha: “Pasha Allahun! Nuk ishte tjetër veçse kur dëgjova që Ebu Bekri e recitoi, atëherë më lanë këmbët dhe nuk më mbanin më. Rashë në tokë. Kur e dëgjova duke e lexuar, e kuptova se i Dërguari i Allahut (a.s) kishte vdekur.”

Ne jemi të Allahut dhe te Ai do të kthehemi. Allahu e forcoi ummetin me autoritetin e Siddikut – Allahu qoftë i kënaqur me të! Kjo është një nga veprat e tij më të mëdha – dhe sa të shumta janë veprat e tij të mëdha.

Megjithëse vdekja e të Dërguarit të Allahut (a.s) dhe ndarja e tij deri në Ditën e Gjykimit ishte një sprovë e madhe dhe një fatkeqësi e rëndë, ajo nuk ishte sprova e vetme që e goditi ummetin në ato ditë të zymta. Përveç dhimbjes së ndarjes dhe vdekjes, kishte edhe sprova të tjera të mëdha…

Sprova e ndërprerjes së shpalljes hyjnore:

Ashtu siç e përmendëm më parë, Ummu Ejmen (r.a) qante pas vdekjes së të Dërguarit të Allahut (a.s), dhe ajo e shpjegonte këtë duke thënë se po qante sepse shpallja ishte ndërprerë nga qielli. Padyshim se ndërprerja e shpalljes hyjnore është një sprovë e madhe.

Xhibrili (a.s) nuk do të zbresë më mbi asnjë njeri deri në Ditën e Kiametit. Profeti ynë fisnik është vula e të gjithë profetëve. Nuk ka dyshim se njerëzit do të gabojnë shpesh dhe do të kenë nevojë për drejtim dhe përmirësim. Po kush do ta bëjë këtë?

Ata duhet ta bëjnë vetë. Sistemi islam i plotë dhe i përsosur ua ka dhënë njerëzve këtë kompetencë – që ta vazhdojnë rrugën e jetës deri në Ditën e Gjykimit pa profetë, pa të dërguar dhe pa shpallje, por s’ka dyshim se periudha që pasoi vdekjen e të Dërguarit (a.s) ishte një barrë shumë e rëndë për shokët e tij, dhe një shqetësim i madh – frika se mos nuk do t’ia dilnin dot të zgjidhnin çështjet e tyre pa shpallje hyjnore.

Nuk ka dyshim se do të kishin shumë mospajtime – po kush do të ishte në të drejtë, dhe kush në të gabuar? Do t’u duhej të gjykonin në bazë të metodës që iu la në duar: Kurani dhe Suneti. Por gjithsesi, disa grupe të besimtarëve do të gabojnë, edhe kur mendojnë se janë në të drejtë. Shpallja ishte ajo që vendoste në mënyrë të prerë në këto çështje, pa lënë vend për dyshim. Por tani, shpallja është ndërprerë.

Në kohën e të Dërguarit të Allahut (a.s), një njeri ecte në tokë dhe e dinte se ishte prej banorëve të Xhenetit, dhe ai ishte i sigurtë për këtë – nëse ai që e përgëzonte ishte i Dërguari i Allahut (a.s). Ai njeri ishte i sigurtë, sepse Profeti (a.s) kishte folur përmes shpalljes.

Imagjino, si mund të duroje ti të ecje në tokë kur e di se je nga banorët e Xhenetit? Kjo ishte ajo që bëri Umrej ibn Humami në betejën e Bedrit, ai hodhi hurmat që kishte në dorë, kur i Dërguari i Allahut e përgëzoi me Xhenet, ai tha: “Nëse do të rroj derisa t’i ha këto hurma, kjo është një jetë e gjatë!”

Kështu Ebu Bekri, Omeri, Othmani, Aliu dhe të tjerët nga dhjetë të përgëzuarit me Xhenet, ashtu edhe Abdullah bin Mes’udi, Hatixhja, Aishja dhe të gjitha nënat e besimtarëve, dhe qindra dhe mijëra të tjerë, të cilët u përgëzuan nga Profeti (a.s) se do të hynin në Xhenet. Por tashmë, shpallja u ndërpre dhe askush nuk do ta dijë në është prej banorëve të Xhenetit apo të Zjarrit.

Për më tepër, I Dërguari i Allahut (a.s) u tregonte shumë atyre gjëra nga bota e gajbit, u jepte lajme të mira për fitoren në Bedër, për fitoren në Hudejbije, për çlirimin e Sham-it, të Persisë, të Jemenit, i tregonte për çfarë kishte ndodhur, çfarë do të ndodhte në të ardhmen deri në Ditën e Kiametit. Mirëpo tani, pas ndërprerjes së shpalljes, u mbyll dera e së ardhmes, dhe mund të dimë vetëm atë që na ka njoftuar Pejgamberi (a.s) para se të vdiste, por sa shumë ngjarje që ndodhin, të cilat do të dëshironim të dinim se si do të përfundojnë, a do të fitojmë apo do të humbasim?

I Dërguari i Allahut (a.s) e përgëzoi Bilalin (r.a) me Xhenet, prandaj kur atij (Bilalit)  po i afrohej vdekja ishte i lumtur që po vdiste, dhe thoshte: “Nesër do të takoj të dashurit, Muhamedin dhe shokët e tij!”

Megjithatë, i Dërguari i Allahut (a.s) la një udhëzim të qartë: Kuranin dhe Sunetin, me të cilin mund të kuptojmë ligjet e Allahut në tokë dhe të nxjerrim rezultate para se ato të ndodhin, por do të mbeten shumë gjëra të njohura me dyshim, jo me siguri. Siguria e shpalljes nuk do të kthehet derisa të mbarojë jeta e tokës dhe të ndodhë Kiameti. Pa dyshim vdekja e Profetit (a.s) i tronditi sahabët dhe tani do të fillonin të ecnin në një rrugë të mbushur me shkurre, tashmë ata duhet të mbështeteshin tek vetvetja pas humbjes së udhëheqësit të madh, Profetit Muhamed (a.s). Pra, sprova me të cilën sahabët u përballën konsistonte në faktin se ata ishin ndarë  nga njeriu më i dashur për zemrat e tyre dhe gjithashtu shpallja u ndërpre.

Kush do të ishte pasuesi i të Dërguarit të Allahut(a.s)? Kush nga burrat do të ulej në karrigen e pushtetit në vendin e Pejgamberit (a.s)?

I Dërguari i Allahut (a.s) nuk ishte vetëm profet, por gjithashtu ishte edhe prijësi i myslimanëve. Nëse profetësia përfundoi me vdekjen e tij, qeverisja duhet të vazhdonte. Kush nga sahabët e nderuar do të mund ta vazhdonte këtë rrugë dhe do të mbartë flamurin e Islamit?

Përzgjedhja e pasuesit të Profetit (a.s) për të qeverisur myslimanët ishte domosdoshmëri, por përzgjedhja e tij nuk ishte e lehtë dhe kjo për disa arsye:

Së pari: Nuk ka asnjë nga sahabët, e as ndonjë tjetër nga njerëzit në tokë, që mund të krahasohet apo t’i afrohet në vlerë dhe pozitë të Dërguarit të Allahut (a.s). Ai që do të vihet në vendin e tij si udhëheqës apo sundimtar, patjetër që do të krahasohet me të, dhe ky krahasim është, pa dyshim, i padrejtë.

Muhamedi (a.s) ishte profet, të cilit i shpallej drejtpërdrejt nga Zoti i tij, ndërsa pasardhësi i tij do të jetë një njeri i zakonshëm, që do të përpiqet me përkushtim, mund të ketë sukses, por edhe mund të gabojë.

Së dyti: Kush prej sahabëve mund të ishte në gjendje ta mbante mbi supe këtë barrë? Sahabët ishin ndryshe nga njerëzit e asaj kohe dhe të çdo kohe tjetër; ata nuk e shihnin udhëheqjen si nder apo madhështi, por si përgjegjësi të rëndë dhe barrë të madhe.

Përveç faktit që nuk e dëshironin pushtetin, sahabët kishin mësuar nga i Dërguari i Allahut (a.s) të mos e kërkonin atë dhe të largoheshin nga dëshira për të sunduar.

Imam Muslimi transmeton nga Ebu Dherri (r.a), i cili ka thënë: “I thashë: O i Dërguari i Allahut, a nuk do të më emërosh (në ndonjë detyrë)? Ai më preku në shpatull dhe tha: ‘O Ebu Dherr, ti je i dobët, dhe kjo është një amanet; në Ditën e Kiametit do të jetë poshtërim dhe pendim, përveç atij që e merr me të drejtë dhe e përmbush siç duhet.’”

Tani, kush prej sahabëve mund të ishte i sigurt se do ta merrte atë me të drejtë? Kush do të kishte guximin ta merrte këtë amanet mbi vete dhe të vendoste veten në një pozitë për të cilën do të merrej në llogari? Kush do të merrte një përgjegjësi kaq të madhe siç është udhëheqja?

Së treti: Nëse është e domosdoshme të zgjidhet një person nga sahabët për këtë detyrë të madhe, kush do të ishte ai?

Të gjithë sahabët janë figura që dinë të udhëheqin dhe të qeverisin. Ata kishin fuqi të madhe, aftësi të gjera dhe mundësi të shumta për të qenë udhëheqës ose prijës të popullit. Nëse shikojmë tek muhaxhirët, për shembull, aty janë:

Ebu Bekri i Sinqertë, Omeri Dalluesi, Besniku i këtij umeti – Ebu Ubejde ibn Xherrah – pronari i dy dritave dhe dhëndri i dy bijave të Pejgamberit (a.s) – Othmani, kushëriri i Pejgamberit dhe dhëndri i tij – Aliu, xhaxhai i Pejgamberit – Abasi, Sa’d ibn Ebi Uekasi, Zubejr ibn El-Auami, Talha ibn Ubejdullah dhe shumë të tjerë si Abdurrahman ibn Aufi, Seid ibn Zejdi, etj.

Po ashtu, janë edhe disa nga të moshuarit e Mekës që u bënë myslimanë pas çlirimit të saj dhe kishin autoritet në zemrat e arabëve, si: Ebu Sufjani, Suhejl ibn Amri, Safuan ibn Umeje dhe të tjerë.

Nëse shikojmë edhe tek ensarët, do të gjejmë gjithashtu një grup të madh njerëzish të shquar, megjithëse emrat e propozuar për udhëheqje janë më të pakët se ata të muhaxhirëve, pasi ensarët ishin të ndarë në dy fise: Eus dhe Hazrexh.

Kryetari i Hazrexhit ishte Sa’d ibn Ubadeh, një nga emrat më të fuqishëm që u përmend për udhëheqje. Usejd ibn Hudajr ishte udhëheqësi i Eusit, ndërsa Ubadeh ibn Bishr ishte një nga më të dalluarit ndër ensarët. Siç ka thënë Aishja (r.a): “Tre nga ensarët që nuk ia ka kaluar askush në vlerë janë: Sa’d ibn Muadh, Usejd ibn Hudajr dhe Ubadeh ibn Bishr.”

Sigurisht, Sa’d ibn Muadh ra dëshmor herët, pas ngjarjes me fisin Benu Kurejdha, në vitin e pestë të Hixhretit.

Çdo emër i përmendur, qoftë nga muhaxhirët apo nga ensarët, nuk ka mungesë as në aftësi, as në devotshmëri, as në përgatitje për të marrë këtë përgjegjësi. Atëherë, kush do ta mbajë flamurin?

Shumica e njerëzve që u bënë myslimanë kohët e fundit:

Përveç sprovave të përmendura më sipër gjatë kësaj periudhe, kishte edhe sprova të tjera të mëdha dhe të rrezikshme. Një prej tyre ishte numri tepër i madh i atyre që ishin bërë myslimanë rishtazi, por që nuk kishin marrë edukimin e duhur nga Pejgamberi (a.s). Madje, shumë prej tyre kishin hyrë në Islam për shkak të dëshirës për pasuri, siç ishte rasti i atyre që u bënë myslimanë pasi Pejgamberi (a.s) u dha pasuri nga plaçka e luftës.

Le të shqyrtojmë disa shifra:

Çlirimi i Mekës dhe kriza pas vdekjes së Pejgamberit (a.s)

Çlirimi i Mekës ndodhi në vitin e 8 të Hixhretit. Në këtë kohë, numri i besimtarëve nën udhëheqjen e Pejgamberit (a.s) arriti në dhjetë mijë. Pas këtij çlirimi, pasuan Beteja e Hunejnit dhe çlirimi i Taifit, ku plaçka e luftës ishte shumë e bollshme. Pejgamberi (a.s) shpërndau nga kjo plaçkë liderëve të fiseve, por edhe masave të gjera të njerëzve. Ai dha aq shumë, saqë njerëzit filluan të hyjnë në fenë e Allahut në turma, ashtu siç përmendet në Kuranin Famëlartë: “Kur të vijë ndihma e Allahut dhe Çlirimi, dhe t’i shohësh njerëzit që po hyjnë turma-turma në fenë e Allahut.”[3]

Pas çlirimit të Mekës, rreth një vit më vonë, ndodhi beteja e Tebukut në vitin e 9 të Hixhretit, ku morën pjesë tridhjetë mijë myslimanë. Ky numër ishte trefishi i atij të vitit të kaluar, një rritje e madhe brenda një periudhe kohore shumë të shkurtër.

Por ajo që të mahnit më shumë ishte ajo që ndodhi gjatë haxhit të lamtumirës, në vitin e 10 të Hixhretit – vetëm një vit pas Tebukut – ku mbi njëqind mijë myslimanë kryen haxhin me Pejgamberin (a.s), pa llogaritur dhjetëra mijëra të tjerë që ishin bërë myslimanë në fiset e tyre larg Medinës dhe nuk kishin mundësi ta takonin atë.

Këta mijëra e mijëra njerëz ishin bërë myslimanë vetëm pak muaj më parë, duke dëgjuar vetëm disa fjalë të Pejgamberit (a.s). Disa nuk e kishin parë fare atë. Disa e pranuan Islamin për shkak të pasurisë, e disa nga frika ndaj fuqisë së Islamit, që po rritej dita-ditës. Të gjithë këta ishin të rinj në Islam dhe të mangët në njohjen e mësimeve profetike. Shumë prej tyre akoma ishin të lidhur me periudhën e injorancës dhe shirkut (idhujtarisë).

Këta faktorë, ndër të tjera, i vendosën ata në një rrezik të madh – veçanërisht kur morën lajmin për vdekjen e Pejgamberit (a.s). Pyetjet që lindën natyrshëm ishin:

Si do të reagonin ata?

A do të dyshonin në vërtetësinë e mesazhit hyjnor?

A do ta konsideronin largimin nga bashkësia e myslimanëve si një çështje të lehtë?

A do të ktheheshin sërish në injorancën dhe paganizmin e mëparshëm?

Të gjitha këto ishin mundësi reale. Pa dyshim, sahabët në Medinë ishin të shqetësuar për ta. Ata dëgjonin lajmet dhe kishin frikë se mos ata ktheheshin në paganizëm. Këto ndjenja frike, pasigurie dhe shqetësimi e thelluan krizën në Medinë dhe e bënë edhe më të vështirë, duke e shtuar errësirën pas humbjes së dritës së udhërrëfyesit, Pejgamberit Muhamed (a.s).

Pretendentët për profetësinë dhe rikthimi në paganizëm

Një tjetër fitne e rrezikshme me të cilën u përballën sahabët ishte rikthimi në paganizëm i disa fiseve si Benu Hanife dhe popullit të Jemenit. Lajmet për shfaqjen e disa pretendentëve për profetësi arritën që para vdekjes së Pejgamberit (a.s).

Në fisin Benu Hanife (në pjesën lindore të Gadishullit Arabik) u shfaq Musejleme gënjeshtari, ndërsa në Jemen, doli i ashtuquajturi “El-Esued el-Ansij”. Me mijëra njerëz ndoqën këta profetë të rremë, të ndikuar nga lidhjet fisnore, krenaria, injoranca, dyshimet, mendjemadhësia dhe budallallëku. Vetëm Musejleme kishte mbi 40 mijë ndjekës.

Ata ishin kthyer realisht në paganizëm dhe ishin duke u përgatitur për të sulmuar Medinën dhe për të shkatërruar Islamin nga themelet. Ky ishte një kërcënim i menjëhershëm. Pa dyshim, sahabët ishin të vetëdijshëm për këtë rrezik dhe e prisnin me shqetësim.

Munafikët (hipokritët)

Kësaj situate duhet t’i shtohet edhe prania e madhe e munafikëve (hipokritëve) në Medinë. Dy vjet më parë, gjatë betejës së Tebukut, kishte një numër të konsiderueshëm munafikësh, dhe ky numër vetëm sa ishte shtuar me përhapjen e Islamit.

Ata po prisnin një rast për të kryer një grusht shteti kundër Islamit dhe myslimanëve. Në të kaluarën kishin planifikuar ta vrisnin Pejgamberin (a.s), por dështuan. Tani që ai kishte ndërruar jetë, pa dyshim, gëzimi i tyre për këtë humbje të madhe ishte i madh.

Allahu i Madhëruar thotë: “Nëse të godet e mira, ata hidhërohen; e nëse të godet ndonjë fatkeqësi, ata thonë: ‘Ne tashmë kemi marrë vendimin tonë më parë’, dhe largohen të gëzuar.”[4]

Çfarë do të bënin munafikët tani? Kjo pyetje ishte një shqetësim i madh për sahabët dhe e rëndonte edhe më tej krizën që Medinës po përjetonte pas ndarjes së Pejgamberit (a.s) nga kjo botë.

Persët dhe Bizantët

A ishte kjo gjithçka që kërcënonte Medinën? Jo. Të tjerë armiq, shumë herë më të fuqishëm, përbënin rrezikun kryesor për qytetin. Persët ishin një perandori e madhe fqinje dhe marrëdhëniet e tyre me Pejgamberin (a.s) kishin qenë të tensionuara. Ai (a.s) i dërgoi një letër mbretit të tyre, Kisra, duke e ftuar në Islam, por Kisra jo vetëm që e refuzoi, por edhe e grisi letrën. Para vdekjes së Pejgamberit (a.s), Jemeni – që ishte nën sundimin persian – hyri në shtetin islam, dhe sundimtarët e tij u bënë myslimanë, gjë që e dëmtoi drejtpërdrejt autoritetin e Kisrës dhe interesat persiane.

Çfarë do të bënte tani Kisra i Persisë pas kësaj fatkeqësie që kishte goditur myslimanët me vdekjen e Pejgamberit (a.s)? A do të përpiqej të rimerrte Jemenin, apo do të synonte diçka më të madhe – si pushtimin e Medinës dhe Mekës? Këto ishin pyetje pa përgjigje në atë kohë, por frika ishte reale.

Nga ana tjetër, Bizantët, një tjetër superfuqi botërore e kohës, kishin nën kontroll Shamin, Azinë e Vogël dhe pjesën më të madhe të Europës Lindore. Nën drejtimin e perandorit Herakli, Perandoria Romake Lindore (Bizanti) kishte pasur kontakte me shtetin islam në rritje. Pejgamberi (a.s) i dërgoi Herakliut një ftesë për të pranuar Islamin. Sipas disa burimeve, ai pati një prirje fillestare për ta pranuar, por njerëzit e tij e detyruan ta mohojë. Ata jo vetëm që e shtynë të refuzonte Islamin, por edhe e nxitën të ndërmerrte veprime kundër myslimanëve duke i përdorur fiset arabe të Gasanitëve në Sham. Si rezultat, disa prej dërguarve të Pejgamberit (a.s) u vranë.

Herakliu, kështu, u përfshi në mohimin e të vërtetës dhe u rrethua nga një shoqëri e keqe që e çoi drejt përçarjes. Si pasojë, ndodhën dy përballje ushtarake mes myslimanëve dhe bizantëve.

Beteja e parë ishte ekspedita e Mu’tes, në vitin 8 të Hixhretit. Ajo ishte një përballje e jashtëzakonshme ku vetëm tre mijë myslimanë u përballën me një ushtri bizantine që numëronte rreth dyqind mijë vetë. Disa nga komandantët myslimanë ranë shehidë, por Halid ibn Uelidi (r.a), me një strategji brilante, arriti ta tërhiqte ushtrinë myslimane pa humbje të mëdha. Sipas analizave të mëvonshme, ishte vetë ushtria bizantine ajo që u tërhoq, e frikësuar nga vendosmëria dhe trimëria e myslimanëve.

Një vit më vonë, ndodhi ekspedita e madhe e Tebukut në vitin 9 të Hixhretit, ku morën pjesë rreth tridhjetë mijë luftëtarë myslimanë. Edhe pse me pak mjete, pak armatime dhe pak furnizime, morali i ushtrisë ishte shumë i lartë. Ata udhëtuan në distanca të gjata pa frikë, por ushtria bizantine dhe aleatët e saj arabë të krishterë u tërhoqën pa luftë. Bizantët ishin të vetëdijshëm për përgatitjet që kishte bërë Pejgamberi (a.s) për të dërguar një ushtri të udhëhequr nga Usame ibn Zejdi (r.a) për në Sham – një fushatë që ai e kishte urdhëruar pak para vdekjes.

Pas lajmit të vdekjes së Pejgamberit (a.s), ata padyshim do të kishin dëgjuar se ushtria islame ishte ende në Medinë. A do ta shfrytëzonin këtë moment dobësie për të sulmuar Medinën? A do të përpiqeshin të formonin aleanca të reja me fiset arabe përreth? A do të mbanin në rrethim ushtrinë e myslimanëve në Medinë përpara se ajo të mund të dilte në betejë? Apo do të përpiqeshin të rikthenin nën kontroll fiset që tashmë ishin bërë myslimane në veri të Gadishullit Arabik?

Nuk ka dyshim se bizantët po prisnin një mundësi për t’u hakmarrë ndaj myslimanëve, dhe zhvillimi i marrëdhënieve të mëparshme mes tyre e bënte këtë skenar të besueshëm.

Si do të reagonin myslimanët përballë këtij realiteti? Kjo ishte një pyetje jetike që kërkonte përgjigje të shpejtë dhe vendimtare.

Hebrenjtë

Si do të ishte reagimi i tyre pasi të merrnin lajmin e rëndësishëm për vdekjen e Pejgamberit (a.s)? Gjatë gjithë historisë, armiqësia e hebrenjve ndaj Islamit ka qenë e thellë dhe e pandërprerë, që nga dita e parë kur dëgjuan për shpalljen hyjnore. Ata herë pas here kurdisnin komplote kundër tij, madje disa herë u përpoqën edhe ta vrisnin. Zemrat e tyre ishin të mbushura me urrejtje ndaj myslimanëve. Kjo armiqësi është përmendur në Librin e Allahut dhe do të vazhdojë deri në Ditën e Gjykimit. Allahu i Madhëruar thotë: “Me siguri do të gjesh se njerëzit më të ashpër në armiqësi ndaj besimtarëve janë hebrenjtë dhe idhujtarët.”[5]

Dhjetë vjet më parë, hebrenjtë ishin nga tregtarët më të fuqishëm në Gadishullin Arabik. Ata tregtonin me çdo lloj mallrash, veçanërisht me armë dhe verë, dhe merreshin me kamatë. Ishin një forcë e madhe, me kështjella e fortifikime, dhe kishin aleanca me fise të ndryshme. Në aspektin fetar dhe të dijes, kishin një status të lartë, sepse ishin “populli i Librit”. Por, me ardhjen e Pejgamberit (a.s) në Medinë, atyre iu hoq e drejta e udhëheqjes dhe autoriteti kaloi në duart e myslimanëve. Dhe urrejtja e tyre ndaj myslimanëve nuk u ndal me kaq: shpërthyen beteja të shumta mes hebrenjve dhe myslimanëve, beteja që do të mbahen mend gjithmonë, ku myslimanët dolën fitues: si në Betejat kundër Benu Kajnuka-së, Benu Nadirit, Benu Kurejdhës dhe në Hajber, ku forca e hebrenjve u thye dhe u shpartallua.

Dhe ja, tani, Safije bint Hujej – bija e liderit të njohur hebre, Hujej ibn Ahtab – është bërë bashkëshortja e Pejgamberit (a.s), dhe njëra prej nënave të besimtarëve. E gjithë kjo nuk bëri tjetër veçse e shtoi edhe më shumë urrejtjen e tyre ndaj myslimanëve dhe vetë të Dërguarit të Allahut (a.s). Tani që Pejgamberi (a.s) ka ndërruar jetë, çfarë do të bëjnë hebrenjtë?

Hebrenjtë e fisit Benu Kurejdha ishin vrarë më parë, kurse ata të Benu Kajnuka-së dhe Benu Nadirit ishin dëbuar nga Medineja. Në Hajber, megjithatë, kishte ende shumë hebrenj, që jetonin në fortesat e tyre në veri të Medinës. A do të thurnin ata ndonjë komplot për të sulmuar myslimanët dhe për të shkelur marrëveshjen që kishin nënshkruar me Pejgamberin (a.s)?

Kjo – vdekja e të Dërguarit – ishte një rast i artë për ta. Hebrenjtë kanë qenë gjithmonë të njohur për thyerje të marrëveshjeve, tradhti, intriga, mashtrime dhe komplotet e tyre, që nga koha e profetëve të mëhershëm, gjatë periudhës së Pejgamberit (a.s), e deri në ditët tona – dhe do të vazhdojnë kështu deri në Ditën e Fundit. Ata janë të njohur për tradhti në kohë dobësie dhe për shkatërrim e korrupsion në kohë fuqie.

Prandaj, nuk është çudi të pritej që hebrenjtë të shpërthenin me ndonjë akt tradhtie. Por si do të ndodhte kjo?

Kjo është padyshim një pyetje që do t’u lindte në mendje sahabëve pas ndarjes nga jeta e Pejgamberit (a.s).

Sa i rëndë, i ndërlikuar dhe i dhimbshëm ishte ai çast pas vdekjes së të Dërguarit të Allahut (a.s)…

Le të ndalemi për një çast, të marrim frymë thellë dhe të riorganizohemi, duke menduar së bashku me sahabët.

Në Medinë priten të ndodhin një sërë ngjarjesh të rrezikshme dhe tronditëse. Ja disa prej tyre:

Së pari: Ka ndërruar jetë njeriu më i dashur për zemrat e sahabëve – një ndarje që për ta është një fatkeqësi e madhe dhe e papërballueshme.

Së dyti: Shpallja hyjnore është ndërprerë përgjithmonë – nuk do të ketë më asnjë ajet që do të zbresë nga qielli deri në Ditën e Kiametit.

Së treti: Nuk ekziston askush që të arrijë virtytin, vlerën dhe udhëheqjen e të Dërguarit të Allahut (a.s), që të mund të zëvendësohet prej tij.

Së katërti: Emrat e propozuar për ta pasuar të Dërguarin (a.s) janë të shumtë dhe të gjithë janë burra madhështorë – por kjo e bën zgjedhjen delikate dhe sfiduese.

Së pesti: Një pjesë e madhe e njerëzve kanë hyrë në Islam vetëm së fundmi – disa prej tyre vetëm disa muaj më parë – dhe shumë prej tyre janë nga ata që zemrat u janë zbutur me pasuri, me besim ende të dobët e të paqëndrueshëm.

Së gjashti: Ka rrezik të madh nga apostazia (mohimi i fesë) që ka shpërthyer në fisin Benu Hanife dhe në Jemen.

Së shtati: Në Medinë gjenden shumë hipokritë, të cilët presin vetëm një mundësi për t’u ngritur kundër myslimanëve.

Së teti: Shteti persian, një fuqi armiqësore, ka kufijtë ngjitur me shtetin islam nga lindja dhe mund të ndërmarrë një sulm pushtues në çdo çast.

Së nënti: Edhe Perandoria Bizantine, një tjetër armik i madh, ka kufijtë ngjitur me shtetin islam nga veriu – dhe marrëdhëniet me të janë të brishta, duke parashikuar një përballje të afërt ushtarake.

Së dhjeti: Hebrenjtë në Hajber i kanë zemrat që vlojnë nga urrejtja, si kazan në valë, dhe tradhtia e tyre është një rrezik i afërt dhe i pritshëm.

Pra, kjo është një sprovë (fitne) e madhe – dhe vetëm një nga këto rrethana do të mjaftonte për ta shkatërruar një umet të tërë.

Populli i Benu Israilëve, kur vetëm menduan se Musai (a.s) kishte vdekur – ndërkohë që ai ishte larguar për të takuar Zotin e tij për dyzet net – çfarë bënë?

Adhuruan viçin! Edhe pse në mesin e tyre ndodhej profeti Harun (a.s), ai nuk kishte forcën dhe autoritetin e Musait (a.s), prandaj ata u rebeluan kundër tij. Haruni (a.s) veproi me urtësi dhe durim, duke pritur kthimin e Musait (a.s). E gjithë kjo ndodhi për vetëm dyzet net, dhe ata as nuk ishin të sigurt se Musai (a.s) kishte vdekur.

E tani, i Dërguari i Allahut (a.s) është realisht i vdekur. Trupi i tij gjendet në mesin e tyre dhe të gjithë janë të vetëdijshëm për këtë fakt. Sa prej njerëzve do të ndjekin shembullin e Benu Israilëve në këtë akt të shëmtuar?

Një çështje e rrezikshme:

Në këtë situatë tepër të ndërlikuar, Medina e ndriçuar i ngjan një anijeje të vogël në një det të trazuar, që përplaset nga dallgët e fuqishme – ndërsa kapiteni i saj ka ndërruar jetë në një moment jashtëzakonisht kritik.

Ku është shpëtimi?

Duke analizuar gjendjen, bëhet e qartë se nuk ka shpëtim tjetër veçse zgjedhja sa më e shpejtë e një kalifi, i cili do të pasojë të Dërguarin e Allahut (a.s) në udhëheqjen e shtetit islam. Humbja ose vonesa në vendosjen e kalifit është një katastrofë madhore. Kalifati dhe kalifi janë si filli që bashkon rruazat e një vargu të çmuar – pa këtë fill, rruazat do të shpërndahen patjetër, sado të bukura apo të ndritshme të jenë ato.

Po kështu edhe umeti mysliman – nëse mungon posti i kalifit, myslimanët nuk do të bashkohen, edhe sikur të jenë nga më të mirët. Një grup këtu, një tjetër atje; një fis këtu, një tjetër atje; një shtet këtu, një tjetër andej. Përçarja do të vazhdojë për aq kohë sa mungon kalifati. Kjo është edhe fatkeqësia e madhe e kohës sonë – kalifati është zhdukur. Kalifati i fundit ishte Kalifati Osman. Pasi ai u rrëzua, myslimanët u copëtuan.

Edhe nëse kalifati është i dobët, ai është i domosdoshëm, sepse bashkimi mbi dobësinë është më i vlefshëm sesa përçarja mbi forcën.

Kjo është një e vërtetë e përgjithshme për jetën e myslimanëve: kur bashkohen rreth një njeriu, vjen bereqeti dhe forca; kur përçahen, vjen dështimi dhe dobësia. I Dërguari i Allahut (a.s) na tërheq vëmendjen për këtë, edhe në çështjet më të vogla të jetës. Transmetohet nga Ebu Daudi, me një zinxhir të mirë, nga Ebu Seid el-Hudri (r.a) dhe Ebu Hurejra (r.a), të cilët thanë se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Kur të jenë tre vetë për udhëtim, le ta caktojnë një prej tyre si udhëheqës.”

Sahabët e nderuar – brezi më i mirë i këtij umeti, njerëzit më të virtytshëm në tokë pas profetëve – e kuptonin mirë këtë të vërtetë. Ata e dinin se çdo vonesë në përzgjedhjen e kalifit përbënte rrezik të madh për umetin, pa marrë parasysh se kush do të ishte ai me emër.

Për këtë arsye, sahabët e nderuar u angazhuan në një nga projektet më madhështore dhe më të lavdishme në historinë e qytetërimit: projektin e zgjedhjes së kalifit – udhëheqësit – timonierit të kësaj anijeje, që është Umeti Islam.

Edhe në mesin e pikëllimeve, trazirave dhe dhimbjes së madhe, jeta duhet të vazhdojë – ajo nuk ndalet për askënd, qoftë edhe për të Dërguarin e Allahut (a.s).

Autor: Ragib Serxhani

Përktheu: Elton Harxhi

[1] – Sure Zumer: 30.

[2] – Sure Ali Imran: 144.

[3] – Sure Nasr: 1 – 2.

[4] – Sure Teube: 50.

[5] – Sure Maide: 82.

Unë, Ebu Bekri dhe Omeri
Ebu Hurejra transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s) fali namaazin bashkë me ne, më pas u kthye me fytyrë nga ne dhe tha: “Ndërsa një burrë po ngiste lopën, hypi mbi të dhe filloi ta godiste. Ajo (lopa) i tha: Ne nuk jemi krijuar për këtë gjë. Ne jemi krijuar për të lëruar tokën. Njerëzit thanë: Subhanallah. Lopë që flet?! Ai (a.s) tha: Unë, Ebu Bekri dhe Omeri e besojmë këtë. Ndërkohë që ata të dy nuk ishin prezent. Pastaj Profeti (a.s) vazhdoi: “Ndërsa një burrë ishte duke ruajtur kopenë me dhenë, një ujk sulmoi kopenë dhe mori një dele. Burri e ndoqi, e arriti dhe e shpëtoi delen. Ujku i tha: Kush do ta ruajë atë në ditën e kafshëve të egra, ditën ku nuk do të ketë bari tjetër përveç meje. Njerëzit thanë: Subhanallah?! Ujk që flet?! Ai (a.s) tha: Unë, Ebu Bekri dhe Omeri e besojmë këtë. Ndërkohë që ata të dy nuk ishin prezent.”[1]

Unë, Ebu Bekri dhe Omeri

Lexoje këtë shprehje me zemër, medito rreth saj, përsërite leximin e saj disa herë. Po sikur emri yt të ndodhej në këtë shprehje?! Ajo është një shprehje që të rrënqeth mishin, zemra dridhet dhe shpirti qetësohet.  Duke medituar rreth këtyre fjalëve ajo që na vjen ndërmend është se Unë:nënkupton statusin e profetësisë. Ebu Bekri: statusin e besimit të sinqertë dhe Omeri: statusin e dalluesit midis të mirës dhe të keqes.

Statusi i profetësisë:

Profeti (a.s) na lajmëron se ai beson se lopa dhe ujku kanë folur. Ai (a.s) beson se një gjë e tillë ka ndodhur sepse ai është i Dërguar nga Allahu që i vjen shpallja. Ai (a.s) e di se lajme të tilla janë të vërteta, sepse e ka lajmëruar Allahu i Lartësuar. Ashtu sikurse Profeti Isa (a.s) e lajmëronte popullin e tij se çfarë ata depozitonin në shtëpitë e tyre. Allahu i Lartësuar thotë: “Unë ju lajmëroj për atë që hani dhe atë që depzitoni në shtëpitë e juaja.”[2]

Është detyrë e çdo muslimani që të besojë në të gjitha fjalët të cilat Profeti (a.s) ka thënë se kanë ndodhur, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “Ai nuk flet nga mendja e tij”[3] Është detyrë e çdo muslimani që të besojë fjalët e Kuranit dhe të Profetit (a.s) sado i çuditshëm që të jetë lajmi dhe sado të papranueshme të jenë ato për logjikën tonë të mangët.

Mirëpo përse Profeti (a.s) dëshmon për besimin e Ebu Bekrit dhe të Omerit rreth këtyre ndodhive, ndërkohë që ata nuk ishin prezentë?! Profeti (a.s) dëshmoi për besimin e Ebu Bekrit dhe Omerit sepse e dinte shumë mirë që ata të dy po të kishin dëgjuar fjalët e Profetit (a.s) nuk do të kishin hezituar aspak në fjalët e tij, por menjëherë do të besonin.

Statusi i Ebu Bekrit:

Ky hadith flet qartë për statusin e lartë të Ebu Bekrit, sepse megjithëse ai nuk e dinte  se çfarë kishte thënë Profeti (a.s) do të besonte menjëherë kur ta merrte vesh lajmin. Më parë,  Profeti (a.s) kishte dëshmuar për besimin e tij të sinqertë. Kjo ishte një prej veçorive dalluese të Ebu Bekrit. Kur Profeti (a.s) i njofoti banorët e Mekës se kishte shkuar për një natë në xhaminë Aksa dhe prej andej ishte ngjitur në qiell, ata e kundërshtuan dhe nuk i besuan fjalët e tij. Menjëherë shkuan tek Ebu Bekri dhe i thanë: Dëgjo se çfarë ka thënë shoku yt! Ai thotë se mbrëmë ka shkuar në xhaminë Aksa, prej andej është ngjitur në qiej e më pas është kthyer përsëri në Tokë. Ai pretendon se e ka bërë këtë brenda një nate, kurse ne duam një muaj që të shkojmë atje dhe një muaj që të kthehemi?! Ebu Bekri tha: A kështu ka thënë? Ata thanë: Po, kështu ka thënë. Ebu Bekri tha: Nëse ai e ka thënë këtë fjalë, ai është i sinqertë. Ata thanë: Si e beson një gjë të tillë?! Ai tha: Unë besoj më tepër se kaq, besoj lajmin e zbritur nga qielli e jo më se ai ka shkuar në xhaminë Aksa?! Qysh pas kësaj ndodhie, Ebu Bekri mori titullin “Es Sidik” që do të thotë i sinqertë në besim.

Statusi i Omerit

Qysh në çastin që besimi depërtoi në zemrën e tij e deri në fund të jetës së tij ka qenë “El Faruk” ndarësi midis të vërtetës dhe të shtrembrës. Ai e mbrojti fenë dhe muslimanët nga idhujtarët e Mekës dhe sillej drejt me muslimanët.

Nëpërmjet tij, Allahu e forcoi pozitën e Islamit në Mekë, sepse ai ishte “El Faruk”

Ai ishte shkaku kryesor që u çliruan vende si Persia dhe “Bejtul Makdis” sepse ai ishte “El Faruk”

Islami i tij ishte çlirim për muslimanët, hixhreti i tij triumf dhe prijësia e tij mëshirë sepse ai ishte “El Faruk”

Ai e kishte shumë frikë Allahun e Lartësuar saqë nga e qajtmja e tepërt ju krijuan dy viza në faqe, sepse ai ishte “El Faruk”

Shejtani ndiqte një rrugë tjetër nga ajo që ndiqte ai dhe largohej prej tij sepse ai ishte “El Faruk”

Ai ishte Omeri dhe a e njeh me të vërtetë se kush ishte Omeri?

A mund që të jesh si Omeri, të ndash midis të vërtetës dhe të shtrembrës, midis udhëzimit dhe humbjes, midis..Ti mund të thuash që kjo është shumë e thjeshtë, kurse unë them se kjo ka të bëjë me devotshmërinë dhe përkushtimin e njeriut. Kjo është shumë e vërtetë, nëse je i devotshëm, Allahu do të të bëjë të aftë që të ndash midis të vërtetës dhe të shtremëbërtës. Allahu i Lartësuar thotë: “O besimtarë! Nëse i frikësoheni Allahut, Ai do t’ju japë aftësinë e të gjykuarit drejt.”[4]

Së fundmi e lus Allahun që të na japë besim të sinqertë, aftësi për të bërë dallimin midis të vërtetës dhe të shtrembërtës dhe të pasojmë rrugën e Profetit (a.s).

Autor: Mustafa Shejhun

Përktheu: Elton Harxhi

[1] Buhariu (3471).

[2] Sure Ali Imran: 49.

[3] Sure El Kamer: 3.

[4] Sure El Enfal: 29.

Aishe bintu Ebu Bekr 4
Akuza për imoralitet

Teksa Profeti (a.s) dhe myslimanët e tjerë po ktheheshin nga beteja me fisin Benu Mustalik – fis i cili ishte revoltuar dhe kishte dashur të sulmojë Medinen – myslimanët po pushonin në një vend. Me ta këtë herë kishin dalë dhe hipokritët, për të zbuluar ndonjë pikë të dobët të myslimanëve.

Teksa të gjithë pushonin, shërbëtori i Omer ibn Hatabit – një djalë i ri në moshë – dhe një djalë i ri nga banorët e Medines, shkojnë të mbushin ujë në një pus aty pranë. Ngaqë ishin të rinj, filluan të bëjnë shaka me njëri-tjetrin, më pas filluan ta shtyjnë njëri-tjetrin dhe filluan të zihen. Shërbëtori i Omerit thirri:”O muhaxhirë.” Kurse djali tjetër thirri:”O Ensarë.”

Disa nga myslimanët që ishin të dobët në besim, filluan të shkëmbejnë fjalë mes tyre. Profeti (a.s) i zemëruar dhe i skuqur në fytyrë u ngrit dhe u drejtua nga ata që flisnin:”A po nxisni zakone të injorancës duke qenë unë në mesin tuaj?! Lëreni se i vjen era qelb!”

Megjithatë Abdullah ibn Ubej ibn Selul, e shfrytëzon këtë rast dhe i jep përmasa më të mëdha. Duke qenë se ishte nga fisi Hazrexh, ai filloi tu thotë pjesëtarëve të fisit të tij dhe të fisit Eus:”A e shikoni se çfarë keni bërë? E strehuat atë dhe të tjerët në vendin tonë, kurse sot na poshtërojnë. Për Zotin shembulli i Muhamedit dhe muhaxhirëve të tjerë, është si ajo fjala që thotë:”Ushqeje qenin të të kafshojë! Për Zotin, nëse kthehemi në Medine, të mirët prej nesh, do i nxjerrin të poshtërit.”

Këto fjalë i arrijnë Profetit (a.s) dhe nevrikoset shumë. Pranë tij ndodhej dhe Omer ibn Hatabi, i cili i thotë:”Më lër t’ia këpus kokën këtij hipokriti o i dërguar i Zotit!” Por Profeti (a.s) ia ktheu:”Jo o Omer. Njerëzit do të thonë që Muhamedi vret shokët e tij, pastaj.”

Profeti (a.s) në çdo betejë që dilte, merrte me vete njërën nga gratë e tij. Në betejën e Benu Mustalik, Profeti (a.s) kishte marrë Aishen (r.a).

Ndodhinë e shpifjes ndaj Aishes, e tregon vetë ajo, ku thotë: ”U ndal ushtria për të pushuar. Gjatë pushimit, unë dola për të kryer nevojat e mia dhe u largova larg ushtrisë. Kur u ktheva u dha urdhër për t’u nisur në udhëtim. Në atë çast kërkova varësen që kisha në qafë dhe pashë që ajo mungonte. Meqenëse nuk ishte varësja e ime, por e një motre të cilës ia kisha marrë hua, zbrita nga pajtani  dhe u nisa andej nga kisha qenë për të kërkuar varësen e humbur. Pasi e gjeta, u ktheva, por pashë që ushtria ishte larguar. Gratë në atë kohë ishin të dobëta dhe ata që kishin vendosur pajtanin tim mbi deve, nuk e kishin ndjerë që unë nuk isha brenda. Kështu u gjenda në shkretëtirë, pa njeri. U ula duke menduar me vete që do e shohin që nuk jam dhe do të kthehen të më kërkojnë. Teksa isha ulur, më erdhi gjumë dhe fjeta. Në ato çaste vjen Safvan ibn Muatil. Ai kishte emigruar nga Meka dhe kishte marrë pjesë në Bedr. Atë Profeti (a.s) e kishte lënë të udhëtojë pas ushtrisë me qëllim që nëse dikush mbetet pas, ose humbet diçka nga ushtria, ai ta merrte. Sa më pa më njohu dhe ktheu shpinën duke thënë:”Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi” me qëllim që të zgjohesha. Unë u zgjova dhe pashë që ai e uli devenë dhe hypa në të. Për Zotin, as ai nuk më foli asnjë fjalë, dhe as nuk i fola asnjë fjalë. Ai më shoqëroi nëpër shkretëtirë, derisa arritëm në Medine.”

Kur arritën në Medine, Profeti (a.s) e pyeti Aishen se ku kishte qenë dhe ajo i rrëfeu atë që kishte ndodhur dhe çështja u mbyll me kaq.

Por kur Abdullah ibn Ubej ibn Selul e pa Safvanin duke tërhequr për dore devenë ku ndodhej Aisheja dhe askush tjetër nuk i shoqëronte, nuk mund t’a linte pa e shfrytëzuar këtë për qëllimet e tij të mbrapshta. Duke dashur të nxisë kureshtjen e njerëzve ai doli para dhe filloi të thotë:”Kush është kjo? Mos është filania?! Jo jo. Qenka Aisheja! Po ky kush është?! Safvani?! Po nga vijnë?! E përse janë vetëm?!

Për Zotin, mendoj se Aisheja ka kaluar natën me Safvanin.”

Pasi tha këto fjalë, ai heshti dhe nuk foli më, pasi e kishte bërë atë që duhej. Fjalët filluan të përhapen si era. Kryesisht, ishin hipokritët ata që morën përsipër përhapjen e kësaj akuze të rëndë. Pre e kësaj sprove ranë dhe disa besimtarë të thjeshtë, gjithsesi numri i tyre ishte i vogël.

Tashmë, shpifjet dhe akuzat lidhur me nderin e Aishes (r.a) kishin depërtuar në çdo shtëpi të Medines. Gruaja e të dërguarit të Zotit dhe vajza e Ebu Bekrit akuzohej për çështje nderi. Ajo akuzohej për tradhti bashkëshortore me Safvanin, një nga nxënësit e Profetit (a.s).

Myslimanët dhe besimtarët, prisnin që Profetit (a.s) t’i vijë Xhibrili (a.s) dhe t’ia sqarojë si qëndron puna. Aq shumë flitej mbi nderin e Aishes, saqë edhe njerëzit më të mirë dhe më të afërt të Profetit (a.s) filluan të lëkunden.

Hipokritët vazhdonin t’i hedhin benzinë zjarrit, ndërkohë që një grup besimtarësh vazhdonin ta refuzonin me forcë. Për hipokritët, ky nuk ishte një rast thjesht sa për të shfryrë mllefin e tyre, por ata kishin rastin ta rrënojnë bashkësinë e re që ishte formuar.

Vëllazëria që kishte kultivuar Profeti (a.s) gjatë këtyre viteve mes myslimanëve, dukej sikur kishte pësuar çarje dhe nga çasti në çast do shuhej. Akuzat, shpifjet dhe thashethemet vazhduan për një muaj rresht pa u ndalur.

Në shumë raste të tjera, kur situata ishte kritike, Profetit (a.s) i shpallej Kurani dhe i rrëfente si qëndron e puna. Por në këtë rast, Xhibrili (a.s) nuk i fliste asgjë rreth kësaj çështjeje.

Tregon Aisheja:”Vazhduan fjalët për një muaj të tërë. Unë gjatë kësaj kohe isha sëmurë me temperaturë dhe shumicën e muajit e kalova e sëmurë, pa dëgjuar gjë se çfarë ka ndodhur. Ajo që shihja ishte se Profeti (a.s) kur hynte brenda, e shihja të mërzitur dhe më thoshte:”Si je o Aishe?” pa folur gjë tjetër veç këtyre fjalëve. Ndërkohë që herët e tjera kur sëmuresha, ai më kushtonte një kujdes tepër të veçantë.

Vazhdoi kjo gjendje derisa u shërova dhe dola me disa gra jashtë Medines. Me ne ishte dhe një grua e mirë që e thërrisnin Umu Mustah. – Ajo kishte një djalë me emrin Mustah, që edhe ai ishte i mirë dhe nga ata që kishin marrë pjesë në betejën e Bedrit, por që në këtë rast kishte folur dhe ai për nderin e Aishes.

Kur dolëm në shkretëtirë pengohet Umu Mustah dhe thotë:”Qofsh fatkeq o Mustah (për djalin e saj).”

Unë i thashë:”Si e mallkon djalin tënd, në një kohë që ai është nga njerëzit e mirë dhe që ka marrë pjesë në Bedr?”

Ajo mu kthye dhe më tha:”Ah e mjera ti! A nuk e di se çfarë ka thënë dhe çfarë ka bërë ai?”

“Çfarë?” – e pyeta unë.

Ajo më tha:”Ai dhe shokët e tij të kanë akuzuar për imoralitet me Safvanin.”

Më pas shkova në shtëpi dhe e gjeta Profetin (a.s) të mërzitur dhe i thashë:”A më lejon që të qëndroj në shtëpinë e babait, që të kujdeset për mua nëna?”

“Po” – më tha Profeti (a.s).

Shkova në shtëpi dhe i thashë nënës: “O nënë, çfarë po thonë njerëzit?” Ajo më tha: “O vajza ime qetësohu. Nuk ka grua të bukur, që e do burri dhe që ka shemra të tjera, veçse do të flasin për të.”

Unë e pyeta përsëri:”A e kanë thënë këtë gjë njerëzit?”

“Po” më tha. E pyeta përsëri:”Po babai a di gjë?”

“Po” më tha përsëri.

E pyeta për të tretën herë:”Po i dërguari i Zotit, a e di?”

“Po” më tha.

Atë ditë kam qarë gjithë ditë pa mu ndalur lotët për asnjë çast, gjë e cila i shqetësoi prindërit e mi. Me lot dhe të qara e kalova edhe atë natë, në të cilën nuk mbylla sy. Vazhdova në një gjendje të tillë për tre ditë rresht.

Ndërkohë, Profeti (a.s) vajti tek Ali ibn Ebi Talib dhe Usame ibn Zejdi dhe u kërkoi mendim.

Usame i tha:”Ajo është familja jote dhe nuk dimë veç të mira për të.”

Kurse Aliu i tha:”Gra të tjera ka shumë o i dërguar i Zotit. Zoti të ka dhënë liri, prandaj divorcoje dhe martohu me një tjetër!”

Ai mendonte se çështja e përcjelljes së mesazhit është më e rëndësishme se të merrej me këtë.

Veç kësaj, Aliu i tha:”Gjithësesi, më mirë pyet shërbëtoren e Aishes. Nëse din diçka ajo, do të ta tregojë.”

Atëherë Profeti (a.s) vajti tek shërbëtorja e Aishes, Berire dhe i tha:”O Berire! Më trego, çfarë din mbi Aishen! Për Zotin unë nuk di rreth saj veçse gjëra të mira.”

Berire iu përgjigj:”O i dërguar i Allahut! Për Zotin edhe unë nuk di veçse të mira.”

Pasi këtë çështje e hapi mes disa përkrahës të tij, ai e zgjeroi rrethin dhe një ditë u ngjit në minber dhe foli para njerëzve:”O ju njerëz. Kam dëgjuar se dikush (Abdullah ibn Ubej ibn Selul), më ka lënduar në familjen time. Deri sot nuk di për familjen time veç gjëra të mira dhe për këtë kanë dëshmuar dhe të tjerë. Ata flasin mbi një burrë (për Safvan-in) për të cilin nuk di veçse gjëra të mira. Ai kurrë nuk është ndarë prej meje, kur unë nuk ndodhesha në shtëpi (pasi filluan të shpifin se Safvani shkonte në shtëpinë e profetit (a.s) kur ai nuk ishte) dhe kurrë nuk ka hyrë në shtëpinë time, vetëmse me lejen time. A me jepni leje që të marr të drejtën time nga ky burrë (Abdullah ibn Ubej ibn Selul)?”

Nga këto fjalë, çohet Usejd ibn Hudejr, i pari i fisit Eus dhe foli:”O i dërguar i Zotit, nëse ai është nga fisi ynë Eus, ia këpusim kokën. Kurse nëse është nga fisi Hazrexh i vëllezërve tanë, na urdhëro që t’ia këpusim kokën.”

Fisi Hazrexh deri tani nuk kishin folur, pasi Abdullah ibn Ubej ibnu Selul ishte nga fisi i tyre. Por kur dëgjuan fjalët e Usejd ibnu Hudejr, çohet Sad ibn Ubade dhe thotë: ”Për Zotin gënjen, se kurrë nuk mundesh t’i presësh kokën.”

Ai ishte njeri i mirë dhe i devotshëm, por për momentin e humbi dhe e përfshiu një valë fanatizmi fisnor.

Usejd ibn Hudejr ia ktheu përsëri: ”Ai që gënjen je ti. Ti je mynafik dhe po mbron një mynafik.”

Këto ndodhnin teksa Profeti (a.s) ishte akoma në minber. Me këto fjalë u ngritën në këmbë burrat e dy fiseve, u ndezën gjakrat dhe gati nuk nisi lufta mes tyre.

Kur pa Profeti (a.s) që gjakrat u ndezën, zbriti nga minberi dhe i zemëruar u tha: ”A kërkoni të ngjallni zakonet e injorancës, duke qenë unë mes jush? Lëreni se i vjen era qelb dhe kthehuni në shtëpitë tuaja!”

Të gjithë shtëpitë e Medines, vlonin nga debatet mbi akuzat që i bëheshin Aishes, gruas së Profetit (a.s).

Një nga këto shtëpi e cila fliste rreth kësaj çështjeje ishte dhe ajo e Ebu Ejub El-ensarit. Një ditë teksa ai qëndronte me gruan në shtëpi i tha:”O nëna e Ejubit, nëse do ishe në vendin e Aishes, a do të mund ta bëje, atë që thonë se e ka bërë ajo?”

“Jo për Zotin, nuk do të mund ta tradhëtoja të dërguarin e Zotit” –iu përgjigj.

Ebu Ejubi i tha:” Aisheja është më e mirë se ti (dhe s’mund ta bëjë këtë).”

Gruaja e tij e pyeti:”Po ti nëse do të ishe në vendin e Safvan ibnu Muatil, a do mund të mendoje keq për gruan e të dërguarit të Zotit?”

Ebu Ejubi i tha:”Jo për Zotin.”

Ajo i tha:”Safvani është më i mirë se ti (dhe s’mund ta bëjë diçka të tillë).”

Një grup besimtarësh, as nuk i besonin dhe as nuk i përgënjeshtronin akuzat që i bëheshin Aishes, por i konsideruan si tërheqëse dhe filluan t’i përhapin. Nga këta ishte Hasan ibn Thabit, poeti i Profetit (a.s).

Zejneb bint Xhahsh ishte një ndër gratë e Profetit (a.s), e cila rivale e Aishes në dashurinë për Profetin (a.s). Duke e ditur këtë, Profeti (a.s) vajti tek ajo dhe e pyeti:”Çfarë mendon ti o Zejneb?”

Ajo iu përgjigj:” Unë i ruaj veshët dhe gojën nga fjalët e padrejta. Për Zotin nuk di të them rreth saj, veçse të mira.”

E çuditshme është se ajo që kishte folur më shumë kundër Aishes, ishte motra e Zejnebes, Hinne bint Xhahsh.

Pafajësia e Aishes shpallet në Kuran

Tregon Aisheja:”Teksa qëndroja në shtëpinë e babait duke qarë pa pushim, hyri i dërguari i Zotit. Bashkë me Profetin (a.s), u ul dhe Ebu Bekri dhe Umu Ruman. Para se të hynte Profeti (a.s), kishte ardhur një nga gratë e Medines për të më ngushëlluar dhe kur më pa duke qarë, u ul edhe ajo duke qarë bashkë me mua.

Pasi u ul Profeti (a.s) më tha:” O Aishe, nëse je e pafajshme, pafajësinë tënde do e shpallë vetë Zoti. Nëse ke vepruar ndonjë gjynah, kërkoji falje Zotit, pasi njeriu kur vepron ndonjë gjynah dhe pendohet tek Zoti, Ai ia pranon pendimin dhe e fal.”

Kur dëgjova këto fjalë nga i dërguari i Zotit (a.s), në çast mu ndalën lotët dhe duke iu drejtuar babait i thashë:”A nuk i përgjigjeni të dërguarit të Zotit?”

Ai mu përgjigj duke qarë:”Për Zotin nuk di se çfarë t’i them.”

Më pas iu drejtova nënës dhe i thashë:”A nuk i përgjigjesh të dërguarit të Zotit?” Ajo mu përgjigj duke qarë:”Për Zotin nuk di se çfarë t’i them.”

Atëherë mblodha forcat, thava lotët që më rridhnin dhe u thashë:”Unë shoh që duke e dëgjuar shpesh këtë fjalë, e paskeni besuar në vetvete. Nëse u them që jam e pafajshme nuk më besoni. Nëse them që kam vepruar diçka, që në fakt nuk e kam bërë dhe që vetë Zoti e di që jam e pafajshme, do më besonit.

Për Zotin nuk di ç’tju them, veç asaj që tha babai i Jusufit (nga hidhërimi e harroi dhe emrin e Jakubit) kur tha:”Do të bëj durim të bukur. I kërkoj Zotit ndihmë për atë që thoni.” (Jusuf, 83)

Pasi thashë këto fjalë, u çova dhe shkova tek shtrati im dhe fillova të them:”O  Zot, unë jam e sigurtë që do e shpallësh pafajësinë time, por të lutem shpalle tani, pasi ndihem e rrënuar.”

Babai dhe nëna shpërthyen me të qara, kurse Profeti (a.s) nuk lëvizi. Për Zotin pa u çuar nga vendi ku ishte ulur, i erdhi Xhibrili. Ne e njohëm pasi Profetit (a.s) iu rëndua trupi, u shtri mbi shtrat dhe filloi ti rrjedhë djersa mbi ballë. Nga këto shenja e kuptuam që ishte Xhibrili (a.s).

Pasi erdhi Profeti (a.s) në vete, buzëqeshi pas një muaji dhe tha:”O Aishe, gëzohu se Zoti e shpalli pafajësinë tënde prej shtatë qiejve, me Kuran që do të lexohet deri në Ditën e Kijametit!”

Unë u thashë:” Unë mendoja se pafajësia do të vinte me anë të një ëndrre të cilën Profeti (a.s) do e shihte në gjumë. Por kurrë nuk e imagjinoja që të zbresin pjesë Kurani nga qielli të cilat do të lexohen deri në ditën e kiametit.”

Menjëherë, Profeti (a.s) filloi të lexojë ajetet që iu shpallën: “Me të vërtetë, ata që shpifën, janë një skotë prej jush. Mos e quani atë si të keqe për ju. Përkundrazi, kjo është mirë për ju. Çdonjëri prej tyre do të dënohet për atë që ka bërë, kurse atë që ka shpifur më shumë, e pret një dënim i madh. Kur e dëgjuat këtë përgojim, përse besimtarët dhe besimtaret nuk menduan mirë për njëri-tjetrin dhe të thoshin: “Kjo është shpifje e qartë?! ”  (Nur 11)

Nëse dëgjon diçka jo të mirë mbi një besimtar, e ke obligim që të mendosh mirë për të. Jo vetëm që nuk duhet ta besosh dhe ta përhapësh, por duhet ta harrosh dhe të mendosh më të mirën.

Këto ajete janë të mjaftueshme për të vërtetuar pozitën që gëzon gruaja në islam. Gjëja më e shtrenjtë për një burrë është nderi i familjes së tij. Gjëja më e shtrenjtë për një grua, është nderi i saj. Për këtë nder, Zoti shpalli ajete Kurani në të cilat u bën thirrje njerëzve të tregohen të matur kur dëgjojnë shpifje dhe akuza të paqena.

“Pse nuk sollën për këtë katër dëshmitarë? Meqë nuk sollën dëshmitarë, ata janë gënjeshtarë para Allahut.” Sikur të mos ishte mirësia e Allahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, në këtë botë dhe në tjetrën, me siguri do t’ju godiste dënim i madh për atë që bëtë. Ju përcillnit me gjuhët tuaja dhe flisnit me gojët tuaja diçka, për të cilën nuk kishit dijeni. Ju këtë e merrnit për gjë të lehtë, por para Allahut kjo ishte një shkelje e  madhe. Përse kur e dëgjuat përgojimin, nuk thatë: “Nuk ka hije për ne të flasim për këtë. Ti qofsh lavdëruar (o Zot)! Kjo është shpifje e madhe!” Allahu ju paralajmëron, që të mos përsëritni kurrë më diçka të ngjashme, nëse jeni besimtarë.” (Nur, 13-17)

Tregon Aisheja:”Me të dëgjuar këto ajete, babai dhe nëna më thanë:”Çohu o Aishe, përshëndete të dërguarin e Zotit dhe falënderoje atë!”

Kurse unë ua ktheva:”Jo për Zotin, nuk çohem dhe nuk e falenderoj as atë dhe as juve. Ai që do të falënderoj është Ai që e shpalli pafajësinë time nga lart shtatë qiejve.”

Ata njerëz të cilët përgojojnë dhe flasin për nderin e të tjerëve, ata studentë që flasin keq për vajzat, ata njerëz të cilët flasin keq për komshinjtë… mos e konsiderojnë diçka të tillë si të lehtë. Ajo është një shkelje shumë e rëndë para Allahut.

Thotë Zoti në Kuran lidhur me këtë:”Ata që duan të përhapen shpifjet e turpshme (ose imoraliteti) ndër besimtarët, i pret një dënim i dhembshëm në këtë botë dhe në tjetrën; Allahu i di të gjitha e ju nuk i dini. Sikur të mos ishin mirësia dhe mëshira e Allahut ndaj jush, si dhe fakti se Ai është i Butë e Mëshirues (dënimi i Tij do të shpejtonte)!” (Nur, 19-20)

Qëndrimi i Profetit (a.s)

Siç e pamë dhe më lart, Profeti (a.s) as nuk qëndroi duarkryq dhe as nuk ndërmori ndonjë masë ndaj atyre që shpifnin dhe përhapnin akuzat. Fillimisht, ai filloi të mbledhë informacion nga njerëzit më të afërt.

Kjo tregon se Profeti (a.s) ishte njeri si gjithë të tjerët. Ai dinte veç gjëra të mira rreth gruas së tij dhe këtë opinion ua tha si njerëzve të afërt ashtu dhe të gjithë myslimanëve në xhami.

Kjo ndodhi, është nga argumentet që vërtetojnë profecinë e Profetit (a.s). Nëse do të ishte Profeti (a.s) ai që e ka shkruar Kuranin – siç pretendojnë disa orientalistë – ai nuk do të lejonte që i gjithë qyteti të akuzojë të shoqen për një muaj rresht. Që në fillim, ai do të kishte pretenduar se i ishin shpallur ajete ku konfirmohej pafajësia e të shoqes.

Thotë Zoti në Kuran:”Sikur ai (Muhamedi), në mënyrë të rreme, të Na kishte veshur ndonjë fjalë, Ne do ta kapnim atë për dorën e djathtë  dhe me siguri që do t’ia prisnim damarin e qafës e askush prej jush nuk do të mund ta mbronte.” (Hakka, 44-47)

Profeti (a.s) durimtar dhe i matur

Edhe pse akuzohej nderi i familjes së tij, Profeti (a.s) demonstroi një maturi të rrallë. Në këtë rast, akuzohej familja e atij që u mësonte njerëzimit pastërtinë morale, gjë e cila i bënte këto akuza shumë të rënda dhe rrënuese. Me reagimin e tij të matur, ai sikur i dërgon mesazhe të rëndësishme bashkëshortëve të çdo kohe:

1 – Mesazhi i parë është që të tregohen të durueshëm dhe të matur.

2 – Mesazhi i dytë, është që të mos nxitojnë.

3 – Mesazhi i tretë, mos i fryj zjarrit. Edhe pse flitej për nderin e të shoqes, Profeti (a.s) nuk i foli asaj asnjë fjalë të rëndë. Aisheja tregon:”Ajo që më shqetësonte më shumë, është se Profeti (a.s) nuk më thoshte asgjë tjetër veçse:”Si jeni?”

Ka njerëz të cilët me të dëgjuar një fjalë mbi të shoqen, e divorcojnë menjëherë. Gjëja më e madhe që i tha Aishes në prezencën e prindërve të saj ishte:“O Aishe, nëse je e pafajshme, pafajësinë tënde do e shpallë vetë Zoti. Nëse ke vepruar ndonjë gjynah, kërkoji falje Zotit, pasi njeriu kur vepron ndonjë gjynah dhe pendohet tek Zoti, Ai ia pranon pendimin dhe e fal.”

Por edhe moskokëçarja është e dënueshme dhe e pavend. Ndërkohë që lagja apo qyteti ziejnë duke akuzuar familjen tënde, kurse ty nuk të bëhet vonë për asgjë, edhe kjo është e papranueshme. Profeti (a.s) – siç e pamë – u vu në lëvizje, pyeti njerëzit më të afërt dhe çështjen e shtroi për diskutim edhe në xhami.

Gjatë jetës së tij, Profeti (a.s) u përball me vështirësi, brenga dhe fatkeqësi nga më të ndryshmet. Akoma pa lindur, atij i vdiq babai. Në moshën gjashtëvjeçare humbi dhe nënën. U keqtrajtua nga mekasit pasi iu shpall Kurani, i vdes xhaxhai që e mbronte Ebu Talibi, i vdes e shoqja Hadixheja, i vritet në Uhud xhaxhai tjetër Hamzai, i vdisnin fëmijët në vegjëli etj…

Me këto fatkeqësi që kaloi Profeti (a.s), sikur i bën thirrje të gjithë atyre që vuajnë dhe kalojnë sprova të tillë që të bëjnë sabër dhe të durojnë.

Qëndrimi i Aishes (r.a)

Nga qëndrimi dhe reagimet e Aishes, mësojmë sigurinë e besimtarit në caktimin dhe ndihmën e Zotit. Nëse ti o motër akuzohesh dhe për ty përflitet lart e poshtë, të jesh e sigurtë se shumë shpejt do të merret vesh e vërteta dhe do të shpallesh e pafajshme. Por edhe nëse ke rrëshqitur dhe ke vepruar diçka haram, zgjidhja është që të pendohesh dhe të kërkosh falje nga Zoti i lartësuar.

Me këtë rast, ajo përsëriti fjalët e Jakubit a.s kur humbi dy djemtë më të dashur.

“Do të bëj durim të bukur. I kërkoj Zotit ndihmë për atë që thoni.” (Jusuf, 83)

Ajo që vlen të përmendet për Aishen, është se e gjithë kjo që ndodhi, për shkak të një varëseje që kishte humbur. Edhe pse e dinte se mund të largohet ushtria, ajo vendosi ta kërkojë, pasi nuk ishte e saj dhe e kishte amanet.

Një qëndrim tjetër pozitiv, është se kur dëgjoi çfarë thuhej për të dhe se vetë i dërguar i Zotit e dinte, i kërkoi në mënyrë të drejtpërdrejtë Profetit (a.s) që të shkojë në shtëpinë e Prindërve. Jo siç bëjnë disa gra sot, që në rast konfliktesh të ngjashme, u shkruajnë një libër burrave ku u tregojnë se janë larguar në shtëpinë e prindërve.

Kur dëgjoi për akuzat që ishin përhapur, ajo qau papushim dy ditë dhe një natë. Kjo, edhe pse ishin akuza të pabaza dhe të pavërteta. Po ti o vëlla dhe oj motër, a të rrjedhin lot nëse vepron ndonjë gjynah?

Për shkak se pafajësia e saj u shpall nga vetë Zoti, shumë transmetues hadithesh, kur transmetojnë hadithe të Aishes, e fillojnë me fjalët:”E kam dëgjuar atë që iu shpall pafajësia nga qielli të thotë….”

Kur prindërit e Aishes i kërkuan të falenderojë Profetin a.s, ajo u tha:”Jo për Zotin, nuk çohem dhe nuk e falënderoj as atë dhe as juve. Ai që do të falënderoj është Ai që e shpalli pafajësinë time nga lart shtatë qiejve.”

Qëndrimi i Ebu Bekrit (r.a)

Ebu Bekri e ndihmonte Mustah-un me të holla, pasi ishte i varfër. Kur dëgjoi që ai merrej me këto thashetheme dhe akuza të ulëta, u betua se nuk do e ndihmojë më kurrë. Pasi u shpallën ajetet e pafajësisë së Aishes, u shpall dhe ajeti:

Të mos betohen të pasurit nga mesi juaj, se nuk do t’u japin të afërmve, të varfërve dhe atyre që për hir të Zotit lanë vendlindjet e tyre. Por le t’i falin dhe ta kalojnë këtë. A nuk dëshironi që Zoti t’ju falë dhe juve?” (Nur 22)

Ebu Bekri kur e dëgjoi këtë verset tha:”Sigurisht, unë dua të më falë Zoti” dhe vazhdoi ta ndihmojë Mustah si më parë.

Zoti i lejoi hipokritët të merren me thashetheme dhe akuza të pabaza për një muaj, me qëllim që këtë ndodhi ta bëjë shembull për brezat e ardhshëm. Të marrësh nëpër gojë nderin e dikujt tjetër, është nga gjynahet më të rënda.

Në fund të kësaj teme, u bëj thirrje të gjithë njerëzve që t’i frikësohen Zotit dhe të mos e bëjnë objekt të bisedave nderin e të tjerëve. Ruaje gjuhën o vëlla dhe oj motër nga akuzat ndaj të tjerëve për çështje nderi. Ruaje veten nga zemërimi i Zotit në raste të tillë.

Autor: Amër Halid

Përktheu: Elmaz Fida

Aishe bintu Ebu Bekr 3
Kërkesa për një jetë më të mirë

Gratë e Profetit (a.s) bashkë me to dhe Aisheja, e duronin këtë jetë me të dërguarin e Zotit. Por ato u vunë në provë, kur filluan të shtoheshin pasuritë e myslimanëve, sidomos nga plaçka e luftës. Duke parë pasuritë që u vinin myslimanëve dhe vetë Profetit (a.s), ato u mblodhën dhe vendosën t’i kërkojnë Profetit (a.s) më shumë shpenzime. Këto kërkesa e rënduan Profetin (a.s), i cili filloi të distancohej prej tyre. Kjo vazhdoi deri kur Profetit  (a.s) iu shpall ajeti: “O i Dërguar! Thuaju grave tuaja: “Nëse dëshironi jetën e kësaj bote dhe shkëlqimin e saj, ejani, unë do t’ju lë të kënaqeni për ca kohë dhe do t’ju divorcoj si është më mirë. Por, nëse dëshironi Allahun, të Dërguarin e Tij dhe botën tjetër, dijeni se Allahu ka përgatitur shpërblim të madh për ato prej jush që bëjnë vepra të mira.”[1]

Kur iu shpall ky ajet, Profeti (a.s) vajti tek dhoma e secilës grua duke i kërkuar të zgjedhë. Këtë, ai e filloi me gruan e tij të dashur, Aishen. Me të hyrë brenda, i tha: “O Aishe! Unë do të të kërkoj të zgjedhësh mes dy alternativave dhe kërkoj të mos nxitohesh. Ashtu siç të këshilloj që të konsultohesh edhe me prindërit e tu më parë.” Më pas, i lexoi ajetin që sapo i ishte shpallur.

Aisheja e pa në sy Profetin (a.s) dhe i tha:”O i dërguar i Allahut! A për këtë të konsultohem me prindërit?! Ajo që zgjedh unë, është Allahu, i Dërguari i Tij dhe jeta tjetër.”

Kjo e gëzoi shumë Profetin (a.s)

Aisheja, është modeli më i mirë për të rejat myslimane. Ajo përjetoi dashurinë më të madhe që mund të përjetojë një femër, por në kufijtë e të lejuarës.

Aishja në vdekjen e Profetit (a.s.)

Aishja jetoi me Profetin (a.s) vetëm nëntë vite. Por gjatë këtyre nëntë viteve, ajo mësoi dhe përfitoi shumë nga ai.

Disa ditë para se të vdesë, Profeti (a.s) pyeti:”Çfarë dite është sot?” Ai dëshironte të dijë kur është nata e Aishes. Ajo ditë, ishte dita që i takonte të qëndrojë në dhomën e Mejmune-s. Ai kërkoi që të gjitha gratë të mblidheshin dhe pasi erdhën, u tha:”A më lejoni që përkujdesja të më bëhet në dhomën e Aishes?”

Ato u përgjigjën njëzëri:”Po o i dërguar i Allahut.”

Profeti (a.s) tentoi të ngrihet, por nuk mundi. Atëherë erdhi Ali ibn Ebi Talib dhe Fadl ibn Abas dhe e çuan Profetin (a.s) në dhomën e Aishes.

Tregon Aishja:”Kur e sollën Profetin (a.s) në dhomën time, ai kullonte në djersë. Herë pas here e ngrinte gishtin tregues dhe thoshte:”Nuk ka zot tjetër veç Allahut! Vdekja ka dhimbjet e saj.” Unë e merrja dorën e tij dhe ia fshija djersët nga fytyra. Kjo, pasi dora e Profetit (a.s) ishte më e mirë dhe më e fisshme se dora ime.”

Kurse Omer ibn Hatabi, kishte nxjerrë shpatën dhe thoshte:”Kush thotë se i dërguari i Zotit ka vdekur, do i pres kokën. Ai ka vajtur të takojë Zotin e tij dhe do të kthehet, ashtu siç shkonte Musai dhe kthehej.”

Njeriu më i qëndrueshëm në këtë kohë, ishte Ebu Bekri, i cili hyri në dhomën ku ishte Profeti (a.s) dhe e përqafoi atë fort. Kur u sigurua që ka vdekur, duke e puthur në ballë tha: ”I bukur ke qenë i gjallë, i bukur je dhe i vdekur o i Dërguar i Zotit.”

Zoti kishte zgjedhur Aishen që të jetë pranë Profetit (a.s) në çastet e vdekjes së tij.

Kontributi i Aishes pas vdekjes së Profetit (a.s)

Kur ndërroi jetë Profeti (a.s), Aishja do të jetonte rreth dyzet shtatë vite më pas. Për dyzet e shtatë vite me radhë, misioni i saj do të jetë i përqendruar në përhapjen e dijeve fetare. Nëse nuk do të ishte Aishja, një pjesë e madhe e haditheve do i mungonin trashëgimisë islame.

Nëse kjo grua ka kontribuar në koleksionimin dhe ruajtjen e trashëgimisë islame, si është e mundur atëherë që të thuhet se Islami e diskriminon gruan? Si është e mundur kur Profeti (a.s) ia beson asaj përcjelljen e një pjese të mirë të fesë tek brezat e ardhshëm?

Aishja ka transmetuar nga Profeti (a.s) 2250 hadithe. Mes transmetuesve të haditheve të Profetit (a.s), ajo zë vendin e katërt ose të pestë. Vendin e parë e zë Ebu Hurejre, të dytin Abdullah ibn Omer, të tretin Enes ibn Malik, të katërtin – sipas disave  e zë Abdullah ibn Abasi – kurse sipas të tjerëve e zë Aishja.

E veçanta tek hadithet e transmetuara nga Aishja, është se ajo i transmetonte direkt nga Profeti (a.s). Çdo hadith që ajo transmeton përmban fjalët: “E kam dëgjuar Profetin (a.s)…. Thotë Profeti (a.s)….”

Kurse transmetuesit e tjerë të lartpërmendur, edhe pse kanë transmetuar më shumë se Aishja si numër, shumë hadithe nuk i transmetojnë direkt nga Profeti (a.s), por nga një sahab tjetër.

Një e veçantë tjetër e haditheve të Aishes, është se hadithet që transmeton ajo, nuk i transmeton kush tjetër. Ndërkohë që me transmetuesit e tjerë nuk ndodh kjo. Hadithet e tyre i transmetojnë edhe myslimanë dhe shokë të tjerë të Profetit (a.s).

Që nga vdekja e Profetit (a.s), Aishja hapi shkollën e parë ku mësohej fik’hu islam. Pra, shkolla e parë në islam, është hapur nga një grua. Ajo u mësonte nxënësve të saj hadithet e Profetit (a.s), çështje të fik’hut dhe interpretimit të Kuranit. Numri i atyre që transmetojnë hadithet e Profetit (a.s) të transmetuara nga Aishja, arrin në njëqind. Nga ata që transmetojnë hadithet e saj është vetë Omer ibnul Hatabi, Abdullah ibnu Omer, Ebu Hurejre etj… Nga brezi i tabi’inëve janë Urve ibn Zubejr, Seid ibn Musejib, nëna e Hasen El-basrij … etj.

Nga tradita praktike e Profetit (a.s), 90 % e saj transmetohet nga Aishja. Tek veprat praktike, hyn mënyra si merrte abdes, tejemumin etj… Është ndërhyrja e Aishes gjatë një udhëtimi ku nuk kishin ujë për të marrë abdes, që Profetit (a.s) iu shpall ajeti i tejemumit.

Tregon Ebu Musa El-esh’arij:”Sa herë që gjendeshim në vështirësi mbi një çështje të caktuar, shkonim tek Aishja e cila na rezervonte gjithmonë informacionin e duhur.”

Abdullah ibn Zubejri i thoshte Aishes: “O nëna ime! Për Zotin nuk çuditem nga informacioni që ke mbi gjenealogjinë e fiseve arabe, sepse je bija e Ebu Bekrit. Nuk habitem as për dijet dhe informacionin që ke rreth fesë, pasi t’i ka mësuar i dërguari i Zotit (a.s.) Nuk çuditem as nga erudicioni yt mbi poezinë arabe. Ajo që më mahnit dhe më lë pa fjalë, janë dijet e tua rreth mjekësisë. Nga e ke mësuar këtë o nënë?”

Aishja ia ktheu:”O biri im! Në vitet e fundit të jetës, i dërguari i Zotit (a.s) sëmurej shpesh. Sa herë që vinin delegacione nga fiset arabe, i jepnin receta të ndryshme për të trajtuar sëmundjet. Prej tyre mësova disa gjëra të mjekësisë.”

Dijetarët më të mëdhenj të umetit – si Buhari dhe të tjerë – transmetojnë hadithe dhe dije të Aishes.

Veç sa përmendëm, Aishja njihet dhe për oratori dhe gojëtari. Thotë Muavije ibn Ebi Sufjan:”Oratori më i madh ndër arabët, është Aisheja.”

Tregon Ebu Musa El-esh’arij:”Kam parë shumë kalifë të predikojnë, kam parë Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin, Aliun dhe Muavijen. Për Zotin nuk kam parë oratore më të mirë gjatë predikimit se Aishja.”

A e kuptoni përse Profeti (a.s) u martua me Aishen në atë moshë?

Duke qenë e re në moshë, ajo do të mësonte dhe përfitonte shumë nga Profeti (a.s). Këto dije ajo do u transmetonte myslimanëve pas vdekjes së Profetit (a.s).

Adhurimi i Aishes

Aishja njihet për adhurimin e saj të shumtë. Ajo njihet për agjërimin dhe namazet vullnetare.

Tregon Urve ibn Zubejr: “Hyra një natë tek dhoma e nënës time (Aishes) dhe e gjeta duke u falur. Në ato momente, ajo po lexonte ajetin: “.. por, Allahu na ka dhuruar mëshirë dhe na ka ruajtur nga era përcëlluese (e Zjarrit). Ne qysh më parë i jemi falur Atij. Ai është vërtet Bamirës dhe Mëshirëplotë”[2]

Ajo e lexonte këtë ajet dhe qante. Me zë të ulët thoshte:”O Zot më dhuro mëshirë dhe më mbro nga ndëshkimi përcëllues!”

Atëherë dhe mua më shpërthyen lotët kur e pashë duke qarë. Unë kisha vajtur për t’a pyetur mbi një çështje, por kur e pashë që po falej dola jashtë. Kur u ktheva pas një ore, e gjeta sërish duke u falur dhe përsëriste fjalët:”O Zot më dhuro mëshirë dhe më mbro nga ndëshkimi përcëllues!”

Përsëri dola jashtë dhe u ktheva pas një ore, por sërish ajo përsëriste fjalët:”O Zot më dhuro mëshirë dhe më mbro nga ndëshkimi përcëllues!”

Dy vite para se të vdesë, Aishja vajti të kryejë haxhin. Ditën e Arafatit ajo agjëronte edhe pse ishte shumë vapë. Ata që kujdeseshin për të, i hidhnin ujë fytyrës herë pas here me qëllim që t’ia lehtësojnë.

Urve ibn Zubejr hyri në çadrën e saj dhe kur e pa në atë gjendje i tha:”O nëna ime! Ruaje veten dhe shëndetin, ajo që po bën është e rëndë.”

Tregojnë të pranishmit: “Kur dëgjoi këto fjalë, sikur iu kthye forca dhe i tha Urves:”Të duroj dhe të ruaj shëndetin këtë ditë në të cilën Zoti të fal gjynahet e vitit të kaluar dhe të atij që vjen?!”

Kur ke agjëruar për herë të fundit o vëlla dhe oj motër? A agjëroni të hënën dhe të ejten?

Sa herë që dikush i dhuronte diçka për të ngrënë, ajo ia jepte ndonjë fukarai. Një herë, edhe pse agjëronte atë ditë, gjithë ushqimin që ndodhej në shtëpi ia dhuroi një lypësi. Shërbëtorja e saj i tha: “Nuk paske mbajtur asgjë për vete!”

Aishja ia ktheu:”Sikur të më kishe thënë më parë!”

Kur ke dhënë sadaka për herë të fundit o vëlla dhe sa ka qenë shuma?

Aishja jo vetëm që ishte zemërgjerë dhe bujare, por këtë e bënte në një mënyrë shumë të veçantë. Sa herë që i vinte ndonjë i varfër për t’i kërkuar diçka, ajo e merrte monedhën që do i jepte, e fuste në një enë ku mbante parfum dhe pastaj ia jepte të varfrit. Pra, e parfumonte para se ta japë. Kur dikush e pyeti përse e bënte këtë, ajo i tha:”Sepse sadakaja bie në duart e Zotit para se të bjerë në duart e fukarait.”

Gjithë dashurinë që kishte për Profetin (a.s), ajo e shndërroi në sakrificë për të përhapur islamin. Dashuria fishket kur nuk bazohet mbi një vlerë dhe mision madhor. Dashuria e një burri dhe gruaje të cilët martohen me qëllim që t’i shërbejnë Islamit, nuk mund të fishket. Prandaj, martohuni me qëllim që të lindni dhe edukoni fëmijë të cilët do i shërbejnë Islamit dhe umetit.

Pjesëmarrja në luftë

Përveç kontributit që lartpërmendëm, Aishja merrte pjesë dhe në luftërat që zhvilloheshin mes myslimanëve dhe mekasve paganë. Ajo kujdesej për të plagosurit dhe furnizonte me ujë luftëtarët.

Gjatë betejës së Hendekut, gratë kishin marrë urdhër të qëndronin pas ushtrisë. Tregon Omeri: “Ndërkohë që unë ndodhesha në fillim të ushtrisë dhe po përgatiteshim për luftë, pashë Aishen para meje dhe i thashë:”Çfarë guximi o Aishe!”

Sa’d ibn Muadh, duke ndjerë që Omeri po e tejkalon, i tha:”Lëre o Umer!”

Aishja dhe altruizmi

Në çastet e fundit para se të vdesë, Omeri i tha djalit të tij: ”Shko tek nëna e besimtarëve Aishja dhe i thuaj: ”Omer ibn Hatabi dhe jo Prijësi i besimtarëve, kërkon ta lejosh që të varroset pranë dy miqve të tij më të dashur (Profetit dhe Ebu Bekrit).

Kur Abdullah ibn Omeri i tregoi mbi kërkesën e Omerit, Aishja i tha: ”Për Zotin e kisha rezervuar për veten time atë vend. Por meqë e kërkon Omer ibn Hatabi këtë vend, unë do e lejoj.”

Pasi u varros dhe Omeri pranë Profetit (a.s) dhe Ebu Bekrit, u pa që kishte vend edhe për një person tjetër. Megjithatë, kur iu afrua vdekja, Aishja refuzoi të varrosej në atë vend. Ajo u tha të pranishmëve: “Më varrosni pranë shemrave të mia, pasi nuk dua të ndahem dhe dallohem prej tyre.”

Tregon Aisheja se kur Profeti (a.s) dhe Ebu Bekri babai i saj, u varrosën në një qoshe të dhomës së saj, hynte dhe i ndërronte rrobat pa problem. Por qysh kur aty u varros edhe Omeri, nuk kam hyrë në dhomë veçse duke i shtrënguar rrobat për trupit, pasi më vinte turp prej tij, megjithëse ai ishte i varrosur në dhe.

Vdekja e Aishes

Ditën e martë,  17 Ramazan të vitin 57 hixhri, pasi njerëzit kishin falur namazin e teravive, do të ndërrojë jetë nëna jonë Aishja.

Në çastet e vdekjes, vjen Abdullah ibn Abasi dhe kërkon leje për t’a parë. Të pranishmit i thanë: “Ajo nuk dëshiron askënd në këto çaste.”

Abdullah ibnuAbasi u tha: “U lutem të më lejoni, pasi kam diçka për t’i thënë.”

Pasi e lejuan të hyjë, ai hyri brenda dhe i tha:”O nëna jonë, gëzohu!”

Aishja e pyeti:”Përse o Ibn Abas?”

Ibn Abasi i tha: “Gëzohu, pasi mes teje dhe të dashurit tënd Muhamedit (a.s), nuk ka mbetur gjë tjëtër përveç dorëzimit të shpirtit. Ti ke qenë gruaja më e dashur e Profetit (a.s). Pafajësinë tënde e shpalli vetë Zoti nga qielli…”

Aishja i tha:”O Ibn Abas! Më lër të qetë! Ah sikur të isha diçka e harruar. Nëse duhet të krenohem me diçka, unë krenohem se i dërguar i Allahut (a.s) vdiq mes prehrit dhe kraharorit tim.

Të gjithë banorët e Medines morën pjesë në varrimin e Aishes. Ai që i fali xhenazen ishte Ebu Hurejre. Në varr e zbriti Abdullah ibn Zubejri.

E veçantë është se njerëzit që e shoqëronin në rreshtin e parë, ishin gratë e Profetit (a.s) të cilat ishin akoma gjallë. Duke ecur, ato qanin dhe thoshin: “Vdiq e dashura e të dërguarit të Zotit.”

Kjo ishte nëna jonë Aisheja, Zoti qoftë i kënaqur me të!

[1] – Sure Ahzab: 28 – 29.

[2] – Sure Tur: 27.