Hadith – Ardhmeria Online

Bartësi i fjalëve nga një person tek një tjetër
Hudhejfe ibn Jemani (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë:

“Nuk do të hyjë në Xhenet ai i cili i bart fjalët nga një person tek një tjetër për t’i shtënë ata në grindje”

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit:

Në këtë hadith, Profeti (a.s) na paralajmëron për një sjellje shumë të keqe: bartjen e fjalëve nga një person tek një tjetër për t’i bërë ata të grinden. Disa njerëz mund të dëgjojnë një fjalë dhe pastaj ta tregojnë diku tjetër me qëllim që të prishin marrëdhëniet mes shokëve ose familjarëve. Kjo sjellje është mëkat, sepse Allahu nuk i do fjalët dhe veprimet që sjellin përçarje dhe dëm mes njerëzve. Profeti (a.s) na tregon se disa mëkate janë shumë të rrezikshme, sepse mund ta largojnë njeriun nga mëshira e Allahut dhe nga hyrja në Xhenet, nëse ai nuk pendohet dhe nuk i lë ato. Xheneti është vendi më i bukur që Allahu e ka përgatitur për robërit e Tij të mirë, ku nuk ka mërzi, dhimbje dhe as probleme. Prandaj, një musliman i mençur ruan gjuhën e tij, nuk përhap fjalë të këqija dhe përpiqet të bëjë pajtim mes njerëzve. Kur gabojmë, duhet të pendohemi tek Allahu dhe të përpiqemi të përmirësojmë sjelljen tonë, sepse Allahu i fal ata që pendohen sinqerisht.

Çfarë përfitojmë nga hadithi i mësipërm?

1 –  Mësojmë se Islami na urdhëron të ruajmë gjuhën dhe të mos flasim fjalë që dëmtojnë të tjerët.

2 – Mësojmë se bartja e fjalëve për të shkaktuar grindje mes njerëzve është një mëkat i madh.

3 – Mësojmë se duhet të jemi njerëz që sjellin paqe dhe pajtim, jo përçarje dhe armiqësi.

4 – Mësojmë se çdo fjalë që themi ka rëndësi dhe se Allahu na kërkon të mendojmë para se të flasim.

5 – Mësojmë të mos besojmë dhe të mos përhapim çdo gjë që dëgjojmë.

6 – Kujtohemi se hyrja në Xhenet arrihet me bindje ndaj Allahut dhe duke u larguar nga mëkatet.

7 – Mësojmë se duhet të pendohemi kur gabojmë dhe të përpiqemi të përmirësojmë sjelljen tonë.

8 – Mësojmë se besimtari i mirë është ai që njerëzit janë të sigurt nga gjuha dhe veprimet e tij.

Fjalët që prishin shoqërinë

Një ditë, Ahmedi dëgjoi një shokun e tij duke thënë diçka për një tjetër fëmijë në klasë. Në vend që ta tregonte atë fjalë, ai kujtoi mësimin e Profetit (a.s) se nuk duhet të bartim fjalë që i bëjnë njerëzit të grinden.

Pak më vonë, një fëmijë tjetër i tha: “A e di çfarë tha ai për ty?” Ahmedi iu përgjigj: “Nuk dua të dëgjoj fjalë që mund të na e prishin shoqërinë. Le të flasim mirë për njëri-tjetrin.”

Fëmijët e kuptuan se një fjalë e keqe mund të sjellë mërzi, ndërsa një fjalë e mirë sjell gëzim dhe dashuri. Që nga ajo ditë, ata u përpoqën të ruanin gjuhën e tyre dhe të silleshin me mirësi. Ata mësuan se Allahu i do ata që pajtojnë njerëzit dhe largohen nga fjalët që shkaktojnë grindje.

Mesazhi i tregimit:

Ruaje gjuhën tënde, sepse një fjalë e mirë sjell dashuri, ndërsa një fjalë e keqe mund të prishë shoqërinë dhe të zemërojë Allahun.

Autor: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

Sill gëzim te të tjerët!
Enesi (r.a) ka thënë: Profeti (a.s) ka thënë:

“Lehtësoni punët e njerëzve dhe mos ua vështirësoni; jepuni lajme të mira dhe mos i bëni të largohen!”

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit:

Profeti (a.s) na ka mësuar sevne duhet të sillemi me njerëzit me mirësi dhe butësi. Allahu e do atë njeri që ua bën jetën më të lehtë të tjerëve dhe i ndihmon ata të bëjnë të mirën me dëshirë.

Ndonjëherë dikush po përpiqet të mësojë diçka të re, por gabon. Në vend që t’i themi: “Ti nuk di asgjë!”, mund ta ndihmojmë duke i treguar me qetësi. Kështu, ne po e lehtësojmë rrugën e tij dhe po zbatojmë këshillën e Profetit (a.s).

Kur përdorim fjalë të bukura, zemrat e njerëzve gëzohen. Një fjalë si: “Shumë mirë!”, “Vazhdo kështu!” ose “Ti mundesh!” mund t’i japë dikujt kurajë. Fjalët e mira janë si një dhuratë që nuk kushton asgjë, por sjell shumë gëzim.

Profeti (a.s) na ka mësuar  të përgëzojmë njerëzit. Kjo do të thotë t’u kujtojmë se Allahu është Mëshirues dhe se Ai shpërblen çdo vepër të mirë. Kur dikush bën një të mirë, ne mund ta inkurajojmë duke i treguar se Allahu e sheh dhe e shpërblen.

Nëse jemi të ashpër, bërtasim ose tallim të tjerët, ata mund të trishtohen dhe të largohen. Por nëse jemi të buzëqeshur dhe të sjellshëm, njerëzit ndihen të mirëpritur. Profeti (a.s) dëshironte që njerëzit të afroheshin me të mirën, jo të largoheshin prej saj.

Edhe në shtëpi mund ta zbatojmë këtë hadith. Kur motra ose vëllai ynë i vogël gabon, nuk duhet ta ofendojmë. Mund t’i ndihmojmë me durim dhe dashuri. Kjo e bën familjen më të qetë dhe më të lumtur.

Në klasë, ndoshta një shok nuk e kupton një detyrë. Në vend që të qeshim me të, mund ta ndihmojmë ta kuptojë. Një shok i mirë nuk i vështirëson gjërat, por përpiqet t’ua lehtësojë të tjerëve.

Profeti (a.s) ishte shembulli më i bukur. Profeti (a.s) fliste me butësi dhe durim. Ai i mësonte njerëzit pa i poshtëruar dhe pa i frikësuar. Edhe kur dikush gabonte, ai e këshillonte me urtësi. Prandaj, shumë njerëz e donin dhe e respektonin.

Ne kemi shumë mundësi ta zbatojmë këtë hadith çdo ditë: duke buzëqeshur, duke ndihmuar një shok, duke përdorur fjalë të mira, duke falur gabimet e vogla dhe duke mos e bërë askënd të ndihet i pavlerë. Veprat e vogla të mira janë shumë të dashura tek Allahu.

Kur lehtësojmë për të tjerët dhe i përgëzojmë ata, ne bëhemi njerëz që sjellin gëzim dhe shpresë. Profeti (a.s)  dëshironte që besimtarët të ishin si drita që ndriçon përreth. Prandaj, le të përpiqemi çdo ditë të jemi fëmijë që ndihmojnë, inkurajojnë dhe afrojnë zemrat e të tjerëve me mirësi.

Çfarë përfitojmë nga hadithi i mësipërm?

1 – Të jemi të butë dhe të sjellshëm me të tjerët.

2 – Të përdorim fjalë të mira dhe inkurajuese.

3 – Të ndihmojmë, jo t’ua vështirësojmë punët të tjerëve.

4 – Të mos tallemi me ata që gabojnë, por t’i mësojmë me durim.

5 – Të japim shpresë dhe gëzim me fjalët tona.

6 – Të sillemi mirë me prindërit, vëllezërit dhe motrat.

7 – Të jemi shokë të mirë në shkollë dhe të ndihmojmë shokët e klasës.

8 – Të buzëqeshim dhe të përhapim lumturi rreth nesh.

9 – Të mos i largojmë njerëzit me ashpërsi dhe zemërim.

10 – Të ndjekim shembullin e bukur të Profetit (a.s).

11 – Të kujtojmë se Allahu e do butësinë dhe mirësinë.

12 – Të fitojmë shpërblimin e Allahut duke i bërë njerëzit të ndihen të dashur dhe të respektuar.

Tregimi i Arbrit dhe lapsit të thyer

Një ditë në shkollë, Arbrit iu kërkua të zgjidhte disa ushtrime në tabelë. Shoku i tij, Joni, u ngrit për të shkruar, por nga nxitimi i ra lapsi dhe iu thye. Pastaj ai gaboi edhe në përgjigjen e ushtrimit. Disa fëmijë filluan të qeshnin me të dhe njëri tha: “Ti nuk di asgjë!”

Joni uli kokën dhe u skuq nga turpi. Ai mendoi se më mirë të mos provonte më.

Arbri e ngriti dorën dhe tha me buzëqeshje: Mos u mërzit, Joni! Edhe unë gaboj ndonjëherë. Hajde ta bëjmë bashkë. Mendoj se je shumë pranë përgjigjes së saktë.

Mësuesja buzëqeshi dhe i tha klasës: Kjo është sjellja që duhet të kemi. Ne i ndihmojmë të tjerët dhe nuk i turpërojmë.

Joni provoi përsëri. Këtë herë e zgjidhi ushtrimin saktë. I lumtur, ai tha: Faleminderit, Arbër! Po të mos më kishe inkurajuar, do të isha dorëzuar.

Mësuesja u kujtoi fëmijëve fjalët e Profetit (a.s): “Lehtësoni punët e njerëzve dhe mos ua vështirësoni; jepuni lajme të mira dhe mos i bëni të largohen!”

Atë ditë, fëmijët kuptuan se një fjalë e mirë mund t’i japë dikujt guxim, ndërsa një fjalë e ashpër mund ta lëndojë zemrën. Që prej asaj dite, ata u përpoqën të ndihmonin njëri-tjetrin, të përgëzonin për përpjekjet e mira dhe të mos talleshin me gabimet e askujt.

Mesazhi i tregimit:

Një fjalë e ëmbël dhe një zemër e mirë mund ta bëjnë botën më të bukur për të gjithë.

Autor: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

Errësirat e Ditës së Kiametit
Ibn Omeri (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë:

“Padrejtësia është errësirë në Ditën e Kiametit.”

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit:

Ky hadith na tregon se kur bëjmë padrejtësi ndaj të tjerëve, kjo është diçka shumë e keqe. Fjala “padrejtësi” do të thotë kur marrim diçka që nuk na takon, kur lëndojmë dikë me fjalë ose me veprime, ose kur nuk i ndihmojmë të tjerët kur kanë nevojë. Hadithi thotë se padrejtësia është si errësira në Ditën e Gjykimit, ditën kur Allahu do të gjykojë të gjithë njerëzit dhe do të shohë çdo veprim tonin. Ata që kanë bërë gjëra të mira do të jenë të lumtur, por ata që kanë bërë padrejtësi do të ndihen të humbur dhe të frikësuar. Kjo na mëson se çdo veprim i keq ka pasoja dhe na bën të ndjejmë brenga, ndërsa çdo veprim i mirë sjell paqe dhe lumturi. Prandaj, duhet të jemi të drejtë, të ndihmojmë të tjerët dhe të kërkojmë falje kur gabojmë, që zemra jonë të jetë e qetë dhe Allahu të na shpërblejë. Të mendojmë gjithmonë se nuk duam të jemi pjesë e errësirës në Ditën e Gjykimit, por të jemi të drejtë dhe të sjellshëm me të gjithë.

Çfarë përfitojmë nga hadithi i mësipërm?

1 – Padrejtësia është e keqe dhe ka pasoja serioze

2 – Ne duhet të jemi të drejtë dhe të ndershëm me të gjithë njerëzit.

3 – Çdo veprim i keq – veçanërisht kur është padrejtësi – sjell errësirë dhe vuajtje në Ditën e Kiametit.

4 – Duhet ta shmangim padrejtësinë sado e madhe apo e vogël qoftë ajo.

Zgjedhja e saktë

Në një fshat të vogël jetonin dy shoqe të ngushta, Kenza dhe Jasmina. Një ditë, ata po luanin me lodrat e tyre në oborrin e shkollës. Kenza kishte një kukull të bukur që e ruante me shumë kujdes. Papritmas, Jasmina e pa kukullën dhe i shkoi mendja ta merrte për vete pa i thënë shoqes së saj,

Por ajo u ndal një çast dhe kujtoi fjalët e mamasë së tij: “Të bësh padrejtësi ndaj të tjerëve është gabim dhe sjell errësirë.” Kështu që ajo vendosi të mos ia marrë kukullën dhe për këtë ajo ndjeu një lumturi të veçantë brenda zemrës së saj, sepse bëri gjënë e duhur.

Në anën tjetër, djali tjetër i klasës, Tomi, pa një top që ishte lënë në mes të fushës. Ai e mori për vete dhe filloi të luante vetëm, pa pyetur askënd. Pas pak, ai ndjeu një ndjenjë të çuditshme: zemra i rrihte keq dhe nuk ndihej i lumtur. Ai e kuptoi që kishte bërë padrejtësi dhe kjo e bëri të ndjehej keq, si errësira që përmendet në hadith.

Mesazhi i tregimit:

Ky tregim na mëson se duhet të jemi gjithmonë të drejtë dhe të mos bëjmë padrejtësi ndaj të tjerëve, sepse veprat e mira sjellin lumturi, ndërsa veprat e këqija sjellin ndjenja të këqija dhe errësirë.

Autor: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

Turpi është prej besimit
Ibn Omeri (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë:

“Turpi është prej besimit.”

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit:

Ky hadith na mëson se turpi është një shenjë që njeriu ka besim në zemër.

Turp do të thotë: të mos bëjmë gjëra të këqija, të kemi kujdes në fjalë dhe në sjellje, të kemi ndjenjë kur diçka nuk është e drejtë. Një fëmijë që ka turp: nuk flet me fjalë të këqija, nuk tallet me shokët, nuk gënjen lehtë, dhe mendon: “Allahu po më sheh.” Kur kemi turp, ruajmë veten nga gabimet.

Turpi na mbron nga e keqja. Kur kemi turp, nuk bëjmë gjëra që Allahu nuk i pëlqen. Për shembull: Nëse një fëmijë mendon të gënjejë, por ndalet dhe thotë: “Nuk po e bëj, sepse nuk është e drejtë.” Ky është turp i bukur, që vjen nga besimi.

Turpi tregon se kemi zemër të pastër. Fëmijët e mirë kanë zemër të pastër dhe ndihen keq kur gabojnë. Kur një fëmijë: kërkon falje pasi gabon, ose skuqet kur bën diçka të gabuar, kjo tregon se zemra e tij është e gjallë dhe besimtare.

Turpi e zbukuron njeriun. Profeti (a.s) na ka mësuar se turpi e bën njeriun më të dashur dhe më të respektuar. Njerëzit e duan atë që: flet bukur, sillet me edukatë dhe ka turp.

Çfarë përfitojmë nga hadithi i mësipërm?

1 – Turpi është shenjë e besimit të fortë, sepse njeriu që ka besim turpërohet të bëjë gjëra të këqija.

2 – Turpi na mbron nga gabimet, si gënjeshtra, fjalët e këqija dhe sjelljet e pahijshme.

3 – Njeriu duhet të sillet ndaj njerëzve me turp dhe edukatë.

4 – Sa më besimtar që të jetë njeriu aq më shumë turp ka.

Nuk është mirë të tallemi

Një djalë ishte në klasë me shokët e tij. Shokët filluan të talleshin me një nxënës tjetër. Ai mendoi për një moment, pastaj tha: “Nuk është mirë të tallemi. Përkundrazi ne duhet ta lëmë atë rehat.” Edhe pse mund të qeshte me të tjerët, ai pati turp dhe zgjodhi të bënte të mirën.

Padyshim ky është turp që vjen nga besimi.

Mesazhi i ndodhisë së lartpërmendur:

Kur kemi turp dhe besim, zgjedhim të bëjmë të mirën edhe kur të tjerët bëjnë të keqen. Turpi na ndihmon të mos lëndojmë askënd me fjalë apo veprime. Ai që mbron të tjerët dhe sillet me edukatë, është i dashur te Allahu dhe te njerëzit.

Autor: Elton Harxhi

Fjala e mirë
Ebu Hurejra (r.a) transmeton se Profeti (a.s) ka thënë:

“Fjala e mirë është sadaka”

Çfarë përfitojmë nga hadithi i mësipërm?

1 – Fjala e mirë është vepër e mirë: Allahu e shpërblen njeriun edhe për fjalët e mira që thotë, jo vetëm për veprat fizike.

2 – Sadakaja nuk është vetëm me para: Ne mund të bëjmë mirësi edhe pa dhënë diçka materiale; mjafton të flasim bukur dhe me dashuri.

3 – Fjalët e mira gëzojnë zemrën e dikujt: Një fjalë e sjellshme, një ngushëllim apo një falënderim mund të gëzojnë dhe ngushëllojnë njerëzit.

4 – Besimtari duhet të flasë vetëm mirë: Myslimani i vërtetë nuk thotë fjalë që lëndojnë apo fjalë të këqija, ai përhap dashuri e paqe me gojën e tij.

5 – Fjala e mirë forcon miqësinë dhe dashurinë:Kur flet mirë me të tjerët, krijon harmoni, bashkim dhe respekt mes njerëzve.

6 – Allahu e do sjelljen e mirë: Allahu e do njeriun që flet bukur dhe i përdor fjalët për të bërë mirë, jo për të ofenduar.

Mos u mërzit!

Një ditë, një djalë i vogël pa që shoku i tij ishte i mërzitur sepse kishte humbur stilolapsin e preferuar. Ai iu afrua dhe i tha me buzëqeshje:

“Mos u mërzit, unë kam një tjetër, mund ta përdorësh timin sot.”

Shoku i tij u gëzua shumë dhe i tha: “Faleminderit, më bëre të ndihem më mirë!”

Kjo është një fjalë e mirë dhe është sadaka, sepse prej saj dikush u gëzua.

Mesazhi: Fëmijët duhet të mësojnë se edhe pa para mund të bëjnë shumë të mira; me një fjalë të bukur, një falënderim, një “të lutem”, apo një “mos u mërzit”. Këto janë të gjitha fjalë të mira që konsederohen sadaka që Allahu i do shumë.

Trego mëshirë të të dojë Allahu
Ebu Hurejra transmeton se Profeti (a.s) ka thënë:

“Kush nuk tegon mëshirë nuk do të mëshirohet.”

Çfarë përfitojmë nga hadithi i mësipërm?

1 – Myslimani duhet të jetë i mirë me të gjithë. Nëse një shok bie dhe lëndohet, mos qesh, por ndihmoje që të ngrihet.

2 – Të kemi zemër të butë. Mos u zemëro shpejt. Fol me dashuri dhe qetësi, ashtu siç flet një njeri i mëshirshëm.

3 – Allahu na do kur jemi të mirë. Kur ne tregojmë mëshirë, Allahu na dhuron mëshirë dhe na ndihmon në vështirësi.

Shembull i thjeshtë:

Një ditë një djalë pa një mace të vogël që dridhej nga i ftohti. Ai mori një leckë dhe e mbuloi macen. A mendoni se Allahu e pa këtë vepër të vogël? Po! Dijeni se Allahu e do çdo vepër të mirë dhe çdo njeri që di të mëshirojë.

Mesazhi përfundimtar:

Nëse duam që Allahu të na mëshirojë, duhet të mësojmë të mëshirojmë të tjerët, njerëzit, kafshët dhe çdo krijesë.  Dijeni se mirësia dhe mëshira janë si një pasqyrë: ajo që jep, ajo kthehet te ti!

Çdo e mirë është sadaka
Xhabiri (r.a) ka thënë: I Dërguar i Allahut (a.s) ka thënë:

“Çdo vepër e mirë është sadaka.”

Çfarë përfitojmë nga hadithi i mësipërm?

1 – Sadakaja nuk kufizohet vetëm te pasuria.  Edhe një fjalë e mirë, një buzëqeshje, një ndihmë e vogël apo largimi i diçkaje të dëmshme nga rruga është sadaka.

2 – Mundësia për të bërë mirë është për të gjithë. Edhe ai që nuk ka pasuri, mund të bëjë sadaka me sjelljen e tij, me shërbimin ndaj njerëzve apo me këshillën e mirë.

3 – Gjithë jeta e myslimanit lidhet me bamirësinë. Ky hadith na mëson se veprat e mira nuk janë të kufizuara në raste të veçanta, por mund të realizohen në çdo kohë dhe vend.

4 – Islami inkurajon humanizmin dhe dashurinë shoqërore. Çdo vepër e mirë ndaj njerëzve shihet si adhurim dhe të afron tek Allahu.

5 – Vlerësimi i veprave të vogla. Edhe veprat që duken të vogla tek njerëzit, si përshëndetja apo largimi i një pengese nga rruga, kanë shpërblim të madh.

Buzëqeshja që bëri mrekulli

Në një lagje jetonte një djalë i vogël me emrin Amar. Një ditë, ai pa shokun e tij Besimin shumë të mërzitur. Besimi kishte humbur lapsin e tij të preferuar dhe nuk donte të fliste me askënd.

Amari nuk kishte para që t’i blinte një laps të ri, por iu kujtua fjala e Pejgamberit (a.s): “Çdo e mirë është sadaka.”

Atëherë ai buzëqeshi dhe i tha:

– Mos u mërzit, shoku im! Mund të përdorësh një nga lapsat e mi.

Besimi u gëzua shumë. Vetëm një fjalë e mirë dhe një buzëqeshje i ndryshuan gjithë ditën.

Atë mbrëmje, Amari i tregoi mamasë:

– Mami, sot i dhashë një laps shokut tim dhe ai u gëzua shumë. E kuptova që edhe gjërat e vogla mund të jenë sadaka.

Mamaja e përqafoi dhe i tha:“Bravo, biri im! Allahu shpërblen për çdo të mirë, sado e vogël të jetë.”

Mesazhi i tregimit: Ne nuk duhet të presim të bëjmë gjëra të mëdha për të ndihmuar të tjerët. Madje edhe gjestet e vogla kanë fuqi të madhe për të gëzuar dikë dhe për të fituar shpërblimin e Allahut.

Vlera e shëndetit dhe kohës
Abdullah ibn Abasi (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë:

“Dy begati, shumica e njerëzve i neglizhojnë: shëndetin dhe kohën e lirë”

Çfarë përfitojmë nga hadithi i mësipërm?

1 – Shëndeti dhe koha janë pasuri të çmuara.

2 – Njeriu e kupton vlerën e shëndetit dhe kohës vetëm pasi që i humbet ato të dyja, ose njërën prej tyre.

3 – Shëndeti duhet shfrytëzuar për vepra të mira, adhurim dhe për t’i shërbyer të tjerëve.

4 – Koha e lirë është një mundësi e mirë për të mësuar, për t’u afrur me Allahun dhe për të bërë vepra të mira për jetën e kësaj bote dhe ahiretin.

5 – Njeriu do të pyetet për shëndetin dhe kohën e lirë në Ditën e Gjykimit.

6 – Harxhimi i kohës në argëtime të kota është humbje e një prej begative të Allahut.

Tregimi: Dy dhuratat e Harunit

Haruni ishte një djalë 10-vjeçar që jetonte në një fshat të vogël. Një ditë, gjyshi i tij e thirri dhe i tha:

– Harun, Allahu të ka dhënë dy dhurata të mëdha!

Haruni hapi sytë me kureshtje:

– Dy dhurata? Cilat janë ato, gjysh?

– Njëra është shëndeti yt, – tha gjyshi duke i prekur ballin, – dhe tjetra është koha jote e lirë.

Haruni mendoi pak, por nuk e kuptoi plotësisht.

Të nesërmen, Haruni e harxhoi gjithë ditën duke luajtur lojëra në telefon. Kur erdhi darka, e

kuptoi se nuk kishte bërë detyrat, nuk kishte lexuar Kuranin dhe as nuk kishte ndihmuar nënën.

Gjyshi e pyeti:

– Si e kalove ditën?

– U lodha nga loja, por nuk bëra gjë tjetër, – tha Haruni me turp.

Gjyshi buzëqeshi me butësi:

– Shiko, Harun, sot e humbe një nga dhuratat e tua – kohën e lirë. Po të përdorje pak për të

mësuar, për t’u lutur dhe për të ndihmuar, do ta kishe mbajtur dhuratën me vlerë. Dhe mos

harro, pa shëndet nuk do të mund të bësh asnjë nga këto gjëra.

Haruni vendosi që çdo ditë të përdorte mirë kohën e lirë dhe të kujdesej për shëndetin e tij,

sepse tani e dinte se ishin dhuratat më të mëdha që Allahu i kishte dhënë.

Mesazhi i tregimit: Koha e lirë dhe shëndeti janë dy dhurata të çmuara nga Allahu. Nëse

nuk i përdor mirë, ato ikin dhe nuk kthehen më.

Vepra e mirë
Ebu Dherri (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë:

“Mos nënvlerësoni  asgjë nga veprat e mira, qoftë edhe nëse takon vëllain me fytyrë të qeshur.”

Çfarë mësojmë nga hadithi i mësipërm?

1 – Myslimani përpiqet të bëjë gjithmonë vepra të mira.

2 – Kryerja e një mirësie të vogël është e madhe tek Allahu.

3 – Takimi i njerëzve me fytyrë të qeshur ka shpërblim të madh tek Allahu.

4 – Buzëqeshja i afron njerëzit me njëri – tjetrin.

5 – Myslimani duhet t’i japë rëndësi edhe gjërave të thjeshta në jetën e përditshme.

6 – Sjellja e bukur është pjesë e besimit.

Tregimi: Buzëqeshja e Enesit

Në një shkollë të vogël, Enesi po ecte në oborrin e shkollës kur vuri re shokun e tij, Albanin, i cili dukej i mërzitur dhe po rrinte i vetëm në një cep.

Enesi iu afrua me një buzëqeshje të madhe dhe i tha: Përshëndetje, Alban! Si je sot?

Albani ngriti kokën dhe, duke parë buzëqeshjen e ngrohtë të Enesit, filloi të qeshte pak. Po mirë tani, faleminderit që më fole. Po mërzitesha vetëm.

Enesi i tha: E di çfarë më ka mësuar mësuesi i xhamisë? Që edhe një buzëqeshje është një vepër e mirë. Edhe nëse vetëm i buzëqesh dikujt që është i mërzitur, Allahu e do këtë vepër.

Albani tha me gëzim: Vërtet? Atëherë edhe unë do të përpiqem t’i buzëqesh të tjerëve kur t’i shoh të trishtuar.

Të dy shokët u larguan duke qeshur e duke biseduar së bashku, dhe ditën tjetër Albani filloi t’i buzëqeshte edhe ai shokëve të tij.

Mesazhi i tregimit:

Edhe veprat më të vogla, si një buzëqeshje e sinqertë, janë të rëndësishme dhe të dashura për Allahun. Ato mund t’ia ndryshojnë ditën dikujt tjetër për mirë.

I pastër nga mëkatet si dita kur e ka lindur nëna e tij
Ebu Hurejrja (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë:

“Kush bën Haxh dhe nuk flet keq e nuk bën mëkate, kthehet nga Haxhi i pastër nga mëkatet si dita kur e ka lindur nëna e tij.”

Çfarë mësojmë nga hadithi i mësipërm?

1 – Haxhi është një pastrim shpirtëror. Ashtu siç lahemi për të pastruar trupin, Haxhi e pastron shpirtin nga mëkatet.

2 – Sjellja e mirë është shumë e rëndësishme. Gjatë Haxhit nuk duhet të flasim keq, të grindemi apo të sillemi keq. Kjo na mëson të kontrollojmë veten dhe të jemi të durueshëm.

3 – Durimi shpërblehet. Në Haxh ka lodhje dhe nganjëherë vështirësi, por durimi sjell falje nga Allahu.

4 – Haxhi na ndihmon të bëhemi njerëz më të mirë. Pasi të kthehemi nga Haxhi, duhet të vazhdojmë të jemi të mirë, të mos flasim keq dhe të mos bëjmë mëkate.

5 – Allahu është shumë Mëshirues. Ai fal çdo gjë, edhe mëkatet e shumta, nëse pendohesh sinqerisht dhe ndjek rrugën e Tij.

Mësim praktik:

Amina ishte një vajzë 11-vjeçare që jetonte me familjen e saj në një qytet të vogël. Një ditë, prindërit e saj morën një lajm të bukur: ata do të shkonin në Haxh, në qytetin e shenjtë të Mekës!

Amina ishte shumë e emocionuar. Mamaja i tha:

— Amina, Haxhi nuk është vetëm një udhëtim. Ai është një udhëtim i zemrës. Pejgamberi Muhamed (a.s) ka thënë:

“Kush bën Haxh dhe nuk flet keq e nuk bën mëkate, kthehet i pastër si ditën që e ka lindur nëna e tij.”

Amina pyeti:

— Si mund të pastrohemi nga mëkatet pa u larë me ujë?

Mamaja u buzëqesh:

— Me sjellje të mirë, durim, lutje dhe respekt gjatë Haxhit. Kur ne nuk zemërohemi, nuk gënjejmë, nuk grindemi, Allahu i fshin mëkatet tona dhe zemra jonë bëhet e pastër.

Gjatë ditëve në Haxh, Amina pa shumë njerëz. Disa prej atyre ditëve që kaloi ishin me të vërtetë të lodhshme dhe të rraskapitshme, por ajo buzëqeshte, ndihmonte mamin e babin, dhe lutej me përkushtim.

Kur u kthyen në shtëpi, gjyshja e pyeti:

— Si shkoi Haxhi, Amina?

Ajo tha:

— Ishte udhëtimi më i bukur! Edhe pse ishte i lodhshëm, mësova të jem më e duruar, më e sjellshme dhe më afër Allahut.

Gjyshja i tha:

— Të lumtë bija ime. Tani ti je si një engjëll i pastër.

Autor: Elton Harxhi