Tefsiri – Ardhmeria Online

Tefsiri i ajetit “Mos synoni atë që është i keq (për të dhënë sadaka)”
Është transmetuar nga Bera’ (r.a.) lidhur me fjalën e Allahut të Lartësuar: “Mos synoni atë që është i keq prej tij për ta dhënë (si lëmoshë)”[1] se ky ajet zbriti për ensarët, të cilët merreshin  me kultivimin e  hurmave. Ndodhte që ndonjëri prej tyre sillte një tufë ose dy dhe i varte në xhami për t’u afruar tek Allahu, që prej tyre të hanin të varfrit, sidomos banorët e Suffes. Por disa prej tyre, në shenjë pakujdesie ose dobësie të sinqeritetit, sillnin një tufë me kokrra të kalbura ose të dështuara, ose diçka që vetë nuk do ta pranonte, e pastaj e jepte atë si sadaka. Atëherë zbriti ajeti për të edukuar nijetin, për të pastruar format e bamirësisë dhe për t’i mësuar besimtarët se dhënia nuk është heqje qafe e asaj që nuk e duan, por është qëndrim vlere, provë e nijetit dhe shenjë e mirëbërjes.

Kjo skenë paraqet një kuptim të thellë njerëzor: cilësia e dhurimit shpreh cilësinë e vetë shpirtit. Ai që për vete zgjedh frutin më të mirë, ndërsa për nevojtarin lë më të keqin, tregon mangësinë e tij në  bamirësinë e vet përpara se të cenojë të drejtën e të varfrit. Nëse dhuruesi nuk e pëlqen për vete atë që dhuron, ai nuk e ka nderuar tjetrin, as vetveten; dhe më e rënda është se nuk e ka nderuar afrimin me të cilin i afrohet Zotit të tij.

Ky ajet nuk është i kufizuar vetëm në kontekstin e sadakasë; ai është pasqyrë e një vlere më të gjerë: vlerës së cilësisë së dhënies. Ajo që quajmë dhënie, shtrihet e përfshin çdo gjë që u japim të tjerëve, qoftë materiale apo shpirtërore.

Dhurimi i rrobave që nuk vishen, shpërndarja e produkteve afër skadencës, dhënia e mbetjeve të ushqimit të tepruar, po ashtu dhe ofrimi i një dhurate që njeriu vetë nuk do ta pranonte, dhuratë e ulët në vlerë para se në çmim, që dhuruesi e di se po t’ia sillnin, do ta rëndonte, janë të gjitha forma që hyjnë nën kuptimin e fjalës së Kuranit: “Mos synoni të keqin”; sepse të gjitha bashkohen në një të vërtetë të vetme: dhurimi ka humbur shpirtin e tij përpara se të humbasë vlerën e tij.

Në nivel shoqëror, i njëjti kuptim shfaqet në forma më të thella se sa thjesht dhënia materiale; ngase “e keqja” mund të jetë në mënyrën e vlerësimit, jo në vlerën e vetë dhuratës. Sa e sa njerëzve u zvogëlohet e drejta morale: thirren me emrin e tyre të zhveshur, ndonëse mbajnë titull shkencor për të cilin janë lodhur për vite, ose prezantohen para njerëzve në një mënyrë që u ul pozitën, ndërkohë që vetë ai që e bën këtë nuk pranon për veten e tij veçse titujt më të lartë.

Madje kjo çështje mund të shkojë deri në çështje edhe më të rënda si në rastin e uljes në kuvend:  e ulin dikënd në skajin e kuvendit apo në një vend që vetë ai, po të ishte mysafiri, nuk do ta pranonte; kështu që i jep një trajtim që është “i keq” sipas standardeve të respektit… dhe kështu zbulohet domethënia e këtij ajeti në një dimension delikat shoqëror.

Ky parim shtrihet po ashtu në fushën profesionale: sa të shumta janë situatat kur dikujt i jepet një post jo për ta nderuar dhe jo si njohje e vlerës së tij, por vetëm pse të tjerët e kanë refuzuar. Në këtë rast posti shndërrohet për të në “mbetje”, jo “mundësi”, dhe në “dhënie të pavlerë”, jo “vlerësim të sinqertë”.

Sa e sa drejtorë i ngarkojnë një punonjësi detyra të parëndësishme, shumë më poshtë aftësive të tij, sepse detyrat e rëndësishme që sjellin shpërblime i mbajnë për vete ose për kë duan. Sa të tjerë i dërgojnë njerëzit në udhëtime të lodhshme drejt vendeve me mundësi të pakta, për të ruajtur për vete udhëtimet e nderuara e me përfitim.

Po kështu, kuptimi i fjalës së Kuranit “Mos synoni të keqin” zgjerohet dhe përfshin familjen: sa e sa etër u japin familjarëve vetëm ç’ka u tepron prej kohës, mbetjet e vëmendjes dhe çka u mbetet nga energjia. Sa nëna i japin botës më të mirën e tyre, e për familjen mbetet veç skaji i dhënies. Sa bashkëshortë janë të sjellshëm jashtë, e në shtëpi nuk i shkëmbejnë njëri-tjetrit veç ç’ka u mbetet nga durimi ose butësia. Edhe fëmijët shpesh e shpenzojnë kohën me shokët, e kur u kërkohet një shërbim prindërve, vijnë të rënduar e me përtesë.

Prej këtu shfaqet madhështia e Kuranit: ajo që nuk e pëlqejmë për veten, nuk duhet kurrë t’ua ofrojmë të tjerëve. Ajeti “Dhe nuk do ta pranonit atë vetë (po t’ju jepej), veçse nëse do të mbyllnit sytë” vendosi një standard tepër të saktë të dhënies: si mund t’i ofrojmë Allahut atë që nuk e pranojmë për veten, kur Allahu është më i denjë se ne për zgjedhjen e gjërave më të mira?!

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Bekare: 267.

Tefsiri tematik i sures Ali Imran (5/8): Tematikat në rrafsh horizontal
Thelbi i artikullit

Kushdo që e studion këtë sure do të vërejë se ligjërimi dhe tematikat për të cilat kjo sure flet përbëhen nga “Parathënia”, “Përmbajtja” dhe “Epilogu”

Parathënia: e cila përbëhet nga tre fragmente

1 – Zbritja e librave hyjnorë dhe vendosja e njerëzve në provë

2 – Qortim i ashpër për mosbesimtarët dhe sqarimi i realitetit të Dynjasë

3 – Deklarata e zhvendosjes së mesazhit hyjnor nga ithtarët e Librit tek umeti mysliman

Përmbajtja: e cila përbëhet nga dy seksione kryesore

Seksioni i parë: Në këtë seksion trajtohet çështja e diskutimit me ithtarët e Librit, kundërpërgjigjet ndaj dilemave të tyre dhe sqarimi i dredhive dhe kurtheve të tyre. Ky seksion përbëhet nga tre fragmente:

1 – Allahu i Madhëruar është Ai që i ka përzgjedhur të Dërguarit

2 – Deklarata e së vërtetës rreth Isait (a.s)

3 – E Vërteta historike se Islami është feja e vërtetë dhe ajo është feja e të gjithë profetëve

Seksioni i dytë: Në këtë seksion trajtohet roli i umetit muysliman, udhëzimet hyjnore në përballjen me armikun dhe mësimet nga sprovat. Ky seksion përbëhet nga tre fragmente:

1 – Umeti mysliman është umeti më i mirë ndër popuj

2 – Udhëzime dhe orientime hyjnore për besimtarët në përballjen me armikun (në betejën e Uhudit):

3 – Mësime dhe përfitime nga disfata

Epilogu: i cili përbëhet nga dy fragmente

1 – Nga argumentet e krijimit përfitojnë ata që posedojnë logjikë të shëndoshë

2 – Çështjet vlerësohen sipas përfundimit dhe pasojave të tyre

Për një pasqyrë më të gjerë dhe të argumentuar, ju ftojmë të lexoni tekstin e mëposhtëm:

A – Parathënia[1]

Parathënia përbëhet nga tre fragmente:

a – fragmenti i parë[2]: Zbritja e librave hyjnorë dhe vendosja e njerëzve në provë

Surja fillon me sqarimin se feja islame përbën udhëzim universal për të gjithë njerëzimin. Libri i shpallur nga Allahu, Kurani, konfirmon dhe vërteton librat e mëparshëm hyjnorë. Shpallja hyjnore përbën dalluesin kryesor midis së Vërtetës dhe të Pavërtetës, ndërsa profetët, Musai (a.s), Isai (a.s) dhe Muhamedi (a.s) pasojnë të njëjtën linjë principesh themelore të besimit. Megjithatë, njerëzit janë ata që kanë ndryshuar dhe shtrembëruar mësimet e Zotit.

Në këtë fragment, Allahu i Madhëruar e konsideron Tevratin, Inxhilin dhe Kuranin si argumente të Tij të qarta, duke theksuar këtë me termin “argumentet e Zotit” që përmendet dhjetë herë në këtë sure.

Po ashtu, shpjegohet se Allahu i Madhëruar zotëron dijen absolute për gjithçka që gjendet në qiej dhe tokë, duke nënkuptuar kështu njohjen e orvatjeve të ithtarëve të Librit për të fshehur ose manipuluar mësimet e Tij të shpallura në Tevrat dhe Inxhil.

Gjithashtu, Allahu thekson se Ai është Ai që u jep formë foshnjave qysh në mitrën e nënës, duke treguar kështu krijimin e Isait (a.s) në mitrën e Merjemes dhe duke vërtetuar natyrën njerëzore të tij.

Në këtë fragment po ashtu përmendet se ajetet e Kuranit janë të dy llojeve: të qarta dhe të paqarta. Në lidhje me këto të fundit, njerëzit ndahen në dy kategori: një grup që ndjek ajetet e paqarta për të krijuar konfuzion dhe huti, dhe një tjetër që beson sinqerisht në to si në shpallje hyjnore. Një urtësi e shpalljes së ajeteve të paqarta qëndron në provimin që Allahu i bën njerëzve, duke dalluar besimtarin e sinqertë nga ai që ndjek të kotën. Urtësia tjetër lidhet me thirrjen universale të islamit dhe përhershmërinë e ligjeve të sheriatit, që kërkojnë interpretim të vazhdueshëm nga dijetarët e fushës, pas studimi të kujdesshëm dhe kërkimi shkencor mbi ajetet e paqarta.

Fragmenti përfundon me lutjen e thelluar që dijetarët dhe të zotët e mendjes të drejtohen me përulësi dhe përgjërim ndaj Allahut të Madhëruar, duke kërkuar forcim dhe udhëzim në rrugën e drejtë.

b – fragmenti i dytë:[3] Qortim i ashpër për mosbesimtarët dhe sqarimi i realitetit të Dynjasë

Në fillim të këtij fragmenti, Allahu i Madhëruar i qorton ashpër mosbesimtarët, të cilët janë të përfshirë në pasurinë materiale dhe në dashurinë për fëmijët, por që në Ditën e Kiametit nuk do të gjejnë asnjë përfitim nga këto. Si shembull për këtë mashtrim kalimtar, Allahu përmend Faraonin dhe popujt e mëparshëm, të cilët, megjithëse ishin të pasur dhe të fuqishëm, nuk arritën asgjë të dobishme për veten e tyre.

Në vazhdim, Allahu thekson se vendbanimi i përhershëm i mosbesimtarëve në botën tjetër është Zjarri i Xhehenemit, ndërsa në këtë botë ata do të jenë të humbur dhe të mposhtur, ashtu siç ndodhi me humbjen e mosbesimtarëve në betejën e Bedrit. Në kontrast, besimtarët janë përforcuar me ndihmën dhe mbrojtjen e Allahut të Madhëruar.

Më tej, Allahu i Madhëruar flet për realitetin e Dynjasë, e cila i është zbukuruar njerëzve deri në atë shkallë saqë ata e duan atë tepër dhe ndjejnë vështirësi në ndarjen prej saj. Këto zbukurime përfshijnë dashurinë për gratë, fëmijët, floririn, argjendin, kuajt e stolisur, bagëtinë dhe prodhimet bujqësore. Megjithatë, të gjitha këto nuk janë asgjë më shumë se stoli e përkohshme dhe zbukurim kalimtar.

Nga ana tjetër, besimtarët, të cilët kanë frikë dhe respekt të thellë ndaj Allahut të Madhëruar, i drejtohen Atij me përulësi dhe lutje, janë të durueshëm, të drejtë në veprime, të përkushtuar në adhurim, dorëdhënës dhe kërkojnë falje tek Allahu gjatë natës para agimit. Për ta, Allahu ka përgatitur Xhenetin, vendbanim të përhershëm lumturie dhe kënaqësie.

Në përmbyllje të këtij fragmenti, theksohet rëndësia thelbësore e shprehjes së njësimit të Zotit (teuhidit), e cila është dëshmuar dhe vërtetuar nga vetë Allahu, engjëjt dhe njerëzit e ditur.

c – fragmenti i tretë:[4] Deklarata e zhvendosjes së mesazhit hyjnor nga ithtarët e Librit tek umeti mysliman:

Në fillim të këtij fragmenti, Allahu i Madhëruar pohon se feja e vetme e pranuar tek Ai është feja islame, e cila i thërret të gjithë njerëzit në njësimin e Zotit dhe në nënshtrim të sinqertë ndaj Tij. Megjithatë, ithtarët e Librit, të shtyrë nga xhelozia, smira dhe inati, refuzojnë këtë thirrje, duke e mohuar të vërtetën përkundër njohjes së saj. Për ta, Allahu paralajmëron një llogari të shpejtë dhe të drejtë.

Pas sqarimit të mesazhit hyjnor – përfshirë shpalljen e Kuranit, dërgimin e Profetit, thirrjen në njësimin e Zotit dhe vendosjen e fesë islame – Allahu i Madhëruar e udhëzon Profetin Muhamed (a.s) që të mos vazhdojë diskutimet e pafrytshme me ithtarët e Librit. Në vend të kësaj, Ai urdhëron që si Profeti, ashtu edhe besimtarët, të përqendrohen në përkushtimin ndaj Allahut dhe në ndjekjen e shpalljes së Tij.

Më tej, Allahu i Madhëruar dënon qëndrimin e hebrenjve, të cilët jo vetëm që kanë mohuar shpalljen hyjnore, por kanë shkuar deri në vrasjen e profetëve dhe të njerëzve që i thërrisnin për tek e Vërteta dhe e mira Për ta, është përgatitur një ndëshkim i dhimbshëm, ndërsa veprat e tyre janë të pavlefshme si në këtë botë, ashtu edhe në botën tjetër, dhe ata nuk do të gjejnë ndihmës.

Mosbesimi i tyre, sipas Kuranit, bazohet në një pretendim të pavërtetë: se “zjarri nuk do të na prekë veçse për disa ditë”. Por, në Ditën e Gjykimit, kur Allahu do t’i mbledhë të gjithë dhe do të zbulojë gënjeshtrat e tyre, përfshirë edhe krimet kundër profetëve dhe dijetarëve të vet, ata do të përballen me pasojat e rënda të veprimeve të tyre.

Ajeti që flet për sovranitetin absolut të Allahut – se Ai ia jep pushtetin kujt të dojë dhe ia heq atij që dëshiron – përçon qartë mesazhin se bartja e përgjegjësisë për përçimin e shpalljes hyjnore është zhvendosur nga ithtarët e Librit tek umeti musliman. Kjo zhvendosje përbën një pasojë logjike dhe të drejtë për shkak të devijimit të atyre që e humbën amanetin.

Meqenëse ithtarët e Librit – hebrenjtë dhe të krishterët – u larguan nga e Vërteta, përfundimi i natyrshëm është se besimtarët nuk duhet t’i marrin për miq e për mbrojtës mosbesimtarët. Allahu i tërheq vëmendjen besimtarëve duke u kujtuar se Ai e di çfarë fshihet në zemrat e njerëzve, ashtu siç është i njohur me të fshehtat e qiejve dhe të tokës. Në Ditën e Gjykimit, çdo njeri do të përballet me pasojat e veprave të veta, qofshin të mira apo të këqija.

Fragmenti përmbyllet me një urdhër drejtuar jo vetëm besimtarëve, por edhe ithtarëve të Librit: nëse vërtet e duan Allahun, atëherë le ta dëshmojnë këtë dashuri përmes besimit dhe pasimit të rrugës së Profetit Muhamed (a.s), si kusht për të fituar dashurinë dhe faljen e Allahut.

B – Përmbajtja[5]

Përmbajtja përbëhet nga dy seksione kryesore:

Seksioni i parë:[6] Në këtë seksion trajtohet çështja e diskutimit me ithtarët e Librit, kundërpërgjigjet ndaj dilemave të tyre dhe sqarimi i dredhive dhe kurtheve të tyre. Ky seksion përbëhet nga tre fragmente:

a – fragmenti i parë:[7] Allahu i Madhëruar është Ai që i ka përzgjedhur të Dërguarit

Allahu i Madhëruar është Ai që me urtësinë dhe diturinë e Tij të pakufishme i ka përzgjedhur të Dërguarit nga mesi i njerëzimit. Ai e nisi këtë përzgjedhje me Ademin (a.s), babanë e njerëzimit, e më pas me Nuhun (a.s), familjen fisnike të Ibrahimit (a.s) dhe familjen e Imranit. Kjo përzgjedhje hyjnore është bërë mbi themelin e besimit të pastër dhe të fesë islame.

Në vazhdim, Allahu i Lartësuar përmend gruan e devotshme të Imranit, e cila, me përulësi dhe sinqeritet, iu lut Zotit të saj që fëmija që mbante në bark të ishte i përkushtuar për shërbim në Shtëpinë e Shenjtë, xhaminë Aksa. Kur lindi vajzën, ajo ndjeu pikëllim, sepse në atë kohë, vajzave nuk u lejohej të kryenin shërbime në tempullin e shenjtë. Megjithatë, ajo ia vuri emrin Merjeme dhe ia dorëzoi çështjen Allahut, duke i kërkuar të Madhit Zot që ta mbrojë atë dhe pasardhësit e saj nga shejtani i mallkuar.

Allahu, me mëshirën e Tij të pakufishme, e pranoi lutjen e saj: e mbrojti Merjemen nga shejtani, e pranoi atë me mirësi të shumta, dhe ndër mirësitë më të mëdha ishte kujdesi që i ofroi Profeti i Allahut, Zekerijai (a.s), pasi ishte hedhur shorti për kujdestarinë e saj. Një tjetër dhuratë hyjnore për Merjemen ishte furnizimi i vazhdueshëm me ushqime, ndonëse askush nuk hynte në dhomën e saj.

Këtë mirësi hyjnore e vërejti edhe Zekerijai (a.s), i cili i drejtoi Zotit një lutje të sinqertë për një pasardhës të devotshëm. Allahu iu përgjigj lutjes së tij dhe e begatoi me Jahjanë – një fëmijë i urtë, vërtetues i profetësisë së Isait (a.s), dhe nga profetët e dalluar. Kur engjëjt e përgëzuan me lajmin e lindjes së Jahjasë, Zekerijai kërkoi një shenjë nga Allahu, dhe shenja që iu dha ishte që nuk do të fliste me njerëzit për tri ditë rresht. Në ato ditë heshtjeje, Allahu e urdhëroi që të bëjë sa më shumë përmendjen e Tij dhe ta madhërojë gjatë ditës dhe natës.

Në përmbyllje të këtij fragmenti, Allahu i Madhëruar na flet për vlerën e jashtëzakonshme të Merjemes, të cilën e dalloi me besim të pastër dhe moral të lartë, e pastroi nga shpifjet e hebrenjve, e ngriti mbi të gjitha gratë e botës dhe e urdhëroi të përkulej në sexhde dhe të binte në ruku – e ajo iu bind me përulësi urdhrit hyjnor. Madje, edhe hedhja e shortit nga dijetarët hebrenj për kujdesin ndaj saj është një dëshmi e qartë e pozitës së lartë që Merjemja gëzonte te Zoti i saj.

b – fragmenti i dytë:[8] Deklarata e së vërtetës rreth Isait (a.s)

Në hyrje të këtij fragmenti, Allahu i Madhëruar na përshkruan momentin e jashtëzakonshëm kur engjëjt – përmes Xhibrilit (a.s) – e përgëzuan Merjemen me lindjen e një djali të bekuar. Ky fëmijë do të ishte një mrekulli nga Zoti, që do t’u fliste njerëzve qysh në djep dhe do të rritej si njeri i drejtë, i pastër dhe i devotshëm. E befasuar nga ky lajm, Merjemja iu drejtua Zotit me habi: “Si mund të kem unë fëmijë, kur askush nuk më ka prekur?!” Por ky është urdhër i Allahut, i Cili, kur dëshiron diçka, vetëm i thotë: “Bëhu!” – dhe ajo menjëherë ndodh.

Më pas, Allahu i Lartësuar tregon se Isait (a.s), birit të Merjemes, iu dhurua urtësia, dijenia e Tevratit dhe Inxhilit, dhe se u dërgua si profet për bijtë e Israilit. Si shenjë të qartë e vërtetimit të profetësisë së tij, Allahu i dha atij disa mrekulli: nga balta formonte një zog, i frynte dhe ai merrte jetë; shëronte të verbërit dhe lebrozët; ringjallte të vdekurit dhe i zbulonte njerëzve çfarë ruanin në shtëpitë e tyre. Të gjitha këto ndodhnin vetëm me lejen dhe fuqinë e Allahut.

Misioni i Isait (a.s) ishte të konfirmonte të vërtetën e shpalljes së mëparshme – Tevratit – dhe të udhëzonte popullin e tij drejt adhurimit të vetëm një Zoti: Allahut të Madhëruar. Mirëpo, bijtë e Israilit i kthyen shpinën kësaj thirrjeje. Në një moment vendimtar, Isai kërkoi ndihmës e përkrahës për kauzën e tij hyjnore dhe ata që u përgjigjën ishin Hauarijunët – ndjekësit besnikë që besuan në profetësinë e tij dhe që u bashkuan në rrugën e së vërtetës.

Kur Benu Israilët vendosën të vrisnin Isain (a.s), Allahu i Madhëruar e ruajti nga kurthi i tyre dhe e ngriti lart, pranë Vetës, duke ia shpëtuar jetën. Ata nuk e vranë e as nuk e kryqëzuan, por iu ngjasonte atyre diçka tjetër.

Në Ditën e Gjykimit, Allahu i Madhëruar do t’i gjykojë njerëzit për kundërshtitë e tyre rreth çështjes së Isait (a.s), djalit të Merjemes. Ata që nuk besuan dhe përgënjeshtruan, do të ndëshkohen me një dënim të rëndë në këtë botë dhe në botën tjetër. Ndërsa ata që besuan dhe vepruan mirë, do të shpërblehen me begati të pakufishme.

Ky fragment përmbyllet me një deklaratë të prerë nga Allahu i Lartësuar: krijimi i Isait (a.s) pa baba është i njëjtë me krijimin e Ademit (a.s), i cili u formua pa baba e pa nënë. Kjo është një dëshmi e qartë se Isai (a.s) është një profet i lavdishëm, jo bir i Zotit, as hyjni, dhe assesi pjesë e një trinomi hyjnor, siç e besojnë të krishterët.

c – fragmenti i tretë: E Vërteta historike se Islami është feja e vërtetë dhe ajo është feja e të gjithë profetëve.[9]

Ky fragment përbëhet nga katër nënfragmente

Nënfragmenti i parë:[10] Ibrahimi (a.s) si ndjekës i besimit të pastër dhe mysliman

Në fillim të këtij nënfragmenti, Allahu i Madhëruar u drejtohet ithtarëve të Librit, duke i ftuar ata të bashkohen rreth një fjale të drejtë dhe të përbashkët: adhurimit të vetëm të Allahut të Lartësuar. Ky parim themelor është shpallur gjithashtu edhe në librat hyjnorë të mëparshëm.

Më tej, Allahu i Lartësuar i fton sërish ithtarët e Librit që të reflektojnë mbi faktin se Ibrahimi (a.s) nuk ishte as hebre e as i krishterë, pasi Tevrati dhe Inxhili janë shpallur shumë kohë pas jetës së tij.

Allahu i Lartësuar sqaron qartë se Ibrahimi (a.s) nuk ishte as hebre, as i krishterë dhe as idhujtar, por përfaqësonte një besim të pastër dhe ishte ndër të përkushtuarit ndaj Islamit.

Në përmbyllje të këtij nënfragmenti, theksohet se pasuesit e vërtetë të Ibrahimit (a.s) janë ata që ndjekin rrugën e tij dhe të të Dërguarit të fundit, Muhamedit (a.s), duke ndjekur kështu besimin monotheist.

Nënfragmenti i dytë:[11] Ligjërimi i drejtohet fraksioneve të ithtarëve të Librit

Në fillim të këtij nënfragmenti, Allahu i Lartësuar shpalos qëllimet e një grupi prej ithtarëve të Librit, të cilët dëshirojnë me ngulm t’i largojnë myslimanët nga feja e tyre dhe t’i pengojnë nga e Vërteta, ndërkohë që vetë ndodhen në humbje të qartë.

Më pas, Zoti i Lartësuar paraqet një tjetër formë të mohimit dhe devijimit të tyre: përzierjen e të Vërtetës me të Pavërtetën dhe fshehjen e qëllimshme të realitetit, përfshirë edhe cilësitë e Profetit Muhamed (a.s), të cilat janë të përmendura në librat e tyre hyjnorë.

Një tjetër strategji e mosbesimit të tyre shfaqet kur një grup nga mesi i tyre i porosit ndjekësit e vet: “Besoni në mëngjes në atë që u është shpallur myslimanëve, e në mbrëmje mohojeni atë”, me shpresën se një veprim i tillë mund t’i bëjë edhe myslimanët të dyshojnë dhe të braktisin fenë e tyre. Megjithatë, Zoti i Lartësuar thekson se udhëzimi i drejtë është vetëm ai që vjen prej Tij.

Në vijim, përmendet se disa prej ithtarëve të Librit kanë tradhtuar amanetin hyjnor që u ishte ngarkuar, duke mos treguar të Vërtetën mbi profetësinë e Muhamedit (a.s). Po këta janë të njëjtët që, kur u besohet një pasuri sado e vogël, nuk e ruajnë me besnikëri. Megjithatë, Zoti sqaron se jo të gjithë ithtarët e Librit janë të tillë, pasi ekzistojnë prej tyre edhe të ndershëm që e përmbushin me korrektësi amanetin, pavarësisht vlerës së tij.

Arsyeja që i shtyn disa prej tyre drejt mashtrimit është justifikimi se nuk është mëkat t’i mashtrosh njerëzit analfabetë apo të paditur. Ky pretendim është një gënjeshtër e hapur ndaj Allahut, të cilën ata e bëjnë me vetëdije, duke e shtrembëruar të Vërtetën që njohin.

Më tej, Allahu i Lartësuar paralajmëron për pasojat e atyre që, për një përfitim të vogël të kësaj bote, e shesin amanetin që kanë dhënë ndaj Zotit. Në Ditën e Gjykimit, ata nuk do të kenë pjesë në mëshirën hyjnore: Allahu nuk do t’u flasë, nuk do t’i shikojë, nuk do t’i pastrojë nga mëkatet, dhe për ta është përgatitur një dënim i dhembshëm.

Një tjetër formë e devijimit është ndryshimi i qëllimshëm i teksteve të shenjta (Tevratit dhe Inxhilit), duke pretenduar se disa shprehje janë nga Zoti, ndërkohë që në të vërtetë Ai nuk i ka shpallur ato. Ky veprim përbën një shpifje të qëllimshme dhe një mëkat të rëndë ndaj Allahut.

Së fundi, përmendet edhe një formë tjetër e devijimit besimor: adhurimi i profetëve ose engjëjve, si në rastin e Uzejrit apo Isait (a.s), ose pretendimi se vetë profetët kanë urdhëruar një gjë të tillë. Këto janë shpifje dhe gënjeshtra të pabaza, pasi profetët janë dërguar me mesazhin që njerëzit të adhurojnë vetëm Allahun e Lartësuar, pa i shoqëruar Atij askënd.

Nënfragmenti i tretë:[12] Zotimi i profetëve dhe universialiteti i fesë së vërtetë

Në fillim të këtij nënfragmenti, Allahu i Madhëruar shpall se të gjithë profetët janë zotuar ndaj Tij se, nëse do të vinte një i Dërguar që vërteton shpalljet e mëparshme që u janë dhënë atyre, ata do ta besonin dhe do ta mbështesnin pa hezitim. Ky zotim përbën thelbin e fesë së vërtetë, e cila ka qenë besimi i përbashkët i të gjithë profetëve, nga i pari deri tek i fundit.

Feja e pastër dhe e njëjtë për të gjithë profetët mbështetet në përuljen dhe nënshtrimin ndaj Allahut. Të gjithë ata që ndodhen në qiej dhe në tokë i binden Atij: me vullnet – si besimtarë – ose me imponim, përmes rregullave të pandryshueshme të ligjeve të krijimit (rendit natyror).

Në vijim, Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin Muhamed (a.s) të deklarojë besimin e tij në shpalljen hyjnore, si në atë që i është zbritur atij (Kurani), ashtu edhe në shpalljet që u janë dërguar profetëve të mëparshëm: Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit, pasardhësve të tij (Esbatëve), Musait, Isait dhe të gjithë profetëve të tjerë pa dallim.

Ajetet në vazhdim i drejtohen të gjithë atyre individëve dhe komuniteteve që mohojnë profetësinë e Muhamedit (a.s), duke përfshirë edhe një pjesë të ithtarëve të Librit. Edhe pse udhëzimi hyjnor u është dhënë të gjithëve, shumë prej tyre zgjodhën të largohen nga rruga e drejtë, duke u përfshirë në devijim dhe duke zgjedhur mosbesimin në vend të besimit. Megjithatë, Allahu i Madhëruar e lë gjithmonë të hapur derën e pendimit për këdo që sinqerisht dëshiron të rikthehet në rrugën e drejtë dhe të ndjekë udhëzimin e Tij.

Në përmbyllje, ajeti i fundit thekson fatin e atyre që vdesin në gjendje mosbesimi: për ta nuk do të pranohet asnjë lloj kompensimi, qoftë edhe sikur të ofrojnë sa të jetë faqja e dheut me ar. Ata do të përballen me një dënim të dhembshëm dhe nuk do të kenë as ndihmës e as ndërmjetës që t’i shpëtojë nga pasojat e veprave të tyre.

Nënfragmenti i katërt:[13] Konfirmimi i lidhjes së ngushtë midis myslimanëve dhe Ibrahimit (a.s)

Në fillim të këtij nënfragmenti, tregohet se të gjitha ushqimet ishin të lejuara për Benu Israilët, me përjashtim të atyre që Profeti Jakub (a.s) i kishte ndaluar vetë për veten e tij, për arsye të caktuara, para se të shpallej Tevrati. Kështu, ndalimi i disa ushqimeve nuk ishte pjesë e ligjit hyjnor, por praktikë personale e profetit.

Më pas, Allahu i Madhëruar thekson se feja e Ibrahimit (a.s) ka qenë fe e pastër, larg çdo devijimi, dhe ai nuk ka qenë në asnjë mënyrë idhujtar. Po ashtu, theksohet se faltorja e parë që është ndërtuar për adhurim në sipërfaqen e tokës është Qabja, në Mekë, e cila përbën një simbol të rëndësishëm për besimtarët, dhe se respektimi i shenjave të shenjta (simbolikës së saj) është pjesë e devotshmërisë.

Në përmbyllje, Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin Muhamed (a.s) që t’i drejtojë një thirrje të qartë ithtarëve të Librit: të mos i mohojnë shpalljet hyjnore, të mos pengojnë të tjerët nga rruga e Zotit dhe të mos përpiqen ta shtrembërojnë të vërtetën. Ky apel nënvizon përgjegjësinë morale dhe shpirtërore për të njohur dhe respektuar shpalljen e fundit hyjnore.

Seksioni i dytë:[14] Në këtë seksion trajtohet roli i umetit musliman, udhëzimet hyjnore në përballje me armikun dhe mësimet nga sprovat. Ky seksion përbëhet nga tre fragmente:

a – fragmenti i parë:[15] Umeti mysliman është umeti më i mirë ndër popuj

Ky fragment përbëhet nga tre nënfragmente:

Nënfragmenti i parë:[16] Disa paralajmërime për umetin mysliman

Paralajmërimi i parë: Allahu i Madhëruar i urdhëron besimtarët që mos t’i binden një grupi prej ithtarëve të Librit, sepse ata do të jenë shkak që të kthehen në mosbesimtarë.

Paralajmërimi i dytë: Allahu i Madhëruar i urdhëron besimtarët të kenë frikë Allahun dhe të mos vdesin vetëm se duke qenë besimtarë.

Paralajmërimi i tretë: Myslimanët duhet të kapen fort pas litarit të Allahut dhe nuk duhet të përçahen.

Paralajmërimi i katërt: Detyrë e një grupi besimtarëve është që t’i urdhërojnë njerëzit për tek e mira dhe t’i ndalojnë nga veprat e këqija.

Ajetet vijuese tregojnë se çfarë ndëshkimi do të kenë në Ditën e Kiametit ata të cilët nuk i dëgjojnë këto paralajmërime dhe çfarë shpërblimi do të kenë ata që ua venë veshin këtyre paralajmërimeve.

Nënfragmenti i dytë:[17] Vlera dhe statusi i lartë i umetit islam ndër popuj

Allahu i Madhëruar tregon se umeti musliman është umeti më i mirë ndër popuj për shkak se urdhërojnë për mirë, ndalojnë nga e keqja dhe besojnë tek Allahu. E njëjta thirrje i bëhet edhe ithtarëve të Librit.

Mirëpo ky status që gëzon umeti mysliman është shkak që ithtarët e Librit të tregohen armiqsor ndaj tij, por Allahu i Madhëruar i qetëson myslimanët se ata nuk mund t’i shkaktojnë asnjë lloj dëmi e lëndimi.

Nënfragmenti i tretë:[18]Paralajmërimi për umetin që të mbrohet nga munafikët

Pasi Allahu i Madhëruar e paralajmëroi umetin që të kishte kujdes nga ithtarët e Librit, tashmë i paralajmëron që të kenë kujdes nga armiqtë e brendshëm që janë munafikët.

Në fillim – të këtij nënfragmenti – Allahu i Madhëruar tregon se pasuria dhe fëmijët nuk kanë për t’i ndihmuar mosbesimtarët nga dënimi i Allahut.

Pastaj Allahu i Madhëruar i paralajmëron besimtarët që të mos i marrin për miq  ata– munafikët – të cilët nuk ngurrojnë që t’i lëndojnë, urrejtja e të cilëve manifestohet nga gojët e tyre dhe ajo ç’ka ata fshehin në zemrat e tyre është më e madhe.

Ata janë që nuk i duan besimtarët, kur janë me besimtarët dëshmojnë se janë besimtarë, por kur janë vetëm nga mllefi që kanë ndaj besimtarët i kafshojnë gishtat.

Një cilësi tjetër e munafikëve është se ata hidhërohen kur ju vjen një e mirë dhe gëzohen kur ju godet ndonjë e keqe.

Dhe në fund, Allahu i Madhëruar kërkon prej besimtarëve që të durojnë dhe të ruhen nga gjynahet, sepse vetëm kështu Ai do t’i mbrojë nga dinakëria e munafikëve.

b – fragmenti i dytë:[19] Udhëzime dhe orientime hyjnore për besimtarët në përballjen me armikun (në betejën e Uhudit):

Ky fragment përbëhet nga tre nënfragmete.

Nënfragmenti i parë:[20] Preambulë e betejës së Uhudit

Ajetet e këtij nënfragmeti flasin për përgatitjen e myslimanëve në përballjen me armikun. Ajetet tregojnë se Profeti (a.s) doli herët në mëngjes nga shtëpia për t’u caktuar besimtarëve vendet e luftës.

Më pas Allahu i Madhëruar tregon se si para zhvillimit të betejës dy grupe  prej besimtarëve – benu hanife dhe benu seleme – patën një lloj hezitimi dhe menduan të largoheshin nga beteja për shkak të frikës, por Allahu i ndihmoi që të mos largoheshin.

Më pas, Allahu i Madhëruar u tregon besimtarëve se si i ndihmoi besimtarët në betejën e Bedrit, në të cilën ata ishin më të paktë në numër, mirëpo Profeti Muhamed (a.s) i premtoi zbritjen e tre mijë dhe pesë mijë engjëjve nga Allahu si ndihmë për ta në atë betejë. Por ata duhet të jenë të duruar dhe të dëgjueshëm ndaj Zotit. E zbritja e engjëjve nuk ishte vetëm se një lajm i gëzuar për besimtarët në atë betejë, që zemrat e tyre të qetësoheshin dhe se fitorja vjen prej Allahut të Madhëruar. Po ashtu Allahu i Madhëruar e bëri këtë për të shkatërruar armiqtë në betejë.

Dhe në fund Allahu i Madhëruar tregon se e Allahut është gjithçka ka në qiej dhe në Tokë, Ai fal kë të dojë dhe ndëshkon kë të dojë.

Nënfragmenti i dytë: [21] Rëndësia e bindjes: udhëzime dhe orientime

Orientimi i parë është urdhëri kuranor për besimtarët që mos ta hanë kamatën, ta kenë frikë Allahun dhe të ruhen nga Zjarri, i cili është përgatitur për jobesimtarët.

Orientimi tjetër është se besimtarët duhet t’i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij.

Orientimi tjetër është se besimtarët duhet të nxitojnë që të bëjnë punë të mira, si dhënia e lëmoshës kur njeriu është në mirëqënie dhe vështirësi, mposhtja e zemërimit, falja e fajit të njerëzve, pendimi pas veprime të turpshme. Padyshim që për të tillë njerëz do të ketë falje prej Allahut dhe kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë gjithmonë.

Dhe orientimi i fundit është se Allahu kërkon prej besimtarëve të hulumtojnë se çfarë ka ngjarë me ata popuj të cilët kanë përgënjeshtruar profetët e Zotit, me qëllim për të marrë mësim.

Nënfragmenti i tretë: [22] Ngushëllimi për besimtarët të cilët nuk duhet të ligështohen dhe as mos të kenë frikë nga vdekja

Ajetet  e para të këtij nënfragmenti janë ngushëlluese për besimtarët që mos të ligështohen dhe as mos të pikëllohen për atë që u ndodhi në betejën e Uhudit, sepse ligështimi dhe pikëllimi i shpie njerëzit në humbje të shpresës dhe shkatërrim. Sakaq besimtarët nuk janë të tillë.

Nëse besimtarët i goditi ajo që i goditi në betejën e Uhudit, po e njëjta gjë i goditi edhe mosbesimtarët në betejën e Bedrit. Dhe ky është ligji i Allahut për besimtarët dhe jobesimtarët sepse Dynjaja është bota e sprovës. Por përmes sprovës, Allahu i pastron besimtarët nga mëkatet kurse jobesimtarët i shkatërron.

E përsa i përket hyrjes në Xhenet, besimtarët nuk hyjnë në të nëse nuk bëjnë durim, sakrifikojnë dhe luftojnë.

Më pas Allahu i Madhëruar i qorton ata besimtarë të cilët kur gjatë betejës u përhap lajmi i vrasjes së Profetit Muhamed (a.s) u stepën dhe u kthyen prapa. Allahu i Madhëruar i tregon atyre se nuk duhet të zmbrapsen edhe nëse Muhamedi (a.s) vritet, sepse ai është një profet si të gjithë profetët e tjerë. Kjo do të thotë se njeriu duhet të ndjekë mësimet e fesë dhe nuk duhet të varet tek individët, edhe nëse ata janë profetë.

Exheli i njeriut është vetëm në dorën e Allahut të Madhëruar prandaj edhe njeriu nuk ka përse të ndikohet nga përhapja e lajmeve, sidomos atyre që janë të rreme.

Pastaj Allahu i Madhëruar i njofton besimtarët se edhe profetët bashkë me besimtarët kanë luftuar në rrugë të Allahut dhe nuk janë lëkundur para goditjeve që kanë marrë, nuk janë dobësuar dhe as nënshtruar. Dhe jo vetëm kaq, por ata iu lutën Allahut që t’ua falte gabimet, t’i forconte në fe dhe t’i ndihmonte ndaj popullit zullumqar.Duke qenë se profetët janë shembulli dhe modeli më i mirë, atëherë detyrë e myslimanit është të ndjekë shembullin dhe rrugën e tyre.

c – fragmenti i tretë:[23] Mësime dhe përfitime nga disfata

Ky fragment ndahet në katër nënfragmente

Nënfragmenti i parë:[24] Rreziku i bindjes ndaj armiqve dhe pasojat e përçarjes e zmbrapsjes

Në fillim të këtij nënfragmenti, Allahu i Lartësuar paralajmëron besimtarët se nëse i binden jobesimtarëve dhe armiqve të fesë, rrezikojnë të rrëshqasin drejt mosbesimit dhe, për pasojë, të humbasin si dynjanë, ashtu edhe ahiretin. Për këtë arsye, bindja i takon vetëm Allahut, sepse Ai është Mbrojtësi më i mirë dhe Ndihmësi më i fuqishëm.

Allahu premton se do të ndihmojë besimtarët duke mbjellë frikë në zemrat e jobesimtarëve, ngase këta adhurojnë, përveç Tij, zota të rremë pa asnjë argument të vlefshëm. Fundi i tyre është Xhehenemi, një vendbanim i mjerë dhe i errët.

Allahu i Madhëruar e përmbushi premtimin e Tij ndaj Profetit (a.s) në betejën e Uhudit, kur fitorja fillimisht ishte në anën e myslimanëve. Mirëpo, kur radhët e tyre u dobësuan, u përçanë dhe nuk iu bindën urdhrit të të Dërguarit, atëherë paniku dhe tërheqja i përfshiu dhe shumica ia mbathën nga fusha e betejës. Në këtë ngjarje, Allahu tregon se ndër myslimanët kishte disa që dëshironin dynjanë, dhe të tjerë që synonin ahiretin. Një shkak tjetër i kësaj përmbysjeje ishin edhe cytjet e shejtanit, prej të cilave besimtari duhet të kërkojë strehim te Zoti. E megjithatë, me mirësinë dhe mëshirën e Tij, Allahu i fali ata.

Pas kësaj sprove të rëndë që kaluan myslimanët në betejë, Allahu zbriti qetësi dhe siguri mbi një grup të sinqertë prej tyre, të cilët i kaploi një gjumë i lehtë që u solli qetësim shpirtëror. Por kishte edhe një grup tjetër, zemrat e të cilëve u drodhën nga dyshimi dhe lëkundja në premtimin e Allahut. Megjithatë, ajo që ndodhi ishte pjesë e sprovës hyjnore për të pastruar zemrat dhe për të dalluar të sinqertët nga të lëkundurit.

Më pas, Allahu i paralajmëron besimtarët të mos i dëgjojnë fjalët e hipokritëve, të cilët i nxisin për t’u tërhequr nga përballja me armikun, duke u përpjekur t’i frikësojnë me vdekjen. Por, vdekja nuk vjen sipas fjalëve të njerëzve; ajo është në dorën e Allahut dhe arrin këdo, kudo që të ndodhet. Nëse dikush vdes në rrugë të Allahut, atë e përfshin falja dhe mëshira e Tij. Qoftë ai që vdes në shtrat, apo në fushën e betejës, të gjithë do të ringjallen, do të tubohen dhe do të japin llogari përpara Allahut të Madhëruar në Ditën e Kiametit.

Nënfragmenti i dytë:[25] Vlera dhe rëndësia e madhe e konsultës dhe bindjes ndaj Profetit (a.s)

Në këtë pjesë, Allahu i Lartësuar na tregon se Profeti Muhamed (a.s) ishte i butë dhe i mëshirshëm me shokët e tij, dhe kjo cilësi e lartë ishte dhuratë nga mëshira e Allahut. Prandaj, Allahu e urdhëroi që t’i falte ata për gabimet e tyre, të këshillohej me ta për çështjet e rëndësishme, dhe pas konsultimit, të merrte vendimin duke u mbështetur vetëm te Allahu.

S’ka dyshim se kushdo që mbështetet te Zoti, Ai do ta ndihmojë dhe nuk do të lejojë që ai të mposhtet.

Shkaku i humbjes së përkohshme të myslimanëve në betejën e Uhudit ishte dëshira e disa prej tyre – veçanërisht shigjetarëve – për të marrë plaçkën e luftës, duke braktisur urdhrin e Profetit. Dhe jo vetëm kaq, por kujtdo që përvetëson në mënyrë të padrejtë një pjesë nga ajo që u përket të gjithëve, do t’i kërkohet llogari për këtë në Ditën e Kijametit, duke marrë ndëshkimin e merituar.

Nuk mund të barazohet ai që ndjek me përulësi udhëzimet e Allahut dhe të të Dërguarit të Tij, duke kërkuar kënaqësinë e Zotit, me atë që i shpërfill ato, dhe për pasojë meriton zemërimin nga Allahu.

Në përmbyllje, Allahu i Madhëruar i kujton sahabëve mirësinë që u ka dhuruar, duke u dërguar në mesin e tyre Profetin Muhamed (a.s), i cili u mëson atyre Librin, urtësinë dhe i pastron nga mëkatet e padukshme dhe të dukshme. Ata që dikur ishin në errësirë dhe në humbje, tani janë udhëzuar përmes dritës së profetësisë. Detyra e çdo myslimani është të ndjekë me përkushtim rrugën dhe shembullin e tij.

Nënfragmenti i tretë:[26] Shkaqet e humbjes dhe mësimet e nxjerra prej saj. Dallimi midis të mirës dhe të keqes

Në këtë pjesë, Allahu i Madhëruar u rikujton besimtarëve se ajo që i goditi në betejën e Uhudit, ishte njësoj si ajo që më parë i kishte goditur idhujtarët në betejën e Bedrit. Ai i nxit të reflektojnë se humbja nuk ishte e rastësishme, por ndodhi si pasojë e mosbindjes ndaj urdhrit të të Dërguarit të Tij (a.s).

Edhe pse shkaku i dukshëm i kësaj disfate ishte shmangia nga urdhri profetik, gjithçka ndodhi me lejen dhe sipas vullnetit të Allahut, për të zbuluar se kush janë vërtet besimtarët dhe kush janë munafikët, ata që fshihen pas petkut të besimit, por në zemrat e tyre nuk ka dritë. Para betejës, hipokritët shpallën dyshimin e tyre, duke thënë se nuk ishte koha për luftë. Pas saj, u përpoqën të demoralizonin të tjerët, duke pretenduar se po t’i ishin bindur, nuk do të kishin rënë në betejë.

Mirëpo Allahu u përgjigjet me vendosmëri: vdekja e gjen njeriun kudo që të jetë, qoftë në fushëbetejë apo në shtëpi. Por ndryshimi është i thellë: ai që vdes në rrugën e Allahut, është i gjallë te Zoti i tij, i ushqyer dhe i gëzuar me mirësitë që i janë dhënë. Dëshmorët ndiejnë gëzim edhe për ata vëllezër të tyre që ende nuk janë bashkuar me ta, sepse për ta nuk ka as frikë e as pikëllim. Allahu nuk e humb kurrë shpërblimin e besimtarëve.

Pas përfundimit të betejës, Profeti (a.s) i urdhëroi shokët e tij që të ndjekin pas ushtrinë idhujtare deri në vendin e quajtur Hamratu Esed. Edhe pse të lodhur, të plagosur dhe të trazuar në shpirt, ata iu përgjigjën thirrjes së tij. Nuk u ligështuan nga fjalët e atyre që i frikësuan me forcën e armikut, por u mbështetën fuqishëm te Allahu dhe kështu merituan kënaqësinë e Tij.

Allahu i kujton gjithashtu njerëzimit se mosbesimi dhe kokëfortësia nuk i sjellin Atij asnjë dëm. Përkundrazi, ai që këmbëngul në mëkat, nuk bën gjë tjetër veçse e rëndon vetveten dhe e afron veten drejt një dënimi poshtërues.

Në përmbyllje, Allahu i Lartësuar shpjegon urtësinë pas kësaj sprove të madhe: ajo shërbeu si një ndarje e qartë mes të mirëve dhe të këqijve. Njeriu duhet të zgjedhë me ndërgjegje rrugën e drejtë, rrugën e besimit në Allahun dhe të Dërguarit e Tij, sepse vetëm ajo çon në sukses të vërtetë, në këtë botë dhe në botën tjetër.

Nënfragmenti i katërt:[27] Paralajmërim për hipokritët dhe koprracët. Pasuria është një prej sebepeve të triumfit. Paralajmërimi për atë pasuri që është sebep për disfatën

Pasuria ka luajtur një rol thelbësor në rrjedhën e betejës së Uhudit. Idhujtarët shpenzuan pasuri të mëdha për përgatitjen dhe mobilizimin e ushtrisë së tyre, duke e parë luftën si një përballje jetike për ekzistencën e tyre. Por ndikimi i pasurisë nuk u ndal këtu. Ajo u bë gjithashtu shkak për shkeljen e urdhrit profetik nga disa prej shigjetarëve muslimanë, të cilët, të tunduar nga plaçka e luftës, braktisën pozicionet e tyre. Kjo shkelje i kushtoi rëndë ushtrisë myslimane dhe u kthye në një nga faktorët kryesorë të disfatës në atë betejë.

Pas përfundimit të përplasjes, një grup nga fisi Abdu Kajs – për interesa materiale – u ngarkua me një mision tinëzar: të frikësonin sahabët me lajme të rreme, duke u thënë se idhujtarët ishin mbledhur sërish për t’i zhdukur. Por zemrat e besimtarëve nuk u drodhën. Përkundrazi, ata u mbështetën tek Allahu dhe vazhduan rrugën e tyre me vendosmëri. Si shpërblim për qëndrueshmërinë dhe besimin e tyre, Allahu u dha fitim në tregti gjatë kthimit, duke i bërë triumfues si në shpirt ashtu edhe në aspektin material.

Në këtë pjesë, Allahu i Lartësuar sjell në vëmendje temën e pasurisë si një sprovë për besimtarin. Ai flet për rrezikun e kopracisë, për syfaqësinë e atyre që shpenzojnë për t’u dukur dhe për hipokrizinë e atyre që bëjnë thirrje për bamirësi, por nuk veprojnë vetë. Gjithashtu, besimtari ftohet që të tregojë durim përballë humbjeve materiale dhe sprovohet në sinqeritetin e tij kur shpenzon për hir të Allahut.

Ky nënfragment është një thirrje për të pastruar qëllimet dhe për ta parë pasurinë si një mjet dhe jo si qëllim, si një amanet dhe jo si burim mburrjeje apo lakmie.

C – Epilogu:[28]

Qëllimi i shpalljes së Kuranit është që njerëzit të njohin të vërtetën (Zotin). Pas përmendjes së një sërë rregullash, mësimesh e kundërpërgjigje të dilemave të ndryshme, vjen fundi i kësaj sureje duke hedhur dritë mbi madhështinë e Krijuesit, i Cili është i Vetmi Zot që e meriton të adhurohet.

Epilogu i kësaj sureje përbëhet nga dy fragmente:

a – fragmenti i parë:[29] Nga argumentet e krijimit përfitojnë ata që posedojnë logjikë të shëndoshë

Fundi i sures Ali Imran flet se në krijimin e qiejve dhe të tokës, ndryshimit të natës dhe të ditës, ka argumente të qarta se Allahu është i Plotfuqishëm mbi çdo send. Mirëpo këto argumente të qarta nuk i vëren askush tjetër përveç atyre njerëzve që kanë logjikë të shëndoshë, të cilët e përmendin Zotin e tyre në çfarëdo lloj situate që të ndodhen. Ata vazhdimisht i luten Allahut që t’i ruajë nga dënimi i Zjarrit, t’ia falë gjynahet, t’ia mbulojë të metat, t’i bashkojë me njerëzit e mirë, t’iu dhurojë atë ç’ka u ka premtuar nëpërmjet profetëve dhe mos t’i turpërojë në Ditën e Kiametit.

E si mos t’i përgjigjet Allahu i Madhëruar lutjeve të tyre, kur të tillët janë ata të cilët kanë besuar në profetësinë e Muhamedit (a.s), të cilët u persekutan për shkak të besimit, u dëbuan, emigruan dhe luftuan në rrugë të Allahut?! Padyshim shpërblimi i të këtillëve është Xheneti, në të cilin burojnë lumenjtë.

b – fragmenti i dytë:[30] Çështjet vlerësohen sipas përfundimit dhe pasojave të tyre

Triumfi  – në dukje – i idhujtarëve të Mekës në betejën e Uhudit nuk do të thotë se ata janë të shpëtuar, përkundrazi ata do të jenë në Xhehenem për shkak të mosbesimit të tyre.

E sa i përket besimtarëve që e adhurojnë Allahun e Madhëruar dhe e kanë frikë Atë, Allahu ka përgatitur për ta Xhenete në të cilin rrjedhin lumenj.

Jo të gjithë ithtarët e Librit janë në humbje, por ka edhe prej atyre ithtarëve të Librit të cilët e besojnë Allahun, atë që u është shpallur besimtarëve, i binden Allahut dhe ajetet e Tij nuk i sheshin për një çmim të vogël. Të tillët do të shpërblehen tek Allahu i Lartësuar.

Dhe në fund, Allahu kërkon prej besimtarëve katër gjëra: 1 – të bëjnë durim, 2 – të jenë të qëndrueshëm ndaj armikut, 3 – të jenë të përgatitur (ribat) dhe 4 – të kenë frikë Allahun e Lartësuar.

Autor: Elton Harxhi

[1] – Nga ajeti 1 – 32.

[2] – Nga ajeti 1 – 9.

[3] – Nga ajeti 10 – 18.

[4] – Nga ajeti: 19 – 32.

[5] – Nga ajeti 33 – 189.

[6] – Nga ajeti 33 – 99.

[7] – Nga ajeti 33 – 44.

[8] – Nga ajeti 45 – 63.

[9] – Nga ajeti 64 – 99.

[10] – Nga ajeti 64 – 68.

[11] – Nga ajeti 69 – 80.

[12] – Nga ajeti 81 – 92

[13] – Nga ajeti 93 – 99.

[14] – Nga ajeti 100 – 189.

[15] – Nga ajeti 100 – 120.

[16] – Nga ajeti 100 – 109.

[17] – Nga ajeti 110 – 115.

[18] – Nga ajeti 116 – 120.

[19] – Nga ajeti 121 – 148.

[20] – Nga ajeti 121 – 129.

[21] – Nga ajeti 130 – 138.

[22] – Nga ajeti 139 – 148.

[23] – Nga ajeti 149 – 189.

[24] – Nga ajeti 149 – 158.

[25] – Nga ajeti 159 – 164.

[26] – Nga ajeti 165 – 179.

[27] – Nga ajeti 180 – 189.

[28] – Nga ajeti 190 – 200.

[29] – Nga ajeti 190 – 195.

[30] – Nga ajeti 196 – 200.

Tefsiri i ajetit “Kur të dërguarit gati e humbën shpresën dhe menduan se do të shpalleshin gënjeshtarë, atëherë u arriti ndihma Jonë: Ne shpëtojmë atë që duam dhe dënimi Ynë nuk zmbrapset nga populli keqbërës.”
Ndajfolja kohore “Kur” në këtë ajet, tregon se kemi të bëjmë me një qëllim dhe objektiv të këtyre njerëzve dhe përderisa ka një qëllim, ka dhe një fillim dhe ky fillim, përmendet në një ajet tjetër, ku Zoti thotë: ”Ne dërguam para teje burra të cilëve u kumtuam shpalljen”[1] dhe përderisa Zoti ka dërguar profetë, u ka premtuar edhe ndihmën dhe mbështetjen.

Por, ndihma dhe mbështetja hyjnore është vonuar, saqë të dërguarit e Zotit, gati e humbën shpresën. Kjo vonesë, është në funksion të “sprovës” dhë në kuadër të saj. Kjo, sepse e vërteta absolute, Zoti i Lartësuar, dëshiron që njeriun ta ngarkojë me përgjegjësinë e udhëzimit hyjnor në tokë, gjë e cila do të vazhdojë derisa të vijë Dita e Kiametit. Këtë përgjegjësi nuk mund ta mbajë veçse ai që është sprovuar dhe rrahur me sfidat e ndryshme. Prandaj dhe ai që sprovohet dhe përballet me sfidat e jetës dhe i kalon ato me sukses, e meriton ta mbajë mbi supe amanetin e Zotit në tokë.

“Mos menduat se do të hyni në xhenet pa u ndodhur siç u ndodhi atyre që kaluan para jush? U ranë fatkeqësi e vështirësi dhe u tronditën aq sa profeti dhe besimtarët me të thanë:”Ku është ndihma e Zotit?” A nuk është afër ndihma e Zotit!”[2]

Prandaj dhe sprovat janë të domosdoshme, pasi ato nxjerrin në pah të mirin nga i keqi, të dobishmin nga i dëmshmi.

Në dinamikën tonë të jetës së përditshme, e vendosim para një provimi atë që duam ta ngremë një shkallë më lart. Kështu, nxënësi i fillores, për të kaluar në nëntëvjeçare, do të japë provime, po kështu ai që do të kalojë në shkollë të mesme, në fakultet, në studimet pas universitare etj… Kjo bëhet me qëllim që të mos e zërë një vend të caktuar, veçse ai që është i aftë të mbajë përgjegjësitë për atë vend.

Zoti e ka të lehtë që ti dërgojë profetët dhe ti ndihmojë menjëherë, por Ai kërkon që me këta profetë të qëndrojnë vetëm njerëzit e sinqertë, vetëm ata që besojnë se kënaqësitë që i humbasin nga kjo botë, do i shpërblehen nga Zoti me shumëfish në botën tjetër.

“kur të dërguarit gati e humbën shpresën”

Pyetja që lind në këtë kontekst është: A është e logjikshme që profetët e Zotit dhe të dërguarit e Tij, ta humbasin shpresën?

Në fakt, folja e përdorur në arabisht është “Istej’ese” që do të thotë gati e humbi shpresën, sikur kërkonin të thonë se nuk ka më shpresë, por në fakt shpresa nuk ka humbur.

Të kesh këputur dhe humbur shpresën, do të thotë të mos shpresosh se gjendje mund të ndryshojë. Sakaq, njeriu nuk mund ta humbasë totalisht shpresën, veçse nëse dinamikën e tij të jetës, e ka të shkëputur nga Zoti i cili ka në dorë gjithçka. Por çfarë ndodh nëse gjithçka në tokë dhe përreth i nxihet dhe të gjitha shkaqet i shuhen?

Nëse të gjitha shkaqet shuhen dhe njeriu nuk ka ku të kapet, nuk duhet të harrojë se ka Zotin, Krijuesin e shkaqeve dhe të rrethanave. Prandaj dhe Kurani e thekson fort faktin se vetëm jobesimtarët e humbasin shpresën tek Zoti. Ata që vetëvriten, arrijnë në këtë akt mizor, vetëm nga fakti se u shkëputen të gjitha shkaqet e shpëtimit në jetë, duke mos pasur asnjë lidhje me Zotin dhe Krijuesin e tyre. Ata nuk besojnë se kanë një Zot, i cili ka gjithçka në dorë, i cili mund të ndryshojë aktualitetin 100 %, i cili mund tu gjendet pranë dhe ti nxjerrë nga halli.

Kështu, shohim që të dërguarit e Zotit, nuk e patën humbur shpresën, por ngaqë dëshironin që ndihma e Zotit të vijë sa më shpejt, sikur u dukej se po u humbet shpresa.

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Enbija: 7.

[2] – Sure Bekare: 214.

Sure Ihlas
Surja Ihlas është nga ato sure, që i janë shpallur të Dërguarit të Allahut (a.s) për të rrënjosur besimin. Ajo flet për njësimin e Allahut dhe se askush nuk është i ngjashëm me Të. Ajo hedh poshtë besimin e gabuar të hebrenjve, të krishterëve dhe të feve të tjera. Kjo sure është shumë e shkurtër, por është e mrekullueshme.

Tematika e sures:

Kjo sure flet shumë qartë dhe në mënyrë mjaft konçize rreth njësimit të Allahut. Allahu është Një, i Vetëm në emrat dhe cilësitë e Tij, Ai nuk ka shok, ortak e askënd që të jetë i barabartë me Të. Për këtë njëshmëri, Ai e urdhëron të Dërguarin e Tij, që të lajmërojë, se:

“Thuaj Allahu është Një”[1]. Ky është besimi i ndërgjegjes, shpjegimi i ekzistencës dhe programi i jetës. Kjo sure përcakton në vija të përgjithshme të vërtetën e fesë islame. Kjo e vërtetë nuk është ashtu siç besojnë të krishterët në trinitet, siç besojnë idhujtarët në shumë zota e as siç besojnë hebrenjtë apo shumë rryma që kanë humbur rrugën e drejtë. Në librin Tes’hil lexojmë: “Dije se përshkrimi që Allahu është Një, ka tre kuptime dhe secili prej tyre është i vërtetë:

Kuptimi i parë: Ai është Një, nuk ka dy apo më shumë. Ky kuptim mohon zotat e shumtë.

Kuptimi i dytë: Ai është Një, nuk ka të ngjashëm e as ortak.

Kuptimi i tretë: Ai është Një dhe nuk mund të ndahet në pjesë”

Qëllimi kryesor i sures është mohimi se Allahu ka ortakë, si kundërpërgjigje ndaj thënieve të idhujtarëve.

Allahu i Lartësuar ka sjellë shumë argumente në Kuranin fisnik, për të vërtetuar se Ai është Një. Prej këtyre argumenteve të shumta, katër janë më të qarta:

Argumenti i parë: Allahu i Lartësuar thotë: “A është njësoj si Ai që krijon, si ai që nuk krijon?!”[2] Ky është argumenti i krijimit dhe nënkupton, se Allahu është Ai, i Cili ka krijuar gjithçka që ndodhet në këtë univers, ndërkohë që askush prej krijesave nuk ka krijuar asgjë.

Argumenti i dytë: Allahu i Lartësuar thotë: “Sikur në qiej dhe në Tokë të kishte zota të tjerë përveç Allahut, si qiejt ashtu edhe Toka do të shkatërroheshin”[3]. Ky është argumenti i saktësisë dhe përsosmërisë.

Argumenti i tretë: Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: Nëse përveç Atij do të kishte edhe zota të tjerë, siç thonë ata, atëherë ata do të kërkonin rrugë për të arritur tek Zoti i Arshit”[4]. Ky është argumenti i nënshtrimit dhe mbizotërimit.

Argumenti i katërt: Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu nuk ka zgjedhur për vete ndonjë bir dhe përveç Atij s’ka asnjë zot tjetër, përndryshe çdo zot do të merrte atë që ka krijuar dhe do të ngriheshin mbi njëri-tjetrin”[5]. Ky është argumenti i grindjeve dhe konflikteve, se kush prej zotave do të sundojë mbi të tjerët.

“Allahu është Ai, të Cilit çdo krijesë i drejtohet për çdo nevojë”[6], ç’ka do të thotë, se të gjitha krijesat vazhdimisht kanë nevojë dhe i drejtohen Allahut të Lartësuar për çdo gjë, sepse Ai është i Pasur dhe nuk ka nevojë për askënd prej krijesave të Tij. Ky ajet kuranor tërheq vëmendjen për diçka shumë të rëndësishme: njerëzit duhet të tregohen të kujdesshëm në veprimet e tyre në lidhje me adhurimin e duhet të meditojnë rreth argumenteve të Allahut në univers.

“As ka lindur dikë”[7]. Ky ajet kuranor vjen si kundërpërgjigje ndaj të gjithë atyre njerëzve, të cilët pretendojnë se Allahu ka fëmijë. Allahu i Lartësuar është larg të metave e Atij askush nuk i ngjan Atij. Ai nuk është si krijesat që të ketë pasardhës. Komentuesit e Kuranit kanë thënë: “Ajeti hedh poshtë besimin e të gjithë atyre, që pretendojnë se Allahu ka fëmijë. Ajeti hedh poshtë fjalën e hebrenjve, të cilët thanë: “Uzejri është biri i Allahut”[8], hedh poshtë fjalën e të krishterëve të cilët thanë: “Mesihu është biri i Allahut”[9]. Po ashtu hedh poshtë pretendimin e arabëve, të cilët thanë se engjëjt janë bijat e Allahut. Kështu pra në këtë ajet, Allahu hedh poshtë pretendimin se Ai ka fëmijë, sepse në përgjithësi fëmija i ngjan babait. Allahu është i Përjetshëm dhe askush nuk i ngjan Atij. Që fëmija të lindë, duhet medoemos prezenca e burrit dhe gruas tek të cilët mbizotërojnë pasionet dhe epshet. Allahu i Lartësuar thotë një ajet tjetër: “Ai (Allahu) është, që krijoi (pa kurrfarë shembulli) qiejt dhe Tokën, e si do të ketë ai fëmijë kur nuk ka bashkëshorte”[10]?! Nuk ka dyshim se kush ka bashkëshorte nuk dallon nga krijesat e tjera. I Lartësuar është Allahu nga ajo që i përshkruajnë.

“E as është i lindur”[11]. Kjo shprehje tregon qartë, se Allahun nuk e ka lindur askush. Kjo shprehje hedh poshtë besimin e të krishterëve, të cilët thonë se Jezusi është zot, sepse duke qenë se Jezusi është i lindur, ai ka nevojë për dikë, por ai që ka nevojë për dikë tjetër, nuk mund të quhet zot.

“Dhe askush nuk është i barabartë me Atë”[12]. Kjo do të thotë, se askush nuk është i barabartë me Të, i krahasueshëm me Atë në vetë Qënien Hyjnore cilësitë dhe veprat e Tij. Imam Ibn Kethiri thotë: “Ai (Allahu) është Sunduesi dhe Krijuesi i gjithçkaje. Si është e mundur që Ai të ketë krijesa të ngjashme me Të, që mund t’i përafrohen?! I Lartësuar është Ai nga kjo gjë. Allahu i Lartësuar thotë në një hadith kudsij: “Biri i Ademit më ka përgënjeshtruar e kjo nuk i takon atij që ta bëjë. Biri i Ademit më ka ofenduar e kjo nuk i takon atij që ta bëjë. Më ka përgënjeshtruar kur ka thënë Ai nuk do të më ringjallë, ashtu siç më krijoi në fillim”, ndërkohë që ringjallja është më  e lehtë për Mua, sesa krijimi i parë. Ai (njeriu) më ka ofenduar, kur ka thënë se Allahu ka fëmijë, kurse Unë jam Një i vetëm, ndërsa të gjitha krijesat kanë nevojë për Mua, Nuk kam lindur askënd dhe as nuk jam i lindur dhe askush nuk është i ngjashëm me Mua”.

Duke komentuar këtë ajet kuranor, Sejid Kutubi thotë: “Nuk ka asnjë krijesë që të jetë e ngjashme dhe e barabartë me Atë në Qënien e Tij, veprat dhe cilësitë e Tij. Gjithashtu ky ajet kuranor vërteton, se Ai është Një i Vetëm”.

Kjo sure me të vërtetë është e shkurtër, por në vetvete mbart një mrekulli. Ajo flet me qartësi për cilësitë perfekte të Allahut, duke e lartësuar (pastruar) Atë nga cilësitë e mangëta. Të gjitha ajetet e kësaj sureje janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën dhe të gjitha dëshmojnë fuqimisht, se Allahu është Një i vetëm e i Pashok. Kështu pra, kjo sure rrënjos besimin e shëndoshë tek njerëzit, se Allahu është Një dhe i Vetëm, duke mohuar të gjitha pretendimet e gabuara të jobesimtarëve.

Autor: Ahmed Ismail Abdul Kerim

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure El Ihlas: 1.

[2] – Sure En Nahl: 17

[3] – Sure El Enbija: 22.

[4] – Sure El Isra: 42.

[5] – Sure El Mu’minun: 91.

[6] – Sure El Ihlas: 2.

[7] – Sure El Ihlas: 3.

[8] – Sure Et Teube: 30.

[9] – Sure Et Teube: 3.

[10] – Sure El En’am: 101.

[11] – Sure El Ihlas: 3.

[12] – Sure El Ihlas: 4.

Tefsiri tematik i sures Ali Imran (4/8): Objektivat kryesore të sures Ali Imran
1 – Pohimi se Allahu është Një i Vetëm. Një nga objektivat kryesore të sures është pohimi i njësimit të Allahut dhe prezantimi i argumenteve të qarta që e mbështesin këtë të vërtetë madhore.

2 – Sqarimi i Velasë dhe Berasë (Miqësisë dhe Armiqësisë) në çështjet e besimit. Myslimanët duhet të marrin për miq të tyre besimtarët dhe atyre nuk u lejohet që të marrin për miq jobesimtarët.

3 – Raportet jo korrekte të ithtarëve të Librit – veçanërisht  të Krishterët – në lidhje me besimin. Surja trajton në mënyrë të hollësishme raportet e shtrembëruara që ithtarët e Librit – të Krishterët – kanë ndërtuar në lidhje me besimin në çështjen e Isait (a.s) dhe i fton ata në korrigjimin e këtyre devijimeve.

4 – Mbrojtja e identitetit islam dhe dallimi nga ithtarët e Librit. Surja diskuton gjatë për mashtrimet dhe manipulimet e ithtarëve të Librit dhe udhëzon besimtarët që të mos u ngjajnë atyre. Tregon qartë se ata që e pranojnë Islamin nga ithtarët e Librit janë të shpëtuar, por pjesa tjetër ka devijuar nga e vërteta.

5 – Ftesa drejt Islamit përmes urtësisë dhe argumentit: Surja përmban dialog ndërfetar, veçanërisht me të krishterët, duke paraqitur Isain (a.s.) si rob dhe profet, jo si zot. Përdor argumente logjike dhe të shpallura për të bindur ithtarët e Librit që të kthehen drejt së vërtetës

6 – Raportet e drejta që besimtarët duhet të krijojnë me Allahun si në rastin e familjes së Imranit e në raste të tjera.

7 – Mësime nga beteja e Uhudit: Përmend betejën e Uhudit për të dhënë mësime jetësore rreth dëgjueshmërisë ndaj udhëheqësit, durimit, besimit në ndihmën e Allahut, dhe pasojave të mosbindjes.

8 – Në jetë njeriu është i destinuar të jetë në majë, por edhe të rrëzohet, të fitojë por edhe të humbë. Ky është një prej ligjeve të Allahut që ka vendosur në këtë botë.

9  – Rëndësia e madhe që i kushtohet aspekteve të edukimit, orientimit dhe udhëzimit për besimtarët.

10 -Theksimi i shpërblimit për të mirët dhe ndëshkimit për të këqijtë. Përmenden shpërblimet e besimtarëve në Xhenet dhe ndëshkimet për jobesimtarët. Ajetet që përshkruajnë Xhenetin dhe Xhehenemin synojnë të forcojnë motivimin dhe frikën për të përmirësuar sjelljen.

11 – Dallimi mes të vërtetës dhe të kotës. Surja i mëson besimtarët të dallojnë të vërtetën nga e shtrembra, qoftë në besim, sjellje apo gjykim. Denoncon hipokrizinë dhe dyfytyrësinë, dhe inkurajon ndershmërinë dhe sinqeritetin në fe.

12 –  Universi është një libër i hapur i cili mbart plot argumente që dëshmojnë rreth besimit.

Autor: Elton Harxhi

Ajeti Kursij dhe parimi thelbësor
Në botën e sistemeve, nuk ka ndonjë parim që mund të ngrihet më lart se “sovraniteti”. Që nga koha kur Zhan Bodeni shkroi librin e tij “Republika” dhe foli në të për sovranitetin si një parim themelor, kombet kanë nisur ta hapin kushtetutën e tyre me këtë parim të rrezikshëm që përcakton identitetin e vendit. Edhe ata që kanë folur për kontratën shoqërore, duke filluar nga Thomas Hobbes, duke kaluar te John Locke, dhe përfunduar te Jean-Jacques Rousseau, secili prej tyre e kishte vëmendjen te sovraniteti: ku do ta vendoste atë?

I pari (Hobbes) e vendosi në dorën e mbretit, për t’u çliruar nga dualizmi i besnikërisë së ndarë mes kishës dhe pallatit.

I dyti (Locke) ia ndau atë mbretit dhe parlamentit, për ta ndarë edhe pushtetin.

Ndërsa i treti (Rousseau) ia dha tërësisht kombit dhe vetëm atij.

Por në sistemin islam, sovraniteti i përket tërësisht Sheriatit të madhëruar. Kjo është një nga çështjet madhore të konsensusit  dhe nga ato të vërteta të sigurta që janë të njohura në mënyrë të domosdoshme në fenë islame.

Dhe nëse Sureja Maide, e më herët edhe Sureja Nisa, janë kujdesur për të sqaruar këtë parim, atëherë ajo që shumëkush nuk e kupton është se Ajeti Kursij e ka paraprirë në thelb këtë konfirmim.

Cili është ajeti më madhështor në Librin e Allahut?

Është transmetuar nga imami Ahmed dhe të tjerë, nga Ubej bin Ka’b (r.a) se Profeti (a.s) e pyeti: “Cili është ajeti më madhështor në Librin e Allahut?” Ai u përgjigj: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë.” Profeti (a.s) ia përsëriti disa herë pyetjen, derisa Ubeji tha: “Ajeti Kursij.” Profeti (a.s)i tha: “Urime për dijen o Ebu Mundhir!”

Qoftë i saktë hadithi apo jo – dhe unë besoj se është i saktë, sepse zinxhiri i transmetimit është i saktë dhe nuk bie ndesh me parimet themelore të fesë – kuptimi i tij përforcohet nga vetë përmbajtja madhështore e ajetit:

“Allahu! Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Tij, i Gjalli, i Përjetshmi. As dremitja e as gjumi nuk e zë Atë. Atij i përket çfarë ka në qiej dhe në tokë. Kush është ai që mund të ndërmjetësojë tek Ai pa lejen e Tij? Ai di çfarë është para tyre dhe çfarë është pas tyre, dhe ata nuk përfshijnë asgjë nga dijenia e Tij përveç asaj që Ai dëshiron. Froni i Tij përfshin qiejt dhe tokën, dhe ruajtja e tyre nuk e rëndon Atë aspak. Ai është më i Larti, më i Madhi.”[1]

Ky është Ajeti Kursij, ku përmendet “froni (kursij)”, simbol i sovranitetit, dhe ku shfaqen katër nga emrat më të bukur të Allahut: el-Hajj (i Gjalli), el-Kajjum (i Përjetshmi që mban gjithçka), el-A’la (i Larti), el-Adhim (i Madhërishmi), të gjithë këta emra mbartin kuptime të thella të sovranitetit absolut të Allahut.

Emri më i madh i Allahut dhe domethënia e vendosjes së tij në krye të ajetit:

Transmetohet nga Ebu Umeame (r.a): “Emri më i madh i Allahut, me të cilin kur Ai thirret, përgjigjet, gjendet në tre sure: Bekare, Ali Imran dhe Taha.”

Ky hadith është vlerësuar si i mirë (hasen) nga dijetarët në formën e tij të ndalur (maukuf), dhe ai nënkupton se emri më i madh i Allahut është “el-Hajj el-Kajjum” (i Gjalli, i Përjetshmi), sepse ai është përmendur në këto tri sure në mënyrë të qartë:

“Allahu, nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Tij, i Gjalli, i Përjetshmi, nuk e zë as dremitja, e as gjumi…”[2]

“Elif, Lam, Mim. Allahu – nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij – i Gjalli, i Përjetshmi”[3]

“Dhe do të përulen fytyrat para të Gjallit, të Përjetshmit…”[4]

Pra, kush e thërret Allahun me këto dy emra, lutja e tij pranohet, sepse një nga kuptimet e “el-Kajjum” është: Ai që ekziston vetë dhe gjithçka tjetër qëndron në ekzistencë nëpërmjet Tij. Nëse ky kuptim realizohet në zemrën e lutësit, ai do të ndjejë përulje dhe nevojë të plotë ndaj Allahut, gjendje kjo që e bën lutjen të pranueshme.

Por ajo që shumë njerëz e harrojnë është se “kujdestaria absolute” (el-kijameh) është ndër kuptimet kryesore të emrit “el-Kajjum”. Ai është “el-Kajjum” dhe “el-Kajjam”, që do të thotë: Ai që ka pushtet të plotë mbi krijesat, dhe prej Tij vjen ligjvënia që i detyron të gjithë.

Nëse e krahasojmë këtë me teorinë e Jean Bodin mbi sovranitetin – që është ende e përdorur sot – ku ai e përkufizoi sovranitetin si “e drejta ekskluzive për të nxjerrë ligje detyruese”, atëherë del qartë se vetëm sovraniteti hyjnor, përmes ligjvënies së Allahut, e meriton këtë përkufizim. Veçanërisht kur sovraniteti hyjnor karakterizohet me këto cilësi: unikalitet, lartësi, absolutizëm, autenticitet, dhe pamundësia për të gabuar.

Ndërsa emri “el-Hajj” (i Gjalli) është treguesi më i fortë për sovranitetin absolut të Allahut, sepse jeta e Tij është jeta e vërtetë, e cila mund të kuptohet vetëm nëpërmjet emrave të tjerë madhështorë të Tij: “El-Euuel (i Pari), El-Ahir (i Fundit), Edh-Dhahir (i Dukshmi), El-Batin (i Padukshmi)”, me gjithë përfshirjen e tyre gjithëpërfshirëse në ekzistencë.

Sa i përket emrave “el-Alijj” dhe “el-Adhijm” (i Larti, i Madhërishmi), nuk ka asgjë që tregon më qartë për sovranitetin dhe epërsinë sesa lartësia dhe madhështia.

Elementet kryesore të kuptimit të sovranitetit:

Nëse i futemi kuptimeve të brendshme të ajetit [Ajeti Kursij], do të gjejmë se ai është i mrekullueshëm në ndërtimin e tij dhe në thellësinë e domethënies që përçon rreth sovranitetit. Zotërimi i vërtetë (sovraniteti) mbi diçka buron nga katër aspekte:

1 – Pronësia e saj

2 – Kujdestaria dhe mbikëqyrja e vazhdueshme ndaj saj

3 – Dija gjithëpërfshirëse rreth saj

4 – Ruajtja dhe kujdesi i pandërprerë për të

Këto katër kuptime janë të përmendura në ajet në dy forma të përkryera: nëpërmjet pohimit dhe mohimit, të cilat e përforcojnë njëra-tjetrën. Ajeti përmban dhjetë fjali të pavarura, ku gjysma janë pohuese dhe gjysma mohime. Ai rrjedh në mënyrë harmonike nga fillimi në fund, duke ndërtuar kuptimin e sovranitetit në dy shtylla:

Shtylla e parë: Pohimi i atributeve të sovranitetit

Shtylla e dytë: Mohimi i çdo të mete ose mangësie që mund ta cenojë atë

Ky udhëtim kuptimor fillon me ngritjen më të fuqishme: “Allahu, nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij”. Kjo është deklarata e teuhidit (njësimit të Zotit), dhe përbën platformën më të lartë të nisjes. Dhe përfundon me kulmin e lartësimit të Tij: “Dhe Ai është i Larti, i Madhërishmi”, ku shfaqet sovraniteti në nivelin më të lartë të lavdisë.

Si përforcohen elementët e sovranitetit:

Kujdestaria dhe ruajtja e gjithësisë përmblidhet në:“El-Hajj el-Kajjum” – i Gjalli, që gjithçka qëndron me Të. Kjo forcohet me mohimin: “Nuk e zë as gjumi, as përgjumja.”

Pronësia absolute konfirmohet me dy fjali: (Pohim): “E Tij është ç’ka në qiej dhe në tokë” (Mohim): “Kush mund të ndërmjetësojë te Ai pa lejen e Tij?” – kjo përjashton çdo të drejtë ndërhyrjeje të të tjerëve në zotërimin dhe urdhërimin e Tij. Kjo tregon për shkëputjen e plotë nga çdo ortakëri në zotërim dhe përjashton që dikush të ketë të drejtë të ndërhyjë në çështjet hyjnore, pa lejen e Tij.

Po ashtu, sikurse pronësia e plotë është prej kushteve të sovranitetit të përsosur, njësoj edhe dija gjithëpërfshirëse është pjesë e pandarë e saj. Këtë e ka përforcuar Kurani në këto dy fjali:

“Ai e di ç’kanë para vetes dhe ç’kanë pas vetes” Dhe mohohet e kundërta: “Ata nuk mund të përfshijnë asgjë nga dija e Tij, përveç asaj që Ai dëshiron.”

Pra, nga plotësia e dijes së Tij për çdo gjë, njeriu nuk mund të arrijë asgjë nga ajo dije, përveçse kur Ai vetë e lejon.

Dhe përderisa Froni i Tij përfshin qiejt dhe tokën, dhe përderisa pushteti i Tij e mbulon gjithë ekzistencën me madhështi hyjnore, dhe i jep çdo gjëje nga kujdesi dhe mbrojtja e Tij, atëherë:

Nuk e lodh ruajtja e tyre, nuk e rëndon, nuk e brengos, dhe as nuk e mundon.

Sovraniteti i Sheriatit të Lartësuar:

Pra, vetëm Allahu është zotëruesi i sovranitetit të vërtetë, i vetmi që ka të drejtën absolute për të urdhëruar e ndaluar, dhe për të nxjerrë ligje obligative . Sovraniteti i Tij karakterizohet nga cilësi të veçanta si: Njësia absolute, Lartësia, Pafundësia, Origjinaliteti, Përfshirja universale dhe Pagueshmëria.

Allahu është Ai që dhuron suksen në çdo gjë.

Autor: Atije Adlan

Përktheu: Elton harxhi

[1] – Sure Bekare: 255.

[2] – Sure Bekare: 255.

[3] – Sure Ali Imran: 1 – 2.

[4] – Sure Taha: 111.

Komenti i ajetit: “Dhe kërkoni ndihmë me durim dhe me namaz, dhe me të vërtetë, ajo është e rëndë, përveç për ata që janë të përulur”
Urtësia e Allahut të Lartësuar manifestohet në misionin e njeriut në tokë për të qenë mëkëbës i saj, përmes zbatimit të metodologjisë hyjnore e cila është e bazuar mbi shtylla të forta. Në krye të këtyre shtyllave janë durimi dhe namazi, siç është treguar dukshëm në ajetet e qarta të Kuranit.

Allahu i Lartësuar i është drejtuar popujve të mëparshëm dhe Umetit të fundit me të njëjtën gjë, duke i këshilluar që të kërkojnë ndihmë me këto dy mjete madhështore për të përmbushur detyrën e të qënurit mëkëmbës të Zotit në tokë.

Allahu i Lartësuar ka dashur që Umeti i fundit të përfitojë nga përvoja e popullit të Benu Israilëve në kohën e Musait (a.s.), ndaj i drejtohet atij me të njëjtin urdhër hyjnor: “O ju që besuat, kërkoni ndihmë me durim dhe me namaz”, për të theksuar rëndësinë e këtyre dy mjeteve.

Durimi dhe namazi mjete për të arritur suksesin. Namazi, synimi i të devotshmëve

Namazi nuk është thjesht një ritual adhurimi, por ai është një mjet për të arritur sukses në të gjitha dimensionet e jetës, dhe një synim për të devotshmit dhe të udhëzuarit. Urdhri hyjnor për të kërkuar ndihmë me durim dhe namaz tregon për realitetin e vështirësive me të cilat njeriu si mëkëmbës i Zotit në Tokë përballet, qofshin ato – vështirësi e sfida – të brendshme apo të jashtme.

Madhështia e durimit qëndron në zaptimin e nefsit të njeriut mbi atë që nuk i përshtatet, duke qenë një xhihad i vazhdueshëm për vetëkontroll dhe disiplinë. Nga ana tjetër, namazi është një përjetim kënaqësie kur njeriu i drejtohet vetëm Allahut të Lartësuar dhe gjen mbështetje e strehim te Krijuesi kur dihet që mbëshjetja tek njerëzit është e varur në fije të perit. Kështu që përmes durimit dhe namazit, njeriu si mëkëmbës i Zotit në tokë merr forcë dhe vendosmëri për të përballuar sfidat dhe vështirësitë.

Barra e rëndë e të kërkuarit ndihmë përveç atyre që janë të përulur

Megjithatë, të kërkosh ndihmë përmes faljes së namazit është e rëndë për nefsin, përveç për ata që janë të përulur, që kanë synime të larta dhe ambicie të mëdha, siç theksohet në ajetin: “Dhe me të vërtetë, ajo është e rëndë, përveç për ata që janë të përulur”

Përulësia, në kuptimin e saj të plotë, ka dy dimensione të ndërthurura:

Përulësia e trupit: që shfaqet në qetësinë, uljen e kokës dhe shikimin drejt tokës, që tregon qetësi dhe nënshtrim të dukshëm.

Përulësia e zemrës: që shfaqet në përulësinë dhe nënshtrimin ndaj Allahut të Lartësuar, që është thelbi dhe esenca e përulësisë.

Cilësitë e të përulurve, mëkëmbës të Zotit në tokë:

Përdorimi i emrit “të përulur” (el-khashi’in) në shumës tregon se ata e kanë ushtruar dhe janë stërvitur me të, duke u bërë – kështu – një tipar i qëndrueshëm në personalitetin e tyre.

Kurani i përshkruan ata me dy cilësi madhështore:

E para: “Ata që mendojnë se do të takojnë Zotin e tyre”[1], që tregon sigurinë e tyre dhe besimin, edhe pse nuk e kanë parë akoma. Ky takim mund të përjetohet në këtë botë përmes faljes së namazit dhe veprave të tjera të adhurimit, ku besimtari ndjen afërsinë me Allahun.

E dyta: “Dhe që do të kthehen te Ai”[2], duke treguar sigurinë se në Ditën e Kiametit ata do të kthehen tek Allahu, Ditë në të cilën ata do të shpërblehen dhe do të japin llogari. Dhe si rrjedhojë zemrat e tyre përulen dhe e gjithë qënia e tij nënshtrohet. Kështu që, të qënurit mëkëmbës i Zotit në tokë është i lidhur ngushtë me kërkimin e ndihmës përmes durimit dhe namazit; ato janë sekreti i suksesit dhe fuqizimit.

Autor: Abduselam El-Mexhidi

Përktheu: Elton Harxhi

[1] – Sure Bekare: 46.

[2] – Sure Bekare: 46.

Tefsiri tematik i sures Ali Imran (3/8): Boshti kryesor i sures Ali Imran
Duke qenë se sureja Ali Imran është një nga suret më të gjata të Kuranit, ajo përfshin një gamë të gjerë temash. Megjithatë, pas një leximi të thelluar, mund të konstatojmë se boshti kryesor i kësaj sureje është:

“Qëndrueshmëria në fe, e cila lidhet ngushtë me njësimin e Allahut të Madhëruar, si dhe pohimi se feja e vetme e pranuar nga Allahu është Islami.”

Në fakt, njësimi i Allahut është një temë që përshkon të gjitha suret e Kuranit, por në suren Ali Imran kjo tematikë del në pah në mënyrë të veçantë, sidomos në ajetet e mëposhtme:

Allahu i Madhëruar thotë: “Elif Lam Mim. Allahu është Një, nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Tij. Ai është i Përjetshmi, Mbajtësi i gjithçkaje.”[1]

Allahu i Madhëruar thotë: “S’ka të adhuruar me të drejtë pos Tij, Ai është Fuqiploti, më i Urti.”[2]

Allahu i Madhëruar thotë: “Allahu dëshmoi se nuk ka të adhuruar të vërtetë përveç Tij, e dëshmuan edhe engjëjt edhe dijetarët dhe se Ai është Zbatues i drejtësisë. Nuk ka të adhuruar të vërtetë përveç Tij, Fuqiplotit, më të Urtit.”[3]

Allahu i Madhëruar thotë: “Nuk ka asnjë të adhuruar tjetër me të drejtë pos Allahut. Vërtet Allahu është Ai i Plotfuqishmi, më i Urti.”[4]

Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaj: O ithtarë të Librit ejani të bashkohemi te një fjalë që është e njëjtë mes nesh dhe mes jush: të mos adhurojmë, pos Allahut, të mos i bëjmë Atij asnjë send shok, të mos e konsiderojmë njëri-tjetrin zotër pos Allahut. E nëse ata refuzojnë, ju thoni: Dëshmoni pra, se ne jemi muslimanë (besuam në një Zot).”[5]

Ngjashëm me ajetet e njësimit të Allahut, surja Ali Imran thekson se feja e pranuar tek Allahu është vetëm feja islame dhe se njeriu duhet të jetojë si mysliman. Më poshtë po citojmë disa ajete nga kjo sure:

Allahu i Madhëruar thotë: “Vërtet, feja e vetme e pranuar tek Allahu është Islami.”[6]

Allahu i Madhëruar thotë: “E nëse ata polemizojnë me ty, ti thuaj: Unë me tërë qënien time i jam dorëzuar Allahut, e edhe ithtarët e mi. E thuaju edhe atyre që, që iu është dhënë Libri dhe injorantëve: A pranuat fenë Islame? Nëse e pranuan Islamin, atëherë e keni gjetur të Vërtetën, e nëse e refuzojnë, ti e ke për detyrim vetëm t’ua komunikosh. Alahu është Gjithëvëzhgues i robërve.”[7]

Allahu i Madhëruar thotë: “Havarijunët thanë: Ne jemi ndihmëtarë të fesë së Allahut, ne i besuam Allahut, e ti dëshmo për ne se jemi muslimanë.”[8]

Allahu i Madhëruar thotë: “E nëse ata refuzojnë, ju thoni: Dëshmoni pra, se ne jemi muslimanë (besuam në një Zot).”[9]

Allahu i Madhëruar thotë: “Ibrahimi nuk ka qenë as jehudi, as i krishterë, por ishte larg besimeve të kota, ishte musliman dhe nuk ishte prej idhujtarëve.”[10]

Allahu i Madhëruar thotë: “Vallë, a ju urdhëroi ai (profeti) juve mosbesimin pasi që ju jeni muslimanë?!”[11]

Allahu i Madhëruar thotë: “A mos kërkojnë ata (ithtarët e Librit) fe, pos fesë së shpallur nga Allahu? E Atij i është dorëzuar gjithçka ka në qiej e në tokë, me dashje e pa dashje dhe tek Ai kthehen.”[12]

Allahu i Madhëruar thotë: “E kush kërkon fe tjetër përveç Fesë Islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër është prej të humburve.”[13]

Allahu i Madhëruar thotë: “O ju që besuat, kini frikë Allahun me një frikë të vërtetë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë.”[14]

Në suren Bekare, Allahu i Madhëruar na udhëzon për metodën që duhet të ndjekim, ndërsa në suren Ali Imran, Allahu i Madhëruar na tregon rrugët që na ndihmojnë të qëndrojmë të palëkundur në këtë metodë. Të gjithë besimtarët kanë nevojë për qëndrueshmëri në rrugën e drejtë, që të mos bien në përgjumje (përtaci), të mos frikësohen nga shmangia apo devijimi.

Përmes leximit të ajetëve të sures Ali Imran, ku boshti kryesor është qëndrueshmëria në fe, do të vërejmë se ajetet nga 1 deri në 120 na orientojnë se si duhet të jemi të qëndrueshëm në aspektin ideor, kur përballemi me ide të huaja që synojnë të na shmangin nga feja e vërtetë. Ndërsa ajetet nga 121 deri në 200 na orientojnë drejt qëndrueshmërisë brenda vetes dhe rrethit tonë si myslimanë.

Kështu, ndërsa lexojmë këtë sure, ne ndeshim dy ngjarje të rëndësishme që janë të lidhura me ç’ka kemi përmendur më lart:

Ngjarja e parë: Ka të bëjë me delegacionin e të krishterëve nga Nexhrani, një ngjarje që përfaqëson dialogun e parë ndërfetar në histori. Kjo ngjarje na mëson si të qëndrojmë të fortë dhe të palëkundur ndaj ideve të huaja që mund të ndikojnë në besimin tonë, gjithashtu na udhëzon se si të zhvillojmë një dialog të ndershëm me ithtarët e Librit.

Ngjarja e dytë: Është beteja e Uhudit, që na mëson si të jemi të qëndrueshëm dhe të palëkundur në praktikë.

Fillimi dhe fundi i sures tregojnë se e Vërteta është me myslimanët dhe se ne duhet të mbahemi fort pas saj.

Në fillim të sures, Allahu i Madhëruar thotë: “Ai (Allahu) është që ta zbriti Librin ty me të vërtetën, si vërtetues i librave të mëparshëm.”[15]  Kurse në fund të sures thotë: “O ju që besuat, bëni durim, jini të qëndrueshëm, qëndroni të gatshëm dhe kini frikë Allahun që të shpëtoni.”[16]

Barrierat në rrugën drejt qëndrueshmërisë

Surj Ali Imran paralajmëron për gjërat që e humbasin qëndrueshmërinë dhe që janë barrierë në rrugën drejt saj, si në rastet e mëposhtme:

1 – Kënaqësitë e kësaj bote, Allahu i Madhëruar thotë: “Burrave u është hijeshuar dashuria për gjërat e dëshiruara, për gratë, fëmijët, arin argjendin e grumbulluar, kuajt e bukur, bagëtitë dhe arat e lëruara. Këto janë kënaqësitë e kësaj jete, por shumë më i mirë është kthimi tek Allahu.”[17]

2 – Cytjet e shejtanit, Allahu i Madhëruar thotë: “Vërtet ata që u zmbrapsën prej jush ditën e ndeshjes së dy grupeve, ata vetëm shejtani i shtyu të rrëshqasin me disa punë të tyre që i bënë, po Allahu ua fali atyre gabimin. Allahu është Mëkatfalës i madh dhe shumë i Butë.”[18]

3 – Mosbindja ndaj urdhërave, Allahu i Madhëruar thotë: “E kur juve ju goditi një dështim (në Uhud), e që ju ia patët dhënë atë dyfish (në Bedër), thatë: Prej nga na erdhi kjo? Thuaj ajo është nga vetë ju. S’ka dyshim se Allahu është i Plotfuqishëm për çdo send.”[19]

Faktorët e qëndrueshmërisë

1 – Strehimi tek Allahu. Të shumta janë ajetet në këtë sure që dëshmojnë se besimtari kërkon strehim tek Allahu i Madhëruar duke iu lurur Atij me përgjërim. Allahu i Madhëruar thotë: “Zoti ynë, mos na shmang zemrat tona pasi na ke udhëzuar dhe na jep mëshirën Tënde! Vërtet, Ti je Dhuruesi i Madh!”[20] E në fund të sures, i Madhëruari thotë: “Zoti ynë, atë që Ti e fut në Zjarr, me të vërtetë e ke poshtëruar. Dhe për keqbërësit nuk ka ndihmues. Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që thërriste në besim: ‘Besoni në Zotin tuaj!’ – dhe ne besuam. Zoti ynë, na i fal mëkatet, na mbulo të këqijat tona dhe na bëj të vdesim me të drejtët. Zoti ynë, na jep atë që na premtove përmes të Dërguarve Tu dhe mos na turpëro Ditën e Kiametit. Vërtet, Ti nuk e thyen premtimin.”[21]

2 – Adhurimi i Allahut. Në këtë sure ka plot shembuj që tregojnë për adhurimin e njerëzve të mirë, si për shembull në rastin e adhurimit të Merjemes, Allahu i Madhëruar thotë: “Zoti i saj e pranoi atë me pranimin më të mirë, e rriti me një rritje të bukur dhe ia besoi kujdesin Zakarias. Sa herë që Zakaria hynte në faltore për ta parë, gjente pranë saj ushqim. Ai tha: “O Merjeme, nga të erdhi kjo?” Ajo tha: “Është nga Allahu. Allahu i furnizon kë të dojë pa masë.”[22] Apo si rasti i adhurimit që kryente Profeti i Allahut, Zekerijai (a.s). Allahu i Madhëruar thotë: “Atëherë engjëjt e thirrën ndërsa ai (Zekerijai) po lutej në faltore: “Allahu të jep lajmin e mirë për Jahjanë, që do të vërtetojë një fjalë nga Allahu, do të jetë udhëheqës, i përmbajtur dhe profet nga të drejtët.”[23]

3 – Ftesa në rrugë të Allahut që është një prej faktorëve kryesorë të qëndrueshmërisë. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe le të ketë prej jush një grup që thërret për mirë, urdhëron për të drejtën dhe ndalon nga e keqja. Këta janë të shpëtuarit.”[24] “Ju jeni populli më i mirë që është nxjerrë për njerëzimin: urdhëroni për të drejtën, ndaloni nga e keqja dhe besoni në Allahun.”[25]

4 – Qartësia e objektivit. Allahu i Madhëruar thotë: “Ata që e përmendin Allahun në këmbë, ulur dhe të shtrirë, dhe meditojnë për krijimin e qiejve dhe tokës, duke thënë: “Zoti ynë, Ti nuk e ke krijuar këtë kot. I Lartësuar je Ti! Na ruaj nga ndëshkimi i Zjarrit.”[26]

5 – Vëllazëria. Kjo sure i ka kushtuar një rëndësi të veçantë vëllazërisë në Islam për hatër të Zotit. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe kapuni të gjithë fort pas litarit të Allahut dhe mos u përçani! Përkujtoni mirësinë e Allahut ndaj jush, kur ishit armiq dhe Ai bashkoi zemrat tuaja, dhe u bëtë vëllezër me mëshirën e Tij. Dhe ishit në buzë të greminës së zjarrit dhe Ai ju shpëtoi prej tij. Kështu Allahu jua shpjegon shpalljet e Tij që të udhëzoheni.”[27] “Mos u bëni si ata që u përçanë dhe u ndanë pasi u erdhën shenjat e qarta. Ata do të kenë dënim të madh.”[28]

Si i bën të qëndrueshëm (në besim) sureja Ali Imran besimtarët?

1 – Forcimi i besimit të myslimanëve para debatit. Allahu i Madhëruar thotë: “Allahu dëshmon se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij, dhe po kështu edhe engjëjt dhe ata që kanë dijeni. Ai qëndron gjithmonë me drejtësi. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij, të Plotfuqishmit, të Urtit. Feja e vetme e pranuar te Allahu është Islami. Ata që u është dhënë Libri, pas dijes që u erdhi, patën zili mes tyre. Kush nuk beson në shpalljet e Allahut, ta dijë se Allahu është i shpejtë në llogari. Nëse ata polemizojnë me ty, thuaj: “Unë ia kam përkushtuar vetveten Allahut, dhe ata që më ndjekin gjithashtu.” Dhe thuaju atyre që u është dhënë Libri dhe analfabetëve: “A keni pranuar Islamin?” Nëse e pranojnë, atëherë janë udhëzuar, por nëse kthejnë shpinën, ty të takon vetëm komunikimi. Allahu i sheh robërit e Tij.”[29]

2 – Gjetja e pikave të përbashkëta midis myslimanëve dhe ithtarëve të Librit. Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaj: O ithtarë të Librit! Ejani te një fjalë e përbashkët mes nesh e jush: që të mos adhurojmë askënd përveç Allahut, të mos i bëjmë Atij shok dhe që të mos marrim njëri-tjetrin për zotër, në vend të Allahut. Nëse ata kthehen, thuaj: Dëshmoni se ne jemi myslimanë.”[30] “Thuaj: “Ne i besojmë Allahut, asaj që na është shpallur neve dhe asaj që iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhësve të tij, dhe asaj që iu dha Musait, Isait dhe profetëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë dallim mes tyre dhe Ne jemi të dorëzuar ndaj Tij.”[31]

3 – Argumentet dhe dëshmitë janë mjet i Kuranit për qëndrueshmërinë e besimtarit në rrugën e drejtë. Ndër bazat e dialogut dhe diskutimit, pas asaj që u përmend më parë, është vendosja e argumenteve logjike dhe mendore për të bindur ata me të cilët diskutojmë. Allahu i Madhëruar thotë: “Shembulli i Isait para Allahut është si shembulli i Ademit. Ai e krijoi nga dheu, pastaj i tha: “Bëhu!” – dhe ai u bë.”[32] “O ithtarë të Librit! Pse polemizoni për Ibrahimin, ndërkohë që Teurati dhe Inxhili nuk ishin zbritur ende? A nuk kuptoni? Ju jeni ata që polemizonit për atë që keni dijeni, por pse polemizoni për atë që nuk keni dijeni? Allahu e di, e ju nuk e dini.”[33]

4 – Drejtësia në mënyrën se si duhet me i trajtuar ithtarët e Librit. Allahu i Madhëruar: “Ndër ithtarët e Librit ka nga ata që, nëse u beson një pasuri të madhe, ta kthejnë me besnikëri. Por ka edhe të tillë që, nëse u beson një dinar, nuk ta kthejnë veçse nëse qëndron mbi ta. Kjo, sepse ata thonë: Ne nuk kemi përgjegjësi për ata që nuk janë hebrenj. Por ata flasin gënjeshtra për Allahun me vetëdije.”[34] “Jo të gjithë janë njësoj. Nga ithtarët e Librit ka një grup që është i drejtë, që lexon shpalljet e Allahut natën dhe bien në sexhde.”[35]

5 – Lavdërimi i profetëve që u janë dërguar hebrenjve dhe të krishterëve. Allahu i Madhëruar thotë: “Allahu zgjodhi Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahimit dhe familjen e Imranit mbi gjithë njerëzit”[36]

Një fakt tejet i rëndësishëm që ne e hasim në këtë sure është krahasimi midis aspektit sipërfaqësor të çështjeve dhe realitetit apo thelbit të tyre.

Ndoshta ajeti kuranor: “Ai është që ta zbriti ty Librin e që në të ka ajete të qarta dhe ato janë bazë e Librit, e ka të tjerë që nuk janë krejtësisht të qartë”[37] është tregues i boshtit të lartpërmendur.

Këtë fakt të sures ne hasim shpeshherë, si në rastet e mëposhtme:

Në këtë sure është Allahu i Madhëruar ka treguar se një pjesë e ajeteve të Kuranit janë krejtësisht të paqarta, kurse një pjesë e tyre janë nuk janë krejtëisht të paqarta. Ata të cilët janë zemrat e tyre priren për nga e pavërteta rendin pas ajeteve të paqarta. Kurse ata që janë të thelluar në dijeni besojnë se të gjitha ajetet janë të shpallura nga Allahu.[38]

Mosbesimtarët i kushtojnë rëndësi të madhe grumbullimit të shumtë të pasurisë dhe që të kenë sa më shumë fëmijë, sakaq, e vërteta është se këto nuk vlejnë tek Allahu në Ditën e Kijametit.[39]

Faraoni u mbështet tek forca, pushteti dhe autoritet i tij, sakaq, e vërteta është se e gjithë forca dhe i gjithë pushteti është vetëm i Allahut të Madhëruar.[40]

Burrat janë të dhënë pas bukurive të kësaj bote; prej grave, fëmijëve, arit, argjendit, kuajve të bukur, bagëtive dhe arave të lëruara, sakaq e vërteta është se ajo ç’ka Allahu i Madhëruar ka përgatitur për besimtarët në Xhenet është shumë herë më e mirë.[41]

Njerëzit janë të lidhur fort pas shkaqeve sipërfaqësore të pushtetit dhe krenarisë, sakaq e vërteta është se Allahu i Madhëruar ia je ato të dyja kujt të dojë dhe ia heq kujt të dojë.[42]

Gruaja e Imranit dëshironte shumë që fëmija që mbarte të ishte djalë (kjo në aspektin sipërfaqësor), sakaq, e vërteta është se fëmija që lindi ishte vajzë, një ndër gratë – absolutisht – më të mira se të gjithë gratë e tjera që ka parë historia e njerëzimit.[43]

Në dukje, Zekerija (r.a) nuk mund të lindte fëmijë për shkak se ai ishte i thyer në moshë dhe gruaja e tij ishte shterpë, mirëpo në realitet, Allahu i Madhëruar i dhuroi Atij një fëmijë, gjë e cila dëshmon se Allahu me vullnetin e Tij bën çfarë të dojë.[44]

Duke qenë se Allahu i Madhëruar e krijoi Isain (a.s) pa baba, të krishterët besuan se ai është biri i Zotit, vetë Zoti ose besuan në trinitet, mirëpo e vërteta qëndron krej ndryshe sepse Isai (a.s) është njeri, që ha dhe pi si gjithë të tjerët.[45]

Në fillim të betejës së Uhudit muslimanët kujtuan se triumfuan, por e vërteta qëndron se ndihma vjen prej Allahut të Madhëruar.[46]

Të krishterët – në lidhje me Profetin Isa (a.s) – krijuan raport të zhdrejtë duke e konsideruar  atë zot, kurse Allahu i Madhëruar i urdhëron muslimanët të krijojnë një raport të drejtë në lidhje me Profetin Muhamed (a.s) duke e konsideruar atë si profet i Zotit.[47]

Hebrenjtë janë shumë të lidhur pas jetës së kësaj bote, ndërkohë që jeta e kësaj bote nuk është gjë tjetër vetëm se një përjetim mashtrues.[48]

E duke qenë se njerëzit – për nga natyra – janë të lidhur me gjërat sipërfaqësore që janë të prekshme, atëherë Allahu i Madhëruar i orienton ata që të meditojnë rreth krijesave të Tij, meditim i cili i nxit drejt besimit dhe të vërtetës. Allahu i Madhëruar thotë: “Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe në ndërrimin e natës dhe të ditës, ka shenja për ata që kanë arsye, për ata që e përmendin Allahun duke qëndrua në këmbë, ndjenjur ose shtrirë dhe që meditojnë për krijimin e qiejve dhe të Tokës (duke thënë): O Zoti ynë! Ti nuk i ke krijuar kot këto, i lartësuar qofsh nga çdo e metë. Prandaj na ruaj nga ndëshkimi i Zjarrit.”[49]

Autor: Elton Harxhi

[1] – Sure Ali Imran: 1 – 2.

[2] – Sure Ali Imran: 6.

[3] – Sure Ali Imran: 18.

[4] – Sure Ali Imran: 62.

[5] – Sure Ali Imran: 64.

[6] – Sure Ali Imran: 19.

[7] – Sure Ali Imran: 20.

[8] – Sure Ali Imran: 52.

[9] – Sure Ali Imran: 64.

[10] – Sure Ali Imran: 67.

[11] – Sure Ali Imran: 80.

[12] – Sure Ali Imran: 83.

[13] – Sure Ali Imran: 85.

[14] – Sure Ali Imran: 102.

[15] – Sure Ali Imran: 3.

[16] – Sure Ali Imran: 200.

[17] – Sure Ali Imran: 14.

[18] – Sure Ali Imran: 155.

[19] – Sure Ali Imran: 165.

[20] – Sure Ali Imran: 8.

[21] – Sure Ali Imran: 192 – 194.

[22] – Sure Ali Imran: 37.

[23] – Sure Ali Imran: 39.

[24] – Sure Ali Imran: 104.

[25] – Sure Ali Imran: 110.

[26] – Sure Ali Imran: 191.

[27] – Sure Ali Imran: 103.

[28] – Sure Ali Imran: 105.

[29] – Sure Ali Imran: 18 – 20.

[30] – Sure Ali Imran: 64.

[31] – Sure Ali Imran: 84.

[32] – Sure Ali Imran: 59.

[33] – Sure Ali Imran: 65-66.

[34] – Sure Ali Imran: 75.

[35] – Sure Ali Imran: 113.

[36] – Sure Ali Imran: 33.

[37] – Sure Ali Imran: 7.

[38] – Sure Ali Imran: 7.

[39] – Sure Ali Imran: 10.

[40] – Sure Ali Imran: 11.

[41] – Sure Ali Imran: 14.

[42] – Sure Ali Imran: 26.

[43] – Sure Ali Imran: 36.

[44] – Sure Ali Imran: 40.

[45] – Sure Ali Imran: 55.

[46] – Sure Ali Imran: 126.

[47] – Sure Ali Imran: 144.

[48] – Sure Ali Imran: 185.

[49] – Sure Ali Imran: 190 – 191.

Tefsiri tematik i sures Ali Imran (2/8): Vlerat e sures Ali Imran
A – Në Ditën e Kijametit vjen si re për t’i bërë hije besimtarëve të cilët e lexojnë atë.

I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Lexoni dy Zehratë (dritat); suren Bekare dhe Ali Imran, sepse në Ditën e Kiametit këto dy syre do të paraqiten si dy mjegulla, si dy re (për t’ju bërë hije) ose si dy krahët  e shpendit për të mbrojtur lexuesit e tyre…”[1]

B – Emri më madhështor i Allahut gjendet në këtë sure

I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: Emri më madhështor i Allahut gjendet në dy ajete: “Zoti juaj është Një i Vetëm. Nuk ka zot tjetër përveç Tij, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.”[2] dhe në fillim të sures Ali Imran: “Elif Lam Mim. Allahu është Zoti që nuk ka tjetër përveç Tij El Hajju – I Përjetshmi – dhe El Kajjumu – Mbajtësi i gjithçkaje.”[3]

C – Këndimi i disa të ajeteve të kësaj sure është mbrojtës nga marrëzia

Ebu Lejla ka thënë: Isha ulur tek Profeti (a.s) kur erdhi një bedeuin dhe tha: Kam një vëlla që ka dhimbje. Ai (a.s) e pyeti: Çfarë dhimbje? Ai tha: Ka çrregullime mendore. Ai (a.s) tha: Shko dhe hajde bashkë me të! Ai shkoi erdhi bashkë me të dhe uli pranë tij. Unë dëgjova që Ai (a.s) i këndoi suren Fatiha dhe një ajet nga surja Ali Imran, mendoj se suren “Allahu dëshmon se nuk ka zot tjetër përveç Tij” Bedeuini (ish i sëmuri) u çu ai shëruar dhe nuk kishte asnjë shqetësim.”[4]

D – Lexuesi i saj konsiderohej i rëndësishëm në mesin e sahabëve

Enes ibn Malik (r.a) ka thënë: “Kur dikush lexonte suren Bekare dhe Ali Imran konsiderohej me peshë në mesin tonë.”[5]

E – Mbartësi i saj konsiderohet dijetar

I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Ai njeri i cili i mbart (i di dhe i studion) shtatë suret e para të Kuranit është dijetar.”[6]

Autor: Elton Harxhi

[1] – Muslimi (804).

[2] – Sure Bekare: 163.

[3] – Darimi (3478). Hadithi është Hasen Sahih.

[4] – Ibn Maxheh (3549). Hadithi është Daif.

[5] – Amedi. Hadithi është Sahih.

[6] – Hakimi (2070). Transmetuesit e këtij hadithi janë të saktë.

Komenti i ajetit: “I dyti nga të dy, kur ata ishin në shpellë”
Allahu i Larmadhëruar thotë: “Nëse ju nuk e ndihmoni (të Dërguarin), Allahu tashmë e ka ndihmuar atë, kur ata që nuk besuan e dëbuan atë, kur ai ishte i dyti prej të dyve, kur ata ishin në shpellë, e kur ai i tha shokut të tij: Mos u mërzit, se vërtet Allahu është me ne! Atëherë Allahu zbriti qetësinë e Tij mbi të, dhe e përforcoi me ushtri që ju nuk i patë, Dhe bëri që fjala e atyre që nuk besuan të jetë më e poshtme, ndërsa fjala e Allahut është më e larta. Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë.”[1]

Shkaku i zbritjes së këtij ajeti:

Ibn Atije thotë: Në fjalën e Allahut të Lartësuar: “O ju që keni besuar! Ç’është me ju që kur ju thuhet: Dilni në luftë në rrugë të Allahut, ju rëndoheni (nguroni) në tokë? A jeni të kënaqur me jetën e kësaj bote në vend të botës tjetër? Po kënaqësia e jetës së kësaj bote, krahasuar me botën tjetër, nuk është tjetër veçse diçka e vogël!”[2]

Të gjithë dijetarët janë të mendimit se ky ajet ka zbritur si qortim për ata që nuk dolën në luftë me të Dërguarin e Allahut (a.s) në betejën e Tebukut. Kjo ndodhi në vitin e nëntë të hixhretit, një vit pas çlirimit të Mekës. Në këtë betejë Profeti (a.s) marshoi kundër Bizantëve me njëzet mijë veta, këmbësorë e kalorës. U vonuan shumë fise dhe burra prej besimtarëve që ishin në Medinë, si edhe munafikët. Kështu që qortimi në këtë ajet u drejtohet atyre fiseve dhe besimtarëve që qëndruan prapa.

Kurse në Tefsirin “El-Menar” lexojmë: Ky kontekst, që nis me fjalën e Allahut të Lartësuar: “O ju që keni besuar! Ç’është me ju që kur ju thuhet: ‘Dilni në luftë në rrugë të Allahut’, ju rëndoheni në tokë?”[3] dhe  që vazhdon deri në fund të sures, ka të bëjë me ngjarjen e betejës së Tebukut. Kjo betejë ishte mekanizëm për të zbuluar fasadën e hipokrizisë dhe për të pastruar radhët e besimtarëve nga shkaqet e përçarjes. Përjashtim bëjnë vetëm dy ajetet e fundit të sures dhe disa pjesë brenda saj që përmbajnë urti dhe rregulla, sipas mënyrës së njohur të stilit të Kuranit. Sa i përket lidhjes me ajetet e mëparshme, ku flitet për luftën kundër jehudëve dhe të krishterëve, saktësisht për luftën në Tebuk, synimi ishin Bizantët dhe ndjekësit e tyre prej arabëve të Shamit, të gjithë të krishterë. Ajetet tregojnë për daljen e tyre nga udhëzimi i vërtetë i fesë së Isait (a.s), si në besim, virtyte, ashtu edhe në vepra. Përmendja e “nesiut” (ndryshimi i muajve të shenjtë) në fund të sures lidhet me këtë temë që përmendëm.

Kështu pra – nga ajo që kemi cekur më lart – na bëhet e qartë se Allahu i Lartësuar ka synuar me zbritjen e këtij ajeti: “Nëse ju nuk e ndihmoni atë, Allahu e ka ndihmuar…” që të tregojë se është Ai që e merr përsipër mbrojtjen e të Dashurit dhe të Zgjedhurit të Tij, Muhamedit (a.s), dhe është Ai që i siguron ndihmën, edhe sikur askush nga njerëzit të mos ishte me të.

Kështu, ky ajet erdhi si statusin, pozitën dhe shkallën e lartë që i Dërguari i Allahut (a.s) gëzon tek Allahu i Lartmadhëruar.

Tefsiri i këtij ajeti në katër pika kryesore:

1 –  Fjala e Allahut: “Nëse ju nuk e ndihmoni (të Dërguarin), Allahu tashmë e ka ndihmuar atë, kur ata që nuk besuan e dëbuan atë, kur ai ishte i dyti prej të dyve, kur ata ishin në shpellë” d.m.th. nëse ju nuk e ndihmoni të Dërguarin e Allahut (a.s), Allahu e ndihmoi atë kur jobesimtarët e dëbuan nga Meka, dhe kur ishte me shokun e tij (Ebu Bekrin) në shpellë. Profeti (a.s) i tha atij: “Mos u mërzit, Allahu është me ne”, duke e qetësuar atë përballë frikës së rrezikut.

2 – Fjala e Allahut: “e kur ai i tha shokut të tij: Mos u mërzit, se vërtet Allahu është me ne!” Kjo ndodhi kur Ebu Bekri ishte me Profetin (a.s) në shpellë. Ai ndjeu lëvizjen e idhujtarëve sipër shpellës dhe u frikësua shumë, jo për jetën e tij, por për jetën e Profetit (a.s). Kur Profeti (a.s) e vërejti frikën e tij, filloi ta qetësonte dhe t’i largonte shqetësimin duke i thënë: “Mos u mërzit, sepse Allahu është me ne.”

Imam Buhariu dhe Muslimi transmetojnë se Ebu Bekri (r.a) ka thënë: “Pashë këmbët e idhujtarëve ndërsa ishim në shpellë, dhe ata ishin mbi ne. I thashë: O i Dërguar i Allahut, nëse ndonjëri prej tyre shikon poshtë këmbëve të tij, do të na shohë.”Profeti (a.s) u përgjigj:“O Ebu Bekër, ç’mendon për dy vetë kur i treti i tyre është Allahu? Mos u mërzit, Allahu është me ne.”

3 – Fjala e Allahut: “Atëherë Allahu zbriti qetësinë e Tij mbi të, dhe e përforcoi me ushtri që ju nuk i patë” është një sqarim për kujdesin dhe mbrojtjen që Allahu i dha Profetit të Tij (a.s)

Fjala “sekine (qetësi)” vjen nga fjala sukun, që do të thotë qëndrueshmëri pas lëvizjes, ose nga fjala sakan, që nënkupton çdo gjë që të qetëson dhe të sjell prehje, qofshin njerëz apo të tjerë. Këtu me sekine nënkuptohet: qetësia e brendshme që u vendos në zemrën e Profetit (a.s), që e bëri atë të mos shqetësohej për turmat e idhujtarëve që e kishin rrethuar shpellën, sepse ai ishte i bindur se ata nuk do të mund të arrinin te ai.

Sa i përket “ushtrive” që e ndihmuan, ato janë melekët, të cilët Allahu i dërgoi për këtë qëllim. Përemri “mbi të” në fjalinë “Allahu zbriti qetësinë e Tij mbi të” i referohet Profetit (a.s); d.m.th., Allahu ia zbriti Profetit qetësinë, sigurinë dhe mbrojtjen, dhe e ndihmoi me ushtri prej melekësh që ju nuk i patë. Këta melekë kishin për detyrë ta ruanin atë dhe të largonin sytë e idhujtarëve nga ai.

Disa dijetarë mendojnë se përemri “mbi të” i referohet Ebu Bekrit (r.a), sepse përemri zakonisht i referohet emrit më të afërt të përmendur më parë, dhe ai është “shoku” i Profetit (a.s). Gjithashtu, ata thonë se Profeti (a.s) nuk kishte nevojë për qetësim, por ai që kishte nevojë për të ishte Ebu Bekri (r.a), për shkak të frikës dhe trishtimit që e kishte kapluar.

Por ata që mbështesin mendimin e parë, i kundërshtojnë këta duke thënë se fjalia: {“dhe e ndihmoi me ushtri që ju nuk i patë”}, përemri këtu mund t’i referohet vetëm Profetit (a.s) dhe është i lidhur me fjalinë e mëparshme, ndaj përemri në “mbi të” gjithashtu duhet t’i referohet Profetit (a.s) për të ruajtur koherencën në kuptim.

Ndërkohë, zbritja e qetësisë nuk do të thotë domosdoshmërisht se ishte për të larguar frikën dhe trishtimin, por mund të ishte edhe për shtim të sigurisë dhe për të treguar lartësinë e pozitës së tij (a.s).

4 – Fjala e Allahut: “Dhe bëri që fjala e atyre që nuk besuan të jetë më e poshtme, ndërsa fjala e Allahut është më e larta”, është një sqarim për atë që pasoi nga zbritja e qetësisë dhe përkrahja me melekë.

Me “fjala e atyre që nuk besuan” nënkuptohet fjala e shirkut (idhujtarisë), ose ajo që ata ranë dakord në Daru’n-Nedue, që ishte plani i tyre për të vrarë të Dërguarin e Allahut (a.s).

Ndërsa me “fjala e Allahut” nënkuptohet feja e Tij që Ai e ka zgjedhur për robërit e vet, e që është Islami, dhe ajo që vjen si rezultat i ndjekjes së kësaj feje nga ndihma dhe përfundimi i mirë.

Pra, rezultati i zbritjes së qetësisë dhe përkrahjes me melekë ishte që fjala e shirkut u bë më e poshtme, e nënshtruar dhe e përulur, ndërsa fjala e së vërtetës dhe e teuhidit, që përfaqëson fenë islame, u bë më e larta, e qëndrueshme, ngadhënjyese dhe e zbatueshme.

Autor: Ahmed Hidr

Përktheu: Elton Harxhi

[1] – Sure Teube: 40.

[2] – Sure Teube: 38.

[3] – Sure Teube: 38.