Pastrimi I zemrës – Ardhmeria Online

Rruga e zemrës drejt Allahut
Synimet janë tri:

Të jesh i kënaqur me Allahun.

Të jesh i kënaqur me atë që vjen prej Allahut.

Të arrish kënaqësinë që vjen prej Allahut.

Shenja e parë ka tri tregues:

Devotshmëria (takvaja).

Qëndrueshmëria në rrugën e drejtë (istikameti).

Morali i mirë në marrëdhëniet me njerëzit.

Shenja e dytë ka tri tregues:

Lënia e çdo gjëje që nuk të përket dhe që nuk të sjell dobi.

Të qenët i kënaqur me atë që të mjafton nga çdo gjë.

Mbështetja dhe dorëzimi i çdo çështjeje tek Allahu.

Shenja e tretë ka tri tregues:

Dashuria për Allahun.

Mbështetja tek Allahu (tevekkuli).

Pasimi i të Dërguarit të Allahut (a.s).

Mirëpo, kjo nuk mund të arrihet siç duhet përveçse nëpërmjet tri gjërave:

Zbatimit të obligimeve fetare.

Largimit nga gjërat e ndaluara.

Lënies së kësaj bote njerëzve të saj (duke mos e bërë dynjanë qëllimin kryesor të jetës).

Për arritjen e kësaj kërkohet ndihmë nëpërmjet tri gjërave:

Ambicies së lartë, e cila është baza mbi të cilën ndërtohet asketizmi (zuhdi).

Vendosmërisë së palëkundur, e cila është çelësi i veprës.

Shërbimit të bukur, i cili është mjeti për të arritur synimin.

Shërbimi i bukur përbëhet nga tri gjëra:

Sinqeriteti dhe saktësia e qëllimit në fillim.

Pastërtia e brendshme gjatë marrëdhënieve dhe ndërveprimit.

Realizimi i pasimit të së vërtetës, nëpërmjet marrjes shembull, kuptimit të thellë ose diçkaje tjetër që ka të njëjtin kuptim.

Ndërsa rrënjët e çdo devijimi janë tri:

Bidati (risia në fe).

Mendjemadhësia.

Pasimi i verbër (taklidi).

Bidati është: Të konsiderosh si vepër afrimi tek Allahu diçka që në të vërtetë nuk është e tillë.

Mendjemadhësia është: Ta konsiderosh veten posedues të së vërtetës dhe të drejtën që të përket.

Taklidi është: Të pranosh një shenjëzim, mendim apo fjalë të dikujt tjetër pa pasur argument fetar, logjik apo zakonor, secili sipas vendit dhe fushës së vet.

Dalja nga pasimi i verbër (taklidi) bëhet nëpërmjet tri rrugëve:

Kuptimit të thellë dhe shqyrtimit të argumenteve (tebessur).

Ixhtihadit.

Marrjes shembull dhe pasimit të një modeli të drejtë (iktida).

Iktida është: Pasimi i një dijetari që është i qëndrueshëm dhe i drejtë në gjendjen dhe sjelljen e tij.

Tebessuri është: Pranimi i një mendimi duke u bazuar në argumentin e posaçëm që e mbështet atë, pa pretenduar pavarësi të plotë në shqyrtimin dhe nxjerrjen e gjykimit.

Ixhtihadi është: Shqyrtimi i çështjes në mënyrë të pavarur, duke u mbështetur në aftësinë dhe përpjekjen personale për të arritur në gjykim.

Në kohën tonë, ixhtihadi në kuptimin e përgjithshëm është ndërprerë, përveçse në verifikimin e zbatimit të normës juridike mbi rastin konkret dhe në çështjet që kanë të bëjnë me arsyetimin logjik.

Allahu është Ai që jep suksesin dhe mbarësinë!

Autor: Ebu-l Abas, Ahmed Zerruk

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

Largimi nga gjynahet
Secili prej nesh shpreson që umeti mysliman të zhvillohet dhe qytetërimit islam t’i kthehet lavdia e dikurshme. Por që të ndodhë kjo, të plotësojmë një kriter të rëndësishëm. Ky kriter është: Largimi dhe distancomi nga gjynahet dhe veprat e liga.

Po të shohim në çdo fatkeqësi që ndodh në planetin tonë, do të gjenim që shkaku i tyre i vetëm, janë gjynahet e mëdha në të cilat është zhytur njerëzimi në kohët e fundit.

Shkaku për të cilin Ademi (a.s) u dëbua nga Xheneti ishte gjynahu dhe kundërshtimi i urdhrit të Zotit të Madhëruar.

Shkaku që e largoi shejtanin nga mëshira e Zotit të Madhëruar dhe e bëri të mallkuar ishte gjynahu.

Shkaku që e përmbyti popullin e Nuhut, ishin gjynahet që bënin. Zoti i Madhëruar thotë në Kuran: “dhe i shpërthyem burimet e tokës, e u takuan ujërat për një qëllim të paracaktuar.”

Themudin, popullin e Salihut, nuk e shkatërroi gjë tjetër veçse gjynahet që vepronin. Zoti i Madhëruar thotë në Kuran: “ushqimi që lënë kafshët pa e ngrënë që mbetet si kallama të tharë”[1]

Popullin e Adit, nuk i shkatërroi gjë tjetër përveç gjynaheve që bënin.

Dënimi që përfshiu Karunin, ishte pikërisht për shkak të gjynaheve.

Edhe popullin e Lutit a.s. ishin gjynahet ato që i shkatërruan.

Ajo që bëri Xhibrili (a.s) me këtë popull është se e futi krahun e tij thellë në tokën ku banonin, i ngriti sipër në qiell, saqë dhe melekët e qiellit e dëgjuan ulërimën e qenve dhe më pas i përmbysi. Pastaj filluan të bien gurët prej balte të pjekur.

Sigurisht që do të gabojmë dhe mund të veprojmë ndonjë gjynah, por duhen bërë përpjekje për t’u rezistuar dhe duhet të pendohemi menjëherë. Sot ka myslimanë që përjetojnë situatë lufte dhe krize ekonomike, vuajnë për kafshatën e bukës dhe pikën e ujit. A nuk të vjen zor prej tyre që vepron gjynahe?

Një i ri, më shkruante në një email ku ankohej se nuk u rezistonte dot gjynaheve. Në fund, ai shkruante: “Jam shumë i frikësuar se mos jam unë shkaku që myslimanët vuajnë në të katër anët e globit.”

Enes ibn Maliku e pyeti një herë Aishen (r.a): – O nëna e besimtarëve, kur ndodhin tërmete në tokë?- Ajo iu përgjigj: -“Ndodhin tërmete në tokë kur pihet alkooli me shumicë, kur shfaqet imoraliteti dhe përhapen gjynahet. Atëherë e urdhëron Zoti tokën që të dridhet”.

Enesi e pyeti përsëri: “A si ndëshkim për ta, o Aishe?”

Ajo i përgjigjet:”Jo, por si mëshirë dhe këshillë për besimtarët dhe si ndëshkim dhe zemërim ndaj jobesimtarëve.”

Këtë e shohim të bërë realitet sot në ditët tona. Sot kur njerëzve nuk u vjen më turp prej atyre që veprojnë, duke i bërë haptazi.

Secili prej nesh duhet të largohet nga gjynahet sado të vogla qofshin ato.

Enes bin Maliku thotë: “Ju veproni gjëra, të cilat u duken më të vogla se një fije floku që neve në kohën e Profetit (a.s) i quanim nga gjynahet shkatërruese.”

Dijetari mysliman IbnKajjimi thotë:”O ti gjynahqar, mos ji i sigurt se nuk do të ndëshkohesh për atë që vepron. Gëzimi që ndjen kur vepron një gjynah është më i madh te Zoti i Madhëruar se vetë gjynahu. E qeshura jote teksa vepron gjynahun është më e madhe te Zoti i Madhëruar se vetë gjynahu. Hidhërimi që ndjen ti kur nuk arrite ta veprosh gjynahun është më i madh te Zoti i Madhëruar se vetë gjynahu. Përpjekjet e tua për t’u fshehur nga sytë e botës kur vepron gjynahun, pa t’u dridhur zemra për shikimin e Zotit të Madhëruar, është më i madh te Zoti se vetë gjynahu. Paturpësia jote nga melekët e krahut të djathtë dhe të majtë, të cilët të shohin teksa vepron gjynahun, është më e madhe te Zoti i Madhëruar se vetë gjynahu.”

Kur myslimanët çliruan dhe vendosën nën kontrollin e tyre Qipron, me ta ishte dhe një nga shokët e Profetit (a.s), Ebu Dardai. Kur dolën romakët dhe hynë myslimanët, Ebu Dardanë e panë të qante. Kur e pyetën mbi shkakun se pse po qante, ai u tha: “Po qaj mbi një popull, të cilët thyen urdhrat e Zotit dhe bënë gjynahe dhe Zoti i hoqi ata dhe solli një popull tjetër.”

Edhe pse gjynahet dhe degjenerimi janë shtuar, shpresa është sërish e madhe. Ajo që kërkohet prej nesh, është që të pendohemi nga gjynahet që veprojmë dhe të rrisim rezistencën ndaj tyre. Ne jemi bashkësia, umeti, më i mirë që Zoti ka sjellë ndonjëherë, prandaj nuk bën që të abuzojmë me gjynahe.

Pasojat e gjynaheve

1 – Zemërimi i Zotit të Lartësuar. Zoti i Madhëruar thotë në një hadith kudsij: “Unë jam Zoti që nuk ka zot tjetër veç Meje. Nëse robërit e Mi më binden, Unë kënaqem me ta. Kur kënaqem i bekoj dhe bekimet e Mia nuk kanë fund. Nëse i thyejnë urdhrat e Mia, zemërohem. Kur zemërohem mallkoj dhe mallkimi Im arrin deri në brezin e shtatë të fëmijëve”.

2 – Të urrejnë besimtarët. Imam Shafiu thotë: “Ruhuni që të mos u mallkojnë zemrat e besimtarëve pa e ndjerë.”

Dikush e pyeti:”Po si ndodh që ta mallkojnë zemrat e besimtarëve pa e ndjerë?”

Atëherë ai iu përgjigj:”Vepron ndonjë gjynah dhe Zoti i Madhëruar të bën të urryer në mesin e besimtarëve.”

3 – Të pakësohet risku.

4 –  Nuk të bëhet të mësosh. Imam Shafiu thotë në disa vargje:

Iu ankova mësuesit mbi dijen e pakët

më tha: largohu nga gjynahet

Se të mësuarit është dritë e Zotit

gjë e cila nuk i jepet gjynahqarit.

5 – Ndjen një ftohtësi mes teje dhe Zotit të Madhëruar. E ndjen që je larg Tij dhe të vjen zor t’i lutesh. Nëse të jepen të mirat e gjithë botës, nuk e zëvendësojnë ëmbëlsinë e besimit dhe adhurimit, prej të cilës je privuar.

6 – Ndjen një ftohtësi mes teje dhe njerëzve të tjerë. Një i ditur thoshte:”Unë i shoh pasojat e një gjynahu te sjellja e gruas, fëmijëve dhe devesë ndaj meje.”

7 – Fytyrë e nxirë dhe zemër e errët. Ibn Abasi thotë: “Gjynahet e nxijnë fytyrën, e errësojnë zemrën, e plogështojnë trupin, bëjnë që të urrejnë njerëzit dhe të pakësojnë riskun. Kurse veprat e mira të zbardhin fytyrën, të ndriçojnë zemrën, të japin forcë fizike dhe të shtojnë riskun.”

8 – Të pengojnë që të veprosh punë të mira. Kërkon që të fillosh të falesh, agjërosh etj., por nuk të mundësohet diçka e tillë pasi vazhdon akoma me gjynahe. Kërkon që të çohesh të falësh mëngjesin në kohë, por nuk mundesh, për shkak të gjynaheve.

9 – Sa herë të veprosh një gjynah, të mundësohen gjynahe të tjerë që nuk i bëje më parë.

10 – Të bëjnë njeri të përbuzur dhe nënçmuar. Zoti i Madhëruar thotë në Kuran: “Kush dëshiron lavdi e pushtet, ta dijë se e gjithë lavdia e pushteti i takojnë Allahut.”[2]

Sikur të veshësh rrobat më të shtrenjta, sikur të banosh në vila dhe pallate dhe sikur të zotërosh makinat më luksoze, i nënçmuar dhe i përbuzur do të ndihesh gjithmonë, përderisa ke gjynahet në zemër.

Gjynahet janë si plagët e rënda, të cilat mund të çojnë deri në vdekjen e njeriut. Sa më shumë të vazhdojmë, sikur e thellojmë akoma më shumë plagën.

11 – Nuk ke asnjë vlerë para Zotit.

12 – Shtohen fatkeqësitë në tokë.

Gjynahet janë si plagët që merr njeriu në trup, por si ato plagë të cilat nëse janë të shumta, i marrin jetën njeriut. Plaga e umetit tonë nuk ka arritur gjer atje sa t’i marrë jetën atij, por është plagë e rëndë.

Shpesh herë ne pyesim: Përse na ndodhin këto vuajtje o Zot?!” Por harrojmë gjynahet dhe veprat tona të liga. Nuk ka njeri të dënuar në burg, pa bërë ndonjë shkelje. Nuk ka njeri të cilit i ndodhin fatkeqësi, pa vepruar gjynahe dhe punë të liga.

13 – Të tradhton gjuha në çastet kur ti ke nevojë më shumë për të. Në çastet e vdekjes nuk thua dot “La ilahe il-la llah”, fjalë me të cilën hyn në xhenet. Flet çdo fjalë tjetër, veç asaj.

Tregon një tregtar mysliman që një herë po udhëtonte me një kolegun e tij me aeroplan. Papritur kolegu i tij sëmuret dhe fillojnë t’i shfaqen shenjat e vdekjes.”Unë,- tregon ai, -përpiqesha ta bëj të thotë dëshminë, kurse ai më thoshte:”Më jep çantën e parave, më jep çantën.”Nuk thoshte asgjë tjetër. Kur ngulmova si shumë për të shqiptuar shehadetin, më tha:”Mos u lodh se nuk e them dot, sa herë që mundohem ta them, sikur më lidhet gjuha dhe nuk e them dot.”

Kjo për shkak të gjynaheve që kishte bërë ai njeri.

Të largohesh nga gjynahet nuk do të thotë që të bëhesh njeri që nuk mund të veprojë kurrë asnjë gjynah, por shumicën e punëve t’i kesh të mira.

Njeriu më i keq është ai që sa herë është vetëm, bën gjynahe. Kur është me njerëz, e ruan veten, kurse kur vetmohet, nuk lë rast pa bërë një gjynah. Të gjithë kur bëjnë gjynahe dëshirojnë që të mos i shohë njeri, por nuk është se sa herë janë vetëm bëjnë gjynahe. Kurse ky lloj njeriu sa herë është vetëm bën nga një gjynah.

Ndodh ndonjëherë që kur dikush vepron një gjynah, Zoti i Madhëruar i jep një të mirë. Përsëri vepron një gjynah tjetër dhe përsëri Zoti i Madhëruar mund t’i japë një mirësi tjetër. Kjo i ka bërë shumë njerëz të mendojnë se ajo që vepron nuk është gjynah dhe kështu e ka lënë pendimin, por ndëshkimi i Zotit të Madhëruar nuk ka vonuar për atë njeri.

Nëse myslimanët pendohen nga gjynahet që veprojnë dhe Zoti ua pranon pendimin, u jep sukses dhe i ndihmon ta rimëkëmbin sërish qytetërimin islam.

Megjithatë, Zoti është aq i mëshirshëm dhe i dashur me robërit e Tij, saqë edhe ndëshkimin ua çon me qëllim që t’i zgjojë dhe t’u tërheqë vëmendjen.

Është obligim i secilit prej nesh që nëse kemi vepruar një gjynah gjer sot, që në këtë moment të deklarojmë pendimin tonë dhe të shkëputemi prej tij. Umeti mysliman nuk mund të ngrihet në këmbë, përderisa insistojmë në gjynahe dhe vepra të liga. Por edhe nëse rrëshqasim dhe veprojmë gjynahe sërish, të pendohemi dhe të kërkojmë falje.

Autor: Amër Halid

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Kamer: 31.

[2] – Sure Fatir: 10

Rëndësia e adhurimeve të fshehta në pastrimin e shpirtit dhe ndikimi i tyre në zemër
Projekti më madhështor në të cilin njeriu mund të ketë sukses në këtë jetë, i cili nuk është një projekt tregtar, as një diplomë shkencore dhe as një post pune; por është projekti i përmirësimit dhe pastrimit të vetvetes. Sa e sa njerëz kanë pasur sukses në sytë e të tjerëve, por e kanë humbur veten! Dhe sa e sa njerëz nuk janë njohur nga njerëzit, por kanë pasur sukses në përmirësimin e zemrës së tyre, derisa janë bërë prej evlijave të devotshëm të Allahut!

Për këtë arsye, Kurani Famëlartë e ka bërë pastrimin e shpirtit një prej shkaqeve më të mëdha të shpëtimit dhe suksesit; sepse, kur shpirti përmirësohet, bashkë me të përmirësohen edhe mendimi, gjuha, morali, marrëdhëniet dhe të gjitha veprat e tjera. Ndër mjetet më të mëdha për pastrimin e shpirtit janë adhurimet e fshehta, sepse ato e edukojnë zemrën me sinqeritet dhe e bëjnë atë të lidhet vetëm me Allahun, larg kërkimit të lavdërimit dhe vlerësimit të njerëzve.

Pastrimi i shpirtit nënkupton pastrimin e tij nga sëmundjet e zemrës, si mendjemadhësia, syfaqësia, zilia, vetëpëlqimi dhe dashuria për famën, si dhe edukimin e tij me besimin, sinqeritetin, durimin, mëshirën, frikën ndaj Allahut dhe dashurinë për Të. Për këtë arsye, Allahu e dërgoi të Dërguarin e Tij (a.s) që të përmbushte këtë mision madhështor. Allahu i Lartësuar thotë: “Është Ai që u dërgoi analfabetëve një të Dërguar nga mesi i tyre, që t’u lexojë shpalljet e Tij, t’i pastrojë ata dhe t’u mësojë Librin dhe Urtësinë.”[1]

Pra, pastrimi i shpirtit paraprin dijen e dobishme; sepse, kur zemra është e shëndoshë, njeriu përfiton prej dijes dhe e vë atë në praktikë.

O vëlla i bekuar! A e ke pyetur ndonjëherë veten: Pse adhurimet e fshehta janë ndër mjetet më të mëdha për pastrimin e shpirtit?

Sepse, kur njeriu e kryen një vepër larg syve të njerëzve, nuk i mbetet përpara veçse mbikëqyrja e Allahut. Ai që falet natën ndërsa njerëzit janë në gjumë, nuk pret duartrokitje; ai që qan nga frika e Allahut kur është vetëm, nuk pret admirimin e askujt; dhe ai që jep lëmoshë fshehurazi, nuk pret falënderime. Pikërisht këtu zemra edukohet me adhurimin më madhështor: sinqeritetin. Allahu i Lartësuar thotë: “E megjithatë, ata qenë urdhëruar vetëm që të adhuronin Allahun me përkushtim të sinqertë ndaj Tij në fe.”[2]

O vëllai im! Sëmundjet më të rrezikshme nuk janë sëmundjet e trupit, por sëmundjet e zemrës. Syfaqësia, vetëpëlqimi, mendjemadhësia, zilia dhe dashuria për lavdërimet janë sëmundje që mund t’i asgjësojnë veprat. Adhurimet e fshehta i trajtojnë këto sëmundje, sepse ai që i kryen ato nuk vepron për hir të njerëzve, por për hir të Allahut. Profeti (a.s) ka thënë: “Allahu i Lartësuar nuk shikon pamjen tuaj dhe pasurinë tuaj, por shikon zemrat dhe veprat tuaja.”[3]

Prandaj, sa më shumë t’i kushtojë myslimani rëndësi zemrës së tij, aq më shumë i afrohet Allahut.

O i ri! Njeriu mund të përpiqet të paraqitet bukur para njerëzve për orë të tëra, por nuk mund ta mashtrojë Allahun. Njeriu i vërtetë është ai që në vetmi është po ai që është edhe mes njerëzve; madje, në vetmi është edhe më i kujdesshëm në mbikëqyrjen e Allahut. Disa prej të parëve tanë të devotshëm kanë thënë: “Nëse dëshiron të dish pozitën tënde tek Allahu, shiko se në çfarë të ka vendosur Ai.” Një tjetër ka thënë: “Mos e bëj Allahun më të parëndësishmin ndër ata që të shohin.” Prandaj, kush e ruan bindjen ndaj Allahut kur është vetëm, Allahu e ruan atë kur gjendet mes njerëzve.

O i dashur! Të parët tanë të devotshëm e shihnin përmirësimin e zemrës si kapitalin e vërtetë. Imam Shafiu thoshte: “Do të doja që njerëzit ta mësonin këtë dije dhe të mos më atribuohej mua asgjë prej saj.” Kjo është një prej formave më madhështore të pastrimit të shpirtit, sepse shqetësimi i tij kryesor ishte dobia e njerëzve dhe jo fama e emrit të tij. Edhe Imam Ahmed ibn Hanbeli i fshihte shumë prej adhurimeve të tij vullnetare dhe nuk dëshironte që njerëzit të shihnin adhurimin e tij, sepse e dinte se zemra mund të prishet nga dashuria për lavdërime.

Frytet e adhurimeve të fshehta në pastrimin e shpirtit

O ju të rinj! Adhurimet e fshehta kanë fryte të shumta në pastrimin e shpirtit. Ndër to janë:

Së pari: Realizimi i sinqeritetit. Sa më shumë të kryejë njeriu vepra për të cilat nuk di askush përveç Allahut, aq më shumë shtohet sinqeriteti i tij dhe aq më shumë dobësohet lidhja e tij me lavdërimet e njerëzve.

Së dyti: Forcimi i mbikëqyrjes së Allahut. Ai që e braktis mëkatin kur është vetëm, sepse e di se Allahu e sheh, ka arritur një shkallë të lartë besimi. Allahu i Lartësuar thotë: “Fshiheni fjalën tuaj ose shpreheni haptazi, Ai, pa dyshim, është i Gjithëdijshëm për atë që gjendet në zemra.”[4]

Së treti: Qetësia e zemrës. Ai që ka një çast vetmie me Allahun, përjeton një qetësi që nuk e gjen në zhurmën e kësaj bote. Allahu i Lartësuar thotë: “Vërtet, me përmendjen e Allahut qetësohen zemrat.”[5]

Së katërti: Qëndrueshmëria përballë sprovave. Zemra e edukuar me adhurim në fshehtësi është më e fortë kur përballet me epshet dhe dyshimet, sepse marrëdhënia e saj me Allahun nuk është e lidhur me praninë dhe shikimin e njerëzve.

Së pesti: Përfundimi i mirë. Ai që e ka kaluar jetën me ndjenjën se Allahu e mbikqyr në fshehtësi, ka më shumë shpresë se Allahu do ta forcojë në çastin e vdekjes. Për këtë arsye, të parët tanë të devotshëm kujdeseshin që të kishin një vepër të fshehtë, përmes së cilës shpresonin për një përfundim të mirë.

O vëllai im! Ruhuni nga një adhurim që nuk e ndryshon zemrën tuaj. Njeriu mund t’i shtojë shumë veprat e tij, por zemra e tij të mbetet e ngurtë, gjuha e tij lënduese dhe sjellja e tij e keqe. Kjo tregon se ai është kujdesur për formën e adhurimit dhe nuk është kujdesur për ndikimin e tij. Sepse adhurimi i vërtetë është ai që e ndryshon moralin e atij që e kryen. Nëse del nga namazi më i mëshirshëm, nga Kurani më i përulur dhe nga lëmosha më bamirës, atëherë shpirti yt ka filluar të pastrohet. Por, nëse zemra ka mbetur po ajo që ishte, atëherë njeriu duhet ta llogarisë veten dhe ta ripërtërijë sinqeritetin e tij.

O i ri dhe o vajzë! Nëse dëshironi të njihni të vërtetën e besimit tuaj, mos shikoni vetëm atë që bëni para njerëzve, por shikoni edhe atë që bëni kur mbyllen dyert, zhduken shikimet e njerëzve dhe nuk mbetet me ju askush tjetër përveç Allahut. Bëjeni pjesë të qëndrueshme të jetës suaj adhurimet e fshehta, sepse ato janë shkolla e sinqeritetit, fusha e pastrimit të shpirtit dhe shenjë e sinqeritetit të besimit. Sa më shumë të jetë pjesa juaj prej tyre, aq më e pastër do të bëhet zemra juaj, aq më e fortë do të jetë lidhja juaj me Allahun dhe aq më i lehtë do t’ju bëhet qëndrimi i palëkundur në bindje ndaj Tij, derisa ta takoni Atë dhe Ai të jetë i kënaqur me ju.

Autor: Adnan Dervish

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Xhuma: 2.

[2] – Sure Bejjine: 5.

[3] – Muslimi.

[4] – Sure Mulk: 13.

[5] – Sure Ra’d: 28.

Ekuilibri midis fikhut të dispozitave dhe fikhut të sjelljes
E vërteta është se fikhu i dispozitave praktike dytësore, që lidhet me anën e jashtme të jetës së kësaj bote dhe me përditshmërinë e njerëzve, ka zënë një hapësirë shumë të madhe në jetën, mendimin dhe përpjekjet tona, si te elita ashtu edhe te masa e gjerë. Për këtë fikh janë themeluar akademi vendore dhe ndërkombëtare, janë organizuar simpoziume dhe konferenca të specializuara, janë hapur fakultete dhe departamente, dhe janë shkruar libra të shumtë: të zgjeruar, të mesëm dhe përmbledhës.

Sa u përket elitave, kjo është panorama; ndërsa për masën e gjerë, ata janë marrë – dhe dijetarët i kanë angazhuar – me çështje dytësore e hollësi të shumta, madje edhe të ndërlikura, aq sa kapitulli i pastrimit ritual (taharetit) i ligjërohet publikut gjatë gjithë muajit të Ramazanit, madje koha nuk mjafton.

Ndërkohë,  në kohën e  Profetit (a.s) vinte një njeri nga shkretëtira e tij, qëndronte vetëm një ditë ose disa ditë, pastaj kthehej te populli i vet, duke e kuptuar fenë e tij përmes shikimit dhe përjetimit praktik:

“Faluni ashtu siç më keni parë mua duke u falur.”

Kjo nuk do të thotë që të neglizhojmë fikhun e dispozitave të dukshme; përkundrazi, ai është i kërkuar dhe detyrim. Por po aq i kërkuar dhe detyrim është edhe ekuilibri: ekuilibri ndërmjet së jashtmes dhe së brendshmes, ose ndërmjet veprave të gjymtyrëve dhe veprave të zemrave.

Imam Gazaliu e konsideroi “fikhun” që merret vetëm me anën e jashtme si pjesë të shkencave të kësaj bote, e jo të shkencave të botës tjetër! Madje ai i kritikoi dijetarët e fikhut të kohës së tij për faktin se kishin lënë pas dore disa detyrime kolektive shumë të rëndësishme për umetin, dhe ishin përqendruar te fikhu për shkak të posteve që sillte pas vetes – si gjykimi dhe dhënia e fetvave – ndërkohë që në qytet nuk gjendej asnjë mjek, përveçse nga radhët e jomyslimanëve!

Prandaj ishte e domosdoshme që “fikhu i zemrave” t’i rikthehej vendi dhe pozita që i takon, t’i jepej e drejta e tij në kujdesin shkencor dhe praktik, dhe vëmendja e elitës dhe e masës të drejtohej kah fikhu i sjelljes: pasimi i rrugës që të shpie tek Allahu dhe në Xhenet në botën tjetër. Sepse nuk ka shpëtim pa të, nuk ka përmirësim pa të, madje nuk ka as jetë pa të, dhe nuk ka arritje te Allahu përveçse përmes tij.

Kjo është tregtia fitimprurëse nga e cila janë shpërqendruar shumica e njerëzve: tregtia me Zotin e botëve. Kapitali i saj është jeta, malli është bindja, ndërsa fitimi është falja dhe Xheneti në botën tjetër, si dhe jeta e mirë në këtë botë. Allahu i Lartësuar thotë: “Vërtet, ata që lexojnë Librin e Allahut, e falin namazin dhe shpenzojnë nga ajo që Ne u kemi dhënë, fshehurazi dhe haptazi, shpresojnë në një tregti që nuk do të dështojë, që Ai t’ua japë shpërblimet e tyre dhe t’u shtojë nga mirësia e Tij; vërtet Ai është Falës dhe Mirënjohës.”[1] “Kush bën vepra të mira, qoftë mashkull apo femër, duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij një jetë të mirë dhe do t’i shpërblejmë sipas më të mirës së asaj që kanë vepruar.”[2]

Kush e shpërdoron këtë tregti, ka shpërdoruar veten e vet, ka humbur gjithë kapitalin e tij dhe i ka humbur të mirat e botës tjetër dhe të kësaj bote. Ai nuk ka prej saj as pjesë e as hise, ndaj le të qajë për veten e vet ai që e humbi jetën e tij! Të vërtetën e ka thënë Allahu i Lartësuar kur thotë: “Thuaj: Të humburit e vërtetë janë ata që e humbën veten dhe familjet e tyre Ditën e Kiametit. Ja, ky është humbja e qartë.”[3]

Humbja e kapitalit këtu nuk ka zëvendësim, sepse nuk ka mundësi tjetër pas mundësisë që të jepet në këtë jetë dhe nuk ka shtyrje kur vjen afati: “Allahu nuk ia shtyn askujt afatin kur i vjen caktimi i tij, dhe Allahu është i Mirinformuar për atë që bëni.”[4]

I lutem Allahut të Lartësuar që këto studime t’i bëjë një rreze të dijes së dobishme, ndihmë për veprën e mirë dhe dritë që ndriçon rrugën; dhe t’i bëjë për mua një formë përpjekjeje në rrugën e Tij, dhe të mos më privojë nga udhëzimi që Ai e ka premtuar me fjalën e Tij: “Ata që përpiqen për Ne, Ne do t’i udhëzojmë patjetër në rrugët Tona; dhe vërtet Allahu është me bamirësit.”[5]

O Allah, kërkojmë mbrojtje te Ti nga dija që nuk sjell dobi, nga zemra që nuk përulet, nga vepra që nuk ngrihet dhe nga lutja që nuk pranohet.

O Allah, na bëj prej robërve të Tu që mësojnë e pastaj mësojnë të tjerët, që mësojnë e pastaj veprojnë, që veprojnë e pastaj tregohen të sinqertë, e pastaj qëndrojnë të palëkundur, dhe që i pranohet vepra e mirë,

“Zoti ynë, mos i shmang zemrat tona pasi na ke udhëzuar, dhe na dhuro mëshirë nga ana Jote; vërtet Ti je Dhuruesi i Madh. Zoti ynë, Ti do t’i tubosh njerëzit në një ditë për të cilën s’ka dyshim; vërtet Allahu nuk e thyen premtimin.”[6] Amin.

Autor: Jusuf Kardavi

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Fatir: 29-30.

[2] – Sure Nahl: 97.

[3] – Sure Zumer: 15.

[4] – Sure Munafikun: 11.

[5] – Sure Ankebut: 69.

[6] – Sure Ali Imran: 8-9.

Frika nga fama
Sinqeriteti ka shumë shenja dhe tregues që shfaqen në jetën e njeriut të sinqertë, në sjelljen e tij dhe në mënyrën se si ai e sheh veten dhe njerëzit. Ndër to është: frika nga fama.

Që do të thotë se njeriu ka frikë nga fama dhe përhapja e emrit të tij, si për veten ashtu edhe për përkushtimin e tij fetar,  veçanërisht nëse është prej atyre që kanë dhunti dhe talente; kur dihet se Allahu pranon të brendshmen dhe jo të jashtmen. Kjo për arsye se, edhe sikur fama e dikujt të përhapet anembanë botës, dhe nijeti i njeriut nuk është i sinqertë, fama nuk do t’i sjellë atij asnjë dobi para Allahut.

Për këtë arsye, të heqësh dorë nga posti, popullariteti, fama dhe të qënurit në qendër të vëmendjes është më e vështirë dhe më e madhe se heqja dorë nga pasuria, nga epshi i barkut dhe i organit seksual. Imam Ibn Shihab ez-Zuhrij thoshte: “Aketizmin më së paku të aplikohet e kemi vënë re në çështjet e administrimit të pushtetit. Ti e sheh njeriun të heqë dorë nga ushqimi, pija dhe pasuria, por kur atij i cenohet pushteti apo karrigia, ai e mbron atë me ngulm dhe armiqësohet për shkak të tij.”

Kjo ka bërë që shumë prej dijetarëve të brezave të parë dhe njerëzve të devotshëm të kishin frikë për zemrat e tyre nga sprova e famës, nga magjia e pozitës dhe e popullaritetit, dhe t’i paralajmëronin nxënësit e tyre për këtë rrezik. Autorët e librave të edukimit shpirtëror kanë përmendur shumë transmetime në këtë drejtim, si Ebul-Kasim el-Kushejri në “Risale”, Ebu Talib el-Mekki në “Kut’l-kulub” dhe Gazaliu në “Ihjau ulumid-din”.

Ndër to është fjala e asketit të njohur Ibrahim ibn Ed’hemit: “Ai që e do famën, nuk është i sinqertë me Allahun.” Ai gjithashtu  ka thënë: “Sytë e mi nuk janë qetësuar asnjëherë në dynja, përveçse një herë: kur e kalova natën në një nga xhamitë e fshatrave të Shamit; isha i sëmurë nga barku. Erdhi muezini dhe më tërhoqi për këmbë derisa më nxori nga xhamia.” Sytë e tij u qetësuan sepse njeriu nuk e njohu, prandaj e trajtoi ashpër dhe e tërhoqi për këmbë sikur të ishte kriminel. Ai ishte i njëjti njeri që kishte braktisur pushtetin dhe pasurinë për hir të Allahut; dhe nuk doli vetë nga xhamia, vetëm sepse ishte i sëmurë.

Asketi i njohur Bishr el-Hafi thoshte: “Nuk e shijon ëmbëlsinë e botës tjetër ai që dëshiron të njihet nga njerëzit.”

Një burrë e shoqëroi Ibn Muhajriz-in në udhëtim. Kur u ndanë, i tha: “Më këshillo.” Ai i tha: “Nëse mundesh të njohësh pa u njohur, të ecësh pa të ardhur të tjerët pas teje, të pyesësh pa të pyetur ty, atëherë bëje.”

Ejub es-Sihtijani thoshte: “Nuk është i sinqertë me Allahun një rob, veçse atij i pëlqen që të mos vihet re vendi i tij.”

Halid ibn Ma‘dan, njeriu i besueshëm dhe adhurues, kur i shtohej rrethi i nxënësve, largohej nga frika e famës.

Selim ibn Handhale tregon: “Ndërsa po ecnim rreth Ubej ibn Ka‘bit pas tij, na pa Omeri dhe e goditi me shkop. Dikush tha: ‘O prijës i besimtarëve, shiko çfarë po bën!’ Omeri tha: ‘Kjo është poshtërim për ndjekësin dhe sprovë për të ndjekurin.’” Kjo ishte një vërejtje psikologjike e Omerit për pasojat e largëta që këto pamje të thjeshta, që në fillim, mund të kenë mbi masat dhe mbi udhëheqësit.

Hasani transmeton: “Ibn Mesudi doli një ditë nga shtëpia dhe disa njerëz e ndoqën. Ai u kthye nga ata dhe tha: ‘Përse po më ndiqni? Pasha Allahun, sikur ta dinit çfarë ka pas derës sime, nuk do të më ndiqnin as dy prej jush!’” Hasani thoshte gjithashtu: “Trokitja e sandaleve pas burrave, rrallëherë i qëndron zemrave të mendjelehtëve!” Një ditë Hasani doli dhe disa njerëz e ndoqën. Ai tha: “A keni ndonjë nevojë? Sepse, përndryshe, çfarë mendoni se mbetet nga zemra e besimtarit pas kësaj?”

Ejub es-Sihtijani doli në udhëtim dhe shumë njerëz e përcollën. Ai tha: “Sikur të mos e dija se Allahu e di sesa zemra ime e urren këtë, do të kisha frikë nga zemërimi i Allahut të Madhëruar.”

Ibn Mesudi thoshte: “Bëhuni burime diturie, llamba udhëzimi, qëndroni në shtëpi, bëhuni pishtarë të natës, përtëritës të zemrave, vishni rroba të thjeshta; të jeni të njohur te banorët e qiellit dhe të fshehur për banorët e tokës.”

Fudajl ibn Ijadi thoshte: “Nëse ke mundësi të mos njihet emri yt, bëje. Çfarë të dëmton që të mos njihet emri yt? Çfarë të dëmton që të mos lavdërohesh? Çfarë të dëmton të jesh i qortuar te njerëzit, nëse je i lavdëruar te Allahu i Lartësuar?”

Nga këto transmetime nuk kuptohet thirrja për izolim apo mbyllje në vetvete; sepse ata për të cilët janë transmetuar këto fjalë ishin imamë, thirrës dhe reformatorë, me ndikim të madh në udhëzimin dhe përmirësimin e shoqërisë.

Ajo që kuptohet nga tërësia e tyre është vigjilenca ndaj epsheve të fshehta të shpirtit dhe kujdesi nga dritaret dhe portat prej nga shejtani depërton në zemrën e njeriut, kur mbi të drejtohen dritat, kur rrethohet nga ndjekës dhe ithtarë dhe kur tregohet me gisht.

Fama në vetvete nuk është e qortueshme; sepse askush nuk ka qenë më i famshëm se profetët, halifët e drejtë dhe imamët muxhtehidë. Ajo që është e qortueshme është kërkimi i famës, i udhëheqjes dhe i prestigjit, si dhe lakmia për to. Sa për famën që vjen por jo me dëshirën për ta patur, nuk ka gjë të keqe në të, edhe pse – siç thotë Gazaliu – ajo mbetet sprovë për të dobëtit, jo për të fortët.

Në këtë kuptim vjen hadithi i Ebu Dherrit (r.a) nga Profeti (a.s), se ai u pyet për njeriun që bën një vepër të mirë për hir të Allahut dhe njerëzit e lavdërojnë për të. Ai tha: “Kjo është përgëzim i shpejtë për besimtarin.” Këtë hdith e transmeton Muslimi; dhe Ibn Maxhe, ku thuhet: “Njeriu bën veprën për Allahun dhe njerëzit e duan për të.” Kështu e kanë shpjeguar këtë hadith edhe Imam Ahmedi, Is’hak  ibn Rahavejhi, Ibn Xherir et-Taberiu dhe të tjerë.

Po ashtu hadithi që e transmetojnë Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe nga Ebu Hurejra (r.a), se një burrë tha: “O i Dërguari i Allahut, njeriu bën një vepër dhe gëzohet me të, por kur njerëzit e shohin, i pëlqen.” Profeti (a.s) tha: “Ai ka dy shpërblime: shpërblimin e fshehtësisë dhe shpërblimin e shfaqjes.”

Autor: Jusuf Kardavi

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

Llojet e zemrave
Allahu i Madhëruar e ka veçuar përfitimin nga ajetet për njerëzit me zemër duke thënë: “Vërtet, në këtë ka përkujtesë për atë që ka zemër, ose e dëgjon me vëmendje dhe është i pranishëm.”

Kuranin Fisnik e përmend zemrën në rreth 130 ajete – disa thonë 132 ajete – pra mbi 130 ajete flasin për zemrën dhe cilësitë e saj: shëndetin apo sëmundjen, pastërtinë, lavdërimin apo qortimin e saj. Mbi 130 ajete flasin për sëmundjet e zemrës, ilaçet e saj, pastërtinë apo sëmundjen e saj, për dyshimin që mund të gjendet në të dhe për bindjen që mund të mbajë ajo, e të tjera si këto.

Nëse Kurani i kushton kaq shumë rëndësi kësaj çështjeje, saqë flet në më shumë se 130 ajete për zemrat, atëherë ne duhet t’u kushtojmë këtyre ajeteve vëmendje të madhe. Boshti i të gjitha këtyre ajeteve është një ajet madhështor në suren Kaf, ku Allahu i Madhëruar thotë: “Vërtet, në këtë ka përkujtesë për atë që ka zemër, ose e dëgjon me vëmendje dhe është i pranishëm.”

Ky ajet tregon se ai që përfiton nga ajetet ka tri cilësi. Natyrisht, Kurani këtu nuk flet për zemrën fizike, muskujt që gjenden në kraharor, sepse të gjithë njerëzit e kanë këtë lloj zemre. Madje Profeti (a.s) ka thënë: “Çdo gjë ka zemër”, pra jo vetëm njeriu. Të gjitha krijesat kanë zemër. Po ashtu Profeti (a.s) ka thënë : “Zemra e Kuranit është Jasini.”

Pra, ne nuk po flasim për zemrën si organ fizik, por për zemrën si fuqi e gjallë shpirtërore. Kur themi “filani ka zemër”, nuk nënkuptojmë zemrën muskulore, por nënkuptojmë se ai ka zemër të gjallë, të zgjuar, vigjilente dhe që ka frikë Allahun e Lartësuar

Ky ajet flet për këtë lloj zemre: “Për atë që ka zemër” – pra zemër të gjallë që e mbikëqyr Allahun në çdo lëvizje dhe qetësi të saj. Ndërsa zemrat që janë vetëm muskul fizik, Allahu thotë në Kuran: “Ata kanë zemra me të cilat nuk kuptojnë, kanë sy me të cilët nuk shohin dhe kanë veshë me të cilët nuk dëgjojnë. Ata janë si bagëtitë, madje edhe më të humbur. Ata janë të shkujdesurit.” Po ashtu Allahu thotë në suren Haxh: “A nuk udhëtuan nëpër tokë që të kenë zemra me të cilat të kuptojnë, ose veshë me të cilët të dëgjojnë? Nuk janë sytë që verbohen, por verbohen zemrat që janë në kraharor.”

Pra, nuk duam të flasim për zemrën në kuptimin fizik apo formal, por për zemrën në kuptimin e largpamësisë dhe jetës shpirtërore.

Kurani thotë se ai që përfiton nga përkujtimi i Allahut dhe nga këshilla e udhëzimi, duhet të ketë tri cilësi:

1 – Të ketë zemër të gjallë dhe të vetëdijshme.

2 – Të jetë i pranishëm me dëgjimin e tij.

3 – Zemra e tij të mos jetë e shpërqendruar, por e përqendruar tek ai që flet.

Ndonjëherë njeriu mund të ketë zemër të zgjuar, por mendja i shpërqendrohet. Ose mund të ketë zemër të gjallë dhe të dëgjojë folësin, por dëgjimi i tij nuk është i përqendruar. Allahu thotë se ai që përfiton nga ajetet është ai që ka zemër, zemra e tij është e pranishme dhe ai dëgjon me vëmendje:

“Për atë që ka zemër, ose e dëgjon me vëmendje dhe është dëshmitar (i pranishëm).”

Shejh el-Firuzabadi (r.h) në librin e tij “Besair Dheut-Temjiz fi Letaif el-Kitab el-Aziz” thotë se Kurani ka përmendur shtatë lloje zemrash. Këto shtatë lloje do t’i përmendim shkurtimisht:

1 – Zemra mohuesе; zemra e jobesimtarit. Allahu thotë: “Ata që nuk besojnë në botën tjetër, zemrat e tyre janë mohuese dhe ata janë mendjemëdhenj.”

2 – Zemra e sëmurë; zemra e hipokritit. Allahu thotë: “Në zemrat e tyre ka sëmundje, prandaj Allahu ua shtoi sëmundjen.”

3 – Zemra e ashpër; zemra e besimtarit mëkatar. Allahu thotë: “Mjerë për ata zemrat e të cilëve janë ngurtësuar ndaj përmendjes së Allahut.”  Po ashtu Allahu thotë: “Jo, por zemrat e tyre i mbuloi ndryshku i asaj që fitonin.” Profeti (a.s) ka shpjeguar se “ndryshku” është mëkati mbi mëkatin derisa zemra të nxihet. Kur robi bën mëkat, në zemrën e tij vendoset një pikë e zezë. Nëse pendohet, ajo pastrohet; nëse vazhdon në mëkat, zemra nxihet derisa vuloset.

4 – Zemra pendimtare dhe e kthyer tek Allahu. Allahu thotë: “Ai që vjen me zemër të kthyer tek Allahu.”

5 – Zemra dashuruese dhe ky është kuptimi i ajetit: “Për atë që ka zemër.” Edhe sot ne themi: “Filani është prej njerëzve të zemrës”, domethënë prej njerëzve me zemër të mbushur me dashuri.

6 – Zemra frikësuese. Allahu thotë: “Besimtarë janë vetëm ata që kur përmendet Allahu, zemrat e tyre dridhen.”  Dhe thotë: “Ata që japin atë që japin, ndërsa zemrat e tyre janë të frikësuara se do të kthehen tek Zoti i tyre.”

7 – Zemra e pastër dhe njohëse e Allahut. Allahu e përmend në lidhje me Ibrahimin (a.s): “Atë Ditë kur nuk do të bëjnë dobi as pasuria e as fëmijët, përveç atij që vjen tek Allahu me zemër të pastër.”

Pra: zemër njohëse, zemër frikësuese, zemër hipokrite, zemër besimtare, zemër jobesimtare… kështu Allahu i ndan zemrat në Kuran që njeriu të kuptojë se cilën zemër posedon.

Dijetarët thonë: cila është dobia e të folurit për zemrën? Ata thonë: vlera e veprave tek Allahu ngrihet sipas dallimit të realitetit të imanit në zemër.

Ndonjëherë unë bëj një vepër dhe ti bën të njëjtën vepër, por ti më tejkalon tek Allahu me të njëjtën vepër. Pse? Sepse veprat dallojnë sipas zemrave.

Dy njerëz mund të japin secili nga dhjetë monedha sadaka, por sadakaja e njërit ngrihet në qiell ndërsa e tjetrit mbetet në tokë. Shkaku është dallimi i zemrave.

Hasan ibn Atijje (r.h) thoshte:“Dy njerëz mund të jenë në të njëjtin namaz, por dallimi mes tyre është sa qielli me tokën.”

Pse? Të dy falen, të dy bëjnë ruku dhe sexhde. Por njëri është i kthyer me zemër nga Allahu, ndërsa tjetri është i pavëmendshëm dhe i shpërqendruar.

Prandaj dy veta falen, dy veta përkulen dhe dy veta bëjnë sexhde, por dallimi mes tyre është i madh.

Lus Allahun e Madhëruar të na bëjë dobi me atë që dëgjuam. Ai është Kujdestari dhe i Plotfuqishmi për këtë. Falënderimi i takon Allahut.

Autor: Ed’hem el Asimi

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

Shpërthimi i lumit
Falënderimi i takon Allahut dhe mjafton, ndërsa paqja dhe bekimi qofshin mbi robërit e Tij që Ai i ka zgjedhur, veçanërisht mbi robin e Tij të zgjedhur, si dhe mbi familjen dhe shokët e tij.

Të dashurit e mi në Allah

Sot do të shërojmë zemrat e ngurtësuara, dhe kjo bëhet me një vepër të veçantë e të fuqishme, që ka forcën e shpërthimit të një lumi. Kjo merret nga fjala e Allahut të Lartësuar: “Pastaj zemrat tuaja u ngurtësuan pas kësaj dhe u bënë si gurë, madje edhe më të ashpra. E, me të vërtetë, prej gurëve ka të tillë nga të cilët burojnë lumenj; ka prej tyre që çahen dhe prej tyre del ujë; e ka prej tyre që rrëzohen nga frika ndaj Allahut. Dhe Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që veproni.”[1]

Ne duam një vepër të veçantë që i zbut zemrat e ngurtësuara, derisa të na dhurohen zemrat e robërve të devotshëm të Allahut. I Dërguari (a.s) ka thënë: “Vërtet Allahu ka enë nga banorët e tokës, dhe enët e Zotit tuaj janë zemrat e robërve të Tij të devotshëm; më të dashurat tek Ai janë ato më të butat dhe më të ndjeshmet.”[2]

Muttarrif ibn Abdullah ibn esh-Shihir ka thënë: “O vëllezërit e mi, përpiquni në vepra! Nëse çështja është siç shpresojmë nga mëshira dhe falja e Allahut, do të kemi grada në xhenet; e nëse është e ashpër siç frikësohemi, nuk do të themi: “Zoti ynë, na kthe që të bëjmë vepra të mira ndryshe nga ato që bënim”, por do të themi: “Ne kemi vepruar, por nuk na bëri dobi.”

Hafsa bint Sirin thoshte: “O ju të rinj, punoni (bëni vepra), sepse vërtet puna është kur jeni të rinj.”

Hasan el-Basriu ka thënë: “Besimtari mbështetet në varrin e tij mbi atë që ka dërguar nga veprat e tij: nëse janë të mira, mirë; e nëse janë të këqija, keq. Prandaj shfrytëzoni nxitimin (në vepra të mira), Allahu ju mëshiroftë, sa jeni ende në kohë.”

Detyra praktike:

Jep një sadaka të madhe, ose lexo sot shumë nga Kurani, ose fale një pjesë të madhe të natës, ose bëj një vepër të mirë që nuk e ke bërë më parë: lehtësoji një besimtari një brengë, shlyeje një borxh, ndihmo një të dëshpëruar, kuro një të sëmurë, plotësoji një nevojë një muslimani.

Autor: Hani Hilmi

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Bekare: 74.

[2] – Tabaraniju. Hadithi është Hasen.

Më falni zemra ime është në itikaf
Falënderimi i takon Allahut dhe paqja e bekimi qofshin mbi të Dërguarin e Allahut (a.s)

Ejani drejt një kënaqësie tjetër, ndoshta një kënaqësi që vështirë të krahasohet me ndonjë tjetër.

Imam Ibn Kajjimi ka thënë: “Te ai tek i cili është krijuar forca e dijes dhe njohjes, kënaqësia e tij qëndron në përdorimin e kësaj force dhe orientimin e saj drejt dijes. Ndërsa ai tek i cili është krijuar forca e dashurisë për Allahun, kthimit tek Ai, përqendrimit të zemrës tek Ai, mallëngjimit për Të dhe gjetjes së prehjes me Të, kënaqësia dhe begatia e tij qëndron në përdorimin e kësaj force për këtë qëllim.”[1]

Ejani të mësojmë itikafin e zemrës – përqendrimin e saj në dashurinë ndaj Allahut të Lartësuar, në përmendjen e Tij, në madhërimin dhe nderimin e Tij. Kjo është në të vërtetë kuptimi i kthimit (inabes) tek Allahu.

Allahu i Lartësuar thotë: “Ai që i frikësohet të Gjithëmëshirshmit në fshehtësi dhe vjen me zemër të kthyer (tek Ai).”[2]

Zemra patjetër ka një vend ku përqendrohet. Ka nga ata që përqendrohen tek dynjaja: Kur do të martohem? Dua një punë që të më sjellë shumë para. Dua të mbaroj studimet që të arrij një pozitë të lartë. Dua të kaloj në një nivel më të mirë jetese. Dua që këtë verë të pushojmë në një vend tjetër. Dua e dua…

Kështu zemra bëhet e përqendruar në dynja, e zënë me mbeturinat e saj. Kjo dynja është si idhujt tek të cilët populli i Ibrahimit (a.s) ishte i përkushtuar. Secili prej nesh – për fat të keq – ka një “idhull” tek i cili përqendrohet, nëse zemra nuk përqendrohet tek Allahu i Lartësuar.

Imam Ibn Kajjimi thotë: “Kush nuk e përqendron zemrën e tij vetëm tek Allahu, do ta përqendrojë atë tek idhuj të ndryshëm, ashtu siç tha imami i hanifëve popullit të tij: “Ç’janë këta idhuj ndaj të cilëve jeni të përkushtuar?”[3]

Ai dhe populli i tij e ndanë realitetin e përqendrimit: pjesa e popullit ishte përqendrimi tek idhujt, ndërsa pjesa e tij ishte përqendrimi tek Zoti Madhështor.

Lidhja e zemrës me dikë tjetër përveç Allahut, angazhimi me të dhe mbështetja tek ai, është një lloj përqendrimi ndaj idhujve që janë ngritur brenda zemrës. Kjo i ngjan përqendrimit ndaj idhujve të gdhendur. Për këtë arsye, shirk-u i adhuruesve të idhujve ishte përqendrimi i zemrave, synimeve dhe vullneteve të tyre tek idhujt e tyre. Nëse në zemër ka “idhuj” që e kanë pushtuar dhe robëruar atë, saqë zemra bëhet e përqendruar tek ta, kjo i ngjan përqendrimit ndaj idhujve. Prandaj Profeti (a.s) e quajti njeriun rob të tyre dhe u lut kundër tij duke thënë: “I mjerë robi i dinarit, i mjerë robi i dirhemit, i mjerë dhe i përmbysur qoftë; e nëse i hyn një gjemb, mos e nxjerrtë dot.”[4]

Dobija e sotme:

Gruaja e Faraonit tha: “Zoti im, më ndërto pranë Teje një shtëpi në Xhenet.”[5] Ajo kërkoi që shtëpia të ishte pranë Tij, para se të kërkonte që ajo të ishte në Xhenet, sepse fqinji vjen para shtëpisë.

Dhe sot duam të mësojmë adhurimin e “tebettul-it”: pra shkëputjen dhe vetminë me Allahun e Lartësuar. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe përkushtohu Atij me përkushtim të plotë.”[6]

Profeti (a.s), para shpalljes, e donte vetminë me Allahun. Nëna jonë Aisha bintu Ebu Bekr ka thënë: “Pastaj iu bë e dashur vetmia; ai tërhiqej në shpellën Hira dhe adhuronte aty – për net të tëra me radhë – para se të kthehej tek familja e tij, duke marrë me vete furnizim për këtë.”

Detyrë praktike:

Bëj itikaf në xhami, ose veçohu me Zotin tënd dhe mbylle veten në dhomë për të paktën gjysmë ore. Gjatë kësaj kohe shtoje lutjen, përgjërimin dhe bisedën e përzemërt me Të. Fol me Të – ndoshta Ai do ta pastrojë zemrën.

Autor: Hani Hilmi

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – “El Feuaid”.

[2] – Sure Kaf: 33.

[3] – Sure Enbija: 52.

[4] – Buhariu dhe Muslimi.

[5] – Sure Tahrim: 11.

[6] – Sure Muzzemil: 8.

Si agjëron zemra?
“…dhe kush i beson Allahut, Ai do ta udhëzojë zemrën e atij….”[1]

Udhëzimi i zemrës mbështetet mbi gjithë udhëzimin, mbi ligjin e gjithë suksesit, zanafillën e çdo vepre dhe prijësin e çdo veprimi. Profeti (a.s). ka thënë: “Në të vërtetë në trupin e njeriut ekziston një copë mishi, e cila nëse është e shëndetshme, i tërë trupi do të jetë i shëndetshëm dhe nëse ajo është e sëmurë, i tërë trupi do të jetë i sëmurë. Në të vërtetë kjo është zemra”.

Kështu mirësia e zemrës tënde është garantuesi i lumturisë tënde në këtë botë dhe në botën tjetër. Po ashtu, prishja e saj është mënyra më e sigurt për shkatërrim, shtrirjen e të cilës e di vetëm Allahu.

“Në të gjitha këto, për atë që ka mendje të shëndoshë dhe që i ka vënë veshin me vëmendje, ka argumente”[2]

Çdo njeri ka një zemër. Megjithatë në realitet, ekzistojnë dy zemra. Njëra është zemra që është e gjallë dhe rreh me dritën e besimit. Ajo është e mbushur me bindjen e thellë dhe ndërgjegjen e Zotit. Tjetra është zemra e vdekur, e mbuluar dhe e sëmurë me gjithë mbeturinat dhe plehrat.

Allahu i Lartësuar thotë në lidhje me zemrën e popullit të pamend: “Zemrat e tyre janë të sëmura, dhe Allahu u shton edhe më tepër sëmundjen…”[3]

“E (hebrenjtë e kohës së Muhamedit) thonë: “Zemrat tona janë në këllëf”! Jo, por për shkak të mosbesimit të tyre, Allahu i ka mallkuar, andaj pak janë që besojnë (ose: pak send besojnë)”[4]

Allahu po ashtu thotë: “A nuk e studiojnë me vëmendje Kuranin? Apo në zemrat kanë dryna!”[5]

Prej gjithë këtyre ajeteve mësojmë se zemrat mund të sëmuren, ato mund të mbulohen, të kyçen, dhe të vdesin. Armiqtë e Allahut kanë në kraharorët e tyre zemra, por ata nuk i dallojnë këto zemra. Për këtë arsye Profeti (a.s). ka thënë: “O Mbikëqyrës i zemrave, bëje zemrën time të qëndrueshme në fenë Tënde”.

Zemra e besimtarit agjëron gjatë dhe jashtë Ramazanit. Agjërimi i zemrës bëhet prej boshatisjes së saj, prej gjithë materialit të prishur, si për shembull format shkatërruese të shirkut (shoqërimi shok Allahut), besimet e rrejshme, këshillimet e këqija, synimet e pista dhe mendime të degjeneruara. Zemra e besimtarit është e stolisur me dashurinë e Allahut. Ajo e njeh Zotin e saj nga emrat dhe cilësitë e Tij ashtu siç Ai e ka përshkruar Vetveten.

Kjo zemër zbulon me syrin e mprehtë vargun e emrave dhe cilësive të Tij, si dhe faqet që Allahu ka krijuar në univers, po ashtu edhe librat e krijimeve të Tij.

Zemra e besimtarit mbushet me një dritë vezulluese, e cila nuk lejon asnjë errësirë të qëndrojë brenda saj. Është drita e mesazhit të përjetësisë, e mësimeve hyjnore, si dhe e ligjeve hyjnore. Në të shtohet dhe drita e të natyrshmes, mbi të cilën janë krijuar edhe robërit e Allahut. Në këtë mënyrë dy drita të mëdha vijnë së bashku. Allahu thotë në Kuran: “…Dritë mbi dritë. Allahu udhëzon kah drita e Vet atë që do Ai. Allahu sjell shembuj për njerëzit. Allahu çdo gjë e di shumë mirë”[6]

Zemra e besimtarit flakërin si një llambë, ndriçon si dielli dhe shkëlqen si drita e mëngjesit. Rritet besimi, sa herë që besimtari dëgjon ajetet e Kuranit, atij i forcohet bindja, ai mediton dhe i shtohet udhëzimi. Zemra e besimtarit përmbahet prej krenarisë, pasi ajo e prish zemrën e agjërimit. Krenaria nuk ka vend në zemrën e besimtarit, pasi ajo është e paligjshme.

Allahu i Lartësuar thotë në një hadith kudsi: “Krenaria është rroba Ime e sipërme dhe fisnikëria është rroba ime e poshtme, kushdo që lufton me Mua për ato Unë do ta ndëshkoj atë”.

Vetë Profeti (a.s) ka thënë: “Kushdo shfaq arrogancë ndaj Allahut, Ai do ta poshtërojë atë, dhe kushdo që është i përulur ndaj Allahut, Ai do t’ia ngrejë gradat”.

Zemra e besimtarit agjëron dhe përmbahet prej egoizmit. Egoizëm është atëherë kur njeriu e sheh veten si të përsosur, më të mirë se të tjerët dhe që zotëron cilësi të mira, që nuk gjenden tek asnjë njeri tjetër. Kjo mund t’i mundësojë shkatërrim të plotë.

Profeti (a.s) ka thënë: “Janë tre gjëra të cilat janë krejtësisht rrënuese: egoizmi dhe mendjemadhësia e një personi, ngurrimi i tij për tu bindur dhe dhënia pas dëshirave të tij”.

Mjekimi për këtë mendjemadhësi, duhet parë tek vetë gabimet, tek mangësitë e shumta, tek qindra mëkatet dhe prapësitë që kryhen, apo tek gabimet që veprohen dhe harrohen, por njohja e të cilave është e shkruar në librin e Allahut. Pasi Allahu as nuk kequdhëzon dhe as nuk harron.

Zemra e besimtarit agjëron dhe përmbahet prej zilisë, sepse zilia i zvogëlon veprat e drejta, largon dritën e zemrës dhe ndalon progresin e saj për tek Allahu, Më i Larti.

Allahu thotë në Kuranin Fisnik: “A u kanë zili atyre njerëzve për atë që Allahu u dha nga mirësitë e Tij? …”[7]

Profeti (a.s) ka thënë: “Mos e kini zili njeri tjetrin; mos i rrisni çmimet ndaj njëri tjetrit; mos e urreni njëri tjetrin; mos u largoni nga njeri tjetri dhe mos e dëmtoni njëri tjetrin”.

Profeti (a.s). e njoftoi një prej shokëve të tij tre herë, se ai do të ishte prej banorëve të xhenetit. Kur e pyetën rreth asaj, sesi e kishte fituar ai një vend në xhenet, burri ka thënë, “Nuk kam fjetur me zili, me smirë apo mashtrim në zemrën time për asnjë mysliman”.

A ka ndonjë zemër që do të reflektojë mbi të?!

O Allah udhëzoi zemrat tona drejt udhës së drejtë dhe bëj ato të qëndrueshme në besim. AMIN

Autor: Aid El Karni

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Tegabun: 11.

[2] – Sure Kaf: 37.

[3] – Sure Bekare: 10.

[4] – Sure Bekare: 88.

[5] – Sure Muhamed: 24.

[6] – Sure Nur: 35.

[7] – Sure Nisa; 54.

Ose që dëshiron të jetë mirënjohës
Me emrin e Allahut, Falënderimi i takon Allahut dhe paqja e bekimi qofshin mbi të Dërguarin e Allahut (a.s)

Vëllezër të nderuar!

Një pyetje që të bën të mendosh thellë dhe një qortim hyjnor i rëndë:

“O ju që keni besuar! Çfarë keni që, kur ju thuhet: Dilni në rrugë të Allahut, rëndoheni në vend? A jeni kënaqur me jetën e kësaj bote në vend të botës tjetër? Por kënaqësia e jetës së kësaj bote, krahasuar me botën tjetër, është veçse e pakët.”[1]

Kush prej jush nuk shpreson të lirohet nga prangat e tij dhe të shpëtojë veten e vet?

Kush prej jush është pa mëkate?

Kush prej jush nuk ka nevojë për pendim?

Kush prej jush nuk druhet nga mëkatet, që po të dilte para Allahut me to e të mos i faleshin, cili do të ishte përfundimi i tij?

Ju keni nevojë për doza më të mëdha gjallërimi, për energji shtytëse të vazhdueshme. Dhe energjia më e madhe shtytëse e ripërtëritshme është: falënderimi (mirënjohja).

Po, sepse:

“Nëse falënderoni, Unë do t’jua shtoj (mirësitë).”[2]

Dhe po ashtu:

“Ne e udhëzuam atë në rrugë, ose do të jetë falënderues, ose mohues.”[3]

Në rrugën e Allahut, ai që ecën drejt e vazhdimisht e ruan falënderimin ndaj Allahut; ndërsa ai që ecën i përmbysur mbi fytyrë është mohues i mirësive të Allahut.

Le ta meditojmë këtë kuptim të bukur. Allahu i Lartësuar thotë: “Ai është që e bëri natën dhe ditën që të pasojnë njëra-tjetrën, për atë që dëshiron të marrë mësim ose dëshiron të jetë mirënjohës. Dhe robërit e Mëshiruesit janë ata që ecin mbi tokë me përulësi, dhe kur të paditurit u drejtohen, ata thonë: ‘Paqe!’”[4]

Allahu, në ndërrimin e natës dhe ditës, ka vendosur një shenjë për këdo që reflekton: asgjë nuk është e përhershme dhe qëndrueshmëria e gjendjes është e pamundur. Jeta jote do të kalojë mes ndryshimesh: kohë si nata me errësirën e saj dhe kohë si dita me ndriçimin e saj. Merr mësim dhe falëndero Zotin tënd për mirësitë e shumta që të ka dhënë.

Dijetarët e tefsirit e kanë konsideruar këtë ajet si bazë për të plotësuar atë që humbet: nëse të ka shpëtuar adhurimi i natës, plotësoje ditën; dhe anasjelltas. Por mos e vono më shumë, sepse rasti mund të mos përsëritet. Prandaj, nxito ta plotësosh atë që të ka kaluar.

Nëse merr mësim nga ajo që ndodh përreth teje, nga vdekja e papritur që tashmë po i merr edhe të rinjtë para të moshuarve, atëherë kjo është:

“për atë që dëshiron të marrë mësim” dhe falëndero Zotin tënd për shëndetin: “ose për atë që dëshiron të jetë mirënjohës.”

Shiko gjendjen e atij që është larg Zotit të tij: ai është si në errësirën e natës, prandaj merr mësim.

Dhe shiko durimin (afatdhënien) që Allahu po të jep ty, prandaj falëndero.

Pyete veten: ku je ti në raport me Zotin tënd? A është gjendja jote me Allahun si ajo e dikujt që jeton në errësirën e natës dhe përkujtohet? Apo si ajo e dikujt që jeton në dritën e ditës dhe falënderon?

Shikoje atë që lëviz mes falënderimit dhe përkujtimit, se si Allahu e ka veçuar dhe e ka bërë prej: “robërve të Mëshiruesit.”

Detyrë praktike:

Ta shtosh falënderimin ndaj Allahut të Lartësuar. Falënderimi e mbush peshoren e veprave, prandaj bëje peshoren tënde të rëndë.

Falendero të paktën 100 herë në ditë, sepse Pejgamberi (a.s) ka thënë: “Kush thotë ‘Elhamdulilah’ njëqind herë para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, është më i mirë se ai që jep njëqind kuaj të ngarkuar në rrugën e Allahut.”[5]

Po ashtu, transmetohet nga Mus‘ab ibn Sa‘di, nga babai i tij (r.a), se një beduin i tha Pejgamberit (a.s): “Më mëso një lutje, që Allahu të më bëjë dobi me të.” Ai (a.s) tha: “O Allah, Ty të takon i gjithë falënderimi dhe tek Ti kthehet e gjithë çështja.”[6]

Kush do të shkruhet sot mes elitës së krijesave të Allahut? Kush do të arrijë të jetë prej atyre për të cilët thuhet: “E pakët janë robërit e Mi mirënjohës.”[7]

Autor: Hani Hilmi

Përktheu: Elton Harxhi

[1] – Sure Teube: 38.

[2] – Sure Ibrahim: 7.

[3] – Sure Insan: 3.

[4] – Sure Furkan: 62.

[5] – Nesaiu. Hadithi është Hasen.

[6] – Bejhakiu. Hadithi është Hasen.

[7] – Sure Sebe: 13.