Argumentet e profetësisë – Ardhmeria Online

Profeti i mëshirës
Filozofi i famshëm francez Volter u drejtohet klerikëve të kishës duke thënë: “Profeti ka kryer rolin më të madh që mund të kryejë një njeri mbi tokë. Më së paku që mund të thuhet për Muhamedin është se ai erdhi me një libër dhe luftoi për të; ndërsa Islami nuk ka ndryshuar kurrë, kurse ju dhe klerikët tuaj e keni ndryshuar fenë tuaj njëzet herë.”

Të flasësh plotësisht për të Dërguarin e Allahut (a.s) është një detyrë e vështirë, sepse qëndrimet madhështore dhe ngjarjet e mëdha në jetën e tij janë të shumta dhe është e vështirë — madje e pamundur — të përmblidhen të gjitha. Çdo çast i jetës së tij mbart thesare të mirësisë dhe të përsosmërisë. Megjithatë, ne do të përpiqemi të afrohemi sa më shumë, me lejen e Allahut.

Muhamedi, i Dërguari i Allahut (a.s)

Para se të flasim për mëshirën në jetën e tij (a.s), duhet të flasim për vetë personalitetin e tij.

Jam i bindur se nuk ka pasur në histori, që nga zbritja e Ademit (a.s) në tokë e deri në kohën tonë — madje deri në Ditën e Kiametit — njeri që ka marrë dashuri, vlerësim, madhërim dhe respekt siç i ka marrë hazreti Muhamedi (a.s).

Studimi i jetës së Profetit

Studimi i jetës së Profetit të mëshirës, hazreti Muhamed (a.s), është një çështje e domosdoshme për të mirën dhe përmirësimin e tokës.

Jeta e tij ishte shembull për t’u ndjekur në çdo gjë. Ishte model për individin dhe për shoqërinë, model për komunitete të vogla dhe të mëdha, dhe një shembull i qartë për ndërtimin e kombeve.

Ndryshimi që solli në botë Profeti i mëshirës, hazreti Muhamed (a.s), ishte i jashtëzakonshëm. Pa dyshim, studimi i përvojës së tij nuk është vetëm diçka e pëlqyeshme apo e dashur, por është detyrë për çdo mysliman që dëshiron shpëtimin në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe që dëshiron për umetin e tij nder, dinjitet, udhëheqje dhe përparësi. Madje është i domosdoshëm edhe për jomyslimanët që jetojnë në çdo pjesë të botës. Sa shumë mirësi do t’u humbte njerëzve të tokës nëse nuk do të studionin jetën e tij! Sa shumë thesare të dijes do të humbisnin nëse njerëzit do të neglizhonin meditimin mbi jetën e tij!

Fjalët, veprat dhe miratimet e Profetit të mëshirës (a.s) janë një trashëgimi e madhe për çdo kërkues të së vërtetës dhe për çdo studiues që kërkon mirësi dhe përmirësim.

Profeti i mëshirës (a.s) u dërgua te një popull i përçarë dhe i shpërndarë, ku ishte përhapur padrejtësia, ku ishin të shumta format e së pavërtetës, ku mëkatet dhe të këqijat ishin shtuar dhe ku kishin marrë pushtet mendjemëdhenjtë dhe tiranët. Ai filloi me një durim të jashtëzakonshëm të ndryshojë gjendjen dhe të korrigjojë rrugën.

Profeti i mëshirës nuk la asnjë të mirë pa e urdhëruar dhe asnjë të keqe pa e ndaluar. Rruga e tij nuk ishte e lehtë, por ishte e mbushur me vështirësi dhe gjemba. Shumë njerëz e kundërshtuan dhe e luftuan; madje edhe fisi i tij dhe të afërmit e tij u ngritën kundër tij. Megjithatë, vendosmëria e tij nuk u dobësua dhe vullneti i tij nuk u shua.

Profeti i mëshirës e ndërtoi umetin e tij mbi baza të forta, me hapa të qëndrueshëm dhe me një metodë të qartë, të cilën çdo njeri i sinqertë që dëshiron ngritjen e umetit mund ta ndjekë dhe ta marrë si shembull. I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Ju kam lënë mbi një rrugë të qartë; nata e saj është si dita e saj. Pas meje nuk devijon prej saj veçse ai që është i shkatërruar.”[1]

Morali i Profetit të mëshirës

Profeti i mëshirës kishte një personalitet vërtet mahnitës. Ai e ruajti këtë madhështi nga lindja deri në vdekje. Kjo është një gjë e jashtëzakonshme dhe nuk mund të shpjegohet ndryshe veçse me faktin se ai ishte i dërguar nga Zoti i botëve, i mbrojtur nga mëkatet dhe gabimet; shejtani nuk kishte ndikim mbi të as nga afër dhe as nga larg. Mjafton të meditojmë mbi jetën e tij.

Ai nuk ishte vetëm i dërguar, por edhe sundimtar, komandant dhe udhëheqës. Megjithatë, pavarësisht këtij pozicioni të lartë, ai jetonte me shokët dhe ndjekësit e tij si njëri prej tyre. Nuk u dallua prej tyre në ushqim, pije, banesë apo pasuri. Ai e përjetoi me ta çdo vuajtje: u urit me ta — madje më shumë — u lodh me ta — madje më shumë. U rrethua me ta, emigroi me ta dhe luftoi me ta; madje ishte më afër armikut se të gjithë.

Ai kurrë nuk iku nga beteja në jetën e tij, as në Uhud, as në Hunejn dhe as në ndonjë tjetër. Sa më shumë dëm i bëhej, aq më shumë durim tregonte; dhe sa më shumë padituri shfaqnin njerëzit, aq më shumë butësi tregonte. Ai kurrë nuk u zemërua për veten e tij dhe nuk u hakmor për veten e tij; vetëm kur shkelej shenjtëria e Allahut, atëherë vepronte për hir të Allahut.

Ai ishte bujar jashtëzakonisht shumë dhe kurrë nuk e ktheu mbrapsht një kërkues. Pasuria e kësaj bote i erdhi me bollëk, por ai e shpenzoi të gjithën në rrugën e Allahut dhe nuk u njoh kurrë që të veçonte diçka për veten e tij mbi shokët dhe ndjekësit.

Ai ishte shumë i afërt me popullin e tij dhe nuk u izolua kurrë prej tyre. Ulej me të varfrit, mëshironte nevojtarët dhe edhe një shërbëtore mund ta merrte për dore në rrugët e Medinës ku të donte. Vizitonte të sëmurët, merrte pjesë në xhenaze, mbante hutbet e xhumasë, jepte mësime, vizitonte shokët në shtëpitë e tyre dhe ata e vizitonin atë në shtëpinë e tij. Në të gjitha këto ai ishte gjithmonë buzëqeshës dhe me fytyrë të gëzuar.

Ai ishte plotësisht i mëshirshëm me umetin e tij. Kur zgjidhte mes dy gjërave, zgjidhte më të lehtën përderisa nuk ishte mëkat; nëse ishte mëkat, ishte njeriu më larg prej saj. Falte shumë, edhe ata që e kishin padrejtësuar rëndë. Mbante lidhjet farefisnore edhe me ata që i kishin ndërprerë ato.

Madhështia e Profetit të mëshirës (a.s) nuk ishte vetëm në marrëdhëniet e tij me njerëzit apo në moralin e tij fisnik. Ai ishte gjithashtu një politikan i aftë, një udhëheqës i mençur dhe një orator i shkëlqyer. Asgjë e vogël apo e madhe nuk i shpëtonte vëmendjes së tij. Nga goja e tij rridhte urtësi. Atij iu dha aftësia e fjalëve të shkurtra me kuptime të mëdha; ai fliste pak, por dijetarët dhe të mençurit kalonin vite dhe shekuj duke nxjerrë kuptime të mëdha nga fjalët e tij.

Ai debatonte në mënyrën më të mirë dhe negocionte pa bërë padrejtësi, pa rrëshqitur dhe pa u zemëruar. Ai kërkonte ndihmën e shokëve dhe këshillohej me ta, edhe pse mendja e tij ishte më e pjekur dhe pozita e tij më e lartë se e tyre. Nuk e përçmonte asnjë mendim dhe nuk e nënçmonte askënd. Urtësia ishte gjëja e tij e humbur; kudo që e gjente, e merrte për sa kohë ishte brenda kufijve të Sheriatit.

Madhështia e tij e vërtetë ishte se ai i kishte të gjitha këto cilësi në çdo situatë të jetës së tij. I pamë këto cilësi në Mekë dhe në Medinë; në paqe dhe në luftë; kur ishte i përndjekur dhe i shtypur, dhe kur ishte sundimtar me pushtet. I pamë kur merrej me shokët më të dashur dhe kur merrej me armiqtë më të ashpër.

E gjithë jeta e tij (a.s) ishte në këtë formë të pastër dhe të bukur, derisa u mahnitën nga ai edhe armiqtë para shokëve të tij. Madje e madhëruan dhe e respektuan edhe ata që vetëm kishin dëgjuar për të dhe nuk e kishin parë kurrë, madje edhe ata që nuk jetuan në kohën e tij, përfshirë shumë jomyslimanë.

Poeti i njohur francez Lamartine thotë: “Kush guxon, nga pikëpamja njerëzore, ta krahasojë ndonjë figurë historike me Muhamedin? Kush është ai njeri që ka dalë më i madh se ai, nëse i shikojmë të gjitha kriteret me të cilat matet madhështia njerëzore? Ngjarja më e madhe në jetën time është se e studiova jetën e të Dërguarit Muhamed në mënyrë të plotë dhe kuptova madhështinë dhe përjetësinë që përmban ajo.”

Ndërsa poeti i famshëm gjerman Gëte thotë: “Kërkova në histori për një shembull ideal për këtë njeri dhe e gjeta te profeti arab, Muhamedi.”

Autor: Ragib Serxhani

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Ibn Maxheh, Nesai, Ahmeti dhe Hakimi. Hadithi është Sahih.

Drejtësia e Profetit (a.s) me hebrenjtë
– Transmetohet nga Ebu Seid el-Hudri (r.a), i cili thotë: Ndërsa i Dërguari i Allahut (a.s) ishte ulur, erdhi një hebre dhe tha: “O Ebu el-Kasim! Një nga shokët e tu më ka goditur në fytyrë.” Profeti (a.s) tha: “Kush?” Ai tha: “Një burrë nga ensarët.” Profeti (a.s) tha: “Thirreni atë.” Kur erdhi, e pyeti: “A e ke goditur?” Ai tha: “E dëgjova në treg duke u betuar: ‘Pasha Atë që e ka zgjedhur Musain mbi njerëzit.’ Unë i thashë: ‘O i poshtër! Edhe mbi Muhamedin (a.s)? Më pushtoi zemërimi dhe e godita në fytyrë.” Profeti (a.s)tha: “Mos i vini profetët në krahasim me njëri-tjetrin.”[1]

Në këtë ngjarje ka shumë domethënie të rëndësishme:

Hebreu kërkon gjykim te i Dërguari i Allahut (a.s). Kjo tregon se ai ishte i sigurt se Profeti (a.s) do t’ia jepte të drejtën e tij plotësisht. Vetë ankesa tregon se dëmtimi i një hebreu ishte diçka e pazakontë dhe e papranueshme në shoqërinë e Medinës. Prandaj hebreu erdhi menjëherë për t’u ankuar për atë që e kishte goditur.

Profeti (a.s) e pyeti menjëherë: “Kush?” Ai u përgjigj se ishte një nga ensarët. Atëherë Profeti (a.s) urdhëroi që të sillej për të kuptuar rrethanat e ngjarjes. Hebreu kishte përmendur vetëm se sahabiu e kishte goditur në fytyrë.

Kur erdhi sahabiu, ai tregoi se çfarë kishte ndodhur. Pa paragjykuar hebreun në atë që tha, duket se hebreu kishte bërë një provokim ndaj myslimanëve, sepse nuk e kishte thënë këtë fjalë në vendin e adhurimit apo në shtëpinë e tij, por në treg ku kishte shumë myslimanë. Kjo e zemëroi sahabiun dhe ai e goditi.

Megjithatë, Profeti (a.s) nuk e qortoi hebreun për faktin se e kishte thënë publikisht diçka që mund t’i zemëronte myslimanët dhe të shkaktonte përçarje, madje mund të rrezikonte sigurinë e Medinës dhe të shkelte marrëveshjen mes palëve. Sipas marrëveshjes, të gjithë duhej të bashkëpunonin për ruajtjen e sigurisë së qytetit dhe secili kishte të drejtë të praktikonte fenë e vet, ndërsa të tjerët duhej ta respektonin atë.

Por Profeti (a.s) dha një këshillë shumë të rëndësishme për të gjitha palët: të mos krahasohen profetët mes tyre, në mënyrë që të shmangej përçarja dhe të mos përsëritej një ngjarje e tillë.

Nëse hebreu do të kishte pasur ndonjë të drejtë, Profeti (a.s) do t’ia kthente atë pa bërë asnjë lloj favorizimi për askënd, sepse marrëveshja parashikonte mbështetjen e të shtypurit.

– Në një rast tjetër, Profeti (a.s) shkoi vetë te një hebre për të ndërmjetësuar për Xhabir ibn Abdullah ibn Haramin (r.a). Xhabiri ishte një nga sahabët e nderuar. Ai kishte marrë hua nga një hebre dhe kur erdhi koha e shlyerjes së borxhit, nuk kishte me çfarë ta paguante.

Xhabiri tregon:

“Një hebre në Medinë më jepte hua kundrejt hurmave që do t’ia ktheja në kohën e vjeljes. Një vit nuk pati prodhim dhe kur erdhi koha e vjeljes hebreu erdhi të kërkonte borxhin. Unë i kërkova ta shtynte deri vitin tjetër, por ai refuzoi. Kjo iu tregua Profetit (a.s) dhe ai u tha shokëve: Le të shkojmë t’i kërkojmë hebreut që t’i japë afat Xhabirit. Profeti (a.s) erdhi në kopshtin tim me hurma dhe filloi t’i fliste hebreut, por ai tha: “O Ebu el-Kasim, nuk do t’i jap afat.” Profeti (a.s) u ngrit, eci mes palmave, pastaj u kthye dhe i foli përsëri, por ai përsëri refuzoi. Pastaj Profeti (a.s) tha: O Xhabir, vili hurmat dhe paguaje borxhin. Unë i vola hurmat dhe pagova borxhin, madje mbeti edhe tepricë. Pastaj shkova te Profeti (a.s) dhe i tregova lajmin e mirë. Ai tha: Dëshmoj se unë jam i Dërguari i Allahut.”[2]

Kjo është një histori e jashtëzakonshme: Xhabiri merr hua nga një hebre, nuk ka me çfarë ta paguajë dhe i kërkon shtyrje të afatit. Hebreu refuzon. Profeti (a.s) ndërmjetëson për të, por hebreu nuk e pranon ndërmjetësimin.

Megjithatë, Profeti (a.s) nuk e detyroi hebreun ta pranojë ndërmjetësimin. Edhe pse ai ishte udhëheqësi i Medinës dhe i Dërguari i Allahut (a.s),  nuk e përdori autoritetin e tij për ta detyruar atë.

Ai nuk mendoi për imazhin e tij para njerëzve, nuk mendoi për dashurinë që kishte për Xhabirin dhe as për historinë armiqësore të hebrenjve me myslimanët. Ai mendoi vetëm për një gjë:

vendosjen e drejtësisë në formën më të lartë.

E drejta ishte me hebreun dhe borxhi duhej paguar.

Ky është Islami i vërtetë.

Kjo nuk ishte një sjellje e shtirur nga Profeti (a.s), por zbatimi i natyrshëm i parimeve të fesë. Allahu i Madhëruar thotë: “O ju që keni besuar! Jini të palëkundur në drejtësi, dëshmitarë për Allahun, edhe nëse është kundër vetvetes suaj, kundër prindërve ose të afërmve…”[3]

– Një ngjarje tjetër ndodhi kur një burrë nga myslimanët e fisit Benu Ubejrik vodhi një parzmore nga një fqinj mysliman dhe e fshehu në shtëpinë e një hebreu. Kur parzmorja u gjet te hebreu, ai tha se ia kishte dhënë ai myslimani.

Disa nga fisi i vjedhësit shkuan te Profeti (a.s) dhe kërkuan që ai ta mbronte njeriun e tyre dhe ta akuzonte hebreun. Profeti (a.s) për një moment mendoi se hebreu ishte fajtori, sepse provat e dukshme ishin kundër tij.

Por atëherë zbriti shpallja nga Allahu, ajetet e sures Nisa (105-112) që treguan se hebreu ishte i pafajshëm dhe se vjedhësi ishte myslimani.

Profeti (a.s) nuk e fshehu këtë fakt. Ai shpalli hapur se hebreu ishte i pafajshëm dhe se vjedhësi ishte myslimani.

Kjo nuk ishte një gjë e lehtë: të shpallje pafajësinë e një hebreu dhe fajin e një myslimani nga ensarët. Megjithatë drejtësia duhej të vendosej.

Prandaj shtrohet pyetja: A ekziston në historinë e ndonjë populli tjetër një drejtësi e tillë si ajo e Islamit?

A ka arritur ndonjë udhëheqës në histori atë nivel të paanshmërisë dhe drejtësisë që arriti i Dërguari ynë hazreti Muhamed (a.s), edhe në marrëdhëniet me njerëz që nuk i përkisnin fesë së tij?

Një shembull tjetër tregon këtë drejtësi.

– Transmetohet nga Ibn Ebu Hadred el-Eslemi se një hebre kishte një borxh prej katër dirhemësh ndaj tij dhe u ankua te Profeti (a.s) duke thënë: “O Muhamed, ky më ka katër dirhemë borxh dhe nuk po m’i jep.” Profeti (a.s) i tha sahabiut: “Jepi të drejtën e tij.” Ai tha: “Pasha Atë që të dërgoi me të vërtetën, nuk kam me çfarë ta paguaj.” Profeti (a.s) tha përsëri: “Jepi të drejtën e tij.” Ai tha: “Ne do të shkojmë në Hajber dhe shpresoj të fitojmë diçka në luftë që ta paguaj borxhin.” Profeti (a.s) tha për herë të tretë:

“Jepi të drejtën e tij.” Kur Profeti (a.s) e përsëriste një gjë tri herë, nuk lejohej kundërshtim. Sahabiu shkoi në treg, hoqi rrobën që kishte veshur dhe e shiti për katër dirhemë për të paguar borxhin. Një grua e moshuar e pa dhe i dha një rrobë tjetër për ta veshur.

Ky është një qëndrim i mrekullueshëm i të Dërguarit të Allahut (a.s): Ai nuk favorizonte askënd në kurriz të së drejtës.

E drejta ishte e hebreut dhe duhej t’i kthehej.

Profeti (a.s) nuk tha asgjë tjetër përveç dy fjalëve të qarta: “Jepi të drejtën e tij.”

Ai e përsëriti këtë tri herë për ta mbyllur çdo debat.

Sahabiu i varfër nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të shiste një pjesë të rrobave të tij për ta paguar borxhin dhe për t’ia kthyer të drejtën pronarit të saj.

Një fe, pasuesit e së cilës kanë një moral të tillë, meriton të meditohet dhe të studiohet thellë.

Dhe njerëzit që arrijnë të zbatojnë në realitet këto parime dhe vlera janë me të vërtetë të denjë për të udhëhequr botën.

Autor: Ragib Serxhani

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Buhariu dhe Muslimi.

[2] – Buhariu.

[3] – Sure Nisa; 135.

Udhëzimi profetik në dhjetë ditëshin e fundit të Ramazanit dhe në natën e Kadrit
Kanë ardhur një grup hadithesh të sakta që flasinpër vlerën e dhjetë netëve të fundit të Ramazanit, ndër të cilat është edhe Nata e Kadrit. Këto hadithe sqarojnë me hollësi udhëzimin e veçantë të Profetit (a.s) për këto netë të bekuara.

Prej tyre është hadithi i Ebu Seid el-Hudriut, sipas të cilit Xhibrili (a.s) e urdhëroi Profetin (a.s) që ta kërkonte Natën e Kadrit në dhjetë netët e fundit. Profeti (a.s) u ngrit dhe mbajti një fjalim në mëngjesin e ditës së njëzetë të Ramazanit dhe tha: “Kush ka bërë itikaf me Profetin (a.s), le të kthehet (ta vazhdojë), sepse mua m’u tregua Nata e Kadrit, por më pas e harrova; ajo është në dhjetë netët e fundit dhe në netët teke.”

Ky hadith e lidh Natën e Kadrit me vlerën e netëve të dhjetëshit të fundit të muajit Ramazan, sepse Nata e Kadrit është pjesë e tyre. Ndoshta shpërblimi përfshin edhe netët e tjera të këtyre dhjetë netëve, sepse Nata e Kadrit ndodhet në njërën prej tyre dhe ajo nuk është përcaktuar saktësisht se cila është.

Është transmetuar edhe një hadith tjetër nga Ibn Umeri (r.a), i cili tregon për ëndrrat që disa sahabë ia rrëfenin Profetit (a.s) lidhur me Natën e Kadrit. Ai tha se ata vazhdonin t’i tregonin Profetit (a.s) ëndrrat e tyre se ajo ishte në natën e shtatë nga dhjetë netët e fundit. Profeti (a.s) tha: “Po shoh se ëndrrat tuaja përputhen për dhjetë netët e fundit; prandaj kush dëshiron ta kërkojë, le ta kërkojë në dhjetë netët e fundit.”

Këto dy hadithe tregojnë kujdesin e madh të Profetit (a.s) dhe të sahabëve (r.a) për ta kërkuar Natën e Kadrit gjatë netëve të dhjetëshit të fundit. Udhëzimi i Profetit (a.s) në këtë kërkim ishte udhëzimi më i mirë, më i plotë dhe më i bukur. Ai i urdhëroi sahabët që ta ndiqnin sunetin e tij në kërkimin e Natës së Kadrit.

Aishja (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Kërkojeni Natën e Kadrit në netët teke të dhjetë netëve të fundit të Ramazanit.”

Ekziston edhe një transmetim tjetër nga Ibn Umeri (r.a) ku urdhërohet kërkimi i Natës së Kadrit në shtatë netët e fundit. Por këto shtatë janë brenda dhjetë netëve të fundit dhe llogariten prej tyre, prandaj me këtë shpjegim largohet çdo kundërshtim i dukshëm mes transmetimeve.

Çfarë nënkuptohet me “kërkimin e Natës së Kadrit”?

Kuptimi i thënies së Profetit (a.s): “Kërkojeni Natën e Kadrit” është: kërkoni Natën e Kadrit dhe përpiquni ta arrini me përkushtim në namaz dhe lutje, me shpresën për të përfituar shpërblimin e madh që i takon atij që e gjen atë natë.

Duke qenë se hadithet që përcaktojnë cila natë është Nata e Kadrit janë të shumta—disa thonë në netët teke të dhjetë netëve të fundit, të tjera thonë në të gjitha netët e dhjetë ditëve të fundit—muslimani duhet të përpiqet me përkushtim në të gjitha këto netë, pa u kufizuar vetëm në një natë të veçantë, duke u falur dhe duke bërë lutje, në mënyrë që të mos humbasë këtë të mirë. Kështu mund të përputhet me Natën e Kadrit dhe të përfitojë shpërblimin, mëshirën dhe veçantinë e saj, duke qenë nga të pranuarit.

Kërkimi i Natës së Kadrit në dhjetë netët e fundit të Ramazanit është nga suneti i Profetit (a.s), siç shihet në hadithin kur sahabët diskutuan për caktimin e Natës së Kadrit. Profeti (a.s) u shfaq dhe tha: “Dola për t’ju treguar Natën e Kadrit, por u grindën të tjerët, kështu që e hoqa. Kërkojeni atë në netët: të nëntë,  të shtatë dhe të pesë.”

Kur ai (a.s) tha: “Shpresoj që kjo të jetë mirë për ju”, nënkupton se kërkimi i Natës së Kadrit me shumë adhurim dhe përkushtim është më i dobishëm dhe më i vlefshëm në këtë mënyrë.

Nga kjo na bëhet e qartë urtësia e kërkimit të Natës së Kadrit në dhjetë netët e fundit dhe fshehjes së saj nga njerëzit. Siç shpjegon Imam Tabari, transmetimet për këtë janë të sakta dhe të njëtrajtshme: të gjitha tregojnë se ajo është në dhjetë netët e fundit, dhe nuk është e pazakontë që çdo vit të ndodhë në një prej këtyre netëve, siç thotë Ebu Kilabe. Profeti (a.s) e ka caktuar kërkimin e Natës së Kadrit vetëm brenda muajit Ramazan, jo në muajt e tjerë. Ai tha: “Ajo është në dhjetë netët e fundit, në një natë teke.”

Dhe nuk ka një natë të caktuar, sepse nëse do të ishte një natë e veçantë, i pari që do ta dinte do të ishte Profeti (a.s) për ta udhëzuar umetin e tij.

Shejh Ibn Uthejmini (r.h) shton se fshehja e Natës së Kadrit ka dy përfitime të mëdha:

1 – Tregon sinqeritetin e atij që e kërkon, sepse ai që është sinqerisht i përkushtuar nuk i shqetëson lodhja e dhjetë netëve për ta arritur, ndërsa i lene në letargji nuk përpiqet për një natë të vetme.

2 – Rrit shpërblimin e muslimanëve përmes veprave të shumta, sepse sa më shumë të bëhet punë e mirë, aq më shumë shpërblim ka.

Arsyeja pse kjo natë quhet Nata e Kadrit

Ajo quhet kështu sepse në këtë natë caktohen të gjitha fatet, si për furnizimet (rizku), ashtu edhe për jetët e njerëzve për atë vit. Allahu thotë në Kuran: “Engjëjt dhe Shpirti (Xhibrili) zbresin në të me urdhër të Zotit të tyre për çdo çështje”[1]

Kjo do të thotë se engjëjt dhe Xhibrili zbresin nga qiejt në tokë me çdo urdhër të përcaktuar për atë natë, dhe nuk bëjnë asgjë pa lejen e Allahut.

Allahu thotë edhe: “Në të ndahet çdo punë e mençur”[2]

Suneti i Profetit (a.s) në Natën e Kadrit

Është transmetuar nga Profeti (a.s): “Kush që qëndron në namaz natën e Kadrit me besim dhe duke shpresuar shpërblimin, Allahu ia fal të gjitha mëkatet e mëparshme.”

Dhe në Musned nga Ubade transmetohet se profeti (a.s) ka thënë: “Kush e ngrihet për të në namaz duke e kërkuar atë (Natën e Kadrit), Allahu ia fal mëkatet e mëparshme dhe të ardhshme.”

Në një hadith tjetër: “I falen mëkatet e mëparshme dhe të ardhshme.”

Që të qëndrosh natën e Kadrit do të thotë që në atë natë të falësh namazin e natës (tehexhudin) dhe t’i drejtohesh Allahut me lutje. Profeti (a.s) urdhëroi Aishen (r.a) të lutej në këtë natë. Sufjani thotë: Lutja në këtë natë është më e dashur për mua se namazi.

Udhëzimet e veçanta të Profetit (a.s) për dhjetë netët e fundit

– Profeti (a.s) përpiqej në dhjetë netët e fundit më shumë se në çdo kohë tjetër. Aishja (r.a) tha: “Ai përpiqej në dhjetë netët e fundit më shumë se në të gjitha netët e tjera.”

– Ai zakonisht distancohej nga gratë, përkushtohej në adhurim dhe bënte itikafpër adhurim dhe i’tikaf. “Kur hynte dhjetëshi, ai zgjonte natën, zgjonte familjen dhe shtrëngonte rrobat e tij (për t’u përkushtuar adhurimit).” “Shtrëngimi i rrobës” është shenjë për përgatitje dhe përkushtim në adhurim ose për të qenë larg grave.

– Ai kalonte natën në namaz dhe e kishte zakon të zgjonte familjen për namaz. Aliu (r.a) transmeton: “Profeti (a.s) zgjonte familjen e tij në dhjetë netët e fundit.”

– Ai kombinonte namazin, leximin e Kuranit, lutjet dhe përkushtimin, duke reflektuar mbi ajetet e mëshirës dhe ndëshkimit.

– Gjatë Natës së Kadrit, ai lajmëronte familjen të lutej dhe të lexonte Kuran, dhe për çdo ajet me mëshirë kërkonte shpërblim, për çdo ajet me dënim, kërkonte mbrojtje.

– Higjiena dhe pastrimi: Ai lahej midis ezanit të Akshamit dhe Jacisë gjatë dhjetë netëve të fundit dhe disa herë përdorte aromë

– Dita e veçantë për lutje: Ai mësoi atë që e arrin Natën e Kadrit të lutet me një lutje të veçantë, që Aishja (r.a) e transmeton: “O Allah, Ti je Falës dhe e do faljen, prandaj më fal mua.”

– Profeti (a.s) bënte itikaf në dhjetë netët e fundit të Ramazanit, dhe ai që bën itikafi i është ndaluar të afrohet me gratë e tij, sipas tekstit dhe konsensusit. Abdullah ibn Umeri (r.a) transmeton se: “Profeti (a.s) bënte itikaf në dhjetë netët e fundit të Ramazanit.” Nafi’iju tha se Abdullah ibn Umeri i tregoi vendin ku Profeti (a.s) bënte itikaf në xhami.

Në El-Muvatta thuhet: Nga Said ibn El-Asib dhe Urve ibn Zubejr transmetohet se ata dëgjuan Aishen (r.a) të thoshte: “Suneti në itikaf është që nuk preket gruaja, nuk kryhet marrëdhënie, nuk vizitohet i sëmuri, nuk ndiqet xhenazja, nuk dilet vetëm se në rast nevojë, dhe itikafi bëhet vetëm në xhami me xhemat. Kush bën itikaf e ka për detyrë edhe agjërimin.”

Kjo tregon rëndësinë e përkushtimit dhe disiplinës gjatë itikafit në dhjetë netët e fundit.

Autor: Idriz Ahmed

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Kadr: 4.

[2] – Sure Duhan: 4.

Agjërimi është mburojë; një lexim mbi gjenialitetin e shprehjes profetike dhe filozofinë e mbrojtjes
Allahu i Lartësuar e ka ligjëruar agjërimin që të jetë një shkollë madhore për edukimin dhe pastrimin e shpirtit; ai nuk është thjesht një privim i përkohshëm material nga ushqimi dhe pija, por është një proces i madh shkëputjeje të shpirtit nga të zakonshmet e tij, një frenim i dëshirave dhe një ndalim nga shprehitë e ulëta.

Filozofia e thellë e agjërimit qëndron në faktin se ai është stërvitje për zotërim: zotërim i shpirtit mbi trupin dhe zotërim i vullnetit mbi instinktin. Në këtë fushë, edhe të pasurit e shijojnë veshjen e urisë – jo për t’u munduar, por për të njohur vlerën e mirësive të shumta të Allahut mbi ta – kështu që njohja e thatë shndërrohet në një ndjenjë të gjallë njerëzore, që i shtyn drejt solidarizimit me të varfrit dhe bamirësisë ndaj nevojtarëve.

Ndër shprehjet më të bukura dhe më të thella që përshkruajnë realitetin dhe funksionin e agjërimit është ajo fjalë e përmbledhur profetike, të cilën e transmeton Ebu Hurejra nga Pejgamberi (a,s): “Agjërimi është mburojë.”

Mrekullia e shprehjes profetike dhe shumëllojshmëria e transmetimeve

Kjo shprehje nuk është thjesht një krahasim retorik, por është një ligj i plotë parandalues. Hadithi fisnik ka ardhur në disa transmetime, secili prej tyre hap një dritare të re mbi kuptimin e “mburojës”:

1- Transmetimi i përgjithshëm: “Agjërimi është mburojë.” Këtu kuptimi ka ardhur i përgjithshëm, duke përfshirë mbrojtjen nga dëshirat në këtë botë, ruajtjen e robit nga rënia në humnerën e mëkateve dhe strehimin e tij nga dënimi i botës tjetër.

2- “Agjërimi është mburojë nga zjarri, si mburoja e ndonjërit prej jush në luftë.” Në këtë transmetim bëhet një lidhje e mahnitshme midis agjërimit dhe parzmores që mbron luftëtarin në mes të betejës; jeta është një fushëbetejë, shejtani është armiku dhe agjërimi është arma më e fuqishme mbrojtëse.

3- “Agjërimi është mburojë me të cilën robi mbrohet nga zjarri.” Pra, ai strehohet me të dhe fshihet nën hijen e saj nga flaka e Xhehenemit.

4- “Agjërimi është mburojë, përderisa nuk e shpon atë.” Ky është një transmetim me dimension të theksuar edukativ, që sqaron se kjo mbrojtje nuk është automatike; ajo është një dhuratë e kushtëzuar me ruajtjen e gjuhës dhe sjelljes. Përgojimi, fjalët e turpshme dhe zhurma e ashpër janë çarje në mburojën e agjëruesit, që e zbehin ose e prishin efektin e saj.

Analiza gjuhësore… fikhu i mbulimit dhe i mbrojtjes

Fjala “xhunneh” (me damme në shkronjën xhim) rrjedh nga rrënja gjuhësore “xh-n-n”, një rrënjë që në arabisht sillet rreth kuptimeve të mbulimit, mbrojtjes dhe fshehjes. Nga kjo rrënjë janë degëzuar fjalë që japin një tablo të plotë të këtij koncepti:

Xhennet (me fet’ha në xhim): është quajtur kështu sepse pemët e dendura e mbulojnë me hijen e tyre atë që gjendet brenda saj.

Xhinët: janë quajtur kështu sepse janë të fshehur nga sytë e njerëzve.

Xhenini: për shkak se është i fshehur në errësirën e mitrës.

Mijxhen (mburoja): është parzmorja që luftëtari mban për të mbrojtur trupin nga goditjet e shpatave dhe shigjetat e armikut.

Vërehet se Kurani Fisnik e ka përdorur fjalën “xhunneh” në kontekst qortues kur i përshkroi hipokritët: “I morën betimet e tyre si mburojë”[1] domethënë e morën betimin e rremë si një perde pas së cilës fshehën mohimin dhe dëmtimin e besimtarëve.

Ndërsa Pejgamberi (a,s) e përdori këtë fjalë në kontekst lavdërues, gjë që thekson se vlera e mbulimit merr ngjyrimin e saj nga qëllimi për të cilin përdoret: mbulimi i mohimit është hipokrizi, ndërsa mbrojtja e vetes nga mëkati është iman.

Studimi retorik dhe estetik i hadithit

Gjenialiteti i Pejgamberit (a,s) shfaqet qartë në përzgjedhjen pikërisht të këtij termi, dhe kjo mund të vërehet në disa pika:

1- Forca e fjalisë emërore: Shprehja “Agjërimi është mburojë” tregon qëndrueshmëri dhe vazhdimësi; sikur mbrojtja të ishte një cilësi thelbësore dhe e pandarë nga agjërimi, jo një gjendje e përkohshme që mbaron me përfundimin e ditës.

2- Veçantia e termit: Pse “mburojë” (xhunneh) dhe jo “kështjellë” apo “mbrojtje”? Sepse “mburoja” në ndërgjegjen arabe lidhet drejtpërdrejt me fushën e betejës. Ndërsa agjërimi, në thelb, është një betejë e brendshme me veten dhe me shejtanin; kështu, fjala zgjon gjendjen e gatishmërisë luftarake.

3- Retorika e përdorimit në trajtë të pacaktuar: Fjala “mburojë” ka ardhur në trajtë të pacaktuar për të treguar madhështinë dhe përgjithësinë; është një mbrojtje, përmasat e së cilës nuk përkufizohen lehtë. Ajo përfshin frenimin e instinktit, rivendosjen e ekuilibrit shpirtëror dhe shpëtimin nga zjarri.

4- Metafora e drejtpërdrejtë: Hadithi e ka zhvendosur figurën nga fusha materiale (lufta) në fushën shpirtërore (pastrimi i vetes). Agjëruesi paraqitet si një luftëtar; çdo dëshirë e shfrenuar është një shigjetë, çdo fjalë e pahijshme është një goditje, dhe ruajtja e “mburojës” së paprekur do të thotë fitorja e luftëtarit në betejën e pastrimit shpirtëror.

Efekti edukativ dhe ndërtimi moral i agjëruesit

Agjërimi është një proces rikalibrimi i personalitetit njerëzor; njeriu që ka vullnetin të përmbahet nga e lejuara e pastër (ushqimi dhe pija), në bindje ndaj Allahut, ndërton brenda vetes një “muskuj” të fuqishëm vullneti, që e bën më të aftë të përmbahet nga e ndaluara.

Fortifikimi i shpirtit: Ai është mbrojtje e shpirtit nga sundimi i materies dhe thyerje e mprehtësisë së dëshirave që e robërojnë njeriun.

Ndërmjetësimi dhe shpërblimi: Agjërimi nuk mjaftohet me mbrojtjen e robit në këtë botë, por efekti i tij shtrihet deri në Ditën e Kiametit, duke qenë ndërmjetës për të zotin e tij. Siç ka thënë poeti:

Agjërimi është mbulesë për të gjithë njerëzit e mirë, që i frikësohen mëkateve dhe turpit.

Mbrojtja shoqërore dhe siguria e komuniteteve

Efekti i “mburojës” nuk kufizohet vetëm tek individi, por shtrihet në mbarë shoqërinë; agjëruesi që i përmbahet etikës së agjërimit – “të mos flasë fjalë të pahijshme dhe të mos bërtasë” – e mbron shoqërinë nga e keqja e vetes dhe e gjuhës së tij.

Është një mbrojtje e dyfishtë: mbrojtje e njeriut nga e keqja e brendshme dhe mbrojtje e njerëzve nga reagimet e tij. Kështu, agjërimi shndërrohet nga një adhurim individual në një ombrellë sigurie morale që mbulon shoqërinë, ku mbizotëron durimi, frenohet nervozizmi dhe zhduket dëmtimi.

Shfaqet qartë gjenialiteti i udhëzimit profetik në këtë ndërtim të përmbledhur, të ngritur mbi një fjalë të vetme: “mburojë”. Ajo është një e vërtetë gjuhësore, retorike, edukative dhe shoqërore njëkohësisht.

Pejgamberi (a,s) e zhvendosi agjërimin nga një koncept negativ (përmbajtje) në një koncept pozitiv e aktiv (mburojë dhe fortifikim). Agjërimi i sinqertë është mburoja që mbron trupin nga dobësimi, shpirtin nga shthurja dhe robin nga zemërimi i Allahut.

O Allah, bëje agjërimin tonë mburojë të fortë, mbulesë të bukur dhe shkak për të fituar kënaqësinë Tënde

Autor: Hatixhe el Akidi

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Munafikun: 2.

Udhëzimi profetik në të ngrënë dhe në të pirë
Udhëzimi dhe praktika e tij (a.s) në çështjen e ushqimit ishte kjo: nuk refuzonte atë që gjendej, dhe nuk e sforconte veten për të kërkuar diçka të veçantë.

Çfarëdo ushqimi të mirë që i sillnin, ai (a.s) e hante; nuk e shante ushqimin dhe as nuk e lavdëronte. Kurrë nuk e ka qortuar një ushqim. Ka njerëz që, kur ftohen në një tryezë,  tregojnë dhjetë vërejtje: kjo është shumë e kripur, kjo nuk është zgjedhur mirë… Ndërsa ndyshe ishte Pejgamberi (a.s).

Ai (a.s), pra, nuk e përçmonte kurrë ushqimin. Çfarëdo prej të mirave që i ofrohej, e hante; përveç nëse natyra e tij e refuzonte, atëherë e linte pa e ngrënë, por duke mos e konsideruar atë të ndaluar. Sepse çështja e haramit është çështje e madhe. Të shumtë janë ata njerëz që një ushqim, nxitojnë ta  shpallin hallall e haram; ndërsa hallalli dhe harami janë vetëm aty ku ka tekst. Nëse nuk ka tekst, parimi themelor në gjërat është lejueshmëria, ndërsa parimi në adhurime është ndalesa: nuk ligjësohet një adhurim pa tekst dhe nuk ndalohet një gjë pa tekst. Përderisa nuk ka ndalesë, atëherë në parim mbetet lejueshmëria. Prandaj ai (a.s) e linte ushqimin vetëm sepse nuk i pëlqente natyrës së tij dhe jo se ishte i ndaluar.

Ai (a.s) kurrë nuk e ka qortuar ushqimin: nëse e dëshironte, e hante; përndryshe e linte, ashtu siç e la mishin e hardhucës pasi më parë ai nuk kishte ngrënë atë. Megjithatë nuk ia ndaloi umetit, madje të pranishmit e hëngrën atë para tij  në sofër, ndërsa ai po shikonte.

Njëherë Halidi (r.a)  hëngri mishin e hardhucës para tij. Komenti i Pejgamberit (a.s) ishte i çuditshëm – në dukje – pa lidhje të drejtpërdrejtë me ngjarjen. Ai (a.s) tha: “Halidi është një shpatë prej shpatave të Allahut.” Halidi (a.s) ishte nga banorët e Mekës së Nderuar, një nga qytetet më të njohura të Gadishullit Arabik, që do të thotë se kishte shije të holla. Kur ai e hëngri mishin e hardhucës para Pejgamberit (a.s),  ai (a.s)e kuptoi se Halidi po e përgatiste veten për xhihad. Kjo kafshë rritet në shkretëtirë; duke e ngrënë, ai po i mësonte edhe njerëzit që do të luftonin me të të ushqeheshin me të. Kështu, Pejgamberi (a.s) e kuptoi se ngrënia e mishit të hardhucës nga ana e Halidit (r.a) ishte shenjë se ai po e përgatiste veten për të marrë pjesë në xhihad.

Pejgamberi (a.s) nuk refuzonte ushqimin e mirë dhe as nuk e sforconte veten për ta kërkuar atë:

Ai (a.s)  hante ëmbëlsira dhe mjaltë – dhe i pëlqenin ato – hante mish deveje, mish deleje, mish pule, mish gomari të egër, lepur, hante ushqime deti, hante mish të pjekur në zgarrë, hante hurma të freskëta dhe hurma të thata, pinte qumësht të pastër dhe qumësht të përzier me ujë, pinte mjaltë të përzier me ujë – i pëlqente pija e mjaltit, dhe mjalti i holluar me ujë është më i dobishëm – pinte lëng hurmash të njomura, hante khezire – që është një supë e përgatitur nga qumështi dhe mielli – hante kastravec me hurma të freskëta, hante ikṭ (qumësht i tharë), hante hurma me bukë, hante bukë me uthull, hante therid – që është bukë me mish – hante bukë me yndyrë të shkrirë (dhjam i shkrirë), hante mëlçi të pjekur, hante kaded (mish i tharë), hante kungull të gatuar dhe e pëlqente atë, hante ushqim të zier, hante therid me gjalpë, hante djathë, hante bukë me vaj, hante shalqi me hurma të freskëta, dhe hante hurma me gjalpë dhe i pëlqente.

Ai (a.s) nuk e refuzonte ushqimin e mirë dhe nuk e sforconte veten për ta siguruar; përkundrazi, udhëzimi i tij ishte të hante atë që i vinte lehtë e në dispozicion. Nëse nuk gjente gjë, bënte durim. Siç transmetohet në një hadith, Ai (a.s) pyeti “A keni diçka (për të ngrënë)?” I thanë: “Jo.” Ai (a.s) tha: “Atëherë unë jam agjërues.”

Pejgamberi fisnik (a.s) nuk e sforconte veten për atë që synonte dhe nuk e tepronte me atë që kishte; e përmendte emrin e Allahut dhe e falënderonte Atë:

Ai (a.s) nuk e sforconte veten për të kërkuar ushqim të veçantë, as nuk e tepronte me atë që i gjendej, dhe kalonin hëna pas hëne e në shtëpinë e tij nuk ndizej zjarri për të gatuar, bënte një jetesë të thjeshtë dhe jetonte me gjëra elementare. Shumicën e ushqimit e vendoste në sofër në tokë, e cila ishte tryeza e tij; hante në tokë. Ai (a.s) hante me tre gishta dhe, pasi përfundonte, i lëpinte ata. I lante duart para ushqimit, që kur t’i lëpinte në fund të ishin të pastra; dhe i lëpinte pas përfundimit. Të hash me tre gishta është më e hijshme; me pesë gishta tregon pangopësi, me një gisht tregon mendjemadhësi; me tre është Sunet. Është thënë: mendjemadhi ha me një gisht, ndërsa i pangopuri dhe lakmitari ha me pesë gishta dhe shtyn me pëllëmbë.

Ai (a.s) nuk hante i mbështetur. Të mbështeturi është e tre lloje:

1 – mbështetja në anë,

2 – ulja këmbëkryq,

3 – mbështetja në njërën dorë duke ngrënë me tjetrën.

Ai (a.s) e përmendte emrin e Allahut në fillim të ushqimit dhe e falënderonte Atë në fund. Kur përfundonte, thoshte:

“Elhamdu lil-lahi kethīran ṭajjiban mubārakan fīh, ghajre mukaffā, ue lā muuedda‘, ue lā mustaghnā ‘anhu Rabbunā.”

(Falënderimi i takon Allahut, falënderim i shumtë, i mirë dhe i bekuar; që nuk është i mjaftuar (pa nevojë për shtesë), as i lënë pas dore, dhe nga i Cili nuk mund të jemi të pavarur, Zoti ynë.)[1]

Dhe nganjëherë thoshte:

“Elhamdu lil-lahi’l-ledhī yuṭ‘imu ue lā yuṭ‘am, menna ‘alejnā fe-hedānā, ue aṭ‘amenā fe-seqānā, ue kul-lu belā’in ḥasanin eblānā. Elhamdu lil-lahi’l-ledhī aṭ‘ama mina’ṭ-ṭa‘ām, ue seqā mina’sh-sherāb, ue kesā mina’l-‘urj, ue hedā mina’ḍ-ḍalāleh, ue beṣṣara mina’l-‘amā, ue feḍḍala ‘alā kethīrin mim-men khalaqa tefḍīlā. Elhamdu lil-lāhi Rabbi’l-‘ālemīn.”

(Falënderimi i takon Allahut që ushqen dhe nuk ushqehet; na dhuroi mirësi dhe na udhëzoi, na ushqeu e na dha të pimë, dhe çdo sprovë e kaloi për ne me të mirë. Falënderimi i takon Allahut që na ushqeu me ushqim, na dha të pimë nga pija, na veshi pas lakuriqësisë, na udhëzoi pas humbjes, na dha shikim pas verbërisë, dhe na bëri më të dalluar mbi shumë prej krijesave të Tij. Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve.)

Prej Sunetit është që njeriu të lutet para ushqimit dhe pas tij. Kam parë në vende shumë të largëta se lutja para ushqimit ekziston tek të gjithë popujt, dhe kjo është e trashëguar nga fetë e lashta; madje edhe jo-muslimanët luten para dhe pas ushqimit. Kjo lutje buron nga thelbi i feve: ushqimi është krijim i Allahut të Lartësuar, dhe tryeza mbi të cilën hamë është tryeza me të cilën  Allahut i Lartësuar na ka furnizuar. Çmimi i ushqimit në të vërtetë është çmimi i shërbimit të tij; njeriu nëse do të donte të prodhonte vetë këto perime dhe fruta, nuk do të mundej. Por çmimi i këtyre perimeve dhe frutave është çmimi i shërbimit të tyre; ndërsa ai që i krijoi, i mbolli, i nxori dhe u dha ushqim dhe forcë është Allahu i Lartësuar.

Këtë të vërtetë e shpreh Pejgamberi (a.s) me një lutje fisnike, që e thoshte pasi hynte në tualet:

“Elhamdu lil-lahi ledhī edhakenī lidhatahu, ue ebqā fī quuaatihi, ue edhhabe ‘annī edhāh.”

(Falënderimi i takon Allahut që më mundësoi ta shijoj kënaqësinë e Tij, ka mbajtur forcën time dhe ka larguar dëmin nga unë.)

Ndalimi i të pirit në këmbë dhe leja për këtë vetëm për arsyen që pengon uljen:

Prej Sunetit është që një pije të pihet dhe njeriu të jetë i ulur, përveç gjatë Haxhit për shkak të vështirësive. Kur ai (a.s) përfundonte ushqimin, i lëpinte gishta, dhe më shumë pinte duke qëndruar i ulur. Madje e ka ndaluar që njeriu të pijë duke qenë në këmbë, dhe një gjë e tillë mund të shpjegohet nga mjekët (Allahu e di më mirë) që pirja ulur është më e shëndetshme për trupin. Por në raste të veçanta: si në Haxh e ka lejuar që të pihet në këmbë për shkak të rrëmujës dhe turmës së madhe të njerëzve; nëse gjatë kësaj kohe do të pihej vetëm ulur, njerëzit do të mund të lëndoheshin nga grumbullimi.

Kur dëshironte të  pinte dhe rreth tij kishte njerëz të tjerë që edhe ata dëshironin të pinin, ia jepte kupën  me pije atij që kishte në të djathtë, edhe nëse në të majtën e tij gjendej një person i madh në moshë apo pozitë. Kjo tregon se dhënia e gjërave nga e djathta zgjidh çdo problem: kur njeriu dëshiron të nderojë dikë, fillon nga e djathta, dhe kështu shmanget çdo ndërlikim ose ndjeshmëri. Madje njëherë një djalë ishte nga e djathta e tij dhe Ebu Bekri (r.a) nga e majta; Pejgamberi (a.s) pyeti djalin: “A më lejon?” Djali tha: “Nuk do të lë pas të drejtën time në pije pas teje”; kështu që ai ia dha enën djalit që ishte në të djathtë të Profetit (a.s)

Pija e ujit në sasi të vogël

Prej Sunetit është pirja e ujit me gllënjka. Unë kam dëgjuar se ekziston një nerv midis stomakut dhe zemrës, i quajtur nervi vagus ose nervi i hutuar, dhe sipas disa studimeve mjekësore, ka raste të shumta vdekjesh të papritura për shkak të pirjes së ujit njëherësh në sasi të mëdha. Profeti (a.s) ka thënë: “Pini ujin duke e thithur, mos e gëlltisni menjëherë, sepse mëlçitë nuk durojnë sasinë e madhe.”[2] Kur njeriu pi ujë të ftohtë njëherësh, temperatura e trupit  mund ta stimulojë fuqishëm këtë nerv, dhe kjo mund të shkaktojë rrezik për jetën

Prej sunetit gjithashtu është ajo që ai (a.s) ka thënë: “Mbaj larg enën nga goja jote!”[3] Një veprim i tillë parandalon transmetimin e infeksioneve përmes frymëmarrjes.

Mirësjellja në sjelljen ndaj ushqimit dhe pijeve është udhëzim profetik

Profeti (a.s) nuk pinte nga ena e thyer, sepse në të kishte bakterie. Ai (a.s) i ka pasë mbuluar enët e ushqimit dhe pijeve gjatë natës, që të mos hynte asgjë në to. Ai (a.s) ka pasë ngrënë me dorën e djathtë dhe hante ushqimin që kishte para vetes. Përsa i përket frutave, ai (a.s) zgjidhte më të mirat. Kjo do të thotë se  ti mund të zgjedhësh prej frutava atë që të pëlqen, ndërsa në lidhje me ushqimin e nis nga ajo që është pranë teje,  një veprim i tillë është prej Sunetit.

Autor: Ratib Nabulsi

Përktheu: Elton Harxhi

[1] – Buhariu.

[2] – Ebu Daudi në Merasil.

[3] – Ebu Daudi dhe Tirmidhiu.

Pozita e Profetit (a.s) në mes të popullit të tij
Profeti (a.s) ishte fisnik dhe i përkiste një dere fisnike. Po kështu ishin të gjithë Profetët, fisnikë dhe njerëzit me morale më të mira.

Prandaj kur Herakliu e pyeti Ebu Sufjanin: Cila është prejardhja e tij në mesin tuaj?

Ai është nga një derë e fishme – u përgjigj Ebu Sufjani.

Herakliu tha: Të pyeta rreth prejardhjes së tij dhe më the se ai është nga një derë e fisshme. Të tillë janë Profetët, i përkasin një dere të fisshme.

Profeti (a.s) ka thënë: “Nga fëmijët e Ibrahimit, Allahu ka përzgjedhur Ismailin. Prej pasardhësve të Ismailit ka përzgjedhur Kenanët, prej Kenanëve Kurejshët, prej Kurejshëve Benu Hashimitët dhe prej Benu Hashimitëve mua.”

Njëherë tjetër Profeti (a.s) tha: “O njerëz! Kush jam unë? Ti je i Dërguari i Allahut – thanë ata. Ai tha: Unë jam Muhamedi i biri i Abdullahut i biri i Abdulmutalibit. Allahu i Lartësuar ka krijuar njerëzit dhe më ka bërë mua më të mirin e tyre. Allahu i ka ndarë ata në dy grupe dhe unë i përkas grupit më të mirë. I bëri ata në fise dhe unë jam në fisin më të mirë. I bëri ata në familje dhe unë jam në familjen më të mirë. Unë jam në familjen më të mirë dhe më i mirë ndër ju.”[1]

Madje edhe gurët e kanë pasë njohur pozitën që Profeti (a.s) gëzonte, duke i dhënë selam. Profeti (a.s) ka thënë: “Unë e njoh një gur në Mekë i cili më jepte selam përpara se mua të më shpallej profetësia.”

[1] Transmetojnë imam Ahmedi dhe Tirmidhiu. Hadithin e ka saktësuar imam Albani në Sahih El Xhami (1472)

Përgëzime profetike: Si mbolli Profeti (a.s) shpresën dhe bindjen e sigurtë te myslimanët
Sa e bukur është fjala “përgëzim” kur zbret në zemrën e etur, që pret çlirimin dhe kapet pas shpresës. Sa të bukura janë mësimet e Islamit, kur e dimë se Allahu i Lartësuar ia ngarkoi të Dërguarit të Tij të nderuar detyrën e përgëzimit me të mira, siç thotë Allahu i Madhëruar: “O Pejgamber! Ne të kemi dërguar ty dëshmitar, përgëzues dhe paralajmërues. Dhe thirrës tek Allahu, me lejen e Tij, dhe një llambë ndriçuese. Dhe përgëzoji besimtarët se për ta ka nga Allahu një shpërblim të madh”[1]

Përgëzimet profetike nuk ishin thjesht fjalë kalimtare, por ishin një mënyrë jetese që mbillte optimizëm dhe nxiste drejt veprave të mira.

Përgëzime profetike në fillim të thirrjes: Themeli i mbretërisë dhe i shpëtimit

Përgëzimi me të mira e shoqëroi Profetin (a.s) qysh me  fillimin i thirrjes së tij, kur ai i përgëzoi ata që besuan Allahun e Lartësuar, si Zot me një mbretëri të gjerë dhe me të mira të shumta. Ai i tha farefisit të tij më të afërt: “Unë nuk kam në dorë për ju as pjesë nga Allahu e as ndonjë shpërblim nga bota tjetër, përveçse nëse thoni: La ilahe il-lAllah (Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut). Atëherë unë do të dëshmoj për ju me këtë para Zotit tuaj, dhe arabët do t’ju binden me të, kurse joarabët do të përulen para jush.”[2]

Dhe kur ai (a.s) takohej me fiset e ndryshme arabe i thërriste ata tek Allahu i Madhëruar, i përgëzonte me shpëtim në dynja dhe në ahiret, duke thënë: “O ju njerëz! Thoni La ilahe il-lAllah dhe do të shpëtoni, do të sundoni me të arabët dhe joarabët do të përulen para jush, e nëse besoni, do të jeni mbretër në Xhenet.”[3]

Përgëzim për ithtarët e teuhidit: Çelësi i Xhenetit

Përgëzimi me të mira vazhdoi për ata që e njësojnë Zotin e tyre me sinqeritet dhe bindje. Transmetohet nga Enesi (r.a) se Profeti (a.s)  i tha Muadhit: “Dije se kushdo që vdes duke dëshmuar se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, me sinqeritet nga zemra e tij, do të hyjë në Xhenet.”[4] Kështu pra, Profeti (a.s)  i përgëzon me Xhenet ata që gjuha e tyre shpreh atë që gjendet në zemër, besimin dhe teuhidin.

Përgëzim për punëmirët me shpërblim të madh

Profeti (a.s) i përgëzon me shpërblim të madh dhe me shpërblime të bollshme ata që përpiqen të arrijnë robërinë e plotë ndaj Allahut të Madhëruar. Ai (a.s)  ka thënë: “Vërtet feja është e lehtë, dhe askush që e vështirëson fenë nuk do të mund ta përballojë. Prandaj qëlloni (që të jeni në shenjë), afrohuni (tek e vërteta), gëzohuni (me lajme të mira) dhe kërkoni ndihmë tek adhurimet e mëngjesit, të mbrëmjes dhe pak gjatë natës.”[5]

Profeti (a.s)  i përgëzon ata që janë të përkushtuar në veprat e tyre, që kanë sinqeritet në qëllimet e tyre dhe që përpiqen të ndjekin rrugën e udhëzimit: herë lëkunden, herë qëndrojnë të palëkundur, herë e arrijnë synimin, herë u mungon forca. Por në çdo gjendje janë të sinqertë; ndonjëherë e mposhtin veten e tyre, ndonjëherë ajo i mposht ata. Përveç përkushtimit në bindje, ata janë të kujdesshëm të ruajnë vazhdimësinë. Për këta, Allahu i Madhëruar ka përgatitur një shpërblim të madh dhe të jashtëzakonshëm, gjë të cilën Pejgamberi (a.s) nuk e ka përcaktuar se sa është.

Përgëzim në kohë krizash: Dritë që shndrit në errësirë

Rëndësia e përgëzimit shfaqet sidomos në kohë vështirësish, kur ngushtohen rrethanat dhe shtohen sprovat. Pikërisht në ato çaste kur atmosfera bëhet e errët dhe barra e mundimeve rëndon tek njerëzit, atëherë shfaqen rrezet e përgëzimit që japin mbështetje shpirtërore, energji pozitive dhe aftësi për të vazhduar përpjekjen. Sahabët (r.a) iu ankuan Profetit (a.s) për dëmet dhe vështirësitë që po kalonin, atëherë ai (a.s) i përgëzoi me largimin e frikës dhe ardhjen e sigurisë, duke thënë: “Pasha Allahun, kjo çështje (feja islame) do të plotësohet, derisa kalorësi të udhëtojë nga Sana’ja deri në Hadramaut pa pasur frikë përveç Allahut, ose përveç ujkut për kopenë e tij. Por ju po nguteni.”[6]

Përgëzim për njerëzit e urtësisë dhe mendjes së shëndoshë

Një nga mirësitë më të mëdha që Allahu i jep njeriut është urtësia, me të cilën ai dallon mes të mirës dhe të keqes, si dhe mes të mirës dhe asaj që është edhe më e mirë. Për të tillë njerët, Allahu i Lartësuar ka thënë: “Përgëzoji robërit e Mi, të cilët i dëgjojnë fjalët dhe ndjekin më të mirën prej tyre. Ata janë ata që i ka udhëzuar Allahu, dhe ata janë të mençurit.”[7] Dijetarët kanë thënë: “Allahu i lavdëroi ata sepse janë njerëz që dallojnë mes udhëzimit dhe humbjes, mes urtësisë dhe iluzioneve; ata shikojnë tek argumentet e vërteta.”

Ata dëgjojnë shumë fjalë, mes të cilave ka të vërteta dhe të kota, si dhe në të vërtetën ka të mira dhe më të mira. Ata zgjedhin gjithnjë më të mirën dhe e vënë në praktikë. Ndërsa disa njerëz kërkojnë gjykimin e Allahut për një çështje, por pranojnë vetëm atë që u përshtatet dëshirave të tyre. Ndërsa robërit e Allahut, të cilët Ai i përgëzon, e dëgjojnë fjalën me përqendrim dhe mendim, kërkojnë nga Allahu udhëzim drejt së vërtetës dhe, kur e gjejnë, e pranojnë me zemër dhe e zbatojnë me gjymtyrët e tyre.

Përgëzim për të sëmurët dhe të sprovuarit: Shlyerja e mëkateve

Sprova e sëmundjes është e rëndë për çdokënd, sepse njeriu ndjen dobësi dhe nevojë për të tjerët. Udhëzimi i Profetit (a.s) në përballimin e sprovave ishte gjithmonë me përgëzim: përgëzim për afrimin e lehtësimit nga Allahu dhe për shpërblimin e madh për ata që bëjnë durim e kërkojnë shpëtim. Transmeton Umul Ala’ (r.a): “Profeti (a.s) erdhi të më vizitonte kur isha e sëmurë dhe më tha: Përgëzohu, o Umul Ala’, sepse Allahu ia shlyen mëkatet myslimanit kur ai sëmuret, ashtu siç shkrin zjarri papastërtinë e arit dhe argjendit.”[8]

Përgëzim për umetin islam: Fitorja dhe fuqizimi i myslimanëve

Profeti (a.s) ka thënë: “Përgëzoje këtë ummet me lavdi, ngritje, fitore dhe fuqizim në tokë. Por kush vepron punë që janë për Ahiret, por të përfituar vetëm për dunjanë, nuk do të ketë pjesë në ahiret.”[9] Umeti mysliman po përjeton sprova të rënda, dobësi dhe rraskapitje, por ringritja është e afërt dhe rruga është e shënuar në Kuran dhe Sunet. Sa herë që ummeti goditet, zgjohen në të burimet e forcës dhe qëndrueshmërisë. Dhe kur i vdes ndonjë prej udhëheqësve që e udhëzonin në të mirë, Allahu i Madhëruar ngre pasues të tjerë që  do ta vazhdojnë misionin.

Përgëzoni dhe mos largoni njerëzit”: një metodë profetike në thirrje

Profeti (a.s) e donte përgëzimin me të mira dhe i urdhëronte shokët e tij me të, kur i dërgonte në ndonjë mision, duke u thënë: “Përgëzoni dhe mos largoni (njerëzit), lehtësoni dhe mos vështirësoni.”[10] Ky udhëzim përfshin: përgëzimin me mirësinë e Allahut, me shpërblimin e Tij të madh dhe me mëshirën e Tij të gjerë; ndalimin nga frikësimi vetëm me dënime pa i bashkangjitur përgëzimit. Në këtë mënyrë afroheshin ata që ishin më afër pranimit të Islamit, duke mos u rënduar me vështirësi të panevojshme. Po kështu trajtoheshin edhe fëmijët që ishin afër moshës së pjekurisë, të rriturit, si dhe ata që pendoheshin nga mëkatet, të gjithë trajtoheshin me butësi dhe gradualisht hap pas hapi.

Besimi i sahabëve në vërtetësinë e përgëzimeve profetike

Zemrat e sahabëve (r.a) u mbushën me besim të plotë në përgëzimet profetike. Kur Profeti (a.s)  e ftoi Adij ibn Hatimin në Islam, e përgëzoi me të mira të mëdha dhe i tha: “O Adij ibn Hatim, prano Islamin dhe do të shpëtosh. Unë mendoj – ose e shoh – se ajo që të pengon të pranosh Islamin është varfëria që sheh përreth meje. Së shpejti gruaja udhëtare do të niset nga Hira pa pasur nevojë për mbrojtje derisa të bëjë tavaf rreth Qabes. Thesaret e Kisras, birit të Hurmuzit, do të hapen për ne. Pasuria do të derdhet aq shumë, saqë njeriu do të shqetësohet se kujt do t’ia japë sadakanë e tij.”

Adij ibn Hatim thotë: “E kam parë gruan udhëtare të niset nga Hira pa mbrojtje derisa bëri tavaf rreth Qabes. Kam qenë në mesin e kalorësve të parë që sulmuan në Medain për thesaret e Kisras, birit të Hurmuzit. Dhe, pasha Allahun, edhe e treta do të ndodhë patjetër, sepse është fjalë e Profetit (a.s)”[11]

Ky betim mbi përmbushjen e përgëzimit profetik – megjithëse ende nuk kishte ardhur koha e tij – buronte nga besimi i thellë në fjalët e Profetit (a.s), pavarësisht se këto përgëzime mund të dukeshin të pamundura apo të largëta. Ky besim nuk erdhi rastësisht, por pasoi një mendim të hollë dhe një reflektim të madh mbi shpalljen hyjnore dhe vërtetësinë e saj.

Përgëzimi dhe mendimi i mirë për Allahun: çelësi i punës dhe i shpresës

Vetëm ata që kanë bindje të fortë dhe që e njohin Zotin e tyre përmes leximit të Librit të Tij dhe studimit të Sunetit të Profetit (a.s) , si dhe duke reflektuar mbi historinë njerëzore, mund të gëzohen me përgëzimet. Vetëm ata që janë të bindur se gjithë e mira është në dorën e Allahut dhe se njerëzit, pavarësisht fuqisë së tyre, nuk posedojnë as dhënie as ndalim për veten e tyre – sepse ata janë të varfër ndaj Zotit të tyre – mund të gëzohen. Këtë varfëri e kupton besimtari në çdo kohë, ndërsa jobesimtari vetëm në orët e vështirësisë.

Ky është vetëm një shembull nga shumë përgëzime profetike. Sa herë që shohim në Sunetin Profetik, gjejmë përgëzime të shumta që mbushin zemrën e besimtarit me shpresë për një të ardhme më të mirë, që i japin shpirtit të tij gjallëri përmes mendimit të mirë për Allahun dhe e shtyjnë drejt punës, duke qenë i bindur se Allahu nuk e humb shpërblimin e atyre që bëjnë vepra të mira. Në këtë mënyrë, përgëzimi nuk mbetet thjesht një premtim i bukur ose një iluzion që e mban mendjen të qetë përballë krizave, por shndërrohet në një realitet të sigurt që e shtyn njeriun të punojë pa pushim, ditë e natë, me sinqeritet dhe me bashkëpunim për vepra të mira dhe devotshmëri, duke kuptuar realitetin dhe duke shikuar me shpresë të ardhmen.

Sot ne kemi nevojë për përgëzime të vërteta që të na ndihmojnë të përballojmë barrët e jetës dhe të kalojmë krizat që na bluajnë dhe na shuajnë çdo shpresë për një të ardhme më të mirë. Besimtarët, pavarësisht sprova që kalojnë, vështirësive që përjetojnë apo mangësive që kanë në adhurim, për shkak të sinqeritetit të nijetit të tyre dhe shpresës së madhe tek Zoti i tyre, gjithnjë gëzohen me një mirësi dhe mëshirë nga Allahu dhe janë të bindur se Ai nuk e humb shpërblimin e besimtarëve.

Autor: Muhamed Atije

Përktheu: Elton Harxhi

[1] – Sure Ahzab: 45 – 47.

[2] – Nesaiu. Hadithi është Sahih.

[3] – Ibn Sa’di në Tabekat. Hadithi është Sahih.

[4] – Buhariu dhe Muslimi.

[5] – Muslimi.

[6] – Buhariu dhe Muslimi.

[7] – Sure Zumer: 17 – 18.

[8] – Ebu Daudi. Hadithi është Sahih.

[9] – Ahmedi. Hadithi është Sahih.

[10] – Buhariu dhe Muslimi.

[11] – Tabaraniju.

Edukimi profetik nëpërmjet zbulimit dhe zhvillimit të talenteve
Allahu i Madhëruar e krijoi njeriun dhe e mësoi të shprehet, duke vendosur në shpirtin e çdo njeriu energji të fshehura dhe dhunti të shumta.

Dëshiroj të flas për një çështje madhështore, për një metodë profetike të mençur që na nevojitet në shtëpitë tona, në shoqëritë tona, në shkollat dhe institucionet tona. Ajo është: edukimi profetik nëpërmjet nëpërmjet zbulimit të aftësive.

Profeti ynë (a.s)  ishte udhëheqës dhe edukator, i cili dinte si të zbulonte energjitë tek njerëzit, dhe si ta vendoste secilin në vendin e duhur. Ai nuk bazohej tek lidhjet farefisnore apo tek miqësitë, por i vlerësonte njerëzit sipas aftësisë dhe meritës. Kjo metodë e drejtë është prej nevojave më madhore të umetit tonë sot.

Ndër arritjet më të mëdha të të Dërguarit (a.s) gjatë misionit të tij është se ai nuk u mjaftua vetëm duke i thirrur njerëzit në teuhid, por edukoi një brez ku çdo individ ishte një projekt i një umeti të tërë. Edukimi i tij nuk kishte të bënte vetëm me drejtimin e çështjeve shoqërore, por me rregullimin e tyre në përputhje me fenë dhe jetën, sipas ligjit të Allahut. Ai (a.s) kishte aftësinë të zbulonte talentet, të zhvillonte aftësitë, të kujdesej për dhuntitë, të edukonte me dije, trajnim dhe motivim, duke i orientuar drejt shërbimit të fesë dhe umetit, derisa ata u bënë udhëheqës në çdo fushë.

Kështu, Amr ibn el-As, megjithëse pranoi Islamin vonë, në vitin e tetë hixhri, Profeti (a.s) e caktoi menjëherë komandant të ushtrisë, edhe pse aty kishte sahabë që ishin bërë muslimanë shumë më herët. Ai kishte aftësi dhe energji që e bënin të aftë për atë detyrë. Dhe vërtet, ai arriti fitore të mëdha.

Gjithashtu, Profeti (a.s) pa tek Halid ibn Uelidi dhuntinë e tij ushtarake dhe e quajti: “Shpatë nga shpatat e Allahut, që Allahu e nxori kundër jobesimtarëve dhe hipokritëve.”

Tek Zejd ibn Thabiti pa zgjuarsi dhe nxënie të shpejtë të njohurive, ndaj e urdhëroi të mësonte gjuhën siriane, të cilën e zotëroi brenda pak ditësh.

Tek Abdullah ibn Abasi pa një mendje të ndritur për dituri dhe interpretim, ndaj iu lut për të: “O Allah, bëje të kuptojë fenë dhe mësoja atij interpretimin.” Ai u bë dijetari më i madh i umetit.

Profeti (a.s) i zbulonte këto dhunti herë pas here duke vëzhguar me kujdes, e herë duke i provuar ata. Ai dallonte karaktere të ndryshme dhe i përgatiste për rolet që u përputheshin aftësive të tyre.

Kështu, Ebu Bekri u shqua për butësi dhe mëshirë, ndaj Profeti (a.s) tha: “Më i mëshirshmi ndaj umetit tim është Ebu Bekri.” Ai u bë këshilltar dhe mbështetësi më i madh i Profetit.

Omeri u shqua për forcë dhe vendosmëri: “Më i forti prej tyre në çështjet e Allahut është Omeri.”

Othmani për turp dhe ndrojtje: “Më i turpshmi prej tyre është Osmani.”

Aliu për urtësi dhe gjykim: “Më i miri ndër ju në gjykim është Aliu.”

Kalidi për vendosmëri dhe luftë.

Zejdi për zgjuarsi dhe shkrim.

Secili prej këtyre sahabëve nuk do të dilte në pah, po të mos ishte ai që i zbuloi dhe i drejtoi: Profeti (a.s).

Por sot jetojmë në një kohë ku talentet shuhen pa u zhvilluar, ku inovatori quhet mendjemadh, ku i përkushtuari përjashtohet, dhe ku mendjet nënvlerësohen. Të rinjtë tanë shpesh nuk janë të humbur nga padituria, por nga mungesa e dikujt që t’i zbulojë dhe t’i udhëzojë.

Sira profetike nuk është thjesht histori për tu lexuar, por është metodë për të ndërtuar njeriun, për të përgatitur udhëheqës dhe për të ringritur umetin. Nëse duam zhvillim dhe ringjallje, duhet të rikthehemi tek kjo metodë profetike: të zbulojmë talentet e të rinjve, të mos vlerësojmë vetëm kujtesën, por edhe shpikësin, inovatorin, artizanin, shkrimtarin, udhëheqësin…etj.

Në shtëpi, sa fëmijë të zgjuar i kemi thyer me fjalën: “Ti nuk kupton!” Sa vajza të talentuara I kemi shtypur, vetëm sepse donim t’i bënim kopje të të tjerave! Në shkolla, sa nxënës kanë humbur, sepse u është ofruar vetëm një rrugë e ngushtë! Sa mësues kanë shpërfillur talentet e nxënësve, vetëm sepse nuk përputheshin me programin!

Sot kemi nevojë të ngjallim metodën profetike në edukim: të hapim rrugë që çdo talent të shprehet, të ndërtojmë shkolla që nuk vrasin krijimtarinë, xhami që orientojnë, dhe familje që dëgjojnë ëndrrat e fëmijëve të tyre pa i tallur.

Profeti (a.s)  nuk kishte laboratorë apo universitete, por kishte vizion, mëshirë dhe urtësi. Me to ai ndërtoi brezin më të veçantë, duke nxjerrë njerëz nga errësira e injorancës në dritën e dijes, nga humbja në rrugët e devijimit tek udhëzimi i Allahut.

Autore: Reula Edib Es – Sejid

Përktheu: Elton Harxhi

Konsulta në politikën profetike
Abdulazizi është një njeri bujar, trim, i zgjuar… Por një lavdërim i tillë nuk tregon vërtet sa bujar, trim dhe i zgjuar është Abdulazizi. Vetëm kur lavdërimi arrin në atë pikë sa të thuhet se ai është më trim, më i zgjuar dhe më bujari ndër njerëz, atëherë në mendjen tënde krijohet një imazh i veçantë për dallimin e Abdulazizit në këto cilësi. E kur të mësosh se ata që ai i tejkalon në këto cilësi janë vetë njerëz të dalluar për to, atëherë epërsia e tij ka arritur kulmin.

I Dërguari i Allahut (a.s) nuk i konsultonte shokët e tij vetëm në aspektin formal, por ai ishte më i miri ndër njerëz në zbatimin e saj. Ebu Hurejra (r.a.) transmeton: “Nuk kam parë askënd ndonjëherë që të këshillohej më shumë me shokët e tij sesa i Dërguari i Allahut.”[1] Ky përshkrim mjafton për të treguar statusin që zinte këshillimi në jetën e Profetit (a.s). Ai ishte më këshilluesi ndër njerëz, dhe kjo nuk mbështetet vetëm në këtë transmetim, por shfaqet qartë në jetën, udhëheqjen dhe traditën e tij. Ai këshillohej me të gjithë shokët e tij për çështjet e rëndësishme të udhëheqjes.

Kur doli për në Bedër për të ndjekur karvanin e Ebu Sufjanit, dhe pastaj u përball me ushtrinë e Kurejshëve, Profeti  (a.s) qëndroi dhe u tha shokëve: “Më jepni mendimin tuaj, o njerëz!” Foli Ebu Bekri, pastaj Omeri dhe pastaj Mikdadi (r.a.), dhe Profeti (a.s) bëri dua për ta. Pastaj tha: “Më jepni mendimin tuaj, o njerëz!” Sa’d bin Muadhi i tha: “Për Zotin, sikur të dëshiroje mendimin tonë, o i Dërguar i Allahut?” Ai (a.s) tha: “Po.”

Kjo shprehje e bukur “Më jepni mendimin tuaj” tregon gatishmërinë e udhëheqësit për të dëgjuar popullin dhe për t’i nxitur ata të shprehin mendimin e tyre. Kjo fjali është përsëritur nga Profeti (a.s) në raste të ndryshme.

Kur Profeti (a.s) mësoi për qëllimin e idhujtarëve Kurejshit për të sulmuar Medinën, ai u këshillua me shokët për të vendosur: të dilnin për ta takuar armikun apo të qëndronin brenda dhe të mbronin qytetin. Ata u ndanë në dy mendime, dhe ai zgjodhi mendimin për të dalë jashtë. Buhariu shkruan: “Profeti i këshilloi shokët e tij në Uhud për të qëndruar apo për të dalë, dhe ata zgjodhën daljen. Kur ai veshi parzmoren dhe vendosi, ata i thanë: Qëndro! Por ai nuk u tërhoq më dhe tha: Nuk i takon një Profeti që, pasi ka veshur parzmoren, ta heqë atë pa përfunduar çështjen sipas vendimit të Allahut.”[2]

Po ashtu, ai (a.s) u këshillua me shokët në beteja të tjera. Ndonjëherë i drejtohej posaçërisht individëve të caktuar për këshilla, siç bëri në Bedër kur pyeti Ebu Bekrin dhe Omerin rreth robërve. Në Sahih Muslim thuhet: Kur i kapën robërit, Profeti (a.s) i tha Ebu Bekrit dhe Omerit: “Çfarë mendoni për këta robër?” Ebu Bekri tha: “Janë të afërmit tanë dhe mendoj se duhet t’i lirojmë kundrejt shpërblimit që të kemi fuqi për të luftuar me jobesimtarët. Ndoshta Allahu i udhëzon.” Pastaj Profeti i tha Omerit: “Po ti ç’mendon, o bir i Hattabit?” Ai tha: “Jo, për Zotin, o i Dërguar i Allahut! Unë nuk mendoj si Ebu Bekri. Mendoj se duhet të na lejoni t’u presim kokat. Të lejoni Aliun t’i presë kokën Akilit (vëllait të tij), dhe mua të më lejoni t’i pres kokën filanit që është i afërmi im, sepse ata janë udhëheqësit e kufrit dhe prijësit e tij.”[3]

Gjithashtu, në ditën e Hendekut, ai u konsultua posaçërisht me Sa’d ibn Muadhin dhe Sa’d ibn Ubade, kur kishte ndër mend t’u jepte krerëve të Gatafanit një të tretën e të korrave të Medinës në këmbim të tërheqjes së tyre nga rrethimi. Kur ua tregoi këtë dy sahabëve dhe i pyeti për mendimin e tyre, Sa’di i tha: “O i Dërguar i Allahut! Ne dhe ata kemi qenë në shirk dhe adhurim idhujsh, dhe ata kurrë nuk kishin shpresë të merrnin një fryt nga ne pa pagesë ose mikpritje. Tani që Allahu na nderoi me Islam dhe na forcoi përmes teje, a t’u japim pasuritë tona? Jo, për Zotin! Ne do t’u japim vetëm shpatën, derisa Allahu të vendosë mes nesh dhe atyre.” Profeti (a,s) tha: “Ti e vendose çështjen.” Dhe më pas Sa’di mori marrëveshjen dhe e grisi.

Për shkak të rëndësisë së kësaj cilësie në udhëheqjen profetike, shokët e Profetit shpesh nxitonin të jepnin mendimin e tyre edhe pa e pyetur, e Profeti (a.s) e pranonte dhe e merrte parasysh. Për shembull, në Bedër, Sa’d ibn Muadhi sugjeroi të ndërtohej një vend i ngritur (kasolle) për Profetin dhe të përgatiteshin kafshët për të nëse do të duhej të tërhiqej. Ai shtoi: “Nëse fitojmë, atëherë është ajo që dëshirojmë. Por nëse humbim, atëherë mund të tërhiqesh dhe të na lësh me ata që nuk kanë ardhur me ne, por që të duan po aq sa ne. Allahu do të të ndihmojë përmes tyre.” Profeti (a.s) e lavdëroi dhe iu lut për të. Dhe kasollja u ndërtua për të.

Po ashtu, Habab ibn Mundhiri sugjeroi – në Bedër –  të zhvendosnin pozicionin afër një burimi uji dhe të prishnin burimet e tjera që të mos pinin armiqtë. Profeti (a.s) i tha: “Me të vërtetë, ke dhënë një ide të drejtë.”

Në Hudejbije, kur Profeti (a.s) urdhëroi shokët e tij të therin kafshët dhe të rruhen, ata nuk e zbatuan urdhrin e tij menjëherë. Ai hyri tek Ummu Selemeja dhe i tregoi se çfarë ndodhi. Ajo i tha: “O i Dërguar i Allahut, a dëshiron që ata ta bëjnë këtë? Dil, mos fol me asnjë prej tyre, dhe ther kafshët e tua, e pastaj thirr berberin të të rruajë.” Ai e bëri këtë, dhe kur ata e panë, të gjithë vepruan njësoj.

Këshillimi i Profetit (a.s) nuk kufizohej vetëm në çështje politike, por përfshinte edhe fusha të tjera. Në ngjarjen e shpifjes ndaj Aishes, ai i kërkoi mendim Aliut dhe Usame ibn Zejdit për ndarjen nga Aishja (r.a). Usame e mbrojti, duke thënë se nuk dinte gjë tjetër veç të mirës prej saj. Aliu tha: “Allahu nuk të ka ngushtuar, dhe ka shumë gra të tjera. Pyet shërbëtoren, ajo do të tregojë.” Kur pyeti shërbëtoren, ajo tha: “Nuk di gjë tjetër veçse ajo është e re dhe ndonjëherë fle dhe harxhon brumin, të cilin e ha ndonjë kafshë shtëpiake.” Atëherë Profeti (a.s) doli dhe u tha njerëzve: “O myslimanë, kush do të më ndihmojë ndaj një njeriu që ka përhapur fjalë të këqija për nderin tim? Unë nuk kam parë prej familjes sime veçse të mirë.”

Shura në Kuran

Për shkak të pozitës dhe nderit të madh të shurës (këshillimit), Allahu i Lartësuar e urdhëroi Profetin eTij  që të këshillohet, duke thënë: “Dhe këshillohu me ta në çështje; e kur të vendosësh, mbështetu te Allahu”[4]

Dijetarët kanë pasur mendime të ndryshme rreth kuptimit të këtij urdhri drejtuar Profetit (a.s) që të këshillohet, dhe këto mendime ndahen në dy interpretime kryesore:

Interpretimi i parë: Profeti (a.s) nuk kishte nevojë për këshilla nga askush, pasi ai udhëzohej përmes shpalljes hyjnore dhe me përkujdesjen e drejtpërdrejtë të Allahut. Sipas kësaj kuptimi, përfitimi i shurës qëndron në një nga dy qëllimet:

1 – Që të qetësohen zemrat e shokëve të tij dhe të kënaqen shpirtërisht, duke ditur ndikimin e shurës në marrëdhëniet mes njerëzve.

2 – Ose sepse vetë akti i këshillimit është një vepër e lavdërueshme, me virtyt të lartë, dhe sjell të mirën më të përsosur.

Interpretimi i dytë: Që të shërbejë si shembull për ata që do të vijnë pas tij, që edhe ata ta kenë shurën themel të çështjeve të tyre. Prandaj shumë juristë islamë kanë theksuar se shura ishte obligim për të (a,s), në mënyrë që të vendosej si normë për të gjithë besimtarët pas tij.

Cilësitë e shurës në politikën profetike

Nga studimi i jetës së Profetit (a.s), mund të përmbledhim cilësitë e shurës (këshillimit) në politikën e tij në këto aspekte:

Shura nuk ishte e kufizuar vetëm në anën politike, por ishte e pranishme edhe në fusha të tjera të jetës.

Profeti (a.s) këshillohej sipas rastit: ndonjëherë me një grup të afërt prej sahabëve të tij të veçantë, e ndonjëherë e zgjeronte rrethin e shurës për të përfshirë të gjithë shokët e tij.

Profeti (a.s) pranonte iniciativën e njerëzve për të shprehur mendimet e tyre, qoftë për të propozuar diçka apo për të shprehur pakënaqësi ndaj ndonjë veprimi të caktuar.

Shura zhvillohej vetëm për çështje të lejuara (të mubahut). Ndërsa në çështjet që janë të ndaluara në Sheriat, nuk ka vend për shurë. Për këtë arsye, ai e qortoi Usame ibn Zejdin (r.a) kur ndërmjetësoi për një grua nga fisi Mahzum që merrte hua sende dhe i mohonte ato, dhe Profeti (a.s) i tha: “A po ndërhyn për një kufi nga kufijtë e Allahut?!”[5]

Nuk kishte një mënyrë të caktuar dhe fikse për zhvillimin e shurës; qëllimi ishte gjithmonë arritja e mendimit të drejtë dhe më të dobishëm.

Autor: Fehd ibn Salah el-Axhlan

Përktheu: Elton Harxhi

[1] – Ahmedi (19231).

[2] – Buhariu (7369).

[3] – Muslimi (1763).

[4] – Sure Ali Imran: 159.

[5] – Buhariu (3475) dhe Muslimi (1688).

Rëndësia që i kushtoi profeti Muhamed lidhjeve ndërmjet njerëzve
Thelbi i artikullit:

Profeti Muhamed (a.s) i kushtoi rëndësi të madhe lidhjeve ndërnjerëzore, duke e vendosur moralin, ndershmërinë dhe respektin për të tjerët në qendër të fesë. Ai mësoi se adhurimi ndaj Allahut duhet të shoqërohet me sjellje të drejtë dhe të ndjeshme ndaj njerëzve. Ndërgjegjësimi moral, ruajtja e karakterit dhe sinqeriteti ishin pjesë e pandashme e besimit. Për profetin, besimtari i vërtetë është ai që është i dobishëm për shoqërinë dhe që nuk e lëndon tjetrin. Ai paralajmëroi se adhurimi pa ndershmëri dhe sjellje të mirë ndaj të tjerëve nuk ka vlerë. Sjellja pozitive dhe ndihma ndaj njerëzve ishin rruga drejt kënaqësisë së Allahut.

Për një pasqyrë më të gjerë dhe të argumentuar, ju ftojmë të lexoni tekstin e mëposhtëm:

Kur jeta e profetit Muhamed (a.s) dhe këshilla që ai u dha njerëzve analizohen me kujdes, mund të vihet re se ai gjithmonë ka vepruar si shembull dhe se ai bënte sugjerime që ndihmonin për të qetësuar emocionet dhe dëshirat e një individi, si edhe për të drejtuar lidhjet ndërmjet njerëzve pa i kthyer ato në konflikte dhe pa i hapur rrugë padrejtësisë.

Kur diskutohet për çështjen e fesë, shumë njerëz fillimisht marrin parasysh disa forma të adhurimit. Kjo qasje është e saktë, por nuk është e plotë. Në fakt, koncepti i ndershmërisë duhet të jetë prej gjërave të para që të vijnë në mendje kur flasim për fenë. Ndershmëria është një çështje thelbësore në Islam.

Prioritet e fesë

Një mysliman, i cili ka besim të fortë dhe të pastër në ekzistencën dhe njëshmërinë e Allahut, pa dyshim dhe pa ngurrim, dhe i cili konfirmon se profeti Muhamed është robi dhe i dërguari i Tij, duhet të jetë i vetëdijshëm për përgjegjësitë e tij në dy pika kryesore dhe duhet të bëjë të pamundurën t’i arrijë ato pa neglizhuar.

Pika e parë është të kryejë format e adhurimit të urdhëruara nga Allahu sipas aftësive të tij.

Pika e dytë është të jetë i ndjeshëm për respektimin e njerëzve dhe të mjedisit, dhe ky është gjithashtu një urdhër nga Allahu dhe është një rrugë nëpërmjet të cilës ne mund të arrijmë kënaqësinë e Tij.

Ndjeshmëria e treguar nga njerëzit për të dyja këto çështje konsiderohet si një parametër i sinqeritetit të besimit të tyre. Në shpjegimet për Islamin, u jepet prioritet dhe rëndësi formave bazë të adhurimit si falja, agjërimi dhe zekati. Megjithatë kur shqyrtohet jeta e profetit Muhamed (a.s) dhe burimet e haditheve (thëniet e profetit), mund të kuptohet se profeti Muhamed (a.s) u kushtoi shumë rëndësi lidhjeve njerëzore dhe se ai ishte shumë i ndjeshëm për këto çështje. Hadithi i mposhtëm është një provë e kësaj:

Një ditë profeti Muhamed ishte ulur me shokët e tij dhe tha: “A e dini se kush është një Muflis (i humbur)?” Njëri prej shokëve të tij tha: “Ai që nuk ka as dirhem dhe as pasuri”. Profeti tha: “Muflis është ai që vjen në Ditën e Gjykimit me namaz, agjërim dhe zekat, por ai ndihet i humbur atë ditë duke qenë se atij i ka shteruar të mirat e tij duke abuzuar me të tjerët, duke shpifur për të tjerët, duke konsumuar pa të drejtë pasurinë e të tjerëve, duke derdhur gjakun e të tjerëve dhe duke i rrahur të tjerët; virtytet e tij do t’u jepen atyre që kanë vuajtur në dorën e tij. Dhe nëse të mirat e tij nuk e balancojnë llogarinë e tij, atëherë mëkatet e personit tjetër do të futen në llogarinë e Muflis-it dhe ai do të hidhet në zjarr”.

Lidhja ndërmjet Allahut dhe njerëzimit

Njerëzit të cilët e përmbushin detyrën e adhurimit siç urdhërohet nga Allahu, pa dyshim konsiderohen se i kanë përmbushur disa prej detyrave të tyre. Megjithatë, ata nuk e kanë fituar akoma pozicionin e njerëzve të përsosur, të cilët u binden urdhrave të Allahut. Përgjigja për pyetjen: “Çfarë mangësish kanë dhe si mund ta marrin veten? “ duhet të kërkohet në hadithin e mëposhtëm:

“Asnjëri prej jush nuk ka besuar me të vërtetë, derisa ju të doni për vëllain/motrën tuaj atë që doni për veten tuaj”.

“Nuk mund të shkosh në parajsë pa besuar. Ju nuk mund të konsideroheni besimtarë derisa ta doni njëri-tjetrin”.

“Një mysliman është ai person, të cilit i besohet për veprat dhe fjalët e tij”.

Planifikimi i lidhjeve humane

Ne mund ta kuptojmë ndjeshmërinë e profetit Muhamed (a.s) kundrejt lidhjeve njerëzore, nëse ne i analizojmë ngjarjet që ndodhën në vitet e hershme të Islamit dhe deklaratat që u bënë nga çdo mysliman për ato ngjarje. Kur Xhafer Ibn Ebi Talib, vëllai i madh i Aliut, u thirr para Naxhashit, ai përshkroi jetën e mëparshme të popullit të tij dhe të mirat e Islamit me fjalët e mëposhtme: “Ne ishim në një gjendje injorance dhe imoraliteti, adhuronim idhujt, hanim mishin e kafshëve të vdekura, dhe kryenim të gjitha llojet e gjërave të këqija dhe të veprave të turpshme. Ne prishëm lidhjet familjare, i trajtonim keq miqtë dhe të fortit mes nesh shfrytëzonin të dobëtit. Ne qëndruam në këtë gjendje derisa Allahu na dërgoi një profet. Ai na bëri thirrje të adhuronim Allahun dhe të hiqnim dorë nga gurët dhe idhujt që ne dhe paraardhësit tanë i adhuronim përveç Allahut. Ai na urdhëroi të themi të vërtetën, të mbajmë premtimet, të jemi të sjellshëm me familjarët, të ndihmojmë fqinjin, të heqim dorë nga veprimet e ndaluara, të largohemi nga gjakderdhja, të shmangim gjërat e turpshme dhe dëshminë e rremë, të mos përvetësojmë pasurinë e jetimit dhe të mos shpifim për gratë e ndershme”.

Megjithëse Ebu Sufjani nuk ishte besimtar në atë kohë, ai foli për gjëra të ngjashme. Kur Herakliu pyeti për profetin Muhamed (a.s): “Çfarë ju urdhëroi ai të bëni?”, Ebu Sufjani u përgjigj: “Ai na urdhëroi të falim namazin, të japim zekatin, të themi të vërtetën, të jemi të devotshëm dhe të ndershëm dhe të forcojmë lidhjet farefisnore”. Kjo ishte qasja e profetit Muhamed (a.s), e profetit të Islamit, kundrejt qenieve njerëzore dhe lidhjes që duhet të formohet mes njerëzve.

Të jemi të vetëdijshëm për vetveten, të ruajmë personalitetin dhe karakterin tonë.

Në lidhjet njerëzore, është e rëndësishme që hapi i parë të merret pozitivisht. Ky është një qëndrim që pritet nga një person me virtyte.

Në ditët e para të profecisë së tij, profeti Muhamed (a.s) ishte i shqetësuar për përgjegjësinë e kësaj detyre dhe për ato që do të ndodhnin në të ardhmen. Fjalët që i tha bashkëshortja e tij Hatixhja për ta qetësuar janë kuptimplota dhe tregojnë personalitetin e profetit: “Gëzohu! Ai në duart e të cilit është jeta ime, është Dëshmitari im se ti do të jesh i dërguari i popullit të Tij. A nuk ke qenë i dashur me familjen, i dashur me fqinjët, bamirës me të varfrit, mikpritës për të huajt, ke mbajtur fjalën dhe i ke ndihmuar njerëzit në gjendje të vështira?”

Profeti i ka këshilluar vazhdimisht ata që e besojnë atë të jenë të ndjeshëm në sjelljen e tyre morale dhe duke thënë: “Më i miri i besimtarëve brenda aspektit të besimit është ai që ka moralin më të lartë”Ai thekson se një person, i cili ka besim të fortë te Allahu duhet të ketë sjellje morale të përsosur kundrejt të tjerëve. Një prej pikave që shtjelloi profeti Muhamed (a.s) ishte se një mysliman duhet të jetë i sinqertë dhe të ketë qëllim të mirë. Ky sinqeritet përfshin përzemërsinë brenda besimit dhe adhurimit dhe kundrejt të tjerëve. Këtë donte të thoshte Xherir inn Abdullahu, kur tha: “Unë u pajtova me profetin e shenjtë për çështjet e faljes së namazit, dhënies së zekatit dhe veprimit me sinqeritet kundrejt çdo myslimani”.

Me paralajmërimin e mëposhtëm profeti Muhamed (a.s) tregon, se njerëzit nuk duhet të lejojnë që të abuzohet me vullnetin e tyre të mirë: “Një besimtar nuk duhet të lëndohet në të njëjtin vend dy herë”. Me këtë shprehje profeti deklaron se besimtarët e matur duhet të jenë të kujdesshëm kur bëjnë vërejtje për njerëzit e tjerë. Ata mund të gabohen njëherë për shkak të vullnetit të mirë, që është diçka që duhet ta kenë, megjithatë ata kanë mundësitë të shqyrtojmë personalitetin e të tjerëve dhe si rrjedhim nuk duhet të mashtrohen më shumë se një herë nga i njëjti person ose persona, duke qenë se mashtrimi i dytë nuk konsiderohet si gabim i bërë nga vullneti i mirë, por si një faj që bëhet duke qenë i vetëdijshëm.

Detyrat dhe përgjegjësitë kundrejt njerëzve:

Profeti Muhamed (a.s) tregon, se njerëzit kanë aftësi jo vetëm t’i mbajnë dëshirat dhe nevojat e tyre tokësore brenda kufijve legjitimë, duke forcuar ekuilibrin ndërmjet kësaj bote dhe botës tjetër, ndërsa distancohen nga situatat ekstreme duke kryer veprime adhurimi dhe duke ndjekur rregullat e jetës sociale, por janë gjithashtu të aftë të jenë të shëndetshëm shpirtërisht pa kundërshtuar besimet e tyre.

“Tre shokë shkuan në shtëpinë e profetit dhe kërkuan të dhëna në lidhje me format e adhurimit që ai i kryente gjatë natës. Kur ata e morën informacionin që donin ata thanë: “Ku jemi ne e ku është Profeti (a.s). Allahu atij ia ka falur të gjitha mëkatet e mëparshme dhe ato të ardhshmet”. Njëri prej tyre tha: “Sa më përket mua, unë gjithnjë tërë natën do të falem”. I dyti tha: “Unë vazhdimisht do të agjëroj”. I treti tha: “Unë do të izolohem prej grave dhe kurrë nuk do të martohem”. Kur vjen i Dërguari i Allahut, u thotë atyre: “A jeni ju që keni thënë këtë dhe këtë? Sa më përket mua, pasha Allahun, unë jam më i ndrojtur dhe më i devotshëm ndaj Allahut sesa ju, por unë agjëroj dhe ha, falem dhe fle, dhe bëj jetë bashkëshortore! Kush largohet nga Sunneti im, ai nuk më përket mua”.

Në një hadith thuhet se: “Nëse katër njerëz dëshmojnë pozitivisht për një mysliman, atëherë Allahu do ta fusë atë në parajsë”. Hadithi i mposhtëm shpjegon veprat e kryera për të tjerët kanë vlerë më të madhe sesa veprat e tjera.

“Shtatë persona (lloje njerëzish) All-llahu do t’i vendosë nën hijen (mbrojtjen) e Tij atë ditë kur nuk do të ketë tjetër përveç hijes së Tij. Ata janë: – Imami (udhëheqësi) i drejtë; – një i ri i cili është rritur në ibadet dhe res­pekt të Allahut të Madhëruar; – një njeri, zemra e të cilit është e lidhur për xhamitë; – dy njerëz të cilët në emër të Allahut duhen, janë shoqëruar dhe të tillë kanë mbetur gjer në ndarje (vdekje); – një njeri të cilin e ka ftuar një grua autoritative dhe e bukur, kurse ai e refuzon duke i thënë se i frikësohet Allahut; njeriu i cili ndan sadaka fshehurazi, ashtu që dora e majtë nuk e di çka jep e djathta; dhe njeriu që në vetmi e përmend Allahun dhe i mbushen sytë me lot”.

Fusha e përgjegjësisë individuale brenda shoqërisë:

Profeti Muhamed (a.s) ka thënë se: “Nëse një person ka sjellje të mirë dhe të tjerët e ndjekin sjelljen e tij, atëherë ai person do të shpërblehet për atë sjellje; një pjesë e veprave të mira të njerëzve pas tij do t’u jepen gjithashtu atyre. Megjithatë, asgjë nuk hiqet nga të mirat e të tjerëve. Ai që nën vepra të këqija do të ndëshkohet për sjelljen e tij dhe për një pjesë të mëkateve të atyre që e morën atë për shembull dhe e vazhduan një sjellje të tillë, megjithatë mëkatet e këtyre ndjekësve nuk do të pakësohen”. Ky hadith tregon përgjegjësinë e kryerjes së veprimeve të gabuara si edhe përgjegjësinë që rezulton nga të qenit një shembull negativ për njerëzit e tjerë.

Dialog:

Shprehja e mëposhtme e profetit Muhamed (a.s) mund të na ndihmojë të kuptojmë se me sa kujdes ai veproi për këtë çështje. Kur një person e pyeti atë se cila ishte vepra më e mirë, ai u përgjigj: “Të ushqesh njerëzit dhe t’i përshëndesësh të gjithë, ata që i njeh dhe ata që nuk i njeh”.

Ky hadith jep shpjegimin më thelbësor të haditheve të mëposhtme: “Nuk do të hyni në Xhenet derisa të besoni, dhe nuk do të besoni derisa të duheni ndërmjet njëri-tjetrit. A doni t’ju udhëzoj për diçka që nëse i përmbaheni do të duheni mes jush? Atëherë jepini selam njëri-tjetrit”.

“Myslimani ndaj myslimanit i ka gjashtë detyra. – kur ta takosh, jepi selam; kur të thërret (në punë apo gazmend) përgjigju; kur prej teje kërkon këshillë, këshilloje; kur të teshtijë dhe falënderon Allahun me “el-hamdu li-l-lah” përgjigju me “jerhamu­kell-llah”; kur të sëmuret, vizitoje dhe kur të vdesë, përcille deri në varr”.

Në një hadith tjetër, profeti Muhamed (a.s) përdor një shprehje më tërësore: “Mos e urreni njëri-tjetrin, mos ia keni zili njëri-tjetrit, mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit (gjatë zemërimit), as mos i shkëputni marrëdhëniet tuaja dhe bëhuni robër të Allahut, vëllezër të mirëfilltë. Për myslimanin nuk është e lejuar ta braktisë vëllain e tij (pas hidhërimit) e të mos flasë me të më tepër se tri ditë”.

Autor: Salih Karacabey