Udhëzimi profetik – Ardhmeria Online

Kuptimi i ajetit “Dhe jetoni me to në mënyrë të mirë (me ma’ruf)” është një përgjegjësi e përbashkët mes bashkëshortëve
Kuptimi i përbashkët i ajetit “Dhe jetoni me to në mënyrë të mirë”: një përgjegjësi e përbashkët mes bashkëshortëve

Në zemër të jetës bashkëshortore, ajeti “Dhe jetoni me to në mënyrë të mirë (me ma’ruf)” përbën një bazë fetare që bashkëshortët duhet ta përqafojnë si një përgjegjësi të përbashkët. Kuptimi i ndërsjellë i këtij ajeti forcon komunikimin efektiv dhe sjell me vete sfidat dhe synimet që bashkëshortët duhet t’i përballojnë së bashku.

Kuptimi i ajetit si bazë e marrëdhënies bashkëshortore:

Kur bashkëshortët përvetësojnë një kuptim të saktë të ajetit “Dhe jetoni me to në mënyrë të mirë”, ata ndërtojnë një marrëdhënie të bazuar në respekt dhe kujdes. Kjo përgjegjësi e përbashkët kërkon komunikim të vazhdueshëm dhe gatishmëri për ta kuptuar njëri-tjetrin në thellësi.

Përgjegjësia e ndërsjellë:

1 – Respekti i ndërsjellë: Respekti lind nga zbatimi i kuptimit të ajetit “Dhe jetoni me to në mënyrë të mirë”, duke u bërë bazë për ndërtimin e besimit dhe komunikimit të drejtë.

2 – Komunikimi efektiv: Kuptimi i saktë i ajetit tregon rëndësinë e komunikimit të mirë, i cili mundëson shkëmbimin e mendimeve dhe ndjenjave në mënyrë të drejtë për të kuptuar saktë konceptin e “ma’rufit”.

3 – Arritja e ekuilibrit: Ajeti tregon nevojën për të arritur një ekuilibër mes bashkëshortëve në të drejta dhe detyra, gjë që ndihmon në krijimin e një marrëdhënieje të qëndrueshme dhe të balancuar.

Sfidat dhe si të tejkalohen:

1 – Sfidat e interpretimit: Arritja e një kuptimi të saktë kërkon njohuri të vazhdueshme dhe dialog të pandërprerë rreth interpretimit fetar dhe kontekstit kulturor.

2 – Balanca mes të drejtave dhe detyrimeve: Kjo kërkon dialog të vazhdueshëm për prioritetet dhe synimet e përbashkëta.

3 – Forcimi i komunikimit: Bashkëshortët duhet të zhvillojnë aftësitë e komunikimit për të shmangur keqkuptimet ose interpretimet e gabuara.

Kuptimi i këtij ajeti kërkon një qasje të bazuar në mirëkuptim dhe tolerancë. Bashkëshortët duhet të ndërtojnë një urë komunikimi të vazhdueshëm për të siguruar zbatimin e tij me frymë bashkëpunimi dhe respekti të ndërsjellë. Me punë të përbashkët dhe përkushtim, ata mund të krijojnë një marrëdhënie të shëndetshme dhe të qëndrueshme.

Burimi: bena-academy.com

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

Me secilën prej këtyre Allahu ia fal mëkatet
Ebu Seidi dhe Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me ata të dy) transmetojnë nga Profeti (a.s), se ai ka thënë: “Gjithçka që e godet muslimanin, qoftë lodhje, sëmundje, gajle, brengë, cënim apo trishtim, madje qoftë edhe një gjemb që e sëmbon, me secilën prej këtyre Allahu ia fal mëkatet.”[1]

Shpjegimi i hadithit:

Ky hadith profetik flet për durimin, që është arma e besimtarit, nëpërmjet të cilit ai i bën ballë vështirësive dhe pengesave të ndryshme që has gjatë jetës. Fjalët e përdorura janë të shkurtra, por mjaft kuptimplote, sepse të gjithë këto gjëra mund t’i ndodhin besimtarit në jetë. Në këtë hadith Profeti (a.s) thotë: “Gjithçka që e godet muslimanin” dhe nuk thotë: “Gjithçka që e godet njeriun” sepse vetëm muslimani është ai, i cili bën durim dhe kërkon shpërblim tek Allahu, kur i bie një sprovë.

Njeriu në këtë botë nuk mund të jetë gjithmonë i lumtur. Përkundrazi një ditë është i gëzuar dhe një ditë tjetër është i hidhëruar. Një ditë i vjen diçka dhe një ditë tjetër jo. Ai do të përballet me probleme shpirtërore, fizike, familjare dhe shoqërore. Madje, sprovat me të cilat ai përballet, nuk mund të numërohen. Megjithatë, për besimtarin e gjithë çështja e tij është e mirë, sepse nëse atë e godet ndonjë gjë e keqe, ai bën durim dhe kjo është një e mirë. Gjithashtu edhe nëse i vjen ndonjë e mirë, ai falenderon Allahun dhe kjo është përsëri diçka e mirë për të.

Nëse besimtarin e godet ndonjë e keqe, ai nuk duhet të mendojë se ajo që e ka goditur, qoftë edhe një gjemb, do të kalojë pa u vënë re. Përkundrazi ajo ka për t’u zëvendësuar me një të mirë dhe mëkatet do t’i shlyhen, ashtu siç bien gjethet nga pema. Nuk ka dyshim, se kjo është prej mirësisë së Allahut ndaj robërve të Tij.

Në fakt, sprova që i bie besimtarit ka dy anë të medaljes:

1 – Ngandonjëherë, kur atij i bie ndonjë fatkeqësi, shpreson shpërblim për atë që i ka rënë dhe nga kjo ka dy përfitime: pastrohet prej mëkateve dhe i shtohen veprat e mira.

2 – Ngandonjëherë tjetër, kur atij i bie një fatkeqësi, ai dëshpërohet, mërzitet etj dhe nuk mendon, se nëse ai bën durim, do të shpërblehet nga Allahu. Në këtë rast atij i shlyen vetëm mëkatet.

Pra në të dyja rastet ai është i fituar. Ose fiton vetëm shlyerjen e mëkateve pa marrë shpërblim, sepse ai nuk ka bërë nijet, nuk ka bërë durim dhe as nuk ka shpresuar shpërblim, ose do të fitojë dy gjëra: shlyerjen e mëkateve dhe shpërblimin nga Allahu i Lartësuar.

Prandaj kur besimtari shpohet  qoftë edhe nga një gjemb, ai duhet të shpresojë shpërblimin nga Allahu për këtë gjë, në mënyrë të atillë që të shpërblehet dhe të pastrohet prej mëkateve.

Mësimet e nxjerra nga hadithi:

1 – Prej metodave efikase të thirrjes është dhënia e sihariqit të mirë.

2 – Vlera e durimit dhe kërkimi i shpërblimit.

3 – Sprovat janë shlyerje mëkatesh.

4 – Lehtësimi i dhimbjes së tjetrit.

1 – Prej metodave efikase të thirrjes është dhënia e sihariqit të mirë:

Dhënia e sihariqit të mirë është një prej metodave efikase të thirrjes. Këtë metodë e ka vepruar edhe Profeti (a.s) në këtë hadith, duke e përgëzuar myslimanin, se nëse atë e godet ndonjë gjë e papëlqyeshme dhe ai bën durim, atëherë atij do t`i shlyen mëkatet.

Dhënia e sihariqit të mirë ka qenë një element i domosdoshëm i thirrjes së Profetit (a.s). Allahu i Lartësuar thotë: “O Profet! Ne të kemi dërguar ty si dëshmitar, sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues”[2][2] Pra Profeti (a.s) i përgëzon besimtarët dhe ata që i binden urdhrave të Allahut, se ata do të jenë prej të shpëtuarve në botën tjetër. Në këtë kontekst kuranor, fjala “sjellës të lajmit të mirë” është përdorur përpara fjalës “paralajmërues”, sepse në shumicën e rasteve Profeti (a.s) ka sjellë lajme të mira, pasi ai (a.s) është dërguar si mëshirë për botërat dhe numri i besimtarëve nga ymeti i tij është tepër i madh.

Imam Es Sa’di duke komentuar ajetet kuranore: “O Profet! Ne të kemi dërguar ty si dëshmitar, sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues; njëkohësisht (të kemi çuar) si thirrës, që i fton njerëzit në rrugën e Allahut me urdhrin e Tij dhe si pishtar ndriçues. Jepu lajmin e mirë besimtarëve se Allahu ka (përgatitur) për ata dhunti të madhe.”[3] thotë:“Allahu i Lartësuar e ka përshkruar Profetin Muhamed (a.s) me pesë cilësi, që janë thelbi dhe esenca e mesazhit të tij. Këto pesë cilësi janë:

1: Dëshmitar: dëshmitar për umetin e tij për atë që kanë vepruar, qoftë e mirë apo e keqe. Allahu i Lartësuar thotë: “Kështu, Ne ju kemi bërë një bashkësi të drejtë, që të bëheni dëshmitarë përmbi njerëzit dhe që i Dërguari të jetë dëshmitar përmbi ju.” “Si do të bëhet kur prej çdo populli të sjellin dëshmitarë dhe të sjellin ty (o Muhamed) për dëshmitarë mbi të gjithë ata?!”[4] Ai (a.s.) është dëshmitar i drejtë dhe fjala e tij është e pranueshme.

2-3: Sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues: Ai (a.s) u sjell lajme të mira besimtarëve dhe njerëzve të devotshëm, të cilët besojnë, bëjnë vepra të mira, dhe braktisin mëkatet. Lajmi i mirë është për ta në jetën e kësaj bote, se ata do të shpërblehen me të mira në këtë botë dhe në fenë e tyre për shkak të besimit dhe devotshmërisë së tyre. Ndërsa në botën tjetër ata do të shpërblehen me Xhenet, ku do të jetojnë përjetësisht të kënaqur në të. E gjitha kjo kërkon që të shtjellohet me imtësi, se cilat janë veprat e mira, veçoritë dalluese të devotshmërisë dhe llojet e shpërblimit.

Ndërsa ata, të cilët paralajmërohen, janë keqbërësit dhe të ligjtë. Ata paralajmërohen, se do të kenë ndëshkime në këtë botë dhe në fenë e tyre, për shkak të ligësisë dhe injorancës së tyre. Ndërsa në botën tjetër do të ndëshkohen me dënin të dhembshëm e të gjatë.

4 – Thirrës: që do të thotë se Allahu e ka dërguar atë, që t’i thërrasë njerëzit për të besuar Zotin e tyre, t’i bëjë ata që ta dëshirojnë me gjithë shpirt bujarinë e Tij si dhe t’i urdhërojë ata, që ta adhurojnë Atë. Që profeti (a.s) ta bëjë këtë gjë, në rradhë të parë duhet ta veprojë vetë atë, për të cilën i thërret ata. Ai (a.s) duhet t’ua shpjegojë atyre shumë qartë atë gjë, për të cilën i thërret, duhet t’i njohë ata me Zotin e tyre, emrat e cilësitë e Tij dhe se Ai është larg çdo të mete. Ai (a.s) u tregon atyre llojet e adhurimit. E gjitha kjo bëhet me lejen, vullnetin dhe fuqinë e Allahut.

5 – Pishtar ndriçues: që do të thotë se njerëzit janë në një errësirë të madhe, nga e cila nuk mund të udhëzohen e as të orientohen e ata ishin të zhytur në injorancë, derisa Allahu dërgoi këtë Profet të nderuar, nëpërmjet të cilit i ndriçoi errësirat, injoranca u zhduk dhe njerëzit u udhëzuan për në rrugën e drejtë.

Thënia e Allahut “Jepu lajmin e mirë besimtarëve se Allahu ka (përgatitur) për ata dhunti të madhe.” do të thotë: “Në këtë fjali janë përmendur ata, të cilëve u jepet lajmi i mirë, që janë besimtarët. Kur flitet vetëm për besimin, nënkuptohen edhe veprat e mira. Për ta është përgatitur një dhunti e madhe, që nuk mund të llogaritet: zemrat udhëzohen në rrugën e drejtë, mëkatet u falen, të këqijat largohen prej tyre, risku u shtohet, begatitë u vijnë, fitojnë shpërblime dhe kënaqësinë e Zotit të tyre dhe shpëtojnë nga zemërimi dhe ndëshkimi i Tij.

Prandaj, aktivistët e fesë duhet të përpiqen që t’u flasin njerëzve për shpërblimin, që Allahu u jep atyre për shkak të punëve të mira, nëpërmjet të cilave ata kapen pas rrugës të drejtë. Kjo është prej urtësive që ka vendosur Ligjëvënësi. Po ashtu, prej urtësive të vendosura prej Tij është fakti, se në ato raste kur duhet folur për ndëshkimin për shkak të punëve të këqija, aktivistët duhet që të flasin, sepse kjo i ndihmon ata, që të mos i veprojnë ato gjëra, të cilat Allahu i ka ndaluar.”

2 – Vlera e durimit dhe kërkimi i shpërblimit:

Nuk ka dyshim, se vlera e durimit ndaj vështirësive, halleve dhe problemeve, me të cilat njeriu përballet në jetë, është shumë e madhe. Një prej këtyre vlerave është përmendur në këtë hadith, ku Profeti (a.s) thotë: “Gjithçka që e godet muslimanin, qoftë lodhje, sëmundje, gajle, brengë, cënim apo trishtim, madje qoftë edhe në gjemb që e sëmbon, me secilën prej këtyre Allahu ia fal mëkatet”.

Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që të kërkojmë ndihmë nëpërmjet durimit. Allahu i Lartësuar thotë: “O besimtarë! Kërkoni ndihmë për veten nëpërmjet durimit dhe namazit. Në të vërtetë, Allahu është me të duruarit.”[5] Durimi është qëndrueshmëria dhe mospatja frikë e njeriut ndaj fatkeqësive. Durimi është burimi i qetësisë, sigurisë dhe lumturisë, nëse njeriu bën durim për hir të Allahut të Lartësuar. Allahu i Lartësuar thotë: “Vetëm ata që janë të durueshëm, do të shpërblehen pa masë”[6]

Një pjesë e konsiderushme e njerëzve  justifikohen, se për nga natyra ata janë gjaknxehtë e nuk mund të bëjnë durim. Por në të vërtetë, nëse ata do të përpiqeshin sadopak duke bërë durim, atëherë ata do ta mposhtnin mllefin, do t’i largoheshin haramit, do të ishin më zemërgjerë dhe do të kënaqeshin me atë që Allahu ka përcaktuar për ta. Profeti (a.s) thotë: “Ai i cili kërkon dëlirësi, Allahu ia jep atë, ai i cili kërkon pavarësi, Allahu ia jep atë dhe ai i cili kërkon durim, Allahu do t’ia japë atë. Askujt nuk i është dhënë dhuratë më e mirë dhe më e kompletuar sesa durimi.”[7]

Durimi i lëvduar është ai durim, i cili nuk shoqërohet me zemërim, dëshpërim, humbje të shpresës dhe as duke u ankuar. Rreth këtij kuptimi flet edhe hadithi i Profetit (a.s): “Çdo njeri (rob) që gjendet në vendin ku bie murtaja dhe qëndron aty duke bërë durim, duke kërkuar shpërblim tek Allahu dhe duke e ditur se atë nuk e godet asgjë përveç asaj që Allahu ka caktuar për të, do të ketë të njëjtin shpërblim si ai që bie dëshmor.” [8] Imam Ibn Haxheri duke komentuar këtë hadith thotë: [Duke bërë durim: nuk shqetësohet dhe as merakoset, por i dorëzohet caktimit të Allahut, duke qenë i kënaqur.] Po kështu, në hapat e para të thirrjes islame, Allahu i Lartësuar e urdhëroi Profetin (a.s) me fjalët: “Prandaj, duro, me durim të hijshëm.”[9]  Imam El Kurtubiu thotë: [Durimi i hijshëm është durimi që nuk shoqërohet me dëshpërim dhe as ankesa.] Gjithashtu, në rastet e fatkeqësive mbështetet plotësisht tek Allahu i Lartësuar dhe është i bindur 100% tek shpërblimi i Allahut. Pra edhe në këtë rast durimi i tij është i lëvduar.

Jo rrallëherë ndodh, që kur njeriu gjendet përpara një situate, të cilën ai duhet ta përballojë me durim, harron të bëjë durim. Mirëpo në të tilla raste është mirë, që miqtë më të afërt të tij, apo kushdo tjetër që ndodhet pranë tij, ta këshillojë që të bëjë durim.Në atë shoqëri, ku nuk ekziston dhënia e këshillës për të vërtetën dhe për të bërë durim, ajo shoqëri është shkatërruar dhe është në humbje, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “Pasha kohën! Me të vërtetë njeriu është në humbje, përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i këshillojnë njëri-tjetrit të vërtetën e i këshillojnë njëri-tjetrit durimin.”[10]  Njëherë Profeti (a.s) pa një grua që po vajtonte pranë varrit të të birit që kishte vdekur. Ai (a.s) e këshilloi me fjalët: “Ki frikë Allahun dhe bëj durim!”

Në të vërtetë, shija e durimit është disi e hidhur, mirëpo besimtari duhet ta mësojë veten që në situatat e vështira të bëjë durim të hijshëm. Ajo ç’ka e ndihmon më së shumti besimtarin që të bëjë durim në rrethana dhe kondita të vështira, është që të sjellë nëpër mend atë ç’ka ka përgatitur Allahu i Lartësuar për durimtarët; falje të mëkateve, ngritje në grada të larta si dhe shumë shpërblime. Po ashtu, një element tjetër që e ndihmon besimtarin që të bëjë durim, është marrja shembull nga durimi i njerëzve me peshë në historinë islame. Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin (a.s) me fjalët: “Prandaj, ti bëhu i durueshëm (o Muhamed), ashtu siç kanë duruar me këmbëngulje të dërguarit e vendosur!”[11] Realisht, nëse njeriu e kupton drejt ndikimin pozitiv të durimit që i fshin mëkatet dhe gjynahet, ai do të këmbëngulte më shumë për ta kërkuar mëshirën hyjnore dhe do të ishte tepër i kënaqur me atë që Allahu ka caktuar për të. Allahu i Lartësuar thotë: “Duro (o Muhamed), se, me siguri, premtimi i Allahut është vërtetë”[12]

3 – Sprovat janë shlyerje mëkatesh:

Prej dhuntive dhe begative që Allahu i Lartësuar i ka dhuruar robit të Tij është edhe fakti, se nëpërmjet fatkeqësive që i bien njeriut, Ai ia shlyen atij mëkatet dhe gjynahet. Pikërisht, këtë gjë Profeti (a.s) e ka sqaruar mjaft mirë në këtë hadith, duke thënë: “Gjithçka që e godet muslimanin, qoftë lodhje, sëmundje, gajle, brengë, cënim apo trishtim, madje qoftë edhe në gjemb që e sëmbon, me secilën prej këtyre Allahu ia fal mëkatet”. Imam El Kurtubi duke komentuar këtë hadith thotë: [Ky hadith dhe hadithe të tjera të ngjashme si ky dëshmojnë, se kur besimtarit i bie ndonjë sëmundje, trishtim apo fatkeqësi, sado të vogla dhe të pakta qofshin ato, ai merr shpërblim për to dhe i shlyhen mëkatet, në mënyrë të atillë që ai të ecë mbi sipërfaqen e Tokës dhe të jetë i pastër nga gjynahet, ashtu siç transmetohet në një hadith tjetër. Por që ai të shpërblehet dhe t’i shlyen mëkatet, duhet që të bëjë durim dhe të kërkojë shpërblimin tek Allahu.]

Është e pamundur që njeriu të jetojë gjithmonë i lumtur në këtë botë. Një ditë do të jetë i lumtur dhe në një ditë tjetër do të jetë i brengosur, sepse ai do të sprovohet me sprova nga më të ndryshmet, qofshin ato ndaj tij, pasurisë, familjes apo shoqërisë ku jeton. Madje, sprovat që e godasin njeriun nuk mund të numërohen, sepse ato janë të shumta. Por megjithatë, çështja e besimtarit është e gjitha e mirë, sepse kur i vjen një e mirë, ai është mirënjohës e falenderon Allahun dhe bën vepra të mira, që të fitojë të mirat dhe begatitë e kësaj bote dhe botës tjetër. Ndërsa kur e godet ndonjë e keqe, bën durim duke kërkuar shpërblimin tek Allahu. Po ashtu edhe në këtë rast ai fiton nga të mirat e kësaj bote dhe botës tjetër. Kjo gjë i ndodh vetëm besimtarit.

4 – Lehtësimi i dhimbjes së tjetrit:

Nuk ka dyshim, se fjalët lehtësuese dhe ngushëlluese që myslimani ia thotë atij që është në hall e në vështirësi, janë metoda efikase të thirrjes islame. Këtë gjë ne e vërejmë qartë tek fjalët lehtësuese të Profetit (a.s) drejtuar çdo personi, i cili është në hall e vështirësi. E ku ka fjalë më lehtësuese e më të dëshiruara për njeriun, sesa falja e mëkateve dhe shpërblimi i merituar për shkak të durimit ndaj sëmundjes, trishtimit, gajles, mërzitisë, brengës etj. Ibn Abasi tregon, se kur Profeti (a.s) vizitonte një të sëmurë, thoshte: “Nuk ka gjë, qoftë kjo sëmundje me lejen e Allahut pastrim për ty”. Tregohet se njëherë Porfeti (a.s) shkoi për të vizituar Umu Es Saib që dridhej nga sëmundja. Profeti (a.s) e pyeti: “Çfarë ke?” “Kam ethe. Allahu e poshtëroftë – u përgjigj ajo. Profeti (a.s) tha: Hëm, mos e shaj atë, sepse nëpërmjet saj largohen (shlyen) mëkatet e besimtarit, tamam siç e largon kurdha skorjen e metalit”[13]  Pra, nga vepra e Profetit (a.s) duket qartë, se lehtësimi dhe ngushëllimi i dhimbjes së dikujt që i ka rënë një fatkeqësi është një prej metodave efikase, të cilën thirrësi duhet ta shfrytëzojë në maksimum, sepse lehtësimi i dhimbjes së tjetrit është prej mësimeve të fesë Islame dhe është një dëshmi e gjallë e sinqeritetit të thirrësit.

Argumentet dhe dobitë e hadithit:

1 – Sëmundjet dhe çdo gjë tjetër që e lëndon besimtarin, janë shkak për pastrimin nga mëkatet.

2 – Njeri fatkeq është ai, i cili privohet nga shpërblimi.

3 – Vlera e madhe e durimit ndaj fatkeqësive.

4 – Sado e vogël që të jetë fatkeqësia që i bie besimtarit, ajo është shlyerje mëkatesh për të.

5 – Nuk është mirë që besimtari të bashkojë mes dy të këqijave: të vuajë lëndimin dhe të mos marrë shpërblimin.

Epilog:

Tregohet njëherë, se një robëreshë u rrëzua dhe si shkak i rrëzimit iu pre gishti, mirëpo ajo filloi të qeshë. Dikush i tha: “A po qesh, ndërkohë që gishti të është prerë?!” “A dëshiron të të flas sipas logjikës tënde?! Ëmbëlsia e shpërblimit më bëri që të harroj dhimbjen”, – u përgjigj ajo.

Fjalët dhe veprimi i saj dëshmojnë qartë, se logjika e atij që i foli nuk shkon më tepër se ajo ç’ka ai tha. Ndërkohë që ajo qëndron në një gradë më të lartë në lidhje me sprovën që i ka ndodhur. Ajo shijon ëmbëlsinë, duke e falenderuar Allahun, duke qenë e kënaqur, duke bërë durim dhe duke menduar vetëm për shpërblimin që pret ta marrë nga Allahu i Lartësuar. Aq e dhënë ishte pas kësaj ëmbëlsie, saqë as që i shkonte nëpër mend dhimbja e plagës që i ishte shkaktuar nga prerja e gishtit.

Autor: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Buhariu dhe Muslimi.

[2] – Sure Ahzab: 45.

[3] – Sure Ahzab: 45 – 47.

[4] – Sure Nisa: 41.

[5] – Sure Bekare: 153.

[6] – Sure Zumer: 10.

[7] – Buhariu.

[8] – Buhariu.

[9] – Sure Mearixh: 5.

[10] – Sure Asr: 1 – 3.

[11] – Sure Ahkaf: 35.

[12] – Sure Rum: 60.

[13] – Buhariu në “Edebul Mufred”. Hadithi është Sahih.

Suneti në lëminë e së drejtës islame
Suneti është burimi i dytë i së drejtës islame, pas Librit të Allahut të Lartësuar.

Duke u nisur nga kjo vërejmë se tematika e Sunetit – si burim dhe argument për të drejtën islame dhe ligjin – është trajtuar gjërë e gjatë në të gjithë librat e “Usul Fikhut” tek të gjitha medh’hebet.

Imam Euzai në lidhje me rëndësinë e Sunetit është shprehur qartazi duke thënë: [Libri (Kurani) ka më shumë nevojë për Sunetin, sesa ka nevojë Suneti për Librin.][1]

Kjo thënie e imam Euzait është e saktë, sepse Suneti është sqarues i Librit; sqaron me detaje atë që është e përmbledhur, përcakton atë që është e papërcaktuar dhe specifikon atë që është e përgjithshme.

Madje kjo i ka shtyrë disa dijetarë të thonë se Suneti është vendimtar për Kuranin,[2] që nënkupton se ai sqaron qëllimet e tij.

Mirëpo imam Ahmedi nuk është dakord me këtë shprehje: Unë nuk guxoj ta them një gjë të tillë. Ajo që guxoj të them është se: [Suneti është sqarues i Kuranit.][3] Kjo dëshmon për perceptimin dhe vetëpërmbajtjen e imam Ahmedit.

Në fakt ky është objektivitet, sepse Suneti nga një pikpamje sqaron Kuranin dhe në pikpamje të tjera vërtitet rreth tij dhe asnjëherë nuk del jashtë kontureve të Tij.

Ajo gjë për të cilën nuk ka kontestim është fakti se Suneti është burim i legjislacionit islam në çështjet e adhurimeve dhe marrëdhënieve ndërnjerëzore për individin, familjen, shoqërinë, marrëdhëniet kombëtare dhe ndërkombtare.

Imam Sheukani ka thënë: [Si përfundim themi se konsolidimi i Sunetit si argument bazë dhe autonomia e vendosjes së dispozitave fetare të tij është domosdoshmëri fetare. Këtë gjë askush nuk e kundërshton përveç atij që qëllimisht flet kundra fesë islame.][4]

Kushdo që i lexon librat e të Drejtës Islame të secilit prej medh’hebeve do t’i gjejë ato të mbushura plot e për plot me argumente nga Suneti i shprehur me fjalë, vepra apo veprime të miratuara.

Në këtë pikë, skolastika e hadithit është e njëllojtë me skolastikën e racionalistëve, ashtu siç emërtohen këto dy skolastika në historinë e së drejtës islame.

Të dyja këto skolastika pajtohen në parim. Kurse divergjencat midis tyre janë në detaje dhe praktikë, për shkak të kushteve që kanë vendosur për pranimin e hadithit dhe vënies në zbatim të tij.

Ai i cili i lexon librat e medh’hebit Hanefij – që përfaqëson skolastikën racionaliste – do të vërejë se ajo është e mbushur plot e për plot me hadithe të cilat dijetarët e këtij medh’hebi i kanë marrë si argumente.

Duke parë me vëmendje hadithet, të cilat janë përmendur në librin “El Ikhtijar Sherhul Mukhtar” i Ibn Meudud El Hanefij El Mesulij, libër i cili ka qenë pjesë e programit mësimor në shkollë të mesme në Ez’her, apo hadithet që janë përmendur në librin “El Hidaje” i Merginanit, i cili ka qenë pjesë e planit mësimor të studentëve të medh’hebit Hanefij në fakultetin e sheriatit në Ez’her, apo shpjegimi i tij “Fet’hul Kadiri” i studjesit të medh’hebit Hanefij, Kemaludin ibnul Hemam, të gjitha këto do të mjaftonin si pohim i kësaj të vërtete, se pasuesit e skolastikës së mendimit janë bazuar tek Suneti, sikurse janë bazuar edhe pasuesit e skolastikës së hadithit.

Në ditët e sotme, disa njerëz kanë thënë se Ebu Hanifja është bazuar vetëm tek shtatëmbëdhjetë hadithe gjithsej.

Në fakt këto fjalë nuk mund t’i paramendojë askush që e njeh natyrën e skolastikave shkencore  dhe formimin e dijetarëve të asaj kohe. Ebu Hanifja është diplomuar tek skolastika shkencore e qytetit të Kufes, skolastikë që janë bashkuar shkenca e jurisprudencës dhe hadithit, qysh kur e ka themeluar sahabiju i nderuar Abdullah ibn Mes’udi (r.a).  Vlera dhe dija e saj u shtua akoma më tepër kur atje mbërriti prijësi i besimtarëve Ali ibn Ebu Talib (r.a), i cili ka thënë: “Allahu e mëshiroftë Ibn Mes’udin i cili ka përhapur dijen në këtë qytet.”

Është i habitshëm fakti se disa njerëz janë mbështetur tek fjala e Ibn Haldunit në lidhje me imam Ebu Hanifen. Mirëpo në këtë rast kemi të bëjmë me shkëputjen e disa fjalëve nga i gjithë konteksti, sprovë me të cilën jemi sprovuar nga shumë njerëz, të cilët nuk kanë arritur ta kuptojnë plotësisht atë ç’ka është thënë për një tematikë, madje as në të njëjtin konteks.

Nëse do të kthehemi tek ajo çfarë ka thënë Ibn Halduni do të konstatojmë se ai thjesht i ka cituar këto fjalë që janë thënë për Ebu Hanifen, por nuk e ka përqafuar si mendim. Jo vetëm kaq, por pasi e ka përmendur atë ç’ka është thënë për imam Ebu Hanifen, e ka kundërshtuar atë ç’ka është thënë. Në “Mukaddimen” e librit të tij në kapitullin “Shkencat e Hadithit” ka thënë sa më poshtë:

[Dije gjithashtu se imamllarët, komptentët juridiko – fetar kush më pak e kush më shumë e kanë përdorur këtë plaçkë.[5] Është thënë se Ebu Hanifja ka transmetuar shtatëmbëdhjetë hadithe deri në pesëdhejtë hadithe gjithsej. Kurse imam Maliku, hadithet e sakta që i ka përmendur në librin “Muueta” arrijnë në treqind apo pothuasje në këtë shifër. Kurse imam Ahmedi në “Musnedin” e tij ka përmendur tridhjetë mijë hadithe.  Ky numër transmetimesh i haditheve nga ana e tyre është si pasojë e përpjekjes së tyre juridiko-fetare.

Disa fanatikë e abuzues mund të thonë se: Disa prej imamllarët – njohin pak hadithe, prandaj edhe kanë transmetuar pak hadithe. Mirëpo ky opinion është i papranueshëm për imamllarët e mëdhenj, sepse ligjet e sheriatit nxirren nga Kurani dhe Suneti. Ai i cili ka njohuri të pakët të haditheve e ka për detyrë të kërkojë e të transmetojë sa më shumë hadithe, të punojë sistematikisht e të përveshë mëngët me qëllim që ta marrë fenë nga burimet e sakta dhe ligjet nga Profeti (a.s) që i përcjell ato prej Allahut. Imamllarët që kanë përmendur një numër të vogël hadithesh e kanë bërë një gjë të tillë për shkak të krtikave dhe shkaqeve të dobëta që kanë hasur me hadithet. Tek shumica e tyre, zhvlerësimi i haditheve është primar. Si rrjedhojë e kësaj, përpjekja e tyre juridiko-fetare i shtyn ata që mos t’i marrin për bazë këto hadithe dhe vargun e transmetuesve të tyre. Një gjë e tillë ndodh shpesh, prandaj edhe ata transmetojnë një numër të vogël hadithesh për shkak të dobësisë së tyre. Kjo është e vërteta, e dijetarët e Hixhazit kanë transmetuar më tepër hadithe se dijetarët e Irakut. Arsyeja e kësaj është se Medina është vendi i hixhretit dhe vendstrehimi i sahabëve, kurse ai i cili prej sahabëve shkonte në Irak preokupohej më shumë me xhihadin. Prandaj shkaku se përse imam Ebu Hanifja ka transmetuar pak hadithe  janë se ai ka qenë më rigoroz në kushtet që ka vendosur për pranimin e haditheve. Nëse një hadith me kushte të dobëta bie ndesh me aksiomën logjistike, atëherë në këtë rast është e vështirë që ai të pranohet, prandaj edhe ai ka trasnmetuar pak hadithe. Por kjo nuk do të thotë se ai i ka lënë qëllimisht hadithet, mazallah, një gjë e tillë as që mund të mendohet që ai ta ketë bërë. Ajo ç’ka tregon se ai është prej imamllarëve kompetentë në shkencën e hadithit është akreditimi, aprovimi  i medh’hebit të tij në mesin e tyre dhe marrja në konsideratë e tij në çështjet e pranimit apo jo të hadithit. Kurse dijetarët e tjerë të hadithit, që janë pjesa dërmuese e tyre, kanë vendosur kushte më të lehta për pranimin e hadithit, prandaj edhe kanë transmetuar më shumë hadithe dhe kanë patur më pak përpjekje juridiko-fetare. Më vonë, dijetarët e medh’hebit Hanefij, i kanë lehtësuar kushtet e pranimit të haditheve dhe si rrjedhojë kanë transmetuar shumë hadithe. Imam Tahauiju ka transmetuar shumë hadithe dhe ka shkruajtur musnedin e tij, një libër me shumë vlera, por jo në gradën e dy librave të hadithit, Buhariut dhe Muslimit. Sepse kushtet, të cilat Buhariu dhe Muslimi i kanë vendosur në librat e tyre janë të pranura unanimisht prej Umetit, ndryshe nga kushtet që ka vendosur imam Tahauiju, dijetarët nuk janë unanim për çdo transmetim të transmetuar prej tij, si për shembull rasti i atyre transmetuesve që janë të fshehtë, e raste të tjera.][6]

Këto janë fjalët të cilat dijetari i shquar Ibn Halduni ka thënë për imam Ebu Hanifen dhe medh’hebin e tij. Këto janë fjalët e një dijetari, historian, ekspert dhe objektiv.

Autor: Jusuf Kardavi

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – “Irashdul Fuhul” i imam Sheukanit, fq: 33. Shtëpia botuese:  Mustafa Halebij.

[2] -“Irshadul Fuhul” i imam Sheukanit. Këtë shprehje  e ka thënë Jahja ibn Ebu Kethir. Ibn Abdul Ber e ka përmendur këtë gjë në “Xhami’I” fq: 2/192.

[3] – “Xhamiu Bejanil Ilmi ue fadlihi” i Abdul Berit, fq: 2/191-192. Shtëpia botuese: “Bejrut Musauire”

[4] – “Irshadul Fuhul” i imam Sheukanit, fq: 33. Shtëpia botuese: Mustafa Halebij.

[5] – Ka për qëllim përdorimin e haditheve profetike.

[6] – “Mukaddimetu ibn Haldun” vëllimi i tretë, fq: 1143-1145. Shtëpia botuese: Lexhnetul Bejanil Arabij. Botimi i dytë. Recensues: Ali Abduluahid Uafi.

Mëshira, moral i Profetit (a.s)
Kush nga njerëzit nuk gabon?!

Është natyrë e njerëzve, prej së cilës nuk ka shpëtim, që ata të gabojnë. Këtë e ka bërë të qartë edhe Profeti i Allahut (a.s) kur ka thënë: “Çdo bir i Ademit gabon, dhe më i miri i të gjithë gabuesve është ai që pendohet.”

Nga ky rregull nuk bën përjashtim askush, përveç profetëve

Nëse gabimi pritet të ndodhë në këtë mënyrë nga çdo njeri, medeomos kuptohet vetvetiu se Sheriati ka ardhur me një udhëzim hyjnor për t’i orientuar njerëzit për tek e drejta dhe e sakta.

Statusi i shokëve të Profetit (a.s)

Gjenerata e shokëve të Profetit (a.s) është gjenerata më e mirë në sipërfaqen e rruzullit tokësor. Nuk e themi këtë thjesht nga një përpjekje e mendimit tonë, por e ka dëshmuar vetë Profeti i Allahut (a.s) kur ka thënë: “Më të mirët e njerëzve janë brezi im, pastaj ata që pasojnë ata, pastaj ata që pasojnë ata.”

Madje, një dëshmi për këtë është përmendur nga Allahu në ajetin kuranor: “Muhammedi është i Dërguari i Allahut, dhe ata që janë me të janë të ashpër ndaj mohuesve, të mëshirshëm mes tyre; i sheh ata në gjunjë, në sexhde, duke kërkuar favorin dhe kënaqësinë e Allahut. Shenja e tyre është në fytyrat e tyre nga gjurmët e sexhdes.”[1]

Por kjo nuk do të thotë se shokët e Profetit (a.s) nuk janë njerëz dhe se nuk mund të gabojnë. Po, gabimet e tyre janë të pakta, dhe ato shkrihen në oqeanet e vlerave të tyre, por gjithsesi edhe ata kanë gabime. Profeti (a.s) kishte një metodë të qartë dhe të qëndrueshme për t’i trajtuar ato. Nëse do ta përmbledhje këtë parim në një fjalë, ajo fjalë do të ishte “mëshira”.

Disa mund të çuditen se metoda e trajtimit të gabimit është mëshira; sepse ajo që të shkon menjëherë në mendje kur flitet për gabimet është ndëshkimi, por nuk është gjithmonë kështu. Shumë gabime trajtoheshin përmes buzëqeshjes, udhëzimit, këshillës dhe mësimit para se të ndëshkoheshin.

Madje, Profeti (a.s)  kur ndonjëherë detyrohej të zbatonte ndëshkimin, si për shembull në rastet që lidheshin me aplikimin e ndëshkimeve kur shkeleshin ligjet e Allahut, e aplikonte masën ndëshkimore duke qenë i mëshirshëm. Madje edhe në rastin ku ndaj shkelësit do të ekzekutohej dënimi me vdekje, ai (a.s) u tregua i mëshirshëm.

Tipari i injorancës

Edhe pse injoranca është një tipar i përbuzur dhe rrallherë përmendet në Kuran në aspektin pozitiv, ajo përmendet shpesh për të treguar përbuzje dhe qortim. Madje, Musai (a.s) iu lut Allahut që ta mbante larg saj, siç e tregon Allahu i Lartësuar në fjalët e Tij: “Ai tha: “Unë kërkoj mbrojtje tek Allahu që të mos jem nga të paditurit.”[2]

Megjithatë, pavarësisht qortimit për këtë tipar, të gjithë njerëzit – pa përjashtim –  e kanë këtë tipar në një mënyrë ose tjetër. Ata dinë disa gjëra dhe nuk dinë gjëra të tjera. Edhe më të diturit në një fushë të caktuar patjetër janë të paditur në fusha të tjera.

Në të vërtetë, përbuzet ai që është injorant dhe nuk përpiqet të fitojë dijeni, ai që nuk di gjëra të njohura gjerësisht mes njerëzve, ose siç thonë dijetarët: ai që është injorant për atë që është i njohur nga feja me detyrim.

Ky lloj i fundit — injoranca për çështjet e njohura — është ai që synojmë të trajtojmë në këtë artikull. Përndryshe, të gjithë njerëzit janë të paditur, ose të paktën kanë qenë të paditur në një fazë të jetës së tyre, pastaj kanë kaluar në fazën e dijes.

Shembuj nga mëshira e Profetit (a.s) ndaj atyre që nuk i dinin rregullat e fesë

Meqenëse feja islame ishte një fe e re në Gadishullin Arabik në kohën e dërgimit të të Dërguarit të Allahut (a.s), shumë njerëz vinin tek ai pa i njohur mirë dispozitat e Islamit. Megjithatë, pavarësisht numrit të madh të tyre dhe pyetjeve apo gabimeve që bënin, ai nuk e humbi kurrë qetësinë dhe durimin e tij. Përkundrazi, u përball me të gjitha këto situata me mëshirën që e karakterizonte.

Muavije ibn el-Hakem es-Sulemij (a.s) tregon: “Ndërsa po falesha me të Dërguarin e Allahut (a.s), njëri nga njerëzit teshtiu. Unë i thashë: “Allahu të mëshiroftë!” Njerëzit filluan të më shikonin me habi. Atëherë unë thashë: “Më humbtë nëna! Çfarë keni që më shikoni kështu?” Ata filluan të godisnin kofshët e tyre me duar, për të më bërë shenjë të heshtja. Kur e kuptova se po përpiqeshin të më ndalonin të flisja, heshta.

Kur i Dërguari i Allahut (a.s) e përfundoi namazin, për nënën dhe babanë e tij qofsha flijim, nuk kam parë as para tij e as pas tij ndonjë mësues më të mirë në mësimdhënie sesa ai. Për Allahun, ai as nuk më qortoi ashpër, as nuk më goditi dhe as nuk më shau. Ai vetëm tha: “Gjatë faljes së namazit nuk lejohet asgjë nga fjalët e zakonshme të njerëzve. Ai përbëhet vetëm nga tesbihu, tekbiri dhe leximi i Kuranit.”[3]

Në këtë ngjarje shohim qartë mëshirën e të Dërguarit të Allahut (a.s) ndaj Muavijes (r.a), i cili ishte ende shumë i paditur në lidhje me rregullat e namazit. Kjo mëshirë la aq shumë mbresë tek Muavija, saqë ai e kujtoi dhe e komentoi vetë duke thënë: “Për nënën dhe babanë e tij qofsha flijim, nuk kam parë as para tij e as pas tij ndonjë mësues më të mirë në mësimdhënie sesa ai.”

Ndoshta Muavija priste që edhe i Dërguari i Allahut (a.s) ta qortonte ose të sillej me ashpërsi ndaj tij, sidomos pasi pa reagimin e fortë të namazlinjve dhe përpjekjet e tyre për ta heshtur. Prandaj i habitur tha: “Për Allahun, ai as nuk më qortoi ashpër, as nuk më goditi dhe as nuk më shau.”

Por i Dërguari i Allahut (a.s) nuk nxirrte kurrë fjalë të këqija nga goja e tij dhe nuk sillej me ashpërsi ndaj askujt. Ai i mësonte njerëzit me urtësi, butësi dhe mëshirë, duke i afruar zemrat e tyre dhe jo duke i larguar ato.

Një ditë tjetër, i Dërguari i Allahut (a.s) pa diçka që zakonisht do ta zemëronte çdo njeri. Megjithatë, edhe në atë rast, reagimi i tij ishte mëshirë e butësi me të cilën ai karakterizohej gjithmonë. Ai u soll me qetësi dhe butësi, në një mënyrë që askush nuk mund ta përngjasonte me të.

Këtë ngjarje e përcjell Xhabir ibn Abdullahu (r.a)i cili thotë: “I Dërguari i Allahut (a.s) erdhi në  xhaminë tonë, duke mbajtur në dorë një degë palme të tharë. Ai pa një pështymë në anën e kibles së xhamisë dhe e fshiu atë me degën. Pastaj u kthye nga ne dhe tha:”Kush prej jush do të donte që Allahu të largohej prej tij?” Ne heshtëm dhe u përulëm. Pastaj ai e përsëriti: “Kush prej jush do të donte që Allahu të largohej prej tij?” Ne përsëri heshtëm. Pastaj tha për herë të tretë: “Kush prej jush do të donte që Allahu të largohej prej tij?” Ne thamë: “Asnjëri prej nesh, o i Dërguari i Allahut.” Ai tha:”Kur ndonjëri prej jush ngrihet për t’u falur, Allahu i Lartësuar është para tij. Prandaj, të mos pështyjë para fytyrës së tij dhe as në anën e djathtë. Le të pështyjë në anën e majtë, nën këmbën e tij të majtë. E nëse nuk mund ta bëjë këtë, le të pështyjë në rrobën e tij kështu.” Pastaj palosi një pjesë të rrobës mbi pjesën tjetër. Më pas tha: “Më sillni pak parfum!” Një djalosh nga lagjja u ngrit me vrap te familja e tij dhe solli pak parfum të quajtur haluk në pëllëmbën e dorës. I Dërguari i Allahut (a.s) e mori, e vendosi në majën e degës së palmës dhe e lyu vendin ku kishte qenë pështyma. Xhabiri tha: “Që prej asaj dite filluat të përdorni parfum në xhamitë tuaja.”[4]

Megjithëse kjo sjellje e kishte shqetësuar të Dërguarin e Allahut (a.s) dhe përbënte mungesë respekti ndaj xhamisë, ai, nga mëshira e tij, nuk u zemërua dhe nuk kërkoi të dinte se kush e kishte bërë. Përkundrazi, i mësoi njerëzit me qetësi se si duhet të silleshin dhe, madje, e pastroi vetë pështymën dhe e parfumosi vendin e saj.

Dhe e përmbyll këtë shkrim me një ngjarje të njohur, por që është një nga dëshmitë më madhështore të mëshirës së tij (a.s). Një veprim i tillë, në të vërtetë, mund të bëhej vetëm nga një profet.

Enes ibn Maliku (r.a) tregon: “Ndërsa ishim në xhami me të Dërguarin e Allahut (a.s), erdhi një beduin dhe filloi të urinonte në xhami. Sahabët e të Dërguarit të Allahut (a.s) thanë: “Ndal! Ndal!” I Dërguari i Allahut (a.s) tha: “Mos e ndërprisni! Lëreni!” Kështu, ata e lanë derisa e përfundoi urinimin. Pastaj i Dërguari i Allahut (a.s) e thirri dhe i tha: “Këto xhami nuk janë vende të përshtatshme për urinim apo papastërti. Ato janë ndërtuar për përmendjen e Allahut, për namazin dhe për leximin e Kuranit.” Pastaj urdhëroi një njeri nga të pranishmit të sillte një kovë me ujë dhe e derdhi mbi vendin e urinës.”[5]

Për Allahun, kjo është vërtet një ngjarje e rrallë!

Edhe njeriu më i durueshëm në një situatë të tillë do të mjaftohej duke e urdhëruar atë të ndërpriste urinimin. Në fund të fundit, ai kishte bërë atë që kishte bërë në xhaminë e të Dërguarit të Allahut (a.s). Madje, sahabët, të njohur për durimin dhe edukatën e tyre, u ngritën për ta ndaluar.

Por i Dërguari i Allahut (a.s) bëri diçka që askush para tij dhe askush pas tij nuk e bëri!

Mëshira e tij ishte aq e madhe saqë përfshiu edhe këtë beduin, i cili ende nuk ishte edukuar me sjelljet e banorëve të Medinës dhe vazhdonte të mbante ashpërsinë e jetës së shkretëtirës.

Çfarë mëshire është kjo për të cilën po flasim?!

Po të kërkonim në historinë e kombeve shembuj të ngjashëm, a do të gjenim vallë ndonjë të ngjashëm me këtë?

Përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje e bën të qartë dallimin e madh ndërmjet moralit të zakonshëm njerëzor dhe moralit të profetësisë. Të vërtetën e ka thënë Allahu i Madhëruar kur thotë: “Ne të kemi dërguar ty vetëm si mëshirë për të gjitha botët.”[6]

Autor: Ragib Sirxhani

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Fet’h: 29.

[2] – Sure Bekare: 67.

[3] – Muslimi

[4] – Muslimi.

[5] – Buhariu dhe Muslimi.

[6] – Sure Enbija: 107.

Hadithi Mudeles
Nga ana gjuhësore, fjala mudeles rrjedh nga “del`lese” dhe ka kuptimin: “të fshehësh të metat e një sendi apo malli, të mashtrosh, errësirë, manipulim” etj.

Në terminologjinë e hadithit, termi “Hadith Mudeles” përkufizohet me fjalët: “Hadithi, ku një transmetues hiqet qëllimisht, sikur e ka dëgjuar transmetuesin që është në hallkën para tij, për ato hadithe që në fakt nuk i ka dëgjuar prej tij, edhe pse ka dëgjuar hadithe të tjera prej tij”. Shkurtimisht, transmetuesi mundohet të të mbushë mendjen me anë të dredhive, se ka pasur shumë mësues dhe ka ndërmarrë shumë udhëtime në kërkimin e hadithit.

Manipulimi i hadithit është dy llojesh:

a) – Manipulim me vargun

b) – Manipulim me emrat e mësuesve

a) – manipulimi i vargut

Mënyrat e manipulimit të vargut janë katër:

1 – Manipulimi fshirës: Një transmetues transmeton nga një tjetër – që është bashkëkohës i tij dhe me të cilin është takuar, atë që nuk e ka dëgjuar prej tij, por e transmeton në atë formë që të krijon idenë, se vërtet e ka dëgjuar.

2 – Eliminimi me ndërprerje apo heshtje:  Gjatë transmetimit të hadithit, transmetuesi përmend një transmetues tjetër, pastaj hesht për njëfarë kohe dhe më pas fillon duke përmendur një transmetues të dytë, duke eliminuar një transmetues të dobët me heshtjen e tij.

Shembull: Ali ibn Khashrami thotë: Ishim tek Ibn Ujejneh i cili tha: “Zuhriu”…dikush e pyeti: “Të ka treguar Zuhriu”? Ai heshti dhe tha: “Zuhriu”. Dikush tjetër I tha: “E ke dëgjuar nga Zuhriu”? Ai tha: “Jo! Nuk e kam dëgjuar nga Zuhriu dhe as nga ata që e kanë dëgjuar nga Zuhriu. Më ka treguar Abdurrazaku, i cili transmeton nga Ma`meri, ndërsa ky transmeton nga Zuhriu”

3 – Manipulim me eliminim: Transmetuesi manipulues merr vargun e hadithit, të cilin e transmeton nga një dijetar i besueshëm – prej të cilit ka dëgjuar hadithe – mirëpo ky dijetar i besueshëm e ka transmetuar hadithin nga një transmetues i dobët, ndërsa ky transmetues e ka përcjellë hadithin nga një transmetues i besueshëm. Manipuluesi e fshin nga vargu transmetuesin e dobët, i cili në fakt e transmeton nga një transmetues I besueshëm, duke të krijuar përshtypjen se dijetari i besueshëm e transmeton hadithin direkt nga transmetuesi tjetër i besueshëm, mirëpo manipuluesi është tepër i zgjuar dhe për të mos rënë në sy, vendos mes dy transmetuesve të besueshëm termin “Nga – عَنْ ”, por duke eliminuar transmetuesin e dobët mes dy transmetuesve të besueshëm. Me këtë veprim të manipuluesit, vargu I hadithit paraqitet si i vërtetë në dukje dhe të krijohet bindja, se manipuluesi e ka dëgjuar hadithin nga mësuesi i tij, sipas kësaj forme.

Shembull: Is`hak ibn Rrahauejhi transmeton nga Bekija, i cili thotë: “Më ka treguar Ebu Uehb Esediu, i cili transmeton nga Nafi`a, ndërsa ky transmeton nga Ibn Umeri (r.a) hadithin: “Mos e lavdëroni përkushtimin islam të dikujt, derisa të dini se çfarë mendimesh ka”.

Ebu Hatimi thotë: “Ky hadith ka një shkak dobësie, të cilin shumë pak mund ta zbulojnë. Këtë hadith e transmeton Ubejdullah ibn Amr nga Is`hak ibn Ebi Ferueh, i cili e transmeton nga Nafi`a, ndërsa ky e transmeton nga Ibn Umeri (r.a). Ubejdullahu njihet me nofkën Ebu Uehb. Ai është nga fisi Esed. Bakija e përmend me nofkën që njihet, por shton se është nga fisi Beni Esed, me qëllim që të mos kërkohet emri i tij dhe të mos pyetet për të. Më pas, ai (Bekija) ka hequr fare nga vargu Is`hakun, me qëllim që të mos zbulohet se kush është Ebu Uehbi”. Hadithi në fjalë është i trilluar.

Kjo është forma më e keqe e manipulimit, pasi është shumë e vështirë të zbulohet metoda e manipuluesit.

4 – Manipulimi me bashkangjitje: Transmetuesi manipulues transmeton nga dy mësues të tij, të cilët janë bashkëkohës. Ai mund t`i ketë takuar të dy, mirëpo ka dëgjuar dhe ka marrë hadithe vetëm nga njëri prej tyre. Ai thotë: “Kam dëgjuar filanin (për shembull Hasanin), – nga i cili në të vërtetë e ka dëgjuar – dhe filanin (Husejnin)”, nga i cili në të vërtetë nuk kadëgjuar hadithe, mirëpo lidhëza “dhe وَ” të krijon përshtypjen se e ka dëgjuar edhe nga tjetri.

Shembull: Hakimi shënon në librin e tij: “Një grup nxënësish të Hashimit vendosën, që të mos merrnin asnjë hadith të manipuluar prej tij. Hashimi e kuptoi këtë dhe filloi të thoshte: “Më ka treguar Husajni dhe Mugira…”, duke treguar disa hadithe me këtë varg. Më pas u tha: “A ju kam treguar hadithe të manipuluara sot”?! Ata i thanë: “Jo”. Ai u tha: “Unë nuk kam dëgjuar nga Mugira asnjë shkronjë nga ato që ju tregova, por ju thashë: “Më ka treguar Husajni dhe Mugira…”. Pra Hashimi i mbajti të fshehta këto fjalë – “Nuk kam dëgjuar asnjë shkronjë” – , fjalë të cilat ua tha vetëm në fund të mësimit.

b) manipulimi i emrave të mësuesve

Manipuluesi e ka dëgjuar hadithin nga mësuesi apo shejhu i tij, mirëpo e përshkruan atë me një emër, nofkë, cilësi, apo vlerësim, me qëllim që të mos njihet se kush është. Në rastin më të keq, manipuluesi ia ndryshon emrin apo nofkën mësuesit të tij të dobët me emrin apo nofkën e një transmetuesi të besueshëm – prej të cilit mund të ketë dëgjuar hadithe, ose jo.

Shembull: Atijeh ibn Sad Aufij ka qëndruar për shumë kohë me Ebu Said Khuderiun (r.a) dhe ka transmetuar hadithe prej tij. Pasi Ebu Saidi (r.a) ndërroi jetë, Atijeh u shoqërua me Kelbin, i cili njihej me

nofkën Ebu Said, mirëpo ky i fundit akuzohet si gënjeshtar në hadith. Kur Atijeh transmetonte nga Kelbi thoshte: “Më ka treguar Ebu Saidi – duke manipuluar dëgjuesit, se gjoja kishte për qëllim Ebu Said Khuderiun (r.a) – , por qëllimi I tij i vërtetë ishte Kelbi.

Gjykimi për hadithin e trasmetuar nga një person, që njihet për manipulim

Në parim, nuk lejohet të pranohet hadithi i një transmetuesi manipulues, përveç rastit kur ky transmetues është i besueshëm dhe është shprehur qartë, se e ka dëgjuar hadithin nga transmetuesi tjetër, pra nuk e transmeton me fjalët: “Nga – .”عَنْ

Dallimi mes manipuluesit të hadithit dhe vjedhësit të hadithit

Manipuluesi i hadithit nuk manipulon tekstin, por një hallkë të vargut ose emrin e një transmetuesi. Thënë më qartë: “Manipuluesi i vargut e shpreh formën e transmetimit me nënkuptim, ose eliminon nga vargu transmetuesin e dobët”.

Nga ana tjetër, vjedhësi i hadithit thotë: “E kam dëgjuar filanin…”, duke gënjyer haptas.

Në lidhje me emrat e transmetuesve manipulues, dijetarët kanë përpiluar libra, duke kategorizuar se cilët prej tyre kanë qenë të besueshëm, të pranuar, të dobët dhe trillues. Nga ata që kanë shkruar për këtë temë janë: Khatib Bagdadi, Ibn Haxheri, Burhan Halebiu, Sujuti etj.

Autor: Rushit Musallari

By: ardhmëriaonline.com

Bashkëpunimi, ndihma reciproke dhe solidariteti
Ndër domosdoshmëritë e vëllazërisë në Islam janë: bashkëpunimi, solidariteti dhe ndihma reciproke; sepse ç’vlerë ka vëllazëria nëse nuk e ndihmon vëllanë tënd në nevojë, nuk e përkrah në vështirësi dhe nuk tregon solidaritet ndaj tij në dobësi?!

I Dërguari fisnik i Allahut (a.s) e ka përshkruar në mënyrë jashtëzakonisht elokuente shkallën e bashkëpunimit dhe të ndërlidhjes ndërmjet anëtarëve të shoqërisë myslimane, kur ka thënë: “Besimtari për besimtarin është si ndërtesa, pjesët e së cilës e forcojnë njëra-tjetrën”, dhe i ndërthurri gishtat e duarve të tij. Sepse një tullë e vetme është e dobët, sado e fortë të jetë, ndërsa mijëra tulla të shpërndara e të copëtuara nuk ndërtojnë asgjë dhe nuk formojnë asnjë ndërtesë.

Ndërtesa e fortë ndërtohet vetëm nga tulla të lidhura ngushtë, të rreshtuara në mënyrë të rregullt dhe sipas një ligji të caktuar; atëherë nga tullat formohet një mur i qëndrueshëm, e nga muret një shtëpi e fortë, të cilën duart e shkatërruesve e kanë të vështirë ta dëmtojnë.

Po ashtu, ai (a.s) e ka përshkruar nivelin e solidaritetit shoqëror, të integrimit dhe të ndjeshmërisë së ndërsjellë me fjalën e tij: “Shembulli i besimtarëve në dashurinë, solidaritetin dhe ndjeshmërinë e tyre ndaj njëri-tjetrit është si shembulli i një trupi të vetëm: kur një gjymtyrë ankohet, tërë trupi i përgjigjet me ethe dhe pagjumësi.”

Kjo është një lidhje organike, ku asnjë pjesë nuk mund të bëjë pa tjetrën, as të shkëputet prej saj, as të jetojë pa të; sistemi i frymëmarrjes nuk mund të bëjë pa sistemin e tretjes, as këta pa sistemin e qarkullimit të gjakut apo sistemin nervor. Çdo pjesë e plotëson tjetrën dhe vetëm me bashkëpunimin dhe unitetin e tyre jeton i tëri dhe ka vazhdimsi.

Ai (a.s) gjithashtu ka thënë: “Gjakrat e myslimanëve janë të barabarta; më i thjeshti prej tyre merr përsipër përgjegjësinë për të gjithë; më i largëti prej tyre u jep mbrojtje të gjithëve; ata janë një dorë e vetme kundër të tjerëve; i forti i tyre i del në ndihmë të dobëtit dhe i shpejti i ndihmon atij që mbetet pas.”

Në mbështetjen e myslimanit për myslimanin futet edhe një element i ri, si në rastin kur ai (a.s) thotë: “Ndihmoje vëllanë tënd, qoftë ai shtypës apo i shtypur.” U tha: O i Dërguar i Allahut, e ndihmojmë kur është i shtypur, por si ta ndihmojmë kur është shtypës? Ai tha: “Ia ndaloni dorën ose e pengoni nga padrejtësia; kjo është ndihmë për të.”

Kurani fisnik e obligon bashkëpunimin dhe urdhëron për të, me kusht që të jetë bashkëpunim në mirësi dhe devotshmëri, ndërsa e ndalon dhe e ndëshkon nëse është bashkëpunim në mëkat dhe agresion. Allahu i Lartësuar thotë: “Ndihmojeni njëri-tjetrin në mirësi dhe devotshmëri dhe mos u ndihmoni në mëkat dhe armiqësi”[1]

Ai i bën besimtarët mbrojtës të njëri-tjetrit në bazë të lidhjes së besimit, siç thotë: “Besimtarët dhe besimtaret janë mbrojtës të njëri-tjetrit; urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë nga e keqja”[2] ndryshe me përshkrimin e shoqërisë së hipokritëve, për të cilët thotë: “Hipokritët dhe hipokritet janë miq të njëri  tjetrit; urdhërojnë për të keqe dhe ndalojnë nga e mira, dhe i shtrëngojnë duart e tyre”[3] Kurse shoqëria e sahabëve është përshkruar me fjalët: “Të ashpër ndaj jobesimtarëve dhe të mëshirshëm mes vete”[4]

Solidariteti, pra, është një tipar themelor i shoqërisë myslimane. Kjo kërkon që i forti ta mbështesë të dobëtin, i pasuri ta ndihmojë të varfrin, dijetari t’ia ndriçojë rrugën të paditurit, i madhi të ketë dhembshuri për të voglin, ndërsa i vogli ta respektojë të madhin; që të paditurit t’ia njohin të drejtën dijetarit dhe që të gjithë të qëndrojnë një rresht i vetëm e solid si në kohë lufte ashtu edhe në kohë paqeje, siç thotë Allahu: “Allahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij të rreshtuar si një ndërtesë e fortë”[5]

Në rrëfimet e Kuranit gjenden shembuj praktik të bashkëpunimit frytdhënës dhe ndërtues. Prej tyre është bashkëpunimi ndërmjet Musait (a.s) dhe vëllait të tij Harunit (a.s), kur Musai (a.s) i kërkoi Allahut ta forcojë përmes tij në misionin e vet: “Do ta forcojmë krahun tënd me vëllanë tënd dhe do t’ju japim autoritet”[6] Kështu, Haruni (a.s) ishte ndihmës i Musait (a.s) në praninë e tij dhe zëvendësues i tij në mungesë.

Ndër shembujt e tjerë të bashkëpunimit është ndërtimi i murit të madh të Dhul-Karnejnit, për t’u bërë pengesë kundër sulmeve të Jexhuxh dhe Mexhuxhëve, të cilët ishin shkatërrues në tokë. Ky ishte fryt i bashkëpunimit ndërmjet sundimtarit të drejtë dhe popullit që frikësohej nga padrejtësia e të fortëve.

Autor: Jusuf Kardavi

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Maide: 2.

[2] – Sure Teube: 71.

[3] – Sure Teube: 67.

[4] – Sure Fet’h: 29.

[5] – Sure Saff: 4.

[6] – Sure Kasas: 35.

Sfidat që përballen me zbatimin e ajetit “Dhe jetoni me to në mënyrë të mirë” dhe mënyrat për t’i tejkaluar ato
Sfidë e parë: përkthimi kulturor

Ajeti “Dhe jetoni me to në mënyrë të mirë” përmban udhëzime fetare dhe morale, por kuptimi dhe zbatimi i tij mund të ndikohet nga përkthimi kulturor, gjë që hap rrugën për interpretime të ndryshme dhe kërkon sqarim e kuptim të kontekstit kulturor përreth.

Sfidë e dytë: kuptimi i saktë i konceptit

Interpretimi i “ma’rufit” dhe lidhja e tij me ndryshimet shoqërore mund të jetë çështje debati. Përcaktimi i kuptimit të “ma’rufit” kërkon kuptim të saktë të kontekstit historik dhe shoqëror për të siguruar interpretim të drejtë.

Sfidë e tretë: balanca mes traditës dhe zhvillimit

Disa tradita dhe zakone ruajnë sjelljen e mirë dhe të drejtë, por në kushtet e zhvillimeve shoqërore lind sfida se si të ruhet balanca mes vlerave fetare, traditave dhe aspiratave të shoqërisë moderne.

Mënyrat për t’i tejkaluar:

1 – Edukimi dhe vetëdijesimi:

Forcimi i edukimit dhe vetëdijesimit për konceptin “Dhe jetoni me to në mënyrë të mirë” ndihmon në kuptimin e saktë dhe në forcimin e bashkëjetesës shoqërore.

2 – Dialogu dhe mirëkuptimi:

Duhet të forcohet dialogu dhe mirëkuptimi mes anëtarëve të shoqërisë për të nxitur shkëmbimin kulturor dhe kuptimin e konteksteve të ndryshme.

3 – Zhvillimi i legjislacionit:

Përmirësimi i ligjeve për të garantuar të drejtat dhe barazinë e grave është pjesë thelbësore në tejkalimin e sfidave të zbatimit të këtij parimi.

4 – Fokusimi në diversitet:

Kuptimi se shoqëritë janë të larmishme ndihmon në vlerësimin e dallimeve kulturore dhe zgjerimin e konceptit të “ma’rufit”.

5 – Fokusimi në edukim:

Integrimi i vlerave të barazisë dhe respektit në programet arsimore ndihmon në formimin e një brezi që i kupton dhe i jeton këto vlera.

6 – Nxitja e rolit të gruas në shoqëri:

Mbështetja dhe inkurajimi i grave në fusha të ndryshme ndihmon në arritjen e ekuilibrit dhe forcimin e këtij koncepti.

7 – Bashkëpunimi mes gjinive:

Ndërtimi i urave të komunikimit dhe mirëkuptimit mes burrave dhe grave ndihmon në tejkalimin e boshllëqeve dhe arritjen e një kuptimi më të thellë.

8 – Respektimi i diversitetit kulturor:

Respekti dhe vlerësimi i diversitetit kulturor ndihmon në tejkalimin e sfidave kulturore dhe në forcimin e konceptit të “Dhe jetoni me to në mënyrë të mirë”.

Kuptimi i këtyre sfidave është hapi i parë drejt tejkalimit të tyre. Përmes edukimit, dialogut dhe nxitjes së barazisë, mund të krijohet një mjedis bashkëjetese që respekton “ma’rufin” dhe forcon respektin dhe barazinë në çdo kohë.

Burimi: bena-academy.com

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

Me të vërtetë, durimi është në goditjen e parë
Enesi (r.a) transmeton se Profeti (a.s.) kaloi pranë një gruaje, e cila vajtonte mbi një varr dhe i tha: “Ki frikë Allahun dhe bëj durim”! Ajo tha: “Largohu prej meje, sepse ty nuk të ka rënë ajo që më ka rënë mua”. Mirëpo, ajo nuk e njohu kush ishte. Dikush i tha: “Ai është i Dërguari i Allahut”. Ajo menjëherë shkoi tek shtëpia e Profetit (a.s), tek e cila nuk gjeti roje dhe i tha: “Nuk të njoha”. Ai ia ktheu: “Me të vërtetë, durimi është në goditjen e parë.”[1]

Tek transemtimi i imam Muslimit lexojmë: “Ajo po vajtonte për foshnjen e saj”.

Shpjegimi i hadithit:

Ky hadith profetik konsiderohet si një oaz i lulëzuar. Durimi simbolizon frytet e saj, devotshmëria pemët, ndërsa fjalët e Profetit (a.s) janë dhurata më e bukur e saj. Profeti (a.s) na jep një mësim të mirë në lidhje me durimin. Nëpërmjet dialogut me gruan që i kishte rënë një fatkeqësi, ai (a.s) dëshiron që të ngulisë në mendjen e myslimanëve disa prej parimeve themelore të fesë, t’ia bëjë të qartë umetit të tij të vërtetat e programit hyjnor, si dhe këndvështrimin e Islamit rreth këtyre të vërtetave.

Duke analizuar këtë hadith, qysh në fillim vërejmë se Profeti (a.s) po kalonte rrugës, kur pa një grua e cila po vajtonte për foshnjen që i kishte vdekur. Ajo e donte shumë foshnjen e saj, prandaj edhe kishte shkuar tek varri i saj duke vajtuar. Kjo do të thotë, se Profeti (a.s) kujdesohej rreth gjendjes së umetit të tij. Emri i kësaj gruaje nuk është përmendur, po ashtu as edhe i fëmijës, sepse emri nuk është aq i rëndësishëm, sa vetë mesazhi që përcjell kjo ngjarje.

Kur Profeti (a.s) e pa këtë grua duke vajtuar, e këshilloi. Ndërmjet Profetit (a.s) dhe gruas zhvillohet një dialog. Ajo që vërejmë është, se Profeti (a.s) nuk sillet ashpër ndaj saj, por me butësi e urdhëron dhe i thotë: “Ki frikë Allahun dhe bëj durim!  që do të thotë: ki frikë nga zemërimi i Allahut, nëse nuk bën durim dhe nëse bën durim do të shpërblehesh.

Por gruaja nuk e merr për bazë këtë këshillë të Profetit (a.s), sepse ajo nuk e njihte atë. Ajo nuk e njihte Profetin (a.s), ngaqë ai ishte një njeri shumë i thjeshtë, vishej si gjithë të tjerët dhe nuk vishte rroba të veçanta, ashtu siç bëjnë zakonisht mbretërit dhe njerëzit me pozitë.

Reagimi i gruas ndaj këshillës së Profetit (a.s) do të ishte mjaft i ashpër: “Largohu prej meje, sepse ty nuk të ka rënë ajo që më ka rënë mua”. Ajo reagon kaq ashpër, ngaqë nuk e njihte Profetin (a.s), por edhe për faktin se fatkeqësia që i kishte rënë, ishte shumë e rëndë për gjendjen e saj emocionale. Por në momentin që ajo e merr vesh, se ai ishte Profeti (a.s), ndihet shumë keq se përse reagoi kaq ashpër ndaj Profetit (a.s), saqë në një transmetim tjetër thuhet, se asaj nga dëshpërimi gati sa nuk  vdiq[2]. Prandaj duke kërkuar që Profeti (a.s) ta falë, ajo niset menjëherë për tek shtëpia e tij, që të kërkojë ndjesë. Kur mbërrin tek shtëpia e Profetit (a.s), nuk gjen roje që ta ruanin atë, ndoshta ngaqë ajo kujtonte se Profeti (a.s) i ngjante mbretërve. Këtu vërejmë përsëri thjeshtësinë dhe modestinë e Profetit (a.s). Kur gruaja e takoi Profetin (a.s), i kërkoi falje, duke u justifikuar me faktin se nuk e njihte atë. Pasi Profeti (a.s) dëgjon justifikimin e saj, nuk e qorton dhe as nuk e ndëshkon, por i jep një këshillë të urtë: “Me të vërtetë, durimi është në goditjen e parë”, që do të thotë se njeriu në momentin e parë që i bie një fatkeqësi, duhet të bëjë durim dhe të thotë: “Me të vërtetë, ne jemi të Allahut dhe vetëm tek Ai do të kthehemi”.

Rregulla dhe dispozita fetare:

Dispozita fetare në lidhje me vizitën e varrezave:

Juristët muslimanë kanë rënë dakord, se vizita e varrezave për burrat konsiderohet vepër e pëlqyeshme, sepse duke vizituar ato, njeriu kujton botën tjetër. Mirëpo ata nuk ndajnë të njëjtin mendim për vizitën e varrezave për gratë. Pjesa më e madhe e juristëve janë të mendimit, se vizita e varrezave për gratë është e papëlqyeshme, sepse Profeti (a.s) thotë: “Allahu i mallkoftë ato që vizitojnë varrezat.”[3] Gjithashtu gratë kanë zemër më të butë dhe janë më të papërmbajtshme në rast fatkeqësie. Si rrrjedhojë ato qajnë dhe e ngrenë zërin. Ndërsa juristët e medh’hebit Hanefi janë të mendimit, se vizita e varrezave si për burrat ashtu edhe për gratë është e pëlqyeshme, duke u bazuar tek fjala e Profetit (a.s): “Më parë ju pata ndaluar që të vizitonit varrezat. Tashmë Muhamedit i është lejuar që të vizitojë varrin e të jëmës. Prandaj edhe ju vizitojini varrezat,  sepse ato ju kujtojnë botën tjetër”[4].

Er Remli ka thënë: “Nëse vizita e varrezave për gratë shoqërohet me pikëllim, vajtim e gjëra të ngjashme si këto, atëherë ajo nuk lejohet. Kështu që në këtë rast, hadithi “Allahu i mallkoftë ato që vizitojnë varrezat.”[5] interpretohet në këtë formë. Por, nëse vizita e varrezave bëhet për të marrë mësim apo për të kërkuar falje për të vdekurit, pa vajtime, atëherë vizita lejohet nëse janë gra të moshuara dhe është e papëlqyeshme nëse janë të reja”[6] .

Dispozita fetare në lidhje me të qarët gjatë vizitës së të vdekurit në varr:

Pjesa më e madhe e juristëve myslimanë janë të mendimit, se të qarët gjatë vizitës së të vdekurit në varr është e lejueshme, nëse e qara nuk shoqërohet me vajtim dhe fjalë që shprehin zemërim.

Ndërsa Imam Ibn Tejmije është i mendimit, se e qara pas vdekjes apo në varr është e papëlqyeshme, sepse e qara e dëmton të vdekurin, ashtu siç thuhet në disa hadithe të Profetit (a.s).

Megjithatë, e qara e të afërmëve për të vdekurin nuk i shkakton dëm të vdekurit, vetëm nëse shoqërohet me vajtimin e ndaluar, apo të qarat e tepruara, ose nëse vetë i vdekuri ka lënë porosi më parë, që njerëzit të mos qajnë për të në varr.

Mësimet e nxjerra nga hadithi:

1 – Urdhëresa për devotshmëri dhe durim

2 – Marrja në konsideratë e ndjenjave të njerëzve

3 – Modestia dhe thjeshtësia

4 – Dialogu

5 – Sjellja e mirë

1 – Urdhëresa për devotshmëri dhe durim:

Urdhëresa për devotshmëri dhe durim vërehet qartë tek fjalët e Profetit (a.s) drejtuar gruas, e cila po qante për foshnjen e saj. Profeti (a.s) e urdhëron gruan që të ketë frikë Allahun dhe të bëjë durim ndaj fatkeqësisë që i ka rënë, sepse për durimtarët, të cilët durojnë dhe janë të kënaqur me caktimin e Allahut, Allahu i Lartësuar ka përgatitur shpërblim të pakufishëm. Allahu i Lartësuar thotë: “Prandaj, përgëzoji të duruarit, të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi. Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti i tyre; ata janë në rrugën e drejtë!”[7]

Nuk ka gjë më të rëndë, se kur njeriu humbet të dashurin e zemrës, veçanërisht fëmijën. Në raste të tilla, njeriu humbet kontrollin dhe mund të bjerë edhe në depresion të thellë. Por besimtari, i cili beson në caktimin e Allahut, e di mjaft mirë se çdo e mirë dhe e keqe vjen nga Allahu, prandaj ai është i kënaqur me caktimin e Allahut, bën durim dhe kërkon të fitojë kënaqësinë e Tij. Allahu i Lartësuar thotë: “S’ka fatkeqësi që godet Tokën dhe ju, që të mos jetë e shënuar në Libër (Leuhi Mahfudh) më parë se ta krijojmë atë. Kjo për Allahun është vërtetë e lehtë. (Këtë përcaktim e kemi bërë) që ju të mos dëshpëroheni për atë që ju ka kaluar, por edhe për të mos u gëzuar së tepërmi për atë që Ai ju ka dhënë. Allahu nuk i do kryelartët mburravecë.”[8]

Vlera e besimit tek caktimi i Allahut konsiston në faktin, se nëpërmjet tij fatkeqësia bëhet më e lehtë, sepse besimtari është i bindur, se çdo gjë që ndodh në këtë botë, ndodh me Dëshirën dhe Vullnetin e Allahut. Ndryshe ndodh me jobesimtarin, i cili nuk bën durim, e humbet toruan, dëshiron ta largojë stresin nëpërmjet alkoolit e duhanit dhe ndoshta nga depresioni i thellë mund të tentojë që të vrasë edhe veten. Kjo ndodh, sepse ai ka një boshllëk shpirtëror dhe nuk ka se ku të gjejë ngushëllim.

Kështu pra, Profeti (a.s.) e këshillon gruan, të cilës i kishte vdekur fëmija, që të ketë frikë Allahun dhe të bëjë durim, mirëpo reagimi i saj ishte i ashpër. Kur ajo shkon për të kërkuar falje tek Profeti (a.s), ai e fal atë dhe i jep një këshillë me shumë vlerë “Me të vërtetë, durimi është në goditjen e parë”.

Myslimani duhet të rritet dhe të edukohet me frymën e durimit qysh në çastin e parë: Nëse i thonë se i ka vdekur ndonjë i afërt, atëherë ai duhet të bëjë durim qysh në çastin e parë. Nëse i digjet shtëpia apo pronat që zotëron, ai duhet të bëjë durim qysh në çastin e parë. Nëse dështon në tregti, duhet të bëjë durim qysh në çastin e parë. Nëse shkarkohet nga vendi i punës, duhet të bëjë durim qysh në çastin e parë. Nëse shëndeti i përkeqësohet, duhet të bëjë durim qysh në çastin e parë. E kështu pra, sa herë që i zbret ndonjë fatkeqësi e ai bën durim qysh në momentin e parë, Allahu i Lartësuar ka për ta shpërblyer pa masë.

2 – Marrja në konsideratë e ndjenjave të njerëzve:

Duke parë mënyrën se si sillet Profeti (a.s) me gruan, që po vajtonte për fëmijën e saj, vërejmë se ai (a.s) i merr parasysh ndjenjat, dëshpërimin dhe pikëllimin e saj. Prandaj edhe e këshillon në formën më të bukur, që të ketë frikë dhe të bëjë durim. Madje edhe pasi ajo reagon ashpër ndaj tij, ai (a.s) nuk reagon në të njëjtën mënyrë dhe nuk ia kthen gruas me të njëjtën monedhë. Kjo do të thotë, se me të vërtetë Profeti (a.s) e vlerëson gjendjen, në të cilën ndodhet kjo grua, por nuk harron që ta këshillojë.

Si rrjedhojë e kësaj, thirrësi duhet që t’i marrë në konsideratë ndjenjat, emocionet dhe rrethanat në cilat ndodhen njerëzit. Shembulli më i mirë për këtë ka qenë Profeti (a.s), i cili i kushtonte mjaft rëndësi gjendjes dhe rrethanave, në të cilat njerëzit ndodheshin. Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: Kjo është rruga ime; të ftoj drejt Allahut me dituri të plotë, unë dhe çdokush që më pason mua.”[9] Profeti (a.s) ndryshe u fliste burrave, ndryshe u fliste grave, ndryshe fëmijëve dhe ndryshe pleqve. Gjithsekujt i fliste sipas mënyrës  që i shkonte më për shtat.

Ka patur raste, kur Profetit (a.s) i është bërë e njëjta pyetje: “Cila është puna më e mirë tek Allahu?” Por, përgjigjet e tij nuk ka qenë të njëllojta. Dikujt i ka thënë se puna më e mirë tek Allahu është falja e namazit në kohën e vet, dikujt tjetër i ka thënë se puna më e mirë është përkujdesja ndaj prindërve, dikujt tjetër i ka thënë se është t`i ushqesh njerëzit, përhapja e selamit dhe falja e namazit natën kur njerëzit janë në gjumë. Dikush tjetër i tha: “Më këshillo” dhe prifeti (a.s) i tha: “Mos u zemëro”!

Me të drejtë këtu lind një pyetje: “Përse gjithë këto përgjigje të ndryshme, kur pyetja është e njëjtë?” Sepse marrdhënia e Profetit (a.s) me njerëzit i ngjan marrdhënies së mjekut me pacientët, i cili për të njëjtën sëmundje e jep dozën e ilaçit në varësi të pacientit. Tregohet se një person vjen tek Abdullah ibn Abasi dhe e pyet: “A i pranohet pendesa atij që ka vrarë një njeri”. Duke vështruar njeriun, të cilin ia drejtoi këtë pyetje, ai tha: “Po”. Më vonë erdhi një njeri dhe i drejtoi të njëjtën pyetje, por këtij njeriu i dha një përgjigje negative. Të parit i dha përgjigje pozitive, sepse ai e kishte kryer vrasjen, ndërsa të dytit i dha përgjigje negative, sepse ai akoma nuk e kishte kryer vrasjen.

Jo vetëm kaq, por edhe zbritja e Kuranit është e ndarë në dy etapa; Etapa e zbritjes në Meke dhe etapa e zbritjes në Medine. Ajetet dhe suret që janë zbritur në Meke, kanë një natyrë krejt të ndryshme me ajetet dhe suret që janë zbritur në Medine. Kjo ka ndodhur për faktin, sepse shoqëria e Mekes ndryshonte nga shoqëria e Medines. Meka ishte e rrethuar me jobesimtarë, prandaj edhe natyra e mesazhit hyjnor do të ishte e karakterit të besimit tek Allahut, profetësia e Profetit Muhamed, besimi tek Dita e Gjykmit..etj. Ndërsa në Medine, njerëzit ishin bërë myslimanë dhe kishin nevojë për njohjen e dispozitave dhe rregullave të fesë, prandaj edhe natyra e mesazhit hyjnor do të ishte e karakterit të zbritjes së rregullave dhe dispozitave fetare.

3 – Modestia dhe thjeshtësia:

Në këtë hadith, morali i mirë i modestisë vërehet mjaft qartë tek thjeshtësia e Profetit (a.s), që nuk ka vendosur barriera dhe pengesa ndërmjet vetes dhe njerëzve. Argument i thjeshtësisë dhe modestisë së Profetit (a.s) është fakti, se shtëpia e tij nuk kishte roje që duhet ta ruanin atë. Morali i modestisë është një moral, që duhet të jetë pjesë e karakterit të thirrësit në rrugë të Allahut. Modestia është çelësi i suksesit për thirrjen islame, sepse në të vërtetë njerëzit i duan modestët dhe i urrejnë mendjemëdhenjtë. Thirrësi në rrugë të Allahut e ka tepër të domosdoshme që të depërtojë tek zemrat e njerëzve sa më lehtë dhe më thjeshtë. Nëpërmjet modestisë dhe thjeshtësisë, ai ka shumë mundësi dhe hapësira që të depërtojë brenda zemrave të tyre.

Jeta e Profetit (a.s) ka qenë shembulli praktik i moralit të modestisë. Hadithet që flasin për modestinë dhe thjeshtësinë e Profetit (a.s) janë aq shumë, saqë edhe nuk mund të numërohen. Enes ibnu Malik tregon: “Profeti (a.s) ka pasë një deve që quhej “Adba’u” dhe asnjë deve nuk mund të garonte me të. Njëherë erdhi një beduin me një deve, e cila ia kaloi devesë së Profetit (a.s). Myslimanët që nuk mund ta duronin këtë gjë, të inatosur thanë: A ia kaloi “Adbasë”?! Mirërpo Profeti (a.s) u tha: “Çdo gjë që ngrihet në këtë botë, do të rrëzohet. Ky është ligji i Allahut.”[10] Sahabët nuk mund ta përtypnin shumë kollaj humbjen e devesë “Adba” për shkak të kryelartësisë së tyre, ndërsa tek fjalët e  Profetit (a.s) vërejmë shumë qartë thjeshtësinë e tij, që përkthehej në realitet me faktin se ai (a.s) ishte i kënaqur për fitoren e devesë së bedunit.

Myslimani duhet të jetë modest me të gjithë njerëzit; me të mëdhenjtë dhe me të vegjëlit, me elitën dhe masën e gjerë, me të pasurit dhe me të varfërit, me të fortin dhe me të dobëtin, me intelektualin dhe injorantin, pra modest me të gjitha shtresat e shoqërisë. Fjala e ëmbël, buzëqeshja, butësia, toleranca përbëjnë moralin e modestisë.

Duke përmbledhur atë ç’ka thamë më sipër, themi se modestia lë gjurmë të thella tek njerëzit, ndryshe nga mëndjemadhësia që vendos një barrierë të pakapërcyeshme ndërmjet thirrësit dhe njerëzve, duke e lënë atë të veçuar dhe të izoluar prej tyre.

4 – Dialogu:

Tek ky hadith vërejmë dialogun që zhvillohet ndërmjet Profetit (a.s) dhe gruas. Qëllimi i vërtetë i dialogut është orientimi i njerëzve për tek rruga e drejtë. Dialogu nuk duhet të jetë imponues apo për të kundërshtuar bashkëbiseduesin. Përkundrazi nëpërmjet tij, thirrësi duhet t’u tregojë njerëzve të vërtetën ashtu siç është.

Gjatë dialogut, thirrësi duhet të ketë parasysh disa rregulla:

1 – Thirrësi duhet të jetë i pajisur me imformacion dhe të ketë një kulturë të përgjithshme. Në Kuranin Famëlartë, Allahu i Lartësuar i ka qortuar ithtarët e Librit të cilët kanë polemizuar rreth çështjes së Ibrahimit (a.s.). Allahu i Lartësuar thotë: “O e ithtarët e Librit! Pse polemizoni për Ibrahimin, kur Teurati dhe Ungjilli janë zbritur vetëm pas tij? A nuk kuptoni? Ju polemizoni për gjëra që keni një farë dijenie (për çështje që lidhen me Musain dhe Isain) por, pse polemizoni për atë, për të cilën s’dini asgjë (për Ibrahimin)? Allahu e di hollësisht, ndërsa ju nuk dini asgjë për këtë.”[11]

2 – Thirrësi duhet të përdorë metodën më efikase gjatë thirrjes së tij. Allahu i Lartësuar thotë: “Diskutoni me ithtarët e Librit vetëm me mënyrën më të mirë, por jo me keqbërësit e tjerë. Dhe thoni: Ne besojmë në atë që na është zbritur neve dhe në atë që ju është zbritur juve. Zoti ynë dhe Zoti juaj është një dhe ne Atij i nënshtrohemi si myslimanë”[12]

3 – Thirrësi duhet të gjykojë me drejtësi dhe ndershmëri. Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: O ithtarët e Librit, ejani të biem në një fjalë të përbashkët mes nesh dhe jush: se do të adhurojmë vetëm Allahun, se nuk do t’i shoqërojmë Atij asgjë (në adhurim) dhe se njëri-tjetrin nuk do ta mbajmë për zot, në vend të Allahut! Nëse ata nuk pranojnë, atëherë thuaju: Dëshmoni se ne i jemi nënshtruar Allahut. O e ithtarët e Librit! Pse polemizoni për Ibrahimin, kur Teurati dhe Ungjilli janë zbritur vetëm pas tij? A nuk kuptoni? Ju polemizoni për gjëra që keni një farë dijenie (për çështje që lidhen me Musain dhe Isain) por pse polemizoni për atë, për të cilën s’dini asgjë (për Ibrahimin)? Allahu e di hollësisht, ndërsa ju nuk dini asgjë për këtë. Ibrahimi nuk ka qenë as hebre, as i krishterë, por ka qenë besimtar i vërtetë (monoteist) i përulur ndaj Allahut dhe nuk ka qenë nga politeistët. Pa dyshim, njerëzit më të afërt me Ibrahimin janë ata që e pasuan atë dhe ky Profet me besimtarët e tij. Allahu është mbrojtës i besimtarëve”[13]

4 – Thirrësi duhet të përdorë forma nga më të ndryshmet për të bindur njerëzit. Ka njerëz, të cilët binden lehtësisht, por ka njerëz të cilët nuk binden kollaj. Thirrësi me të dy llojet e njerëzve duhet që të gjejë forma dhe mënyra nga më të ndryshme për të dialoguar me ta, në varësi të perceptimit të tyre. Përderisa njerëzit janë të ndryshëm, atëherë edhe format që duhet të përdorë thirrësi janë nga më të ndryshmet.

5 – Sjellja e mirë:

Duke qenë se gruaja reagoi ashpër ndaj Profetit (a.s), por duke mos e ditur që ai ishte i Dërguari i Allahut, kur e mori vesh se kush ishte, menjëherë shkoi që t’i kërkonte falje. Të gabosh nuk është faj, por faj është të mos kërkosh falje, prandaj kërkimi i faljes është një prej moraleve të mira. Feja Islame na ka nxitur që të kërkojmë falje. Myslimani duhet që të edukohet me moralet më të mira të Islamit. Njeriu, ashtu siç ka nevojë që të hajë dhe të pijë, po ashtu ka shumë nevojë që të jetë i edukuar dhe të ketë sjellje të mirë.

Argumentet dhe dobitë e hadithit:

1 – Durimi i vërtetë, për të cilin njeriu shpërblehet është në goditjen e parë.

2 – Durimi është shenjë treguese e devotshmërisë së njeriut, ndërsa mosdurimi tregon, se njeriut i mungon devotshmëria.

3 – Modestia dhe thjeshtësia e Profetit (a.s)

4 – Morali i mirë i Profetit (a.s) dhe thirrja e tij për të vërtetën dhe të mirën.

5 – Njeriu duhet ta pranojë që ka bërë gabim, prandaj ai duhet të rendë sa më shpejt që të kërkojë falje, sidomos ndaj atyre njerëzve, që gëzojnë respekt në shoqëri.

6 – Njeriu duhet ta pranojë këshillën ndaj kujtdo që ia jep atë, edhe sikur mos ta njohë atë që e këshillon, sepse e vërteta mbetet gjithmonë e vërtetë dhe ajo duhet pasuar, pavarësisht personit që na fton për tek ajo.

7 – Butësia, toleranca dhe falja e Profetit (a.s)

8 – Domosdoshmëria e urdhëresës për mirë dhe ndalimit nga e keqja.

9- Kryetari i shtetit, apo drejtuesi i një komuniteti duhet që të kujdeset për popullin e tij dhe të urdhërojë njerëzit  për mirë dhe t’i ndalojë ata nga e keqja

10 – Njeriu mund të justifikohet, për shkak të mosdijes që mund të ketë rreth një dispozite fetare, apo diçkaje tjetër.

11 – Lejimi i vizitës së varrezave për gratë, sepse në rast të kundërt Profeti (a.s) do ta kishte ndaluar gruan.

12 – Vajtimi dhe të qarët me dënesë për të vdekurin është një veprim i ndaluar.

13 – Nuk është mirë që njeriu që është përgjegjës për nevojat e myslimanëve, të vendosë roje tek dera e shtëpisë, që t’i ndalojë njerëzit që ta takojnë atë, kur kanë nevojë. Përjashtohen ato raste, kur i frikësohet grumbullimit të tyre.

14 – Myslimani duhet të jetë i kënaqur me caktimin e Allahut.

15 – Njeriu nuk shpërblehet në sajë të fatkeqësisë që i ka rënë, por shpërblehet në sajë të nijetit të mirë, qëndrueshmërisë, durimit dhe faktin se ai është i kënaqur me caktimin e Allahut.

Epilog:

Kur zbret ndonjë fatkeqësi, kemi të bëjmë me katër lloj njerëzish:

Lloji i Parë: Njeriu që zemërohet me zemër, pavarësisht faktit që zemërimin e tij e shpreh ose nuk e shpreh me gjuhë. Një njeri i tillë beson, se Allahu i Lartësuar i ka bërë padrejtësi, përderisa ia ka sjellë këtë fatkeqësi. Nuk ka dyshim se ky njeri ka mendim shumë të keq për Allahun. Gjëja më e keqe është, kur ky njeri e shpreh me gojë atë që e ka në zemër dhe akoma më keq është, kur ai gris rrobat, shkul flokët..etj.

Lloji i Dytë: Njeriu që duron, por që nuk i pëlqen që t’i bjerë ndonjë fatkeqësi. Kur këtij njeriu i bie ndonjë fatkeqësi, ai nuk është i hidhëruar, nuk nxjerr nga goja fjalë të këqija për Allahun dhe as nuk bën veprime që janë të ndaluara. Ai bën durim, por nuk i pëlqen fatkeqësia që i ka rënë.

Lloji i Tretë: Njeriu që është i kënaqur plotësisht me caktimin e Allahut, saqë nuk dallohet nëse i ka rënë fatkeqësi apo jo.

Lloji i Katërt: Njeriu i cili e falenderon Allahun e Lartësuar. Kur Profeti (a.s) shikonte ndonjë gjë, që nuk i pëlqente, thoshte: “Falenderimi i takon Allahut për çdo rrethanë”[14]

Autor: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Buhariu (1283) me tekstin në fjalë dhe Muslimi (926).

[2] – Sipas transmetimit të imam Muslimit.

[3] – Tirmidhiu (1056). Hadithi është Hasen.

[4] – Tirmidhiu (1054). Hadithi është Hasen.

[5] – Tirmidhiu (1056). Hadithi është Hasen.

[6] – “Enciklopedia e Jurisprudencës islame Kuvajtjane” (24/88).

[7] – Sure Bekare: 155 – 157.

[8] – Sure Hadid: 22 – 23.

[9] – Sure Jusuf: 108.

[10] – Buhariu (6501).

[11] – Sure Ali Imran: 65 – 66.

[12] – Sure Ankebut: 46.

[13] – Sure Ali Imran: 64 – 68.

[14] – Ibn Maxheh (3803). Hadithi është Hasen.

Çfarë ndodh me trurin e njeriut vetëm gjatë dhjetë minutave në rrjetet sociale?
Vetëm në dhjetë minuta, njeriu mund të kalojë nga një sekuencë fetare, tek një lajm politik, një skenë prekëse, një reklamë tregtare, një histori e dhimbshme, një video gazmore, një mesazh pune, një foto suksesi, një koment plot zemërim, një informacion shkencor, e më pas te një video që as vetë nuk e di pse e pa.

E gjithë kjo… brenda pak minutash.

Pyetja që shtrohet këtu nuk është: A është përmbajtja e mirë apo e keqe?

Por: A është krijuar truri i njeriut për të përballuar këtë sasi kaq të madhe kontrastesh dhe emocionesh të njëpasnjëshme me këtë shpejtësi?

Problemi është se truri nuk po arrin ta jetojë asnjë ide në thellësi.

Nuk trishtohet mjaftueshëm…

Nuk mediton mjaftueshëm…

Nuk gëzohet mjaftueshëm…

Sepse ai vazhdimisht kalon nga një ndjenjë te tjetra dhe nga një mendim te tjetri, pa ndëprerje.

Në vetëm pak minuta, njeriu përjeton dhembshuri, zemërim, krahasim me të tjerët, frikë, të qeshura dhe ankth…

Emocionet konsumohen me shpejtësi, pa pasur kohë për përqendrim.

Me këtë përditshmëri ndikimi fillon të shfaqet gradualisht:

Në dobësimin e përqendrimit, shpërqendrim të vazhdueshëm, vështirësi në lexim të thellë,

mërzitje e shpejtë dhe lodhje mendore pa ndonjë përpjekje reale.

Çështja nuk ndalet vetëm tek shfletimi i rrjeteve sociale, por shtrihet në gjithë stilin e jetës: lajmërime pa fund, grupe të shumta, lajme të pandërprera dhe mesazhe që ndërpresin mendimin dhjetëra herë në ditë.

Këtu shfaqet një paradoks i rëndësishëm:

Shumë prej njerëzve më të qetë, më produktivë dhe më me ndikim në jetën e tyre nuk janë domosdoshmërisht më të zgjuarit, por janë ata që kanë ditur ta ruajnë mendjen nga zhurma e vazhdueshme.

Ata kanë kohë të qetë, distancë nga njoftimet dhe aftësinë për t’u shkëputur përkohësisht nga rrjedha e pandalur e informacione.

Ata e kanë kuptuar se përqendrimi nuk është vetëm një aftësi shtesë…por një mënyrë jetese.

Ky realitet nuk prek vetëm të rriturit, por një brez të tërë që po rritet duke kaluar me shpejtësi mes qindra nxitësve çdo ditë.

Brez që po mësohet më shumë me shpejtësinë sesa me meditimin dhe më shumë me shpërqendrimin sesa me thellësinë.

Prandaj, ruajtja e mendjes sot nuk është më luks, por domosdoshmëri për të ruajtur qetësinë mendore, ekuilibrin psikologjik dhe aftësinë për të ndërtuar një jetë që mbart kuptim.

Mendja e cila nuk gjen momente qetësie…fillon gradualisht të humbasë aftësinë për të dalluar atë që vërtet meriton vëmendje.

Autor:  Adulkerim Bekkar

Përktheu: Mevlad Çollaku

By: ardhmëriaonline.com

Hadith Munkati
Nga ana gjuhësore, fjala “Munkati” ka kuptimin: “shkëputje, i ndërprerë”.

Në terminologjinë e hadithit, termi “hadith munkati` përkufizohet me fjalët: “Hadithi që ka shkëputje në varg, pa marrë parasysh nëse shkëputja është në fillim, në mes apo në fund të vargut”.

I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Pronari duhet t`i sigurojë skllavit ushqimin dhe veshmbathjen në formën më të mirë…”.

Në senedin e këtij hadithi mungojnë dy transmetues dhe si rrjedhojë ky hadith është Munkati

Në njëfarë mënyrë, hadithi munkati përfshin hadithin muadal, mursel dhe mualak.

Përkufizimi më i drejtë që dijetarët e hadithit i kanë bërë këtij lloj hadithi është: “Hadithi që ka vetëm një shkëputje – përveç sahabiut – në një nga hallkat e vargut”.

Shembull:

Tirmidhiu thotë: Na ka treguar Ali ibn Huxhr, i cili ka thënë: na ka treguar Isa ibn Junus, i cili transmeton nga Ibn Ebi Dhi`b, ky transmeton nga Is`hak ibn Jezid Hudhejli, i cili transmeton nga Aun ibn Abdullah ibn Utbe, ndërsa ky i fundit transmeton nga Ibn Mesudi (r.a), se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush bie në ruku dhe thotë tre here “Subhane Rabij`jel adhim”, e ka plotësuar siç duhet rukunë dhe kjo është më e pakta. Kur bie në sexhde dhe thotë tre herë “Subhane rabij`jel eala”, e ka plotësouar sexhden dhe kjo është më e pakta”.

Tirmidhiu thotë pas këtij hadithi: “Vargu i hadithit të Ibn Mesudit (r.a) është i ndërprerë, pasi Aun ibn Abdullah ibn Utbe nuk e ka takuar fare Abdullah ibn Mesudin (r.a)

Gjykimi për hadithin munkati

Hadith munkati është i dobët, pasi nuk dihet gjendja e transmetuesve që nuk përmendet në varg, përveç rastit kur dijetari i përmend ato në një varg tjetër, apo kur për hadithin ka varg tjetër përforcues.

Autor: Rushit Musallari

By: ardhmëriaonline.com