Këshilla dhe konsulta – Ardhmeria Online

Çdo gjë ka çmimin e vet
Fillimisht kërkoj të më justifikoni pasi kam frikë se do e zgjas duke paraqitur problemin tim. Kur isha katërmbëdhjetë vjeçe më vdiq babai dhe që atëherë jam punësuar tek një farmaci. Tashmë jam nëntëmbëdhjetë vjeçe dhe studioj për menaxhim biznes.

Gjatë kohës që isha në vit të tretë në shkollë të mesme, pranë farmacisë ku punoja jetonte një burrë i martuar. Një ditë, ai më tha se kishte një vend pune për mua, më të mirë sesa të qëndroja në këmbë gjithë ditën. Kur e pyeta mbi vendin e punës, ai më tha:”Më jep nr e telefonit dhe do të tregoj.” Dhe unë ia dhashë numrin. Më pas, ai më telefonoi dhe më tha se do të merrja disa trajnime fillimisht, mandej do të punësohesha në kompaninë ku ishte punësuar dhe ai vetë. Ai më tha se ishte mirë të takoheshim dhe ashtu ndodhi. Pasi u takuam, bëmë një shëtitje, ku filloi të më rrëfejë mbi marrëdhëniet me të shoqen, xhelozinë e saj, gjë e cila e shqetësonte- siç më tha. Unë i thashë:”Zoti e drejtoftë.” Ai më tha se kishte një fëmijë me të shoqen dhe se ajo ishte shtatzënë në muajin e dytë. Ai më tha që ta konsideroja si një vëlla dhe unë ia ktheva se kjo ishte nder për mua. Pastaj ramë dakord që unë të merrja pjesë në trajnimet që ofronte kompania, duke hequr dorë kështu nga qëndrimi në këmbë në farmaci dhe kthimi vonë në familje.

Herën tjetër kur dolëm shëtitje, ai më tha se më dashuronte që nga koha kur punoja në farmaci dhe se i pëlqeja shumë, pasi isha një vajzë e kulturuar dhe e respektuar, të cilën e dëshironte çdo burrë. Ai më tha se do mbetej i kënaqur nëse do të pranoja të martohesha me të, se nuk do më zemëronte qoftë dhe një ditë për shkak se më donte shumë. Në fakt, dhe unë u lidha pas tij dhe e doja me gjithë shpirt. Pasi fillova dhe punë në kompaninë e tij, shkoja dhe kthehesha nga puna me makinën e tij, të cilën ia kishte dhënë kompania. Ditët që kemi qëndruar bashkë kanë qenë ditët më të lumtura të jetës tonë. Por kur nëna dhe vëllezërit e tij dëgjuan për lidhjen tonë, gati sa nuk e bënë problem dhe në familjen time. Por ai më mori në mbrojtje dhe të dy i hodhëm poshtë pretendimet e tyre. Nga ana tjetër, ai më thoshte se me të përfunduar studimet, do të martohemi menjëherë, për vetë faktin se unë e pata refuzuar idenë e martesës ndërkohë që vazhdoja studimet.

Një ditë vajta tek motra e tij dhe e binda se mes nesh nuk kishte asgjë të dyshimtë, ashtu siç binda dhe nënën e vëllezërit e tij. Kjo, pasi e kishin kritikuar dhe qortuar kushedi sa herë. Ai u tregoi dhe disa foto që i kishte bërë me një vajzë tjetër, për tu hedhur hi syve. Megjithatë, ata ishin të sigurt se ai më dashuronte, pasi herë pas here u fliste për mua. Por fakti që ai kishte dalë në fotografi me një vajzë tjetër filloi të më shqetësojë. Ai më kishte tradhtuar me një tjetër dhe fillimisht refuzoja ti flas. Ai më thoshte se e kishte bërë këtë për mua dhe për shkak se e doja si e marrë, e fala.

Lidhja jonë vazhdonte dhe ne shkonim e vinim bashkë nga puna. Një herë erdhi në shtëpinë time dhe unë i thashë nënës se është thjesht një vëlla dhe mik, asgjë më tepër. Herë pas here ai i telefononte motrës time, madje për ditëlindje i solli dhe një dhuratë. Mandej dhuratat filluan të shpeshtohen për çdo rast. Kurse mua më blinte rroba dhe dhurata të ndryshme. Ndërkohë, e shoqja e tij lindi dhe unë i thashë:”nëse dëshiron të qëndrosh me gruan dhe fëmijët e tu dhe të ndahemi, unë jam dakord.” Por edhe pse i kishte lindur fëmija i dytë, trajtimi dhe komunikimi i tij me mua nuk ndryshoi fare, madje, dashuria iu shtua edhe më shumë. Edhe unë e doja shumë, saqë e kisha të vështirë të kalojë një ditë pa e parë dhe pa u takuar. Nëse nuk takoheshim, patjetër duhej të flisnim në chat dhe ta shihnim njëri-tjetrin me video kamer. Periudha më e gjatë kur i kemi mbajtur mëri njëri-tjetrit ka qenë dy ditë, të cilat ishin të vështira dhe tepër të lodhshme për mua. Me kalimin e kohës, edhe nëna e tij dhe vëllezërit filluan të më duan, por nuk dinin gjë që ai më dashuronte. Ai bëhej objekt bisedash edhe në familjen time. Tashmë e kam shumë të vështirë të ndahem prej tij dhe ta harroj. Çfarë duhet të bëj? Ju lutem më jepni një këshillë!”

Përgjigje:

Linja që duhet ndjekur në jetë është tepër e qartë dhe ndjekja e kësaj linje është një faktor i rëndësishëm i qetësisë shpirtërore. Por kur ne e injorojmë këtë linjë, duke kërkuar një alternativë tjetër, lodhemi dhe stresohemi. Në fakt, çdo devijim nga linja, fillimisht na duket si interesant, madje duket edhe sikur na fal kënaqësi fillimisht, por shumë shpejt na kaplon lodhja dhe dëshpërimi. Pikërisht kjo ka ngjarë me rastin tuaj.

Është parim dhe ligj i jetës që s’mund të ketë vëllazëri dhe miqësi mes një mashkulli dhe një femre, aq më tepër kur ai i ka shprehur simpatinë dhe ka treguar interes për të. Ashtu siç është ligj që zgjidhja e simpatisë dhe pëlqimit, është martesa. Justifikimi yt se nuk mund të martohesh gjatë studimeve universitare është thjesht një zvarritje dhe një orvatje për të përfituar sa më shumë nga burri në fjalë, nga zemërgjerësia e tij, e shprehur në dhurata të majme. E kjo, vjen si rrjedhojë se ti nuk je e bindur se mund ta shohësh si bashkëshort. Kështu, mendon se mund të përftosh prej tij sa më shumë pa ofruar në këmbim asgjë. Por në fakt, të jesh e sigurt se çdo gjë ka çmimin e saj. Kundrejt pranisë së një të huaji në jetën tënde, po paguan një çmim jo të lehtë, stresi, dëshpërimi, frika etj… por kjo nuk do të përfundojë me kaq, pasi shumë shpejt do të humbasësh dhe emrin tënd. Prandaj, pyete veten nëse për përfitimet që merr, ia vlen të humbasësh kaq shumë. Vetëm ti e ke në dorë të vendosësh cilën linjë do të ndjekësh në të ardhmen.

Fjalët e tua të hedhura në këtë letër, më lanë të kuptoj se kam të bëj me një vajzë me natyrë akoma të pastër dhe të papërlyer. Prandaj, unë të këshilloj që ta ruash nderin dhe dinjitetin tënd, duke marrë vendimin e duhur: ose ndërpriti dhe jepu fund marrëdhënieve me këtë njeri një herë e mirë, ose vendosi në kuadrin fetar dhe social të duhur. E lus zoti të ruajë ty dhe të gjithë vajzat nga tundimet e shejtanit, njerëz qofshin apo xhinde, të cilët e zbukurojnë të ligën!

By: ardhmëriaonline.com

Mosha e mesme… krizë apo mirësi?!
Kam hasur shumë raste që njerëzit ankohen dhe kërkojnë këshillë për ndryshimet e humorit, ndryshimin e shijeve dhe roleve në jetë kur arrijnë moshën dyzetvjeçare.

Kur flas me ta për disa nga shenjat dhe dukuritë, ata më thonë: Po, pikërisht kështu ndihemi. Atëherë u them: Këto janë ndjenja që i përjetojnë shumica e njerëzve dhe psikologët i quajnë “kriza e moshës së mesme”, ndërsa Kurani e quan “faza e falënderimit”.

Këto ndjenja mund ta shoqërojnë njeriun kur arrin mesin e jetës.

Dje erdhi një burrë dhe po më fliste për ndryshimin që po ndiente në veten e tij. I thashë: “Më lër të të përshkruaj ty vetë: ti ndien mërzitje nga jeta, ndien pakënaqësi ndaj bashkëshortes, fëmijëve dhe punës tënde, madje ndonjëherë arrin deri aty sa të mos jesh i kënaqur as me trupin, veten dhe qenien tënde.”

Ai më pa i habitur dhe më tha: “E vërtetë… si e di këtë?”

I thashë: “Më lër të vazhdoj: ndonjëherë ndihesh sikur je i moshuar.”

Ai tha: “Saktë. Kam filluar ta ndiej këtë para rreth një viti, megjithëse ende jam i ri; jam vetëm dyzet e dy vjeç.Por çudia është se kam filluar t’i dëgjoj të njëjtat ndjenja edhe nga bashkëshortja ime. Ajo tani është tridhjetë e tetë vjeçe dhe ka filluar të dëshirojë të shpenzojë shumë para.”

I thashë: “Kjo është e vërtetë.” Këtë fazë e kalojnë si burrat ashtu edhe gratë dhe ndiejnë të njëjtat emocione. Nga shenjat e saj është se njeriu dëshiron të blejë gjëra që e bëjnë të ndihet më i ri, si për shembull një makinë apo biçikletë sportive ose rroba rinore.

Ndonjëherë të vjen një dëshirë e fortë për ta ndryshuar jetën, por nuk di si ta bësh këtë ndryshim. Ndonjëherë të shoqëron një lloj depresioni, dëshpërimi, pagjumësie, dhe fillon të mendosh për ndryshimin e zakoneve ushqimore.

Disa njerëz në këtë moshë ndiejnë një prirje të fortë drejt dashurisë për trashëgiminë dhe kujtimet e vjetra; lexojnë libra historie dhe mallëngjehen për të kaluarën… e të gjitha këto janë shenja të kësaj faze.

Ai tha: “Kam filluar të ndiej më pak nevojë për gjumë dhe më shumë energji e aktivitet, ndërsa bashkëshortja ime fle shumë dhe ankohet për mungesën e shoqeve.”

I thashë: “Sepse kjo lidhet me ndryshimet hormonale të kësaj faze moshe ose me ndryshimin e stilit të jetës. Ndodh që të dalësh në pension dhe të mos kesh më një punë me të cilën merresh, prandaj të vijnë këto ndjenja. Ose mund të të ketë ndodhur një ndryshim në jetën tënde, si vdekja e njërit apo të dy prindërve, gjë që të bën të ndiesh trishtim dhe dhimbje.”

Mes moshës njëzet dhe dyzet vjeç njeriu zakonisht është i zënë me martesën, fëmijët, studimet dhe punën. Kur fëmijët rriten dhe ti i ke arritur synimet për sigurimin e së ardhmes së familjes, atëherë ndien zbrazëti dhe fillon të mallëngjehesh për të kaluarën dhe jetën me miqtë.

Tha: “Por pyetja më e rëndësishme është: si të merrem me veten në këtë fazë?”

I thashë: “Ka hapa shëndetësorë, të tjera planifikues dhe  shpirtërorë apo imanorë.”

Sa i përket anës shëndetësore, duhet të kontrollosh hormonet për t’u siguruar për gjendjen tënde shëndetësore dhe të kujdesesh për shëndetin përmes një programi sportiv dhe një regjimi ushqimor të shëndetshëm.

Ndërsa nga ana planifikuese, duhet të shkruash objektivat e tua dhe atë që dëshiron të arrish në jetë, qoftë në aspektin shoqëror, shkencor, shëndetësor apo fetar.

Më e rëndësishmja është që të mendosh dhe të planifikosh për një projekt që vazhdon edhe pas vdekjes tënde, në mënyrë që të të jetë sadaka rrjedhëse.

Në këtë fazë përpiqu të mbash lidhje me miqtë e vjetër dhe të fitosh miq të rinj, sepse ata të japin mbështetje dhe ngrohtësi në jetë.

Përpiqu gjithashtu të rrish shpesh vetëm me veten, sepse lidhja me vetveten në këtë periudhë është shumë e rëndësishme. Meditimi dhe reflektimi të ndihmojnë të sistemosh mendimet e tua dhe të motivojnë për një fillim të ri.

Ndërsa sa i përket anës shpirtërore dhe të besimit, Kurani e ka përmendur këtë fazë në fjalën e Allahut të Madhëruar: “Kur arrin në moshën e burrërisë e i mbush dyzet vjet, ai thotë: “O Zoti im! Më frymëzo që të të falënderoj për begatitë që Ti më ke dhënë mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira, me të cilat Ti do të jesh i kënaqur! Më dhuro pasardhës të mirë! Tek Ty kthehem i penduar dhe Ty të dorëzohem!.”

Prandaj kjo fazë është quajtur në Kuran “faza e falënderimit” dhe jo siç e quajnë psikologët

“kriza e gjysmës së jetës”, sepse ajo është një mirësi dhe jo një krizë.

Falënderimi është i nevojshëm, sepse në këtë fazë njeriu përjeton frikëra të shumta, si frika nga vdekja, sëmundja, pleqëria, paraqitja, ose frika se nuk do t’i realizojë qëllimet e tij. Kjo mund të sjellë një konflikt të brendshëm në sjelljen e tij.

Disa njerëz madje mendojnë për divorc, poligami, ose devijim dhe rënie në mëkate. Prandaj, kur njeriu hyn në këtë fazë, duhet të sillet me veten me urtësi dhe të përdorë “ilaçet kuranore” që janë katër: durimi, falënderimi, pendimi dhe lutja.

Këto janë trajtimi kuranor dhe shpirtëror për këto ndjenja natyrore të çdo njeriu, përveç metodave që përmendëm më parë për t’u përballur me këto emocione.

Autor: Xhasim Mutava

Përktheu: Mevlad Çollaku

By: ardhmëriaonline.com

Nuk dua të martohem sepse…
Ajo tha: Martesa është një projekt i padrejtë dhe unë nuk dua të martohem, sepse ndjej që në martesë ka padrejtësi ndaj gruas.

I thashë: Më shpjego më shumë, se ku qëndron padrejtësia ndaj gruas në martesë?

Ajo tha: Së pari, gruaja që punon kthehet e lodhur nga puna dhe duhet të merret me gatimin, fëmijët dhe menaxhimin e shtëpisë, ndërsa burri pas punës pushon  dhe  kjo është padrejtësia e parë. Në disa raste gruaja është e varur financiarisht nga burri dhe nëse divorcohet bëhet e dobët dhe kjo është padrejtësia e dytë. Njoh një shoqe që u detyrua nga familja të pranojë martesën me dikë, edhe pse nuk e donte dhe kjo është padrejtësia e tretë.

I thashë: Tani të kuptova, por a mendon se problemi është te ideja e martesës apo te zbatimi dhe kultura e shoqërisë?

Ajo tha: Sigurisht që problemi është te zbatimi dhe kultura e shoqërisë.

I thashë: Atëherë problemi nuk është te ideja e martesës, por te burri i keq që ka koncepte të gabuara për martesën dhe sillet keq me gruan.

Ajo tha: Por ky është realiteti.

I thashë: Zgjedhja dhe vendimi janë përgjegjësi e jotja. Ke të drejtë të zgjedhësh një burrë që nuk të bën padrejtësi në të tri rastet që përmende.

Ajo heshti.

Pastaj i thashë: Nëse zgjedh një bashkëshort bashkëpunues, do të jesh e qetë dhe e suksesshme në martesën tënde. Nëse zgjedh një burrë të respektueshëm, ai do ta rrisë vlerën tënde. Nëse zgjedh një burrë të ekuilibruar, ai do të të sigurojë stabilitet psikologjik dhe do të të ndihmojë në punët e shtëpisë dhe në rritjen dhe edukimin e fëmijëve. Pra, problemi nuk është te ideja e martesës, por te zgjedhja jote ose te kultura e shoqërisë ku jeton.

Ajo heshti.

Pastaj i thashë: Nëse zgjedh një bashkëshort bashkëpunues, do të jesh e qetë dhe e suksesshme në martesën tënde. Nëse zgjedh një burrë të respektueshëm, ai do ta rrisë vlerën tënde. Nëse zgjedh një burrë të balancuar, ai do të të sigurojë stabilitet psikologjik dhe do të të ndihmojë në punët e shtëpisë dhe në rritjen e fëmijëve. Pra, problemi nuk është te ideja e martesës, por te zgjedhja jote ose te kultura e shoqërisë ku jeton.

Ajo tha: Po si të bashkëveprojmë me kulturën e shoqërisë?

I thashë: Kultura e shoqërisë nuk I bën padrejtësi vetëm gruas, por ka shumë shembuj edhe të padrejtësisë ndaj burrit. Kjo nuk ka lidhje me fenë apo Islamin. Për shembull, zakonet dhe traditat e detyrojnë burrin me shpenzime të mëdha për martesën, saqë ai mbetet duke shlyer borxhe për shumë vite. Gjithashtu, shoqëria e paraqet shpesh burrin si fajtor, sidomos në rastet e divorcit. Në përgjithësi, shoqëria tregon më shumë simpati për gruan në martesë, divorc dhe në punët e saj.

Në edukim burrit gjithashtu i bëhet padrejtësi. Shoqëria e ka edukuar burrin që të mos shprehë ndjenjat dhe emocionet ndaj gruas së tij. Ai duhet të mos qajë, të mos tregojë trishtim dhe të mos shprehë atë që ka brenda. Gjithashtu, burri shpesh shihet si i dyshimtë dhe vihen në dyshim qëllimet e tij. Për shembull, nëse është bujar, akuzohet se ka ndonjë interes; nëse është i vendosur, akuzohet se është i ashpër dhe i dhunshëm.

Ndër konceptet e gabuara me të cilat rriten burrat në shoqëri është se nëse ai kërkon këshillë për të përmirësuar jetën e tij bashkëshortore apo edukimin, kjo konsiderohet shenjë dobësie. Prandaj burri është rritur me idenë se ai është vetëm financues i familjes dhe nuk ka rol në edukimin e fëmijëve, sepse edukimi në të gjitha detajet i lihet gruas.

Pra, shoqëria ashtu siç i ka bërë padrejtësi gruas, i ka bërë padrejtësi edhe burrit. Burrit i bëhet padrejtësi në heshtje, ndërsa gruas i bëhet padrejtësi me zë. Por të gjitha ato që ti përmende  dhe që përmenda unë janë rezultat i kulturës shoqërore që bie ndesh me fenë ose Islamin. Këto janë gabime që kanë kaluar gjatë një historie të gjatë dhe kanë nevojë të korrigjohen në përputhje me drejtësinë dhe mëshirën e fesë islame. Feja nuk i bën padrejtësi gruas, por realiteti është ai që i bën padrejtësi. Ka një dallim mes fesë dhe realitetit.

Ajo tha: Faleminderit për sqarimin. Tani e kuptova që problemi qëndron te realiteti dhe te zbatimi i koncepteve që duken fetare, por në fakt janë pjesë e kulturës së shoqërisë.

Autor: Xhasim Mutava

Përktheu: Mevlad Çollaku

By: ardhmëriaonline.com

Le ta përmbyllim Ramazanin me falje
Që në fillim të Ramazanit e kuptuam se ky muaj i bekuar është një shkollë e pastrimit të shpirtit dhe e mbjelljes së virtyteve të larta, ndër të cilat më të rëndësishmet janë falja dhe toleranca ndaj njerëzve. Allahu i Madhëruar na udhëzon në Kuran: “Le të falin dhe le të tolerojnë! A nuk dëshironi që Allahu t’ju falë juve?”[1]

Kjo na mëson se rruga drejt faljes së Allahut kalon përmes faljes së njerëzve. Kush dëshiron që Allahu t’ia falë gabimet, duhet të mësojë të falë edhe gabimet e të tjerëve. Pejgamberi (a.s) ishte shembulli më i bukur i këtij morali. Ai falte edhe ata që e lëndonin dhe e kthente të keqen me mirësi, duke na treguar se madhështia e besimtarit qëndron në zemrën që fal. Ndërsa Ramazani po afrohet drejt përfundimit, kjo është koha më e mirë që t’i pastrojmë zemrat nga mllefi dhe armiqësia, të pajtohemi me njëri-tjetrin dhe të falim ata që na kanë bërë padrejtësi. Le ta përmbyllim Ramazanin duke falur njerëzit, që të arrijmë faljen e Krijuesit të njerëzve.

Sepse ai që fal për hir të Allahut, Allahu ia hap dyert e mëshirës dhe të faljes së Tij.

Autor:  Rufat Sherifi

[1] – Sure Nur: 22.

Si ta ruash besimin e karikuar edhe pas Ramazanit
Kur njeriu është i përkushtuar me adhurim gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, dëshiron që pas përfundimit të këtij muaji ta ruajë besimin e karikuar dhe të vazhdojë në të njëjtin ritëm, për të qenë në gjendje që të përmbushë detyrat e tij dhe të ruajë atë që ka arritur gjatë 30 ditëve të Ramazanit, në mënyrë që të mos ndiejë një mungesë të madhe pas tij.

Pa dyshim, muaji i Ramazanit ka një përjetim të veçantë. Kjo është arsyeja pse myslimanët, pavarësisht natyrës dhe kushteve të ndryshme, kanë një marrëdhënie të veçantë me Allahun gjatë këtij muaji. Besimtar i mençur është ai që e bën Ramazanin një stacion për t’u ushqyer dhe përgatitur, duke jetuar me shpirtin e tij deri kur të takohet me të pas një viti. Profeti (a.s) ka thënë: “Me siguri, Zoti juaj ka frymëzime në ditët e jetës suaj, ndaj përpiquni t’i kapni ato, që mund të merrni ndonjë frymëzim prej tyre dhe të mos vuani kurrë më pas.”[1] Prandaj, është transmetuar nga shokët e të Dërguarit (a.s) se ata e përgatitnin veten për Ramazanin dhe e prisnin atë gjashtë muaj para se të fillonte, dhe vazhdonin të ndaheshin prej tij për gjashtë muaj pas tij. Ata jetonin gjithnjë në hijen e Ramazanit.

Ai që dëshiron ta ruajë besimin të karikuar edhe pas Ramazanit duhet të dijë se nga bekimi i adhurimit është që Allahu ta ndihmojë për adhurime të tjera. Nëse Allahu e sheh sinqeritetin dhe përkushtimin e zemrës suaj, atëherë Allahu është më i nderuar dhe ai ka thënë: “Kush i afrohet Mua një hap, Unë i afrohem atij një këmbë…”[2]

Për ta ruajtur këtë mirësi që e arritëm në Ramazan, këtu janë disa këshilla që shpresojmë se do t’ju ndihmojnë atyre që synojnë të afrohen me Zotin e tyre:

1 – Puno fort për të ruajtur mjedisin dhe shpirtin… Mjedisi që ke jetuar gjatë muajit të Ramazanit, i mbushur me adhurim dhe mirësi, në shoqërinë e të drejtëve, vizitat në qendrat islame dhe angazhimet në aktivitete të mira, është ai mjedis që të ndihmon të vazhdosh dhe të përparosh.

2 – Dije se shpirti ka periudha ngritjeje dhe rënieje, dhe se nuk është e natyrshme që një njeri të mbetet gjithmonë në të njëjtin nivel të besimit dhe shpirtit. Ai (besimi) rritet dhe zvogëlohet… E rëndësishme është që shejtani të mos e përdorë këtë rënie për të sjellë dëshpërim dhe ndjenjën e vdekjes së shpirtit, duke të bërë të krahasosh gjendjen tënde gjatë Ramazanit me gjendjen pas tij, dhe të shohësh dallimin ndërmjet dy gjendjeve, duke ndjerë se ke rënë në mangësi dhe duke lënë pas çdo të mirë që je angazhuar. Allahu të ruajt nga kurthet e shejtanit dhe mashtrimi i tij.

3 – Përcakto për veten tënde një rutinë të përditshme me veprime që e ke bërë zakon të realizosh gjatë Ramazanit, veçanërisht ato veprime që ke ndjerë se kanë pasur ndikim të thellë në zemrën tënde dhe që i ke shijuar më shumë. Nëse Kurani ishte më i afërmi dhe më i dashuri për zemrën tënde gjatë Ramazanit, atëherë cakto për veten një pjesë të tij çdo ditë. Do të ishte shumë mirë nëse e lexon në të njëjtën mënyrë siç e kishe zakon gjatë Ramazanit… në kohën,  vendin dhe mënyrën… sipas mundësisë tënde… dhe kështu me radhë.

4 – Mblidh një grup shokësh ose miqsh të ngushtë, të cilët të kanë mbështetur gjatë Ramazanit, dhe bëni një marrëveshje për të mbajtur njëri-tjetrin të angazhuar pas Ramazanit, duke u inkurajuar për të bërë më shumë vepra të mira dhe për të qëndruar të përkushtuar ndaj besimit.

5 – Mundohu të agjërosh gjashtë ditët e Shevalit, dhjetë ditët e para të Dhul-Hixhes dhe ditën e Ashurasë. Shfrytëzoji rastet e mira dhe të bekuara për adhurim dhe përpiqu të përfshihesh në periudha të mira për t’u afruar më shumë me Allahun, sepse çdo gjë që bën ka një ndikim në ruajtjen e afërsisë dhe tregon sinqeritetin tënd.

6 – Bëj sa më shumë sadaka, sepse Profeti (a.s) ka thënë: “Sadakaja e fshin mëkatin.”[3]

7 – Bëj përpjekje të kesh një rutinë, edhe nëse është e thjeshtë, për të këshilluar ata që të rrethojnë dhe për t’i ftuar ata në atë që ndjen nga bekimi i Allahut dhe dritës së adhurimit. Këshilla dhe ftesa jote për të tjerët do të jenë një ndihmesë për ty në përmbushjen e asaj që i fton ata të bëjnë.

8 – Lutu dhe qëndro i përkushtuar tek porta e Allahut të Madhërishëm. Kërko prej Tij  të të udhëzojë tek Ai, që të ruajë mbi ty begatinë e adhurimit dhe afërsinë me Të, dhe që të bëjë që ditët e tua të jenë gjithmonë si Ramazani.

Burimi: islamonline.net

Përktheu: Elton Harxhi

[1] – Tabaraniu në kebir. Hadithi është i dobët.

[2] – Buhariu.

[3] – Tirmidhiu. Hadithi është Sahih.

Ndryshimi për tek më e mira me fillimin e një viti të ri
Me fillimin e një viti të ri administrativ, shumë prej nesh përjetojnë ndjenja (ripërtëritëse) shprese, optimizmi dhe ambicie për të përmirësuar jetën tonë në rrafshe të ndryshme personale dhe shoqërore. Pritja e vitit të ri është një mundësi e shkëlqyer për të rishikuar atë që ka kaluar dhe për të shfrytëzuar energjinë e fillimeve për të sjellë ndryshime pozitive të prekshme në nivel personal, profesional dhe atë të marrëdhënieve shoqërore.

Përpara se të nisim një faqe të re, është e nevojshme të ndalemi pak për të shqyrtuar arritjet dhe gabimet tona duke bërë një listë të gjërave që kemi arritur gjatë vitit të kaluar, dhe gjërave që nuk i kemi arritur, si dhe shkaqet që kanë çuar në këtë. Ky vlerësim do të ndihmojë në kuptimin e pikave të forta dhe të dobëta si dhe në përcaktimin e synimeve reale, duke vendosur objektiva dhe ambicie të reja. Është e rëndësishme që të sigurohemi që synimet që do të vendosim të jenë reale dhe të matshme. Ndryshimi për të cilin pr flasim është në disa rrafshe:

Ndryshimi për më të mirën në rrafshin personal, duke u kujdesur për shëndetin fizik dhe mendor, pasi shëndeti është baza e suksesit në çdo fushë të jetës. Sigurohu që të kesh një plan që përfshin përmirësimin e zakonit të ushqimit, praktikimin rigoroz të  ushtrimeve fizike dhe kujdesin për shëndetin tënd mendor duke rezervuar një kohë  të mjaftueshme për t’u relaksuar dhe medituar.

Shfrytëzo kohën për të mësuar diçka të re, ç’ka të mundëson shtimin e njohurive. Shfrytëoje kohën për të mësuar një gjuhë të re, një aftësi teknike, ose qoftë edhe një zanat, sepse mësimi i një gjëje të re jep vetbesim dhe forcë për të arritur sukses.

Shpesh, menaxhimi i kohës është çelësi për të arritur synimet. Vendos një program ditor ose javor që të ndihmon për të realizuar sa më mirë detyrat e tua dhe të ndihmon të arrish një balancë mes punës dhe jetës personale.

Ndryshimi për më të mirën në rrafshin profesional, duke krijuar një plan të qartë për atë që dëshiron të arrish në fushën profesionale gjatë vitit të ri. A dëshiron të ngrihesh në karrierë? Apo të fitosh një aftësi të re? Apo ndoshta të ndryshosh plotësisht profesion? Përcakto këto ambicie dhe fillo të ndërmarrësh hapa praktik për t’i arritur ato.

Dediko  një kohë (të caktuar) për të zhvilluar aftësitë e tua profesionale përmes kurseve të trajnimit, leximit, ose bashkëveprimit me kolegë që kanë eksperiencë. Studimi i vazhdueshëm të siguron që të jesh në dijeni të informacioneve më të fundit të profesionit tënd, dhe gjithashtu të ndërtosh marrëdhënie profesionale të forta që të hapin dyer të reja. Puno për të marrë pjesë në konferenca, workshope dhe aktivitete që tëw mundësojnë të kesh kontakt me njerëz që ndajnë interesa të përbashkëta profesionale.

Ndryshimi për më të mirën në rrafshin e marrëdhënieve shoqërore, të cilat konsiderohen si burimet më të rëndësishme të lumturisë dhe mbështetjes. Mund të dedikosh një kohë për të kaluar me familjen dhe miqtë, të flasësh me ta me sinqeritet dhe transparencë, dhe të përpiqesh të forcosh lidhjet shoqërore duke ofruar mbështetje dhe ndihmë për ata që kanë nevojë.

Ndryshimi pozitiv nuk kufizohet vetëm në jetën tuaj personale, por shtrihet edhe në komunitetin tuaj. Prandaj, mendoni se si mund të ndihmoni të tjerët, qoftë përmes vullnetarizmit në shoqata bamirësie, ose duke ofruar eksperiencën tuaj për të mbështetur iniciativa që i shërbejnë komunitetit. Përmirësimi i aftësive tuaja të komunikimit është gjithashtu mjaft i rëndësishëm. Që të kesh një komunikim sa më të mirë duhe të dëgjosh me vëmendje, të shprehesh qartë dhe të shmangësh konfliktet sa më shumë të jetë e mundur.

Ndryshimi për më të mirën në rrafshin shpirtëror dhe moral. Le të jetë viti i ri një mundësi për të forcuar besimin tuaj dhe për të përmirësuar marrëdhënien tuaj me Zotin përmes lutjeve, meditimit dhe reflektimit mbi mirësitë që Ai ju ka dhënë. Raporti dhe lidhja juaj e fortë me Zotin i jep jetës tuaj paqe dhe qetësi.

Përpiqu gjithashtu që ky vit i ri të jetë një mundësi për të përmirësuar moralin tuaj, duke u përpjekur për të qenë sa më i durueshëm, i sinqertë dhe tolerant. Vlerat pozitive janë jo vetëm një burim i kënaqësisë personale, por gjithashtu ato ju bëjnë juve shembull dhe model për mirë për ata që ju rrethojnë.

Dediko kohë çdo ditë për të menduar për gjërat për të cilat jeni mirënjohës. Ky ushtrim i thjeshtë ju kujton për të mirat që keni në jetën tuaj.

Pritja e vitit të ri është një mundësi e çmuar për të riorganizuar prioritetet tona dhe për të punuar për të përmirësuar jetën tonë dhe jetën e të tjerëve. Përmes një planifikimi të mirë, angazhimit për ndryshim dhe mbajtjes së një shpirti pozitiv, mund të kthejmë ëndrrat tona në realitet. Mos harroni se udhëtimi i ndryshimit fillon me një hap të vogël, por ky hap mund të bëjë një ndryshim të madh. Bëjeni vitin e ri një faqe të ndritur plot me sfida dhe arritje, dhe filloni ditën e parë me shpresë dhe optimizëm, për ta bërë këtë vit, një vit të mbushur me sukses dhe shkëlqim. Uroj që të jeni gjithmonë mirë.

Autor: Kemal Aslan

Përktheu: Elton Harxhi

Kush prej nesh është pa të meta?
Pyetje: “Paqja qoftë me ju! Shpresoj të gjej prej jush një përgjigje ngushëlluese dhe të shpejtë. Unë jam një vajzë njëzet e tre vjeçe dhe dorën time e ka kërkuar një person të cilin e njoh. Ai ka  cilësi të mira të cilat më interesojnë, por ai ka edhe të meta të cilat më bëjnë ta refuzoj. Ajo që më huton është fakti se kur shoh veten time, e gjej atë plot të meta.

Cilësitë dhe tiparet e tij të mira janë:

1 – Është inxhinier ambicioz. Edhe pse babai ishte kundër studimeve universitare, pasi e kishte të mundur t’i gjejë një punë me dëshminë e gjimnazit, ai nuk u dorëzua por e  vazhdoi shkollën. Gjendja e tyre ekonomike është e mirë.

2 – Është person i hapur dhe do më lejojë të punësohem pasi të përfundoj studimet. Por mua më frikëson shumë familja e tij e mbyllur.

3 – Mesa duket dhe ç’më kanë thënë ai më dashuron. Këtë ndjenjë e ka pasur që kur kemi qenë fëmijë, pasi me të kam kujtimet më të bukura të botës tonë fëmijërore. Kontaktet tona u ndërprenë që pa përfunduar filloren. Megjithatë, unë kam frikë se ndjenjat e tij për mua, janë thjesht për shkak të familjes time të arsimuar, të kulturuar, fetare dhe të stabilizuar. Babai i tij është i martuar me dy gra dhe më parë konsumonte alkool, por tashmë është penduar dhe e ka lënë. Jeta e tyre është plot probleme dhe kaos. Kjo, edhe pse në aparencë janë familje e fisme. Ata janë të pasur dhe kanë vende pune të mira. Personat që i refuzoj më shumë në familjen e tyre, janë i ati dhe i vëllai. Sakaq, motrat e tij janë shumë fetare, kurse e ëma njeri i mirë edhe pse pak naive.

Ajo që mi shton dyshimet në dashurinë e tij, është se më parë ka kërkuar dorën e një vajze tjetër të arsimuar dhe nga familje e fisme, por ai e ka refuzuar pasi donte të martohej me mua.

4 – I mirë, bujar dhe zemërbutë. Mund të shpërthejë në të qara para ngjarjeve të rënda, si divorci i të motrës.

5 – Me humor, i pëlqejnë shëtitjet dhe gjërat që ndryshojnë atmosferën. Kërkon mbi detajet dhe imtësitë e çdo gjëje. Unë vetë jam krejt ndryshe nga familjarët e mi, të cilët shquhen për racionalizëm dhe logjikë.  Mua nuk më pëlqen të lidhem me një person i cili udhëhiqet gjithmonë nga racionalja. Nuk prish punë ndonjë marrëzi dhe aventurë.

6 – Është fetar dhe i kryen obligimet kryesore, si namazi dhe agjërimi. Është shumë i gjendur dhe u shërben të gjithëve.

7 – Opinioni i tij për femrën është i qytetëruar pak a shumë, edhe pse e kam me dyshim për shkak të ambientit ku është rritur.

8 – Mban përgjegjësi për familjen e tij të madhe dhe i ati i lë hapësira për të menaxhuar pasurinë e vet.

9 – I edukuar dhe nuk ka të kaluar me gra të tjera.

10 – Nuk konsumon duhan.

Kurse lidhur me të metat, janë:

1 – Shumë nevrik, saqë mund të thyejë gjithçka që i del para në ato çaste. Këtë ves na e tregoi tezja ime dhe prandaj e refuzuam që herën e parë. Por ai dërgoi njerëz për të dytën herë për dorën time, për shkak se është shumë i dashuruar pas meje dhe nuk e imagjinon jetën pa mua. Sipas tij, unë jam ëndrra e tij që në fëmijëri. Unë dua të them se edhe unë jam shumë nevrike. Me nënën time kam një përvojë të hidhur, të cilën nuk dua ta kujtoj këtu, por që është gjëja për të cilën jam penduar më shumë në jetën time.

Edhe pse është nevrik, ai kurrë nuk vë dorë mbi të tjerët, sipas dëshmisë së njerëzve të afërt, si dhe nuk flet fjalë banale. Këtë ves nuk e ka pasur më parë. Ai nevrikoset për gjëra të vogla, si unë dhe i kthehet normalitetit sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Me plot turp dua të them se jemi njëlloj në këtë pikë.

2 – Ai është më i hijshëm se unë, pasi bukuria ime është e pranueshme. Në fakt, mua nuk më pëlqen pamja ime dhe kam dashur të martohem me një person më pak të bukur se unë. Kam frikë edhe nga ndikimi i familjes dhe mjedisit, të cilët e vlerësojnë shumë pamjen e jashtme. Nëna më tregoi se ai ka dashur që gruaja e tij të jetë bionde, por kjo ka qenë thjesht një justifikim që familjarët e tij të mos gjejnë një të tillë dhe të martohet me mua.

3 – Përkushtimi i tij fetar është i pranueshëm dhe dëgjon muzikë.

4 – E meta e tij më e madhe është familja e tij. Ai dëshiron të jetojmë në një pjesë të shtëpisë së tij të madhe. Mendoj që nëse e pranoj si të fejuar, t’ia kushtëzoj që të banojmë me familjen e tij vetëm për dy vite, mandej të banojmë në një shtëpi më vete. Këto dy vite do të më shërbejnë dhe mua, pasi kam dhe vitin e diplomimit dhe do më duhet të punoj ditë e natë, sakaq ai mund ti hajë vaktet tek prindërit.

Jam shumë e hutuar dhe nuk di si të veproj, ta pranoj apo ta refuzoj. Nëse e refuzoj, më duket sikur refuzoj veten time me gjithë të metat e saj. Edhe pse kam falur namazin e istihares kushedi sa herë, nuk kam marrë akoma një vendim.”

Përgjigje: ”Motër e nderuar! Kush prej nesh është pa të meta? Kush të ka thënë se jetojmë në Xhenet, ku jemi të përsosur? Kush të ka thënë se martesa ose është e gjitha e ëmbël ose e gjitha e hidhur? Realiteti është se e mira dhe e keqja në këtë botë janë relative dhe çdo njeri ka cilësitë e tij të mira dhe të këqija. Është e vërtetë që jetesa me prindërit e burrit, shkakton probleme ndonjëherë, të cilat mund të jenë me pasoja të rënda ose normale. Në këtë botë, ne përjetojmë gëzime dhe hidhërime, gjë e cila na bën të mendohemi mirë dhe të bëjmë zgjedhjen e duhur. Ato na informojnë mbi të metat tona dhe të tjerëve. Kështu e kemi më të lehtë për të zgjedhur dhe minimizuar dëmet.

Ju cekët disa cilësi të rëndësishme të personit që ka kërkuar dorën tuaj. Unë mendoj se dashuria e tij, përkushtimi fetar dhe personaliteti i fortë, janë themelet për të pasur një gjykim të drejtë. Feja na mëson se besimtari e mbron gruan e tij dhe e trajton me respekt, ashtu siç ia kërkon feja dhe ndërgjegjja. Personi i cili e do gruan e tij, është më i mirë se ai që kërkon thjesht të martohet. Këto janë pikat e tij të forta dhe avantazhet. Dashuria e burrit për gruan, është një garanci për një jetë të qetë, edhe pse kjo mund ta bëjë shumë xheloz.

Lidhur me nervozizmin e tij, dua të them se kjo është një ndër sëmundjet e kohës tonë. Ajo nuk është monopol i tij dhe i yti, por gjendet tek shumë njerëz. Shpejtësia e jetës dhe vështirësitë, i kanë bërë njerëzit më nevrikë dhe në gjendje depresioni. Një grua e mirë, është ajo që brof menjëherë për t’iu gjendur të shoqit, kërkesat e të cilit i lexon në sytë e tij.

Nga mesazhi juaj, ndjeva se edhe ju dëshironi në një farë mase të lidheni me këtë person. Nëse ndjenjat e tua janë të sinqerta, mendoj që ia vlen si bashkëshort për ju. Por jeni ju ajo që ka në dorë vendimin përfundimtar. Nëse e pranoni si bashkëshort, mos i vendosni dhjetëra kushte.

Duke i kërkuar një shtëpi më vete ke vepruar drejt, me qëllim që ti mbyllësh portat e problemeve që mund të lindin mes jush në të ardhmen. Por mos e rëndo me kërkesa materiale. Është shumë e rëndësishme që t’i menaxhosh mirë raportet e tua me familjarët e burrit, nëse do të banosh me ta. Duhet të ndërgjegjësohesh se që tani do të përballesh me vështirësi dhe pengesa, për të cilat të duhet durim. Përpiqu të ndërtosh marrëdhënie të mira me babanë, nënën dhe familjarët e tjerë të tij.

Të uroj mbarësi dhe sukses në jetën familjare!

Ballafaqimi me krizat
Ne të gjithë kalojmë probleme dhe kriza në jetën tonë, por pak prej nesh nuk lejojmë që problemet dhe krizat të ndikojnë dhe të shkatërrojnë jetën tonë!

Ja disa hapa që duhen ndërrmarrw për të evituar problemin apo krizën:

1 – Mbyllni sytë dhe buzëqeshni!

Kur ndiheni të trishtuar para një problemi me të cilin përballeni, mbyllni sytë, çlirojeni mendjen nga të menduarit për ndonjë gjë dhe buzëqeshni;

Buzëqeshja është mënyra e parë për të hequr qafe problemet dhe për t’u siguruar që do të jeni në gjendje të zgjidhni të gjitha problemet tuaja dhe se gjithçka do të jetë mirë;

Ju duhet t’i kujtoni vetes se unë jam një person i fortë dhe do ta kapërcej këtë situatë që jam.

2 – Shmangni njerëzit që nuk ju pëlqen t’i shihni!

Nëse ndiheni të mërzitur për një problem apo krizë, shmangni të shihni njerëzit që nuk ju pëlqejnë, është më mirë të qëndroni larg tyre derisa situata juaj të ndryshojë për mirë dhe sigurohuni që të rrethoheni me njerëz pozitivë që ju shtyjnë përpara.

3 – Kini besim te vetja!

Jeta është plot me probleme dhe sfida, dhe detyra juaj është t’i kapërceni të gjitha këto probleme mjaft lehtë duke besuar në veten tuaj dhe duke bërë gjëra të reja që ju pengojnë të mendoni për problemin tuaj, si p.sh. pjesëmarrja në një punë vullnetare, apo duke u angazhuar në një lojë sporti ose duke bërë diçka që ju sjellë lumturinë.

4 – Bëhu një person egoist!

Për t’u përballur me kohë të vështira, duhet të jini egoist për të kaluar kohën duke menduar vetëm për veten, anuloni takimet në punë dhe kaloni kohë me veten.

5 – Bëjini vetes një dhuratë!

Për të dalë nga sfera e problemit, duhet t’i bëni vetes një dhuratë, bie fjala të hani një copë çokollatë ose diç të ngjashme, aq më tepër që çokollata është një nga gjërat që të shkaktojnë lumturi.

Autor: Tarik Suvejdan

Heshtja mbi të kaluarën
Pyetje: “Gjatë studimeve universitare, unë nuk kam pasur lidhje me fenë dhe Zotin. Kam pasur miqësi të shumta si me djem dhe me vajza, me të cilët dilnim shëtitje në vende të ndryshme dhe tek tuk ka pasur dhe disa “shkarje” nga ana ime. Tashmë unë jam e përkushtuar në rrugën e fesë dhe falënderoj Zotin që më ka udhëzuar, jam penduar dhe kam veshur dhe hixhabin. Përveç pjesëmarrjes në ligjëratat fetare, kam filluar të mësoj edhe Kuran në një xhami pranë shtëpisë.

Një djalë i ri kërkoi dorën time para pak kohësh dhe unë e familja pranuam. Unë dhe i fejuari i kemi premtuar njëri-tjetrit të tregohemi të sinqertë dhe të mos mbajmë sekrete. Një herë, ai më pyeti nëse kisha pasur ndonjë të dashur gjatë studimeve universitare. Unë e gënjeva duke ia mohuar një gjë të tillë. Por tani më vret ndërgjegjja dhe dua të di nëse kjo konsiderohet si tradhti. A duhet të jem e sinqertë me të dhe t’i tregoj për të kaluarën time? Si duhet të veproj? Ju lutem më tregoni pasi ndihem e hutuar. Zoti ua shpërbleftë me të mira.”

Përgjigje: “Mediat e papërgjegjshme kanë ndikuar negativisht në formimin e djemve dhe vajzave tona, duke kultivuar tek ta vlera që bien ndesh me vlerat e fesë islame. Kështu, në emër të dashurisë shkelet nderi dhe kërkohet të publikohet ajo që e ka mbuluar Zoti. Rrëfimi i të fejuarve për të kaluarën e tyre, sot konsiderohet si tregues i sinqeritetit, dashurisë dhe besës ndaj njëri-tjetrit.

Prandaj, unë them që nëse umeti do ndërgjegjësohej siç duhet mbi fenë e tij, çdo njeri do i kuptonte qartë detyrimet dhe të drejtat. Nuk i lejohet të fejuarit të kërkojë mbi të kaluarën e të fejuarës së tij, nëse kjo do të zbulojë gjynahet që i ka mbuluar vetë Zoti. Prandaj, edhe e fejuara nuk ka përse t’i përgjigjet pozitivisht kësaj kërkese. Madje, nuk i lejohet asnjërit prej tyre ta publikojë atë të kaluar që Zoti e ka ruajtur sekrete dhe e ka mbuluar. Nëse një besimtar rrëshqet dhe vepron një gjynah të caktuar, duhet të rendë të pendohet menjëherë. Ashtu siç kërkohet prej tij që ta mbajë të fshehtë dhe të mos i tregojë askujt. Vetëm në rastin kur kërkon këshillën e dikujt, i lejohet që ta tregojë shkeljen dhe gjynahun e vepruar. Në raste të tjera, është obligim që gjynahu të mbahet i fshehtë. Transmeton Ebu Hurejre, Zoti qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Të gjithë umetit tim do i falen gjynahet, përveç atyre që i publikojnë. Ka njerëz që veprojnë gjynahe natën dhe Zoti ua mbulon. Por me të dalë dielli të nesërmen, ata thonë:”O filan! Dje mbrëma kam vepruar e kam vepruar. Zoti ia pati mbuluar, kurse ai e zbuloi mbulesën e Zotit.”[1]

Publikimi i gjynaheve është gjynah më i madh se vetë gjynahu. Në një hadith tjetër, Profeti (a.s) thotë: “Distancohuni nga këto fëlliqësira të ndaluara prej Zotit. Kushdo që përfshihet në diçka të tillë, le të mbulohet me mbulesën e Zotit dhe të pendohet tek Zoti i Lartësuar. Kjo, pasi kushdo që e zbulon faqen e tij, e peshojmë me Librin e Zotit.”[2]

Veç kësaj, në koleksionin “El muvetta” të imam Malik, transmetohet se Ebu Zubejr El mekki ka thënë: “Një burrë kërkoi dorën e motrës së dikujt dhe ai i tregoi se motra e tij kishte shkelur nderin e familjes. Këtë ngjarje e dëgjoi vetë Omer ibn Hattabi, i cili u revoltua dhe gati e qëlloi vëllain e kësaj vajze.”

Bazuar në këto tekste, e këshillojmë këtë motër që të mos e zbulojë të kaluarën e saj, të cilën Zoti e ka mbuluar. Nuk ka përse të ndihesh keq dhe të vrasë ndërgjegjja për diçka që Zoti ta ka mbuluar dhe për të cilën je urdhëruar ta mbash të fshehtë.

Veç kësaj, e këshilloj çdo të ri e të re që pret të martohet, se askush nuk ka të drejtë të hetojë të kaluarën e palës tjetër. E kush prej nesh është i pagabueshëm dhe pa të meta?! Faqja e të kaluarës duhet mbyllur një herë e mirë me çfarëdo që të jetë mbushur. Asnjëri nga palët nuk ka të drejtë t’i kërkojë llogari palës tjetër, veçse për shkarjet dhe veprat që nga dita e martesës dhe dita kur vajza kalon në shtëpinë bashkëshortore. Kjo është dita kur fillojnë përgjegjësitë ndaj palës tjetër. Bashkëshorti jep llogari para Zotit për neglizhencën dhe indiferentizmin karshi bashkëshortes, që nga dita kur ajo shkel pragun e tij. Prandaj u këshilloj të distancoheni nga publikimi i jetës tuaj private dhe i atyre gjynaheve që ua ka mbuluar Zoti. Shtëpitë dhe familjet ku është ndezur zjarri i dyshimeve për shkak të shfletimit të faqeve të kaluarës dhe hetimit të kaluarës së tjetrit janë të shumta.

Zoti e di më mirë.

[1] – Buhariu.

[2] – Hakimi.

Si mund të sillemi me njeriun kokëfortë?
Një grua erdhi për t’u konsultuar me mua për shkak se vajza e saj ishte kokëfortë. Sille vajzën tek unë që të di më shumë rreth saj – i thashë. Ajo u habit nga kjo kërkesë, megjithëkëtë ajo e solli vajzën tek unë. Pasi e mora vesh se ajo ishte shtatë vjeç, e pyeta: Bija ime! Çfarë do të thotë kokëfortësi. Ajo heshti dhe unë e pyeta për së dyti. Ajo më pa dhe tregoi me gisht për nga e jëma, ç’ka dëshironte të thoshte se nëse dëshiron të dish kuptimin e fjalës kokëfortësi ajo mishërohet në sjelljet e nënës së saj. E jëma u habit se si është e mundur që vajza e saj e akuzoi atë si kokëfortë.

Unë i thashë të jëmës: Dije se asnjë fëmijë nuk është kokëfortë, por jemi ne prindërit që ngulisim tek fëmijët tanë ndjenjën e kokëfortësisë. Fëmija është pasqyrë e prindërve të tij, sjelljen e prindërve e  skicon në mendjen e tij dhe e imiton tërësisht. Kokëfortësi do të thotë me ngul këmbë në një mendim pa lëshuar pe. Ajo është një cilësi që përftohet qysh kur fëmija mbush dy vjeç deri në momentin kur krijon personalitetin e tij. Nëse ne i japim fëmijës kokëfortë atë që kërkon, atëherë ne e kemi ndihmuar atë dhe tek ai formohet ky karakter. Mirëpo nëse arrijmë ta kapim situatën në dorë duke e këshilluar fëmijën dhe duke i mësuar kulturën e dialogut, e elasticitetit dhe përqafimit të së Vërtetës, atëherë ne do të rrisim një fëmijë jo kokëfortë. Kokëfortësia për të cilën po flasim është ajo që ka lidhje me fëmijët dhe jo me të rriturit sepse ajo është krejt ndryshe.

Njëherë një grua më pyeti se si duhet të sillet ndaj burrit të saj që është kokëfortë. Unë i thashë: Kokëfortësia është dy llojesh: lloji i parë është kokëfortësia momentale që zakonisht është e përkohshme dhe shfaqet si një kundrapërgjigje e një sjellje të caktuar nga ana e gruas, sepse në parim, bashkëshorti nuk është kokëfortë. Kurse lloji i dytë është kokëfortësi natyrale që është rrënjosur tek ai qysh në vegjëli. Kurimi i këtij lloji është shumë i vështirë, merr shumë kohë dhe kërkon prej nesh që të durojmë shumë, ndryshe nga lloji i parë, kurimi i të cilës është shumë i thjeshtë; mjafton që ne të kërkojmë ndjesë ose të ndryshojmë situatën e krijuar.

Kurimi i inatit natyral është të lodh shumë dhe ka nevojë për një frymëmarrje të madhe, si për shembull ai kurohet nëpërmjet dialogut, duke i treguar njeriut kokëfortë pozicionimim e tij të gabuar, duke u treguar i butë me të, duke përdorur politikën e konsultës brenda individëve të familjes në vendimarrjet e ndryshme ose të sillemi ndaj tij me zgjuarsi dhe qetësi. Prandaj ne nuk duhet ta kundërshtojmë atë qysh në fillim veçse pasi kaluar një kohë e gjatë apo të ketë kaluar furtuna e kokëfortësisë.

Pastaj i thashë gruas që më pyeti: Jo të gjitha kokëfortësitë janë të këqija, sepse me kokëfortësi ne kuptojmë që njeriu ngul këmbë në mendimin e tij. Në disa raste, këmbëngulja në një mendim të caktuar është i saktë dhe si rrjedhojë në këtë rast kemi të bëjmë me kokëfortësi pozitive. Si shembull ne mund të marrim rastin e këmbënguljes së Ebu Bekrit (r.a) në lidhje me luftën që ndërmorri kundra renegatëve. Ai e kundërshtoi mendimin e të gjithë sahabëve duke ngulur këmbë në të tijën dhe qëndrimi që mbajti ishte shumë i saktë. Po ashtu kur njeriu është kokëfortë ndaj nefsit që e urdhëron për keq është kokëfortësi pozitive. Kur nefsi e urdhëron njeriun që të bëjë një të keqe, ai nuk i përgjigjet, apo kur nefsi e nxit njeriun që të rrijë rehat e mos ta falë namazin, njeriu nuk duhet t’i përgjigjet dhe duhet të tregohet kokëfortë për mos t’iu bindur nefsit. Këtë lloj kokëfortësie ne e nxisim dhe e promovojmë.

Madje ne mund t’i nxisim fëmijët tanë që të jenë  kokëfortë në aspektin pozitiv, si për shembull kur shikojmë këmbënguljen e tij të gjatë kur dëshiron të rregullojë lodrën që i është prishur. Në këtë rast, ne duhet ta motivojmë këmbënguljen e tij për shkak të synimit të mirë që ka. Por kur njeriu këmbëngul tek mendimi i tij, i cili bie në kundërshtim me logjikën e shëndoshë, themi me bindje të plotë se kjo lloj kokëfortësie është e shëmtuar dhe konsiderohet sëmundje.

Mbaj mend se njëherë një burrë më tha: Prej shumë kohësh ai vuante kokëfortësinë e gruas së tij dhe si rrjedhojë e kësaj ishte lodhur. I thashë: Do të tregoj për tre rregulla të rëndësishme: Rregulli i parë: Të jesh i sigurtë në vetvete dhe në aftësitë e tua se kokëfortësia e saj nuk do të ndikojë tek ti. Rregulli i dytë: të bësh dallimin midis vetes tënde dhe mendimeve të tua aq sa mos të marrësh një qëndrim të gabuar ndaj saj dhe dashuria që ke për të të kthehet në urrejtje. Rregulli i tretë: Gjatë kurimit të këtij problemi, lutju Allahut vazhdimisht.

Para një dite një djalosh më pyeti: Si ta di që e fejuara është kokëforte apo jo?! Unë i thashë: Drejtoji asaj gjashtë pyetje: Pyetja e parë: A e shpërfill mendimin tjetër? Pyetja e dytë: A i refuzon informacionet e sakta? Pyetja e tretë: A i pëlqen vetja? Pyetja e katërt: Atë që i kërkohet a e zbaton ngadalë? Pyetja e pestë: A i qorton të tjerët kur nuk e dëgjojnë fjalën e saj? Pyetja e gjashtë: A vepron të kundërtën e asaj që të është kërkuar për të bërë?

Gjithësesi, ne duhet të jemi të vetëdijshëm se ne nuk mund ta ndryshojmë 100% kokëfortësinë natyrale. Nëse ne arrijmë të ndryshojmë qoftë edhe një përqindje të vogël, kjo për ne konsiderohet sukses. Sakaq detyrë e jona është që ta shtojmë këtë dozë (përqindje) të ndryshimit me kalimin e kohës. Dhe së fundmi, ne vazhdimisht i akuzojmë të tjerët se janë kokëfortë, por a nuk na shkuar ndonjëherë ndërmend se tjetri mund të ketë të drejtë?!

Autor: Xhasim Mutaua

Përktheu: Elton Harxhi