Personazhe në fokus – Ardhmeria Online

Optimistë në kohë pesimizmi
Të jesh optimist, do të thotë ta shohësh të ardhmen plot shpresë. Optimizmi është një fjalë pozitive, e cila buron nga zemra dhe gjuha e njeriut.

Optimizmi është vetëm një fjalë, e fjala është jetë. Për rrjedhojë, optimizmi është jetë.

I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Kur gdhin biri i Ademit, të gjithë gjymtyrët i adresohen gjuhës duke i thënë: ”Kij frikë Zotin, pasi përderisa je orientuar mirë ti, jemi të orientuar mirë dhe neve, e nëse devijon ti, kemi devijuar dhe neve.”[1]

Ky hadith, është një ndër tekstet që theksojnë rëndësinë e fjalës, gjuhës dhe optimizmit me gojë në jetën ne njeriut. Që këtu, mund të themi lirshëm se: Ajo që thua do të ndodhë dhe atë që dëshiron të ndodhë, duhet ta shprehësh me gojë.

Ata që duan të bëjnë një jetë të lumtur dhe të suksesshme, duhet ta përjetojnë fillimisht me gjuhën e tyre, që t’ju shndërrohet në një ves. S’ka përse të lodhesh dhe mërzitesh nga përsëritja e fjalëve:”Unë jam i suksesshëm, unë jam i lumtur.”

Profeti Muhamed (a.s) manifestonte optimizëm në të folur dhe në shprehitë e përditshme. Kur migroi për në Medine, pa që njerëzit e kishin emërtuar qytetin me “Jethrib”, term i cili përmban pasivitet dhe pesimizëm. Menjëherë, Profeti (a.s) ia ndryshoi emrin në “Tajba” (mirësi, zemërbutësi).

Transmetohet se Profeti (a.s) pyeti një vajzë mbi emrin e saj. Të pranishmit iu përgjigjën: ”E quajnë “el-Asije (gjynahqare).” Profeti (a.s) reagoi menjëherë dhe tha: ”Jo, ajo është Xhemile (e hijshme).”[2]

Kuptohet qartë që Profeti (a.s) nuk zgjodhi emrin “E bindur” por zgjodhi “E hijshme” edhe pse të dy përcjellin kuptim pozitiv. Profeti (a.s) vlerësoi bukurinë në këtë kontest, si për tu thënë se ajo është një tipar i mirë.

Hijeshia e bukuria, përfshijnë si atë të jashtme, ashtu dhe hijeshinë e brendshme, atë shpirtërore. Ajo përfshin hijeshinë fizike, por edhe atë morale.

Kur Profeti (a.s) e pyeti një burrë mbi emrin, ai iu përgjgj: ”Më quajnë Hazen” (I vështirë) Profeti (a.s) menjëherë ndërhyri dhe i tha: ”Jo, ti je Sehl (miqësor)”

Ky është tregues që Profeti (a.s) ishte praktik, pëlqente lehtësimin e gjërave dhe urrente vështirësimin dhe komplikimin e tyre.

Transmetohet se Profeti (a.s) ua ndërroi emrat të gjithëve atyre që quheshin Gjynahqari, Shejtani, Sorra, Flaka, Lufta etj… Atij që mbante emrin “Luftë” Profeti (a.s) i vuri emrin “Paqe”, atë që quhej “Thatësirë” e quajti “Blerim”, atë që quhej “Sokaku i humbëtirës” e quajti “Sokaku i dritës” etj…

Profeti (a.s) ia ndërroi emrin atij që quhej “Gjynahqar” pasi ky emër përcjell frymën e kundërshtimit dhe shkeljes. Sakaq, besimtari ka si tipar bindjen ndaj Zotit. Edhe pse emri “Thatësirë” përkonte me shkretëtirën ku jetonin, Profeti (a.s) e ndryshoi në “Blerim” për ti parë gjërat me optimizëm.

Ndryshimi i emrit “Luftë” është një tregues tjetër i urrejtjes që kishte Profeti (a.s) për luftën dhe pasojat e saj.

Kulminacioni i optimizmit është kur e lidh zemrën me Zotin dhe Krijuesin e saj. Kështu, namazi dhe dhikri janë optimizëm, pasi lidhin të vdekshmin me të Pavdekshmin, sepse ato e pajisin robin me aftësi, gatishmëri dhe energji, të cilat nuk i posedojnë të kyçurit në kafazin e materiales.

Lutja është optimizëm, pasi robi e lut Zotin dhe këtë e shoqëron me shkaqet dhe mjetet materiale në dispozicion. Poeti arab thotë:

E lus Zotin dhe më duket sikur

Mendimin e mirë, e shoh të realizuar dikur

Lutja dhe duaja nuk është vetëm adhurim dhe ritual, por edhe formë edukimi. Teksa njeriu lutet dhe i përsërit lutjet herë pas here, ai edukohet me përmbajtjen e lutjeve, duke çliruar energji të fshehta, aftësi të paditura dhe kapacitete të groposura, të cilat stimulohen nga ndjenja e përgjegjësisë.

Lutja dhe duaja nuk është pasivitet dhe heqje e përgjegjësisë, por është thelbi i përgjegjësisë.

Opinioni i mirë për Zotin, është kulmi i optimizmit. Të kesh opinion të mirë për Zotin, do të thotë të presësh prej Tij veç të mira.

Të kesh opinion të mirë për Zotin në të tashmen, do të thotë t’i lexosh ngjarjet, shoqëritë dhe individtët me optikën e bardhë, jo atë të zezë, me syrin e optimisitit, jo të pesimistit, t’i lexosh pozitivisht duke u fokusuar tek aspektet pozitive, ta lexosh aspektin negativ me syrin e keqardhjes, mëshirës dhe dëshirës për ta korrigjuar.

Optimizmi është një ndjenjë e thellë dhe e vetëdijshme, e cila vihet në funksion të së bukurës brenda nesh dhe rreth nesh, në mënyrë pozitive.

Teksa dëgjon dikë të thërrasë: O i nderuar! O i dashur! O fatlum! një ndjenjë ngazëllimi të pushton zemrën. Këto fjalë na shtojnë optimizmin dhe na bëjnë të mendojmë se jeta ime qenka e lumtur, e dashur dhe në rrugë të duhur.

Trashëgimia e tersllëkut është goxha e madhe në historinë njerëzore. Çdo popull dhe komb ka historinë e tij në këtë aspekt. Kështu, disa e shohin tersllëkun tek numri 13, duke hequr dorë nga fluturimet që mbajnë këtë numër. Ka të tjerë që ndjellin tersllëk nga kafshë si maceja e zezë, qeni i zi etj… Arabët e lashtë ndjenin tersllëk nga ftoi dhe manushaqja, ashtu siç ndillnin tersllëk nga gjyrat e zeza. Tersllëku shihej edhe tek defektet trupore, siç ndodhte me njerëzit e çalë dhe ata me një sy qorr. Emrat e njëri-tjetrit përbënin një ngërç të vërtetë, saqë edhe emrat e mirë, ndonjëherë shiheshin me pesimizëm. Tregohet për Ibnu Rumi, se një skllav erdhi dhe e ftoi në një gosti. Ai e pyeti si e ke emrin dhe skllavi i tha: ”Më quajnë Ikbal (fatmir).” Ibnu Rumij ndjeu tersllëk dhe i tha: ”Shko se nuk vij.” Të pranishmit e pyetën mbi shkakun dhe ai u përgjigj: ”Sepse e kundërta e Ikbal (fatmir) është “fatkeq”

Një poet arab thotë:

Në qoftë qielli i vrejtur ferr

Buzëqesh ti, lërja qiellit vranësirën

Ëndrrat përbënin tersllëk të madh, pasi efekti i tyre shtrihej dhe në jetën e përditshme, gjë që ndikonte në vendimet dhe sjelljen e tyre.

Tersllëk njeriu ndjell edhe nga barrierat dhe vështirësitë që has në jetë. Nëse dikush përballet me ndonjë problem në fillim të studimeve, punës, jetës bashkëshortore, banesën e re, marrëdhëniet personale me dikë etj… komentohet si ters dhe se rruga e ndjekur do vazhdonte plot probleme dhe vështirësi. Shumë prej njerëzve ia atribuon këto fenomene syrit të keq dhe magjive. E si mund të vërë gjumë në sy dhe të ndihet i lumtur, ai që  beson se fatkeqësia i është qepur dhe nuk i shqitet?!

Nëse ky njeri do të ushtrohej me durim dhe opinion të mirë, do e kuptonte shpejt se natyra e kësaj bote është e tillë. Ajo do të ketë gjithmonë elementë që na e turbullojnë mirëqenien dhe qetësinë. Çdo njeri që kërkon të renë dhe ndryshimin, i lipset durim dhe vetëmohim. Vetëm kështu e perceptojmë drejt ligjin e jetës dhe sekretet e saj.

Njeriu duhet ta dijë se jeta ka dy fytyra, e s’mund të ketë vetëm një. Thotë Mutenebbi:

Koha ndërron fytyrë herë pas here

E tij mbetesh po ai që ke qenë kahera

Nëse jeta jote është turbulluar këtë mbrëmje, prit mëngjesin të kullohet.

Optimizimi ndikon pozitivisht edhe në përmirësimin e shëndetit mendor. Optimisti i sheh gjërat të bukura, ashtu siç janë realisht. Ai mendon në mënyrë të ekuilibruar, kërkon zgjidhje dhe korr shpërblimin, larg iluzioneve, frikës dhe pesimizmit.

Optimizmi ndihmon në përmirësimin e shëndetit psikologjik. Optimisti ushqehet, fle, kënaqet, udhëton, sheh, dëgjon, buzëqesh, qesh dhe shijon, pa lejuar që këtë gjendje t’ia turbullojë frika apo pesimizmi.

Optimizmi ndihmon në përmirësimin e shëndetit fizik, pasi gjendja shpirtërore ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe tek trupi. Njeriu mund të sëmuret pa pasur sëmundje, nëse pushtohet nga frikëra, fiksime, stres, pesimizëm dhe ndjellja e tersit.

Optimisti jeton më gjatë, gjë e cila është e vërtetuar praktikisht. Eksperimentet kanë provuar se optimistët jetojnë më gjatë sesa pesimistët. Një klub korean, ftoi një numër të madh personash të cilët i kishin kaluar të njëqindat. Nga testet dhe pyetjet, u pa se të gjithë kishin qenë optimistë në jetë.

Sa dhimbje ndjen një pesimist kur sheh se dikush jeton deri 120 vjeç. Atij i shkon mendja tek vetja e tij e thotë: ”E ç’më duhet të jetoj 120 vjet?! A s’më mjaftojnë këto vite të zeza që kam jetuar?!”

Një individ i tillë, i ka vënë vetes vulën e vdekjes së ngadaltë, ai ka veshur syze të errëta dhe nuk sheh veçse shëmtira. Pesimistit thjesht i duhet të buzëqeshë, që ti buzëqeshë bota përreth.

Optimizmi lufton sëmundjet organike, gjë e cila është vërtetuar shkencërisht. Ata që bëjnë një jetë optimiste, janë më të aftë se të tjerët për kapërcimin e sëmundjeve, madje edhe sëmundjeve të rrezikshme. Ata kanë një rezistencë dhe aftësi të çuditshme, për kapërcimin e sëmundjeve dhe për t’iu përgjigjur efektit të trajtimit.

Optimisti e kontrollon veten dhe merr pjesë në ndërtimin e të ardhmes me efikasitet. Ai beson tek shkaqet dhe tek zgjidhjet, ashtu siç beson tek problemet dhe vështirësitë.

Optimisti nuk është i verbër, as iluzionar, nuk jeton në ëndërr. Ai është aktual, e percepton jetën me gjithë problemet e saj. Ai vendos zgjidhjet e duhura për pengesat. Ai ka vendosmërinë e duhur në zgjidhjen e problemeve. Vendosmëria e lartë e transformon problemin dhe krizën, në shans tërheqës.

Optimisti është i suksesshëm në punë, sepse përballet me të me sportivitet, durim, vijimësi dhe e konsideron veten në një provim, ku ai vetë është burimi i suksesit. Ai ka sukses në biznes, sepse përballet me projektet dhe orvatjet me kënaqësi, besim dhe qetësi, pasi i ka llogaritur të gjithë hapat siç duhet.

Optimisti ka sukses në jetën bashkëshortore, sepse ka gatishmëri të lartë për tu integruar me palën tjetër, ta mirëkuptojë dhe të komunikojë me efikasitet. Ai ka gatishmëri të kërkojë ndjesë nëse gabon dhe të falë nëse gabon pala tjetër.

Optimisti është i suksesshëm në jetë, sepse e konsideron jetën me gjithë vështirësitë e saj, një rast dhe shans për sukses, për vetërealizim dhe më shumë lumturi.

Optimisti nuk e ndërpret asnjëherë punën. Zoti i drejtohet vulës së Profetëve me fjalët: ”Adhuroje Zotin tënd, derisa të vijë vdekja!”[3]

Kështu, optimisti nuk heq dorë nga puna fizike dhe aktiviteti, i cili mund të jetë me gjuhë, me shpirt ose mendje.

Optimizmi është një komples përballjesh me aktualitetin e vështirë, pasi jeta është e tillë. Ai që krijoi vështirësitë, është po Ai që e ndihmon robin e Tij, është po Ai që e ka pajisur me energji dhe kapacitete për tu bërë ballë.

Njeriu mund të jetë i durueshëm dhe i paepur në natyrë, ai mund të ketë aftësi ti përdorë energjitë shpirtërore, edhe pse nuk ka lidhje me Zotin. Ebu Xhehli ishte një njeri i tillë. Edhe pse ishte shembur përtokë nga plagët vdekjeprurëse në betejën e Bedrit, ai gjeti forcë të pyesë: ”Kush fitoi?”

Ne shohim personalitete të ndryshme jobesimtarë, të cilët kanë rrëshqitur dhe kanë rënë në grackë, janë torturuar, janë keqtrajtuar, janë burgosur dhe syrgjynosur. E megjithatë, ata kanë ndjerë nevojën e durimit, duke shpërthyer portat e energjive shpirtërore, të cilat i kanë përdorur për këtë qëllim. Nëse kjo ndodh me jobesimtarë, ç’mund të themi për besimtarët të cilët kanë si burim fuqie vetë Zotin e Lartësuar? Ç’mund të themi për ata që kanë pishtar ndriçues udhëzimin hyjnor, lexojnë librin e Zotit dhe ndjekin gjurmët e Profetit (a.s), i cili ishte modeli më i mirë në durim dhe mbështetje tek Zoti?!

“Nëse Ti o Zot nuk je i zemëruar me mua, nuk dua t’ia di për gjë tjetër. Mëshira Jote është më e madhja. Kërkoj ndihmën e nurit të fytyrës Tënde të fisme, e cila ka ndriçuar errësirat dhe ka përmirësuar jetën e kësaj bote dhe të botës tjetër. Më ruaj që mbi mua mos bjerë zemërimi Yt! Ty të takon miratimi, derisa të kënaqesh! Nuk ka zot që largon të ligën dhe sjell të mirën, përveç Teje!”

Autor: Selman Aude

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Tirmidhiu dhe Ibn Maxheh.

[2] – Muslimi.

[3] – Sure Hixhr: 99.

Modeli karunian dhe konsumimi i jetës
Mu dha rasti që, në të njëjtën kohë kur po meditoja mbi historinë e Karunit ashtu siç paraqitet në Kuranin Famëlartë, të lexoja edhe librin “Konsumimi i jetës” të filozofit dhe sociologut të shquar Zygmunt Bauman. Përmes një reflektimi filozofik mbi historinë e Karunit dhe njohjes me idetë e Baumanit në përgjithësi, veçanërisht në serinë e tij mbi “likuiditetin”, zbulova një lidhje të thellë filozofike dhe shoqërore ndërmjet kësaj historie në kontekstin kuranor dhe mendimit të Baumanit. Është sikur projekti intelektual i Baumanit, në hollësitë e tij, të ketë ardhur për të shpjeguar atë që Kurani e ka përmbledhur në mënyrë të përqendruar në historinë e Karunit, sidomos në lidhje me prirjen konsumeriste, materializmin dhe transformimin e vlerave në shoqërinë moderne.

Kjo lidhje nuk mbështetet vetëm në ngjashmëri sipërfaqësore, por në një nivel më të thellë që ka të bëjë me mënyrën se si njeriu e kupton veten dhe vendin e tij në botë.

Karuni si simbol filozofik i materializmit

Historia e Karunit është një nga rrëfimet e përjetshme kuranore, e cila e tejkalon kufirin e një ngjarjeje historike dhe shndërrohet në një model simbolik me lidhje të ngushtë me natyrën njerëzore kur ajo zhytet në materializëm dhe e redukton ekzistencën e saj në pasuri dhe pushtet. Karuni nuk ishte thjesht një person që u shfaq në një faqe të historisë dhe më pas ajo faqe u mbyll e u harrua; ai është një model që përsëritet dhe do të vazhdojë të përsëritet. Me fjalë të tjera, Karuni nuk është vetëm një individ, por një ide dhe një sëmundje shoqërore që përsëritet në kohë dhe hapësirë.

Lëngëzimi i vlerave dhe mbizotërimi i materies

Ideja qendrore në projektin intelektual të Baumanit është koncepti i tij mbi “modernitetin e lëngshëm”, ku vlerat dhe marrëdhëniet shoqërore bëhen të rrjedhshme, të paqëndrueshme dhe pa një referencë të lartë e të qëndrueshme. Në këtë gjendje, referenca kryesore bëhet materia, produkti dhe ajo që njeriu zotëron nga të mirat materiale.

Si pasojë, njeriu shndërrohet në një qenie që përpiqet vazhdimisht të zotërojë dhe të konsumojë gjithnjë e më shumë, duke e bërë këtë në kurriz të qëndrueshmërisë shpirtërore, morale dhe kuptimore të jetës së tij.

Rrjedhshmëria e vlerave dhe epërsia e materies

Në historinë e Karunit shohim se ai përfaqëson një gjendje të hershme të kësaj rrjedhshmërie të vlerave. Aty pasuria nuk ishte thjesht një mjet, por ishte vetë referenca e vetme e kuptimit, ku vlerat morale dhe shpirtërore (si drejtësia, përulësia dhe orientimi drejt jetës së përtejme) humbasin qëndrueshmërinë e tyre përballë tundimit të pasurisë.

Me fjalë të tjera, Karuni është një model i njeriut që ka humbur boshtin e qëndrueshëm të kuptimit, gjë të cilën Bauman përpiqet ta përshkruajë dhe ta analizojë në epokën moderne.

Materia si identitet dhe qëllim

Bauman e sheh njeriun në shoqërinë konsumuese si një qenie që nuk përkufizohet më nga ajo që prodhon apo kontribuon për shoqërinë, por nga ajo që konsumon dhe zotëron. E njëjta gjë vërehet edhe te Karuni, i cili e përkufizonte veten dhe mburrej me atë që kishte, deri në atë pikë sa u verbua nga pasuria e tij.

Në këtë kontekst, të mençurit nga populli i tij i thanë: “Mos u gëzo (me mendjemadhësi), sepse Allahu nuk i do ata që e teprojnë në gëzim.”[1]

Kjo ishte një përpjekje për të forcuar një parim thelbësor: materia nuk është rruga e vetme drejt lumturisë, qetësisë dhe stabilitetit shpirtëror, dhe nuk është qëllim në vetvete, por ka vlerë vetëm nëse ndihmon në arritjen e qëllimit më të madh: “Dhe kërko me atë që të ka dhënë Allahu banesën e përjetshme (Ahiretin), mos e harro pjesën tënde në këtë botë, dhe bëj mirë ashtu si të ka bërë mirë Allahu ty, dhe mos kërko shkatërrim në tokë; vërtet Allahu nuk i do shkatërruesit.”[2]

“Mua më është dhënë vetëm nga dituria ime”: individualizëm absolut

Në këtë kontekst kuranor, trajtohet një ide e rëndësishme filozofike: a është pasuria rezultat i meritës së pastër individuale, apo një kombinim faktorësh si rastësia, konteksti shoqëror dhe historik, dhe dhurata hyjnore?

Kurani e kritikon qëndrimin e Karunit sepse: mohon dimensionin hyjnor të dhurimit  dhe injoron drejtësinë dhe ndërvarësinë shoqërore.

Nga një këndvështrim filozofik, kjo i ngjan kritikës ndaj individualizmit absolut, i cili e injoron rolin e shoqërisë në suksesin e individit. Një nga kritikët më të njohur të kësaj ideje është John Rawls, i cili argumenton se edhe aftësitë tona (inteligjenca, talenti, aftësitë) nuk janë plotësisht të krijuara nga vetë ne.

Edhe Bauman, në analizën e tij për shoqërinë e konsumit dhe “modernitetin e lëngshëm”, thekson se njeriu modern shpesh e sheh suksesin si rezultat të pastër të aftësive personale, duke injoruar strukturat shoqërore, historike dhe marrëdhëniet njerëzore që e bëjnë atë sukses të mundur.

Kështu edhe Karuni, sipas Kuranit, kur u këshillua të falënderonte Allahun dhe të përdorte pasurinë për mirësi, ai u përgjigj: “Kjo më është dhënë vetëm për shkak të dijes sime.”

Kjo shpreh një individualizëm të skajshëm që e shkëput njeriun nga çdo burim më i lartë i vlerës dhe nga çdo dimension i përbashkët njerëzor e hyjnor.

“Ai doli para popullit të tij me zbukurimin e tij”: marketingu i vetes dhe shndërrimi i njeriut në mall

Në librin e tij “Konsumimi i jetës”, Bauman tregon se njeriu në shoqërinë konsumuese nuk mjaftohet vetëm duke konsumuar mallra, por ai vetë shndërrohet në një mall që vlera e tij matet me aftësinë për të zotëruar. Bauman thotë: “Askush në shoqërinë e konsumatorëve nuk mund të bëhet subjekt pa u shndërruar më parë në mall.”

Në këtë mënyrë, njeriu në shoqërinë e konsumit shndërrohet në një makineri të madhe marketingu, por produkti që reklamohet në radhë të parë është vetvetja. Bauman thekson idenë se shoqëria konsumuese bazohet në ekspozim : në të, pamja materiale dominon mbi thelbin, forma mbi përmbajtjen.

Prandaj individi në këtë shoqëri përpiqet të shfaqet, të duket dhe të dallohet nga të tjerët. Kjo është pikërisht ajo që bëri Karuni kur: “Doli para popullit të tij me zbukurimin e tij.” Dhe njerëzit thanë: “Ah sikur të kishim atë që i është dhënë Karunit! Vërtet ai ka një fat të madh.”

Një nga idetë më të rëndësishme të Baumanit është se shoqëria konsumuese, megjithëse prodhon bollëk mallrash, krijon një ankth të vazhdueshëm, sepse dëshirat nuk ngopen dhe produktet vijnë njëri pas tjetrit me shpejtësi. Kështu lind një etje e fortë për të poseduar gjithçka të re, si dhe frika nga humbja e saj.

Kjo gjendje quhet “ankthi i mungesës”, ku konsumimi nuk sjell lumturi, por përkundrazi thellon ndjenjën e mangësisë. Në këtë mënyrë, në shoqëri lind një dëshirë dhe një zili ndaj atyre që zotërojnë këto produkte materiale, si dhe një aspiratë e brendshme për t’u bërë si ata.

Rreziku i veprimit të Karunit nuk qëndron vetëm në mendjemadhësinë e tij për atë që posedonte, por në faktin se ai u shndërrua në një model të dëshirës për masat dhe mendjet e thjeshta. Ky çast i shfaqjes së pasurisë së tij nuk ishte thjesht një skenë mburrjeje, por një moment që prodhoi dëshirë përmes krahasimit dhe konsumit.

Me fjalë të tjera, Karuni nuk ishte vetëm i pasur, por ai u bë një makineri propagande, prodhues i dëshirave dhe formësues i imagjinatës kolektive mbi suksesin, ashtu siç bëjnë sot të ashtuquajturit “të famshmit” në epokën moderne.

“Dhe thanë ata që ishin pajisur me dije: Mjerë ju, shpërblimi i Allahut është më i mirë”: vetëdija mbrojtëse

Këtu, si gjithmonë, shfaqet roli i mendimit, dijes dhe vetëdijes së thellë për pasojat dhe realitetin e gjërave. “Ata që ishin pajisur me dije” janë ata që e mbrojnë njeriun nga rrëshqitja në valën populiste që shenjtëron pamjen dhe materien, duke u mahnitur prej tyre dhe duke i ngritur mbi thelbin njerëzor.

“Dhe Ne e fundosëm atë dhe shtëpinë e tij në tokë”: rënia e pashmangshme

Përmbledhtazi, modeli i Karunit është një model që riprodhohet në çdo epokë. Në botën e sotme, ku vlera matet me pasuri, prodhim dhe konsum, shfaqet “Karuni modern” në forma të ndryshme:

Në kompani dhe institucione që synojnë vetëm grumbullimin e fitimit material në kurriz të vlerave njerëzore,

Në individë që e reduktojnë suksesin e tyre vetëm në para,

Në studentë që e shohin dijen thjesht si mjet për punë dhe fitim,

Në sisteme dhe ligje që lehtësojnë rritjen ekonomike të të pasurve pa marrë parasysh mirëqenien sociale, moralin dhe vlerat shpirtërore.

Kështu, historia e Karunit konsiderohet një tekst simbolik i hershëm për atë që Bauman e përshkruan si kriza e shoqërive moderne në konceptin e “modernitetit të lëngshëm”.

Modeli i Karunit është modeli i shkëputjes së njeriut nga thelbi i tij moral dhe shpirtëror dhe shndërrimit të tij në një qenie thjesht materiale. Shoqëria konsumuese moderne e riprodhon këtë “karunizëm” në forma të reja: në adhurimin e famës, në shenjtërimin e të pasurve dhe në lidhjen e vlerës së njeriut me pasurinë, ndjekësit apo format e jashtme të suksesit.

Prandaj mesazhi i Kuranit e tejkalon ngjarjen historike dhe shndërrohet në një kritikë të vazhdueshme ndaj çdo sistemi që e bën pasurinë qëllim në vetvete në vend të një mjeti.

Ky model i Karunit, nëse përhapet dhe thellohet, sjell shkatërrimin e shoqërisë dhe “fundosjen” e marrëdhënieve sociale dhe qetësisë së saj, ashtu siç u fundos Karuni dhe shtëpia e tij në tokë. Ky fund nuk është vetëm ndëshkim, por edhe një ligj filozofik historik: kur njeriu — dhe po ashtu shoqëria — devijon nga thelbi i tij njerëzor dhe moral, rënia bëhet pasojë e pashmangshme.

Autor: Ebu Bekër Xhunejd

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Kasas: 76.

[2] – Sure Kasas: 77.

Midis një personazhi dhe një tjetri
Libra të historisë, biografive dhe veprave të udhëheqësve na tregojnë historinë e një të riu nga të rinjtë e parë myslimanë, një histori që përmban shumë mësime dhe këshilla, dhe shumë leksione për të rinjtë tanë sot. Kjo është historia e Mus‘ab ibn Umejrit, një  djalë i ri që Profeti (a.s) e dërgoi në Medinë para se të emigronte atje. Ai u dërgua si i pari misionar i Islamit për t’i lexuar banorëve të Medines Kuranin, për t’i mësuar udhëzimet dhe ligjet e Islamit, për t’i ndihmuar të kuptojnë fenë e tyre dhe për t’i udhëhequr në faljen e xhumasë.

Mus‘ab ibn Umejri ishte një djalosh i Mekës, i bukur, i njohur si më i mirët në aromë në Mekë. Nëna e tij ishte e pasur dhe vishte rroba të bukura dhe të shtrenjta. Një ditë, Profeti (a.s) e përmendi duke thënë: “Nuk kam parë askënd në Mekë më të mirë në shije, më të rafinuar ose më të butë se Mus‘ab ibn Umejri.”

Ai  mori vesh për shfaqjen e Islamit në Mekë, besoi dhe fshehu fenë e tij nga familja dhe të afërmit e tij për shkak të frikës. Më pas, ai emigroi në Abisin me të tjerët që emigruan atje dhe u kthye kur të tjerët u kthyen në Mekë. Pas pranimit të Islamit, Mus‘ab ibn Umejri ndryshoi aq shumë sa nuk mund të njihej.

Një ditë, Mus‘ab ibn Umejri u paraqit para Profetit (a.s) me një copë liri të mbuluar me stof të bukur. Kur shokët e Profetit (a.s) e panë, kujtuan se çfarë ishte dhe çfarë ishte bërë, dhe ulën kokat nga mëshira. Profeti (a.s) e përshëndeti dhe e lavdëroi duke thënë: “Falënderojmë Allahun, Ai kthen këtë këtë të dojë prej banorëve të saj. E kam parë këtë djalosh, dhe në Mekë nuk ka asnjë djalë të Kurejshëve më të pasur dhe më të lumtur me prindërit e tij sesa ai. Por ai e braktisi atë për dashurinë ndaj Allahut dhe Profetit të Tij.”

Mus‘ab ibn Umejri u vra në betejën e Uhudit. Hababi (r.a) ka thënë: “Ne emigruam me Profetin (a.s) duke kërkuar fytyrën e Allahut. Shpërblimi ynë është tek Allahu. Disa prej nesh vdiqën pa marrë shpërblimin e tyre, si Mus‘ab ibn Umejir. Kur e gjetëm trupin e tij, nuk kishim tjetër përveç një mbulesë që, kur e vendosëm mbi kokë, dilnin këmbët dhe kur ia mbuluam këmbët, dilte koka. Profeti (a.s) na urdhëroi të mbulonim kokën dhe të mbulonim këmbët me stofin më të hollë.”

Subhanallah! Një djalosh i Kurejshëve me pasuri, bukuri dhe aromë, për të cilin nuk gjetën çfarë të përdornin për ta mbuluar! Ky është portreti i të gjithë aty të rinjve myslimanë në Mekë të cilët u përballën me çdo lloj vuajtjeje: goditje, burgosje, poshtërim, persekutim dhe zhvendosje. Ata duruan dhe qëndruan si male të forta, një shembull i jashtëzakonshëm i sakrificës dhe trimërisë për kënaqësinë e Allahut dhe ngritjen e fjalës së Tij.

Nga ana tjetër, sot shohim të rinj që shpenzojnë jetën në argëtim dhe gjëra të kota, që ndjekin kënaqësitë dhe luksin, dëfrimin e dëgjimit dhe shikimit, duke i dhënë prioritet pasurive dhe kënaqësive të shpejta, makinave luksoze, dhe çdo gjë që mbulon sytë e tyre dhe nuk u lejon të shohin detyrat e tyre ndaj fesë, familjes dhe vetes. Zemrat e tyre janë të shurdhuara ndaj të drejtës dhe drejtësisë, dhe mendja e tyre mbushet me gabime dhe mëkate, duke menduar vetëm për veten: veshjen, stilin e flokëve, dhe detajet e jashtme.

Një ditë, duke shkuar për në treg, pashë një djalosh i cili dukej i ri dhe gëzonte shëndet të plotë, duke ecur me krenari dhe i krekosur. Stili i flokëve të tij ishte i çuditshëm, i huaj, duke ngjallur neveri tek shikuesi, dhe rrobat e tij të grisura tregonin papërgjegjshmërinë e tij. Kur i afrova, pashë se ai ishte i zhytur në gabime, pa menduar për pasojat e veprimeve të tij për veten dhe shoqërinë. Ai ndiqte çdo trend pa qëllim, duke shijuar hidhësinë e mëkatit.

Shumë të rinj sot kërkojnë gjithçka që çon në mëkat dhe dekadencë: libra, histori, filma, revista, gazeta, radio, televizion, kinema dhe video, shumica të dizejnuara për të stimuluar epshet dhe kundërshtuar fenë në mënyrë të hapur ose të fshehtë, duke promovuar pamoralitetin dhe largimin nga udhëzimet e Islamit. Kjo ka bërë që të riu të bëhet siç thuhet: “I ngadalshëm për të mirën, i shpejtë drejt mëkatit, i dobët përballë njerëzve, i lehtësuar në epshe”,

O i ri mysliman, kije frikë Allahun për veten dhe për umetin tënd, dhe mos u zhyt në këto fusha të rrezikshme; ato sjellin vetëm shkatërrim në botë dhe zemërim të Allahut në botën tjetër, dhe pendim kur nuk do të ketë mundësi:

“Do të njohësh krijesa të përfshira në mëkate,

dhe do të pendohesh

por do të jetë vonë për pendim.”

By: ardhmëriaonline.com

Dijetarët janë trashëgimtarët e profetësisë: nga kumtimi i mesazhit te ndërtimi i ringritjes
Dijetarët në jetën e popujve nuk janë thjesht një shtresë shoqërore kalimtare dhe as vetëm ushtrues të një profesioni intelektual. Ata janë zemra rrahëse e umetit, mendjet e tij udhëzuese dhe kandilat që shpërndajnë errësirën e sprovave, humbjes dhe devijimit. Nëpërmjet tyre njihet e vërteta kur rrugët ngatërrohen, me fjalët e tyre zgjohen ndërgjegjet, ndërsa me qëndrueshmërinë e tyre umeti ruan ekuilibrin përballë stuhive.

Allahu i Lartësuar ua ngriti pozitën, duke e lidhur dëshminë e tyre me dëshminë e Tij dhe të melaikeve fisnike, kur tha: “Allahut i mjafton dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Tij, po ashtu edhe melaiket dhe dijetarët, duke qëndruar në drejtësi.”[1]  Gjithashtu, Ai i bëri ata njerëzit e frikërespektit të vërtetë ndaj Allahut, duke thënë: “Vërtet, Allahut ia kanë më shumë frikën nga robërit e Tij dijetarët.”[2]

Nderi i dijetarit nuk qëndron te shumësia e asaj që ka memorizuar, por te masa e dritës së udhëzimit që mbart dhe te besimi, vetëdija dhe dinjiteti që mbjell te njerëzit. Për këtë arsye, emrat e dijetarëve të mësimeve të Zotit kanë mbetur të gjallë në ndërgjegjen e umetit përgjatë shekujve; sepse ata nuk ishin thjesht depo informacioni, por rojtarë të akides, ndërtues të njeriut, krijues të ringritjes dhe trashëgimtarë të profetësisë, që bartin pishtarët e udhëzimit në kohët më të errëta.

Llojet e dijetarëve

Dijetarët në peshoren e mesazhit (të fesë) nuk janë të njëjtë, dhe as në pozitën e kumtimit, thirrjes dhe reformës nuk qëndrojnë në një shkallë të vetme:

Prej tyre ka dijetarë të së vërtetës dhe të devotshmërisë (rabbanij), të cilët e mbajnë amanetin e shpalljes ashtu siç mban besimtari zemrën e tij. Ata nuk e shesin të vërtetën në tregun e pushtetit, nuk e ndryshojnë fjalën kur sprova ashpërsohet dhe nuk heshtin kur kërkohet sqarimi. Këta janë ata që e kanë bërë dijen adhurim, thirrjen amanet dhe qëndrimin për të vërtetën një afrim tek Allahu i Lartësuar. Ata janë vazhdimi i vërtetë i dritës së profetësisë, të cilët Allahu i përshkruan me fjalën e Tij:

“Ata që kumtojnë mesazhet e Allahut, i frikësohen Atij dhe nuk i frikësohen askujt tjetër përveç Allahut. Dhe mjafton Allahu për llogaritës.” [El-Ahzab: 39]

Në anën tjetër, ka dijetarë të pushtetit, të cilët e kanë bërë dijen mjet për interesa personale dhe mënyrë për t’iu afruar dyerve të forcës dhe ndikimit. Ata i përshtatin fetvatë sipas dëshirës së sundimtarit, i formësojnë tekstet për t’i shërbyer politikës dhe i japin padrejtësisë mbulesë fetare, derisa disa prej tyre – Allahu na ruajttë – bëhen zëdhënës të shtypjes në vend që të jenë mburojë e umetit. Të parët e kanë paralajmëruar ashpër për këta, sepse prishja e dijetarit nuk është prishje e një individi, por prishje e një umeti; pasi njerëzit devijojnë duke i besuar atij dhe e marrin të pavërtetën për të vërtetë kur del nga gjuha e dijetarëve.

Dhe ekziston një lloj i tretë: ai që nuk është hipokrit, por hesht në momentet e rrezikut dhe zgjedh sigurinë kur duhet të flitet e vërteta. Nuk qëndron me zullumqarin, por as nuk qëndron me të shtypurin, sikur dija të ishte një mesazh i ftohtë pa shpirt, ndërkohë që Allahu ka marrë besën nga njerëzit e dijes që të mos e fshehin të vërtetën, siç thotë i Lartësuari:

“Kur Allahu mori besën nga ata që iu dha Libri: do t’ua sqaroni njerëzve dhe nuk do ta fshehni atë.” [Ali Imran: 187]

Detyrat e dijetarëve

Prandaj, umeti nuk mund ta rikthejë shëndetin e tij dhe as të ringrihet në misionin e tij qytetërues, përveç nëse në të del në plan të parë dijetari rabbanij, i cili bart brengën e fesë dhe të njeriut, dhe e bën dijen një mision udhëzimi dhe reforme, e jo një mjet për pozitë apo shkallë interesi. Ai e ndien se është trashëgimtar i pozitës së profetësisë në kumtim, sqarim dhe udhëzim. Nga këtu dalin në pah funksionet e mëdha të dijetarëve në jetën e popujve: ata ndërtojnë njeriun, drejtojnë mendimin, udhëzojnë realitetin dhe formësojnë të ardhmen sipas udhëzimit të shpalljes dhe dritës së mesazhit. Këto janë detyrat e dijetarit si vijon:

Së pari: Dijetari rabbanij dhe ndërtimi i njeriut

Detyra e parë dhe më e madhe e dijetarit është ndërtimi i njeriut; sepse mesazhet hyjnore nuk kanë ardhur për të ndërtuar gurët para zemrave, dhe as për të ngritur ndërtesat para se të ngrihet besimi. Dijetari rabbanij nuk mjaftohet me transmetimin e informacioneve, por ai formon ndërgjegjen, zgjon shpirtin dhe e edukon njeriun mbi adhurimin ndaj Allahut të Lartësuar, si dhe mbi kuptimet e sinqeritetit, amanetit, devotshmërisë dhe frikërespektit ndaj Zotit.

Prandaj Kurani e lidh dijen me frikën ndaj Allahut, jo thjesht me shumësinë e memorizimit, siç thotë i Lartësuari:

“Vërtet, Allahut i frikësohen nga robërit e Tij vetëm dijetarët.” [Fatir: 28].

Pra, dijetari i vërtetë është ai, dija e të cilit shndërrohet në dritë në zemrën e tij dhe pastaj në ndikim tek njerëzit.

Nga këtu kuptojmë pse ndikimi i Imam Ahmed ibn Hanbelit ka mbetur i gjallë ndër shekuj; sepse ai nuk ishte thjesht mbajtës tekstesh, por një shkollë e qëndrueshmërisë, edukimit dhe durimit. Pushteti kërkoi t’i nxirrte një fjalë që t’i përshtatej në sprovën e krijimit të Kuranit, por ai zgjodhi burgun, goditjet dhe vuajtjet, dhe nuk zgjodhi tradhtinë e dijes. Kur njerëzit shohin një dijetar që qëndron i palëkundur në të vërtetën nën kamxhikë, ata mësojnë nga qëndrueshmëria e tij më shumë sesa nga mijëra ligjërata.

Po ashtu ishte Ebu Hamid el-Gazali, kur kuptoi se kriza e umetit nuk ishte krizë informacioni, por krizë zemrash. Ai shkroi projektin e tij të madh për pastrimin e shpirtit dhe ringjalljen e kuptimeve të besimit, për të rikthyer ekuilibrin mes dijes dhe veprës, mes mendjes dhe shpirtit, dhe mes fikhut dhe sjelljes.

Ndërtimi i njeriut do të thotë që dijetari të formojë një brez që e njeh Zotin e tij, e kupton misionin e tij dhe bart moralin e Islamit në jetën reale; sepse umeti nuk ngrihet me mendje të arsimuara dhe zemra bosh, dhe as me diploma akademike pa ndërgjegje.

Së dyti: Drejtimi i mendimit dhe mbrojtja e vetëdijes

Ndër detyrat më të mëdha të dijetarëve është drejtimi i mendimit dhe mbrojtja e vetëdijes nga devijimi dhe manipulimi; sepse popujt nuk mposhten vetëm me armë, por kur i deformohet vetëdija, u ngatërrohen konceptet dhe humbasin aftësinë për të dalluar të vërtetën nga e pavërteta.

Allahu e ka bërë sqarimin një detyrë të dijetarëve, siç thotë:

“Që të thellohen në fe dhe të paralajmërojnë popullin e tyre kur të kthehen tek ata, që të ruhen.” [Teube: 122].

Ky paralajmërim nuk është thjesht frikësim, por ndërtim i një vetëdijeje që e mbron umetin nga humbja dhe devijimi.

Prandaj dijetarët e mëdhenj hynin në beteja të mendimit ashtu siç luftëtarët hynin në beteja të fushës së luftës. Ibn Tejmije nuk ishte një jurist i izoluar në mihrab, por një mendje qytetërimi që përballej me devijime akideje, shtrembërime ideologjike dhe dobësi shpirtërore, duke i folur umetit me gjuhën e forcës, besimit dhe sigurisë, derisa prania e tij shkencore u bë një mburojë e fortë për umetin në kohë trazirash.

Po ashtu edhe shejhu ynë, Imam Jusuf el-Karadavi, që mbajti barrën e ripërtëritjes së fikhut, lidhjes së sheriatit me realitetin e njerëzve, dhe përballjes njëkohësisht me ekstremizmin dhe shthurjen, duke u përpjekur ta paraqesë Islamin si projekt mëshire, ringritjeje dhe jete, jo si rregulla të ngurta të shkëputura nga realiteti.

Kur dijetari e drejton mendimin, ai e mbron umetin nga ekstremizmi dhe nga shkrirja (humbja e identitetit), ruan identitetin nga deformimi dhe riorganizon konceptet, në mënyrë që të mos ngatërrohen prioritetet, të mos vendosen gjërat dytësore mbi thelbësoret dhe umeti të mos shndërrohet në një ndjekës të verbër të mendimeve të të tjerëve.

Së treti: Orientimi i realitetit dhe përballja me padrejtësinë

Dija në Islam nuk është një reflektim i izoluar mendor i shkëputur nga jeta, por një mision për reformimin dhe drejtimin e realitetit. Prandaj dijetarët rabbanij qëndronin përballë padrejtësisë, luftonin korrupsionin dhe e mbronin umetin nga rrënimi moral, politik dhe shoqëror. Allahu i Lartësuar thotë:

“Sikur t’i ndalonin ata rabbanijët dhe dijetarët nga fjalët e tyre mëkatare dhe nga ngrënia e haramit, do të ishte shumë e keqe ajo që vepronin.” [El-Maide: 63]

Pra, dijetari që nuk e ndalon padrejtësinë dhe nuk e kundërshton korrupsionin, ka lënë pezull një nga detyrat më të mëdha të mesazhit.

Një nga shembujt më të ndritur në këtë drejtim është Sulltani i dijetarëve, Izz ibn Abd es-Selam, i cili nuk iu frikësua as sundimtarit e as princit, derisa u quajt “Sulltani i dijetarëve”. Ai qëndroi përballë pushtetarëve kur shihte devijim dhe madje i shiti emirët në tregun e skllevërve kur pa se ata nuk ishin liruar në mënyrë të rregullt sipas sheriatit, duke mos e bërë dijen shërbyese të pushtetit, por duke e bërë pushtetin të nënshtruar ndaj sheriatit.

Kështu kanë qenë dijetarët e sinqertë gjatë historisë: nuk kanë qenë thirrës të kaosit, por as dëshmitarë të rremë. Ata i peshonin çështjet me peshoren e sheriatit, qëndronin me drejtësinë, refuzonin padrejtësinë dhe i kujtonin njerëzit se fjala e së vërtetës është adhurim, ndërsa heshtja për të pavërtetën kur kërkohet sqarimi është tradhti ndaj amanetit.

Orientimi i realitetit nuk nënkupton vetëm kritikë, por edhe ofrimin e zgjidhjeve, ringjalljen e vlerave dhe forcimin e ndërtimit moral e shoqëror, derisa sheriati të shndërrohet në forcë reformuese në jetën e njerëzve.

Së katërti: Formësimi i së ardhmes dhe ruajtja e ringritjes së umetit

Dijetari rabbanij nuk jeton i robëruar nga momenti, por bart brengën e së ardhmes, sepse ai është trashëgimtar i projektit të profetësisë që erdhi për t’i nxjerrë njerëzit nga errësirat në dritë dhe për të ndërtuar umetin e dëshmisë dhe udhëheqjes.

Allahu i Lartësuar thotë:

“Dhe kështu ju bëmë një ummet të mesëm, që të jeni dëshmitarë mbi njerëzit.” [El-Bekare: 143]

Kjo dëshmi qytetëruese ka nevojë për dijetarë që formësojnë vizionin, e lidhin umetin me objektivat e tij madhorë dhe mbjellin në të shpresë, besim dhe veprimtari.

Ndërtimi i së ardhmes fillon me ndërtimin e vetëdijes, pastaj me ndërtimin e njeriut dhe më pas me shndërrimin e vlerave në lëvizje shoqërore. Dijetari që mbjell dëshpërim në umet e tradhton misionin e tij, ndërsa dijetari rabbanij u hap njerëzve dyert e shpresës dhe u mëson se humbjet nuk janë fat i përhershëm dhe se një umet që posedon shpalljen nuk duhet të dorëzohet kurrë para thyerjes.

Për këtë arsye, fjalët e dijetarëve rabbanij kanë mbetur si karburant i ringritjes së umetit ndër shekuj; sepse ata nuk ishin thjesht shpjegues të teksteve, por ndërtues të shpresës, krijues të ringritjes dhe roje të identitetit.

Dijetarët janë trashëgimtarët e profetëve

Umeti, kur i humb dijetarët e tij rabbanij, humb busullën e vet dhe hyn në një kohë humbjeje e çoroditjeje; sepse dijetarët e vërtetë janë siguresa e mendimit, e moralit dhe e qytetërimit. Dhe nëse profetët kanë mbajtur pishtarët e udhëzimit, atëherë dijetarët rabbanij janë ata që e ruajnë këtë dritë nga shuarja. Prandaj, nevoja e sotme nuk është për shtimin e atyre që flasin në emër të fesë, por për dijetarë që mbartin cilësitë e profetëve: sinqeritetin, guximin, mëshirën, vetëdijen dhe përkushtimin e pastër ndaj Allahut të Lartësuar. Dijetarë që ndërtojnë njeriun, udhëzojnë mendimin, drejtojnë realitetin dhe formësojnë të ardhmen, në mënyrë që flamuri i shpalljes të mbetet i ngritur dhe drita e mesazhit të vazhdojë të përhapet në tokë.

Sa shumë ka nevojë umeti sot për dijetarë që kur flasin thonë të vërtetën, kur sqarojnë janë të sinqertë, kur njerëzit frikësohen ata qëndrojnë të palëkundur, dhe kur të tjerët e shesin fenë për dunjanë e pushtetit, ata thonë siç kanë thënë njerëzit e së vërtetës gjatë historisë: dija është amanet, fjala është besë, dhe kumtimi i së vërtetës nga Allahu është një nder që nuk i përshtatet frikës nga krijesat.

Autor: Uasfi Ashur

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Ali Imran: 18.

[2] – Sure Fatir: 28.

Një pesëshe gjithëpërfshirëse për konceptin e femrës: fuqizimi i pozitës dhe i vendit të saj
Përse femra?

Me synimin për të larguar modelet e shtrembëruara dhe të deformuara që janë ndalur vetëm në sipërfaqen e konceptit të femrës (dhe feminitetit), pa hyrë në thellësinë e botës dhe veçorive të saj, si dhe për të paraqitur një alternativë dhe për ta mishëruar e përhapur atë.

Sepse femra dhe feminiteti janë rrëmbyer nga sistemi perëndimor kolonialist (me format e tij moderne, laike, agnostike…), i cili monopolizoi modelet e tij njohëse, eksportoi sjellje dhe u konsiderua si modeli ideal i femrës, ndonëse ky sistem shpalli “vdekjen” e femrës si qenie, rol dhe karakteristika. Realiteti i sotëm njerëzor duket sikur burri dhe gruaja po “kolonizojnë” tokën, por pa përmbushur rolin e zëvendësimit (hilafetit). Ky zëvendësim është një detyrë hyjnore që i përket si femrës ashtu edhe mashkullit, dhe kushti i tij është triada e veprimit moral: besnikëria, përgjegjësia dhe liria.

Për shkak se përkufizimi filozofik i kufizuar “njeriu është gjallesë që flet”, i përhapur në mendësinë perëndimore, është i pamjaftueshëm për të përkufizuar si femrën ashtu edhe mashkullin, duke i reduktuar në një dimension të vetëm material. Sepse natyra shtazore dhe ajo racionale janë të ndryshme mes tyre, si mund të kuptohen sjelljet dhe reagimet e tyre vetëm përmes një dimensioni?

Dhe sepse femra është vendosur në rrethin e “sprovës” në diskursin tradicional të brendshëm, është stereotipizuar në role funksionale dhe mendja e saj është kufizuar në hapësira të ngushta të dirigjuara; herë tërhiqet nga tezat laike dhe herë të tjera strehohet në një religjiozitet popullor me forma negative dhe pasive.

Dhe sepse femra dhe bota e feminitetit përbëjnë sistemin përkrahës, polin e dytë të çiftësisë origjinale të përmendur në tekstet e shpalljes. Mjafton që Kurani i drejtohet asaj me shenjën e gjinisë së saj: femra. Dhe sepse në fjalorët gjuhësorë ajo përkufizohet si: “e kundërta e mashkullit në çdo gjë”. Fjala “nga” (min) këtu shërben për sqarim, dhe kjo kundërvënie nënkupton qartë dallimet në veçoritë natyrore të posaçme me të cilat Allahu e ka veçuar femrën.

Dhe për shkak se ne, nën ndikimin e një stili jete sipërfaqësor që merret më shumë me formën sesa me përmbajtjen, rrallë ndalemi te konceptet dhe hulumtojmë kuptimet e tyre dhe lidhjet që ato mbartin, të cilat do të na hapnin horizonte të gjera për një kuptim të thellë dhe të drejtë. Ndër këto koncepte është edhe fjala “femër”. Çdo emërtim mbart një pjesë të kuptimit të tij. Kështu, një tokë “femërore” është e butë, pjellore dhe e përshtatshme për mbjellje; një vend “femëror” është ai ku bima rritet shpejt dhe me bollëk, pa qenë i ashpër; dhe një vend i tillë është i butë dhe i lehtë (siç e ka përmendur Ibn el-A‘rabi). Gruaja është quajtur “femër” nga ky kuptim, sepse ajo është më e butë se burri; pra “femërorja” është butësia siç thotë Ibn Sideh.

Thuhet gjithashtu: “Kjo është një grua e vërtetë (e plotë)”, kur ajo lavdërohet si e përkryer ndër gratë. Me “përsosmëri” këtu nënkuptohet arritja e maksimumit të mundshëm në devotshmëri, virtyte dhe moral, si dhe përmbushja e rolit që i është besuar si femër.

Dhe sepse sistemi ekzistencial dhe thelbësor që mbizotëron në kuptimin tonë të ekzistencës është marrë nga ndarja metafizike e femrës dhe mashkullit, siç paraqitet te Aristoteli, i cili e pa ekzistencën në dy nivele: ekzistencë në potencial (materie) dhe ekzistencë në aktualitet (formë). Meqë materia i korrespondon femrës dhe forma mashkullit, atëherë femra është ekzistencë në potencial, ndërsa mashkulli është ekzistencë në aktualitet. Ky potencial bëhet aktual kur forma (mashkulli) bashkohet me materien (femrën), duke krijuar një qenie reale, të realizuar në thelb dhe ontologjikisht. Sepse forma (mashkulli) përfaqëson aspektin thelbësor të qenies kur bashkohet, pasi i jep materies (femrës) formën përfundimtare ose vlerën e saj ekzistenciale. Kështu, në këndvështrimin e Aristotelit, femra u ngjyros me pasivitet, reagim, dobësi, trupësi dhe u konsiderua si “gjini e dytë”… dhe si një qenie e paplotë; ndërsa mashkulli përfaqësonte pozitivitetin, veprimin, forcën, arsyen dhe ishte gjinia e parë dhe origjina. Ta ndash mashkullin si gjysmë qenie dhe femrën si gjysmë qenie, kjo krahasim filozofik nuk ka peshë në filozofinë e teuhidit kuranor.

Ky model njohës, me kalimin e kohës, krijoi një bindje të përgjithshme për inferioritetin dhe varësinë e femrës, madje edhe nënçmimin e saj, duke e konsideruar mashkullin si origjinë (për shkak të veçorive të tij) dhe duke kërkuar që femra të arrijë këtë “origjinë”. Kjo e ktheu marrëdhënien mes tyre në një marrëdhënie rivaliteti dhe konflikti, që synonte të arrinte përputhje me mashkulloren për të korrigjuar këtë ndarje dhe për të arritur një barazi të pretenduar. Si pasojë, femra perëndimore filloi të konkurrojë mashkullin në sferën publike dhe në atë që quhet tregu i punës, duke u përsëritur rolet funksionale mes burrit dhe gruas ose duke pranuar shkëmbimin e roleve.

Kjo marrëdhënie përplasjeje pati reagime dhe jehona me lindjen e lëvizjeve për të drejtat e grave dhe me krijimin e Komisionit për Statusin e Gruas pranë Organizata e Kombeve të Bashkuara (në vitin 1946), i cili synoi globalizimin e modelit të ri të femrës dhe imponimin e normave, vlerave, madje edhe të një “feje” të re. Femra u ngrit deri në shkallë adhurimi, duke u konsideruar ose si origjina dhe mashkulli si plotësues i saj, ose si një qenie e pavarur, e vetëqëndrueshme dhe e izoluar. Kjo është ajo që Abdelvehab El-Mesiri (r.h) e quajti “centrim rreth femrës”. Si pasojë, femra u shpërbë në aspektin ekzistencial dhe vleror.

Për më tepër, në aspektin vleror-estetik, femra u objektivizua, u shndërrua në objekt shikimi, spektakli dhe kënaqësie, u zbukurua si në kohën e injorancës së lashtë, madje shkoi më tej duke u zhytur në forma të ndryshme shthurjeje. Çdo gjë u komercializua, madje edhe trupat dhe shpirtrat, dhe natyra e pastër (fitra) u tjetërsua. Për ta legjitimuar këtë objektivizim, Perëndimi (dhe ne e ndoqëm pas) i kushtoi rëndësi institucioneve të posaçme për prodhimin e kënaqësisë, joshjes dhe zhveshjes, duke e reduktuar femrën në trup dhe dëshira. Shembulli më i qartë janë institucionet e modës, të cilat punuan për ta transformuar femrën nga një qenie natyrore biokulturore në një qenie artificiale, të riformësuar sipas kulturës së konsumit dhe ndjekjes së kënaqësive. Në këtë gjendje, qytetërimi perëndimor shpalli shumë shpejt “vdekjen” e femrës, të feminitetit, të nënës dhe të amësisë, me të gjitha karakteristikat dhe rolet e tyre mendore, emocionale, estetike, natyrore dhe shpirtërore.

“Vdekjen e amësisë, nëse synon qytetërimi i tyre, atëherë vdekja është përfundimi i njeriut në Perëndim

Nëse e bëjnë gruan thjesht arsimim e jo grua, atëherë dijenia është vdekje, siç e sheh zemra.”

Pasojat e çrregullimit që preku ato sisteme njohëse, ekzistenciale dhe estetike u reflektuan në mënyrën më të keqe në sistemin familjar. Filozofitë dhe ideologjitë që zëvendësuan filozofinë e teuhidit (njësimit), u përpoqën të minimizonin rëndësinë e ekzistencës së familjes si institucioni i parë shoqëror, emocional, strehues dhe mbrojtës i njeriut, dhe e zëvendësuan atë me institucionet e shtetit dhe organizatat e tij. Në këtë mënyrë, ato synuan vetë njeriun, duke e shkatërruar qenien e tij dhe duke e lënë në duart e nihilizmit, shpërbërjes dhe zhdukjes, në kuadër të asaj që quhet “filozofia e fundeve”: fundi i njeriut dhe fundi i familjes. Familja u shndërrua në një projekt individual privat dhe u godit nga shumë çarje dhe ndërhyrje.

Nga “pesëshja gjithëpërfshirëse” – butësia ndaj enëve prej qelqi, brinja e lakuar, qetësia, afrimi dhe dëshmia – Islami e përcaktoi konceptin e femrës në harmoni me rolin e saj si mëkëmbëse në tokë, duke e themeluar fuqizimin e saj në pozitë dhe vend. Femra është e nderuar, sepse ajo është dëshmitare mbi umetin, dhe vendi i saj është i qëndrueshëm, i qetë dhe i sigurt në fushat e ndërtimit dhe zhvillimit, që janë hapësirat e detyrës së saj. Nderimi i saj vjen nga fuqizimi i natyrës së saj femërore dhe kërkesave të saj, nga vetëdija për rolin e saj si mëkëmbëse, si dhe nga ndihma dhe mbështetja që ajo i jep vëllait të saj musliman për të përmbushur detyrat e mëkëmbësisë për të dy.

“Butësisht me enët prej qelqi”: enët prej qelqi, në kuptimin e qenies dhe thelbit të femrës, u quajtën kështu për shkak të qëndrueshmërisë së ujit brenda tyre. Ato janë enë prej qelqi të hollë dhe të pastër, ku uji qëndron i qetë; nëse thyhen, është shumë e vështirë të riparohen për shkak të delikatesës së tyre. Thyerja këtu nënkupton ndryshimin e natyrës së tyre. Në një transmetim nga Omeri ibn Hattabi (r.a) thuhet: “Burri duhet të jetë me familjen e tij si fëmijë i vogël; por kur i kërkohet ajo që ka, ai gjendet burrë.” Kjo do të thotë se ai duhet ta trajtojë me butësi dhe dhembshuri, ndërsa kur kërkohet mendimi, puna ose fjala, ai shfaqet si burrë që vepron dhe flet si burrat.

Lidhja e qenies së femrës me butësinë është e pranuar në të gjitha qytetërimet dhe kulturat, dhe dëshmi për këtë janë edhe tregimet në Kuran për gra nga qytetërime të ndryshme.

Allahu i Lartësuar thotë: “Asaj iu tha: ‘Hyr në pallat!’ Kur ajo e pa atë, mendoi se ishte një ujë i thellë dhe i zbuluan këmbët e saj. Ai tha: ‘Ky është një pallat i shtruar me pllaka prej qelqi.’ Ajo tha: ‘Zoti im, unë i kam bërë padrejtësi vetes dhe tani dorëzohem me Sulejmanin bashkë me Allahun, Zotin e botëve.’”[1]

Vëre përshkrimin zbukurues të pallatit të lëmuar me qelq (një ndërtim i lartë, i fortë dhe i lëmuar si qelqi), dhe krahasimin e femrës me “enën prej qelqi”. Të dyja lidhen me zbukurimin që është pjesë e qytetërimit, i cili synonte të shfaqte madhështinë e krijimit të Allahut në univers dhe të ftonte Belkisën në monoteizëm. Sulejmani i urtë e kuptoi natyrën e saj dhe e futi në një ambient që përputhej me natyrën dhe qenien e saj të prirur drejt bukurisë. Zbukurimi i pallatit ishte në përputhje me pozitën e saj si mbretëreshë e Sebës, dhe në përputhje me argumentin e saj se ajo dhe populli i saj kishin bërë padrejtësi duke adhuruar diellin, sepse ekziston bota e fshehtë që nuk shihet me sy të zakonshëm, si uji i qetë nën xhamin e pastër.

Pastaj ajeti: “A mos vallë Ai ka zgjedhur për vete vajza nga ato që krijon, dhe ju ka veçuar ju me djem? Kur ndonjëri prej tyre përgëzohet me atë që ia atribuojnë të Gjithëmëshirshmit, fytyra e tij errësohet dhe mbushet me pikëllim. A mos vallë ai që rritet në zbukurime dhe që në debat nuk është i qartë?”[2]

Kjo është një thirrje për habi dhe qortim: si mund të urrehet ajo që rritet në zbukurim? Këtu ka dy gjendje të personalitetit: ose është i dashur ose i urryer. E dashura është ajo që zbukurohet dhe ka butësi dhe vetë është e dashur. Ndërsa ajo që mund të kritikohet nuk është si burrat në konflikt; dhe këtu konflikti nuk është thjesht debat, por mund të shkojë deri në armiqësi dhe përplasje.

Në të dy rastet, femra është e dashur: si në natyrën e saj të prirur drejt zbukurimit, ashtu edhe në mungesën e asaj që zakonisht urren në konflikt. Rritja këtu nënkupton zhvillim, ndryshim dhe vazhdimësi, dhe edukim që përputhet me fazat e jetës. Pra, femra në çdo moshë e do zbukurimin dhe është e prirur drejt tij, sepse kjo është pjesë e natyrës së saj, dhe kjo natyrë duhet të përforcohet te femrat, ndryshe nga meshkujt.

Në aspektin e rolit të saj ekzistencial, femra është si një brinjë e lakuar që bashkon pozitën e saj te burri dhe pozitën e saj në umet. Nëse përpiqesh ta drejtosh, e thyen; domethënë, nëse do të heqësh lakimin e saj dhe ta riformosh sipas një forme tjetër, kjo do të thotë të shkatërrosh butësinë dhe delikatesën e saj që janë pjesë e natyrës dhe krijimit të saj, dhe ta nxjerrësh jashtë funksionit dhe rolit të saj.

“Ju këshilloj për mirësi ndaj grave, sepse gruaja është krijuar nga një brinjë e lakuar…” dhe “Nuk kam parë askënd më të aftë për të ndikuar tek burri i vendosur sesa disa prej jush…” , kjo është në kontekstin e habisë së të Dërguarit të Allahut (a,.s)për ndikimin e disa grave mbi disa burra (jo mbi çdo burrë), pavarësisht dobësisë së tyre, dhe jo si një rregull i përgjithshëm apo ligj absolut.

Nga urtësia e krijimit të femrës muslimane dëshmuese dhe mëkëmbëse në umet, si motër e muslimanit që Allahu e ka bërë mëkëmbës në tokë për të realizuar dëshminë mbi njerëzit, ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar: “Dhe kështu ju bëmë një umet të mesëm që të jeni dëshmitarë mbi njerëzit, dhe i Dërguari të jetë dëshmitar mbi ju”[3] është se brinja në lakimin e saj e përmbush plotësisht funksionin e saj, duke ruajtur butësinë dhe delikatesën e saj natyrore. Funksioni i saj është mbrojtja e zemrës (dhe familja është zemra e umetit), si dhe mbrojtja e organeve të tjera. Kështu, përsosmëria e burrit dhe gruas qëndron në plotësimin e roleve të njëri-tjetrit në harmoni, ekuilibër dhe bashkërendim, me qëllim ngritjen e fesë dhe mbrojtjen e ummetit.

“Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij…”; qëndrimi dhe stabiliteti këtu nënkuptojnë vendosje dhe qetësi të thellë. Allahu i Madhëruar, kur e nxori Ademin dhe bashkëshorten e tij nga Xheneti, u siguroi atyre vendbanim dhe kushtet e stabilitetit: “Zbritni, ju jeni armiq të njëri-tjetrit dhe në tokë do të keni vendbanim dhe përfitim deri në një kohë të caktuar” [4] Vëre konceptet “enë prej qelqi”, “brinjë” dhe “qëndrim/stabilitet”, të cilat të gjitha lidhen me stabilitetin dhe fuqizimin e saj në aspektin e ndërtimit të jetës, në vendin e saj dhe në hapësirat e ndërtimit shoqëror, me kusht pastërtinë e jashtme dhe të brendshme, për të arritur dëshminë mbi botët, përmes bindjes ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, urdhërimit të së mirës dhe ndalimit të së keqes.

“Besimtarët dhe besimtaret janë mbrojtës të njëri-tjetrit; urdhërojnë të mirën, ndalojnë të keqen, falin namazin, japin zekatin dhe i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij…”[5] “Le të jetë prej jush një grup që thërret në të mirë, urdhëron të mirën dhe ndalon të keqen; ata janë të shpëtuarit”[6]. Profeti është dëshmitar mbi ummetin e tij, dhe të gjithë profetët janë dëshmitarë mbi popujt e tyre, dhe ne me ta jemi dëshmitarë mbi popujt e kaluar dhe të ardhshëm, duke mbajtur amanetin e pozitës ekzistenciale që Kurani e quan “dëshmi mbi botët”, në kuadër të umetit të mesëm.

Aftësia për të qenë dëshmitar lidhet me pyetjen dhe dijen, pra me vetëdijen e njeriut për veten, sjelljen dhe misionin e tij, në një përpjekje të vazhdueshme për të rishikuar dhe korrigjuar sjelljen vlerore duke iu kthyer burimit më të lartë “të fshehtës (gajbit)” dhe duke u ngritur mbi lidhjen e tepruar me botën materiale. Ky është një korrigjim i vazhdueshëm në të gjitha dimensionet: ekzistencial (mes të kufizuarës dhe të pakufizuarës), etik (e mira dhe e keqja), njohës (e vërteta dhe gënjeshtra) dhe estetik (e bukura dhe e shëmtuara në fjalë dhe veprim).

Dhe forma më e bukur e femrës, në qenien e saj trupore dhe shpirtërore, shfaqet në faktin se ajo është streha e parë që përqafon formësimin e çdo krijese të gjallë nga Allahu, si në aspektin trupor ashtu edhe në atë shpirtëror: “Ai është që ju formon në mitra ashtu siç dëshiron; nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij, i Plotfuqishmi, i Urti.”[7]

Ajo është përqafim për fëmijët e saj dhe qetësi për bashkëshortin e saj, me qëllim ndërtimin e një sistemi të vogël shoqëror njerëzor të bazuar në moralin e detyrimit hyjnor. (Dhe “ndërtimi” këtu është si në Kuran: “krijimi i Allahut që është i përsosur”, “dhe të kam përgatitur për Veten Time”, që nënkupton mjeshtëri dhe përsosmëri në punë). Kështu, ndërtimi i familjes është adhurim si në kuptimin individual ashtu edhe në atë kolektiv.

Stabiliteti është i rrënjosur në strehën themelore të edukimit qytetërues, ku bashkëshortët realizojnë plotësimin e roleve të tyre si mëkëmbës në tokë, të rregulluara nga ndjenjat e dashurisë, mëshirës dhe qetësisë: “Dhe nga shenjat e Tij është se për ju krijoi nga vetja juaj bashkëshorte që të gjeni qetësi tek ato dhe vendosi mes jush dashuri dhe mëshirë.”[8] “Ai ju krijoi nga një shpirt i vetëm dhe prej tij krijoi bashkëshorten e tij që të gjejë qetësi tek ajo.”[9]

Femra-njeri, njeriu quhet gjithashtu “insan”, nga “uns” (afërsi, intimitet), qoftë me të vërtetën apo me krijesat. Në këtë kuptim, kur flasim për familjen, në fakt flasim për vetë njeriun; sepse njeriu (mashkull dhe femër) në gjuhë rrjedh nga koncepti i afërsisë, shoqërimit dhe qetësimit. Ai është ai që shoqëron tjetrin për t’i larguar vetminë dhe për t’i sjellë rehati. Gjithashtu, “të njohësh diçka” në gjuhë lidhet me këtë kuptim, siç thotë Allahu: “Nëse vëreni tek ata pjekuri…”[10] . Këto kuptime kërkojnë bashkim, stabilitet dhe qetësi. Sikur njeriu në natyrën e tij të mos gjejë qetësi veçse në bashkim dhe njohje me të tjerët.

Në hadith thuhet: “Shpirtrat janë si ushtri të organizuara; ata që njihen mes tyre afrohen, ndërsa ata që nuk njihen largohen.”

Në tregimin simbolik të krijimit të bashkëshortes së Ademit, ai u zgjua dhe e gjeti pranë vetes. E pyeti: “Kush je ti?” Ajo u përgjigj: “Unë jam qetësia jote.” Allahu e krijoi Havanë për të ndihmuar Ademin në detyrën madhështore të mëkëmbësisë në tokë.

Qetësia (seken) është çdo gjë që e qetëson shpirtin, i sjell rehati dhe siguri. Allahu thotë: “Natën e bëri për ju qetësi.” dhe “Namazi yt është qetësi për ta.” Pra, këto kuptime tregojnë qetësi, stabilitet dhe afërsi.

Sa e bukur është kjo domethënie me të cilën Allahu përshkruan marrëdhënien mes femrës dhe burrit: afërsi, stabilitet, qetësi dhe rehati. Këtë e shohim edhe në shembullin e Hatixhe bintu Huvelijdit, e cila e mbështeti dhe e qetësoi Profetin (a.s) kur ai u kthye nga shpella e Hirasë pas shpalljes së parë.

Dhe është me vend të theksohet se Profeti (a.s) i lidhi gratë me dy bukuri: bukurinë e kësaj bote (parfumet që zbukurojnë njeriun nga jashtë) dhe bukurinë e botës tjetër (namazin që e zbukuron shpirtin dhe i sjell qetësi zemrës: “O Bilal, thirr ezanin dhe na qetëso me të”. Ai tha: “Më janë bërë të dashura nga kjo botë gratë dhe parfumi, dhe qetësia ime është në namaz.”

Femra është qetësi për burrin, dhe kjo lidhet me natyrën e krijimit dhe prirjen njerëzore drejt afërsisë, dashurisë, bukurisë dhe bashkëjetesës.

Ruajtja e feminitetit në duart e një burri nuk ruhet as nga dituria e as nga muret.

Nëse kjo e drejtë zhduket nga një popull, është si eklipsi i diellit mbi ta.

Femra është njëkohësisht vepruese dhe e ndikuar në qytetërim; ajo është burimi kryesor i ndjeshmërisë, dashurisë dhe krijimtarisë në çdo kulturë. Kjo është krejtësisht e kundërt me qasjen asketike që përçmon trupin dhe kënaqësinë, ose me qasjen tjetër që e kufizon femrën vetëm në kënaqësi. Islami është “ummeti i mesëm”.

Autore: Shirine El Ejubi

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Neml: 44.

[2] – Sure Zuhruf: 16 – 18.

[3] – Sure Bekare: 143.

[4] – Sure A’raf: 24.

[5] – Sure Teube: 71.

[6] – Sure Ali Imran: 104.

[7] – Sure Ali Imran: 6.

[8] – Sure Rum: 21.

[9] – Sure A’raf: 189.

[10] – Sure Nisa: 6.

Stereotipizimi i emrave me origjinë islame në Shqipëri: Rasti i emrit “Hajdar”
Origjina e emrit Hajdar (حيدر) është arabe, është emër mashkullor dhe kuptimi i tij është: një luan, i bukur, i fuqishëm (i mbushur në trup). Ky emër ishte një nga emrat e Imam Ali ibn Ebu Talibit.

Thuhet se nëna e tij ia vuri këtë emër kur lindi, pasi babai i tij, Ebu Talibi, ishte në rrugëtim, kur ai u kthye, e quajti Ali, kështu që ai pati dy emra.

Hajdar dhe Hajdara janë njësoj në kuptim, dhe ndoshta shtesa -a përdoret për theksim ose madhështi.

Kalimi i emrit Hajdar nga emër nderi në një zhargon të rëndomtë, madje ofendues, në shqip nuk është rast i izoluar; është një proces gjuhësor-shoqëror i njohur, që lidhet me historinë, pushtetet, stereotipet dhe zhvendosje kuptimore.

Nga emër fisnik në etiketë shoqërore.

Fillimisht emri Hajdar ishte me ngarkesë heroike dhe fisnike (luan, trimëri), por edhe me konotacion fetar, i lidhur me Imam Aliun. Në shoqëritë osmane ky emër filloi të përdoret si epitet për grupe të veçanta shoqërore (ushtarët, hamallët, njerëz të fortë trupërisht, etj) Në shoqëritë pasosmane ai e humbi funksionin individual dhe u kthehen në etiketë tipologjike.

Stereotipizimi social.

Në shqip, sidomos në qytete, “Hajdar” nisi të përdorej për të përshkruar: njeri i trashë, i fortë, por pa finesë, dikë të ashpër, të pakulturuar, etj.

Ndikimi ideologjik dhe kulturor

Në kontekstin shqiptar emrat me origjinë islame/osmane u margjinalizuan, u lidhën me “prapambetje”, “fshatarësi”, “orientalizëm”, etj. Kjo ndikoi që disa emra, të çngarkohen nga dimensioni fetar e historik, të përdoren si tallje ose fyerje, sidomos te personazhet kinematografike.

Stereotipizimi i emrit “Hajdar” gjatë komunizmit në Shqipëri është i lidhur drejtpërdrejt me politikën kulturore, ideologjike dhe gjuhësore të regjimit. Nuk kemi thjesht një evolucion spontan gjuhësor, por një proces të orientuar nga lart, i mbështetur nga propaganda dhe inxhinieria kinematografike.

Regjimi komunist synonte krijimin e “njeriut të ri socialist”, i cili duhej të ishte: i shkëputur nga feja, i çliruar nga trashëgimia “orientale”, i lidhur me emra, modele dhe narrativa “laike” ose ideologjikisht neutrale. Në këtë kuadër emrat me ngarkesë islame/osmane u panë si mbetje të një bote “reaksionare”.

Gjatë komunizmit, Hajdar u shndërrua në: figurë tipike propagandistike, personazh i heshtur i talljes kulturore.

Ai nënkuptonte: njeri i trashë, brutal, i paarsimuar, i lidhur me fshatin, teqen, xhaminë, “prapambetjen”, figurë kundërshtare e “njeriut të ri socialist”. Ky stereotip nuk sulmonte individin, por trashëgiminë që emri përfaqësonte.

Letërsia, humori dhe kinematografia në humor popullor, skeçe estrade, romane realiste-socialiste, filma të viteve ’60–’80, emra si Hajdar, Qamil, Beqir, Hysni, Hysen, Rexhep, Ramazan, Shaban, etj: shpesh iu dhanë personazheve: komikë ose negativë.

Kjo e institucionalizoi përçmimin, duke e bërë të duket “natyral”. Ata nuk u ndaluan drejtpërdrejt si emra fetarë, por u çvlerësuan simbolikisht. Pra sot pothuajse askush nuk i përdor më këto emra.

Emri Hajdar, si emër i lidhur me Imam Aliun dhe traditën islame, u përjashtua nga prestigji shoqëror dhe u la të mbijetonte vetëm si karikaturë gjuhësore.

Sot shumë nuk e dinë origjinën e emrit, vetëm e përdorin “hajdar” thjesht si fyerje, pa vetëdije se kjo është mbetje e një politike kulturore represive.

Autor: Behar Kaçeli

Rinia dhe studimi … Udhëtimi i formimit të njeriut dhe ndërtimit të së ardhmes
A e ke parë ndonjëherë studimin më tepër se një mjet` për të marrë diplomën? A të ka shkuar ndonjëherë në mendje ta mbarosh shkollimin në çfarëdo mënyre qoftë? Këto pyetje kanë preokupuar shumë nxënës, të cilët e kanë menduar shkollën si një periudhë të rëndë të jetës së tyre, të cilën s’ka tjetër rrugë veçse ta kalojnë për të arritur te puna. Mirëpo, realiteti i kërkimit të diturisë është më i thellë dhe më gjithëpërfshirës.

Ideja e të shkuarit në shkollë është një mundësi për ta formuar personalitetin e nxënësit dhe për ta ndihmuar atë në ndërtimin e së ardhmes së tij. Me pjesëmarrjen në klasa të ndryshme, ndërveprimin me programet mësimore dhe mësuesin, i riu fillon gradualisht të zbulojë vetveten, të zhvillojë aftësitë e tij, të ndërtojë miqësitë e tij dhe të përballet me jetën përmes përvojave të para. Gjatë viteve të studimit, ky nxënës piqet derisa bëhet një personalitet i balancuar dhe i dalluar.

Nëse e ndryshojmë këndvështrimin tonë për periudhat e shkollimit – nga një barrë, në një mundësi për dije, vlera, disiplinë, shoqëri, madje edhe dështim – atëherë padyshim do të arrijmë rezultate pozitive që lajmërojnë një njeri të aftë, i cili ka përfituar nga kjo periudhë.

Ky artikull është një përpjekje për ta parë sërish periudhën e shkollimit dhe një ftesë për çdo të ri e të re që ta jetojë atë me pasion, sepse ajo formëson atë që do të bëheni nesër.

Përtej diplomës dhe punës

Shpeshherë i reduktojmë vitet e gjata të shkollimit në kuptime të ngushta për shkak të ritmit të shpejtë të kohës sonë dhe përhapjes së idesë së arritjeve të shpejta, saqë marrja e diplomës në letër është kthyer në dëshirën më të madhe, në çelësin e punës dhe të statusit shoqëror. Por ky perceptim – megjithëse i përhapur – e zhvesh këtë periudhë nga thelbi i saj i vërtetë. Ajo është më shumë si një punishte e vogël brenda fabrikës së jetës, ku gdhenden tiparet e personalitetit tonë, formësohet vizioni ynë për botën dhe ngrihen themelet mbi të cilat do të mbështetet e ardhmja jonë e tëra.

Veçantia e kësaj periudhe, që shtrihet nga pafajësia e fëmijërisë deri në pragjet e pjekurisë në fillim të të njëzetave, është se gjatë saj forcohet karakteri i nxënësit dhe ai përjeton eksperiencat e tij njerëzore, gabon e korrigjon, dhe mëson si të përballet me dështimin përpara suksesit.

Por pse shoqëritë tona arabe shpeshherë e shohin këtë udhëtim si një barrë të rëndë e të padurueshme? Ndërsa në shoqëri të tjera, ajo shihet si periudha më e mrekullueshme e jetës, që studenti e jeton me pasion e kureshtje, dhe e konsiderojnë atë si një hapësirë të gjerë për rritje mendore dhe emocionale?

Përgjigjja qëndron në shikimin tonë të kufizuar tek diploma dhe puna.

Më e gjerë se oborri i shkollës

Një nga gabimet më të mëdha që bëjmë është kufizimi i kuptimit të studimit vetëm brenda faqeve të një plani mësimor dhe një salle provimi. Shkolla – dhe më pas universiteti – është një model i jetës së zvogëluar në vetvete, me gjithë kuptimin e fjalës. Ajo është laboratori i parë nga i cili i riu del prej guaskës së familjes së tij të sigurt drejt hapësirës së gjerë të shoqërisë dhe sfidave të saj.

Me hapat e parë në oborrin e shkollës, nxënësi fillon të mësojë artin e të ndërvepruarit me të tjerët. Ai krijon miqësi me njerëz nga mjedise dhe kultura të ndryshme dhe mëson si të sillet me persona me të cilët nuk e lidh gjaku. Ndoshta një shok i ri shndërrohet në mik për gjithë jetën. Këto përvoja të para njerëzore janë ato që e përpunojnë aftësinë e tij shoqërore dhe emocionale, të cilat nxënësi do t’i mbajë me vete si një mburojë në betejat e ardhshme të jetës.

Trekëndëshi i miqësive

Më pas nxënësi kalon në zbulimin e thesarit të miqësisë, e cila nuk ka çmim. Dhe për të shtuar ndërgjegjësimin rreth këtij koncepti, po përcjell atë që ka sqaruar doktor Ibrahim el-Ansari në një nga intervistat e tij radiofonike, ku ai ka paraqitur një vizion të thellë për atë që e quajti “trekëndëshi i miqësive”, i përbërë nga:

Ana e kënaqësisë dhe argëtimit: këta janë miqtë e shëtitjeve dhe të qeshjeve të sinqerta, ata që na lehtësojnë nga presionet e shkollës dhe na rinovojnë energjinë. Ata përfaqësojnë anën e ndritshme dhe të gjallë të jetës.

Ana e dijes dhe e njohjes: këta janë shokët e studimit dhe të projekteve kërkimore, ata që na ndihmojnë të kuptojmë atë që na duket e vështirë dhe na nxisin drejt arritjes dhe përparimit. Ata janë karburanti i mendjes dhe shokët e udhëtimit tonë njohës.

Ana e vlerave dhe e moralit: këta janë shokët e mirë që na kujtojnë parimet, ruajnë reputacionin tonë dhe bëhen për ne një pasqyrë në të cilën shohim më të mirën tonë.

Rreziku i vërtetë qëndron në faktin që i riu të vendosë gjithë shpresat e tij vetëm në një anë të trekëndëshit. Kush mjaftohet vetëm me shoqërinë e argëtimit, mund ta shpërdorojë kohën e tij dhe ta lërë pas dore të ardhmen. Kush mbyllet vetëm në një grup thjesht studimor, mund të humbasë fleksibilitetin shoqëror dhe të shndërrohet në një makineri pa ndjenja. Ndërsa kush mjaftohet vetëm me shoqëri të mirë pa përjetuar përvoja më të gjera, mund të jetojë i izoluar nga realiteti i tij.

Suksesi i vërtetë është arti i balancimit mes këtyre tre anëve: që i riu të ushqejë mendjen e tij me dije, shpirtin me vlera dhe zemrën me miqësi e gëzim.

Pylli i informacionit

Kthehem te ideja e ndryshimit të këndvështrimit për udhëtimin shkollor, dhe ta imagjinojmë atë si një udhëtim eksplorues brenda një pylli të gjerë të informacionit dhe njohurive. Në këtë pyll, do të gjesh – o nxënës i dashur – pemë të larta nga historia, lumenj që rrjedhin nga shkencat, terrene të ndërlikuara nga matematika, dhe lule aromatike nga arti dhe letërsia. Çdo lëndë shkollore është një derë e re, çdo detyrë shtëpie një mundësi për aventurë, dhe çdo kërkim një udhëtim për të zbuluar të panjohurën.

Nxënësi që e trajton detyrën thjesht si një barrë të rëndë që e kryen me nxitim vetëm për notën, nuk do të dalë nga ky pyll veçse me disa gjethe të thata. Ndërsa ai që e sheh si një mundësi për shtim njohurie, për kërkim, për krahasim burimesh dhe për shtruar pyetje të reja, ndërton për veten një pasuri të madhe, rafinon aftësitë e tij kritike dhe bëhet më i aftë se vetja e tij dje, para se të tejkalojë shokët e tij.

Dhe të kujtojmë fjalën e Imam Shafiut:

Kush nuk e ka shijuar hidhësinë e të mësuarit për një orë, do të gëlltisë poshtërimin e injorancës gjithë jetën.

Vërtet, hidhësia e përkohshme e të mësuarit është çmimi i vogël që paguajmë në këmbim të kënaqësisë së zbulimit, lirisë së mendimit dhe përsosmërisë së vërtetë që zgjat gjithë jetën.

Ndërtimi i koncepteve

Në korridoret e shkollës dhe universitetit ne nuk mësojmë vetëm fakte shkencore dhe teori, por hyjmë edhe në një betejë të brendshme për ndërtimin e koncepteve tona të mëdha rreth jetës. Pyetje ekzistenciale të thella trokasin në dyert e mendjes sonë gjatë viteve të adoleshencës dhe rinisë: Kush jemi ne? Pse u krijuam në këtë tokë? Cili është qëllimi ynë më i lartë? Dhe cili është vendi ynë në këtë univers të gjerë?

Këto pyetje janë gurë themeli mbi të cilët ndërtohen personalitetet tona. Nëse i riu nuk gjen përgjigje të bindshme që mbështeten te besimi dhe arsyeja, ai jeton një jetë të trazuar, pre e dyshimit dhe hutimit. Ndërsa nëse drejtohet drejt kërkimit të shëndoshë dhe gjen atë që i qetëson zemrën dhe i ushqen mendjen, ai bëhet më i fortë dhe më i qëndrueshëm përballë goditjeve të së ardhmes dhe sfidave të saj.

Ne kemi shembull të mirë tek Ibn Halduni. Ai nuk u mjaftua me dijet që iu ofruan, por u nis nga njohuritë e tij për t’u thelluar në historinë, politikën dhe shoqërinë, duke u përpjekur të kuptonte ligjet e zhvillimit njerëzor. Për të, studimi nuk ishte thjesht marrje informacioni, por ishte një projekt qytetërues për të kuptuar jetën dhe për ta përmirësuar atë. Pikërisht për këtë arsye ai themeloi shkencën e sociologjisë, pasi zotëroi njohuri dhe përvoja të ndryshme, dhe përpara kësaj, pati një pasion të madh për dije me qëllim ndërtimin e një vizioni gjithëpërfshirës.

Prandaj, le ta shohim dijen që marrim sot si një mjet që do të na ndihmojë në ndërtimin e vetëdijes sonë dhe në përgatitjen për betejat e jetës.

Rregulli dhe disiplina

Prapa skenave të programeve mësimore ne mësojmë mësime të pa-shkruara, por që mund të jenë më të rëndësishme se gjithçka, sepse na mbjellin vlera të domosdoshme, si:

Respekti për kohën: Mësojmë se një orë ka fillim dhe mbarim, dhe se vonesa ka pasoja.

Disiplina dhe përkushtimi: Zbatohemi në prezencë të rregullt dhe dorëzim të detyrave në kohë.

Parimi i shpërblimit dhe ndëshkimit: Kuptojmë se përpjekja shpërblehet, ndërsa neglizhenca ndëshkohet.

Vlera e bashkëpunimit dhe rendit: Mësojmë si të punojmë brenda një grupi dhe të respektojmë rregullat që rregullojnë marrëdhëniet tona.

Këto mësime janë ato që formojnë një personalitet të balancuar dhe të prodhueshëm për të ardhmen. I riu që mësohet me rregull në shkollën e tij do të kuptojë se suksesi në jetën profesionale është rezultat i punës, përkushtimit dhe disiplinës.

Këtu mund të përmendim idenë e mendimtarit algjerian Malik bin Nebi, i cili mendonte se kriza e një kombi nuk qëndron tek mungesa e burimeve, por tek paaftësia për t’i organizuar ato. Ai konsideronte rregullin dhe disiplinën si bazë të ndërtimit të qytetërimit, dhe shkolla si fabrika e parë që prodhon qytetarin e organizuar, të aftë për të ndërtuar shoqërinë e tij.

Përfundim

Në fund, ai që di të shfrytëzojë mirë këtë periudhë do të dalë në jetë si një pemë e mirë, me rrënjë të forta dhe degë që shtrihen lart, i aftë të përballet me stuhitë dhe të japë fryt. Ndërsa ai që e humb këtë periudhë në lojëra ose ankim, do të gjejë veten përballë një të ardhmeje të dobët, si një fletë në erë.

Autor: Nasir Buhendi

Përktheu: Elton Harxhi

Shenjat e dashurisë së Allahut të Madhërur ndaj besimtarit
Dikush mund të pyesë: “Cilat janë faktet për këtë dashuri?! Si ta dimë se Allahu i Madhëruar na do”? Nëse disa gjëra reflektojnë në sjelljet e besimtarit, ato janë argument se Allahu i Madhëruar e do atë. Këto tregues janë:

1 – Allahu i Madhëruar ia bën të dashur besimtarit imanin (besimin) dhe ia zbukuron atë në zemër. Këtë e vërteton fjala e Allahut të Madhëruar: “Allahu jua ka bërë të dashur besimin dhe jua ka zbukuruar atë në zemrat tuaja”.([1]) Sa më shumë që shtohet dashuria e robit për besimin, aq më tepër bindemi se Allahu e do atë.

2 – Besimtari e do çdo punë, në të cilën ka bindje ndaj Allahut të Madhëruar dhe afrim tek Ai, ashtu siç urren çdo lloj vepre që nuk e do Allahu i Madhëruar.

3 – Allahu i Madhëruar i jep sukses robit që do, duke ia mundësuar që pas një adhurimi të bëjë një tjetër, pas të mirës të bëjë një të mirë tjetër. Kështu bëhet e qartë se Allahu i Madhëruar po e angazhon robin me adhurimin ndaj Tij.

4 – Allahu i Madhëruar e bashkon zemrën e besimtarit me zemrat e njerëzve të devotshëm. Kur Allahu i Madhëruar e do një rob, e bën të dashur atë për zemrat e të devotshmëve. Isai (a.s) ka thënë: “Bëhuni të dashur tek Allahu, duke refuzuar mëkatarët, afrohuni me Allahun duke u larguar nga mëkatarët, kërkoni kënaqësinë e Allahut duke qenë të zemëruar me mëkatarët”. Dikush e pyeti: “O Isa! Me kë të rrimë”? Ai (a.s) tha: “Rrini me ata, të cilët kur i shikoni, ju kujtojnë Allahun, kur ju flasin, ju shtojnë besimin e Allahut dhe kur veprojnë, ju nxisin për punë të Ahiretit”.([2])

Omer ibn Khatabi (r.a) e kufizon vlerën e jetës së kësaj bote në tre gjëra. Ai thotë: “Nëse nuk do të ishin tre gjëra, unë nuk do të dëshiroja të jetoja më: të qëndroj mbi kuaj në rrugë të Allahut, të kaloj natën në adhurim dhe të qëndroj me njerëz, të cilët i përzgjedhin fjalët e mira, ashtu siç përzgjidhen hurmat e mira”.([3]) Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe qëndro me ata që i luten Zotit të tyre në mëngjes dhe mbrëmje, duke ‎dëshiruar Fytyrën (kënaqësinë) e Tij dhe mos i shmang sytë e tu prej tyre, ‎duke dëshiruar stolitë e shkëlqimin e kësaj jete. Mos e dëgjo atë, zemrën e të cilit e ‎kemi lënë mospërfillëse ndaj përmendjes Sonë e shkon pas dëshirave të veta, ‎duke shkelur çdo kufi”.([4])

Fjalë të përafërta ka thënë edhe Abdullah ibn Omer ibn Khatabi (r.a): “Betohem në Allahun! Nëse agjëroj gjithë ditën dhe nuk ha iftar, nëse falem gjithë natën pa fjetur aspak dhe nëse e shpenzoj pasurinë time më të çmuar vazhdimisht në rrugë të Allahut, ndërkohë që në zemrën time nuk ka dashuri për të devotshmit dhe urrejtje për mëkatarët, të gjitha këto adhurime nuk do të më sjellin asnjë dobi atë ditë kur të vdes”.([5])

Kur ne e duam njëri-tjetrin dhe gjejmë bashkim të tillë mes zemrave tona, ndjejmë se Allahu i Madhëruar është Ai, i Cili e ka mbjellë dashurinë në zemra dhe i ka bashkuar ato. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe (Allahu) i bashkoi zemrat e tyre (si një zemër e vetme). Sikur të shpenzoje tërë ‎pasurinë që gjendet në Tokë, nuk do të mund t`i bashkoje zemrat e tyre, por ‎Allahu i bashkoi ato. Ai është vërtet i Plotfuqishëm dhe i Urtë”.([6])

5 – Besimtari e ndjen se sa herë që i jepet mundësia të përmbushë një adhurim, përsëri nuk e ka falenderuar Allahun siç duhet për këtë adhurim, prandaj ai duhet ta shtojë edhe më shumë adhurimin.

6 – Allahu i Madhëruar ia mundëson besimtarit që të pendohet sinqerisht. Allahu i Madhëruar e di se robërit e Tij bëjnë gabime. I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është jeta ime! Nëse nuk do të bënit mëkate, Allahu do t`ju zhdukte dhe do të sillte robër të tjerë, të cilët bëjnë mëkate, i kërkojnë falje Allahut dhe Ai i fal”.([7]) Kur robi bën një mëkat, e ndjen peshën e mëkatit që ka kryer dhe më pas lidhja e tij me Allahun përmirësohet. Vetëm atëherë e kupton, se Allahu është i Dhembshur, i Mëshirshëm, Falës i mëkatit dhe Pranues i pendimit. Kur robi pendohet, e ndjen se Allahu ia ka bërë të mundur pendimin nga një mëkat i tillë.

7 – Besimtari e shton diturinë dhe e kupton drejt fenë. Sa më shumë që besimtarit i shtohet dituria, kuptimi për fenë dhe puna me atë që mëson, aq më shumë e kupton se Allahu i Madhëruar e do atë, pasi: “Atij që Allahu ia do të mirën, e bën të ditur në fe”.([8])

8 – Përmirësimi i gjendjes shpirtërore dhe arritja e qetësisë së brendshme. Allahu i Madhëruar thotë në suren Muhamed: “Allahu do t`ua zhvlerësojë veprat atyre që mohojnë dhe i pengojnë njerëzit nga ‎rruga e Tij. Ndërsa atyre që besojnë, kryejnë vepra të mira dhe besojnë në atë që i është ‎shpallur Muhamedit – dhe e cila është e Vërteta prej Zotit të tyre, – Ai do t`ua ‎fshijë gjynahet dhe do t`ua përmirësojë gjendjen”.([9])

9 – Durimi në raste sprovash. I Dërguari i Allahut (a.s) thotë: “Besimtari sprovohet vazhdimisht në veten, në pasurinë dhe në fëmijët e tij, derisa të takohet me Allahun, duke mos pasur asnjë mëkat mbi shpinë”.([10])

10 – Besimtari ka bindje të sigurtë në Allahun dhe mjaftohet me atë që Ai i ka dhuruar, duke mos lakmuar atë që kanë të tjerët.

11 – Allahu i Madhëruar e angazhon robin Tij vetëm në të mira, i jep sukses dhe ia pastron nijetin në çdo punë që bën: “Thuaj: “Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin ‎vetëm Allahut, Zotit të botëve. Ai nuk ka asnjë ortak. Kështu jam urdhëruar”.([11])

Vetëm kështu besimtari bëhet nga ata, të cilët Allahu i Madhëruar i ka përmendur në fjalën e Tij: “Pa dyshim, miqtë e Allahut nuk do të kenë arsye për `u frikësuar dhe as për t`u ‎dëshpëruar. (Të tillë janë) ata që besojnë dhe që (i) frikësohen (Allahut). Ata i pret lajmi i mirë në këtë jetë dhe në tjetrën”

([1]) – Kurani: Huxhurat, ajeti: 7.

([2]) – Ibn Mubareku në “Ez-Zuhd”, (339), Ahmedi në “Ez-Zuhd”, (54) dhe Bejhakiu në “Shuabu`l-Îmân”, (8999)

([3]) – Thënie e vërtetë. Ebu Nuajmi, “Hiljetu`l-Eulijâ”, vëll. I, f. 89 dhe Vakia në “Ez-Zuhd”, (90).

([4]) – Kurani: Kehf, ajeti: 28.

([5]) – Ebu Hamid Gazaliu, “Ihjâ Ulûmi`d-Dîn”, f. 614, botim i “Dar Ibn Hazm”, Bejrut, 2005/1426, botimi i parë.

([6]) – Kurani: Enfal, ajeti: 63.

([7]) – Hadith i vërtetë. Muslimi (2749) dhe Ahmedi, vëll. II, f. 309.

([8]) – Hadith i vërtetë. Buhariu (71), Muslimi (1037), Tirmidhiu (2645), Ibn Maxheh (220) dhe Ibn Hibani (89).

([9]) – Kurani: Muhamed, ajeti: 1-2.

([10]) – Hadith i vërtetë për shkak të dëshmive përforcuese. Ahmedi, vëll. II, f. 450, Tirmidhiu (2399) dhe Ibn Hibani (2921).

([11]) – Kurani: Enam, ajeti: 162-163.

Aspekti moral tek personaliteti i myslimanit bashkëkohor
Ditët e sotme, bota anon më së shumti drejt moraleve pragmatiste, të cilat përkufizohen si sistem sjelljesh që ndjek individi, jo sepse beson tek ato vlera, por sepse janë të leverdishme dhe i sjellin përfitime. Morale të tilla i gjen të përhapura kryesisht në botën perëndimore, ku has tregtarë dhe biznesmenë të sinqertë, të  besueshëm dhe zemërbutë. Atje ndeshesh me prodhues të sinqertë dhe cilësorë. Problemi i moraleve të tilla, gjithmonë është se nuk janë të qëndrueshme. Kjo, sepse personi që i ka përvetësuar ato, është i gatshëm të ndryshojë kahje dhe t’i ndryshojë në rast se konstaton se është me interes. Të gjithë ne e dimë, që ky njeri perëndimor, i cili njihet për drejtësinë, sinqeritetin dhe besueshmërinë e tij në vendlindje, shndërrohet në një zullumqar, mashtrues, gënjeshtar, shpirtkazmë etj… kur kishte të bënte me persona të tjerë, jashtë kufijve të vendit të tij, sidomos gjatë kolonizimit.  Sakaq, moralet absolute kanë si burim dhe bazë fenë. Moralet e tilla, kanë si karakteristikë qëndrueshmërinë dhe i has në çdo rrethanë dhe situatë. Këto morale janë materializuar nga myslimanët e parë, moralet e të  cilëve ishin absolutisht islame, brenda territoreve islame apo jashtë tyre. Ishin pikërisht këto morale, çelësi me të cilin depërtuan në zemrat e njerëzve kudo që shkelnin. Aq më tepër kur lexojmë që vendet ku hynin myslimanët vuanin nga shtypja dhe tirania e shtresës politike dhe ishin ata që vendosën rregullin, drejtësinë dhe barazinë.

Është për të ardhur keq, por një përqindje jo e vogël e myslimanëve të sotëm, e kanë lënë pas dore këtë dimension moral kaq të rëndësishëm. Ata nuk u përmbahen moraleve islame absolute, madje kanë dështuar tu përmbahen edhe moraleve pragmatiste.  Kjo ka çuar në lindjen e një dis-harmonie të personalitetit, e cila arrin në kontradiktë të thellë mes interesimit për çështjet e akides (kredos) dhe praktikave të përditshme e moraleve, sikur të ishin dy çështje të ndara dhe pa lidhje mes tyre, në vetëdijen e këtyre njerëzve. Kështu, gjen modele të tilla që falen dhe agjërojnë, por në të njëjtën kohë gënjejnë, mashtrojnë, u bien të tjerëve më qafë etj… sikur të mos kishte asnjë lidhje me fenë.

Prandaj, myslimani bashkëkohor, lipset të reflektojë me vetëdijen e tij dhe ta mbajë parasysh sloganin e Kuranit, i cili nxjerr në pah vlerat e profetit Muhamed (a.s): ”se ti je me virtyte madhore.”[1]

Ai duhet të reflektojë me vetëdijen e tij dhe të ketë parasysh cilësitë e besimtarëve të cekura qartazi në Kuran: ”të cilët japin lëmoshë edhe kur janë në mirëqenie, edhe kur janë në vështirësi, e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve. Allahu i do bamirësit.” [2]“Allahu ju urdhëron që amanetet t’jua ktheni atyre që u përkasin dhe, kur të gjykoni midis njerëzve, të gjykoni drejt.”[3]

Myslimanët e sotëm duhet të reflektojnë me vetëdijen e tyre,  mbi thënien profetike: ”Nuk ka gjë më të rëndë në peshoren veprave të besimtarit, Ditën e Kiametit, sesa morali i mirë. Zoti e urren njeriun e pacipë dhe banal.”[4]

Kur pohojmë se morali i mirë është çelësi i zemrave, ne thjesht pohojmë një ligj universal të deklaruar nga Zoti në Kuran dhe të mishëruar tek profeti Muhamed (a.s), i cili përcjell mesazhin e Zotit tek mbarë njerëzimi. Thotë Zoti në Kuran: ”Në sajë të mëshirës së Allahut, u solle butësisht me ta (o Muhamed). Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje. Prandaj falua atyre gabimin, kërkoi falje Allahut për ata dhe këshillohu me ata për çështje të ndryshme. Kur të vendosësh për diçka, mbështetu tek Allahu. Vërtet, Allahu i do ata që mbështeten tek Ai.”[5]

Është vërtetuar se në të gjithë etapat e historisë dhe në të gjithë shoqëritë humane, zakonisht njerëzit distancohen nga sjelljet e ashpra dhe zemrat e ngurta. Ashtu siç distancohen dhe i braktisin ziliqarët dhe tiranët, duke u dhënë me mish e me shpirt pas njerëzve të dashur, të dhembshur, zemërbutë dhe të respektueshëm.

Moralet kanë hijeshi dhe bukuri magjepsëse, shpesh herë edhe më të fuqishme se bukuria e natyrës. Fjalët e bukura të lënë shije të paharrueshme. Qëndrimi i lavdishëm, lë gjurmë që nuk fshihen. Këto fjalë dhe qëndrime skaliten dhe shkëlqejnë fort në faqet e historisë mijëravjeçare, duke u trashëguar me respekt brez pas brezi.

Autor: Muhamed Mehdij

[1] – Sure Kalem: 4.

[2] – Sure Ali Imran: 134.

[3] – Sure Nisa: 58.

[4] – Tirmidhiu.

[5] – Sure Ali Imran: 159.

Njeriu gjysmë: çekiç shkatërrimi për civilizimin
Njeriu është burimi dhe ndërtuesi i qytetërimit, nuk ka qytetërim pa njeriun. Qytetërimi rritet dhe lulëzon me praninë e tij dhe ndërveprimin e tij me të, dhe zbehet e shuhet kur njeriu tërhiqet ose dështon. Është njeriu ai që e ndërton dhe e zhvillon atë, por njëkohësisht ai ka fuqinë ta kërcënojë dhe ta shkatërrojë. Qytetërimi nuk është një realitet i ndarë nga njeriu, por është pasqyrë që pasqyron lëvizjen e tij përmes kohës. Pikërisht njeriu është ai që formëson këtë pamje që e quajmë qytetërim, dhe ai po ashtu mund ta shkatërrojë atë.

Filozofi i qytetërimit, profesor Malik ibn Nebij (r.h) prapambetjen e myslimanëve dhe shembjen e qytetërimit të tyre  e lidh me shfaqjen e asaj që ai e quajti “njeriu gjysmak” në shoqërinë islame. Malik ibn Nebij e përshkruan këtë lloj njeriu si një person që ndjek vetëm të drejtat e tij, pa u përkujdesur për përmbushjen e përgjegjësive që i takojnë. Kjo dukuri shfaqet në forma të ndryshme, si për shembull studenti që shkon në universitet jo për të fituar më shumë dije, por vetëm për të përgatitur lëndët për provim, pa u shqetësuar për të kuptuar lëndët apo për të thelluar njohuritë në dije të dobishme.

Po ashtu, edhe punonjësi që kalon orët e punës në mënyrë të çrregullt, pa krijimtari apo inovacion, i preokupuar vetëm me kalimin e kohës derisa të kthehet në jetën e tij dhe të marrë rrogën. Ky “njeri gjysmak” nuk i përmbush detyrimet si student, nuk arrin performancën e kërkuar si punonjës dhe nuk kontribuon në krijimtari apo arritje në fushën e vet. Megjithatë, ai ngul këmbë në kërkimin e të drejtave të tij, pa përmbushur as detyrat më të thjeshta që i takojnë.

“Njeriu gjysmak” është mishërimi i atyre individëve që kapen vetëm pas njërës anë të ekuacionit të të drejtave dhe detyrimeve. Ata përqendrohen kryesisht në përfitimin e interesave personale, duke injoruar kërkesat dhe nevojat e shoqërisë. Ai është individi që vendos interesin e vet personal në qendër të vëmendjes, edhe nëse kjo bëhet në dëm të interesit kolektiv. E tepron në përqendrimin tek vetja dhe përfitimet e tij personale, duke i bërë ato motivin kryesor të veprimeve të tij, pa u shqetësuar nëse bien ndesh me interesat e të tjerëve.

Për këtë arsye, vlera si: durimi, sakrifica, bujaria dhe zemërgjerësia, mbeten koncepte të largëta nga realiteti i tij. Ndjenja e tepruar e privatësisë e bën të mendojë se individualizmi është e vetmja rrugë drejt suksesit dhe përfitimit, larg bashkësisë.

Kur kërkesa për të drejta shtohet para përmbushjes së detyrimeve dhe respektimit të të drejtave të të tjerëve, atëherë ndjenja e përgjegjësisë zbehet dhe motivimi për të bërë të mirën dobësohet. Kjo sepse e drejta jote është një detyrim për të tjerët, dhe detyrimi yt është një e drejtë për ta. Nëse çdo individ pret të marrë të drejtat e veta para se të përmbushë detyrimet, të drejtat do të humbasin. Por nëse secili njeri përkushtohet të përmbushë detyrën e tij, të drejtat e të tjerëve do të realizohen në mënyrë të natyrshme, duke krijuar një ekuilibër mes të drejtave dhe detyrimeve. Siç thotë profesori Abbas el-Akkad: “Përmbushu me detyrën, dhe lëri të drejtat të të vijnë pa mundim.”

Njeriu që neglizhon në kryerjen e detyrave të tij dhe tregohet dembel për t’i përmbushur ato, nuk ka të drejtë të kërkojë ndonjë të drejtë. Ai që mbizotërohet nga egoizmi dhe e vendos interesin personal mbi atë të shoqërisë, nuk ka të drejtë të kërkojë gjë. Këmbëngulja për të drejta pa kryer detyrimet, apo duke i neglizhuar ato, pasqyron një shpirt të ulët dhe të mjerë. Nëse kjo sjellje përhapet në shoqëri dhe bëhet e zakonshme, ajo bëhet tregues i rënies dhe shkatërrimit të qytetërimit.

Autor: Abdulkadir Behush

Përktheu: Elton Harxhi