Botëkuptime – Ardhmeria Online

Raporti mes pamjes dhe thelbit
Allahu i Madhëruar ka zbritur për hipokritët një sure që mban emrin e tyre, duke zbuluar disa nga qëndrimet dhe cilësitë e tyre. Ndër ato që Ai i ka përshkruar është fjala e Allahut: “Kur i shihni ata, pamja e tyre e bukur ju mahnit e, nëse flasin, ju i dëgjoni fjalët e tyre. E megjithatë, ata janë si trungje të mbështetura. Ata kujtojnë se çdo thirrje që dëgjojnë është kundër tyre. Ata janë armiqtë e vërtetë, andaj ruajuni prej tyre! Allahu i vraftë! Sa shumë që janë larguar (nga e vërteta)?!”[1]  (El-Munafikun: 4)

Allahu i përshkroi ata se kush i sheh, mahnitet nga pamja e tyre fizike, dhe kush i dëgjon, joshet nga elokuenca e tyre. Por në të vërtetë, ata janë si trupa bosh, si hije pa shpirt, si forma pa përmbajtje.

Këto cilësi përputhen me gjendjen e hipokrizisë, sepse tek hipokriti pamja e jashtme është gjithmonë më e mirë se brendësia pasi në dukje ai ka besim, ndërsa brenda ka mohimin. Ai është i ëmbël në të folur, por thotë ndryshe nga ajo që beson; pra është gënjeshtar. Është i bukur në pamje, por i zbrazët nga virtytet fisnike si besimi, burrëria dhe cilësitë që zbukurojnë shpirtin.

Është transmetuar nga Ibn Abasi (r.a) se ka thënë: “Abdullah ibn Ubej (koka i hipokritëve) ishte i bukur, i gjatë, i fortë dhe elokuent; kur fliste, Profeti (a.s) e dëgjonte fjalën e tij.”[2]

Pamja e jashtme ka ndikim të fortë dhe shpesh tërheq admirim, Profeti (a.s)  i mësoi shokët e tij që të mos ndalen te ajo, por të kalojnë te kuptimi i brendshëm, sepse ai është kriteri i vërtetë në vlerësimin e njerëzve. Në një hadith të saktë kur një burrë kaloi në rrugë, i Dërguari i Allahut (a.s) i pyeti sahabët: “Çfarë thoni për këtë burrin që kaloi”? Ata thanë: “Ne biem dakord me atë që thua edhe ti,por ne mendojmë se ky është nga njerëzit më të fisshëm. Nëse kërkon nuse, e meriton t`ia japim. Nëse hyn për të ndërmjetësuar, ia pranojmë ndërmjetësimin. Nëse flet, duhet dëgjuar fjala e tij”. I Dërguari i Allahut (a.s) heshti. Më pas aty kaloi një burrë tjetër. I Dërguari i Allahut (a.s) i pyeti sahabët: “Çfarë thoni për këtë”? Të pranishmit i thanë: “O i Dërguari i Allahut! Betohemi në Allahun, se ne mendojmë, që ky është nga të varfërit e muslimanëve. Nëse kërkon nuse, nuk ia jep kush, nëse ndërmjetëson, nuk e pranon kush, nëse thotë një fjalë, nuk ia vë veshin kush”. I Dërguari i Allahut (a.s) tha: “Ky (i dyti) është më i mirë se e gjithë toka, nëse ajo do të ishte e mbushur me njerëz si ai i pari”[3].

Profeti (a.s)  e vlerësoi të varfrin mbi të pasurin, jo sepse çdo i varfër është më i mirë se çdo i pasur, por për të mësuar se vlerësimi i vërtetë nuk bazohet në pamjen e jashtme, por në cilësitë e brendshme dhe veprat.

Kjo çështje ngre një temë të rëndësishme në jetën e njerëzimit në përgjithësi dhe të muslimanëve në veçanti: raportin midis formës dhe përmbajtjes, apo midis thelbit dhe pamjes.

Me thelb kuptojmë: tërësinë e cilësive morale dhe shpirtërore, botën mendore, përvojat dhe vlerësimet e thella të individit. Ndërsa pamja përfshin: karakteristikat fizike, pasuritë materiale dhe pozitat që mban njeriu, të cilat nuk lidhen drejtpërdrejt me brendësinë e tij.

Në fillim, thelbi dhe pamja nuk janë dy gjëra të ndara plotësisht, por kanë ndikim të ndërsjellë. Për këtë ka tregues në traditën profetike, si kur Profeti (a.s) drejtonte shokët në rresht në namaz dhe thoshte: “Rreshtohuni drejt dhe mos u ndani, që të mos ndahen zemrat tuaja.”[4]

Kur zemra e njeriut është e qetë dhe e pastër, kjo reflektohet edhe në fytyrën e tij. Prandaj është thënë: “Ai që fal shumë namaz nate, fytyra e tij ndriçohet gjatë ditës.”

Nëse midis pamjes së jashtme dhe thelbit të brendshëm ekziston një lidhje dhe ndikim i tillë, atëherë është e qartë se Islami nuk i nënvlerëson njerëzit për pamjen e jashtme.

Namazi është një akt krejtësisht shpirtëror, por megjithatë Profeti (a.s)  ka treguar kujdes të madh për rreshtimin e drejtë në të. Diçka e ngjashme vlen edhe për rreshtat në betejë. Islami gjithashtu nxit pastërtinë dhe higjienën, dhe Allahu na ka përmendur bukurinë që ndiejmë kur kafshët kthehen në mbrëmje dhe dalin në mëngjes, siç thotë Ai në Kuran: “dhe shikoni pamje të bukura, kur i ktheni nga kullota dhe, kur i nxirrni në kullotë.”[5]

Këto janë çështje që lidhen me formën dhe pamjen e jashtme, dhe shembujt në këtë drejtim janë të shumtë.

Pra, cili është problemi?

Problemi qëndron në çekuilibrin mes thelbit dhe pamjes, ose mes përmbajtjes dhe formës. Njerëzit bien dakord se thelbi është baza dhe duhet të marrë pjesën më të madhe të kujdesit, sepse të gjitha arritjet e vërteta që shfaqen në sipërfaqe burojnë nga ajo që ndërtohet në brendësi të njeriut.

Kjo përputhet edhe me faktin e “nënshtrimit të universit” që Allahu i ka dhuruar njeriut, në mënyrë që ai të jetë i lirë, aktiv dhe të veprojë në botë pa u kufizuar nga gjëra sipërfaqësore që vetë ai i ka krijuar, por duke u udhëhequr nga thelbi dhe vlerat e tij të brendshme.

Shoqëria dhe normat që ajo vendos mbi njerëzit kanë një ndikim shumë të madh. Kur gjykimi shoqëror fokusohet kryesisht te pamja e jashtme, atëherë është e natyrshme që njerëzit të priren drejt kujdesit për formën më shumë sesa për thelbin. Ndërsa kujdesi për brendësinë mund të zhvillohet përmes edukimit të veçantë në familje ose në shkollë, por ky ndikim mbetet i kufizuar nëse e gjithë shoqëria nuk udhëhiqet nga parime të larta që nuk burojnë prej saj vetë. Në këtë rast, burimi i këtyre parimeve nuk është toka, por qielli.

Por kur feja reduktohet vetëm në disa ide abstrakte ose emocione sipërfaqësore, siç ndodh në disa rryma, atëherë ajo nuk është në gjendje të përballet me rrjedhat e forta shoqërore. Në atë rast, ajo mbetet vetëm një element i dobët i kulturës. Ndërsa feja që udhëheq dhe korrigjon jetën e njeriut është ajo për të cilën ne e pastrojmë dhe e ndërtojmë jetën tonë.

Kur dobësohet besimi fetar te një musliman, atëherë ekuilibri menjëherë anon drejt pamjes së jashtme. Duke qenë se jetojmë në një kohë ku ndikojmë më pak sesa ndikohemi, këtij dobësimi të besimit i shtohet edhe ndikimi i filozofisë perëndimore në fusha të ndryshme të jetës një filozofi që ka kthyer prodhimin e pakufizuar, lirinë e pakufizuar dhe kënaqësinë e pafundme në një lloj “feje” të re që quhet progresizmi.

Kjo ka sjellë një orientim të plotë drejt natyrës, për të shfrytëzuar çdo gjë që ajo përmban, dhe më pas për ta konsumuar në mënyrë të pangopur, si kurrë më parë duke harruar se burimet natyrore janë të kufizuara dhe se natyra do të reagojë ndaj kësaj. Madje, ajo tashmë ka filluar të reagojë.

Në nivel simbolik, heroi në traditën e krishterë frymëzohej nga figura e dëshmorit, siç është Isai (a.s), i cili, sipas besimit të tyre, dha jetën për të tjerët. Por më pas, gjërat u përmbysën plotësisht: bota perëndimore filloi të frymëzohej nga figura e heroit pagan, siç paraqitet te heronjtë e grekëve dhe romakëve një hero që pushton, fiton, shkatërron, grabit dhe plaçkit.

Sa e madhe është diferenca mes figurës së dëshmorit, i cili jep jetën për të tjerët, dhe luftëtarit që synon të dominojë të tjerët dhe të fryjë jetën e tij personale!

Rezultati i kësaj ka qenë lindja e shoqërive që vuajnë nga vetmia, ankthi, depresioni, prirjet shkatërruese, frika nga e ardhmja, egoizmi dhe shpërbërja familjare.

Ne, si myslimanë, jemi ndikuar nga të gjitha këto ndonjëherë duke e ditur, e ndonjëherë pa e kuptuar. Energjitë tona janë orientuar drejt jashtmes, ndërsa kemi neglizhuar thelbin. Madje, në disa aspekte, gjendja jonë është bërë më e keqe se e atyre nga të cilët jemi ndikuar; sepse ata u fokusuan te pamja pasi kishin arritur një farë zhvillimi të brendshëm (edhe pse me devijime që mbartin pasoja), ndërsa ne e lamë thelbin për t’u zhytur në formalitete.

Kush e studion jetën e Profetit (a.s) dhe jetën e përgjithshme të sahabëve (r.a), vëren se dominonte brendësia (thelbi) dhe jo ajo që zotëronin njerëzit nga gjërat materiale. Boshti i jetës shoqërore ishte njeriu, jo sendet.

Ndërsa sot, pronësia dhe zotërimi i gjërave është bërë qendra e gjithçkaje. Kjo shfaqet qartë në shumë aspekte, prej të cilave:

1 –Fjalët që përdoren për të shprehur thelbin janë pakësuar, ndërsa është rritur përdorimi i fjalëve që lidhen me gjërat materiale. Bisedat  nuk sillen më rreth heroizmit, arritjeve, qëndrimeve fisnike dhe cilësive të mira, por rreth pasurive të paluajtshme, makinave, çmimeve të mallrave, mobilimit të shtëpive dhe llogarive financiare.

2 – Dëshira për më shumë prodhim, për të arritur më shumë konsum, ka bërë që varësia e njerëzve tek mjetet të rritet dita-ditës. Njeriu është shndërruar në një ingranazh të vogël brenda tyre dhe roli i tij është bërë plotësues i rolit të makinerisë. Nga natyra e kësaj gjendjeje është që të rritet interesimi ynë për pamjen e jashtme dhe të na largojë nga të vërtetat thelbësore.

3 – Vlera e ekzistencës së njeriut dikur buronte nga ajo që ai bënte mirë dhe me mjeshtëri, ndërsa tani është krijuar një ekuacion i ri: vlera ime buron nga sa zotëroj dhe sa konsumoj! Kjo ka sjellë një frikë të vazhdueshme nga humbja e pasurisë, sepse humbja e saj shihet si humbje e vetë njeriut. Si pasojë, kjo ka çuar në më shumë koprraci, egoizëm dhe prishje marrëdhëniesh mes njerëzve.

4 – Marrëdhënia jonë me dijen ka ndryshuar; më parë dashuria për dijen dhe përvetësimi i njohurive bëheshin për të kuptuar fenë, për të zhvilluar personalitetin dhe për të njohur jetën. Procesi edukativ ishte një bashkim i gjallë mes dijes dhe nxënësit. Ndërsa sot, marrëdhënia e studentit me dijen është shndërruar në një marrëdhënie thjesht tregtare: ai mëson për të marrë një diplomë, dhe memorizimi i informacionit mbetet sipërfaqësor, duke përfunduar në momentin që ai e derdh në letër gjatë provimit.

–Karakteristikat kryesore të thelbit janë: pavarësia, liria, prania e mendjes kritike, përdorimi frytdhënës i energjisë njerëzore, rritja dhe rrjedhshmëria. Por marrëdhëniet e reja shoqërore, politike dhe ekonomike e kanë bërë aktivitetin e njeriut një angazhim të vazhdueshëm të shkëputur plotësisht nga forcat e tij shpirtërore, madje shpesh edhe në kundërshtim me to, duke e kufizuar efektivitetin e tyre. Kjo ka sjellë varësi, mërzi dhe ankesë, si dhe ka bërë që jeta në përgjithësi të humbasë shijen e saj të vërtetë.

6 – Pasojat e orientimit drejt formës dhe shpërfilljes së përmbajtjes janë shumimi i kënaqësive dhe mungesa e lumturisë! Kënaqësia është përmbushja e dëshirës në një mënyrë që nuk kërkon përpjekje, si për shembull kënaqësia nga fitimi i më shumë parave; ose është përjetimi i një momenti kulmor që shpesh pasohet nga një lloj trishtimi, sidomos kur është i paligjshëm, ku fillon qortimi i brendshëm.

Ndërsa lumturia është një ndjenjë që shoqëron veprimtarinë njerëzore; ajo është më afër një gjendjeje të vazhdueshme ekzistence në një hapësirë të gjerë, sepse është shkëlqimi i qenies së njeriut dhe i aktivitetit të tij të brendshëm. Mund të thuhet se lumturia, sipas matjes sonë islame, rritet sa më shumë që myslimani e ngushton hendekun midis bindjeve të tij dhe sjelljeve të tij, duke u ndier i kënaqur me veprat e tij dhe duke shpresuar për përfundimin e mirë të të devotshmëve.

Të gjitha këto ndryshime drejt formaliteteve kanë bërë që shumë nga umeti islam të jetë vetëm një forcë numerike, sepse ai që humbet lidhjen me përbërësit e tij themelorë, patjetër që bëhet sipërfaqësor.

Ky rizgjim i bekuar a do ta rikthejë çështjen në vendin e saj, duke rivendosur sërish ekuilibrin midis formës dhe përmbajtjes, thelbit dhe pamjes, që të rifillojmë misionin tonë qytetërues?! Kjo është ajo që shpresojmë.

Tek Allahu është drejtimi i rrugës së drejtë.

Autor: Abdulkerim Bekkar

Përktheu: Mevlad Çollaku

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Munafikun: 4.

[2] – “Tefsiri i Kurtubijut” fq: 18/124.

[3] – Buhariu (5091).

[4] – Muslimi (432).

[5] – Sure Nahl: 6.

Xhihadi (5/5)
Xhihadi defensiv

Shpesh shtrohet pyetja mbi Xhihadin, nëse ai është sulm apo është vetëm mbrojtje?

Për mendimin tim kjo pyetje është intriguese, nuk duhet të parashtrohet, pasi ky kontekst nuk ka ardhur me këtë trajtë në Kuran dhe as në Sunet. Personi që i përgjigjet pyetjes në fjalë ka vetëm dy rrugë, që s’kanë të tretë.

Faktikisht dikush prej të parëve tanë ka thënë, se xhihadi është vetëmbrojtje prej armikut. Kështu është cituar nga Sufjan eth Theuriu, kështu ka ardhur në jetëshkrimin e Shejbaniut dhe po kështu edhe nga autorë të tjerë.

Legjitimiteti i xhihadit mbrojtës gëzon konsensus, pasi të gjithë dijetarët e fikhut (jursprudencës islame) por edhe më gjerë, të gjithë myslimanët dhe jomyslimanët, ligjet hyjnore dhe ato laike, i japin njeriut të drejtë të vetëmbrohet nga agresori dhe okupatori. Nëse nuk do të ishte kështu, rendi në tokë do të ishte prishur dhe e keqja do kishte dominuar.

Qëllimi i konfrontimit të armatosur në Islam është i gjerë, është mbrojtja e legjitimitetit dhe projektit islam, mbrojtja e tokës, kombit dhe njeriut, gjë që përfshihet kategorikisht tek e drejta për vetëmbrojtje, madje në kuadrin e mbrojtjes ndodh që të hyjë ndonjëherë edhe sulmi dhe nisja e luftës.

Kombi agresor që e fillon i pari konfliktin e armatosur, meriton të përballohet dhe t’i bëhet rezistencë, me qëllim që ai të mos zhytet më tej në armiqësinë e tij.

Gjithashtu lidhur me kombin që përgatitet për të na luftuar, për të bërë agresion dhe konfrontim kundër nesh myslimanëve; teksa ai është një komb, të cilin nuk e lidh me myslimanët asnjë marrëveshje, pakt, dokument apo konsensus, as bilateral dhe as ndërkombëtar; nuk kërkohet që Islami ta lërë frerin e iniciativës dhe veprimin e parë në dorën e këtij kombi, por domosdoshmëria e vetëmbrojtjes mund të imponojë edhe një sulmim paraprak të këtij kombi kërcënues, duke e konsideruar diçka të tillë si një prej domosdoshmërive mbrojtëse.

Kur Allahu i Lartësuar e legjitimoi konfrontimin e armatosur, Ai i sqaroi edhe shkaqet përkatëse të tij, duke thënë: “Atyre që janë sulmuar, u lejohet (që të vetëmbrohen), sepse atyre u është bërë padrejtësi dhe në të vërtetë Allahu është i Fuqishëm që t’i ndihmojë”[1], ku gjejmë që leja hyjnore për konfrontim të armatosur të vijë si pasojë e qenies së tyre (myslimanëve), individë që janë sulmuar dhe që u është bërë padrejtësi. Pra ka ardhur koha, që ata të mbajnë qëndrim të balancuar dhe të ngadhënjejnë kundër atyre që u kanë bërë padrejtësi dhe janë treguar agresorë kundër tyre.

Pastaj Allahu i Madhëruar thotë: “(leja për të luftuar vjen sepse) ata, (janë persona) që janë dëbuar nga vatrat e tyre padrejtësisht, vetëm sepse thanë: ‘Zoti ynë është Allahu”[2], shtesë detajuese kjo, mbi armiqësinë e bërë ndaj tyre (myslimanëve), tokave, shtëpive dhe të drejtave të tyre në adhurim dhe besim.

Sa në fjalë (situata agresive në fjalë dhe leja e dhënë për të luftuar agresorin) nuk është rast i veçantë dhe as situatë përjashtuese historike, por është një çështje  që përsëritet rishtazi, ndaj dhe Allahu i Lartësuar e përfundoi thënien e Tij: “Sikur Allahu të mos u kishte dhënë njerëzve mundësinë për t’u mbrojtur nga njëri-tjetri, atëherë do të shkatërroheshin manastiret, kishat, sinagogat dhe xhamitë, në të cilat përmendet shumë emri i Allahut”[3]

Vëreni sesi Allahu i Lartësuar në këtë thënie kuranore ka përmendur manastiret, që u takojnë murgjve, kishat që u takojnë të krishterëve, sinagogat që u takojnë hebrenjve dhe xhamitë që u takojnë myslimanëve, në të cilat përmendet shumë emri i Allahut.

Në trajtën e ajeteve (thënieve kuranore) që flasin mbi konfrontimin e armatosur, gjejmë edhe fjalën e Allahut të Lartësuar: “Luftojini ata, derisa të zhduket mosbesimi dhe derisa të mbretërojë besimi vetëm për Allahun! Por, në qoftë se ata heqin dorë nga lufta kundër jush, atëherë s’ka armiqësi, përveçse kundër keqbërësve”[4]

Sa në fjalë (perifrazimi: “s’ka armiqësi, përveçse kundër keqbërësve”) nuk bie ndesh me parimin, se qëllimi i luftës është mbrojtja e Islamit, përkundrazi, një gjë e tillë (lufta vetëm kundër keqbërësve) e përforcon këtë kontekst, pasi aludimi (i luftës) këtu (në këtë thënie kuranore por edhe në tërësinë e legjislacionit islam) nuk është imponimi i dikujt që të pranojë Islamin, gjë që dihet mirë nga thënia kuranore: “Nuk ka imponim në fe”[5]por aludimi i luftës këtu (në këtë thënie kuranore) parashtron luftimin e atyre që na luftojnë dhe kjo luftë bëhet me qëllim që të mbrohemi nga trazira dhe dëmi, që këta agresorë u sjellin shoqërive myslimane.

Autor: Selman Aude

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Haxh: 39.

[2] – Sure Haxh: 40.

[3] – Sure Haxh: 40.

[4] – Sure Bekare: 193.

[5] – Sure Bekare: 256.

Xhihadi është krenaria jonë
Në artikullin e javës së kaluar, nuk ia shpreha lexuesve fisnikë mendimet, tek të cilat anojnë ndjenjat, ndërsa zemra frymëzohet me mundin e derdhur nga “Vëllezërit Muslimanë”. Nuk mund t`i fsheh lexuesve të nderuar, se kam përjetuar dhimbje, që nuk jam shprehur dhe ndërgjegja më ka vrarë, jo sepse ne dëshirojmë që të dukemi përpara njerëzve nëpëmjet punës tonë, apo që të tregojmë mundin tonë, sepse Allahu i Madhëruar e di, që “Vëllezërit Muslimanë” punojnë vetëm për hir të Tij dhe dëshirojnë që me anë të punës të fitojnë kënaqësinë e Tij. Ata nuk presin asnjë shpërblim apo falënderim nga askush. “Vëllezërit Muslimanë” kanë bindjen, se po kryejnë disa nga veprimet e detyrueshme që Islami i kërkon prej bijve të tij dhe pasi kryejnë një detyrim të tillë, kanë frikë se mos ndoshta nuk e kanë kryer siç duhet.

Ajo që duam ne, është që thirrjen tonë t`ua përcjellim njerëzve, t`iu sqarojmë atyre mendimin që kemi dhe t`iu zbulojmë atyre se kush jemi. Ka mundësi që të gjejmë nga ata persona, të cilët ndihmojnë për të mirën dhe udhëzojnë për bamirësi. Kështu dobia shumëfishohet, koha e realizimit shkurtohet, qëllimi bëhet më i prekshëm dhe realizohet ajo që shpresojmë: një reformim i plotë dhe shpëtim i shpejtë (i Umetit).

Çdo ditë që kalon dhe gjatë të cilës Umeti nuk punon për të dalë nga humnera ku ka rënë, e largon akoma më shumë rizgjimin. Nëse njerëzit do ta kuptonin siç duhet thirrjen e “Vëllezërve Muslimanë”, do ta vërtetonin se është e zbatueshme. Nëse njerëzit do ta pasonin metodologjinë e “Vëllezërve Muslimanë”, do ta shikonin të sukseshme. Nëse njerëzit do t`i ndihmonin “Vëllezërit Muslimanë” në punën e tyre, do ta vërenin se kjo punë është shpresëdhënëse, ndërsa fitorja dhe suksesi vjen vetëm nga Allahu, i Forti dhe i Urti.

Transmetohet në një hadith të vërtetë, se Muadhi (r.a) ka thënë: “Po ecja bashkë me të Dërguarin e Allahut (Paqja qoftë mbi të), kur më tha: “O Muadh! Nëse do, mund të të tregoj për kryet (esencën) e kësaj çështjeje (fesë islame), shtyllën dhe çatinë (kulmin) e saj”. I thashë: “Posi jo, o i Dërguari i Allahut, që për ty u bëfsha kurban”! I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) tha: “Kryet e kësaj feje është të dëshmosh se nuk ka zot tjetër përveç Allahut, i Cili është i Vetëm e pa ortak dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Allahut. Shtylla e kësaj feje është falja e namazit dhe dhënia e zekatit. Çatia e kësaj feje është Xhihadi në rrugë të Allahut. Unë jam urdhëruar t’i luftoj njerëzit, derisa ata të falin namazin, të japin zekatin, të dëshmojnë se nuk ka zot tjetër përveç Allahut, të Vetëm dhe pa ortak dhe të dëshmojnë se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Allahut. Nëse i pranojnë këto, ata janë të mbrojtur. Jeta dhe pasuritë e tyre janë të mbrojtura dhe nuk preken, përveç rasteve kur e meritojnë ndëshkimin, ndërsa për atë që kanë në zemër, do të japin llogari para Allahut”([1]). Më pas i Dërguar i Allahut (Paqja qoftë mbi të) tha: “Betohem në Atë, në dorën e të Cilit është jeta e Muhamedit, se pas faljes së farzit, nuk ka si Xhihadi në rrugë të Allahut, pra kur gërvishtet një fytyrë dhe kur pluhurosen këmbët në një punë, me të cilën synohen shkallët e larta në Ahiret. Ajo që do të peshojë më shumë për besimtarin, do të jetë shpërblimi që merr për kafshën e tij, e cila mbytet në rrugë të Allahut, apo që e ka përdorur vetë atë në rrugë të Allahut”([2]).

Ky është përkufizimi i të Dërguarit të Allahut (Paqja qoftë mbi të) për Islamin, i cili e ka njohur Islamin më mirë se çdokush tjetër. Dije se “Vëllezërit Muslimanë” u kërkojnë njerëzve që të zbatojnë vetëm Islamin dhe parimet e Islamit, ata ndjekin vetëm rrugën islame në të gjitha detajet e saj.

Siç kam thënë edhe më lart në lidhje me namazin dhe zekatin, të kam treguar se çfarë synojnë “Vëllezërit Muslimanë” – nëpërmjet namazit dhe zekatit – për veten dhe për të tjerët. Dihet se namazi dhe zekati janë shtyllat e kësaj feje dhe themelet e saj.

Tani do të të flas për “Vëllezërit Muslimanë” si luftëtarë. Do të të flas, se çfarë duan nga vetja dhe nga njerëzit nëpërmjet Xhihadit në rrugë të Allahut, pozita e të cilit – në këtë fe – është si çatia për shtëpinë.

I dashur dhe i nderuar!

Pjesë e Xhihadit në rrugë të Allahut është edhe ajo ndjenjë e gjallë dhe e fortë, e cila flladit me butësi krenarinë e Islamit dhe lavdinë e tij. Ajo është një ndjenjë që fluturon me përmallim për tek pushteti dhe forca e Islamit dhe vajton me pikëllim për gjendjen e dobët dhe nënçmuese ku kanë rënë muslimanët. Kjo ndjenjë digjet nga dhimbja, kur shikon këtë gjendje që nuk e do as Allahu i Madhëruar, as Muhamedi (Paqja qoftë mbi të), asnjë musliman dhe asnjë zemër besimtari:

Për shkak të kësaj gjendje

zemra nga dhimbja shkrin.

Kjo veç se në zemër

Islam dhe Iman (besim) mbin.

Në një hadith të vërtetë thuhet: “Kush nuk interesohet për gjendjen e muslimanëve, nuk është prej tyre”.([3])

I dashur dhe i nderuar!

Pjesë e Xhihadit në rrugë të Allahut është edhe të kesh si shqetësim të përhershëm dhe preokupim të vazhdueshëm të menduarit seriozisht për rrugën e suksesit dhe gjetjen e rrugës së shpëtimit nga kjo gjendje, duke menduar thellë për një kohë të gjatë, sesi të zgjedhësh metodat e punës dhe mekanizmat më efikase, pasi ti ndoshta ia gjen Umetit rrugën e shpëtimit, mund të rastisë që të gjesh shpëtuesin, apo shpëtuesi mund të jesh ti vetë. Dije se nijeti i njeriut ka më shumë vlerë sesa puna e tij. Allahu i Madhëruar i di shikimet që njerëzit bëjnë me bisht të syrit dhe di ato që fshehin zemrat e tyre.

I dashur dhe i nderuar!

Pjesë e Xhihadit në rrugë të Allahut është, që një pjesë të kohës tënde, të pasurisë tënde dhe të rehatisë tënde t`ia kushtosh Islamit dhe bijve të muslimanëve. Nëse je komandant, jepi kohën e duhur detyrës që të kërkohet nga ky post. Nëse je vartës, ndihmo ata që ftojnë në rrugë të Allahut. Në të dy grupet ka mirësi dhe Allahu i Madhëruar u ka premtuar të mirën të dy grupeve. Ai thotë: “Banorëve të Medinës dhe beduinëve që janë rreth saj, nuk u lejohet të mos ndjekin të Dërguarin e Allahut, as të kursejnë jetën e tyre para jetës së tij. Kjo është kështu, sepse ata që janë në rrugën e Allahut, sa herë që t`i godasë etja, lodhja e uria dhe sa herë që të shkelin në ndonjë vend ku do t`i zemërojnë mohuesit apo t`i gjejë gjë nga ana e armikut, atyre do t’iu shkruhet si vepër e mirë. Me të vërtetë, Allahu nuk do t’ua humbë shpërblimin punëmirëve. (Gjithashtu) sa herë që ata të shpenzojnë diçka të vogël a të madhe apo të kapërcejnë çfarëdo lugine (në rrugë të Allahut), kjo do t’iu shënohet, në mënyrë që Allahu t’i shpërblejë sipas veprave më të mira që kanë bërë!([4])

I dashur dhe i nderuar!

Pjesë e Xhihadit në rrugë të Allahut është, që të urdhërosh për mirë dhe të ndalosh nga e keqja, të këshillosh për hir të Allahut, sipas modelit të Profetit (Paqja qoftë mbi të), duke u bazuar në librin e Tij, të këshillosh prijësit e muslimanëve dhe të gjithë muslimanët, të ftosh në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillë të mirë. Sa herë që një popull e braktis këshillën, ai nënçmohet dhe sa herë që neglizhon urdhërimin për mirë dhe ndalimin nga e keqja, ai përçmohet: “Ata izraelitë që ishin mohues, u mallkuan me gjuhën e Daudit dhe të Isait, të birit të Merjemes, për shkak se kundërshtonin, shkelnin çdo kufi dhe nuk e ndalonin njëri-tjetrin nga veprat e këqija. Eh, sa të shëmtuara ishin veprat që bënin ata”!([5])

I dashur dhe i nderuar!

Pjesë e Xhihadit në rrugë të Allahut është ta refuzosh atë që refuzon fenë e Tij, t`i japësh fund lidhjeve me ata që i shpallin armiqësi Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Shkëput çdo lidhje apo marrëdhënie me ta, madje as mos ha e as mos pi me ta. Në një hadith thuhet: “Rrënimi filloi tek çifutët, atëherë kur ndonjëri prej tyre e takonte dikë që bënte mëkat dhe i thoshte: “O ti njeri! Kije frikë Allahun dhe lëre këtë punë që e bën, pasi nuk lejohet”. Më pas, kur e takonte përsëri të nesërmen, e gjente duke bërë përsëri të njëjtin mëkat, mirëpo nuk e ndalonte më, përkundrazi mëkati nuk e pengonte që të hante, të pinte dhe të rrinte me të. Kur ata e bënë një gjë të tillë, Allahu futi urrejtje në zemrat e tyre ndaj njëri-tjetrit”.([6])

I dashur dhe i nderuar!

Pjesë e Xhihadit në rrugë të Allahut është që të jesh ushtar për hir të Allahut, duke qenë i gatshëm për ta sakrifikuar veten dhe pasurinë vetëm për Të, madje edhe nëse të kërkohet sakrifikimi i çdo gjëje. Nëse kërcënohet lavdia e Islamit, shkelet krenaria e Islamit dhe bie alarmi për t`u mobilizuar, me qëllim që Islamit t`i kthehet krenaria, ti duhet të jesh i pari që i përgjigjesh kësaj thirrjeje dhe i pari që nisesh për Xhihad: “Në të vërtetë, Allahu ka blerë nga besimtarët jetën dhe pasurinë e tyre, në këmbim të Xhenetit”.([7])

Në një hadith thuhet: “Kush vdes pa bërë Xhihad dhe pa e pasur në zemër dëshirën për të bërë Xhihad, vdes duke pasur një pjesë hipokrizie”.([8]) Në këtë mënyrë realizohet ajo që dëshiron Allahu i Madhëruar: përhapja e Islamit në të gjithë botën.

I dashur dhe i nderuar!

Pjesë e Xhihadit në rrugë të Allahut është puna për ngritjen e peshores së drejtësisë, për zgjidhjen e çështjeve të njerëzve, për përkrahjen e atij që i është bërë padrejtësi, për të goditur dorën e krimit – sado të gjerë ta ketë rrezen dhe pushtetin. Ebu Said Khuderiu (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon, se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Xhihadi më i mirë është të thuash fjalën e vërtetë para një mbreti apo udhëheqësi gjakatar”.([9]) E shënon Ebu Daudi. Një hadith të ngjashëm e shënon gjithashtu edhe Buhariu. Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon, se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Zotëria i dëshmorëve është Hamza ibn Abulmutalibi dhe një person, i cili shkon tek një udhëheqës gjakatar, e urdhëron (për të mirën) dhe e ndalon (nga e keqja), ndërsa gjakatari e vret atë”.([10]) Hadithin e shënon Ibn Maxheh me varg të vërtetë.

I dashur dhe i nderuar!

Pjesë e Xhihadit në rrugë të Allahut është që – edhe nëse nuk bën asgjë prej këtyre që përmendëm – të paktën t`i duash me gjithë zemër ata që luftojnë në rrugë të Allahut të Madhëruar, t`i këshillosh duke dhënë mendimin tënd të sinqertë, pasi në këtë mënyrë Allahu i Madhëruar do ta shkruajë sevapin dhe do t`i largojë pasojat (e mosmarrjes pjesë në xhihad). Bëhu pjesë e të paktën njërës prej këtyre grupeve që thamë. Përndryshe do të vuloset zemra (me hipokrizi) dhe do të ndëshkohesh shumë ashpër: “Nuk është gjynah të mos shkojnë në luftë të dobëtit, as të sëmurët, as ata që nuk mund të sigurojnë shpenzimet, nëse janë të sinqertë me Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Nuk ka vend për vërejtje ndaj punëmirëve. Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë. (Nuk ka gjynah) As për ata të cilët, kur vijnë te ti për të kërkuar kafshë shalimi e ti u thua: “Unë nuk mund t`ju siguroj kafshë shalimi”, kthehen me sytë e tyre që u rrjedhin lot, ngaqë nuk mundën të gjenin gjë për të dhënë (në rrugë të Allahut)”.([11])

Duke u kthyer edhe një herë në fillim të temës, themi se këto janë disa nga gradat dhe shkallët e Xhihadit në Islam. Lind pyetja: “Ku janë “Vëllezërit Muslimanë” në lidhje me këto gradë”?! Përsa i përket faktit, se ata janë të pikëlluar dhe të lënduar për shkak të gjendjes së sotme të muslimanëve, Allahu i Madhëruar e di më mirë se çdonjërit prej tyre i digjet zemra, i përvëlohet thellësia e shpirtit dhe i tronditet mendja, gjë që e pengon atë në shumë raste të ndjehet i qetë me familjarët dhe vëllezërit e tij, apo të përjetojë kënaqësinë e çdo gjëje të këndshme dhe të bukur që ekziston.

Përsa i përket faktit, nëse “Vëllezërit Muslimanë” e mendojnë rrugën e shpëtimit, Allahu e di më mirë se çdo mendim i tyre, çdo plan që pushton ndjenjat e tyre, çdo çështje që i preokupon mendjen e tyre, – ashtu siç është edhe kjo çështje për të cilën po flasim –  ka pushtuar kokat dhe zemrat e tyre, ka rrëmbyer ndjenjat dhe mendimet e tyre.

Përsa i përket faktit, nëse “Vëllezërit Muslimanë” shpenzojnë kohën dhe pasurinë e tyre për këtë rrugë, të mjafton të vizitosh qendrat e tyre dhe do të shikosh sy të stërmunduar nga pagjumësia, fytyra të lodhura nga mundi dhe trupa të rraskapitur nga përpjekja dhe stërmundimi. Ai që i shikon këto, kupton se “Vëllezërit Muslimanë” e konsiderojnë këtë lodhje si forcë të besimit dhe fuqi të parimeve që u besojnë. Shikon të rinj, që kalojnë më shumë se gjysmën e natës në zyra, me koka mbi tavolina, ndërkohë që bashkëmoshtarët e tyre janë zhytur në lojërat e kësaj jete, në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke e kaluar natën me pagjumësi në kënaqësi të përkohshme.

Njerëzit sikur e kanë harruar proverbën: “Burimi që ecën ditë e natë, është pasuria më e madhe që ka pronari i tij, i cili fle gjumë”. Ne – “Vëllezërit Muslimanë” – e kërkojmë shpërblimin vetëm nga Allahu i Madhëruar dhe këtë nuk e konsiderojmë si favor që po u bëjmë të tjerëve: “Përkundrazi, Allahu ju ka dhuruar mirësi dhe ju ka udhëzuar në besim, nëse ajo që thoni është e vërtetë”.([12])

Nëse pyet për pasurinë që “Vëllezërit Muslimanë” shpenzojnë në misionin e tyre, të them se ato janë vetëm nga pasuria e tyre e paktë, të cilën e japin me bujari, kënaqësi dhe qetësi shpirtërore. Ata sakrifikojnë pasurinë e tyre, duke e ngritur veten në nivelin e bujarisë, duke u mjaftuar me gjërat e domosdoshme për jetesë – larg luksit – dhe duke shpenzuar gjithçka në rrugën e thirrjes/misionit të tyre. Për këtë, ata falënderojnë vetëm Allahun e Madhëruar: “Kushdo që ruhet nga lakmia e vetvetes, me siguri që do të jetë fitues”.([13])

Gëzimi ynë më i madh është që Allahu i Madhëruar ta pranojë këtë prej nesh, pasi tek e fundit çdo gjë vjen prej Tij dhe çdo gjë është për Të.

Përsa i përket faktit, se “Vëllezërit Muslimanë” urdhërojnë për mirë dhe ndalojnë nga e keqja, ata e kanë praktikuar këtë me vetet e tyre, pastaj me familjarët e tyre, pastaj me të afërmit e tyre, pastaj me vëllezërit e tyre dhe më pas me shokët e tyre. Për kryerjen e kësaj detyre, “Vëllezërit Muslimanë” janë armatosur me durim, butësi, urtësi dhe dashamirësi gjatë këshillimit. A nuk e ke vënë re, se revista e tyre është një manifestim i urdhërimit për mirë dhe ndalimit nga e keqja?! A nuk i shikon, se këshillat dhe fjalimet e tyre janë vetëm një nga mënyrat e këtij detyrimi hyjnor?!

Përsa i përket shkallëve të tjera të Xhihadit, ato janë detyrë për xhematin e muslimanëve dhe xhemati i “Vëllezërve Muslimanë” duhet të mbajë përgjegjësinë e tij për këto detyra. Nuk ka dyshim, se “Vëllezërit Muslimanë” janë pararojë në këtë dhe nuk rezervohen për të dhënë maksimumin e duhur. “Vëllezërit Muslimanë” e dinë pozitën që ka Xhihadi në Islam dhe e dinë se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Kush e takon Allahun dhe nuk ka luftuar në rrugë të Tij, do të ketë shenjë në fytyrë”.([14])  E shënon Tirmidhiu dhe Ebu Daudi. “Vëllezërit Muslimanë” i luten Allahut të Madhëruar që ta takojnë Atë pa pasur shenja në fytyra. Allahu i Madhëruar i thotë të Dërguarit të Tij: “Ti je përgjegjës vetëm për veten tënde. Nxiti edhe besimtarët…”.([15]) Ne shpresojmë, se këto fjalë ua kemi komunikuar siç duhet njerëzve. Shpresojmë që ky zë të ketë arritur në shpirtin e tyre dhe të ketë gjetur terren pjellor, për ta shtuar sa më shumë numrin e aktivistëve dhe për të sistemuar sa më mirë rreshtat e luftëtarëve. “Ata që luftojnë për çështjen Tonë, sigurisht, Ne do t`i udhëzojmë drejt udhëve Tona. Vërtet, Allahu është me punëmirët”.([16])

Autor: Hasan El Bena

Përktheu: Rushit Musallari

By: ardhmëriaonline.com

([1]) – Deri këtu hadithi është  i vërtetë për shkak të dëshmive përforcuese. Ahmedi (5/425).

([2]) – Kjo pjesë e hadithit është e pranuar për shkak të dëshmive përforcuese. Ahmedi (5/245), Bezari në “El-Bahru`z-Zekhâr”,  (2669). Hadithin e shënon gjithashtu Ahmedi (5/231), Nesaiu në “Sunenu`l-Kubrâ”, (11394), Tirmidhiu (2616) dhe Ibn Maxheh (3973).

([3]) – Hadith shumë i dobët, ndërsa domethënia e kësaj fjale është e vërtetë. Taberaniu në “Eusat”, (471) dhe Hakimi (7889). Hejthemiu në “Mexhmau`z-Zevâid”, (10/248) thotë: “E shënon Taberaniu. Në vargun e transmetuesëve është Jezid ibn Rrabia Rrabhi, i cili vlerësohet nga kritikët si i refuzuar në hadith”.

([4]) – Kurani: Teube, ajeti: 120-121.

([5]) – Kurani: Maide, ajeti: 78-79.

([6]) – Hadith me premisë për të qenë i pranuar, për shkak të dëshmive përforcuese. Ebu Daudi (4336), Tirmidhiu (3050), Ibn Maxheh (4006) dhe Ahmedi (1/391). Hadithin e shënojnë gjithashtu Ebu Ja`la (5033) dhe Taberaniu në “Kebîr” nga Ebu Musa (r.a). Hejthemiu në “Mexhmau`z-Zevâid”, (7/269) nr (12153) thotë: “E shënon Taberaniu në Kebîr dhe përcjellësit janë të vërtetë”. Taberaniu në “Kebîr”, (10264) dhe Bejhakiu në “Shuabu`l-Îmân”, (7138) shënojnë një hadith të ngjashëm me hadithin e Ibn Mesudit (r.a). Vargu ka shkëputje për shkak të Ebu Ubejdes, i cili nuk ka dëgjuar hadithe nga babai i tij. Mirëpo kjo duhet të shikohet me rezerva, pasi dijetarët kanë mospajtime për këtë gjë. Duhet ditur se Tirmidhiu e ka vlerësuar hadithin të pranuar, por të veçuar.

([7]) – Kurani: Teube, ajeti: 111.

([8]) – Hadith i vërtetë. Muslimi (1910), Ebu Daudi (2502) dhe Nesaiu në “Sunenu`l-Muxhtebâ”, (3097).

([9]) – Hadith i vërtetë për shkak të dëshmive përforcuese. Ebu Daudi (4344), Tirmidhiu (2174) dhe Ibn Maxheh (4011).

([10]) – Hadith i pranuar. Hakimi (4884), Taberaniu në “Eusat” (4079) dhe Ebu Nuajmi në “Musned Ebî Hanîfe”, (1/187). Imami ka bërë një lapsus, pasi ia ka cilësuar hadithin Ibn Maxhes.

([11]) – Kurani: Teube, ajeti: 91-93.

([12]) – Kurani: Huxhurat, ajeti: 17.

([13]) – Kurani: Hashr, ajeti: 9.

([14]) – Hadith i vërtetë për shkak të dëshmive përforcuese. Tirmidhiu (1666), Ibn Maxheh (2763) dhe Hakimi (2420).

([15]) – Kurani: Nisa, ajeti: 84.

([16]) – Kurani: Ankebut, ajeti: 6.

Madje edhe engjëjt pyesin!
Xhefri Lang  jetoi si i krishterë deri në moshën tetëmbëdhjetë vjeç, dhe më pas ai zgjodhi të jetojë si ateist, për shkak se mendja e tij nuk mund ta pranonte idenë e trinitetit hyjnor. Në moshën njëzet e tetë vjeç, ai lexoi një libër tefsiri të Kuranit, tek  i cili  gjeti përgjigje të qëndrueshme dhe logjike, të cilat e shtynë të shpallte pranimin e Islamit.

Ai pajtohet me atë që thotë Muhamad Asadi se ideja e Trinisë dhe mishërimit hyjnor jo vetëm që i largon njerëzit nga kisha, por edhe nga vetë besimi në tërësi.

Titulli i artikullit është tërheqës, domethënës dhe realist. Në suren Bekare, gjen se si engjëjt e pyesin Zotin e tyre për urtësinë e krijimit të Ademit…

Kjo gjë është një frymëzim për njerëzit që të meditojnë dhe të reflektojnë për urtësinë e krijimit të tyre, veteve të tyre dhe universin që i rrethon.

Kur pyetja merr një kuptim të gjallë dhe lëvizës brenda njeriut, ajo nuk shtrohet për shfaqje, për sfidim, për kokëfortësi, për luks intelektual, për mashtrim apo për shtirje. Ajo nuk hyn me forcë në atë që nuk ka rrugë për ta arritur tek të fshehtat dhe tek gjërat e paqarta…

Kur pyetja është një domosdoshmëri njohëse, një e drejtë njerëzore, madje edhe një detyrim besimi, atëherë Musai (a.s) nuk ndalet te kushti i Hidrit: “Nëse vjen pas meje, mos më pyet për asgjë, derisa të ta shpjegoj unë!”[1], duke ditur se ai fillimisht i premtoi se do t’i sqaronte gjërat e paqarta, por ai nuk pati durim.!

Kur pyetja bëhet për të shtuar kuptimin dhe për të zgjeruar rrethin e vetëdijes, ajo atëherë është një metodë profetike që dëgjohet dhe nuk shtypet. Shokët e Profetit e pyetnin atë për shumë çështje dhe ai u përgjigjej atyre, madje disa përgjigje erdhën në Kuran: “Të pyesin ty”. Po ashtu, ajo që Zoti i ka udhëzuar profetit të tij: “Dhe pyeti ata për fshatin…”[2] “Nëse je në dyshim për atë që të kemi shpallur, pyeti ata që lexojnë librin para teje…”[3]

Një udhëzim mahnitës në trajtimin e dyshimit përmes pyetjes… dhe në shumicën e rasteve, me të synohet umeti i tij – paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të – si dhe theksohet se njohuria e vërtetë merret nga ata që e posedojnë atë , kushdo qofshin ata…

Kur pyetja bëhet si një dritare nga e cila buron drita, sepse ajo është kërkim në atë që është e mundshme dhe e arritshme, e jo në çështjet e paqarta apo të fshehta, të cilat mendja nuk ka rrugë për t’i kuptuar. Atëherë ajo kërkon përgjigjen e urtë dhe të përshtatshme, nuk e bën dijetarin peng të injorantit, dhe e mban derën të hapur për më shumë hetim, verifikim dhe kërkim. Prandaj përfundimi i përgjigjes është: “Allahu e di më së miri”, dhe ndonjëherë e gjithë përgjigjja mund të jetë: “Nuk e di “ apo “nuk kam dijeni”

Është e udhës që disa pyetje të mbeten të hapura, dhe kjo për të nxitur lëvizjen e mendjes dhe për të lënë boshllëqe njohëse që stimulojnë shtimin e dijes: “Dhe thuaj: O Zoti im, ma shto dijen”[4]

Problemi i dijes, problemi i besimit dhe problemi i jetës është: Imitimi i verbër, ndalimi i zhvillimit dhe mendjemadhësia me pak dije apo sipërfqësore: “Ata dinë vetëm anën e dukshme të kësaj jete, ndërsa për jetën tjetër janë të pakujdesshëm.”[5]

Pastaj ka çështje të ndërlikuara dhe të mprehta, për të cilat është mendjemadhësi të nxitosh të japësh një përgjigje që e mbyll derën dhe e paralizon mendimin, ose të dalësh prej tyre me një gjendje shkëputjeje dhe hedhjeje poshtë të besimit.

Lëre të ardhmen të ketë të drejtën e saj, ndoshta do ta gjesh përgjigjen, ose do të heqësh dorë nga pyetja, ose do ta kalosh atë në një fushë tjetër.

Allahu urdhëroi për të pyetur, dhe Profeti (a.s) pyetjen e konsideroi atë shërim për padijen. Halil ibn Ahmed Farahidi e quajti atë çelës për drynat e dijes, dhe dijetarët e kanë këshilluar njëri-tjetrin për të pyetur. Madje Abdullah ibn el-Mubarak pa një nxënës që nuk pyeste, dhe me shaka i tha:

O rob i Allahut, nëse vonohesh të pyesësh, nesër do të kthehesh duarbosh!

Ndihmoje të dijshmin duke pyetur, sepse do ta gjesh atë të shqetësuar duke të mbajtur në pëllëmbë të dorës

Dhe nëse nuk bërtet sikurse vajtuesit, atëherë do të largohesh prej tij duar bosh.

Dikur mësuesi i mësonin nxënësit e tyre si të këmbëngulin në pyetje,  dhe jo vetëm të marrin e të mësojnë përmendësh, të tundin kokën dhe të pranojnë pa menduar!

Nuk është e vërtetë ajo që thuhet se Allahu i ka djegur ata engjëj që pyetën

Pyetja i adresohet të gjithë atyre që u njohën me lajmin e madh, mëkëmbësinë e Ademit (a.s) Pyetja e tyre ishte një krahasim me atë që kishin parë më parë dhe që u kishte shkaktuar habi, në të njëjtën tokë. Ata nuk i kuptojnë prirjet, motivet, ndjenjat dhe emocionet e njerëzve, dhe nuk e njohin kuptimin e dëshirës për pasuri, pushtet, dominim apo lidhje trupore. As nuk e njohin natyrën me të cilën Allahu i ka krijuar ata që krijohen nga toka dhe për tokën, sepse ata janë të zhytur në gjendje shenjtërimi, lavdërimi dhe përmendjeje: “Ata e madhërojnë natë e ditë dhe nuk lodhen.”[6]

Pyetja e tyre i hap njeriut fushën e kërkimit për kuptimin e vet, për sekretin e qenies  dhe  qëllimin e ekzistencës së tij.

Ademi (a.s) nuk u krijua për lavdërim dhe shenjtërim të pastër si një engjëll,  por ai u krijua për të ndërtuar, për të zhvilluar, për të zbuluar, për të krijuar dhe për të provuar, dhe për të realizuar veten përmes përpjekjes së vazhdueshme për të mirën, të vërtetën, dashurinë, punën dhe dhënien. Lidhja e tij me Zotin është furnizimi, forca dhe mbrojtja e tij nga dëshpërimi dhe humbja, si dhe nga padrejtësia dhe agresioni.

Pyetja e engjëjve duket sot, dhe përgjatë epokave, si një tregues i korrupsionit të madh, padrejtësive dhe derdhjes së gjakut nën justifikime të ndryshme, me të cilat është mbushur historia e qytetërimit! Po çfarë mund të thuhet për historinë e prapambetjes, primitizmit dhe injorancës?

Ndërsa përgjigjja hyjnore na fton të reflektojmë përtej kësaj, mbi kuptimet pozitive dhe për të parë anën tjetër të ekzistencës së njeriut, atë anë ku e mira e tij mbizotëron me siguri të plotë, edhe nëse ekziston ndonjë e keqe.

“Unë di atë që ju nuk e dini”[7] pra, ju përdorët analogjinë dhe e menduat Ademin (a.s) – sipas analogjisë  së popujve – të prapambetur, të egër dhe me mendje të mangët, ndërsa Allahu e di për virtytin, pasardhësit, veçantinë, nderimin  dhe mëshirën e Tij ndaj tij atë që ju nuk e dini. Ai është një rob i lidhur me Zotin, në njohje, dashuri, frikë dhe shpresë dhe i lidhur me tokën, në ndërtim, zbulim dhe krijimtari. Ai u krijua për t’i shtuar vlerë tokës, si dhe diellit, hënës, yjeve dhe qiejve. Prania e tij në to zbuloi mrekullinë e tyre, shfaqi nënshtrimin e tyre, dhe sqaroi qëllimet, urtësitë dhe synimet e tyre, si dhe zbuloi sekretet e tyre.

Përgjatë shekujve kanë qenë profetët, njerëzit e devotshëm, të sinqertët dhe dëshmorët, kanë qenë namazet, lutjet, vetmitë shpirtërore, përulësia dhe lotët, kanë qenë sprovat dhe durimi, vështirësitë dhe lehtësimet, ngushtica dhe shpresa, trishtimi dhe gëzimi, përpjekja, gabimi dhe e sakta, mëkati dhe pendimi, afrimi, largimi dhe qortimi… dhe ka pasur e ka pasur shumë të tjera!

Përgjatë këtyre shekujve ka pasur zbulim dhe mësim, aventurë dhe krijimtari, sukses dhe dështim, problem dhe zgjidhje, kërkim dhe pengesa, arritje dhe shërbime, lehtësim dhe zhvillim, si dhe teori të dijes…

Secili prej nesh mund të lexojë tek e gjithë veprimtaria njerëzore një anë të bukur dhe të mirë, megjithëse  ka mbizotëruar gjuha e pesimizmit, e sharjeve, e komplotit, e konfliktit dhe e ndërprerjes së marrëdhënieve, derisa ne myslimanët pothuajse e kemi harruar urtësinë e Krijuesit në krijimin e jetës dhe të njerëzve, qofshin të mirë apo të këqij, gabimtarë apo të drejtë, besimtarë apo jobesimtarë.

Secili prej nesh mund të ndiejë diçka nga sekretet e krijimit të tij nën hijen e kësaj përgjigjeje hyjnore: “Unë di atë që ju nuk e dini”, në vend të dëshpërimit dhe humbjes së shpresës, dhe qëndrimit të gjatë përballë vështirësive të jetës, dështimeve dhe sprovave të saj, ose dëshirës për ta shkurtuar rrugëtimin, për të pritur fundin dhe për të nxituar largimin.

Le të besojmë në urtësinë dhe bukurinë e jetës, sepse ajo buron nga Allahu i Urtë, i Bukur, i Mirë dhe Durimtar. Le të jetë ky besim një shtysë për ta shijuar jetën dhe për të përjetuar bukuritë e saj, si dhe një nxitje për të dhënë kontribut krijues, qoftë shkencor apo letrar, sado i vogël qoftë, sepse bujaria vjen nga ajo që kemi.

Le të jetë veprimi ynë për të mirën, mirësia jonë ndaj të tjerëve  dhe durimi ynë ndaj tyre një interpretim i bukur i përgjigjes së madhe hyjnore.

Le të përsërisim me engjëjt, për atë që na lodh në kuptim dhe njohje, përgjigjen e pamundësisë për të ditur emrat: “I Lartësuar qofsh Ti, ne nuk kemi dije përveç asaj që na ke mësuar; vërtet Ti je i Gjithëdijshmi, i Urti.”[8]

Le të marrim nga Ademi (a.s)  sekretin e frymëzimit dhe të lartësimit, guximin në mendim dhe përulësinë në krijim dhe origjinë, sepse dija nuk merret as nga i turpshmi që nuk pyet dhe as nga mendjemadhi.

Autor: Selman Aude

Përktheu: Mevlad Çollaku

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Kehf: 70.

[2] – Sure A’raf: 163.

[3] – Sure Junus: 94.

[4] – Sure Taha: 114.

[5] – Sure Rum: 7.

[6] – Sure Enbija: 20

[7] – Sure Bekare: 30.

[8] – Sure Bekare: 32.

Tri shtyllat e botës: Gjaku i dëshmorit, dija e dijetarit dhe ndershmëria e tregtarit
Në literaturën islame transmetohet një rrëfim domethënës që shpreh bukur balancën e roleve në shoqëri.

Thuhet se në Ditën e Gjykimit do të sillet një dëshmor për t’u futur në Xhenet. Atij do t’i thuhet: “Hy në Xhenet.” Por ai, me përulësi, do të përgjigjet: “Ka dikush më meritor se unë.” Do t’i thuhet: “Kush është ai?” Ai do të thotë: “Është dijetari, sepse ai i mësoi njerëzit dhe ua tregoi rrugën e Allahut.”

Pastaj do të sillet dijetari dhe do t’i thuhet: “Hy në Xhenet.” Por edhe ai do të thotë: “Ka dikush më meritor se unë.” Do t’i thuhet: “Kush është ai?” Ai do të përgjigjet: “Është tregtari i ndershëm, i cili jetoi mes fitimeve dhe tundimeve të dynjasë, por nuk e braktisi drejtësinë dhe rrugën e hallallit.”

Edhe pse ky tregim i veçantë nuk transmetohet si hadith autentik, ai pasqyron në mënyrë të mrekullueshme frymën e mësimeve islame. Vetë Profeti (a.s) ka vënë në një nivel të lartë tregtarin e ndershëm, duke thënë se ai do të jetë me profetët, të drejtët dhe dëshmorët.

Ky tregim na kujton se një shoqëri e shëndoshë nuk ndërtohet vetëm nga një kategori njerëzish. Ajo qëndron mbi disa shtylla themelore që plotësojnë njëra-tjetrën.

Së pari është sakrifica, e përfaqësuar nga dëshmori, i cili jep edhe jetën e tij për të mbrojtur të vërtetën dhe drejtësinë.

Së dyti është dija, e përfaqësuar nga dijetari, sepse pa dije njerëzit humbasin drejtimin dhe shoqëria bie në errësirë.

Së treti është ndershmëria në jetën ekonomike, e përfaqësuar nga tregtari i drejtë, i cili në mes të interesave materiale ruan ndërgjegjen, hallallin dhe drejtësinë.

Ata nuk janë të izoluar; përkundrazi, shoqëria ka nevojë që dijetari të ketë sinqeritetin e dëshmorit, që tregtari të udhëhiqet nga dija e dijetarit dhe që të gjithë të sakrifikojnë për të mirën e përbashkët.

Këto tre figura na tregojnë një të vërtetë të madhe: Islami nuk e sheh devotshmërinë vetëm në një formë. Ajo mund të shfaqet në sakrificë, në dije, por edhe në ndershmëri në jetën e përditshme.

Në këtë tregim të thjeshtë qëndron një e vërtetë e madhe: bota nuk qëndron vetëm mbi muret prej guri, por mbi shtyllat e padukshme të sakrificës, dijes dhe ndershmërisë. Kur këto tri bashkohen, atëherë ndërtohet një shoqëri që është e fortë në parime dhe e bekuar në jetën e saj. Secili prej nesh, në rolin e vet, mund të jetë një nga ata që e mbajnë botën.

Autor: Korab Hajraj

By: mesazhi.com

Share this:

Përgjegjësia profesionale; një këndvështrim sheriatik
Një herë më mbërriti një nga librat e reklamimit dhe këtë herë ishte i veçantë, sepse të shtynte drejt reflektimit dhe mendimit të thellë. Broshura ishte një reklamë për një grup librash që paraqisnin sisteme dhe rregullore të cilësisë, mbrojtjes së shëndetit dhe garantimit të sigurisë për më shumë se dyqind industri dhe degë shërbimesh. Përveç kësaj, përfshinte edhe një seri librash që lidhen me mbrojtjen e mjedisit për secilin shtet amerikan në mënyrë të pavarur, ku trajtohen veçoritë mjedisore dhe legjislacionet që çdo shtet ka nxjerrë për të qenë në përputhje me ligjet e përgjithshme të vendit. Natyrisht, ky grumbull librash nuk merret me aspektet teknike të prodhimit, organizimit të performancës, aftësive dhe teknikave të ndjekura, sepse për këtë fushë ekzistojnë libra të tjerë të specializuar për industrinë dhe shërbimet.

Mendova për këtë mori librash mbi sistemet e cilësisë, mjedisit, shëndetit dhe sigurisë, dhe pashë se ato përfshijnë aktivitetet dhe veprimtaritë e miliona njerëzve që punojnë në të gjitha sektorët e shoqërisë. Vështirë se mund të përfytyrohet një person që del nga shtëpia çdo mëngjes për të kryer punën e tij – çfarëdo qoftë ajo – pa qenë i lidhur në një mënyrë ose tjetër me këto sisteme, qoftë në nivelin më të lartë të përgjegjësisë administrative përmes propozimit dhe ndryshimit, apo në nivelet më të ulëta të shkallës administrative dhe profesionale përmes zbatimit dhe frymëzimit.

Nga ana tjetër, këto sisteme lidhen ngushtë me etikën profesionale dhe parimet e marrëdhënieve dhe ndërveprimeve. Në çdo profesion dhe shërbim, ato kanë lidhje të drejtpërdrejtë me konceptimin e së drejtës, së mirës, dobisë, dëmit, interesit, si dhe me nocionin e përgjegjësisë dhe përkatësisë ndaj shoqërisë, mjedisit të saj material dhe institucioneve. Nuk ka njeri në asnjë punë apo pozitë që të mos i rregullojë sjelljet e tij sipas një konceptimi të tillë, qoftë ai i vetëdijshëm dhe i qartë, apo i fshehtë që rrjedh në thellësitë e kulturës, ndjenjave dhe angazhimit politik ose etik.

Përkatësia politike ndaj një partie përcakton në masë të madhe natyrën e orientimit që i jep individit aftësinë për të analizuar çështjet, për t’i interpretuar ato dhe për të marrë qëndrim ndaj tyre, qoftë në çështjet e cilësisë dhe përgjegjësisë ligjore e shoqërore të kompanive, apo në çështjet e mjedisit, mbrojtjes së shëndetit dhe masave të sigurisë, si dhe projektligjeve që lidhen me to. Kjo vlen si për anëtarët e organeve legjislative, ashtu edhe për votuesin e thjeshtë apo për nëpunësin përgjegjës në çdo administratë ose institucion.

Në të gjitha çështjet që lidhen me prodhimin dhe shpërndarjen e pasurisë, me balancën mes mbrojtjes së mjedisit dhe interesave ekonomike, si dhe mes masave të sigurisë dhe interesave të kompanive, gjithçka lidhet me vizionin e përgjithshëm që partia ka për zhvillimin, interesin kombëtar, drejtësinë, barazinë, lirinë dhe vlera të tjera themelore, të paktën në planin teorik.

Mendova për të gjitha këto dhe për domethënien e tyre në stabilitetin e çështjeve, rritjen e efikasitetit dhe disiplinimin e marrëdhënieve, dhe u përpoqa ta shoh pozitën e myslimanit të sotëm në këtë kontekst. Myslimani jeton në këtë epokë duke e ditur me bindje të plotë se Islami është një sistem jete dhe se mësimet e tij janë gjithëpërfshirëse, që mbulojnë jetën me të gjitha rrethanat, aktivitetet, veprimtaritë dhe organizimet e saj. Mirëpo, kur përpiqet ta jetojë këtë konceptim, ai përballet me një përçarje të brendshme, sepse nuk ka në dorë dëshminë dhe kriterin me të cilin të vlerësojë çështjet e hollësishme të punës së tij profesionale, si kontrolli i cilësisë, ruajtja e mjedisit apo masat e shëndetit dhe sigurisë, përveç disa udhëzimeve të përgjithshme etike që shpesh tërhiqen në hije në mungesë të rregullave konkrete, dhe në fund mbetet vetëm interesi individual, fryma e konkurrencës dhe rritja e fitimit.

Më pas, kujtesa më çoi në histori dhe në atë që civilizimi islam ka njohur si institucionin e hisbes, ku muhtesibi rregullonte çështjet e cilësisë dhe vendoste masa për ndalimin e mashtrimit, monopolizimit dhe pasigurisë në transaksione. Po ashtu, në tregje kishte kryetarë dhe ekspertë të profesioneve, zanateve dhe shërbimeve, të cilët impononin një lloj standardi referimi për njerëzit në marrëdhëniet dhe shkëmbimet e tyre. Ata ishin përgjegjës për dhënien e lejeve për ushtrimin e profesioneve, pasi siguroheshin se kërkuesit i njihnin parimet e profesionit, masat e drejtësisë dhe mënyrat e largimit të mashtrimit dhe pasigurisë.

Kujtova gjithashtu kapituj nga librat e fikhut që trajtonin çështje të interesit publik, siç është nxjerrja e ulluqeve në rrugë dhe ajo që konsiderohej cenim i të drejtave të kalimtarëve ose fqinjëve, si dhe çështje të tjera që pasqyrojnë thjeshtësinë e jetës dhe spontanitetin në përfaqësimin e vlerave dhe rregullave etike. Myslimani që jetonte në hijen e civilizimit islam përthithte kulturën, ushtronte profesionin dhe jetonte në një shoqëri ku gjithçka e shtynte drejt respektimit të frymës së fesë dhe realizimit të idealeve të saj në drejtësi, përpikëri në punë, përmbushje të nevojave dhe largim të dëmit, padrejtësisë dhe agresionit.

Ndërsa myslimani i kësaj kohe, edhe pse e di se Islami është një sistem gjithëpërfshirës jete, përjeton të njëjtin çarje të brendshme, sepse nuk posedon kriterin dhe standardin me të cilin të vlerësojë etikën e punës së tij dhe drejtësinë e saj në realizimin e interesit dhe largimin e korrupsionit, qoftë në kontrollin e cilësisë, ruajtjen e mjedisit, masat e sigurisë apo kujdesin shëndetësor. Në mungesë të këtyre rregullave, mbetet vetëm interesi egoist individual, konkurrenca materiale dhe rritja e fitimit. Nuk ka më ekspert profesioni apo muhtesib, dhe nuk ka as minimumin e rregullave praktike sheriatike që të jenë të lidhura realisht me jetën dhe të afta të konkurrojnë programet e partive dhe përvojën e tyre në drejtimin e shoqërisë dhe ndikimin në politikat institucionale.

Jeta është bërë e ndërlikuar dhe interesat janë ndërthurur në atë masë sa nuk është më e mundur të kërkohet drejtësia dhe interesi publik me thjeshtësi dhe spontanitet. Çdo çështje kërkon ekspertizë, praktikë dhe njohuri të thella përpara se të formohet një mendim ose të bëhet një vlerësim. Njohja e niveleve të mbetjeve që dëmtojnë mjedisin dhe që cikli natyror nuk arrin t’i përthithë, njohja e metodave të punës dhe prodhimit që dëmtojnë shëndetin dhe shkaktojnë invaliditet, si dhe përcaktimi i neglizhencës profesionale në rastet e aksidenteve që shkaktojnë dëme në jetë, shëndet apo pasuri, të gjitha këto janë bërë domosdoshmëri për ushtrimin e çdo profesioni, krahas njohjes së rregullave etike që largojnë mëkatin dhe përgjegjësinë morale, si dhe rregullave ligjore që ruajnë të drejtat dhe parandalojnë konfliktin dhe përçarjen.

Do të ishte padrejtësi dhe teprim t’u kërkohej dijetarëve të sheriatit të nxirrnin sisteme paralele me rregulloret e cilësisë, mjedisit, shëndetit dhe sigurisë për qindra profesione, zanate, shërbime dhe industri, në mënyrë që secili të gjejë në to rregullat sheriatike që realizojnë të mirën, drejtësinë dhe interesin, dhe parandalojnë korrupsionin dhe padrejtësinë.

Në mesin e kësaj krize, shumë njerëz e kufizojnë fenë vetëm në adhurime, bamirësi dhe lëmosha, duke i nxjerrë çështjet e punës, prodhimit, administrimit, mjedisit dhe sigurisë jashtë sferës së fesë, dhe duke ia lënë drejtimin e tyre shtetit dhe ligjeve që ai miraton. Edhe sikur besimtarët pa një vizion të përgjithshëm islam dhe pa orientim etik të merrnin pjesë në hartimin e politikave, ata nuk do të kishin kriterin dhe ekuilibrin e duhur, dhe zakonisht do të përfundonin duke kopjuar ligje të huaja, të mbarsura me frymën e kulturave të tjera, pa mundësi për të përfaqësuar sheriatin dhe për të shfaqur vlerat e tij në pastrimin e jetës, përhapjen e drejtësisë dhe realizimin e interesave.

Në këtë gjendje, myslimani gjendet në një udhëkryq: ose shmang diskutimin e kësaj çështjeje duke u mbështetur në idenë se ligjet ekzistuese mjaftojnë për realizimin e interesit dhe drejtësisë – çka mbart një reduktim dhe pasivizim të kuptimit të fesë – ose mendon ndryshe, duke qenë i aftë të kontribuojë në formulimin e ligjeve dhe politikave, dhe njëkohësisht të zotërojë ndjeshmërinë etike që mbron ligjin nga formalizmi dhe siguron vazhdimësinë e interesave, largimin e korrupsionit dhe realizimin e drejtësisë sa më shumë të jetë e mundur.

Rruga që shpresojmë se do të ofrojë dalje nga kjo krizë dhe do ta rikthejë Islamin në rolin e tij në pastrimin e jetës dhe përhapjen e mëshirës, është metodologjia e objektivave të sheriatit, e cila fokusohet në parimet universale, bazat dhe konceptet referuese, dhe hap një hapësirë të gjerë për ixhtihad dhe ripërtëritje në zbatimin e tyre në realitetin e çdo profesioni, zanati dhe shërbimi, si dhe në shpikjen e mjeteve teknike dhe organizative që garantojnë realizimin e interesave dhe ruajtjen e qëllimeve në harmoni me realitetin material, shoqëror, ekonomik dhe politik të kohës dhe vendit.

Parimet universale të fesë, bazat e sheriatit dhe konceptet referuese janë pika pajtimi mes myslimanëve, pavarësisht dallimeve të tyre shkollore. Mospajtimet zakonisht lindin në mjetet e zbatimit dhe mënyrat e realizimit, dhe shpesh mund të kthehen në dallime në kuptimin e realitetit. Nëse fillojmë me përcaktimin e këtyre parimeve dhe hapim derën e ixhtihadit për çdo mysliman që të kontribuojë, secili sipas profesionit dhe përvojës së tij, atëherë e kemi rikthyer fenë dhe udhëzimin e saj në vendin e vet natyror në jetën e individit dhe të umetit.

Kjo qasje i rikthen besimin myslimanit se ai është përgjegjës për atë që Allahu ia ka besuar nga aftësitë, profesionet dhe përvojat, dhe se ai është përgjegjësi i drejtpërdrejtë për përfaqësimin e vlerave në fushën e tij, pa pasur zëvendësues.

Ajo na çliron nga metoda e memorizimit dhe përsëritjes së fjalëve, dhe na shtyn drejt kuptimit, krijimtarisë, veprimit dhe zgjedhjes së mjeteve më të përshtatshme. Gjithashtu, ua lehtëson barrën dijetarëve të sheriatit, duke i çliruar nga detyrimi i trajtimit të çdo detaji teknik, sepse parimet dhe vlerat janë fusha e tyre, ndërsa zbatimi kërkon dialog, bashkëpunim dhe konsultim mes të gjitha shtresave të umetit.

Kjo metodologji, që nis nga objektivat dhe parimet universale për të përcaktuar mjetet dhe përparësitë, u jep mendimtarëve dhe veprimtarëve një qartësi të madhe për të dalluar pikat e përbashkëta dhe fushat e dallimit, larg polemikave partiake që shterojnë energjitë dhe e çojnë umetin drejt përçarjes.

Në këtë mënyrë, umeti rifiton besimin në fenë e tij dhe myslimani bëhet i aftë të kryejë rolin e tij në përmirësimin e gjendjes së shoqërisë, qoftë në nivelet më të larta të përgjegjësisë shoqërore e politike, qoftë në zbatimin praktik, duke qenë i aftë të kuptojë frymën e ligjit, objektivat e legjislacionit dhe të kontribuojë me mendim, këshillë dhe dialog sa herë që vëren shmangie nga realizimi i interesit të vërtetë.

Autor: Rijad Ed’hemi

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

Klima intelektuale që Kurani themeloi
Në disa nga artikujt tanë të mëparshëm kemi parë se si disa orientalistë kanë zhvilluar një luftë psikologjike, e cila synon paralizimin e mendjes myslimane, nënvlerësimin e saj dhe pengimin e saj nga të menduarit, duke i veshur asaj kompleksin e inferioritetit dhe të mangësisë përballë mendimit perëndimor. Kështu, u bë një përgjithësim i një gjykimi që mund të ketë qenë i vërtetë për një fazë të caktuar historike, të karakterizuar nga dominimi i pushtimit perëndimor mbi botën islame, por që nuk është i saktë as për historinë islame në tërësi, as për vetë Islamin, dhe sidomos nuk është i saktë për Kuranin, sepse pikërisht Kurani ishte ai që solli një transformim të madh shpirtëror, shkencor, intelektual dhe qytetërues në jetën e myslimanëve.

Në këtë kontekst, vlen të përmendet ajo që ka bërë Malik ibn Nebij në librin e tij “Prodhimi i orientalistëve dhe ndikimi i tij në mendimin islam bashkëkohor”, ku ai analizon rolin e orientalizmit në rrënjosjen e kompleksit të inferioritetit ndaj arritjeve shkencore dhe mendimit racional perëndimor. Kjo ndodhi qoftë duke i atribuar mangësi trashëgimisë sonë qytetëruese islame, qoftë duke e lavdëruar atë dhe duke e paraqitur në një mënyrë të tillë që myslimani të humbasë në gëzim dhe entuziazëm për të, por pa pasur një lidhje praktike me të, përmes së cilës të rikthejë efektivitetin e tij qytetërues dhe klimën intelektuale që e prodhoi atë trashëgimi, të cilën disa orientalistë e nënvlerësojnë, ndërsa disa të tjerë e lavdërojnë.

Megjithatë, Ibn Nebij paraqiti një ide metodologjike shumë të rëndësishme për të rrëzuar pretendimet e orientalistëve, duke theksuar se nuk mjafton të kufizohemi në reagime mbrojtëse; siç është përpjekja për të dëshmuar se Kurani thërret në shkencë, apo se ai përmban mrekulli shkencore, apo përpjekja për ta përshtatur Kuranin dhe për ta shndërruar herë në libër fizike, herë në libër astronomije, e herë tjetër në libër algjebre, e kështu me radhë. Përkundrazi, duhet të parashtrojmë çështjen e “Islamit dhe shkencës” në një formë të re, më përputhëse me lartësinë e fesë dhe logjikën e shkencës, në mënyrë që të mos kërkojmë në ajetet fisnike nëse përmendet pushtimi i hapësirës apo analiza e atomit, por të pyesim: a ka në frymën e tyre diçka që e pengon lëvizjen e shkencës, apo përkundrazi diçka që e nxit dhe e zhvillon atë?

Për këtë arsye, Ibn Nebij thekson domosdoshmërinë e trajtimit të çështjes në mënyrë pozitive, duke ia rikthyer Kuranit efektivitetin e tij, dhe duke pyetur: a është në gjendje Kurani që në një shoqëri të caktuar të krijojë klimën e përshtatshme për frymën shkencore dhe të vërë në lëvizje mekanizmat psikologjikë të domosdoshëm për pranimin e dijes nga njëra anë dhe për përhapjen e saj nga ana tjetër?

Kjo pyetje, në formën që e ka paraqitur Ibn Nebi, na bën të ruajmë për Kuranin statusin e tij si libër udhëzimi, e jo si libër shkencash, historie apo politike në kuptimin shkollor. Kështu, ne shqyrtojmë se si Kurani ka formësuar mjedisin brenda të cilit u themelua fryma shkencore dhe klima intelektuale që çoi në ngritjen e shkencave dhe dijeve, si dhe në shfaqjen e dijetarëve që realizuan vepra gjeniale në fusha të ndryshme të shkencës përgjatë shekujve, përmes ndërtimit të strukturave psikologjike dhe shoqërore që nxisin dijen, krijimtarinë shkencore dhe përhapjen e dijes në botë.

Zhvillimi teknologjik që njohim sot nuk mund të mohojë faktin se ai është ndërtuar mbi disa nga arritjet shkencore të myslimanëve, si sistemi dhjetor në algjebër, aritmetikë dhe gjeometri, si dhe shumë shkenca të tjera që myslimanët i shpikën, falë klimës intelektuale që themeloi Kurani. Prandaj, bashkë me Ibn Nebijun, shtrojmë pyetjen: a do të ishin në gjendje makinat dhe pajisjet elektronike e mekanike që njohim sot – siç thotë Ibn Nebij – të kryenin funksionet e tyre, po të mos ishte përgatitur më parë sistemi dhjetor, përmes të cilit ne mund të shkruajmë, për shembull, numrin e Avogadros me vetëm pesë simbole, ose shtatë, nëse kërkojmë saktësi më të madhe? A nuk i detyrohemi vendosjes së këtij sistemi gjenial asaj klime intelektuale që e formësoi vlera kuranore në shoqërinë islame?

Po ashtu, nëse do të pyesnim për rolin e algjebrës në zhvillimin e aritmetikës, duke e shndërruar atë nga një shkencë e numrave të ndjeshëm në një shkencë të simboleve abstrakte, dhe duke pasur parasysh se vetë termi algjebër është arab si në formë ashtu edhe në prejardhje, do ta kuptonim se sa shumë i detyrohet mendja njerëzore mendjes islame për një mjet pa të cilin ajo nuk do të mund të ecë dhe të përparojë në fushën e shkencave të matjes dhe përcaktimit. Dhe e gjithë kjo i kthehet klimës që themeloi Kurani.

Fjalët që Ibn Nebi ka sjellë rreth rolit të sistemit dhjetor, algjebrës dhe shkencave të tjera islame në zhvillimin e shkencës dhe qytetërimit nuk synojnë atë imitim impulsiv që lidh çdo arritje shkencore në mënyrë mekanike me ndonjë ajet kuranor apo hadith profetik, siç kanë vepruar shumë ithtarë të “mrekullisë shkencore” në Kuran dhe Sunet në një mënyrë fëmijërore. Sepse “Kurani Fisnik nuk ka ardhur, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të prerë, as me sistemin dhjetor e as me algjebrën, por ai ka ardhur me klimën e re intelektuale që i mundëson shkencës të zhvillohet.”

Dhe ne shtrojmë pyetjen: pse dhe si e ka lidhur Ibn Nebij Kuranin me zhvillimin e shkencës, ndërkohë që, në të njëjtën kohë, refuzon lidhjen fëmijërore të ajeteve kuranore me zbulimet shkencore?!

Ibn Nebij na përgjigjet përmes një vërejtjeje metodologjike jashtëzakonisht të rëndësishme, të njohur për dijetarët e sociologjisë së dijes ose sociologjisë së shkencës, sipas së cilës: “Zhvillimi i shkencës nuk varet vetëm nga të dhënat shkencore, por nga të gjitha rrethanat psiko-shoqërore që formësohen brenda një klime të caktuar.”

Pa dyshim, transformimi historik që Kurani ka sjellë në strukturën e të menduarit, në strukturat shoqërore, shkencore dhe kulturore, si dhe në fusha të ndryshme të jetës, është i pamohueshëm për këdo që ka vështrim dhe njohje, veçanërisht në lindjen dhe zhvillimin e shkencës.

Ky është pikërisht këndvështrimi nga i cili mund t’i kuptojmë marrëdhëniet e përgjithshme midis Islamit dhe shkencës: qëndrimi i njeriut mysliman përballë botës së dukurive, drejtimi që ndjek mentaliteti islam nën shtysën e tekstit kuranor, si dhe klima e re intelektuale brenda së cilës do të zhvillohet ky mentalitet, këta faktorë përbëjnë, në vijim, elementet themelore të çështjes.

Autor: Bedran ibn Lahsen

Përktheu: Elton Harxhi

Ardhmëriaonline.com

Xhihadi (4/5)
E reja në këtë kontekst është, se trajtëzimi i kësaj fjale (fjalës luftë) ka gjetur konkretizim në tokën e Bosnjë – Hercegovinës, në një kohë kur muslimanët sjellin sërish në memorien e tyre kasaphanën e Srebrenicës, ku u viktimizuan mëse 7000 muslimanë, të cilët u varrosën në varreza masive dhe të cilëve nuk u bëri kurrfarë dobie mbrojtja e Kombeve të Bashkuara, veç privimit nga armët me të cilat boshnjakët mbronin vetveten.

Duhet që muslimanët ta ngrenë zërin e tyre botërisht dhe mediatikisht në lidhje me këtë tragjedi, me qëllim që bota të përmendet kundrejt vuajtjeve që kjo tragjedi shkaktoi, ashtu që kasaphana e Srebrenicës të shndërrohet në një holokaust islam, i cili vendos para përgjegjësisë ligjore këdo që e mohon. Duhet ngritur zëri i vendeve muslimane, me qëllim që shtetet, edhe pse vonë, të pranojnë neglizhencën, injorimin dhe shkaktimin e këtij holokausti, i cili në rend të parë erdhi si rezultat i mosndërhyrjes dhe në rend të dytë si rezultat i moslejimit të muslimanëve të pajiseshin me armë për tu vetëmbrojtur.

I ndjeri Alia Izetbejgoviç [Allahu e mëshiroftë!] në ditarin e tij të kujtimeve personale ka shkruar një aspekt të vuajtjeve të mëdha dhe të vështira të popullit musliman boshnjak, në përpjekjen e tij për shtet-formim si dhe lëndimet dhe dhimbjet, të cilave ky popull iu ekspozua dhe gjakrave që rrodhën prej tij, në sytë e një neglizhence botërore, një paralize islame dhe një konspiracioni rajonal.

Më e mira gjë që shoqëria ndërkombëtare u dha qytetarëve të Bosnjë – Hercegovinës ishte Marrëveshja e Dejtonit, e cila çoi në mbarimin e luftës, por për hir të së vërtetës, duhet thënë se ajo marrëveshje nuk u tregua e drejtë me muslimanët.

Qetësia që tanimë jeton ky shtet, pavarësisht etnive dhe racave të tij, vë theksin mbi rëndësinë e paqes sa i përket ndërtimit dhe apelimit. Lufta ku u krodh ky popull, është dëshmi e gjallë, që vërteton domosdoshmërinë e ndonjëherëshme të luftës.

Vetë doktor Alia Izetbejgoviç [Allahu e mëshiroftë!] thotë: “Mësova se performimi i paqes ka nevojë për guxim edhe më shumë se ç’ka nevojë për të lufta!”

Nëse njerëzit dhunojnë faktet,

Dhe bien në kthetrat e padrejtësisë,

Ahere lufta është më e denjë për ta,

sesa vendosja e rendit dhe qetësisë.

Nëse te keqes i kundërvihesh me mirësi,

Ajo askund vend nuk di të gjejë,

Ndërsa kur i kundërpërgjigjesh me të keqe,

Asaj kjo e keqe vetëm sa do t’i shërbejë.

Lufta është një pjesë (normë) e Sheriatit Islam. Është i mahnitshëm fakti, sesi Kurani fare pak e përdor artikulimin “harb-luftë”, i cili orienton për formën veprore të këtij artikulimi, teksa në krahun tjetër ai e përdor artikulimin “kitalun-betejë” që tregon për një ndërveprim midis dy palëve, gjë e cila aludon tek konflikti i armatosur si pasojë e agresionit të palës tjetër, ose si rezultat i mosarritjes së marrëveshjes për paqe.

Në Kuran fisnik artikulimi “kitalun-betejë” është përmendur tetë herë dhe sa për dijeni artikulimi arab “kitalun-betejë” ndryshon nga artikulimi “katlun-vrasje”. Artikulimi “kitalun-betejë” vjen me kuptimin konflikt ose reagim, që i përmbahet kritereve të tij ligjore dhe që në fakt përbën një prej kuptimeve të nocioneve të xhihadit. Nga kjo mund të arrijmë në përfundimin, se Islami bën fjalë për konsideratën e konfliktit nën thjerrëzën e një realiteti prezent, më shumë sesa konsideratën e tij si një kërkesë që angazhon muslimanin të përgatitet për të dhe ta përshpejtojë atë.

Kur Profeti (a.s.) tha: “Kreu i çështjes është Islami, shtylla e saj është namazi dhe maja e ngrehinës së saj është xhihadi në rrugë të Allahut”[1], këtu persupozohet kuptimi i përgjithshëm i nocionit të xhihadit, në kontekstin e të cilit presupozohet edhe nocioni i betejës. Është pikërisht kjo, ajo që kanë thënë dijetarët e kualifikuar në Jurisprudencën Islame.

Islami nuk e përjashton realitetin dhe nuk e injoron faktin e shtysave agresive të pranishme në shoqëritë e ndryshme. Ai, teksa i privon muslimanët të tregohen agresivë, në krahun tjetër u jep atyre të drejtën t’i kundërvihen agresorit. Thënia kuranore më kompakte në këtë kontekst është fjala e Allahut të Lartësuar: “Dhe luftoni në rrugën e Allahut kundër atyre që ju sulmojnë e mos e teproni (në agresion), se Allahu nuk i do ata që e teprojnë (e fillojnë luftën)”[2]

Kësisoj, lejimi i hyrjes në betejë vjen në kuadrin e kundërvënies ndaj atyre që na luftojnë, me kuptimin që ata nisin një luftë faktike kundër nesh ose që bëhen gati për një gjë të tillë. Këta agresorë që na luftojnë me një luftë faktike ose përmes represionit, padyshim që kështu kanë hyrë në gjendje lufte apo konflikti të armatosur me muslimanët.

Ndërkaq, Allahu i Lartësuar, reagimin mbi këtë kufi e quan “agresion” duke e konkluduar këtë me thënien e Tij: “Allahu nuk i do ata që e teprojnë”, gjë që presupozon faktin, se tejkalimi i kufirit në të cilin aludon thënia kuranore në fjalë, është haram (i ndaluar), ndaj ai vjen i klasifikuar me atributin “agresion i tepruar” dhe për këtë vjen fare qartë ndëshkimi që perifrazohet me “Allahu nuk i do ata që e teprojnë”, pra nuk e do këtë tepri dhe as vepruesin e saj.

Dispozita në fjalë nuk cenohet kurrsesi nga abrogimi, përderisa për atë që e vepron këtë vepër theksohet fakti, se Allahu nuk e do atë, përderisa ky veprim klasifikohet si një agresion i tepruar. Kemi të bëjmë me një Ligj kompakt, që s’pëson abrogim. S’ka dyshim se mendimi që kjo dispozitë është peng i një periudhe të caktuar, është një mendim i gabuar. Po kështu të gabuara janë edhe mendimet, se kjo dispozitë është anuluar dhe shfuqizuar me një dispozitë të dytë, apo se ajo është e ngurtësuar dhe kufizuar në rrethana dobësie dhe pamundësie.

Kurani fisnik shprehet në lidhje me këtë, në kontekstin e ndërvarësisë tek një periudhë e caktuar historike apo situatë specifike, sikurse në kaptinën kuranore Teube: “Përse të mos e luftoni një popull, që thyen zotimet e veta dhe tentuan ta dëbojnë të Dërguarin? Në të vërtetë ata ua filluan të parët luftën?”[3]

Faktikisht lufta është pjesë e pandashme e historisë njerëzore dhe asaj të çdo populli. Ende në Botën Islame dhe më gjerë, gjejmë popuj të shtypur dhe të paaftë për tu vetëmbrojtur nga kërcënimet e luftërave, që u janë imponuar nga fuqitë agresore dhe kryeneçësia ndërkombëtare.

E pra Islami e njeh ligjin e vetëmbrojtjes në jetë, gjë mbi të cilën Allahu i Lartësuar thotë: “E sikur Allahu të mos i mbronte njerëzit me disa prej disa të tjerëve, atëherë toka do të shkatërrohej, por Allahu është Bamirës i madh ndaj njerëzimit”[4]. Gjithsesi Islami nuk thërret tek përdorimi i dhunës gjatë procesit të transformimit dhe reformimit, përveçse kur instrumentet paqësore bëhen të pamundur dhe instrumenti i luftës bëhet primar. Allahu i Lartësuar thotë në çështjen e konfliktit midis muslimanëve: “Nëse dy grupe besimtarësh tentojnë të luftojnë ndërmjet vete, ju pajtojini ata e në qoftë se ndonjëri prej tyre e sulmon tjetrin, atëherë luftojeni atë grup që mësyn padrejtësisht, derisa ai t’i bindet udhëzimit të Allahut”[5]

Kjo gjë gjen performim edhe me jomuslimanët jobesimtarë, pasi mosbesimi nuk është prej shkaqeve që legjitimojnë konfliktin e armatosur apo hyrjen në luftë. Mosbesimi nuk e angazhon luftën dhe është pikërisht kjo gjë ajo, me të cilën shprehen vetë juristët e jurisprudencës islame. Në Shpalljen e Urtë vjen: “E nëse ndokush prej idhujtarëve të kërkon strehim, ti strehoje atë në mënyrë që ai t’i dëgjojë fjalët e Allahut (Kuranin), e pastaj përcille atë në vendin e tij të sigurt…”[6]. Pra Allahu i Lartësuar na urdhëron t’i ofrojmë strehim idhujtarit, ta ftojmë atë në Islam dhe pastaj ta dërgojmë atë në një vend, ku nuk i kanoset ndonjë rrezik, gjë të cilën Allahu i Lartësuar e arsyeton me fjalën e Tij: “Këtë, ngase ata janë popull që nuk e di (të vërtetën e fesë islame)”[7].

Kësisoj, misioni hyjnor që na është ngarkuar, qenka informimi i çdo personi, të cilit nuk i kanë arritur mësimet islame dhe ftesa e tyre në Islam, me shpresë se ata do të udhëzohen. Atributi “ngase ata janë popull që nuk e di (të vërtetën e fesë islame)”, kthehet tek idhujtarët dhe Allahu i Lartësuar çështjen e strehimit dhe bartjes së tyre në destinacionin e tyre të sigurt, e arsyeton pikërisht me këtë atribut “sepse ata nuk dinë (mbi të vërtetën islame)”, duke urdhëruar që injoranca e këtyre personave të evitohet, përmes frazës kuranore “që ai t’i dëgjojë fjalët e Allahut (Kuranin)” Pra mbajtja (në mbrojtje dhe përkujdesje) e jomyslimanit bëhet për interesa dhe qëllime të caktuara, të cilat janë pikërisht ftesa e tij në Islam dhe udhëzimi i tij në të. Allahu i Lartësuar, i ka dërguar të dërguarit e Tij udhëzues dhe nuk i ka dërguar tiranë dhe as kundërvënës.

Jobesimtarët mund të klasifikohen në disa kategori: ai mund të jetë nënshtetas me të drejta të barabarta (dhimiun), mund të jetë i kontraktuar (muahiden), mund të jetë i strehuar politik (muste’minen) e mund të jetë i ndonjë klasifikimi tjetër. Si do që të jetë statusi i tij, ai konsiderohet person që duhet thirrur në Islam dhe me të duhet debatuar përmes dialogut të bukur konstruktiv. Ndodh që ky person jomysliman të mos ketë njohuri mbi të vërtetën e Islamit, ndaj ai duhet të mësohet dhe informohet. Por jomyslimani mund të jetë edhe i përvuajtur që duhet ndihmuar, nën urtësinë (profetike) “Për ndihmesën e çdo krijese me mëlçi hidrike, personi merr shpërblim”[8]

Kësisoj, kallëpi apo angazhuesi i luftës, nuk është “kufri-mosbesimi” por është agresioni. Nëse buron agresion dhe dhunë nga ana e një grupi besimtar, me të hyhet në konflikt të armatosur, sikurse theksohet në kaptinën kuranore “Huxhurat”. Njëjtë ndodh edhe kur agresioni buron nga jobesimtari. Atëherë edhe me atë hyhet në konflikt të armatosur, por duke iu përmbajtur ajetit kuranor të sures “Bekare”: “e mos e teproni (në agresion) se Allahu nuk i do ata që e teprojnë (e fillojnë luftën)”[9]

Islami nuk është një religjion vetëm shpirtëror, por ai ka ardhur edhe me Shpalljen e edhe me potencën, dy realitete të cilat Allahu i Lartësuar i tuboi në Kuranin fisnik në thënien e Tij: “Ne i dërguam të dërguarit Tanë me fakte të qarta dhe Ne zbritëm me ta librin dhe drejtësinë, që njerëzit t’i përmbahen drejtësisë. Ne e kemi zbritur edhe hekurin, në të cilin ka potencë dhe dobi për njerëzit…”[10] Vëreni sesi Allahu i Lartësuar në frazën “Ne i dërguam të dërguarit Tanë me fakte të qarta” bën fjalë për argumentet, njohuritë, dituritë, thirrjen dhe debatin e bukur dhe konstruktiv. Kurse më tej në frazën “Ne zbritëm me ta librin dhe drejtësinë që njerëzit t’i përmbahen drejtësisë” bën fjalë pikërisht për aplikimin e Drejtësisë Hyjnore si për të mirin ashtu edhe për të ligun, si për besimtarin ashtu edhe për jobesimtarin, si për armikun ashtu edhe për mikun dhe shokun. Në fund në frazën “Ne e kemi zbritur edhe hekurin, në të cilin ka potencë dhe dobi për njerëzit” bën fjalë për këtë potencial që mundëson imunizimin nga agresorët dhe mbrojtjen e aspektit fetar.

Pretendimi i disa orientalistëve, se Islami është përhapur me tehun e shpatës, është një pretendim fantazmë, që nuk mbështetet në asnjë fakt apo dokumentacion historik.

Ja ku e kemi legjislacionin islam, të gjejë në këto ditë pak zbatim në botën islame në përgjithësi, por këto territore që iu nënshtruan atij, mbetën të kapura pas religjionit të tij, pavarësisht fushatave shfarosëse, antietnike dhe konvertuese të krishtera, gjë mbi të cilën gadishulli ballkanik e sidomos Shqipëria përbëjnë dëshminë më të gjallë, dhe po kështu edhe republikat e Azisë qendrore, Afrikës dhe gjetkë.

Mendimi i këtillë, që bartin në mendjet e tyre madje edhe disa prej muslimanëve, është i gabuar dhe këta muslimanë vetëm sa imitojnë verbërisht orientalistët. Ky dezinformim vjen fatkeqësisht në gojën e njërit prej tyre, i cili thotë:

Thirri Mustafai kohë të gjatë në Mekë,

Dhe thirrja e tij përgjigje nuk mori,

Edhe pse ai në thirrjen e tij,

Veproi me fjalë të urta e brishtësi.

Por kur ai thirri shpatëzhveshur në dorë,

Atij i besuan, iu bindën dhe iu dorëzuan.

Padyshim që kjo s’qëndron. Origjina e përgjigjes që mori ftesa e Profetit (a.s). ishte pikërisht në Mekë (periudhë në të cilën nuk pati asnjë konflikt të armatosur nga muslimanët dhe as nuk u dha leje për këtë). Të parët tanë muslimanë që na paraprinë, qenë pikërisht atje. Ata ishin shtyllat e ngadhënjimit, kulmet e kombit dhe të fesë, Allahu qoftë i kënaqur me ta.

Ata që duan anulimin apo shfuqizimin e principit të luftës dhe rezistencës së armatosur në Islam, në fakt duan që kombi islam të mbesë pa avlli, pa kështjella dhe fortifikata, por ata kurrë nuk do t’ia arrijnë kësaj.

Muslimanët kanë rënë në plogështi dhe dobësi politike, ekonomike dhe ushtarake, por shpirti i sakrificës dhe flijimit ka mbetur i gjallë tek ta, ka mbetur dinamik në përballim të intrigave dhe kurtheve të agresorëve, okupatorëve dhe pushtuesve lakmitarë. Kush dëshiron që të reflektojë mbi këtë, le të sjellë ndërmend kohët jo të largëta të luftërave çlirimtare të popujve muslimanë kundër kolonialistëve.

Autor: Selman Aude

Përktheu: Elmaz Fida

[1] – Tirmidhiu dhe Ibn Maxheh.

[2] – Sure Bekare: 190.

[3] – Sure Teube: 13.

[4] – Sure Bekare: 251.

[5] – Sure Huxhurat: 9.

[6] – Sure Teube: 6.

[7] – Sure Teube: 6.

[8] – Buhariu dhe Muslimi.

[9] – Sure Bekare: 190.

[10] – Sure Hadid: 25.

Detyra jonë është të punojmë dhe jo rezultatet
Ky është një rregull me dy anë të medaljes. Para Allahut, i Cili e di se deri ku shkon mundësia e njeriut… njeriu nuk ngarkohet me më shumë se sa ç’ka mundësi, dhe për këtë arsye rregulli është i saktë në peshoren e botës së padukshme, atë të gajbit. Por çfarë ndodh në botën e dukshme?

Në botën e dukshme çështja ndryshon, sepse detyra shoqërohet me përgjegjësi, përndryshe të drejtat do të humbnin. Mjeku, inxhinieri, punëtori, politikani, komandanti ushtarak dhe të tjerë, me punën e tyre lidhen jetë, pasuri dhe interesa njerëzore…

Këtu lindin gjykimet, rishikimet, komisionet e hetimit dhe nxirren vendimet për ata që kanë mangësi a neglizhencë… sepse, sa i përket të drejtave të njerëzve, parimi bazë është llogaridhënia e rreptë.

Prej këtej dalin rregullat e qeverisjes së mirë; bëhet llogaridhënia e drejtë; balancohet tabloja; dhe, sipas kësaj, rishikohen vendimet, sistemet dhe procedurat, dhe ndaj atyre që kanë shpërfillje merren dënimet dhe gjykimet përkatëse.

Përfundimi: kur të dëgjosh këtë rregull të thuhet përpara teje, ki parasysh ndryshimin mes botës së padukshme dhe asaj të dukshme, sepse pasojat e secilës janë të ndryshme, që të mos humbasin të drejtat.

Autor: Xhasim Sultan

Përktheu: Elton Harxhi

Xhihadi 3/5
Duke qenë se xhihadi është një koncept i gjerë, meriton t’i kushtohet më shumë vëmendje për një sërë shkaqesh:

1 – Ai është një koncept, që nxë brenda tij të gjithë individët e umetit islam, pa asnjë përjashtim. Ai nuk është i kufizuar tek një grup apo shtresë shoqërore, të cilët të jenë të vetmit që u janë ngarkuar rolet ushtarake dhe luftarake. Përmes aktivizimit të tij realizohet orientimi i individëve në rolet e tyre jetike individuale apo publike, sipas mundësive të tyre, edhe nëse ato janë të pakta.

Ky perceptim pozitiv i shndërron njerëzit në individë aktivë, produktivë dhe influencues, si dhe i mbron ata nga dembelizmi dhe kotësia.

2 – Xhihadi është një koncept ligjor korrekt dhe gjithëpërfshirës, që ngërthen në vetvete  të gjitha aspektet e jetës dhe pa të, jeta mund të ngecë. Njëjtë duhet thënë edhe për fenë (religjionin). Feja dhe jeta janë një gjë e pandarë. Ideja se një betejë e armatosur do të korrigjojë situatat e njerëzve dhe të jetës, është një ide naive dhe me siguri jo korrekte. Padyshim  që për çdo gjë ka një shkak, prandaj dhe Profeti (a.s) i mësoi komandantët e tij, sesi t’i menaxhonin ushtritë dhe i kanalizoi profesionalisht energjitë e më të shquarve prej tyre, siç bëri me Halid ibn Uelidin (r.a) dhe Ali ibn Ebi Talibin (r.a). Është pikërisht i Dërguari i Allahut, i cili i mësoi njerëzit e varfër që të bartin dru për të fituar të ardhurat jetike dhe për t’i shpëtuar lypjes. Ai (a.s). ua legjitimoi sahabëve (shokëve) të tij ligjet e shitblerjes, bujqësisë, arsimimit, martesës dhe qerasë…

3 – Xhihadi është një nocion, që mbulon të gjitha aspektet e jetës. Ai përfshin individin, familjen dhe shoqërinë, në të gjitha situatat dhe gjendjet, jo vetëm në një gjendje apo situatë të veçantë. Falë këtij konceptimi, influencimi i xhihadit përbën një model real dhe permanent, që nuk gjen implementim vetëm në një gjendje specifike.

4 – Xhihadi është një metodologji e qenësishëme dhe permanente, e pacenuar nga kriteret. Ai procedon në situatën e dobësisë dhe fuqisë, kamjes dhe skamjes, shëndetit dhe sëmundjes, ekzistencës apo mos ekzistencës së shtetit, ekzistencës apo mos ekzistencës së institucionit. Madje ai rend për ta kultivuar të pranishmen, për ta kanalizuar atë më së miri, për ta kompletuar mangësinë dhe për të gjetur më të përshtatshmen. Xhihadi është përgjegjësi ligjore mbi shtetasin, në varësi të mundësisë, energjisë dhe kapaciteteve, që përbëjnë kriteret e obligimit, të cilat më mirë se vetë personi, nuk mund t’i konstatojë askush tjetër.

5 – Xhihadi ka një finish të garantuar dhe të sigurt. Fryti i tij është i tëri i mirë. Xhihadi është një vepër e mirë, që s’bart asnjë rrezik, asnjë komplikacion, asnjë dëm dhe asnjë zhvlerësim. Ai është përfitim i deklaruar dhe fitim i kulluar.

6 – Umeti islam po vuan prej kohësh nga nevoja e prekshme për të rekrutuar sasinë e bollshme të aktivistëve të sinqertë në arenat jetike të zhvillimit, njohurisë dhe punës. Sa më shumë që ecën koha, aq më tepër zgjerohet rrethi i nevojës, aq më tepër pakësohen aktivistët që i shërbejnë këtij vakumi dhe mbeten vakant obligimet kifaje (kolektive), duke i bërë njerëzit të ngarkohen me mëkat, si pasojë e lënies pas dore të këtyre obligimeve, qoftë në lëmin e davetit (thirrjes në Islam), përçimit dhe komunikimit të Mesazhit, qoftë në lëmenjtë e tjerë të jetës, si ato shkencor, industrial, ekonomik, administrativ … etj. Kjo gjë është pa dyshim një anomali e qartë, që nuk mund të evitohet ndryshe, por vetëm përmes inkurajimit të energjive të njerëzve kah arenat e punës, prodhimit dhe produktivitetit.

7 – Edhe në konceptin e tij specifik luftarak, xhihadi ka nevojë për konceptimin e tij gjithëpërfshirës. Vetëm kështu bëhet i mundur konkretizimi i objektivave dhe synimeve të tij. Në sa e sa luftëra myslimanët shpenzuan gjithë sa kishin, i falën shpirtrat dhe zemrat e tyre, u turrën pa një e pa dy, duruan dhe ftuan në durim, qëndruan në llogore dhe pritën fundin e pashmangshëm, por duke mos arritur pas gjithë kësaj ndonjë përfitim që vlen të përmendet.

Po, ndoshta ata ia kallën datën armikut të tyre… Gjithsesi në rreshtat e myslimanëve mbetën sa e sa të drobitur, të vrarë dhe lemerisur, edhe pse ata e patën marrë në llogari diçka të tillë… Por fatkeqësia mbetet fatkeqësi. Kësisoj çështja përfundoi larg rezultatit të prekshëm në jetë dhe shoqëri, impakti i tij qe negativ dhe evenimenti degraduese dhe pikëllues, edhe për jabanxhiun. Shkaku i kësaj ishte pikërisht mungesa e vetëdijes së orientuar dhe perceptimit gjithëpërfshirës të jetës dhe ligjit. Produkti i gjithë kësaj ishte konflikti, përçarja dhe shkërmoqja, si rezultat i fanatizmit, pasionit dhe egoizmit. Në fakt kjo gjë përbën treguesin më të qartë të dështimit dhe humbjes së prestigjit: “Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe mos u grindni ndërmjet jush, sepse do të pësoni disfatë e do t’ju lërë fuqia (do ta humbisni prestigjin)”[1]

Problem në këtë kontekst përbën edhe mungesa e kapaciteteve infrastrukturorë për të ndërtuar jetën. Ndoshta një komb arrin të ketë sukses në një luftë të armatosur, por mundet që ai më pas të dështojë në ndërtimin e një shkolle apo pallati, në shtrimin dhe asfaltimin e një rruge, në industri etj, ose edhe në garantimin e rendit dhe sigurisë, në sigurimin e kafshatës së gojës dhe veshmbathjes; të mos flasim më pastaj për ndërtimin e jetës në të gjithë lëmenjtë e saj pjellorë, gjë që kërkon paraprakisht ndërtimin e mendjeve dhe shpirtrave.

Prandaj, nevojitet një ndriçim dinamik dhe vizionar maksimal, i mirënjohur mbi sensin e jetës, i gatshëm të mbartë mbi supe përgjegjësitë e tij, perceptues i skajshëm i kuptimit të Sheriatit (ligjit) dhe nxënës e përthithës i synimeve të tij.

Një gjë e tillë është maksimalisht e nevojshme, nëse nuk duam që puna jonë t’i përngjajë atij, që plugon në det apo hap brazda në dunat lëvizëse të rërës!

Autor: Selman Aude

[1] – Sure Enfal: 46.