Sheriati dhe jeta – Ardhmeria Online

Autonomia intelektuale dhe rezistenca ndaj mentalitetit të turmës
Islami, përmes Kuranit, Sunetit të Profetit dhe të gjitha mësimeve e udhëzimeve të tij, synon të plotësojë çlirimin e mendjes njerëzore nga çdo gjë që e sundon atë dhe që e pengon nga prodhimi i dobishëm. Këtu, ai e çliron atë përfundimisht nga pushteti i ndjekjes së masave të shkujdesura – nga njerëzit e thjeshtë – të cilët shpesh ecin pas baballarëve, udhëheqësve, ose pas mësuesve e dijetarëve, duke konsideruar se ata mendojnë në vend të tyre. Është e sikur t’u kishin dhënë mendjeve të tyre një leje të gjatë kalimtare, ku nuk u duhet të mendojnë, të diskutojnë, të pyesin e as ta ndezin këtë qiri për pak kohë që të përfitojnë nga drita e tij.

Është vërtet e çuditshme të shohësh disa njerëz në shoqëritë tona që i bllokojnë mendjet e tyre dhe nuk lejonë që ato të hapen ndonjëherë për punë e mendim. Kjo ndodh sepse personi e ka rehatuar veten, duke e përcaktuar qëndrimin e tij paraprakisht në mënyrë precize dhe të rreptë: të jetë me njerëzit, me shumicën. Nëse ata thonë për diçka “po”, ai thotë “po”; e nëse thonë “jo”, ai thotë thjesht “jo”. Ndërsa ai vetë – si një qenie njerëzore me mendjen, mendimin, kulturën, fenë dhe misionin e tij – në të vërtetë nuk ka asnjë qëndrim.

Kjo është vërtet diçka e mjerueshme: që njerëzit të heqin dorë nga të menduarit e tyre, nga personaliteti dhe nga përgjegjësia e tyre, ndërkohë që secili është përgjegjës për veten e tij dhe askush tjetër nuk mban përgjegjësi për të: “Çdo njeri është peng i asaj që ka kryer.”[1]

Për këtë ka paralajmëruar edhe Profeti i Islamit, Muhammedi (a.s), kur tha: “Mos bëhuni “imme’a” (ndjekës të verbër pa qëndrim), duke thënë: “Nëse njerëzit bëjnë mirë, edhe ne do të bëjmë mirë, e nëse bëjnë padrejtësi, edhe ne do të bëjmë padrejtësi”. Por edisiplinoni veten tuaj: nëse njerëzit bëjnë mirë, bëni mirë, e nëse bëjnë keq, mos bëni padrejtësi!”

Me këtë, Islami e lartësoi qëndrimin e njeriut, në mënyrë që ai të ketë qëndrimin e tij të përcaktuar, vendimin e tij personal dhe mendimin e tij të shprehur hapur, pa qenë i varur nga asnjë individ apo grup që t’i marrë mendjen e arsyen, të mendojë në vend të tij dhe të marrë vendime për të.

Kjo dukuri përhapet gjerësisht në vendet ku mungojnë liritë publike, ku disa njerëz tjetërsohen e udhëhiqen drejt asaj që kërkohet prej tyre, jo drejt asaj që ata duan për veten. Të gjithë shndërrohen në “ndjekës të verbër” të asaj që kërkon Faraoni, e jo të asaj që sheh mendja e tyre. Ata e përgënjeshtrojnë pejgamberin nëse e përgënjeshtron sundimtari, dhe i besojnë djallit nëse njerëzit i besojnë atij.

Zoti e mëshiftë poetin Sheuki kur shprehu qëndrimin e tyre në dramën “Mendja e Lejlasë”, duke thënë përmes gojës së disave prej tyre:

E dua Huseinin, por gjuhën e kam kundër tij e zemrën me të;

Nëse vendi tratohet e kërkon shpëtimin, bëhu një ndjekës pa mendje!

Islami nuk i mirëpret këto kategori; përkundrazi, i lufton dhe kundërshton shumicën e tyre, sepse ato shkatërrojnë e nuk ndërtojnë, mbysin e nuk ngjallin, dobësojnë e nuk forcojnë. Thirrja, edukimi dhe ligjvënia e Islamit bazohen në idenë që njerëzit të jetojnë ashtu siç i krijoi Zoti: me mendjet, talentet e ndërgjegjen e tyre. Sepse Zoti e zbriti Librin e Tij, dërgoi të dërguarit, krijoi gjithësinë dhe vendosi ligjet e Tij për “një popull që arsyeton” dhe për “atë që kanë mendje”.

Autor: Jusuf Kardavi

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Muddethir: 38.

Turpi për të kundërshtuar të keqen
Pyetje: Paqja, mëshira dhe begatitë e Allahut qofshin mbi ju.

Unë jam studente në universitet dhe prej kohësh përpiqem të përhap të mirën ndërmjet shoqeve dhe familjarëve të mi sa herë më jepet mundësia. Gjithmonë i nxis shoqet e mia të mësojnë përmendësh Kuranin, të kryejnë namaze vullnetare dhe të heqin dorë nga përgojimi. Megjithatë, ende përballem me vështirësi në këtë lidhje me këtë çështje. Edhe pse gjithmonë përpiqem ta kundërshtoj të keqen, ka çaste kur më kap dobësia dhe ligështimi, si dhe një ndjenjë e fortë turpi që më pengon të flas, veçanërisht me njerëz të panjohur ose me prindërit e mi. Ndoshta kjo ndodh, sepse ata zemërohen kur ua tërheq vëmendjen për ndonjë të keqe.

Fakti që jam studente në fakultet më detyron të gjendem në një mjedis ku ka shumë veprime të kundërligjshme ndaj normave fetare. Ndonjëherë marr guxim dhe i kundërshtoj me vendosmëri, për shembull, muzikën dhe shfaqjen e trupit pa mbulesë të përshtatshme; ndërsa herë të tjera mpakem dhe nuk arrij të flas fare.

Ajo që më shqetëson është se moskundërshtimi i të keqes mund të jetë prej mëkateve të mëdha, nëse bëhet fjalë për një mëkat të rëndë. Unë ndonjëherë – Allahu më udhëzoftë – ndiej turp edhe të kundërshtoj veprime të këqija që përmbajnë tallje me fenë, apo këto sjellje me karakter mohues të besimit që janë përhapur gjerësisht. Për këtë arsye jam e pakënaqur me veten dhe ndiej se synimet e mia në thirrjen fetare po veniten.

Nuk dua që kjo të bëhet një mëkat i madh, të cilin ta përsëris vazhdimisht. Sa herë ndodh, pendohem dhe, në fakt, kam filluar të përmirësohem ndjeshëm dhe të fitoj më shumë guxim. Mirëpo, kohët e fundit kam filluar të humbas shpresën dhe ndiej se Allahu do të më ndëshkojë për heshtjen time përballë të këqijave.

Sa herë që turpërohem dhe nuk arrij ta kundërshtoj të keqen, përfshihem nga një dëshpërim i madh, deri në atë pikë sa kjo gjë po më pengon në studimet e mia dhe në veprimtaritë e tjera të thirrjes fetare.

Përgjigja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Paqja dhe bekimet qofshin mbi zotërinë e të dërguarve, zotërinë tonë Muhamedin, mbi të cilin qofshin paqja dhe bekimet më të plota.

Atëherë,  aktualisht ti je 19 vjeçe, studion në universitet dhe përpiqesh të urdhërosh për të mirë ndërmjet familjarëve të tu dhe në fakultetin ku studion. Problemi yt qëndron në faktin se ndonjëherë merr guxim për ta ndaluar të keqen, ndërsa në shumicën e rasteve ndien turp kur bëhet fjalë për ndalimin e saj, veçanërisht kur bëhet fjalë për një mëkat të madh. Pyetja jote është: A do të të ndëshkojë Allahu i Lartësuar për heshtjen tënde ndaj të këqijave? Gjithashtu, ti përjeton një dëshpërim të madh sa herë që turpërohesh dhe nuk arrin ta kundërshtosh të keqen. Këtu qëndron edhe problemi, pasi kjo gjendje po të pengon në studimet e tua dhe në veprimtaritë e tua të thirrjes fetare.

Nuk e di nëse ke studiuar shkencat e Sheriatit apo nëse ke njohuri mbi mënyrën e thirrjes së njerëzve drejt Allahut, sepse kjo ka një disiplinë të veçantë, veçanërisht duke pasur parasysh se njerëzit dallojnë nga njëri-tjetri në mënyrën se si duhet këshilluar. Gjithashtu, a studion aktualisht në një fakultet që do të të ndihmojë në të ardhmen për të urdhëruar për të mirë dhe për të ndaluar të keqen?

Në përgjithësi, do ta trajtojmë përgjigjen hap pas hapi, në mënyrë që të përvetësosh hapat e duhur për urdhërimin për të mirë dhe ndalimin e të keqes.

Së pari: Dije se urdhërimi për të mirë dhe ndalimi i së keqes janë ndër shenjat më madhore të Islamit. Allahu i Lartësuar thotë: “Ju jeni populli më i mirë i nxjerrë për njerëzit: urdhëroni për të mirë, ndaloni të keqen dhe besoni Allahun. Sikur ithtarët e Librit të besonin, do të ishte më mirë për ta. Midis tyre ka besimtarë, por shumica e tyre janë të pabindur.”[1]

I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Kush prej jush sheh një të keqe, le ta ndryshojë me dorën e tij; nëse nuk mundet, atëherë me gjuhën e tij; e nëse nuk mundet as këtë, atëherë me zemrën e tij, dhe kjo është shkalla më e dobët e besimit.”[2] Ky hadith është shpjeguar në mënyrë të hollësishme për të njohur mënyrat dhe rrugët e urdhërimit për të mirë dhe të ndalimit të së keqes.

Ajo që na intereson aktualisht është ndjenja jote e dobësisë, veçanërisht përballë mëkateve të mëdha, si dhe ndjenja e paaftësisë dhe dëshpërimit për shkak të pamundësisë për t’u përballur me to. Ndërkaq, ndjenja jote se je duke neglizhuar është dëshmi e mirëqenies së zemrës sate. Mund të fillosh duke u përpjekur të ndryshosh ato gjëra që ke mundësi t’i ndryshosh në rrethin tënd, veçanërisht te familjarët e tu të afërt, e në radhë të parë te babai yt, duke përdorur urtësinë, butësinë dhe fjalën e mirë. Në disa raste, mund të jetë më e dobishme të nxitësh drejtpërdrejt për të bërë mirë, në vend që të ndalosh drejtpërdrejt të keqen. Mos ia ngarko vetes atë që tejkalon mundësitë e tua. Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu nuk e ngarkon asnjë njeri përtej mundësive të tij.”[3]

Më e rëndësishmja është nijeti yt për ta ndryshuar të keqen. Shmangi përballjet me babanë tënd, sepse pasojat e tyre mund të mos jenë të mira. Mëso se si të zhvillosh dialog në mënyrë që ta bindësh palën tjetër për të hequr dorë nga e keqja, siç janë: lënia e namazit, mospërdorimi i hixhabit, stolisja dhe parfumosja e grave jashtë shtëpisë, pirja e alkoolit, lojërat e fatit, dëgjimi i muzikës, pirja e cigareve, si dhe të këqija të tjera, si përgojimi, bartja e fjalëve, mosbindja ndaj prindërve dhe shkëputja e lidhjeve farefisnore.

Shiko në librin “Mëkatet e mëdha” dispozitën që lidhet me secilën prej këtyre të këqijave dhe mëso se çfarë ndëshkimi ka për to në Ditën e Kiametit. Kur i drejtohesh personit që kryen një të keqe, pyete veten: A do të jetë ai në gjendje ta përballojë këtë ndëshkim, qoftë në varr apo në Ditën e Kiametit?

Këtë dije duhet ta mësosh nëpërmjet dijetarëve. Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, sepse e mira do të vazhdojë të ekzistojë në këtë umet deri në momentin kur të bëhet Kiameti.

Gjithashtu, ji e bindur se, nëse ndjek online një program që të mëson mënyrën e urdhërimit për të mirë dhe ndalimit të së keqes, si dhe të njeh me metodat që mund të të ndihmojnë në vendin ku jeton, do të përfitosh shumë. Çdo vend ka zakonet dhe traditat e veta.

E rëndësishme është që, në fund të fundit, ti vetë të jesh shembull i mirë. Ti duhet ta zbatosh së pari mbi veten tënde atë që kërkon nga të tjerët në lidhje me ndalimin e së keqes. Ndikimin më të fuqishëm e ka shembulli dhe modeli i mirë.

Çështja e dytë: Është përdorimi i butësisë në urdhërimin për të mirë dhe ndalimin e së keqes. Allahu i Lartësuar thotë: “Flitini atij me fjalë të buta, ndoshta ai do të përkujtohet ose do të frikësohet.”[4]

Çështja e tretë: Është zgjedhja e kohës së përshtatshme. Disa situata nuk e pranojnë këshillën e drejtpërdrejtë, por mund të flasësh për to më vonë, me qetësi, ose të dërgosh një përkujtim të butë apo një shkrim të dobishëm.

Dije se, kur dikush sheh një të keqe dhe nuk e kundërshton me gjuhën e tij, ndonëse ka mundësi ta bëjë këtë, atëherë frika nga ndëshkimi nuk lidhet vetëm me ty, por me çdo përgjegjës dhe thirrës fetar të cilit i është ngarkuar kjo detyrë. Allahu i Lartësuar thotë: “E mallkuar qenë ata që nuk besuan prej bijve të Israilit, me gjuhën e Davudit dhe të Isait, birit të Merjemes. Kjo për shkak se ata nuk iu bindën Allahut dhe e tejkalonin kufirin. Ata nuk e ndalonin njëri-tjetrin nga e keqja që bënin. Sa e keqe ishte ajo që bënin!”[5]

Ai që nuk urdhëron për të mirë dhe nuk ndalon të keqen në mënyrë të vazhdueshme është kërcënuar me mallkim dhe përjashtim nga mëshira e Allahut. Prandaj, mos lejo që shejtani të të dëshpërojë apo të të bindë se Allahu nuk do të të falë. Mund të ndodhë që një dobësi e sinqertë të jetë më e dobishme për njeriun sesa një vetëbesim i rremë që e çon në mashtrim të vetvetes.

Vazhdo në rrugën tënde të thirrjes fetare me hapa të vegjël, por të qëndrueshëm. Mëso nga jeta e të Dërguarit të Allahut (a.s) dhe nga mënyra se si ai i thërriste shokët e tij fisnikë drejt së mirës. Gjithashtu, në tregimet e profetëve do të gjesh mësime dhe këshilla të çmuara.

Lus Allahun të të forcojë, ta bëjë kënaqësinë e Tij synimin tënd, si dhe të të shtojë urtësinë, butësinë dhe dritën në rrugën tënde të thirrjes drejt Allahut.

Në përfundim, kërkoji Allahut që të të japë qëndrueshmëri dhe lute Atë gjatë namazit të natës që të të ndihmojë në këtë detyrë.

Lutja jonë e fundit është: Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve.

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Ali Imran: 110.

[2] – Muslimi.

[3] – Sure Bekare: 286.

[4] – Sure Taha: 44.

[5] – Sure Maide: 78 – 79.

“Fatura” e popujve realisht të lirë
Me Emrin e Allahut Mëshiruesit Mëshirbërësit

Vendimi i Gjykatës së Hagës ndaj katër liderëve historik të UÇK vërtetoi shumëçka por katër nga më të rëndësishmet janë:

1 – Populli shqiptar i Kosovës është me të vërtetë i lirë përderisa bijtë e tij janë të gatshëm të paguajnë fatura të tilla.

2 – Dikujt i ka “dhimbtë”  shumë liria e Kosovës saqë edhe pse që nga viti 2008 Kosova u njoh si shtet, dikush po punon fort të kthej mbrapa historinë tashmë të pa ndryshueshme të lirisë së Kosovës. Tregues i pandryshueshmërisë është pikërisht pika e parë, pra gatishmëria e bijve të Kosovës për të paguar fatura dhe çmime të rënda në mbrojtje të kësaj lirie.

3 – Përfundimisht shqiptarët duhet t’i kthejnë sytë nga njëri-tjetri dhe të ngrejnë nivelin e pritshmërive tek vetja dhe të zbresin me këmbë në tokë pritshmëritë nga të “tjerët”

4 – Pasuria më e madhe e popullit shqiptar janë bijtë dhe bijat e vërtetë të saj…

Krenar me Kosovën dhe popullin e saj….

Krenar me UÇK dhe bijtë e saj…

Krenar me dëshmorët e rënë për çlirimin e Kosovës…

Krenar me liderët e UÇK dhe me baballarët dhe nënat e tyre që i kanë rritur dhe edukuar…

Krenar me të gjithë ata që kontribuan me ç’kishin mundësi për fitimin e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës…

Lutje dhe dua të sinqerta dhe të përzemërta drejtuar Allahut, Zotit të Gjithësisë, që të pranojë dëshmorët e rënë për çlirimin e Kosovës dhe të pranojë sakrificën e madhe të të gjithë ushtarëve besnikë të UÇK…

Siç i lutemi Allahut të Madhëruar t’iu jap sabër dhe t’ua forcojë zemrat liderëve të UÇK të dënuar padrejtësisht, dhe familjarëve të tyre…

Në emrin tim dhe të Shoqatës Kulturore Ardhmëria shpreh respektin më të thellë dhe konsideratën më të lartë për të gjithë këtë sakrificë madhore që vetëm Allahu, Zoti i Gjithësisë di ta shpërblejë në dynja dhe ahiret

Autor: Sabaudin Jashari, Kryetari i Shoqatës Kulturore Ardhmëria

By: ardhmëriaonline.com

Antagonizmi: Fe – Atdhe
Islami nuk bie ndesh asnjëherë me çfarëdo vlere njerëzore, me asnjë komb, me asnjë gjuhë dhe me asnjë racë.

Bindja e thellë dhe e paluhatur se Islami nuk bie ndesh asnjëherë me çfarëdo vlere njerëzore, me asnjë komb, me asnjë gjuhë dhe me asnjë racë, na bën që të mos heshtim përballë atyre që paraqesin Islamin dhe atdheun si dy armiqtë cilët rrezikojnë ekzistencën e njëri tjetrit. Kjo bindje që kundërshton këtë antagonizëm, nuk është bindje e ndërtuar mbi emocione, por mbi argumente hyjnore të qarta dhe të pakontestuara.

Gjatë çdo feste kombëtare e shtetërore, vërejmë dy tendenca ekstreme që thërrasin apo shprehin këtë antagonizëm. Tendenca e parë vjen nga ata që, të shtyrë nga fanatizmi apo interesi i tyre, kanë për qëllim sulmin ndaj Islamit, duke u munduar ta paraqesin si fe antikombëtare. Ndërsa, tendenca tjetër vjen nga disa myslimanë praktikues, por të manipuluar, që atdheun e tyre e konceptojnë thjesht si një tokë për të shkelur mbi të, duke mos ndier asgjë për përkatësin e tyre kombëtare, ngjashëm sikur nëna të shihet vetëm si asht, mish dhe gjak.

Kjo është një padrejtësi, ngase e vërteta qëndron në atë se dashuria ndaj Islamit nuk bie ndesh asnjëherë me dashurin ndaj atdheut. Përkundrazi, dashuria për fenë mbjell, ushqen, ngjall dhe shton dashurinë për atdheun. Zoti i Madhëruar në Kuranin famëlartë krahason vrasjen me dëbimin nga atdheu, Ai thotë: ”Sikur Ne t’i urdhëronim ata:” Vriteni veten!:” ose “Lini shtëpitë tuaja…!”[1] Pra, janë krahasuar largimi i shpirtit nga trupi (vrasja) me largimin e trupit nga atdheu (dëbimin). Madje, dëbimin nga atdheu e llogarit si krimin më të rëndë dhe më të papërballueshëm për Muhamedin (a.s), kur i drejtohet atij: “Kujto kur mohuesit komplotonin kundër teje: për të të burgosur, vrarë ose dëbuar…”[2](2) Pra, dëbimi nga atdheu renditet si krimi më i rëndë që komplotonin jobesimtarët për Muhamedin (a.s). Gjithashtu, dëbimi nga vendlindja merret si arsye për lejimin e luftës (vetëmbrojtjes), kur Zoti i Madhëruar thotë: “Atyre që janë sulmuar, u lejohet (që të mbrohen), sepse u është bërë padrejtësi… ata që janë dëbuar nga vatrat e tyre padrejtësisht…”[3] E si të pohohet se dashuria ndaj fesë cenon dashurinë ndaj atdheut, pas gjithë këtyre citateve hyjnore e të këtillat që vlerësojnë lart atdheun janë të shumta në Kuranin famëlartë?!

Kujtojeni se si Muhamedi (a.s) pas dëbimit të tij nga vendlindja e tij (Meka) i drejtohet asaj me lot në sy: “Pasha Zotin, ti je vendi më i dashur prej tokës së Zotit, dhe sikur të mos më nxirrnin prej teje, nuk do të dilja”[4]. Po të ishte ndonjë mysliman “i mirë” i kohës së sotshme e t’i thoshte Muhamedit (a.s): “Ki frikë Zotin! Si derdh lot për vendin e “tagutit”që nuk praktikon sheriatin e Zotit?!”

Shikoni transmetimet autentike në koleksionet e Buhariut dhe të Muslimit, se si gjenerata e artë (shokët e Muhamedit) thurnin vargje për luginat, gurët, rërën, kodrat, puset e Mekës, vendlindjes së tyre, ndërsa, Muhamedi (a.s) kur dëgjon mallëngjimin e tyre për vendlindje emocionohet, mallëngjehet dhe lutet: “O Zot, mallkoje Utbe ibn Rrebian, Shejbe ibn Rrebian dhe Umeje ibn Halefin që na larguan nga atdheu ynë! …O Zot na e bëj Medinën të dashur ashtu siç e duam Mekën…”[5] Po! Ata e donin dhe mallëngjeheshin për atdheun e tyre, ngase Islami ua kishte ruajtur njerëzoren e pastër. Përmalloheshin për vendlindjen e tyre, edhe pse ajo ishte e stërmbushur me idhuj dhe aty qëndronin kokat e jobesimtarëve që kishin persekutuar, torturuar, vrarë e dëbuar besimtarët. Ah, sikur të ishte ndonjë mysliman “i mençur” i kohës së sotshme e t’u drejtohej shokëve të Muhamedit (a.s): “Kini frikë Zotin! Si e doni dhe si mallëngjeheni për vendin e “tagutit”, ku nuk sundon ligji i Zotit?!” Shikojeni se si Muhamedi (a.s) lutet dhe mbjell dashuri për atdheun kur thotë: ”Në emër të Zotit, me dheun tonë (dheun e vendlindjes), shërohet i sëmuri ynë me ndihmën e Zotit tonë”[6] Pra, ilaçi që nxirret nga dheu, bima, bari, fryti i vendlindjes është më shërues. Kjo ishte edhe teoria e mjekut të famshëm Galen, por Muhamedi (a.s) këtë e përmendi para 14 shekujsh.

Islami thërret në vëllazërim kombëtar pa marrë parasysh përkatësinë fetare. Fatkeqësisht, disa fanatikë mundohen ta përjashtojnë nga historia jonë kombëtare çdo figurë dhe veprimtar, vetëm për shkak të islamit të tij. Gjithashtu, në anën tjetër shohim ekstremin tjetër, i cili nuk heziton për të poshtëruar figura kombëtare vetëm për shkak të përkatësisë së tyre fetare joislame. Por, Islami na mëson të kundërtën. Porosit për vëllazërim kombëtar, pa marrë parasysh përkatësinë fetare. Shikojeni se si Zoti i Madhëruar e cilëson pejgamberin e Tij, Nuhin (a.s) kur thotë: “Populli i Nuhit i quante gënjeshtarë të dërguarit. Por, vëllai i tyre, Nuhu u tha: Frikësojuni Zotit!”[7] Pra, populli i Nuhit (a.s) ishte mohues i Zotit, por megjithatë, Zoti i Madhëruar e cilësoi Nuhun (a.s.) si vëlla i popullit të tij edhe pse ishte popull jobesimtar. Ngjashëm i cilësoi edhe pejgamberët e tjerë: Hudin (a.s), Salihun (a.s). dhe Lutin (a.s) .. Jo rastësisht, Zoti i Madhëruar përmend pejgamberin Shuajb (a.s), i cili qe dërguar te populli Medjen dhe populli Ejke, në dy raste, në forma të ndryshme: “Banorët e Ejketit i quajtën gënjeshtarë të dërguarit. Por, Shuajbi u tha: frikësojuni Zotit!”[8] dhe: ”Popullit të Medjenit Ne i dërguam vëllanë e tyre Shuajbin.”[9] Shikojeni se si Zoti i Madhëruar nuk e cilëson Shuajbin (a.s) si ‘vëlla’ të popullit Ejke, ngase ai ishte i dërguar tek ky popull si pejgamber, por nuk ishte i biri i këtij populli, ndërsa e cilësoi si ‘vëlla’ të popullit të Medjenit, ngase ishte bir i këtij populli.

Kështu pra, Islami thërret në vëllazërim kombëtar pa marrë parasysh përkatësinë fetare. E gjithsesi mbjell, ushqen, ngjall dhe shton dashurinë ndaj atdheut, e assesi nuk bie ndesh me të. Një mysliman i mirë duhet të jetë doemos një atdhetar i mirë!

Autor: Isa Lushaku

Burimi: mesazhi.com

[1] – Sure Nisa: 66.

[2] – Sure Enfal: 30.

[3] – Sure Haxh: 39 – 40.

[4] – Tirmidhiu.

[5] – Buhariu dhe Muslimi.

[6] – Buhariu dhe Muslimi.

[7] – Sure Shuara: 105 – 106.

[8] – Sure Shuara: 176 – 177.

[9] – Sure Hud: 84.

A është gruaja e lumtur!?
I ftuar: Imadudin Halil, Profesor historie, pranë fakultetit të studimeve islame dhe arabe në Dubai. Studiues dhe shkrimtar islam

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Paqja e Zotit qoftë mbi ju!

Ju urojmë mirëseardhjen në emisionin tonë, për të cilin kemi zgjedhur si moto:”Derisa lumturia të jetë tradita jonë.” Me këtë cikël emisionesh, kemi si synim që të mbetemi në kontakt të vazhdueshëm me admiruesit tanë.

Tema të cilën do të trajtojmë sot është: “A është gruaja e lumtur”?

Kjo temë, ka të bëjë më shumë me aspektin ideologjik dhe teorik, se ai praktik.

I ftuari ynë, me të cilin do diskutojmë rreth kësaj teme, është profesori Imadudin Halil. Ne i urojmë atij mirëseardhjen dhe fillimisht e pyesim:”Çfarë mendimi keni mbi një temë të tillë”?

Prof. Imadudin Halil: ”Besoj se duke folur rreth një teme të tillë, do të përpiqemi të kurojmë praktikisht një problem tejet  të rëndësishëm. Kjo temë mbi të cilën do të flasim, përbën një nga sfidat e shumta, me të cilat ballafaqohet gruaja në shoqëritë muslimane dhe arabe”.

Cila është më e lumtur, gruaja lindore apo ajo perëndimore?

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Në një anketimin tonë, u drejtuam një numri të shumtë grash, këtë pyetje:”Kush është më e lumtur, gruaja lindore apo gruaja perëndimore?” Pasi të shohim përgjigjet e dhëna, dua të japësh mendimin dhe komentin tënd”!

Gruaja e parë: ”Gruaja lindore është më e lumtur, për shkak të traditave, zakoneve dhe fesë. Kjo padyshim është një tregues i rëndësishëm i identitetit të saj, ndërkohë që diçka të tillë nuk e shohim në perëndim. Mendoj se ky është një dallim thelbësor dhe i madh”.

Gruaja e dytë: ”Duke anashkaluar kombësinë dhe nënshtetësinë e gruas,  mendoj se ajo ndihet e lumtur sipas raportit të realizimit të ambicjeve dhe ëndrrave të saj”.

Gruaja e tretë: ”Gruaja perëndimore ka koncepte totalisht materialiste. Prandaj, me të mbaruar paratë e burrit të saj, ajo e braktis. Ndërkohë që kjo nuk ndodh me gruan lindore, e cila duron. Kurse traditat dhe zakonet, ia shtojnë më shumë lumturinë”.

Gruaja e katërt: ”Gruaja lindore është më e lumtur, pasi dhuna tek burrat perëndimorë është më theksuar se tek ata lindorë”.

Gruaja e pestë: ”Sipas mendimit tim, gruaja lindore është më e lumtur, për shkak të traditës dhe zakoneve, të cilat e mbrojnë dhe i garantojnë të drejtat e saj. E kundërta ndodh me gruan perëndimore, e cila ka humbur të drejtat dhe humanizmin e saj, si rezultat i qytetërimit dhe civilizimit të cilit i përket…”

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Cili është komenti juaj i nderuar doktor, mbi këto përgjigje”?

Prof. Imadudin Halil: ”Jam i detyruar t’a pranoj që të intervistuarat nuk janë në nivelin e duhur arsimor, profesional dhe shpeshherë fjalët e tyre janë të tradhëtuara nga ajo, që kanë në mendje dhe në zemër. Megjithatë, duket qartë që shumica e tyre mendojnë, se gruaja lindore dhe ajo muslimane në veçanti, ndihet më e lumtur dhe më e qetë se gruaja perëndimore”.

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Po cili është mendimi juaj personal lidhur me këtë çështje?”

Prof. Imadudin Halil: ”Përgjigjen time dua t’a përmbledh në thënien: ”Kush e ka më të kollajtë të sigurojë lumturinë e gruas dhe të familjes, mjeshtëria hyjnore apo mjeshtëria njerëzore”?

Gjatë kësaj teme, do të përpiqem që të sjell eksperienca praktike, thënie, ideologji, doktrina etj… me qëllim lehtësimin e krahasimit mes mjeshtërisë hyjnore dhe asaj njerëzore. Këtë e them edhe pse ne muslimanët jemi tejet të bindur, që mjeshtëria hyjnore qëndron sipër asaj njerëzores. Nga mjeshtëria njerwzore është vërtetuar dhe konfirmuar brez pas brezi dobësia dhe paaftësia e saj, për t’i ofruar njerëzimit dhe sidomos gruas, qetësinë dhe lumturinë e duhur”.

Lumturia është një sërë faktorësh

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Atëherë ju mendoni se gruaja perëndimore është e vuajtur”?

Prof. Imadudin Halil: ”Është e nevojshme të dihet se lumturia ose vuajtja, nuk janë pjellë e një eksperience të caktuar. Ekzistojnë shumë faktorë të tjerë, të cilët çojnë në lumturinë e gruas.

P.sh, gruaja në perëndim, mund të arrijë një farë lumturie në një fushë të caktuar, por kjo jo për shkakun se ajo është grua apo se gëzon një pozitë të caktuar në familje.

Gjithashtu, shohim që gruaja në lindje vuan, ndihet e trishtuar dhe e braktisur, por kjo jo për shkak të Islamit dhe ambjentit musliman ku jeton. Kjo shkaktohet nga një sërë kushtesh ekonomike, shoqërore dhe kulturore, të cilat e bëjnë gruan lindore të vuajë, vuajtje të cilat nuk i has tek gruaja perëndimore”.

Krahasim i padrejtë

Një teleshikues nga Amerika: ”Besoj se do ishte i padrejtë krahasimi mes gruas perëndimore dhe asaj lindore, vetëm nëse do të banonim dhe t’i njihnim detajet e secilës nga këto dy shoqëri. Unë personalisht, kam jetuar gjysmën e jetës në shoqëri lindore dhe gjysmën tjetër po e jetoj në Amerikë.

Nga njëra anë, gruaja lindore nuk lodhet dhe nuk vuan shumë jashtë shtëpisë për të siguruar jetesën, ashtu siç lodhet gruaja perëndimore. Padyshim që ky është një privilegj që e gëzon gruaja lindore.

Nga ana tjetër, gruaja perëndimore gëzon lirinë dhe pavarësinë e plotë, e cila e bën të barabartë me burrin. Ajo ëshë në gjendje t’a braktisë burrin dhe shtëpinë në çdo kohë, ndërkohë që gruaja në shoqëritë arabe është e ngujuar, herë nga zakonet dhe tradita, herë nga fjalët e njerëzve dhe herë të tjera nga mundësitë financiare.

Për të gjithë këto që thashë, mendoj se mendimet dhe përgjigjet e dhëna nga gratë e intervistuara nuk janë të sakta dhe të studiuara mirë”.

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Teleshikuesi nga Amerika, e shikon si të pabazuar krahasimin mes gruas lindore dhe asaj perëndimore. Veç kësaj, ai mendon se gruaja perëndomore gëzon të drejta më shumë se një grua lindore, gjë që e bën atë më të lumtur. Cili është mendimi juaj profesor i nderuar”?

Prof. Imadudin Halil: ”Mendoj se këndvështrimi nga i cili niset teleshikuesi nga Amerika, është një këndvështrim i gabuar. Ai është një kënvështrim i pjesshëm, ku merren disa kampione nga jeta e gruas perëndimore – si pavarësia, liria etj… – dhe arrihet në përfundimin se ajo është e lumtur me këto të drejta që gëzon.

Unë dua t’a pyes teleshikuesin: ”Kush e ka thënë që gruaja muslimane nuk e ka në dorë të largohet nga shtëpia kur të dojë”?

Krahasimet mes dy shoqërive nuk bëhen duke u nisur vetëm nga një aspekt i caktuar. Krahasimi duhet të bëhet i bazuar mbi një rrjet të tërë të dhënash dhe eksperimentesh, ose më saktë të bëhet sipas idesë së “Shikimi i zogut” Vetëm duke e parë nga lart, do të mund të gjykojmë dhe kuptojmë që gruaja myslimane është më e privilegjuar. Këtë do e mbështesim gjatë bisedës dhe diskutimit, me thënie të vetë perëndimorëve, mendimtarë, shkencëtarë dhe studiues të ndryshëm”.

Dashuria bashkëshortore në një familje myslimane

Një teleshikuese nga Libia: ”Unë falenderoj Zotin që jam një grua myslimane dhe jetoj në një shoqëri myslimane, e cila dallohet për traditat dhe zakonet e saj. Pyetja ime është si më poshtë:

“Përse kur gruaja ruan nderin e saj dhe kryen të gjithë detyrat e saj si ndaj familjes ashtu dhe ndaj burrit të saj, ajo akuzohet për tradhëti bashkëshortore nga vetë i shoqi?! Diçka e tillë më ka ndodhur mua personalisht”.

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Edhe pse një pyetje e tillë nuk ka të bëjë me temën, unë do e lejoj profesorin e nderuar që të japë mendimin e tij rreth kësaj çështjeje”!

Prof. Imadudin Halil: ”Ky është një rast i veçantë dhe nuk mund t’a përgjithësojmë për të gjithë myslimanët. Tek një familje myslimane, gjen qetësinë dhe besimin reciprok mes dy bashkëshortëve, gjë të cilën nuk e has tek një familje perëndimore, ku as burri nuk i zë besë gruas dhe anasjelltas. Ky është një fakt i njohur dhe që e përmendin shumë studiues, prej tyre dhe Gustav Lubon, i cili në librin e tij “Qytetërimi i perëndimit” e quan një fakt të tillë si poligami e fshehtë”.

Familja në komunizëm

Prof. Xhasim El-Mutava: ”A është e mundur doktor i nderuar që të sjellësh në këtë emsion disa dëshmi të cilat provojnë se gruaja perëndimore nuk është më e lumtur se gruaja lindore”?

Prof. Imadudin Halil: ”Sigurisht. Dëshminë e parë dua t’a sjell nga përvoja marksiste-leniniste (komuniste). Vetë perëndimorët dhe studiuesit e tyre e pranojnë, që përvoja komuniste ishte një nga degët e qytetërimit perëndimor.

Në fillimet e themelimit të Bashkimit Sovjetik dhe pas revolucionit të tetorit të vitit 1917, u hodh një tezë dhe ide, ideator i të cilës ishte vetë Karl Marksi dhe Engelsi. Kjo teori dhe ide u pasurua nga ndjekësit e tyre dhe u njoh si “teoria e gotës së ujit”. Ajo përmblidhet në faktin, që kur njeriu ndihet i uritur seksualisht, ai duhet t’a shuajë këtë uri sa më shpejt dhe në çdo formë, ashtu siç shuan i eturi etjen, duke pirë ujë.

Dy vite më vonë, u pa që Bashkimi Sovjetik do të përballet me një brez hibridësh dhe kopilësh, siç i quante vetë Lenini.

Ishte vetë Lenini i pari, që e braktisi këtë teori marksiste. Ai i bëri thirrje popullit rus, që t’a hedhë poshtë teorinë e gotës së ujit, t’i kthehej familjes dhe t’a mbronte shoqërinë nga dobiçët dhe hibridët.

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Po në perëndim, a nuk haset një shoqëri hibride sot”?

Prof. Imadudin Halil: ”Kjo që përmendëm ka të bëjë me Rusinë dhe shoqërinë ruse, të cilët zbatonin parimet komuniste. Ishte ndryshimi që lartpërmendëm, ai që e mbrojti Rusinë nga kanceri i shthurrjes dhe degjenerimit, gjë e cila do e kishte shkatërruar atë që me kohë.

Teoria e gotës së ujit, e cila konsistonte në ngopjen e urisë dhe epsheve seksuale në çdo formë dhe që luftonte në themel vetë familjen, do e kishte çuar shoqërinë ruse drejt greminës. Sipas teorisë marksiste leniniste, familja është një dukuri borgjeze dhe që do të shpërbëhej menjëherë me zbatimin e kësaj teorie nga ana e proletariatit.

Me këtë rast, më vjen në mendje thënia e një anglezi të njohur të kohëve moderne (Xhons Frids), ku në librin e tij “Shkëmbi ndryshe” përdor termin “Konflikti me historinë”.

Me këtë, sikur komunistët me në krye Frojdin dhe filozofë të tjerë, ishin përleshur dhe ndodheshin në konflikt me përvojën njerëzore, institucionin civilizues dhe vetë natyrën e pastër njerëzore”.

Familja sipas përvojës kapitaliste

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Le t’u kthehemi sërish dëshmive dhe shembujve, të cilët na japin një panoramë më të qartë rreth lirisë së gabuar në perëndim, liri e cila po e çon familjen drejt greminës dhe shkatërrimit”.

Prof. Imadudin Halil: ”Nëse do të hedhim vështrimin në sferën perëdimore dhe kapitaliste, atje do të gjejmë Frojdin, i cili në fillimet e këtij shekulli i kushtoi një rëndësi të madhe aspektit seksual, duke e faktorizuar atë dhe konsideruar lirinë seksuale si çelës të lumturisë së njeriut. Liria seksuale – sipas Frojdit – do e shpëtonte njeriun nga të gjithë komplikacionet.

Edhe pse kjo teori përmbante disa aspekte pozitive, ajo nuk duhet përgjithësuar në të gjithë aspektet e jetës, ashtu siç bëri Frojdi. Teorinë e Frojdit, edhe pse me shumë gabime, e adoptuan shkencëtarë, mendimtarë dhe psikologë të shumtë. Ajo vazhdoi të merrej për bazë, derisa së fundmi ra nga brezi i ardhshëm, madje u hodh poshtë nga vetë bashkëkombasit e Frojdit, si Lark, Jong dhe të tjerë.

Kohët e fundit më ka rënë në dorë një libër i botuar në Amerikë me titull “Rënia e perandorisë Frojdiane”, ku autori thotë: ”Frojdi kishte aftësi të rralla në lojën e fjalëve, të cilave u vishte petkun letrar. Por nëse e studiojmë teorinë e tij thellësisht në nivel psikologjik dhe seksual, ajo e humbet forcën me të cilën u prezantua…”

Teoria e Frojdit, rrënohet teksa lexon libra të tillë, të cilët e vendosin aspektin seksual në një qoshe të ngushtë. Kështu, liria perëndimore në konteksit seksual, nuk është liri e vërtetë, por liri e degjeneruar dhe e devijuar nga natyra njerëzore”.

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Kështu, koncepti i lirisë, është komplet ndryshe në dy realitetet, atë perëndimore dhe lindor. E çfarë lirie është ajo, e cila e lejon vajzën katërmbëdhjetë vjeçare të shoqërohet me djem për një farë kohe, për t’i braktisur më vonë, pasi të ketë gjetur një shok tjetër”?!

Një teleshikues nga Libia: ”Mendoj se gruaja lindore është komplet ndryshe nga ajo perëndimore. Gruaja në perëndim përdoret vetëm për joshje dhe tundim, ndërkohë që në lindje edukohet dhe është gjithmonë nën kujdesin e familjes, shoqërisë dhe traditave. E gjitha kjo, me qëllim që ajo të ruajë nderin e saj dhe të familjes nga çdo skandal i mundshëm”.

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Tani le të shohim rezultatet e një ankete, ku të intervistuarve u bëmë këtë pyetje: ”Kush gëzon liri më të madhe, gruaja lindore apo ajo perëndimore”.

Anketa:

Një burrë: ”Mendoj se kjo ndryshon sipas kritereve dhe koncepteve të çdo shoqërie. Kështu, sipas koncepteve në perëndim, gruaja perëndimore gëzon më shumë liri se ajo lindore. Ndërkohë që sipas koncepteve lindore, edhe gruaja lindore gëzon lirinë e saj të duhur”.

Një grua: ”Gruaja perëndimore gëzon më shumë liri, ndërkohë që gruaja lindore ndihet më e sigurtë”.

Një grua: ”Gruaja perëndimore gëzon më shumë liri, liri të cilën e ka si nga burri ashtu dhe nga shoqëria. Kurse gruaja lindore gëzon një përqindje të caktuar të lirisë, pasi ajo ndodhet nën presionin e shoqërisë dhe traditave të ndryshme”.

Një burrë: ”Padyshim që gruaja perëndimore gëzon më shumë liri se ajo lindorja. Ajo mund të veshë ç’të dojë pa pyetur për shoqërinë dhe zakonet që e detyrojnë të jetojë sipas një modeli të caktuar. Ajo gëzon liri absolute”.

Konflikti me natyrën njerëzore

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Pas kësaj ankete dhe raporti, a mendoni i nderuar doktor që gruaja perëndimore është në konflikt me natyrën e saj”?

Prof. Imadudin Halil: ”Fillimisht dua të komentoj fjalët e të intervistuarit të fundit, i cili u shpreh se gruaja në perëndim gëzon liri absolute. Ajo që dua të vë theksin unë, është se fjalët e mësipërme tregojnë mungesë informacioni dhe mosnjohje të realitetit. Vetë filozofët, shkencëtarët dhe studiuesit pohojnë, që liria e pakontrolluar dhe e palimituar çon në kaos dhe anarki. Madje, shpeshherë çon në zhvatjen dhe përdhosjen e të drejtave të njerëzve.

Vetëm një liri e kontrolluar, garanton dhe siguron të drejtat dhe liritë e individëve të tjerë. Me qëllim që njerëzimi të jetojë në paqe, liritë duhet të jenë të limituara dhe të kontrolluara.

Për t’iu përgjigjur pyetjes tuaj rreth konfliktit të gruas me natyrën e saj si grua, shohim se vetë e dashura e themeluesit të ekzistencializmit (Xhan Pol Sarter) e refuzoi martesën me të dashurin e saj, duke pretenduar se martesa do e kufizonte aktivitetin e saj. Kur i dashuri i saj i kërkoi të lindnin një fëmijë, ajo përsëri refuzoi madje u sterilizua që të mos lindë kurrë. Ajo pranoi të flinte me të dashurin e saj duke qenë të dy të barabartë në çdo gjë. Padyshim që diçka e tillë konsiderohet si agresivitet i qartë mbi natyrën e gruas, ndjenjave të saj dhe vazhdimësisë së jetës mbi tokë.

Studiuesi amerikan Ben Uikper, i cili u mor me studimin dhe kërkimet rreth demografisë amerikane, arriti në rezultatin se mesatarja e lindjeve në perëndim është në rënie”.

Gruaja lindore ndihet më e lumtur

Një teleshikuese nga Amerika: ”Unë dua të theksoj se lumturia është dy lloje: Lumturi shpirtërore dhe lumturi materiale. Nëse do i kërkonim të dy këto lloje, do të gjenim se gruaja lindore gëzon lumturi më të madhe se ajo perëndimore. Nëse do të përmendim atë materiale, shohim se gruas myslimane dhe lindore i garantohen të gjithë shpenzimet dhe po të flasim rreth lumturisë shpirtërore, shohim se lindorja përsëri zë vend të parë, për shkak të fesë dhe besimit”.

Prof. Imadudin Halil: ”Kjo është relativisht e saktë dhe pasqyron atë që unë përmenda më sipër. Kjo, pasi lumturia është një rrjet dhe grup faktorësh të ndërthurur. Nëse nuk do e konsideronim një nga këto faktorë dhe ndikues, do të jepnim përgjigje të gabuar rreth lumturisë. Për shkak se nuk merren në konsideratë shumë nga këto faktorë, akoma vazhdohet me koncepte të gabuara rreth lumturisë”.

Dimensioni social i lumturisë

Një teleshikues nga Amerika: ”Unë mendoj se përgjigjet e të intervistuarve në anketim janë të pasakta. Që të japim një gjykim më të drejtë rreth lumturisë, duhet t’a trajtojmë atë nga aspekti moral, fetar, material dhe social”.

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Kur zgjedhim një temë për t’a diskutuar në këtë emision, gjithmonë e bëjmë duke pasur si synim, që t’a analizojmë nga aspekti shoqëror dhe edukativ. Kështu, kur zgjodhëm temën e emisionit të sotëm “A është gruaja e lumtur”, e bëmë me synimin, që t’a trajtojmë nga ana sociale dhe edukative”.

Veprat e mira në jetën e një gruaje perëndimore

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Unë dua t’ju bëj një pyetje doktor i nderuar: Çfarë vendi zënë veprat e mira tek një grua perëndimore? Nëse një grua perëndimore ka vepra të mira, cilat janë ato”?

Prof. Imadudin Halil:  ”Sigurisht, por në fillim dua të sqaroj një pike, të cilën e shoh me shumë rëndësi. Lumturia, me gjithë kuptimin e saj të gjerë, nuk mund të kufizohet vetëm tek lumturia bashkëshortore dhe marrëdhëniet brenda çiftit. Lumturia gjithmonë është e varur nga faktorë, që gjenden brenda një shoqërie. Në perëndim për shembull, hasim faktorë të cilët e bëjnë si burrin ashtu dhe gruan më pak të lumtur dhe kjo nuk ka të bëjë aspak me pozitën që zë gruaja në familje, si bashkëshorte, nënë dhe edukuese. Diçka të tillë e zbulojmë duke shfletuar shtypin e përditshëm në perëndim. Është fakt që perëndimorët janë të hapur duke i bërë të ditura problemet dhe shqetësimet e tyre. Për këtë, mjafton të shfletojmë gazeta si Tajms, Uashingon post, Deili telegraf etj… në të cilat jepet rritja e mesatares së krimeve të ndodhura, gjë e cila është tregues i qartë i rrënimit të shoqërive perëndimore. Në këto gazeta, gjen lajmet dhe informacionet më të fundit rreth marrëdhënieve perverse, problemeve të pleqërisë, fëmijëve dobiçë dhe shumë probleme të tjera”.

Aspekte pozitive nga jeta perëndimore

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Faktet e përmendura më lart vërtetojnë, që në shoqëritë perëndomore hasim shumë aspekte pozitive. Kjo shoqëri u siguron shtetasve të saj lirinë e duhur, besimin në vetvete etj… E veçantë është se shumë nga të rinjtë dhe të rejat nga bota arabe, kur shkojnë për studime në botën perëndimore, nuk dëshirojnë të kthehen sërish në vendet e tyre. Kjo, pasi nëse kthehen do të gjenden ose nën presionin e shumë barrierave dhe limiteve shoqërore, ose nën presionin e një pjese dijetarësh muslimanë, të cilët e trajtojnë gruan si një problem dhe krizë. Cili është mendimi juaj rreth këtij fakti”?

Prof. Imadudin Halil: ”Fillimisht dua të bëj dy vërejtje:

Së pari, vihet re një ndarje mes konceptit islam mbi gruan dhe vendit që shoqëritë myslimane i kanë dhënë gruas, sidomos në ditët tona. Pozicioni të cilin ia ka dhënë vetë Zoti gruas, është pozicioni më i drejtë dhe më i favorshmi për vetë gruan. Një pozicion i tillë është ai që i garanton gruas lumturinë me gjithë përmasat e saj.

Por ajo që po ndodh tek ne myslimanët në këtë periudhë dobësie dhe prapambetje, është se gruas i është dashur të tërhiqet, të izolohet, të humbasë besimin në vetvete dhe të thyhet shpirtërisht dhe moralisht.

Kjo që ka ndodhur në pesë shekujt e fundit tek gruaja myslimane, e tregon shumë qartë ndryshimin dhe dallimin e pozitës dhe vendit që gëzonte gruaja myslimane gjatë kohës së Profetit (a.s) dhe shekujve që pasuan. Sidomos në pesë shekujt e parë të civilizimit islam, gruaja gëzonte të gjithë privilegjet që e bënin të lumtur. Në këto shekuj, e gjejmë gruan të arsimuar dhe mësuese, prodhuese, luftëtare dhe pjesëmarrëse në çdo fushë.

Së dyti, në perëndim gjejmë shumë morale, të cilat nëse i krahasojmë me moralet islame gjejmë që Kurani dhe tradita profetike i ka përmendur më herët dhe ka motivuar shoqërinë që t’i bëjë pjesë të marrëndhënieve ndërnjerëzore. Unë kam qenë për vizitë në qytete si Luksemburgu, Londra, Parisi etj… dhe vëreja buzëqeshjen në fytyrat e njerëzve. Kudo që të shkoja, dëgjoja prej tyre fjalë, që tregonin edukatën dhe kulturën e lartë. Sa herë që blija diçka, dëgjoja nga shitësi fjalët “Thank you” (faleminderit). Ndërkohë që tek ne është harruar buzëqeshja, fjala e mirë dhe mirënjohja edhe në bisedat me njerëzit e njohur. Kjo është e kundërta me traditën e Profetit a.s dhe realitetin e shoqërisë së muslimanëve të parë. Vetë Profeti (a.s) thotë në një hadith: ”T’i buzëqeshësh një vëllau është sadaka dhe fjala e mirë është sadaka”.

Nëse me krenari do të thonim që perëndimi i ka marrë nga myslimanët këto morale dhe vlera, kjo do të ishte një përqasje sipërfaqësore. Më e drejta është që t’a pranojmë, se jeta dhe qyterërimi perëndimor, me lulëzimin e vazhdueshëm të tij, mund të takohet me Islamin, i cili është fe e natyrës së pastër me burim hyjnor.

Meqë ne myslimanët e sotëm kemi dështuar në pasqyrimin e vlerave reale dhe këndvështrimit të vërtetë të Islamit që kemi përqafuar, janë pikërisht perëndimorët të cilët janë dalluar në fushat e dështimit tonë. Këtë nuk kemi përse t’a mohojmë”.

Koncepti i lumturisë bashkëshortore

Një teleshikues nga Arabia Saudite: ”Unë mendoj se burri e gjen gëzimin dhe lumturinë, pikërisht kur gruaja e tij është e gëzuar dhe e lumtur. Veç kësaj, dua të më sqaroni mbi disa pika:

Dua një përkufizim të lumturisë, i cili përfish të gjithë aspektet e jetës.

Cilat janë rrugët që ne prindërit t’i bëjmë të lumtura vajzat tona?

Deri ku shtrihen kufinjtë tanë si prindër në marrëdhëniet me vajzat tona?

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Secili prej nesh pyet: ”Cili është koncepti i drejtë i lumturisë dhe kush konsiderohet grua e lumtur”?

Prof. Imadudin Halil: ”Le t’a anashkalojmë konceptin dhe nocionin e lumturisë me të cilin janë marrë filozofët që në kohë të lashta, pasi është një portë e gjerë. Le të përqendrohemi mbi lumturinë që ka të bëjë me jetën bashkëshortore. Ato janë marrëdhënie, që janë të ndërtuara dhe të bazuara mbi miqësi, dashuri, qetësi, prehje, harmoni, mëshirë dhe vazhdueshmëri. Të gjitha këto janë prezente në shoqëritë myslimane, edhe pse familja dhe shoqëria në përgjithësi është goditur dhe vuan nga shumë sëmundje.

Nëse do merrnim dy mijë familje nga një shoqëri myslimane dhe t’i krahasonim me dy mijë familje që bëjnë jetë perëndimore, a e dini se çfarë rezultati do të kishim?

Unë po flas mbi një eksperiencë personale. Mbi dyqind familje nga të afërmit e mi, vetëm tek tre familje ka dominuar një atmosferë vuajtjesh dhe problemesh familjare, probleme që çuan në divorc dhe telashe të tjera. Ndërkohë që 197 familjet e tjera, prindërit, gjyshërit, fëmijët, nipat e mbesat, vazhdojnë të jetojnë në një atmosferë paqeje, qetësie, mëshire dhe respekti të ndërsjelltë. E gjithë kjo nuk vjen nga vakumi dhe zbrazëtira, por është një pasqyrim i mësimeve dhe porosive të Islamit”.

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Një motër nga Danimarka ka dërguar një faks në redaksinë tonë dhe pyet: ”Ata që thonë se gruaja perëndimore gëzon më shumë liri se gruaja lindore, nuk e kanë idenë e nocionit të vërtetë të lirisë. Unë si grua lindore, gëzoj të njëjtat liri, të cilat gëzon dhe një grua perëndimore. Megjithatë unë kam si gjykatës ndërgjegjen time kur kam nevojë për liri më të madhe. Ndërkohë që dalja e gruas me rroba të shkurtra dhe të tejdukshme, nuk mund të konsiderohet si liri. Në fakt, ajo nuk është vetçse degjenerim dhe moskokëçarje. Le t’i drejtojmë doktorit të nderuar një pyetje: ”A konsiderohet si liri, tejkalimi i të gjithë limiteve dhe kufinjve”?

Prof. Imadudin Halil: ”Me qëllim që ato që themi të mos jenë të fryra, le të dëgjojmë dëshminë e vetë atyre që jetojnë në perëndim. Edhe pse gëzojnë lirinë dhe gjithë favoret e tjera, ata zgjodhën Islamin si rrugën e tyre.

Nëse do të lexonim librin “Burra dhe gra që kanë përqafuar islamin” do të gjejmë, që numri i grave është shumë i madh. Ato vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Europa, Australia, Japonia, India etj… Të gjitha pohojnë, se ajo që i joshi të pranonin Islamin, ishin favoret që gëzonte një familje myslimane. Ishte qetësia, stabiliteti, vazhdueshmëria, lidhjet e fëmijëve me prindërit, bashkëshortëve me gratë etj…

Koncepti i duhur i lirisë është ai, që respekton liritë dhe të drejtat e të tjerëve dhe jo ajo, që ka hapur të dy portat. Liria që garanton lumturinë dhe të drejtat e secilit prej individëve të shoqërisë, është ajo liri, ku çdokush lëviz rreth rrethit dhe qarkut, të cilin ia ka përcaktuar Zoti që na krijoi. Është ajo liri, e cila i përshtatet natyrës së pastër njerëzore dhe ligjeve të gjithësisë, ligje të vendosura nga Krijuesi suprem.

Ideja e harmonisë është misteri i vërtetë i lirisë, nëse ajo humbet ndodh ajo, që në gjuhën e muzikës njihet me emrin disonancë. Simfonia nuk është gjë tjetër veçse disa tinguj muzikorë, të cilët kur janë në harmoni me njëri-tjetrin japin një melodi të caktuar. Nëse humbet kjo harmoni, atëherë kemi të bëjmë me disonancë.

Nëse liria konceptohet ashtu siç është konceptuar deri më sot në perëndim, ajo patjetër do të çojë në disonancë”.

A konsiderohet liri, degjenerimi i gruas?

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Një motër nga Danimarka ka dërguar një faks në redaksi ku thotë: ”Shpeshherë dëgjojmë, që degjenerimi dhe shthurja morale e gruas, nuk është gjë tjetër veçse një e drejtë e saj. A është e vërtetë ajo që thuhet, se degjenerimi i gruas është liri”?

Prof. Imadudin Halil: ”Kurrë nuk mund të jetë kështu. Madje unë e konsideroj si shmangie dhe devijim nga natyra e saj e pastër, shkatërrim të bazave morale dhe dëmtim të pariparueshëm të strukturës familjare. Është pikërisht struktura familjare, themeli i civilizimit dhe është baza, mbi të cilën ngrihet çdo qytetërim, ideologji dhe fe.

Çdo dëm dhe agresion ndaj familjes është dëm dhe agresion ndaj gjithë umetit dhe shoqërisë”.

Një teleshikuese nga Libia: ”Unë mendoj se nuk ka vend për krahasim mes gruas lindore dhe asaj perëndimore. Gruaja perëndimore ka zakone, tradita dhe fe që ndjek, ashtu siç ka dhe gruaja lindore. Kurse përsa i përket aspektit arsimor, social etj… mendoj se gruaja lindore dhe arabe i gëzon të gjithë liritë e saj. Atë e gjen mësuese, inxhiniere, avokate etj… Në Libi p.sh, gruan e gjen pilote, oficere etj… duke depërtuar në të gjithë aspektet e jetës. Unë çuditem me ata që thonë se gruaja lindore nuk gëzon lirinë e duhur”.

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Teleshikuesja na dha një tablo përmbledhëse mbi pozitën dhe vendin që zë gruaja në shoqërinë libiane. Doktor i nderuar! A nuk kemi zakone dhe tradita në shoqëritë lindore dhe arabe, të cilat e bëjnë gruan të vuajë”?

Prof. Imadudin Halil: ”Unë dua t’u kthehem sërish fjalëve që kam përmendur dhe më lart: Sa më shumë t’u largohemi udhëzimeve hyjnore përsa i përket gruas dhe familjes, aq më shumë vazhdojmë t’i shtojmë vuajtjet dhe problemet shoqërore. Ndërkohë që sa më shumë që t’i kthehemi vlerave islame përsa i përket familjes dhe gruas, aq më shumë do i afrohemi natyrës së pastër, mirëkuptimit dhe harmonisë familjare.

Unë dua të theksoj, se normat islame e bëjnë njeriun të jetojë në harmoni me ligjet dhe normat e gjithësisë, me shoqërinë dhe vetë familjen.

Pozitën dhe gradat që ka arritur gruaja në Libi – sipas teleshikueses – ne i vemë re pothuaj në të gjithë vendet lindore dhe ato arabe. Gruaja në vendet lindore përparon dhe ka shënuar një pjesëmarrje të dukshme në shumë fusha të jetës.

Megjithatë unë nuk jam i një mendjeje me teleshikuesen nga Libia, e cila mendonte, se gruaja mund të depërtojë dhe të kontribojë në çdo fushë. Diçka e tillë bie në kundërshtim me natyrën e njeriut dhe normat e Zotit në gjithësi. Fusha në të cilën një grua mund të japë maskimumin dhe të arrijë rezultate të larta është ajo e mëmësisë dhe edukatores së brezave. Padyshim që kjo nuk ia mohon asaj punën dhe depërtimin në ato aspekte jetësore, të cilat përshtaten me natyrën e saj dhe që nuk e nxjerrin jashtë natyrës, që i ka falur Krijuesi”.

Një teleshikues nga Kanadaja: ”Mendoj se gruaja duke iu kthyer fesë dhe rrugës së Zotit, do të ndjehet më e lumtur dhe më e qetë shpirtërisht. Kjo është baza e lumturisë dhe e lirisë”.

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Fjalëve të teleshikuesit nga Kanadaja, unë doja t’ju shtoj dhe diçka tjetër. Është fakt që në botën arabe dhe atë islame, ne nuk kemi një grua, e cila ua paraqet Islamin grave të tjera në mënyrë të pranueshme. Si është e mundur që unë si mbrojtës i një ideologjie dhe feje të caktuar, të mos kem aftësitë e duhura që t’a reklamoj besimin dhe idenë time në formën më të bukur dhe të pranueshme?!

Mos vallë ka ndikuar mënyra si e kemi trajtuar gruan deri tani? Mos faji qëndron në metodat arsimore, të cilat nuk i kanë arsimuar dhe edukuar siç duhet vajzat tona? Cili është komenti juaj doktor”?

Prof. Imadudin Halil: ”Unë nuk mendoj kështu vëlla i nderuar. Për shumë shkaqe dhe rrethana të ndryshme, brezi i nënave tona ka qenë një brez, tek i cili mbizotëronte injoranca. Ndërkohë është fakt, që brezi i vajzave dhe motrave tona zotërojnë një kulturë të gjerë, vizion të qartë dhe janë kërkuese. Në disa specialitete, gratë ua kanë kaluar edhe burrave. Në qytetin tim të lindjes p.sh, në Mosul, gratë zotërojnë një kulturë të gjerë dhe shumë prej tyre ndjekin studimet pas universitare. Ato dallohen për një pjesëmarrje të gjerë në fushën e thirrjes islame dhe në shumë fusha të tjerë të rëndësishme.

Në perëndim gjithashtu, si ato që kanë qenë myslimane si ato që e kanë pranuar Islamin, kanë një rol dhe ndikim të rëndësishëm në shumë institucione të jetës publike”.

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Atëherë ti je me idenë që gruaja duhet t’i kthehet fesë dhe udhëzimeve të Zotit”?

Prof. Imadudin Halil: ”Sigurisht, por kjo të shoqërohet me një pjesëmarrje më efektive të gruas”.

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Siç e dimë të gjithë, i Dërguari i Allahut (a.s), e filloi ftesën e tij në Meke me një grua. Gjithashtu, ai e mbylli mesazhin e tij, me kokën të mbështetur në prehrin e një gruaje”.

Prof. Imadudin Halil: ”Profeti Muhamed (a.s) e filloi ftesën e tij me gruan e tij të dashur Hadixhen, e cila më vonë ndërroi jetë, dhe e përfundoi atë në prehrin e Aishes. Kurse gjatë ritit të Haxhit të lamtumirës, ai i nxiste besimitarët myslimanë, që të silleshin mirë me gratë e tyre, duke e konfirmuar dhe një herë rolin e rëndësishëm të gruas në shoqërinë myslimane”.

Vallë orientalizmi apo oksidentalizmi?

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Valët perëndimore dhe oksidentalizuese që kanë përfshirë botën lindore, sidomos atë myslimane, kanë bërë që shumë muslimanë të imitojnë perëndimin. A nuk mendoni se diçka e tillë, në fund të fundit, do e çojë gruan lindore në të njëjtin nivel me atë perëndimore, me gjithë aspektet pozitive dhe negative”?

Prof. Imadudin Halil: ”Mendoj se diçka e tillë nuk pritet të ndodhë. Kjo, pasi ne muslimanët posedojmë mekanizma, të cilat e pengojnë gruan muslimane të përfundojë në qorrsokakun, ku ka përfunduar gruaja perëndimore. Ajo kurrë nuk mund të arrijë të bëhet një kopje e gruas perëndimore. Gruaja muslimane ka një trashëgimi të pasur me vlera fetare, zakone dhe tradita, të cilat e bëjnë të mendohet mire, para se të hedhë hapin drejt asaj lirie, që pretendohet në perëndim.

Gjithashtu dua të shtoj, se është diçka pozitive, që të përfitojmë nga arritjet pozitive të tjetrit. Diçka e tillë ka ndodhur gjatë gjithë historisë islame, që nga Kalifati i Omer ibnul Hattabit (r.a) dhe në shekujt e mëvonshëm. Por kjo të bëhet me kusht që të ruhet identiteti dhe qytetërimi ynë, nga çdo lloj depërtimi i huaj.

Në këto momente më vjen në mendje diçka, e cila në fakt më duket si paradoks, përsa i përket çështjes se oksidentalizimit dhe imitimit të perëndimorëve.

Janë vetë perëndimorët ata, që po bëjnë përpjekje të importojnë prej nesh sistemin familjar. Këtë nuk e bëjnë nga dashuria e madhe që ndjejnë për Islamin si fe, por ngaqë kanë arritur në një konkluzion, i cili në thelb është islam.

Për t’a vërtetuar me një shembull të gjallë, në një zonë administrative gjermane (para se të bashkoheshin dy Gjermanitë) u organizua një protestë nga një numër i madh grash, të cilat kërkonin të mbajnë mbiemrin e babait dhe jo atë të burrit. Vetë Zoti në Kuran, ka porositur dhe urdhëruar për diçka të tillë: ”Thërritini të birësuarit sipas etërve të tyre! Kjo është më e drejtë në sytë e Allahut”. (Azab:5)

Ne sot kemi nevojë që të tregohemi vigjilentë për të gjithë këto vlera, të cilat perëndimorët kërkojnë t’i importojnë nga sistemi islam.

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Në Rusi, para një muaji e gjysmë u miratua në parim e drejta e poligamisë. Unë nuk e di, nëse jeni informuar mbi diçka të tillë apo jo”?

Prof. Imadudin Halil: ”Në fakt nuk kam dijeni për diçka të tillë, por jam në dijeni të diçkaje tjetër të ngjashme, e cila ka ndodhur në Itali, para shumë kohësh. Parlamenti italian e hodhi në votim çështjen e lejimit të divorcit. Shumica e deputetëve votuan pro këtij ligji. Ditën e nesërme, të gjithë gazetat e shtypit italian, shkruanin se Italia kishte korrur një sukses të madh me miratimin e ligjit që lejonte divorcin mes bashkëshortëve.

A nuk është ky një fakt tjetër, që perëndimorët po i kthehen normave dhe ligjeve islame, ligje të cilat janë sulmuar ashpër më parë nga orientalistët? Ky ishte një paradoks tjetër. Edhe pse feja jonë e ka lejuar divorcin, rastet e divorcit në shoqëritë muslimane janë shumë më të pakta se shoqëritë e tjera, duke filluar nga Rusia dhe përfunduar në Amerikë.”

Pasoja e hidhur

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Mos dëshiron të thuash që gruaja në perëndim po vuan nga pasoja të hidhura”?

Prof. Imadudin Halil: ”Diçka e tillë është fakt konkret. Perëndimi dhe sidomos gruaja, po vuan pasoja tepër të rënda. Këto nuk janë disa fjalë që i themi për të mbushur harkun kohor të këtij emisioni, por janë fakte reale të shkëputura nga jeta e atjeshme. Fakte të tilla i gjen në librat dhe gezetat e tyre çdo ditë.

Një shembull për këtë, janë lidhjet dhe marrëdhëniet jashtëmartesore. As burri nuk i beson gruas dhe as gruaja burrit. Numri i fëmijëve të lindur nga marrëdhënie jashtëmartesore është në rritje. Përkujdesi atëror dhe prindëror tek fëmijët mungon.

Unë kam një statistikë, e cila tregon kohën e shkurtër të cilën një prind i kushton edukimit të fëmijës në perëndim. Perëndimi nuk është gjë tjetër veçse një sërë shtetesh të industrializuara, të cilat janë në kërkim të zhvillimit, dhe materiales. Pa asnjë fije dyshimi, në këtë aspekt ato janë të zhvilluara më shumë se ne. Kurse ne jemi më të zhvilluar dhe të përparuar se ato, në aspektin shoqëror dhe social, pasojat dhe rezultatet e të cilit do të shfaqen shumë shpejt.

Një fakt tjetër është përsa u përket të moshuarve. Tek ne, sa më shumë që të jetë i shtyrë në moshë, aq më shumë shtohet përkujdesi për të. Ndërkohë që në perëndim të moshuarit dëbohen nga shtëpia dhe çohen në azilet e pleqve.

Sipas një statistike të kohëve të fundit, numri i të moshuarve që frekuentonin azilet, ishte rritur 2.000 %”!!

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Atëherë, sistemi familjar islam, është më i sigurtë dhe më i zhvilluar se ai perëndimor”?!

Prof. Imadudin Halil: ”Po, ashtu është”.

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Të mos harrojmë se sistemet ekonomike, politike, financiare, arsimore etj… të perëndimit, janë sisteme më të përparuara dhe më të suksesshme se ç’janë sistemet tona. A është kështu”?

Prof. Imadudin Halil: ”Padyshim, por diçka e tillë ka nevojë për më shumë kohë që të diskutohet. Ndoshta në një emsion tjetër në dashtë Zoti”.

Një teleshikues nga Amerika: ”Edhe gruaja perëndimore është e lumtur, nëse u përmbahet zakoneve dhe traditave të saj, ashtu siç është e lumtur gruaja lindore nëse u përmbahet traditave dhe zakoneve. Ndërkohë që një grua myslimane, që jeton në perëndim, është me e lumtur se të gjithë. Cili është mendimi juaj për këtë”?

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Cili është komenti juaj doktor i nderuar? Do të doja që të përqendroheshit tek fjalët e fundit të teleshikuesit, ku sipas tij: Një grua muslimane që respekton zakonet dhe traditat dhe jeton në perëndim, është më e lumtur se çdo grua tjetër”.

Prof. Imadudin Halil: ”Unë pajtohem me teleshikuesin në ato që tha më lart. Një grua myslimane dhe e përkushtuar, që jeton dhe përballet me sfidat e shumta të jetesës në perëndim, nuk dorëzohet, nuk ndjek rrymën që e tërheq drejt shthurjes dhe degjenerimit, padyshim që është më e lumtur. Diçka të tillë e ka konfirmuar më parë dhe filozofi islam, Muhamed Ikbal”.

Rrënimi i familjes në perëndim

Prof. Xhasim El-Mutava: ”A keni diçka tjetër për të shtuar përsa i përket temës tonë “A është gruaja e lumtur” dhe përsa i përket rrënimit të familjes në perëndim”?

Prof. Imadudin Halil: ”Në fakt, ka shumë gjëra të çuditshme dhe të dëmshme, të cilat po dëmtojnë jo vetëm familjen në perëndim, por familjen në mbarë botën.

Nëse do u hidhnim një sy vendimeve të konferencave të ndryshme si ajo e Pekinit, të cilat bëjnë thirrje për degjenerim dhe garantim të martesave brenda të njëjtit seks, nëse do të shihnim përhapjen dhe rritjen e frikshme të numrit të përdhunimeve të grave dhe fëmijëve të vegjël, do ndërgjegjësoheshim mbi atë që e pret botën.

Sëmundja e sidës po gllabëron pa mëshirë popuj dhe rraca të ndryshme. Vetëm në Brazil gjenden mbi 250.000 raste me sida.

Në vitin 1990, numri i të sëmurëve me sida në Amerikë arrinte në 58.379 të prekur, ku 10 % prej tyre ishin gra. Sipas raportit, 51 % e të sëmurëve gra, e kishin marrë virusin me anë të shiringave të drogës. Ndërkohë që 29 % e kishin marrë nga marrëdhëniet seksuale. Këto janë pasojat e degjenerimit dhe e lirisë që nuk njeh kufinj, liri e cila po çon në shkatërrimin e njeriut, burrë qoftë apo grua.”

Gruaja… shkak i vuajtjeve ose i lumturisë

Një teleshikuese nga Katari: ”Mendoj se shkaku i vuajtjeve ose lumturisë së gruas, është vetë gruaja. Nëse ajo është optimiste dhe pozitive, nëse përmbush misionin e saj duke e shpërfilluar gruan perëndimore, padyshim që ajo do të jetojë e lumtur. Gruaja duhet të ndërgjegjësohet për mirësitë që i ka falur Zoti i Madhëruar. Ajo duhet të ndërgjegjësohet që kuptimi i vërtetë i fjalës “emancipim” në perëndim është “degjenerim”. Liria dhe emancipimi i vërtetë gjendet vetëm në Islam dhe në udhëzimet e tij”.

Prof. Imadudin Halil: ”Unë pajtohem me ato që tha teleshikuesja nga Katari. Liria e vërtetë e gruas qëndron në origjinalitetin dhe fenë e saj. Ne kërkojmë të kemi gra të ndershme dhe muslimane, me qëllim që të edukojnë filiza të ndershëm dhe dinjitozë, të cilët do e mbushin tokën me mirësi dhe drejtësi”.

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Duke pasur parasysh studiues dhe mendimtarë myslimanë, çfarë përshtypjesh keni rreth ndërhyrjeve të teleshikuesve”?

Prof. Imadudin Halil: ”Mendoj që shumica e atyre që kanë telefonuar, vazhdojnë t’a ruajnë të freskët përkushtimin dhe dashurinë për Islamin. Ky është një tregues, që ky umet vazhdon të jetë i fortë, i përkushtuar ndaj fesë dhe besimit të tij.”

Kthimi në autencitetin islam

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Cilat do të ishin disa këshilla, që do i drejtoje gruas në fund të emisionit”?

Prof. Imadudin Halil: ”E këshilloj që t’a lexojë dhe një herë historinë e saj. Ajo e ka në dorë dhe të mundur, që t’i balancojë dhe ekuilibrojë normat islame, me kërkesat e kohës, ashtu siç e arritën diçka të tillë brezat e parë të qytetërimit islam. Vetëm atëherë gruaja muslimane do e shohë veten në pararojë. Vetëm atëherë gruaja muslimane do të jetë modeli më i mirë i gruas perëndimore, e cila është në kërkim të një strehe dhe një modeli, sipas të cilit do shpëtojë nga rrënimi përfundimtar”.

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Në fund të këtij emsioni, ne e falenderojmë doktorin e nderuar, i cili besoj se na dha informacionin e pritshëm nga të gjithë.

Derisa lumturia të bëhet tradita jonë, u urojmë: Paqja e Zotit qoftë mbi ju!”

By: ardhmëriaonline.com

Prioriteti i studimit dhe planifikimit në çështjet e dynjasë
Nëse ne themi se është e domosdoshme që dija t’i paraprijë veprës në çështjet e fesë, atëherë këtë domosdoshmëri e theksojmë edhe më fort në punët e kësaj bote.

Ne jetojmë në një epokë ku çdo gjë ndërtohet mbi dijen, dhe nuk pranohet më improvizimi apo veprimi kaotik në asnjë aspekt të jetës.

Prandaj, çdo veprim serioz kërkon patjetër studim para se të merret vendimi për të; kërkon bindje për dobinë e tij para se të nisë zbatimi; kërkon planifikim para realizimit; dhe kërkon mbështetje në shifra dhe statistika përpara se të ndërmerret.

Në libra dhe studime të tjera të miat kam theksuar se statistika, planifikimi dhe studimi para veprimit janë pjesë përbërëse e vetë Islamit. I Dërguari i Allahut (a.s) ishte i pari që urdhëroi kryerjen e një regjistrimi statistikor të rregullt për ata që besuan tek ai pas shpërnguljes në Medinë. Gjurmët e planifikimit shfaqen qartë në jetën e tij në shumë forma dhe situata.

Më prioritar që duhet të planifikojnë të nesërmen e tyre janë ata që merren me veprimtari islame; ata nuk duhet t’i lënë çështjet të ecin pa fre, pa përfituar nga përvojat e së djeshmes, pa vëzhguar realitetet e së sotmes, pa vlerësuar saktësinë dhe gabimet në përpjekjet e bëra, pa matur fitimet dhe humbjet në rrugëtimin mes së djeshmes dhe së sotmes, dhe pa njohur me saktësi kapacitetet dhe mundësitë që zotërojnë, materiale dhe shpirtërore, të dukshme apo të fshehura, të shfrytëzuara apo të shpërdoruara. Po ashtu, duhet njohur qartë se cilat janë burimet tona të forcës dhe pikat tona të dobëta, si edhe ato të kundërshtarëve tanë: kush janë kundërshtarët tanë të vërtetë? Cilët janë kundërshtarë të përhershëm dhe cilët të përkohshëm? Cilët mund të fitohen dhe cilët jo? Me cilët mund të zhvillohet dialog dhe me cilët jo? Nuk është e drejtë të barazohen kundërshtarët, sepse në realitet ata janë të ndryshëm mes vete.

Të gjitha këto nuk mund të njihen veçse përmes dijes dhe studimit objektiv, larg gjykimit emocional dhe të çliruar — sa të jetë e mundur — nga ndikimet personale, mjedisore dhe kohore; edhe pse çlirimi i plotë dhe absolut mbetet pothuajse i pamundur.

Autor: Jusuf Kardavi

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

Marrëveshja e Mekës… Reflektimet e mbrojtjes së përbashkët mbi ekuilibrat e fuqisë rajonale
Marrëveshja e Mekës për mbrojtjen e përbashkët mund të shihet si momenti kur filloi të merrte formë embrioni i një sistemi të ri rajonal të sigurisë dhe politikës. Ajo e zhvendos marrëdhënien saudito-turko-pakistaneze nga ndërthurja e interesave drejt ndërvarësisë në fushën e parandalimit, dhe nga një rrjet bashkëpunimi dypalësh e shumëdrejtimësh drejt një angazhimi të institucionalizuar trepalësh për mbrojtjen.

Kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht krijimin e një sistemi rajonal të konsoliduar apo ngritjen e një alternative ndaj strukturave dhe aleancave ekzistuese. Përkundrazi, nënkupton shtimin e një shtrese të akumuluar të parandalimit mbi këto struktura, e cila, nëse pajiset me mekanizmat e saj institucionalë dhe operacionalë, mund të kontribuojë në riformësimin e ekuilibrave të fuqisë dhe në ripërcaktimin e qendrës së gravitetit të sigurisë dhe politikës në hapësirën arabe dhe islame.

Ky transformim merr një domethënie edhe më të thellë kur lexohet përmes ndërthurjes së burimeve të fuqisë së të tri shteteve; ku thellësia financiare, ekonomike dhe diplomatike saudite bashkohet me kapacitetin ushtarak dhe prodhues turk, si dhe me potencialin ushtarak dhe strategjik pakistanez, brenda një strukture vlera e së cilës forcohet pikërisht nga ndërlidhja e përbërësve të saj.

Ky koncept nuk duhet trajtuar si një ekuacion matematikor në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, por si një model shpjegues për të kuptuar se si kapacitetet kombëtare të ndara mund të shndërrohen në një kapacitet të përbashkët. Vlera strategjike e marrëveshjes nuk buron nga mbledhja aritmetike e burimeve të fuqisë së palëve të saj, por nga efekti shumëfishues që krijohet kur kapaciteti i secilës palë mbush një boshllëk që ekziston te dy palët e tjera.

Nga rregullimi i sigurisë te angazhimi institucional

Dallimi thelbësor ndërmjet asaj që ekzistonte para marrëveshjes dhe asaj që erdhi pas saj nuk qëndron te ekzistenca e bashkëpunimit, sepse marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet të tri shteteve janë të vjetra dhe të rrënjosura. Përkundrazi, ai qëndron në kalimin e këtij bashkëpunimi nga rregullime fleksibile dhe shumëdrejtimëshe drejt një angazhimi, i cili përcakton se çdo sulm i armatosur ndaj njërës palë konsiderohet sulm ndaj të gjithave.

Ky model angazhimi, i cili në logjikën e tij të përgjithshme i afrohet filozofisë së mbrojtjes kolektive në marrëveshjet mbrojtëse, e zhvendos marrëdhënien nga niveli i koordinimit në nivelin e parandalimit të zgjeruar.

Transformimi këtu është më shumë cilësor sesa sasior, sepse shteti që mendon të godasë njërën nga palët e marrëveshjes detyrohet të përfshijë në llogaritjet e tij edhe mundësinë e reagimit nga dy palët e tjera. Prandaj, fuqia e re nuk përcaktohet vetëm nga shuma e kapaciteteve ushtarake, ekonomike dhe politike të të tria shteteve, por edhe nga pasiguria që ndërlidhja e këtyre kapaciteteve krijon te kundërshtari, lidhur me përmasat e reagimit, shtrirjen dhe mjetet që mund të përdoren.

Dimensioni iranian dhe rillogaritja e shkallës së përshkallëzimit

Nuk mund të shkëputet koha e lidhjes së marrëveshjes nga një mjedis rajonal tejet i trazuar, i formuar si pasojë e zhvillimeve të përballjes amerikano-iraniane që nga fillimi i vitit 2026, i ripozicionimit të krahëve të Iranit dhe i shtimit të kërcënimeve ndaj korridoreve detare, paralelisht me aktivizimin e rregullimeve shumëpalëshe të sigurisë në Detin e Kuq dhe në Bab el-Mandeb.

Në këtë mjedis, marrëveshja rrit, nga këndvështrimi i parandalimit relativ, koston e çdo opsioni të mundshëm për përshkallëzim kundër njërës prej palëve të saj; sepse llogaritjet e palës kundërshtare nuk lidhen më vetëm me reagimin e shtetit të synuar, por edhe me mundësinë që përballja të zgjerohet në një nivel më të gjerë trepalësh.

Përfshirja e Pakistanit merr një rëndësi të veçantë, duke qenë se ai është një fuqi bërthamore. Hyrja e tij në një angazhim të përbashkët mbrojtës i shton marrëveshjes një dimension strategjik që shkon përtej kapaciteteve konvencionale, në kushtet e një paqartësie strategjike të llogaritur që rrethon rolin e kapaciteteve bërthamore në kuadrin e mbrojtjes së përbashkët në rast se kërcënimi arrin kulmin.

Këtu, “paqartësia strategjike” funksionon si pjesë e parandalimit. Kundërshtarit nuk i nevojitet siguria se kapaciteti maksimal do të përdoret; atij i mjafton të mos jetë në gjendje ta përjashtojë plotësisht këtë mundësi. Në këtë kuptim, kapaciteti strategjik pakistanez i shton një dimension të rëndësishëm ekuacionit të parandalimit, duke zgjeruar gamën e llogaritjeve që kundërshtari duhet të marrë parasysh, pa qenë e nevojshme të supozohet ekzistenca e një ombrelle bërthamore zyrtare që palët nuk e kanë shpallur.

Pakistani ndërmjet angazhimit rajonal dhe llogaritjeve të Azisë Jugore

Për Islamabadin, marrëveshja përfaqëson kurorëzimin institucional të një marrëdhënieje historike strategjike me Rijadin dhe, njëkohësisht, hap një hapësirë më të gjerë për praninë e tij në strukturat e sigurisë rajonale jashtë hapësirës së Azisë Jugore. Megjithatë, ky angazhim përmban llogaritje të ndjeshme, sepse doktrina e sigurisë pakistaneze do të mbetet në masë të madhe e lidhur me marrëdhënien e saj me Indinë dhe me ekuilibrin e parandalimit bërthamor në nënkontinent.

Prandaj, përfshirja e Pakistanit në marrëveshje nuk duhet interpretuar si një ripërcaktim gjithëpërfshirës i prioriteteve të tij mbrojtëse, por si një zgjerim i llogaritur i hapësirës së tij strategjike, efektet e drejtpërdrejta të të cilit shfaqen më qartë në Gjirin Persik, Detin e Kuq dhe në hapësirën më të gjerë arabe dhe islame, pa e zbehur rolin qendror të Azisë Jugore në llogaritjet e sigurisë së Pakistanit.

Nga ana tjetër, ky zgjerim i shton Islamabadit një vlerë të re strategjike. Ai nuk perceptohet më vetëm si njëra prej dy fuqive bërthamore rivale në Azinë Jugore, por edhe si pjesë e një strukture mbrojtëse që lidh Azinë Jugore me Gjirin Persik dhe Lindjen e Mesme. Kjo e zgjeron hapësirën e tij gjeopolitike dhe i jep peshë shtesë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Turqia: nga furnizuesja e mbrojtjes te partnerja institucionale

Për Ankaranë, marrëveshja përfaqëson mishërimin institucional të një procesi që ka nisur të marrë formë gjatë viteve të fundit përmes rritjes së bashkëpunimit ushtarak dhe eksporteve të industrisë turke të mbrojtjes drejt rajonit. Transformimi kryesor këtu qëndron në kalimin e Turqisë nga pozita e furnizueses së teknologjisë dhe sistemeve ushtarake në pozitën e partneres brenda një strukture institucionale të mbrojtjes.

Kjo pozitë i jep Ankarasë një avantazh strategjik të dyfishtë: nga njëra anë, ajo ruan anëtarësinë dhe lidhjen e saj me sistemin e NATO-s, ndërsa nga ana tjetër fiton një pozicion brenda një strukture të re në zhvillim të sigurisë arabe dhe islame. Në këtë mënyrë, forcohet aftësia e saj për të vepruar si një aktor lidhës ndërmjet hapësirës atlantike dhe hapësirës arabe dhe islame, në vend që veprimtaria e saj strategjike të kufizohet tërësisht brenda njërës prej tyre.

Rëndësia e rolit turk brenda marrëveshjes qëndron edhe në faktin se burimet e fuqisë së tij ndryshojnë nga burimet e fuqisë saudite dhe pakistaneze. Vlera nuk buron nga ngjashmëria e burimeve të fuqisë së tri palëve, por nga ndryshimi i tyre dhe aftësia për t’u integruar. Kur kapaciteti politik, ekonomik dhe diplomatik saudit ndërthuret me bazën industriale dhe ushtarake turke, si dhe me potencialin ushtarak dhe strategjik pakistanez, krijohet një formë e fuqisë së përbërë, të cilën asnjëra prej palëve nuk do të mund ta prodhonte e vetme.

Nga marrëveshja trepalëshe te embrioni i një sistemi më të gjerë sigurie

Njoftimi se marrëveshja është e hapur për përfshirjen e shteteve të tjera rajonale mbart një domethënie që tejkalon kufijtë e tri palëve, sepse e shndërron Marrëveshjen e Mekës nga një formulë trepalëshe në një embrion të aftë për t’u zgjeruar, dhe nga një marrëveshje mbrojtëse ndërmjet tri shteteve në një model potencial themelues për një sistem më të gjerë sigurie.

Rëndësia e kësaj veçorie qëndron në faktin se shtetet themeluese nuk krijojnë thjesht një aleancë, por, nëse struktura zhvillohet në këtë drejtim, fillojnë të përcaktojnë kriteret e anëtarësimit në të, shtrirjen e detyrimeve të saj dhe rregullat e funksionimit.

Në këtë kuadër, organizimi i marrëveshjes nga Mbretëria Saudite, duke pasur parasysh pozitën simbolike që përfaqëson Meka dhe peshën e integruar politike e strategjike të tri shteteve, merr një domethënie që tejkalon dimensionin protokollar dhe hedh themelet për një partneritet mbrojtës, të bazuar në konsensusin e palëve dhe në plotësimin e roleve të tyre në përcaktimin e trajektoreve dhe orientimeve të ardhshme të tij.

Kjo merr rëndësi edhe më të madhe nëse marrëveshja në të ardhmen shndërrohet në një platformë që tërheq shtete të tjera, sepse atëherë çështja nuk do të lidhet thjesht me rritjen e numrit të anëtarëve, por me kalimin e shteteve themeluese nga pozita e palëve brenda ekuilibrit të fuqive në pozitën e pjesëmarrësve në hartimin e rregullave të këtij ekuilibri. Pikërisht këtu mund të flitet për fillimin e një kalimi gradual nga një sistem rajonal, shumë prej rregullimeve të sigurisë së të cilit formësohen nga jashtë, drejt një sistemi sigurie ku disa prej rregullave të tij prodhohen nga vetë fuqitë rajonale, brenda rajonit.

Nga parandalimi i bazuar në marrëveshje te parandalimi i bazuar në kapacitete

Vlera strategjike e marrëveshjes nuk kufizohet vetëm në krijimin e një angazhimi të ndërsjellë politik dhe juridik, por shtrihet edhe te mundësia që ajo ofron për ndërtimin e një kapaciteti të përbashkët mbrojtës, i cili e shndërron këtë angazhim në një element real parandalues. Marrëveshja përbën këtu pikënisjen drejt institucionalizimit të bashkëpunimit mbrojtës ndërmjet tri shteteve dhe lidhjes së elementeve të fuqisë që zotëron secila palë brenda një kuadri më të koordinuar dhe më të integruar.

Në këtë kontekst, mekanizmat që do të krijohen në kuadër të marrëveshjes marrin një rëndësi të veçantë, qoftë në konsultimin dhe marrjen e vendimeve, shkëmbimin e informacionit të inteligjencës, planifikimin e përbashkët të mbrojtjes, stërvitjet ushtarake, apo koordinimin e reagimit ndaj krizave dhe rritjen e aftësisë së forcave dhe sistemeve ushtarake të tri shteteve për të vepruar së bashku.

Këto procese e zhvendosin gradualisht marrëdhënien nga koordinimi i kapaciteteve kombëtare drejt ndërtimit të një kapaciteti kolektiv mbrojtës, i cili mund të vihet në veprim kur të jetë e nevojshme.

Në këtë mënyrë, marrëveshja përfaqëson fillimin e një kalimi nga një parandalim i mbështetur në angazhimin e ndërsjellë drejt një parandalimi të mbështetur në kapacitetin e përbashkët. Sa më shumë të thellohet institucionalizimi i bashkëpunimit dhe të integrohen mekanizmat e tij operacionalë, aq më shumë rritet besueshmëria e angazhimit mbrojtës dhe aq më e lartë bëhet kostoja e vënies së tij në provë nga kundërshtarët.

Prandaj, rëndësia e marrëveshjes nuk matet vetëm me atë që përcakton në tekstin e saj, por edhe me rrugën që ajo hap për shndërrimin e elementeve të fuqisë saudite, turke dhe pakistaneze në një kapacitet parandalues të ndërlidhur.

Marrëveshja bashkon tri shtete, interesat e sigurisë së të cilave shtrihen në disa hapësira strategjike, të cilat takohen në interesat e tyre madhore, edhe pse shtrirja e tyre gjeografike është e gjerë. Interesat e sigurisë së Arabisë Saudite lidhen kryesisht me Gjirin Arabik, Detin e Kuq dhe hapësirën arabe, ndërsa llogaritjet strategjike të Turqisë shtrihen nga Lindja e Mesme deri në Detin e Zi dhe hapësirën evropiano-atlantike. Ndërkohë, fronti indian zë një pozitë qendrore në llogaritjet mbrojtëse të Pakistanit.

Kjo shtrirje i jep marrëveshjes një hapësirë të gjerë gjeopolitike dhe, në të njëjtën kohë, e bën përcaktimin e fushave të angazhimit dhe të mekanizmave të aktivizimit të tyre një element të rëndësishëm për forcimin e kohezionit të saj dhe organizimin e reagimit të përbashkët ndërmjet palëve.

Për qëndrueshmërinë e marrëveshjes, mendoj se është e domosdoshme të ketë qartësi në përcaktimin e sulmit që kërkon aktivizimin e saj, kufijtë e reagimit, mekanizmat e konsultimit, si dhe fushat e angazhimit gjeografik dhe operacional. Sa më të qarta të jenë këto rregulla, aq më shumë mund të forcohet kohezioni ndërmjet palëve, duke ruajtur njëkohësisht shkallën e nevojshme të paqartësisë strategjike ndaj kundërshtarëve.

Embrioni i një sistemi të ri rajonal të sigurisë

Në përfundim, vlera strategjike e Marrëveshjes së Mekës për mbrojtjen e përbashkët nuk matet vetëm me angazhimet e shprehura qartë në të, por edhe me mundësitë e sigurisë dhe politike që ajo krijon. Për nga domethënia e saj, ajo e tejkalon konceptin e një traktati tradicional mbrojtës dhe vendos bazat për një formulë të ndërthurur parandalimi, në të cilën secila palë kalon nga të qenit një aktor i vetëm në një përbërës të integruar brenda një strukture më të gjerë. Në këtë strukturë ndërthuren kapaciteti ekonomik dhe diplomatik saudit, baza industriale dhe ushtarake turke, si dhe potenciali ushtarak dhe strategjik pakistanez.

Domethënia më e gjerë e Marrëveshjes së Mekës qëndron në faktin se ajo pasqyron një ndryshim në pozitën e fuqive rajonale: nga objekt i rregullimeve të sigurisë në partnerë në hartimin e tyre. Rëndësia këtu nuk përcaktohet vetëm nga madhësia e fuqisë që të tri shtetet i shtojnë njëri-tjetrit, por edhe nga shfaqja e një vullneti rajonal për ta organizuar këtë fuqi dhe për ta lidhur atë me interesa të përbashkëta. Kjo rrit aftësinë e rajonit për të ndikuar në mjedisin e vet të sigurisë, në vend që thjesht të përshtatet me ndryshimet që imponohen nga fuqitë dhe rivalitetet përreth tij.

Nga kjo perspektivë, Marrëveshja e Mekës mund të jetë treguesi i fillimit të një etape në të cilën siguria rajonale prodhohet gjithnjë e më shumë nga brenda, pa nënkuptuar shkëputjen nga aleancat dhe partneritetet ndërkombëtare ekzistuese. Transformimi i vërtetë nuk qëndron në zëvendësimin e një sistemi me një tjetër, por në rishpërndarjen e roleve në hartimin e sigurisë brenda tij, në mënyrë që fuqitë rajonale të kalojnë gradualisht nga pozita e marrësve të rregullimeve dhe ekuilibrave në pozitën e partnerëve në formulimin e tyre.

Pikërisht këtu marrëveshja mund të lexohet si embrioni i mundshëm i një sistemi të ri rajonal të sigurisë dhe politikës.

Autor: Turkij el Kabelan

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

Mosha e Aishes (r.a) kur u martua me Pejgamberin Muhamed (a.s)
Kjo çështje jo vetëm që përdoret shpesh nga islamofobët, por gjithashtu shkakton konfuzion midis muslimanëve që hasin rrëfime kundërthënëse. Pra, sot, ne synojmë të paraqesim një shpjegim të qartë, të bazuar historikisht, të mbështetur nga burime autentike, opinione shkencore dhe të dhëna kronologjike.

Pse ekziston debati?

Debati buron kryesisht nga një hadith i vetëm që thotë se Aishja (r.a.) ishte gjashtë vjeç kur u hartua kontrata e saj martesore dhe nëntë vjeç kur u konsumua martesa. Ky rrëfim citohet shpesh në Sahih’ul-Buhari dhe Sahihu Muslim, dhe është i vetmi raport që përmend këtë moshë specifike. Megjithatë, ajo që shumë nuk e kuptojnë është se ky rrëfim është një hadith mursel – që do të thotë se zinxhiri i rrëfyesve nuk arrin drejtpërdrejt te Pejgamberi (a.s), por te një shoqëruese – në këtë rast, vetë Aishja (r.a). Për më tepër, ai bie ndesh me prova të tjera historike të dokumentuara mirë që sugjerojnë një rrëfim krejtësisht të ndryshëm.

Kuptimi i kulturës arabe dhe llogaritja e moshës

Para se të futemi në data, është e rëndësishme të kuptojmë traditën arabe të llogaritjes së moshës. Sipas historianit Musah , vajzat arabe – veçanërisht midis fisnikërisë – filluan të numëronin moshën e tyre që nga fillimi i pubertetit, zakonisht i shënuar nga një ceremoni e quajtur Mu’ay, jo nga lindja.

Ky zakon do të thotë që kur Aishja r.a. tha se ishte “nëntë vjeç”, kjo mund t’i jetë referuar viteve pas arritjes së pubertetit, jo moshës së saj biologjike që nga lindja. Kur përshtatet për vitet aktuale të lindjes, kjo mund ta vendosë atë në afërsisht 17 ose 18 vjeç në kohën e martesës.

Prova të forta historike që mbështetin një moshë më të lartë

Le të shqyrtojmë katër prova kryesore nga studimet dhe historia islame që kundërshtojnë drejtpërdrejt pretendimin nëntëvjeçar:

1 – Diferenca në moshë me motrën e saj, Esmën (r.a)

Esma bint Ebu Bekr (r.a), motra më e madhe e Aishes, është një pikë kritike referimi. Esma (r.a.) vdiq në vitin 73 të hixhretit në moshën 100 vjeç, siç raportohet në burime të shumta biografike. Kjo do të thotë se ajo ishte 27 vjeç në kohën e hixhretit (më 622 e.s.). Esma ishte 10 vjet më e madhe se Aishja r.a., që do të thotë se Aishja ishte 17 vjeç hixhri. Meqenëse Aishja (r.a). u martua me Pejgamberin (a.s) pas hixhretit në Medinë (disa burime thonë rreth 6 muaj më vonë), kjo e vendos atë në 17 ose 18 vjeç në martesë.

2 – Pranimi i hershëm i Islamit nga ana e saj

Tekstet historike konfirmojnë se Aishja (r.a.) ishte ndër të banorët e parë që e pranuan Islamin, në vitet e para pas shpalljes (610 e.s.). Nëse ajo do të kishte lindur vërtet në vitin 614 të e.s. (siç sugjeron teoria nëntëvjeçare), ajo nuk mund ta kishte përqafuar Islamin gjatë viteve të para të tij, sepse nuk do të kishte lindur ende. Kjo e bën të pamundur llogaritjen kohore matematikisht dhe mbështet më tej një vit lindjeje më afër vitit 605 të e.s. – duke e bërë atë rreth 17 vjeç gjatë hixhretit.

3 – Hadithi që tregon se ajo ishte një vajzë e re në kohën e shpalljes së sures Kamer, ajeti 46

Në një hadith nga Sahih’ul-Buhari, Aishja (r.a) thotë: “Isha një vajzë e re duke luajtur me lodra kur u shpall ky varg: “Por jo, Ora e Fundit është koha kur ata me të vërtetë do të përballen me fatin e tyre; dhe ajo Ora e Fundit do të jetë më katastrofalja dhe më e hidhura”[1] Ky ajet u shpall 9 vjet para Hixhretit, rreth vitit 613 të erës sonë. Nëse Aishja (r.a.) ishte tashmë një “vajzë e re duke luajtur me lodra” në atë kohë, ajo duhet të ketë qenë të paktën 5-6 vjeç, që do të thotë se ka lindur rreth viteve 605-608 të erës sonë, dhe jo më 614 të erës sonë.

4 – Konsensusi shkencor në veprat kryesore historike

Studiues të njohur si: Imam Neveviu dhe Hakim En-Nejsaburi kanë vërtetuar se Esmaja (r.a.) ka lindur në vitin 595 të erës sonë, dhe se Aishja (r.a.) ishte 10 vjet më e re. Kjo përputhet në mënyrë të qëndrueshme me datën e lindjes në vitin 605 të erës sonë dhe një moshë prej 17-18 vjeç në kohën e martesës.

Pse kjo ka rëndësi

Pejgamberi Muhamed (a.s) është figura më fisnike, më e sinqertë dhe moralisht më e drejtë në histori. Të shpifësh karakterin e tij bazuar në raporte të keqkuptuara ose të izoluara – duke injoruar një mal me prova historike të besueshme – nuk është vetëm e padrejtë, por edhe thellësisht mashtruese.

Si muslimanë, është thelbësore të angazhohemi në mënyrë kritike me burimet tona, të kuptojmë kontekstin historik dhe të pajisemi me njohuri për t’iu kundërvënë rrëfimeve të rreme me të vërtetë dhe me dinjitet. Të gjitha të dhënat historike të besueshme dhe burimet e hershme islame tregojnë se Aishja (r.a) ishte rreth 17 ose 18 vjeç kur u martua me Pejgamberin Muhamed (a.s) – dhe jo 9 vjeç siç keqkuptohet zakonisht.

Ky përfundim nxirret nga:

1 – Kronologjitë e llogaritura të ngjarjeve të hershme islame;

2 – Diferencat në moshë me motrën e saj Esmanë (r.a)

3 – Pjesëmarrja e saj në Islamin e hershëm;

4 – Hadithe dhe vepra shkencore të verifikueshme.

Në vend që të mbështetemi në një hadith të vetëm me kontekst të diskutueshëm, ne duhet të ruajmë integritetin akademik duke shqyrtuar burime të shumta, vërtetuese.

Përktheu: Nexhat Ibrahimi

By: mesazhi.com

[1] – Sure Kamer: 46.

Vëllai im e mori vesh që unë shikoj materiale pornografike
Pyetja:

Përmbledhja:

Një i ri zbuloi se vëllai i tij, rastësisht, e kishte kuptuar që ai shikon materiale pornografike dhe pyet: A është kjo një shenjë nga Allahu që të heq dorë prej tyre?

Detajet:

Paqja, mëshira dhe begatitë e Allahut qofshin mbi ju.

Problemi im është se herë pas here shikoj video pornografike. Në një moment kam shkarkuar në telefonin tim disa video pornografike, pastaj i kam fshirë. Por rastësisht ndodhi që vëllai im zbuloi, përmes listës së shkarkimeve, se unë kisha shkarkuar këto video pornografike.

Më kaploi shqetësimi dhe pikëllimi dhe u lëndova shumë. Pyetja ime është: A është kjo një shenjë nga Zoti ynë, i Madhëruari, që të mos kthehem më te këto lloj videosh?

Ju lutem më përgjigjeni, sepse kjo çështje më shqetëson shumë dhe më ka zënë mendjen.

Allahu ju shpërbleftë me të mira.

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Paqja dhe bekimet qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Me ndihmën e Allahut të Madhëruar, them:

Së pari: Po, mundet që fakti që vëllai yt ka zbuluar shikimin tënd të gjërave të ndaluara të jetë një e mirë për ty, në mënyrë që të heqësh dorë nga këto shikime të ndaluara.

Së dyti: U çudita me gjendjen tënde kur vëllai yt e mori vesh. Të kaploi shqetësimi dhe pikëllimi dhe u lëndove shumë. Kjo ndodhi për shkak të dijes dhe vëzhgimit të një krijese. Por ku je ti ndaj dijes së të Gjithëfuqishmit, të Gjithëdijshmit, Dëgjuesit dhe Shikuesit? I Pastër është Ai, i Cili ka thënë: “Nuk nxjerr njeriu asnjë fjalë, veçse pranë tij është një vëzhgues i gatshëm (që e shënon atë).”[1]

Dhe ku je ti ndaj fjalës së Tij: “Ti nuk merresh me asnjë çështje, nuk lexon prej tij asnjë pjesë nga Kurani dhe ju nuk bëni asnjë vepër, veçse Ne jemi dëshmitarë mbi ju kur ju angazhoheni në të. Zotit tënd nuk i fshihet as pesha e një grimce në tokë dhe as në qiell, as më e vogël e as më e madhe se ajo, veçse është në një Libër të qartë.”[2]

Dhe ku je ti ndaj fjalës së Tij: “Asgjë nuk është si Ai; Ai është Dëgjuesi, Shikuesi.”[3]

Së treti: Duket se besimi yt është i dobët dhe adhurimet e tua kanë mangësi. Prandaj përmirësoje veten duke e forcuar besimin dhe duke i mbushur boshllëqet në adhurimet e tua përmes këtyre gjërave:

1 – Kërkimi i dijes së dobishme.

2 – Faljen e namazeve rregulisht në xhami.

3 – Shtimi i leximit të Kuranit me meditim dhe përsiatje.

4 – Lutja ndaj Allahut të Madhëruar duke i kërkuar përmirësimin e zemrës sate.

5 – Martohu sa më shpejt!

6 – Angazhimi i vetes me gjëra që të sjellin dobi në fenë dhe jetën tënde, sepse zbrazëtia sjell prishje.

7 – Kërkimi llogari vetes dhe përpjekja e madhe për pendim të sinqertë nga gjërat e ndaluara.

8 – Largimi nga shoqëria e keqe dhe qëndrimi pranë njerëzve të mirë.

9 – Kujtimi i vdekjes dhe i asaj që vjen pas saj: varri, llogaria dhe shpërblimi.

Së katërti: Kujto se me shikimin e ndaluar ti i bën mëkat Allahut të Madhëruar, i Cili të ka dhuruar begatinë e shikimit dhe të ka urdhëruar ta ulësh shikimin nga gjërat e ndaluara. Allahu thotë: “Thuaju besimtarëve që t’i ulin shikimet e tyre dhe t’i ruajnë organet e tyre të turpshme. Kjo është më e pastër për ta. Me të vërtetë, Allahu është i Mirinformuar për atë që ata bëjnë.”[4]

Së pesti: Dije – Allahu të udhëzoftë – se kur Allahu e ndaloi zinanë Ai nuk tha: “Mos bëni zina”, por tha: “Dhe mos iu afroni zinasë, sepse ajo është vepër e shëmtuar dhe rrugë e keqe.”[5]

Kjo është që ndalesa të përfshijë jo vetëm zinanë, por edhe çdo gjë që të çon drejt saj, si shikimi, vetmia me personin e ndaluar, shfaqja e bukurive trupore dhe të tjera.

Së gjashti: Pastaj kujto: Çfarë përfiton nga këto mëkate? Asgjë. Vetëm zemërimin e Allahut ndaj teje, shpërqendrimin e mendjes nga adhurimet që të afrojnë tek Allahu, ndezjen e dëshirës seksuale dhe bërjen tënd rob të saj. Madje mund të përfundosh në imoralitet ose në zakonin e masturbimit.

Së shtati: Për shkak të gjithë kësaj, ji i vendosur me veten tënde dhe hiq dorë menjëherë. Dije se dera e pendimit është e hapur, por mos e shty atë derisa vdekja të të vijë papritur, sepse atëherë pendimi nuk do të të sjellë dobi. Allahu i Madhëruar thotë: “Kush bën një të keqe ose i bën padrejtësi vetes së tij, pastaj i kërkon falje Allahut, do ta gjejë Allahun Falës dhe Mëshirues.”[6] Dhe thotë: “Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni tepruar në dëm të vetes suaj, mos e humbni shpresën nga mëshira e Allahut. Me të vërtetë, Allahu i fal të gjitha mëkatet. Ai është Falësi, Mëshirëploti.”[7]

Madje, kur Allahu përmendi mëkatet e mëdha – idhujtarinë, zinanë dhe vrasjen e një personi të pafajshëm më pas tha: “Përveç atij që pendohet, beson dhe bën vepra të mira; të tillëve Allahu ua shndërron të këqijat në të mira. Allahu është Falës dhe Mëshirues.”[8]

Kjo është një përgëzim i madh për atë që pendohet me sinqeritet: Allahu, Mëshiruesi, e pranon pendimin e tij dhe ia shndërron mëkatet e mëparshme në vepra të mira.

Prandaj nxito drejt pendimit, mos u vono dhe kërko ndihmën e Allahut!

Allahu të ruajtë dhe të dhëntë sukses në pendimin e sinqertë. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Këshillues: Abdulaziz Saleh

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Kaf: 18.

[2] – Sure Junus: 61.

[3] – Sure Shura: 11.

[4] – Sure Nur: 30.

[5] – Sure Isra: 32.

[6] – Sure Nisa: 110.

[7] – Suer Zumer: 53.

[8] – Sure Furkan: 70.

A mund të zbatohet sheriati islam?
Një pyetje që e shtrojnë shumë njerëz, nën ndikimin e diskursit që ndan fenë nga jeta e përditshme. Disa prej tyre mendojnë se sheriati është jashtë kohës dhe hapësirës, prandaj nuk mund të zbatohet. Të tjerë mendojnë se ai duhet patjetër të zbatohet, për shkak të lidhjes së tij me fenë tonë me të cilën i përkushtohemi Allahut; sepse zbatimi i sheriatit është zbatim i dispozitave të Allahut që Ai na i ka obliguar, dhe nëse nuk i zbatojmë këto dispozita, atëherë jemi mëkatarë tek Allahu në Ditën e Kijametit.

Megjithatë, ajo që është e përbashkët mes dy palëve, pavarësisht largësisë mes tyre, është se ata e shohin sheriatin thjesht si zbatim të “kufijve dhe ndëshkimeve” ndaj mëkatarëve, si vrasja e vrasësit, prerja e dorës së vjedhësit dhe rrahja e kurorëzuesit të paligjshëm, që janë çështje të përmendura në Kuran.

Kështu, ata që e refuzojnë zbatimin e sheriatit e konsiderojnë se këto dispozita kanë kaluar kohën e tyre dhe nuk mund të zbatohen më, duke u bazuar në një qasje moderne që nuk i jep vend fesë në jetën praktike. Ndërsa ata që kërkojnë zbatimin e tij, edhe pse me bazë islame, shpesh e kufizojnë sheriatin në të njëjtën kuadër të kufijve dhe ndëshkimeve, të cilat modernistët i kundërshtojnë plotësisht.

Ndërkohë, sheriati është shumë më i gjerë se kaq. Po të angazhohej umeti me qëllimet dhe urtësitë e sheriatit dhe të interesohej për pjesët e tjera të dispozitave islame, do të mbizotëronin drejtësia, liritë, solidariteti shoqëror dhe do të forcoheshin marrëdhëniet sociale, duke filluar nga rregullat familjare që nuk kufizohen vetëm në të drejta dhe detyra, por shtrihen në dashuri, dhembshuri dhe mëshirë:

“Dhe nga shenjat e Tij është se ju krijoi bashkëshorte nga vetja juaj që të gjeni prehje tek ato, dhe vendosi mes jush dashuri dhe mëshirë”[1]

Dhe deri te marrëdhëniet njerëzore në përgjithësi, të cilat bazohen në parimin themelor të nderimit të njeriut: “Ne i kemi nderuar bijtë e Ademit…”[2]

Prandaj, mund të thuhet se konflikti qëndron mbi një çështje të paqartë mes tyre: ata flasin për diçka që nuk e përfaqëson realisht kuptimin e sheriatit. Prandaj diskutimi zhvillohet rreth një koncepti që nuk është kuptuar si duhet, sidomos në një kohë kur njerëzit vërejnë zhvillimet globale në sistemet ligjore, të drejtat e njeriut dhe liritë.

Shoqëritë që respektojnë veten, falë respektit ndaj ligjit dhe zbatimit të tij mbi të gjithë, nuk pranojnë diçka që nuk e kuptojnë ose që nuk mund ta justifikojnë me argumente të qarta.

Dhe unë, përballë këtyre dy qëndrimeve, them me sinqeritet dhe qetësi: po, sheriati islam mund të zbatohet. Por para se njerëzit të pajtohen me këtë përgjigje të shpejtë, duhet të kuptojnë çfarë është sheriati islam, kush e zbaton dhe si zbatohet.

Një nga gabimet më të shpeshta dhe më të rrezikshme që bën umeti në lidhje me zbatimin e sheriatit është kufizimi i tij vetëm në vendosjen e ndëshkimeve, sikur sheriati të mos ketë sjellë asgjë tjetër përveç tyre. Madje shumë njerëz mendojnë se zbatimi i ligjit të Allahut nënkupton vetëm këto dënime. Kush ka jetuar në vitet 60, 70 dhe 80, ka dëgjuar pretendimin se Arabia Saudite është shteti i vetëm islam në botë, sepse pret dorën e vjedhësit dhe ndëshkon kurorëzimin e paligjshëm duke e reduktuar kështu sheriatin në vetëm këtë aspekt.

Por e vërteta është se zbatimi i sheriatit nuk kufizohet në ndëshkime. Ai përfshin çdo gjë që lidhet me njeriun dhe lëvizjen e tij në ekzistencë, sepse njeriu në këndvështrimin islam është përgjegjës para Allahut për gjithçka që bën në jetën e tij. Madje edhe vetvetja e tij nuk mund të trajtohet sipas dëshirës së tij:

“Shpenzoni në rrugën e Allahut dhe mos e çoni veten në shkatërrim…”[3]

Ndërsa ndëshkimet dhe “kisas”-i janë vetëm një pjesë e vogël e sistemit ligjor, që i përket së drejtës penale. Jeta nuk përbëhet vetëm nga ndëshkime. Krahas këtij sektori, ekzistojnë dispozita të shumta që lidhen me jetën në të gjitha aspektet: familjen, ekonominë, politikën, edukimin dhe marrëdhëniet njerëzore në përgjithësi.

Në tërësinë e tyre, këto dispozita kanë një natyrë ligjore dhe një natyrë fetare. Ana ligjore përfshin të drejtat e shoqërisë dhe të individëve, ndërsa ana fetare lidhet me të drejtën e Allahut në adhurime dhe çështje të besimit, si dhe me të drejtat e njerëzve që lidhen me drejtësinë, obligimet dhe interesat e tyre.

Qëllimi i tyre është realizimi i drejtësisë dhe lirisë, dhe rregullimi i jetës njerëzore në mënyrën më të drejtë dhe më të balancuar.

Ajo që e dallon zbatimin e sheriatit është se ai ka një dimension fetar adhurimi; domethënë është një sistem dispozitash që synon realizimin e interesave të njerëzve dhe shmangien e humbjes së tyre, dhe në të njëjtën kohë merr parasysh hallallin dhe haramin, sipas asaj që ka përcaktuar Allahu në Librin e Tij dhe në Sunetin e të Dërguarit të Tij (a.s), në gjithçka që Allahu e do dhe nuk e do. Sepse përkufizimi i “gjykimit sheriatik” është: “ligjërimi i Allahut që lidhet me veprimet e të ngarkuarve me përgjegjësi, në formë kërkese, zgjedhjeje ose lejimi”, pra urdhër, ndalim dhe opsion.

Pra, sheriati është tërësia e dispozitave të Allahut në gjithçka që lidhet me jetën e njeriut: adhurim, marrëdhënie, orientim, legjislacion, zbatim dhe autoritet; përfshin kufijtë, ndëshkimet dhe të tjera.

Allahu i Lartësuar thotë: “Jo, për Zotin tënd, ata nuk besojnë derisa të të marrin ty për gjykatës në mosmarrëveshjet mes tyre, pastaj të mos ndiejnë ngushtim në vetvete për atë që ke vendosur dhe të dorëzohen plotësisht”[4]

Kjo sepse ata janë besimtarë në Allahun dhe në Profetin Muhamed (a.s), prandaj nuk u takon të marrin gjykatës tjetër përveç Profetit Muhamed (a.s) sa kohë ai është mes tyre; përndryshe nuk do të konsideroheshin besimtarë të vërtetë. Prandaj, kush beson në Allahun dhe në Muhamedin (a.s), nuk ka të drejtë të gjykohet përveçse sipas tyre. Dhe kjo nuk vlen vetëm për mosmarrëveshjet që kanë mes tyre, por për çdo çështje në përgjithësi.

Gjykimi sheriatik që jemi të obliguar ta respektojmë dhe t’i kthehemi në çdo çështje të madhe apo të vogël është përgjigjja ndaj ligjërimit të Allahut në Kuran dhe ndaj haditheve të sakta të Profetit (a.s), si dhe ndaj përfundimeve që nxirren prej tyre nga dijetarët muxhtehidë të umetit; sepse tekstet në përgjithësi janë parimore, ndërsa detajet janë detyrë e dijetarëve. Kjo është e ngjashme me ligjet që vendosin shtetet, të cilat kërkojnë interpretim për zbatim dhe kjo është detyrë e gjyqtarëve, prandaj vendimi gjyqësor dhe ekzekutimi i tij konsiderohen pjesë e ligjit.

Zbatimi i sheriatit bëhet në tre drejtime: dispozitat fetare, dispozitat gjyqësore dhe dispozitat e adhurimeve.

Drejtimi i parë: dispozitat fetare

Shpesh hasim tek fukahatë shprehjen “ky gjykim është në aspektin fetar”. Këto dispozita lidhen me fenë e çdo personi të ngarkuar me përgjegjësi në shoqërinë myslimane, pra me marrëdhënien e tij me Allahun. Ai që i shpjegon fillimisht është juristi islam, por edhe vetë besimtari mund të jetë mbikëqyrës i vetvetes, pa pasur nevojë për një autoritet tjetër që ta qortojë.

Në shoqërinë myslimane, dispozitat fetare përfshijnë të gjitha fetë: myslimani gjykohet sipas Islamit, i krishteri sipas krishterimit dhe hebreu sipas judaizmit. Pra, zbatimi i sheriatit në shtetin islam nënkupton se jomyslimanët gjykohen sipas fesë së tyre dhe jo sipas sheriatit islam. Kjo është detyrë e autoritetit shtetëror që ka fuqinë e detyrimit dhe të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve mes njerëzve.

Drejtimi i dytë: dispozitat gjyqësore

Këto janë tërësia e rregullave që lidhen me organizimin e shoqërisë. Ato në thelb ndërtohen mbi një sistem ligjor të përbashkët të bazuar në të drejta dhe detyra. Prandaj, ky është një sistem juridik që zbatohet mbi të gjithë qytetarët e shtetit islam, pavarësisht dallimeve në bindje, fe apo zakone.

Ky aspekt i dispozitave është ligji që buron nga kushtetuta dhe nga legjislacioni që del prej saj, dhe përbën një pjesë të zbatimit të sheriatit në shtetin islam.

Drejtimi i tretë: adhurimet

Si namazi, agjërimi, haxhi dhe zekati; pra çdo gjë që Allahu e ka ligjëruar si ibadet. Edhe adhurimet e jomyslimanëve garantohen në shoqërinë myslimane.

Edhe pse adhurimi është përgjegjësi individuale, shteti ka përgjegjësi të lehtësojë kryerjen e tyre për njerëzit, edhe nëse ata nuk ndjekin fenë e shoqërisë ku jetojnë. Edhe kjo hyn në zbatimin e sheriatit islam, i cili urdhëron umetin të kujdeset për rregullimin e jetës së njerëzve.

Autor: Iltiham Mexhuri

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Rum: 21.

[2] – Sure Isra: 70.

[3] – Sure Bekare: 195.

[4] – Sure Nisa: 65.