Mesazhi i ajetit: “Kur u thamë engjëjve: “Përuluni në sexhde para Ademit”, ata u përulën, përveç Iblisit, i cili nuk deshi, u tregua mendjemadh dhe u bë mosbesimtar.”

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Refuzimi i urdhërit të Allahut nga ana e Iblisit, për t’i bërë sexhde Ademit (a.s) ishte shkak për ta nxjerrë nga mëshira e Allahut!

Por nëse meditojmë në situatën e Iblisit dhe ta krahasojmë me lënësin e namazit nga myslimanët do të shohim çudi!

Iblisi refuzoi t’i binte në sexhde Ademit (a.s)

Ndërsa lënësi i namazit refuzon ti bëjë sexhde Zotit të Ademit (a.s).

I lartësuar është Allahu e sa i mëshirshëm e i butë është Allahu me këtë umet!

Ai i thërret robërit e tij të kthehen tek Ai në mëngjes e mbrëmje.

Sado i madh të jetë mëkati e gabimi e sado e gjatë të jetë braktisja.

Autor: Ed’hem Shekavi

Përktheu: Mevlad Çollaku

By: ardhmëriaonline.com

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *