Mesazhi i ajetit: “Pastaj kthehu shpinën me mëndjemadhësi”

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Një ndryshim i madh qëndron mes atij që mëkaton nga dobësia dhe ai që mëkaton me mendjemadhësi e përqeshje.

I pari, ndonëse rrëzohet, ndien brenda vetes pendesë e thotë me zemër të përulur: “Lutu për mua! Epshi më mposhti, shejtani më mashtroi me vesvese dhe më zbukuroi mëkatin.”

Ndërsa i dyti, kur e këshillon, të kthen me përbuzje: “Ç’ka këtu? Një jetë kemi – le ta shijojmë sa të mundemi, mor burrë!”

E kuptueshme pra: i pari e ka më të lehtë kthimin tek Allahu, sepse sprovën e ka në gjymtyrët e trupit, kurse i dyti e ka më të vështirë, sepse sëmundja e tij është në zemër!

Sufjan ibn Ujejne ka thënë:

“Kush mëkaton nga dëshira (epshi), për të shpresohet e mira;

ndërsa kush mëkaton me zemrën e tij (me mendjemadhësi), nga ai ki frikë!”

Ademi (a.s) bëri mëkat për shkak të dëshirës, por u fal.

Ndërsa Iblisi mëkatoi nga arroganca dhe u mallkua.”

Autor: Ed’hem Sherkavi

Përktheu: Mevlad Çollaku

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *