Nga hytbet e Profetit (a.s): Asgjë nuk ndodh veçse me lejen e Allahut

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Transmeton Ibn Shihabi:

“Na ka arritur nga i Dërguari i Allahut (a.s) se kur ai mbante hytben, ka pasë thënë:

“Çdo gjë që do të vijë është afër dhe nuk është e largët ajo që do të vijë. Allahu nuk e shpejton atë gjë të cilën dikush dëshiron ta shpejtojë dhe nuk vepron sipas çështjeve të njerëzve. Ajo që Allahu dëshiron të ndodhë do të ndodhë dhe ajo që njerëzit dëshirojnë të ndodhë nuk ka për të ndodhur. Allahu dëshiron një çështje, dhe njerëzit dëshirojnë një tjetër, por ajo që do Allahu ndodh, edhe nëse njerëzit e urrejnë. Ajo që Allahu e ka afruar, askush nuk mund ta largojë, dhe ajo që Allahu e ka larguar, askush nuk mund ta afrojë. Asgjë nuk ndodh veçse me lejen e Allahut të Lartësuarit dhe të Madhërishmit.”[1]

Përktheu: Elton Harxhi

[1] – Ebu Daudi në Merasil.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *