Autor: Sabaudin Jashari
Një nga efektet më negative dhe të rrezikshme të konspiracionizmit dhe të të marrurit me të, është se, pa kuptuar, qasja konspiracioniste sposton vëmendjen e njeriut nga Kajjumia e Allahut dhe Rububija e Tij, tek “fuqia” e njerëzisë.
E për pasojë shkëputen zemrat e njerëzisë nga të mbështeturit tej Allahu i Përjetshëm e i pa kufijshëm drejt mbështetjes tek njerëzia e vdekshme dhe takat-shteruar.
E për pasojë: kalon njerëzia nga analizimi i ngjarjeve, të mëdhaja apo të vogla, nën hijen e besimit në Allahun, Rabulalemin, për tek analizimi i ngjarjeve nën hijen e idaretit të cunguar njerëzor.
E mu këtu kupton se përse Allahu i Madhëruar na ka urdhëruar ta lexojmë, me detyrim, 17 -të herë në ditë, suren “Fatiha”, e cila pas Bismilah-it, fillon me: Elhamdu Lilahi Rabilalemin, Faleminderimi i plotë i takon Allahut, Krijuesit, Sunduesit, Drejtim-Përcaktuesit të Gjithësisë.
Allahu na ruajttë