I Dërguari i Allahut (a.s) i drejtohej Allahut me këtë lutje:
“ALLAHUMME INNI EUDHU BIKE MINEL HEDMI, UE EUDHU BIKE MINET TEREDDI, UE EUDHU BIKE MINEL GAREKI UEL HAREKI UEL HEREMI, UE EUDHU BIKE EN JETEKHABBETANIJESH SHEJTANU INDEL MEUTI, UE EUDHU BIKE EN EMUTE FI SEBILIKE MUDBIREN, UE EUDHU BIKE EN EMUTE LEDIGEN.”
O Zot, Unë kërkoj mbrojtje prej Teje që mos të vdes nën rrënoja, kërkoj mbrojtje prej Teje që mos të vdes duke rënë nga lartësitë, kërkoj mbrojtje prej Teje që mos të vdes nga mbytja dhe djegia, kërkoj mbrojtje prej Teje nga pleqëria e rënduar, kërkoj mbrojtje prej Teje që të mos më mposhtë shejtani në agoninë e vekjes, kërkoj mbrojtje prej Teje që mos të më bësh prej atyre që vdesin në rrugën Tënde si dezertorë dhe kërkoj mbrojtje prej Teje që mos të vdes nga pickimi.