Përngjasimi i Dynjasë me ujin

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Allahu i Madhëruar thotë: “E ti (Muhamed) paraqitju atyre shembullin e kësaj bote, që është është si një ujë (shi) që Ne e lëshojmë nga qielli”[1]

Imam Kurtubiju thotë: [Njerëzit e urtë kanë thënë: Allahu i Madhëruar e ka përngjasuar Dynjanë me ujin sepse:

Uji nuk qëndron në një vend ngase rrjedh, po ashtu edhe Dynjaja nuk është e njëllojshme por ajo kalon nga një situatë në një  tjetër.

Uji rrjedh dhe ikën, po kështu edhe Dynjaja do të zhduket dhe do të ikë.

Kushdo që hyn në ujë domosdoshmërisht do të laget, po kështu çdokush që jeton në Dynja do të përjetojë sprovat e saj.

Megjithëse uji është shumë i dobishën, ai është i dëmshëm dhe shkatërrues nëse tejkalohet caku, po kështu edhe Dynjaja ka dobitë e saj por ajo është e dëmshme nëse njeriu e tejkalon cakun e përdorimit të saj.][2]

[1] – Sure El Kehf: 45.

[2] -“El Xhamiu Li Ahkamil Kuran” i imam Kurtubijut.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.