Kur njerëzit lidhen pas personave, më shumë sesa pas parimeve dhe ideve, ata besojnë se shpëtimi i tyre i vetëm do të jetë nga dora e “heroit të ardhshëm”, të cilin e presin me padurim, sigurisht duke bërë sehir.
Sipas tyre, shpëtimi nuk është duke u bashkuar rreth një parimi sublim, për të cilin duhen mbledhur forcat, duhet bashkëpunuar dhe sakrifikuar, por vjen nga ai “burrë” i cili do i bashkojë dhe do i nxjerrë nga bataku ku jetojnë.
Pritja mund të jetë shumë e gjatë, ndërkohë që ata lundrojnë në detin e ëndrrave. Ne shohim predikues të cilët çirren duke kërkuar Salahudin Ejupin “Ku është Salahudini ynë?!” “Ngrihu Salahudin e na bëj derman!” Ata janë në pritje të një Salahudin tjetër, i cili do i shpëtojë e do u bëjë derman.
Sigurisht që veshja e cilësive kaq madhore një personi të vetëm, sado madhështor të jetë, si dhe veshja e cilësive madhore një gjëje të caktuar, sado me vlerë të jetë, është një sëmundje kaq e përhapur në mbarë botën islame. Ajo është dhe shkaku i dështimit të shumë politikave.
Marrë nga libri: Problemi i ideve në botën islame
Autor: Malik Ibn Nebij