Biri im!
Të gjitha rrugët të shpien tek Islami, nëse nijeti është i pastër dhe vendosmëria e plotë.
Nuk e humbet rrugën vetëm se ai që është i verbër, nuk ka nijet të pastër dhe nuk është serioz në kërkimin e të Vërtetës.
Biri im!
Flamuri i të vërtetës valvitet gjithmonë lart.
Por atë nuk e shikon vetëm se ai i cili vendos ta ndjekë atë.
Biri im!
Mos e shiko Islamin si burg të lirisë.
Ai është vetë jeta, i përshtatshëm për të gjithë njerëzimin.
Biri im!
Gjërat në origjinë janë hallall e të lejuara.
Kurse feja të ndalon nga ato gjëra që janë të dëmshme për ty.
E të urdhëron për ato gjëra që janë për dobinë dhe mirësinë tënde.
Zgjidh lirinë tënde nga kjo jetë si të dëshirosh.
Por me kusht që të mos dëmtosh as veten e as të tjerët.
Biri im!
Nga kjo botë dy gjëra më preokupojnë:
Namazi dhe edukata.
Namazi është lidhja ime me Zotin.
Kurse edukata është baza e mirëkuptimit me njerëzit.
Prandaj preokupoje edhe ti veten me këto të dyja!
Sepse nuk ka preokupim më të mirë se më atë gjë të cilën Zoti është i kënaqur.
Biri im!
Largoju nga çdo ide që nuk ka rrënjë në Islam!
Refuzoje çdo grupacion që si program të jetës nuk e ka marrë fenë e Allahut!
Shmangu nga çdo njeri i cili i humbet të drejtat që ka ndaj Allahut!
Dhe mos lejo që termat e injorancës të zënë vend në zemrën tënde!
Biri im!
Miku yt më i ngushtë le të jetë Kurani!
I dashuri i zemrës I dërguari i Allahut!
Programi i jetës Islami!
Dhe objektivi kryesor fitimi i kënaqësisë së Allahut!