Problematikat kryesore të cilave duhet t’u qaset ligjërimi islam

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Promovimi i mirëstudjuar i parimeve dhe vlerave islame mundëson edukimin e natyrshëm dhe gradual për t’u rregulluar dhe përmirësuar. Mirëpo gjatë këtij rrugëtimi, ligjërimi islam përballet me problematika serioze, të cilat jo vetëm nuk duhen neglizhuar, por përkundrazi, duhet ngritur zëri me të madhe rreth tyre. Pra, kemi të bëjmë me probleme reale me të cilat përballet populli shqiptar.

Prej këtyre problemeve:

Nevoja e madhe e popullit shqiptar për t’ju kthyer Zotit të gjithësisë dhe të gjithë të vërtetave të mëdha që kanë të bëjnë me këtë temë, si rruga e vetme për të shpëtuar nga të gjitha këto probleme të rrezikshme nga të cilat vuan aktualiteti ynë.

Ateizmi. Është shumë e nevojshme që qasja ndaj ateizmit të mos jetë thjesht kritike, pra thjesht duke e etiketuar si negative, sepse kjo tashmë është e ditur. Kjo qasje duhet të jetë e ngritur mbi njohjen e duhur të shkaqeve aktuale të tij, të argumenteve dhe arsyetimeve adekuate që e bëjnë të pavlefshëm atë, duke marrë shumë në konsideratë faktin se civilizimi bashkëkohor; pjesë e së cilit jemi edhe ne, ndërtohet mbi bazë ateiste. Kështu që kemi të bëjmë me një çështje goxha të thellë.

Rreziku i  madh që i kanoset popullit tonë nga pavëmendja dhe pasiviteti ndaj ç’ka ndodh brenda dhe jashtë tij.

Pavëmendja dhe shkujdesja ndaj faktit se shumë shpejt do të takohemi me Allahun. “Unë jam dërguar si paralajmëruesi juaj se ekziston një ndëshkim i dhimbshëm shumë i afërt.”[1]

Reformimi i arsimit si domosdoshmëri për zhvillim dhe ringritje. Myslimanët duhet të jenë të parët e interesuar për konsolidimin e arsimit shtetëror edhe pse duhet të japin maksimumin në krijimin e institucioneve arsimore model.

Qasja e vazhdueshme ndaj problemeve të shëndetsisë. Këtu dhe tek pika para saj, nuk kam parasysh vetëm qasjen kritike dhe negative por një qasje objektive, motivuese dhe nxitëse.

Problemi i negativizimit, pasivitetit, pesimizmit dhe demoralizimit që ka kapluar një shtresë të gjerë të popullit tonë, veçanërisht rininë. Kjo temë duhet të jetë në qendër të ligjërimit islam. Nuk mund të ketë zhvillim dhe ringritje nëse një popull është i zhytur në pesimizëm dhe demoralizim. E të parët që duhet ta korrigjonë këtë të metë janë hoxhallarët dhe elitat shqiptare të të gjitha kategorive.

Nevoja e të rinjve myslimanë për formim të vazhdueshëm arsimor, fetaro-edukativ, shkencor e kulturor.

Nevoja e të rinjve për formim të vazhdueshëm profesional.

Fenomeni i shkurorëzimit që vazhdimisht paraqitet në rritje.

Fenomeni i krimit ordiner dhe atij të organizuar që zhvlerëson në mënyrë të vazhdueshme jetën e njeriut dhe gjakun e tij.

Fenomeni i tmerrshëm i korrupsionit dhe nepotizmit, që po e gërryen vazhdimisht palcën e popullit tonë.

Droga dhe hashashi si nëna e problemeve të rinisë shqiptare, si burimi kryesor i krimit dhe vrasjeve.

Problemi i marrëdhënieve shoqërore, në shumë raste komshiu nuk njeh komshiun.

Fenomeni i shfrenimit moral që prek kryesisht rininë.

Ikja e të rinjve.

Autor: Sabaudin Jashari

[1] – Buhariu dhe Muslimi.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.