Dita Ndërkombëtare e Hixhabit

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Më 1 shkurt të çdo viti, qytetarë të rreth 150 vendeve të botës festojnë nismën “Dita Ndërkombëtare e Hixhabit”, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin për hixhabin, të promovojë tolerancën fetare dhe të luftojë diskriminimin.

Nisma u lançua në vitin 2013 nga vajza amerikane e lindur në Bangladesh (Nazma Khan) për të inkurajuar gratë e feve dhe kombësive të ndryshme që të përjetojnë jetën e një vajze të mbuluar vetëm për një ditë, teksa gratë muslimane në mbarë botën vuajnë forma të ndryshme diskriminimi për shkak të hixhabit që e mbajnë gjatë gjithë vitit.

Nazma iu nënshtrua shumë formave të diskriminimit. Atë e quajtën “terroriste”, e pështynë madhe edhe e goditën me shkelma. Nazma, kjo aktiviste sociale erdhi në SHBA nga Bangladeshi kur ishte 11 vjeç. Ja se si është shprehur ajo për diskriminimin që ka përjetuar për shkak të hixhabit: “Duke u rritur në Bronx, unë pësova shumë diskriminim për shkak të hixhabit. Në shkollë të mesme, unë u quajt ‘Batman’ ose ‘Ninja’. Kur shkova në universitet pas 11 shtatorit, u thirra dhe ‘Osama bin Laden’. Ishte e tmerrshme. Mendova se mënyra e vetme për të ndaluar diskriminimin ishte t’u kërkojmë motrave tona  të provojnë vetë hixhabin”, tha Nazma në një rast. Kështu ajo erdhi me idenë e një fushate si një mjet për të inkurajuar tolerancën dhe mirëkuptimin fetar, duke ftuar të gjitha gratë myslimane që nuk mbajnë hixhab, si dhe gratë jomyslimane, të përpiqen vetëm për një ditë për të ndjerë atë që ndiejnë të gjitha muyslimanet, të cilat veshin hixhabin. Përmes kësaj dite, Nazma shpreson të përhapë tolerancën fetare. Kështu që ajo u ka bërë thirrje të gjitha grave të çdo feje, kulture dhe etnije për çdo vit për rreth 11 vjet që të mbajnë hixhabin në këtë ditë.

Në një deklaratë për shtyp, Nazma ka thënë: “Unë dua t’i ftoj të gjitha gratë në jetën tonë vetëm për një ditë, në mënyrë që ato të kuptojnë pak gratë muslimane”.

Një vajzë e quajtur Diallo postoi foto të saj duke provuar hixhabin dhe komentoi: “Dua të mbaj një të tillë gjatë gjithë jetës sime. Nuk e di se çfarë po më pengon.”

Kiara shprehu lumturinë e saj për pjesëmarrjen në fushatë dhe tha: “Jam krenare që mbështes Ditën Ndërkombëtare të Hixhabit 2022 në solidaritet me vajzat muslimane që përballen me diskriminim për shkak të tij në të gjithë botën.”

Në traditën islame, hixhabi është një detyrim fetar i një gruaje myslimane të rritur, i përshkruar nga burimet themelore të Islamit. Si i tillë, hixhabi përfaqëson një shprehje modestie dhe bindjeje ndaj Zotit, si dhe një vullnet për të jetuar sipas rregullave.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.