Grabitja e Palestinës

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Çështja e grabitjes së Palestinës dhe shpërngulja me forcë e banorëve të saj është shembull i gjallë i tiranisë së shëmtuar, të drejtës së shtypur dhe shembull i krizës së moralit dhe ndërgjegjes prej kohëve të largëta

Medito me mua rreth kësaj anektode: Një njeri po ecte i shkujdesur në rrugë, pa i kushtuar vëmendje asnjë rreziku. Papritur, një hajdut i armatosur i del dhe ia merr me forcë portofolin e tij dhe, pastaj i thotë: Ec, vazhdo rrugën!
Njeriu i shkretë mundohet të flasë e të kundërshtojë, por hajduti i thotë me këmbëngulje: Harroje çfarë ndodhi dhe vazhdo rrugën me paqe!
Aty vjen një murg dhe i thotë njeriut të gjorë: Ai po të fton, që të vazhdosh rrugën në paqe! Paqja është më e mirë për ty, a nuk e ke dëgjuar fjalën e të Lartmadhërishmit: “E, nëse anojnë na paqja, atëherë ano edhe ti nga ajo dhe mbështetu Allahut…”, mbështetu Allahut dhe prano paqen!
Njeriu i shkretë i thotë: Mua më vodhën dhe duhet që të kthej pasurinë time, e nëse sot jo, atëherë në të nesërmen e afërt, apo të largët!
Zërat filluan të bërtasin, sa këtu e atje, duke i thënë: A po kërcënon sigurinë dhe turbullon klimën? Ti je terrorist, ngatërrestar, nxitës i trazirave dhe pengues i stabilitetit.
Njeri i mjerë tha: Si mund të cilësohet një i sulmuar si terrorist? Si mund t’i thuhet dikujt që i është marrë e drejta, se ai është i keq? A nuk ka asnjë të mençur e të drejtë që të thotë: Kthejani atij që i është bërë zullum çfarë i është marrë?
Ajo që të bën për të qeshur, është se përpjekje të mëdha shpenzohen në këto ditë për stabilitetin e paqes, apo me shprehje më të qartë, për të detyruar të vjedhurin të heshtë dhe kërcënimin e tij se, nëse rifillon të bërtasë, se ai është terrorist dhe meriton të vritet!
Çështja e grabitjes së Palestinës dhe shpërngulja me forcë e banorëve të saj është shembull i gjallë i tiranisë së shëmtuar, të drejtës së shtypur dhe shembull i krizës së moralit dhe ndërgjegjes prej kohëve të largëta.
Musai i tha Faraonit: “Lëri të vijnë me mua bijtë e Izraelit” dhe për Faraonin tiran ishte e lehtë t’i lindte jehuditë të shkonin së bashku me profetin e tyre, jashtë Egjiptit, të cilëve iu ngushtua toka, por ai refuzoi dhe ia ktheu me këto fjalë: “Tha: A na erdhe që të na nxjerrësh nga toka jonë me magjinë tënde”!
Fuqia e verbër ka një logjikë, që nuk njeh turp dhe se, do të vijnë jehuditë nga Rusia e nga vende të tjera dhe do t’i shporrin banorët autoktonë nga shtëpitë e tyre, të cilat i kanë trashëguar prej një mijë vitesh, pastaj do t’i thuhet të shporrurit dhe të shpërngulurit: Ti je terrorist, që nuk duhesh ta shohim fytyrën tënde.
Besime dhe popuj, sillen ndaj tyre me këtë lloj përçmimi dhe pastaj akuzohen se nxisin armiqësi dhe kryejnë zullume!

Autor:  Muhamed El-Gazali
Përktheu: Lavdrim Hamja

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.