Pyetje: Cila është dispozita fetare në lidhje me përdorimin e zbutësit të buzëve gjatë agjërimit?
Përgjigja: Të gjitha lavdet dhe falenderimet i takojnë Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin për të Dërguarin e Allahut dhe shokët e tij.
Përdorimi i zbutësit të buzëve gjatë agjërimit nuk përbën problem përderisa ai që agjëron nuk kapërdin gjë prej tij. Nëse ai me qëllim dhe vetëdije kapërdin diçka prej tij atëherë agjërimi i tij konsiderohet i prishur dhe ai e ka për detyrë ta kompesojë atë ditë pas Ramazanit.
E njëjta dispozitë fetare vlen edhe për kremin hidratues të fytyrës; përdorimi i tij lejohet gjatë agjërimit përderisa asgjë nuk depërton në brendësinë e agjëruesit nëpërmjet hundës apo gojës.
Allahu e di më mirë.
Burimi: islamweb.net
Përktheu: Elton Harxhi