1 – Kush janë shtyllat e besimit?
1 – Besimi te Allahu.
2 – Besimi te engjëjt e Tij.
3 – Besimi te Librat e Tij.
4 – Besimi te të Dërguarit e Tij.
5 – Besimi te Dita e Fundit.
6 – Besimi te caktimi i Allahut, i mirë apo i keq qoftë ai.
2 – Kush janë shtyllat e islamit?
1 – Dëshmia: “La ilahe il lall llah” ue “Muhamedun abduhu ue resuluhu”
2 – Falja e namazit.
3 – Zekati.
4 – Agjërimi i Ramazanit.
5 – Haxhi një herë në jetë për atë që ka mundësi.
3 – Çfarë është Ihsani?
Ihsani është ta adhurosh Allahun sikur e shikon Atë. Edhe nëse ti nuk e shikon Atë, Ai të shikon ty.
4 – Cila është gjëja më e rëndësishme që njeriu duhet ta mësojë në këtë botë?
Gjëja më e rëndësishme që njeriu duhet ta mësojë për veten e tij dhe t’ia mësojë të tjerëve është çështja e besimit.
5 – Si cilësohen emrat dhe atributet e Zotit dhe përse shërbejnë ato?
Të gjithë emrat dhe atributet e Allahut cilësohen të bukura. Ato shërbejnë për ta njohur sa më mirë Allahun.
6 – Cili është emri më madhështor i Zotit dhe çfarë do të thotë Ai?
Emri më madhështor i Zotit është Allah. Ky emër përfshin të gjithë emrat dhe atributet e Zotit. Allahu është Krijuesi, Allahu është Furnizuesi, Allahu është Mëshiruesi, Allahu është i Gjithëdijshmi.
7 – Cilat janë burimet e njohjes së Allahut?
Nëpërmjet universit dhe Kuranit.
8 – Si mund të arrijmë në besimin tek Allahu.
Besimi tek Allahu nuk është besim i verbër. Besimi tek Allahu është i bazuar tek arsyeja e shëndoshë dhe natyra e pastër të cilën Allahu e ka rrënjosur në zemrën e secilit prej nesh.
9 – Thuaje përmbajtjen e sures “Ikhlas”!
1 – Thuaj: Ai, Allahu është Një!
2 – Allahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet për çdo nevojë.
3 – As s’ka lindur kënd, as nuk është i lindur.
4 – dhe Atij askush nuk është i barabartë.
10 – Cila është gjurma që lë besimi te Allahu tek besimtari?
Nëse besimtari e njeh Allahun ashtu si takon madhështisë së Tij, atëherë zemra e besimtarit do të dëshmojë kudo qoftë për madhështinë dhe pushtetin e Allahut. Zemra do të dëshmojë se universi lëviz vetëm në saj të vullnetit dhe përkujdesjes së Allahut.
11 – Si mund t’i drejtohet besimtari Allat me emrat dhe atribuet e Tij?
Nëse besimtari kërkon të ndjejë madhështinë e Allahut, i drejtohet Atij me ermin “O Zot, i Plotfuqishëm”
Nëse besimtari kërkon furnizim i drejtohet Allahut me emrin “O Furnizues”
Nëse besimtari kërkon falje i drejtohet Allahut me emrin “O Mëkatfalës”
Nëse besimtari kërkon dituri i drejtohet Allahut me emrin “O i Gjithdijshëm”
E kështu me rradhë…
12 – Cila është ajo lutje që nëse besimtari i lutet Allahut, Ai ia pranon lutjen?
“O Allahu im, të lutem duke qenë se Ty të takon falënderimi, nuk ka hyjni veç Teje, Ti je i Lëvduari o Shpikësi i qiejve dhe i tokës, o Poseduesi i madhështisë dhe fisnikërisë, o i Gjallë, o i Përjetshëm, unë po të lus Ty”.
13 – Ngase janë krijuar njerëzit, engjëjt dhe xhindet?
Njerëzit janë krijuar nga dheu, engjëjt janë krijuar nga drita kurse xhindët janë krijuar nga flaka (pa tym) e zjarrit.
14 – Përshkruaj cilësitë e engjëjve!
Engjëjt janë krijesa madhështore e të bukura me krahë, nuk kanë gjini, nuk hanë e as nuk pinë, flasin, kanë aftësi të lëvizin shpejt dhe kanë aftësi të marrin formën e njeriut.
15 – Përshkruaj karakteristikat e engjëjve!
Engjëjt janë krijesa që vazhdmisht e adhurojnë dhe e madhërojnë Allahun me tesbih, asnjëherë nuk e thyejnë urdhrin e Tij, të ndershëm, të drejtë, nuk janë krijesa mëndjemadhe, kanë turp, duan dhe urrejnë, lëndohen nga ato prej të cilat lëndohen edhe njerëzit dhe nuk e dinë të fshehtën.
16 – Përshkruaj detyrat e engjëjve!
1 – Me lejen e Allahut, dhurojnë dhe marrin shpirtrat e krijesave.
2 – Mbikqyrin veprat e njerëzve.
3 – Ruajnë njerëzit.
4 – Shëtisin anembanë botës duke kërkuar ato kuvende ku përmendet Allahu.
5 – Merren me dukuritë natyrore.
6 – Merren me ndodhitë e Ditës së Kijametit.
7 – U shërbejnë besimtarëve në Xhenet.
17 – Cilët janë melaiket më kryesorë dhe cilat janë detyrat e tyre ?
1 – Xhibrili: Detyra e tij është t’i zbresë shpalljen profetëve.
2 – Mikaili: Detyra e tij është të merret me dukuritë natyrore.
3 – Israfili: Detyra e tij është t’i fryjë surit në Ditën e Kijametit.
4 – Azraili: Detyra e tij është të marrë shpirtrat e njerëzve.
17 – Në cilat raste engjëjt luten për besimtarët?
1 – Engjëjt luten për atë që kërkon dijen.
2 – Engjëjt luten për atë që i shpie salavatë Profetit (a.s).
3 – Engjëjt luten për atë njeri që e shpenzon pasurinë e tij në rrugë të Allahut.
18 – Kur mund të jemi në shoqërinë e engjëjve?
1 – Kur viziotojmë një të sëmurë.
2 – Kur flemë të pastër me abdes.
3 – Kur marrim pjesë në kuvendet e dijes.
4 – Kur lexojmë Kuran.
5 – Në natën e Kadrit.
19 – Cilat janë librat hyjnorë dhe kujt i janë shpallur ato?
1 – Tevrati: i është shpallur profetit Musa (a.s).
2 – Zeburi: i është shpallur profetit Daud (a.s).
3 – Inxhili: i është shpallur profetit Isa (a.s).
4 – Kurani; i është shpallur profetit Muhamed (a.s).
20 – Trego disa prej emrave dhe cilësive të Kuranit!
1 – Kurani
2 – Furkan
3 – Esh Shifa
4 – El Aziz
5 – El Mexhid
21 – Cilat janë specifikat e Kuranit?
Kurani është libër i shpallur nga Allahu, është libër që udhëzon në rrugë të drejtë, libër, mrekullitë e të cilit nuk mbarojnë, libër i përshtatshëm për çdo kohë dhe vend.
22 – Për çfarë flet Kurani?
Kurani flet për besimin, adhurimin, moralin e mirë etj.
23 – Sa është numri i profetëve të përmendur në Kuran?
Në Kuran janë përmendur 25 profetë.
24 – Përse janë dërguar profetët?
Allahu i ka dërguar profetët për t’u treguar njerëzve rrugën e drejtë.
25 – Cilat janë cilësitë e Profetëve?
Profetët janë njerëz, meshkuj, të zgjuar, të sinqertë, amanetqarë në transmetimin e shpalljes së Zotit tek njerëzit dhe të pagabueshëm në raport me gjynahet dhe veset e këqija.
26 – Allahu tregon se profetët janë shembuj dhe model për ne. Cilat janë aspektet e modelit të tyre për ne?
Profetët janë model për ne në çështjet e besimit, adhurimit, moralit dhe sjelljes.
27 – Cilët janë pesë profetët e vendosur?
Ata janë: Nuhu (a.s), Ibrahimi (a.s), Musai (a.s), Isai (a.s) dhe Muhamedi (a.s).
28 – Cila është mrekullia më e madhe që Allahu i dha profetit Muhamed (a.s)?
Kurani.
29 – Kur do të ndodhë Dita e Kijametit?
Askush nuk e di se kur do të ndodhë Dita e Kijametit përveç Allahut.
30 – A do të ringjallet njeriu në botën tjetër?
Po, njeriu do të ringjallet në botën tjetër sepse një fakt të tillë e ka përmendur Allahu në Kuran.
31 – Çfarë ka përgatitur Allahu për besimtarët dhe punëmirët në botën tjetër?
Allahu ka përgatitur për besimtarët dhe punëmirët Xhenetin.
32 – Çfarë ka përgatitur Allahu për mosbesimtarët dhe punëkeqët në botën tjetër?
Allahu ka përgatitur për mosbesimtarët dhe punëkeqët Xhehenemin.
33 – Si duhet të jetë reagimi i besimtarit karshi caktimit të Allahut?
Besimtari duhet të jetë gjithmonë i kënaqur me caktimin e Allahut.
34 – Çfarë frytesh sjell besimi te caktimi i Allahut në jetën e besimtarit?
1 – I përballon më mirë vështirësitë dhe hallet e jetës.
2 – E motivon për të qenë optimist për jetën.
3 – I jep një kënaqësi shpirtërore të papërshkrueshme.
4 – Besimtari kërkon ndihmë tek Allahu për ta përballuar hallin që i ka rënë.
35 – Çfarë do të thotë “La ilahe il lall llah”
“Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut.”
36 – Çfarë do të thotë “Muhamedun abduhu ue resuluhu”
“Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij.”
37 – Cila është vlera e shehadetit?
Kushdo që e thotë shehadetin me gjithë zemër dhe i përmbahet atij ka për të hyrë në Xhenet.
38 – Cilat janë objektivat e pastërtisë sipas islamit?
1 – Zbatimi i urdhërit të Allahut dhe të Dërguarit të Tij.
2 – Realizimi i adhurimeve sipas rregullave të përcaktuara nga feja.
3 – Shlyerja e mëkateve dhe fitimi i sevapeve.
4 – Mbrojta e shëndetit të njeriut.
38 – Përse duhet të marrim abdes?
Sepse kusht i domosdoshëm për të falur namazin është që besimtari të jetë me abdes.
39 – Cila është vlera e abdesit?
Ai i i cili merr abdes në formën më të mirë, i bien të gjitha mëkatet nga trupi.
40 – Cilat janë farzet e abdesit?
1 – Larja e fytyrës.
2 – Larja e duarve bashkë me bërrylat.
3 – Fshirja e një pjese të kokës.
4 – Larja e këmbëve bashkë me kyçet.
41 – Cilat janë disa prej suneteve të abdesit?
1 – Nijeti.
2 – Përmendja e Allahut.
3 – Larja e duarve (në fillim)
4 – Shpërlarja e gojës dhe e hundës.
5 – Fshirja e plotë e kokës dhe e veshëve një herë.
6 – Fërkimi i gishtërinjve.
7 – Larja e gjymtyrëve nga tre herë.
8 – Respektimi i rradhës në marrjen e abdesit.
42 – Cilat janë ato gjëra të cilat e prishin abdesin?
1 – Ajo që del nga dy rrugët e jashtëqitjes.
2 – Gjaku dhe qelbi.
3 – E vjellura.
4 – Gjumi shtrirë.
5 – Të fiktit.
43 – Çfarë është tejemumi?
Fshirja e fytyrës, duarve dhe bërrylave me dhe’ duke pasur si nijet pastrimin për të kryer një adhurim.
44 – Kur duhet me marrë tejemum?
1 – Kur mungon uji.
2 – Pamundësia ose frika për të përdorur ujin.
45 – Përse namazi është i rëndësishëm?
1 – Namazi është adhurimi më i rëndësishëm në islam.
2 – Namazi është lidhja e njeriut me Allahun.
3 – Namazi është kopshti i të gjithë adhurimeve të tjera.
46 – Cilat janë disa nga objektivat e namazit?
1 – Zbatimi i urdhërit të Allahut dhe të Dërguarit të Tij.
2 – Realizimi i kujtimit të Allahut në formën më të mirë.
3 – Pastrimi nga mëkatet.
47 – Sa herë duhet të falet besimtari gjatë ditës dhe cilat janë ato?
Besimtari e ka për detyrë të falet pesë herë në ditë. Kohët e namazit janë: Sabahu, Dreka, Ikindia, Akshami dhe Jacia.
48 – Cilat janë shartet (kushtet) e namazit?
1 – Abdesi.
2 – Pastrimi i papastërtive të trupit, rrobave dhe ambjentit të faljes.
3 – Mbulimi i avretit.
4 – Nijeti.
5 – Drejtimi nga Kibla.
6 – Hyrja e kohës.
49 – Cilat janë ruknet (shtyllat) e namazit?
1 – Tekbiri fillestar.
2 – Qëndrimi në këmbë.
3 – Leximi i Kuranit.
4 – Rukuja.
5 – Sexhdeja.
6 – Ulja në rekatin e fundit.
50 – Cilat janë gjërat që e prishin namazin?
1 – Të ngrënët dhe të pirët gjatë namazit.
2 – Të folurit gjatë namazit.
3 – E qeshura në namaz.
4 – Prishja e abdesit.
5 – Lënia me qëllim e ndonjë prej sharteve apo rukneve të namazit.
51 – Cilat janë urtësistë e dhënies së Zekatit?
1 – Zekati pastron njeriun nga mëkatet.
2 – Zekati është dëshmi për personin se është besimtar.
3 – Zekati plotëson nevojën e të varfërit dhe atij që është në nevojë.
4 – Zekati forcon lidhjet e muslimanëve me njëri-tjetrin.
5 – Zekati e mbron njeriun nga Xhehenemi.
52 – Cilat janë pasuritë e përcaktuara prej të cilave nxirret Zekati?
Ari, argjendi, devetë, lopët, delet, dhitë; prodhimet bujqësore, pasuritë nëntokësore, mallrat për tregti etj.
53 – Cilët janë kategoritë që përfitojnë nga Zekati?
Të varfërit, nevojtarët, administrata e Zekatit, personat të cilëve mund t’i fitohet zemra, lirimi i robërve, të mbyturit në borxhe, ata që janë në rrugë të Allahut dhe rrugëtarit.
54 – Cilat janë urtësitë e agjërimit të Ramazanit?
1 – Realizimi i adhurimit.
2 – Arritja e devotshmërisë.
3 – Agjërimi i barazon njerëzit.
55 – Cila është vlera e agjërimit të Ramazanit?
Kush agjëron Ramazanin me besim dhe duke kërkuar shpërblimin tek Allahu, i falen të gjitha mëkatet.
56 – Cilat janë kushtet që agjërimi të jetë i vlefshëm?
Agjëruesi duhet:
1 – Të jetë musliman.
2 – Të ketë mbushur moshën e pubertitetit.
3 – Të mos jetë udhëtar.
4 – Të gëzojë shëndet të plotë.
5 – Të bëjë nijetin.
6 – Nuk duhet të hajë dhe të pijë nga koha e agimit deri në kohën e Akshamit.
57 – Cilat janë gjërat që e prishin agjërimin?
1 – Ngrënia dhe pirja me qëllim.
2 – Vjellja me qëllim.
3 – Marrja e ilaçeve nga goja.
58 – Cilat janë urtësitë e kryerjes së Haxhit?
1 – Përmirësimi i zemrës.
2 – Manifestimi i vëllazërisë dhe paqes.
59 – Cila është vlera e Haxhit?
Haxhi i kryer siç duhet ka shpërblim të vetëm Xhenetin.
60 – Cilat janë shtyllat e Haxhit?
1 – Nijeti.
2 – Qëndrimi në Arafat.
3 – Tavafi i Ifadas.
Përgatiti: Elton Harxhi