Transmetuesi thotë: “Në një natë të errët bisedova me shejtanin e mallkuar dhe kur dëgjova ezanin e sabahut, desha të shkoj në xhami, por ai më tha: Nata zgjat edhe më, po fli!
I thashë: “Kam frikë se humbas namazin e detyrueshëm”. Më tha: “Koha që ke në dispozicion është e gjerë dhe e gjatë”. I thashë: “Kam frikë se më ik falja me xhemat”. Më tha: “Mos ia vështirëso vetes adhurimin”. Atëherë rashë të flija dhe u ngrita vetëm pasi kishte lindur dielli. Shejtani më tha duke shushuritur: “Mos u pikëllo për atë që të iku, pasi ke para tërë ditën e kohë ke mjaft”.
U ula të bëj duatë, por ai ma hapi defterin e mendimeve. I thashë: “Po më preokupon nga lutja”. Më tha: “Lëre atë për në mbrëmje”. Vendosa të pendohem, por ai më tha: “Kënaqu sa je i ri”. I thashë: “Kam frikë vdekjen”. Më tha: “Një jetë e pashtershme të pret”.
Bëra të mësoj kumtime hyjnore, ndërsa ai më tha: “Relaksohu me këngë qejfi, hitet e kolonave zanore”. I thashë: “Po janë haram”. Më tha:“Dijetarët (e fesë islame) kanë mendime të ndryshme për këtë”. I thashë: “Librin me hadithet që i bëjnë ato haram, në syrtar e kam”. Më tha: “Ato janë që të gjitha hadithe të dobëta”.
Kaloi një vajzë e bukur dhe sytë i mbylla, por ai më tha: “E ç’problem ka të shikosh?” I thashë: “Mund ta pësosh”. Më tha: “A ka problem të meditosh për bukurinë? Meditimi është i lejuar”.
Shkova për në Shtëpinë e Lashtë (Qabe), ma zuri udhën kryq dhe më tha: “Cili është shkaku i këtij udhëtimi?” I thashë: “Të bëj Umre”. Më tha: “Gjithë këto vështirësi vetëm për një Umra. Dyert e mirësisë janë shumë dhe të mirat rrjedhin lumë”.
I thashë: “Duhet ta rregulloj situatën se s’bën”. Më tha: “Askush nuk do të shkojë në Xhenet me punët e veta”.
Kur u nisa t’i këshilloj njerëzit, më tha: “Kam frikë se do biesh në hipokrizi”. I thashë: “Po kjo është e dobishme për njerëzit”. Më tha: “Kështu do biesh shumë në sy, do biesh në shtirje dhe shtirja të shkatërron, ti e di”.
I thashë: “Desha të marr opinion tënd për disa persona”. Më tha: Për të gjithë kam përgjigje, për të rëndomtin dhe për ekspertin”.
I thashë: “Ç’thua për Ahmed ibn Hanbelin?” Më tha: “Më vdiq duke u thënë njerëze: Kapuni pas Kuranit dhe Sunetit të Profetit tonë!”
I thashë: “Po për Ibn Tejmijen a s’ma jep një opinion?” Më tha: “Për çdo ditë më qëndron si çekiç mbi kokë”.
I thashë: “Po Buhariu?” Më tha: “Libri i tij shtëpinë ma përzhiti, ma griu”.
I thashë: “Po për Haxhaxhin, ç’thua?” Më tha: “Sa mirë sikur në mesin e njerëzve të dilnin njëmijë Haxhaxh, jetëshkrimi i tij na dhuron kënaqësi dhe programi i tij është në dobinë tonë”.
I thashë: “Po për Faraonin, a s’më tregon?” Më tha: “Ai ka pasur tërë ndihmën dhe mbështetjen tonë”.
I thashë: “Po për Salahudinin, heroin e Hitinit, ç’thua?” Më tha: “Ç’e përmend atë, në dhé na ka zhgërryer”.
I thashë: “Po për Ebu Xhehlin, a ke ndonjë gjë?” Më tha: “Një familje dhe një vëllazëri jemi me të”.
I thashë: “Po për Ebu Lehebin, më trego?” Më tha: “Me vete na kishte kur lëvizte, kudo”.
I thashë: “Po për Leninin?” Më tha: “Në zjarr bashkë me Stalinin e kemi lakuar”.
I thashë: “Po për revistat e shthurura?” Më tha: “Ato janë kushtetuta jonë”.
I thashë: “Po për kafenetë?” Më tha: “Aty e mirëpresim çdo mendjelehtë”.
I thashë: “Cili është dhikri juaj?” Më tha: “Këngët”.
I thashë: “Po puna juaj?” Më tha: “Dëshirat”.
I thashë: “Po për tregjet ç’mendim keni?” Më tha: “Aty e kemi ngrehur flamurin tonë dhe aty e takojmë shoqërinë tonë”.
I thashë: “Po për Partitë Socialiste e Komuniste ç’na thua?” Më tha: “Ua kam ndarë çdo kapital, ritet dhe sloganet e mia i kanë pishtar”.
I thashë: “Njerëzit në humbje si i çon?” Më tha: “Përmes epsheve, dilemave, zbavitjeve, dëshirave dhe këngëve”.
I thashë: “Po qeveritarët si i ç’orienton?” Më tha: “Përmes etjes për gjak, poshtërimit të dijetarëve (të fesë islame), mospërfilljes së këshillave të njerëzve të urtë dhe besimit tek naivët”.
I thashë: “Gratë si i shpie në humbje?” Më tha: “Përmes dekoltesë, tualetit, bredhjes, kryerjes së haramit dhe mosbindjes”.
I thashë: “Po dijetarët (e fesë islame) si i ç’orienton?” Më tha: “Përmes dëshirës për t’u dukur, mahnitjes, mburrjes dhe smirës që në zemrat gëlon”.
I thashë: “Po masën si e shpie në humbje?” Më tha: “Përmes thashethemeve, përgojimeve, fjalëve të ligshta dhe pa vlerë”.
I thashë: “Po tregtarët në humbje si i çon?” Më tha: “Përmes aplikimit të kredive, shpërdorimit dhe mosdhënies lëmoshë”.
I thashë: “Po të rinjtë si i shpie në humbje?” Më tha: “Përmes dashuriçkave dhe pasionit, aventurës dhe hovit të shfrenuar, kapërcimit të normave dhe kryerjes së haramit”.
I thashë: “Ç’mendim ke për Izraelin?” Më tha: “Kujdes se po përgojon. Një gjëmë e madhe është kjo që po bën. Izraeli është shtet i dashur dhe zemra jonë atë shumë e do”.
I thashë: “Ç’thua për Uashingtonin?” Më tha: “Predikuesi im në të qëndron, ushtria ime atje banon dhe atë kam për vatan”.
I thashë: “Cili është mendimi yt mbi dijetarët (e fesë islame)?” Më tha: “Më kanë ndëshkuar, sfilitur, plakur dhe kapitur, ma kanë rrënuar atë çfarë kam ngritur, lexojnë Kuran kur unë këndoj dhe kur unë u avitem, Zotii i kërkojnë mbrojtje prej meje”.
I thashë: “Ç’thua për kuvendet e masës?” Më tha: “Falë tyre kohët dëm i çojmë, shpërblimet i shterojmë dhe gjynahet e njerëzve në to i shumëfishojmë”.
I thashë: “Çfarë bërë me qyqarin (Kabilin)?” Më tha: “Ndaj vëllait të tij e bëra autoritar, deri sa atë e ekzekutoi dhe me dhé e mbuloi, më për të mos u parë”.
I thashë: “Çfarë bëre me Karunin?” Më tha: “I thashë: Shtoji depozitat plako, po deshe kapital të bësh, e një prej simboleve të paarrira të reflektosh”.
I thashë: “Çfarë i the Faraonit”? Më tha: “I thashë: O i vigani i pallatit! Thuaj: A s’jam unë sunduesi i Egjiptit në tërësi?!; dhe ka për të të ardhur triumfi”.
I thashë: “Çfarë i ke thënë konsumuesit të alkoolit?” Më tha: “I kam thënë: Pije lëngun e vreshtit, ajo e hedh tutje stresin, brengat t’i eviton dhe mos ki dert se derën e pendimit e ke të hapur përgjithmonë”.
I thashë: “Cila gjë ty të ekzekuton?” Më tha: “Ajeti Kursi, burgim afatgjatë për mua përbën, shpirtin ma ngushton, mbrëmjet në bela m’i çon”.
I thashë: “Cili është njeriu që ti e do më së tepërmi?” Më tha: “Këngëtari dhe poeti i devijuar, mëkatari dhe karagjozi, si dhe çdo provokator i pacipë”.
I thashë: “Cili është njeriu që më së tepërmi ti urren?” Më tha: Ai që frekuenton shpesh xhaminë, që qëndron gjatë në ruku dhe sexhde, asketi adhurimtar dhe çdo përpjekës dhe luftëtar”.
I thashë: “Allahu më mbrojttë prej teje”.
Sakaq u zhduk dhe s’u pa më, si ta kishte përpirë dhéu i zi. Ky është ndëshkimi i gënjeshtarit pa fre.