Abdesi merret në këtë formë:
1 – Në fillim lahen duart (3 herë) deri në kyçe.
2 – Pastaj shpëlahet goja (3 herë).
3 – Pastaj shpëlahet hunda (3 herë).
4 – Pastaj lahet fytyra (3 herë).
5 – Pastaj lahen krahët (3 herë) deri në bërryla duke filluar me krahun e djathtë pastaj atë të majtë.
6 – Pastaj merret mes’h (duke fshirë me duar të lagura) mbi kokë, mjafton ¼ e saj.
7 – Pastaj lahen veshët.
8 – Dhe në fund lahen këmbët deri në zoçkë duke filluar me këmbën e djathtë dhe pastaj atë të majtë.