Halifet dhe Dinastitë që udhëhoqën Botën İslame sipas Sallnames (vjetarit) të Vilajetit të Manastirit

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Hyrje:

Sallname ka kuptimin “vjetar”. Për herë të parë sallnameja në Perandorinë Osmane është mbajtur në vitin 1847. Më vonë vjetarët “sallname” filluan të mbajnë vilajetet, ministritë, personalitet dhe me kalimin e kohës u shtuan llojet dhe numri i tyre. [1]

Sallnamet kanë informacione dhe të dhëna të karakterit social, ekonomik dhe historik shumë të rëndësishme. Veçanërisht sallnamet e vilajeteve kanë të dhëna historike, gjeografike, demografike, ushtarake, administrative, ekonomike dhe të strukturës arsimore, me vlerë të jashtëzakonshme për vilajetin, kazatë dhe nahijet që janë mbajtur. Në përgjithësi sallnamet fillojnë me llojet e kalendareve hixhri dhe rumi, data të shënuara, të dhëna historike, etj.

Nga të dhënat historike të shënuara në Sallnamen e Vilajetit të Manastirit ne kemi shkëputur listën e halifeve dhe dinastive që kanë mbajtur postin e halifes deri në rënien e tij në vitin 1924.[2]

Përkufizimi i fjalës Halife:

Në historinë islame “Halife” u quajt personi i cili zëvendësoi Prefetin Muhammed (a.s) në udhëheqjen e ummetit islam. Ndërsa sistemi islam qeverisës quhet “Hilafet”. Përkufizimet që i bëhen fjalës Hilafet si në aspekti gjuhësor ashtu edhe terminologjik pothuajse janë të njëjta. Meqë në shkrimin tonë jemi mbështetur mbi listën e halifeve të historisë islame të sjellë nga një dokument me karakter shtetor Osman, edhe në përkufizimin e këtij termi do t’i mbështetemi fjalorit të gjuhës osmane.

Në fjalorin e gjuhës osmane përkufizimi dhe kuptimi i termit “halife, hilafet, hilafet-i islamije, hilafet-i Muhammedije” do të thotë udhëheqësi dhe lideri i muslimanëve. Ai i cili ka marrë detyrën e lënë nga profeti Muhammed (a.s) në drejtimin dhe udhëheqjen e çështjeve të besimtarëve, person i cili çon në vend urdhërat e Sheriatit İslam.[3]

Pra me pak fjalë Halife është personi që ka marrë drejtimin e muslimanëve pas vdekjes së profetit Muhammed (a.s). Halife i parë i muslimanëve ka qenë Ebu Bekri (r.a.) i cili mori bej’an (besatimin) e sahabeve pas vdekjes së profetit Muhammed (a.s),  ndërsa halife i fundit ka qenë Sulltan Abdulmexhidi II në periudhën 1922-1924.

Pas vdekjes së Profetit Muhammed (a.s) Ebu Bekri u zgjodh lider i muslimanëve dhe nga besimtarët filloi të thirresh “Halifet Resulil-lah  / Zëvendësi i Resulall-llahut”, mirëpo pas vdekjes së Ebu Bekrit dhe lider i muslimanëve u zgjodh Omeri (r.a.) besimtarët filluan ta thirrnin “Halifet halifet Resulil-lah”. Ky emërtim iu duk i gjatë Omerit (r.a.) dhe u kërkoi që ti thirrnin me ndonjë epitet tjetër. Dikush nga sahabwt e thirri “Emirul mu’minin/Prijës i Besimtarëve” dhe ky epitet vazhdoi për shekuj me radhë për të gjithë udhëheqësit e muslimanëve.

Halifët e Drejtë (Udhëheqësit të cilët udhëhoqën sipas porosisë Profetike):

Këta u quajtën Halifët e Drejtë ose ato që udhëhoqën sipas porosisë profetike sepse u zgjodhën me unanimitet, të cilët nuk e trashëguan dhe nuk e lanë trashëgim pushtetin e tyre. Këta ishin prej sahabëve më të ngushtë të Profetit Muhammed (a.s) si dhe nga të përgëzuarit me Xhennet.

Nr. Emri dhe titulli Viti i emërimit (h) Sundimi Mosha e vdekjes
1 Ebu Bekri Es-Siddik r.a. 11 hixhri 2 vite e 3 muaj 63 vjeç
2 Omer bin El-Hattab r.a. El-Faruk 13 10 vite e 6 muaj 65
3 Uthman bin El-Affan r.a Dhin-nurejn 24 12 vite 88
4 Ali bin Ebu Talib r.a. El-Murteda 35 5 63
5 El-Hasan bin Ali 40 Disa muaj 41

Halifet nga Dinastia Umajade (Benu Umejje) ose Emevitët:

Themelues i kësaj dinastie është Muavije bin Ebu Sufjan (r.a). U quajt kështu duke iu referuar fisit nga i cili rridhte Muavija r.a. (Benu Umejje) dhe halifet që udhëhoqën pas tij ishin nga i njëjti fis. Nga dinastia Umajade kanë sunduar 14 halifë, të cilët ndahen në dy linja. Linja e Muavijes e cila mbaron me Muavijen II në vitin 64 hixhri, dhe linja e Mervan ibn Hakem po nga fisi Benu Umejje.

Halifet nga linja e Ebu Sufjanit (r.a)

Nr. Emri dhe titulli Viti i emërimit (h) Sundimi Mosha
1 Muavije bin Ebu Sufjan r.a. 41 hixhri 19 vite 78
2 Jezid I bin Muavije 60 4 39
3 Muavije II bin Jezid 64 3 muaj 21

Halifet nga linja e Mervan ibn Hakem

Nr. Emri dhe titulli Viti i emërimit (h) Sundimi Mosha e vdekjes
4 Mervan bin El-Hakem 64 hixhri 1 62
5 Abdulmelik bin Mervan 65 21 60
6 Velid bin Abdulmelik 86 10 46
7 Sulejman bin Abdulmelik 96 3 46
8 Umer bin Abdulaziz 99 2 39
9 Jezid II bin Abulmelik 101 3 30
10 Hisham bin Abdulmelik 105 20 53
11 Velid II bin Jezid 125 1 40
12 Jezid III bin Velid bin Abdulmelik 126 5 muaj 40
13 İbrahim bin Velid bin Abdulmelik 127 3 muaj 38
14 Mervani II bin Muhammed 127 5 vite 62

Halifet nga Dinastia Abbasite (Benu Abbas bin Abdulmuttalib):

Dinastia Abasite u themelua nga Ebu Abbas Abdullah Es-Seffah ibn Muhammed ibn Ali ibn Abdullah ibn Abbas në vitin 132 hixhri pas një kryengritje të përgjithshme ndaj Dinastisë Umajade. Kjo dinasti rridhte nga pasardhësit e sahabiut të ndëruar Abdullah ibn Abbas ibn Abdulmuttalib (r.a). Nga kjo dinasti kanë dalë 37 halife deri në 651h /1258, vit në të cilin Bagdati pushtohet nga mongolët. Për historianët osman Dinastia Abbasite përfundon këtu, pavarsisht se ajo vazhdoi edhe për dy shekuj të tjerë në Kairo të Egjiptit në protektoriatin e Sulltanatit Memluk.

Nr. Emri dhe titulli Viti i emërimit (h) Sundimi Mosha e vdekjes
1 Ebu Abbas Abdullah Es-sefah 132 hixhri 4 vite e 8 muaj 32
2 Ebu Xhafer El-mensur 136 22 64
3 Muhammed El-Mehdi bin El-Mensur 158 10 vite e 2 muaj 42
4 Musa El-Hadi bin Mehdi 169 1 vit e 1 muaj 25
5 Harun Err-Rashid bin Mehdi 170 33 vite e 3 muaj 45
6 Muhammed El-Emin bin Harun 193 4 vite e 8 muaj 29
7 Abdullah El-Me’mun bin Harun 198 20 vite e 6 muaj 48
8 Muhammed El-Mu’tasim bin Harun 218 8 vite e 8 muaj 48
9 Uathik Bil-lah bin Mu’tasim 227 5 vite e 9 muaj 36
10 Mutevekkil Ala-llah bin Mu’tasim 232 14 vite e 9 muaj 41
11 Muntasir Bil-lah bin Mutevekkil 247 6 muaj 24
12 Mustein Bil-lah bin Mu’tasim 248 3 vite e 9 muaj 31
13 Mu’tez Bil-lah bin Mutevekkil 252 3 vite e 7 muaj 23
14 Muhtedi Bil-lah bin Uathik 255 1 vit 39
15 Mu’ted Ala-llah bin Mutevekkil 256 23 vite 50
16 Mu’tedid Bil-lah bin Muvaffik bin Mutevekkil 279 9 vite e 2 muaj 46
17 Muktefi Bil-lah bin Mu’tedid 289 6 vite e 7 muaj 31
18 Muktedir Bil-lah bin Mu’tedid 295 35 vite 38
19 Kahir Bil-lah bin Mu’tedid 320 1 vit e 1 muaj 52
20 Radi Bil-lah bin Muktedir 322 6 vite e 1 muaj 32
21 Mukteki Bil-lah bin Muktedir 329 3 vite e 11 muaj 60
22 Mustekfi Bil-lah bin Muktefi 333 1 vit e 4 muaj 46
23 Muti-ull-llah bin Muktedir 334 29 vite e 5 muaj 63
24 Tai’Bil-llah bin Mutij 363 17 vite e 9 muaj 69
25 Kadir Bil-lah bin İshak bin Muktedir 381 41 vite e 3 muaj 86
26 Kaim biemril-lah bin Kadir 422 44 vite e 8 muaj 76
27 Muktedi Biemri-lah bin Muhammed bin Kaim 467 19 vite e 5 muaj 39
28 Mustedh’hir Bil-lah bin Muktedi 487 26 vite 44
29 Mustershid Bil-lah bin Mustedh’hir 512 17 vite e 6 muaj 43
30 Rashid Bil-lah bin Mustershid 529 6 vite 43
31 Muktefi Liemril-lah bin Mustedh’hir 530 24 vite e 3 muaj 66
32 Mustenxhid Bil-lah bin Muktefi 555 11 vite e 1 muaj 48
33 Mustedi Binuril-lah bin Mustenxhid 566 9 vite e 7 muaj 39
34 Nasirud-din Binuril-lah bin Mustedi 575 47 vite 69
35 Dhahir Biemril-lah bin Nasir 622 9 muaj 52
36 Mustansir Bil-lah bin Dhahir 623 17 vite 51
37 Mu’tasim Bil-lah bin Mustansir 640 16 vite e 11 muaj 41

Halifet dhe Sulltanët nga Dinastia Osmane:

Dinastia osmane e themeluar nga Osman bin Ertoğrul, ishte ndër dinastitë që mbajti pishtarin e hilafetit islam deri në rënien e plotë të tij. Halifi i parë nga dinastia Osmane është Sulltan Selim I, i cili e mori pushtetin e Halifit pas pushtimit të Egjiptit në vitin 1516. Siç e përmendëm edhe më lart Dinastia Abbasite vazhdoi të luante rolin e Halifit edhe pas rënies së Bagdatit në dorë të mongolëve.

Me marrjen e titullit të Halifes në vitin 1516 nga Sulltan Selimi I, Dinastia Osmane vazhdoi ta mbajë këtë titull deri më 1924 ku do të binin njëherësh edhe Perandoria Osmane edhe Hilafeti İslam. Nga kjo dinasti e kanë mbajtur titullin e halifes së muslimanëve 29 sulltanë ndër ta më të dalluarit janë Sulltan Sulejman I (Kanuni) dhe Sulltan Abdulhamiti II.

Nr. Emri dhe titulli Viti i emërimit (h) Sundimi Mosha
1 Sulltan Osman Han bin Ertoğrul 699 26 vite e 1 muaj 70
2 Sulltan Orhan Han bin Osman 726 35 vite 75
3 Hudavendigar Sulltan Murat I 761 30 vite e 1 muaj 65
4 Yıldırım Sultan Bejazid I 791 14 vite e 3 muaj 33
5 Çelebi Sulltan Mehmet I 816 8 vite 43
6 Sulltan Murat II 824 30 vite e 6 muaj 49
7 Fatih Sulltan Mehmet II 855 30 vite e 6 muaj 53
8 Sulltan Bejazid II 886 32 vite 67
9 Javuz Sulltan Selimi I 918 8 vite e 8 muaj 51
10 Kanuni Sulltan Sulejman I 926 48 vite 74
11 Sulltan Selimi II 974 8 vite e 6 muaj 53
12 Sulltan Murat III 982 20 vite e 8 muaj 50
13 Sulltan Mehmeti III 1004 9 vite e 2 muaj 38
14 Sulltan Ahmeti I 1012 14 vite 28
15 Sulltan Mustafa I 1026 3 muaj
16 Sulltan Osman II 1027 4 vite e 4 muaj 18
Sulltan Mustafa I (për të dytën herë) 1031 1 vit e 4 muaj 47
17 Sulltan Murati IV 1022 26 vite e 11 muaj 31
18 Sulltan İbrahim I 1049 8 vite e 9 muaj 34
19 Sulltan Mehmeti III 1058 40 vite e 5 muaj 53
20 Sulltan Selimi III 1099 3 vite e 9 muaj 50
21 Sulltan Ahmet II 1102 3 vite e 9 muaj 54
22 Sulltan Mustafa II 1106 8 vite e 10 muaj 41
23 Sulltan Ahmet III 1115 27 vite e 11 muaj 65
24 Sultan Mahmud I 1143 24 vite e 11 muaj 60
25 Sulltan Osman III 1168 3 vite 61
26 Sulltan Mustafa III 1171 16 vite e 9 muaj 58
27 Sulltan Abdulhamid I 1187 15 vite e 8 muaj 66
28 Sulltan Selimi III 1203 18 vite e 9 muaj 48
29 Sulltan Mustafa IV 1222 1 vit e 3 muaj 30
30 Sulltan Mahmudi II 1223 32 vite e 10 muaj 55
31 Sulltan Abdulmexhid I 1255 22 vite e 8 muaj 40
32 Sultan Abdulaziz I 1277 15 vite e 5 muaj 48
33 Sulltan Murati V 1293 3 muaj

Në këtë listë nuk bëjnë pjesë edhe disa sulltanë të tjërë të Dinastisë Osmane, arsyeja është se kjo Sallname është botuar në kohën kur sundonte Sulltan Abdulhamiti, në vitin 1896. Sulltanët që kanë sunduar dhe që nuk gjenden në këtë listë janë Sulltan Abdulhamidi II, Mehmet Reshad V, Mehmet Vahidedin VI, Abdulmexhidi II.

Lusim Allahun xh.xh. që ta rikthejë hilafetin edhe krenarinë e ummetit islam. Amin

Autor: Behar Kaçeli

 

[1] PALALI, İlhan. “Osmanlı Salnameleri ve Tarih Araştırmalarındaki Kaynak Değeri”, Harran Üniversitesi İlahiyat Fakültesi Dergisi.  (2010/Ocak-Haziran), s.1–14.

[2] Salnâme-i Vilayet-i Manastır. 1314/1896. 7 defa, s. 42-44. (Sallnameja e vilajetit tw manastirit. Viti 1314/1896. Botimi 7, fq 42-44).

[3] Hazırlayan; Rnk Neşriyat İlim Heyeti “Mufassal Lügat” İstanbul 2016, s. 361.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.