Të jesh mysliman në epokën e globalizmit

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Në çdo rast të mundshëm, të jesh mysliman në shoqëritë me shumicë myslimane në lindje apo me pakicë myslimane në perëndim është bërë sinonim i mprehtë me tension e mosbesim, madje me konflikte edhe me luftë. Kjo është kthyer në fenomen global, është një normë e re me pasoja të thella për marrëdhëniet ndër shoqërore, po ashtu edhe për politikën dhe retorikën e saj në nivel lokal, rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Vështirë se kalon një javë pa ngritjen e “Çështjes myslimane” përmes një polemike lokale, konflikti rajonal apo debati kombëtar lidhur me dhunën, ekstremizmin apo literalizmin.  Ashtu siç ngrihen polemika edhe ardhjen në pushtet të partive islamike në Tunizi, Marok dhe Egjipt (vite pas fitores elektorale në Palestinë). Islami përtej interpretimeve ekstremiste, literaliste apo politike është bërë një problem; globalizimi i informacionit krijon një shtet që përhapet anembanë botës dhe që unifikon mendjen dhe e gjitha kjo për të legjitimuar dyshimin, mosbesimin madje edhe stigmatizimin. Ndërsa nga ana tjetër, në palën myslimane, globalizimi i prek këto vende duke i çuar në reagime mbrojtëse që variojnë nga ndjesia e viktimizimit e deri në agresivitetet të pakontrollueshëm. Me pak fjalë, këto janë kohë të vështira për myslimanët të cilët duhet të përballen me sfida të shumta, si në nivele lokal ashtu edhe në shkallë globale.

Informacioni mediatik ka krijuar një rrëmujë e konfuzion ngado saqë është e pamundur të deshifrohet apo të analizohet ky informacion.

FIFA (institucioni botëror i futbollit) më në fund pranoi shamitë në sport por Franca i refuzoi ato menjëherë. Demonstratat kundër Sheriatit filluan në rrugët e Londrës, ashtu siç bënë protesta kundra saj edhe në ShBA; katër këshilltarë francezë u pushuan në një kamp pse agjëronin Ramazanin, pastaj u ripunësuan. Në Holandë myslimanët u përballën me fyerje të drejtpërdrejta ku të gjitha këto u përforcuan nga mbulimi mediatik dhe interneti. Kështu jehoi ngritja e islamit politik e kryengritjet Arabe, si lufta e ndezur në Siri, çështja Izraelito-Palestineze, tensionet midis Sunive dhe Shi’ive, incidentet e vrasjes me gurë në Malin verior nga literalistët Selefistë, ringjallja e thirrjeve për të qenë më strikt në zbatimin e Islamit në Pakistan dhe Malajzi si dhe mbi monarkitë e naftës. Por nuk pati asnjë vështrim mbi represionin e vazhdueshëm kundër myslimanëve në Kinë dhe tani në Burma, si dhe tensionet ndër-fetare në vendet e shumta afrikane dhe aziatike. Një vështrimi i thjeshtë ndaj shteteve botërore dhe shoqërive që e përbëjnë atë na përball neve me çështjen e Islamit. Ajo është në zemër të bashkëjetesës fetare dhe qëndron në marrëdhëniet mes qytetërimeve, të sekularizmit, të zgjedhjeve dhe modeleve ideologjike të strukturave shtetërore, në lidhjet midis kulturave rajonale dhe globalizimit, në shoqëritë civile dhe të ardhmes së tyre si dhe në statusin e grave dhe qytetarëve. Kjo çështje nuk mund të evitohet, çdo qenie njerëzore e përgjegjshme përballet tani me çështjen e Islamit ndaj duhet të shikojë provat, të nxjerrë përfundime dhe të mbajë një qëndrim. Lobe të fuqishme dhe grupe interesi kanë shumë për të fituar nga mbajtja e presionit ideologjik ndaj mediave, me qëllim të transformojë Islamin dhe ta paraqesë si kërcënim dhe myslimanët ti nxjerrë si qenie-hije dhe të rrezikshëm. Na duhet vetëm të rikujtojmë fjalët e David Yerushalmit (nxitësi i fushatës anti Islame në ShBA) ku thekson: Edhe nëse dështon përpjekja për kalimin e legjislacionit anti-Sheriat, më e rëndësishmja është të krijojmë një lëvizje. Të mbjellim farën e polemikave dhe të bindim qytetarin mesatar se Islami është një kërcënim për të. Dështimi i fushatës anti Islam mund të kthehet në një sukses thjesht në sajë të zhurmës që krijon. E njëjta logjikë i bashkon populistët e shumë vendeve të cilët shënjestrojnë me kujdes fushatat mediatike që operojnë në mbulimin e vendeve me shumicë myslimane. Heshtja shurdhuese e shumicës së medias perëndimore kundrejt diktaturave të Ben Aliut apo Mubarakut (teksa ata mbanin pushtetin) i la shpejt udhën mbështetjes për demokraci me qëndrim të ndryshuar për mirë, në atë të trajtimit të grave, homoseksualëve dhe minoriteteve fetare në regjimet pasuse. Pikërisht lloji i çështjeve që kurrë nuk u pyetën diktatorët dhe që vetëm i pëshpëriten kur shtrohen për aleatët e Gjirit. Në fakt, mbulimi i thjeshtë ideologjik i medias dhe shtrembërimi i informacionit është i ekspozuar gjithnjë e më shumë. Ajo çka ne po përshkruajmë nuk është në asnjë mënyrë një “Konspiracion global” kundra Islamit dhe myslimanëve, ashtu sikurse fantazojnë disa. Sigurisht, qendra të interesit ideologjik ekzistojnë por është aq e qartë se makina mediatike dhe reaksionet politike që ajo provokon, krijojnë një rreth vicioz. Polemika stimulon kuriozitetin publik, e cila ushqen strategjinë populiste që nga ana tjetër drejton taktikat afatshkurtra elektorale ku media pastaj luan me një audiencë të garantuar. Në epokën e teknologjisë së lartë, me përpunimin e menjëhershëm të informacionit dhe konkurrencës globale Islami është fitimprurës dhe për këtë nuk ka dyshim: Islami bën para, shumë para. I kapur midis manipulimit ideologjik dhe logjikës së kapitalizmit, Islami –bashkë me të dhe fati i myslimanëve – e gjen veten e saj në një dinamikë negative, për të mos thënë edhe shtypëse.

Si do ia bëjmë për të treguar vetveten? Para së gjithash, ne mund të shpëtojmë nga mentaliteti i viktimës së përjetshme, që na kaplon kur media e përbotshme dhe cunami politik e transformojnë Islamin në një kërcënim global, që shtrihet në gjithë drejtimet e tij. Është paradoks ekstrem ngase parashikimi ynë përmban gjithashtu shumë elementë të nevojshëm për tu kapërcyer dhe për të lëvizur përtej tyre. Kur njerëzit bëjnë pyetje rreth Islamit dhe myslimanëve – shpesh në injorancë perfekte – këta të fundit janë paraqitur me një mundësi të shkëlqyer për tu shpjeguar, edukuar dhe për tu angazhuar në dialog. Nëse dukshmëria e tyre anembanë botës shihet si një problem për shkak të kodeve të tyre të veshjes, emrave dhe ngjyrave të tyre ( apo edhe për shkak të konflikteve të tyre rajonale) zgjidhja nuk është që të bëhet më pak e dukshme, por më mirë e më shumë e dukshme. Epoka moderne i ka ftuar myslimanët në një xhihad (përpjekje) global të dijes, edukimit, dialogut, komunikimit dhe rezistencës. Një xhihad qetësie, paqeje, kundër dhunës dhe bartjes së dëshmisë. Pika jonë e nisjes është njohja e vetvetes dhe vetë-kritika që shmang interpretimet e rreme, ekstreme dhe vetë shkatërrimin. Një ndërgjegje myslimane duhet të dal në pah, që të deklarojë qartësisht se çfarë është dhe çfarë nuk është Islami (në respekt të plotë ndaj diversitetit dhe pluralizmit) dhe të denoncojnë hipokrizinë, si tonën që ne shërbejmë apo atë të ideologjive populiste. Një ndërgjegje e hapur që është në gjendje për t’iu përgjigjur pyetjeve legjitime të shumicës që kërkojnë të kuptojnë, ashtu sikurse edhe një ndërgjegje e guximshme që mund të ngrihet mbi racizmin e një pakice që mashtron, gënjen dhe manipulon. Angazhimi ynë duhet të jetë individual, lokal, nacional dhe i përbotshëm. Dinamikat që e kanë bërë Islamin një problem sot, e kanë transformuar gjithashtu atë në një çështje ndaj është përgjegjësia e myslimanëve burra e gra të dalin përpara me përgjigje të sigurta në vetvete.

Autor:  Tarik Ramadan

Përktheu: Ervin Hakorja

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.