Mosha e Kurbanit dhe dërgimi i tij jashtë vendit

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mosha që duhet të ketë kafsha për tu bërë Kurban…mes absolutes (të qenurit pjesë e sferës së adhurimit e cila nuk mund të ndryshohet) dhe relatives.

 Këto ditë muslimanët bëhen gati për Kurban Bajramin, për të cilin lindin pyetje të reja. Njëra nga këto pyetje ka të bëjë me moshën e kafshës e cila do të theret për Kurban. A është mosha e kafshës për Kurban nga çështjet që janë pjesë e sferës së adhurimeve (për të cilat nuk ka ndryshime, por zbatohen ashtu siç kanë ardhur në tekstet sheriatike), apo është një çështje që lidhet me shkakun dhe dobinë? Kjo pyetja ka lindur për shkak të kushteve moderne në të cilat rriten kafshët, nëpërmjet të cilave ka mundësi që kafsha e cila nuk ka plotësuar vitet përkatëse për tu bërë Kurban ka më shumë mish se kafsha e cila i ka mbushur vitet. Gjithashtu për shkak se mund të ketë raste në të cilat nuk ka kafshë në moshën e përcaktuar, madje edhe nëse ka janë me çmim shumë të lartë, por edhe nëse pritet që kafshët që janë nën këtë moshë të mbushin moshën kalon koha e Kurbanit, ose kur të mbushin moshën nuk mund t’ju konsumohet mishi.

 Për shkak të rrethanave të sipërpërmendura në të cilat ndodhen shumë muslimanë në Europë përzgjedh mendimin i cili e lejon të theret Kurban kafsha e cila është më e vogël se vitet e përcaktuar sheriatikisht, përderisa kjo kafshë ka po të njëjtën sasi mishi të cilën e ka një kafshë në moshën e përcaktuar sheriatikisht. Edhe pse mendimi i shumicës së dijetarëve mbështet faktin se kafsha për tu therrur Kurban duhet të mbushë patjetër moshën e përcaktuar sheriatikisht, ka edhe një mendim që e lejon therrien e kafshës nën këtë moshë përderisa ajo plotëson kushtin e përmendur (sasinë e mishit dhe cilësinë e tij), këtë mendim e ka dhënë Këshilli Europian për Fetva dhe Hulumtime, Këshilli Sheriatik Francez si dhe Myftinia e Egjiptit.

Ëdhë dhënë ky mendim ndryshe nga ai i shumicës së dijetarëve për shkak se mosha e kafshës së Kurbanit nuk është çështje adhurimi, por shenjë që tregon për mishin e shumtë dhe cilësor. Nëse ekziston kjo shenjë atëherë ekzsiton edhe dispozita për lejim. Dijetarët e mëparshën nuk e kanë diskutuar këtë gjë, sepse nuk ka qenë e nëvojshme në kohën kur kanë jetuar. Ne e dimë që njeriu është produkt i ambientit dhe kohës në të cilën jeton, madje ka nga dijetarët e mëparshëm të cilët kanë thënë se mosha e kafshës për Kurban nuk është pjesë e adhurimit (pra lejohet ndryshimi i saj).

Mendimi i përzgjedhur i dijetarëve, i mbështetur në hadithet profetike që tregon për moshën e kafshës janë:

Për deven duhet të jetë 5 vjeç e lartë

Për lopën dy vjeç e lartë

Për dhinë një vjeç  e lartë

Për dashin apo delen gjashtë muaj e lartë

Çështja e moshës së kafshës së Kurbanit është marrë në konsideratë mbi bazë të sasisë së mishit dhe cilësisë së tij (si shkak), njësoj siç është çështja e udhëtimit të gruas pa mahrem (familjar). Shkaku i ndalimit të udhëtimit është mungesa e sigurisë dhe më momentin kur ky shkak rrëzohet, atëherë lejohet që gruaja të udhëtojë e vetme përderisa ajo ka siguri në rrugëtimin e saj njësoj sikur të ishte mahremi me të. Po ashtu edhe çështja e dhënies së Sadakasë së Fitrit të cilës edhe pse në tekste  janë përcaktuar llojet nga e të cilat jepet ajo, sërish dijetarët thotë se Sadakaja e Fitrit është e ngritur mbi shkak, atë të përfitimit me të madh të nevojtarëve ditën e Bajramit. Nëse nevojtari ka më shumë përfitim dhe nevojë për pasuri atëherë Fitri jepet në të holla dhe jo në drithra.

Në bazë të hadithit të transmetuar nga Ibn Maxheh i cili ndalon për tu bërë Kurban ato kafshë të cilat kanë disa mangësi, dijetarët thonë se edhe nëse kanë mangësi të tjera të cilat nuk janë përmendur në këtë hadith por që janë në të njejtën pozitë me ato të përmendurat, atëherë nuk lejohet të bëhet Kurban kjo kafshë. Nga ky hadith kuptohet se edhe pse kafsha mund të ketë mbushur moshën përkatëse për shkak të mangësive nuk lejohet të bëhet Kurban, pra nga kjo kuptohet se kriteri kryesor vlerësues për kafshën është sasia e mishit dhe cilësia e tij dhe jo mosha e saj.

Nga kjo kuptohet se mosha e kafshës për Kurban nuk është absolute (pjesë e adhurimit) por relative. Është dobia nga Kurbani ajo që përcakton edhe gjykimin për lejim apo ndalim të therjes së Kurbanin nën moshën e përcaktuar sheriatikisht.

Në librin “Durar el-Hukam” thuhet se edhe nëse kafsha ka mbushur moshën sërish shikohet cilësia e saj, ajo që është më e shëndetshme dhe me mish më cilësor duhet të bëhet Kurban dhe jo thjesht ajo që ka mbushur moshën.

Përmbledhje e fetvasë së Këshillit Europian për Fetva dhe Hulumtime: Në rrethana normale duhet të merret në konsideratë kushti i moshës së kafshës për tu bërë Kurban, përderisa kafsha nën moshën e përcaktuar nuk është e shëndetshme, por nëse kafsha nën moshën e përcaktuar sheriatikisht është e shëndetshme atëherë lejohet bërja Kurban e saj sepse realizohet objektivi sheriatik i kushtëzimit të moshës (ai i sasisë së mishit dhe cilësisë së tij).

A mund të dërgohet Kurbani jashtë vendit?

Në parim, Kurbani duhet të jetë në vendin e atij që bën Kurban, por për shkak të nevojave më të mëdha nëpërmjet personave ose institucioneve të besueshme mund të dërgohet jashtë vendit.

Në veçanti, në Europë është mirë që Kurbani të jetë në vendin e bërësit të tij për të ruajtur këtë rit, sepse nëpërmjet tij muslimanët shfaqin elementë të adhurimit, i lidhin brezat me këtë rit dhe mundësojnë që ta ruajnë në vazhdimësi.

Arsyet që i shtyjnë disa muslimanë të bëjnë Kurbanet e tyre jashtë Europës janë: ka pak të varfër në Europë, madje gati nuk ka fare si dhe mungesa e kafshëve të cilat kanë mbushur moshën e përcaktuar sheriatikisht.

Ky veprim ka pasoja të rrezikshme mbi muslimanët e Europës, sepse kështu tkurret ky rit nga jeta e njerëzve, dhe të brezave të rinj të muslimanëve, për këtë arsye Këshilli Europian për Fetva dhe Hulumtime në fetvanë e tij nr. 141 (25/7) thotë: “Në parim, Kurbani duhet të jetë ne vendin e atij që e bën Kurbanin, por për shkak të nevojave më të mëdha të të varfërve nëpërmjet personave ose institucioneve të besueshme mund të dërgohet jashtë vendit. Ky lejim nuk duhet të bëjë që të hiqet dorë nga ajo që është bazë, pra e të bërit Kurban në vendin ku jeton ai që e bën atë.”

Autor: Dr. Halid Hanefi (Ndihmës Sekretar i Këshillit Europian për Fetva dhe Hulumtime, anëtar i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, si dhe Kryetar i Komisionit të Fetvave në Gjermani.)

Përshtati:  Indrit Lita

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.