Lindja e Profetit Muhamed (a.s)

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Në vitin që ndodhi ngjarja e elefantit, gjyshi i Profetit (a.s), Abdulmutalibi shkoi të zgjedhë për birin e tij, Abdullahun, një bashkëshorte nga gratë më fisnike të Kurejshëve. Ajo ishte një grua fisnike, që quhej Amine bintu Uehbin dhe ata u martuan së bashku.

Abdullahu që asokohe ishte njëzet e pesë vjeç, merrej me tregti, kështu që një ditë prej ditësh u nis për tregti në Sham. Kur u kthye prej andej, u sëmur rëndë dhe qëndroi në Jethrib (Medine), ku dhe ndërroi jetë. Në atë kohë, Amineja ishte shtatzënë dhe mbartte në barkun e saj të Dërguarin e Allahut (a.s). Kështu pra, Profeti Muhamed (a.s) ka lindur në ditën e Hënë, më 12 Rebiul Euel, në vitin e elefantit. Ai lindi jetim pa baba, sepse babai i tij ndërroi jetë kur Amineja ishte shtatëzënë, ashtu sikur e cekëm dhe më lart.

Kur Profeti Muhamed (a.s) lindi ndodhën disa ngjarje të çuditshme në botë, të cilat kanë qenë parashenja të profetësisë së tij: Janë rrëzuar katërmbëdhjetë pirgje nga kështjella e Kserksit në Persi dhe është shuar zjarri, të cilin e kanë adhuruar njerëzit në Indi.

Kur Amineja e lindi Profetin (a.s) e thirri gjyshin e tij, Abdulmutalibin për t’i përcjellë lajmin e gëzuar. Ai, me gëzim të madh, e mori Profetin (a.s) në duar dhe e çoi në Qabe. Aty iu lut Allahut dhe e falenderoi Atë për ardhjen në jetë të nipit të tij. Ai i vuri atij emrin Muhamed, një emër i cili nuk njihej më parë në mesin e arabëve.

Gjatë ditëve të para, pas lindjes së tij, për gjithëdhënien e tij u përkujdes e ëma e tij dhe më vonë Thuejba, robëresha e Ebu Lehebit.

 

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.