Të dashur fëmijë!
Imagjinoni rreth një pajisje që mund të bëjë gjithçka: t’ju tregojë kohën, lokacionin, t’ju tregojë drejtimin e Kibles, kohët e namazit e shumë gjëra të tjera! Ju të gjithëve, menjëherë do t’ju shkojë ndërmend se ai është “smartphone”. Por jo, ky mjet multifunksional është astrolabi që është përdorur ndër shekuj në kulturën evropiane dhe islame para se të lihej në hije dhe të zëvendësohej nga teknologjia moderne. Ky mjet që është përdorur shumë shekuj me rradhë – para teknologjisë moderne – është analog i një ore të bukur zviceriane.
Po çfarë është astrolabi?
Astrolabi është një instrument astronomik që shërben për të matur kohën dhe pozicionin duke përcaktuar larrtësinë e trupave qiellorë si Dielli dhe disa yje. Astrolab është një fjalë që rrjedh nga greqishtja e lashtë dhe në përgjithësi është përdorur për matjen e yjeve. Astrolabët zakonisht ishin prej metali dhe ishin më të vegjël se 50 cm në mënyrë që të mbaheshin lehtësisht në njërën dorë dhe të mbaheshin kudo. Ky mjet multifunksional përbëhet nga një disk të quajtur “mater”, brenda të cilit janë shumë rrethorë të ngulitur. Po ashtu brenda diskut “mater” gjendet një pllakë e rrumbullakët që përmban një projeksion dy dimensional të vijave gjerësore të Tokës. Mbi pllakën e rrumbullakët ndodhet një rrethor që quhet “rete” që përcakton vendodhjen e disa yjeve të mirënjohura në qiell. Mbi të qëndron një bosht i drejtë që rrotullohet përgjatë skajit të “mater-it” dhe që shërben për matjet e kohës. Dhe nga ana e pasme e astrolabit ndodhet një bosht me mekanizëm rrotullues që shërben për gjetjen e lartësisë së një ylli.
Për shkak se gjeografia e qiellit ndryshon, zakonisht, astrolabët vijnë me një seri pllakash të lidhura me me gjerësi të ndryshme të qyteteve të mëdha. Megjithëse ato përbëheshin nga një sërë materialesh, shumicat e tyre kanë qenë prodhuar nga materiali i tunxhit, por ka pasë prej bakri dhe hekuri. Pjesët më të imëta shpesh kanë veshje ari ose argjendi dhe pothuajse të gjitha janë rrethore. Disa astrolabë kishin disa shtesa të dobishme si një busull magnetik të vogël.
Po si mund ta përdorësh astrolabin?
Astrolabi fillimisht pezullohet nga gishti i madh duke përdorur një unazë dhe shikuesi shikon përgjatë një krahu të lëvizshëm shikimi (alidade) ose përmes dy sytheve të rreshtuara në objektin e dëshiruar, si p.sh. një yll specifik. Nëse matet këndi i Diellit, atëherë dikush shikon rrezen e dritës së diellit të hedhur në instrument pasi kalon nëpër sythe. Lartësia përcaktohet më pas duke iu referuar një shkalle matëse të gdhendur në njërën anë të instrumentit. Në anën tjetër të astrolabit është një hartë e qiejve të hemisferës veriore. Yjet përfaqësohen nga një rrjet ose model i hapur treguesish (rete) i cili mund të rrotullohet rreth një kunj qendror për të përshtatur një rrjet koordinativ të gdhendur (mater) poshtë. Hapësira nën mater njihet si barku i materit. Modele më të sofistikuara lejuan futjen e pllakave të koordinatave të gdhendura shtesë (klimat) të cilat kujdeseshin për ndryshimet në gjerësinë gjeografike të vëzhguesit. Pasi të jetë bërë një lexim i një ylli të caktuar dhe të përcaktohet pozicioni i dikujt, harta mund të përdoret për të dhënë informacione të tjera të dobishme astronomike dhe lundruese.
Historiku i astrolabit:
Është e vështirë të thuhet se kush e ka zbuluar për herë të parë astrolabin. Megjithatë ka prova të forta se përdorimi i astrolabit ka filluar gjatë shekullit të dytë pas Krishtit në kohën e astronomit grek Klaudi Plometeut. Ai ka përdorur një instrument tridimensional të ngjashëm me astrolabin për të bërë llogaritjet.
Padyshim astrolabi është përdorur nga shkenctarët muslimanë, kryesisht për të gjetur drejtimin e Kibles, për të përcaktuar kohën e namazeve si dhe përcaktimin e kalendarit hënor për të përcaktuar ngjarje të rëndësishme të fesë si përcaktimi i fillimit apo mbarimit të Ramazanit, etj.
Astrolabi si kontribues i teknologjisë moderne:
Fëmijë të dashur! Kurrë mos mendoni se përderisa astrolabi nuk përdoret në ditët e sotme, ai nuk ka shërbyer për asgjë në zhvillimin që ka arritur shkenca. Nëse mendoni kështu atëherë keni gabuar, sepse:
Prej astrolabit kanë dalur metoda të reja të matematikës së bashku me zhvillimin e hershëm të astronomisë.
Astrolabi ka shërbyer në fushën e metorologjisë. Nëse në epokën tokë, afrimi i çdo stuhie paracaktohet nga satelitët dhe radarët, para se të zbuloheshin satelitët dhe radarët, parashikimi i motit bëhej nga astrolabet.
Midis shekullit XVII dhe XVIII përdorimi i astrolabit filloi të zbehej për shkak të zëvendësimit të tyre me orët moderne. Megjithatë në 20 vitet e fundit koncepti i astrolabit është ringjallur në formën e telefonit inteligjent.