Shprehitë mentale për sukses

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Ekziston numër i madh i shprehjeve mentale që posedojnë njerëzit e suksesshëm.

Më të rëndësishme nga këto janë sa vijon:

TRIMËRIA

Thomas Edisoni renditet në mesin e katër zbuluesve më të frytshëm në historinë e njerëzimit. Ai ka 1093 patenta të regjistruar në emrin e tij në Amerikë, Angli, Francë, etj. Punonte 18 orë në ditë dhe thoshte: “Gjenialiteti është 1% i inspirimit dhe 99% është djersa.”

Duke lexuar biografitë e njerëzve të suksesshëm nga e kaluara dhe e tashmja, kam gjetur që kualiteti i përbashkët i tyre ka qenë durimi dhe këmbëngulësia. Suksesi kërkon trimëri. Trimëria është kualitet i cili mund të mësohet dhe forcohet nëpërmes praksës. Mos u frikësoni, hapëroni me guxim.

OBJEKTIVITETI

Një mik i imi më paraqiti idenë e tij me entuziazëm. Sillej sikur ideja e tij ishte e përsosur. Pas diskutimeve për të, entuziazmi i tij u bë mesatar dhe ai ishte në gjendje të shikojë idenë e tij nga aspekti i ri. Kjo potencon shikimin kritik dhe hulumtimin e përpjekjeve tua nëpërmes gabimeve dhe futje në diskutimie të sinqerta dhe serioze.

Personi mesatar për çdo ditë ka 50.000 deri 60.000 mendime origjinale. Kjo d.m.th. se mendimi i ri lind mesatarisht çdo sekond gjatë 16 orëve. Çfarë mbani dhe çfarë hudhni nga këto mendime?

ARTI I DËGJIMIT

Kur grupi i njerëzve diskuton jo shpesh duket se çdo pjesëmarrës vjen nga një planet tjetër me një largësi të pakalueshme në mes tyre. Studentët harxhojnë 55% të kohës së tyre në dëgjim. Mirëpo arti i dëgjimit rrallë mësohet në shkolla. Njerëzit duhet të mësohen si të dëgjojnë dhe aktivisht të mendojnë. Dëgjimi pasiv nuk mjafton.

Dëgjimi me kuptim është fillim i urtësisë. Dëgjuesi duhet të jetë në gjendje që të tërhiqet dhe hulumton idetë që i ka prezantuar folësi.

FLEKSIBILITETI

Njeriu kupton pas një kohe të gjatë se ekzistojnë rrugë të shumta për të arritur te caku. Me disa rrugë arrihet më shpejtë, disa janë më të bukura e disa më të sigurta. Por edhe atëherë nuk i bie ndërmend se ekzistojnë rrugë për të cilat nuk di. Fleksibiliteti intelektual është shprehja mentale më e vështirë për zhvillim dhe kjo për shkak se kërkon qasje të gjërave me mënyra të reja që më herët nuk janë provuar. Kjo nënkupton ndryshimin e mënyrës për të cilën mendoni për të ardhur deri te mënyrat alternative.

MENDIMI ABSTRAKT

Allahu i Madhërishëm thotë: “Pra Unë betohem në atë që e shihni! Edhe në atë që nuk e shihni!”[1] Ai gjithashtu thotë: “. . . E juve ju është dhënë fort pak dije.”[2]

A keni pyetur ndonjëherë përse diç bëni e diç jo? A keni menduar për pasojat që u shkaktoni tjerëve kur veproni? A i bëni të lumtur? Të pikëlluar? A thua tjerët kultivojnë dyshim ndaj jush?

Mendimi abstrakt ju jep mundësi të njihni mundësitë e kufijve të diturisë suaj.

Kjo do t’u ndihmojë që të kuptoni pasojat e veprimeve tuaja që keni tek të tjerët, kështu që mund të arrini përparësi më të madhe.

VËMENDJA NË DETAJE

Një thënie e vjetër është: “Nëse bën një gabim dhe nuk përmirësohesh, atëherë i ke bërë dy gabime.” Duhet ditur që nga fëmijëria se nxitimi shkakton gabim dhe përsëritje të gabimit. Saktësia dhe vëmendja në detaje kanë shumë rëndësi. Kur gabojmë ne shpesh duam ta ruajmë krenarinë duke refuzuar ta pranojmë dhe më tej komplikojmë me ekspozimin detal të arsyetimit. Mirëpo nuk kemi vëmendje për detajet të cilat kërkojnë mendim kritik dhe durim. Vëmendja për detaje kërkon kohë.

KURESHTJA

Përse thonjtë në duar rriten më shpejtë se thonjtë në këmbë? Përse në gjithë botën bëhen luftërat? Ajo që është më me rëndësi se përgjigjja në këto pyetje është mundësia që t’i gjejë, e jo të marrë çdo gjë të kryer. Ibn Abbasi r.a. është i lavdëruar për arsye se ka qenë “djalosh me zemër racionale dhe me gjuhë që ka bërë pyetje”.

Hulumtimi është më tepër profesionalizëm mental sesa verbal. Hulumtimi paraqet hapje të mendjes ndaj ngjarjeve të mëdha dhe të vogla kështu që shkaset që qëndrojnë pas tyre bëhen pyetje që duhet zgjidhur. Mos anashkaloni çfarë do pyetje.

Hulumtimi i Njutonit e ka sjellur që ta zbulojë ligjin e gravitetit.

MËSIMI NGA PËRVOJA

Mund të rrëzohemi në rrugën jo të rrafshët, por asnjëherë nuk duhet të rrëzohemi edhe herën e dytë. Pejgamberi (s.a.v.s.) ka thënë: “Besimtari nuk duhet të kafshohet dy herë nga e njëjta zgavër.”[3] Njerëzit inteligjent mësojnë nga përvoja, ndërsa të marrët i përsërisin gabimet e tyre. Duhet të mësojmë si ta praktikojmë diturinë nga e kaluara në situatën e tanishme, duke nxjerrur mësim nga kjo që po na ndodh. Nuk ekzistojnë dy situata që janë plotësisht të njëjta, por njerëzit inteligjent mund të përcaktojnë cilat janë ngjajshmëritë esenciale me ngjarjet e kaluara dhe varësisht nga kjo t’i shmangen numrit të madh të gabimeve.

KUJDESI

A je ti njëri prej atyre që shikojnë nëpër jetë pa vetëdije për botën rreth vetit me argumentet e veta, tingujt dhe teksturat? A dëshironi që për së afërmi t’i shikoni gjërat dhe t’i prekni me duart tua, apo dëshironi që gjërat t’i shikoni nga largësia? Ne shfrytëzojmë shqisat tona për ta rritur diturinë tonë. Kujdesi është shprehi mentale që duhet zhvilluar. Duhet me efikasitet të shfrytëzojmë shqisat tona dhe të rrisim vetëdijen tonë për rrethin. Instagrami mund të shfrytëzohet për të zhvilluar këtë shprehi.

KREATIVITETI

Qoftë kur kemi të bëjmë me kreativitetin artistik ose teknologjik, ai fillon si imazh mental. E pastaj manifestohet si zbulim ose vepër artistike.

Paramendoni se jeni udhëheqës i grupitt, arsimtar apo kryetar. Çfarë do të bëni?

Për shkak të kësaj, Pejgamberi (s.a.v.s.) e ka pyetur Surakën: “A do të jesh i kënaqur që në duar të vihen byzylykët e mbretit të Persisë, Kisras?” Paramendimi i gjërave dhe riorganizimi i mendimeve në mënyrë kreative është shprehi e rëndësishme mentale.

Autor: Selman Audeh

Përktheu: Ali F. Iljazi

[1] – Sure El Hakka: 38 – 39.

[2] – Sure Isra: 85.

[3] = Buhariu.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.