Se të mëdhenjtë..

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

O i Dërguar i Allahut!

Në qiellin e shtatë u ngjite  dhe kur në tokë u ktheve

Sandalet i qepje

Delen e milje

E me të varfërit ushqimin haje

Se të mëdhenjtë sa më shumë të lartësohen aq më modestë bëhen.

Dole me shokët e vendosët mish të gatuanit

I pari tha: Unë delen do të therr

I dyti: Unë atë do e rrjep

I treti : Unë atë do  e copëtoj

E ti o Dërguar i Zotit the:  Unë drutë do mbledh

Se të mëdhenjtë kurrë nuk pranojnë nga të tjerët të dallohen

Në dorën tënde pasuri e madhe u gjend

Nxitove pas nevojtarëve derisa  veten tënde pa asgjë e le

Vdiqe e pazmorja jote peng tek një hebre ishte.

Se të medhenjtë të virtytshëm janë

U prive njerëzve për namaz e Hasani në shpinë t’u ngjit.

Kokën nuk e ngre derisa nipi të zbresë

Një herë tjetër falesh e të qarën e fëmijës tek rreshti i grave e dëgjon, namazin  e lehtëson dhe leximin mëshirë për zemrën e nënës e shkurton

Se të mëdhenjtë për të mëshiruar të tjerët janë

Nuk pranon nga shokët që të ngrihen për të të madhëruar.

Derisa në mexhlis  njëherë pa u ndjerë futesh dhe shokët instiktivisht në këmbë ngrihen e shenjat e mospëlqimit tek e jotja fytyrë duken

Derisa me vargje t’u drejtuan:

Të ngrihesh për të dashurin është obligim

E të lësh obligimin nuk është e drejtë

A mundet dikush që ka mendje e logjikë të shohë këtë bukuri e mos të lëvizë.

Ti buzëqesh dhe me ta kënaqesh.

Se të mëdhenjtë të falin dinë.

Salavate e selame  për ty o Resulullah

Përktheu: Mevlad Çollaku

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.